• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHPALLJA E PAVARËSISË – AKT ME RËNDËSI HISTORIKE

November 20, 2021 by s p

Prof. Xhelal Zejneli/

Fitoret e shteteve ballkanike i detyruan Fuqitë e Mëdha të rishikonin vendimin e tyre për të mos lejuar ndryshimin e status quo-së në Ballkan, në të mirë të aleatëve ballkanikë. Patriotët shqiptarë që ndodheshin jashtë atdheut vendosën të ndërmerrnin një veprim të ri politik, krahas atij të “Shoqërisë së zezë për shpëtim”. Duhej të mblidhej një kuvend kombëtar që do të parandalonte copëtimin e Shqipërisë dhe do të ruante tërësinë tokësore të saj. Nismën për këtë veprim e morën Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, të cilët mendonin se do të kishin përkrahjen e Lidhjes Trepalëshe. Ata u nisën nga Stambolli dhe arritën në Bukuresht, ku më 5 nëntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisë shqiptare të atjeshme. Aty u vendos të themelohej një “komitet drejtonjës” që të merrte në dorë qeverinë vendi; të krijohej një komision që do të shkonte në Evropë për të mbrojtur përpara qeverive të Fuqive të Mëdha të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. dhe një komitet në Bukuresht, që do të bashkërendonte veprimtarinë e komiteteve të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mbledhja e Bukureshtit nuk përcaktoi qartë në do të kërkohej autonomi a pavarësi. Për këtë qëllim Ismail Qemali me shokë shkoi në Vjenë, ku bisedoi me ambasadorin Leopold Berhtold (Leopold Berchtold, 1863-1942) si dhe me ambasadorin italian. 

Ideja për mbledhjen e një kuvendi në Shqipëri që do t’u paraqiste Fuqive të Mëdha kërkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur përkrahjen e qeverisë austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se se Vjena ishte për një Shqipëri autonome. Por, autonomia në kuadrin e Perandorisë Osmane tashmë nuk kishte asnjë kuptim. Ushtria osmane në Ballkan ishte shpartalluar në të gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze dhe greke kishin hyrë thellë në tokën shqiptare. 

Në këto kushte e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare ishte ajo e shpalljes së pavarësisë. Më 19 nëntor 1913 Ismail Qemali deklaroi në Trieste se “…sapo të mbërrinte në Shqipëri do të shpallej pavarësia dhe do të zgjidhej qeveria e përkohshme…”. Në Vlorë tanimë ishte formuar komisioni për përgatitjen e mbledhjes së kuvendit kombëtar. Ismail Qemali dhe bashkëpunëtorët e tij arritën në Durrës më 21 nëntor 1912. Bashkë me atdhetarët durrsakë vendosi t ngrinte në qytetet flamurin kombëtar. Kundër këtij veprimi reaguan autoritetet osmane të ndihmuar nga armiku i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dhespot Jakovi. 

Të shoqëruar nga delegatët e Durrësit, të Shijakut, të Tiranës dhe të Krujës Ismail Qemali me shokët u nisën për në Kavajë. Që andej kaluan në Fier, ku u takuan me delegatët e Kosovës. Më 25 nëntor arritën në Vlorë. “Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur … “ shkruan Ismail Qemali në kujtimet e tij. 

Më 26 nëntor 1912 ai ngriti një komision organizues dhe u dërgoi pleqësive të katundeve një qarkore, me të cilën porositeshin t’i mobilizonin njerëzit e aftë për armë dhe t’i mbanin në gatishmëri. Ndërkohë ushtria serbe i afrohej Durrësit, Tiranës, Krujës dhe Elbasanit. Më 25 nëntor Elbasani shpalli i pari pavarësinë. Të nesërmen atë e shpallën Durrësi dhe Tirana, ndërsa më 27 nëntor – Kavaja, Peqini dhe Lushnja. Në mbrëmjen e 27 nëntorit, delegatët që ndodheshin në Vlorë, vendosën të mblidhnin të nesërmen kuvendin kombëtar. 

Më 28 Nëntor 1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan, duke arritur në 63 vetë, që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre ishin udhëheqës dhe veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. 

Delegatët të Kuvendit ishin: nga Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora; nga Shkodra: Luigj Gurakuqi; nga Berati: Sami Vrioni, Ilias Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara; nga Skrapari: Xhelal Koprenca, Hajredini Cakrani; nga Lushnja: Qemal Mullai, Ferit Vokopola, Nebi Sefa; nga Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Lengu; nga Mati: Ahmet Zogu, Riza Zogolli, Kurt Agë Kadiu; nga Ohri dhe Struga: Zyhdi Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Soilliu, Hamdi Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima; nga Durrësi: Abaz Celkupa, Mustafa Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikoll Kaçorri; nga Tirana: Abdi Toptani, Murat Toptani; nga Shijaku: Xhelal Deliallisi, Ymer Deliallisi, Ibrahim Efendiu; nga Kruja: Mustafa Merlika-Kruja; nga Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Daiu, Qemal Karaosmani, Dervish Biçaku; nga Peqini: Mahmud Kaziu; mga Gramshi-Tomorrica: Ismail Qemali Gramshi; nga Gjirokastra: Azis Gjirokastra, Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfid Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli; nga Përmeti: Veli Këlcyra, Syrja Vlora; Tepelenë: Feim Mezhgorani; nga Janina: kristo Meksi, Aristidh Ruci; nga Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Aziz Tahir Ajdonati; nga Delvina: Avni Delvina; nga Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo; nga Pogradeci: Hajdar Blloshmi; nga Kosova, Gjakova dhe Plava-Gucia: Rexhep Mitrovica, Bedri Pojani, Salih Gjuka, Midhat Frashëri, Mehmet pashë Derralla (i Tetovës), Isa Boletini, Riza Gjakova, Hajdin Draga, Dervish Ipeku, Zenel Begolli, Qerim Begolli; nga kolonia shqiptare e Bukureshtit. Dhimitër Zografi Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo. 

Isa Boletini mbërriti me 400 luftëtarë kosovarë më 29 nëntor. Për shkak të rrethanave të luftës nuk mundën të merrnin pjesë Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj. që ndodheshin në burgun e Beogradit, si dhe Bajram Curri, i cili, ndonëse u nis për në Kuvend, u pengua nga luftimet gjatë rrugës. 

Pjesëmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke përfshirë edhe ato që ndodheshin të pushtuara nga ushtritë serbe, malazeze dhe greke, i dha atij karakterin e një asambleje kombëtare mbarëshqiptare. Kjo ishte shprehje e vendosmërisë së të gjithë shqiptarëve për t’u bashkuar në shtetin e vet kombëtar, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare.                                       

Kuvendi Kombëtar i Vlorës – Kuvendi i zhvilloi punimet e tij nga 28 nëntori deri më 7 dhjetor 1912. Kuvendi mori vendime që ndërlidheshin me hedhjen e themeleve të shtetit shqiptar dhe me njohjen ndërkombëtare të tij. Duhej të zgjidheshin qeveria dhe Pleqësia. Duhej caktuar një përfaqësues që do të shkonte në Evropë, për të mbrojtur çështjen shqiptare. Detyra parësore ishte njohja e pavarësisë. 

Kryetar të qeverisë Kuvendi zgjodhi Ismail Qemalin, ndërsa nënkryetar dom Nikollë Kaçorin. Ismail Qemali vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike, e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia. Propozimi i tij u miratua njëzëri nga delegatët, të cilët nënshkruan dokumentin historik për Pavarësinë e Shqipërisë, ku thuhej: “Shqipëria me sot të bëhet më vehte, e lirë e mosvarme”. Pas kësaj u ngrit madhërisht flamuri kombëtar i Shqipërisë përpara mijëra njerëzve që ishin mbledhur jashtë selisë së Kuvendit. Oratorët atdhetarë, si Jani Minga, Murat Toptani etj. me fjalime të zjarrta evokonin luftërat e popullit shqiptar për liri. 

*   *   *

Qeveria e përkohshme e Vlorës – Pasi u zgjodh në detyrë të re, I. Qemali dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Në vend të tij u zgjodh myftiu i Dibrës, Vehbi Agolli, ndërsa nënkryetar Lef Nosi. Nga Kuvendi i Vlorës, më 4 dhjetor 1912 doli edhe qeveria e përkohshme. Anëtarë të qeverisë u zgjodhën Luigj Gurakuqi – ministër i Arsimit, Myfit Libohova – ministër i Punëve të Brendshme, Mehmet pashë Derralla – ministër i Luftës, Abdi Toptani – ministër i Financave, Mithat Frashëri – ministër i Punëve Botore, Petro Poga – ministër i Drejtësisë, Pandeli Cale – ministër i Bujqësisë dhe Lef Nosi – ministër i Postë-Telegrafëve. I. Qemali mbajti edhe portofolin e ministrit të Punëve të Jashtme. 

Pas kësaj Kuvendi zgjodhi Pleqësinë e cila do të kishte 18 anëtarë. Kryetar u zgjodh Vehbi Agolli. 

Për shpalljen e Pavarësisë, I. Qemali i njoftoi Fuqitë e Mëdha, shtetet ndërluftuese ballkanike dhe qeverinë e Rumanisë. Ai kërkoi largimin e ushtrive të shteteve të Aleancës Ballkanike nga trojet shqiptare. U deklarua qëndrimi asnjanës i shtetit shqiptar në Luftën Ballkanike.

*   *   *

Shpallja e pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo mbylli një epokë luftërash e përpjekjesh shekullore për t’u liruar nga zgjedha e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut dhe për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar duke kurorëzuar synimet e rilindësve. Hapi edhe një epokë luftërash dhe përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga fqinjët grabitqarë, për ta siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik. 

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët të të gjitha trevave shqiptare prej Rrafshit të Dukagjinit në veri deri në Çamëri në jug, prej brigjeve të Adriatikut e të Jonit në perëndim deri në fushat e Kosovës, të Tetovës, në pellgun e Shkupit, në luginën e Preshevës e të Kumanovës, në lindje, për të vazhduar në Ulqin, në Tivar, në Tuz, në Plavë e Guci, në Hot e Grudë, deri në Malësi.

Kuvendi i Vlorës e shpalli pavarësinë në emër të të gjithë shqiptarëve, të të gjitha trevave që i dërguan përfaqësuesit e tyre në të. Ai e trajtoi Shqipërinë një e të pandarë. Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit doli në rrafshin ndërkombëtar si përfaqësuese e gjithë popullit shqiptar dhe e të gjitha trojeve shqiptare. 

Me aktin e 28 Nëntorit 1912 sanksionohej e drejta historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë dhe i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Kjo e drejtë buronte nga qenia e tij si popull me gjuhën, me kulturën, me individualitetin dhe me historinë e vet. Këtë të drejtë populli shqiptar e kishte fituar me sakrifica të mëdha në llogoret e luftës. Ishte një e drejtë që i takonte për ndihmesën e vyer në dëbimin nga Ballkani të sunduesve të huaj osmanë. 

Shpallja e autonomisë nga Lidhja e Prizrenit (1878) dhe ajo e pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës më 1912 janë dy hallkat themelore të zinxhirit të ngjarjeve të lëvizjes kombëtare. Shqipëria ishte vendi që u çlirua i fundit nga sundimi osman. Kjo vonesë u shkaktua nga faktorë ekonomikë, shoqërorë dhe politikë të brendshëm dhe të jashtëm, që vepruan ndërsjelltas mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, duke determinuar ritmet e zhvillimit të saj. Ngecja ekonomike dhe shoqërore e Shqipërisë ishte një faktor që e vonoi shtrirjen e forcave organizuese dhe drejtuese të lëvizjes kombëtare që si pasojë e vështirësoi dhe vonoi shpalljen e pavarësisë. Fuqitë e Mëdha gjatë shekullit XIX përkrahën popujt e krishterë të Ballkanit – serbët, grekët, rumunët dhe bullgarët për t’i formuar shtetet e tyre të pavarura, ndërsa ndaj çështjes shqiptare mbajtën një qëndrim mospërfillës. 

Shqiptarët janë popull me tri fe, me shumicë myslimane. Por i bashkon një ndërgjegje e vetme kombëtare. Ndarja në tri fe, me shumicë myslimane ndikoi që Evropa e krishterë t’i shohë si një popull i huaj për të dhe i afërt me turqit myslimanë. Këtë fakt e shfrytëzonte sidomos Rusia para kancelarive perëndimore. 

Shqiptarët mund ta arrinin qëllimin duke u bazuar në forcat e veta dhe kur të krijohej një koniunkturë ndërkombëtare e favorshme për ta. Me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike u ndeshën interesat e kundërt të Fuqive të Mëdha. Atdhetarët shqiptarë, nga platforma politike për autonomi kaluan në atë të pavarësisë. Kjo u realizua kur Turqia po dëbohej nga Ballkani, kur Fuqitë e Mëdha hoqën dorë nga ruajtja e status quo-së në gadishull dhe kur planet e fqinjëve grabitqarë për ta zhdukur Shqipërinë, të përkrahura edhe nga fuqitë Antantës, u kundërshtuan nga fuqitë e Lidhjes Trepalëshe. 

Vendimi historik i shpalljes së pavarësisë drejtohej jo vetëm kundër politikës së fuqive të Antantës (Anglisë, Francës, Rusisë) dhe grabitqarëve ballkanikë, por edhe planeve të caktuara të fuqive të Lidhjes Trepalëshe (Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Italisë). Austro-Hungaria dhe Italia, në atë kohë ishin për autonominë e Shqipërisë nën sovranitetin e sulltanit. Pavarësinë e saj e shihnin si një variant të mundshëm të zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe e kuptonin nën prizmin e interesave të vet. Ata e shihnin popullin shqiptar si gardh kundër shtrirjes së shteteve sllave drejt perëndimit të Shqipërisë, drejt Adriatikut dhe si mbështetje për depërtimin dhe shtrirjen e tyre në Ballkan. 

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, siç u pa nga vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913) të gjashtë Fuqive të Mëdha, nuk arriti të bashkonte në një shtetet të vetëm të gjitha territore etnike dhe historike shqiptare dhe popullsinë shqiptare. Megjithëkëtë, shpallja e pavarësisë pas pesë shekujsh robërie nën sundimin osman, përbën ngjarjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar gjatë shekullit XX.

Sundimi pesëshekullor osman në Shqipëri, kishte për pasojë:

– copëtimin e trojeve shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve (1913); 

– ngecjen ekonomike të Shqipërisë gjatë gjithë shekullit XX, përfshi edhe lindjen e regjimeve antidemokratike dhe diktatoriale;

– shtypjen e shqiptarëve të mbetur jashtë Shqipërisë – në Greqi, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, përfshi edhe gjenocidin dhe pastrimin etnik të trojeve shqiptare. 

Me formimin e shtetit të pavarur shqiptar u krijuan premisat dhe baza shtetërore dhe politike për ta mbajtur gjallë çështjen e çlirimit dhe të bashkimit të trevave shqiptare dhe për zgjidhjen përfundimtare të kauzës shqiptare në Ballkan.            

*   *   *

Konferenca e Ambasadorëve (17 dhjetor 1912 – maj 1913) – Me fillimin e konfliktit ballkanik çështja shqiptare u vu në qendër të luftës diplomatike ndërmjet Fuqive të Mëdha. Austro-Hungaria dhe Italia ishin për një Shqipëri autonome ose të pavarur dhe me kufij sa më të gjerë, por nën ndikimin e tyre. Për Austro-Hungarinë Shqipëria do të ishte një gardh që do të pengonte shtrirjen e sllavizmit në gadishull dhe si një urë për të dalë në Selanik. Për Italinë, Shqipëria do të ishte si një bazë për depërtimin drejt Lindjes. Në anën tjetër, Rusia përpiqej për shtrirjen e ndikimit të vet në Ballkan nëpërmjet zmadhimit të shteteve sllave. Ajo ishte për një copëtim të ri të tokave shqiptare dhe për ndarjen e tyre ndërmjet shteteve fqinje. 

Të shqetësuara për “paqen evropiane”, Fuqitë e Mëdha zhvilluan bisedime të fshehta për afrimin e pikëpamjeve dhe për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme. 

Më 17 dhjetor 1912, përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha – Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë u mblodhën në Londër për të shqyrtuar problemet e shtruara nga Lufta Ballkanike (1912). Konferenca u drejtua nga ministri i Jashtëm anglez Eduard Grej (Edward Grey). Që në ditën e parë, konferenca mori në shqyrtim çështjen shqiptare: e ardhmja politike e Shqipërisë dhe caktimi i kufijve. 

*   *   *

Grabitqarët ballkanikë (Serbia, Greqia, Mali i Zi) – Që në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit, shtetet aleate të Ballkanit i paraqitën Konferencës pikëpamjet e tyre për ndryshime territoriale, që duhej të bëheshin në gadishull pas lufte. Përveç krahinave greke të Thesalisë, Greqia kërkonte edhe vise të Shqipërisë së Jugut (të vilajetit të Janinës), të banuara nga popullsi shqiptare, kompaktësia e së cilës nuk cenohej nga grupet e vogla grekofone të rretheve të Delvinës dhe të Dropullit, edhe këto të përziera me popullsi vendase. Qeveria serbe përfshinte në listën e kërkesave të saj edhe krahinat shqiptare të Kosovës si dhe tokat e banuara nga shqiptarë në Maqedoni. Mal të Zi ngulte këmbë për aneksimin e Shkodrës me rrethe dhe kërkonte që si kufij të tij me Shqipërinë të caktohej lumi Mat, ose të paktën Drini, deri te derdhja e tij në Adriatik. 

Konferencës së Londrës i paraqiti një memorandum edhe Qeveria e Vlorës. Kufijtë e rivendikuar nga pala shqiptare niseshin nga kufijtë e atëhershëm të Malit të Zi dhe do të përfshinin, bashkë me rrethet përkatëse, Pejën, Mitrovicën, Prishtinën, Preshevën, Kumanovën, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Dibrën, Manastirin, Kosturin, Mecovën dhe Janinën. Në jug do të mbaheshin kufijtë ekzistues (me Turqinë) deri në Prevezë. Memorandumi hedhtë poshtë tezën e aleatëve ballkanikë se Shqipëria ishte e lidhur me Turqinë dhe, për pasojë, trojet shqiptare do të shërbenin si “kompensim territorial” për aleatët që fituan në luftë. Theksohej edhe fakti se kryengritjet shqiptare kundër sundimit turk ishin një kontribut i rëndësishëm n[ çështjen e përbashkët të popujve të Ballkanit. Kombi shqiptar nuk mund të vuante fatin e sundimit turk në Ballkan. 

Lufta diplomatike në Konferencë u zhvillua ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Rusisë. Monarkia e dyfishtë doli në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve. Ajo synonte ta përdorte shtetin shqiptar si faktor të ekuilibrit të ri në Ballkan. Duhet theksuar se në raste të caktuara, për kompromise në dëm të shqiptarëve ishte edhe Vjena. Ajo i paraqiti Konferencës një projekt-hartë të Shqipërisë. 

Një projekt-hartë e dytë iu paraqit Konferencës edhe nga Rusia, e cila parashikonte një cungim edhe më të madh të tokave të Shqipërisë. Sipas këtij projekti, jashtë kufijve të shtetit shqiptar mbeteshin Shkodra dhe e gjithë treva veriore e Shqipërisë deri në kufirin me Malin e Zi. Mbeteshin jashtë edhe të gjitha qytetet dhe tokat me popullsi shqiptare të vilajetit të Kosovës dhe të Manastirit deri në liqenin e Ohrit. Në jug mbeteshin jashtë Shqipërisë Korça, Delvina, Saranda dhe gjithë Çamëria. 

Kërkesa e Vjenës për t’ia lënë Shkodrën Shqipërisë ndeshi në kundërshtimin e vendosur të Rusisë, të përkrahur nga Franca dhe nga Anglia. Në shenjë proteste, Vjena i njoftoi Fuqitë e tjera se do të largohej nga Konferenca. Tani Italia u rreshtua në anën e Vjenës.

Shënim: Në vitin 2014, busti i kontit Leopold Berhtold u vendos pranë bashkisë së Shkodrës. 

*   *   *

Konferenca e Ambasadorëve nuk e pranoi si bazë për zgjidhjen e çështjes së kufijve të Shqipërisë parimin etnik. Ajo vendosi të mos përfillte asgjë sa mund të bëhej brenda në Shqipëri për organizimin e shtetit shqiptar me forcat e vendit. Nuk i përfilli aspiratat dhe interesat e popullit shqiptar. Tokat shqiptare u përdorën nga Fuqitë e Mëdha si monedhë këmbimi për të fashitur kontradiktat e tyre në këtë zonë dhe për të kënaqur pretendimet hegjemoniste dhe ekspansioniste të shteteve ballkanike. Me kufijtë që u caktuan në Londër, jashtë Shqipërisë mbeti më tepër se gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare. Nga trungu i saj u shkëputën krahina të tëra: Kosova në veri, Çamëria në jug, të cilat jo vetëm përfaqësonin trevat bujqësore më pjellore me nëntokë të pasur, por edhe kishin qenë vatra të rëndësishme të lëvizjes kombëtare dhe kishin dhënë kontribut të madh në luftën me armë për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane. 

Më 12 gusht 1913 Eduard Grej deklaroi: “… kjo zgjidhje do të japë shkas për kritika të mëdha… kufijtë e Shqipërisë u caktuan kësisoj në të mirë të paqes në Evropë”. Me fjalë të tjera, Konferenca e Ambasadorëve në Londër flijoi Shqipërinë dhe shqiptarët “për hir të paqes në Evropë”. Hipokrizi dhe qyqari e paparë në histori. Pas një viti shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Ç’u bë me paqen?! 

*   *   *

Sot shqiptarët ballafaqohen me çështjen e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Për ta zgjidhur drejtë këtë çështje, duhet të marrin mësim nga e kaluara. Duhet t’ia bëjnë me dije Perëndimit se janë popull perëndimor, madje jo me fjalë por me vepër. Duhet të funksionojnë me sistem perëndimor të vlerave. Sot e kësaj dite Beogradi, Athina dhe Moska u thonë kancelarive perëndimore: “Mos i mbështetni shqiptarët. Ata janë përçues të interesit turk, arab dhe iranian në Ballkan dhe Evropë”. Vlera shqiptare dhe të botës mbarë janë Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Ismail Kadareja. Aleate e përjetshme e bijve të Ilirisë dhe të Arbërisë është ShBA-ja. Shqiptarët janë populli më proamerikan në botë. Shqiptarët duhet të dëshmojnë se posedojnë aftësi për të ndërtuar shtet ligjor dhe demokratik. Dielli shqiptar lind në Perëndim,  

Prof. Xhelal Zejneli                       

Filed Under: Analiza Tagged With: Xhelal Zejneli

Veprimtaria diplomatike e Midhat Frashërit në mbështetje të Kosovës

November 20, 2021 by s p

Nga Lindita Komani

Nëntor 2021

Mbështetja dhe mendimi për Kosovën. Në një letërkëmbim me Bedri Pejanin, i cili mesa duket i ishte kundërvënë lidhur me qëndrimin që Midhati kishte për Kosovën (letra e Pejanit nuk është e ruajtur), Midhati parashtron në mënyrë konçize qëndrimin e tij për rrugën e vetme sesi Shqipëria mund t’i ndihmojë Kosovës, ndaj edhe i theksonte në këtë mënyrë arsyen se pse ai nuk mund të ishte demagog dhe të premtonte për kosovarët gjëra të pamundura. Ai i shkruante (21 mars 1921):

“Po ti e di se nuk jam demagog prej atyre që rrejnë dhe japin fjalë edhe shpresa të kota. Pra të thom:

1. Kosova asht tokë Shqiptare. 2. Kosova nuk e shpëton Shqipninë, Shqipnia e shpëton Kosovën. 3. Ne dimë me e shpëtue Kosovën, por duhet ma parë me forcue Shqipninë, se anija do nji hu që të lidhet. 4. Për me forcue Shqipninë, duhet që të ketë paqe. 5. Për me pas paqe, duhet me jetue mirë me fqinjët. 6. E shoh nji punë kriminale me u dhanë kosovarvet shpresë të kotë dhe me i marr në qafë. 7. Duhet me i bind Kosovarët si me jetue urtë e me ruejtë interesat e tyne në rrugë të nomit.”

Mbështetja për çamët. Në një letër të Hajredin Bakos, nga shoqata Çamëria në SHBA (15 janar 1921) kuptohet që anëtarët dhe drejtuesit e saj e kishin Midhat Frashërin si pikë reference për të marrë këshilla mbi bazat e veprimtarisë që duhet të kishte kjo shoqëri. Midhati pra ishte një burim frymëzues si për djelmërinë kosovare sikurse u paraqit në letrën e Mehmet Vokshit ashtu edhe për çamët të cilët qoftë edhe në distancë dëshironin të mbanin qëndrimin e tyre mbi çështjen e Çamërisë. 

Çështja Avni Rustemi. Një nga gjetjet më interesante gjatë leximit është e lidhur me qëndrimin e Midhat Frashërit për Avni Rustemin. Në kohën kur Esad Pasha ishte bërë një rrezik i vërtetë dhe konkret për përpjekjet e Shqipërisë në Konferencën e Paqes, vrasja e tij ndodhi dhe Avni Rustemi u gjend përballë drejtësisë franceze. Por në këtë përballje Avni Rustemi nuk ishte vetëm, ai kishte mbështetjen e Midhat Frashërit, gjë që shprehet qartë në letërkëmbim me përpjekjet që Midhati ka zhvilluar në shumë drejtime për ta shpëtuar Avni Rustemin nga gjykimi dhe burgosja në Francë.

Në një letër për Arif Dinon, student në Zvicër (25 korrik 1920), Midhati i bën të ditur se e kishte njohur Avniun në Romë gjashtë muaj më parë dhe se e kishte takuar edhe në Paris. Për këtë ishte thirrur madje “nga gjykatësi hetues Z.Driou për të thënë gjithë sa dija për Avniun”. Në një letër të mëhershme për Arif dhe Ali Dinon, ai u kishte kërkuar atyre, që në emër të studentëve shqiptarë të Zvicrës të dërgonin një letër në adresë të ministrisë së drejtësisë dhe kryeministrisë në Francë, ku t’i dilnin krah Avni Rustemit. Të njëjtën gjë ai i kërkoi Asdrenit në një letër të 30 korrikut 1920, ku i shkruante se “gazetat italiane thonë se studentët shqiptarë t’Amerikës i bënë një lutje ministrit të Drejtësisë këtu në Paris, për vrasësin e Esadit, Avni Rustemin”. Ai u mor drejtpërdrejt me koordinimin me avokatin e Rustemit sikurse shprehet në letrën e 12 gushtit drejtuar Asdrenit: “Po të çoj këtu një model si duhet ajo shkresë për Rustemin, se avokati që e mori përsipër punën e tij, e gjen fort të nevojshme. Pra, në e kini për ta bërë, çojeni shpejt me postë si edhe mua një kopje.” Pas njoftimit që kishte çuar në Amerikë me rastin e shpalljes së pafajshëm të Rustemit nga gjykata franceze, Andrea Pandele nga Federata Vatra i dërgon këto rreshta (3 dhjetor 1920) që dëshmojnë edhe mbështetjen e madhe që Vatra dha për Rustemin: 

“I dashur Zot,

Muarmë kabllon tuaj, me anën e së cilës na lajmëronit për Avninë, që gjyqi e nxori të pafajshëm. U gëzuam pa masë për lirimin e trimit tone, i cili çliroi Shqipërinë nga një kuçedër. Sipas porosisë suaj, iu kablluan sot 2000 dollarë (franga 33 058) nga fondi i mbledhur për Avninë. U dërguan me anën e bankës së atyshme Guaranty Trust Co.”

Dhe ja sesi e shprehu Avni Rustemi vlerësimin për Midhatin me rastin e largimit nga Franca (10 dhjetor 1920):

“I ndershmi Midhat be,

Unë sonte do të shkoj. Erdha në Delegasion, po mjerisht nuk ju gjeta për t’ju thënë me shëndet. Ju lë, atëherë, këtë letër si për shenjë të ndjenjave më të shquara q’ushqej për Zotërinë Tuaj, se jinni udhëheqësit e idealit kombëtar dhe Djalëria q’është djalëri, këtë gjë e ka njohur, e njeh dhe do ta njohë; edhe gëzohet e nderohet ajo Djalëri, kur sheh se Dera e Frashërit jua ka lënë Zotërisë tuaj trashëgimin e idealit kombëtar, q’i përkitte në kohërat më të errëta të regjimit despotik.”

Midhati përballë Nolit. Në letërkëmim janë të ruajtura vetëm letra që Midhati i ka dërguar Nolit (21 shkurt dhe 13 korrik 1921). Në to perceptojmë një qëndrim të kujdesshëm dhe vlerësues të Midhatit për Nolin. Megjithatë, duke lexuar edhe letra të tjera për të cilat do të referojmë si vijon, vëmë re që një lloj rivaliteti kishte lindur mes këtyre dy figurave që në vitin 1920 dhe nuk ishte Midhati ai që e kishte nisur atë.

Nëpërmjet një letre të Pandeli Evangjelit për Midhatin (15 tetor 1920), mësojmë se Noli kishte dalë kundër misionit të Midhatit në emër të qeverisë shqiptare për të nënshkruar huanë e brendshme. Evangjeli shkruan: “Na ka ardhur shumë keq për ato që ngjanë me sërën e Peshkopit Noli, të vullnetarëve dhe me propagandën e keqe që bëhet atje.” Dhe pak më poshtë: “Duhet të kemi shpresë se ky incident do të marrë fund dhe do të pendojë armiqtë tanë të përfitojnë nga çarjet tona.” Dhe më tej: “N’është se qeveria e bëri këtë çap, se ashtu e ka dashu nevoja dhe interesi i politikës së sotme të Shqipërisë, duke u ndodhur përpara një dileme të rëndë, atëherë duhet të shkelim edhe ne përmbi zemrat, si mundet që kanë bërë edhe qeveritarët; nuk është për të besuar që atje poshtë, në atë Shqipëri të vogël sundon një qeveri antipatriotike. Në qoftë puna kështu, duhet që për interesin e Shqipërisë dhe ne të tjerët shqiptarë si dhe Peshkopi, t’i durojmë të gjitha hidhërimet.” Një gjë që nuk kishte kuptim, sepse sikurse e dëshmon historia e çdo shteti të botës, bonot e thesarit që lëshohen nga qeveria janë forma bazë me të cilën shteti financon veprimtarinë e vet, sidomos në periudha kyçe siç është ajo e fillimit të veprimtarisë së saj. Ç’të keqe do të kishte sikur sa më shumë shqiptarë nga diaspora në Amerikë të angazhoheshin duke blerë bono të shtetit shqiptar? Përkundrazi, kjo do të konsolidonte lidhjen e tyre si individë dhe diasporës shqiptare në tërësi me shtetin shqiptar dhe do ta bënte më të vetëkuptueshme nevojën për punë serioze nga ana e qeverisë për ta shlyer këtë borxh.

Me një letër të 30 dhjetorit 1920, kryeministri Vrioni e njoftonte Midhatin, i cili që prej një muaji ishte emëruar nga Këshilli i Ministrave si kryetar i delegacionit në Paris dhe kishte zëvendësuar Nolin në këtë detyrë, që “Fan Noli ka mendimin që duhet shkatërruar Delegata e Parisit dhe duhet rishikuar përfaqësimi në Paris e në Londër”. Por edhe Midhati disa muaj më vonë duket se i mbajti qëndrim Nolit pas këtyre dy sulmeve që ai i bëri. Më 16 maj 1921, Midhat Frashëri i shprehte Iliaz Vrionit idenë që Vatra të mos përzihej në politikën e brendshme në Shqipëri, por të përqendrohej tek veprimtaria e saj për promovimin e kulturës shqiptare si dhe të ndihmonte emigrantët e rinj të integroheshin në Amerikë.  

Vajtja e Midhatit në SHBA u shoqërua me entuziazëm shumë të lartë në komunitetin shqiptar që vërehet në numrin e madh të letrave që ai ka pritur nga shumë veprimtarë të Vatrës. Kjo mund të ketë shkaktuar ndoshta pasiguri tek Noli. Si person me ambicie politike që shpejt u dëshmua se ishte e nivelit më të lartë, Noli ndoshta i druhej Midhatit për shkak të prejardhjes familjare që ai kishte. Mendojmë që vendosja përballë e këtyre dy figurave meriton një studim më vete, sepse të dy i kanë përkitur të njëjtit grupim intelektualësh të përndritur që kanë synuar një zhvillim të ri social për Shqipërinë dhe fokus të ri në marrëdhëniet diplomatike, por me përqasje të ndryshme.. 

  1. Rindërtimi i veprimtarisë së Midhatit në Konferencën e Paqes dhe në raport me Lidhjen e Kombeve

Diplomacia ashtu si edhe politika cilësohen si art i së mundurës. Shqipëria që nga Lufta I Botërore nuk doli si vend fitues, por si një vend i pushtuar nga Austro-Hungaria, e kishte pranuar këtë pushtim dhe ishte përpjekur të ndërtonte aq sa ishte e mundur ekzistencën e saj të brishtë që u cënua shumë shpejt pas pavarësisë. Duke i shtuar këtyre rrethanave faktin që fondet në dispozicion për të mbështetur veprimtari lobimi dhe diplomatike ishin shumë të ulta, vlen të theksojmë sesa e jashtëzakonshme ka qenë veprimtaria e intelektualëve shqiptarë kudo ku ata jetonin, për të nxitur mbrojtjen e të drejtës së shqiptarëve për një shtet të pavarur dhe për të arritur të paktën në kufijtë që ishin caktuar pas Konferencës së Londrës në 1913. Shtete si Britania e Madhe dhe Franca që nuk shquheshin si mbrojtëse të Shqipërisë duhet të ndryshonin qëndrim për të. Ndërkohë Austro-Hungaria nuk ekzistonte më si e tillë dhe lavdia e perandorisë që kishte ndihmuar shqiptarët në 1912 dhe 1913 po copëtohej pas humbjes së luftës. Kjo është një arsye e fortë, pse ky libër ka vlerë të madhe dhe duhet të studiohet me seriozitet nga historianë e diplomatë dhe një sintezë e tij në formë të thjeshtësuar të pëfshihet sa më shpejt në librat e historisë për të plotësuar njohuritë që u jepen të rinjve lidhur me vlerën e diplomacisë të atyre tre viteve shumë intensive të jetës shqiptare (1919-1921).

Rrugëtimi diplomatik i Midhat Frashërit nis plot vizion me kontaktimin e personaliteteve të larta politike dhe diplomatike në tre shtete europiane: Britani e Madhe, Francë dhe Itali. Do të njihemi si vijon me emrat dhe përmbajtjen e këtyre shkëmbimeve të rëndësishme.

Pichon dhe Harry Lamb

Vetëm 9 ditë pas mbarimit zyrtar të Luftës së I Botërore, Dr.Turtulli dhe Midhat Frashëri në emër të Vatrës paraqitën kërkesën në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës dhe Foreign Office të Britanisë së Madhe për të fituar të drejtën e vajtjes në Francë dhe Britaninë e Madhe me qëllim parashtrimin e ankesave dhe dëshirave të kësaj organizate pranë qeverive respektive. Ministrit francez Pichot i përmendën Esadin si një person i urryer nga krejt shqiptarët dhe i cili nuk mund të jetë përfaqësues i tyre, ndërsa britanikut Harry Lamb i përmendën faktin që 60 000 shqiptarët që ata të dy përfaqësonin jetonin të lirë si banorë të një vendi liberal. Me këto dy finesa diplomatike fillon veprimtaria madhështore e Midhatit në diplomacinë e periudhës së Konferencës së Paqes dhe fillimit të Lidhjes së Kombeve. 

Kontaktet në Itali

Disa ditë më vonë ai dërgoi letër për kolonelin Castoldi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë (27 nëntor 1918), më vonë për disa deputetë italianë (23 shkurt 1920). Gjithashtu ai zhvilloi letërkëmbim me deputetin e Venecias C.Alessandri (12 mars 1919) nga i cili ruhet edhe përgjigja që e dërguar (30 prill 1919). Në këto letra mbahet qëndrim për Vlorën, Korçën, Gjirokastrën dhe iu bëhet thirrje shtetarëve italianë në emër të parimeve të drejtësisë e lirisë.

Presidenti Wilson

Ndër letrat më të rëndësishme ishte ajo drejtuar në formë telegrafi Presidentit amerikan Wilson (13 maj 1919) nënshkruar bashkë me tre veprimtarë të tjerë me banim në Zvicër, në të cilën i bëhet e qartë presidentit amerikan se shqiptarët i kanë vendosur të gjitha shpresat tek ai, por njëkohësisht mbajnë qëndrim ndaj një pasazhi lidhur me Vlorën në Memorandumin që Wilson i kishte drejtuar Delegacionit Italian. Ata shprehin që po “të sakrifikohet Vlora, do të thotë që pavarësia e Shqipërisë të jetë një iluzion, kjo do të shkonte deri në rrezikimin e ekzistencës së popullit shqiptar” (cit. Telegram 13 maj 1919). Një tjetër telegraf i 10 janarit 1920 drejtuar Vatrës bënte me dije se Midhati i kishte telegrafuar Wilson-it dhe Lansingut për Korçën dhe Gjirokastrën dhe me këtë rast i kërkonte Vatrës që të vepronte energjikisht në Uashington.

Roli i miqve të çmuar britanikë

Vëmendje të posaçme meritojnë tre veprimtarë britanikë: kolonel Audrey Herbert, antropologja Edith Durham, major I.S.Barnes, të cilët me Shqipërinë dhe shqiptarët kishin lidhur një pjesë të ekzistencës së tyre. Përmes angazhimit individual, po aq sa edhe në grup me njëri-tjetrin dhe të tjerë, ata ia dolën që të kthejnë pikëpamjen e qeverisë britanike në favor të Shqipërisë së pavarur me të njëjtët kufij si para Luftës së I Botërore, diçka shumë larg të qënit e vetëkuptueshme. Të tre ishin miq të mirë dhe bashkëpunëtorë të afërt të Midhatit në të mirë të çështjes shqiptare. 

Pengimi për të shkuar në Paris si pjesë e Delegacionit Shqiptar

I përgatitur për të qenë pjesë e delegacionit shqiptar në Paris, si pjesë e përfaqësimit zyrtar të shtetit, Midhati, në atë kohë pjesë e qeverisë shqiptare, u përball me befasinë e parë të hidhur: pengimin nga kryeministri Turhan Pasha që ai të ishte pjesë e delegacionit. Për këtë ai shpjegohet hollësisht në letrën që i dërgon presidentit të Vatrës, Kolë Tromara (8 mars 1919). Tri ditë para se të merrnin pasaportat me lejet e udhëtimit në Francë si grupi i parë nga qeveria e Shqipërisë i përbërë nga Turhan Pasha, Mehmed Konica dhe Midhat Frashëri, Turhani i tregoi një program të nënshkruar nga anëtarët e qeverisë së përkohshme në Durrës, por që ende nuk ishte firmosur nga Turhani si kryeministër dhe Mehmedi si delegat për punët e jashtme. Sikurse shpjegon Midhati, ky program përmbante disa çështje dhe njëra prej tyre kishte të bënte me rolin që do t’i jepej Italisë në vijim, përkatësisht “Italia duhet të dërgojë trupa në kufijtë shqiptarë dhe gjithë organizuesit e degëve administrative duhet të vihen nga Italia”. Shqipëria pra hynte me kërkesën e saj nën protektorat Italian. Midhati shkruan:

“I thashë Turhanit që nuk kisha kundërshtime ndaj këtij programi, por që nuk mund ta kuptoja nevojën për nënshkrimin e tij, në dritën e faktit që, sapo të ishim në Paris, ne duhej të silleshim në përputhje me rrethanat (me çka nënkuptoja – interesat e vërteta të vendit tonë). Gjithsesi, shmanga hyrjen në debat përsa i përket hollësive, ngaqë nuk doja që mendimet e mia të bëheshin të ditura, për sa kohë që ishim në tokën Italiane, por Turhani nuk më besoi, pasi më kishte qortuar disa herë për pavarësinë time të veprimit dhe të mendimit dhe për mungesë të simpatisë për politikën italiane.” 

Megjithatë, sikurse e përmendëm më herët, këtë kohë të “burgosjes në Romë” Midhati e shfrytëzoi për t’u takuar me konsullin amerikan në Torino, z.Emerson Haven, gjë e cila patjetër që ka pasur efektin e vet.

Veprimtaria publicistike e vitit 1919 dhe ndihma nga jashtë për Delegacionin Shqiptar

Vendosja në Zvicër dhe mospërfshirja prej fillimit në delegacionin shqiptar, i dha mundësinë Midhatit që të përqendrohej në veprimtarinë shumë të dashur prejt tij: shkrimin në të mirë të çështjes kombëtare. Si rezultat i kësaj pune, panë dritën e botimit në frëngjisht libra si: Rivendikimet shqiptare, Rilindja shqiptare, Shqiptarët dhe sllavët, Shqiptarët, Për Shqipërinë, për shpërndarjen e të cilëve u angazhuan edhe shumë shqiptarë e të huaj që mbështesnin të mirën e Shqipërisë në Konferencën e Paqes.

Një veprimtari tjetër e rëndësishme e Midhatit në periudhën që ende nuk i ish bashkuar delegacionit si përfaqësues i Vatrës, ishte mbajtja e letërkëmbimit me përfaqësues shqiptarë në Konferencën e Paqes për të qenë i përditësuar lidhur me çfarë ndodhte jo vetëm në Konferencë, por edhe mes shqiptarëve vetë, të cilët sikurse e paraqitëm më lart me letrat e Mihal Gramenos, ishin të përçarë. Midhat Frashëri ndërhyri nga larg për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe përçarjen mes delegacioneve shqiptare. Për suksesin në këtë drejtim, Mehmed Konica e njofton Midhatin në një letër të 3 gushtit 1919 ku i shkruan:

“Falë sugjerimeve tuaja plot urtësi dhe përpjekjeve të bëra nga Fuad Be, kemi arritur në një pajtim e në një marrëveshje të plotë midis nesh dhe midis krejt delegacioneve shqiptare që ndodhen në Paris.” 

Me përfshirjen e tij si delegat i Vatrës dhe sidomos pas caktimit të tij në krye të delegacionit shqiptar në fund të vitit 1920, Midhat Frashëri ka pasur letërkëmbim të rregullt edhe me drejtuesit e Konferencës së Paqes, Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Eric Drummod dhe Kryetarin e Konferencës së Ambasadorëve Jules Cambon. 

Drejtuesit e Konferencës së Paqes

Një letër tjetër e rëndësishme që vlen të përmendet është ajo e datës 9 qershor 1920 drejtuar Kryetarit të Konferencës së Paqes dhe për dijeni katë kryetarëve të Fuqive të Mëdha. Në të, duke iu referuar një note të Imzot Bumçit, asokohe kryetar i Delegacionit Shqiptar që ndodhej në Londër, drejtuar Zotit Lloyd George, kryetar i Këshillit të Lartë, Midhat Frashëri kthente vëmendjen tek veprimet e qeverisë greke. 

Një letër tjetër e rëndësishme drejtuar anëtarëve të Këshillit të Lartë të Konferencës së Paqes mbledhur në Londër (Lloyd George, Aristide Briand, Conte Sforza dhe Baron Hayashi) është ajo e 2 marsit 1921, nëpërmjet së cilës Midhat Frashëri u kërkon shkëlqesive që të kenë “mirësinë të këshillojë mjetet për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike” midis qeverisë shqiptare dhe atyre të vendeve respektive që ata përfaqësonin, në po atë nivel që kishin dikur. 

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve Eric Drummond 

Një tjetër letërkëmbim i rëndësishëm me Drummond është ai nëpërmjet të cilit Midhat Frashëri paraqet tek Anëtarët e Këshillit një notë të 3 marsit 1921 lidhur me gjendjen e minoriteteve shqiptare në territorin grek dhe serb. Në këtë notë bëhet një paraqitje e situatës dhe e shkeljes nga ana e qeverisë greke e zotimeve që ajo kishte marrë në Traktatin e Sevrës si dhe e shkeljes nga ana e qeverisë serbe të zotimeve që ajo kishte marrë në Traktatin e Saint Germain. Në të dyja rastet, qeveritë si greke ashtu edhe ajo serbe nuk lejonin ushtrimin e të drejtave si minoritet për shqiptarët në territoret e aneksuara. 

Kryetari i Konferencës së Ambasadorëve

Një tjetër letërkëmbim i rëndësishëm është ai i zhvilluar me Kryetarin e Konferencës së Ambasadorëve në Paris, Jules Cambon në nëntor 1921. 

Më 9 nëntor 1921, z.Cambon i paraqiti zyrtarisht Midhat Frashërit rezolutën e votuar njëzëri nga Asambleja e Shoqërisë të Kombeve në Gjenevë që “mori shënim zyrtarisht “faktin që shteti serbo-kroato-slloven dhe Greqia njohën Fuqitë Kryesore aleate dhe të shoqërizuara si organi kompetent për të shqyrtuar kufijtë e Shqipërisë” si dhe t’i rekomandojë Shqipërisë të pranojë, pas kësaj, vendimin e Fuqive Kryesore aleate dhe të shoqërizuara”. Gjithashtu përmes kësaj letre z.Cambon paraqiti bashkangjitur vendimin, nëpërmjet të cilit Perandoria Britanike, Franca, Italia dhe Japonia kishin përcaktuar, mbi bazën e autoritetit të tyre, kufijtë e Shqipërisë. 

Më 18 nëntor 1921, z.Cambon njofton Midhat Frashërin se Konferenca e Ambasadorëve mbajti shënim deklaratën e Shqipërisë se ajo i nënshtrohet vendimit të Fuqive Kryesore Aleate për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë dhe në vijim “u mor gjithë preokuptim me çështjen sesi të lehtësohet evakuimi i shpejtë i territorit shqiptar”. Konferenca vlerësoi si të domosdoshme krijimin e një zone demarkacioni dhe në vijim të letrës ata paraqesin vendimin sesi do të duket kjo vijë demarkacioni.

Hyrja në Lidhjen e Kombeve 

Përpjekjet për hyrjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve kishin nisur nga Pandeli Evangjeli me hartimin e një koncepti që ai e kishte dërguar tek kolonel Audrey Herbert. Sikurse Evangjeli e njofton për këtë lëvizje Midhatin në një letër të 15 tetorit 1920, kërkesa e hartuar do t’i jepej sekretarit të Lidhjes, që ishte në Londër.

Dr.Butka bën një përmbledhje të kontributeve në pranimin e Shqipërisë si anëtar shok i Lidhjes së Kombeve më 17 dhjetor 1920 dhe vlerëson që Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Fan Noli ka meritë për këtë sukses të parë diplomatik. Ndërsa kontributi konkret i Midhatit sipas tij është në punën e gjithanshme që ai kishte bërë në gjithë vendet e Europës, sidomos në Angli, për njohjen dhe pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Gjithashtu, një rol të madh ai njeh për mikun e Midhatit, lordin Robert Cecil, i cili propozoi pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (fq.330). Të gjitha këto pohime mund të konstatohen gjatë  leximit të letërkëmbimit të Midhatit dhe veprimtarisë së  tij sidomos me britanikët dhe francezët.

Përgatitja për Konferencën e Ambasadorëve në korrik 1921

E gjithë veprimtaria prej anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhje më 17 dhjetor 1920 e deri në mbajtjen e Konferencës së Ambasadorëve më 8 korrik 1921, ishte në funksion të përfaqësimit sa më solid të kërkesave dhe qëndrimit të Shqipërisë për të arritur maksimumin e mundshëm në rrethanat në të cilat u gjend vendi pas Luftës I Botërore. Gjatë kësaj periudhe përgatitore, ka një letërkëmbim të dendur dhe të rëndësishëm të Midhat Frashërit si kryetar i delegacionit shqiptar me kryeministrin e Shqipërisë Iliaz Vrioni dhe z.Mehmed Konica.

Bashkëpunimi me Konicën në këtë periudhë ka qenë shumë i afërt për të ushtruar sa më shumë ndikim mbi Foreign Office. Duket qartë nga letrat që të dy, Frashëri dhe Konica punonin si një ekip në bashkëpunim me miqtë britanikë, veçanërisht Audrey Herbert, Edith Durham, I.S.Barnes dhe lordin Cecil.

Letërkëmbim me kryeministrin Iliaz Vrioni është i fokusuar tek raportimi që Midhati bënte për gjithë zhvillimet e reja në Paris dhe Londër. Ai kulmon me një letër të 10 korrikut 1921 në të cilën Midhati i raporton me hollësi për pyetjet që iu bënë nga Komisioni i Ekspertëve në Konferencën e Ambasadorëve si dhe përgjigjet që dha ai. 

Konferenca e Ambasadorëve në korrik 1921

Sikurse e përmbledh Dr.Butka (fq.521), Midhati në këtë konferencë “bëri një ekspoze dhe mbrojtje të admirueshme të çështjes shqiptare dhe kërkoi që Statusi i 1913 dhe integriteti i Shqipërisë së pavarur të ishin të padiskutueshëm, si dhe hodhi poshtë pretendimet territorial të Serbisë dhe Greqisë, në një kohë që provoi të kundërtën: rivendikimet e drejta shqiptare dhe vënien në vend të padrejtësive të vulosura me protokollin e Firences më 1913”. 

Para diplomatëve të Fuqive të Mëdha, Midhat Frashëri sikurse i bën me dije kryeministrit Iliaz Vrioni në një letër të 10 korrikut 1921, pohoi se: qeveria shqiptare e kishte gjithë tokën shqiptare nën administrim, veç atyre viseve të zëna nga serbët dhe grekët; kufijtë shiheshin si të paprekshëm; minoriteti grek ishte i paktë në numër ndërsa vllehët bëjnë “cause commune” me shqiptarët dhe nuk kanë pretendime; zona si Nikaj dhe Thethi po pranojnë pushtetin qendror dhe Mirdita po ashtu është pjesë e Shqipërisë. 

Këshilli i Lartë i Konferencës së Ambasadorëve, mbledhur në nëntor 1921

Një tjetër arenë ku Midhat Frashëri shkëlqeu si një mbrojtës i zoti i interesave të Shqipërisë ishte në sesionin e jashtëzakonshëm të Këshillit në datat 16-19 nëntor 1921, përshkruar në mënyrë mjeshtërore nga Roger Lévy në një artikull me titullin “Çështja e Shqipërisë”. Sipas Levy, sesioni ishte “një pjesë teatrore me tre akte dhe një prelud”. Shkak për këtë sesion ishte bërë mospranimi nga ana e Serbisë i vijës kufitare të përcaktuar nga komisioni i ekspertëve të angazhuar nga Konferenca e Ambasadorëve.

Vetë fryma e shkrimit të Lévy tregon se shqiptarët përmes Midhat Frashërit kishin arritur të fitonin zemrat e ambasadorëve që shqyrtonin çështjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila nuk e pranonte kufirin e përcaktuar nga Komisioni i Konferencës së Ambasadorëve. Ky përbën një shembull të mrekullueshëm të diplomacisë së suksesshme që mund të bëjnë shqiptarët dhe që kanë qenë ta bëjnë që njëqind vjet më parë. Kjo diplomaci në vitet 1919-1921 pati zërin, fytyrën, mendjen dhe emrin e Midhat Frashërit, të cilin historiografia shqiptare e sabotoi për një kohë shumë të gjatë, me vetëm një arritje: gjymtimin e kujtesës shqiptare lidhur me Konferencën e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve, një kujtesë që më në fund ka mundësinë e mrekullueshme që të ndreqet përmes letërkëmbimeve të Midhatit, botuar në vëllimin VI të veprës së tij nga Instituti “Lumo Skëndo”.  

Filed Under: Politike Tagged With: Lindita Komani

Dokumente mbi indoktrinimin komunist përmes kulturës letërsisë dhe arteve

November 20, 2021 by s p

Instituti i Historisë

Instituti i Historisë mbyll ciklin me 4 vëllime “Dokumente mbi indoktrinimin komunist përmes kulturës letërsisë dhe arteve” përmbledh dokumente të periudhës 1945-1985 mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien në Shqipëri dhe realizuar me mbështetje dokumentare nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Lidhur me vellimin e fundit 1977-1984 merr vlerë fakti se ndonëse Shqipëria e asaj periudhe kishte krijuar tashmë një mekanizëm horizontal kulturor, me shtëpi kulture, biblioteka, muze dhe elementë të tjerë në pothuajse në të gjithë vendin, të dhënat zyrtare tregojnë se fokusi i tyre thelbësor ishte sistemi horizontal i propagandës dhe kontrollit.Në mënyrë simbolike, situata e ndërhyrjes së thellë në çdo element të lirisë dhe ndjesisë krijuese del në pah në dokumentet e ofruara në këtë vëllim që kanë të bëjnë me kritikat ndaj krijimtarisë së shkrimtarëve të njohur apo akuzave për ndikime të jashtme muzikore tek disa prej kompozitorëve më të njohur të kohës. Botimi ofron fakte domethënëse që publikohen për herë të parë, në funksion të njohjes dhe kuptimit më të mirë të mekanizmit të censurës, kontrollit dhe indoktrinimit edhe të elitës kulturore të kohës. Në këtë vëllim, jo ratësisht, i është lënë vend edhe shkrimtarit Ismail Kadare dhe krijimtarisë së tij, ku zyrtarë të lartë të PPSH, të propagandës, por edhe të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të institucioneve të tjera, angazhohen intensivisht dhe me gjuhë të ashpër për të ndaluar botimin e disa prej krijimeve të tij. Akuzat se novela “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, “është në themel e gabuar ideologjikisht” nuk vijnë vetëm nga drejtuesit fanatikë të propagandës, por edhe emra të njohur të letërsisë dhe artit brenda Lidhjes. Gjuhë të njëjtë kritike, refuzuese për botim dhe me apel që Kadare të thellohet dhe të formohet më mirë ideologjikisht, u përdor edhe në rastin e romanit “Gjakftohtësia”, për skenarin e filmit “Pasha Liman” (Ballë për ballë), ku autori kritikohej se nuk ka krijuar figura punëtore frymëzuese, nuk ka nxjerrë në pah sa duhet vlerat e shoqërisë socialiste, apo se përse i referhet qytetërimit evropian.Të gjitha vëllimet ndodhen në stendën e Panairit 2021 të Institutit të Historisë / Akademia e Studimeve Albanologjike.

Filed Under: Kulture Tagged With: Instituti i Historise

Shënime për librin ”Plumba në Ferr” të Bedri Blloshmit

November 20, 2021 by s p

Nga Lekë TASI

Sot një çerek shekulli nga viti 1991, kushdo që e ka për zemër çështjen thuajse të harruar të viktimave të komunizmit, e ndien veten të vetmuar. Ata që e bëjnë të tyren këtë kauzë duhet të luftojnë kundra mendimit që haptazi o heshtazi mbizotëron akoma se ata që u vranë nga partia paskan qënë me anën e gabuar, dhe jo se donin një Shqipëri normale; vazhdon pra të ketë fuqi teza se në1944 ka pasë çlirim, prandaj ata me ide tjetër duhej t‘i nënshtroheshin regjimit. Kjo nënkupton pasivitet ndaj dhunës, pra të mos luftosh për një shoqëri të lirë, sëpari për liri personale.Të shprehje mendim kundra padrejtësive gjat 45 viteve, të doje të largoheshe nga vendi, këto quheshin tradhti ndaj atdheut, quheshin organizim kundra-revolucionar, dhe dënoheshin me dhjetra vjet burgim. Si pasojë e mbetjes pa u prekur e kësaj teze (atë e shohim në tekste historie, në deklarata dhe në manifestime zyrtare ku nderohen ende figura drejtuese e brigada që ushtruan terror) zëri jonë si kategori sociale e politike mbetet i zbehtë, dhe fort pak i vihet veshi. Kështu shumë prej nesh detyrohen të rregullojnë gjendjen e tyre të sotme, pra t‘i vënë vizën vuajtjeve të kaluara, kujtimi i të cilave mbetet makth.Por lënia mënjanë e kësaj detyre do të thotë t‘i harrosh praktikisht mijërat e viktimave , të mos nderosh qëndresën antidiktaturë, dhe më e para e të gjithave, të pajtohesh me faktin që mijra burra e gra dergjen të groposur diku por nuk kanë ende një varr. Të merresh vetëm me të sotmen personale nënkupton që e kaluara e mbrapësht të jetë e vetmja histori zyrtare, përderisa trimat që i rezistuan me duar e thonj çelikut të organeve të diktaturës, nuk e kanë ende një përmendore ku të nderohen në rang kombëtar, dhe aq më pak konsideratën zyrtare si mbrojtësit e vetëm, të vërtetë, të demokracisë në atë periudhë errësire e tmerri.Kujtesa e shkurtër, grindjet e debatet për gjëra që u mungon kushti, themelor – dhënia e drejtësisë me zë të plotë atyre që u ësht mohuar për 70 vjet – e lënë vendin mbrapa, prandaj dhe zgjidhja e problemeve aktuale në një frymë të tillë, gjysmake, edhe në ardhtë, do të jetë me shumë difekte, pra në masë të madhe çimentim i padrejtësisë.Që një shoqëri të qeveriset me drejtësi, të ketë mirëqënie dhe dinjitet, duhet qytetari të angazhohet në vazhdimësi me atë që ndodh përreth tij, kjo ësht detyrë imperative veçanërisht për ish të përndjekurit. Mungesa e unitetit mes tyre, përjashtimi i tyre nga organet vendim-marrëse, mban në këmbë shumë nga padrejtësitë e kaluara. Historia e ka provuar në raste të panumurta që indiferenca të çon përsëri në rrugën e nënshtrimit dhe në një mbijetesë pa dinjitet.Në vitet e Luftës së Dytë, Blloshmët e Bërzeshtës si shtëpi me influencë në zonën nga do të kalonin komunistët në Veri, provuan të parët pabesinë e tyre.Brigadat me yll të kuq të lidhur me jugosllavët dhe të udhëzuar prej tyre, kur konsoliduan pozitat e tyre, prishën marrëveshjen për mos-vëllavrasje, dhe duke shtënë në dorë me dinakëri 17 pjesëtarë të çetës nacionaliste, ku përfshihej dhe Shefqet Blloshmi, i premtuan vëllait të tij, Hakiut, se nuk do t‘ a ekzekutonin nëse ai do të dorëzohej.Ata e shkelën fjalën, dhe në masakrën që bënë, ndër 17 të ekzekutuarit , 5 ishin Blloshmaj. Pastaj, brënda periudhës Mars 1944- Tetor 1945 u vranë edhe 6 antarë të tjerë të kësaj familjeje sëbashku me të afërt të tyre, pa gjyq e pa asnjë akuzë të bazuar. Partitë komuniste kudo në botë e kanë përdorur terrorin si hap të parë në çdo vend që shkelnin sëpari. Vrasjet masive ishin në strategjinë e tyre paraprake për të nënshtruar krahinat që zotëronin, le të mos ishin ato të rreshtuara me palën kundërshtare.Terrorin komunistët tanë e vazhduan si politikë të ditës më pas në tërë Veriun, me vrasje e dhunime, dhe e mbajtën si sistem pune edhe mbasi e nënshtruan vendin, në kushte paqeje dhe me kushtetutë të miratuar që “garantonte” liritë demokratike; ata pushkatuan e varën në litar deputetë të zgjedhur në listën e tyre, e bënë tradhtar brënda natës një figurë madhore që ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve – ky ishte morali politik i Frontit të tyre Demokratik e Nac. Çlirimtar…Ata kërkonin jo simpatinë e popullit , por nënshtrimin pa kushte të tij. Për çdo shenjë lirie, edhe elementare, që do të manifestonte dikush, ose për faktin që populli ushqente simpati për të, ndëshkimi do t`i jepej i skajshëm.Kësisoj edhe mbas luftës, shtëpi e parë e krahinës- familja e shquar Blloshmi, me origjinë nga heroi i famshëm kosovar Millosh Kopiliqi, trimi që në betejën e Fushë-Kosovës kishte vrarë sulltan Muratin I, pagoi një çmim të rëndë me ekzekutime të shumta, me burgime të gjata, vdekje në burg, internime të familjeve.Kjo barbari përfshiu siç dihet edhe dy djem të rinj, poetë të talentuar, kushërinjtë Vilson Blloshmin e Genc Lekën, që i ekzekutuan me akuza të shtirura tridhjet e ca vjet mbasi diktatori e kishte vendosur sundimin e tij absolut, dhe nuk e kishte të nevojshëm terrorin. Në një faqe të librit që i jepet sot lexuesit, Bedri Blloshmi, i mbijetuari i kësaj familjeje të madhe, përshkruan me një dhimbje që të sëmbon në zemër shkretimin e fisit tij, dhe e konkretizon atë tek dykatshja e madhe e banuar dikur nga njëzet frymë, sot e mbyllur dhe e rrënuar…Por rasti i Blloshmëve, siç del nga dokumentat që ka gjetur e botuar Bedriu në pesë librat e tij, ilustron edhe poshtrimin e skajshëm të krahinës nga klika e Tiranës, imponimin brutal të qendrës mbi organet lokale, hetues, operativë, prokurorë ,gjykatës, policë, dëshmitarë të emëruar, pra heqja e çdo pavarësie atyre që ligjërisht duhej t‘i shërbenin qytetarit por në fakt e tradhtuan me fund atë, disa bile me gatishmëri servile; vënien e inteligjencës në shërbim të falsitetit më trashaman, për tu dhënë gjyqeve të montuara një lustër legaliteti me anë ekspertizash tërësisht në shkelje të ligjit e të intelektit; u mobilizua pra kushdo që i binte në mend partisë, për të dëshmuar veç në dëm të të pafajshmëve të akuzuar.Në këtë ferr siç e quan me të drejtë autori, këta specialistë iu kërrusën me hir e me pahir diktatit të klikës kriminale së Tiranës dhe partiakëve të rrethit, dhe bashkëpunuan me paligjësinë dhe krimin shtetëror. Qëllimi ishte që krahina, dikur me anën e Blloshmëve, ta merrte edhe një sinjal tjetër, edhe pse të kotë, për të qëndruar urtë.U realizua pra ky komplot kundër dy të pafajshmëve me bashkëpunimin e dhjetra personave, që të mpiksej dëshmia se poezitë e tyre paraqisnin rrezikshmëri deri për dënim kapital. Ky fakt e jep qart dekadencën morale të asaj epoke, të cilën poeti Vilson Blloshmi e simbolizoi me finesë artisitke në poezinë e tij “Saharaja”, një metaforë e denjë të na përfaqësonte në një antologji evropiane, nëse do të krijohej, të rezistencës antikomuniste. Por nuk po shohim akoma asnjë shënjë të reformimit të dëshëruar në këtë drejtim, në mënyrë që t‘i njihet merita edhe krijimeve të poetëve disidentë, të vetmet që e japin fytyrën e vërtetë të vendit në ata 45 vjet, kur e vërtëta paguhej me gjak. ..Rekomandimi i KE për denoncimin e krimeve nuk po gjen ende zbatim. Ndaj Bedriu vazhdon i palodhur të merret në kohë të plotë me të kaluarën, ta gërmojë në arkiva e në popull, të intervistojë këdo që e përjetoi, si viktimë apo si persekutor, ai i gjurmon ata kudo , u del përpara dhe e gjen mënyrën për t‘i bërë të flasin.Qëllimi i tij i vetëm është t‘ia tregojë publikut me dokumenta provat e turpshme të asaj gjëme ; ai udhëton kudo ku mund të ketë shenja të ekzekutimeve të fshehta, u bën thirrje edhe atyre që zbrazën plumba mbi të dënuarit pa faj, që të tregojnë pak ndjenjë njerzore duke bashkëpunuar me të dhe me familjarët në gjetjen e eshtrave, normë elementare e shqiptarit, e përmbysur nga klika kriminale që mbushi territorin me varreza të maskuara.Ai vazhdon betejën e tij duke lënë mënjanë edhe hallet e veta, sepse gjëma që punoi sigurimi dhe veglat e tij mbi popullin e paarmatosur e të pafajshëm, në asnjë mënyrë nuk duhet lënë në harresë, sado të mprehta qofshin problemet aktuale. Detyra kryesore e shoqërisë është ndaj të rënëve, ndaj herojve që u ndeshën fizikisht me dhunën, po edhe ndaj atyre që u përpoqën të hiqnin qafe zgjedhën duke u arratisur, janë këto dëshmitë më të vlefshme që nderojnë Shqipërinë.Librat e mëparshëm të autorit, “Fabrikimi i Vdekjes”,”Rrëfime nga ferri komunist”,”Revolta e Qaf` Barit”, “Revolta e Spaçit”, vijon me librin që i jepet sot lexuesit, “Plumba në Ferr”, i cili ka si subjekt 16 raste të këtyre dy kampeve.Janë shembuj rezistence në kushte vështirësie të skajshme, dhe përmbysin versionin që e mban akoma si të vlefshëm shumkush, e që e paraqet të riun e burgosur si të dënuar për shkelje të ligjeve; këta libra e nxjerrin politikën e brendshme të regjimit në tërë egërsinë e tij: një taksë angarie e paprerë, mizore dhe tërësisht arbirtrare mbi popullin, përderisa shkelës i normave kushtetuese ishte organi që burgoste dhe jo qytetari që burgosej; dhe kjo taksë gjaku kishte nisur në pjesë të madhe qysh në luftën partizane, të paraqitur si popullore, por që ish një dhunë mbi popullin që kulminoi me të ashtuquajturin çlirim, të “festuar” qysh ditët e para krahas paradave, me qindra ekzekutime.E provojnë ngjashmëria e praktikës tyre vrasëse në të dy rastet: fshatarët e pushkatuar gjatë luftës, që po u zbulohen varrezat kohët e fundit, dhe mijrat e tjerë të vrarë më vonë gjatë sundimit- ndër dhjetra mijrat e dënuar, të ridënuar në një sfilitje pa fund, ose të eliminuar me plumb nëpër tela ose larg tyre.Por një tipar tjetër i ballafaqimit real diktaturë-popull ësht përqasja morale mes të dënuarve dhe rojeve. Epërsia e të parëve megjithë represionin e egër del sheshit në disa raste, raste që do mbeteshin të panjohura po të mos i regjistronin e botonin B.Blloshmi dhe të tjerë vuajtës-dëshmitarë okularë, me shkrimet e tyre për jetën në burgje e kampe. Kontrasti: trimëri e të paarmatosurve dhe vrapi i të armatosurve për të shpëtuar kokën.Kjo ka ndodhur në Qaf‘ Bar, (siç del në librin e Blloshmit “Revolta e Qaf Barit dhe Terrori Komunist 1943-1990”), ku në thirrjen për ndihmë të një të burgosuri që po e masakronin rojet, Sokol Sokoli e Tom Ndoja (të pushkatuar më vonë) dhe burrit të ndershëm që dha shpirt nën tortura Sandër Sokoli , me tetë të tjerë (të ridënuar) u sulën si vetëtima me grushta e shkelma në ndihmë të tij.Ky ështe rasti kulmor i një rezistence me episode të shumta nëpër hetuesi, gjyqe, burgje e kampe, dhe vlen për të shprehur se edhe nën kërcënimin e sigurt të plumbit, forca morale e malsorit reagoi në çast thirrjes “në dorën tuaj burra !”. Ajo sfidë vdekjes së sigurt ësht lënë në heshtje nga retorika burracake e filmave të shtirura dhe revistave të MPB që i shisnin publikut “heroizma” të sigurimsave gjoja në bashkëpunim me popullin, por që në fakt ka qënë terror i të armatosurve gjer në dhëmbë mbi një popullsi të terrorizuar por kurrë të nënshtruar.Kjo hap çështjen e publikimit të të vërtetave në çdo rrethanë të arqipelagut tonë, sepse nuk janë të vetme këto ndodhi kulminante të Qaf Barit, apo ajo e Hajri Pashajt dhe shokëve të tij Dervish Bejko, Pal Zefi dhe më të riut Skënder Daja në Spaç, ku u ngrit e u valvit flamuri pa yllin komunist e më parë revoltat e Postribës dhe e Malësis së Veriut, po edhe mbrojtja burrnore (shembull ajo e Muzafer Pipës) kundra dënimeve të “porositura” të të pandehurve në gjyqe, mes tyre edhe klerikë, të akuzuar për futje armësh në kishë (!) dhe i mijra kulakëve, për fajin e vetëm pse ishin të aftë të prodhonin për vete…Pra rezistenca ka qënë e përhapur, dhe një kapitull i panjohur e saj ësht ai i strehuesve e familjarëve që i kanë mbështetur të arratisurit duke rrezikuar veten përballë teknikave çnjerzore të Sigurimit. Teknika diabolike, që në aleancë me raskapitjen gjatë dhjetvjeçarëve, shpjegon edhe rastet pse i riu i mplakur brënda hekurave humbte sensin e realitetit, dhe hynte në dialog absurd me mundonjësin e vet gjoja shtet, me sharje o arsyetime e sugjerime tërësisht të pafrytshme, që pa tjetër do pasoheshin nga dënime të pamëshirshme prej pushtetit shtazarak. Autori i trajton këto raste me dhimbshuri ndaj këtyre kolegëve të vuajtjes, sepse e ka njohur vetë ndryrjen e gjatë në hekura, dhe i mirëkupton alienimet psiqike që vepronin mbi ata fatkeqë.Studimi dhe vlerësimi i rezistencës antikomuniste janë detyra të patjetërsueshme nëse duam të jemi shoqëri me një shkallë vlerash prej vendi të qytetëruar ; ato ndihmojn edhe të tjerat, detyrat praktike në zgjidhje të problemeve; përndryshe as ndërgjegja e shqiptarëve, as konsiderata e botës mbi shtetin e shoqërinë tonë, nuk do t‘i quajë zgjidhje ato që bëhen mbi një themel të padrejtë. Bedri Blloshmi në çdo libër që ka botuar, qëllim kryesor ka publikimin e çdo padrejtësie, dhe prandaj ai i përgjigjet me ndihmë konkrete familjeve që prej dekadash janë në kërkim të vendit ku dergjen të dashurit e tyre.Kohën, forcën fizike dhe tërë vëmendjen, ai ia përkushton pikërisht zhbërjes së asaj gjëme, sa të jetë e mundur, duke u kthyer njerëzve normalitetin e zakoneve dhe të respektit për të vdekurit. Ai nxjerr në dritën e diellit atë që komunizmi e fshihte në terrin e natës, ofron përpjekjen e tij, mundin, njohuritë, cilitdo që i ësht mohuar e drejta më e shenjtë, kontakti, i mbrami i të mbramëve, me familjarin e tij të zhdukur, edrejta për të derdhur lot mbi varrin e tij. Në krahun e kundërt, kemi ngurtësinë e shkaktarëve të kësaj tragjedie historike, të rehatuar si veteranë, por të pazbutur edhe sot mbas gjysëm shekulli.Por nuk do të fshihet kaq lehtë gjëma e tyre, duke detyruar njerzit të heqin dorë nga një e drejtë elementare, e drejta për të varrosur njerzit e tyre. Kjo nuk është çështje e së djeshmes, është e së sotmes, me reflekse në të ardhmen. Ata si funksionarë të shtetit, kishin për detyrë të zbatonin ligjin, dhe e shkelën me të dyja këmbët. Dhe jo vetëm e shkelën, por disa e praktikonin repersionin me egërsinë më të madhe, me kënaqësi sadike. Sot ata janë të padënuar ende, as moralisht, bile ndërkohë , duke i qëndruar porosis së vjetër u është shtuar titulli i “nderuar”.Në librin e ri që sheh dritën e botimit sot, Bedriu paraqet rastin e 16 të dënuarve, pjesa dërrmuese fare të rinj, që nisën pa asnjë faj jetën e burgut, të dënuar me akuza të rreme dhe të ridënuar gjatë vuajtjes me afate të gjata. Ata tentuan si të mundnin ta kundërshtonin atë jetë prej ferri ku i hodhën, tentuan të arratiseshin ose folën apo shkruan kundra regjimit, u ngritën në revoltë. Përfunduan të dënuar me plumb në kokë vetëm se kundërshtonin padrejtësinë flagrante, dhe se deshën të ishin të lirë.Natyrisht nuk mund të shtrohet se kishte një rend kushtetues, në të cilin ata mund të apeloheshin. Nuk njihet një rast i vetëm që të jetë digjuar rekursi i të dënuarit. Disa u vrarë me breshëri nga karakolli pa bërë asnjë orvatje ikjeje, brënda telave, ose u zunë nën shkëmb, dhe në vend tu jepej ndihma, u prenë me sopatë. Kjo është historia e vërtetë e Shqipërisë në ato katër dekada e gjysëm dhe e tillë siç ish do të zbulohet herët a von, me të gjitha hollësirat, falë kontributit të dëshmive, ndër të cilat një vend kryesor zë ajo e Bedri Blloshmit.Rrugë tjetër s‘ ka. Prandaj situata sot paraqitet si një ballafaqim kryesisht moral: nga njera anë qëndron detyra për tu dhënë drejtësi këtyre burrave të lirë në shpirt, qoftë mbas vdekjes, atje ku janë në Panteonin e vërtetë shqiptar, nga ana tjetër establishment akademik që e lë mënjanë këtë detyrë duke i mbajtur fajtorë ose shkelës të ligjit këta heronj e dëshmorë , dhe dënimet i quan të nevojshme “për kohën”,, po ashtu dhe cilsimet “i nderuar” që gëzojnë persekutorët e tyre, dhe hero kombëtar të parin e tyre.Detyra jonë përkundrazi, për ta përmbysur këtë pozicion tërësisht fals, detyrë sa morale dhe civile, ka filluar të zbatohet nga këshilla bashkiakë që u japin rrugëve emrat e atyre që rezistuan; ajo shprehet po ashtu nga njerës me kujtesë të pagjumë si Bedri Blloshmi e mjaft të tjerë, që kundra indiferencës –sëmundje e jonë kronike – botojnë libra-dëshmi, dokumenta të dhunës së pararendësve së konformistëve të sotëm.Këto dy manifestime, tabelat emërtuese të rrugëve dhe dokumentimi i paligjësise në libra, arrijnë të detyrojnë autoritetin shtetëror t‘i nderojë me diploma nderi viktimat më të shquara eminente të palës tonë, burra e gra që e donin Shqipërinë rezistuese ndaj fatit robërues që iu dha për kaq dekada. Të tre këto fakte mund të jenë fillimi i procesit që na bën të pranishëm me meritë në lëmin ndërkombëtar. Kundërshtimi i paligjësisë, kusht i domosdoshëm i këtij procesi mbetet detyrë e pazgjidhur, sepse paligjësia i ka rrenjët te pajtimi mendor i elitës akademike me rendin e kaluar, të konsideruar “çlirim” edhe zyrtarisht , ajo bezdiset kur preket sadopak ky term i pavërtetë.Pasojë indirekte, psikopatologjike, e kësaj mbeturine janë dhe krimet mes nesh ende sot, që e ndalojnë shoqërinë të gjejë rrugën e ligjëshmërisë dhe të rimëkëmbjes. Për të shëruar poshtërimin historik që pësuam, është e domosdoshme ndershmëria mendore me faktet dhe dhimbshuria njerzore për ata që u torturuan shnjerzisht dhe u mbaruan me sadizëm sistematik në ato kampe e burgje skëterre. Lufta me dhëmbë shtrënguar që bën autori i këtij libri për ta ndryshuar gjendjen, vjen nga forca e qëndresës të cilën shumë të tjerë e kanë zbutur; dhe nuk ësht vetëm nga dhimbja për familjarët e shokët bashkëvuajtës që ai i shkruan këto kujtime, ajo del jashtë kësaj sfere, dhe bëhet e vetmja politikë, e aftë dhe e denjë të ndërtojë një rend të ri, që t‘i shërbejë vërtet ligjit dhe dinjitetit shtetëror. Pa rivendosje të drejtësisë edhe për të kaluarat, nuk mund të ketë shoqëri dhe shtet të shëndetshëm sot e në të ardhmen.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Bedri Blloshmi

“Po Dibrës, Jo Skavicës“

November 19, 2021 by s p

Gazetarja Marjana Bulku në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarin Abdurahim Ashiku.

1.“Po Dibrës Jo Skavicës“ një botim që tingëllon si thirrje, si lindi kjo vepër dhe kur?

Ideja e ndërtimit të një dige, një liqeni artificial e në rrjedhë të tij kthimi i energjisë kinetike të ujit në energji elektrike lindi në vitet 70-të të shekullit të kaluar. Lindi më tepër si hurdhë, që traditën popullore mbushet e zbrazet për të ujitur tokën e mbjellë me misër e perime. Veçse në këtë rast fjala është jo për një hurdhë disa metra kub por për një rezervuar gjigand miliona metra kub ujë, me thellësi qindra metra, me një shtrirje prej mijëra hektarësh… synimi i së cilës ishte të kthente në “termocentral” të gjithë kaskadën e Drinit që asokohe kishte Hidrocentralin e Vaut të Dejës në prodhim e  atë të Fierzës në ndërtim.

Ndërsa tre të parët (Vau i Dejës, Fierza dhe Komani) u ndërtuan, Skavica as filloi (me përjashtim të disa studimeve gjeologjike) dhe as u fol më për të për një kohë të gjatë.

Si gazetar ruaj shprehjen e një ministri i cili kur preu shiritin e përurimit të shkollës së mesme të Zall-Dardhës, një nga shkollat më të bukura dhe funksionale të Dibrës, tha nëpër dhëmbë: “Ia dhamë edhe këtë ndërtesë Skavicës”

Frika nga Skavica ishte në çdo themel që hidhej luginës së Drinit.

Sistemi i kaluar, në perëndim të jetës së vet, nuk pati forcë ta ndërtojë Skavicën, problemet e së cilës në raport me HEC – et e tjerë të kaskadës së Drinit, ishin tepër të thella jo vetëm ekonomike, historike, ekologjike, por edhe sociale.

Mbytja e Dibrës ishte, në mendësinë e kohës, një problem strategjik, problem i lidhur me luftën e ftohtë dhe me ëndrrën e sllavo-Serbisë për ta këput Shqipërinë për brezi.

Përballë Skavicës sistemi zgjodhi Devollin, hidrocentralin e Banjës me drejtim në radhë të parë ujitjen e tokave bujqësore të Belshit, Lushnjës e deri të Kavajës e Durrësit dhe në radhë të dytë prodhimin e energjisë elektrike. Puna shkoi deri në mbushjen e liqenit dhe sistemimin e banorëve të Darëzezës në bregdetin e Semanit ku u ndërtua një fshat 100-200 metra larg detit, me vila dykatëshe e punësim në ndërmarrjen bujqësore.

Për një kohë relativisht të gjatë Skavica u harrua.

U zgjua në vitet e para të këtij shekulli kur nevoja për energji elektrike u rrit në maksimum e termocentralin e Vlorës e “vranë” që të mos ndotej mjedisi e turizmit ti merrej fryma. Tash një çerek shekulli ai vazhdon të ndryshket pa nxjerrë asnjë kilovat energji elektrike.

U zgjua edhe kur vlonjatët, tepelenasit, përmetarët e bashkë me të edhe kupola më e lartë e vendit (Ilir Meta) e shpallën Vjosën “Park Kombëtar” e hidrocentrali i parë i saj Kalivaçi ku më 8 qershor 2001 nisën punimet nga shoqëritë italiane ENEL dhe BEG që do ti përfundonin punimet brenda 4 viteve e sipas marrëveshjes qeveritare do ta shfrytëzonin për 30 vjet, u tjetërsua në një relikte nga e kaluara.

Skavica lindi si një dështim i qeverisjeve shqiptare, si një çandër për mbajtjen e saj mbi këmbë argjili.

Libri im modest lindi kur qeveria Berisha e mori “seriozisht” ndërtimin e Skavicës përmes mburrjeve spektakolare që janë përshkruar në kohë e hapësirë në libër.

Ishte një detyrim qytetar që të vihesha në radhë në betejën për ta shpëtuar Dibrën ani se, në pozicionin e trojeve të babait tim nuk mbytej asnjë pëllëmbë tokë. Më mbytej Dibra dhe kjo ishte dhe është kryesore.

Një ekolog, nga më të mirët e Dibrës, Haki Kola, asokohe, kur unë nisa betejën për ti thënë “JO SKAVICËS” më ngushëllonte…

 “Të jesh i bindur se është shakaja e radhës, si me energjinë atomike. Ai mund të bëjë punishte të thjeshta si e Gërdecit, por jo gjëra aq të komplikuara, pasi ndërron mendje, i prish duke i inauguruar pa pritur të bëhen, kur ai i donë, apo…”

Sali Berisha nuk mundi ta mbysë Dibrën…

Edi Rama e mbyt. Ai di të shkatërrojë dhe koston e shkatërrimit t’ia kalojë njeriut të varfër, pensionistit që nuk i del pensioni as për ilaçe, fshatarit, punëtorit. Ju kujtohet pallati i Bashës në bregdet? Shkatërrimi i tij me dinamit dhe detyrimi për ti paguar atij milionat deri në centin e fundit? Po stadiumi Qemal Stafa? Po Tetari Kombëtar?

Unë jam i sigurt se me mendësinë që ka do ta mbysë Dibrën, do ta shuajë atë përgjithmonë  pa e gëzuar “Rrugën e Arbrit”, fundi i të cilës përfundon në shërbim të sllavo-maqedonësve.

Ai do ta mbysë Dibrën që turizmi jugor nga Vlora në Sarandë të ketë dritë, dritë nga vdekja e tjetërsimi i një krahine të tërë.

Këtu qëndron  e keqja dhe kundër saj duhet të qëndrojmë në këmbë, të mos përkulemi, ta fitojmë siç kemi fituar tërë betejat e mëdha historike.

Vepra ime siç e quani ju, është thjesht një libër që në kopertinë ka emrin tim, është sa e imja aq sa e intelektualëve dibranë që i kanë dalë dhe po i dalin për zot e kanë sakrifikuar gjithçka në këtë betejë tepër të vështirë kur ende në Dibër e te dibranët larg saj nuk është formuar një grup i bashkuar, i motivuar në ndërgjegje.

Libri është dashuria ime e pa kushte për Dibrën që edhe pse i detyruar tash 25 vjet të jem fizikisht larg saj, jam atje, ditën dhe natën.

2. A është lexuar vepra në atdhe, kam parasysh faktin se ju jetoni jashtë Shqipërisë?

Pak mund të them, në rrethe të ngushta. Dhe aspak, përjashtuar gazetën “Rruga e Arbërit” për të cilën gjej rastin të falënderoj në veçanti Bujar Karoshin, zërin deri në kupë të qiellit për mbrojtjen e Dibrës. Nga të tjerët, veçanërisht ata që janë lidhur në karrigen e shtetit jo. Frika e tyre për të mos humbur karrigen dhe privilegjet është jo thjesht për të ardhur keq por për të vënë duart në kokë.

3. Po në vendlindje a është promovuar kjo veper qe lidhet drejtperdrejt me te ?

Në vendlindje? Jo, nuk është promovuar. As në Tiranë. As në Peshkopi.

Ajo ishte (dhe do të mbesë) “gështenjë e nxehtë” në gojën administratës që për hir të  në kolltukut rrotullues të shtetit e ka mbyllur gojën dhe fjala i ka rrëshqit në zorrë e i ka mbet atje.

Asnjë zyrtarë shtetëror, asnjë kryetar bashkie, asnjë kryetar qarku, asnjë

prefekt, deputet, drejtor drejtorie, zëvendës ministër, ministër etj. i kohës së Berishës dje, apo i kohës së Ramës sot, nuk e ka folur një fjalë, nuk e ka shkruar një germë të vetme në mbrojtje të Luginës së Drinit.

Libri është parë si ato librat e “verdhë” në kohën e kaluar që po të ta zinin në dorë të priste e zeza.

Unë, shyqyr, kam qenë njëmijë kilometra larg dhe përveç ndonjë kërcënimi në rrjetet sociale apo në telefon (të cilat i kam injoruar) nuk e kam jetuar mëninë e botimit të librit.

4. Duket si një thirrje atdhe-dashurie por përmbajtja e saj është një miksazh studimor i mirëfilltë ku jeni referuar?

Faleminderit që ma quan “thirrje atdhe-dashurie” çka më josh, më ledhaton, më jep jetë.

Është e vërtetë, është një thirrje dashurie, thirrje e jetuar në udhëtime të gjatat nëpër Dibër, mal më mal e fshat më fshat, mes peizazhit të mrekullueshëm dibran që nuk e ndërroj me asnjë peizazh tjetër. E kam me vete në mbi dhjetë mijë negativë fotografikë që rastësisht, të përgjysmuar, nuk e di se si i mora me vete atë ditë korriku 1996 kur ika.

I kam zbardhur. I kam futur në arkiv. Me pamjet, njerëzit e punës, bujq, minatorë, gjeologë, blegtorë, nxënës, të rinj e të reja, gra e burra të moshuar… jetoj. Më japin dashuri tek i shoh. Më japin jetë. Ma bëjnë Dibrën TIMEN edhe këtu në mërgimin e zi.

Ika jo se nuk pata bukë, jo se nuk pata punë, jo se nuk pata shtëpi, ika për të shpëtuar jetën time dhe të familjes time që ma kërcënuan hapur që po të shkruaja do të më rrëmbenin fëmijët. Dhe tentuan ta bëjnë…

Ika por Dibrën e mora me vete.

E kam me vete.

Dhe do ta kem sa të kem jetë.

Këtë nuk ma merr kush…

Ku jam referuar? Mendoj se e thashë… I jam referuar DASHURISË SIME PËR DIBRËN…

Kaq e thjeshtë është…

5. Përvoja e gazetarit e ka tejkaluar gazetarinë në këtë vepër dhe do doja shumë të na rrëfeni sekretet e udhëtimit tuaj profesional ndër vite.

Kësaj pyetje më duhet ti përgjigjem pak gjatë.

Po ju përcjell tre meditime të mijat: njeri me titull “FLETË NGA JETA IME” vënë në kopertinën e pasme të librit serial “Njerëz që i dua”, tjetri me “60 VJET FAQEVE TË SHTYPIT” dhe meditimi humoristik “DY SHTATAT E JETËS SIME”…

NJË FLETË NGA JETA IME…

Linda pesë ditë para Ditë Verës për tu regjistruar pesë ditë pas Shëngjergjit, më 11 maj të pranverës 1941…

Filloren e mbarova në Brezhdan kurse dy vite të shtatëvjeçares në Peshkopi në një udhëtim më këmbë prej dymbëdhjetë kilometrash në ditë. Klasën e 7-të dhe të parën gjimnaz i mbarova në shkollën ushtarake “Skënderbeg” në Tiranë kurse tre të tjerat në Teknikumin Bujqësor në Fier. Pasi punova dy vjet në Peshkopi vazhdova Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë të cilin e mbarova më 16 shkurt 1966.

U mora në fillim me projektimin dhe mbjelljen e plantacioneve të reja frutore në Dibër për të vazhduar më tej si pedagog në Teknikumin Bujqësor të Peshkopisë…

U lidha me shtypin nëpërmjet një reportazhi në gazetën “Sporti Popullor” në një ekskursion me bashkënxënës të bujqësores së Fierit në truallin e Apolonisë së lashtë në vitin 1957 për të vazhduar më pas, në vitet e shkollës së mesme dhe  asaj të lartë, me “Zërin e Rinisë”…

Dashuria ime për shtypin u shndërrua në profesion në vitin 1974 kur mora detyrën e korrespondentit të ATSH – së për Dibrën dhe Matin, për të vazhduar më tej me gazetën “Ushtima e maleve” dhe së fundi me “Zërin e Popullit”.

U largova nga Shqipëria më 21 korrik 1996 për t’i shpëtuar dhunës fizike dhe familjare nga segmente ekstreme të kohës.

Gjatë këtyre viteve kamë rritur lule në kopshtet greke pa i lënë mënjanë “lulet“ e bukura të publicistikës. Në fillim iu përkushtova gazetës “Vëllazërimi”, gazetë e cila doli kur në Shqipëri ishin mbyllur të gjitha gazetat pasojë e politikës së vitit të mbrapshtë 1997, për të vazhduar më tej me “Rilindja XXI“ dhe “ E Vërteta“, “Emigranti”, “Gazeta e Athinës”, gazeta në Shqipëri etj.

Në këto gazeta e kanë burimin shtatë librat të serisë “Njerëz që i dua”.

60 VJET FAQEVE TË SHTYPIT…

Ishim ulur në një stol dhe kundronim dallgët që ngriheshin, shpërthenin si fishekzjarrë stërkalash të bardha e  shuheshin në bregun shtrirë mbi guralecë shumëngjyrësh. Gjiri i Sarantit  i ngjan nallçës së hekurt të kalit të legjendës në hapin e parë të shndërrimit nga qenie detare në tokësore.

Pamjen  e gjerbnim si ta kishim në filxhan tre vetë, sup më sup ngjeshur; unë, Shpëtimi dhe Eqremi. Ata prej Librazhdi e unë prej Dibre. Më shkon biseda me ta, më ngroh miqësia e tyre.

Sa herë takohemi kam dëshirë të gërryej në zgafellen e jetës së tyre, jetë njerëzish të punës e djersës së kulluar. Kam shkruar për ta, një libër të tërë kam botuar, “Rrëfimet e komshiut”. Mbase botoj edhe një të dytë. Tregimet e tyre janë si gurrë malesh që rrjedh e zbardh gurë.

Kësaj radhe këmbëngulshëm kërkuan të lëviz gurin që mbyll zgafellen e jetës time, asaj të lidhur me shtypin, faqeve të gazetave…

Kërshëria e  tyre u zgjua kur unë u thash se këtë vit mbushen 60 vjet nga shkrimi im i parë…

Po u përgjigjem pyetjeve të tyre, përgjigje për ta por edhe për të tjerë që në jetë i desha dhe i dua. E them këtë sepse po nuk deshe, po nuk dashurove, nuk mund të lidhësh as fjalë e as fjali, pa le pastaj të hapësh themele e të ngresh godina miqësie.

Shkrimi im i parë?

Shkrimi im i parë është shkruar në maj të vitit 1957 dhe është botuar më 8 maj të atij viti në gazetën “Sporti popullor”. Iu luta Ali Hoxhës, një mikut tim nga Çidhna e Dibrës që për adresë dite ka Bibliotekën Kombëtare, të kërkojë në koleksionin e “Sportit Popullor”. I dhashë si kohë pranverën e vitit 1957. Mbaja mend mirë që pikërisht në atë pranverë, nxënës i shkollës së mesme bujqësore kisha qenë pjesë e një  marshimi nga Fieri në Pojan, marshim disa orë në këmbë mes fushës së bukur të Myzeqesë e kodrave që rrethojnë perlën e sotme, Apoloninë,  në veçanti nga pasuria e pashoqe arkeologjike. Asokohe Apolonia ishte e fshehur nën tokë, e mbuluar me gjelbërim, e mbuluar me histori e mistere, me kujtime përcjellë brez pas brezi. Më kujtohet kisha në kodër, një kishë e vjetër në mjediset e së cilës nuk e di pse ndjeje të ftohtë. Në mes të asaj natyre të qetë, të peizazhit që të sillte në sy e shpirt fushën dhe detin, gjelbërimin me lulet e majit dhe kaltërsinë me dallgët e bardha, mu ngjall dëshira të shkruaja. Ishin fjalët e para por edhe të fundit që shkruaja për atë vend. Mund të pohoj se edhe pas 60 vjetësh në kujtesë kam tërësisht Apoloninë e asaj dite. Në udhëtimet e gjata të jetës time nuk jam kthyer asnjëherë atje, nuk e kam parë e jetuar Apoloninë e ditëve tona me mrekullitë arkeologjike.

Aliu, tepër korrekt, ma solli shkrimin tim të parë të fotografuar. E kam në kujtesën kompjuterike mes relikteve të jetës.

Shkrimi im i parë! Nga ky e nisa kërkimin, madje nga kjo nisem që ta kërkoj jetën time nëpër faqet e gazetave gjatë tërë këtyre gjashtëdhjetë vjetëve. Më mirë se sa ta shohësh veten nëpërmjet shkrimeve të tua, shkrime në kohë dhe hapësirë, nuk ka. Këtë ndjenjë e përjetova vrullshëm. Jam unë, është jeta ime, është rritja ime. Mos harro se atëherë isha vetëm 16 vjeç, më saktë 16 vjet pa tri ditë. Më 11 maj mbushja 16 vjet…

Pas kësaj?

Më mirë të them diçka “para kësaj”. Kam pas që kur mësova të shkruaj e lexoj dashuri për librin. Fshati im i lindjes Brezhdan-Zdojani ishte një fshat i madh, më i madhi në të gjithë Dibrën, fshat me  “Oxhak” siç dalloheshin dhe emërtoheshin dikur fshatrat e Topalltisë së Dibrës kundrejt fshatrave të “Nëntë Maleve të Dibrës”. Vetëm pesë kilometra nga Peshkopia dhe 20-25 kilometra nga Dibra e Madhe ai ishte i njohur për historinë e tij, për punën, pastërtinë, paçllëkun  dhe kulturën e jetesës. Me librin e vërtetë do të lidhesha kur në vjeshtë të vitit 1953 do të nisja mësimet në shkollën shtatëvjeçare të Peshkopisë. Atje do të njihesha edhe me gazetën “Pionieri”.  Një libër dhuratë për Vitin e Ri si nxënës i mbarë në mësime me një titull “Të njohësh botën rreth teje” do të bëhej libri im i parë, libër që do ta lexoja disa herë nga kreu në fund.

Por me librin e vërtetë, do të lidhesha e nuk do të shkëputesha tërë jetën time kur në fund të gushtit 1954 do të udhëtoja drejt Tiranës e do të ulesha në bankat e shkollës ushtarake “Skënderbeg”. Biblioteka shumë e pasur do më bënte të zbrisja nga raftet libër pas libri. Por mbi të gjitha nyje të ngushtë me librin do të më lidhte mësuesja e letërsisë, një vajzë me horizont të gjerë që ka hyrë në kujtesën time me emrin “Penelopa”, nofkë që ia kishin dhënë nxënësit para meje për shpjegimin e gjallë që u bënte heronjve të mitologjisë së lashtë greke e romake, heronjve të Homerit, Sofokliut, Euripidit, Aristofanit, Virgjilit …pjesë të veprave të të cilëve na detyronte jo vetëm për ti mësuar përmendësh por edhe si tema hartimesh.

Atje shpirtërisht do të lidhesha edhe me shtypin. Më tërhiqnin veçanërisht nxënës të klasave më të larta që shkruanin tregime, jepnin edhe lajme për veprimtaritë në shkollë, krijime që i lexoja në gazetat e varura në korridoret e shkollës…

Fati desh që ta lija atë shkollë, më e mira dhe më e organizuara në atë kohë, me një drejtor që më vonë do të bëhej “Mësues i Popullit” dhe me mësues nga më të mirët. Një histori më vete kjo që lidhet me “kooperativat” dhe me “Nëntë mijëshin” e vitit 1956, kohë e humbur për ta shkruar.

Në shtator të vitit 1956 e gjeta veten nxënës të Teknikumit Bujqësor të Fierit, shkolla e dytë e mesme bujqësore në Shqipëri e hapur në vitin 1952, sigurisht pas Teknikumit Bujqësor të Kavajës, shkolla veterane e bujqësisë shqiptare. Shkolla ishte një barakë e gjatë në formën e kllapës katrore, shkollë e ngrehur mbi kolona e trarë druri dhe e veshur me karton  një gisht të trashë. Njeri konvikt ishte fare pranë shkollës në një ndërtesë, vilë më mirë të them, të sekuestruar nga shteti. Po aty ishte edhe mensa, infermieria dhe të tjerat. Konvikti ishte pak më larg, në një ndërtesë po të sekuestruar që një rrugicë e ndante nga fusha e vetme e futbollit ku bëheshin të gjitha ndeshjet e kohës. Në qendër të Fierit, rreth e qark sheshit ishte biblioteka, shtëpia e kulturës, spitali, komiteti ekzekutiv. Të parën vura bibliotekën, jo për radhë alfabetike por sepse me të u lidha aq shumë sa nuk mund ta përshkruaj. Librat e asaj biblioteke rrodhën e formuan lumin e dashurisë sime për letërsinë. Nga biblioteka, në bllokun tim të kujtimeve ruaj me dashuri një shënim, i korrikut 1959, me shkrimin origjinal të drejtoreshës së bibliotekës Urani Verria… Urania më ka ngelë në kujtesën time si njeriu ideal i punonjësit të bibliotekës.  Do të desha të jetë gjallë e ti lexonte këto radhë. Në mos, le të krenohen bijtë, nipërit e mbesat për nënën dhe gjyshen e tyre…

Dola nga tema?

E natyrshme. Për “kohën e shkrimeve” ka shkruar edhe Kadareja, gjerë e gjatë. Çdo njeri ka “kohën e shkrimeve” të tij. Edhe pse të “vogla” janë copë e pandarë e jetës. Çdo ndërtesë ka themelet e veta, betoni si ndërtesat e sotme apo prej druri e kartoni si shkolla ime në Fier. Edhe jeta ime ka ndërtesën e vet, modeste sigurisht.

Nga Fieri u nisa për në Pojan dhe për Pojanin dhe Apoloninë bëra shkrimin e parë të jetës sime. Nuk e di sa kam shkruar nëpër faqet me vija të fletoreve që asokohe vinin nga larg, di se nga krasitjet e bëra kanë dalë ato radhë që përshkrova lart.

Si vazhdova më tej?

E vetmja përgjigje është se prej asaj dite, prej asaj pranvere nuk iu ndava shtypit. Shkrova nga Fieri, shkrova nga NB “Çlirimi” ku u shpërngul Teknikumi Bujqësore e ku është edhe sot. Shkrova për ekskursionet, për natyrën, për njerëzit, për shokët e mi të shkollës. Atje nisa edhe të fotografoj jetën.  “Smena”, një aparat fotografik rus për fillestarë ishte fotoaparati i parë i jetës time, mjeti që nëpërmjet fotografive në blloqet e mia të shënimeve dhe kujtimeve më sjell kohën e bukur të jetës rinore.

Shëndëllia, një vend i bukur i zhytur mes gjelbërimit dhe mistereve të natyrës e historisë ishte vendi i piknikëve pranverorë, vend ku “Smena” ime do të mblidhte në shirit shokët, pedagogët, njerëzit e klasës dhe të shkollës sime, vend shkrimi i reportazheve të mi në drejtim të “Zërit të rinisë”. Por jo vetëm ajo, edhe shkolla jonë e re, edhe jeta rinore në atë fragment të jetës që cilësohet si koha e miqësisë së madhe, kohë që përveç shkollës së mesme nuk ta vizaton në shpirt e nuk ta merr me vete asnjë kohë tjetër. Bllokun im i shënimeve, me foto dhe fjalë plot dashuri të shokëve dhe shoqeve të mia është skica, reportazhi,  përshkrimi, poezia më e bukur shkruar nga shokët e mi të  shkollës së mesme. 

Pas “Sportit popullor” u lidha me “Zërin e rinisë”. Shkruaja për të dhe të gjithë dërgimet e mia botoheshin gjithnjë e më me pak shkurtime. Formova, si ta quaj, portretin e parë publik timin.

Babai një ditë kish marrë rrugën e gjatë nga Peshkopia për Fier për të më parë. Rasti e kishte sjellë që në tren të ulej krahas një burri që pasi kishin hyrë në bisedë e kishte pyetur ku shkonte. I kishte thënë se shkoj të takoj djalin në Teknikumin Bujqësor të Fierit. E kishte pyetur për emrin dhe për çudi ishin bashkuar në një nyjë të vetme. Njeriu me të cilin udhëtonte  babai im ishte Dhimitër Verli, kryeredaktor i gazetës “Zëri i rinisë”. Babai e kujtonte gjithnjë atë udhëtim, takimin, bisedën dhe fjalët e mira të Dhimitrit për mua. Më tha se e kishte ndjerë veten krenar…

“Zëri i rinisë”  asokohe ishte gazeta më e lexuar dhe më e kërkuar nga të rinjtë dhe të rejat. Kërkohej për temat rinore. Kërkohej për fletën letrare “arën e madhe” ku u hodh fara e talenteve, shkrimtarëve e poetëve të ardhshëm. Kërkohej edhe për fletën shkencore, një dritare që e shihte botën me syrin e kohës.

Inkurajues në hapat e parë të jetës faqeve të shtypit ishin mësuesit e mi Nikolla Margilaj e Nexhip Gami si dhe shokët dhe shoqet e klasës…

Peshkopia, Dibra…?

Më mirë po them Zdojan- Brezhdani, vendlindja ime, pista e parë e jetë-punës sime. Aty linda, aty fillova për herë të parë në jetën time punën. Kthehesha në fshat pas pesë vjetësh, dy vjet shkollimi në Tiranë e tre vjet në Fier. Kthehesha si specialist, si agronom i mesëm. Isha ndër të parët bij të tij që kisha mbaruar shkollë të mesme. Atë vit në Peshkopi kishin mbaruar shkollën e mesme pedagogjike pesë vajza, pesë shoqe të miat në klasën e pestë dhe të gjashtë. Ishte një ngjarje e madhe për kohën, ishte një thyerje e degëve të pemës të zakoneve të egra për gratë dhe vajzat. Thyerje degësh thashë se sa për shkulje rrënjësh nuk bëhej fjalë. A mund ti shkulnin rrënjët e thella të obskurantizmit mesjetar pesë vajza që kapur dorë për dore hidhnin valle e këndonin…

Moj Sanie motër…oo

Hidhe vallen rrotull…oo

Se midis atyre pesë vajzave dy quheshin Sanie:

…Sanie Zeneli… Sanie Berisha…Kumrie Lahi…Hide Beqiri…Tefta Cami.

Ishte koha kur hidheshin themele  të një lloji e ngjyre tjetër…

Në Zdojan ishte krijuar kooperativa në mars 1956, në Brezhdan në vitin 1957. Në vitin 1958 ishin bashkuar e bërë një. Përpara tyre fshati, Brezhdani dhe Zdojani, në vjeshtë të vitit 1955 ishin mbledhur, kishin hapur një kanal, kishin shtrirë një tub çeliku dhe u kishin dhënë të treqind shtëpive dritë elektrike. Kanali, rezervuari, tubi i çelikut kalonin një metër larg themeleve të shtëpisë së prindërve të mi, mblidhnin ujin dhe e zbrisnin poshtë nëpër vreshtin e mbjellë nga duart e babait tim shumë e shumë vite më parë kur unë ende nuk kisha mbaruar shkollën fillore. Livadhet e Frangut ku dikur shkonim për piknik ishin mbjellë me mollë. Gjorajca e Pasmari ku dikur kullosnim bagëtitë shtriheshin nën piketa e gropa pemësh frutore. Aty, në atë mjedis të bukur ku Drini plak harkon mbi kodra si të dojë të hedhë mbi ta lakun për të kapë kalin e legjendës, pikërisht aty nisi reportazhi im me vijime në kohë e hapësirë për blloqet frutore të Dibrës, një ndër dobësitë dhe dashuritë e jetës sime.  Piketat e “mia” do të vazhdonin në pranverë të vitit 1960 atje, përballë Rreth-Kales për të ngritur bllokun më të madh në shkallë republike (madje edhe ballkanike) të arrave,  mbi kodrën e Kubenit dhe kodrat e rrafshin e Ravnave të Grevës ku atë pranverë u mbollën rreth 100 hektarë vreshta.

Puna e dy viteve në Brezhdan-Zdojan, lokalitetin e Muhurrit dhe atë të Qendrës më dha mundësinë të njoh zona të gjera në të dy krahët e Drinit, të njoh fshatrat e Muhurrit, Luznisë dhe Katër Grykët e Murrës, madje të ngjitem edhe në fshatin më të lartë të Përtejdrinit, në Bulaç ku do të gjeja rrënjë të të parëve të mi nga ana e nënës, të organizoja në Palpus, kodrën që sheh poshtë Sinën e tutje Luginën e Drinit me Korabin krye bardhë, punën për ngritjen e një lapidari në vendin ku ra heroina e Popullit Nimete Progonati. Mund të them pa asnjë hezitim se ata dy vjet kanë qenë vitet kur shkrimet e mia erdhën duke u pjekur, morën   ngjyrat e para të vendlindjes.

Shkruaja vazhdimisht gjithnjë me adresë “Zërin e rinisë”. Bëja portrete njerëzish, kronika jetësore, reportazhe e përshkrime… Shumë skeda në krahinorin e bibliotekës së Peshkopisë, vlerë e punës së shkodranit që jeta e bëri më dibran se dibranët, falë përkushtimit dhe dashurisë së tij, TEF KRROQIT, kanë tituj dhe datëshkrime të mia të viteve 1959-1960-1961.

Po ju tregoj një detaj për të qeshur  nga një ndodhi e asaj kohe. Shkrimet i bëja mbrëmjeve. Shtrihesha në shtrat, vija fletoren përpara dhe shkruaja nën dritën elektrike. Hidrocentrali verës, por edhe dimrit, jepte dritë deri në orën 11 të natës. Pas kësaj ore uji, sipas një marrëveshje fshatçe, kalonte për ujitjen e tokave të Zdojanit, kalonte edhe për të vënë në lëvizje gurët e mullirit të Latifit, Rexhepit apo Maliqit në kaskadën zbritëse drejt fushave për ujitje në verë e drejt Drinit në stinët e tjera. Po shkruaja një reportazh kur… dritat u shuan. Isha aq i zhytur thellë në reportazh sa nuk desha që t’i shtyja fjalët e fjalitë për një ditë tjetër. Vazhdova të shkruaj pa parë se ku i shtrija fjalët dhe fjalitë. Shkruaja me stilograf. Mbarova, vura pikën e fundit dhe më zuri gjumi. Kur u ngrita në mëngjes u befasova. Boja e stilografit ishte mbaruar … Kuptohet u dëshpërova. Qesha me vete dhe ia nisa nga e para. Më ndihmoi paksa të mblidhja fjalët e shkruara gërvishtja e penës së stilografit…

Vitet studentore?

 Në shtator të vitit 1961 u ula në bankat e Institutit Bujqësor si quhej atë vit të 10 vjetorit të krijimit të tij, Institutit të Lartë Shtetëror  të Bujqësisë siç u quajt kur mbarova studimet, Universitetit Bujqësore siç quhet sot. Nga lartësia e 60 vjetëve me shtypin mund të them pa hezitim se unë mora “dy diploma”, njërën të shkruar që e ruaj në sirtar dhe tjetrën të pa shkruar që e ruaj në zemër e shpirt. Instituti i lartë Shtetëror i Bujqësisë më dha diplomën e shkruar të agronomit kurse “Zëri i Rinisë” më dha diplomën e pa shkruar të gazetarit. Në vitin e fundit të studimeve u hap pranë fakultetit histori- filologji dega e gazetarisë, degë që asokohe mori  paralelisht studentë nga disa fakultete të Universitetit të Tiranës dhe të Institutit të Bujqësisë. Dega e gazetarisë ishte dy vjet çka më përjashtonte mua nga auditorët për arsye se koha e studimit tim ishte vetëm një vit. Sigurisht nga njëra anë më mbeti merak sepse të ndjekësh edhe një universitet, të marrësh edhe një diplomë në të njëjtën kohë studimi  ishte një privilegj për kohën.

Ju thashë më sipër se unë mora “diplomën” e “Zërit të rinisë”. Lektorë të mi në fushën e gazetarisë ishin Dhimitër Verli- kryeredaktor, Liri Lubonja- zëvendëskryeredaktore,  redaktorët Luan Dibra, Vath Koreshi, Loni Papa, Agim Cerga, Kliton Gjilani, Zef Gurakuqi, Pirro Tase, i gjithë stafi i asaj kohe i gazetës “Zëri i rinisë” deri tek Duri i korrekturës teknike.  Në zyrat e “Zërit të rinisë” ulesha si të isha në zyrën time. Në korridoret e gazetës takova njerëz që më vonë do të bënin histori në fushën e letrave dhe të publicistikës shqiptare. Takova Ismail Kadarenë e madh, Eleni Gushin (Kadarenë) në gazetën “Pionieri”, Petro Markon e të shoqen, piktoren që qëndiste faqet e “Pionierit” me pikturat e saj të bukura, Safo Markon… Profesorë më të mirë se ata nuk mund të gjeja, korrigjues dhe udhëzues për shkrimet e mia më të mirë e njerëzorë se ata nuk  mund të takoja.

Instituti Bujqësor, lëndët që përshkojnë programin shkencor, për mendimin tim krijojnë hapësirë njohje që nuk e gjen në asnjë degë tjetër të fakulteteve. E them këtë sepse atje je i detyruar të hysh edhe në anatomi e fiziologji kafshës, edhe në botanikë e fiziologji bimësh, edhe në mekanikë e ndërtim, edhe në biokimi e mikrobiologji, edhe në teknologji bujqësore e blegtorale, edhe në pedologji e gjeologji, edhe në eksperiment e kërkim shkencor, edhe në… Kjo hapësirë dijesh e marrë nëpërmjet më se 40 provimesh më ka vlejtur në jetë, në punën e mëvonshme si gazetar profesionist kur më është dashur të shkruaj për njerëz të punës në sektorë nga më të ndryshmit.

Tre muaj udhëtime nëpër Shqipëri në periudhën prill-korrik 1962, ishin një tjetër “shkollë” njohjeje, “shkollë” të cilën edhe sot vazhdoj ta citoj në shkrimet e mia sa herë hyj në botën e heronjve të portreteve e reportazheve të mia. Udhëtova si pjesë e ekspeditës pedologjike për studimin e tokave acide të Shqipërisë thuajse në të gjithë Shqipërinë nga skaji më jugor i Shqipërisë deri në atë më verior. Zbrita deri në Bularat të Gjirokastrës, u ngjita në Zagori për të parë një ditë maji se si “fshatarkat” e Çajupit ngisnin qetë në arë e burrat e tyre pinin  raki nën hijen e rrapeve shekullorë.  Ngjita Qafë Devrinë e pashë nga Gjerbësi i Skraparit luginën e Tomorricës e vargun e fshatrave Melovë, Rehovë…  Isha në Shpirag e pashë nga afër se si ishte prerë mali nga shpatat e kalorësit të legjendës. U ngjita në bjeshkët e Razmës dhe pashë sa me durim ia kishin rrëmbyer malit tokën për bukë fshatarët e Vrithit duke formuar brezare të mahnitshme. U ngjita në  Pukë për të zbritur nga Qerreti në Koman, nga 800 metro mbi nivelin e detit në 120 nëpër një pjerrësirë si të zbrisje e ngjiteshe shkallëve të qiellit. Vazhduam në Kukës për të marrë të përpjetat e maleve  drejt Bicajt, Kolosjanit e bjeshkëve të Shishtavecit.  Valbona, një banjë korriku në kthjelltësinë e ujërave të saj, lugina e Dragobisë, Kami e së fundi Kruma ishin skajet e asaj vere udhëtimesh që do të më krijonin mbresa tërë jetën e do të ishin pjesë e shkrimeve të mia dje, por edhe sot.

Një udhëtim nëpër Dibër, Bulqizë, Mat e Mirditë, një hyrje në “honet e errëta” të minierës së Rubikut e një zbritje në dishenterinë e minierës së bakrit të Kurbneshit, një udhëtim në ditën e gjeologut më 23 gusht 1964 të përpjetës së Oroshit e një grusht ujë të ftohtë në burimin në livadhet e Fushë Lugje në kapelë të maleve të Mirditës, një natë në  çadrën e gjeologut Gëzim Shima në Nënshejt do të formonin rrjedhën e kujtimeve dhe reportazheve atij udhëtimi të mrekullueshëm.

Një udhëtim me Liri Lubonjën në Peshkopi më 10-11 tetor 1964 ku në festimet e 20 vjetorit të Qarkorit të Rinisë njoha shoqen e jetës, kthimi ulur në sedijen e veturës të “Zërit të Popullit” në kuvend me Javer Malon e madh të diplomacisë dhe publicistikës, udhëtim rrugës që merr ngjitjen nga ujërat e Matit në bjeshkët e Shëngjergjit dhe Bizës e së fundi një teposhte drejt Tiranës, ishin një tjetër “shkollë” e njohjes së gjeografisë fizike të vendit…

Këto e krahas tyre jeta e gjallë studentore ishin pjesë e ngjyrave të krijimeve të mia publicistike asaj kohe të bukur të viteve të rinisë sime.

Pas shkollës?  Dibra, universiteti i madh i jetës sime…

Mora diplomën e agronomit më 16 shkurt të vitit 1966. E mora në një ceremoni të bukur ku ndodheshin Ministri i Bujqësisë Pirro Dodbiba, rektori i Institutit të Lartë Shtetëror të Bujqësisë Gaqo Tashko i madh i shkencës shqiptare dhe të tjerë. Pata nderin të flas në emër të të diplomuarve. Ndër të tjera në përmbyllje të përshëndetjes thashë: “Mirë u pafshim! Adresa jonë është mali dhe fusha, atje ku mbyllet dhe korret” slogan që do të ma përmendte Jorgji Muzaka si njohje pas afro dyzet vjetësh në një veprimtari në Athinë. Gazeta “Mësuesi” bëri një reportazh në vend të kryeartikullit shoqëruar me thënien dhe fotografinë time. Ishte hera e parë që shkruanin për mua. Fatmirësisht kam disa fotografi të atij çasti të jetës sime, foto nga fotografi i Institutit Selaudini, foto të cilat do ti gjeja edhe pas dy vjetësh në sallonin e ndërtesës së vjetër  të Institutit.

Prej asaj dite jeta pena ime u ngjit për të qëndruar deri në vitin 1996  maleve, “Atje ku mbillej dhe korrej…”

U emërova përgjegjës sektori në Ndërmarrjen Bujqësore të Dibrës. Fati e solli që të punoja bashkë me idhullin tim në pemëtari, njeriun që i krijoi me shpirt të paepur dhe me teknikën më të përparuar të kohës blloqet e mëdhenj frutorë dhe vreshtat e Dibrës, me Xhavit Hysën. E bukura ishte se të dy kishim piketuar e kishim marrë pjesë në mbjelljen në mars 1960 të bllokut prej 70 hektarësh të vreshtave të Ravnave. E bukura e të bukurave ishte se që të vilnim prodhimin e bollshëm na u desh të thërrisnim vullnetarë, aksionistë nga qyteti që siç thoshte me shaka pedagogu im i pemëtarisë, tash kryeagronom i Ndërmarrjes Bujqësore, Isa Shehu “punojnë me një dorë” , “Me njërën mbushin arkat e me tjetrën gojën”. Ishte me të vërtetë një kënaqësi, një përvojë e gjallë, një përjetim në kohë dhe në hapësirë tek punoja me mjeshtër të pemëtarisë si Xhavit Hysa për të cilin duhet të shkruhen libra e ngrihen monumente, me mjeshtër të fidanishtes si Sadik Papuli me shokë që shartuan qindra mijëra fidanë që populluan blloqet frutorë jo vetëm në Dibër por edhe në rrethet e tjera, me pedagogun tim Isa Shehu që në librin e ri që bëri për pemëtarinë do të pranonte mbjelljen e jonxhës mes pemëve frutore si një përvojë dibrane, mbjellje që po t’ia përmendte ndonjë student e linte për vjeshtë.  Ato dy vite të punës time mes  njerëzve të pemëtarisë piketuam e mbollëm mes vreshtave qershitë dhe vishnjat,  brezareve lajthitë e Visokut, kodrave të Qenokut  ku ndahen dy Dibrat, e Epërmja dhe e Poshtmja apo e Madhja dhe e Vogla, mori formë një bllok i bukur frutor me 53 mijë rrënjë kumbulla, arra, gështenja, mollë dhe dardhë…

Pesë vjet në Teknikumin Bujqësor ishin për mua një shkollë pas shkollës, master siç ka hyrë sot me një fjalë nga fjalorë të huaj.  Isha mësues por edhe nxënës, mësoja të tjerët, nxënës të shkollës së ditës dhe të shkollës së  mbrëmjes, mësoja edhe prej tyre, një lloj simbioze jete që më  dha edhe profesione që  lidhen me mekanikën, profesione që i kam përdorur viteve të emigrimit në nxjerrje të bukës së ditës. Mbi të gjitha, për shkak të gjeografisë së madhe deri në Vermosh e Tropojë të nxënësve më dha dhe më jep kënaqësinë t’i gjej dhe të më gjejnë në komunikimin njerëzor tash edhe përtej oqeaneve.

27 prilli  i vitit 1968, numri i parë i gazetës “Ushtima e maleve” krijon një fushë të madhe ku do të mbillet, hedhë rrënjë e degë, do të lulëzojë e japë fruta krijimtaria popullore dibrane. Pa e harruar “shkollën” e madhe të jetës time “Zërin e rinisë”  gazeta “Ushtima e maleve” hyn e bëhet pjesë e jetës dhe e krijimtarisë publicistike. Esat Bashari, kryeredaktori i parë, gazetar me formim të gjithanshëm, ardhur nga “Zëri i Popullit” do të na mblidhte në një diskutim krijues për emrin e gazetës. U bënë disa propozime. Unë propozova emrin “Ushtima e maleve”, madje, në numrin e parë të saj pata nderin të botoja prozën poetike “Ushtima e maleve”…

Detyra e gazetarit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare për Dibrën dhe Matin më hapi dritare të tjera njohjeje  e shkrimesh të përditshme, lajme e kronika që e kalonin gjithnjë numrin tridhjetë në muaj por më tepër se ato që jepja ishin ato që merrja. Njoha Matin nga Lena e Kaptina e Martaneshit ku buronte Mati në Shkopet, Derjan , Qafë Shkalle, Ulzë, Komsi…  Hyra galerive të minierës së Batrës, zonës 5 e Krastë… U njoha me Dibrën nga Llanga në Qafë-Draj, Liqenet e Lurës dhe të Kacnisë, bjeshkët e Kallkanit dhe të Korabit, zbrita deri në thellësitë e minierës së Bulqizës dhe u ngjita në Dhoks e Tërnovë ku kërkohej krom, njoha shpirtin e madh të popullit tim dibran, njohje që do të thellohej më vonë kur si punonjës aparati do të ulesha më pranë njerëzve, do të bëja vend si student i përjetshëm në Odën Dibrane që përbën auditorin popullor të “Universitetit të Dibrës”. Atje e ndjeva se sa vlerë i kishin dhënë Universitetit Popullor të Dibrës dy amerikanë të mëdhenj të diplomacisë dhe politikës. Julian Emery në “Kujtime që nuk shlyhen” shkruante:

“…Katër ditë në Dibër më kishin mësuar më shumë për thelbin e politikës, se sa të gjitha librat për teorinë e kushtetutës dhe ekonomisë politike që i kisha lexuar në Oksford…”. 

Reginald Hibbert në “Albania life pohonte:

”Unë kam mbaruar Universitetin e Oksfordit, por mbarova edhe një Universitet të dytë, atë të Dibrës”.

Kjo jetë, këto vlera që dalëngadalë u bën gjak e mish i jetës sime ishin në thelb të reportazheve, përshkrimeve, portreteve, përvojave, studimeve që në njëzetvjeçarin e shekullit të kaluar bënë vend në “Ushtimën e maleve”, “Zërin e popullit”, “Bashkimi”, “Zërin e rinisë”, “Puna”…, në faqet e revistave “Ylli”, “Bujqësia Socialiste”, “Shqiptarja e re”…në skenarët televizivë, fotoreportazhet…

Vitet nëntëdhjetë ?…

Viti 1990 më gjeti redaktor për anën ekonomike në gazetën “Ushtima e maleve”. Në fund të qershorit 1991 gazeta u mbyll për ti lënë vetes një tjetër gazete me emrin e thjeshtë por domethënës “Dibra”. Përgatitëm numrin e parë, madje bëra edhe shkrimin pagëzues që zuri vendin e kryeartikullit, shkrimin “Dy Dibra”.  Gazetën, pjesë e një delegacioni futbolli, skuadrës “Korabi” e përcolla në Dibër të Madhe ku për herë të parë u bë një ndeshje midis “Korabit të Peshkopisë” dhe “Korabit të Dibrës së Madhe”.

Më vonë, për arsye se mbajta “majtas”, mbeta pa punë. Mbijetova për dy vjet me honorarët që merrja nga “Zëri i Popullit”, “Koha jonë”, “Kombi”, “Progresi”… me shkrime ku denoncoja shkatërrimin e blloqeve frutore, uzinave, fabrikave, minierave, gjeologjisë, shkollave, kopshteve, çerdheve, shtëpive të kulturës, ambulancave, spitaleve zonale… Kam ndjerë dhimbje e lot tek i shkruaja, më është shtrënguar si në mengene gjoksi kur kam parë të rrafshuar shtëpinë e kulturës në Fushë-Lurë, një nga më të bukurat e vendit, ndërtimi dhe pajisjet e së cilës ishin djersë dhe gjak i lurasve. Në vend të saj, për ironi, hodhi themelet dhe u ngrit një xhami ?!…

Shkrimet e mia nga Dibra do ti mbyllja një ditë korriku 1996 kur, pasi dy vjet të shkuara isha përgjakur brutalisht në zyrën e gazetarit profesionist të “Zërit të popullit” kur, pas ngjarjeve të njohura të 26 majit, dhunës së pashembullt mbi votën e popullit, mu dha ultimatumi: “O mbyll gojën ose do të rrëmbejmë fëmijët”. Tentuan ta bëjnë por fati kësaj radhe qe me mua dhe familjen time, u gjetën para dyersh të mbyllura.

Atëherë vendosa: “Më mirë po iki se sa t’i lë fëmijët në gjak”.

Më 21 korrik 1996, me djalin katërmbëdhjetëvjeçar për dore kalova legalisht kufirin për tu bashkuar me djalin e madh në Salaminë e një vit më vonë, pas një letre në adresë të J. Papandreut asokohe zëvendësministër i jashtëm i Greqisë, erdhën gruaja dhe vajza për të nisur një jetë tjetër, jetë nga e para…

Po në emigracion ? 

Emigracioni ishte një tjetër botë. E kishim përjetuar në libra, tregime, këngë. Vetëm si emigrant do ta ndjeja elegjinë e këngës… “Moj fusha e Korabit, oh e mjera unë…” shkrirë në tonet e zërit të Liri Rashës dhe në fyellin e Myfterim Kupës në ecje rrugës së kalldrëmtë, të vjetër sa njerëzimi, ngjitjen Rrafshës së Korabit,  shkuljen, copëtimin, tretjen pas malit rrokullisur siç rrokullisen gurët kur shkulen vendit. U bëra si të gjithë të tjerët, varg e lot i elegjisë gurëshkulur…

Një makinë shkrimi “Omodoro”, dhuratë e mikut tim në emigracion Kristo Zharkalliu, sjellë në adresë të tij nga shoku i tij, dibrani Sohodollas Kamber Merdini nga Kanadaja më joshi ta vazhdoj rrugën e ndërprerë të gazetarit. Kam shkruar me stilograf, me laps e stilolaps, për të vazhduar më pas drejtpërdrejt në makinë shkrimi, në teleks…për të arritur në kompjuter, tastiera e të cilit tash është “ara” ime ku “mbjell” e “korr”.

Shkrimin e parë e kam botuar në gazetën “Egnatia”, gazetë e cila shpejt u mbyll e krijuesi i saj kapërceu oqeanin. Në ditët më të vështira të Shqipërisë, në kapërcyell të dimrit dhe në prag të pranverës 1997, ditë kur u mbyllën gazetat shqiptare e zëri prej andej vinte vetëm nëpërmjet televizioneve greke e “Zërit të Amerikës” dhe “BBC”, gazeta “Vëllazërimi”  u bë e vetmja faqe publike ku emigrantët lidheshin me ngjarjet në Atdhe. E ndjej veten të privilegjuar që isha pjesë e kësaj gazete, gjashtë numra të gjashtë javëve që doli në qarkullim i kam në koleksionin e arkivit tim në emigracion.

Më pas do të isha pjesë e disa gazetave që shkrepën si fishekzjarrë për tu shuar shpejt si  “Rilindja XXI”, “E vërteta” për tu lidhur më pas për disa vite radhazi me “Emigranti” të Artan Kristos, gazetë në të cilën kam shkarkuar emocionet e mia, shpirtin tim nga takimet me emigrantë e emigrante, njerëz të punës e krijimtarisë, njerëz që u bënë heronjtë e mi në serinë publicistike  “Njerëz që i dua”. Fatkeqësisht edhe kjo faqe e madhe e jetës së emigrantëve një ditë u mbyll ashtu siç u mbyll edhe “Vatra Shqiptare”, e vetmja librari në gjuhën shqipe në Greqi, e pafalshme për shqiptarët në Athinë që i gjen tërë ditën para gotave lokaleve të ngushta duke shitur atdhetarizëm pa blerë e lexuar një libër të vetëm në gjuhën e nënës.

Më pas gjeta një zonjë të vërtetë, ZONJË  me germa kapitale që  boton me përkushtim e sakrifica  gazetën “PLUS GAZETA ATHINA”, gazetë e cila e mbante shpirtin tim të gazetarit në këmbë…

Erdhi një ditë që edhe ajo u mbyll. U mbyll për ta shuar fjalën e shkruar në mërgimin grek…

Keni botuar shtatë libra…

Po. Kam botuar me djersën e punës së emigrantit dhe me pensionin tim dhe të shoqes së jetës, shtatë libra me mbi dymijë faqe e qindra fotografi. Librat kanë një titull të përbashkët, bosht i dashurisë sime për njerëzit që kam njohur dhe kam shkruar për ta, boshtin shpirtëror “NJERËZ QË I DUA” .  Librat kanë edhe nëntituj, apo më mirë me thënë titull të dytë që zë ballin e tyre… “Rilindësit e kohës sonë”, “Shkolla shqiptare e Athinës-Rilindësit e kohës sonë 2”, “Po Dibrës! Jo Skavicës!”, “Rrëfimet e komshiut”, “Shkolla shqipe e Selanikut” dhe “Dashmir Zaçe një rilindës i kohës sonë” kushtuar pas ikjes mësuesit të parë të shkollës shqipe në Selanik të Greqisë.  Librat i gjen në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, “Bibliotekën Kombëtare të Greqisë”, dhe në “Bibliotekën e Peshkopisë”. I gjen në librarinë “Bujar dhe Miranda Karoshi” në Tiranë si dhe në shtëpinë time në Tiranë dhe Athinë. Në libra është jeta ime në kërkim e vlerësim të “Njerëzve që i dua”.

Gjuha shqipe në mërgim…

Pika më e dobët e penës së jetës time në mërgim. Mësuesit vullnetarë të gjuhës shqipe në Greqi, rilindës të vërtetë të kohës sonë, si i ka cilësuar Dritëro Agolli e që me të vërtetë janë. Zonja që tërë javën punojnë në punët më të vështira e të shtunën apo të dielën mbledhin ku mundin e si mundin fëmijët dhe u mësojnë si ta lexojnë, si ta shkruajnë dhe si ta këndojnë gjuhën e bukur shqipe. Jam shumë i nderuar që pata fatin e madh të shkruaj për ta, të shkruaj për mësuesin e parë Dashmir Zaçe të gjuhës shqipe në Greqi që më 7 mars 2001 u foli për herë të parë fëmijëve emigrantë në Selanik shqip, që u hapi një dritare nga ku mund të shohin në “ekran të madh” vendlindjen e  madhe të shqiptarëve.

Janë katër libra: “Rilindësit e kohës sonë”, “Shkolla shqiptare e Athinës”,  “Shkolla shqipe e Selanikut”  dhe “Dashmir Zaçe një rilindës i kohës sonë” ku në 1600 faqe, me 650 fotografi janë përcjellë 67 mësues që vullnetarisht u mësojnë fëmijëve si të shkruajnë, lexojnë dhe këndojnë gjuhën e bukur shqipe. Është edhe një film dokumentar që përshkruan mësuese Verën që pasi mblodhi 72 fëmijë në ishullin e Tinosit dhe u jepte mësim të shtunave dhe të dielave, kapërceu me traget për afro dy orë detin dhe bëri të njëjtën gjë me fëmijët e ishullit të Sirosit. Janë edhe një cikël i gjatë shkrimesh që kam bërë dhe bëj në vlerë të shkollimit shqip të fëmijëve në mërgim që po ti mbledhësh do të shtriheshin edhe në tre libra të tjerë,

Po e ardhmja?

E ardhmja? E tashmja në fillim, e përditshmja.

Dua t’i marr kohës në mëmëdhe një javë të tërë, të ulem në Bibliotekën Kombëtare, të gjej tërë shkrimet e mia që nga 8 maji 1957, t’i fotografoj, t’i hedh në kompjuter dhe pse jo, edhe ti botoj.

Dua të vazhdoj të skanoj filmat e jetës sime, filma që i kam ruajtur që nga viti 1964 e kam brenda Dibrën e jetës time, nga njeri skaj në tjetrin, fushës së bukur të Luginës Drini i Zi dhe maleve të Dibrës me Korabin në krye, sondave të gjeologëve e galerive të kromit…Deri tani kam zbardhur mbi gjashtëmijë negativë, i kam në kompjuter. Kam ndjerë gëzim dhe mall të jashtëzakonshëm tek shihja njerëz dhe vende fokusuar në celuloid. Më është shtuar jeta tek kaloja foto pas fotoje…

Kam në zarfe kompjuterikë shkrime të shumta, midis të cilëve më josh të botoj një libër për gratë mërgimtare, këto “shpinë këputura e punë pa dukura”, që mishërojnë strumbullarin e jetës shpirtërore e materiale të mërgatës në Greqi e në mbarë botën.

Dua të botoj një album fotografik me titull “Pesëqind nga dhjetëmijë fotonegativë të jetës sime” ku evokoj, në bardhë e zi, një Dibër tjetër nga ajo që njeh brezi i ri, një album ku moshatarët e mi do të gjejnë kohën dhe njerëzit e tyre. E desha ta publikoj në 80 vjetorin e jetës sime…

Dua…

“Është një joshje e madhe të shkruaj, më thoshte Aristidh Kola në intervistën që më dha disa muaj para ikjes, por, si ka thënë Gëte , “Ndërsa  arti është i pafund, jeta është e shkurtër.”

Unë e dua jetën. Prej saj kam dëshirë të ikë “në këmbë”, përcjellë nga njerëz  që i dua…

Dekorata ?

Një  të vetme. Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit III lëshuar më 12.12.1988 me Dekret Nr. 7265.

Gjendja civile ?

I martuar me zonjën Natasha Ashiku (Shehu) ish mësuese për 35 vjet në ciklin e ulët dhe ushtrimoren e pedagogjikes së Peshkopisë.

Altin Ashiku, djali, i martuar, ka dy fëmijë, Ebin dhe Eralin. Banojnë në Tiranë.

Erblina Ashiku, vajza, e martuar, ka një djalë, Gurjonin. Banojnë në Tiranë.

Indrit Ashiku, djali, i martuar, ka një vajzë Ivonin dhe një djalë Aleksandrin. Banojnë në Athinë.

“DY SHTATAT” E JETËS SIME…

Meditim

Atë vit jeta ime fillonte me “Dy njëshat” e një viti që gjëmonte në luftë dhe me “dy njëshat” e një muaji mbushur me lule, 11 Maj 1941…

Në “Dy njëshat” që erdhën, 11 vjeç (1952), jepja provimet e para të jetës sime, provime që do të mbyllnin ciklin e parë të hapave të mia drejt dijes, mbarimin e shkollës fillore në fshatin Brezhdan të Dibrës, një fshat i madh, me “treqind shtëpi” siç e quanin, fshat tokat e begata të të cilit zbrisnin brezareve drejt Drinit ku mësova të notoj…

Midis “dy njëshave” dhe “dy dyshave”, më 8 maj 1957, vura emrin në një shkrim faqes të një gazete të kohës. Këtu do të niste jeta ime faqeve të mëdha të shtypit…

Në “Dy dyshat”, 22 vjeç, vazhdoja studimet në Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë, Universiteti i Bujqësisë, siç quhet sot, shkollim që më dha një profesion jete dhe kënaqësinë për të punuar e jetuar në vendlindje…

Në “Dy treshat”, 33 vjeç, 1974 i hyra me zell e dëshirë një pune që do të kthehej në profesionin e dytë të jetës sime, gazetar. Fillova punën në Agjencinë Telegrafike Shqiptare si korrespondent i saj për rrethet Dibër e Mat…

Në “Dy katrat”, 44 vjeç, 1985, vazhdoja të “prashisja” në arën e madhe të gazetarisë. Gjithnjë në Dibër, bukuria dhe dashuria e jetës sime…

Në “Dy pesat”, 55 vjeç, 1996 “Mora rrugën për Janinë”, rrugë me një dhimbje të madhe në shpirt, me një mall që rritej për vendin ku kisha lerë, ku kisha bërë hapat e para në jetë, ku kisha vrarë gishtërinjtë gurëve të rrugës, ku kisha varrosur nënë e babë e kisha lënë vëllezër e motra…

Në “Dy gjashtat”, 66 vjeç, 2007 vazhdova të “prashis” në një arë të madhe, vazhdova të shkruaj për mërgimtarët, jetën e vështirë në një tokë të huaj, për mësuesit vullnetarë që Dritëro Agolli mi quajti “Rilindës të kohës sonë” e unë i përjetësova në 4 libra me rreth dy mijë faqe e më se 600 fotografi, nisa për të vazhduar serinë e 7 librave të mi me një titull të përbashkët “Njerëz që i dua”…

Në “Dy shtatat”, 11 maj 2018, jam në këmbë, kam mall e dashuri për vendlindjen, për të gjithë, por në veçanti për dy djemtë dhe vajzën time, Altinin, Erblinën dhe Indritin, për nipërit dhe mbesat: Gurjonin, Ebin, Eralin, Ivonin dhe Aleksandrin që më përqafojnë më thërrasin gjysh e unë fluturoj nga gëzimi.

I vogli, Indriti, më 27 maj 2018 kurorëzohet në dasmë me bukuroshen nga Kuçova Jonada Gjergo…

Me Natashën, shoqen time të jetës e të shpirtit, bijë e Hakiut dhe e Merjemes (Shehu), dibranë të qendrës së Dibrës së Madhe, më 11 gusht 2018 shënuam 50 Vjetorin e Martesës. “Martesë e artë” e quajnë. Vërtet, MARTESË E ARTË ka qenë jeta me bashkëshorten time Natasha Ashiku, Shehu…

…….

Mbase do të shkruaj edhe për “Dy tetat”, rrethuar nga djemtë dhe vajzat, nga nipërit dhe mbesat, nga bashkëshortja ime e dashur, nga miq e dashamirë…

6. Këto ditë Dibra dhe jo vetëm ajo buçet me thirrjet “ Po Dibrës …Jo Skavicës” si ndjeheni ju si autori i kësaj motoje?

Si ndjehem? Ndjehem komod, shumë i gëzuar dhe i privilegjuar që u bëra pjesë e kësaj thirrjeje, i thashë PO DIBRËS  në një libër botuar 11 vjet më parë dhe po i them PO çdo ditë me penën time, me shpirtin tim, mall e dashuri nga larg.

E kam shumë merak, për të mendoj gjithë ditën dhe natën. Dua që Dibra të jetë e lirë e lugina e Drinit e begatë.

Vazhdoj të thërras fort e më fort PO DIBRËS! JO SKAVICËS!

Ndoshta thirrjen time do ta mbysin, do ta zhysin, do ta presin, do ta copëtojnë, do ta injorojnë, do ta harrojnë…

Një mjegull e zezë më ngjan se ka rënë e nuk ngrihet, mjegull që vetëm dibranët, me vullnet e dashuri, me përkushtim material e shpirtëror mund ta fshijnë e t’ia lajnë fytyrën.

Kohë mbytjesh e vrasjesh jetojmë dhe do të jetojmë.

Sidoqoftë unë atje do të jem, në trojet e babait tim Hajredin Ashiku që as zhyten e as mbyten.

Merak më mbetet se pensioni im nuk mjafton të ngre një kasolle në dy poda, me qerpiç e me tjegulla vendi të pjekura tek “Vreshtat e këqija” të Brezhdanit…

7. Betejat tuaja në publicistikë?

Nuk do ti quaja beteja, megjithatë po e pranoj me kusht që ti ve në thonjëza…

Çdo shkrim, çdo mendim është një ”betejë”. Me veten në radhë të parë për të ruajtur të vërtetën, me lexuesin kundërshtarin më të madh që armë ka logjikën e vlerësimin real dhe me pushtetin që nuk ka kokë por grusht që të godet e të thyen në mes.

Me veten kam qenë gjithnjë korrekt. Parimi im ka qenë që para se të ulem të shkruaj ta shoh faktin me sy, ta dëgjoj me veshë, ta prek me dorë, ta fotografoj, ta incizoj… çka them se i jam afruar shumë pranë të “vërtetës absolute”.

Me lexuesin kam qenë miqësor, më ka dashtë dhe e dua. Pa të publicistika ime do të ishte e zbehtë, pa nerv e pa dashuri.

Me pushtetin dje jam munduar të jem me të vërtetën, korrekt.

Me pushtetin sot kam qenë në betejë të hapur.

Për një kronikë të rëndomtë të “zezë”: Pesë krisma në Zall-Dardhë” më përgjakën në mes të ditës në zyrën time një kat poshtë të së cilës kishte polic-roje 24 orë, polic që për momentin ishte zhdukur.

Për një kronikë thirrje që e vërteta për “30 djemtë e Otrantos Dibrane” të zbardhej e lotët e nënave, motrave, fëmijëve të tereshin u detyrova të iki nga vendlindja e nga vendi im.

“Betejën” mu desh ta shpërngul në mërgim.

Për një çerek shekulli nuk pushova së shkruari që e vërteta e 30 djemve të mbytur në Otranto më 9 mars 1996 të zbardhej. Përcolla fakte dhe dokumente. Plaga e madhe as u hap në thellësi dhe gjerësi dhe tash nuk flitet fare për të.

Hyra në mërgim në një ”betejë” për gjuhën shqipe, betejë e jetës sime si emigrant. I mblodha lulet e shkollimit shqip të fëmijëve tufë duke i kërkuar e gjetur në të gjithë Greqinë. I dokumentova në katër libra me titullin e përbashkët “Rilindësit e kohës sonë”.

Është kënaqësia ime më e madhe e punës si emigrant. Jam krenar për pasqyrimin e kësaj nisje të madhe që po ta studiosh rrënjët i ka më 7 mars 2001 në Selanik e degët e lulet në të gjithë Greqinë.

Dhe ku ka ndodhur: në një vend ku gjuha shqipe ka qenë në prush, në majën e kamës dhe në shishen e helmit.

“Betejën” për Dibrën që ajo të jetë zonjë nuk e kam pushuar asnjëherë.

Në dhjetor 1992 bëra shkrimin “Kujt i intereson shkatërrimi i lapidarit të betejës së Lanë-Lurës”. E vazhdova për 29 vjet derisa këtë vit pati veshë e u dëgjua. Përherë të parë në historinë e Shqipërisë Lanë-Lura hyri me “këmbë të plotë” për tu dokumentuar në një sesion shkencor në Peshkopi, me një lapidar në vendngjarje e shpejt me një sesion shkencor akademik në dhjetor në Akademinë e Shkencave.

Jam krenar për këtë.

Tash kam përpara një “betejë” tjetër. Vitin e ardhshëm mbushen 30 vjet nga thyerja zyrtare e “Murit të Dy Dibrave”. Kam qenë i pranishëm në këtë betejë së bashku me kolegë shqiptarë në Dibër të Madhe për disa vite, deri në fitore. Kam ndërmend të bëj një libër me shkrime të asaj kohe shoqëruar me më se 30 fotografi nga takimi i “Dy Korabëve”, Korabit të Peshkopisë dhe Korabit të Dibrës së madhe si ilustrim për librin dhe si një ekspozitë fotografike. Skenarin ua kam paraqitur drejtuesve të Bashkisë Peshkopi dhe komunës së Dibrës. E kam konceptuar si festë të madhe mbarëdibrane me theks për kohën se pas “Murit të Berlinit” ka një “Murë të Dibrës” që duhet shembur.

Dibra duhet parë si një ndër trevat që ka aq ngjarje të mëdha që duhen shndërruar në festa popullore që flasin sa mijëra faqe të historisë së saj dhe të Shqipërisë.

Disa i kam në “PO DIBRËS! JO SKAVICËS” e disa në shkrimet dhe letërkëmbimet e mija me pushtetarët dibranë.

“Betejën” nuk e kam pushuar. Tani i jam përveshur mbrojtjes së Dibrës nga synimet grabitqare të pushtetit aktual për ta shtrydhë e mbytë.

8. A keni ndonjë mesazh për gazetarët ? Po për qytetarët?

Po ju përcjell mesazhin që u përcolla dibranëve në protestën e 14 nëntorit në Peshkopi

“Duke përfunduar po ju përcjell një mesazh që më erdhi në adresën time elektronike, një shqetësim të një intelektuali që me siguri është mes jush.

“Unë u frigohem patronazhistëve, që të pushtuar nga ëndrrat djallëzore të derzhavistëve tanë “rilindës”, janë shpërndarë nëpër fshatra dhe e paraqesin Skavicën si investim strategjik për Dibrën! Pra të kundërtën e realitetit mbytës që e shuan dhe e asgjëson atë! Pikërisht atë Dibër, që 100 vjet më parë, u tha serbëve “No passaran!” Atë Dibër, që me luftën e saj kundër serbëve, e mbajti Dibrën kaq sa është dhe Shqipërinë kaq sa është! 

Është detyrë e jona ta mbrojmë Dibrën, të mbrojmë trojet tona, varret e të parëve, kujtesën historike nga kuçedra që po donë të na e mbysë!

Për këtë ka dy rrugë demokratike:

a. Sqarimi dhe ndriçimi i mendjes së njerëzve me të vërtetat.

b. Protesta masive deri në anulimin e këtij projekti mbytës.”

Denonconi, masakroni në mexhliset – auditor i madh i Universitetit të Dibrës, në rrugë, në kafene… me fjalën e urtë dibrane të gjithë ata që po i hapin varrin Dibrës, po e mbysin atë përgjithmonë. Përqeshni si dinë luznakët të venë në lojë ata që ju flasin për jahte, gondola, Venecie, vila në breg të liqenit, rrugë bregdetare anës hurdhës së Skavicës, qytete imagjinare…

Kemi për ta kërkuar Dibrën bashkë dibranët e mi  dhe nuk keni për ta gjete.

Ndaj zgjohuni dhe thërrisni:

PO DIBRËS!

JO SKAVICËS!

PO JETËS!

JO VDEKJES!

Është sot koha e betejës finale për mbrojtjen e Dibrës.

Nuk vjen më.

Nesër do të jetë vonë, shumë vonë!

Me respekt

Abdurahim Ashiku

Athinë, 19 nëntor 2021

Filed Under: Interviste Tagged With: Marjana Bulku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2732
  • 2733
  • 2734
  • 2735
  • 2736
  • …
  • 2938
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT