• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMBI I NATYRSHËM DHE KOMBI POLITIK – RASTI SHQIPTAR NË FOKUSIN HISTORIK, JURIDIK DHE DIPLOMATIK

October 12, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha

(Për gazetën “Dielli”, New York)/

1. Kombi si themel i identitetit dhe sovranitetit

Çdo komb është bartës i një kujtese historike dhe i një aspirate politike. Në filozofinë politike moderne, që nga shekulli XVIII, nocioni i “kombit” ka kaluar nga përkufizimi biologjik dhe etnik në atë juridik e politik.

Në thelb, ekzistojnë dy modele të mëdha të përkufizimit të kombit:

-kombi i natyrshëm (etnik, kulturor), dhe

-kombi politik (shtetëror, qytetar).

Këto dy koncepte nuk janë kundërshtuese, por plotësuese: kombi natyror përfaqëson rrënjën identitare, ndërsa kombi politik përfaqëson shprehjen juridike të vullnetit të bashkësisë njerëzore.

Në këtë ndarje konceptuale, rasti shqiptar përfaqëson një model historik të jashtëzakonshëm: një komb etno-kulturor shumë i lashtë, që ka ruajtur unitetin e vet përmes shekujve, por që është ndarë politikisht në disa shtete, duke u përballur me sfidën e përhershme të bashkimit kombëtar në kushtet e realitetit ndërkombëtar.

2. Kombi i natyrshëm shqiptar – trashëgimia e historisë dhe uniteti i shpirtit

Kombi i natyrshëm, i quajtur edhe komb etnik, është një bashkësi historike e formuar nga gjuha, gjaku, traditat, zakonet, memoria e përbashkët dhe ndjenja e fatit të përbashkët.

Ai nuk lind nga një akt ligjor apo një marrëveshje politike, por nga vetë procesi i natyrshëm i jetës shoqërore dhe historike.

Në këtë kuptim, shqiptarët janë një komb i lindur natyrshëm, jo i ndërtuar artificialisht.

-Ata janë pasardhës të ilirëve, me një gjuhë që përbën një degë më vete të familjes indoevropiane.

-Identiteti shqiptar është formuar në shekuj përmes unitetit të gjuhës shqipe, trashëgimisë kulturore dhe vazhdimësisë historike, pavarësisht ndarjeve fetare apo krahinore.

-Shqiptarët janë një nga kombet më të vjetra dhe më homogjene në Evropë, dhe kanë ekzistuar si realitet etnik shumë kohë para formimit të shteteve kombëtare moderne.

Kombi shqiptar u shfaq në arenën ndërkombëtare si subjekt politik në shekullin XIX, me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878) – që për herë të parë artikuloi në mënyrë të qartë idenë e unitetit kombëtar shqiptar dhe të vetëvendosjes në kufijtë etnikë.

Në këtë moment historik, u përplasën dy botë:

-bota e kombit të natyrshëm shqiptar, dhe

-bota e politikës ndërkombëtare të kohës, që e copëtoi kombin në pesë pjesë.

Kështu, Konferenca e Londrës (1913) e njohu shtetin shqiptar, por i mohoi territoret e shumicës së kombit shqiptar, duke e lënë atë të jetojë i ndarë në disa shtete ballkanike.

Megjithatë, ky ndalim politik nuk e shoi vetëdijen kombëtare shqiptare, e cila mbeti konstante dhe e gjallë në të gjitha trevat e saj.

3. Kombi politik – vullneti qytetar dhe kontrata e shtetësisë

Në anën tjetër, kombi politik është produkt i epokës së modernitetit, i lindur nga ideali i kontratës qytetare dhe i barazisë para ligjit.

Në këtë model, kombi nuk përcaktohet nga gjaku, por nga vullneti i qytetarëve për të jetuar së bashku nën të njëjtin rend juridik e kushtetues.

-Franca, me Revolucionin e 1789-ës, është shembulli më i qartë i këtij koncepti: kombi është bashkësi qytetarësh, jo bashkësi gjaku.

-SHBA-të e përkufizojnë kombin si “bashkësi parimesh”, ku pavarësisht racës, origjinës apo fesë, qytetari amerikan është bartës i identitetit politik të kombit.

-Zvicra është model i kombit politik shumëgjuhësor, i ndërtuar mbi bazën e marrëveshjes dhe kushtetutës federale.

Në këtë mënyrë, kombi politik është produkt i shtetësisë dhe i rendit juridik, ndërsa kombi i natyrshëm është produkt i historisë dhe kulturës.

Të dy bashkë krijojnë bazën e kombit modern demokratik.

4. Shqiptarët ndërmjet natyrës dhe politikës – unitet në shumë shtete

Në rastin shqiptar, kemi një unitet etnik dhe kulturor të jashtëzakonshëm, por një fragmentim politik dhe juridik të dhimbshëm.

Kjo gjendje ka prodhuar dy realitete paralele:

  1. Kombin natyror shqiptar, i cili është një, i pandarë në shpirt, gjuhë dhe kujtesë;
  2. Kombin politik shqiptar, i ndarë në disa shtete, por që përpiqet të ndërtojë bashkëpunim politik e institucional mbi baza kombëtare.-Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës janë dy shprehje politike të të njëjtit komb natyror shqiptar.-Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Preshevë e Çamëri mbeten pjesë e këtij trungu kombëtar, me një vetëdije të përbashkët që tejkalon kufijtë shtetërorë.

Në këtë kontekst, bashkimi kombëtar nuk duhet të kuptohet domosdoshmërisht si bashkim territorial, por si bashkim politik, kulturor dhe institucional brenda rendit demokratik euroatlantik.

Kjo është forma më moderne e ruajtjes së kombit natyror në kuadrin e kombit politik.

5. Dimensioni juridik dhe ndërkombëtar – e drejta e vetëvendosjes dhe sovraniteti kombëtar

Në rendin ndërkombëtar, e drejta e popujve për vetëvendosje është një parim themelor, i njohur nga Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Aktet Ndërkombëtare të Helsinkit (1975).

Ajo u krijua për të mbrojtur kombet natyrore që jetojnë nën pushtime, kolonializëm apo ndarje artificiale.

Në këtë drejtim, rasti i Kosovës është një model i veçantë dhe legjitim:

-Populli shqiptar i Kosovës, si pjesë e kombit natyror shqiptar, ushtroi të drejtën e vetëvendosjes pas një periudhe të gjatë shtypjeje, përmes Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit 2008.

-Kështu, u krijua një shtet i ri politik, që rrjedh nga një komb natyror i lashtë.

-Ky akt u vërtetua si i ligjshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (2010), që e konsideroi shpalljen e pavarësisë si në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ky është një shembull i qartë se kombi natyror shqiptar ka hyrë në fazën e konsolidimit politik ndërkombëtar, duke përfaqësuar një model të suksesshëm të vetëvendosjes demokratike.

6. Perspektiva bashkëkohore – drejt një unioni politik shqiptar

Në shekullin XXI, sfida e shqiptarëve nuk është më mbijetesa kombëtare, por bashkimi strategjik i potencialeve kombëtare në një hapësirë të përbashkët politike, ekonomike dhe kulturore.

Kjo nënkupton:

-koordinim të politikës së jashtme midis Shqipërisë dhe Kosovës,

-harmonizim të legjislacioneve kushtetuese,

-integrim të arsimit, kulturës, tregut dhe diplomacisë,

-dhe forcim të lidhjes me diasporën shqiptare, veçanërisht me atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka qenë gjithnjë shtylla morale dhe diplomatike e çështjes shqiptare.

Në këtë mënyrë, bashkimi kombëtar shqiptar merr formën e një unioni politik, kulturor dhe institucional, që e shndërron kombin natyror në fuqi politike dhe diplomatike në Ballkan dhe në Evropë.

7. Nga kombi i natyrshëm te kombi politik i përbashkët

Kombi shqiptar është një komb natyror që ka mbijetuar ndarjet, pushtimet dhe padrejtësitë historike, dhe që sot po ndërton identitetin e vet politik në dy shtete sovrane dhe në diasporë.

Detyra historike e brezit të sotëm është të ndërtojë unitetin politik mbi bazën e kombit të natyrshëm, duke i dhënë formë juridike dhe diplomatike këtij identiteti të lashtë.

Në këtë rrugë, Shqipëria dhe Kosova janë dy shtylla të të njëjtit komb;

diaspora shqiptare në SHBA është garancia morale dhe ndërkombëtare e suksesit të kësaj filozofie;

ndërsa bashkëpunimi kombëtar është rruga e vetme drejt afirmimit të plotë të sovranitetit kombëtar shqiptar në kuptimin modern, euroatlantik dhe demokratik.

Filed Under: Interviste

“Albanian BookFest, një ëndërr që do të kthehet në traditë”

October 12, 2025 by s p

Intervistë e Dr. Pashko Camaj dhënë për gazetën“ExLibris” e përjavshme letrare-kulturore, Tiranë, 11 tetor 2025.

Për herë të parë në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan, në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet një panair libri shqiptar, Albanian BookFest, nën kujdesin e Federtatës Pan Shqipëtare e Amerikës -Vatra. Një ngjarje kulturore që synon të bashkojë autorë, botues, lexues dhe dashamirës të librit në një festë të madhe të kulturës shqiptare. Për këtë nismë të veçantë, biseduam me Dr. Pashko R. Camaj, Sekretar i Vatrës, i cili është ideatori dhe nismëtari i këtij projekti.

1-Z. Camaj, javën e shkuar, gazeta jonë përcolli një lajm të gëzueshëm për librin shqip: Albanian BookFest. Është hera e parë që në ShBA organizohet një panair i librit shqip, ndaj na tregoni si ju lini kjo ide?

Ky aktivitet organizohet nga “Vatra”, dhe natyrshëm, menjëherë më vijnë në mendje dy figura të ndritura që themeluan këtë organizatë – Fan Noli dhe Faik Konica. Që nga krijimi i saj, “Vatra” ka qenë në shërbim të vlerave, kulturës, arsimit dhe letërsisë shqiptare. Duke reflektuar mbi këtë mision të përhershëm, ndjeva se ekzistonte një boshllëk që duhej plotësuar: mungesa e një hapësire në SHBA ku libri shqiptar të ishte i pranishëm për lexuesin shqiptar. Kështu lindi ideja e Albanian BookFest – një mendim që u përqafua menjëherë nga “Vatra” dhe udhëheqja e saj. Jam i lumtur që kjo ide po merr jetë dhe shpresoj që të kthehet në një ngjarje të përvitshme, madje edhe të shtrihet në qytete të tjera amerikane ku komunitetet shqiptaro-amerikan po rriten dhe lulëzojnë.

2-Përveç “Vatrës”, shumë organizata dhe organizata studentore pran universiteve Amerikane po marrin pjesë në këtë aktivitet. Si e shihni këtë bashkëpunim?

Ky bashkëpunim është një dëshmi e bukur e unitetit të komunitetit shqiptar në diasporë. “Vatra” ne thelbin e sajë ka misionin e shenjtë që të jetë ajo që në bashkon si Shqipëtare e si Amerikan. Ajo ka qenë gjithmonë një urë lidhëse midis brezave dhe institucioneve shqiptaro-amerikane, dhe ky projekt e forcon më shumë këtë rol. Në këtë nismë po bashkojmë organizata studentore shqiptare, universitete, shoqata kulturore dhe autorë shqiptarë që jetojnë në SHBA, duke krijuar një platformë të përbashkët për librin dhe kulturën tonë kombëtare. Është frymëzuese të shohësh se sa shumë individë dhe institucione duan të kontribuojnë për një qëllim të përbashkët: promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe.

3-Në SHBA vepron edhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. A do të jenë ata pjesë e këtij panairi?

Po, padyshim. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është një partnere e rëndësishme dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në “Albanian BookFest”. Ata do të marrin pjesë me librat e tyre dhe me autorë të spikatur të diasporës, të cilët do të kenë mundësinë të prezantojnë krijimtarinë e tyre dhe të komunikojnë drejtpërdrejt me lexuesit. Kjo është një mundësi unike për të forcuar lidhjen midis autorëve shqiptarë që jetojnë në Amerikë dhe komunitetit lexues, adhuruesëve te librit.

4-Shtëpitë botuese nga Shqipëria e Kosova kanë treguar interes për këtë nismë. A do të jenë të pranishme personalisht, apo do të dërgojnë librat e tyre?

Ka një interes të madh nga shtëpitë botuese në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet shqiptare. Disa prej tyre do të marrin pjesë personalisht në panair, ndërsa të tjerat do të dërgojnë librat e tyre që të jenë të pranishëm në stenda. Deri tani kemi konfirmuar keto shtepi botuese: Onufri, Toena, Gjergj Fishta…etj. Qëllimi ynë është që lexuesit shqiptarë në SHBA të kenë akses të drejtpërdrejtë në letërsinë më të mirë shqiptare, pa qenë nevoja të udhëtojnë në Shqipëri apo Kosovë për të gjetur një libër në gjuhën amtare.

5-A do të ketë takime me autorë të njohur dhe lexuesit e tyre gjatë panairit?

Po, një nga pjesët më të bukura të “Albanian BookFest” do të jetë pikërisht takimi i drejtpërdrejtë i autorëve me lexuesit. Në program janë përfshirë takime dhe diskutime me shkrimtarë të njohur si Besnik Mustafaj, Ledia Xhonga dhe të tjerë. Këto aktivitete do të krijojnë një atmosferë të gjallë debati e dialogu, ku dashamirësit e librit do të mund të dëgjojnë, të diskutojnë dhe të frymëzohen nga autorët tanë.

6-Mendoni se ky panair do të shndërrohet në një traditë të re? Si e shihni të ardhmen e tij?

Unë besoj se Albanian BookFest do të shënojë fillimin e një tradite të re dhe të vlefshme për komunitetin shqiptaro-amerikan. Synimi ynë është që kjo nismë të kthehet në një aktivitet vjetor që do të vazhdojë të rritet dhe të forcohet vit pas viti. Sigurisht, për ta mbajtur gjallë e për ta zhvilluar më tej, do të kërkojmë bashkëpunim dhe mbështetje nga partnerë në SHBA, nga komunitetet shqiptare këtu, por edhe nga institucionet shtetërore shqiptare, të cilat duhet të shohin në këtë nismë një urë të fortë që lidh kulturën shqiptare me botën. Jam i bindur se nëse Noli dhe Konica do të ishin mes nesh sot, do të ndiheshin krenarë që “Vatra” vazhdon, pas më shumë se një shekulli, të jetë avangardë e vlerave shqiptare dhe shqiptaro-amerikane. “Albanian BookFest” do te jete një festë e librit, gjuhës dhe shpirtit shqiptar në Amerikë! Një hapësirë ku shqiptarët e çdo brezi mund të takohen përmes fjalës së shkruar dhe dashurisë për kulturën tonë të përbashkët.

Filed Under: Opinion

Shqipëria merr 3 pikë të arta në Serbi

October 12, 2025 by s p

Sokol Paja/

Kombëtarja shqiptare e futbollit mori 3 pikë të arta në Leskovac teksa fitoi 1-0 ndaj Serbisë me gol të Rey Manaj në fund të pjesës së parë. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 foli shqip. Një serbi ngordhalaqe përballë yjeve të Shqipërisë. Përveç 3 pikëve kjo fitoreve i jep Shqipërisë një hap të sigurt për vendin e dytë që të dërgon automatikisht në play-off e kualifikueseve për Kampionatin Botëror. Me një Strakoshë të pakalueshëm, mbrojtje hermetike, mesfushë të ngjeshur e sulm të shpejtë, Shqipëria befasoi me një fitore të artë që vlen më shumë se 3 pikë.

Një fitore morali, karakteri, force dhe dinjiteti. Një kombëtare që nderon kombin dhe bën krenar çdo shqiptar për shpirtin e zemrën që dhanë në fushën e lojës. Një fitore emocionuese që jep shumë shpresë. Një sprove e vështirë force e karakteri që kaloi me sukses të madh falë përgatitjes inteligjente. Një Shqipëri që rritet, që ka siguri dhe miradministrimin, që ka pjekuri e stabilitet. Një kombëtare që gëzon, bashkon, krenon dhe frymëzon mbarë kombin shqiptar.

Një ekip që lufton fort e nuk dorëzohet për asnjë moment. Zbulimi i këtyre Eliminatoreve është Julian Shehu, potent dhe elegant, shkatërroi dhe bllokoi në mesfushë sulmet e serbeve që në këtë takim ishin hija e vetvetes. Heronjtë tanë kuq e zi na dhuruan një emocion të papërshkrueshëm që ka vlerën e kualifikimit, ndaj armiqve shekullorë të kombit shqiptar. Shqipëria dha leksion futbolli ndaj ekipit serb të shthurur, të lodhur dhe konfuz. Shqipëria di të bëjë presion, di të përballojë trysni dhe ka aftësinë e pjekurinë të sillet si ekip i madh.

Forca Shqipëri, përjetë me ty.

Filed Under: Featured

Çfarë përfaqëson letërsia e László Krasznahorkai për realitetin e sotëm?

October 11, 2025 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Një Nobel për apokalipsin, por edhe për besimin se arti është forca e fundit që mund të shpëtojë njeriun.

Letërsia e Krasznahorkait është si një pasqyrë e përthyer e botës moderne — ku absurdi, frika dhe shpresa bashkëjetojnë në një harmoni të sëmurë. Ai shkruan sikur bota të ishte në rënie të përhershme, por brenda këtij apokalipsi të heshtur ai kërkon ende një dritë shpëtimi: artin, mendimin, fjalën e lirë.

Në epokën tonë të fragmentuar dhe të zhurmshme, fjalitë e tij të pafundme janë një akt rebelimi kundër shpejtësisë dhe sipërfaqshmërisë. Ai na kujton se kuptimi i jetës nuk gjendet në lajmet e ditës, por në rrjedhën e pandërprerë të ndërgjegjes njerëzore që përpiqet të kuptojë vetveten përballë kaosit.

Në një botë që e përtyp çdo ide në 15 sekonda, Krasznahorkai na detyron të ndalemi, të mendojmë, të përballemi me ankthin, me humbjen, me bukurinë e errët të ekzistencës.

Filed Under: Sociale

Shtatë vite pa Fatos Arapin në mes të Tiranës!

October 11, 2025 by s p

Aleksandër Çipa/

I paharrueshëm Poeti europian i Shqipes!

Dhimbjet janë të shumta, vdekja është një

Miku i atit Jorgo Bllaci, e pat thënë me gjuhë të klastë,

Borë e viteve në thinja, ta bën jetën më të paktë..

Borë e viteve në fije, mbart nga jeta aq shumë gjurmë,

Se të shpie nëpër kohë dhe të mbërrin pakthim në gjumë.

Miku i atit Driteroi la përherë poemë për baltën,

Mendja është burim i mallit, dora vetëm e mban daltën.

Porse zemra brenda trupit Botës i jep vlerë e dritë,

Pi nga koha mall për njerëz, jep nga sytë ngjyrë të shpirttë!

Miku i atit Fatos Arapi ndjeu dhe tha aq fjalë për zjarre,

Fjalë poeti nga Zvërneci që shih detin sa një magje.

Stuhitë e mallit në gjoks të tij, shuan flakë e shtuan prush.

Poetët miq u ngjitën lart, se botë e Tokës është e ngushtë!

Zëkumbuesi Xhevahir Spahiu, kreshpëron shikim mbi male,

Në kaçurela s’ka vend për fjalë, përreth sysh pllaja dhe vale!

Zgalem- Njeri që fluturimesh çon stuhi, mesazh të valë:

O të gjallë e ju të vdekur, kombin veç, e mbani bashkë!

Filed Under: Sofra Poetike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 290
  • 291
  • 292
  • 293
  • 294
  • …
  • 2947
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT