• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA PRITI AMBASADORIN E KOSOVËS NË UASHINGTON ILIR DUGOLLI

December 22, 2021 by s p

Dielli

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Uashington z.Ilir Dugolli.Gjatë vizitës në Vatër Diplomati i lartë Z.Dugolli shoqërohej nga Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York Ambasador Frymëzim Isufaj dhe diplomati Bujar Maxhuni, zv shef i Misionit. Në takimin e mirëseardhjes në Vatër, Ambasadori Dugolli u prit nga Kryetari Elmi Berisha, Arkëtari Marjan Cubi, anëtari i kryesisë Besim Malota dhe Editori i Diellit Sokol Paja. Gjatë takimit vëllazëror z.Berisha vlerësoi Ambasadorin Dugolli dhe shtetin e Kosovës për përfaqësimin dinjitoz në diplomaci. “Vatra do të jetë gjithmonë në mbështetjen tuaj në dobi të çështjes kombëtare. Vatra është Federatë jo politike, nuk interferon në politikën e brendshme dhe skenën politike në Tiranë dhe Prishtinë, por ka mision interesin e përgjithëm të kombit tonë. Jam i gëzuar që ju e filloni vizitën e parë në Vatër dhe e vlerësoni Vatrën si institucion kombëtar. Ju garantoj se edhe ju Vatrën do ta keni në çdo mbështetje tuajën” tha ndër të tjera kryetari Berisha. Ambasadori Ilir Dugolli theksoi se: “Vatra është institucion me histori të gjatë dhe shumë produktive. Jam i hapur për të punuar dhe bashkëpunuar, me sugjerime dhe ide konkrete për të çuar përpara punët e përbashkëta në dobi të kombit tonë. Ju shpreh mirënjohje për angazhimin tuaj si Shqiptaro-Amerikanë për dekada me radhë dhe këto punë të mëdha të bëra në të kaluarën, duhet ti bashkojmë dhe vazhdojmë dhe sot. Bashkërendimi dhe ndihma me diasporën këtu na gëzon dhe na shtyn përpara për ti shërbyer kombit tonë dhe misionit për të cilin jemi ngarkuar” tha ndër të tjera Ambasadori Dugolli. Në takim u ra dakord që të forcohet në të ardhmen bashkëpunimi me Vatrës dhe shtetit të Kosovës edhe institucionalisht për të vazhduar përpara në proceset demokratike, shtetformuese dhe euroatlantike.

Filed Under: Featured

PSE LARGOHET “TRURI”?

December 22, 2021 by s p

Erion Muça

Kronikat e fundit lidhur me rritjen e largimit të të rinjve nga Shqipëria pasqyrojnë një realitet të dhimbshëm dhe nje konstatim të saktë. Ndërkohë që arsyet lidhen me pagat e ulëta, arsimimin e dobët, shëndetësinë problematike dhe mungesën e prespektivës. Në parim janë të gjitha arsye që qëndrojnë por nuk janë të vetmet dhe të prezantuara në këtë formë dhe përmbajtje duken të përgjithshme dhe pa përgjegjësi adresimi, identifikim të faktorëve dhe aktorëve fajtor si dhe modelet sesi mund të përmirësohet situata. Ndërkohë kur të gjithë vrapojnë të vetëgjykohen dhe ndjejnë keqardhje për përkeqësimin e gjendjes askush nuk shqetësohet sesi mund të japë kontributin e vet në këtë drejtim. Nuk duhet bërë shumë vetëm të kërkojmë dhe pretendojmë më shumë të drejta, vlerësim dhe pritshmëri page në punë dhe jo të ulim hundën dhe kokën nga nevoja.Nuk duhet të bëjmë asgjë veçse mos pajtohemi me paaftësinë në arsim dhe mospranojmë mosmjaftimin dhe pakënaqësinë mbi cilësinë e arsimit por të kërkojmë me ngulm ndryshimet me anë të revolucionit duke kërkuar reforma të thella që do sjellin shpejt ndryshimin e ku secili prej nesh të jetë jo vetëm nismëtar por dhe protagonist në këtë proces.Nuk duhet të bëjmë shumë vetëm të solidarizohemi me mjekët dhe infermierët për tu bërë bllok dhe përfshirë në protesta të vazhdueshme për ti mbështetur për më shumë stimul dhe kushte ndaj tyre… minimumi duke i shpërblyer me paranë informale sekuestruar nga veprimtaritë e paligjshme dhe korrupsioni.Nuk duhet të bëjmë shumë përveçse të ngremë kryet për të drejtat që shqetësojnë më tepër shoqërinë se ato që bezdisin partinë.Nuk duhet të bëjmë gjë tjetër veçse të irritohemi ndaj padrejtësive e reagojmë ashpër për të përmirësuar çfarë të mundemi e jo të shikojmë interesin e ngushtë meskin duke shpërfillur hapësirën e përbashkët ku jetojmë e punojmë.Nuk duhet të bëjmë gjë tjetër veçse se të pranojmë absurditetin dhe mungesën e modeleve si realitet të pranishëm e të rreshtohemi fort për mos ti pranuar duke i luftuar jo vetëm me imponim alternativash të denja por paralelisht duke qenë armiq të palëkundur të antivlerave, banalitetit dhe imoralitetit.Nuk duhet të bëjmë gjë tjetër veçse të mos tolerojmë mungesën e sindikatave dhe pafuqinë e tyre por të orientojmë njerëzit për nga institucionet dhe institucionalizimi duke u përpjekur ti largojmë nga politika dhe dëmet që i ka sjellë ajo.Nuk duhet të bëjmë gjë tjetër veçse të kemi vetëm një rrugë për të qenë të suksesshëm atë që bazohet në hapa të merituar, konkurencë të ndershme bazuar në aftësi, njohuri dhe vlera si dhe shanse të barabartë për punësim dhe karrierë.Nuk duhet të bëjmë gjë tjetër veçse të organizohemi, koordinohemi, dhe nisim një revoltë të fuqishme dhe pandikueshme për të rikthyer atë që mungon në shoqërinë tonë si e vetmja menyrë për të kthyer optimizmin tek njerëzit dhe kthyer vendin në destinacion atraktiv për të jetuar, punuar dhe u promovuar në karrierë.Problematikat e sipërpërmendura kam frikë se na bëjnë të gjithë nga pak shkaktar si nga indiferenca dhe neglizhenca dhe si nga mos të parit dhe ndjerit jashtë pragut të shtëpisë apo interesit personal…Sido që të jetë e vërteta apo arsyet që lidhen me të fakt është që vendi po braktiset e për këtë jemi të gjithë nga pak fajtorë…

Filed Under: Komente

Ku është gabuar?

December 22, 2021 by s p

Dr. Eugent Kllapi

Kur interneti si platformë ku përmblidhen shumë mediume komunikimi arriti në nivelin masiv dhe kur u evidentua që kjo platformë i jep rëndësi dhe ngreh në pah njeriun mediokër u bë gjithashtu zakon popullor të thuhej se këtë e kishte thënë Umberto Eko, një studiues i shkencave të komunikimit të gjuhës. Ky studiues dhe shkencëtar sidomos i semiotikës u bë më popullor tek audienca. Në fakt kjo është thënë shumë herët dhe është vënë theksi tek njeriu siç thotë studiuesi dhe kritiku i mediave, filozofi Giovani Sartori, ‘’Homo Videns’’, ose njeriu sipas tij që ka evoluar drejt shikimit viziv dhe ka humbur aftësinë e leximit, tekstit, sa nga orientimi perceptiv harron logjikën dhe ngre në kult imazhin, sipërfaqësoritetin. Si puna e tij ka një dyzinë studiuesish. Madje paradoksalisht edhe një nga ideatorët e ngritjes se platoformës së internetit thoshte se internet ngre në pah një grumbull budallëqesh që nuk vlejnë fare për realitetin.

Kjo kritikë vazhdon më tej dhe jo vetëm për Internetin si platformë. Është thënë gjithashtu për televizionin si rreziku më imadh për demokracinë dhe që e zhvendos njeriu në banalitet, uniformitet, mediokritet sa e zhyt atë në sensacionalizëm dhe e instrumentalizon politikisht. Kjo në zëra të rëndësishëm si liberale dhe konservatorë, sa radikalë si Noam Chomsky, Karl Poper, Domenique Ëolton, Erich Fromm, Teodor Adorno etj. Gazetat thoshin dikur ishin rrezik për orientimin shoqëror sa e shtrembërojnë realitetin, kinematë janë dogmatike dhe mjete të duhura propagandistike sidomos në sistemet totalitare me nazizmin, fashizmin me efektet që sillte dhe radioja si një cudi dhe shpikje e kohës së dikurshme që ndjell dogmë dhe propagandë shoqërore.

Një fjalë mund të vrasë një popull ashtu sic e para sipas biblës, ajo mund të jetë shkëndijë me barut, apo një lule në saksi. Të tilla në qoftë se ngulmohet mund të arrihet edhe në mesjetë me librin si letrar që i kundërvihet mënyrës absolutiste të të jetuarit në madhështinë e fesë, deri sa mund të shkohet tek lëkura e guri me të metat e tyre mbi procesin e komunikimit. Të tilla forma mediale pervecse informimit kanë ngritur mes tyre njeriun deficient sa në kuptimin injorant.

Sot debati më i rëndësishëm është ai debati popullor në audiencë me emisione si ‘’Për’puthen’’, ‘’Big brother’’ apo forma emisioni që cojnë nga banaliteti, mediokriteti, boshëtia sa të një aspekti degradues të shoqërisë shqiptare. Në fakt ky debat ka qënë i përhershëm në lidhje me vlerat dhe normat për shoqërinë dhe i pashmangshëm është se, sa më tepër ndërveprim mediatik midis palëve, aq më shumë ka debate të tilla. Në avangardën e shekullit të kaluar merr tipare ideologjike të rrymave në shkencë me qasjen liberale në demokraci dhe asaj neomarksiste. Njëra vinte në qendër njeriun sic ishte, grupin masat, sjelljet, vlerat dhe normat që dalin edhe nga masa, tjetra vinte në qendër njeriun esencial, njeriun kritik sa të thellë në përmbajtje dhe dituri, njeriun e iluminuar nga dija si proces ekzistencial.

Kjo midis kulturës klasike ose konservatore dhe kulturës masive, midis njeriun të evoluar nga moderniteti dhe postmoderneti që kishte revolucionarizuar botën, të themi pas vitit 1960 dhe njeriut klasik me dije fondamentale.

Në një shkallë më të ulët luftë midis brezash ose pikëpamjesh, luftë midis vlerave se kë përfaqësojmë, mënyrë të sjelluri, apo evolucion shijesh dhe qëndrimesh në personalitetin e njeriut.

Duke u kthyer në procesin e ndërtimit të një njeriu të ri deficient, sa injorant në kuptimi ne dijeve shikohet se sasia e mendimit që është mbledhur në shekullin e kaluar ka një suficit të prodhimit të pashfrytëzuar sa dhe sasia e prodhimit që nis me revolucionin industrial dhe që kryeson sot e kësaj dite me shoqërinë e konsumit.

Tashmë njeriu në thelb të vetes së tij ka materializmin, patjen, e ka më të lehtë jetën, sipërfaqësoritetin e vlerave i ka më të kapshme, sensacionin si diçka të dëshirueshme e për më tepër priret për nga komforti, rehatia, kënaqja dhe plotësia si njeriu nga promovimi i vetë sistemit të vlerave dhe modeleve shoqërore.

Mendohej se me shoqërinë e konsumit në personalitetin e vet, individualizmin deri në shkallën e personalizmit njeriu do të përmbushej dhe pas kësaj do të kalonte më qartë në qenien e tij, më në përmbajtje, më në thellësi në mendime e ide dhe më në thelb. Lojë midis formës dhe përmbajtjes.

Në fakt sipërfaqësoriteti drejt banalitetit ka një amalgamë të pafundme larmish në cilësi, nga e lehta në mendim deri tek mendimi deficient në shkallën sipërore ku debiliteti lundron në shumësi idiotësisht të një shkallë apo tjetre në kuptim.

Sensacioni, që është një shkallëzim gjendjeje emocionale nga më e larta e normales në mendim deri tek ajo e anormales në sjellje, ripërsëritet nga kënaqja që të ofron ai deri te shfrenimi i qasjeve skizoide.

Jeta moderne mund të na plotësojnë qasjen me veten me gjërat e domosdoshme ekzistenciale në kënaqje por ngaqë njeriu nuk është i kënaqur me kënaqjen ai varion në egoizëm. Nga egoizmi për të qenë ka kaluar në egoizmin për të pasur. Egoizmi për të qenë ka qenë në kushtet e ekzistencës së tij ku në plan të parë ngrihej ideali, kurse tani ai është zhvendosur në plan të dytë dhe njeriu pas kalimit të kushteve bazë të ekzistencës, ushqim, shtëpi, dashuri, rrogë ku del teprica, siguri dhe mbështetje, kalon përsëri në egoizëm materie, të kem sa më shumë shtëpi, sa më tepër dashuri qoftë dhe në shfrenim, të jetoj sa më lumtur në lumturinë sipërore ndryshe nga të tjerët, të kem ushqim më të sofistikuar e rrogë akoma më të lartë se e larta. Kjo sikur rrotullon të fundit në fillim.

Nga dëshira për një shumësi idealesh që donte sigurisht tekstin dhe shkrimin, librin sa gazetat etj, ai tani do të jetë në patje. Nuk e arrin dot këtë, qenia e tij stimulohet nga suksesi dhe fama për të qenë me patje objektesh dhe materialesh, janë ato pa është ai.

I pongopur në të pasur, gjë që e stimulon edhe sistemi, modeli, vlerat e reja në shoqërinë e konsumit, dhe në një shkallë më të lartë sensacioni sa debiliteti qe të ofron përsëri sistemi në shumë lloj formash duke qenë njëri i bindur, komform, njeri mediokër që vlerësohet në kulm, ‘’një dimesional’’ e duke u bombarduar në 24 orë nga llozhdure(mbeturina) kulturore të tipit:

-O sa kohë e bukur është sot!

-Po dita e hënë pse është e hënë!

-Sa Vip që jam me kaq pak muaj!

Po kjo fjala ‘e bukur’ si mund të thuhet në shqip?!

E fjali të tjera si këto që ngrenë në piedestal njerëz mediokër sa karagjozë, banalitet i cili shitet dhe blihet shumë herë më lart se normaliteti. Kjo ngre lart njeriun sensacional sa të interesuar në shfrenim, në materie, në famë pa bërë asgjë, në shfrenimin deri në delir dhe narcizëm të njeriut idiot që ofron ana vizive perfekte e që kjo shihet si normalitet dhe natyrshmëri të bëri individ modern. Nga leverdishmëria dhe dobishmëria në parazitizëm për të qenë njeri, për rehati, për situata ku sistemi përpiqet që ti të jesh gjithçka vetëm e vetëm të konsumosh, të hash, të flesh, të rritesh dhe të rrish i lumturuar në kotësi. Në kotësi ti do të jesh më i lumtur se ai i dikurshmi i lumturuar në atë shkallën më të ulët që vinte si pasojë e mendimit. Atij mendimi vrastar për njeriun sepse të mendosh dhe të studiosh është shumë e vështirë, mund të rrish e të jetosh i kënaqur në sipërfaqësoritetin tënd. Në një lloj forme sipër lumturisë.

Me nismën e njeriut real sa kompetencave fundore të shumëllojshme mënjanohet ai suficiti ideor dhe kuptimor pasi njeriu nuk duhet të ndjejë këtë përgjegjësi të vështirë kur sistemi pjell lehtësi, njeriu thjesht që të arrijë në kotësinë lumturore duhet të punojë, të shtyp tasto, të shtyjë leva, të ngrejë pako dhe të buzëqeshë, të përpiqet të jetë i përshtatshëm dhe i bindur i sistemit. Ai nuk duhet të mendojë dhe të kritikojë, të gjykojë sa të arsyetojë, jo, për këtë ka menduar më parë sistemit i vlerave dhe i modeleve, moda që çon në shabllonizëm e në të qenët njeri në seri e epruveta falë modës, këtë mendon sistemi ideor i vlerave dhe i kulturës. Kjo po na serviret.

Një 5% dalin nga kjo ulli dhe janë kuptimorë e të ndërtuar në ekspertiza të cilët sofistikohen dhe profilizohen për të udhëhequr këtë mendim sipërfaqësor në mendim për pjesën tjetër të cilët sistemi ka menduar që të plotësoje kushte për rehati por të shtrëngojë kushtet për jetesë.

Nqs një sekretare më parë duhet të kishte një shkollë dosido dhe elokuencë sa paraqitje ajo tani duhet të plotësojë 200 kushte, nga shkolla sipërore në 500 lloj trajnimesh e specializimesh pa të vihet në kandar nga burimet njerëzore, e njëjta gjë për një shitëse, për një asistente apo specialiste apo për punëtor, specialist të thjeshtë, shtohen kushtet në përpjestim të zhdrejtë për punë, për të pasur shtëpi, për të pasur martesë, rritje fëmijësh, për mirëqënie për shoqëri e status sa shihet se gara duket e pamundur në dinamikën shfrenuese që të sjell kjo panoramë moderne me jetës e saj. Ajo të eliminon shumë kushte ideore dhe të shton shumë hamallëqe pa mendim vetëm e vetëm për të qenë më pas vetvetja me anë të kotësisë së lumturuar. Ndryshe sistemi i vlerave në qoftë se kundërshton të nxjerr jashtë, të flak dhe të hedh në askund.

Dalëngadalë, sistemi shoqëror, kulturor sa politik e ekonomik, sidomos modeli mediatik të kërkojnë me ngulm që të jesh ky lloj njeriu dhe ai njeriu që do të zbulojë qenien shihet si armik i sistemit, armik i masës. Në këtë sistem ngrihet lart si sukses dhe arritje dhe bëhet Vip sherrxhiu, maskarai, karagjozi, banali, mediokri e njëkohësisht harrohet mendësia, kuptimi përmbajtja. Shoqëria e konsumit nuk do nivel sipër mesatares. Këtë e ndihmon shumë efekti, imazhi, ana vizive, filmi apo sensacioni që ngrenë këto, largimi nga tekstualja dhe futja në një amalgamë të pafundme imagjinate që ka dhe riskun e anormalitetit përveçse produktivitetit. Në këtë kuptim masa i kundërvihet në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme njeriut për të qenë. E njëjta gjë si në komunizëm, feudalizëm. Tribaliteti në forma kodesh të vepruari ndihmon paradoksalisht në forma kundërshtimi të këtij sistemi që pjell vetëm qasje homogjene, forma shablloni të jetës pa nuanca, pa larmi megjithëse promovon larminë.

Paradoksalisht shoqërisë i kërkohet të jetë më e ditur, më e kulturuar sepse kështu e udhëzojnë të parët, arsimi, kultura dhe nga ana tjetër sistemi me shoqërinë e konsumit kërkon njerëz me kompetenca mesatare e deri në debilitet të pafundëm që shikohet si zgjuarsi dhe sukses jete nga intelektualizmi deri në të qenët hamall.

Këtu sistemi futet në paradoks.

Kërkohet njeriu i aftë e normal dhe ngrihen qasje anormaliteti nga narcizmi deri tek deliri, depresioni apo kushtëzime bipolare të sjelljes së njeriut etj. Më në kurth janë vendet nordike që e kanë kaluar ekzistencializmin dhe nuk mundet do të eksplorojnë më tepër në masë shoqërore e sidomos vendet e nivelit të dytë e të tretë të shkallës së demokracisë ku nuk kalohet dot ekzistencializmi për të evoluar në individualizëm a deri në personalizëm.

Rikthemi në fis, ‘Homo Habilis’ e ka fituar modelin kundrejt njeriut të qenies. Atij ‘homo politicus’ apo ‘ homo sociologus’ aq shumë të dëshirueshëm.

Kalohet te mendimi pasi jemi ushqyer si dikur me mamuthë dhe të ngopur se pse yjet ndriçojnë kaq shumë. Sikur të bëhemi më të lumturuar sipër lumturisë a do të mund ta zgjidhim këtë dilemë?

Por kështu bëjnë dhe kafshët, edhe ato të lumturuara janë kur ngopen dhe kënaqen me ushqim, nga dallojnë ato nga Homo Habilisi? Mos vallë nga mendimi dikur kafshëror në formë gjitari?!

Në këtë lloj forme sistemi jonë shoqëror kërkon gjithmonë njerëz sa më debilë.

Filed Under: ESSE

KONFERECA TRE DITORE E OSBES -së PËR TË ZHDUKURIT E DIKTATURËS NJË VLERSIM LIGJOR HISTORIK PËR TË DENUAR KRIMET E KOMUNIZMIT

December 22, 2021 by s p

Besim NDREGJONI

Një thënje e moçme shqiptare ka një postulat: “Ma mirë vonë se hiç” mbas tre dekadash faktori ndërkombëtar  nëpërmjet prezencës së OSBES-së në Shqipëri nga data 13, 14, 15 dhjetor 2021 organizoi  në Tiranë një konferencë kombëtare për të zhdukurit e diktaturës komuniste. Familjarët e të zhdukurve të komunizmit falenderojnë , Prezencën e  OSBES- së në Tiranë dhe Ambasadorin Sh.T.Z. Vincezo Del Monaco dhe Sh.T. Z . Peter Zingraf Ambasadorin e  Republikës Federale  të Gjermanise për kontributin politik dhe financiar të konferencës. Gjatë tridhjete një vjeçarve, politika dhe shteti i ashtuquajtur demokratik si pasardhse të diktaturës komuniste, heshti ndaj krimit të diktaturës enveriste. Dy  partitë kryesore, si Partia Socialiste trashgimtare dhe ricikluese e trashgimtarve të diktaturës, dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga intelektual të priviligjuar dhe të ideollogjizuar nga sistemi diktorial, stalinist-enverist gjatë këtij tranzicjoni, nuk planifikuan në programet e tyre gjetjen e eshtrave të pushkatuarve, por nuk muarën asnjë nisëm ligjore për drejtsi tranzitore për të i denuar krimet makabër të diktaturës . Partia Socialiste si trashgimtare e diktaturës që ndrroi emrin në 91, por nuk ndrroi metodat dhe nuk mund të denonte baballarët xhelatë që i kishin kryer këto krime, veproi politikisht me heshtje, dhe adaptoi ligje që këto krime të futeshin në arrshivën e harresës. Kurse Partia Demokratike i përdori krimet e komunizmit me retorika politike për marrje pushteti, duke qëndruar indiferent ndaj aspektit ligjor. Pra kishte një dakortsi në mes tyre për të heshtur ndaj krimit komunist.

Gjenocidi komunist në këtë periudhe tranzicjoni u  përball  me një shoqërie të heshtur dhe një  drejtsie inekzistente. Cështë krimi komuniste, kush është krimineli komuniste, A duhet denuar krimi komunist. Përse duhen denuar kriminelët komunist. Këto pyetje jane thelbesore për një shoqeri të civilizuar. Nga përgjigja e plotë e tyre varet në fakt mbarvatja e shoqërisë në përgjithësi.

Atdheu im Shqipëria gjatë periudhës staliniste enveriste u shëndrrua në një kamp përqëndrimi genocidjal të frikës. Të gjithë kishin frikë nga të gjithë. Populli kishte frikë nga diktatori,  diktatori me shokët e tijë frikeshin se kishin gjymtuar e masakrua popullin. Populli trembej nga diktatori që vriste , burgoste, internonte atë pjese të  shoqerise që  mbronte të  drejtat dhe lirite e tyre. Prindërit trembeshin nga fëmitë, nga fqinji, nga miku, i burgosuri nga i burgosuri, për gjysëm shekulli edhe pse jo të gjithë, e ndjejmë  dhunën e diktaturës. Por dhe ata që e adhuronin ose asnjënës ishin të përfshirë në burgun e frikës  e mjerimit të përhershëm. Ky ishte genocidi komuniste shqiptar. Por në këtë genocid nuk mund të barazohet krimi me viktimën. Dua thjesht të tregoi përmasat e krimit, viktimizimin e një populli të një vendi nga një grusht kriminelësh me një ideollogji staliniste që i sherbeu diktaturës deri në grahmat e fundit. Në konferencën tre ditore referuan studjues dhe prokurorë nga Gjermania, Polonia, Austria, Spanja etj. Referuan dhe përfaqësues të institucjoneve shqiptare. Referuesit e huaj e trajtonin në referatet e tyre krimin si kishte ndodhur,  dhe  sikur e kishin përjetuar viktimat  në Shqipëri duke bërë apel për të gjetur eshtrat e të vrarve dhe për të dhënë  drejtsi për të  denuar kriminelët. E kundërta ndodhte me përfaqësuesit e institucjoneve shqiptare, ata flitshin se legjislacionin e diktaturës nuk mund ta preknin me drejtsinë tranzitore dhe nuk mund ti denonin krimet e komunizmit. Kur ndigjonja këta prokurorë dhe drejtues të lartë të institucjoneve të vendit tim, të flitnin me gjuhën e diktaturës turpërohesha përpara miqve ndërkombëtar , dhe më shkonin ndërmend fjalët e Konicës: “E keqja e shqiptarit është vet shqiptari” 

    Ironia e trishtuar e të gjithë tragjedisë shqiptare ështe se xhelatët “heronjt” e saj janë falur, pa kërkuar falje. Në komunizëm kishte ligje që mbronin diktaturën, por jo ligje që e denonin atë. Kjo është e kuptueshme , ligjet i kishin hartuar, dhe miratuar xhelatët e diktaturës  për të sunduar. Në ‘demokracinë’ shqiptare rezultoi se kriminelët kishin vepruar duke respektuar ligjin, për pasoj ata nuk mund të denoheshin. Nuk e di se cila mendje “gjeniale,” arriti në në këtë përfundim. Dhe kjo solli që udhëheqësit e diktaturës  të denoheshin për kafe dhe jo për genocid që kishin ushtruar ndaj popullit shqiptar. Dhe një paketë ligjore që u bë në vitin 1995 për genocid u asimilua me marrjen e pushtetit nga partia komuniste alias socialiste,  me forcën e armëve në vitin 1997. Partia Socialiste ju dha dhe çertifikatën e pafajsisë dhe i dëmshpërblej më shumë se viktimat që kjo udhëheqje diktatoriale kishte vrarë dhe zhdukur për pesëdhjet vite diktaturë.

Por Partia Demokratike , përse heshti ndaj mos denimit të krimit komunist, dhe përgjigja është më se e qartë ajo nuk kishte identitetin e të djathtës,  ajo me heshtjen e saj,  ndaj këtij krimi u bë fajtore si Patia Socialiste.

Në vendin tonë ka një fjalë të urtë: “Gjaku nuk bëhet ujë” në të vertetë në Shqipërinë postkomuniste gjaku vuatjet dhimbja e pafund u bënë kafe. Terrorizmi shtetror u mor në mbrotje nga ligjishmëria e diktaturës që u përmbyes. Absurditeti i një shoqërie e vendi i të dashuruarve fatalisht pas absurdit. Nqs do të ishte vepruar kështu mbas luftës së dytë botrore nuk do të kishte arsye të ngrihej gjykata e Nurembergut, nuk jam i hakmarrjes, por apologjet i krimit.

Drejtsia në demokraci nuk është vazhdim i luftës klasave, xhelatët “herojt” e tmerrit  dhe të ferrit  mund të faleshin, por vetëm mbasi të gjykoheshin. 

Gjatë konferencës u fol për legjislacionin, ndërkombëtar që denon krimin e diktaturën , që qeveritë e Shqipërisë e kishin ratifikuar, atëhere pse nuk i zbatojnë këto ligje institucjonet  shqiptare? Për mos zbatimin e legjislacjonit, po jap parashikimin e historianit shqiptar amerikan ish i burgosuri politike Ziso Vangjeli, i cili kishte studjuar në Amerikë për histori ushtarake, gjatë luftës së dytë botrore si oficer amerikan zbarkon në Normandi, dhe mbas luftës punoi në një klub kulturor në Paris. Dashuria për atdheun e detyruan të  bisedonte me Ambasadorin komuniste dhe të kthehej në Shqipëri, ku në fillim e punsuan pedagog në Tiranë, mbas dy vitesh e transferojne në Gjirokastër dhe e denuan si agjent me burg politikë. Gjatë seancës gjygjësore ai nuk do të ju përgjigjej akuzave të sajuar të komunistave por do të deklaronte në sallë të gjygjit: Kur të bjerë komunizma, se do të bjere patjetër, ne do të vuajmë me pas me dekada prej hibridit, komunistët janë të sofistikuar  në politikën e kuadrit , bijtë e të kuqve  do vijojnë etrit , ajo përzjerje zelli dhe inati , herë i fshehur e herë i hapur, për etrit e kuq që spatën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm do ti bëj dinak dhe të ligj. Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje , do të ju vjedhin idetë , projektet dhe deri sloganet e do ti propogandojnë me mizorisht për ti vëne në jetë gjoja si amanete , do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e zotërve të këtyre ideve, do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashgimtarë , si zanatçinj të kuq, dhe kundërshtarët do ti durojnë për sfond. Do të kërkojnë të bëhen pronarë. Dhe kështu do të sundoi hibridi  gjatë mjaftë gjatë, Hibridet janë si monstra  e për ti luftuar ata, duhet të jesh si ata.  Do të jetë me  keq ca kohë njerzit do të mendojnë diktaturën. Burg i detyruar. Liri e detyruar, kaos dhe llum, pra pas denimit  me burg, populli do të denohet me liri qorre. Liria qorre është denim. Nuk jam unë njeri kundra komunistëve, janë komunistat kundra njeriut. Shqipëria ime pret pranverën, pret të denohen krimet që u zhduku kufomat mbi 5000 shqiptarve. Por  kur do të vi ajo?

Filed Under: Analiza

SONTE NË VATËR, MBRËMJE KUSHTUAR KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE

December 22, 2021 by s p

Dielli/

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do të organizojë sonte në mbrëmje e Mërkurë 22 Dhjetor 2021, në orën 6.30 PM, një natë speciale kushtuar kineastëve të rinj shqiptarë në New York. Erald Kraja dhe Savina Alimani do të shfaqin për publikun dhe komunitetin shqiptar në New York dy filma me metrazh të shkurtër të vlerësuar maksimalisht në Universitet ku ata kanë studiuar. Eraldi dhe Savina janë dy talente shumë premtuese dhe me të ardhme të sigurtë në botën e filmit. Dy studentët shqiptarë të sapodiplomuar në Departamentin e Filmit ne Brooklyn Film College dhe Hunter College në New York, prezantojnë filmat e tyre të diplomës ku në qendër të realizimit artistik janë histori urbane që ndodhin në Metropolin Amerikan, njerëz në kërkim të identitetit dhe konfliktet që burojnë nga botë të ndara dhe mirësia që i superon dhe i zbut këto konflikte në një shoqëri globale. Ky aktivitet zhvillohet me pjesëmarrjen e veçantë të kineastit të vlerësuar ndërkombëtarisht z.Bujar Alimani.Vatra fton të gjithë komunitetin që të bëhet pjesë e një feste të shkëlqyer të filmit shqiptar në New York. Ju mirëpresim sonte të gjithëve në Selinë Qëndrore të Vatrës në adresën: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2667
  • 2668
  • 2669
  • 2670
  • 2671
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT