• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ME MIKUN TONË JOSEPH J. DIOGUARDI NË NEW YORK

January 31, 2022 by s p

Nga Jusuf Buxhovi/

Takimet me mikun tonë, ish kongresmenin amerikan dhe kryetar shumëvjeçar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, arbëreshin Joseph J. DioGuardi, paraqesin një përjetim të veçantë, meqë ato ndërlidhen me rolin dhe rëndësinë e personalitetit që i dha impulset më të fuqishme agazhimit të SHBA-ve për çështjen e Kosovës nga fundvitet e tetëdhejta, ato të nëntëdhjeta e deri te pavarësia e saj. Në këtë zhvillim historik ndër më të rëndësishmit, DioGardi, bashkoi komunitetin shqiptaro-amerikan në dobi të çështjes së Kosovës dhe, njëherësh, ndikoi që një numër i madh senatorësh dhe kongresmenësh amerikanë të sensibilizojnë politikën amerikane në përkrahje të saj në të gjitha fazat, gjë që u pasqyrua me ndërhyrjen ushtarake të marsit-qershorit të vitit 1999 ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave si dhe në proceset që çuan të pavarësia e saj, ku politika amerikane pati fjalën kryesore. Miku ynë DioGuardi, nuk reshti së punuari për Kosovën edhe pas shpalljes së pavarësisë së saj.Gjatë takimit të sotëm, theksoi se roli i lobit shqiparo-amerikan edhe mëtutje mbetet i rëndësishëm, që të ruajë, po edhe të thellojë lidhjet me senatorët dhe kongresmenët amerikanë, në mënyrë që ata t’i ketë përkrah kur po përballohet me sfidat e dialogut me Serbinë.

Filed Under: ESSE

VATRA NGUSHËLLON DANNY BLLOSHMIN PËR HUMBJEN E BABAIT

January 31, 2022 by s p

I dashur Danny

Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e babait tuaj të shtrenjtë. Jemi pranë jush në këto momente trishtimi e lamtumire. Patrioti Hysen Blloshmi pushoftë në paqen e amshuar dhe ju qofshi jetëgjatë. Të rroni e ta kujtoni me nderim e respekt përherë babain tuaj të dashur e të pa harruar Hysenin. Lusim Zotin për shpirtin e tij. Pushoftë në Paqen e përjetshme.

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Vatra

ENDERR URBANE

January 31, 2022 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango

….Pastaj u pa se nuk kishte me vend jo me per sheshe ndertimi qe jo e jo, por as per pallate mes pallateve. Tokat te xanuna te tera. Pallatet ishin aq prane, ngjeshur ngjitur brinje me brinje. Atehere u vendos te bashkoheshin pallatet me ca si tip urash si ato te komplekseve te medha te magazinave, e mbi keto ura te ngriheshin prape pallate. Qyteti u kthye sipas projektit te analistit Ljuba, ne nje fjetore te ngrohte gjigande. As era nuk kish nga hynte me brenda pallateve sup me sup e gjoks me gjoks bashkuar. Enveri dergoi nje pershendetje te çelikte nga varri. ……Ne nje epoke me vone u vendos se edhe rruget e automobilave nuk para duheshin. I madhi kishte thene se “ne kemi me shume kembesore se shofere, prandaj te mendojme me shume per trotuare”. Rruget u makinave u mbuluan me pallate. Trotuaret me vone. Per nder te kembesoreve. Por nuk kishte nevoje me as per kembesore. Kjo ngase transporti urban behej nga taraca ne tarace. Me hobe-taksi qe i hidhnin njerezit nga taraca e tyre, te e komshiut( per nje kafe), nga taraca në taracë, e deri ne taracat me te largeta ku kishin zyrat. Kadareja shkroi romanin “ Taraca te largeta” e me pas “ “Pallatet e taracave te enderrta”. Në ato kohe të lume, njerezit zunë e punonin vetem ne zyra. Se fushat ishin zene prej kohesh me pallate kurse malet që nuk i mposhti as turku, kishin rënë dhe ato së fundmi. I kishte grryer e pastaj rrezuar per toke, Bim Çaçasi (e ca miq te tjere te federatave te guroreve e zhavorreve). Pastaj dhe transporti publik mes pallateve, doli i tepert se njerezit nuk kishte nevoje te leviznin. As te punonin. Pra as edhe te hudheshin nga njera godine ne tjetren. Ata vetem hanin letra dhe flinin se punet i bente qeveria. Dhe pastaj mbi taraca u mendua te ngrihen prape pallate te tjera… …Vendi po ngrihej la e më la dhe se bashku me te dhe lavdia e tij. Te huajt po shkruanin gjithnje e me shume per ne. Nje enderr e kahershme e vendalinjve kjo. Nder gazeta, ca filluan ta quanin vendin Ngrehina e me pas Ngrehinia. Ca te tjere Shkemb Granit Ngrehinia ose Foleja e Ngrehinave. Ca te tjere Shteti i Nje mbi Nje Pallateve. Dhe ndodhi nje dite që duke mos e mbajtur dot mbi supe gjithe ate lavdi, ra e gjithe Njembinje kalaja. U shua nen rrenoja e gjithe Ngrehinia e me te bashke edhe gjithe njerezia. Por mbeti ama… lavdia…(nga Cikli:” Ne eeeecim perpaaara”…)

Filed Under: Komente

VATRA NGUSHËLLON ZEF BALAJN PËR HUMBJEN E VËLLAIT

January 31, 2022 by s p

I dashur miku ynë i çmuar Zef Balaj

Lajmi se Pjetër Gjon Balaj ndërroi jetë, na mërziti shumë. Ai nxitoi të bashkohet me Gjergjin e tij në parajsë. Dy vdekje të shpejta që lënë pas shumë dhimbje. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e vëllait tuaj të shtrenjtë Pjetër. Jemi pranë familjes Balaj, familjarëve e miqve në këto momente trishtimi, lamtumire e humbje.Lusim Zotin për shpirtin e Pjetrit e të Gjergjit.Pushofshin në paqe e përjetësi. Pranë jush dhe me nderime Kryetari i VATRËSElmi BERISHA SHËRBIMET FUNERALE DHE MESHA PËR SHPIRTIN E PJETËR BALAJ Pjetër Gjon Balaj ndërroi Jetë në Nju Jork, Shërbimet Funerale të Martën, 1 Shkurt 2022.Të Premten, 28 Janar 2022, ndërroi jetë në Nju Jork, në moshën 93 vjeçare (19 Janar 1929 – 28 Janar 2022). Arkmorti me trupin e të ndjerit do të pushojë ditën e Martë, me 1 Shkurt, nga ora 2pm deri 9pm, në Shtëpinë Mortore” F.Ruggiero & Son’s Funeral Home”, që ndodhet në adresën:732 Yonkers Avenue, Yonkers, New York, 10704Phone:914-375-1400 Të mërkurën, me 2 Shkurt 2022, Ora 11.00 P.M do të organizohet në Kishën”Zoja e Shkodrës” Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit. Pas Meshës kortezhi do të udhëtojë drejt varrezave “Gate of Heaven”, që ndodhen në adresën:10 West Stevens Ave, Hawthorne,New York, 10532. Ngushëllime Familjes dhe të gjithë fisit Balaj. Pushoftë në Paqë shpirti i Pjetër Gjon Balaj! Në Foto: Nga e djathta: Pjetër Balaj, dom Nikolin Përgjinaj dhe Zef Balaj. Qershor 2016.

Filed Under: Vatra

Gëzuar ditëlindjen e 106-të në qiell, Dr.Lazër Radi

January 29, 2022 by s p

46 vjet i burgosur familjarisht, i internuar nën diktaturë

Nga Keze Kozeta Zylo

Do më kujtohet deri në më të fundmen ditë/ oborri i shkollës fsheh në mangë të kishës/ e në mes tij një pishë/ bijë e mirë blerimi/.

Kur më futën në burg/ lashë gruan me gjithë vajzë/ kur dola nga burgu, gjeta gruan në burg dhe vajzën të vdekur.  Nga libri: “Muret e muzgut”

Sot në këto kohë të çakërdisura, që udhëhiqen nga lider që prodhojnë vetëm ngrica dhe akullnaja nga arteriet e zemrave të tyre të zeza ke mundësi të gjesh shtigje për t’i përballuar këto drithma ftohtësirash dhe të marrësh frymë lirisht duke lexuar bardët e rrallë të kulturës kombëtare.  Kur them të rrallë ata numërohen me gishta si psh Dr.Lazër Radi.  

Kemi pasur nderin si familje të takoheshim në shtëpinë tonë në Tiranë, ashtu thjesht, pa bujë e trumpeta, ja si tek tavolina në foto, të kuvendonim burrërisht në odën me qilim të thjeshtë të punuar nga duararta e vuajtura nëna ime Liri. Sa çudi më dukej kur e takova në fillim sa kishte ardhur nga internimi në Savër dhe po banonte në Tiranë, prej atëhere nuk u ndamë kurrë familjarisht si për së gjalli dhe për së vdekuri…  Ju ishit njohur burgjeve dhe internimeve me elitën e Kombit, ju i latë popullit tuaj lehonë në shekullin e ri, djepin me shqiponjën e lirë dhe ne këndojmë këngët e pakëndueme këngët që t’i kemi borxh përjetësisht…  

Sa shumë figura të ndritura solle në bisedat tona të cilat janë tejet fryëmëzuese për mua dhe një pjesë të civilizuar të Kombit. Jeta juaj ishte burgjeve, por në shpirtin dhe shkrimet tuaja nuk gjej kurrë një molekulë hakmarrjeje, por vetem drejtësi ashtu siç ishte profesioni juaj mbaruar për drejtësi në Romë, profesion që s’e ushtruat kurrë denuar nga diktatura komuniste dhe hoxhiste.

Ne ikëm drejt Amerikës në acarin e shkurtit të 97-ës kur filloi lufta civile.  

Mbaj mend, kur u takuam për herë të fundit në një muzg tirane dhe po ecnim nëpër baltë e lloh përmes një kanali drejt shtëpisë suaj.  Juve ju kishim në mes, na kishit futur krahun mua dhe Qemalit dhe për një moment u ndalët nën krisma plumbash, nën gulçima të ecjesh, pak të rënduar dhe na thatë:  “Bijtë e mi, se shpesh kështu na thërrisnit, u bëmë vite bashkë, njeriun ke mundësi ta njohësh qoftë dhe në një bisedë, por me ju u bënë gati 7 vite.  Unë ndjej dhimbje që do ndahemi, mosha ime është e thyer më shumë nga hallet, por jam i gëzuar që do shkoni në vendin më të lirë në botë atje ku kam bijën e vetme Adrianën time… (O Zot sa shumë e donte, ishte në çdo bisedë tonën).  Une jam i sigurtë se ju një ditë do të ktheheni, e dini pse?  Gjaku thërret, Atdheu thërret.  Por unë dua te jem i sigurtë për ju, qëkur të ktheheni mos të keni fatin tim që u ktheva nga Roma dhe u mbyta burgjeve dhe internimeve.  Ju duhet ta jetoni Lirinë jo vetëm në Amerikë, por dhe kur të ktheheni në Shqipërine etnike… Sa e ëndërronte”!  

Tani që shkruaj nën flakën e qiririt të përshpirtjes ndjej dhimbje ngase do të desha që këto fjalë amanet të Dr.Lazerit të mos ishin aktuale dhe sot…  Mjerisht shumë parashikime të korifejve si Konica, Fishta etj janë shumë aktuale…      

Në këtë 106 vjetor fjalët shqip në librat tuaj më bëhen jehonë që vijnë si nga Bjeshkët e Nëmuna, apo nga Prizreni i vendlindjes suaj, ndërsa ju si Pëllumb Paqeje fluturoni për të takuar miqtë e besës dhe trondit kujtesën të ndërtuar mbi themele harrese… 

Në këtë 106 vjetor me fjalën e parë shqip që ju kujtoj, është poezia e shkruar nga ju me titull “Abetarja”, që është libri i shenjtë i shqiptarëve.  

Dhe ja disa vargje prej saj: “Do më kujtohet deri në më të fundmen ditë/ oborri i shkollës fsheh në mangë të kishës/ e në mes tij një pishë/ bijë e mirë blerimi/”.

Në këtë 106 vjetor ndez një qiri në shenjë përshpirtjeje të përëndishme e lutem në shenjtërinë e fjalëve si para një shenjti dhe bëhem vazhduese e denjë e mësimit të Abetares në Diasporë.

Jeta juaj është si një muze i hapur dhe rrëfeni historinë sa tragjike dhe të bukur të kombit tuaj.  Ecën nga njeri pavion në tjetrin me një trok shekulli e 6 vite të pandalur dhe pas një pushimi zanor lëshon në qiell një tufë pulëbardhash për të ikurit si Ju, për të ikurit prej Soi.  Petalet e shpirtit tuaj puthin me mall që djeg zhur, gërmat e ndritura shqipe, dhe rinisin një këngë që s’do të mbarojë kurrë.  Së bashku rinisim një melodi të pakëndueme, një melodi kujtese që çan gjokset e maleve hijerëndë.

29 Janar, 2022

New York

Filed Under: Histori Tagged With: Lazer Radi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2433
  • 2434
  • 2435
  • 2436
  • 2437
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT