• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“FAJTORI” I PAFAJSHËM

October 2, 2021 by s p

50-VJETORI I EKZEKUTIMIT TË DOM SHTJEFËN KURTIT NGA REGJIMI BARBAR KOMUNIST I ENVER HOXHËS

Nga Frank Shkreli
See the source image

29 shtatori, 2021 shënoi 50-vjetorin e pushkatimit të Dom Shtjefën Kurtit në moshën 74-vjeçare për “krimin” e madh se pagëzoi një fëmij, me kërkesë të prindit.  Dom Shtjefën Kurti ka lindur në Ferizaj të Kosovës, më 25 dhjetor të vitit 1898.  Ai studjoi në Shkodër, Austri e Romë. Është shuguruar meshtar në Romë më 13 maj 1921, nga ku dërgohet për të shërbyer në Gjakovë. Gjatë asaj kohe të qëndrimit të tij në Gjakovë dhe në Kosovë, ai bëhet dëshmitar i shtypjeve barbare të popullësisë shqiptare në ato troje nga ish-Jugosllavia e vjetër. Ndërkohë, me dy priftërinjë të tjerë shqiptarë, dokumentojnë të gjith faktet dhe materialet denoncuese për gjenocidin kundër shqiptarëve nga autoritetet jugosllave dhe përgatisin një dokument të veçant për t’ia paraqitur Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, paraardhëse e Organizatës së Kombeve të Bashkuara sot. Ky është dokumenti përgatitur prej tre priftërinjëve katolikë shqiptarë nga Kosova, shkruar origjinalisht prej tyre në frengjisht, por përkthyer në anglisht nga Albanologu i njohur, i ndjeri Robert Elsie.  1930 | Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti & Luigj Gashi: Albanian Minority in Yugoslavia (albanianhistory.net). Sipas disa të dhënave, Lidhja e Kombeve në Gjenevë, me të marrë dokumentin e mësipërm të nënshkruar nga këta priftërinj shqiptarë të Kosovës, organizon një komision prej diplomatësh për të shkuar në Kosovë dhe për të parë nga afër situatën e shqiptarëve autoktonë atje. Mund të thuhet se ky memorandum shënoi fillimin e veprimtarisë në mbrojtje të të drejtave të shqiotarëve në Kosovë por edhe fillimin e përndjekjeve kundër tij, fillimisht nga ish-Jugosllavia e më pastaj nga regjimi komunist I Enmver Hoxhës, i cili më në fund edhe I mori jetën duke e masakruar në vitin 1971.

Ishte, pra, Janari i vitit 1930 dhe pas dërgimit të Memorandumit Lidhjes së Kombeve, Dom Shtjefën Kurti kërcënohej nga autoritetet e Jugosllavisë së vjetër dhe rrjedhimisht detyrohet të shkojë në Shqipëri — siç duket për të mos u këthyer më në Kosovë — bashkë me Dom Luigj Gashin e Dom Gjon Bisakun, bashkautorët e Memorandumit për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë. 1930 | Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti & Luigj Gashi: Albanian Minority in Yugoslavia (albanianhistory.net). Ndërkaq, në vitin 1938 emërohet famullitar në Tiranë, titullar i Kishës Katolike të kryeqytetit shqiptar.

Me mbarimin e Luftës së dytë Botërore në Shqipëri fillon kalvari i vërtetë për klerikët dhe fetarët në përgjithësi, por për klerikët katolikë në veçanti, përfshir Dom Shtjefën Kurtin, i cili arrestohet për herë të parë në Tiranë më 1946 dhe dënohet me 20-vjet burg, për “agjitacion e propagandë”, i akuzuar si “bashkpuntorë i amerikanëve, britanikëve dhe francezëve”.  Pas mbylljes së kishave nga regjimi komunist (1967), Dom Shtjefni u dërgua në Gurëz (Milot). Atje ai është arrestuar përsëri më 11 qershor 1970 dhe kësaj radhe është dënuar me vdekje “in odium fidei”, që pak a shumë mund të përkëthehet “për urrejtje fetare”.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944–1991, (AIDSHSH) i vetmi ent ose institucion qeveritar ose jo qeveritar që –për sa vura re unë — e kujtoi këtë 50-vjetor të vrasjes barbare të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës– sjell në portalin e vet këtë përkujtim me informacion, bazuar në dokumentacionin arkivor që posedon ajo zyrë:

“I Lumi 𝐃𝐨𝐦 𝐒𝐡𝐭𝐣𝐞𝐟𝐞̈𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢 është vetëm një prej klerikëve të krishterë që janë ekzekutuar në komunizëm dhe ende pa varr. I ardhur nga Kosova më 1930, në shtator 1943, ai lajmëronte Arqipeshkvinë se po pagëzonte hebrenj, me gjasë për t’i shpëtuar nga nazistët, sepse me pagëzimin merrnin emra të rinj e pasaporta shqiptare. U arrestua për herë të parë më 28 tetor 1946 për agjitacion e propagandë dhe u dënua me 20 vjet burg. Ai kishte refuzuar të shkëputej nga Vatikani dhe e çuan në Burrel, por nuk u dorëzua as mes torturave. E çuan të hapte varrin e tij, por nuk e pranoi akuzën. E kthyen në qeli, ku natën e Krishtlindjeve dëgjohej të thoshte meshën, i përlotur. Dikur e liruan nga burgu. Kishat ishin mbyllur dhe e dërguan në Gurrëz (Milot), ku e lanë të punonte magazinier në kooperativë. U arrestua përsëri më 11 qershor 1970.

Gjyqi për të zhvillohej në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë në Gurrëz, godinë e kthyer në vatër kulture pas prishjes së vendimit të diktatorit për të ndalur besimin fetar. 𝐔 𝐝𝐞̈𝐧𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞 “𝐢𝐧 𝐨𝐝𝐢𝐮𝐦 𝐟𝐢𝐝𝐞𝐢”, 𝐩𝐬𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞̈𝐳𝐨𝐢 𝐢𝐥𝐞𝐠𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞…ai u mor nga qelia dhe u vu para togës së pushkatimit. Kur e pyetën nëse i vinte keq për jetën, tha: “Më vjen keq që po ma merrni ju”. Akuza zyrtare kishte qenë sabotim. Por koha do të hidhte dritë.   Në vitin 2011, nipi i tij, Nikolin Kurti, ka mundur të takojë prokurorin që kërkoi dënimin, Hajredin Fuga, dhe gjykatësin që mori vendimin, Jani Vasili. Të dy i kanë lënë një ndjesë të shkruar me dorë, për çfarë ka ndodhur me meshtarin. Nikolin Kurti i ka botuar letrat në janar 2019, duke respektuar dëshirën e Fugës e Vasilit që letrat të publikoheshin pas vdekjes së tyre. Hajredin Fuga dhe Jani Vasili kanë ndërruar jetë pak vite më parë. Pas rënies së sistemit komunist, ata vazhduan karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, duke arritur deri në Gjykatën Kushtetuese.  Në letrën e tij të ndjesës, prokurori Fuga ka thënë se çështja për Dom Shtjefnin pati nisur me pak drithë të vjedhur në kooperativë, derisa në të përfshinë edhe emrin e priftit. Në letër ai vëren se atë kohë, çështja iu hoq Krujës dhe e mori Ministria e Brendshme, por shtonte se sipas vartësit të tij që kishte qenë i pranishëm, ekzekutimi ishte bërë natën. Vetë Fuga nuk kishte dijeni për të dhëna që mund të ndihmonin në gjetjen e eshtrave”, thuhet në portalin e AIDSHSH. 

Ky 50-vjetor i masakrimit të Dom Shtjefen Kurtit më kujton gjithashtu edhe reagimin e komunitetit shqiptaro-amerikan në atë kohë, kur menjëherë pasi morëm vesh nga shtypi amerikan se ishte vra Dom Shtjefen Kurti, organizohet një demonstratë para Kombeve te Bashkuara dhe përball selisë së misjonit të regjimit komunist shqiptar në Kombet e Bashkuara. E mbajë mend mirë atë demonstratë, ndoshta e para e këtij lloji, ku mori pjesë mbarë komuniteti shqiptaro-amerikan, pa dallim, i prirë nga Monsinjor Zef Oroshi dhe Imam Isa Hoxha. 

Vrasja barbare e Dom Shtjefën Kurtit dhe shumë të tjerëve si ai, është ndër ato raste kur fisnikëria triumfon mbi hakmarrjen, mbi vuajtjet dhe mundimet e një jete, nëse mund të quhet e tillë.  Një jetë jashtzakonisht e vështir, në njërën prej diktaturave më të egra komuniste – por është edhe një rast që tregon se e mira triumfon mbi të keqen, se e vërteta gjithmonë fiton, më në fund.

Por, ky 50-vjetor i vrasjes barbare të Dom Shtjefën Kurtit na ofron gjithashtu edhe një rast për reflektim – madje për reflektim të thellë, pikë së pari reflektim nga institucionet shtetërore dhe nga përfaqsuesit e lartë të qeverisë e të shtetit shqiptar, por edhe nga mbarë shoqëria shqiptare. Duhet një reflektim serioz për nevojën e një këthese të domosdoshme që Shqipëria – si vend anëtar i NATO-s, që aspiron të antarësohet në Bashkimin Evropian – të përballet seriozisht me të kaluarën komuniste  dhe me krimet barbare të regjimit të Enver Hoxhës —  krime kundër këto kundër njerëzimit, siç ishte vrasja e Dom Shtjefën Kurtit dhe mijëra të bashkatdhetareve të tij – kundërshtarë të regjimit komunist – viktima të komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik, shumë prej të cilëve as varret nuk u dihën, as eshtrat nuk u janë gjetur, megjithse kanë kaluar 30-vjet nga gjoja shemebja zyrtare e komunizmit në Shqipëri.  Nuk u gjënden varret as eshtrat e viktimave të komunizmit sepse sundimtarët aktualë të Shqipërisë dhe klasa politike në përgjithësi e këtyre 30-viteve “post-komunizëm”, refuzon të distancohet seriozisht dhe njëherë e mirë nga e kaluara kriminale komuniste dhe si rrjedhim refuzon të dënojë krimet çnjerzore të komunizmit.

Fatkeqësisht, në rastin e Shqipërisë, ndryshe nga çdo vend tjetër ish-komunist në Evropë, jo vetëm që refuzon të përballet me të kaluarën kriminale komuniste të vendit, por zyrtarët aktualë socialistë të niveleve më të larta, përfshir Kryeministrin Rama, disa herë gjatë këtij dhe më heret, janë shpallur në një drejtim të kundërt, ndryshe nga e gjithë Evropa, duke thenë se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”, ndërsa personalitete të tjera të larta të Partisë Socialiste janë shprehur pozitivisht për ish-regjimin kriminal komunist të Enver Hoxhës.  Ishin deklarata aq të papërgjegjshme sa që tërhoqën edhe vemëndjen dhe kritikat nga enti evropian, “Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjës Europiane”, e cila nepërmjet një deklarate, marsin që kaloi — Platform deeply concerned regarding statement of Albanian MP candidate on dictator Hoxha | Platform of European Memory and Conscience — i kujtoi Tiranës zyrtare se Shqipëria ishte një nga vendet më të prekura nga komunizmi dhe se “Një mohim i tillë historik njollos kujtesën e mijëra viktimave dhe bie ndesh me vlerat themelore demokratike, siç janë e vërteta dhe drejtësia”, ndërsa ka paralajmëruar politikanët socialistë të Shqipërisë, se “Glorifikimi i çdo regjimi totalitar nuk duhet të pranohet në jetën publike.”  Madje me atë rast, Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjës Evropiane bëri thirrje për dorëheqjen e deputetes socialiste Luljeta Bozo e cila ishte shprehur se komunizmi ishte një “diktaturë kushtetuese” dhe se diktatori Enver Hoxha kishte “më shumë anë pozitive sesa negative”. 

Në deklaratën e Platformës Europiane drejtuar sundimtarëve nostalgjikë të komunizmit në Tiranë me 31 mars, 2021 thuhet se  Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjës Europiane mbështet me forcë rezolutën e 19 shtatorit 2019– Texts adopted – Importance of European remembrance for the future of Europe – Thursday, 19 September 2019 (europa.eu) — mbi rëndësinë e kujtesës europiane për të ardhmen e Europës, në të cilën parlamenti evropian, “Dënon të gjitha manifestimet dhe përhapjen e ideologjive totalitare” dhe “shpreh “respekt të thellë për secilën viktimë të këtyre regjimeve totalitare dhe u nën thirrje  të gjitha institucioneve e aktorëve  të BE-së që të bejnë gjithçka për të siguruar që krimet e tmershme totalitare kundër njerëzimit dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut, të kujtohen dhe të dalin para drejtësisë.”  Ja, kjo është Evropa me të cilën Kryeministri shqiptar deklaroi, ditë e fundit, se është në “dashuri” me të.

Hipokrizia e kësaj klase politike shqiptare nuk ka të shterrur as sot në atë vend – 50-vjetë pas masakrimit të Dom Shtjefën Kurtit dhe dhjetëra mijëra kundërshtarëve të komunizmit enverist, bashkvëllezër e motëra shqiptare – për pothuaj një gjysëm shekulli.  Dy ngjarje të javëve të fundit e ilustrojnë këtë hipokrizi dhe mungesë sinqeriteti dhe bidnjeje morale nga Tirana zyrtare. ATSH-ja njoftoi se dy ditë më parë, me 29 shtator — në 50-vjetorin e masakrimit të Dom Shtjefën Kurtit – njërit prej 100-viktimave më të njohura të komunizmit në botë — Frank Shkreli: At Shtjefën Kurti, njëri prej 100 viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtar | Gazeta Telegraf  — me ftesë të Kryeministrit Rama në Tiranë bën një vizitë udhëheqsja e Lëvizjes së Demokracisë në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya, kundërshtarja e guximshme e diktatorit komunist të Bjellorusisë, Lukashenko, siç duket për të marrë ndonjë këshill nga Z. Rama se si të “luftohet” regjimi komunist në atë vend. Por, për sadopak besueshmëri, do bënit mirë që të pastroni shpirtin tuaj më parë – duke u distancuar nga e kaluara komuniste e Shqipërisë dhe të dënoni krimet e regjimit të Enver Hoxhës – para se të mund t’i ofroni këshilla dhe ndihmë aktivistes bjelloruse të drejtave të njeriut, Z. Sviatlana Tsikhanouskaya.  Sepse, sot për sot, në fushën e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë – besueshmëria juaj – para qytetarëve tuaj dhe para botës – nuk është aq e admirueshme dhe asgjë për të qenë krenar.  E them këtë se po të ishit të sinqertë, do të ishit takuar, dy javë më parë, edhe me Presidentin e Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjës Europiane, Dr. Lukasz Kaminski, i cili, sipas Zërit të Amerikës, me delegacionin e tij mori pjesë me 18 shtator në hapjen e ekspozitës “Shekulli i Martirëve”, në Shkodër. Dr. Kaminski është cituar nga VOA shqip se ishte i pranishëm në eskpozitën e Shkodrës për t’u “dhenë zë martirëve dhe viktimave të shoqërive totalitare”, natyrisht, përfshir Shqipërinë.

“Ndër miliona viktimat e sistemeve diktatoriale të shekullit të 20-të, shumë prej tyre mbeten anonimë”, tha zoti Kaminski, sipas korrespondetit të VOA-s në Shkodër, Z. Pëllumb Sulo. Megjithatë, kemi arritur të identifikojmë emrat dhe të dhënat e 27 martirëve të riteve të ndryshme, (përfshir edhe martirin e fesë dhe Kombit shqiptar, Imzot Vinçenc Prenushin), të cilët dhanë jetën për parimet që kishin dhe mënyrën si i janë qasur diktaturave.  Ata na mësojnë mbi parimet universale si e vërteta, drejtësia, dinjiteti njerëzor dhe si t’i qëndrojmë besnik besimeve tona. Jam shumë i lumtur, tha ai, që kjo ekspozitë u hap për herë të parë në Shkodër, qytetin e martirëve. Dhe besoj shumë që zëri i martirëve do të dëgjohet në Shkodër, në Shqipëri dhe kudo në Europë”, tha zoti Kaminski.

Dr. Kamisnki, Ju të falënderojmë ju dhe Platformën e Kujtesës dhe të Ndërgjegjës Evropiane për vizitën tuaj në Shkodër, për të pasqyruar sadopak historinë e tmershme të regjimit komunist në Shqipëri dhe për t’ua sjellur në kujtesë autoriteteve shqiptare krimet e së kaluarës komuniste në atë vend.  Por, në këtë 50-vjetor të masakrimit të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi enverist –njëherazi, njëri prej viktimave më të njohura botërore të diktaturës komuniste – shpresa jonë se kjo klasë aktuale politike e Shqipërisë do të bëjë që “zëri i martirëve të komunizmit do të dëgjohet në Shkodër e në Shqipëri…”, me kalimin e kohës (30-vjetë) duket gjithnjë e më e parealizueshme, shpresë e humbur se ai shtet do të bëhet, për derisa Tirana zyrtare nuk përballet seriozisht me të kaluarën e saj komuniste dhe për derisa në atë vend nuk dënohen publikisht dhe zrytarisht, krimet e komunizmit – ashtu siç kanë bërë vite dhe dekada më parë, vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Lindore e Qendrore.

Frank Shkreli

A picture containing sky, outdoor

Description automatically generated

Kurorë me lule në nder të Dom Shtjefën Kurtit pranë statujës së Lirisë në Washington, përemndore kushtuar viktimave të komunizmit në botë.
No photo description available.

Memorandumi paraqitur Lidhjes së Kombeve nga Dom Shtjefen Kurti, Dom Gjon Bisaku dhe Dom Luigj Gashi mbi gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Jugoslavinë e vjetër. 1930 | Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti & Luigj Gashi: Albanian Minority in Yugoslavia (albanianhistory.net).

No photo description available.

Proces-Verbali i ekzekutimit të dom Shtjefën Kurtit për “fajin” se pagëzoi një fëmi. 

A person wearing a hat

Description automatically generated with low confidence

Kujtime nga protesta e komunitetit shqiptaro-amerikan kundër vrasjes barbare të At Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist hoxhist, Nju Jork, 1973– Autori, pjesëmarrës në protestën para OKB-së me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, ish-udhëheqësin shpirtëror të komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork.

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, Shtjefen Kurti

Rilindja shpirtërore dhe kishtare në Kosovë

October 2, 2021 by s p

Dodë Gjergji, KTHIMI, Rrëfim,  1, 2, 3, DRITA  Prishtinë – 55 Tiranë, 2021

Sot jemi në Tiranë për paraqitjen, promovim e përbashkët të Shtëpisë botuese 55 – Tiranë, dhe të DRITËS – Prishtinë të veprës së lartpërmendur të Imzot Dodë Gjergjit, ipeshkvit tonë të dioqezës  Prizren – Prishtinë, i cili jeton, vepron dhe shërben ndër ne që nga viti 2006. 

Më lejon ta bëj një hyrje dhe paraqitje të shkurtë të ngjarjeve kishtare dhe kombëtare ndër ne në Kosvë gjatë 50 – viteve të fundit. 

Me ardhjen e ipeshkvit shqiptar Imzot Nikë Prelës (1918 – 1996), në fillim të vitit 1970, shumëçka ndryshon dhe përmirësohet. Rritet gjithnjë numri i thirrjeve meshtarake dhe rregulltare,  ndërtohet kisha të reja, si dhe meremetohen kishat dhe shtëpitë e vjetra famullitare; fillon katekizmi i rregullte për fëmijë, pjesërisht edhe për rini. Në kuadër të kësaj gjallërie të gjithanshme, fillon shtypi katolik shqiptar me revistën fetare dhe kulturore “DRITA”, që pastaj rritet dhe zhvillohet edhe në shtëpi botuese, e vetmja si e tillë, katolike, në kohën e atëhershme. Deri tash DRITA ka botuar afro 100 tituj të ndryshëm me karakter fetar dhe kulturor, në shërbim të njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mire.. 

Me pak fjalë, Kisha jonë del prej “sakristisë” dhe oborrit të kishës, është gjithnjë e më tepër e pranishme në skenën  e jetës së popullit, me pjesëmarrje në ngjarjet shoqërore dhe kulturore shqiptare në Kosovë dhe më gjerë, siç janë Pajtimet e Gjaqeve, Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës “Nëna Tereze”, Caritasi i Kosovës, përkrahja e sistemit paralel shkollor dhe shëndetësor, mbrojtja e popullit tonë padrejtësisht të shkelur dhe të përndjekur ndër ne, në ish-Jugosllavi dhe në botë. 

Zëri  dhe prania jonë  tashmë bëhet e fuqishme, qëndrimet tona profetike dhe providenciale, jo vetëm për shqiptarët katolikë, por për mbarë Kombin tonë, sidomos në krijimin e strategjisë paqësore jo – dhunore të Presidentit historic Dr. Ibrahim Rugovës, Lufta dhe pas lLufta, ndërhyrja e NATOS- për shpëtimin e Popullit të pafajshëm dhe të pambrojtur. Kisha jonë pati si moto frymëzuese arqipeshkvin Imzot Pjetër Bogdanin, i cili thoshte: “Fati i Popullit tim ësht edhe fati im” 

Kohën para, gjatë dhe pas Luftës (1998 – 1999) Kishën tonë e ka udhëhequr Imzot Mark Sopi (1928 – 2006) me urti, guxim dhe provani. Vdekja e tij e papritshme bëri që Selia e Shenjtë ta kërkonte dhe gjente ipeshkvin  e ri  në personin e Imzot Dodë Gjergjit. 

Ai ndërmori shumë iniciativa, ndër të cilat dallohen: rifillimi i revistës “DRITA” dhe botimet e saja, që nuk dilte që nga vitet e ’90, për shkaqe të njohura; ristrukturimi i famullitarëve nëpër famulli dhe Misione Katolike Shqiptare në Evropë; ndërtimi i Rezidencës Ipeshkvore, Katedrales dhe Shenjtërores Shën Nëna Tereze në Prishtinë dhe Qendrës kulturore “Bogdanipolis”; përpilimi dhe botimi i planit baritor për Kosovën “Shërbejmë me përvujtëri e kumtojmë me hare” 2015-2020; themelimi i Shkollës Katekistike Dioqezane në Prishtinë (2014), përkrahja e Radio Marisë së Kosovës, festimi i 100 vjetorit të lindjes së Nënës Tereze (2010); shugurimi i Katedrales dhe Shenjtërores “Nëna Tereze” në Prishtinë në vitin 2017. 

Nga “katedra” e Ungjillit, Altarit dhe shërbimit baritor, Imzot Dodë Gjergji doli në skenë me një veprimtari dhe shkrim me titull “KTHIMI”, botim I DRITËS dhe “55” të Tiranës. Për shumëkënd kjo ishte befasi e dorës së parë dhe shtrohet pyetja pse dhe si Bariu i Kishës merret me veprimtari dhe botim të tillë.  

Unë do t’i numëroj disa arsye dhe çështje që ndërlidhen me këtë botim “sui generis” të Ipeshkvit tonë, i cili ungjillëzimin e paraqet në petkun e rrëfimit dhe romanit trilogjik. 

Kërkimi në vazhdimësi, që mbështetet në thënien popullore: kush kërkon – gjen, që unë do të ndërroja në: kush kërkon – jeton.  

Guximi për ta kërkuar të mirën, të drejtën, të vërtetën, jetën, Dashurinë, për të qenë vetvetja dhe për t’ua mundësuar edhe të tjerëve që të jenë vetvetja. Pasojat e  robërisë shumëshekullore e historike, si  dhe e opinionit publik, ende vazhdon ndër ne, me regresion apo fiksim, këmbëngulje në histori, si dhe me projektime boshe në ardhmëri, pa jetuar hic et nunc, këtu dhe tani jetën dhe veprimtaritë tona. 

Motivimi,  që mbështetet në tri elemente identitare: e di kush jam, e di çka dua dhe e di dua t’ia arrij asaj që dua. 

Frymëzimi për percaktim jetësor për vlera dhe virtyte, si na thotë ndërgjegja, bindja, shpirti dhe zemra. 

Mos ta ndajmë dhe dëmtojmë të Vërtetën – Jetën dhe Dashurinë, sepse atëherë rrezikojmë t’i humbin të gjitha, me këtë, kuptohet, edhe jetën tonë. 

Feja është dhe duhet të jetë kërkim, pranim, pëlqim dhe jetë me Zotin, së pari e lirë dhe personale, pastaj edhe me të afërmin, sepse pa unë nuk ka as ti, dhe pa unë dhe ti, nuk as ne, në stilin e Shën Nënës Tereze, që kurrë nuk e ndau Zotin – Dashuri prej Njeriut, as Njeriun vëlla apo motër, prej Zotit. Nga feja personale kalohet në atë familjare dhe komunitare, të bashkësisë. 

Nderimi, pranimi dhe bashkëpunimi në mozaikun tonë të dallimeve, gjithnjë në kërkim dhe zbatim të kulturës së jetës dhe qytetërimit të dashurisë, si na ka mësuar Shenjtëresha e Jetës dhe Dashurisë – Nëna jonë Tereze. 

Me pak fjalë përmbledhëse Imzot Dodë Gjergji propozon, ofron, mundëson trilogjinë e lirisë, përgjegjësisë dhe dashurisë, nga përvoja e tij personale, familjare, kishtare dhe shoqërore. Ai me urti dhe shumë  përkushtim, dashuri, ka dëgjuar dhe mësuar nga tregimet e njerëzve tanë si mentaliteti ynë turmor, grumbullor, masiv na kushtëzon dhe robëron. Nëpërmjet meditimit, uratës, kujdesit të tij baritor për grigjën e Zotit,  në këtë rrëfime ai ofron jetën me Zotin dhe me të afërmin si orientim, përcaktim, zgjidhje, prandaj edhe si mundësi e historisë dhe provanisë,  për mirëkuptim, bashkëjetesë dhe bashkëpunim kombëtar dhe fetar ndërshqiptar. 

T’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës kërkon prej nesh ballafaqimin e trefishtë, me vetveten, të afërmin dhe Zotin, po ashtu në tri dimensione: historike, të tashme dhe të ardhme, ku faktori njeri, person, individ, jo vetëm që është i mundshëm, por edhe i domosdoshëm, për shumëçka edhe vendimtar, sipas thënies: pa histori, nuk as të tashme, as ardhmëri, dhe tjetra: pa njeri, s’ka as familje as shoqëri. 

Shpresoj dhe uroj që lexuesit tanë në Shqipëri, si dhe në Kosvë, por edhe në diasporë, ta lexojnë dhe kuptojnë, pranojnë  sa më mirë qëllimin fisnik të Imzot Dodës, shërbim e tij baritor, kësaj here në një stil “ndryshe”, por me dëshira që Populli Shiptar sa më shpejt dhe më mirë të vetëdijësohet, përcaktohet dhe orientohet sipas vlerave dhe virtyteve, për të cilat kemi aq shumë nevojë gjithnjë, në veçanti sot.  

Ndoshta përfundim përmbledhës mund të jetë ky: kush beson dhe dashuron, gjithnjë jeton. 

Tiranë, 1 tetor 2021                                                                                 Don Lush GJERGJI 

Filed Under: Opinion Tagged With: Imzot Dodë Gjergjin

DEKOROHET MAJOR LLESH MARASHI DHE KATËR MALËSORË TË TJERË

October 2, 2021 by s p

Nga Ndue Bacaj

E drejta vonon por kurr nuk harron, kjo sentencë popullore duket se u vertetua edhe sot me dt. 01 tetor (2021) me dekorimet e akorduara (pas vdekjes) nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta  për majorin trim, nacionalist e antikomunist  Llesh  Marash Vata – Marvukaj, dhe katër figura të tjera nga Malësia e Madhe: Shkurte Lan Kelaj, Gjekë Pjeter Gega, Mark Tomë Kolnikaj dhe Lan Ahmet Salihaj. 

Foto nga aktiviteti i dekorimit të Llesh Marashit….

Major Llesh Marashit i është akorduar ” Medaljen e Artë të Shqiponjës”, ndërsa katër të dekoruarit e tjerë me “Urdhrin Kalorës i flamurit të Skëndërbeut”. Aktiviteti i dorzimit të dekoratave është zhvilluar në ambientet e lokalit “Dushkaj” në qytetin e Koplikut, në prani të familjarëve e trashigimtarëve të dekoruarve dhe të dhjetra të ftuarve të tjerë. Për  këtë cermoni kishin ardhur enkas nga Tirana , Miosi Miraka, ish i persekutuar politik dhe antar i autoritetit të shqyrtimit të dosjeve të ish sigurimit të shtetit komunist, Besim Ndregjonaj- Kryetar i Uninionit mbarkombëtar të të burgosurve dhe persekutuarve politik, si dhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës z.Ylli Asllani. Pas Himnit kombëtar moderatori Kadri Fikaj ka ftuar historianin Ndue Bacaj i cili ka folur për figurat e dekoruara. (Fjalen e zotit bacaj do ta japin të plotë në fund të kësaj kroni të shkurter). Mbas z. Bacaj kanë  pëershendetur z. Besim Ndregjonaj , Z.Ndoc Çulaj si kryetar i shoqatës të vrarëve e pushkatuarve nga regjimi komunist, si dhe ka sjellur disa kujtime për Llesh Marashin 90 vjeçari Fran Xhaj. Me tej  përfaqësuesi i Presidentit z. Ylli Asllani ka përshendetur dhe u ka dorzuar dekoratat trashigimtarëve të të dekoruarve. Për Llesh Mrashin dekoraten e ka mmarë djali i tij Rudolf  Llesh Marashi , i cili kishte ardhur nga Amerika enkas për këtë ditë. Për Shkurte  Kelajn dekoraten e ka marrë djali i saj Zog Halil Kelaj, për Gjekë Pjetër Gegen djali i tij Luigj Gega, për Mark Tomë Kolnikajn djali i tij Marash Kolnikaj , ndërsa pë Lam Ahmet Salihin dekoraten e ka marrë nipi i tij  Ferit Salihaj. Të gjithë këta trashigimtarë të të dekoruarve  kanë  falnderuar Presidentin e Republikes z. Ilir Meta për nderimin e vlersimin që u ka bërë njerzëve të tyre për aktivitetin e sakrificat, për liri e antikomunizëm… 

FJALA E Z. NDUE BACAJ NË CERMONINË E DEKORIMIT TË MAJOR LLESH MARASHIT DHE KATËR FIGURAVE TË TJERA MALËSORE:

Me që më keni ngarkuar të flas për katër malësorët nacionalist që sot dekorohen (pas vdekjes), mendova ta filloj me major  Llesh Marashi trim e atdhetar, nacionalist e antikomunist i vendosur. 

Llesh Marash Vata – Marvukaj, Kam qenë fare i vogël kur kam dëgjuar të flitej per nacionalistin, antifashistin dhe antikomunistin trim e të vendosur  , major Llesh Marashin. Në  ato vite  nën diktaturen komuniste unë si dhe shumë të tjerë kam degjuar  të flitej me zë të lartë nga  komunistët në pushtet zi e ma zi ,  (ndonse kishte vite që e kishin denuar e vrarë në mënyren më makabre  ,  duke e lënë edhe pa varr). Per Llesh Marashin komunistet vijonin shpifjet e tyre “standarde”  , duke e quajtur  si bashkëpuntor i fashistëve , tradhtar , kriminel ,  reaksionar  e kunderrevolucionar që ka luftuar per permbysjen e  pushtetit popullor (kupto pushtetin Bolshevik komunist) etjerë. Por ketyre shpifjeve komuniste ,  ndonse me  zë të ultë dhe vesh më vesh, e larg syrit e veshit  vigjilent të spiunëve komunistë , u kundervihej opinioni i njerëzve të moshuar që e kishin njohur major Lleshin dhe punën e tij në sherbim të atdheut , duke  e portretizuar Llesh  Marashin e vertet  si  shembëlltyrë – madhështore të një burri që e donte me mish e me shpirtë dhe pa asnjë hile vendin e vet. Këto vlera e virtyte atdhedashurie Llesh Marashi i kishte në gjakë, shpirtë e zëmër të trashiguara nga shtepia ku lindi, u rrit dhe mori edukimin e parë themeltar për  atdhetari, në shtepinë fisnike të (babait tij) Marash Vatës  e gjyshit të tij (dëshmor në luftën e Kërnicë me 1862), Vatë Marashi… Është kjo aresyeja që djemt e kesaj shtepie ndoqen pa u ndalur rrugen në sherbim ndaj  atdheut . Kanto Marashi , Gjekë Marashi dhe Llesh Marashi  u shkolluan si ushtarakë  me rezultate të shkelqyera  në Austri , ndersa  u shkollua per meshtar (në Itali) Patër Rrok Marashi , duke “plotësuar” keshtu  binomin  Atdhe e Fe të kesaje shtepie. Por edhe dy djemt e tjerë të Marash Vatës , Gjeloshi e  Pjetri do të ishin  oficerë  rezervë në sherbim të atdheut… 

Llesh Marashi, shquhet në luften antifashiste, në Luften e Reçit e tjer… Dhe për antifashizmin e tij  Llesh Marashi ishte i perndjekur per tu dënuar nga fashistet Italian, e më pas do të ndiqej per tu arrestuar edhe nga gestapoja naziste , pasi per tre muaj që kishte qënë qark-komandant Lleshi nuk kishte pranuar te arrestojnë asnjë komunist shqiptar per llogari të nazistëve gjerman. Në veren e vitit 1944 Gestapoja dështon në arrestimin e Llesh Marashit falë edhe ndihmës së nipit tij trim Rrok Kantit.

– Llesh Marashi ishte një nga organizatorët kryesor të beslidhjeve të Malësisë e më gjërë, si dhe i kryengritjes së parë antikomunistenë Shqipëri dhe në gjithë Europën që e kishte zënë lëngata e kuqe komunisto-bolshevike. Për ketë veprimtari nacionaliste e liridashëse diktatura komuniste do të dënonte, vriste e persekutonte Llesh Marashin dhe familjarët e tij…

Ndërsa ndër emrat e dekoruar nga presidenti i Republikës, bien ë sy edhe ai i një gruaje nga Lohja e Sipërme, Shkurte Lan Kelaj e cila do të mbeste e vejë , vetëm 23 vjeç, pasi diktatura komuniste do ti pushkatonte pa gjyq burrin e saj 30 vjeç , Halil Gjeto Dashi -Kelaj me 6 qershor 1952. Para se të them diçka për malësoren Shkurte Kelaj, burrneshë. Trimëresh e fisnikeshë, simbol i malësoreve të Malësisë Madhe e më gjërë që ruajti si sytë e ballit nderë, erz , burrëri e fisnikri, më lejoni të tregoi fare pak nga historia nacionaliste , por edhe tragjike e burrit të saj Halil Gjeto Kelaj:  Halil Gjeto  Kelaj së bashku me bashkëfshatarin e tij Met Braho (Brahim) Kotaj ishin dy djem të ri të Lohës së Sipërme plot ëndërra për një Shqipëri të lirë e demokratike. Për këtë, ata si dhe të parët e tyre  ndër mote e shekuj, rroken armët për lirinë e trojeve  shqiptare, në këtë rast kundër pushtuesit fashist. Fatkeqesisht sapo mbaroi lufta dhe Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazi-fashist, kur ëndërra për liri e demokraci do të ishte më afër se kurr ajo filloi t’u venitet si shumë patriotëve nacionalist shqiptar edhe Halil Gjeto Kelajt e shokut tij të atdhetarisë Met Braho Kotaj. Nacional Çlirimtarët komunist që muaren pushtetin, në vend që të bëjnë realitet endërren për të ndertuar  një Shqipërie të lirë e demokratike , ku kishte vend për të gjithë shqiptaret, filluan të “ndërtojnë” luften e klasave me dënime, burgje e pushkatime per të gjithë ata që nuk mendonin si komunistet me orientim sllavo-bolshevik.  Fillimisht Halil Gjeto Kelaj do të dënohej  si pjesmarres në kryengritjen e parë antikomuniste, por mbas një amnestie ai do të zgjidhej kryetar frontit për Lohen e Sipërme. Por pa kaluar shumë kohë Halilit i kerkohet nga organet e shtetit komunist për të bashkepunuar, spiunuar e denoncuar të gjithë ata që flisnin dhe ishin kundër shtetit komunist. Ky ishte mision i pamundur për Halil Gjeton e shokun e tij. Ata perkundrazi do të delnin haptazi në mbrojtje të Lohjanëve e më gjërë, Kaq do të mjaftonte që me 31 maj 1952 të arrestoheshin së bashku me 16 lohjanë të tjerë. Nese lohjanet e tjerë do të denoheshin me burgime, Halil Gjeto Kelaj dhe Met Braho Kotaj do të pushkatoheshin me daten 6 qershor 1952, si dhe do të varroseshin, apo më sakt groposeshin në breg të prronit (Banushit) në Sterkuj, pa guxuar kush t’i zhvarroste e ti varroste në varret familjare. Fatmirsisht as ujët e prronit në dimër nuk “guxoi” ti zhvarrosë e tu tresë eshtrat të cilet  në vitin 1991 do ti merrshin familjaret e tyre për ti varrosur me nderime në varret familjare. Vlen të shënohet se një ditë pas pushkatimit , me 7 qershor 1952 , gjykata ushtarake Shkodër fallsifikon një vendim gjyqësor (nr.99) , sikur u ka bërë gjyqin Halilit e Metit dhe i ka dënuar me pushkatin. Madje hipokrizia e vendimit të fallsifikuar të gjykatës shkon deri aty sa për Halilin shkruan se ky ishte treguar kokfortë në gjyq e nuk ka pranuar as t’u  pergjigjet pyetjeve… Pas këtij krimi makabër, gruaja e Halil Gjeto Kelajt, Shkurte Lan Kelaj mbeti e vejë në lulen e rinisë, vetëm 23 vjeçe, me një foshnje (djal) tashma jetim. Shkurta si edhe gra të tjera u vu përballë dy “rrugëve”: Ose të dorzohet e të mohojnë burrin e saj të vdekur për të rregulluar biografinë…Ose të vishet me të zeza e të mbyllë perjetsisht rininë e saj. Shkurta me guxim e vendosmeri zgjodhi pa u penduar kurrë për të qendruar si burrnesh, trimëresh e fisnikeshë, duke ruajtur si sytë e ballit erz e nderë, si dhe duke rritur e edukuar mrekullisht djalin e saj Zog Halil Kelaj, për të cilin duhej të ishte tashma jo vetëm nanë e perkushtuar, por edhe babë i burrëruar, duke qendruar kështu jo një ditë apo vjetë , por dhjetra vite. Kjo qendresë nuk ishte në një kohë të qetë, por në një kohë të trazuar e plotë provokime, privime e persekutime nga shteti e pushteti komunist e kalecët e tyre,  që gjallonin, vigjëlonin e spiunonin kudo e kurdo… Shkurta me qendrimin e saj burrëror, nderoi jo vetëm burrin saj të dashtuan, kujtimin dhe vorrin e tij, por edhe gjinin e saj , shtëpinë ku kishte lindur e rritur  derisa ishte martuar. Shtëpinë e babës së saj Lan Smakaj të fshatit Lopç, ku edhe kjo shtepi ishte shtepi e njohur patriotike e fisnike… Në këtë qendresë heroike Shkurte Kelaj kishte pasur edhe ndihmen e kunatit të saj Zenel Gjeto Kelajt , me të cilin jetoi në një shtepi derisa martoi djalin Zog Halilin, tashma të rritur e burrëruar, duke trashiguar gjithshka fisnike e burrërore nga baba, axha e dajat. Me këtë  qendresë shembullore, Shkurte Lan Kelaj  kishte fituar respektin e palëkundur të banorëve të Lohes e më gjërë , të cilët e respektuan e ndihmuan përkundër politikes të luftës së klasave që propogandonte pushteti komunist. Shkurta me këtë qendrim u bë shembull e simbol qendrese i gruas burrnesh e fisnikeshë malësore e shqiptare… Ndaj dekorata e Shkurte Kelajt është nderim e mirnjohje , jo vetëm për këtë burrnesh e fisnikesh , por për të gjitha ato burrnesha e fisnikesha malësore e shqiptare , që qendruan përball persekucionit të regjimit komunist… 

Gjekë Pjetër  Gega : I lindun , rritur e edukuar në Bogen historike e atdhetare , e njohur si mali apo flamuri i katërt i Kelmendit famëmadh, i shquar kombëtarisht e ndërkombëtarisht ndër mote e shekuj për trimëri, urti e atdhetari, vlera e virtyte këto që i mbarte çdo fis e shtepi i  ketyre trojeve. Gjekë Pjetri ishte djali i trimit atdhetar Pjetër Gega , i cili kishte qenë në moshë fare të re , kur  ishte shquar si luftetar trim gjatë kryengritjes të vitit 1911, kundër pushtuesve turko-osman. Madje trimi Pjeter Gega gjatë luftimeve të kësaj kryengritje  ishte  plagosur fizikisht , por jo atdhetarisht, pasi ai do të shquhej përsëri, së bashku me trimat e tjerë Bogëjan e më gjërë, në luften mbrojtëse të Koplikut 1920, kundër pushtuesve serbo-malazez, I thashë këto për të treguar se  Gjekë Pjetër Gega nuk kishte qenë rastësiht kundërshtar i spiktatur i diktatures komuniste që na e kishin sjellë e mbjellë armiqtë shekullor-sllavët. Ishin keto premisa atdhetare që e kishin bërë Gjekë Pjetrin të mos pajtohej me regjimin komunist dhe reformat antinjerzore që po aplikonte ku regjim diktatorial-bolshevik, kundër çdo gjëje atdhetare shqiptare. Ku kulmi do të arrinte me dënimin e nacionalistëve e antikomunistëve , si dhe me shpronsimet , luftën kundër fesë e klerikeve, e veçanarsiht kolektivizimit. Në këto rrethana Gjekë Pjetri nuk mund të rrinte gojmbyllur, ndaj fliste e propogandonte kundër regjimit komunist. Por edhe në Bogë kishin mbirë vigjilentët e partisë-shtet, të cilët spiunonin këdo që ishte kundër pushtetit komunist. Gjeka ishte paditur si i till , dhe pushteti me armen e tij besnike , sigurimin e shtetit po e perndiqte dhe po pregatiste arrestimin e dënimin e tij. Për të shpëtuar nga kjo situatë e rënduar, Gjekë Pjetri  kishte menduar edhe largimin e përkohshëm nga vendi i tij, por pa ja arritur qellimit arrestohet dhe dënohet për tentativë arratisje nga Shqipëria dhe propogandë kundër pushtetit komunist. Pasi e arrestojnë Gjekën e denojnë me vite të gjata burgimi, ku nga këto bënë rreth 12 vite burg. Si gjatë hetuesisë , gjygjit , por edhe viteve të burgut Gjekë Pjetër Gega nuk thyhet , por shquhet si një qendrestar i pamposhtur antikomunist. Këtë ideal nacionalist  Gjekë Pjetri e mbajti gjallë në zemër e shpirtë deri sa ishte gjallë, madje edhe duke iu a transmetuar fëmijëve të tij…Luigjit e tjerë…

Mark Tomë Kolnikaj i Reçit  është një rast i rrallë që dënohet tre herë me vdekje nga regjimi diktatorial komunist, por që të tre herët shpëton me jetë falë fatit e rrethanave, duke na bërë kështu të besojmë siç thotë populli, se jetë-gjati nuk bëhet jetshkurtër… Mark Toma kishte lindur , rritur dhe edukuar në shtëpinë e njohur të fisit Kolnikaj. Ishte djali i trimit atdhetar Tomë Lekë Kolnikaj, i shquar si atdhetar që nuk i dhimsej asgjë për trojet shqiptare. Tomë Lekë Kolnikaj shquhet si luftëtar trim në luftën kryengritëse kundërturkeosmane të vitit 1911, ku edhe do të plagosej. Gjithashtu ky trim do të ishte edhe njëri nga luftëtarët e vendosur  në luftën e Koplikut 1920 etj. Këtë atdhedashuri Tom Leka do t’ua mkonte në edukimin e fëmijëve të tij. Mark Toma si djal i tij nuk do t’i linte asgjë mangut trashigimisë nacionaliste të babës tij. Ishte ky edukim nacionalist që kishte bërë të kuptonte Mark Tomën, që heret rrezikun e instalimit të shtetit komunsit me erë sllave. Gjithsesi Mark Toma ishte shquar edhe si antifashist, ku në luftën disa orëshe të Reçit në mes datave 30-31 gusht 1943, kundër pushtuesve fashist italian kishte marrë pjesë me armë në dorë, duke u shquar si një luftëtar nacionalist e trim. Si malësor me edukatë nacionaliste Mark Toma do tu bashkohej organizimeve , tubimeve , kuvendeve dhe Beslidhjeve të malësorëve nacionalist e antikomunist të Malësisë së Madhe e më gjërë. Ai  do të  ishte nga ata nacionalist që do të piketohej të dënohej e eleminohej nga regjimi komunist që heret e veçanarisht në muajin dhjetor 1944, kur edhe brigadat komuniste do ta arrestonin… Mark Toma edhe pse po i hiqte keto mbi shpinë, ai nuk do të trembej , por do të ishte edhe  një nga antikomunistët që do të merrte pjesë me pushkë në dorë në kryengritjen e parë antikomuniste në Shqipëri e më gjërë, të 23-25 janarit 1945. Në vitin 1948 do të arrestohej përsëri Mark Toma , së bashku me 13 Reçjanë e malësor të tjerë, të cilët do të akuzoheshin se kishin formua organizatën reaksionare “Shqiponja me dy krena”, që gjoja do të organizonte një kryengritje për permbysjen e pushtetit “popullor”, kupto komunist. (Kjo në të vertet ishte sajesë e sigurimit të shtetit komunist). Mark Toma pas 12 muajve hetuesi dënohet me vdekje, por që per aresye se u arrestua e dënua Koçi Xoxe nga Enver Hoxha , fajin ja lanë Koçit për  terrorin dhe për propogandë falen shumë nga të dënuarit, ku perfitoj edhe Mark Toma, të cilit persekutimin ja vijonë duke e shpallur kulak në vitin 1950. Në vjeshten e vitit 1958, në deren e Mark Tomës troket nacionalisti Nderim Kupi me nanën e motren e tij, i cili i bie në dorë Mark Tomës në besë të Zotit , (sigurisht pse Marku njihej si nacionalist e burr i besës  i Reçt e Malësisë). per ta ndihmua të arratiset nga Shqipëria , pasi ai ndiqej per tu arrestuar e eleminuar nga forcat e sigurimit komunist. Mark Toma edhe pse e dinte rrezikun e kësaj ndihme që e priste, ai nuk pranoj ti dorzoj miqtë, që i kishin ra në derë në besë të Zotit, por vendosi t’i ndihmoj per tu arratisur, duke i derguar në shtepinë e Nikollë Dajanit , me të cilin e ndihmuan Nderimin me familje të kalojnë kufirin. Nderimi me nanën e motren shpetuan, por Nikollë Dajani dhe Mark  Toma u dënuan. Mark Toma u dënua për të tretën herë me vdekje, por atëherë kur priste  ditën e ekzekutimit nga dhoma e izolimit , shteti komunist per qellime propogandistike , ditën e flamurit shpall një amnesti nga e cila për fat perfiton edhe Mark Toma tashma mbi 60 vjeçar, i cili jetoi edhe 30 vite të tjera , si simbol i qendresës e besës, me shpresën se një ditë do të vinte demokracia, të cilen arriti ta shijoj vetëm pak kohë. Vdiq në vitin 1991 , tashma i nderuam nga të gjithë…

E DREJTA VONON, POR NUK HARRON: Edhe vlersimi me tituj nderi (pas vdekjes) që u bëhet sot katër malësorëve me në krye major Llesh Marashin nga presidenti i Republikës Z. Ilir meta  e tregon këtë… Dhe në fund e nderuemi nderon, faleminderit zoti President… 

Nga Ndue Bacaj, Koplik me 01 tetor 2021

VOO: Per të  dekoruarin Lam Ahmet Salihaj nga Grizha , foli Kadri Fikaj , i cili e cilësoi, burr fisnik e me virtytet të larta, aq sa kur mblidheshin krenë e bajraktarë të shtatë maleve të Malësisë së Madhe , Lam Ahmeti kishte vendin e vet para të tjerëve edhe pse ishte prej Rranxave të Malësisë së Madhe . Gjithashtu z.Fikaj tha se Lam Salihaj ishte dalluar jo vetëm si burr i urt, por si edhe atdhetar , duke marrë pjesë në mbrojtje të trojeve shqiptare. 

Filed Under: Politike Tagged With: Ndue Bacaj

“Komiteti epruer i NDSH-së në Dibër dhe Osman Cami”

October 1, 2021 by s p

Monografi e historianit Qerim Lita

Uran Butka   

Pas botimeve te rëndësishme të historianit Qerim Lita mbi organizatën e NDSH siç janë monografitë “KQ i NDSH-së dhe Azem Morana”, Shkup 2011; “Hasan Bilali veprimtar i NDSH-së, shkup 2020,  referatit  për Komitetet Nacionale Demokrate Shqiptare- dokumente, 2009, si edhe “70 vjetori i Kongresit II (4) të NDSH, Shkup 2017,  autori na paraqitet me monografinë ” Komiteti epruer i NDSh-së në Dibër dhe Osman CamI”, Houston, USA, 2019.

   Këqyret qatësisht se autori  për një kohë të gjatë është marrë me studimin e themelimit dhe të veprimtarisë kasaj organizate nacionaliste e demokrate në trevat shqiptare nën Jugosllavi në vitet 1945-1947, duke na dhënë një kontribut të veçantë në historinë e kombit, si  edhe veprimtarinë e personaliteteve  kryesore, martirë që do të kishin mbetur të harruar e të përbaltur pa përkushtimin kombëtarisht dhe penën e guximshme të studiuesit Qerim Lita.

   Botimi në fjalë nis me një parathënie të thukët dhe të saktë historikisht nga vetë autori, për situatën politike dhe ngjarjet kryesorë të viteve 1943-1944-1945 në hapësirën shqiptare, sidomos në trevat e Maqedonisë përëndimore dhe të Kosovës, ngjarje që i paraprijnë themelimit të NDSH dhe veprimtarisë së mëtejshme të saj, një parashtrim i nevojshëm për të kuptuar kushtet historike dhe arsyet pse lindi, ç’program dhe ç’aktivitet pati kjo organizatë. 

   Ndoshta në vitin 1943 duhej përmendur edhe rrugëtimi i Mid’hat Frashërit dhe i disa krerëve të Ballit Kombëtar që kishin marrë pjesë në Kuvendin e Mukjes dhe që po i  përcillnin vendimet e tij në Dibrën e Madhe, ku edhe krijuan bashkë me kreret e Dibrës  “Lidhjen Dibrane” dhe vendimet e saj. E theksoj këtë sepse në fakt NDSH, për mendimin tim,  është në veçanti një vazhdim i “Lidhjes Dibrane” dhe në përgjithësi një vijim i Organizatës të Ballit Kombëtar në kushtet e reja  të pasluftës së Dytë dhe të regjimit komunist serbo-maqeqonas në Dribër, por edhe në Kosovë, për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullsisë shqiptare, lirimin e tokave të okupuara dhe bashkimin me Shqipërinë, sipas parimit të vetvendosjes së kombeve, pra, për një Shqipëri etnike, të ideuar në Mukje dhe në orientimet  e Mid’hat Frashërit. 

     “ Të gjitha direktivat, KQ i NDSH-së i merr nga Greqia përmes Selanikut, e të cilat në Greqi vijnë nga Bari i Italisë, përkatësisht nga Komiteti i Ballit Kombëtar në krye me Mit’hat Frashërin”- citohet dokumenti përkatës në monografinë e Qerim Litës.

   Kanë shkruar për organizatën NDSH edhe historianët Muhamet Piraku, Sabile Çekmezi-Basha, Daut Bislimi, Islam Dobra, Hysen Azemi, por historiani Qerim Lita veçohet, se me punë të vazhduar studimore për mëse një dhjetëvjeçar, e ka trajtuar themelimin dhe veprimtarinë e kësaj organizate në mënyrë të plotë, gjithëpërfshirëse dhe të mirëdokumentuar, duke evidentuar e portretizuar edhe figurat kryesore  udhëheqëse qendrore dhe lokale. Në këtë vështrim, na jepen tërësisht të realizuara personalitetet e Azem Maranës në botimin “KQ I NDSH dhe Azem Marana; Hasan Bilali – veprimtar i NDSH në monografinë përkatëse, Osman Cami në monografinë “Komiteti epruer i NDSh-së në Dibër dhe Osman CamI”, si edhe figurat e tjera të NDSH-së. 

   Siç kuptohet edhe nga titulli i monografisë, Osman Cami na jepet në krye të studimit si jetëshkrim i  shkurtuar, mandej figura e tij ridimensionohet në gjithë historinë e NDSH-se në qendër (Shkup)  dhe në trevën e Dibrës e më gjerë. Meritë e autorit është se nuk e idealizon, siç ndodh rëndom nëpër monografitë e sotme, por e jep realisht dhe thjeshtë nëpërmes dokumenteve arkivorë dhe dëshmive autentike. Ai dhe familja e tij paraqiten në një jetë të dyfishtë e të rrezikuar në Tirane dhe në Dibër, për shkak të regjimeve pushtuese italiane dhe gjermane, por edhe të regjimeve komuniste në Shqipëri dhe Jugosllavi, – i burgosur nga partizanët e E.Hoxhës në nëntor 1944, kur ata kryen masakrat e përgjakshme ndaj popullsisë së Tiranës, por edhe i burgosur nga pushteti maqedonas në Dibër, mandej  si një nga  veprimtarët e NDSH-së në Shkup dhe Dibër. Veprimet e tij kondicionohen nga prejardhja e familjes atdhetare Cami, nga të qenit pronar dhe nacionalist, nga përndjekja e familjes Cami prej politikës antishqiptare serbo-maqedonase dhe OZN -ës, më pas UDB-së, duke nisur nga babai, Hamit Cami, i cili, për shkak represionit të vazhdueshëm politik ndaj familjes  Cami, u detyrua ta vriste kapitenin serb, përkatësisht udhëheqësin e xhandarmërisë serbe në Dibër të Madhe . Më pas Hamiti e lëshoi Dibrën e Madhe për t’u vendosur familjarisht në Elbasan, ndërkohë që Osmani vijonte shkollën teknike të Fulsit në Tiranë.

   Këto rrethana familjare, por edhe mbarëshqiptare e kushtëzuan Osmanin ta gjente rrugën e mëtejshme të veprimeve jo individuale, por brenda lëvizjes kombëtare, nga e cila mund të vinte shpëtimi. Në atë kohe në Shkup ishte themeluar Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, jehona e së cilës së shpejti qe përhapur edhe në Dibër të Madhe. Duke u mbështet në dokumentet e arkivave jugosllave, shohim se nga muaji maj i vitit 1945, radhëve të NDSh-së iu bashkëngjit edhe Osman Cami. Anëtarësimi i tij në NDSh-ë erdhi përmes Dr.Qeram Zllatkut, me të cilin më pas do të ishte mik i ngushtë dhe i vlefshëm, që sakrifikoi profesionin e mjekut por edhe jetën e tij për hir të çështjes kombëtare. Kështu Osman Cami u bë luftëtar i lirisë dhe i bashkimit kombëtar. Diviza e tij u bë: “Sytë e mi në varr nuk do të mbyllen, përderi sa nuk krijohet Shqipëria etnike” 

   Në rrethanat kur forcat pushtuese jugosllave kryenin masakra dhe krime të papara ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe në tokat Verilindore Shqiptare (Maqedoninë e sotme), me mbështetjen e qeverisë komuniste të Enver Hoshës, inteligjenca e atëhershme shqiptare, e vendosur në Shkup, e pa të domosdoshme themelimin e një organizate ilegale shqiptare, qëllimi final i së cilës do të ishte: “Çlirimi dhe bashkimi i tokave të robëruara shqiptare me Shqipërinë.”  Grupi nismëtar i përbërë prej Azem Maranës, Hasan Bilallit, Mahmut Dumanit, Hysni Qemal Ejupit, Qemal Qazimit, Nebi Veli Jonuzit dhe Nuredin Ibrahimi, në muajin janar të vitit 1945 themeloi Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare, e cila ndryshe njihet me shkurtesën NDSH-ë . Programi politik i NDSH-së përbëhej prej katër pikave:

    1. Bashkimi i mbarë shqiptarëve brenda kufijve etnikë. 

    2. Demokraci të gjerë me të drejtën e çdo shtetasi në shprehjen e lirë të dëshirës së tij, gojarisht apo me shkrim, nëpër konferenca apo tubime.

    3. Luftë kundër tradhtarëve të vendit, të cilët Kosovën e kanë ndarë nga Shqipëria, e cila çfarëdolloj regjimi që të ketë, nëse është jashtë kufijve të Shqipërisë, ajo është e robëruar.

    4. Formën shtetërore e përcakton kombi pas çlirimit dhe bashkimin me Shqipërinë .

    Meritë e autorit Qerim Lita është se nëpërmes  veprimtarisë së personaliteteve të  NDSH-së,  na jep gjithë historikun e organizatës NDSH, qysh nga themelimi në Shkup, formimin e komiteteve në trevat shqiptare të Maqedonisë, por edhe në Kosovë dhe më gjerë, veprimtarinë politike te kësaj organizate kombëtare, lidhjen me çetat nacionaliste deri në asgjësimin e saj në vitin 1947. Gjithashtu na jep lidhjen me lëvizjet nacionaliste në Shqipëri, bashkëpunimin me lëvisjet e tjera nacionaliste në Kosovë si me “Besën Shqiptare” të Ymer Berishës,  me  Gjon Sereqin dhe Ajet Gërgutin, përfaqësues të NDSH –së në Kosovë, përpjekjet për t’u lidhur me perfaqësues anglo-amerikane etj, por që dështuan, sepse çështjet e pasluftës ishin paravendosur në Konferencat Ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha, qysh gjatë luftës dhe në fund të saj.

   Ndërsa themelimin e Komitetit Epruer të NDSH-së në Dibër autori e lidh ngushtë me tre figurat e shquara shqiptare të kësaj krahine: Dr. Qeram Zllatku, Osman Cami dhe Medat Tërshana, në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e NDSH në Shkup Halim Oranën, Azem Maranën, Hysni Rudin, Qemal Skënderin, Mahmut Dumanin  etj. Kuvendi themelues i komitetit regjional të Dibrës u mbajt me 12 qershor 1946, në të cilën morën pjesë edhe Osman Cami. Kuvendi zgjodhi për kryetar të komitetit Qeram Zllatkun, ndërsa Shaban Ballancën sekretar, Osman Camin anëtar.  Gjithashtu në kuvend Osman Cami u autorizua që të formojë Komitetin komunal të Strugës. 

    Formimi i Komitetit të NDSH-së në Dibër, ishte me peshë kombëtare, për shkak se komiteti i Dibrës ishte lidhja e drejtpërdrejtë me forcat kryengritëse nacionaliste të Dibres dhe Kosovës si çetat e Shemsi hatibit, Murat Labënishtit, Sulë Holtës, Hysen Trëpezës, Mefail Zajazit, Ajet Gërgutit etj, me çetat e Shqipërisë  si ato të  Muharem Bajraktarit, te Litajve, Cen Elezit, Dan Kaloshit, Ali Maliqit etj  ….

    Osman Cami mori pjese aktive në Kongresin II (IVI të NDSH në Shkup dhe këtë autori Qerim Lita na i jep nëpërmjet aktakuzës së prokurorit  Publik i RP të Maqedonisë, Nikolla Vrazhallski:

    “…I akuzuari Osman Cami në organizatën e lartpërmendur është futur nga Dr. Qeram Zllatku, ku bëhet anëtar i komitetit për rrethin e Dibrës dhe, si i tillë, zgjidhet delegat në Kongresin  II (IV) të organizatës mbajtur  më 1 qershor 1946në Shkup, në të cilin ka paraqitur raport për punën dhe aksionet e çetave balliste në RP të Shqipërisë. Pas kongresit shkoi në Strugë, me qëllim që ta formonte komitetin e të njëjtës organizatë me urdhër të Dr. Qeram Zllatkut. Tok me të akuzuarin Medat Tërshana lidhet me çetën e Shemë Hatipit, e cila vepronte si në territorin tonë, po ashtu edhe në territorin e RP të Shqipërisë, e gjithë kjo me qëllim të realizimit të detyrave të lartpërmendura të organizatës…” .

 Gjatë vitit 1946 Osman Cami ishte një ndër udhëhëqësit kryesorë te NDSH në Dibër, Ohër, Strugë, Gollobordë etj.

   Meritë tjetër e autorit të veprës është se ai e ka mbështetur trajtesën e monografisë në dokumente arkivore të nxjera kryesisht nga arkivat e ish-Jugosllavisë, veçanërisht nga ato të Maqedonisë, arkivat e  Shqipërisë dhe të Kosovëse, duke i dhënë monografisë një karakter shkencor dhe dokumentar.  Mjafton të përmendim, dokumentet juridike, ato të prokurorisë dhe gjykatës, që dëshmojnë për vijën politike antishqiptare  nga ana e Partisë Komuniste dhe pushtetit policor serbo-maqedonas, për përndjekjen dhe gjuetinë e shqiptarëve nga ana e OZN-ës e më pas UDB, për akuzat dhe procesin hetimor e gjyqësor ndaj organizatës por edhe ndaj udhëheqësve e veprimtarëve të saj,  që përmbyllin dramatikisht edhe librin. Akuzat e Prokurorisë ishin tërësisht politike, po ashtu edhe vendimet e  Gjyqit të Qarkut të Shkupit kundër 19 veprimtarëve të KQ të NDSH-së, më 7 shkurt 1947, tek dha vendimin “ në emër të popullit – për vepra penale kundër popullit dhe shtetit” me vdekje-ekzekutim për të akuzuarit Qemal Iskenderi, Azem Marana, Hysni Rudi, Mehmet Bushi; ndërsa Hasan Billali dënohet me humbje të lirisë për 20 vjet,  Dr. Qeram Zllatku me humbje të lirisë prej 20 vjet,  Medat Tërshana me heqje të lirisë për 18 vjet,  Osman Cami, me humbje të lirisë prej 15 vjetësh dhe kështu me radhë me burgime te ndryshme: Mahmut Dumani, Mexhit Zyberi, Hajdar Kurtishi,  Jonuz Balla, Nazmi Emin Azemi, Spiro Harilla, Xhavit Abdulla Selimi, Galip Raufi,  Xhamal Fezli Kasami, Gani Be Mehmet Abdullau, Sherif Memet Aliti.

   Kështu u godit për vdekje kjo organizatë intelektuale si edhe gjithë lëvizjet shqiptare për liri e bashkim kombëtar, si në Shqipëri ashtu edhe në trevat shqipare nën Jugosllavi.

   Autori është konsultuar gjerësisht me literaturën historike shqiptare e të huaj, kryesisht me botimet për Organizatën e NDSH, autorët e të cilëve i ka cituar në vepër. Të dhënat burimore e bëjnë këtë vepër dukshëm të karakterit shkencor. Të rëndësishme janë edhe shënimet biografike dhe historike plotësuese e sqaruese  të autorit në fund të çdo faqeje për ngjarje e personalitete të përmendura në libër, si edhe dokumentet shtojcë në fund të monografisë.

   Nëse mund të bëjmë ndonjë vërejtje, është puna e pamjaftueshme e Shtëpisë Botuese lidhur me korrekturën e tekstit, sepse dalin aty-këtu gabime drejtshkrimore. 

Filed Under: Histori Tagged With: Uran Butka

DISA PIKPAMJE TË AT MESHKALLËS…

October 1, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI

Në rrethet e rinisë “Shën Gjon Bosko” të themeluem në Shkodër në vitin 1934, si edhe atë të “Shën Pjetrit” në Tiranë në vitin 1937, Ai bani një punë të madhe me të rijtë, sidomos kundër ideve komuniste, fashiste, ateiste e antiatdhetare, që po përhapëshin në Shqipni. 

Në pranverën e vitit 1940, kur Shqipnia ishte e pushtueme nga Italia fashiste, e cila veç tjerash kishte dhunue Flamurin tonë Kombëtar, Pader Mëshkalla, bashkë me At Gjergj Fishtën (që ndodhej për vizitë në famullinë e Tij në Tiranë), u folën nxanësve që ata mos me përshëndetë në mënyrën fashiste. Për këte Ai asht konsiderue “i padëshrueshëm” nga autoritetët fashiste. Kujtimet e nxanësve të Tij pasunojnë veprën atdhetare të periudhës së pushtimit fashist, nazist e ma vonë, atij sllavo-komunist, vepra për të cilat kanë shkrue e do të shkruejnë, se ata nuk e harrojnë asnjëherë mësuesin e tyne Pader Meshkallën. Madje, ata në shênjë nderimi për veprat e Tija, me rastin e katër vjetorit të vdekjës i kanë ndërtue edhe vorrin, ku sot prehen eshtnat e Tij.

Pikëpamjet e Tij politike janë kenë të shprehuna haptas dhe të njohuna prej të gjithëve pa dallim feje. 

Ai ishte kundër çdo lloj diktature. Ishte antifashist, dhe këte, përveç faktit të sipërm, e vërteton edhe qëndrimi i Tij atdhetar dhe i premë kundër disa veprimeve në lidhje me ndonjë jezuit italian në Shkodër, gja për të cilën u transferue në Tiranë nga eprorët jezuitë në vitin 1937. Ai qëndroi në mendimet e Tij edhe në Tiranë. Këte e vërteton letra që Ai i ka dërgue Vatikanit për largimin e Delegatit Apostolik L. Nigris nga Shqipnia, për pikëpamjet e tij fashiste dhe antishqiptare. Ndoshta për këte komunistët e quejtën edhe “fashist”!.. 

Ai ishte kundër nazizmit edhe për këte flet fakti i strehimit të popullsisë së Tiranës në refugjion pranë qelës së Tij, kur ata po ndiqeshin nga forcat gjermane. Ishte Pader Meshkalla, ashtu si shumë klerikë të tjerë, tue perfshi këtu edhe misionarët Don Alfons Tracki e At Zef Maksen (të dy të pushkatuem nga komunistët si agjentë të nazistëve gjermanë), sepse u dolën me gjoks përpara ushtarëve nazistë, madje edhe ua kanë ndalue reprezaljet e tyne kundër shqiptarve. Kur u ba në 1944 një bombardim në Tiranë, në rrefugjio pranë Kishës u futne me popull edhe dy të rinj komunista… Dikush i kishte pa tue hy dhe njoftoi gjermanët. Ata shkuen me i arrestue. U doli para At Mëshkalla, dhe u foli atyne në gjermanisht, tue i kerkue që, kush asht aty asht në besë të Tij, dhe Ju lut mos me hy mrenda… Ata u larguen, e kështu, shpetuen ata dy të rijtë dhe një çifut i moshuem që banonte dikund afer Kishës së Jezuitve në Tiranë… 

Edhe pse Ai ishte kundër diktaturës komuniste e, këte e vërteton gjithë jeta e Tij e martirizueme, Ai në shumë raste edhe ka nderhy per shpetimin e jetës së të rijve… 

Në vitin 1945 Ai u takue në një shtëpi të Tiranës me Mehmet Shehun, që njihej një ndër terroristët e grupeve vullnetare të Spanjës, qysh në vitin 1936, dhe ishte Pader Meshkalla Ai që i tha troç, ndër sy, se çfarë do të banin komunistët në Shqipni, porsa të forcojnë paksa pozitat shtetnore. Kur Pader Meshkalla i tha: “Ju do të kërkoni me zhdukë Fenë me dhunë, se ky asht parimi i parë i ju komunistëve, aty ku ata marrin pushtetin, dhe Kishat e Xhamijat ju do t’i këtheni në klube dhe kinema.”, Mehmeti ju përgjegj: -“Kjo asht vetëm propagandë e atyne që nuk e duen pushtetin tonë popullor dhe kërkojnë me na armiqësue me popullin, kjo nuk do të ndodhë kurrë në Shqipni!”…Më tregonte dhelpninë e Mehmetit për me muejtë me hjekë një ashkël në kokën e Pader Meshkallës, në lidhje me shkëputjen e Klerit Katolik Shqiptar nga Vatikani dhe Papa. Përgjegja e preme e Pader Mëshkallës merret me mend cila ishte!.. Nuk i hiqej një lesker shkambit! 

Melbourne, 30 Shtator 2021.

Filed Under: Analiza Tagged With: At Pjeter Meshkalla, Frtiz Radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2815
  • 2816
  • 2817
  • 2818
  • 2819
  • …
  • 2930
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT