• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur dështon shteti i së drejtës…

January 13, 2022 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi/

Shqiperia, vendi ku ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe dhe institucionet ligjzbatuese nuk kapercejne dot ne punen e tyre, pertej “katit te pare” te nderteses shteterore, ose matane “shtepive perdhese”, te qytetareve te saj.Vecanerisht deshperuese per publikun eshte heshtja, larja e duarve e organeve te hetimit penal nga shqyrtimi i permbajtjeve dhe te dhenave skandaloze te zbuluara nga “Listat e Pagave”, ngrirja e qarte dhe e paarsyetuar e hetimeve per nje numer ceshtjesh te nxehta dhe vleresimi me “tavane” te kufizuara depertimi, i ngjarjeve te javes se fundit.6 qytetare te Shkodres, nga disa prej atyre familjeve qe rrezuan diktaturen ne vitin 1990, 1991, ishte ma e kollajshme te goditeshin pa asnje prove nga Policia vec nje urdheri sherbimi, se sa funksionaret me kollare, qe kercenuan live publikun me trazira, ne emisionin Opinion.Shperpjestueshmeria ne vleresimin e sjelljeve, goditjet e shenjestruara ndaj qytetareve te pambrojtur, imunitetet e papercaktuara ne ligj ndaj individeve te forte me para dhe pergjigjesisht shtreses se larte te politikes, jane shfaqjet kryesore te deshtimit te shtetit e te drejtesise ne sy te qytetareve dhe prova te papjekurise per nje vend serioz ne sy te nderkombetareve.

Filed Under: Fejton

Demokracia nuk importohet

January 13, 2022 by s p

Dr. Hasan Bello/

Historia ka treguar se perpjekjet per importimin e demokracise ne Shqiperi kane deshtuar. Kjo per shkak se ne fillim duhet emancipuar shoqeria. Nje historian dhe diplomat i njohur francez Albert Mousset, ne librin “Shqiperia perballe Europes (1912-1929)” kur flet per periudhen e princ Widit, shkruan se: “Ajo monarki operete, e krijuar nga diplomacia austriake, u fshi brenda muajit te pare te zhvillimit te luftimeve. Wilhelm von Widi, njeri arrogant dhe me keshilltare te keqinj, nuk kishte bere gje tjeter vecse i kishte shtuar shqetesime te reja veshtiresive te panumerta, ndermjet te cilave po perpelitej pavaresia e sapolindur e Shqiperise”. Kjo tregon se edhe importimi i drejtuesve te shtetit nga jasht, ka deshtuar. Me te drejte ai thekson se, ne Shqiperi, ashtu sic ndodh edhe ne shume vende te tjera, populli ishte shume pak i lidhur me programet e ndryshme politike dhe shume me teper me njerezit, me politikanet. Sipas Albert Mousset populli shqiptar politikisht ishte (dhe vazhdon te jete), pak i zhvilluar. Por “Te metat dhe veset e shqiptareve jane kryesisht ato qe u zhvilluan dhe u nguliten nga nderhyrjet, si dhe nga grindjet e te huajve me njeri-tjetrin. Keto nderhyrje ishin aq te sterholluara, saqe shqiptaret e kishin teper te veshtire t’i benin ato te deshtonin. Dhe keto nderhyrje asnjehere nuk kishin qellim qe te nxitnin te shqiptaret dicka te mire, por vetem e vetem instiktin e lakmise per parane”. Ky liber eshte botuar ne Paris ne vitin 1930, megjithate diagnoza nga e cila vuajme, eshte e ngjashme, me ate sot.

Filed Under: Analiza

Kryeministri Kurti u prit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

January 13, 2022 by s p

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati dhe Zëvendës ministri i Ekonomisë, z.Mentor Arifaj, u pritën nga akademiku z.Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave Akademik, akademike znj.Justina Pula, nënkryetare dhe anëtarët e AShAK-ut.

Në pritjen e sotme, Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për kontributin dhe rolin historik e kulturor, por gjithnjë edhe politik e akademik të anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK).

Ne besojmë se progresi socio-ekonomik, jeta e dinjitetshme e qytetarëve në Republikë, varet sa nga demokracia, përfaqësimi e vendimmarrja me integritet e kompetencë, po ashtu edhe nga konsiderata e pazëvendësueshme për shkencën, tha kryeministri Kurti. Në këtë fushë për shkencën, por në të tjerat edhe për artin e kulturën, shtoi ai.

Gjatë takimit u potencua interesimi i Qeverisë dhe AShAK-ut, për bashkëpunim të ngushtë. Kryeministri theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit jo vetëm në sektorin e energjisë, por edhe në fusha të tjera.

Ai veçoi rëndësinë  e qëndrueshmërisë së furnizimit dhe konsideratën gjeopolitike, meqë energjia sot është bërë kryefjalë e politikës dhe gjeopolitikës, jo vetëm në vendin tonë.

Duhet të kemi parasysh konsideratat mjedisore, meqenëse siç thotë një fjalë e urtë, të tashmen e kemi jo vetëm trashëgimi nga paraardhësit tanë, por në një farë mënyre edhe hua nga brezat e ardhshëm, për shkak se çfarëdo që bëjmë ne, kemi kosto për brezat që do të vijnë pas nesh, tha kryeministri Kurti.

Në këtë takim, akademik z.Fejzullah Krasniqi, prezantoi raportin e AShAK-ut për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë, një dokument për analizën dhe sugjerimet për zhvillimet e ardhshme në sektorin e energjisë. U theksuan të gjeturat e raportit për opsionet për furnizim të qëndrueshëm e me çmim të arsyeshëm për konsumatorët.​

Filed Under: ESSE

ISMAIL QEMALI, VEPRIMTARIA E TIJ POLITIKE-DIPLOMATIKE NË SHËRBIM TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

January 13, 2022 by s p

Dr. Paulin Marku/


Vijon nga numri i kaluar…


Ismail Qemali ishte një ndër figurat kryesorë të veprimtarisë politike, diplomatike e organizative në fillim të shekullit XX. Veprimtaria e tij nuk mbeti vetëm ne suazën politike por pati jehone te madhe dhe ne qarqet ndërkombëtare. Diplomatet e huaj interesoheshin dhe mblidhnin informacione për situatën ne Perandorinë Osmane dhe për rrjedhojat dhe per ngjarjet ne ballkan, përfshirë edhe viset shqiptare. Kancelaritë e huaja i ndiqnin me interes zhvillimet politike te Portës se Larte, kabinetit qeverisës xhonturk si dhe te gjitha lëvizjet e kontaktet e Elitës politike shqiptare, dhe te krerëve te ndryshëm te krahinave shqiptare. Një nder personalitet e kohës qe kishte peshe ne politiken zyrtare te Stambollit dhe ndikim ne krahina te ndryshme shqiptare si dhe ne qarqet diplomatike, ishte Ismail Qemali. Ai ishte një zë i forte ne mbrojtje te interesave te shqiptareve ne parlamentin e Stambollit për vitet 1908-1912, si dhe ishte njeri prej ideatorëve ne realizmin me sukses te aktit te Pavarësisë se Shqipërisë, për te vijuar me shtetformimit dhe ngritjen e institucioneve ne Shqipëri…Ismail Qemali shprehej se, shqiptarët reaguan pas shtypjes dhe forcës që ushtruan Turqit e Rinj ne vitin 1910 ne Vilajetin e Kosovës, 1911 ne Malësi te Mbishkodrës për të imponuar me çdo kusht implementimin e reformave. Kjo situate pakënaqësie përshkallëzoi dhe ne vitin 1912. Ne janar te vitit 1912 ndodhen dy ngjarje te rëndësishme qe ndryshuan rrjedhën politike ne viset shqiptare, se pari, shpërndarja e parakohshme e parlamentit dhe, se dyti, mbledhja e taksimit në janar të 1912-ës. Ne zgjedhjet e parakohshme qe u zhvilluan ne vitin 1912 xhonturqit bene te pamundurën qe Ismail Qemali, te mos te fitonte mandatin e deputetit sepse ata e konsideronin një prej kundërshtarëve me te forte politik dhe influence te madhe tek shqiptaret Brenda dhe jashtë vendit. Ismail Qemali nuk arriti të fitonte mandatin e II-të, të deputetit por gjithsesi ai nuk e ndaloi veprimtarinë politiko-diplomatike nëpër kancelaritë Evropiane për të lobuar në mbrojtje të drejtave kombëtare të popullit shqiptarë. Ai përpiqej që të binte diplomacinë e Vjenës, Romës, Londrës, etj, se ishte në dobi jo vetëm të shqiptarëve por edhe të Perandorisë Osmane dhe të Fuqive Evropiane që të njihen sa më parë kufijtë dhe t’i jepej autonomia Shqipërisë. Veprimtaria e Ismail Qemalit ndiqej me interes nga diplomatët e huaj, të cilët nëpërmjet relacioneve, njoftimeve dhe telegrameve të ndryshme raportonin tek eproret e tyre rreth gjendjes së shqiptarëve në prag të Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas burimeve diplomatike situata ishte ne përkeqësim me daljen e pranverës se vitit 1912. Me e tensionuar ishte popullata në verilindje të Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha dhe fqinjët ballkanikë e ndoqën me shumë kujdes situatën dhe mbajtën qëndrime të ndryshme ndaj kërkesave të shqiptarëve. Në një takimin që Ismail Qemali pati me diplomatin italian Labia, ishte shprehur se shqiptarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Italia edhe pse gjithmonë kishin shpresuar shumë tek ata. Ismail Qemali i kishte kërkuar konsullit që shteti i tij, Italia te mbështeste shqiptaret dhe t’iu shpërndante një sasi të konsiderueshme armësh. Në atë takim, Ismail Qemali i kishte folur se i frikësohej rrezikut të ndonjë ndryshimi territorial në dëm të programit shqiptar sepse Lufta Italo-Turke e kishte dobësuar Perandorinë Osmane. Ai ishte takuar dhe me përfaqësuesit e lartë të qeverisë greke, përkatësisht Kryeministrin Venizelos dhe ministrin e Jashtëm, Lambros Koromilas. Gjatë bisedimeve Ismail Qemali iu kishte kërkuar mbështetje në të holla dhe armatim për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Përgjigjja e qeverisë greke për të mbështetur kërkesën e I. Qemalit rezulton negative për shkak se binte ndesh me interesat e saj në vilajetin e Janinës. Ai vijonte te zhvillonte takime te ndryshme me përfaqësues te Perandorisë Austro-Hungareze, Britanike dhe Italiane duke iu kërkuar mbështetje dhe ndihma për Lëvizjen Kombëtare. Sipas mbledhjes se Taksimit ne janar 1912, Hasan Prishtina do te organizonte Kryengritjen qe do te inicionte ne Kosove per t’u shtrire ne te gjitha viset shqiptare dhe Ismail Qemali ishte caktuar te lobonte ne Evrope për te fituar mbeshtjen e ndërkombëtareve dhe takonte komunitetin shqiptar për te mbledhur fonde. Me 11 tetor 1912 kryediplomati Berchtold kishte deklaruar përpara delegacionit hungarez: “politika jone ne Ballkan nuk është një politike pushtimi, por kjo nuk do te thotë se nuk interesohemi per ngjarjet qe ndodhin ne këtë krahine. Ne kemi ne Gadishullin Ballkanik interesa jetësore dhe ne do t’i mbrojmë sido qe te ndodhe”. Me 26 tetor 1912 Ismail Qemali niset nga Stambolli dhe arriti ne Bukuresht se bashku me Luigj Gurakuqin për tu takuar me patriot shqiptare, te cilët kishin punuar për çështjen kombëtare dhe kishin mbledhur edhe fonde. Pas këtij udhëtimi te rendesishem, qellimi i Ismail Qemalit ishte te arrinte te konludonte me sukses dhe te merrte bekimin e diplomacive Evropiane, kryesisht te Perandorisë Austro-Hungareze. Ne Vjenë Ismail Qemali u takua me ambasadorin britanik, italian dhe ajo qe ishte me e rëndësishme për te dhe te ardhmen e Shqipërisë, takimi me Ministrin e Jashtem te Austro Hungarisë, Berchtoldi. Ismail Qemali arriti te binte Vjenën qe te ngarkonte shoqërinë “Llojd” per t’i dhënë një anije qe ta dërgonte ate se bashku me patriot te tjerë ne Durres. Ai insistonte qe te nisej sa me pare për ne Durrës, pare se Shqiperia te pushtohej nga fqinjet ballkanik. Ne Trieste te Italisë, Ismail Qemali u takua me Luigj Gurakuqin dhe patriot tjere shqiptare dhe u nisen per ne Durrës. Sipas raportit te policisë, Ismail Qemali se bashku me 14 patriot shqiptar u nis nga Trieste për ne Durrës. Per disa arsye te ndryshme ishte e pamundur shpallej Pavarësia nga Durrësi dhe ata iu drejtuan Vlorës. Me 26 nentor 1912, Ismail Qemali se bashku me delegate te tjerë arriti ne Vlore dhe u priten me entuziazëm dhe gezim te madh. Ismail Qemali bashke me patritot te tjerë bene përgatitjen për Hapjen e Kuvendit Kombëtar. Kështu, me 28 nentor 1912 Shqipëria shpallet e Lire dhe e Pavarur. Konsulli austriak ne Vlore, Lejhanec njoftonte se me 28 nëntor: “Kongresi shqiptar shpalli sot ne oren 4 pasdite Pavarësinë e Shqipërisë“. Kështu, me mbledhjen e Kuvendit ne Vlore dhe me shpalljen e pavarësisë iu hap rruga e shtetformimit dhe parlamentarizmit ne Shqipëri. Delegatet në Vlorë zgjodhën Qeverinë e Përkohshme, të kryesuar nga Ismail Qemali.

Filed Under: Opinion

DUHEN PËRSËRI RREGULLA TË REJA NË FUTBOLL

January 13, 2022 by s p

Nga Skifter Këlliçi/

Në ditën e tretë të lojërave olimpike që përfunduan në gusht të vitit 2016 në Rio De Zhaneiro, po ndiqja ndeshjen e futbollit midis Brazilit të madh dhe Irakut, “të vogël” në futboll, që deri tani njihet në botë kryesisht për luftën 10- vjeçare me Iranin në vitet 80-të të shekullit të kaluar, dhe diktatorin gjakatar Sadam Husein. Mirëpo, çuditërisht, skuadra irakene përballoi uraganin brazilan, që hovëzohej nga një stadium i përmbytur nga torsida, siç quhet tifozeria e këtij vendi, dhe e mbylli ndeshjen me barazimin e merituar 0-0. Gjatë ndeshjes pati dhe ndërpreje, siç ndodh jo rallë, që shkaktojnë zgjatjen e lojës për disa minuta pas kohës së regullt. Por këtë radhë gjyqtari dha një shtesë prej plot… 7 minutash! Jo vetëm kaq, por e përfundoi atë pasi shtoi edhe 27 sekonda të tjera. Dihet se “Rregullores Ndërkombëtare të Futbollit”, të hartuar që më 1862 nga anglezi Fring, i cili formuloi 10 rregullat e para, i janë shtuar vazhdimisht rregulla të reja. Një ndër ta është edhe vendosja e kamerave mbi portë për të saktësuar nëse topi ka kaluar ose jo plotësisht vijën e saj, të cilën Anton Mazreku, babai i futbollit shqiptar, e quante “vija fatale” dhe tashmë risia tjetër “Var”, (Video Assistant Referee- Video Ndihmëse e Gjyqtarit), kamera e vendosur pranë fushës, nga e cila gjyqtari sheh pamje të një aksioni dhe merr vendimin përfundimtar, nëse do të japë goditje dënimi, 11-metrëshi, të dëbojë ndonjë futbollist nga loja…Sidoqoftë, ka ardhur koha që futbollit t’i shtohen regulla te reja:

KOHA E LOJES  TE  SAKTESOHET  NGA KRONOMETRI

Sipas “Rregullores së Futbollit” loja shtohet në këto raste:

1-Kur gjatë ndeshjes bëhen ndërrime;

2- Kur një futbollist dëmtohet;

3-Kur ai transportohet nga fusha e lojës;

4-Kur një futbollist kërkon qëllimisht të vonojë lojën;

5-Për arsye të tjera.

Zgjatja e kohës së lojës varet nga gjyqtari. Por, siç e pamë në rastin e mësipërm, ka pasur edhe raste, si në rastin e ndeshjes që përmenda më sipër, Brazil-Irak, kur, edhe pse gjyqtari ka dhënë, p.sh., ose më shumë  minuta shtesë, (edhe kjo është e hamendësuar), loja ka zgjatur edhe më shumë, sepse edhe brenda periudhës së shtesës ka ndodhur që ajo të ndërpritet përsëri për shkaqe të ndryshme. Po përse një shtesë tjetër, kur gjyqtarit i duhet më së pari të ndjekë veprimet e lojtarëve në fushë dhe njëkohësisht të shohë kronometrin të mbërthyer në kyçin e dorës?

Por ka ndodhur dhe mund të ndodhë që pikërisht gjatë kësaj “shtese mbi shtesë” të shënohet edhe gol, që logjikisht është i parregullt, përderisa loja po zgjatet më shumë se koha e shtuar dhe e treguar në tabelë nga gjyqtari i katërt. Për mendimin tim, për të mënjanuar raste të tilla, duhet që koha e lojës në futboll të jetë EFEKTIVE, pra ashtu si në basketboll, futbollin amerikan, hendboll, hokei mbi akull , hokei mbi bar, vaterpol…kur pas vërshëllimës së gjyqtarit, ose kur topi del jashtë, koha e lojës ndërpritet, për të rinisur, kur rinis edhe ajo. Me fjalë të tjera, gjyqtari ndjek lojën, kurse kohën e mat kronometristi. Madje koha tregohet edhe në orën e madhe të stadiumit, si në sportet e tjera, me kohë kronometrike që përmenda më sipër. Në këtë mënyrë, do të mënjanohen të gjitha orvajtjet e lojtarëve ose portierëve që vonojnë lojën dhe për të cilat dënohen sipas rregullores me karton të verdhë.

PER POZICIONIN JASHTE LOJE

Deri tani gjyqtari anësor fikson se një futbollist ndodhet jashtë loje, edhe sikur thembra e këmbës, dora, ose koka… nuk kanë kaluar një vijë imagjinare që e veçon atë nga futbollistët kundërshtarë. Mirëpo lindin kështu shumë kundërshti për të ashtuquajturat pozicione jashtë loje “milimetrike”, të “dyshimta”, pra, të diskutueshme. Faktikisht, ne themi se një njeri del nga dhoma, kur ai të ketë kaluar tërësisht derën, pra vijën imagjinare që ndan dhomën nga dhoma tjetër ose nga korridori. E njëjta gjë duhet të ndodhë dhe në rastin e pozicionit jashtë loje. Një lojtar ndodhet jashtë loje, kur lë tërësisht pas lojtarin kundërshtar. Në analogji me regullin se gjyqtari përcakton se nje gol quhet i vlefshëm, kur topi ka kaluar tërësisht vijën e portës. Po ështu edhe në sporte të tjera, si.p.sh., në volejbolli, tenisi… topi konsiderohet jashtë, kur i tërë perimetri i tij ka kaluar vijat kufiuzese të fushës.

EUFORI E TEPRUAR PAS SHENIMIT TE GOLIT

Sipas rregullores, gjyqtari i ndeshjes duhet që të shtojë sekonda gjatë kohës kur futbollisti që ka shënuar gol, jo vetëm që nxjerr fanellën dhe e tund në ajër, (për këtë veprim dënohët me karton të verdhë), por vrapon deri në tribunat e shikuesve, ku nuk mjaftohet me kaq, por kacaviret në hekurat që ndajnë tribunën nga pista, ose hapësira që rrethon fushën e lojës, dhe përshendet tifozët; ose, në mungesë të pistës, shkon të flamuri i këndit, shtrihet atje për shtatë pale qejfe, i mbuluar nga shokë të skuadrës, ndërsa gjyqtari dhe lojtarët kundërshtarë presin si gjynahqarë që ata të kujtohen dhe të renditen në gjysmëfushën lojës, e cila do të nisë kështu nga qendra. Madje, ka pasur raste që një ose disa lojtarë të skuadrës që shënon gol, nga euforia edhe kanë shkulur flamurin e këndit, dhe e kanë e përdorur  si kitarë, nën vështrimin e qetë të gjyqtarit. Në këto raste ai duhet duhet t’i japë atij ose atyre kartonin e verdhë. Pas shënimit të një goli, futbollisti me shokët e tij sigurisht ka të drejtë të shprehë gëzim, por brenda vijave kufizuese të fushës, madje të shkojë drejt rrethit të saj. Ndaj, në regulloren e futbollit duhet shtuar shtuar një nen në bazë ,të të cilit gjyqtari të ndëshkojë futbollistët që kryejnë veprime të sipërpërmendura. Gjithashtu, për mbërthimet e futbollistëve kundërshtarë me duar në trup, në krahë, ose pas kapjesme duar të  fanellës, në “Rregulloren e futbollit” duhet të shtohet një nen, sipas të cilit futbollistët që kryejnë veprime të tilla, të dënohen drejpërdrejt me karton të kuq.  Dhe, nese ky veprim kryhet brenda zonës së rreptësisë, të jepet edhe një 11-metërsh, pavarësisht se aksioni zhvillohet në një hapësirë tjetër brenda saj, pra pa top. Te lojtarët duhet të ngulitet fort mirë mendimi se ata përdorin në fushë këmbët dhe jo duart, se prandaj loja quhet futboll, pra topkëmbë.

JO  11-METERSHA PAS SHTESES  2×15 MINUTA

Mendoj se do të ishte mirë që në “Rregulloren e futbollit” neni i gjuatjes së 11 –metërshave, pasi ndeshja me gjithë shtesën 2×15 minuta përfundon në barazim, të zëvendësohet me aksione vetjake nga një pikë me largësi 20-25 metra drejt portës kundërshtare. Nga pika e 11-mëtrëshit, siç e pamë edhe në europianin e fundit të zhvilluar në Francë, veçanërisht në ndeshjen Itali-Gjermani, nuk arritën të shënojnë edhe futbollistë të mëdhenj të të dyja skuadrave. Mendoj se ne vend të 11-metërshave futbollistët e të dyja skuadrave të nisen nga një largësi e sipërpermendur  me top ndër këmbë dhe të përpiqen të shënojne gol ose duke gjuajtur mënjëherë, ose duke mashtruar portierin. Kështu ata do të tregojnë nivelin e tyre teknik në përdorimin e topit.

RIVENIE E TOPIT ME KMBEDHE JO ME DUAR

Siç dihet, kur topi del jashtë vijave fundore, portierët ose lojtarët bëjnë rivënien e tij në lojë me goditje nga vija e zonës së portës. Por kur topi del jashtë vijave anësore, çuditërisht rivënia bëhet… me duar. Eshtë një ‘relike ‘ e habitshme e regullores së ragbisë nga ka lindur futbolli, lojë ku rivënia e topit vezak bëhet me duar. Madje çudia më e madhe është se kur topi përfundon qoftë dhe një milimetër larg flamurit të këndit, tutje vijës fundore, skuadra sulmuese fiton goditje këndi. Kurse kur ai përfundon një… milimetër jashtë vijës anësore, kjo skuadër fiton vetëm rivenie me duar(!?).Dhe më e çuditshmja është se kjo rivënie nuk i jep as më të voglën përparësi skuadrës që e fiton atë, sepse, duke u bërë me duar, topi sa do të hidhet me forcë, nuk përfundon më shumë se 20-25 metra nga vendi nga ku ka dalë jashtë. Ky ështe paradoks!.. Për deri sa loja luhet me këmbë, edhe në këtë rast rivënia duhet të bëhet me këmbë. Ky regull do ta gjallëronte shumë lojën dhe futbollistët e të dyja skuadrave do të tregoheshin më të të kujdeshëm që të mënjanonin sa më shumë çdo nxerrje të topit nga vijat anësore.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2463
  • 2464
  • 2465
  • 2466
  • 2467
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT