• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Remembering a Hero: NYPD Officer Dorian Kongoli, 47, Dedicated Servant of the City

October 31, 2025 by s p

(AALEA) /

The New York City law enforcement community and the American Albanian Law Enforcement Association (AALEA) are mourning the loss of NYPD Police Officer Dorian Kongoli, age 47, who proudly served at the World Trade Center Command.

Officer Kongoli began his career with the NYPD in 2007, dedicating over 16 years to protecting the citizens of New York City. Known for his courage, professionalism, and unwavering commitment, he was respected by his colleagues and admired by the community he served.

Those who worked closely with Officer Kongoli remember him as more than just a dedicated police officer. “Dorian had a heart as big as his courage,” said one colleague. “He was always there to support his team, mentor younger officers, and lend a hand to anyone in need.”

Beyond his career, Officer Kongoli was a loving husband, father, and friend. His family describes him as someone whose love, kindness, and generosity touched every aspect of their lives. He lived with the same dedication for his loved ones as he did for his city, leaving an enduring legacy of service, compassion, and integrity.

Officer Kongoli’s passing is a profound loss to his family, friends, colleagues, and the entire Albanian-American law enforcement community. The American Albanian Law Enforcement Association extends its deepest condolences to all who are grieving and honors his extraordinary life and service.

May Officer Dorian Kongoli rest in eternal peace, and may his family and loved ones find comfort in the outpouring of support from all whose lives he touched.

Filed Under: Sociale

Kënaqësi e veçantë takimi me James Rubin

October 31, 2025 by s p

Dr. Elmi Berisha/

Në cilësine e Presidentit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, mora pjesë në aktivitetin e organizuar për grumbullimin e fondeve për American University of Kosova – AUK, i shoqëruar nga vajza ime Teuta Berisha, shprehem gadishmërinë tonë për të japur kontributin e nevojshëm për këtë institucion të rëndësishëm të arsimit të lartë në Kosovë.

Në këtë aktivitet në mesin e shumë personaliteteve të komunitetit shqiptar dhe amerikan, ishte edhe z. James Rubin, ish Ndihmëssekretari i shtetit i SHBA-së për çështjet publike në administratën Klinton, me të cilin diskutuam rreth aktualitetit politik në Kosovë dhe u pajtuam që spektri politik në Kosovë duhet të krijojë frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe padyshim të bëjë veprimet e nevojshme që sa më parë të formohen institucionet e reja të shtetit të Kosovës.

Filed Under: Komunitet

Politikani Lisandër Hoxha vizitoi Vatrën

October 31, 2025 by s p

Sokol Paja/

Politikani Lisandër Hoxha vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ai u mikprit nga kryetari Dr. Elmi Berisha, sekretari Dr. Pashko Camaj, editori i Diellit, patriotët Bashkim Shehu, Faton Zogiani dhe Gezim Gosturani. Në fjalën e mirëseardhjes kryetari Dr. Elmi Berisha ekspozoi historinë dhe punën dinjitoze të Federatës Vatra në shërbim të çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës, aktivitetet atdhetare e kulturore dhe vizionin e Vatrës në shërbim interesit kombëtar dhe komunitetit shqiptar në Amerikë e trojet etnike. Politikani Lisandër Hoxha vlerësoi rolin e Vatrës në dobi të çështjeve më të të rëndësishme të interesit kombëtar dhe gjuhës e kulturës kombëtare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sekretari Dr. Camaj u shpreh në takim se një Shqipëri e fortë në Ballkan do të thotë një Kosovë edhe më e fuqishme dhe komb shqiptar gjithnjë e më i fortë në Ballkanin Perëndimor. Tema të tjera diskutimi ishin situata politike në Shqipëri e Kosovë, roli i fuqishëm i mërgatës shqiptare në lobim të interesit kombëtar, zhvillimi i Shqipërisë demokratike me vokacion perëndimor, aspekte gjeopolitike të integrimit të Shqipërisë në BE dhe nevoja e rritjes së bashkëpunimit dhe unifikimit kombëtar. Në fjalën e falenderimit politikani Lisandër Hoxha u shpreh se Vatra është e shenjtë për çdo shqiptar. Puna e Fan Nolit e Faik Konicës ka udhëhequr frymën kombëtare e patriotike të shqiptarëve.

Filed Under: Vatra

Patriotizmi i verbër dhe frika nga pasqyra

October 31, 2025 by s p

Artan Nati/

E dua Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër në botë. Dhe pikërisht për këtë arsye, e dua ta kritikoj. Sepse dashuria e vërtetë, siç do ta thoshte Camus, nuk është nënshtrim ndaj absurdit, por një revoltë e ndershme ndaj tij. Të duash një vend nuk do të thotë ta përkëdhelësh, por ta ndihmosh të mos e shkatërrojë vetveten. Por në Shqipëri, kjo është pothuajse një herezi.

Elitat tona – shkrimtarët, politikanët, analistët që rrinë pezull midis librave dhe luksit – e kanë kthyer dashurinë për Shqipërinë në një formë estetike të vetë-mashtrimit. Ata flasin për “kombin tonë të lashtë”, për “trashëgiminë e ndritur”, për “shpirtin shqiptar” – por kurrë nuk e pyesin veten pse ky shpirt endet prej tridhjetë vitesh mes varfërisë, servilizmit dhe ankthit të emigrimit. Ata preferojnë të kritikojnë Europën që “na mban jashtë”, Amerikën që “na përdor”, komshinjtë që “na zilirojnë” – sepse kjo i bën të ndihen të mençur pa qenë të guximshëm.

Camus do t’i quante “rebelë të rremë”: njerëz që protestojnë kundër gjithçkaje përveç vetes. Ndërsa Rousseau do t’u kujtonte se qytetari i vërtetë është ai që ka guximin të kritikojë atdheun e vet jo për ta përbuzur, por për ta ndrequr. Ai e dinte se dashuria për komunitetin nuk është pasion i verbër, por marrëveshje morale midis arsyes dhe ndërgjegjes. Në këtë kuptim, patriotizmi shqiptar është ende para-rousseauan: sentimental, por jo qytetar; folklorik, por jo etik.

Në vend që të lindë një “vullnet të përgjithshëm” që kërkon drejtësi, Shqipëria ka lindur një “vullnet të përgjithshëm për alibi”. Faji është gjithmonë diku tjetër: në Europë që nuk na kupton, në histori që na ka ndëshkuar, në fqinjët që “nuk na duan”. Kështu, ne i shmangemi asaj që quhet “mungesë imagjinare e vetëkritikës kolektive”, ose aftësia e një shoqërie për të parë veten si krijuese të institucioneve të veta dhe, për rrjedhojë, përgjegjëse për to.

Shqipëria, në këtë sens, është ende një shoqëri që pret udhëzime nga jashtë dhe miratime nga lart. Elita jonë mendon në terma paternalistë: njëherë kërkon “vëlla të madh” në Bruksel, herë tjetër në Ankara, por rrallë e ndjen nevojën për të qenë vetë i rrituri që merr përgjegjësi për shtëpinë e vet. Kjo është arsyeja pse retorika e “aleatit turk” ka gjetur terren të butë në psikologjinë kombëtare. Ajo i ushqen shqiptarëve nostalgjinë për autoritetin, për dorën e fortë, për “mikun që nuk të kritikon”. Europa të kërkon reforma, transparencë, sundim ligji – pra, të kërkon vetëdije. Turqia të ofron ngrohtësi, ceremonial, dhe një lloj paternalizmi që të liron nga barra e reflektimit. Dhe kështu, shumë shqiptarë ndjejnë më shumë ngushëllim në përqafimin oriental të miqësisë sesa në kërkesat e ftohta të qytetarisë europiane.

Por këtu qëndron paradoksi moral: dashuria që nuk pranon kritikë është dashuri e frikës. Ne i frikësohemi të shohim Shqipërinë në pasqyrë, sepse aty shfaqet jo vetëm varfëria materiale, por edhe ajo shpirtërore: hipokrizia që e quan veten “besim”, korrupsioni që e quan veten “mënçuri”, dhe mediokriteti që e quan veten “traditë”.

Ne kemi ngritur një kulturë të “vetëlavdërimit kombëtar” që ka zëvendësuar kulturën e përgjegjësisë. Dhe shkrimtarët tanë, që duhej të ishin zërat e ndërgjegjes, shpesh janë bërë estetët e këtij vetëlavdërimi. Ata shkruajnë për “tragjeditë e kombit”, por rrallë për komeditë e përditshme të shoqërisë sonë. Ata shohin thellë në sytë e Europës, por shmangin të shohin baltën poshtë këmbëve të tyre.

Në këtë klimë, kritika e Shqipërisë është parë si fyerje, jo si dashuri. Por, në të vërtetë, siç do të thoshte Kierkegaard, dashuria është provë e ankthit: ne duam atë që kemi frikë ta humbim, dhe prandaj shqetësohemi për të mos e humbur. Në këtë kuptim, vetëm ai që kritikon Shqipërinë me ndershmëri e do vërtet – sepse kërkon që ajo të mos mbetet peng i vetëgënjimit.

Patriotizmi i verbër nuk është dashuri për atdheun, por frikë nga humbja e vetvetes — e statusit, e privilegjeve dhe e iluzioneve që na mbajnë të qetë në një gjumë kolektiv. Ai është një mekanizëm psikologjik mbrojtës, një mënyrë për të mos parë realitetin në sy. Kur dikush thotë se “e do vendin e tij” me një ton agresiv, shpesh ai në fakt po mbron jo tokën apo njerëzit, por një version imagjinar të vetes, të ndërtuar mbi mite, flamuj dhe ndjenja të rreme madhështie.

Në thelb, patriotizmi i verbër është një formë ankthi ekzistencial. Njeriu lidhet me kombin jo për ta kuptuar, por për t’u strehuar brenda tij, si një fëmijë që mbyll sytë nga frika e errësirës. Atdheu bëhet një pasqyrë narciziste ku individi sheh vetëm veten e idealizuar. Ai që ka frikë se mos humbet privilegjin e të qenit “pjesë e një kombi të madh” nuk do as reformë, as kritikë — sepse çdo kritikë e sheh si rrezik për vetë identitetin e tij. Filozofikisht, ky patriotizëm është një akt mohimi: mohim i së vërtetës, i ndryshimit, i përgjegjësisë. Ai jeton nga nostalgjia dhe iluzioni, si një ideologji e rehatshme që i jep kuptim boshllëkut. Por dashuria e vërtetë për atdheun fillon vetëm aty ku mbaron frika — kur njeriu guxon ta shohë vendin e tij pa maska, ta dojë pa mit, dhe ta kritikojë siç do një mik të dashur që ka devijuar nga rruga.

Në këtë kuptim, patriotizmi i verbër nuk është dashuri, por varësi; nuk është krenari, por frikë; dhe mbi të gjitha, nuk është virtyt, por iluzion që mban gjallë një rend që ka frikë nga e vërteta.

Të kritikosh vendin tënd është akti më i lartë i patriotizmit moral. Është mënyra e vetme për ta çliruar dashurinë nga hipokrizia. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë flamuj në stadiume, por për më shumë reflektim në institucione. Nuk ka nevojë për më shumë poetë që thurin himne, por për më shumë qytetarë që bëjnë pyetje. Dhe mbi të gjitha, nuk ka nevojë për më shumë fajtorë të jashtëm, por për më shumë përgjegjësi të brendshme. Shqipëria nuk ka nevojë për shkrimtarë që recitojnë parrulla disidence. Në promovimet e tyre, ku librat nuk shiten, por ekspozohen si relike të persekutimit, ndodhet zakonisht edhe një parullë e madhe — “Shkrimtari Disident” — që ndoshta do të ishte më e sinqertë po të shkruhej “Disidenti që tani s’ka asnjë kundërshtim”. Sepse paradoksi është se ata që dikur u dënuan për një poezi, sot nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë kundër pushtetit. Një fjalë kundër politikanëve, kundër korrupsionit, kundër absurdit të përditshëm — asnjë. Heshtja është bërë stili i tyre i ri letrar.. Nuk ka nevojë për poetë që këndojnë himne për plagët e kombit, por për qytetarë që bëjnë pyetje pa frikë. Dhe mbi të gjitha, nuk ka nevojë për armiq imagjinarë jashtë kufijve, por për ndershmëri dhe përgjegjësi brenda vetes. Satira jonë kombëtare nuk duhet të jetë dekor në sallone letrare, por pasqyrë e vetvetes.

Rama, me stilin e tij të pandryshueshëm, duket se nuk gjen asnjë njollë te vetja apo qeverisja e vendit — për të gjitha vonesat drejt Europës, faji, sigurisht, është i Europës vetë. Po ashtu, shkrimtarët tanë “elitare” preferojnë të gërmojnë në plagët e Perëndimit sesa të përballen me plagët e ndërgjegjes shqiptare. Dikur ishin zëra të disidencës kundër regjimit komunist; sot, heshtja e tyre është disidencë ndaj vetes. “Disidenca” është bërë një markë për kopertina librash, një etiketë që shitet më mirë se ndershmëria intelektuale

Vetëm atëherë kur elita shqiptare të mësojë ta kritikojë Shqipërinë jo për ta poshtëruar, por për ta rritur, mund të lindë një moral i ri publik – ai që Castoriadis do ta quante “shoqëri autonome”. Një shoqëri që e do të vërtetën më shumë se lavdinë, dhe që kupton se dashuria pa kritikë është një formë tjetër e mashtrimit.

Deri atëherë, ne do të vazhdojmë ta duam Shqipërinë në mënyrën më të rrezikshme: me zemër, por pa mendje.

Filed Under: Sociale

“Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”

October 31, 2025 by s p

Mehmet Kraja*/

Duke qenë shumë kohë i lidhur ngushtë më aktivitetet kulturore në Kosovë, kam pasur rastin të njoh nga afër një gjeneratën e parë dhe të dytë të krijuesve muzikorë, kompozitorë, muzikologë dhe etnomuzikologë, në përgjithësi njerëz të muzikës, qoftë përmes paraqitjeve publike, ose përmes aktiviteteve të institucioneve të kulturës, por veçmas përmes medies, ku kam punuar për një kohë të gjatë. Duke qenë komunikimi me muzikën “një rrugë e vështirë drejt njohjes” dhe duke qenë se kultura e përgjithshme nuk ndihmon aq shumë për një komunikim profesional, ne që punonim në medien e shkruar në Kosovë, mbetem duke kërkuar dhe duke nxitur profesionistët e muzikës të shkruanin për këtë fushë të krijimtarisë artistike, të krijimtarisë themelore ose të asaj ripërtritëse, reprodukuese.

Ta zëmë, gazetari Jusuf Gërvalla nuk pranonte të shkruante i vetëm artikuj muzikorë në “Rilindje” për “Akordet e Kosovës” ose për “Skenën Muzikore të Prishtinës”, prandaj u kërkua kompozitori Rafet Rudi që t’i shkruante artikujt bashkë me të. Atëherë dhe shumë vite më vonë, iu jepja hapësirë të konsiderueshme në suplementet e kulturës të “Rilindjes” dhe më vonë të “Kohës ditore” muzikologut dhe etnomuzikologut Engjëll Berisha dhe Rexhep Munishi, pastaj kompozitorit Akil Koci etj. Shkrimet e tyre nuk shtonin tirazhin, këtë e dinim të gjithë, por krijonin prestigj dhe i jepnin dinjitet gazetës.

Duke njohur jetën kulturore në Prishtinë, atëbotë kam takuar Lorenc Antonin në Radio-Prishtinë, kam njohur dhe kam takuar Rexho Mulliqin dhe Mark Kaçinarin në Teatër, këtë të fundit edhe përmes korit “Collegium Cantorum”, më pas Fahri Beqirin përmes “Ramiz Sadikut”, ose disa prej tyre si ligjërues në degën e muzikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës (Vinçenc Gjini, Zeqiria Ballata, Rauf Dhomi etj.) dhe më vonë të Degës së Muzikës në Fakultetin e Arteve.

Në vitet ’90, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, puna institucionale e muzikës u ndërpre dhe bashkë me këtë u ndërpre edhe një ndërrim normal i gjeneratave të kompozitorëve në Kosovë. Disa prej tyre, si Gjon Gjevelekal dhe Ehat Musa do ta vazhdojnë veprimtarinë e tyre në Francë, Bashkim Shehu në Kroaci e Baki Jashari në Slloveni, por me një lidhje jo shumë kohezive me Kosovën, mbase për shkak se gjuha universale e muzikës jep mundësi për tejkalimin e kufizimeve hapësinore.

Së fundi, koha dhe rrethanat e bënë të veten dhe rikthimi i institucioneve të muzikës pas vitit 2000 shënon një epokë të re në muzikën e Kosovës, jo vetëm me një gjeneratë të re artistësh, por më shumë se kaq, me një zhvillim bashkëkohor, i cili çon drejt arritjeve të reja, në radhë të parë drejt integrimit në një tërësi të vetme të muzikës shqiptare. Kosova hyn në shekullin XXI me emra të njohur të muzikës që krijojnë vazhdimësi, si Zeqiria Ballata, Rauf Dhomi, Rafet Rudi, Valton Beqiri, por edhe emra të rinj: Trimor Dhomi, Dafina Zeqiri, Donika Rudi, Liburn Jupolli, Drinor Zymberi, Ardian Halimi, Kreshnik Aliçkaj etj.

Në fund, më lejoni që në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës t’i uroj Akademisë së Shqipërisë për organizmin e kësaj konference, ndërsa juve pjesëmarrës – ligjërime të mbara!

*Fjalë përshëndetëse për konferencën shkencore mbarëkombëtare “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 255
  • 256
  • 257
  • 258
  • 259
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT