• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sa lëvizin ujërat në lumenj, udhëtoi Tos Baxhaku nëpër Shqipëri

August 16, 2021 by s p

Nga Aleksandër Çipa/

I arratisej lëvdimit dhe donte të gjitha takimetFatos Baxhaku të gjitha takimeve u qëndronte korrekt, por fjalëve të kësaj dite kur nuk frymon më, do t’u përgjigjej me arrati. Arratinë e kishte për çdo lëvdim e për çdo bujë në adresë të tij, por ishte i gjendur në të gjitha vlerësimet dhe çmimet për miqtë e kolegët. Sepse Fatos Baxhaku ishte modeli diogjenik i njeriut kërkues e njeri-dashës i cili shfaqet përherë e më pak, në kohën e sotme. Sikundër besonte se të gjitha kohët i kanë të shumtë njerëzit e rrallë, por na i mbulojnë me mosdukje heshtja dhe skutat e jetës.

Në këtë ditë, gazetari Baxhaku është ndër të paktit gazetarë të këtij vendi që i ka miqtë si askush të shpërndarë dhe në dhimbje, për shkak të ikjes së parakohshme në amshim. I ka të shpërndarë, si ata që kanë klas metropoli, por më së shumti, ata që kanë klas dijeje, mjeshtërie dhe fisnikërie nëpër skaje të ditura e të harruara të Shqipërisë. Aq sa mund të thuhet se sa lëvizën ujrat nëpër shtretërit e lumenjve, aq udhëtoi Baxhaku nëpër udhë e shtigje të Shqipërisë gjatë këtyre tridhjetë viteve. Më ra jeta ta kem mik e koleg në disa lidhje-fije njerëzore e profesionale. U njohëm e mbetëm në jetën e mbi tridhjetë viteve tona, si kolegë e si miq, si bashkëqytetarë e si mysafirë, si të fjalës e të heshtjes dhe si bij që ndamë në heshtje, por fisnikërisht, idenë e detyrimit të mirësishëm njerëzor për trashëgiminë dhe prindërit tanë në këtë botë. Baxhaku ishte gazetari luftarak përmes heshtjes, jo heshtës. E kishte fjalën “brisk e piper” në reportazh, kur shumëkush e shpërdoron atë egërsisht e rëndom në polemikë apo opinione nëpër ekranet e llafazanërisë. Asnjëherë nuk helmoi apo lëndoi me fjalën, në një kohë kur shumë të tjerë e vërvisin si kamë apo thikë gjakuese e përbaltëse nëpër publik. Udhëtoi nëpër vise e ndër njerëz të Shqipërisë së harruar, duke lënë në trashëgiminë tonë të gazetarisë së shkruar dhe televizive atë që në mënyrë vetjake e të çmuar bëri Idro Montanelli për italianët nga Ballkani në vitet ’30.I bëri të gjitha punët me vlerë publike profesionale dhe shoqërore mirë, në kohën kur shumica e të bërave janë keq në shoqërinë e sotme. U dëshmua i mirë dhe i çmuar, kur në komunitetin dhe gazetarinë tonë triumfon zhvlerësimi dhe toksikimi shpirtnxirës. Preferonte dhe sakrifikonte për shtegtimin dhe mirëpritjen në fshatrat e skajshëm të Atdheut, në kohën kur sajoheshin aq shpesh koktejlet e çmimeve pa çmim, të kryeqytetit. E gjente të mençurin dhe mjeshtrin e periferisë në përvujtni, kur në Tiranë shpenzoheshin miliona për premtime të ripërsëritura antimjerimit nga “derrat e kënaqur”. E sfidoi luksin e show-t televiziv të vendit me rraskapitjet dhe vullnetin e racës së reporterit si dhe me kopertinën e librit të vet (fëmijë me gur minerali mbi shpinë), të librit “Gur”. I ngriti dhe strukturoi redaksitë e para, duke qenë ikanaku i parë antiskemë si kryeredaktor. I braktisi lehtësisht pronarët dhe i shumoi miqësitë me reporterët dhe kandidatët për të tillë, duke e quajtur krenarisht të vetën çdo media nga e cila imponueshëm iku. I refuzoi karriget e drejtimit redaksional kur në redaksitë e Tiranës u shumua skota e sherrmëdhenjve dhe dijepaktëve që paraqiten si gazetarë dhe inatosen, jetojnë e nxehen si politikanë. Luftoi për përditshmërinë, kur mund të kishte rehatinë e gazetarit në poltronë tironsi denbabaden. Fatos Baxhaku i bëri punët autoriale dhe ato të gazetarisë së cilësishme, si të ishin e vetmja bëmë për jetë të gjatë. Për këtë arsye, koha që vjen pas kësaj dite, ne miqve, kolegëve, gazetarëve të rinj dhe studentëve që do të vijnë në gazetari, është hise kohe me lehtësime njohjesh për të rrallin që triumfoi si i tillë. Gazetari Baxhaku triumfoi duke mbajtur si “stetoskop” njohjeje sentencën se: publiku do të dijë, por ka nevojë dhe të rrëfejë.Fatos Baxhaku tashmë është fshehur nën dhe duke patur një kalendar tjetër pa ditë e vite, atë të përjetësisë pa frymëmarrje. Zgjodhi modestinë e vet fisnike për të mos i dhënë asnjë grimë bujë e zhurmë as sëmundjes dhe as fikjes së frymës. Ne, miqtë, kolegët, të njohurit dhe të dashurit e tij, kemi tash e tutje një mundësi të vetme të gërmojmë dhe gjejmë në punët e mira të tij, gëzimin dhe nderimin për të mirën dhe të kryerën profesionale prej Baxhakut. Njëherësh kemi gjetur rastin dhe si të lëndohemi në shpirt që nënvlerësuam kapriçion e tij të heshtur në të gjallë ose në kohë të frymëmarrjes së tij. Atë kapriçio boheme, që na e mori tinëzisht e pabesisht parakohe, ndonëse e kemi ditur iluzivisht se kishte për të qenë e denjë vetëm për kohë të largët.( Siç është hise për çdo njeri).Sot rikthehemi, përmes kujtesës, në takimet e pashmangshme me “gjëra të jetës së Tosit”. Baxhaku që kishim, si uji që humbet në lumenj për shkak të rrjedhjes së vet, gjendet në kohën e ardhme pafund. Eshtë tash e një kohë, në ikjen e fisme me një kapriçio të fundme të tij; për të na parë, por jo për të na ritakuar!(Botuar nje vit me pare e ripare sot, kur diten e nisa me ty Tos i pa merguar nga kujtesa.)

Filed Under: Politike Tagged With: aleksander Cipa, Fatos Baxhaku, gazetari

ALBANIA AFER AFGANISTANIT

August 16, 2021 by s p

Nga: Perparim Gjeka/


Sa herë kërkoja vendin tonë në radhitjen alfabetike të shteteve dhe me dilte i pari Afganistani, aq herë mendoja se sikur të mos ekzistonte ky shtet Albania do ishte e para, prandaj e kisha marre inat. Pastaj kur u poqa pak me shumë, dhe kuptova se ky vend jo vetëm është afër nesh në rend alfabetik, por edhe në rende të tjera ekonomike si një nga vendet me pasuri të mëdha e me varfëri të madhe, mendoja sa mirë që ka edhe shtete poshtë nesh si Afganistani, si nje lloj vetngushellimi. Kjo afërsi vitet e fundit u shtua sepse Afganistani zinte vendin e parë në botë si prodhues i një lloj droge, kurse Albania vendin e parë në Europe në një lloj tjetër droge. Afërsi të tjera të ngjashme ka plot si përshembull vendi atje kontrollohet faktikisht nga katër klane ose shure kurse Albania sipas ambasadorit amerikan Lu nga ekzaktesisht katër familje mafioze. Por afërsia më serioze nuk është përmendur nga askush seriozisht publikisht dhe po e ndiej detyrim moral ta ndaj me publikun shqiptar. Le ta trajtojmë si gjithmonë logjikisht situaten e tërheqjes amerikane dhe fitoren e talebaneve. Ushtria dhe fuqia amerikane bashkë me ate qeveritare afgane nuk ka asnje mundesi teorike dhe praktike të jetë më pak e fortë se në vitin 2001 kur u hap kjo luftë dhe Talebanet e tanishem nuk ka asnje mundesi teorike dhe praktike të jenë më të fortë se sa ishin ateherë kur kontrollonin vendin dhe kishin mik Bin Ladenin. Pra Amerika nuk mund ta humbte këtë luftë, por e ka braktisur atë kryesisht sepse u arrit qëllimi kryesor; të ndeshej me terroristët në vendet e tyre dhe jo të mbrohej nga ata në vendet e veta, keshtu që Sekretari Blinken nuk gabon kur thotë se ajo lufte ishte sukses në prizmin amerikan. Dhe këtë arsye e thonë hapur. Ajo që nuk thonë është arsyeja pse e lanë qeverinë afgane vetëm edhe kur u kuptua qartë që talebanët ishin më të fortë ushtarakisht e organizativisht se sa qeveria. Dhe këtu vijmë te afërsia e neveritshme e sjelljes së qeverive e liderve afgane në 20 vjet me qeveritë tona në Shqipëri e Kosovë; korrupsion galopant, bashkepunim me krimin e organizuar, flirtim me kundërshtarët, shtypje e shfrytëzim për masat popullore, luftë bërrylash për dominim tarafesh brenda pushtetit, kaos në çdo hapësirë të jetës shoqërore, e mbi të gjitha dyfytyrësi, hilera, mashtrime, “grid” dhe mosmirënjohje me amerikanet. Ajo që mund t’i ketë vënë vulën “fed up-it” amerikan ose shqip tejlodhjes me këta mosmirenjohës e plangprishës është mosdakordimi në bisedime për bashkëqeverisje me talebanet, bisedime te cilat u ndermjetësuan nga amerikanet e ndoshta përgjegjësia ka rënë mbi kapadaillekun e liderve qeveritarë. Dhe amerikanet i lanë në meshirë të fatit për të parë sa u vlen lëkura pa ndihmen amerikane me të cilën u mesuan dhe e patën pa kursim. Këta njerëz të vegjel me orekse të medha, këta funderrina morale të një Kombi luftëtar si ai afgan janë përgjegjësit kryesorë të tragjedisë së sotme afgane bashkë me talebanet. Sa afër me dy shtetet tona, sa afër po na e sjellin tejlodhjen e braktisjen e mbrojtjes amerikane këta liderucat tanë, në qeveri e opozitë, me cic micet e tyre të pështira, duke kujtuar se ua hedhin amerikaneve, duke kujtuar se vetëm këta janë të zgjuar, vetëm këta janë të pafajshëm, gjithë faji është i kundershtarit politik e në mos i popullit të paemancipuar sa të kuptojë këta. Dhe mos më thoni që është faji i Amerikës se jemi tejlodhur. Se Amerika çliroi, ndihmoi e njohu shtet edhe Gjermaninë, Korenë e Japoninë, jo vetëm Kosoven, Shqipërinë e Afganistanin. Pse ne nuk zgjedhim të jemi afër me Gjermaninë por jemi afër me Afganistanin?

Filed Under: Analiza Tagged With: albania, Perparim Gjeka

ZYHDI ÇAKOLLI, ARTISTI SHQIPTAR I KLASIT BOTËROR

August 16, 2021 by s p

Shkruan: Haxhi Dulla

Varshavë-Poloni

Zyhdi Çakolli lindi më 25 Prill 1939 në Pejë. U diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë, pastaj studimet pasuniversitare në Beograd. Në Akademinë e Arteve të Bukura të Moskës, eksploroi sekretet e grafikës. Në vendlindjen e tij në Pejë, punoi si pedagog në Studium e Arteve  “Ali Kelmendi”.

Për 8 vjet ishte kryetar i Shoqatës së Artistëve Plastik. Jetoi në Racibórz që nga viti 1981 me gruan e tij Jadëiga, kishin tre fëmijë. Në vitin 1991, Çakolli themeloi Kolegjin Privat të Artit të Edukimit Pasuniversitar dhe Specializimin Ndërkombëtar dhe galerinë private të artit “Zyhdi Çakolli”. Së bashku me mikun e tij Jan Stuchli, organizuan Bienalen Ndërkombëtare, e cila ishte një shfaqje dhe përmbledhje e vizatimit, grafikës, pikturës dhe një tabela me libra nga artistë profesionistë bashkëkohorë nga e gjithë bota.

Edicioni i fundit i ngjarjes u zhvillua në 2002. Punimet e Çakollit janë ekspozuar në dhjetëra vende të botës dhe janë në koleksionet e institucioneve shtetërore dhe personave privatë në të gjitha kontinentet. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe i organizuar. Shumë krenar për arritjet e fëmijëve të tij. Ishte një njeri me ndjeshmëri të jashtëzakonshme ndaj fatit njerëzor, me një qëndrim pozitiv ndaj njerëzve. Kishte një brendësi të jashtëzakonshme shpirtërore. Njeri modest, dhe njëkohësisht i famshëm për veprat e tij në të gjithë botën.

Baci Zyhdi në tërësi, ishte një personalitet i shkëlqyeshëm, kisha nderin ta njihja personalisht në Varshavë gjatë një ekspozite të tij. Tani ai ndoshta po krijon në një dimension tjetër, ku nuk ka pikëllim, ku dashuria dhe e vërteta kanë triumfuar…”Jeta është kaq e shkurtër dhe unë kam shumë për të thënë”, tha njëherë në një intervistë publike. -“Nëse ka Parajsë ose Eden ku ecin të drejtët, ne do ta takojmë Zyhdin atje, por vetëm nëse e meritojmë” -shkruan Bolesław Lewandowski miku i tij. – “Ai ishte një mik i imi, u takova me të në fund të vitit 1990, kur ai aplikoi për këshilla ligjore. Një njeri me ndjeshmëri të jashtëzakonshme ndaj fatit njerëzor, me një qëndrim pozitiv ndaj njerëzve.  Kishte një brendësi të jashtëzakonshme shpirtërore, i quante miqtë vëllezër.  Modest dhe njëkohësisht i famshëm në të gjithë botën për shkak të suksesëve të tij” shprehet miku i Zyhdiut, avokati polak Jan Stuchły. “Michelangelo ynë është larguar nga ne. Ata thanë se ai ishte një titan i punës. E di që ai ishte një titan i durimit dhe njerëzimit. Nëse bota do të ishte gjysma e njerëzve si ai, nuk do të kishte luftë. Zyhdiu ishte një ambasador i madh i Ballkanit në Racibórz dhe Silesia. Ai ishte një njeri shumë i ndjeshëm dhe i butë. I mungonte atdheu i tij Kosova. Dallohej nga personaliteti i tij”- thotë për artistin kosovar, Marek Rapnicki, një mik i vjetër i artistit. Në mëngjesin e 5 Majit 2009, u largua nga kjo tokë. U varros në varrezat e qytetit në Racibórz. Ai do të kujtohet gjithmonë për veçantinë e artit të tij të dhe rrugëtimit si artist i klasit botëror.

Filed Under: Kulture Tagged With: Haxhi Dulla, Zyhdi Çakolli

Afganistani, një paqe e vështirë

August 15, 2021 by s p

Anëtari i Këshillit të Vatrës Kolonel Dritan Demiraj Ph.D, “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit” analizon situatën në Afganistan:

Gjykoj se eshte e domosdoshme te bejme nje analize rreth situates ne Afganistan e cila ka munguar ne mediat e Shqiperise. Se pari, deshiroj te theksoj se situata ne Afganistan eshte e tmerrshme. Talebanet kane marre nen kontroll per tete dite 18 provinca nga 34 te tilla ne te gjithe vendin, perfshire ketu provincat me te medha Kandaharin, Heratin, Helmandin, Farah, Konduzin dhe Gaznin. Ne rrethim tani gjendet vetem qyteti i Mazar e-Sharif, Xhalalabadi dhe Kabuli. Se dyti, talebanet e kane origjinen e tyre nga fillimi i konfliktit ne Afganistan gjate pushtimit Sovjetik 1979-1989. Ky pushtim beri qe Pakistani ne bashkepunim me SHBA-te dhe Arabine Saudite te financonin nje lufte me qellim largimin e Sovjetikeve nga Afganistani. Per kete qellim u krijua Byroja Afgane tek ISI (Sherbimi Sekret i Pakistanit, i cili konsiderohet si nje nga sherbimet me te forta ne bote). Byroja afgane nen drejtimin e gjeneral Mohammad Yousaf organizuan, sterviten dhe drejtuan ne lufte rreth 55.000 muxhahedine, kryesisht afgane dhe pakistaneze por edhe rreth 15.000 shteas nga vendet e Gjirit Persik, Algjeria, Libia, Turqia, Bosnja, Çeçenia, etj. Partite kryesore afgane qe moren pjese perbeheshin nga 7 parti ekstremiste Islamike dhe kater parti te moderuara. Komandantet kryesore ishin Gulbudin Hekmatyar, Mohammad Ismail Khan, Rabbani, Abdul Sayyaf, Ahmad Shah Masoud, Abdul Rashid Dostun, etj. Se treti, pas perfundimit te luftes, Pakistani duke qene se ne vendin e tij kishte 3.5 milione refugjate afgane, filloi rekrutimin e te rinjve Afgane nga medresete e Pakistanit me qellim qe ne te ardhmen te instalonte nje qeveri Afgane pro Pakistanit. Per kete qellim u krijua Levizja e Talebaneve (studentet). Pas perfundimit te luftes me Sovjetiket, drejtuesit e partive filluan nje lufte civile me qellim kontrollin e Afganistanit. Ne vitin 1994, Levizja e Talebaneve nen drejtimin e Mullah Mohammad Omarit me mbeshtetjen e ISI-it, mori kontrollin e Kandaharit ne vitin 2004, ne vitet 2005-2006 edhe te provincave te tjera si Herati , Helmani, Farah, Nimruzi, etj. Ne vitin 1997 moren nen kontroll dhe Kabulin duke deklaruar krijimin e Emirateve Islamike te Afganistanit. Ne citin 1996 me ftese te Mullah Omarit ne Afganistan erdhi Osama bin Ladeni me rreth 2000 muxhahedine arabe, duke krijuar universitetin e xhihadizmit dhe terrorizmit nepermjet kampeve te stervites se terrorit si: kampi “Khalden”, “Al-Farouq”, ” Tarnat”, “Derunta” etj ne te cilat u sterviten mbi 40.000 terroriste nga e gjithe bota, te cilet realizuan mbi 4530 sulme terroriste ne SHBA, Europe, Afriken Veriore dhe Lindore, ne Saleh, Magreb, Somali, Algjeri, Arabine Saudite, Turqi, Jemen, Azine Juglindore, Subcontinentin Indian dhe jo vetem. Se katerti, struktura e komandim- kontrollit te Talebaneve eshte si vijon: Emiri i pergjithshem eshte Mawlawi Hibatullah Akhunzada. Ai drejton Shuran kryesore e cila perbehet nga tre Shura te tjera.1. Shura e Quetas, e cila drejtohet nga djali I Mullah Mohammad Omarit, Mohammad Yaqoobi. 2. Shura e Peshawarit, e cila drejtohet nga djali I Xhalaluddin Haqqanit, Sirajudin Haqqani. 3. Shura e Miran Shah e cila drejtohet nga Mahdi Arsolani.Se pesti, ofensiva e tanishme ne Afganistan ka te beje me mbeshtetjen direkte te Pakistanit nepermjet ISI-it me armatime, pajisje logjistike, mbeshtetje ajrore, inteligjence, trupat speciale SSG dhe me rrjetet e shumta qe kane ne zonat e banuara nga Pashtu-te. Se gjashti, ne perberje te Talebaneve gjenden 85.000 trupa te cilat bashkepunojne me rreth 15.000 terroriste te tjere si: Al-Qaeda ne Afganistan, Al-Qaeda ne Pakistan, Rrjeti Haqqani, Talebanet e Pakistanit Tehriki Pakistan (TTP), Talebanet Taxhike, Talebanet Waziri, grupet e financuara nga Pakistani te cilat kane ardhur nga Jammu dhe Kashmiri: Jaysh e-Mohammad, Lashkar e-Taiba (LeT), Lashkar e-Islam (LeI), Lashkar e-Jhangvi (LeJ), Lashkar e-Omar, Levizja Islamike e Uzbekistanit (IMU), ETIM e ujgureve, etj luftetaret e te cileve jane prezente ne Afganistan, duke shfaqur rrezik te madh se ne te ardhmen mund te krijojne perseri kampet e stevitjes se terrorizmit. Ne rast se do ti shtojme ketyre xhihadisteve edhe numrin e ushtareve dhe oficereve te policise afgane te cilet po I bashkohen radheve te Talebaneve (dezertoret), atehere ka mundesi qe brenda muajit gusht numri i tyre te shkoje ne mbi 50.000 te tjere. Kjo padyshim qe do te ndryshoje balancen e fuqise luftarake ne numer ne favor te Talebaneve. Aktualisht ushtria afgane ka (kishte pasi po dezertojne shume ushtare cdo dite) 180.000 ushtare, ndersa policia kombetare afgane 130.000 efektive. Se shtati, vlen te theksohet arsyeja se perse strategjia e luftes se Talebaneve eshte kaq e sukseshme. Kjo per shkak se drejtohet nga te gjitha strukturat e inteligjences ushtarake te Pakistanit (ISI) dhe Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise, te cilat ndodhen ne Rawalpindi. Strategjia e ndjekur nga Talebanet quhet “Strategjia Anakonda” e cila ne kupton fillimisht:1. Marrjen e kontrollit te pikave kufitare ne te gjithe Afganistanin. Deri tani jane marre nen kontroll nga Talebanet gjithe pikat kufitare me Iranin, Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin. Kane ngelur disa pika kufitare me Pakistanin, te cilat gjykoj se do te merrem lehtesisht ne ditet e ardhshme. 2. Marrja e kontrollit te qendrave dhe provincave kryesore. Kane ngelur pa u pushtuar vetem tre qendra kryesore: Mazar e-Sharif, Xhalalabadi dhe Kabuli. 3. Marrja nen kontroll e autostrades nr-1, nr-4 dhe nr-5. Edhe ky objektiv eshte realizuar pothuajse plotesisht. Ka ngelur vetem rruga e unazes kryesore nga Ghazni ne Kabul. 4. Marrja nen kontoll e aeroporteve kryesore Jane marre shumica e tyre ka ngelur vetem aeroporti nderkombetar i Kabulit dhe Baza ajrore e Bagramit. 5. Izolimi i plote i Kabulit, rrethimi i tij dhe vazhdimi i sulmit deri ne dorezimin e kryeqytetit ne dore te Talebaneve, te cilet menjehere do te deklarojne krijimin e Emirateve Islamike te Afganistanit. 6. Kapja, arrestimi dhe denimi i presidentit Ashraf Ghani. (Drejtuesi i negociatave te Talebaneve ne Doha, kerkese te pare ka largmin dhe doreheqjen e presidentit Gani). 7. Marrjen nen kontroll e televizioneve, mediave dhe radiove me qellim perhapjen e propagandes se tyre, uljen e moralit te agjensive te sigurise dhe diskretimimin e qeverise afgane si te paafte per te drejtuar, e korruptuar dhe properendimore. Se teti, me qellim realizimin e kesaj strategjie, Talebanet kane perdorur gjeresisht taktikat e luftes asimetrike si sulmet kamikaze me makina bombe, sulmet me kamikazë me breza vrases, vrasjen e drejtuesve kryesore te ushtrise, policise, pilotet afgane, drejtuesit e rrjeteve te inteligjences, investitoret e huaj sidomos indiane dhe perendimore, vrasjen e femrave te cilat kane rendesi ne shoqerine afgane, pedageget, shkollaret dhe politikanet.Se nenti, kostoja e angazhimit 20 vjeçar Amerikan ne Afganistan ka qene deri tani 2.27 trillion dollare. Nga keto 933 bilione dollare ose 43 % e shumes se pergjithshme jane harxhuar per operacionet kunder terrorizmit ne Afganistan dhe Pakistan, 443 bilione kane qene fonde shtese per shkak te angazhimit te gjate, 296 bilione dollare kane shkuar per perkujdesjen e veteraneve te Afganistanit, 59 bilione kane shkuar per angazhimin e DASh-it ne Afganistan. Ne shtese te ketyre shifrave jane vrare 2442 ushtare amerikane, 3936 kontraktore amerikane, 1144 trupa te NATOs, 70.000 trupa afgane te sigurise, 10.000 trupa te Pakistanit, 255.000 qytetare afgane dhe pakistaneze, 141 gazetare, 556 punonjes te OKB-se.Pikerisht keto perpjekje, angazhime dhe humbje kolosale njerezore, financiare, diplomatike dhe ekonomike ne gjykimin tim nuk e justifikojne largimin e menjehershem, te paplanifikuar te trupave luftarake nga Afganistani. Ky vakum, do te plotesohet shume shpejt nga terroristet Talebane dhe grupet e tjera terroriste qe aktualisht ndodhen bashke me talebanet, te cilet shume shpejt do te marrin drejtimin e vendit ne Afganistan.Popullsia afgane do te perballet me mbylljen e shkollave, kthimin e zbatimit te ligjeve te Sheriatit (variantit ekstrem Taleban), femrat nuk do te kene mundesi te shkojne ne shkolle, duhet te jene te shoqeruara ne rruge me bashkeshortet, vendi do te perballet me pasoja te tmerrshme sociale si pasoje e dhunes qe po detyron banoret te largohen ne drejtim te vendeve fqinje, perseri do te kthehen kampet e terrorit dhe kur vendet perendimore te sulmohen perseri çdo gje do te duhet te filloje nga fillimi.Duket se nga largimi i Amerikaneve, me shpejtesi po perfiton Pakistani duke larguar te gjitha investimet dhe influencen e Indise nga vendi, Irani pasi gjithmone e ka kundershtuar mareveshjen bilaterale ushtarake dhe prezencen e bazave ushtarake amerikane ne afersi te kufijve te tij, Kina per shkak te interesave per te shfrytezuar pasurite minerale te shumta te Afganistanit, larguar influencen e Indise, siguruar rruget e saj te transportit tokesor strategjik (belt road initiative) nepemjet Afganistanit ne Iran, Turqi dhe ne Europe dhe si perfundim Rusia e cila ne fshehtesi ka financuar Talebanet per tu hakmarre ndaj mbeshtetjes Amerikane te Muxhahedineve gjate viteve 1979-1989 .Si perfundim, per ti dhene pergjigje opinionit publik ne lidhje me pranimin e perkthyesve afgane. Ata kane kane qene pjese shume e rendesishme e misioneve tona. Pa mbeshtetjen e tyre do te ishte e pamundur realizimi me sukses i misioneve tona. Puna e tyre konsistonte jo vetem ne perkthimin e takimeve me liderit e Shuras te fshatrave qe takonim 2-3 here ne jave, por edhe ne grumbullimin e inteligjences kur kalonim netet pas misioneve ne stacionet e policise dhe shkembenim me ore biseda me perfaqesuesit e policise dhe ushtrise kombetare afgane.Nepermjet bisedave, pyetjeve dhe projekteve te ndryshme ne terren, drejtuesit e misioneve merrnin nje pjese te infornacioneve te cilat me pas analizoheshin dhe beheshin pjese integrale e procesit te planizimit para daljes ne detyre. Pekthyesit ishin njekohesisht edhe keshilltaret me te mire tane. Ata na tregonin se cfare duhet te permiresonim ne rast se dikush bente ndonje gabim qe binte ne kundershtim me zakonet dhe trafitat Pashtunwahli. (Pasi ne Provincen e Kandaharit banojne ne shumice pashtunet). Pervec kesaj, perkthyesit ne shume raste kane marre edhe armet dhe kane luftuar ne krahun tone, duke treguar jo vetem besnikeri por edhe trimeri. Ne shume raste informacionet qe perkthyesit jepnin tek kontigjentet kishin te benin me natyren e rreziqeve dhe kercenimeve direkte per jeten e efektivave ne mision si psh: vendet ku ishin vendosur minat, planet e grupeve terroriste si Talebanet, Al-Qaeda ne Afganistan ose Rrjeti Haqqani ne raport me kohen dhe vendin e sulmit kunder patrullave tona, vendet ku mund te sulmonin trupat tona me makina bombe (S-VBIED) ose me kamikaze (S-HBIED), shtepite ku prodhohen mjetet e sulmit me mina surprize (IED), kush jepte informacion tek Talebanet nga pjesetaret e qeverise ose te policise tek Talebanet, kush merrej me tregtine e droges, kush bashkepunonte me spiunet e ISI-it Pakistanez (te cilat jane themeluesit, mbeshtetesit dhe strateget e kesaj fushate te sukseshme sulmi keto dy muajt e fundit) etj. Ne kete kendveshtrim gjykoj se ata duhen mbeshtetur, pasi ne momentet qe flasim guvernatoret e qeverise, ministrat e sigurise, drejtuesit e larte te ushtrise, policise, pilotet e ushtrise afgane dhe perkthyesit te cilet kane punuar me pjesetaret e trupave te NATOs jane objektivat kryesore te Talebaneve. Ne kete linje jane edhe SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, etj te cilat kane marre shume afgane deri tani. Ne gjykimin tim edhe Shqiperia duhet ti marre, ti strehoje dhe konform te gjitha rregullave te vetingut (megjithese e ka te pamundur ta beje vete) do te duhet ti strehoje. Ata kane qene nje ndihme e madhe per ne dhe aleatet dhe kjo eshte gjeja me minimale qe ne kemi detyrimin ta bejme. Se pari per te treguar se edhe ne jemi mirenjohes per ndihmen qe ata I kane dhene kontigjente por nga ana tjeter edhe per te plotesuar detyrimet ndaj aleances NATO.

Filed Under: Featured Tagged With: Afganistani, Dritan demiraj, talebanet

Madeleine Albright and Bob Menendez: Thank you Albania

August 15, 2021 by s p

“We must focus on saving lives in Afghanistan. As the US works to evacuate those at special risk from the Taliban, I am grateful to Albania, Canada, Kosovo and North Macedonia for offering refuge to Afghan allies, esp women & civil society leaders. I hope & expect others to follow”- Madaleine Albright.

“I welcome the Albanian government’s decision to give temporary safe haven to those fleeing the Taliban onslaught in Afghanistan. The people of Albania are once again showing the world what “BESA” means. You have our respect and thanks”- Bob Menendez.

Filed Under: Featured Tagged With: Albania-USA, Bob Menendez, Madaleine Albright

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2888
  • 2889
  • 2890
  • 2891
  • 2892
  • …
  • 2924
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…
  • Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT