• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”

January 9, 2026 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Siç është e mirënjohur, më 3 janar 2026, pra ende pa kapërdijë (për humor) kaposhin e detit dhe as urimet tradicionale, Presidenti Donald Trump urdhëroi përdorimin e fuqisë ushtarake për të prangosur dhe çuar para drejtësisë z. Nicolas Maduro, i cili: “duke shpërdoruar fuqinë e pushtetit dhe bandave të drogës jo vetëm sundonte prej 13 vitesh popullin e Venezuelës por edhe kërcënonte standardet e jetës dhe sigurisë së amerikanëve, si dhe interesat gjeopolitike në kufijtë jugorë të SHBA-ve”!

Përmbledhje mbi gjetjet dhe peshën gjeo-politike nga operacioni për prangosjen e Maduros:

Pikësëpari, përtej makinerisë helmuese të dezinformimit (deep fake), tmerrit së putinistëve, Kim-Joung-ëve ose sundimtarëve të ngjashëm me Maduron, si dhe kakofonisë së të gjithëditurve kudo në studio/media, fatkeqësisht edhe në Tiranë, Prishtinë etj, këtë operacion: “nuk e gjej kurrësesi agresion për pushtimin e Venezuelës”, por si kontribut për çlirimin e saj, si dhe forcimin e besimit të doktrina/qasja e fortë e Trump: “paqe e imponuar nëpërmjet forcës, ndaj sundimtarëve të marrë nga fuqia e mbi-pushtetit”!

Po ashtu, edhe Presidentin Trump e gjej terësisht brenda ushtrimit të përgjegjësive kushtetuese të shpallura në Strategjinë e Sigurisë – 2025 (e miratuar në Kongres dhe Senat) e cila përfshin: “detyrën e FAA për mbrojtjen e kufijve shtetërorë, standardeve të sigurisë së qytetarëve si dhe interesave amerikane nga armët e shkatërrimit në masë, emigracioni i paligjshëm, narko-terrorizmi ndërkombëtar, etj”. Thënë këtë, pa asnjë dyshim, “prangosja e Maduros pa lejen e Moskës, etj”, vulosi projektin e Presidentit Trump-2 për:“Amerikën edhe më të madhe/fortë, si dhe imponimin e paqes nëpërmjet forcës”, çka legjitimon përdorimin e fuqisë ushtarake ndaj autokratëve të gjithpushtetshëm, të cilët, përveç sundimit të popujve të tyre, kërcënojnë edhe sovranitetin si dhe mënyrën e jetesës së popullit amerikan!

Së dyti, jo vetëm që nuk kishte/ska pushtim nga ShBA-të, por në realitet ky sulm sapo ka ndezur shkëndijën e lirisë për popullin e Venezuelës, Kolumbisë, Kubës, Iranit etj, si dhe shpresës për t’u çliruar nga droga, krimi dhe sundimtarët e gjithpushtetshëm! Prandaj, vetëm disa orë pas prangosjes së Maduros, ShBA-të paralajmëruan edhe Presidentin qesharak kolumbian Gustavo Petro të “mos marrë kot armët”, pasi ka zero mundësi të përballet me ShBA-të në raste të ngjashme.

Përdorimi i forcës ushtarake nuk erdhi brenda një dite. Kjo pasi marrëdhëniet SHBA–Venezuelë u përkeqësuan veçanërisht pasi Maduro mori pushtetin në vitin 2013 (sipas OKB-së janë ekzekutuar pa gjyq mbi 20.000 qytetarë); edhe pse zgjedhjet e korrikut 2024 nuk u njohën nga ShBA-të dhe BE-ja, qëndroi dhe e zgjati pushtetin derisa u prangos në rezidencën e tij, duke shpërdoruar fuqinë e shtetit, si dhe duke e kthyer vendin në parajsë të bandave të drogës, si dhe interesave ruse, iraniane, kineze etj. Megjithatë, pas operacionit, ShBA-të konfirmuan se: “do të bashkëpunojnë me një qeveri që do të dalë nga një koalicion gjithëpërfshirës, përfshirë faktorët e moderuar, opozitën zyrtare, si dhe diasporën e Venezuelës, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve demokratike dhe stabilitetit të vendit”.

Së treti, jo që nuk është kurrësesi pushtim, por dhe nuk ka “asnjë thyerje të ligjit ndërkombëtar dhe as ka si të jetë një precedent i rrezikshëm”, pasi ShBA-të kurrë nuk kanë synuar dhe as kanë shpallur, pushtim të tërësisë territoriale të Venezuelës. Në të kundërt, e kanë theksuar fort se: “nuk janë në luftë me Venezuelën, por me sundimtarët e atyre që zbrazin burgjet dhe dërgojnë të varurit/sëmurët mendorë nga droga drejt ShBA-së, duke kërcënuar jetën e amerikanëve dhe interesat gjeopolitike të ShBA-së”, qofshin në Venezuelë, Kolumbi, Kubë, Iran e kudoqofshin!

Për më tepër, nuk gjej asnjë krahasim me agresionin neo-nazist të Rusisë putiniste rreth 4 vjet më parë, e cila synonte jo vetëm pushtimin e Ukrainës, por edhe rendin global, vlerat demokratike, interesat dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE). Kështu ndërsa në fushëbetejën pêr/me Ukrainën janë vrarë dhe plagosur rëndë mbi 1.5 milion ushtarë rusë dhe qytetarë të pafajshëm, në këtë rast, pra në më pak se 5 orë operacion për prangosjen e sundimtarit, forcat ushtarake të ShBA-së vranë personelin e të sigurisë së sundimtarit (- 100), pra nuk u sulmua me raketa dhe dronë vrasës, etj asnjë spital, shkollë, qëndër banimi dhe infrastrukturë jetike për jetën e qytetarëve venezuelas.

Së katërti, prangosja e Maduros kurrësesi nuk mund të definohet si pushtim, edhe pse sigurisht vulosi me forcën e armëve fundin e rendit të vjetër të sigurisë (KS/OKB), si dhe konfirmoi de facto themelimin e një rendi të ri, i cili mund edhe të identifikohet me emrin e Donald Trump. Gjithësesi duhet thënë se rendi i vjetër ra edhe për shkak të pak sukseseve, por shumë dështimeve, prej pafuqisë kritike të rendit të vendosur në 1945. Për ta ilustruar këtë mjaftojmë ulërimat e gjenocidi Serbenicës, kur 8000 fëmijë, gra dhe pleq u ekzekutuan barbarisht “para syve të kaskaveBlu të OKB-së” nga makineria kriminale e Millosheviçit!

Së pesti/fundmi, në operacionin “Absolute Resolve”, mbi 150 avionë, përfshirë dronë u nisën nga 20 baza ushtarake, zgjati vetëm 4:45’ dhe pati zero humbje, duke nxjerrë tërësisht jashtë luftimi sistemin e mbrojtjes ajrore të një vendi që shpenzon mbi 6 miliardë $ në vit për mbrojtjen, çka denostroi jo vetëm një nga operacionet “më diskret, më të shpejt, më preçiz dhe më të suksesshëm që ka ndërmarrë ndonjëherë fuqia ushtarake e ShBA-ve”. Nga ana tjetër, pafuqia reaguese (zero) e Venezuelës ngre edhe disa pikëpyetje kritike për aftësitë/efiçencën operacionale të sistemeve dhe armatimeve të mbrojtjes ajrore të prokuruara/blera nga Kina dhe Rusia, pasoja që do të reflektohen në vijimësi nga çdo vend ?!

Në përmbledhje, asnjë shtet tjetrër botë (përfshi Kinën dhe Rusinë) nuk ka dhe nuk ka për të patur në 100 vitet që vijnë, fuqi ushtarake për të realizuar operacione të përafërta me këto 2 raste (përfshi sulmin me 6 avionë B-2 me kosto 2-bilion $; 37 orë fluturim; 10-ra raketa Tomahawk dhe 125 avionë F-35 ndaj bazave bërthamore të Ajatollah-ut të Iranit) shërbejnë edhe si mesazh i fuqisë shkatërrimtare të USA ndaj Putinit, Kim Jong, etj, nëse guxojnë të kërcënojnë interesat amerikane apo këdo nga 32 vendet anëtare të NATO-s.

II. Mësime dhe këshilla strategjike për RSh dhe Kosovën:

Ndërsa përveçse fantazi delekuentësh, nuk gjej asnjë krahasim mes rastit Maduro dhe RSh dhe asnjë vendi tjetër të NATO-s, por përtej kësaj krize hibride, pra: “demokracia fasadë dhe opozit e refuzuar/diskredituar nga riciklimi i listave të neveritura në 4 zgjedhjet e fundit si dhe shtetit të dështuar/lapur nga korrupsioni endemic”, rikthimin e besimit te demokracia funksionale dhe harmonia e balancave të pushtetit, mbetet jo vetëm këshilla nr. 1, por dhe sfida dhe misioni jetik i mbarë-shqiptarëve.

Marrë shkak po nga rasti Maduro si dhe shkatërrimi i bazave bërthamore të Iranit, më duhet ta përsëris se në një Rend të Ri Sigurisë Globale (vulosur tashmë me emrin e Presidentit Trump), asnjë vend nuk e përballon dhe as i mbijeton dot i vetëm një agresioni ushtarak. Thënë këtë, mbrojtjen e sovranitetit, si dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike, RSh dhe Kosova, do mund t’i realizojnë vetëm duke skalitur mirënjohjen kombëtare, si dhe duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me ShBA/NATO.

Përtej oshilacioneve të Vuçiç-it, por duke ri-duartrokitur “marrëveshjen mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh, si dhe Buxhetin Historik të Mbrojtjes 2026”, faktorët shtetërorë në Tiranë dhe Prishtinë do t’i këshilloja të përulen/mi në gjunjë para historisë së përgjakshme për t’i dhënë jetë Platformës: “2-Shtete sovrane, 1-Komb i Vetëm”, e cila do të kontribuojë për paqen, stabilitetin si dhe integrimin euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, konsideruar mësimin e hidhur nga gjysmimi që u imponua “Shqipërisë Natyrale” nga pafuqia ushtarake në Konferencën e Versajës (1918), këtë projekt e gjej jo vetëm si urgjencë Kombëtare, por fatmirësisht edhe të ndërthurur me interesat e SHBA-së në rajon dhe Mesdhe.

Ndërsa ri-kthimimin te gara e armatimeve në Ballkanin Perëndimor dhe armatosjen deri në dhëmbë të Serbisë, objektivin e RSh drejt 5% të GDP-së (rreth 1.5 miliard €), përveçse si “presion” të Presidentit Trump, e gjej edhe si legjitimitet ndërkombëtar (ShBA/NATO/BE), por edhe mundësi historike për të modernizuar dhe rritur fuqinë ushtarake, përfshi kapacitete deterrence (pra shkurajuese) ndaj çdo vendi/aleance Ruso-sllave që kërcënon sovranitetin apo interesat gjeopolitike të RSh dhe Kosovës.

Së fundmi, si edhe në qindra produkte me këtë subjekt, të publikuara në Tiranë, Prishtinë, ShBA, Bruksel etj, nuk pretendoj të privatizoj të vërtetat shteruese, gjithësesi shpresoj të kontribuojnë në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike si dhe ardhmërinë euroatlantike të Kombit (Republikës së Shqipërisë dhe tē Kosovës).

* Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Ekspert për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare,

Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

Filed Under: Komente

SPEKTËR…

January 9, 2026 by s p

Kastriot Fetahu/

Proust shkruante: “Le t’i lëmë gratë e bukura për burrat pa imagjinatë.” Kjo thënie nuk flet për mëkatin si faj, por si pranim të padëmshëm. Duket se përfshin tërësinë që mbulon perimetri fondamental i mendimit sipërfaqësor në botën tonë.

Ndaj po hyj në botën e shkrimtarisë, të cilës Proust i përket, ku po vërej një dukuri që shfaqet herë pas here në hapësirat e letërsisë sonë.

Ka njerëz që flasin shumë për të, por nuk dinë të mendojnë, vetëshpallen roje të moralit letrar, por nuk kanë kaluar kurrë provën më të thjeshtë të leximit apo një debati live mbi letërsinë.

Edhe pse nuk vijnë nga bota e shkrimeve apo kritikës, ambicia për të sunduar apo mjerimi për t’u përdorur i bën të guximshëm.

Kështu, padashur, ushqejnë artificialisht apoteozën inekzistente të depresionit të letërsisë.

Flasin sikur problemi i letërsisë shqiptare të ishte moral. Dhe këtu fillon keqkuptimi i madh, kur ajo gjykohet nga jashtë, sikur të ishte institucion administrativ, jo shpirt dhe disiplinë.

Për këta persona, lexuesi nuk është kriter, por rrjeti i klientelizmit, ndërkohë që edhe vetë ushqehen nga klientelizmi i vëmendjes, duke u bërë pre e predikimeve të veta pa bibël.

“Orwellin” e sjellin për lexuesin si një manifest profetik të së tashmes së tyre, përtej të cilës nuk ekzistojnë hapësira të tjera letrare. Kështu duan të ndërtojnë me imagjinatën njëqelizore mure censure të rrëzuara përfundimisht, për të kontrolluar lexuesin e “spektrit gri”.

Në megalomaninë që i karakterizon (ju duket sikur Zoti po flet nëpërmjet tyre), nuk kuptohet nëse filozofia është dekor apo vulë prestigji. Në një botë me keqkuptime shtohen edhe këta njerëz që mbjellin këtë dukuri, e cila errëson më shumë dritën e munguar të letërsisë në këndvështrimin e tyre fiziologjik.

Ka një ndryshim mes botës filozofike dhe jetës reale.

Jeta reale zbret shpesh në ndyrësi, nëntokë morale, lakmi, urrejtje dhe gjenocid, ndaj ekziston arti për njerëzit, të mbulojë spektrin shpirtëror të lënë bosh nga filozofia.

Dhe ata e ngatërrojnë të menduarin e vjetër sa bota me citimin, pasi mendojnë pak dhe kështu vazhdojnë të provojnë se janë njerëz të ndrydhur, me fjalë të kurthuara në korpuse deklamative.

Teorikisht, vetëm profanët përpiqen të thjeshtëzojnë gjërat dhe jo të pranojnë kompleksitetin e tyre, duke mos e njohur objektin estetik.

Realiteti është armiku i artit dhe i poetit, sipas manifestit të surrealizmit të poetit André Breton.

Të hapësh fusha diskutimi do të thotë t’i presësh rrugën autoritetit të rremë dhe një bote spekulimesh. Filozofia për ta është armë retorike, të cilën e përdorin si gjahtari një çifte të shtrembër në dunat sahariane në motin me stuhi rëre.

Letërsia nuk funksionon me emra, por me libra, aty ku këta njerëz zhduken pa lënë as gjurmë mbetëse.

Kur vjen diskutimi tek analiza konkrete, te fjalia, ritmi, struktura, metafora, zëri, nuk kanë çfarë të thonë. Diskursi i tyre letrar starton nga teksti te morali, nga vepra te marrëdhëniet, nga estetika te biografia shoqërore, sikur të jenë pronari i një cirku në periferi që mban inventarin e kafshëve të cirkut.

Kjo është strategji klasike e atyre që nuk zotërojnë asnjë dhunti, madje duket se nuk kanë arritur as pubertetin intelektual dhe nuk kanë lexuar veç vetes asgjë që nga koha e kolegjeve.

Ata imponojnë (pa e njohur) thelbin e interpretimit të kritikëve të poezisë “Zonja Lazarus”, po këtë herë dedikuar komunitetit të shkrimtarëve, ndërkohë që do t’iu sugjeroja të mësonin kuptimin e monedhës së arit të testamentit të Arthur Schopenhauer.

“Republika e shpërblimeve apo qokave” (jo Republika e Platonit), për të cilën flasin, është makeup-i i formimit të tyre; është ironia tragjike, pasi nuk mund të pretendosh letërsi pa marrëdhënie njerëzore.

Goethe i dhuroi penën e tij Pushkinit, Stalini urdhëroi të botohej “Doni i qetë” i Shollohovit, duke pranuar karakterin “janusian” të tij.

Mitrush Kuteli mblodhi për botim “Lasgushin dhe Nolin”, ndërsa Lasgushi ka shkruar poezi për Kutelin.

Bota nuk do të kishte Kafkën pa shkrimtarin Max Brod.

Çajupi shkroi poezi për Naimin.

Do ta çshenjtërojmë letërsinë nëse do të përdorim fjalën “qokë”, edhe pse në fjalorin shqip ka konotacion pozitiv.

Letërsia nuk operon me fjalë që veprojnë si qeliza malinje në trupin e saj nga njerëz të cilët tregojnë në mënyrë të pavullnetshme ujërat moçalore, në të cilat peshkojnë konceptet.

Vulgariteti i argumentit “qokë” i detyron të mbyllen brenda vetes shkrimtarët, poetët, artistët me kombinime formash nga më të çuditshmet metaforike, gjeometrike, me nuanca të zbehta, sepse ata nuk jetojnë dot me banalitetin në botën e tyre.

Dialektika e një etiketimi të tillë presupozon terren për ligësinë, nga nxitja e një “reaksioni kimiko-letrar që këput valencat” e komponimit letërsi-lexues, apo edhe midis shkrimtarëve dhe poetëve.

Arti dhe vulgariteti janë polet e një globi imagjinar pa sipërfaqe.

Letërsia nuk lind në vakum, pa miq, pa ndikime, pa dialog, pa personazhe “të vjedhur” në raportet shumëngjyrëshe njerëzore, të cilat ndërtohen mbi nderimin dhe respektin reciprok, që nxitoni t’i emërtoni djallëzisht “qokë”.

Është një emër antiletrar, antiartistik për të arritur tek diktimi dhe barazitizmi i lakmuar si figura me të njëjtën vlerë, me idhujt tuaj në fshehtësi, të rrethuar nga gardhimi deficent.

Edhe shoqëritë më primitive kishin nevojë të komunikonin që të sfidonin problemet ekzistenciale bazike të jetës.

Balzaku, në “Iluzionet e humbura”, tregon se “qoka” (sipas tyre) në art u “industrializua” në ato vite, duke krijuar makineri duartrokitjesh, apo skuadra të gatshme me domate dhe vezë. Redaksitë kryenin shërbime letrare me pagesë për të lartësuar emra të veçantë apo fundosur të tjerë. Do të na injoronte Balzaku po t’i etiketonim “qokë” këto inovacione të kohës.

Nëse do të lexoni veprën e fundit të shkrimtarit të njohur Zija Çela me titull “Koka mbi katror”, do të përplaseni në një mur trojan. Çela, midis të tjerash, rrëfen takimin në “Kafe Piazza”, ku i sugjeroi Ismail Kadaresë ndryshimin e mbylljes për “Pallatin e Ëndrrave”.

Të kuptosh pse ishin miq Dostojevski me Turgenevin, Sylvia Plath me Anne Sexton, apo Kadare me Lasgushin, duhet të lexosh “Koka mbi katror” të Zija Çelës si analogji miqësish të një brezi, ku shkrimtaria konsiderohej fe dhe besim.

Historia e letërsisë është histori bashkësish, jo monolog skeletor moral, dhe kjo që prej kohës së Epit të Gilgameshit në Mesopotami.

Homeri i verbër nuk ishte i vetëm, të tjerë ia shkruan “Iliadën”. Dante kishte Virgjilin, Pound përkrahte Eliot-in dhe Hemingway-n.

Camus ka histori interesante me Kazantzakis-in, për të cilin tha se ishte më i mirë, edhe pse Camus mori Çmimin Nobel në 1957, kur Kazantzakis u rendit i dyti.

Kadare lartësoi Lasgushin në publik me fjalë vlerësuese mistike. Këto nuk ishin “qoka”, por forma të këmbimit të ndërsjellë të vlerave, nderim midis tyre në rolin e katalizatorit për më tej.

Përdorimi i fjalës “qokë” i nxjerr jashtë terrenit të letërsisë njerëzit që rreken të krijojnë rrathë bashkëqendrorë për universe të pavarur.

Të etiketosh kështu nderimin, mirënjohjen, përkrahjen midis “gjeneratorëve të dritës” të shoqërisë njerëzore është dinake, fyese, duke zbritur hyjnoren në realitetin që stigmatizon André Breton në manifest; është antikulturë në skajin më të fundit.

Letërsia nuk pranon radikalë të huaj në lëndën e saj, maskuar pas dëshirash puritane të statujave imagjinare të liliputëve jashtë perimetrit letrar.

Raportet midis shkrimtarëve, për të cilët është i huaj krijimi i një rankimi nëpërmjet vlerave të vargut numerik, janë mistike, fshehur mes emocionesh të ngjyrave të ndezura, të pakuptueshme për njerëzit jashtë tyre. Këtu nuk përjashtohet as bashkëlidhja lexues–shkrimtar dhe poet.

Nuk mund t’i mbyllim në kafaz si zogj ekzotikë shkrimtarët dhe poetët.

Nëse do t’i pyesja këta njerëz: a është njohja gjithmonë dyshim? — nuk do të merrja përgjigje, pasi ata që nuk kanë përjetuar peshën e leximit apo krijimit real do ta shohin vetëm si komplot. Kur e pyetën kampionin absolut të automobilizmit, Juan Manuel Fangio, për çështjet e problemeve të Kubës së Kastros, ai dha një përgjigje epike: “Unë nuk marr vesh nga kauzat, por vetëm nga makinat.”

Profilizimi letrar është substancë që buron së brendshmi prej nënvetëdijes shpirtërore dhe jo dëshirë arrivistësh për t’u marrë me shkrimtarinë si zbulim teknologjik.

Shumë syresh flasin për “libra që nuk lexohen”, por nuk diskutojnë për lexuesin e pakontrolluar. Sundohet shumë lehtë një narrativë sesa një tekst i nderuar.

Ndaj këta njerëz ndërtojnë gjykatën morale e rreshtohen si gardistë që japin verdikte me dy alternativa pa ngjyrë lirie.

Dhe pikërisht këtu duhet thënë qartë:

— Jo kushdo ka të drejtë të flasë për letërsinë nga pozita e tutorit, e njeriut të Olimpit.

Vendet për zotat kanë mbaruar.

Jo, sepse letërsia është disiplinë, letërsia është ndërtuar si qytet i ndaluar, ku pranohen të hyjnë vetëm banorët e saj.

Ashtu si nuk flet kushdo për kirurgjinë, bujqësinë, ndërtimin, elektronikën.

Minimalisht duhet të “kopjojmë” plakun e mençur, shkrimtarin e njohur Sabri Godo, i cili e fillonte zhvillimin e argumentit me klisheun paqësor: “Ne mendojmë se…”

Nuk është e thënë të jesh vetëm shkrimtar apo kritik letrar që të jetosh me nder dhe të gëzosh një emër.

Leximi dhe heshtja janë fazat themelore të formimit tonë e pas kësaj të procesit të të menduarit.

Ata që nuk e kanë bërë këtë rrugë, zakonisht e urrejnë atë, sepse minimalisht nuk dinë “exit”-in e saj.

Urrejtjen e maskojnë me patetizëm si “kritikë sistemi”, si moral letrar, si dhembshuri prindi për fëmijën “letërsinë”, apo si zhvillim organik.

Pra, problemi nuk është shpërblimi, “qoka” a s’di çfarë, por ambicia për të qenë arbitër pa qenë lexues dhe krijues.

Çmimet letrare duhet pranuar se kanë subjektivitet (midis të ngjashmëve), sepse letërsia nuk është bota e matematikës, por e shpirtit, dhe shpirtin e sundon subjektivizmi, gjë që e bën emocionuese letërsinë.

Problemi nuk është filozofia e tejetpërdorur a keqpërdorur, por përdorimi i saj nga njerëzit pa mendim, duke mbërritur në një masturbim verbal filozofik eklektik, të cilët më pas rrëshqasin drejt një përplasjeje emocionale.

Mbaroi koha kur populli kishte të drejtë t’u vendoste kushte shkrimtarëve dhe artistëve sipas esesë së Leninit të vitit 1905, ku liria nuk ekzistonte as si një iluzion.

Letërsia jeton më mirë pa këta lloj njerëzish, që duken se kalojnë një periudhë konfuzioni identiteti tranzit të përhershëm, me potencial të parealizuar, pasi ajo i njeh mirë zërat që vijnë nga leximi dhe i dallon shpejt ata që vijnë nga zbrazëtia.

Komedianët amatorë me pamje “akademikësh” falsë pretendojnë të kenë dijen e plotë dhe pushtetin mbi letërsinë.

Ata e çojnë idenë në skaj dhe heqin një paralele mes letërsisë dhe diletantizmit shkronjor të “underground”.

Perceptimi i cunguar radikalizon dhe mbivlerëson ndikimin imagjinar të “underground”-it në letërsi pas këtij ekuivalentimi.

Nuk e kuptojnë se sheqeri nuk i hyn në punë askujt nëse nuk e keni kripën.

Letërsia nuk është të sjellësh nga eksponatet personale një fotografi të stilit të Hamletit me një kafkë në dorë, por të zbërthesh shpirtin e panjohur të tij.

Përndryshe, arti do të kthehej në një hapësirë të shterur nekrologjish.

Që para 2 800 vjetësh Homeri flet me gojën e Odiseut kur thotë: “Unë kam ardhur, siç supozoni ju, me shokë në një anije, duke lundruar nëpër detin e errët te njerëzit, stili i të folurit të të cilëve është shumë i ndryshëm…”

Ky është diversiteti i botës i njohur që nga koha e Homerit dhe tregon se nuk ka vetëm dy ngjyra, bardh e zi.

Nëse në Tel Aviv u puth një çift për 30 orë, kjo gjë për “botën bardh e zi” është një mëkat; për shkrimtarin është një trill prozaik, për poetin është më shumë se një poezi.

Ndërsa mëkati në ndërgjegjen tuaj ndërton rënimin e shoqërisë dhe jo guximin për të sjellë një botë më të bukur me të vërtetat e brishtësisë njerëzore.

Edhe pse mund të jesh sa një “studio me tatuazhe”, nuk e ndryshon dot idenë klasike se arti s’është temë e lehtë të trajtohet; nuk ka pika fikse referimi dhe të vërteta të pandryshueshme për t’u mbështetur.

Trëndafilat janë avokatët e botës së luleve, kam lexuar diku, po “trëndafilat” e letërsisë kush janë?

Arti është shfaqje që meriton të ulemi në rresht të parë, por vendet janë të limituara, ndaj duhet kërkuar me vetëdije të plotë rreshti të cilit i përkasim.

Mendoj se jetojmë në kohën kur imazhi dominon fjalën dhe tingullin, jetojmë në një epokë zombish artistike, jetojmë në situata ku frymëzimi vjen nga teknologjia dhe jo nga shpirti.

Para më se 170 vjetësh, poeti i madh rus Nekrasov shkruan një poezi me një titull-apel, ekskluziv edhe për sot:

“Së shpejti do të biem pre e kalbjes”…

Filed Under: LETERSI

ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?

January 9, 2026 by s p

Prof. Milazim KRASNIQI/

Pas vitit 1999 Serbia ka adoptuar disa politika specifike në drejtim të Kosovës. E para është koncentruar për secesionin e veriut, e pakta që përmes krizës në atë zone, të mbajë tërë Kosovën në jostabilitet permanent dhe ta pamundësojë funksionimin e saj si shtet demokratik. Suksesi politik i Serbisë në veri në këto vitet e fundit ka qenë i madh, sepse e ka imponuar qëndrimin ndërkombëtar se veriut i duhet autonomia territoriale, gjë që edhe është arritë me Planin Franko-Gjerman dhe me Aneksin e Ohrit. Sulmi terrorist në Banjskë është bërë për të frikësuar Perëndimin me rrezikun e luftës, nëse nuk zbatohet Plani Franko-Gjerman. Ndërsa aksionet e qeverisë së Kosoëvs që bëhen në veri me disa aksione policore, janë vetëm tentativa që të fshehet fakti se veriu e ka fituar autonominë territoriale.

Pra, në veri politika e Serbisë ka triumfuar. Pasi kanë treguar dhëmbët me sulm terrorist, serbët lokalë po e aktrojnë viktimën, por ata janë fituesit e mëdhenj në procesin politik. Segmenti i dytë i politikës së Serbië pas vitit 1999 është orientuar ashtu që serbët në brendësi të Kosovës të integrohen, për çka u janë siguruar disa komuna: Graçanica, Novo Bërdoja, Ranillugu, Parteshi, Kllokoti. E treta, Kisha Ortodokse Serbe ka fituar lirinë e veprimit në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim, pra njësoj si ç e ka në Shumadi ose në Vojvodinë. E katërta, rifuqizimi i shërbimeve serkete serbe në Kosovë ka qenë evident, veçmas pas pavarësisë së Kosovës (2008), kur mekanizmat ndërkombëtar janë zvogëluar. Institucionet e reja e të brishta të Kosovës nuk kanë arritë të përballojnë ripenetrimin e shërbimeve sekrete serbe. Kapacitetet destabilizuese të tyre sot janë në Kosovë të frikshme. Fakti që askush nuk dëshiron ta hapë këtë temë, mësa temën e dosjeve të spiunëve të shërbimeve sekrete serbe e jugosllave, është dëshmi e fuqizimit dhe ndikimit të tyre në opinionin publik dhe në segmente të jetës politike e publike.

Me shumë gjasë ato tashmë janë të koordinuara edhe me shërbime të shteteve të tjera, si shërbime partnere, në projektin e çmontimit të nacionalizmit shqiptar dhe të luftimit të Islamit politik. E pesta, dominimi i mallrave serbe në tregun e Kosovës, përveç për profit nga i cili financohen projektet subversive, ka mundësuar edhe thyerjen e refuzimit psikologjik të popullsisë, jo vetëm ndja mallrave serbe po edhe ndaj Serbisë. Kjo politikë ka pasur sukses të madh, sepse sot gati askush nuk e lidhë traumën e kohës së spastrimit etnik me Serbinë e sotme. Një harresë vërtet e frikshme.

E gjashta, në dialogun e hapur e të fshehtë ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Serbia ka fituar poena, për arsye se përfaqësuesit e Kosovës, sidomos ky burri në këto pesë vitet e fundit, ka qenë totalisht jokompetent. Bile po të mos ishte kriza e brendshme në Serbi, e shkaktuar nga trazirat e studentëve, nga presionet e SHBA-së për kompaninë ruse NIS, gjërat do të ishin edhe më keq sa sa që janë. Konkluzioni im është se Kosova duhet urgjentisht të analizojë tërë këtë gjendje dhe të hartojë një politikë më produktive në kundërvënien ndaj politikave serbe, të cilat në disa segmente thjesht duket sikur padukshëm e kanë riokupuar Kosovën. E sigurt është që qeveritarët aktualë nuk dinë ta hartojnë, madje as opozitarët. Definitivisht do të duhej të kërkohej shërbim nga bota akademike. Është dashtë të kërkohej që nga fillimi, që nga Procesi i Vjenës.

Filed Under: Rajon

VENDI IM / 7th Annual Concert

January 9, 2026 by s p

Ergin Oda/

A Celebration of Kosovo’s Independence and the Ancient Albanian Musical Heritage

Now in its seventh year, VENDI IM rises once more not simply as a concert, but as a ritual of remembering. Rooted in the celebration of Kosovo’s Independence, the evening summons the echoes of an entire people: their triumphs, their longing, and their unbroken spirit.

Here, the Ancient Albanian Musical Tradition becomes the storyteller. Melodies first sung in distant valleys, safeguarded by generations, and carried across oceans find new life on a New York stage. Through these songs raw, pure, and timeless, we hear the heartbeat of a culture that has endured through courage and risen through art.

Renowned Albanian-American artists gather to honor this legacy, weaving together the past and the present with voices shaped by tradition and journeys shaped by diaspora. Their performance is not merely heard, it is felt: a reminder of homeland, ancestry, and the quiet fire of identity that distance can never dim.

VENDI IM stands as a tribute to freedom, a blessing for the future and a homecoming for every soul who recognizes the call of its music.

Pritja mbaroi! Biletat në dispozicion tani!..

https://www.kaufmanmusiccenter.org/…/vendi-im-7th…

VENDI IM / 7th Annual Concert

Cast:

Merita Halili / Vocal

Raif Hyseni / Accordion

Alberije Hadergjonaj / Vocal

Mariza Ikonomi / Vocal

Vedat Ademi / Vocal

Ergin Oda / Baritone

Carlyle Quinn / Mezzo-Soprano

Estelina Syla / Soprano

Kimi / Vocal

Nora Noli / Vocal

Oda Quartet

E. Oda, J. Kaimi, Gj. Lucaj-Cohen, E. Kwon

Joana Kaimi / Violin

Margret Radovani / Violin

Suel Shtalbi / Viola

Gjilberta Lucaj Cohen / Cello

Marcos Varela / Contrabass

Sean Harkness / Guitar

Ginevra Petrucci / Flute

Boris Shpitalnik / Clarinet

Slava Znatchenii / Oboe

Klajdi Cerriku / Accordion

Elaine Kwon / Piano

Ariana Krasniqi Dupont / Piano

Rob Mitzner / Drums

Timothy Eng / Conductor

Lirijeta Rexhepi / Manager

Ginevra Petrucci / Assistant Producer

Ergin Oda / Producer & Artistic Director

Filed Under: Emigracion

ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

January 9, 2026 by s p

Alfons Grishaj/

Dogma

Kulturat e ndryshme të kombeve kanë një gjë të përbashkët: lartësimin e shpirtit dhe shpresën në misterin e tij. Trajtimi i besimit dhe i shpirtit ka forma specifike tradicionale, të cilat ruhen me fanatizëm dhe disiplinë. Rregullat e ndërtuara në shekuj ruajnë kodifikimin e filozofisë që mbart zhvillimin e besimit në histori. Si pjesë e kësaj pasurie historike hyjnore, krishterimi ka shtyllën e vet shpirtërore dhe shkencore: Dogmën.

Dogma, si pjesë e filozofisë së krishterë, vezullon me ardhjen e Jezu Krishtit dhe zhvillohet në misionin e Shenjtë Apostolik. Kulla e fildishtë e filozofisë dhe skolastikës së krishterë ka si bazë të pakontestueshme Fjalën e Zotit – Biblën. Dogma është busulla e Selisë së Shenjtë, qendra e përmbajtjes dhe e zhvillimit të filozofisë dhe të skolastikës së mprehtë shkencore prej mbi dy mijë vitesh. Prandaj krishterimi ka përse të krenohet.

Kompleksiteti i Dogmës është proces i filozofisë kristiane, i njohur si pjesë e patjetërsueshme dhe panegociueshme në thelbin e misticizmit. Katolicizmi, edhe pse është shumë tolerant, nuk ka lejuar dhe nuk lejon që Dogma të debatohet, sepse ajo është Fjala e Zotit, e përjetësuar nga Jezu Krishti, Biri i Zotit. Disa filozofë (që do t’i citoj më vonë) janë munduar ta shpërfillin Shpirtin e Shenjtë dhe Dogmën, por nuk ia kanë arritur. Dogma e besimit kristian nuk është “teatër” dhe as fenomen politik; prandaj nuk duhet ngatërruar me teatrin e maskave të dogmës politike. Dogma politike, nganjëherë, duket si një e drejtë fundamentale, por në të vërtetë nuk finalizohet si e tillë. Për mendimin tim, në politikë gjërat janë relative dhe jo absolute; shpirti mbetet absolut.

Blasfemi

Zoti i fal të gjitha mëkatet, por kurrë blasfeminë ndaj Shpirtit të Shenjtë, i cili mbart edhe dashurinë e shpirtit njerëzor dhe mbyll ciklin hyjnor. Kjo përmban një mijë e një arsye kyçe të patjetërsueshme në marrëdhënien midis Hyut dhe njeriut. Sipas Biblës, nëse njeriu nuk beson në Shpirtin e Shenjtë, nuk mund të rrugëtojë drejt fronit të Zotit, sepse aty mbyllet rruga e komunikimit me Krijuesin. Mateu 12:31–32 tregon se Krishti ka thënë: “Të gjitha mëkatet, përfshirë edhe blasfeminë kundër Tij, janë të falura. I vetmi mëkat i pafalshëm, në këtë jetë apo në jetën tjetër, është blasfemia ndaj Shpirtit të Shenjtë”, sepse aty njeriu shkëput përfundimisht lidhjet me Zotin. Pra, duke injoruar lidhjen me Zotin, logjikisht thyhet rrethi i artë, aureola e ligjit të Krijuesit. Atëherë, çfarë është shpirti i njeriut në raport me Shpirtin e Shenjtë? Sikur të mos ekzistonte Shpirti i Shenjtë, nuk do të ekzistonte as shpirti i njeriut dhe gjithçka përreth do të ishte terr, pa shfaqje vizive dhe pa memorie perceptuese.

Shpirti, trupi dhe mendime filozofike mbi Hyun dhe shpirtin njerëzor

Soul (ka disa përkthime dhe kuptime, por në shqip përkon shpesh me “trup”) dhe shpirti janë dy gjëra të ndara, të cilat interpretuesit e feve të ndryshme dhe filozofët shpesh i lënë pezull. Nietzsche fliste për Übermensch (Supernjeriu), i cili kulmon si soul (trupi i njeriut, ndjenjat, mendja, zemra), por asnjëherë nuk i pëlqeu të shpjegonte se, aty njeriu ndahet totalisht nga misteri i Zotit, “Shpirti i Shenjtë”. Nietzsche nuk e njohu dhe nuk e respektoi shpirtin hyjnor; përkundrazi, e luftonte atë me blasfemi të egër, duke ngritur lart fuqinë tokësore të njeriut si rastësi magjike ekzistuese, dhe jo si përjetësi transcendence.

Ndërsa Hegel, tek The Phenomenology of Spirit, në kapitullin VI, shpalos shpirtin (Geist) në tre dimenzione: “Shpirti Subjektiv”, “Shpirti Objektiv” dhe “Shpirti Absolut”. Siç shkruhet, “Shpirti Absolut” përkon me realitetin, universin e vetëdijes, një proces dinamik ku shpirti (koshienca universale) vjen natyrshëm në njohjen e vetvetes përmes religjionit, historisë, artit, natyrës etj.

Në religjion, “Shpirti Absolut” nënkupton besim hyjnor dhe lidhje të drejtpërdrejtë midis njeriut dhe Zotit. Marrja në konsideratë e veprës së Hegelit mbetet një çimentues i arsyes dhe vlerës spirituale sublime. Dekarti, në provat e tij ontologjike, e mendon Zotin si qenie perfekte: “Zoti ekziston, sepse nuk mund ta konceptoja perfeksionin po të mos ekzistonte.” Ai e forcon më tej këtë ide duke thënë: “Unë gjej në mendimet e mia idenë e një qenie të përkryer, domethënë të Zotit.” Trupi i njeriut, ashtu si universi, është një makinë, ndërsa zot i kësaj makine mbetet shpirti i qënies njerëzore.

Dikush mund të pyesë: atëherë, çfarë është shpirti në të vërtetë? Unë mendoj se shpirti është misteri i Zotit, platforma e dashurisë dhe krijimit. Ai është lajtmotiv që jep frymë jetës dhe kuptim perceptimeve njerëzore. Por, nëse njeriu ngjitet pas toneve pesimiste të Schopenhauerit, i cili shprehet: “Njeriu është lodër e pulsimeve të tij dhe jeta nuk ka kuptim,” bëhet pjesë e armatës së dështimeve. Schopenhauer u bë profesor në Universitetin e Berlinit, në të njëjtin universitet ku jepte mësim Hegel. Ai e urrente Hegelin dhe me qëllim kërkoi të sfidonte autoritetin e tij, duke organizuar ligjërata në të njëjtën orë si Hegel, duke shpresuar se studentët do të shkonin tek ai. Por kjo strategji dështoi; auditorët e Schopenhauerit mbetën bosh, ndërsa ato të Hegelit plot. Ai kuptoi se nuk ishte koha e tij dhe u largua nga mësimdhënia. Shumë pak njerëz do të dëshironin të dëgjonin për “kafshën-njeri”, me shprehje të tilla si: “Post coitum omne animal triste est!”

Skolastika sqaron se soul (trupi në kompleks) është qenia jonë: mendja, trupi, zemra, dëshirat dhe kompleksi i personalitetit njerëzor. Ndërsa shpirt(i) (pneuma) mbarësohet transendentalisht me Hyun, duke krijuar lidhjen frymore mistike që quhet jetë. Nëse soul ka qasje tokësore dhe pas vdekjes kthehet në pluhur, shpirt(i) kthehet tek Zoti, ku gjykohet dhe vazhdon ciklin jetësor sipas vullnetit të Tij.

Bibla shpjegon shkallë-shkallë alfën dhe omegën e misterit të jetës, por disa njerëz e kanë të vështirë ta kuptojnë Tekstin Hyjnor. Për të lexuar dhe kuptuar Biblën, padyshim duhet të troket tek portat e saj dhe të hapet zemra ndaj lartësisë dhe thellësisë së Shkrimit të Shenjtë.

Në shekuj, Bibla mbetet libri më i lexuar në planet. Teksti shenjtë ka pasur dhe ka ende kundërshtarë inteligjentë, që u përpoqën ta nëpërkëmbnin Fjalën e Zotit. Këtë inteligjencë pafrikë mund ta quaj “inteligjencë gjigande” e zhvillimit dhe përçudnimit filozofik, e reflektuar te autorë si Marx, Engels, Nietzsche, Hume, Feuerbach, Russell, Sartre, Camus, Dewey, Melos, Schopenhauer etj. Veprat e tyre mbeten si referencë filozofike, por jo si boshti i ndryshimit dhe zhvillimit historik të perëndimit dhe njerëzimit.

Zigmund Freud ishte një ateist i madh, i cili mendonte se Zoti është një iluzion psikologjik. Ai kërkonte që shkenca të zëvendësonte fenë. Vetë Freud tregon tek Psikanaliza e Artit dhe e Letërsisë se, kur e pyetën “Cilat janë dhjetë librat më të mirë?”, ai u përgjigj: “Duke qenë i mësuar t’u kushtoj vëmendje shenjave të vogla, duhet t’u besoj formulimit me të cilin ju keni shprehur kërkesën tuaj enigmatike. Ju nuk thatë: ‘Dhjetë veprat më të bukura (të letërsisë botërore)’. Në këtë rast do të isha i detyruar t’ju përgjigjesha, midis të tjerave: Homeri, Tragjedia e Sofokliut, Fausti i Gëtes, Hamleti dhe Makbethi i Shekspirit etj. Gjithashtu, ju nuk më thatë ‘Dhjetë librat më domethënës’, midis të cilëve do të përfshiheshin dhjetë vepra shkencore, si ato të Kopernikut, të mjekut të vjetër Johan Vejer mbi besimin tek shtrigat, Prejardhja e njeriut e Darvinit etj.”

Ai vazhdon më tej duke thënë se do t’u këshillonte dhjetë libra “të mirë” të këtij lloji që i erdhën në mendje pa u menduar shumë, duke filluar me Letra dhe vepra të Maltatuli dhe duke përfunduar me tregimet e Mark Twain-it.

Megjithatë, Freud anashkalon Summa Theologica, kryeveprën me pesë vëllime të Shën Tomas Akvinit, një vepër komplekse universale që frymëzoi shkrimtarë dhe mendimtarë të mëdhenj për të krijuar kryeveprat e tyre – disa prej të cilave Freud i përmend më lart. Ai as nuk e përmend Biblën, që edhe në kohën e tij ishte libri më i lexuar në botë, një libër që solli ndryshime në kuptimin e jetës dhe rregullave civilizuese, një transformim shpirtëror për njerëzimin. Sot, Bibla arrin një tirazh prej 5-6 miliardë kopjesh, e shoqëruar nga Kurani me rreth 3 miliardë kopje. Freud, edhe pse kthehet tek Moses and Monotheism, veprë e tij e fundit gjatë vuajtjes nga një sëmundje e pashërueshme, asnjëherë nuk bëri apologji dhe në thirrjen e tij të fundit “mistike” për ndryshim nuk u shkëput nga ateizmi deri në ditët e fundit të jetës.

Mendoj se ateizmi mbetet vrasësi më i egër i kuptimit universal të njeriut, duke e kthyer qënien e tij në një materie inertë që vegjeton falë gravitetit. Logjikisht, njeriu e do jetën, duke perceptuar me zgjuarsi momentin dhe ndjesinë e misterit të saj, kur shprehet: “Jeta është një provë e bukur për në jetën e panjohur, kurse vdekja është udhëtim në pavdekësi.”

Ndërsa rebelizmi filozofik megaloman propagandon qasje nihiliste me shprehje si: “Besimi është një gënjeshtër që ngurtëson energjitë e pashtershme të njeriut deri në poshtërim.” Tek njeriu ateist nuk ka logjikë hyjnore, por vetëm mohuese, që mjegullon arsyen dhe madhështinë e vazhdimësisë (shpirtin), duke fshirë dëshirën për të provuar ekzistencën. Gabime të ngjashme bëri edhe Ajnshtajn, i cili në kohën e lavdisë së tij u shpreh: “The word of God is for me nothing but the expression and product of human weaknesses.” Më vonë, ai e thjeshtëzon kontradiktën amorfe duke thënë: “I believe in Spinoza’s God, who reveals himself in the orderly harmony of what exists, not in God who concerns himself with the fates and actions of human beings.”

Këtu shohim se thellësia matematikore e Ajnshtajnit nuk përkon me logjikën e lidhjes shpirtërore midis njeriut dhe Zotit. Ai pranon Demiurgun dhe matematikën e Tij të krijimit, por nuk pranon lidhjen spirituale të Zotit me njeriun. Pra, Zoti ka krijuar universin me përpikmëri matematikore, por shëmbëlltyra e Tij nuk dihet dhe nuk përfshihet në axhendën e Tij njerëzore? Në këtë kontekst, Ajnshtajn mohon vetveten dhe bie ndesh me vetë citimet që bën. Cila logjikë mund ta pranojë këtë shkarje?

Figura të tilla profane luftuan me irreverencë lidhjen hyjnore, duke e justifikuar me “mendime progresive shkencore” që në realitet nuk ishin asgjë tjetër veç ligjit të mohimit – mohimit të mohimit. Ata mbushën shportën antagoniste me petkat e ateizmit, ekzistencializmit, socializmit, absurdizmit, nihilizmit etj., duke mohuar perenializmin dhe pneuma-n, që mbetet boshti i universit të Krijuesit. Shpirtërisht, më duhet të risjell në vëmendje një herë tjetër: Mateo 12:31-32…Ardhja e Krishtit ndryshoi botën përgjithmonë, por nuk mundi – dhe nuk do të mund të ndryshojë – megalomaninë dhe ligësinë e instinkteve njerëzore deri në Ditën e Gjyqit.

Interpretimi i shpirtit sipas disa mendimtarëve…dhe një ngjarje e Churchill

Sipas disa mendimtarëve, ekzistojnë disa lloje shpirtërash: “Shpirti Nutriv”, “Shpirti Sensitiv” dhe “Shpirti Racional”. Këto tre shpirtërat kanë ngjashmëri me “Shpirtin Ndërplanetar”, “Shpirtin Hyjnor” dhe “Shpirtin Tokësor”. Për mendimin tim, të gjithë duhen dëgjuar dhe lexuar, por duhet të përqendrohemi te një shpirt që mbetet qendra mistike qiellore, i cili shpërndan Frymën e Tij tek njerëzit, kafshët dhe natyra. Për ilustrim, mund të marrim shembullin e antropomorfizmit të kafshëve, posaçërisht devesë. Deveja ka një qepallë të tretë që funksionon si një mjet mbrojtës kundër erërave të shkretëtirës. Kjo krijesë mistike ka një “GPS” të përsosur natyral për të gjetur rrugët dhe një dhuratë hyjnore për të zbuluar ujin, pa pasur nevojë për ndihmën e inxhinierisë. Ana shpirtërore e devesë është përtej konceptit njerëzor: bindja, dëshpërimi dhe lotët janë pjesë e kësaj krijese (soul = trup). Atëherë, cili njeri guxon të mendojë se kjo kafshë është e pashpirt?

“Shpirti Tokësor” (Gnomes) lidhet me gjithçka materiale: pemët, malet, natyrën, duke kujdesur për energjinë tokësore dhe shpirtin që mbetet në tokë. Në këtë kuadër, edhe shpirti i ndërthurur i njeriut funksionon si një rregullator master. Natyrës i duhet kujdes që të ripërtërihet dhe të sigurojë nevojat bazë të njeriut, si oksigjeni. Profetja Vanga tërhiqte vëmendjen e njerëzimit duke treguar se fliste me lulet, duke këmbëngulur se ato kishin shpirt dhe se njeriu duhej t’i kujdesej për to si për fëmijët. Shumica e njerëzimit e do natyrën për shkak të lidhjes organiko-shpirtërore që gëzojnë me të. Toka, me bujarinë e saj në kontekstin universal, bashkëpunon me shpirtërat e komanduar mbi dhe. Natyra reagton pozitivisht dhe kujdeset për format e shfaqjes së saj: në formën e mjegullës, në formën e (soul) (eksperincë e forte personale që në moshën gjashtë vjeçare, cila më ka shoqëruar gjithë jetën), dhe dhe herë si zë apo lajm. Këto fenomene lidhen me gjendrën pineale, dhuratë hyjnore tek disa njerëz të aftë të shohin gjëra që të tjerët nuk i perceptojnë, duke profetizuar si Nostradamus, Edgar Cayce, Vanga, William M. Branham dhe, në kohët antike, Kasandra, e cila paralajmëroi Trojanët, por nuk u dëgjua. Siguria e krenarisë tepërt nuk është mburojë, por verbëri.

Raste paranormale ka me qindra, por për ilustrim mund të përmendim Abraham Lincoln, i cili i është shfaqur shumë figurave, përfshirë Kryeministrin Winston Churchill. Një herë, Churchill po dilte nga banja, lakuriq dhe me cigare në gojë, kur papritmas u ndesh me fantazmën e Abraham Lincoln. Churchill, befasuar dhe i rrënqethur, nuk e humbi qetësinë. Me humorin ironik që e karakterizonte, i drejtohet Lincolnit, ulur pranë votrës së zjarrit: “Good evening, Mr. President. You seem to have me at a disadvantage”. Ngjarjen Churchill ua tregoi sekretareve të tij, Kathleen Hill dhe Elizabeth Layton, por dhe të tjerëve. tjerëve…Churchill, pas asajngjarje, sa herë shkoi në White House, nuk preferoi më të flinte në atë dhomë ku ish shfaqur, Lincoln. A ishte Lincoln një “Shpirt Tokësor” që nuk kishte dëshirë të shkonte tek Hyu, apo Ai(Zoti), e kish kthyer hijen e tij që t’i tregonte popullit dhe aleatëve, që fuqia Zotit është e pranishme për të ndihmuar Amerikën?!

A shkon shpirti i kafshës tek Hyu?

Askush nuk e di me siguri nëse shpirti i kafshës ka të njëjtin privilegj si njeriu për t’u kthyer tek Krijuesi. Bibla thotë: “Kush e din se shpirti i njeriut shkon në qiell dhe i kafshës mbetet në tokë?” (Eklesiastes 3:21) Ndërsa Job 12:10 dhe Psalm 145:15 tregon se të gjitha qëniet që marrin frymë nuk janë të ndara nga kompleksiteti e kujdesit Zotit. Ndërsa në Kuran, shenjat e Zotit tregojnë: “Kafshët shërbejnë si shenja hyjnore të ekzistencës së Zotit, fuqisë dhe mençurisë Tij, duke dhënë mësime rreth besimit, përulësisë dhe krijimit.” Ideja e shpirtit të të gjitha qënieve është trajtuar gjatë shekujve. Hegel, në Fenomenologjinë e Shpirtit, Preface 13, shkruan: “But just as my saying, ‘all animals,’ can hardly count as an expression of zoology, it is likewise obvious that the words absolute, divine, eternal, and so on do not express what is contained in them; and it is only such words which in fact express intuition as the immediate.” Pra, ne nuk duhet t’i marrim gjërat thjeshtë. Për shembull, kur flasim për pyllin, duhet të përfshijmë pemët, barin, lulet etj. Francis i Asisit trajtonte kafshët dhe shpendët si njerëzit. Koncepti i animizmit është përmendur në Tora dhe Kabbalah (interpretimi mistik i hebrenjve). Në librin Esenca Shpirtërore shkruhet: “Gjithçka, prej shkëmbinjve, kafshëve dhe njerëzve, ka shpirt dhe soul.”

Pse Zoti është i prekshëm dhe “Shpirti” real

Sipas Biblës, profetët që rrugëtuan në përjetësi me Zotin janë tre: Enoch, Elijah dhe Jezu Krishti. Sipas Shkrimit Shenjt, Enoch dhe Elijah nuk provuan vdekjen e soul (trupit). Ndoshta Hyu kishte plane të tjera për Profetët. Në Bibël, i vetmi që provoi vdekjen e trupit dhe ringjalljen ishte Jezu Krishti, Biri i Tij… Glory of God!

Padashur, disa gabojnë kur përdorin fjalën reincarnation për ngritjen e Jezu Krishtit nga varri. Rikarnimi dhe resurrection (ringjallja) janë dy terma që duken të njëjtë, por nuk janë të tillë. Kur njeriu vdes, soul (trupi me qenësinë e tij) bëhet pluhur. Ndërsa shpirti (pneuma), si “chip hyjnor”, ruan çdo detaj të memories dhe, falë magjisë teleporte, kthehet në residencën e Zotit. Zotit. Ndërsa, në rinkarnim, shpirti përdor trupin dhe fytyrën e dikuj tjetër, jo si në rastin e Jezusit…,i vetmi privilegj absolut hyjnor ringjallur me trup e shpirt. Pa bërë të diturin, po jap një mendim origjinal: Orëndreqësi(Lajbnic për Zotin)”, përdor pendulus (lavjerrësin) në hapësirën pakufi të tik-takut surprizë. Hyu nëpëmjet rinkarnimit, tregon se nuk neglizhon asgjë! Raste si Shanti Dejvi e me rrallë deri tek James Leininger, ku dëshmia tij çuditi Amerikën, nuk mund të shpjegohen ndryshe…

Shenjtërit për shpirtin, nga S.Faustina, St.Padre Pio dhe St.Nënë Tereza

Saint Faustina thotë për shpirtrat: “Depict it is a of fire and suffering, where souls pray fervently but cannot help themselves.” Padre Pio nuk lë hapësirë për interpretim, por është shumë i qartë në zbërthimin e formulave krishtere mbi rëndësinë e shpirtit: “The Holy Spirit brings peace, tranquility, and humble sorrow, contrasting with the devil’s spirit, which incites agitation, anger, and pride, emphasizing that true spiritual distress isn’t from God.”

Sikurse shenjtërit e tjerë, Shën Tereza e Kalkutës mbush qënien e saj me thirrje shpirtërore që i drejtohet Hyut: “Mbushe shpirtin tim me frymën tënde të jetës… Shkëlqe përmes meje dhe ji në mua në mënyrë të tillë që çdo shpirt me të cilin të vihem në kontakt të mund të ndjejë praninë Tënde në shpirtin tim. Le të shikojnë lart dhe mos të shohin më mua, por vetëm Jezu Krishtin.”

Një histori e shkurtë shumë domethënëse e Nënë Tereza, përpara së të bëhej shenjtore.

Para se të bëhej shenjtore, një ushtarak i lartë amerikan u diagnostikua me tumor në krye. Mjekët i dhanë disa muaj jetë. Ai, si njeri shpirtëror, nuk pyeti Zotin pse ia kishte sjellë këtë lëngatë, por vendosi që muajt e fundit të jetës t’i kalonte duke shërbyer pranë Nënës Terezës në Kalkutë.

Ajo, kur e pa, u bë kurioze: çfarë e kishte sjellë një ushtarak të lartë në qendrën bamirëse të saj? Ajo iu afrua dhe e pyeti me dashuri. Ai i tregoi se kishte një tumor në krye dhe kishte menduar që ditët e fundit të jetës së tij (sipas parashikimit mjekësor) t’i kalonte duke shërbyer në kauzën bamirëse pranë Nënë Terezës. Ai e konsideronte këtë një obligim, nder dhe privilegj, nëse Nënë Tereza do ta pranonte. Ajo e vështroi me një radiancë qiellore (siç tregon më vonë ai), duke i thënë: “Jo, biri im, nuk është koha jote për të vdekur! Ti do të jetosh dhe do të lumturosh, duke gëzuar familjen dhe fëmijët e tu të bukur.” Rrëzëllimi i Nënës Terezë e ngrohu dhe i dha jetë.

Kaluan disa vite dhe erdhi dita e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan. Në Sheshin Shën Pjetri, “rastësisht”, ushtaraku i lartë që kishte kaluar ca kohë pranë Nënë Terezës takoi një adhurues të saj, Elmi Berishën (miku im i ngushtë), i cili më parë kishte financuar një shtatore të Nënë Terezës, të inaguruar nga Presidenti Rugova, Imzot Mark Sopi dhe komandantët e ushtrisë amerikane dhe italiane në Dardani. Në Vatikan, Elmi shoqërohej nga patrioti Sabit Bytyçi, dhe së bashku patën shansin të dëgjonin dëshminë e amerikanit, që dukej sikur kishte rënë nga qielli me porosi të Nënës Terezë, për t’u treguar besimtarëve se ajo ishte pranë tyre me veprat e saj.

Tek dëgjonte historinë e amerikanit, Elmi u përmallua dhe nuk mundi t’i mbante lotët. Ndërsa Sabiti, i mallëngjyer dhe i habitur, nuk po u besonte dot veshëve. Pas tregimit, ushtaraku amerikan prezantoi bashkëshorten e tij. Gjithashtu, tregoi se Zoti i kishte falur fëmijë të shëndetshëm, siç kishte parashikuar Nënë Tereza. Kur Elmi e pyeti: “Po tumori u zhduk?” ai iu përgjigj: “Aty është prej vitesh, por nuk më shqetëson aspak.”

Sabiti dhe Elmi u ndanë me oficerin me një përshtypje misterioze, që lindte dritë-hijet e konceptit dhe ndjesisë. Rrëfimi i tij shënon një fakt kokëfortë, një mrekulli që tregon forcën e Shpirtit Shenjtë. Tumori kishte vdekur brenda kafkës. Në këtë moment, koshienca punon mbi-orë: si kishte mundësi që midis mijëra njerëzve shfaqej ky njeri për të treguar një ngjarje kaq lapidare? Si kishte mundësi që pas takimit të mos bëhej asnjë foto, madje emri i oficerit dhe i gruas së tij mbeti enigmë?

Kjo ngjarje na pasuron me mendim të prerë: Nënë Tereza, posedonte një forcë shëruese Apostolike, që Krishti ua kish dhënë vetëm Apostujve. A mos vallë Nënë Tereza, ishte Shenjtore para kanonizimit?…Fakt që duhet të mirret në konsideratë për tu arkivuar si dokument (sa rrojnë  dëshmitarët), për të treguar një shkallë superiore brenda vërtetësisë legjitime për Shenjëtoren.

Dilema e Ajnshtajnit

Ajnshtajni, kur shikonte përsosmërinë e universit, mendonte se ishte e pamundur që të mos kishte “Krijues”, por jo Zot njerëzor. Për mua, “Krijuesi” i Ajnshtajnit është Zoti im, i juaji, “Qui omnia curate!” Besimtari nuk ka asnjë arsye të dëgjojë mosmirënjohjen që tërhiqet zvarrë nën frikën e dyshimit, kur brenda tij mbretëron vetë Shpirti Shenjtë me njëmijë ngjyra. Padyshim, SHPIRTI është çelsi i universit. Ai nuk shitet, nuk blihet, nuk burgoset, nuk varroset; por në kohën e provës së madhe… nuk rikthehet më!

Retrospektivë në fillimet e besimit monoteist – njësi barazuese

Porosia që la Inok (Enoch) për djalin Methuselah (i njohur si patriarku biblik), dhe pasuesit që do të vinin pas tij, The Book of Enoch, Chapter 108-3: “And wait ye indeed till sin has passed away, for their names shall be blotted out of the book of life and of holy books, and their seed shall be destroyed forever, and their spirits shall be slain, and they shall cry and make lamentation in a place that is a chaotic wilderness, and in the fire shall they burn; for there is no earth there.”

Ky mesazh prek aktualitetin dhe mbetet një këmbanë e fortë për sot e mot!

Shën Toma d’Aquini thotë: “Tek njeriu që ka fe, nuk ka nevojë për shpjegim. Tek njeriu i pafe, çdo shpjegim është i pamundur.”

Filed Under: Politike Tagged With: alfons Grishaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 2855
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër
  • Vatra Long Island dhe shkolla shqipe “Gjergj Fishta” ju ftojnë në festën e Pavarësisë së Kosovës më 15 shkurt 2026
  • Azem Shkreli, më i zëshmi zë i këndimit të kushtrimshëm të fjalës së shpirtshme
  • LIN DELIJA, ART, BESIM DHE IDENTITET NË MËRGIM
  • LIRIA KISHTE EMËR? PO HAGA E DREJTËSISË PSE S’ËSHTË ME DREJTËSINË?
  • Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
  • VATRA KËRKON DREJTËSI NË HAGË
  • Ornela Radovicka dhe kujtesa e Arbërisë – një udhëtim mes historisë, identitetit dhe qëndresës kulturore
  • 6000 SHQIPTARË TË ZHDUKUR NGA DIKTATURA, PRESIN DREJTËSI
  • GAZETA FRANCEZE (1954) / HISTORIA E DHIMITËR ZIKOS, SHQIPTARIT QË PIKTUROJ PORTRETIN E WINSTON CHURCHILL-IT ME KOSTUM BASK
  • Festimet e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Boston
  • EUROINTEGRIMI I PENGUAR DHE DEFAKTORIZIMI I SHQIPTARËVE NË MAQEDONINË E VERIUT
  • ZBARKIMI I POLITIKANËVE TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË NË WASHINGTON
  • Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut: E drejtë e pafundme e shqiptarëve – përdorimi i gjuhës shqipe si shtyllë kushtetuese dhe standard ndërkombëtar
  • Reçak a story of pain, sorrow and the triumph over death

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT