• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trump-2, pritshmëritë dhe sfidat madhore!

November 20, 2024 by s p

GJENERAL PIRO AHMETAJ/

Ndërkohë që po përmbyllet entuziazmi i fitores së merituar dhe spektakolare (Shtëpinë e Bardhë, Senatin, Kongresin dhe votën popullore) kundër të gjithëve, pra kundër kundërshtarëve, faktorëve (fake-news, deep fake dhe exit polleve fake) etj., zemrat, mendjet dhe shpresat (hearts & minds & hopes) e mbi 340 milionë amerikanëve, por edhe botës, janë drejtuar nga Domald Trump, mbas marrjes së detyrës në janar 2025. Në vijim gjeni përmbledhje mbi sfidat dhe pritshmëritë madhore të Presidencës së dytë për 4 vitet në vijim: Së pari, përgjatë 4 vitet në vijim, Trump-2 do të përballet me “betejën e jetës së tij”, pra me premtimin solemn për ta bërë Amerikën përsëri të madhe (e shqipëruar edhe më të fortë), ose një superfuqi të pakonkurrueshme dhe të pamposhtur në shekujt që vijnë.

Amerikanët votuan dhe besoj janë shpresëplotë se Trump-2 do ta shpëtojë/shërojë USA nga “Deep State” (faktorë të nëndheshëm); demokracia fasadë, korrupsioni, ushtria e burokratëve me kollaro demokratike, si dhe interesat e filantropistëve që kanë pushtuar shtetin amerikan, DASH dhe institucionet federale. Për sa i përket ekonomisë, pothuaj të gjithë amerikanët janë të sigurt, se Trump-2 do të vijojë me sukses uljen e taksave (nga 35 në 21% (mandatin e 1-rë) në 15 %) dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Po ashtu, shumica dërrmuese besojnë se ai do t’i përmbushë premtimet për politikat e ashpra kundër krimit të organizuar dhe emigrantëve të paligjshëm, për vlerat konservatore të familjes, pabarazitë racore, komunitetet e margjinalizuara, si dhe për forcimin dhe kohezionin e kombit amerikan.

Së dyti, tashmë të gjithë e pranojnë (edhe humbësit), se SHBA dhe bota po trashëgon një statuskuo edhe me të errët në fushën e sigurisë se ajo që ai la në 2021. Kështu, Trump2 do të përballet me një botë shumë më të tronditur nga luftëra të përgjakshme si dhe konfliktet të pazgjidhura në Ukrainë, Lindjen e Mesme, rritje të tensioneve me Kinën mbi Tajvanin etj.. Sfidat më kritike mbeten politikat dhe qasja e Trump-2 me 4 vendet diktatoriale, Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani. Ndërkohë, 50 mijë ushtarë rusë dhe koreano-veriorë në tokën ruse janë gati të nisin një mësymje të përgjakshme kundër Ukrainës, çka: “me zgjedhjen e Trump-2, sigurisht nuk ka për të ndodhur”!

Të jemi të vërtetë, asnjë nga këto sfida nuk do të kishte qenë ndryshe nëse znj. Harris do të ishte zgjedhur Presidente. Dallimi thelbësor gjendet në mënyrën se si Trump-2 do të përdorë fuqinë e lidershipit, krenarisht më të fortë ndaj këtyre kundërshtarëve, ose armiqve potencialë, z.Trump kurrë nuk ka bërë premtime majtiste dhe nuk ka gjasa që këtë mandat t’u flasë amerikanëve me termat e “gjeostrategjisë së madhe”.

Ajo që të gjithë shpresojmë është që Trump-2 të bashkojë fuqinë ekonomike, ushtarake, diplomatike, teknologjike dhe forcën e leadership-it të tij jo vetëm për të ta rikthyer USA si një superfuqi të pakonkurrueshme, por edhe për një botë me të paqme. Për ta ilustruar pritshmeritë nga qasja e fortë Trump-2, po sjellim si referencë ilustruese 3 mësime nga historia, kur falë angazhimit, kontributeve si dhe fuqisë së pakonkurrueshme ushtarake të SHBA:

(a) Bashkimi Sovjetik u tërhoq (me bisht në shalë) nga pragu i një konflikti bërthamor, SHBA për vendosjen e raketave në Kubë në 1962. (b) Më 1989 u rrëzua Muri i Berlinit dhe përfundoi Lufta e Ftohtë.

(c) Tri fuqi gjakatare të Luftës së II (Gjermania e Hitlerit, Italia e Musolinit dhe Japonia Perandorake) u gjunjëzuan në maj 1945, ndërsa Japonia në shtator 1945, pas bombardimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit.

Mësimi i përbotshëm nga këto tri fitore/ fakte historike është se fuqia e USA dhe vendimet e Presidentëve amerikanë kanë qenë vendimtare, apo jo? Prandaj mbetem shpresëplotë se Presidenti Trump-2 do ta ndalë luftën dhe do u japë një mësim boshtit të agresorëve kundër paqes, lirisë, ose kundër së keqes së përbashkët.

Kërcënimi më i madh i sigurisë për SHBANATO/BE dhe aleatët e tjerë të USA, mbetet partneriteti agresiv i Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut. Ish-zyrtarë të administratës Trump-1 ende nuk besojnë se ky mandat do të jetë i mjaftueshëm, Trump-2 ka shumë besim se do ta shkruajë historinë e tij duke i gjunjëzuar me çdo çmim (Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut), qoftë edhe duke e konsideruar si “sfida individuale”.

Sigurisht, Trump-2 ka premtuar një qasje shumë më të ashpër ndaj Iranit, kundër të cilit, Trump-1 ndoqi një qasje të “presionit maksimal” të sanksioneve në mandatin e tij të parë. Ai gjithashtu ka konfirmuar se Trum-2 do të mbështetësë fuqishëm Izraelin në përballjen kundër Iranit. Një arsye më shumë është edhe fakti zyrtar se: “Byroja Federale e Hetimit kishte penguar një komplot iranian për të vrarë Trump para zgjedhjeve”!

Lidhur me Rusinë, Trump në negociata me Presidentin Vladimir Putin do të demonstrojë: “Besimin te fuqia e lidershipit të tij të gërshetuar me diplomacinë e forcës, ekonominë e pakonkurrueshme dhe fuqinë e pamposhtur ushtarake të SHBA”! Kjo u konfirmua nga vetë z. Trump para pak ditësh, kur shpalosi ofertën (si paralajmërimi i tij i fundit para se të ulet në Dhomën Ovale) ndaj Putinit, duke i kërkuar që: “Edhe për të mirën Rusisë, t‘i japë sa më parë fund luftës, me qëllim për të shmangur një kolaps ekonomik (nga bllokada dhe përdorimi rezervave për zhvlerësimin e çmimit të naftës dhe gazit)!

Z.Trump është i bindur se paqja në Ukrainë mbetet sfida më kritike me të cilat do të përballet gjatë Presidencës-2. Ai është po ashtu i vetëdijshëm se në rast dështimi (që ka pothuajse zero mundësi), do të inkurajohej Kina për të gllabëruar Tajvanin, Kremlini do të nxiste destabilitetin e Ballkanit etj..

Lidhur me Kinën, Trump do të rrisë luftën ekonomike. I pyetur nëse do të përdorte forcën ushtarake për të mbrojtur Tajvanin, z.Trump ka konfirmuar se, “nuk mendonte se do të arrinte kurrë në këtë, sepse udhëheqësi kinez Xi Jinping nuk do rrezikonte kaq shumë, sepse ai më respekton dhe e di që jam i çmendur”! Pra praktikisht, Kina do të jetë shumë më e dobët ekonomikisht, pasi importet U SA në 6 vitet e fundit kanë rënë nga 20% në 13%.

Përkundër mospërputhjeve ndaj “çdo forme naive të Trump-Atlanticizmit” siç e quajti z. Macron (që cinikisht i shet avionë ‘Refale’ Serbisë), në një kohë kur z. Trump ka nënvizuar që Aleanca Euroatlantike ka më shumë se kurrë nevojë për kohezion ndaj boshtit të agresorëve, ndërkohë ka rikonfirmuar se do të vazhdojë presionin e tij: “Nër NATO dhe BE më të fortë, rrjedhimisht një botë edhe më e sigurt”.

Në shtesë, duhet thënë po ashtu se, emërimet e para që z.Trump ka konfirmuar për në postet e larta tregojnë vendosmërinë për t’i çuar në fund punët dhe janë shpresëdhënëse. Deri më tani, Trump ka zgjedhur senatorin Marco Rubio Sekretar të Shtetit; senatorin Mike Ëaltz (veteranin e forcave speciale) si këshilltar për sigurinë kombëtare, ndërsa senatorin John Ratcliffe, drejtor të Inteligjencës Kombëtare (CIA) etj..

Së treti, sfidat e Tump-2 dhe disa mesazhe shpresëdhënëse për interesat (mbarë) Kombëtare:

-Ndërkohë që janë tërhequr “pa lavdi por me zvarritje” nga deliret e (mbi)Pushtetit se: “Trump-1 përbënte kërcënim për SHBA dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”(!), edhe gjatë Trump2 do të (keq)zhgënjehen politikanët kusarë dhe sovranistët marksist, nëse mesazhet e forta apo fotot me Presidentin Trump etj.; “t’ua shesin shqiptarëve si mbështetje partiake apo personale”. Presidenti Trump-1 ka provuar se prioritet i tij nuk janë emrat e shtetarëve të radhës, as mbiemrat e pronarëve/kryetarëve të partive, por vetëm konvergjenca e interesave amerikane me ato të RSH në rajon, Mesdhe etj.”.

-Përfshi emërimin drejtorit të ri të CIA-s (i vetekspozuar me simbolikën dykrenare), çka ka tërbuar jo vetëm Beogradin, si dhe përtej entuziazmit folklorik në Prishtinë, Tiranë, mbetem shpresëplotë se Trump-2 do të “riinvestohet personalisht”, për të përmbyllur projektin e tij /Marrëveshjen të Paqes, nënshkruar në Dhomën Ovale, (shtator 2020)” nga dy vendet sovrane (Kosovë-Serbi), duke imponuar zbatimin e një: “paketë me investimesh gjeostrategjike si autostrada e paqes Beograd-Prishtinë, port rajonal në ujërat e thella të Adriatikut, si dhe rikthimin njohjeve të reja të Kosovës”. Pra, një marrëveshje e përforcuar, përkundër oshilacioneve të Millosheviçit dhe interesave gjeopolitike të Moskës në rajon.

-Përkundër përrallave bolshevike se, “do na vijë vetë Domald Trump të shpëtojë Shqipërinë” e (keq)gjunjëzuar nga fuqia elektorale e mbipushtetit, pasojat e shtetit të dështuar dhe demokracia fasadë, shpresoj që gjenerata e rritur në liri (mbas 1990) si dhe mbarëshqiptarët të: “vetëprodhojnë një Trump ose një Lëvizje Trumpiste” duke iu rikthyer me këllqet e saj, vlerave të së djathtës moderne: “Familja, atdheu, Zoti, vota, tregu, interesat kombëtare, balancat demokratike të pushteteve dhe orientimi euroatlantik i kombit tonë të bekuar”.

Zoti e bekoftë Presidencën Trump-2, partneritetin me SHBA, si dhe aspiratën e shqiptarëve për t’i bërë RSH dhe Kosovën si gjithë Europa demokratike.

Filed Under: Komente

URA E PLAKUT GJON NË RRABOSHTË

November 20, 2024 by s p

Paulin Zefi/

Rrënojat e Urës së Plakut Gjon, Plakogjenit ose Plakagjonit ndodhen në skajin më jugor të fushës së Zadrimës, në pjesën fushore të fshatit Rraboshtë dhe në një distancë shumë të afërt me lumin Drin (270 m). Mbi vjetërsinë e saj ka dy mendime të ndryshme, sepse Ermanno Armao e përcakton si ndërtim të periudhës paraturke (1) dhe Valter Shtylla si urë e shek. XVI (2). Sidoqoftë, ka shumë mundësi që ajo të jetë ndërtuar mbi bazamentin ekzistues të një ure më të vjetër. Kjo vepër inxhinierike, për të cilën thuhet se në kohët e hershme është mirëmbajtur nga një mjeshtër i moshuar vendas me emrin Gjon, ka bërë që ajo të pagëzohet pikërisht me emrin e tij, Ura e Plakut Gjon. Edhe kjo urë, ashtu si Ura e Madhe ose Ura e Shkinës në fshatin Piraj, është ndërtuar përgjatë rrugës antike Via Lissus-Naissus e më vonë Via Zenta, dhe shërbente për të kaluar mbi përroin e Rraboshtës.

Në relacionin e tij dërguar Kongregacionit të Shenjtë të Propagandës Fide në vitin 1641, imzot Frang Bardhi shkruan se “il Ponte Plachegion” shënon kufirin ndarës midis Dioqezës së Sapës dhe Dioqezës së Lezhës (3). Në një skicë harte (dorëshkrim) të panjohur italiane të shek. XVII, e cila mban emërtesën “DI ALESSIO (E LEZHËS – P.Z.)”, por në skedarin e arkivës titullohet frëngjisht “Carte italienne de la région située à l’embouchure du Drin” (Hartë italiane e zonës që ndodhet në grykëderdhjen e Drinit)” dhe që ruhet në “Bibliothèque Nationale de France, Département Cartes et plans, GE D-17186″, emri i përroit mbi të cilin qëndron kjo urë e gurtë, shënohet, “Plachegione fiu. (Lumi i Plakut Gjon).” Edhe në hartën e tij, “Corso delli fiumi Drino e Boiana in Dalmazzia”, të punuar në vitin 1688, Vincenzo Maria Coronelli (1650-1718) e shënon këtë objekt si: “Ponte di Pietra (Ura e Gurtë)” dhe përroin e sotëm të Rraboshtës mbi të cilin qëndron ura, si: “Plachegione Fiume (Lumi i Plakut Gjon).”

Në vitin 1867, Johann Georg von Hahn shkruan se: “Ura Blak Gjon, Steinbrücke, unter welcher die Wässer von Roboschtia und einige Quellen von Kalmeti dem Drin zufliessen”, që do të thotë: “Ura e Plakut Gjon, është një urë guri nën të cilën derdhen në Drin ujërat e Rraboshtës dhe disa burime të Kallmetit (4).” Në vitin 1933, është Ermanno Armao, i cili jep një përshkrim më të hollësishëm të Urës së Plakut Gjon. Kur flet për “Plachegione fiume (Lumin Plakagjon)”, ai shkruan se: “Uji që rrjedh nën Urën e Plakgjonit, 6.5 km në veri të Lezhës, përgjatë rrugës antike për në Shkodër, nuk mban më as emrin që i ka vënë Coronelli dhe as nuk mund të quhet lumë apo përrua. Për të vaditur tokën e tyre, fermerët vendas kanë hapur kanale, duke futur ujin nga përroi që zbret nga kodrat midis Kallmetit dhe Raboshtës dhe urës 20 metra të gjatë, e përbërë nga një hark i madh qendror dhe dy harqe më të vogla, të ndërtuara në periudhën paraturke. Njësoj si Ura e Shkinës aty pranë, ajo qëndron mbi njërin nga ato kanale e zhytur pothuajse tërësisht nën tokë (5).” Përroi i Rraboshtës, i cili kalonte poshtë Urës së Plakut Gjon është devijuar në vitet 60 të shek. XX dhe prandaj ky monument tashmë ndodhet në mes të fushës në terren të thatë. Nga kjo urë kanë mbijetuar vetëm harku i saj qëndror dhe disa fragmente nga dy harqet anësore, që shërbenin kryesisht si dritare shkarkimi. Në ndryshim prej Urës së Madhe në Blinisht-Piraj, të cilës i kushton një vëmendje të veçantë, Urës së Plakut Gjon, Prof.Dr.Valter Shtylla i bën një përshkrim fizik dhe teknik në mënyrë shumë sintetike: “Ajo është urë simetrike, harku qëndror me dopjo qemere dhe dy dritare shkarkuese anash. Nga të dyja anët e harkut të madh duken edhe gjurmët e dy dritareve të vogla kuadratike (6).” Nga rilevimi i plotë, që i kam bërë këtij objekti fillimisht më 11.07.2014 dhe sërish sot pas 10 vitesh, më 19.11.2024, kam konstatuar se materiali me të cilin është ndërtuar përbëhet nga gurë gëlqeror me disa ndërthurje me gurë shtufi, që janë të lidhur me llaç të trashë gëlqereje.

Në harkun e madh qendror ruhen ende ganxhat metalike për mbërthimin e gurëve. Forma gjeometrike e harkut qëndror është ajo e segmentit rrethor dhe të njëjtën formë kanë patur edhe dy harqet anësore. Harku i madh qëndror është realizuar me rreshta dyfish gurësh. Duke qenë se ky monument është pjesërisht i zhytur nën tokë, nuk mund të përcaktohet me siguri as lartësia dhe as përmasat reale të strukturave të tij. Në gjendjen që shohim sot, ura ka një gjatësi prej 21 m, gjerësi prej 3 m dhe lartësia maksimale nga niveli i terrenit mbi harkun qendror shkon deri në 2.56 m. Ky hark ka një hapësirë drite prej 7.05 m, lartësi nga niveli i terrenit prej 1.70 m dhe trashësi mesatare prej 0.80 m. Dy dritaret e shkarkimit ose harqet anësore, aktualisht me qemerë të rrëzuar, kanë patur një hapësirë drite prej rreth 1.5 m. Distanca midis harkut verior dhe harkut qendror është 2.40 m, ndërsa harku jugor është i mbështetur mbi atë qëndror. Ganxhat metalike për mbërthimin e gurëve, gjithsej 4, janë të vendosura nga 2 në dy anët e harkut qendror në pjesën e sipërme. Ato janë punuar me hekur të rrahur dhe kanë këto përmasa: 5 x 1 cm trashësi. Në hyrje dhe në dalje të urës, traseja është e shtruar me kalldrëm të çrregullt me gurë të përmasave të ndryshme dhe ndërsa në pjesën qendrore traseja kalon mbi vetë gurët pllakë të rreshtit të sipërm të harkut kryesor. Gjendja e saj fizike lë shumë për të dëshiruar, por edhe pse është pjesërisht e rrënuar, ajo vijon të mbetet një objekt shumë impresionues. Pavarësisht nga përmasat modeste, Ura e Plakut Gjon vlerësohet për hijeshinë e saj, rëndësinë historike dhe lidhjen me trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë Veriperëndimore. Është shpallur Monument Kulture i kateg. I, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës (D.K) me vendim nr.786/1, më dt.05.11.1984.

BIBLIOGRAFIA:

1) E.Armao, Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un’antica carta dell’Albania Settentrionale, Publicato sotto gli auspici della Reale Società Geografica Italiana (Con annesso fac-simile della carta), Roma: Istituto per l’Europa Orientale, MCMXXXIII-XI, Tipografia del Senato del dott. G. Bardi, 1933, f. 160.

2) V.Shtylla, Rrugët dhe urat e vjetra në Shqipëri, f. 77, 139, 154; V.Shtylla, Rrugë dhe Ura në Shqipëri (Roads and Bridges in Albania), f. 164.

3) P.Bartl, Albania Sacra: Geistliche Visitationsberichte aus Albanien, 3: Diözese Sappa, f. 145.

4) J.G.Hahn, Reise durch die Gebiete von Drin und Wardar, f. 204.

5) E.Armao, Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un’antica carta dell’Albania Settentrionale, Publicato sotto gli auspici della Reale Società Geografica Italiana (Con annesso fac-simile della carta), Roma: Istituto per l’Europa Orientale, MCMXXXIII-XI, Tipografia del Senato del dott. G. Bardi, 1933, f. 160.

6) V.Shtylla, Rrugë dhe Ura në Shqipëri (Roads and Bridges in Albania), f. 164.

Filed Under: Histori

‘Sa’ e gjetshme dhe ‘si’ e shpjegueshme është ‘substanca tekstndërtuese e analizuese’ në veprën e Nolit?

November 20, 2024 by s p

Dr. Entela Komnino /

Prania konkrete e fenomeneve e dukurive retorike në të gjitha nivelet e shkrimit, që nga ekspozimi i idesë deri tek mjetet gjuhësore, ashtu siç e parashikon dhe retorika përgatitjen e një teksti, janë një konsideratë paraprake, për të gjetur e artikuluar substancat reale të shfaqjeve retorike në Publicistikën e Nolit. Në një kuptim tjetër, ky është procesi më i ndodhshëm sa më lart Gadamer. Publicistika e Nolit është e botuar në disa përmbledhje me shkrimet në gazetë dhe fjalimet e mbajtura në auditorë të ndryshëm. Brenda të njëjtit korpus të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë1 është botuar një fond tjetër i konsiderueshëm publicistik nën emërtimin ‘Oratoria’, Autobiografia, Letërkëmbimi, Intervista dhe të ndryshme2 . Ndërsa po nga Nasho Jorgaqi përmblidhen nën ‘Ligjërime’ ‘…nga mijëra fjalime …vetëm disa dhjetëra’3 pasi, siç shpjegon autori, ‘për arsye të ndryshme oratoria e Nolit nuk ka arritur e plotë’4 . Koha që përfshin aktivitetin e konsideruar në këto botime si publicistik dhe oratorik është përkatësisht 1905-19495 dhe 1906-19646 . Në botime më të vonshme kanë ardhur ribotimi i pjesës më të madhe të fondit të njohur publicistik, si dhe disa artikuj të rinj, që në cilësinë tonë të shqyrtimit, nuk ndryshojnë arkifaktet. Përsa i përket regjistrimit zanor të ligjërimit të Nolit, ai nuk ka hyrë dot në këtë hulumtim, për faktin e parë që studimi fonologjik i shqipes nuk lejon krahasime dhe diskutime shkencore mbi intonacionin si të interpretueshëm në ligjërim, e prej këtej të nxjerrë përfundime tipologjike mbi këtë shfaqje retorike, që më tej të mund t’i shtohej arsyetimeve-kontribute për Nolin. Nga ana tjetër, diskutimi i intonacionit, do të çonte më pranë fillesave gjuhësore se ato letrare, pavarësisht normës së ‘pronuntatio’-s që rrjedh nga retorika. Përkundrejt një procesi shterues të objektit ‘PUBLICISTIKA’, fakti i marrë këtu në konsideratë është, që, format e sotme të komunikimit që nuk kanë më kufijtë gjinorë klasikë, reflektojnë më gjerë se funksioni bazë i saj – apeli mbi publikun, ashtu siç ndodh dhe tek Noli. Ndjesitë estetike nga vepra publicistike e Nolit dhe pyetja për to janë një prej fenomeneve që i vendosen radhës së një materieje specifike të tij. Një tjetër veçanti janë tekstet e liturgjisë ose të mbajtura në kishë që shkelën dhe një praktike jo shumë të njohur, siç ishte të botuarit e tyre në gazetat e shqiptarëve, duke fituar me këtë një përmasë mediatike të shtuar. Nga ana tjetër, një sërë shkrimesh apo fjalimesh politike pikëpyeten si njësi apo lloje të publicistikës a letërsisë. Në të njëjtën mënyrë është pyetur madje se sa publicistike mund të jenë introduktat për veprat letrare të përkthyera nga Noli apo esetë tematike. Sipas nesh të gjitha këto nuk e bëjnë të ndryshme publicistikën e tij si cilësi për sa kohë shprehen përmes funksionit të vet themelor – apelit – dhe mjeteve të qarta që e tregojnë atë. Por pasqyrimi i kushteve të krijimit të tij në vepër, siç ka qenë p.sh., të qenurit prift ose autor i parapëlqyer i një sistemi vlerash mbi të cilin u përjashtuan shumë autorë të tjerë të vlershëm, distancohet prejvetiu nga pyetja bazë. Pëlqyeshmëria që na lë një autor si Noli, qoftë dhe përkundrejt polemikës me ata, ka përgjigje të arsyeshme retorike. Edhe më njerëzisht ka rrjedhur vështrimi i Nolit si qenie e përditshme. Prej kësaj retorika adreson shqyrtimin e elementëve sociobiografikë, për një ndikim të mundshëm mbi figurën retorike të tregimit nga ngjarjet që kanë shënuar kthesë në jetën e tij. Ky plotësim shkon kështu në funksion të Nolit, jo vetëm si këndvështrim retorik, por dhe si përmasë për lexuesit shqiptarë, të cilëve, jeta e një autori të dashur iu ka munguar, ose iu është polemizuar në mënyrë sporadike. Por pas arsyetimeve paraprake, e vërteta për Nolin kapërceu çdo pritmëri kur iu nënshtrua skemës që kërkoi përgjigje përkundrejt adresimit të çështjeve si: • boshti i retorikës me aktivitetin politik të Nolit përmes ligjërimit politik, • përse Noli ‘u bë shqiptar’ në Amerikë, • çfarë është kisha si objekti më i vështirë dhe i sforcuar i analizës së Nolit para viteve ’90, dhe sidomos • çfarë domethënie me gjurmë kanë faktet biografike përkundrejt hartuesit të teksteve publicistike duke nisur që nga vendkoha e Nolit.

1 Bihiku, K. ‘Fan S. Noli Vepra 2 dhe 3’, ‘8 Nentori’, Tiranë 1987 

2 Jorgaqi. N., ‘Fan S. Noli Vepra 6’, Tiranë 1996 

3 Jorgaqi, N., ‘Fan S. Noli, ligjërime’, fq. 476, Tiranë, Dudaj 2002 

4 Si më lart 

5 Bihiku, K. ‘Fan S. Noli Vepra 2 dhe 3’, ‘8 Nentori’, Tiranë 1987 

6 Jorgaqi, N., ‘Fan S. Noli, ligjërime’, fq. 476, Tiranë, Dudaj 2002, ‘përpara se të njihej nga shqiptarët si publicist, u njoh si orator

Filed Under: LETERSI

Please join us for the 112th Anniversary of Albanian Independence!*

November 19, 2024 by s p

*TUESDAY, NOVEMBER 26TH*

*1) NYC Flag-Raising Ceremony – Wall Street Charging Bull*

⏰2:30 PM (program starts at 3:00 PM SHARP)

📍*Location*: 25 Broadway, New York, NY, 10004

*(FREE: OPEN TO THE PUBLIC)*

*2) New York City Hall Celebration*

⏰5 PM (program starts at 5:30 P.M SHARP)

📍Location: 1 City Hall, New York, NY, 10007

*(FREE: MUST RSVP)*

🔗*RSVP at https://council.nyc.gov/…/albanian-independence…/ or call 212-482-4121*

Respectfully,

Mark Gjonaj

Filed Under: Komunitet

Shembulli amerikan që i duhet Shqipërisë…

November 19, 2024 by s p

Ylli Dosku/

Amerika ka qenë shembulli që ka frymëzuar gjithmonë popujt e shtetet. Amerika për Shqipërinë ka qenë absolute, e shenjtë dhe orientim shekullor. Sot më shumë se kurrë Shqipërisë i duhet shembulli amerikan i politikës, demokracisë dhe vlerave. Republikanët në Amerikë i fituan zgjedhjet në të tre shkallët vendimmarrëse: President, Senat, Kongres, pasi i shtruan problemet para votuesve, ashtu siç i ndjenin ata. Pa u fshehur, që të ruanin mos ekspozimin e kësaj apo asaj të vërtete. Mes familjes dhe gjinisë së tretë, zgjodhën në shumicë absolite familjen dhe kombin. Mes shpenzimeve të një qeverie të madhe dhe taksave të larta, amerikanët zgjodhën qeverinë e vogël dhe uljen e taksave… Në Shqipëri, opozita me njerëzit e saj përfaqësues, duhet të mësohen përditë, të thonë të vërtetën. Atë të vërtetë që shpesh herë lë qejf mbetje në ambasada dhe trupa diplomatike. Por, po nuk u tha e vërteta dhe e drejta për ditë me fakte e prova, kjo trupë kurrë nuk do të marrë mundimin për ta mësuar atë. Thuajuni shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve të vërtetat e tmerrshme të rënies e kapjes së shtetit prej regjimit Rama, Çyrbja, Rraja, Gjoka, Bajret të cilët janë bashkë për të vjedhur vullnetet e votuesve me forcë, dhunë, presion e joshje. Tregojini delegacioneve ndërkombëtare, se personi që drejton dhe planifkon reformën në drejtësi, e ka të vëllanë, trafikant droge. Bëni me dije se zëvendëskryeministri i Ramës është në arrati bashkë me milionat që grabiti, i kërcënuar nga ai që ja dha këtë post që të heshtë. Tregoni se të paktën tre laboratorë droge ishin ne funksion të karteleve të drogës që furnizimin e lëndës së parë e merrnin në portin kombëtar të Durrësit. Tregojuni edhe atyre të huajve që Rama i blen me paratë e taksave tuaja, se në 10 vjet kanë ikur nga vendi aq shumë njerez sa as lufta nuk do ti largonte në këto përmasa apokaliptike. Shkoni tek njerëzit në fshatra e qytete për të zhbërë propagandën manipuluese të qeverisë. Shpjegoni në detaje në atë që do të bëni ndryshe…jepni alternativë dhe shpresë, besim dhe siguri. Shqiptarët kanë më shumë se kurrë nevojë për ndryshim. Donald Trump, nuk u rikthye në Shtëpinë e Bardhë se kishte radhën. Përkundrazi ishte në derë të burgut prej ditës që iku prej andej pas mandatit të parë. Trump u foli amerikanëve duke fituar besimin e tyre edhe në atë moment kur plumbi e fali në shtetin e Pensilvanisë. E vërteta dhe thjeshtësia krijon besimin që nuk ka forcë që ta zhbëjë.

May be an image of 1 person and text

See insights and ads

Create Ad

All reactions:

66

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 795
  • 796
  • 797
  • 798
  • 799
  • …
  • 2934
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT