• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diaspora shqiptare e Amerikës dhe çështja e Kosovës

February 16, 2025 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi/

Diaspora shqiptare në SHBA e vitit 2025, mënjanë brohoritjeje për administratën e re në Shtëpinë e Bardhë, ose përqendrimit të panevojshëm, ditë e natë, në zgjidhjen e çështjeve individuale pa impakt mbi emergjencat e shqiptarëve në vorbullën e sotme të pandalshme botërore ku e drejta e vendosur ndërkombëtare nuk respektohet, do të ishte mirë të merrej me lobimin profesional dhe njohës, pranë Ekipit Udhëheqës Republikan, të Çështjes së Kosovës në të tërë dimensionet e veta, si dhe në informimin me prioritet të të njëjtëve, mbi Ne, mbi identitetin tonë kombëtar, rrugën tonë në histori, vendin tonë në Europë, perspektivën tonë integruese dhe mbi të gjitha mbi aksiomen se Arbëria nuk ka asnjë lidhje nacionale me Çështjen Gaza; vendi ynë nuk ka asnjë kapacitet ekonomik, financiar dhe territorial për të mbartuar mbi supet e saj të brishta pasojat e krizave të prodhuara gjetkë.

Sa nuk është vonë, sa kohë që ende Skicat e Çmendura të hedhura me cinizem dhe injorim mbi fatet e jetët tona, fillimisht në media, si tatim pulsi për të urtët që nuk bzajnë, nuk janë kthyer në Vendime Shigjetuese dhe të Pakthyeshme mbi trojet tona, ju vëllezër dhe motra të Arbërisë dhe Dardanisë në SHBA, që llogarisni për nga mundësitë kuptimore, loboni siç do të duhet për Atdheun e të Parëve, Shqiponjën me dy Shtete, në qoftë se nuk doni të vendoseni para fakteve të kryera, njëlloj siç po vendosen këto ditë Ukraina dhe populli i saj i martirizuar, ose palestinezët e Gazës.

Filed Under: Opinion

KOSOVA NGA FAKTORI GJEOPOLTIK RAJONAL TEK AI PERIFERIK!

February 16, 2025 by s p

Jusuf BUXHOVI*/

Nëse mund të thuhet se shteti i Kosovës është e arritura më e madhe e këtij shekulli, e mundësuar pas çlirimit nga pushtimi serb me ndërhyrjen e armatosur të NATO-s dhe nën drejtimin e SHBA-ve gjatë fushatës ajrore nga 24-10 qershor 1999, në vigjilje të përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të pavarësisë, po ashtu mund të thuhet se shteti i Kosovës, gjatë këtyre viteve nuk ia doli të rrumbullakojë procesin e konsolidimit as nga brenda e as nga jashtë. Përkundrazi ndodhi që nga faktori gjeopolitik rajonal të degradohet në periferi të saj!

Ky zhvillim nuk është as i rastit e as i paparashikueshëm, por në rrethanat e tanishme të tronditjeve të mëdha në skenën politike botërore të shkaktuara nga fitorja e Trumfit në SHBA që për pasojë kanë përmbysjen e deritanishme të multipolaritetit përmes vendosjes se një polariteti të ri gjeostrategjik, ku SHBA-të në raport me Rusinë skicojnë kornizat e reja gjeopolitike në përputhje me interesat e tyre ekonomike, anashkalohet Europa dhe mekanizmat e saj. Ky tektonizëm, për shtetin e Kosovës paraqet një sfidë thuajse ekzistenciale dhe kthehet në një shqetësimi të thellë ngaqë Kosova gjatë viteve të fundit, në saje të politikave që kanë qenë në shpërputhje me qëndrimet e aleatëve për konsolidim të brendshëm, në radhë të parë për t’i zgjidhur problemet me minoritetet (atë serb) në përputhje me normën kushtetuese ku parashihet edhe krijimi i asociacionit pa kompetenca ekzekutuese, në mënyrë që ata të integrohen, me zvarritje dhe veprime të tjera të pamatura, një problem teknik e ktheu në problem politik. Dhe, ç’është me keq, me krijimin e “Listës serbe” e drejtuar nga Beogradi, Serbisë iu hapën mundësitë për implikim të drejtpërdrejtë në jetën politike të Kosovës, që për pasojë patën krijimin e shtetit paralel në veri të drejtuar nga strukturat kriminale, përmes të cilave shteti i Kosovës jo vetëm që humbi mbikëqyrjen në veri, por njëherësh krijoi rrethana, për humbjen e kredibilitetit ndërkombëtar.

Por, edhe kur qeveria aktuale, gjatë dy viteve të fundit mori masa për t’i eleminuar straktuart paralele në Veri, ato u konsideruan “veprime të njëanshme”, pra pa marrëveshje me aleatët, gjë që u përcollën edhe me sankcione ndërkombëtare nga ana e Bashkimit Europian! Kur kësaj i shtohen edhe veprimet e pakoordinuara të qeverisë së Kosovës në raport me SHBA-të, sponsorisuesin dhe aleatin kryesor të shtetit të Kosovës, nuk është e habitshme kur shteti i Kosovës, në aspektin e gjeopolitikës rajonale, nga faktori i rëndësishëm, sot ndodhet në periferi të saj!

Ky realitet, që për shkak ka politikat e papërgjegjshme të udhëhequra për shumë vite nga akteret politikë që qeverisën vendin, që pushtetin politik, për interesa meskine personale dhe të klaneve politike, e kanë shfrytëzuar në dëm të konsolidimit të shtetit, mund të ketë pasoja tepër të rënda, pikërisht në rrethanat e tanishme kur politika amerikane, në përputhje me interesat e saj që u cekën më lartë, në marrëveshje me Rusinë dhe duke anashkaluar Bashkimin Europian, me arsyetimin që siç e tha dje nënpresidenti amerikan Vance në konferencën e sigurisë në Mynhen se “kërcënimi më i madh ndaj sigurisë së Europës vjen nga brenda dhe jo nga Rusia”, krahas raporteve të reja në sferat globale (veçmas me Kinën, Indinë dhe vendet arabe dhe islame), në pakon e fundit, të ridizajnojë edhe hapësirën e vendeve të Europës jugperëndimore, ku bie edhe Kosova, si shtet i pakonsoliduar.

Ky ridizajnim që është i pashmangshëm pasi që t’i jepet fund luftës së Ukrainës, natyrisht në marrëveshje me Rusinë, që sipas fjalëve të Vances, ajo nuk do t’i ketë më kufinjtë e dikurshëm e as nuk do të jetë anëtare NATO-s, që për politologun francez Gluksman, konsiderohet kapitullim para Rusisë i njëjtë me marrëveshjen e Çemblerenit në Mynhen në vitin 1938 kur për hire të paqes u sakrifikua Çekia, gjë që është afër mendsh që skenarët e tilla mund të përdoren edhe në Ballkan!

Meqë skenarët e tillë nuk mund të përjashtohen, është më se e domosdoshme që spektri i gjithanshëm politik i Kosovës, pozitë opozitë, pa përjashtim, duke lënë manash gabimet, hasmëritë dhe animozitet e tyre të deritanishme, të bashkohet për t’i dhënë përgjigje kësaj sfide ekzistenciale.

Opcioni i gjuhës së përbashkët të faktorit politik shqiptar në këto rrethana pas zgjedhjeve që sapo i lamë, me krijimin e një qeverie të kaolicionit të gjërë, është edhe më domethënës, kur kihen parasysh raportet që nxorën këto zgjedhje (pat pozicioni midis pozitës dhe opozitës), që hap mundësi për zvarritje deri te një krizë e re politike, që do të ishte fatale. Ngaqë, çfarëdo krize politike do të shfrytëzohej që Serbisë t’i bëhen favore në reaport me kërkesat e saj për krijimin e një autonomie secesioniste në Veri.

*Theksime nga fjala në bibliotekën e Gjilanit “Fan S.Noli” me lexuesit e dalluar.

Filed Under: Politike

GËZUAR KOSOVË 17- VJETORIN E PAVARËSISË

February 16, 2025 by s p

Miradije Berisha/

Në qytetin e bukur të Salzburgut, larg atdheut, por me zemrat gjithmonë të lidhura me të, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” mbajti me dashuri dhe përkushtim programin festiv për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ishte një pasdite e mbushur me emocion, krenari dhe ndjenja të thella atdhedashurie.

Fëmijët, të përgatitur me shumë përkushtim, sollën një atmosferë magjike me talentin dhe energjinë e tyre. Me veshjet tradicionale dhe buzëqeshjet plot gëzim, ata shpalosën një program të pasur me valle, këngë, recitime dhe pjesë skenike që prekën zemrat e të pranishmëve. Çdo fjalë e shqiptuar, çdo hap i hedhur në valle dhe çdo melodi e kënduar ishte një dëshmi e fortë e dashurisë për gjuhën, kulturën dhe historinë tonë të lavdishme.

Në sytë e të rriturve vezullonte mall e krenari, teksa shihnin brezin e ri duke mbajtur gjallë traditat dhe frymën e atdhedashurisë, pavarësisht largësisë nga vendlindja. Ishte pasdite që jo vetëm festoi pavarësinë e Kosovës, por edhe forcoi lidhjen shpirtërore mes shqiptarëve në diasporë, duke treguar se atdheu jeton në zemrat tona kudo që të jemi.

Në përfundim, duartrokitjet e fuqishme dhe emocionet e ndjera ishin dëshmia më e bukur se dashuria për Atdheun nuk njeh kufij, dhe se brez pas brezi, ajo do të vazhdojë të rrezatojë në zemrat tona.

Filed Under: Ekonomi

55 vjetori i Universitetit të Prishtinës!

February 16, 2025 by s p

Ambasador Flamur Gashi/

“Çdo shqiptar i shkolluar është një armik më shumë për Jugosllavinë!” – Millosh Cërrnjinski, shkrimtar dhe diplomat serb.

Hapja e Universitetit të Prishtinës ju hapi syt, zemrat dhe mendjen të gjithë shqiptarëve nën ish Jugosllavi.

Me këtë rast, kujtojmë me nderim dhe respekt të gjitha përpjekjet që çuan në themelimin e këtij Universiteti, veçmas kontributin e madh që kanë dhënë demonstratat e vitit 1968 dhe plejada e patriotëve shqiptarë që sakrifikuan çdo gjë për përparimin tonë kombëtar.

Me respekt të thellë, duhet të kujtojmë themeluesit e Universitetit dhe disa nga profesorët që kontribuan ndër vite në forcimin e Universitetit të Prishtinës si, Dervish Rozhaja, Gazmend Zajmi, Idriz Ajeti, Mark Krasniqi, Esat Mekuli, Musa Haxhiu, Muslim Mulliqi, Hajredin Hoxha, Fehmi Agani, Syrja Pupovci, Minir Dushi, Feriz Krasniqi, Ali Hadri, Zekirja Cana, Anton Çetta, Hasan Mekuli, Osman Imami, Mehmet Begraca, Gazmend Shaqiri, Eshref Ademaj, Ejup Statovci, Zejnel Kelmendi, Nexhat Daci, Rexhep Ismajli, Besim Bokshi, Hivzi Islami, Isuf Krasniqi, Sabri Hamiti, Anton Berisha, Enver Hasani, Arsim Bajrami, Ramadan Zejnullahu, Marian Demaj, si dhe një plejadë të tërë intelektualësh dhe patriotësh të vyer, që u bënë pishtarë të dijës dhe të kulturës sonë kombëtare.

Pa dyshim, rol të pazëvendësueshëm në të gjitha përpjekjet tona kombëtare kanë dhënë studentët e këtij Universiteti, të cilët krahas studimeve, janë përfshirë edhe në zhvillimet politike në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare nën ish Jugosllavi.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës është një ngjarje që e ndan historinë e Kosovës në dy epoka: periudha e shoqërisë së saj pa universitet dhe me universitet.

Para universitetit, niveli i analfabetizmit në Kosovë mezi ishte zbritur në 40 për qind, pas organizimit të kurseve kundër analfabetizmit në vitet 1950.

Pas universitetit, përhapja e ndikimit të tij ishte bërë e pakontrollueshme, gjë kjo e paparashikueshme.

Universiteti i Prishtinës ka një histori të vrullshme që e parë bashkë duket e habitshme të ketë ngjarë në vetëm 55 vjet. Madje jo vetëm histori, sepse Universiteti i Prishtinës ka edhe një “parahistori” – e kaluara që e solli atë.

Paradoksalisht, disa nga fakultetet e Universitetit të Prishtinës janë më të vjetra sesa vetë ai.

Fakulteti Filozofik së pari, si më i vjetri, i themeluar që më 1960, apo Fakulteti Juridik-Ekonomik, që ishte hapur një vit më pas. Por të dy këto fakultete funksiononin si pjesë e Universitetit të Beogradit, atë kohë kryeqytet i Jugosllavisë.

Do të duhej të kalonte fiks një dekadë nga hapja e fakultetit të parë në Kosovë, për të ardhur tek hapja e universitetit të parë: 10 vjet nga Fakulteti Filozofik tek Universiteti i Prishtinës.

Në vitin 1968, kur në rrugët e Parisit dhe Pragës ishin dyndur mijëra njerëz për të protestuar, në Prishtinë dhe mbarë Kosovën mijëra shqiptarë do të protestonin po ashtu kundër diskriminimit politik dhe social të tyre në Jugosllavi. Parullat përmbanin kërkesa: “Duam Flamur Kombëtar”, “Duam Kushtetutë”, “Duam Republikë” dhe “Duam Universitet”…

Një kontributë të veçantë në zhvillimin e Universitetit të Prishtinës gjatë viteve ’70 kanë dhënë edhe profesorët nga Tirana të cilët nuk kursyen asgjë, me aq sa lëjohej në kushtet që ishin për zhvillimin dhe konsolidimin e Universitetit të Prishtinës….

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall “Ditë e Universitetit të Prishtinës”.

Gëzuar Dardani!

Gëzuar kombi ynë!

Filed Under: Rajon

VATRA FESTOI 17 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

February 16, 2025 by s p

Sokol Paja/

New York, 17 Shkurt 2025 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra bashkoi shqiptarët e Amerikës në Bronx për të festuar 17 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Një festë madhështore e shoqatave atdhetare, organizatave patriotike, aktivistëve të çështjes kombëtare, veprimtarëve e patriotëve që kanë kontribuar historikisht për kombin, atdheun e komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha falenderoi liderët e komunitetit shqiptar për pjesëmarrjen në festën e Kosovës dhe renditi sfidat me të cilat është përballur shteti i Kosovës nga shpallja e pavarësisë deri në ditët e sotme. Kryetari Dr. Elmi Berisha në fjalën e tij përmendi ndër të tjera sakrificat për liri e pavarësi të shqiptarëve të Kosovës, veprën e ndritur kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërhyrjen e NATO, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare të Amerikës dhe përkujdesjen e Federatës Vatra për çështjen e Kosovës. Z.Asllan Bushati në fjalën e tij deklaroi: “Lavdi atyre që qëndruan e sakrifikuan në burgjet serbe për lirinë e Kosovës”. Z. Halil Tetaj në fjalën e tij bëri një paralelizëm historik e kombëtar nga koha e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, veprimtaria e humanizmi i Nënë Terezës, presidenti historik Rugova, UÇK, NATO e sakrificat e shqiptarëve deri te liria e Kosovës. Veprimtari i çështjes kombëtare Agim Aliçkaj kërkoi që të forcojmë Kosovën dhe Shqipërinë se shqiptarët janë kombi më i ndritur në botë dhe apeloi kundër përçarjeve politike e komunitare. Z. Bujar Verzivolli theksoi vëllazërinë e pandarë mes shqiptarëve në këtë ditë historike për shtetin e Kosovës, për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës pasi jemi një komb, një gjuhë, një gjak. Z. Bashkim Shehu vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe shqiptarëve për lirinë e Dardanisë. Z. Sokol Lulgjuraj drejtor ekzekutiv i Qëndrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan theksoi si vlerë vëllazërinë ndërfetare në aspektin social e fetar mes shqiptarëve. Artisti Shaban Lajçi emocionoi të pranishmit me recitimin e disa vargjeve patriotike kushtuar pavarësisë së Kosovës. Një festë atdhetare madhështore me Adem Jasharin e Ibrahim Rugovën në sfond, kushtuar Kosovës që do të mbahet mend gjatë në memorien e komunitetit shqiptar në Amerikë.

Gëzuar Kosovë, përjetë e mot.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 654
  • 655
  • 656
  • 657
  • 658
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT