• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Kurti për “Veçernji List”: Vuçiqi po e kopjon Putinin, Malin e Zi dëshiron ta bëjë Ukrainë, kurse Republikën Serbe Bjellorusi

November 23, 2021 by s p

Intervistë e kryeministri Kurti në gazetën kroate “Veçernji List” 

Intervistoi: Hassan Haidar Diab

Në një intervistë ekskluzive për “Veçernji List”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe ka shprehur shqetësimin pse Serbia aktualisht shpenzon më shumë për ushtrinë sesa pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku. Ai e ka akuzuar Aleksandar Vuçiq se dëshiron bosnjëzimin e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb, për ta bërë Kosovën shtet jofunksional. Ndër të tjera ai tha se Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor si Federata Ruse, në të cilën Republika Srpskan në Bosnje po përpiqet ta bëjë Bjellorusi, ndërsa Malin e Zi Ukrainë.

Si e vlerësoni vizitën e kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq në Kosovë dhe cilat ishin temat kryesore të takimeve?

Vizita e kryeministrit të Republikës së Kroacisë dhe mikut tim Andrej Plenkoviq është e një rëndësie të veçantë. Vizita konfirmoi afërsinë dhe marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet dy popujve dhe dy republikave.

Diskutuam për mundësitë dhe potencialet që kanë të dy qeveritë për bashkëpunim dypalësh, të cilat do të mundësojnë një rikuperim më të shpejtë nga kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19, duke përfshirë rritjen e investimeve, ekonominë dhe tregtinë.

Biseduam për krijimin e urave më të mira për dy popujt tanë, si dhe me diasporën tonë në Kroaci dhe qytetarët kroatë në Kosovë.

Tema kryesore ishin hapat konkretë drejt avancimit të zbatimit të dymbëdhjetë marrëveshjeve të arritura më parë mes dy vendeve, për arsimin, shkencën, kulturën dhe ekonominë, si dhe shtatë marrëveshje të tjera, finalizimi i të cilave pritet së shpejti.

Sa është e rëndësishme mbështetja e Kroacisë për Kosovën?

Dy vendet tona, jo që janë vetëm gjeografikisht të afërta, por ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe rajonin më mirë se kurrë, sepse kemi edhe një të kaluar të përbashkët.

Kroacia e ka njohur Kosovën një muaj pas shpalljes së pavarësisë, saktësisht më 19 mars 2008.

I jemi thellësisht mirënjohës Republikës së Kroacisë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Një nga qëllimet tona është krijimi i një mjedisi të favorshëm për tërheqjen e kompanive dhe investitorëve potencialë, në mënyrë që të krijojmë një ekonomi të qëndrueshme.

Popullsia jonë është e re dhe ka një potencial të madh. Marrëdhëniet tona tregtare janë të mira, por ne mund t’i zhvillojmë ato edhe më shumë.

Kryeministri Plenkoviq erdhi për vizitë së bashku me drejtuesit e korporatave të fuqishme në Kroaci që udhëheqin në fushën e energjisë, telekomunikacionit, por edhe të Odës Ekonomike.

Andaj, në rrafshin ekonomik jemi të bindur se mund të punojmë së bashku, të zbulojmë fusha bashkëpunimi, siç janë forumet e biznesit, pastaj të shkëmbejmë përvoja në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, antidampingut dhe instrumenteve të tjera të tregut.

Qëllimi i Kosovës është i qartë. Ne jemi të përkushtuar për të hyrë në NATO dhe Bashkimin Evropian, kështu që Kroacia është një shembull dhe model i shkëlqyer për ne.

Ne besojmë fuqishëm se mund të mësohet shumë nga përvoja kroate dhe institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë për këtë çështje.

Ne mirëpresim rritjen e numrit të forcave të armatosura kroate në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Një përkushtim i tillë për paqen dhe stabilitetin në rajon është shumë i mirëpritur, veçanërisht kur vjen nga një vend me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyera.

Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen që Kosova ka marrë nga Kroacia, sa i përket anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes.

Përderisa Kosova tani prinë në Ballkanin Perëndimor me numrin më të lartë mesatar të qytetarëve të vaksinuar, me 64 për qind, të cilët kanë marrë së paku një dozë dhe mbi 56 për qind me dy doza, ne nuk harrojmë mbështetjen e shtetit kroat në kohën kur na mungonin vaksinat. Prandaj, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për dhurimin e vaksinave nga Republika e Kroacisë.

Vendosmëria e kryeministrit dhe e institucioneve të vendit tuaj për t’u ofruar  bashkatdhetarëve tanë pas aksidentit tragjik, në afërsi të qytetit të Slavonski Brodit, gjithë kujdesin e nevojshëm, kanë treguar vlerat më të larta të popullit kroat.

Solidariteti me tragjedinë tonë dhe ndihma e kujdesi mjekësor i ofruar për bashkatdhetarët tanë të lënduar mbeten të paharruara në kujtesën tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin mik të Kroacisë.

A e keni hapur me kryeministrin Plenkoviq temën e ngritjes së vazhdueshme të tensioneve nga Serbia ndaj Kosovës?

Po. Kemi biseduar për zhvillimin e situatës në rajon. Si Kroacia ashtu edhe Kosova janë të përkushtuara ndaj paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë dhe sigurisë rajonale. Ne vlerësuam se rritja e tensioneve nga Serbia është pasojë e mungesës së demokracisë dhe mospërballjes me të kaluarën. Këto dy defekte të saj të brendshme eksportohen në rajon si efekte destabilizuese.

Së fundmi keni pasur zgjedhje lokale. Partia juaj ka humbur qytete të mëdha si Prishtinën dhe Prizrenin. Sa jeni të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve?

Prisnim të kishim një rezultat më të mirë, andaj edhe rezultatet nuk janë të kënaqshme. Tani po bëjmë një lloj analize të brendshme për mangësitë strukturore dhe organizative, të cilat sigurisht janë shkaku i rezultatit jo të kënaqshëm.

Nga ana tjetër, është edhe fakti se ka pasur një lloj bashkimi, koordinimi të madh të gjithë të tjerëve kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Besoj se këta dy faktorë përcaktuan një rezultat të keq për ne. Por, atje ku jemi në opozitë, do të ndërtojmë një opozitë të mirë dhe të fortë, ndërsa atje ku jemi në pushtet, do të krijojmë një qeveri të mirë dhe efikase.

Fillimisht keni vendosur taksa doganore për importin e mallrave nga Serbia, ndërsa më pas qeveria juaj nxori një dekret të ri lidhur me regjistrimin e veturave që hyjnë në Kosovë nga Serbia, gjë që shkaktoi protesta dhe bllokime të reja të rrugëve në veri të Kosovës, dhe veç kësaj dialogu me Serbinë u pezullua sërish. Përfaqësuesi  i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka kritikuar veprimet e forcave speciale të Policisë së Kosovës që synojnë parandalimin e krimit në veri të Kosovës. Si i shikoni këto kritika?

Aksioni i policisë në veri të Kosovës nuk ishte i drejtuar kundër asnjë kombësie apo komuniteti që jeton në Kosovë. Ishte i drejtuar kundër kriminelëve të cilët ishin identifikuar si kontrabandues të mallrave ilegale në territorin e Republikës së Kosovës. Kriminelët nuk ndahen në grupe etnike, ata ndahen sipas veprave penale. Përkatësia etnike nuk i bën ata as objektiva e as imunë. Asgjë nuk mund të shërbejë si mburojë kundër krimit dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Vendosja e rendit dhe ligjit është në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës, pa dallim. Gjatë tetë muajve në pushtet, ne kemi arritur të luftojmë krimin dhe korrupsionin si asnjë qeveri tjetër. Kemi pasur 446 aksione policore, kemi kryer 793 bastisje dhe kemi shkatërruar 40 grupe kriminale.

A kishit frikë nga shpërthimi i konfliktit të luftës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas aksionit policor, kur Aleksandar Vuçiq dhe ministri serb i Mbrojtjes erdhën në kufirin me Kosovën, së bashku me ambasadorin rus në Serbi dhe atasheun e mbrojtjes të Federatës Ruse në Beograd, përderisa në të njëjtën kohë një MIG-29 fluturonte mbi Kosovë si dhe helikopterë dhe autoblinda?

Kur Ministri i Mbrojtjes i Serbisë së bashku me ambasadorin rus në Beograd u paraqit në pikën kufitare në Jarinje, ata inspektuan një tubim të forcave ushtarake serbe ku kishte edhe autoblinda dhe mbi to ngritën një aeroplan ushtarak MiG-29 të cilin e kanë marrë nga Federata Ruse, sigurisht që tensionet janë rritur shumë, por jo për shkak tonin. Ata donin të na frikësonin, të na kërcënonin por ne nuk u dorëzuam dhe në fund gjithçka përfundoi në Bruksel dhe sot jam i lumtur që kemi një masë reciprociteti në targa. Pra, ne e konsiderojmë veten të pavarur, Serbia nuk na njeh, por nuk mund të kërkojë që ne të mos e njohim veten. Ne duam që të mos ketë barriera fare, por përderisa Serbia insiston në to, ne duhet të përgjigjemi sipas ligjit.

Ju keni thënë disa herë se jeni të sigurt se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dëshiron të provokojë një konflikt ndërkombëtar. Pse mendoni kështu dhe cilat janë argumentet tuaja? A e shihni atë si një faktor destabilizues të Ballkanit?

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me integritet territorial, me shumë probleme. Por Kosova nuk është problem, Kosova ka problem dhe problem i Kosovës është edhe Serbia. Në Serbi nuk ka pluralizëm. E keni një parti. Ajo parti është edhe shteti. Dhe ai shtet është kishë. Edhe ajo kishë është parti. Nuk ka pluralizëm atje, ata po aktrojnë demokracinë me zgjedhjet. Së fundmi Serbia i ka rritur shumë shpenzimet ushtarake. Serbia aktualisht shpenzon më shumë për ushtrinë sesa pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku. Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut së bashku nuk shpenzojnë aq sa Serbia e vetme. Ajo nuk e bën këtë për shkak të Hungarisë dhe Rumanisë dhe ky militarizim i Serbisë është shumë shqetësues për ne, përshtypja ime është se Serbia i ngjan gjithnjë e më shumë Gjermanisë mes dy luftërave botërore pas përfundimit të Republikës së Vajmarit. Në dekadën e parë të këtij shekulli, në Serbi kishim një version serb të Republikës së Vajmarit, e cila filloi me vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, përfundoi me ish-presidentin Boris Tadiq dhe që atëherë kemi një periudhë ku Serbia i ngjan Gjermanisë ndërmjet dy luftërave botërore, por pas përfundimit të Republikës së Vajmarit, me ç’rast militarizimi është stimuli kryesor shtetëror dhe institucional.

Sa është e vërtetë që njerëzit në barrikada në Kosovë, që bllokojnë rrugët dhe pikat kufitare, paguhen nga Serbia me urdhër të Aleksandër Vuçiqit?

Nga informacionet që na kanë dhënë institucionet tona të sigurisë, disa prej tyre kanë edhe dosje të veprimtarive kriminale në të kaluarën, kanë pikëpamje ekstreme për politikën dhe botën. Disa prej tyre morën pjesë edhe në një përpjekje për grusht shtet në Mal të Zi pesë vjet më parë.

A besoni se, pas të gjithave, Kosova dhe Serbia së shpejti mund të arrijnë ndonjë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve? Çfarë roli duhet të luajnë BE-ja dhe SHBA-ja në këtë?

Nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë kjo, por nëse marrim parasysh se mandati i presidentit amerikan Joe Biden, mandati i zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im do të jenë afërsisht në të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që brenda këtyre mandateve, të cilat në atë moment janë pak a shumë të njëjta, do të lidhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, ne kemi vullnet dhe interes, varet nëse Serbia është e gatshme. Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është i tillë që varet shumë më tepër nga gatishmëria e Serbisë për të ndryshuar qasjen e saj dhe vetveten. 

Ne po mbajmë dikutime për dialogun e ardhshëm me Serbinë, për kapitullin tjetër të dialogut. Mungon progresi dhe kjo nuk ka filluar me ne, ka munguar shumë më herët, por ne treguam se një pjesë e madhe e mungesës së tij është për shkak të qasjeve të gabuara. Pra, janë nënshkruar marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, të cilat edhe Gjykata Kushtetuese, siç ishte, nuk mund ti gëlltiste. Në këtë kuptim, na duhet një kapitull i ri, na duhet një qasje e re dhe për ne kjo duhet të jetë parimore, ku qytetarët janë fitues me njohje reciproke në qendër. Kohët e fundit ka pasur një zhvendosje tektonike për të mirë, ndërsa në dekadën e fundit është konsideruar se Kosova bën lëshime sepse përfundimisht do të merrte njohje nga Serbia. 

Pra, dialogu dhe njohja janë vendosur në një marrëdhënie diakronike, janë vendosur në një kohë ku njohja do të vinte në fund dhe Serbia e ka shtyer këtë fund pafundësisht.Tani kemi kalimin nga kontekstualizimi kohor, të themi, në një kontekstualizimin hapësinor, ku njohja reciproke është thelbi i marrëveshjes, dhe këtë e thonë të gjithë miqtë dhe partnerët e Republikës së Kosovës, shtetit tonë të pavarur. Pra, marrëveshja nuk do të jetë vetëm njohje reciproke, por nuk ka marrëveshje pa njohjen reciproke në qendër. Pra, jo në fund, në aspektin kohor, por në qendër, në hapësirën që duhet të mbulojë marrëveshja. Një temë që ne jemi të gatshëm të angazhohemi menjëherë për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur, është ajo për të zhdukurit, meqë aty qëndron brenga e familjeve a do ti gjejnë të dashurit e tyre e që është më e madhe se pikëllimi.

Shpesh thuhet se zgjidhja e vetme për njohjen e Kosovës nga Serbia është shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve. Para disa vitesh kam biseduar me presidentin e atëhershëm Hashim Thaçi, dhe ai kishte pranuar se ishte duke biseduar me presidentin Vuçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të atëhershme të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. A do të pranonit ju shkëmbimin e territoreve?

Sigurisht që jo. Unë dua që dialogu të jetë për të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, e jo për shkëmbimin territorial. Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në kohën e mesjetës, me monarkë që territorin e shtetit e konsiderojnë tokën e babait apo monarkut, kurse popullin familje e atij që sundon. Ne jemi një republikë demokratike dhe zgjidhje të tilla nuk do të ketë në tryezë. Kjo është edhe arsyeja pse i fitova zgjedhjet, sepse populli i Kosovës nuk dëshiron diçka të tillë. Nuk mendoj se as serbët e duan këtë. Këtë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Tani që kur jam unë në pushtet, ai nuk e përmend më demarkacionin me shqiptarët dhe zgjidhjet territoriale, por dëshiron bosnjëzimin e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb brenda Republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional, por nuk ja ka arritur. Kjo nuk do të ndodhë.

Një pikë e rëndësishme në kontestin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i ashtuquajturi Asociacioni i Komunave të Pakicës Serbe. BE-ja i bën thirrje Prishtinës që ta miratojë këtë Asociacion në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013. Çfarë mendoni për këtë dhe pse Qeveria e Kosovës e kundërshton krijimin e Asociacionit të Komunave të Pakicës Serbe? A mund të jetë kjo një hyrje për krijimin e një Republika Srpska të re në Kosovë?

Ajo që Serbia po përpiqet t’ia imponojë shtetësisë së Kosovës dhe rendit tonë kushtetues nuk janë dëshira apo vullneti i serbëve të Kosovës, por shprehje e aspiratave hegjemoniste të Serbisë. Asnjë serb në Kosovë nuk ka protestuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është zbatuar. Beogradi ka qenë gjithmonë i zemëruar. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë u bashkuan në Asociacionin e tyre. Më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë. Më 28 shkurt 1992 ata patën një kushtetutë dhe përfundimisht më 14 dhjetor 1995 në Dejton të Ohajos morën njohjen ndërkombëtare. Duan ta përsërisin Bosnjën në Kosovë. Shikoni, në Bosnje dhe Hercegovinë kemi një shtet që nuk është Republikë, dhe brenda ka një Republikë që nuk është shtet. Pra, Beogradi në një mënyrë të ngjashme dëshiron të ketë një shtet në Kosovë që nuk do të quhet Republikë por Asociacion dhe që brenda Kosovës të quhet Republikë.

Nuk do ta lejoj diçka të tillë, as nga opozita dhe as nga pushteti. Prandaj populli më votoi mua – të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës.

Pra, kemi nxjerrë mësime nga e kaluara dhe në mënyrë të drejtë e kemi studiuar dhe analizuar Beogradin, përveç që e njohim mirë nga përvoja jonë.

Besoj se me programin tonë do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse i pyet serbët në Kosovë se cilat janë ankesat apo kërkesat e tyre kryesore, ata do të thonë punësimi dhe drejtësia. Por Beogradi është ai që dëshiron të ketë shtet brenda shtetit. Shteti i Serbisë në kuadër të Kosovës së pavarur.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dialogu mes dy vendeve tona nuk është dialog për statusin e Kosovës, as për çështjet e brendshme të Kosovës, por për statusin e marrëdhënieve tona.

Dialogu nuk bëhet për të vënë në pikëpyetje vetë Kosovën, por për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Dhe për normalizimin e marrëdhënieve, mendoj se Serbia duhet të ndryshojë shumë më tepër. Duhet të demokratizohet, të ketë shtet ligjor, të përballet me të kaluarën dhe duhet të kemi një lloj simetrie të reciprocitetit të të drejtave të pakicave.

Ju e refuzoni kategorikisht konceptin e “Ballkanit të Hapur”, të cilin e mbrojnë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Pse?

Kur thonë Ballkani i Hapur, për çfarë hapje është fjala? Si mund të kemi një Ballkan të hapur kur Serbia është e mbyllur për Kosovën. Nuk i pranon pasaportat, dokumentet e identifikimit, diplomat, certifikatat apo vulat e Kosovës. Mund të kemi një Ballkan të hapur pasi Serbia të hapet ndaj Kosovës. “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një Ballkani të hapur ndaj ndikimeve nga lindja, veçanërisht nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe i hapur ndaj autokracisë, korrupsionit, kriminelëve të luftës, në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ne duhet të jemi me Bashkimin Evropian, por jo të hapur ndaj Federatës Ruse dhe Kinës. Në një farë mënyre, kur thuhet hapur, nga këndvështrimi i Serbisë, mendohet se ashtu si është Serbia e hapur ndaj Federatës Ruse dhe Kinës, ashtu duhet të jenë edhe të tjerët në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, ne e kundërshtojmë një tendencë të tillë dhe në fund më duhet t’ju them se personalisht për nga orientimi politik dhe ndjeshmëria kulturore nuk jam nga ata liderë që besojnë në vetë-mjaftueshmërinë e Ballkanit. E përsëris se Evropa është kontinenti ynë, ndërsa Bashkimi Evropian është fati ynë.

Kur prisni që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së?

Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të përfitojë nga mundësitë e shumta që kanë anëtarët e tjerë të OKB-së. Kurse nga perspektiva e zhvillimit, ne përballemi me pengesa sistemike që rrjedhin nga mungesa e planifikimit të duhur të politikave dhe vonesave institucionale, të cilat ndonjëherë e bëjnë të vështirë përfitimin e plotë nga financimi dhe projektet e zbatuara nga agjencitë e OKB-së.

Qëllimi ynë është t’i kapërcejmë këto pengesa dhe të ecim përpara. Për këtë qëllim, ne kemi një dialog dhe diskutim të hapur me partnerët tanë në mënyrë që të mund t’i harmonizojmë prioritetet dhe qëllimet tona me integrimin e agjendës kombëtare të zhvillimit, agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe agjendës së integrimit evropian. Është e nevojshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe organizatave si OBSH, UNESCO, INTERPOL dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, kjo është rruga jonë përpara dhe ne po punojmë për t’i arritur këto synime.

Si e vlerësoni situatën e përgjithshme në rajon? Keni frikë nga një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Mal të Zi dhe Maqedoni?

Situata në Ballkanin Perëndimor është një situatë në miniaturë e rrethanave të Federatës Ruse. Gjithnjë e më shumë po tregohet se Serbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Federata Ruse, në të cilën Republika Srpskan në Bosnje po përpiqet ta bëjë Bjellorusi, ndërsa Malin e Zi  Ukrainë. Pra, thelbi është se Serbia nuk i pranon si shtete reale vendet që nuk janë në Bashkimin Evropian, përkatësisht Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, madje edhe Maqedoninë e Veriut, sepse Serbia i konsideron ato shtete të përkohshme dhe angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj për t’i dobësuar dhe shkatërruar.

Shumë analistë pohojnë se Kosova është nën ndikimin e Turqisë, sa është e saktë kjo?

Kosova është shtet sovran dhe politika e saj është sovrane. Turqia e ka njohur pavarësinë e Kosovës që në orët e para të shpalljes së pavarësisë. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira bilaterale me Turqinë si një vend mik dhe aleat i Kosovës, e cila është e përkushtuar për forcimin e sovranitetit tonë. Si një anëtare e NATO-s, Turqia është një partner në forcimin e aleancës transatlantike.

Ju keni dy nënshtetësi – kosovare dhe shqiptare. Ju thatë se do të votonit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sikur në Kosovë të kishte referendum, i cili sipas Kushtetutës nuk mund të organizohet?

E kuptoj kureshtjen e gazetarëve për të krijuar polemika dhe prodhuar tituj, por nuk ka asgjë të re në këtë drejtim. Pavarësia e Kosovës ishte çlirim nga Serbia, jo nga Shqipëria.

Unë jam duke punuar për të forcuar shtetësinë e Kosovës, duke e forcuar nga brenda përmes rritjes ekonomike dhe forcimit të demokracisë. Qytetarët duan një ekonomi të fortë me barazi sociale dhe një demokraci të qëndrueshme me institucione funksionale dhe ne punojmë ditë e natë për këtë.

Në Beograd shpesh thuhet se në fakt ju jeni një person që dëshiron të bashkojë të gjithë shqiptarët në një shtet dhe të krijojë një Shqipëri të Madhe, si e komentoni këtë?

Në Beograd flitet shumë për mua dhe për Kosovën, por asgjë për përgjegjësinë e Serbisë për provokimin e tri luftërave në Ballkan, për pranimin e fajit për gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë dhe për vazhdimin e sulmeve. Ne nuk kemi nisur asnjë luftë në Ballkan në emër të “Shqipërisë së Madhe”, përkundrazi kemi qenë të pushtuar dhe të shtypur vetëm se jemi shqiptarë. Është mirë që Serbia ta shohë veten në pasqyrë, e jo fqinjët me dylbi të ushtrisë.

A është real projekti i Shqipërisë së Madhe apo projekti i Serbisë së Madhe mund të realizohet më shpejt?

Janë pyetje me shprehje zbavitëse për të nxitur imagjinatën e populistëve për të prodhuar lajme që nuk u përshtaten interesave të qytetarëve apo agjendës sonë. E ardhmja jonë dhe e ardhmja e rajonit është brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

A mendoni se do të tërhiqen trupat amerikane, shumica e të cilave janë pjesë e KFOR-it?

Nuk mendoj se do të tërhiqen. Kosova duhet të përfshihet në Partneritetin për Paqe. Imagjinoni që nga viti 2006 është Serbia ajo që merr armë nga Rusia, Bjellorusia dhe Kina, dhe jo Kosova. Presidenti amerikan Joe Biden e ka rivendosur angazhimin e Shteteve të Bashkuara për rajonin dhe në samitin e NATO-s në Bruksel në qershor theksoi rolin jetik që NATO luan për aleancën transatlantike. Prania e trupave amerikane në Kosovë është një manifestim i përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe sovranitetin e saj, por edhe për paqen në rajon dhe Evropë, si dhe në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së faktorëve keqdashës të palëve të treta.

A do ta vizitoni Kroacinë dhe kur?

Fatkeqësisht hera e fundit që kam qenë në Kroaci ka qenë pas aksidentit tragjik të bashkatdhetarëve tanë në Slavonski Brod. Përkushtimi vetëmohues i institucioneve të vendit tuaj për të ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm për bashkatdhetarët tanë ka prekur thellë zemrat tona. Nuk do ta harrojmë kurrë këtë akt humanizmi dhe solidariteti me tragjedinë tonë. Shpresoj të vizitoj Kroacinë në rrethana më të mira, gjatë vitit të ardhshëm.

Filed Under: Analiza

Shoqata humanitare “Duart e Hapura” festoi ditën e falënderimeve

November 23, 2021 by s p


Sokol Paja/


Në pragun e festës së falënderimeve, vullnetarët e shoqatës humanitare Shqiptaro Amerikane “Duart e Hapura” pasi dhuruan gjela deti familjeve në nevojë, rreth 50 vullnetare u bashkuan për të festuar së bashku dhe falënderuar njëri-tjetrin për punën e palodhur, me përkushtim, e devotshmëri që bëjnë çdo javë për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Vullnetarët dhe shërbyesit e komunitetit e meritojnë përpara gjithkujt falënderimin dhe respektin për angazhimin dhe sakrificat e tyre. Drejtuesi i shoqatës z.Aleksandër Nilaj në fjalën e falenderimit shprehu vlerësim emër për emër ndaj të gjithë vullnetarëve për punën voluminoze në dobi të komunitetit dhe përkushtimin e treguar sidomos në kushtet e jashtëzakonshme të pandemisë globale. Në drekën falenderuese morën pjesë: State Committee Man Joseph McManus, Presedentja e Brady Court Jeannette Wilson.Perfaqësues nga Vatra dhe Dielli, Christian Amato community organizer si anetar i CB11, përfaqësuesja e organizatës Mutual Aid Organizer dhe autore Adama Bah, Robert Press gazetar në disa gazeta në Bronx dhe Miriam Quin gazetare dhe fotografe e Norwood News. Dreka e falënderimeve u përgatit nga Dila Kocaj, Violeta Yzeiraj, ndërsa pijet nga Tonny Tush Musaj. Për Diellin e Vatrës z. Nilaj u shpreh se kjo drekë vëllazërore do kthehet në një traditë të përvitshme në shenjë respekti, falenderimi dhe vlerësimi ndaj këtyre vullnetarëve e shërbestarëve të dalluar në komunitet.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Sokol Paja

SHKOLLA E GJUHËS SHQIPE NË BOLONJA, KULTURA DHE IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË ITALI

November 23, 2021 by s p

Valbona Toçi nga “Shkolla Shqipe Bolonja” në Itali rrëfen për “Diellin” e Vatrës në New York historinë e themelimit të shkollës, organizimin e mësimit shqip në Bolonja, bashkëpunimin prindër-nxënës, ndikimin e pandemisë në mësimin shqip, dhe sfidën për të ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën kombëtare shqiptare në Itali. Me Valbona Toçin bisedoi Editori i Diellit Sokol PAJA.

SHKOLLA E GJUHËS SHQIPE NË BOLONJA TË ITALISË

Historia dhe lindja e Shkollës se gjuhës Shqipe në Bolonja të Italisë i ka fillimet në vitin 2019. Lënda “Gjuha Shqipe” si fillim dhe shkolla filloi me një numër të reduktuar nxënësish dhe me një tekst libri të blerë privatisht në Shqipëri në verën e vitit 2018. Sigurisht dihen vështirësitë për hapjen e një shkolle të gjuhës mëmë në vend të huaj s’është aspak e lehtë pasi nuk ke mbështetje nga vendi jot dhe s’mund të presim nga shteti ku ne kërkojmë mëkëmbjen e gjuhës tonë të ëmbël. Personalisht ideja e hapjes së një klase të gjuhës shqipe ishte pasi punoj si ndërmjetëse me fëmijë jo të shoqëruar nga prindërit në Itali, si ndihmëse e gjuhës Italiane. Më lindi ideja “Po fëmijët tanë përse mos të mësojnë gjuhën Shqipe”? u interesova për te bashkëpunuar me presidenten e “lidhjes se Mësuesve ne Itali ” zonjën Ariana Kosova dhe vet presidentja me regjistroi në database të Lidhjes se mësuesve. Pastaj bëra të mundur përdorimin e zyrës së ndërmarrjes ku unë punoj si ndihmëse e plotësimit të dokumenteve të ndermarrjeve shqiptare me banim ne Bolonja dhe pronari i ndërmarrjes na dha mundësinë që mësimin ta zhvillonim në prezencë një herë në javë, çdo të shtunë nga ora 15.00 deri në orën 17.00 dhe përdorimin e mjeteve teknologjikë të zyrës ishte një ndihmë e madhe për ne.

VËSHTIRËSITË E SHKOLLËS SHQIPE GJATË PANDEMISË

Siç e kemi të qartë të gjithë për motivin e pandemisë mësimi u ndërpre në shkurt të vitit 2020. Në tetor të vitit 2020 rifilloi mësimi duke u regjistruar me shumë se 13 fëmijë, falë angazhimeve tona numri i fëmijëve u shtua, pra një rol të rëndësishëm luajtën prindërit dhe fëmijët dhe kjo na bëri të ndjehemi më pozitivë dhe më të kënaqur pasi ndoshta kishim gjetur çelësin e duhur meqë ishin prindërit që ishin të interesuar dhe kërkonin vetë ata regjistrimin e fëmijëve për ndjekjen e mësimit shqip. Menjëherë pas dorëzimit të librave mësimi filloi në modelin online megjithatë viti 2020-2021 edhe pse në kushte të vështira ishte një vit shumë frytdhënës duke marrë parasysh rrethanat e ambientit mësimi në prezencë nuk ishte i mundur por rritja e interesit të prindërve dhe fëmijëve ishte ndoshta për ne një shtytje, një realizim i arritur i objektivit të shkollës tonë në vazhdim, që të arrijmë një sukses ne të gjithë se bashku për vazhdimin e ruajtje së gjuhës shqipe në Diasporë. Duke ditur që prindi ka rolin më të rëndësishëm në këtë proçes. Është ai i cili duhet t’ia ushqejë fëmijës dashurinë për rrënjët nga vijnë, t’i flasë në shqip, t’i japë kohë fëmijës që të dëgjojë, të mësojë dhe të flasë shqip kur ata janë gati. Pra, mbill sot, korr mot. Vetëm atëherë nxënësi është i përgjegjshëm dhe ka dëshirë të mësojë më tepër gjuhën shqipe. Gjithashtu ne si shkollë na u mundësua dhurimi i teksteve dy gjuhëshe Shqip-Italisht të mësimit për dy nivelet 1 -2 pasi mosha e fëmijëve vijon nga 6 – 14 vjeç.

NDIHMA E MEDIAS DHE TEKNOLOGJISË

Po të njëjtin vit shkollor me ndihmën e Zonjës Iris Gjinovci, dhe lidhjes se mësuesve u bë i mundur një program mësimor shumë tërheqës, me një përmbledhje nga lëndë të ndryshme siç është historia, gjuha, leximi, gjeografia, muzika etj, dhe shumë ndihmës në shpjegimin e argumenteve dhe një gërshetim në lidhje me tekstet që ne kemi në dispozicion duke e bërë më të këndshme dhe më tërheqëse orën e mësimit. Sigurisht në organizmin e shkollës unë nuk kam punuar asnjëherë vetëm pasi kam pasur ndihma edhe nga dy pjesëmarrës të tjerë në mënyrë vullnetare të cilët janë Geraldina Topalli që ka mbaruar gjuhët e huaja në Shqipëri, e cila më mbështet gjatë gjithë orëve të mësimit qofte onlinë apo në prezencë. Ndërsa Artur Toci me ndihmën e regjistrimeve, formimin e linkut e gjatë përgatitjeve të koncerteve që së bashku me nxënësit dhe ndihmën e prindërve kemi prezantuar përgjatë këtyre dy viteve. Do të veçoja dy prezantimet në TV Shqiptarë falë gazetarit Artur Bejzade i cili i kushton një rëndësi të madhe mësimdhënies dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në Diasporë si dhe në seminarin e datës 7 nëntor ku falënderojmë për mirënjohjen e punën kryetaren e lidhjes se mësuesve që këtë vit zgjodhi “Shkolla e gjuhës Shqipe të Bolonjës” në prezantimin e seminarit ku ishin të ftuar autoritete e Komunës së Bolonjës e ftuar nga shkolla jonë dhe na nderuan me pjesëmarrjen e tyre për të njohur komunitetin shqiptar. Në qytetin e Bolonjas banojnë mbi 8 mijë banorë me origjinë nga Shqipëria, një pakicë nga Kosova dhe Maqedonia. Në pjesëmarrjen e konferencës sigurisht nuk mungonin dhe personalitete të ambasadave shqiptare dhe të Kosovës si dhe mësues nga Rajoni Emilia Romagna pa harruar dhe prezencën e prindërve dhe mbi 20 fëmijë që me theksin dy gjuhësh duke marrë parasysh vështirësitë e shqiptimit të bashkëtingëlloreve apo theksin e ngjashmërisë të disa shkronjave siç është Z me S në gjuhen Italiane. Nxënësit shkëlqyen dhe recituan, kërcyen, kënduan duke përcjellë emocione të paharrueshme dhe na bënë të ndjehemi krenar ku e gjithë salla i shoqëroi me duartokitje që s’kishin të mbaruar.

GJUHA ËSHTË IDENTITETI I NJË KOMBI

Neve si brezi i parë i emigrimit nëse nuk vendosim rrënjët dhe bazat tek fëmijët tanë, pra brezi i dytë është humbja e një populli, humbje identiteti, humbja e një Kombi dhe kjo s’duhet të ndodhë, duhet të kontribuojmë, të motivojmë fëmijët që ata të flasin shqip, duhet të mbjellim sot që të korrim nesër, pra e ardhmja e një kombi janë këta fëmijë të apasionuar dhe përkushtuar pas mësimit shqip . Ne emigrantët e 30 viteve deri diku e kemi mohuar identitetin tonë për tu integruar në vendin që na dha mundësinë e punësimit, “mohim jo me zemër dhe i përhershëm por i përkohshëm” jo sepse nuk duam të jemi Shqiptar, por nevoja e gjuhës së dytë, mënyra e integrimit në shtetin fqinje e motive të tjera na detyronin të neglizhonim identitetin. Pra duhet që ne të vendosim “themelet“ dhe gurë – gurë bëhet mur“ bëhet mure, që në të ardhmen fëmijët tanë ose brezi i dytë siç mundet të quhen, do të jenë Identiteti i një kombi, të jenë kureshtarë që të kërkojnë rrënjët e tyre e pse jo mbase dhe të kthehen e të punojnë të investojnë për vendin tonë që në pamundësi prindërit e tyre kanë braktisur. Kudo që ndodhemi në emigrim një rëndësi të veçante është bashkëpunimi mes emigranteve dhe ne si shkollë kemi një bashkëpunim shumë të mirë me prindërit e nxënësve pasi njihemi nga afër; tashmë për disa prindër është viti i tretë i mësimit, dhe në çdo koncerte që kemi realizuar ishte mbështetja dinjitarë e këtyre prindërve pa llogaritur kohën apo distancën nga një qytet në tjetrin siç ishte vitin e kaluar me festen e një qershorit në bashkëpunim me mësuesen e qytetit të Ferrarës me të cilën bashkëpunuam dhe realizuam koncertin e mbylljes së vitit shkollor duke festuar 1 Qershorin të gjithë së bashku.

SHKOLLA SHQIPE DHE BINJAKËZIMI ME SHQIPËRINË, KOSOVËN DHE MAQEDONINË

Por kjo është pak në krahasim me çfarë kemi dëshirë të realizojmë; kemi dëshire që me nxënësit të bëjmë një binjakëzim në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të paktën për një javë duke ndjekur nga afër ndonjë orë mësimi në ndonjë shkollë apo duke vizituar ABC në Korçë, Manastirin, Prishtinën, Tiranën etj. Sigurisht për të arritur këtë objektiv duhet një Buxhet që ne si shkollë nuk e kemi në dispozicion. Por mos harrojmë sepse të tilla mundësi janë një shtytje me optimiste për nxënësit duke e pasur një shpresë, një motivim PëR Të ARDHMEN…”të japish mësim nxënësve nuk do të thotë të mbushesh një shishe me ujë, por të ndihmosh ata që të rriten si një lule duke e vaditur çdo ditë”. Një nga nxënësit e klasës nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, pra në vendlindjen e prindërve, dhe do të ishte me të vërtet një mrekulli, siç me tha babai i saj, që ta dërgojë të bijën Kosovë që të njohë të afërmit e saj por s’kemi mundësi.Mbështetja e institucioneve është mënyra më frytdhënëse le të themi modeli kyç jo vetëm për bashkëpunimin por edhe në mbështetjen ekonomike, trajnimin e mësuesve me teknologjitë dhe përdorimin e tyre. Çdo mësueses duhet ti ishte bërë e mundur një kurs për përdorimin e teknologjive të reja duke ecur me hapat e kohës sepse edhe edukimi ndryshon me kohën. Dikur mjaftonte një laps, një libër dhe një fletore por tashmë nuk është i njëjti mjet që mundet të japë rezultatin e duhur për të arritur suksesin e kërkuar. Unë personalisht pata fatin që nga universiteti që vazhdoj më mundësuan ndjekjen e kursit për përdorimin e Google Meet, Zoom, azhurnimin e kalendarit duke regjistruar ditarin e ditës etj. Kjo metodë që unë përdor në praktikën me shoqërinë “SAVE THE CHILDREN” më shërben si një pasuri edhe për zhvillimin e mësimit të gjuhës sonë amtare. Me sakrifica dhe me energji të pashterrshme, ky është viti i tretë që me përpjekjet tona unë së bashku me dy ndihmësit në shkollën tonë vazhdojmë të japim kontributin vullnetar në shërbim të komunitetit shqiptar në zhvillimin dhe ruajtjen e gjuhës amtare pasi në Bolonja është e vetmja shkollë e gjuhës shqipe.

BASHKËPUNIM INSTITUCIONAL PËR FORCIMIN E MËSIMIT SHQIP

Duhet akoma shumë punë pasi kërkesat e interesimit të gjuhës janë në rritje dhe kjo shihet qartë nga interesi i prindërve për të regjistruar fëmijët në shkollë. Në të ardhmen neve kërkojmë bashkëpunim me institucione përkatese për zhvillimin e mësimit në ambiente shkollore me një klasë dinjitoze, shpresojmë që shumë shpejt do ta realizojmë kërkesën e bërë nëpër shollat e Bolonjës që gjuha jonë të njihet në CV shkollore duke njohur dhe vlerësuar punën tonë, me ndonjë program bashkëpunimi mes institucioneve Shqipëri-Itali-Kosovë dhe duke bërë thirrje prindërve me banim në qytetin e bolonjës dhe në periferi që të gjithë së bashku të kontribuojmë “Për të njohur kulturën, historinë dhe vlerat e Shqipërisë si dhe të mos shuhet interesi por duhet t’ia përcjellim gjuhën amtare të trashëguar brez pas brezi, fëmijëve tanë. Gjuha, kultura, identiteti ynë janë ata që bashkojnë origjinën, gjakun tone jashtë atdheut. Nuk janë vetëm thirrjet që duhet të ngrejë zërin por edhe një falenderim special për juve dhe gazetën tuaj për përkushtimin, kohën dhe rëndësinë që i kushtoni jo vetëm popullatës shqiptare në Amerikë që gjeje rastin ta përshëndes përzemërsisht por të gjithë popullin me origjinë shqiptare kudo që ndodhen në diasporë. “Gjaku s’bëhet ujë”, meqë jemi në pragun e festave të nëntorit ju uroj të gjithë kombit Shqiptar pa përjashtim gegë e toskë malësi jalli, jemi një komb: Gëzuar festat e Nëntorit.

VALBONA TOÇI NË SHËRBIM TË FËMIJËVE

Valbona Toçi ka lindur në Dibër, në 1998 u regjistrua në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan në degën cikli i ulet. Në vitin 2011 u diplomua në Ekonomin aziendale dhe filloi punë në një zyrë të përberë nga profesionistë të ndryshëm që punonin me ndërmarrjet shqiptare. Në vitin 2015 mbaroi disa prej kurseve që kishin një kohëzgjatje prej 2/3 vitesh. Vazhdonte të punonte me komunitetin Shqiptar nga Shqipëria e Kosova, dhe Maqedonia. Më pas në vitin 2019 filloi të punojë me fëmijë shqiptarë, e maqedonas jo të shoqëruar nga prindërit për ti integruar në shkolle dhe duke i ndihmuar me detyrat, si dhe vendosje në kurse kualifikimi. Po në vitin 2019 filloi Universitetin për Edukatore dhe Formatore ku ende vazhdon studimet. Ndërsa ne vitin 2020 mbaroi kursin si ndërmjetëse e gjuhës me nxënësit duke u specializuar me moshat shkollore nga 6-18 vjeçare. Vazhdon të punojë me fëmijët e shkollës fillore dhe tetëvjeçare me shoqërinë “Save The Children” dhe si ndërmjetëse e gjuhës Itali/shqiptare në shërbimin social e sanitare.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

TRAGJEDIA NË BULLGARI, VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA

November 23, 2021 by s p

Dielli

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA shpreh ngushëllimet më të thella për bashkatdhetarët tanë në Maqedoninë e Veriut që u ndanë tragjikisht nga jeta pas aksidentit të tmerrshëm në Bullgari. VATRA shpreh keqardhje dhe dhimbje të thellë për humbjen e jetëve të bashkatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve nga ky aksident që na ka shokuar të gjithëve. VATRA lutet me shpirt për bashkatdhetarët që u ndanë prej nesh papritmas. VATRA u gjendet pranë familjeve të prekura, pranë të lënduarve dhe pranë të gjithëve shqiptarëve që u tronditën nga ky aksident tragjik. Ngjarja e kobshme në Bullgari, është një lajm tragjik që na ka shokuar dhe shkatërruar të gjithëve. Me zemër, me shpirt dhe me lutjet tona jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi të rëndë. Dhimbja është e papërshkrueshme, humbja është e pazëvendësueshme, tronditja është shumë e madhe për të gjithë ne. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë. Zoti qoftë ndihma, lehtësimi dhe shpëtimi prej kësaj tragjedie.

I prekur dhe me dhimbje të thellë

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Kulture Tagged With: Hazir Mehmeti

DOM NIKOLLË KAÇORRI, ATDHETARI E MESHTARI QË LUFTOI ME PUSHKË E BEKOI ME KRYQ PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË

November 23, 2021 by s p

http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2012/10/dom-Nikollekacorri.jpg

(Një kujtesë e vogël per një “gurë” të madh themeli në “godinen” e shtetit të pavarur shqiptarë)

NGA  NDUE   BACAJ  

Nuk ka asnjë aresye të mos e themi “troç” se kleri katolik ndër motet e shekujt  e Shqiperisë së robërueme , (veçanarisht gjatë atyre të pushtimit turko-osman), ka qenë drita , zemra , shpirti , truri e frymezimi i pasosun i atdhedashurisë dhe vlerave më të mira morale e matriale të shqiptarisë , fatësisht gjithnjë me kahje nga perendimi… Në fletoren “Shqipëria e Re” të dates 10 janar 1933, do të “shkruhej” boterisht se:  “…Të tjer klerikë të Shqiperisë  mallkonin shqipen dhe Shqiperinë , kleri françeskan derdhte gjakë , djersë dhe inteligjencë , per të zhvilluar gjuhën dhe ndjejat kombetare të lirisë dhe pavaresisë..”.1.  Plejada e  këtyre klerikeve është e madhe sa vete historia jonë , por unë me rastin e këtij pervjetorit të pavaresisë së Shqiperisë mendova të “veçoj”, atdhetarin e meshtarin Dom Nikollë Kaçorri , firma e të cilit mbi aktin e shpalljes së pavaresisë , është sot e mot një qiri drite i pashuar, në altarin e Shqiperisë Europiane…

DOM NIKOLLË  KAÇORRI, “FRUT” I HARMONISË E BASHKËJETESË NDËRFETARE TË SHQIPTARËVE… 

Dom Nikolla lindi në vitin 1862 në familjen “Kaçorri” në fshatin Krejë të Lurës dhe ishte “frut i rrallë” i një dashurie të “ndaluar” per “ligjet” e kohes. Ai ishte djali i katolikut Vokërr Kaçori dhe muslimanes Hanë Vladi. Vlen të theksohet se përkundër ligjeve osmane Lura ishte  njëra nga trevat sfidante të kesaj “klime” që kultivonte pushtuesi shekullor turko-osman. Në Lurë muslimanet (shekulli XIX N.B.) ishin ende gjysëm të krishterë , e të krishterët gjysëm “musliman”.. Në Lurë njeri vella ishte musliman e tjetri katolik që ishte edhe kryeplak fshati , njeri festonte Krishtlindjen e tjetri  Bajramin…2.  Në ketë ambient “kontraditor” çifti “KAÇORRI” ndertoi familjen e vet , të mbeshtetur fortë mbi një dashuri të sinqertë të lindur e rritur natyrshem , pasi ata i kishte bashkuar dashuria , që siç perdikojnë hierarkë të lartë të besimit kristian , edhe vetë besimi është dashuri , edhe pse dashuri për Zotin , që është një e vetëm një për të gjithë besimtaret e vertet , qofshin keta kristian apo musliman e tjer.. Natyrisht per ato vite të shekullit XIX-të  nuk kishte qënë e lehtë as për këtë çift , i cili per fatin e tyre të keq do të vdisnin të rinjë duke lënë jetim  jo vetem Nikollen e vogël , por edhe dy djemët e tjerë më të mëdhenjë (se Nikolla) , Ndrecën e Dedën.. Se si u rriten keta jetim në ato vite të zymta të hyqameit turk këtë e dinë vetem Zoti që i kishte falë… Por natyra  ishte krejt tjetër dhe siç shkruan studiuesi Daniel  Gazulli ; Nikollë Kaçorri e rriti shtatin në mes pishnajave dhe kaltërisë të liqejve e të qiellit. Atje ai degjoi  baladat e para  që evokonin liri. I kishte ngelë veçanarisht në mendë  një këngë që thoshte :

”Të  gjithë gjaqet ju ti falni  /  

Luften  turkut mos ia  ndalni..” . 3.  

EDUKIMI  FETAR :  

Vlen të kujtohet se fati i mëtejshem i (fëmisë) Nikollë Vokërr Kaçorri do të  merrte “rrugë”  në vitin 1872 me viziten baritore të arqipeshkevit të Durresit Patër Rafaelo d’Ambrosio,  i cili kishte nën juridiksion edhe  Luren , ku bente ”ligjin” Shehu i kesaj krahine , që njihej si një turkoshak i devotshem dhe e kishte marrë nën “kujdesatri” jetimin Nikollë Kaçorri, të cilin  e kishte “dekleruar” musliman, dhe thuhet se i kishte “ndryshuar” emrin në “Nimet”.. Gjithsesi me ardhjen e arqipeshkevit D’Ambrosio në Lurë fisi “Kaçorri”  u gëzua pa masë , dhe bëri çmos  ta takojnë djalin e tyre jetim me arqipeshkevin e Durresit , i cili  pasi e takoi e kuptoi se kishte të bënte me një fëmijë me inteligjencë të jashtezakonshme për moshën , ndaj u propozoi të afërmeve të Nikolles ta marrin me vehte per ta shkolluar në Delbinisht… Ky propozim gëzoi jo vetem të afermit e Nikollës, por edhe vet ketë femijë , ndaj propozimi u bë realitet… Nikollë Kaçorri pas seminarit të Delbinishtit , kalon në  seminarin papnor të jezuitëve  në Shkodres , të cilin e perfundoi me rezultate shumë të mira. Me 1882 perfundon  kolegjin urban për retorikë e gramatikë.  Nga viti 1882 deri në vitin 1888 studion në Romë . Nga viti 1888 deri ne vitin 1893  studion për teologji , filozofi dhe shkenca politike  në Universitetin e “Zeking” të Zyrihut në Zvicer dhe në Austri…

DOM NIKOLLA  FETAR E ATDHETAR… 

Pas perfundimit të studimeve në dhjetor të vitit 1893 hynë në rrugën e bukur , por të veshtirë të meshtarisë duke filluar në Delbinisht si famulltarë, pra aty ku e kishte lënë vite më parë si shekullar… Në vitin 1894 emrohet famulltar në kishen e Shën Luçisë në Durres. Puna e tij si famulltar në  Durrës u vlersua  aq shumë sa në vitin 1906  emrohet Protonoter Apostolik , ndersa me 1908 bëhet sekretar i arqipeshkevisë e më pas Ndihmesipeshkev e Ipeshkev i Durresit.. Këto detyra  të shenjta fetare Dom Nikolla i kreu me besnikri fetare dhe me devotshmeri atdhetare,  për grigjen katolike që atehere njihej si “fara” e pa kuame e Shqiperisë Europerendimore..  Por atdhetarizmi i Dom  Nikollë Kaçorrit i kalonte keto “caqe” , pasi ndër vite (së bashku me atdhetarë të tjere klerik apo shekullarë ) kishte qënë palca e qendreses me pushkë e pendë , per liri e pavaresi të trojeve shqiptare të Krujes , Kurbinit , Milotit , Lezhes , Bregut Mates , Mirdites , Lures , Durresit , Malesisë së Madhe (Etnike) , Dukagjinit e deri në Kosovë e më gjërë. Nga ky aktivitet  po “rrugëtojmë” vetem në disa “segmente të autostrades” të atdhetarisë të Dom Nikollë Kaçorrit , gjurmet e të cilit  nuk i kanë fshirë vitet e dekadat , dhe nuk do ti fshijnë as njëmijë vite e dekada të tjera , qofshin këto edhe të një harrese të qellimshme… Dom Nikollë Kaçorri , me shoket e tij të pandarë të binomit Fe dhe Atdhe ; At Gjergj Fishta , At Pal Dodaj , At Karl Prenushi , At Lorenc Mitroviq , At Mati Prenushi ,  At Sebastian Hila , At Luigj Bushati , At Bonaventura Gjeçaj , At  Luigj Palaj, At Shtjefen Gjeçovi e tjer janë disa nga  frymëzuesit e mbeshtetësit  e korifejve të atdhetarisë si; Dedë Gjon Luli , Mehmet Shpendi , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini , Gjin Pjetri , Abdi Toptani, Marka Gjoni , Llesh Marka Kola  , Ndrecë Prenga , Gjeto Coku , e tjer…Qendresa e stuhishme antiturke e zonave (disa nga të cilat i sipercituam) per të ruajtur apo rifituar të drejtat e tyre jetësore e zakonore , (veçanarisht) në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX , janë kurora e lavdisë dhe heroizmit të trojeve Shqiptare të cilat janë të lidhura  pazgjedhesisht në perjetësi edhe me emrin dhe veprën e Dom Nikollë Kaçorrit. Për ta “ilustruar” ketë epope lavdie  po kujtojmë vitet heroike 1901-1907 , kur kriste pushka e shëndriste mendja , rrezet e së cilës u dalluan qartë në kongresin e Manastirit 1908 , ku u miratua alfabeti që kemi sot , dhe njekohesisht u ndertua ajo “urë” gjigande komunikimi me Europen e Boten Perendimore , dhe kontributi i Dom Nikollës së bashku me Atë Gjergj Fishten e tjerë  i “ngjason”një kolone betoni pa të cilen ura do të kishte qënë gjithnjë në rrezik “shembje”.. Dom Nikolla ka një kontribut të rendesishem jo vetem kur “luftohej” me pendë ,por edhe kur luftohej me pushkë per lirinë e të drejtat e shqiptareve..  Gjatë viteve 1909-1910 Dom Nikollë  Kaçorri edhe pse i survejuar në ekstrem nga hyqameti turk , ai nuk do të terheqej nga aktiviteti i tij atdhetar  antiosman. Kajmekani i Krujes  në veren e vitit 1910 do të urdhëronte arrestimin e disa atdhetarëve shqiptarë , dhe pas këtyre edhe Dom Nikollën , me pretekstin se zaptinjet turq kishin kapur në Shijak hyzmeqarin e tij me tre pushkë e fishekë, si dhe letra korespondence… duke e denuar me katër vite burg , por me nderhyrjen e autoriteteve  kishtare të Durresit e më gjerë pas rreth një viti e lirojnë. E lirojnë kur Malesia e Madhe kishte rindezur në votren e saj zjarrin e lirisë e flamurit , kryengritjen antiosmane të vitit 1911. Kryengritje e cila do të shpaloste në driten e diellit flamurin  kombetar të Gjergj Kastriotit  me 6 prill 1911 ,dhe do të  miratonte programin autonomist me trajta mvehtesie , memorandumin e Greçes 10-23 qershor , 4.  , në të cilin kishin kontributin e tyre korifenjet e pavaresisë së Shqiperisë Luigj Gurakuqi , Ismail Qemali , Isa Boletini , Dom Nikoll Kaçorri e tjerë. Viti 1912 do ti  gjente shqiptarët e Shqiperinë në një udhekryq , që nuk i dihej dalja , pasi perandoria e së keqes kishte filluar te skemoqej në të kater anët e saj , e shqiptaret e shkretë nëse nuk i delnin zotë vehtes rrezikoheshin të mbeteshin nën rrenojat e ngrehinës osmane… Dom Nikolla e kishte kuptuar me kohë ketë , ndaj  kishte shtuar aktivitetin e forcuar bashkepunim me Luigj Gurakuqin , Ismail Qemalin e tjerë korifejë të atdhetarisë , por njëkohësisht ishte angazhuar për sensibilizimin e Europës së  kohës  me në krye  perandorinë  Austrohungareze , e cila shpesh  ndër mote kishte qenë “Engjëlli” mbrojtes i Gegënisë e në veçanti i Grigjës katolike në Shqipëri.. Pikrisht duke patur besim te kjo perandori europiane me insisiativen e Dom Nikollës me 12 nentor (1912 nga Durrësi) ju dergua një memorandum  perandorit të Austro-Hungarisë së Franc  Jozefit, per të  perkrahur  pavaresinë e Shqiperisë , ku ndër të tjera “shkruhej” : “..I lutena madhnisë sate që Shqipnija prej katër vilajetesh… të bahet një mbretni në vehte me tre milion shqiptarë sikur të tjera shtete të Ballkanit… Shqiptaret janë kombi më i vjeter… me gjuhë e me zakone  fare të veçanta… gjaku i tyre nuk mundet me u pajtue  kurresesi me çdo gjak të kombeve që janë rreth… Sado që për një kohë të gjatë shekujsh u rrahën prej tallazeve politike shqiptaret qëndruan në kombësi të vet e në zakone të veta , si një shkemb i fortë në mes të detit.. Këtë e tregojnë edhe thelloritë e mëdhaja që shqiptaret hoqen në roje  të qytetrimit e perparimit të vet …Një mbretni shqiptare do të mbante jo vetem peshen  e ekulibrit të Ballkanit ,por edhe të gjithë Europes, e sidomos  me mujt me u ba sipas deshires tonë ,një mbretni e pa-anë (neutrale) , sikurse Zvicërra…”5.  Kur delegacioni shqiptarë shkoi në Vjenë  Ismail Qemali u befasua nga Ministria e Jashtme Austriake, që njihte shumë mirë gjendjen e Shqiperisë.. dhe për këtë njohje të realitetit shqiptar meriten kryesore e kishte  Dom Nikollë Kaçorri.. Ishte pikrisht Dom Nikolla ai që do të priste në Durres me 22 nëntor 1912 Ismail Qemalin me bashkepuntoret e tij kur do të vinin nga Triestja në Shqiperi për të realizuar misionin e Shenjtë të shpalljes së pavaresisë , të mbeshtetur edhe nga Perandoria  Austro-Hungareze… Durresi nga patriotet shqiptarë ishte “projektuar”, si qyteti ku do të shpallej pavarësia e Shqiperisë… Por kjo nuk do të ndodhte pasi do të “puqeshin” interesat e dhespotit grekë të kishes ortodokse Jakovit , dhe filoturqëve shqiptarë me në krye myftiun e Durrësit , të cilët perveç propogandes perçarëse gjetën mbeshtetje te qeveria e Stambollit e cila kishte urdhëruar vezirin e Janines ta pengonte shpalljen e pavaresisë së Shqiperisë në Durres me çdo kusht.. Për këtë turqit do të dergonin forca ushtarake , së bashku me urdherin për zhdukjen fizike të patrioteve shqiptarë që kishin marrur mbi vehte ketë mision.. Në këto kushte delegatet me në krye Ismail Qemalin dhe delegatin e Durresit Dom Nikoll Kaçorrin do të niseshin për në Vlorë , ku ishin njoftuar nga patriotët atje se ishin të mirpritur…Udhetimi siç dihet nuk kishte qënë i lehtë , por delegatet e pavaresisë kishin arritur në Vlorë. Perpara se të kryhej evenimeti historik i shpalljes së pavaresisë (me 28 nentor) ,delegatet kishin marrur “telegrafisht” lajmet e gëzueshme se disa zona të Shqiperisë kishin ngritur flamurin kombetar si simbol të mvehtesisë nga Turqia. E kjo kishte ndodhur në Elbasan me 25 nentor , në Durres (rrethina) me 26 nentor , në Kavajë, Peqin e Lushnje  me 27 nentor e tjer..6.  Delegatet e pavaresisë dhe pse me mungesen objektive të disa perfaqesuesve të krahinave të ndryshme të Shqiperisë ( si Isa Boletini që arriti me një ditë vonesë etj.) , vendosen që  me daten 28 nëntor 1912 nga  ballkoni i shtepisë  së Xhemil Vlorës , të  lajmrojnë “botërisht” se Shqiperia mbas sodit ishte shpallur e lirë dhe e mosvarme…7.  Mjerisht kjo ditë historike që kulmoi me shpalljen e pavaresisë me simbol ngritjen e flamurit në Vloren  e vogël  me rreth 5 mijë banorë , nuk na ofron asnjë fotografi orgjinale , pasi ato nuk u realizuan në atë fillim mbrëmje të ftohtë  me pak shi dhe me një erresirë që shtohej… Fotografitë që na serviren sot  janë të cermonisë së pervjetorit të parë (28 nentor 1913) të ketij akti , të organizuar nga qeveria… (Këtu bëhët fjalë për fotografitë e pa censuruara e fallsifikuara nga regjimi i dreqneve të kuq..). Në aktin e nënshkruar të shpalljes së pavaresisë firma e Dom Nikollë  Kaçorrit është fill mbas asaj të Ismail Qemalit, dhe është ndër firmat më me dritë shqiptarie . Vlen të kujtohet se disa nga nënshkruesit e ketij akti madhor nuk dinin të shkruanin shqip e per rrjelloj e nënshkruajnë turqisht…

Per rolin e rëndesishëm të Dom Nikoll Kaçorrit në diten e shpalljes së pavaresisë  bënë fjalë edhe raporti i perfaqesuesit rus Shellkunov i dates 15 dhjetor 1912 , derguar Ministrisë së puneve të Jashtme në Peterburg , i cili ndër të tjera “tregon” se mbas Ismail Qemalit e kishte marrë fjalen Dom Nikollë  Kaçorri , i cili kishte lavdruar trimerinë e popullit shqiptarë dhe sakrificat e bëra  prej tij per të çliruar atdheun e vet , dhe njekohesisht shprehu  bindjen  se Shqiperia e re  e pavarur do t’i  kalonte  të gjithë fqinjtë ballkanikë…8.  

DOM  NIKOLLË  KAÇORRI NËNKRYETARI I PARË I QEVERISË  PARË SHQIPTARE PAS 433 VITEVE.

Pas aktit  madhorë të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , kuvendi kombetar vijojë punimet deri me 4 dhjetor (1912), ku perveç disa vendimeve të rendësishme organizative , miratoi edhe qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali , me Nenkryetar të Qeverisë Dom Nikollë Kaçorrin , i cili perveç aktivitetit të tij adhetar njihet si “bekuesi” i pavaresisë , por edhe si Nenkryetari i parë i Qeverisë së parë shqiptare pas 433 viteve roberi turko-osmane. Aktiviteti si Nenkryetar i Qeverisë shqiptare të Dom Nikolles pershkruhet nga puna e perkushtimi prej atdhetari të kulluar , që i kerkonte maksimumin vehtes në rallë të parë e pastaj kabinetit qeveritarë. Dom Nikolla “emertesen” e kishte Nënkryetar qeverie , por në shumicën e kohes ai bënte punën e Kryeministrit , pasi Ismail Qemali duke mbajtur edhe postin e Ministrit të Jashtem ishte vazhdimisht në “udhetim” nëpër kancelaritë europiane  për njohjen e pavaresisë së Shqiperisë.  Mjerisht në këto kohë Shqipëria ndodhej e pushtuar në rreth dy të tretat e teritorit saj , nga trashigimia osmane (që po jepte shpirt),  serbo-malazezet ,bullgaret dhe nga shovenët grekë. Në keto kushte aktiviteti i Dom Nikollë Kaçorrit kishte  perveç entuziazmit , edhe shumë zhgënjime. Janë pikrisht zhgënjimet të cila e bënë Dom Nikollen të jap dorheqjen nga posti i Nenkryetarit të qeverisë , ku nëpermjet një letre  njoftonte kryeministrin per dorheqjen me 30 mars 1913. Dom Nikollë Kaçorri me intiligjencen e tij kishte arritur të kuptonte se antarë të rëndesishem të qeverise kishin filluar tja kishin me hile Shqiperisë , ndaj dorheqja do ta bënte të lirë në veprimtarinë e tij atdhetare. Në maj të vitit 1913 forcat serbe që kishin  pushtuar Durrësin po largoheshin dhe Esat Pashë Toptani kishte iniciuar në Krujë një tubim me perfaqësues të Shqiperisë së mesme e më gjërë (Durrës , Kavajë , Tiranë e deri Kurbin , Lezhë e tjer..). Këtu mori pjesë edhe Dom Nikollë Kaçorri , ndoshta duke “gabuar” për herë të parë , gabim që do ta korigjonte kur me 29 korrik 1913 Shqiperia do të njihej si  Principatë autonome nga konferenca e ambasadoreve në Londer. Pas këtij evenimenti turkofilet e kuptuan se Shqiperia nën Stambollin nuk ka të ardhme , dhe kolltuqet do tu shkisnin nën të ndejurat e tyre , ndaj  organizuan rebelimin e vitit 1914 , ku në skenë nxorren një injorant me emrin Haxhi Qamili , i cili në “krye” të turmave nisi një luftë nën flamurin e Turqisë me “sloganin”duam baba-dovletin ,sulltanin.9.  Gjatë ketij rebelimi u shkrumuan fshatra , qytete e deri (me daten 02 shtator 1914) u dogjë  kisha dhe qela ku banonte Dom Nikolla , si dhe u  shkatërrua biblioteka me pallatin Arqipeshkëvnor në Delbinisht , duke shprehur kështu urrejtjen pataologjike për gjithshka shqiptare dhe europiane nga rebelët filoturq. Mjerisht qeveria e Vlorës kishte dështuar edhe nga dorheqja plotë hije e kryeministrit Ismail Qemali , ku kjo dorheqje thuhej se kishte ardhur si rezultat i implikimit të tij në tentativen që xhonturqit  ndëmoren per të vendosur  një princ turk (Ahmet Izet Pashen)  në fronin e Shqiperisë. Gjë per të cilen (I.Qemali) u padit nga  kushriri i tij Syrja bej Vlora , Myfit Libohova dhe nga konsulli serb në Vlorë , tek Komisioni Nderkombetarë i Kontrollit.  Me 7 janar (1914) , oficeri xhonturk me origjinë shqiptare , Beqir Grebeneja , i cili kishte marrë mbi vehte  per të realizuar planin e mësipërm , sapo mbrriti në Vlorë u arrestua  nga oficeret holandezë të KNK-së , ndersa ushtaret e tjerë që ndodheshin në anije nuk u lejuan të zabarkonin.  Në procesin gjyqësorë oficeret turqë dekleruan  se kishin ardhur  në Shqiperi  me miratimin e kryetarit  të Qeverisë së perkohshme per të mbeshtetur kandidaturen e Ahmet Izet Pashes në fronin shqiptarë…Në gjyqë u paraqiten 35 telegramet që ju gjeten Beqir Grebenesë të cilat u zbëthyen dhe u vlersuan nga Keshilli Nderkombetarë i Kontrollit , ku sipas permbajtjes  së tyre tregonin se Ismail Qemali ishte implikuar plotësisht , pasi do të shkonte per t’u  takuar e biseduar diku në Europë me Ahmet Izet Pashen… Por pasi është kuptuar nga Ismail Qemali se Princ Vidi do të vinte patjeter në fronin e Shqiperisë është hequr dorë nga ky takim…10.  Gjithsesi ne sot nuk  mundemi të paragjykojmë veprimet apo mosveprimet e Ismail Qemalit , por ne po  kujtojmë se Dom Nikollë Kaçorri nuk ishte  perkulur  në rrugen e tij të atdhetarisë.. Me daten 21 shkurt (1914) Dom Nikolla  do të ishte një ndër antarët më të rendesishëm të delegacionit shqiptarë që do të shkonin në Gjermani per ti dorzuar kuroren  mbreterore  Vilhem von Vidit (Wilhelm von Wiedi-t).11.Mjerisht kur mbërriti në Durres me 7 mars 1914 Princ Vidi u perballë me rebelimin e turkofileve ,(per të cilet shkruam më siper) , dhe qeverisja e tij ishte tepër e veshtirë.  Këto veshtirësi u shtuan pas vrasjes së arqidukes Franc Ferdinandi me 28 qershor (1914) nga shovenet serbë, ku pas kësaj filloi lufta e parë botërore..dhe në shtator do të merrte fund edhe mbreterimi i Princ Vidit , e bashkë me ketë Shqiperia do të bëhëj një tokë e “nëpërmkëmbur”.. Dom Nikollë Kaçorri duke parë edhe gjendjen e tij të rënduar shendetesore do  të largohej për në Vjenë.. Mbas vdekjes së perandorit të Austrohungarisë Franc Jozefit me 21 tetor 1916, 12, vendin e tij e zuri perandori 29 vjeçar Karli i Parë. Elita shqiptare duke njohur kontributin e e perandorisë Austro-Hungareze ndër mote e shekuj për identitetin shqiptarë , perveç ngushellimit për humbjen  pergatiti edhe një delegacion prej 34 vetash , per tu  takuar me perandorin (Karli I ) , të cilit do ti uronin hipjen në fron… Në mes emrave të njohur të ketij delegacioni  shqiptarë që takaun Perandorin e ri Austro-Hungarez me daten 18 prill 1917 figuron edhe emri i Dom Nikollë Kaçorrit , së bashku me emrat impozant të Malesorëve :   Vatë  Marashi (Shkrel) , Gjelosh  Gjoka ( Kastrat) , Hasan Ahmeti (Postribë) , Avdi  Kola ( Shalë) , Dedë Coku (nga Kelmendi me banim në Lezhë) , Ndue Gjoni (Orosh)…Në ketë delegacion bënin pjesë edhe Ahmet Zogu (Matë), Hasan Prishtina (Kosovë) , Sami bej Vrioni (Berat) , Emin Vokopola (Lushnje) , Elez Isufi (Peshkopi) , Lef  Nosi (Elbasan) ,Kolë Ujka e Musa Juka (Shkoder) e tjer.13.  

NË MES HARRESËS E KUJTESËS…

Atdhetarit e meshtarit Dom Nikollë Kaçorri me 29 maj 1917 i mbaron jeta toksore. Shpirti i fluturoi drejt qiellit per tu bërë dritë në perjetsi në kostelacionin e yllësisë së Shqiperisë , ndersa trupin ja ktheu tokës që ja kishte marrë perkohesisht. Dheu i Vjenës ja ruajti me besnikri eshtrat , të cilët pushuan në varrezat atje përreth 84 vite , sigurisht një pritje  tepër e gjatë per ketë meshtarë e atdhetarë , pa të cilin çdo jubile i Shqiperisë Europiane , do të ishte jo pa një dritë , por pa një prozhektor , që na ndriçon rrugën shpesh të terratisur edhe prej vetë shqiptareve… Gjithsesi vlenë të kujtohet se gjatë regjimit komunist Dom Nikollë Kaçorri edhe kur “delte” nga harresa e qellimëshme , më shumë perdorej  per “inventar historik” se sa si vlerë drite e pashuar atdhetarie… Në vitet postkomuniste të pluralizmit e demokracisë kujtesa për ketë meshtar e atdhetar e mundi disi me veshtirësi harresen e trashiguar…Në keto vite  në qytetin e Durresit (në një vend të dukshem të një lulishte afër portit)  u ndertua një bust i vlertë… U kerkua plot 20 vite që të gjindej varri në Vjenë të Austrisë , dhe si per “inatë” të “harraqëve” eshtrat e Dom  Nikolles u gjeten të mbeshtjellura me flamurin kombetarë shqiptarë… Me 13 shkurt 2011  arkivoli me eshtrat e  Dom Nikoll Kaçorrit u vendosen në kishen-katedrale të Shën Luçisë në Durrës , ku u tha mesha solemne nga Kryeipeshkevi (i asaj kohe), i  Durrësit e Tiranës imzot  Rrok Mirdita (tani i ndjer). Në homelinë e meshës së rivarrimit do të mernin pjesë edhe autoritete shtetërore dhe qeveritare me në krye kryeministrin e Shqiperisë (të asaj kohe), Prof.dr. Sali Berishën.. Në këtë shkrim-portret, nuk po mundem të “rri” pa cituar disa nga fjalët vlerësuese (të 13 shkurtiti 2011)…të Kryeministrit, i cili ndër të tjera do të thoshte: “Jemi në ketë cermoni kishtare per tu përulur me nderim të madh , për të shprehur së bashku me të gjithë shqiptaret , mirënjohjen më të thellë , ndaj një prej burrave  më të shquar të historisë sonë kombetare…arkitektit kryesorë të pavaresisë së vendit Dom Nikollë Kaçorri , por edhe njërit nga themeluesit  e alfabetit shqiptarë bashkë me Atë Gjergj Fishten e motrat  Qirjazi , që i dhanë alfabetit vokacionin  shpirteror të kombit shqiptarë… Dom Nikolla është dhe do të mbetet shenjëtori i pavaresisë së kombit shqiptarë”… Ndërsa Kryeipeshkevi Imzot Rrok Mirdita atë ditë (13 shkurtiti 2011), do të kujtonte: “…Dom Nikollë Kaçorri qendron në themelet e Shtetit Shqiptarë , dhe është njëri ndër gurët e mëdhenjë themeltar, të atyre themeleve  që për natyren e tyre janë të padukshme por të domosdoshëm , pse mbi to qendron e mbështetet e tërë godina , Shteti i ndërtuar mbi të, prandaj pa këto themele nuk mund të ekzistojë “. Gjithsesi per një personalitet kaq të madh e të rendesishem per pavaresinë e shtetin shqiptarë si Dom  Nikollë  Kaçorri, çdo vlersim duket i paplotë…

“EPILOG”;

Megjithse këto kohë vlersimi e nderimi na jepin shpresa se kujtesa mundët të fitojnë mbi “harresen”, perseri na duket se është ”dominante harresa”… Këtë e tregon edhe mungesa e një monumenti apo shtatore në Tiranë, ku një vepër e till kushtuar Dom  Nikollë Kaçorrit, në mes monumenteve apo shtatoreve të Ismailit , Ahmetit e Hasanit do të ishte shumë -shumë sinjifikative , jo vetem për trashigimin që propogandojmë sot , por edhe për të “nesermën” në BE…

REFERENCAT:

1.Fletorja “Shqipëria e Re” e dates 10 janar 1933.  

2.Lovro  Mihaçeviq; Nepër  Shqiperi 1883-1907 –mbresa  udhetimi, fq.31, enti botues “Gjergj Fishta”,2006.

3. Daniel  Gazulli, portali “zemrashqiptare.net”2010. 

4. Akte të Rilindjes  Kombëtare Shqiptare 1878 – 1912, Akademia e Shkencave të 

 Republikës së Shqipërisë, Instituti i Historisë, perg. nga Stefanaq Pollo e Selami Pulaha, fq.222-226, Tiranë 1978. 

5.Akte të Rilindjes Kombetare…po aty ,fq.257-258.  

6.Stefanaq  Pollo, Në gjurmë të Historisë Shqiptare -1- ,fq.315 ,botim  Akademise së Shkenecave të…Shqiperisë, Instituti i Historisë. 

7.Akte të Rilindjes kombëtare Shqiptare…po aty ,fq.261. 

8.Stefanaq Pollo , Në Gjurmë të Historisë Shqiptare…po aty ,fq.318. 

9.Sejfi  Vllamasi, Balafaqime politike në Shqipëri 1897-1942 , fq.84-88, sh.b. “Marin Barleti”, Tiranë 1995. 

10.Hasan  Bello, gazeta Standard, ,fq.14, dt.28.05.2011. 

11.Gazeta “Taraboshi” , me 7 mars 1914.  

12.Shpetim  Sala , Një Perandor në Prizren , fq.5.  

13.Gazeta “Vëllaznija”, datë 28 prill 1917, janë të cilësuar 34 emrat e  delegacionit….

Filed Under: Politike Tagged With: Ndue Bacaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2563
  • 2564
  • 2565
  • 2566
  • 2567
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT