• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA KËRKON DREJTËSI NË HAGË

February 10, 2026 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe mbarë bashkësia shqiptaro-amerikane i apelon Tribunalit të Hagës për një drejtësi të ndershme, të moralshme, të paanshme dhe të bazuar në fakte e prova të pakundërshtueshme, jo të bazuar të falsifikimet serbo-ruse. Kërkesa për dënim 180 vjet burg për çlirimtarët dhe luftëtarët e lirisë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi është një marrëzi dhe fyerje jo vetëm për luftën e drejtë të UÇK por për mbarë kombin shqiptar.

Aktakuza bazuar në prova të rrejshme dhe dëshmitarë të stisur e qesharakë është çmenduri dhe fyerje për vetë sistemin ndërkombëtar të drejtësisë.

Civilizimi perëndimor duhet ta ndalojë këtë turp.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë, e pastër, e ligjshme, e moralshme dhe e domosdoshme për mbijetesën e popullit shqiptar në Kosovë përballë regjimit okupator e gjenocidal serb. UÇK është krenari, histori, frymëzim, integritet dhe dinjitet kombëtar. Askush nuk mund ta baltosë apo njollosë lavdinë, pastërtinë, shpirtin dhe nderin e Lëvizjes Çlirimtare që dëboi e theu përgjithmonë regjimin gjakatar serb.

Federata Vatra dhe mbarë bashkësia shqiptaro-amerikane i apelon Perëndimit dhe Institucioneve Amerikane që të ndalojnë e refuzojnë këtë turp padrejtësie në emër të drejtësisë ndërkombëtare. Çlirimtarët dhe Luftëtarët e lirisë janë frymëzim dhe nderim i përjetshëm për çdo shqiptar. Fatet e Kosovës dhe kombit shqiptar vendosen vetëm në Uashington.

Liria e Kosovës është rezultat i sakrificës sublime të popullit të Kosovës, miqve e aletëve të kombit tonë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera dhe krenaria e kësaj sakrifice për liri, shtet dhe dinjitet kombëtar.

Dr. Elmi Berisha,

Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”

Filed Under: Politike

Ornela Radovicka dhe kujtesa e Arbërisë – një udhëtim mes historisë, identitetit dhe qëndresës kulturore

February 10, 2026 by s p

Nga Mihal Ciko

Gazetar

Historia e intelektualit shqiptar në shekullin XX është shpesh një histori heshtjeje, sakrifice dhe kërkimi të vazhdueshëm për liri shpirtërore. Për dekada me radhë, sistemi komunist në Shqipëri ndërpreu lidhjet natyrore kulturore me botën shqiptare jashtë kufijve, duke izoluar jo vetëm njerëzit, por edhe kujtesën historike. Në këtë kontekst, pas viteve ’90, shumë intelektualë shqiptarë u kthyen drejt burimeve të identitetit, duke kërkuar në histori, gjuhë dhe traditë atë që ishte mohuar për një kohë të gjatë.

Në këtë hapësirë kërkimi dhe rilidhjeje kulturore shfaqet edhe figura e studiueses dhe aktivistes Ornela Radovicka, e cila prej vitesh është angazhuar në promovimin e kulturës dhe gjuhës arbëreshe. Veprimtaria e saj lidhet ngushtë me përpjekjet për të ruajtur një trashëgimi pesëshekullore, të mbijetuar larg atdheut, por të ruajtur me një përkushtim të rrallë nga komunitetet arbëreshe të Italisë.

Bota arbëreshe përfaqëson një nga dëshmitë më të forta të qëndrueshmërisë së identitetit shqiptar. Arbëreshët, të larguar nga trojet shqiptare pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, ruajtën gjuhën, ritin, këngët dhe kujtesën historike si një formë rezistence kulturore. Pikërisht kjo vazhdimësi e pashkëputur ka tërhequr studiues dhe aktivistë, ndër ta edhe Radivuckën, e cila e sheh arbërishten jo thjesht si një dialekt, por si një dëshmi të gjallë të historisë shqiptare.

Në aktivitetin e saj kulturor dhe studimor, ajo ka theksuar shpesh rrezikun e zhdukjes së gjuhës arbëreshe dhe nevojën për ndërgjegjësim, sidomos tek brezat e rinj. Përmes shkrimeve, pjesëmarrjes në aktivitete kulturore dhe bashkëpunimit me institucione albanologjike, ajo ka kontribuar në afrimin e botës arbëreshe me hapësirën kulturore shqiptare, duke e parë këtë lidhje si një rikthim simbolik të historisë së ndarë.

Figura të tilla përfaqësojnë një brez intelektualësh që, pas rënies së izolimit ideologjik, u përpoqën të rindërtojnë urat e ndërprera të kulturës shqiptare. Në këtë kuptim, angazhimi për Arbërinë nuk është vetëm një interes akademik, por edhe një akt kujtese dhe përgjegjësie ndaj historisë.

Sot, në një kohë globalizimi dhe asimilimi kulturor, puna e aktivistëve dhe studiuesve të botës arbëreshe merr një domethënie të re. Ajo shërben si kujtesë se identiteti nuk mbijeton vetëm përmes historisë së shkruar, por përmes njerëzve që zgjedhin ta jetojnë dhe ta mbrojnë atë çdo ditë.

Në këtë rrugëtim, kontributi i Ornela Radovickës mbetet pjesë e një përpjekjeje më të gjerë: ruajtjes së një trashëgimie që lidh të kaluarën me të ardhmen dhe që i jep kulturës shqiptare një dimension europian të hershëm dhe të qëndrueshëm.

Filed Under: Reportazh

6000 SHQIPTARË TË ZHDUKUR NGA DIKTATURA, PRESIN DREJTËSI

February 10, 2026 by s p

Kryeministri i Shqipërisë Zoti Edi Rama në podcast e tij (se nuk i mjaftojnë mediat që i paguan vetëm për propogandën e tijë) me lot korkodili deklaroi se nuk prehen të qetë të vrarët e protestës 21 janarit, dhe kërkoi drejtësi për familjarët e tyre. Të kërkojsh drejtësi për një krim shtetror që kryhet ndaj atyre shqiptarve që kan mendim ndryshe,  dhe nuk e duan një qeveri, është më se normale, dhe i jap të gjithë mbështetjen time morale qytetare dhe mbështetjen e  gjithë ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, bashkëvuajtësve të mi! Por të kërkojsh drejtësi vetëm për ata që ti i ke militantë të partisë tënde, dhe të heshtësh ndaj atyre që ju u mor jeta nga ish partia që trashëgoni ju si Kryeministër, është racizëm politikë, që një Kryeministri nuk i lejohet, përkundrazi tregon urretje klasore ndaj kundërshtarve politikë,  për të cilën diktatura i vrau dhe ju mori jetën mbi 6000 qytetarve shqiptarë nga gjithë krahinat e vendit. 

 Si forcë politike, të heshtësh për tre dekada, ndaj  krimit  të hidhur tragjik që i ka ndodhur kombit tënd me  humbjet e jetëve njerzore të bashkombasve tuaj, është e pa pranueshme në një sistem ku jeta është shejtë,  dhe të bën palë me xhelatët që i kryen këto krime.

Heshtja e juaj si Kryeministër, përball genocidit shtetrorë që kreu partia e punës Shqipërisë ndaj 6000 qytetarve shqiptarë që kundërshtonin diktaturën, është këmbanë alearmi për paqen në mes shqiptarve. Këto krime çnjerzore duhet të trondisin shtetin e ashtuquajtur demokratikë dhe duhet të ndërgjegjësojn  jo vetëm  Kryeministrin, Kryetarin e opozitës, por çdo shqiptar që flet shqip. 

Kush ishin këta shqiptarë që u pushkatuan në kohë paqje dhe jo lufte? Ata i kishin dhënë  kombit pamvarsinë, kishin ndërtuar shtetin e parë shqiptarë, ishin antifashistat e parë shqiptar ndaj pushtimit fashistë, Ata  mbrojtën jetë njerzore Hebrejt, përballë makinerisë çfarosëse të nazizmit, duke rrezikuar jetët e familjeve të tyre. Me veprën e tyre humane e vendosën kombin shqiptarë në plejadën e nderit botërorë! Këta korifej të lirisë, dhe mendimit ndryshe, u vranë që Shqipëria të ishte pjesë e Europës, që vendi të kishte sistem demokratik, që qytetarët të kishin lirinë dhe pronën e tyre. 

Këta martirë Zoti Kryeministër sot nuk kan një varr, dhe nuk dihet se ku i kan kufomat.

 Jetët e tyre  i vrau ideologjia staliniste e diktatorit më famkeq që ka njohtë Europa e pas luftës së dytë botërore krimineli Enver Hoxha. Ajo ideologji që europa e dënoi në vitin 1956, fatkeqësishte vetëm Shqipëria që sundohej nga një parti kriminele staliniste  nuk e dënoi. 

Dhe forca politike që doli në “90”  jo vetëm nuk e dënoi këtë idologji çfarosëse por përkundrazi pranoi të kishte bashkëudhëtare, e sistemit pluralistë partinë që i kreu këto krime. Partia që drejtoni ju Zoti Kryeministër, ndrroi emrin në vitin 1991 dhe u vetquajt parti socialiste dhe që e drejtoni prej 20 vitesh! Këta familje që provuan plumbat, vuatjet dhe burgjet politike dhe dolën në liri  në “90” falën që Shqipëria të mos kishte gjak, urretje, por ata kërkuan nga partia e juaj që ti dënoni këto krime. Ju si forcë politike ndoqët një rrugë të gabuar aspak  ligjore dhe njerzore dhe që nuk i shërbente pajtimit kombëtar. Nën petkun e demokracisë zgjodhët të mbroni ideologjinë dhe diktaturën në rrugën e pluralizmit. 

Ju sjellim në vëmendje para tre muajsh,  proklamatën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në shërbim të paqes shpalli Javën antikomuniste në  nëndor 2025 ku deklarohej : “Në 34 vitet që nga përfundimi i Luftës së ftohtë , bota ka dëshmuar  si triumfin e demokracisë, ashtu dhe këmbguljen e tiranisë në forma të reja. Zërat e rinj përsërisin gënjeshtrat e vjetra, duke i veshur ato  me gjuhën e “drejtsisë sociale” dhe “socializmit demokratik”, por mesazhi i tyre mbetët i njëtë:  “hiqni dorë nga liria juaj, vendosni  besimin tuaj tek pushteti  i qeverisë dhe shkëmbeni premtimin e mirëqënjes  me ngushëllimin e e zbrazët të kontrollit”. Amerika e refuzon këtë doktrinë  të ligë.”

 A refuzoi Shqipëria këtë doktrinë të ligë, Jo. Përkundrazi vazhdoi mbrotjen e diktaturës duke u fshehur mbas gënjeshtrave të pjesëmarrjes së komunistave në luftën e  dytë botërore! Shqipëria heshti ndaj krimeve të diktaturës, Dy forcat politike PS dhe PD  “formalisht” në 90 e shpallnin veten antidikaturë, por gjatë tre dekadave nuk e dënuan diktaturën me ligj. 

Dhe zgjodhën heshtjen ndaj krimeve makabre të partisë së diktatorit Enver Hoxha. 

Mbas 35 vitesh sot janë  ndërtuar institucjone” formale”demokratike,  por të komanduar nga partia shtet. Sot zgjedhjet janë monopol të partisë dhe jo të popullit. Nga një “shtet demokratik ku menduam në 90 të ndërtonim,” sot jemi kthyer në një shtet ideologjik partiak.  Vlerat e indivitëve  i përcaktoni Ju si Kryeministër, dhe jo kontributi i qytetarëve ndaj kombit. Nqs nuk i përket partisë tënde, dhe jetën ta japish për kombin nuk mund të quhesh atdhetar,  por armik. Edhe diktatura Zoti Kryeministër, bënte zgjedhje “formale” me 99% votusish, e njëta gjë po ndodh tani në venditn tonë. Dy Parti kan kapur sistemin demokratikë, dhe e kan kthyer në një sistem partiak, dhe nuk e lënë as të jetoi as të vdesi.

Nqs nuk ke lidhje me diktaturën, kundërshtarit politikë  nuk i lejohet  të votohet, jo ma të drejtoj  institucjone. Sot drejtsia është në kllapi të pushtetit ekzekutivë. Shoqëria civile, media, nqs nuk i shërbejnë pushtetit do të penalizohen. Sindikatat nuk ekzistojnë se nuk ka ekonomi tregu, por ekonomi formale dhe aspak kapital dhe bisnese që i shërbejnë zhvillimit të vendit. 

Militantët që u vranë me 21 janarë , janë shqiptarë dhe duhet drejtësia të veproi! 

Dhe ata djem që u vran në Vlorë në 97 nga forcat militante të partisë tuaj janë shqiptarë dhe ata duan drejtsi. Por partia e juaj Z.Kryeministër ata që vranë Besnik Hidrin, dhe Lekë Çokun që ishin të përndjekur politikë, vrasërit i banë deputetë!    C:\Users\Besim Ndregjoni\Desktop\Të pushkatuarit nga diktatura komuniste.jpg              

     Mbi 6000 shqiptarë të vrarë dhe zhdukur kufomat. 35 vite presin drejtsi Z. Kryeministër!

Sot mbas 35 vitesh 6000 qytetar bashkombas tuaj janë shqiptarë,  nuk kan një varr për ti nderuar se këta martirë të lirisë nuk janë militantë politikë të forcës tënde politike!

 6000 familje shqiptare,  nuk kan një ditë kujtese siç e kan hebrejtë, për të i nderuar jetët e tyre.  Mbi gjakun e pafajshëm të këtyre korifenjve ju politikanët e pas 90 nuk zgjodhët Kujtesen , por harresën. Këta 6000 shqiptarë kërkojnë drejtsi Zoti Rama dhe drejtuesi i opozitës Dr. Berisha. Heshtja e pozitës dhe opozitës ndaj krimit të zhdukjes së kufomave të mbi 6000 shqiptarve  ju ban bashkëfajtor para shoqërisë dhe kombit shqiptar!

Të  fshehur nën petkun e demokracisë luftuat për tre dekada  të fshinit  krimet kundra njerzimit! Dhe as nuk skuqeni, e  as nuk zverdheni si shqiptar, por silli si  sundues  barbar, ndaj këtyre familjeve,  vetëm se ato kundërshtuan diktaturën. 

Familjarë e të zhdukurve skërkuan hakmarrje, por vetëm drejtsi! Sjellja e pushtetit ndaj këtyre familjeve, duke ju mohuar të drejtat më  elementare të gjetjes së kufomës, është krim që sjell pasoja. 

Të mendojsh se me anën e pushtetit mund të i fshish krimet dhe mund të friksojsh shqiptarët të bën bashkëfajtor me xhelatët e djeshëm që i ekzekutuan këto krime ndaj qytetarve që kërkonin Liri. Ku vemi Zoti Kryeministër? Pse hesht Dr. Berisha, ndaj krimit komunistë.

 E verteta Zoti Kryeministër nuk mbulohet me pushtet as me dhunë, ajo është e hidhur por na ban qytetar të lirë të këtij vendi! Si mund ta keni ndërgjegjen të qetë kur mbi 6000 shqiptarë nuk kan mundësi të ndezin një qiri, apo të bëjnë një lutje për Gjyshin, babain, nënën, motrën , vëllain, dajën. A mund të ketë paqe Shqipëria ku ka 6000 shqiptarë janë të zhdukur. 

Ku lotët e atyre familjeve nuk janë tharë, dhe Ju si drejtues të këtij vendi nuk nderonin jetët e tyre. 

Sot publikishtë të bëj thirrje publike, Ju si Kryeministër, dhe Dr. Berishës si Kryetar i opozitës,  në emër të të zhdukurve të komunizmit kërkoni  falje publike,  familjeve të 6000 të zhdukurve të partisë punës Shqipërisë. Mos pengoni  ligjin për të denuar krimet e komunizmit! E kundërta që keni bërë deri tani, dhe ju kan  njollosë para kombit për heshtjen tuaj. Gjaku nuk bëhet ujë thotë një fjalë e urtë shqiptare.

 Drejtësi për të gjithë shqiptarët që i vrau politika enveriste  për interesa të sajë! 

Si katër të  vrarët e 21 janarit,  dhe 6000 të vrarët e të zhdukurit kufomat janë shqiptarë, bashkombasit tuaj dhe kërkoju falje dhe jepuni  drejtsi! Drejtësia ndaj këtyre shqiptarve na fut në Europë, se këto ishin lajmëtarët e parë të europës në një kohe kur Shqipëria nuk mund të merrte frymë.

Kemi 35 vite që presim drejtësi për të zhdukurit, është detyra jote si Kryeministër, dhe e opozitës që drejtohet nga Dr. Berisha  ta dënoni  krimet e komunizmit, të kërkoni falje, dhe ta dërgoni shoqërinë drejt një pajtimi kombëtar. Kur drejtsia  të veprojë  e barabartë, Shqipëria do të ketë liri dhe paqe! 

Besim Ndregjoni

Filed Under: Interviste

GAZETA FRANCEZE (1954) / HISTORIA E DHIMITËR ZIKOS, SHQIPTARIT QË PIKTUROJ PORTRETIN E WINSTON CHURCHILL-IT ME KOSTUM BASK

February 9, 2026 by s p


Dhimitër Ziko — Burimi : Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque, e enjte, 23 dhjetor 1954, f.3
Dhimitër Ziko — Burimi : Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque, e enjte, 23 dhjetor 1954, f.3

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 shkurt 2026

“Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque” ka botuar, të enjten e 23 dhjetorit 1954, në faqen n°3, historinë asokohe të Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-in me kostum bask, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

E njihni ?… Dhimitër Ziko, dekorator, portretist dhe poliglot

Burimi : Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque, e enjte, 23 dhjetor 1954, f.3
Burimi : Le Journal de Biarritz et de la Côte Basque, e enjte, 23 dhjetor 1954, f.3

Dhimitër Ziko është padyshim një nga figurat më të njohura, më të pëlqyeshme dhe më piktoreske në Biarritz-in e sotëm.

Ashtu si shumë nga bashkëqytetarët e tij, ai lindi larg Biarritz-it, në fakt shumë larg, në Tiranë, kryeqytetin e Mbretërisë (sot Republika Popullore) të Shqipërisë. Dhuntitë e tij e destinuan atë për pikturë. Ai udhëtoi për t’u perfeksionuar.

Ai studioi në Shkollën e Arteve të Bukura të Athinës (djepi i Arteve), pastaj udhëtoi nëpër Rusi. Ishte në fillim të revolucionit, udhëtimet nuk ishin të lehta ; për t’u kthyer në Shqipëri, atij iu desh të bënte një devijim nëpër Mançuri dhe Kinë.

Me t’u kthyer në atdhe, ai dizajnoi pullën postare dhe monedhat e para me imazhin e Mbretit Ahmet Zogu, të cilat i siguruan një bursë për të studiuar në Paris. Prej andej, ai shkoi në Biarritz, i punësuar nga Société des Cinémas de la Côte Basque si dizajner posterash. Ai u ndje aq mirë atje sa që vendosi të qëndrojë.

Biarritz-i e përqafoi këtë shqiptar të gëzuar dhe mirëdashës. Po aq sa talentin, miqtë e tij e vlerësonin humorin e tij të vazhdueshëm dhe sinqeritetin. Ziko nuk i fshehu kurrë ndjenjat e tij, të cilat pothuajse i kushtuan shtrenjtë. Ai u arrestua për “vërejtje përçmuese” për ushtrinë gjermane. Por ylli i tij me fat e çoi në burgun Château-Neuf në Bayonne, ku qëndroi për shtatë muaj… dhe ku pikturoi 45 portrete. I mbyllur brenda katër mureve, Ziko gjeti një mënyrë për të siguruar jetesën për familjen e tij. Është e vërtetë që drejtori i burgut francez bëri çmos për të favorizuar bashkëqytetarët e tij, dhe Ziko, francez në zemër, konsiderohej një prej tyre. Ziko nuk e ka harruar. Në Bordeaux, ku punon tani, drejtori i burgut herë pas here merr vizita miqësore nga ish-i burgosuri i tij.

Ziko është piktori i sipërfaqeve të mëdha, skenografisë së teatrit dhe tabelave të mëdha reklamuese që të gjithë në Biarritz e njohin.

Ai më parë firmosi dekorimin e kabaresë “La Venta”, në Kazinonë Bashkiake, dhe Suzanne Raymond gjeti tek ai një bashkëpunëtor të çmuar kur nisi rinovimin e Kazinosë Bellevue.

Si portretist, Ziko zgjodhi personalitete të shquara, duke përfshirë Papa Piun XII, Winston Churchill (me kostum bask) dhe shumë të tjerë. Portretet e tij me bojëra uji (akuarel), të vizatuara dhe të përgatitura me shumë kujdes, janë të jashtëzakonshme për mjeshtërinë e tyre. Në fakt, në akuarel ai jep më të mirën e vetvetes. Ai ekspozoi veprat e para pesë vjet më parë. Njerëzit e njihnin gëzimin relativisht “Rabelais-ien” të Zikos. Ata u habitën kur panë kaq shumë freski dhe poezi të thjeshtë në shprehjen e tij.

Një udhëtar me përvojë, Dhimitër Ziko është poliglot. Kur u vendos në Biarritz, ai fliste rrjedhshëm shqip, frëngjisht, greqisht, rusisht, italisht dhe gjuhë të tjera, të cilave tani u shton edhe gjuhën gaskone. Por ai pranon se pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk ka mundur të mbajë mend më shumë se dhjetë fjalë baske.

Filed Under: Kulture

Festimet e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Boston

February 9, 2026 by s p

Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, VATRA në Boston, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit, organizon një aktivitet të veçantë në nderim të kësaj dite historike.

Të ftuar specialë do të jenë ish-kongresmeni shqiptar-amerikan Joseph J. DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirley DioGuardi.

Më 14 Shkurt 2026 (Shtunë) në Ora 10:00 – 11:30 në Harvard University, do të mbahet një kumtesë e hapur me pjesëmarrjen e tyre.

Më pas, në ora 12:00pm do të mblidhemi në sheshin Bashkisë së Bostonit për ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Kosovës, organizuar nga VATRA dhe MAASBESA, në nderim të dëshmorëve dhe sakrificës për liri.

Të ftuar nderi në këtë aktivitet do të jenë z. DioGuardi dhe znj. DioGuardi.

Ju ftojmë të gjithë të bashkohemi për të festuar këtë ditë të shenjtë me krenari, respekt dhe unitet kombëtar.

Lavdi Dëshmorëve!

Rroftë Kosova e Lirë!

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • …
  • 2929
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës
  • A KA PASUR LIBRA SHQIP PARA PUSHTIMIT OSMAN?
  • NGA FUSHA E SPORTIT TE ARKITEKTURA E SHTETIT
  • Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
  • Fondacioni “Kalo” ringjall Luzatin e hershëm në Tepelenë
  • SALIH ZOGIANI – ERUDITI QË SHNDËRROI ANEKDOTËN NË THESAR TË KOMBIT
  • 115-VJET NGA KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE: NGA PUSHKA TE SHTETI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT