• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PUSHTIMI I GADISHULLIT TË KRIMESË NË VITIN 2014. KUSH E KA RADHËN NEXT?

January 24, 2022 by s p

Dritan Demiraj, Ph. D./

Vitet e fundit Rusia, Kina dhe Irani e kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin me njëri-tjetrin dhe së bashku në disa raste haptazi në shumë raste të tjera fshehurazi, kanë rritur përdorimin e metodave, taktikave dhe njësive të luftës së parregullt (Irregular Warfare), me qëllim rritjen dhe kundërshtimin e SHBA-ve dhe Aleatëve të saj Europianë. Që të kuptojmë se çfarë është lufta e parregullt do të duhet një kohë e gjatë për ta spjeguar ndofta një libër, por meqënëse gjasat janë se jemi afër pushtimit tjetër të paligjshëm, anti-demokratik, anti-amerikan, anti-euroatlantik të pjesshëm të Ukrainës në lindje të saj nga Rusia, po bëj një analizë të shkurtër të situatës se si u pushtua në muajin shkurt 2014 dhe faktet tregojnë se një skenar i njëjtë mund të ekzekutohet javën e parë të muajit shkurt 2022 përsëri në Ukrainë. Gjenerali Valery Gerasimov është një nga liderët ushtarakë më me influencë në Rusi, i cili së bashku me presidentin Putin, ministrin Shoigu, ministrin Lavrov dhe një grup të vogël të zgjedhur të politikës ruse kanë ndikuar në rritjen e objektivave strategjikë të politikës së jashtme të Rusisë, duke synuar me anë të përdorimit të të gjithë llojeve të luftës ose të ashtuquajturës arsenali rus i agresionit ku mund të përmendim: rritjen e kapaciteteve dhe fuqisë luftarake të ushtrisë ruse, luftën hibride, luftën kibernetike, luftën ekonomike, luftën informative, propagandën e rreme (Sputnik, Russia Today dhe jo vetëm) luftën e gjeneratës së re, luftën e parregullt, luftën e konfliktit të ulët, etj të cilat Rusia po i aplikon me sukses jo vetëm në Ukrainë, Bjellorusi, Moldavi, në Kaukaz por edhe në Latvia, Lituani, Estoni, Poloni, Finlandë, Suedi, Serbi, Republikën Serbska, Bullgari madje deri diku edhe në Gjermani, Francë dhe Greqi. Por le të analizojmë shkurtimisht pushtimin e vitit 2014 të Gadishullit të Krimesë. Në datën 22 shkurt 2014 presidenti i Ukrainës i zgjedhur dhe i mbështetur me të gjithë format nga Putini, Viktor Janukoviç u largua nga frika në Rusi.Në mbrëmjen e datës 22 shkurt 2014, presidenti Putin realizoi një mbledhje 10 orë me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Rusisë, duke diskutuar kurset më të mira të veprimit për pushtimin e Gadishullit të Krimesë.Në orën 7 të mëngjesit të datës 23 shkurt 2014, Putini deklaroi se: “Duhet të fillojmë operacionin për kthimin e Krimesë tek Rusia. Ne nuk mund ta lëmë terroritorin dhe popullin e saj në fatin e tyre”. Me qëllim marrjen e kontrollit të Krimesë, gjenerali Gerasimov dhe drejtuesit e tjerë të ushtrisë u mbështetën kryesisht tek Forcat e Operacioneve Speciale Ruse, forcat jo konvencionale duke e kthyer atë në një fushatë të ‘Luftës së Parregullt’. Në datën 23 shkurt 2014, Rusia transportoi nëpërmjet ajrit tre batalione të forcave Speciale VDV në Krime. Në datën 24 shkurt me mbështetjen nga Moska, këshilli i qytetit Sevastopol emëroi kryetarin e ri të bashkisë të qytetit Sevastopol. Shtabi i Përgjithshëm Rus dërgoi nga Kubinka në Sevastopol, Repartin 45 të Forcave Speciale dhe disa kompani nga Brigada e Këmbësorisë Detare të cilët ishin të stacionuar në Krime. Ata dolën nga reparti me mjete të blinduara, bllokuan dhe morën kontrollin e qëndrës së qytetit Krime. Në datën 25 shkurt, anija ushtarake amfibe “Nikolai Filchenkov” me 200 forca speciale në bord u infiltrua në bazën detare në Sevastopol. Në datën 26 shkurt, 40 avionë transporti ushtarak “Ilyushin Il-76” u zhvendosën nga baza ajrore ruse “Ulyanovsk” me shumë forca speciale në bord, të cilat u dislokuan në lindje të Krimesë në Anapa.Ndërkohë që zhvilloheshin të gjitha këto aktivitete, nëpërmjet bisedimeve intensive telefonike, drejtuesit e Rusisë i kërkuan ndihmë Kinës për mbështetjen e këtij operacioni dhe në shkëmbim të këtij vendimi për pushtimin e këtij territori të Ukrainës, Rusia i premtoi Kinës se do të mbështeste përpjekjet e saj për fituar kontrollin në territoret e Detit të Kinës Jugore.Në datën 27 shkurt 2014, më shumë se 50 forca speciale ruse nga komanda e forcave speciale në Moskë KSSO, të veshur si trupa të milicisë së vetëmbrojtjes morën kontrollin e ndërtesës së Parlamentit të Krimesë dhe ngritën flumurin rus. Po atë mbrëmje, forcat speciale ruse morën kontrollin e bazës ajrore ‘Belbek’, i cili është aeroporti kryesor ushtarak në Krime. Në datën 28 shkurt 2014, tre helikopterë transporti MI-8 dhe tetë helikopterë sulmi MI-35M kaluan kufirin në Ukrainë gjatë natës, me objektiv neutralizimin e mjeteve të blinduara të njësive të ushtrisë së Ukrainës. Po këtë ditë, forcat ruse morën me forcë kontrollin e aeroportit civil ‘Simferopol’ dhe anulluan të gjitha fluturimet lokale dhe ndërkombëtare.Në datën 1-2 mars 2014, Rusia dërgoi përforcime ushtarake në Krime nëpërmjet anijeve amfibe, të cilat me shpejtësi morën kontrollin e të gjithë bazave ushtarake në Gadishull. Marrja e kontrollit të Gadishullit të Krimesë zgjati më pak se dy javë, duke zënë në befasi SHBA-të dhe NATO-n, duke bërë që pushtimi i saj të konsiderohej një sukses i madh i strategjisë ushtarake të Putinit dhe Gerasimovit. Rusia më në fund kishte ‘kopjuar’ pushtimin Amerikan të Afganistanit në muajt tetor-nëntor 2001 me forca speciale dhe të inteligjencës, duke përdorur me sukses në mënyrë klandestine forcat e operacioneve speciale së bashku me njësitë e inteligjencës ushtarake GRU. Në këtë mënyrë, gjenerali Gerasimov kishte zbatuar më së miri mësimin e strategut të lashtë ushtarak Sun Zu: “Të nënshtrosh armikun pa luftuar, është kulmi i aftësisë ushtarake”. Si përfundim, kjo ofensivë, rimarrja e territoreve në vendet fqinje si psh ofensiva tjetër e pritshme në tre provincat lindore të Ukrainës javën tjetër, rritja e influencës në rajon, Azinë Qëndrore, vendet Baltike, vendet e Ballkanit, vendet Skandinave, në vendet e Europës lindore, Lindjen e Mesme, Egjipt, Algjeri, Libi, etj angazhimi rus në Siri, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak, stërvitjet e përbashkëta në Oqeanin Paqësor midis tre ushtrive Rusi-Kinë-Iran, aleanca e fundit me presidentin kinez Xi Jinping, takimi i fundit para disa ditëve me presidentin radikal Iranian Ebrahim Raisi dhe jo vetëm, në gjykimin tim janë një këmbanë alarmi që SHBA-të, vendet e NATO-s përfshirë dhe Shqipërinë duhet të rrisin bashkëpunimin dhe kundërshtimin e influencës ruse në rajon dhe me gjerë me të gjitha mjetet e mundshme demokratike, politike, diplomatike dhe ekonomike. Mbështetja e Ukrainës, e qeverisë dhe e ushtrisë së saj në këtë moment është një nga sfidat dhe detyrimet më të mëdha të perëndimit, e cila nëse nuk do të bëhet në kohën, mënyrën, mjetet dhe fuqinë e duhur do të krijojë precedent dhe konseguenca të mëdha për rajonin dhe Europën në të ardhmen. Dritan Demiraj, Ph. D. Ish Ministër i Brendshëm i RSH.

Filed Under: Komente

NDERIM NË PERJETËSI BABAIT TË KOMBIT SHQIPTAR

January 24, 2022 by s p

Prof. As. Dr. Zaho Golemi

Sot më 24.01.2022 është 103 vjetori i vdekjes te themeluesit te shtetit shqiptar Ismail Qemal Bej Vlora. Është dita e mirënjohjes dhe respekt për babanë e Kombit shqiptar, babait të pavarësisë së Shqipërisë si dhe kryeministrit të parë të shqiptarëve. Historiani shqiptaro-turk Nexhip Alpan thotë se ditëlindja e saktë e Ismail Qemalit është 16 tetor 1846. Është fakt se Ismail Qemali u martua dy herë. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, që vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën, herën e dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku nga krahina e Edrenesë. Ismail Qemali u detyrua ta rrëmbente gruan e dytë, pasi ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati nëntë fëmijë, tri vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie; ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qamil Bej. Ismail Qemali ishte një poliglot, i cili njihte gjuhën shqipe si dhe shtatë gjuhë të huaja: osmanishtja, turqishtja e re, greqishtja e vjetër, latinishtja, italishtja, frëngjishtja, sllavishtja. Ismail Qemal Bej Vlora zhvilloi veprimtari të mencur diplomatike e politike në Europë për njohjen e kombit shqiptar dhe realizmin e Pavarësisë. Ai materializoi ëndërrën e shqiptarëve, që përputhej me ato të idelologëve të Rilindjes. Në dhjetor të vitit1908, zgjidhet deputet I sanxhakut të Beratit në parlamentin osman, dhe bashkë me grupin e deputetëve istori shqiptarë, mbrojti istoric kombëtare. Misioni I tij në pragun e Luftës Ballkanike shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t’u jepte Shqiptarëve autnominë. Më tej bashkë me istori të tjerë për të shpëtuar atdheun e për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë u nis në istori fisnik nga Stambolli istoric. Në Bukurështë më 5.11.1912 me mbështetjen e kolonisë shqiptare shkon në Vjenë dhe Budapest, ku u takua me personalitete politike, diplomatike dhe ushtarake austro-hungareze dhe siguroi përkrahjen e tyre për çështjen shqiptare duke marrë premtimin “për ta naltësuar flamurin shqiptar në një bajonetë austro-hungareze”. Nga Vjena shkon në Trieste dhe më tej rrugëtimi i Ismail Qemalit vjen më 21.11.1912 në Durrës. Pas tre ditësh tre ditë udhëtime baltrave të Myzeqesë, në Ciflik të Lushnjës dhe në Libofshë të Fierit… Më 28 nëntor 1912 u mblodh Kuvendi istoric I Vlorës, që zgjodhi si kryetar të qeverisë së përkohshme Ismail Qemal Bej Vlorën. Deklarata e Shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritja e Flamurit Kombëtar janë akti madhor në historinë e kombit tonë.Ismail Qemal Beu deklaroi fjalët që do ndrijnë në shekuj:“Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajm-ëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë. Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë). Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipërija!”Për figurën e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit, ende nuk kemi një shesh dinjitoz me një përmendore gjigande, për udhëheqësin e pavarësisë së vendit, për kolosin mjekërbardhë, për burrin e flamurit, që meriton më shumë vlerësim si të gjithë kombet e civilizuara. Ismail Qemali ndërroi jetë në mënyrë misterioze në Peruxha të Italisë më 26 janar 1919 dhe më 12 shkurt 1919 trupi i tij u soll në Vlorën e flamurit, por varrimi u bë në Kaninë. Në kuadrin e 20 vjetorit të Pavarësisë, më 28 Nëntor 1932, u rivarros në lulishten pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë. Pavarësia është monumenti më i lartësuar dhe më i cmuar i shqiptarëve, prandaj është koha për t’u sjellë si komb i civilizuar.

Filed Under: Histori

“VATRA” dhe gazeta “Dielli” ende shkelqejnë: Themele të vetëdijes dhe shtetformimit kombëtar

January 24, 2022 by s p

Me rastin e 110 vjetorit të themelimit.


Prof. Dr. Muhamef Mufaku


Qysh tani filluan përgatitjet në SHBA-të dhe më gjerë në botën shqiptare për të shënuar 110 vjetorin e Fedratës Panshqiptare Vatra dhe gazetës më të vjrtër shqiptare që ende del “Dielli”.Kësaj herë,kjo festë do të ishte më ndryshe me promovimin e monografisë në 4 vëllime të historianit Beqir Meta,si dhe digjitalizimin e numrave të gazetës “Dielli”,dikur e përdishtshme e tani mujore,që të jetë në dispunim të historianëve për një përiudhë të ndiieshme të historisë sonë kombëtare.Siç dihet,në gjydmën e dytë të shekulit XIX,në saj të gjendjes së vështirë ekonomike, shumë shqiptarë u shpërngullën në Rumuni,Egjipt dhe SHBA-të ,ku u themelluan atje koloni shqiptare që kontribuan në Rilindjen kombëtare me anë të shtypit në përhapjen e vetëdijes kombëtare për alfabet dhe për për një shtet kombëtar.Në SHBA-të,për arsye të njohur u përqëndruan shqiptarët në bregun lindor,përkatësisht në New England, ,ku u themelluan shumë shoqëri kombëtare si “Besa-Besë”,”Flamuri i kombit”,”Mirëbërësia”,”Shoqëria kombëtare” e tjera. Në këto shoqëri u shquan me aktivitetet e tyre figurat kombëtare si Fan S.Noli,Faik Konica,Kisto Floqi e të tjerët. Mirëpo,me paraqitjen e sfidave kundër shqiptarve në viset e tyre u pa e udhës bashkimi i shoqërive shqiptarëve në SHBA-të në një fedreatë për të forcuar ndikimin e tyre në shtetin që po merr rol gjithënjë më të madh në prag të acarimit të gjendjes në Evropë.Kështu,Filluan në Boston më 24 dhjetor 1911 mbledhjet që përfshinin shoqëritë shqiptare e lartëpërmendur dhe vazhdonin deri më 28 pril 1912 kur u shpall themellimi e Fedratës Panshqiptare Vatra,e cila u përkrah edhe nga dy shoqëritë tjera(Malli i Mëmdheut dhe Dallndyshja). Ajo u regjstrua zyrëtarisht në shtetin e Messashusetts dhe filloi menjëherë punën me një bord të përkoshmë në krye me Fan S.Nolin.dhe me Llambi Cherkezi për finansa dhe Kristo Kirka si redaktor për gazetën e re “Dielli”.Federata Panshqiptare Vatra u themellua në një kohë delikate,kur aletatët ballkanin merrin vesh për coptimin e viseve shqiptare dhe shprehen haptas pretendimet e tyre me shpalljen e Luftën ballkanike në tetor 1912.Kontribut në luftë e në paqëPërkundër marrëveshjet e Fuqive të mëdha për kufinjtë e Shqipërisë dhe kandidatin për fronin e Shqiprisë më 1913,shpërthimi i Luftës I Botërore më 1914 krijoi një vakum në Shqipëri gati deri në fund të Luftës me ndarjen e Shqipërisë në disa zone në jug dhe në veri duke rrezikuar kontiuitetin e shtetit kombëtar.Mu në atë kohë, Federata Panshqiptare Vatra u paraqit me rol të ndieshëm sa që u shikua si “qeveri në mërgim” me auroritetin që kishte në SHBA-të ,që tani u bë faktor kyç në LPB dhe në konferencën e propozuar për paqë në Paris .Në këtë kontekst,figurat e Federatës Panshqiptare Vatra lobuan në administratën amerikane për të mbrojtur interesat e Shqipërisë,e cila fati i saj tani varej nga vendimet e Konferënës së Paqës në Paris. Mu për atë,Fedrata “Vatra” i dërgoi në Evropë Fan S.Nolin dhe Faik Konicën për të lobuar për çështjen shqiptare në qarqat evropiane.Ndërkohë,edhe “Dielli” u shndërrua në gazetë të përditshme.Me përfandimin e LPB dhe japjen e Konferencës së Paqës në Paris më 1919 Fedrata Panshqiptare Vatra bëri një aktivitet të madh për mbledhjen e ndihmave që arritën në 150 mijë dolarë për të mbuluar qendrimin e delegacionnit të vetë në Konferencën e Parisit,kur lobuan atje për mbrojtjen e kufinjve të Shqipërisë. Për fat të mirë në krye të delegacionit amerikan në Konferencë ishte vetë Presidenti Wilson,i cili u nis për Paris me ekip të madh që ka përpunuar hartën e re t ë Evropës në bazë të konceptit të shteteve kombëtare duke përfshirë edhe Shqipërinë, përkundër kërkesave të Fuqive të Mëdha në bazë të konventeve të fshehura(Konventa e Londrës më 1915).Me stabilitetin e shtetit shqiptar në 1920 tani kemi edhe një rol tjetër të figurave të “Vatrës” në shtetndërtimin e Shqipërisë së re,sikurse në rastin e Fan S.Nolit dhe Faik Konicës e të tjerëve.Kështu,vetë Fan S. Noli arriti të bëhët kryeministër i Shqipërië pas revolucionit të qershorit 1924,kurse pas dështimit të revolucionit u kthye përsëri në SHBA—të ,duke marrë përsëri udhëheqjen e Vatrës” deri në vdekjen e tij më 1965 . Pas tij u zgjodh Agim Karagjozi kryetar Fedretaës Panshqiptare Vatra në rrethana tjera politike ,kurse në vitet 90 me ardhjen e shumë shqiptarëve nga Kosova e Shqipëria në Amerikë ,përkatësisht në New York,selia e Vatrës kaloi në New York në lagjën Bronx,ku e ruan tani arkivin e “Diellit” dhe bibliotekën në një ndërtesë të vetën që përfshin edhe një salë të vogël për mbledhje e ligjerat.

Kosovari i parë në krye të VatrësNdryshimet e mëdha demografike dhe politike,përkatësisht me rritjen e numrit të kosovarëva prej viteve ’90 të shek.XX dhe me Pavarësinë e Kosovës më 2008,diktuan një gjendje të re në mesin e Vatrës. Kështu,tani më Vatra ka 15 degë në SHBA-të ,por me koncentrim në pjesën lindore ku tani kemi shumë stori suksese për një gjeneratë të re kosovare që u vendos atje dhe tani ka peshë në biznes dhe ka lidhje të mirë me administratën amerikane(familja eOsmanit nga Morina e Gjakovës si shembull).Në saj të kësaj në mbledhjen e kuvendit zgjedhor më 20.01.2020 u zgjodh kryetar Elmi Berisha, veprimtar i njohur në komunitetin shqiptar në SHBA-të.Në këtë mandat u fol shumë dhe tani po punohet për përtëritje të Vatrës,gjë që do të definohet në zgjedhjet e reja që do të mbahën muajin e ardhshëm.Selia historike e “Vatrës” në Bronx është magjepse për gjeneratën time,ku njeriu ndihet si në vend të shejtë midis fotografive të figurave kombëtare që punuan për themellin dhe ndërtimin e shtetit kombëtar.Mirëpo,z.Berisha e sheh ndryshe prespektivën për Vatrën,duke kërkuar një hapësirë më të madhe për selinë e saj.Ashtu siç është ,selia është tërheqëse për gjeneratën e vjetër,e cila ka kanostalgji për kohën e lavdishme të Vatrës.Por tani komuniteti shqiptar u rrit shumë,u rrit më shumë gjenerata e re e lindur në SHBA-të ose e rritur këtu.Për këtë gjeneratë,e cila më numër u bë më shumë,duhet të krijohet një hapësirë tërheqëse që përkohën me rrethin amerikan,ku mundë të mësojnë gjuhën amtare por edhe të kalojnë një kohë të mirë në hapësirë sportive ose në aktivitete të ndryshme.Nga ana tjetër,z.Berisha me të drejtë gjykon se Vatra duhet ta ruaj imaxhin e vetë si shtetndërtues,ndaj të ruajë autoritetin midis rrymave dhe partive politike si në Shqipëri ashtu në Kosovë dhe në Maqedoninë veriore,sepse vetëm kështu Vatra do të mbetet simbol i një kohë të lavdishme dhe vend i hapur për të gjithë shqiptartët.Nga ana tjetër, në Vatra tani ka ardhur një redaktor i ri për gazetën Dielli, gazetar Sokol Paja,i cili me entuziazm flet për projektin e digjiltalizimin e numrave të Diellit,të cilet kanë vlerë të madhe për historianët.Ndonëse po punohet në kushte modeste,por me entuziazëm të madh,tani puna arrit në 60%,me çka kemi shpresë të komplihoet deri më 28 pril 2022 kur Vatra e feston 110 vjetorin.

Legjendë:1.Numri i fundit të “Diellit”(dhjetor 2021)2.Kryetari z.Elmi Berisha në selinë e “Vatrës”3.Prof. Dr. Muhamef Mufaku në Pedonalen e Tiranës.

Filed Under: Politike

NË VËMENDJE: 106 VJETORI I VRASJES SË HEROIT ISA BOLETINI

January 24, 2022 by s p

NGA  NDUE  BACAJ

Me 23 janar 1916 ,vritet pabesisht në Podgoricë , mbi Urën e Moraçës bashkë me shtatë trima  të  tij Isa Boletini. Vritet trimi i kosoves , kreshniku i shqiptarisë dhe armiku i sllavisë. Nga kujtimet  e  deshmitarit  të vetëm të  shpëtuar gjallë, (Tafil Boletinit, nipit të   Isës), vrasja e Isës me shokët e tij të shqiptarisë do të ndodhte ato ditë kur Mali i Zi ishte pushtuar nga perandoria Austro-Hungareze, ndaj kasneci lajmëronte: pushtet ma  s’ka , gjithkush  nëpër shpija. Ushtria austriake ka hi në qytet. Xhandarmëria po mban qetësinë deri në dorëzim. Ajo detyrë i ishte ngarkue major Savo Pjetri -Llazareviç me dy batalione xhandarë. Ky kriminel i njohur sllav  me këta xhandarë që quheshin “krillash” (me krahë), ka pasë  tmerrue me masakrime e vrasje, djegie, plaçkitje e me çdo lloj torturash barbare rrethet e Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, terror që shumë breza s’kanë me e harrue dhe historia kurrë…. Këtë xhelat populli shqiptar i atyne trojeve e njehë  me emrin Savë Batarja, që e kishte fitue tue ba batare… Në ato moment mbërrin axha, po tue qenë ura në bërryl të rrugës nuk shifesh gja deri sa ka hip në urë. Me të hypë axha Isë në urë jepet shenji: Qe ky asht vetë Isa Boletini! Dhe prapa e nxanë urën. Kështu axha me Jonuzin me shokë rrethohen në hallkë. Oficeri komandues me za të naltë urdhëron : Predajte oruzhje! (Dorëzoni armët!). Axha Isa: Jo besa, kurrë  s’ia  kam dorëzue as mbretit, as kralit! Nagantin e mbante para dhjetçes.  E para pushkë nga malazezët ka qenë e Pero Buriçit nga Vasoviçi. Në flakë të ksaj axha Isa me shokë iu bijnë atyne përqark. Edhe Jonuzi ka pasë dy revolverë, nagant e dhetçe. Krejt i kanë zbrazë, ndonëse të rrëzuem prej plumbave deri sa iu ka ra edhe me bomba dore. Çuni i axhës Isë, Halili, përveç revolverit iu ka ra edhe me bombën që ia pat marrë Niko Xhandarit…Në ketë betejë  të pabesë u vra Isa Boletini dhe shtatë shqiptar nacionalist të tjer :

1. Isa  Boletini

2. Halil  Isa  Boletini  (djali i Ises) 

3. Seit  Isa   Boletini  ( djali  i Ises )

4. Jonuz   Boletini      (nipi i Ises)

5. Halil   Boletini        (nipi i  Ises)

6. Hajdar  Selim  Radisheva

7. Idris  Bislimi 

8. Misin  Nimani 

(Sipas kujtimeve të  deshmitarit  të vetem të  shpëtuar gjallë, Tafil Boletinit, nipit të   Isës. Kujtime të cilat i  përgatiti për botim prof. dr. Marenglen Verli, Botimpex, Tiranë 2003). Është interesant se në vitin 1958, Milovan Gjilasi (komunist malazez) boton  në New York librin me kujtime, me titull: “Land Without Justice” (Tokë pa drejtësi). Në kë libër ai thotë se Isa Boletini është vrarë nga Nikolla Gjilas, (babai i Milovan Gjilasit), ndërsa Nikollën, vrasësin e Isa Boletinit e kanë vrarë në vitin 1943 “fashistet” shqiptare…

PAK NGA JETËSHKRIMI I HEROIT TË POPULLIT ISA BOLETINI 

Isa Boletini kishte lindur me 15 janar 1864 dhe megjithse nuk ka pasur moshen të jenë as  pjesmarres dhe as protagonist i kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), ai  shquhet si luftetar trim që në moshen 17 vjeç (1881) , në radhet e ushtrisë të organizuar nga Lidhja e Prizrenit. Trimëria e heroizmi i Ises tregohet në dhjetra beteja në mbrojtje të trojeve shqiptare kundër fqinjeve serb e malazez që me bekimin e Europes plakë kerkonin të grabisnin sa më shumë troje shqiptare ,shpesh të lena hali nga pushtuesi shekullor turko-osman. Perandoria pushtuese turke-osmane duke  njohur trimerinë dhe aftesinë e luftetarit  trim Isa Boletini me 1902 i beson  detyren e komandantit të “Rojeve shqiptare” të Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) në Stamboll. (Kjo detyrë që sot mund të krahasohet me atë të komandantit të gardës që ruan drejtuesit më të lartë të shtetit N.B.)… Isa Boletini qëndroi në këtë detyrë deri në nëntor të vitit 1908, kur ai i dhá përkrahjen Revolucionit xhonturk. (Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqipërisë, fq.126-127, sh.b. Uegen 2011). Isa Boletini ishte edhe një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajve (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Kur xhonturqit nuk i mbajten premtimet Isa Boletini iu kundërvu politikës antishqiptare të xhonturqëve. Pas kesaj Isa Boletini do të ishte luftëtari trim më  i shquar i Kosoves e më gjërë për çeshtjen kombëtare shqiptare. Vlen të cilësohet se në nëntor 1908, kur Xhavid Pasha dërgoi një ushtri me 7000 ushtarë drejt Shqipërisë për të nënshtruar Kosoven, Isa Boletini me një grusht burrash i bëri qëndresë të fortë. Në tërheqje e sipër, trupat turke dogjën kullen e familjes së tij në shenjë hakmarrjeje. Më 1909 udhëhoqi betejat në Prishtinë, Prizrën e gjetkë dhe luajti rol të rëndësishëm kryengritjen e përgjithshme (të Kosovës) në pranverë 1910, kur për dy ditë bllokoi përparimin e forcave turke në Cerelavë, midis Ferizajt dhe Prizrenit. Gjatë luftës  Ballkanike më 1912, u vu në krye të çetave të armatosura në Kosovë dhe më pas në Shqipëri. (Robert Elsie, po aty, fq.127). Isa Boletini udhehoqi  mijera luftatar trima në mbrojtje të trojeve shqiptare si kundër perandorisë turke dhe kundër lakmive të shoveneve fqinjë. Isa Boletini ishte një nga atdhetarët më të shquar per trimeri dhe urti. Ai ishte edhe një mik i madh i kryetrimit të Malesisë e shqiptarisë Dedë  Gjon Luli , me të cilin bashkepunoi edhe në kryengritjen antiosmane të vitit 1911. Isa Boletini diten e shpalljes së  Pavaresisë të Shqiperisë (28 nentorit 1912) , megjithë luften titanike të tij dhe trimave të tij per të arritur kete ditë , ai per aresye të pengesave që dihen nuk ka arritur të vijnë në Vlorë, por ka mberritur një ditë më vonë (me 29 nentor 1912).. Gjithsesi ai sapo mberriti në Vloren e shpalljes së Pavaresisë mori detyren e shenjtë të organizimit të forcave të armatosura  per mbrojtjen e Qeverisë së Perkohshme të Vlores.. Isa Boletini edhe pas shpalljes së pavarësisë ishte protagonist i shumë betejave në frontin e luftes dhe diplomacisë ku mbroheshin interesat e Shqiperisë së pavarur.. Proverbiale ka mbetur ajo e Londres 1913 kur  Baca Isë , shkonte me delegacionin shqiptar në Londer të takonte Eduard Grejin, (ministër i Jashtëm i asaj asokohe i Britanisë), dhe  roja i kërkoi Ises  me xhentilesë që të dorëzonte revolverin. Isa u bind pa fjalë. Pas bisedimeve Grej, si një anglez i vërtetë bëri shaka: Nesër gazetat do të shkruajnë se atë që nuk e bëri dot ushtria e pamatë osmane, e bëra unë. Isa Boletini u çarmatos vetëm në Londër! Ndersa  Isa i është përgjigjur: Jo besa, as në Londër ! Dhe ka nxjerrë një tjetër revolver që e mbante diku fshehur.. (Edwin Jacques, SHQIPTARËT,Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditën e sotme, fq.377, botim nga fondacioni Abraham Linkoln, Tiranë 1995). Për veprimtarinë e tij atdhetare, kur në pushtet erdhen komunistët e vlersuan “disi” Isa Boletinin, ndonse  më shumë për reklamë, pasi  në nëntor 1943 në Shkodër njësiti guerril (komunist) i qytetit i drejtuar nga Vasil Shanto… i kishte vra djalin, Adem Boletinin. (Kujto.al). “Interesant” mbetet pergjigja e Enver Hoxhës kur ia raportuan shoket e tij se e kishin vra “gabimisht” djalin e Isa Boletinit, kur ai do t’u thoshte: “Epo, më mirë që u vra kështu tani se na ishte dashur ta vrasim më vonë, pasi edhe ai si babai i tij, Isa , do të na kërkonte që Kosova të mos mbetej nën vëllezrit tanë komunist të Serbisë e Jugosllavisë moter…

“HISTORI  RRUGËTIMI  I  ISA BOLETINIT PAS VRASJES”!: 

“Rrugëtimi” i trupit apo eshtrave të Isa Boletinit pas vrasjes, nga shkjetë serbo-malazez në priten e pabesë ka pasur një kalvar jo të zakonshën deri në vitin 2015..  Pas vrasjes, trupi i tij u varros në Potgoricë.Varrin me trupin (eshtrat) e Isa Boletinit i ruajtën trojet  Iliro-Shqiptare (edhe pse nën shkja)  deri në vitin 1989 , kur këta eshtra u derguan provizorsiht në Prizren. Nga Prizreni eshtrat e Isës të futura në një arkë e të mbeshtjellura me një thes  u derguan në Mitrovicë , ku u “varrosen” fshehurazi në oborrin e xhamisë.. Në vitin 2004 qeveria e Kosoves mori një vendim që eshtrat e Isa Boletinit të varroseshin në vendlindjen e tij ,te kulla Boletin ,në kodren e Sokolicës , në Mitrovicen e Veriut …Vitet kaluan dhe ky varrim nuk u bë , ndersa  qeveria e Kosoves kishte  kumtuar (perseri pas dhjetë vitesh) se me 28 nentor 2014 do të behej varrimi i eshtrave të Isa Boletinit , por perseri asgjë  dhe eshtrat mbeten në oborrin e xhamisë… Ndersa shteti Shqiptar në vitin 1974  në varrezat e dëshmorëve të “Bajram Currit” në mes varreve të ketij rrethi nderton edhe një varr (bosh) me emrin e Isa Boletinit, si dhe më vonë  në Shkodër do të  ndertonte shtatoren “gjigande”e cila  qendron hjishëm edhe sot).. Varrimi cermonial  i eshtrave të Isa Boletinit në vendlindje (Mitrovicën e Veriut) u bë  vetem me 10 qershor të vitit 2015.  Në këtë vëmendje nuk po mundem të lê pa kujtuar se në kohen që diskutohej për varrimin e eshtrave , aty ku u varros (në Mitrovicën e Veriut më 2015), kryeministri jonë Edvin Kristaq Rama, miku për kokë i ministrit të (dis)informacionit të Millosheviçit serbomadhit Aleksandër Vuçiç (president i Serbisë), kërkonte me ngulm që eshtrat e Isa Boletinit të Varroseshin vetëm në Vlorë pranë atyre të Ismail Qemalit. Këtë kërkesë e “lidhte”  me kontributin e Isa Boletinit në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912. Në atë kohë unë isha nga ata shqiptarë që me shkrimet e mia publicistike modeste e kundështova, pasi Isa Boletini sikur ka qenë përsëgjalli luftëtar trim e piramidë e gjallë e trojeve etnike të Kosovës e Shqipërisë, varri i tij në Mitrovicën e Veriut duhet të ishte piramidë e perjetshme në roje të këtyre trojeve etnike dardane-shqiptare, përballë shovenëve serb… Kerkesen e kryeministrit Edi Rama e kundershtuan edhe shumë intelektual, familjarë të Isës,  penda të shquara shqiptare, por mbi të gjitha e kundershtoi qeveria e asaj kohe e Kosovës, e cila organizoi cermoninë e varrimit në vendlindjen e Isës , Mitrovicën e Veriut. Në atë kohë nuk më ka shkuar mendja, se kerkesa e Edi Ramës ka qënë një djallëzi (me dashje apo padashje), e gatuar në “guzhinën” serbe të antishqiptarisë. Sot Vuçiçit, mikut për krye të Edi Ramës, me “Ballkanin e Hapur”, nuk i ishte dashur as ky  simbol i pavdekshëm shqiptarie në Mitrovicën e Veriut … 

Gjithsesi nga viti 2015 varri i Isa Boletinit  do të qendrojë në përjetësi si “piramidë” e gjallë në mbrojtje  të  trojeve etnike shqiptare , per të cilat  dhe jetën si me lindë Isa Boletini.. Trojet shqiptare nuk kanë mbetur kurr  pa kreshnikë atdhetarie në votër . Një nga këta kreshnikë atdhetarie (ndër më të medhenjtë e gjitha kohrave të historisë sonë) është Isa Boletini , i cili sa ishte gjallë nuk iu a ktheu  kurr shpinën trojeve  shqiptare të Mitrovicës e Kosoves , por edhe pas vdekjes ai ka lënë amanet që kurr  të mos jua kthej shpinen , ndaj “ndertimi” i një varri  madhështor  në vendlindjen e tij , Mitrovicen e Veriut është edhe  mbajtja e ketij amaneti, që  ne shqiptaret kemi thënë e vertetua se amanetin e mbanë edhe toka.

Isa Boletini ndonse u vra fizikish para 106 viteve ,vepra e tij atdhetare  nuk mund të vritet as për mijëra vite, deri sa të  ketë shqiptari mbi  planetin tokë… 

Shqipëri, Malësi e Madhe me 23 janar 2022.

Filed Under: Rajon

Gjuha shqipe, gjuhë e Perëndive, ‘mushkëria e kombit’ që mban gjallë ekzistencën e tij

January 24, 2022 by s p

Shkruan: Eneida Jaçaj

               Gjuha e folur dhe e shkruar, kultura, zakonet, doket, traditat, folklori kanë një rëndësi të veçantë në ndërtimin dhe zhvillimin e një kombi, brez pas brezi. Gjuha është ‘mushkëria’ e kombit, forcon personalitetin e tij si një bashkësi unifikuese me shumë të përbashkëta, që e dallon nga kombet e tjera. Gjuha është një thesar i çmuar, drita e popullit, që ndriçon të ardhmen e nacionalitetit! Duhet t’i rezistojë çdo uragani të mundshëm, pasi një komb pa gjuhë, është një komb i nëpërkëmbur, pa identitet dhe histori!

            Gjuha shqipe, gjuha pellazge, është quajtur Gjuha e Perëndive, për nga vjetërsia e saj, është kjo gjuhë që të mbledh nëpër kujtime, të jep dinjitetin dhe emrin shqiptar.  Kur gjuha jote ekziston, bashkë me të ekziston edhe ti! Pavarësisht qëndrimit larg tokës amë, detyra e çdo shqiptari është ta ruajë atë, pasi është katalizatori kryesor për ekzistencën e kombit ilir. Sa këngë e poema i kanë thurrur rilindasit Gjuhës së Perëndive, duke e ngritur në altarin e pavdekshmërisë!              

            Intelektualë të një rangu të lartë, me veprimtarinë e tyre të paepur kanë lobuar nëpër sallonet më të larta të botës për ruajtjen e gjuhës pellazge, Gjuhës së Perëndive, çështjen e trojeve shqiptare, kur Fuqitë e Mëdha kërkonin të copëtonin dhe tjetërsonin kombin shqiptar. Personalitete nga më të shquara të atdhetarizmit, martirë të lirisë e kanë ndriçuar gjuhën shqipe, e kanë ngritur shumë lart, duke i dhënë vendin që i takon, vendin hyjnor. 

Në gjuhën shqipe janë gdhendur përpjekjet dhe kujtimi i të parëve, gjaku i martirëve të lirisë, që e lanë me testament vijimin e luftës titanike për ruajtjen e saj.

            Një ndër martirët e lirisë është Papa Kristo Negovani, prifti shqiptar, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga falangat greke. Papa Kristo punoi fort për shkrim-këndimin e gjuhës shqipe duke mbajtur zgjuar shqiptarët, se një komb pa gjuhën e vet dhe i nënshtruar, është një komb pa identitet! Ai është martiri i gjuhës shqipe, i cili nuk iu bind asnjëherë pushtuesve grekë të hiqte dorë nga misioni tij apo të shitej për interesat e veta

Vjetërsia e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe është thesari më i vyer i trashëgimisë sonë kulturore, është një gjuhë indoeuropiane, është gjuha e pellazgëve që flitet në Shqipëri, në Kosovë, në Republikën e Maqedonisë, në Republikën e Malit të Zi, në Serbinë Jugore dhe nga shqiptarët etnikë, në pjesë të tjera të Ballkanit Jugor. Në bazë të kërkimeve të kryera nga gjuhëtarë, është zbuluar se gjuha shqipe është shkruar para mbajtjes së Kongresit të Manastirit 1908, 49 vjet para zyrtarizimit të abetares së unifikuar. Ndërsa shkollat shqipe janë hapur 800 vjet më parë, nga klerikët. Arkivat eVatikanit përmbajnë shumë dokumente të vjetra historike, që meritojnë të studiohen sa i takon historisë së gjuhës shqipe. Janë pikërisht Arkivi i Shtetit në Venecia (Archivio di Stato di Venezia), Arkivi i librave dhe dokumenteve antike në Padova (Biblioteca Antica del Seminario Vescovile di Padova), Arkivi ASSC (Arkivi Historik dhe Biblioteka Shtëpia e Shenjtë) në Loreto, në Bibliotekën Komunale (Biblioteca Civica “Romolo Spezioli “) në qytetin e Fermos. 

Fjalori i Shqipes

Gjuhëtarët e kanë ndjerë të nevojshme që të hartohet një fjalor i ri i gjuhës shqipe, i cili do të jetë gati në vitin 2023. Kjo vjen për shkak se gjuha ka pësuar ndryshime me kalimin e viteve. Përpos kësaj, gjuha jonë letrare kombëtare ka një leksik popullor shumë të pasur, që nuk është përfshirë i plotë në fondin leksikor të gjuhës standarde. Gjuhëtarët kanë propozuar që pasuria e madhe leksikore popullore, që është kryesisht në gegërishten, duhet të futet në fjalorin standard të shqipes. Pra, në vitin 2023 do të publikohet Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, me mbi 100 mijë fjalë, për të cilin janë duke punuar leksikografët: akademiku Jani Thomai dhe prof. dr. Valter Memisha. Ajo që vlen të theksohet gjithashtu është se nuk duhet të lejojmë të fusim huazime, pasi kështu po përdhoset shqipja, dhe rrezikon të zhduket si gjuhë. Duhet të ndërgjegjësohemi dhe të punojmë fort edhe me të rinjtë, që të mos harrojnë shqipen. Ta lartësojmë gjuhën tonë, pasi kështu kemi lartësuar veten dhe kombin! Pa gjuhën tonë do të jemi pa identitet, edhe nëse jetojmë dhe punojmë prej vitesh në një vend të huaj. Ndërgjegjësimi nis sot, nga ty…!

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2444
  • 2445
  • 2446
  • 2447
  • 2448
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT