• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përkujtohen vrasjet e dëbimi i shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës para 22 viteve

February 5, 2022 by s p

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim familjarët e të vrarëve më 3 dhe 4 Shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës/


-Kryetari i komunës së Mitrovicës jugore, Bedri Hamza: Masakra e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës ndodhi pas luftës…/PRISHTINË, MITROVICË, 4 Shkurt 2022-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/
Në veriun të Mitrovicës tani me shumicë serbe, para 22 vitesh, natën e masakrës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, janë vrarë 10 shqiptarë e plagosur 25 të tjerë, ndërsa u dëbuan nga shtëpitë e veta me dhunë vetëm brenda asaj nate rreth 100 familje shqiptare, e brenda muajit 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.“Pasojat e sulmeve kriminale serbe të asaj nate në lagjet veriore të Mitrovicës ishin të tmerrshme. Dhunshëm u dëbuan nga pronat shqiptarët dhe në këtë mënyrë ajo pjesë u spastruar etnikisht dhe u ndryshua realiteti, duke u bërë serbët shumicë, që deri atëherë ishin pakicë”, është theksuar në veprimtaritë e përvitshme përkujtimore.Në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të Kosovës, masakra e para 22 viteve ndodhi pas luftës së përfunduar në qershorin e vitit 1999, dërsa gjatë luftës janë vrarë 455 shqiptarë, nga moshat 2 muaj e deri 89 vjet, janë zhdukur 279 dhe janë plagosur 450 shqiptarë. Janë rrënuar 9540 shtëpi shqiptare.Një njoftim i dërguar nga Qeveria thekson se, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar ngjarjet e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicë, në takimin me z. Gani Xhaka dhe z. Luan Abrashi, të cilëve atë natë u janë vrarë familjarët në veri të Mitrovicës. Duke falënderuar Kryeministrin Kurti për vëmendjen dhe kujdesin, ata theksuan se kjo është ftesa e parë për takim në kryeministri në këto 22 vite. Z. Xhaka kujtoi natën e 3 Shkurtit, kur nga bomba e tretë e hedhur në banesë u plagos rëndë bashkëshortja e tij Nerimanja, si dhe vajza e tyre Eminja, 11 vjeçare. Ai rikujtoi tmerrin e qëndrimit në banesën e cila ishte kapluar nga zjarri pas bombës së hedhur, ndërsa nuk guxonin të hapnin dritaret pasi serbët e armatosur ishin çdokund. Pas rreth 4 orësh kishin arritur të largohen për në spital, ku bashkëshortja dhe vajza ishin shtrirë në kate të ndara. Nga plaga e rëndë në abdomen, Nerimanja ndërroi jetë në ora 22:00. Ganiu kujtoi atë natë të rëndë, kur i qëndroi pranë bashkëshortes deri në frymën e fundit. E pas kësaj, mblodhi forcat që të ngushëllonte vajzën e plagosur. Familja Xhaka jetonte në të njëjtën rrugë me familjen Abrashi, në veri të Mitrovicës.
Luani ishte vetëm 11 vjeçar kur iu vra e ëma, Sebiha Abrashi, nga të shtënat në ndërtesën ku jetonin në veri të Mitrovicës. Ai tregoi se pronat e tyre ishin detyruar t’i shesin në vitin 2009.
Atë natë ishte vrarë edhe shoku i Luanit, Nderim Ajeti, 13 vjeçar. Para 22 vitesh, natën mes 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, strukturat kriminale të Serbisë me formacione të armatosura vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleqë, e plagosën 25 të tjerë, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Nerimane Xhaka, Sebiha Abrashi, Nderim Ajeti, Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Selime Berisha, Muharrem Sokoli dhe Remzije Canhasi, u vranë nga plumbat e bombat e strukturave kriminale, me planin për ta spastruar atë pjesë nga shqiptarët. Atë natë filloi edhe dëbimi i rreth 12 mijë banorëve shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre. Kjo shënon edhe përmbysjen demografike të asaj pjese të Kosovës me shumicë shqiptare në favor të serbëve.​ Komuna e Mitrovicës jugore ka bërë të ditur se, Kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, sot kanë pritur në takim disa prej familjarëve nga masakra e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, në veri të Mitrovicës, si dhe kryetarin e KMDLNJ-së (Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut) në Mitrovicë, z. Halit Barani.Gjatë këtij takimi kryetari Hamza ka thënë se kjo masakër, ndryshe nga masakrat e tjera gjatë luftës, ndodhi pas luftës e në paqe. Vuajtjen e bën më të vështirë fakti që akoma nuk është arrit drejtësia për ta, tha ai.Kryetari Hamza, i siguroi familjarët se në shenjë respekti e kujtimi për këtë masakër, do të vendoset një pllakë përkujtimore, me një proces gjithëpërfshirës e bashkëpunues. Kjo pllakë, e cila nuk do të jetë vetëm një njohje e kësaj tragjedie por edhe dëshmi e rrëfim për gjeneratat e reja.Gjithashtu ai u ka premtuar familjarëve dhe të mbijetuarve nga kjo masakër përkrahje dhe kujdes institucional brenda mundësive.Me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, u vranë 10 qytetarë civil e të pafajshëm, ku në mesin e tyre kishte fëmijë, gra dhe pleq.Po ashtu, në këto data ishin 1564 familje e mbi 11 mijë shqiptarë që u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik.

Filed Under: Rajon

Copëza nga historia

February 5, 2022 by s p

Astrit Lulushi/


Shumë gjëra pak ndryshojnë sado kohë të ketë kaluar. Fjalët e urta bëhen zakone, nuk shqiten, si për shembull “armiku i armikut tim është miku im”. Kur një person i ikën përndjekjes, ai shkon në një vend me marrëdhënie të këqija ose aspak diplomatike me atdheun e tij. Edhe në lashtësi njerëzit bënin të njëjtën gjë.Aleksandri i Madh iku në Iliri kur tensionet ishin rritur në Maqedoni për fronin; Iliria ishte armik tradicional i Maqedonisë dhe Aleksandri, pasi pati një incident me të atin për të qenë trashëgimtar ligjor ose jo, ikja në Iliri ishte zgjedhje logjike.Ja çfarë ndodhi, sipas Plutarkut në biografinë e Aleksandrit:Në dasmën e Kleopatrës, me të cilën Filipi ra në dashuri dhe u martua, xhaxhai i saj Atalus uroi që maqedonasit t’i luteshin perëndive t’u jepnin një pasardhës të ligjshëm të mbretërisë. Këto fjalë e zemëruan aq shumë Aleksandrin, sa që përplasi gotën dhe tha: “Pse ç’jam unë, bastard?”Filipi, duke marrë anën e Atalusit, u ngrit dhe do ta kishte qëlluar djalin e tij, por nga vera që kishte pirë, i rrëshqiti këmba, dhe u rrëzua. Me këtë rast Aleksandri e ofendoi: “Shikoni njeriun që bën përgatitje për t’u hedhur nga Evropa në Azi, nuk kalon dot as nga një kënd i odës në tjetrin.”Pas kësaj, ai dhe nëna e tij Olimpia ikin dhe pasi e vendosi atë te vëllai i saj në Epir, Aleksandri vetë u tërhoq në Iliri. Një ditë, Demarati Korinti, një mik i vjetër i familjes, erdhi për vizituar Filipin dhe pasi mbaruan komplimentet dhe përqafimet e para, Filipi e pyeti nëse grekët ishin në miqësi me njëri-tjetrin. Demarati i tha: “Lëri grekët dhe shiko më mirë shtëpinë tënde”. Filipi u bind nga ky qortim, dhe me ndërmjetësimin e Demaratit e ftoi Aleksandrin që të kthehej. Kjo ndodhi në vitin 336 pes, kur Aleksandri ishte 20 vjeç.Më 356 p.e.s., Filipi mori këto tre mesazhe njëherësh; se Parmenio kishte mundur ilirët në një betejë të madhe, se kali i tij i garës kishte fituar në Lojërat Olimpike dhe se gruaja e tij kishte lindur Aleksandrin.Pra, ilirët ishin thyer, kishin humbur territore dhe nuk përbënin ndonjë kërcënim dhe nuk ishte e çuditshme që Aleksandri të shkonte atje. Princi maqedonas mund të përdorte disa trupa ilire nëse donte të bënte një përpjekje të detyruar për fronin. Kjo nuk ishte e paimagjinueshme. Në fakt kishte ndodhur më parë. Në vitin 424 p.e.s., Perdicas i Maqedonisë kërkoi ndihmën e spartanëve kundër Arrhabeausit të Lyncestis, i cili me ndihmën e ilirëve, donte të rrëzonte dinastinë Argead për kontroll mbi Maqedoninë. Por frika e frymëzuar nga karakteri luftarak i ilirëve bëri që përçapja të dështonte dhe Arrhabeaus mbeti i pakontestuar në Lyncestis, megjithëse nuk arriti të marshonte kundër Pellës dhe të rrëzonte Argeadët.

Filed Under: Komente

LUFTËRA DHE DIKTATORË vs EVROPË DHE QYTETËRIM

February 5, 2022 by s p

Dom Gjergj Meta/

Po fryjnë erëra lufte: Rusia, Ukraina, Libani etj. Po kush i nis luftërat?Luftërat i nisin njerëzit që mendojnë se janë më të mirë se të tjerët dhe se kjo gjë u jep një “epërsi”, e cila ngjan me një kështjellë rëre, të cilën ia japin të drejtën vetes ta ushtrojnë ndaj kujtdo. Po ashtu diktatorë bëhen ata njerëz që nuk janë të sigurtë në vetvete, që e kanë përtokë besimin te vetja dhe tek të tjerët e kështu ngrenë “kështjella” mbrojtëse përreth vetes, duan të kontrollojnë gjithçka e luftojnë çdo “zhurmë” kundër që i shqetëson duke u kthyer në armiqtë e demokracisë. Demokracia presupozon lirinë e cila nuk është xheloze dhe e dhunshme ndaj lirisë së tjetrit. Edhe pse e papërsosur, demokracia është sistemi më i mirë që shoqëria njerëzore ka arritur deri më tani. Kjo ka ndodhur falë Evropës se cilës demokracia i ka kushtuar shumë përgjatë historisë. Prandaj që Evropa nuk mund të jetë foleja e luftërave dhe diktatorëve, e autokratëve dhe e dhunuesve të lirisë. Ajo i ka vuajtur mbi kurriz luftërat dhe diktatorët e për këtë arsye ajo sot ka misionin e madh të jetë shembulli, përçuesja, promovuesja e demokracisë në botë. E po ashtu të jesh qytetar i saj, të jesh thjesht i qytetëruar, nuk mund të duash njëherësh edhe luftën, diktaturën, mohimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, autokracinë dhe kontrollin e pak njerëzve mbi gjithçka. O Evropën o gjithçka tjetër! O qytetërimin o gjithçka tjetër.Mbasdite të qetë! D. Gjergji

Filed Under: Fejton

SHOQERIA FLASH

February 5, 2022 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango/

Flash( flesh), d m th shkrepetime, flakerim, lajm i shkurter rrufe, shkrepje. Ne gjuhen e medias: lajm qe terheq vemendjen, i veçante, i shpejte, per tu vene ne dukje, per tu vene re. BlicLajm që feks. Besoj e shterra gjithe sinoniminë..Sot, ne nje TV qe i jep flash, lajmet flash, doli lajmi flash, se ne Fier ishte mbyllur nje kopesht. Sepse nuk ploteson kriteret personeli,se jane pranuar me shume femije seç’duhet, se programi, mjedisi nuk.,,etj…etjNuk ju beri pershtypje?! Po eshte lajm flash!!!Mua po. Se eshte e veçante qe ne aresimin tone qe shkelqen, te na dale nje kopesht-çiban i tille. Ne nje aresim ku me sa di une, nuk ka kopshte, shkolla private, nentevjeçare, te mesme, deri universitete, qe drejtohen a jane ne pronesi te injoranteve, sharlataneve e njerezve pa pike lidhje me aresimin. Ne nje vend ku me sa dini ju, nuk ka 40 universitete per 2 milion banore, nderkohe qe ne vendet e zhvilluara( vendet e OECD) mesatarja eshte 1 universitet per nje milion banorw. Ne nje vend ku askush nuk e di që ka vite qe mesim japin mesim pedagoge me diploma doktorata e mastera falso e me mesatare fakulteti 5-6.Pra ne nje vend ku ben(apo nuk ben), flash shumica e kopshteve e e shkollave e universiteteve. Ne nje vend ku gjithe shoqeria eshte bere per flash e feks e ndrit e ben vete flash.., doli nje kopesht qe ben flash.Dhe akoma nuk ju duket çudi ky lajm flash? Akooooma?! Ky lajm i veçante, i rralle, unik, FLASH. Çudi! Se mrekullia eshte se si arriti te bej flash, a te feksë, nje yll i vockel-kopesht, mes sa e sa yjeve kaq te medhenj Flash, te shoqerise FLASH (Nga pjesa e munguar e librit “Psikologji Shqiptare”- Shtojce Kapitulli: Shoqeria Gjasme)

Filed Under: ESSE

Ish ministri Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burgim

February 5, 2022 by s p

Tirane, Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin per denimin me burg te ish ministrit te Brendshem Saimir Tahiri

VOA

Në Shqipëri, Gykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dënoi sot me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burgim.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove, nisur nga “pozita dhe funksioni kushtetutes përgjatë kohës së kryer së veprës penale: Përmasën e cënimit të interesave shtetërore; Shtrirjen në kohë dhe hapësirë të veprës penale dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe veprës”.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vite burgim, duke ngritur ndaj tij akuza të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por sot Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vellezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.

Sipas gjykatësit “rezultojnë të provuara lidhja e qëndrueshme në kohë me Moisi Habilajn dhe Artan Habiljan. Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm, kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e policisë dhe të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në parandalimin dhe luftimin e këtyre veprimtarive kriminale, shoqëruar në të njejtën periudhë dhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish të Policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjizbatuese, e shoqëruar me vazhdimësinë e ushtrimit të suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga Moisi Habilaj, në kuadër të një organizimi kriminal që merrej me këtë veprimtari”.

Gjykatësi tha më tej se “Gjykata ka konstatuar shkallën e lartë të përhapjes së aktiviteteve të paligjshme, mbështetëse, furnizuese me lëndë të parë të trafikut të narkotikëve gjë që në vlerësimin e gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimeve në mënyrë të paligjshshme të autoriteteve shtetërore dhe pasojën kriminale të ardhur”.

Gjykatësi Pëllumbi vërejti se “nuk janë marrë masat për të vënë në efiçencë të plotë strukturën më të lartë drejtuese në Drejtorin e Policisë së Qarkut të Vlorës për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale”, ndërsa “zoti Tahiri provohet se ka përfituar nga Habilajt shërbime e përfitime të padrejta dhe se shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interasat e shtetit. Për rrjedhojë ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës”.

Pas këtij vendimi, zoti Tahiri ka pritur në sallën e gjyqit, për t’u transferuar në Drejtorinë e Policisë, prej nga do të dërgohet më pas drejt një burgu të sigurisë së zakonshme.

Menjëherë pas vendimit, ish ministri i Brendshëm ka bërë një postim në Facebook, duke folur për një padrejtësi. “Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Eshtë thjeshtë padrejtësi”.

Ndërsa avokati i tij Maksim Haxhia foli për “një vendim skandaloz. Kjo gjykatë bëri atë që nuk mund të bëhet nga pikëpamja juridike, sepse la të njejtin vendim, duke hequr, zbatimin e nenit 59 ( pezullimin e dënimit dhe zbatimin e shërbimit të provës shen.red.) që është një formë e vuajtjes së dënimit, gjë që ishte thjesht hakmarrje për të njollosur zotin Tahiri. Ishte nonsens juridik të hiqej pezullimi se ka të tjera kritere kur jepet dhe kur vihet”. Zoti Haxhia paralajmëroi ankimimin e menjëhershëm të vendimit në Gjykatën e Lartë, porsa ai të zbardhet i arsyetuar”

Çështja ndaj ish ministrit Tahiri kaloi përmes një odiseje të gjatë gjyqësore. Në vitin 2019, ai u dënua në Shkallë të Parë nga gjykata, e cila rrëzoi akuzat e prokurorisë duke e cilësuar atë fajtor për “Shpërdorim të detyrës”. Dënimi prej 5 vitesh burgim, u konvertua në Shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit nga ana e saj, në qershor të vitit 2020, e riktheu për rishyrtim në Shkallë të parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e lartë, pasoi vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve proceduriale” gjatë oprocesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel me një gjetër trupë gjykuese, e cila pritet të shprehet përfundimisht më 4 shkurt.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.

Reagimet

Pak minuta pas shpalljes së vendimit ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkroi në Facebook se “vendimi i sotëm, dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fposts%2F489701975858370&show_text=true&width=500

Faktet e përfshirjes së tij në një grup të struktuar kriminal, janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!”

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2420
  • 2421
  • 2422
  • 2423
  • 2424
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT