• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bota njeh forcën shpirtërore të Frida Kahlo, Arbëria duhet të krenohet me Mariantonia Braile

July 27, 2024 by s p

Historia rrëfen se shumë artistë, shkrimtarë botëror, dhimbjen e tyre psikike dhe fizike e kthyen në art: Ankthin Edvard Munch e trasformoi në “Ulurimë”, Betohven bashkjetoi me “shurdhimin” e tij dhe nxorri vepra gjeniale, Francisco Goya i dha formë “lezioneve iskemik”, Leopardi, malinkoninë e tij e ngjeu në romanticizëm, ndërsa poetesha arberesha, Maria Antonia Braile, poetesha e parë arbëreshe, fati i së cilës nuk ishte treguar aq bujar, dhimbja e saj bëhet ikon, trishtimi fatal- tragjik kthehet në një zhurmë tingujsh, duke i dhënë shpirtit një burim arti në vargje.

Autorët, prof Francesco Perri dhe prof Genaro De Cicco,me nismën e Federatës Arbëreshe e quajtur FAA, risollën për botën arbëreshe teksitn” I Canti\Këngë” të cilët riprodhuan poezitë, i përpunuan ato dhe publikuan këtë tekst, pa ndihmën e askujt. Promovimi u krye në mbrëmjen e ditës së enjte, datë 25 \07\2024 në qytezën arbëreshe Shën Mitri\ San Demetrio Corona në Kalabi\ Itali Teksti I Canti\ Këngët, ishin shoqëruar me kontributin e; Kryetarit të Federatës FAA Z. Damiano Guagliardi, kritikut letrar Mario Guido, poetit Dante Maffia si dhe me pjesëmarrjen e professorit Giuseppe Gardilone.

Dy fjalë për fëmijërinë e Mariantonia Braile

Mariantonia Braile lind në Shën Mitër\ San Demetrio Corona, qytezë arbëreshe, më 13 Korrik 1894 dhe ndërron jetë më, 10 prill 1917 në një familje arbëreshe dhe është motra e poetit Salvatore Barile. Martohet me Rocco De Benedetto. Nga lidhja e tyre lind një fëmijë, i cili ky engjell së shpejti do ti përkasi qiellit.

I shoqi i saj merr pjesë në Luftë(jemi në periudhën e Luftës së parë Botërore) dhe figura e tij nuk është shumë pranishme. Kjo vetmi ndihet furishëm dhe fuqishëm sa në dozën malinkonike aq edhe të trishtueshme në tragjedinë e jetës së saj.

Në vargjet autobiografike Mariantonia i ngjan asaj flete vjeshte që lëkundet, dridhet, dhe nuk rrëzohet edhe pse tufani është i egër. Mbahet në atë fillin e një klorofile që i jep linf jetës. Ndërron jetë në moshën 23-24 vjeçe.

Vargjet e Mariantonies

Mariantonia ishte vetëm 15 vjeç kur nis dhe hedh në vargje fjalët më të bukura, me të ndezuara nga dashria për nipin e saj Dukagjini, i cili është vetëm tre vjeç, dhe pëson një incident të vogël. Pëson një djegje pranë prushit të vatrës, që ajo menjeherë e fik, por shpirti i ndjeshëm e Mariantonios nuk është indifirente përballë faktit dhe ajo thur vargjet nga më të ngrohta duke mbajtur si një kamzhik preokupimin e saj, përballë këtij fëmje, krijues, pjesë e gjakut të saj. Me nota delicate dhe atë tonin përkëdhelës fjalët e saj i kalojnë sensibilitetit të një katërmbëdhjet vejeçareje:“Me ata Syzës të helmuar” Ruan Zjarrin ç’ë i shuar”. Janë vargje të brishta që do të trasformohen si zinxhira, do të mbërthejnë e do të “mbajnë në robëri” atë shpirti të djegur, të përvëluar, në vite, ku bloza do të kthehet në një humus në rrjedhjen e jetës plot trishtim të saj. Jeta e Mariantonios është “perpendikulare”. Ditët, muajt, varen mbi shpirtin e saj si ai plumçi, dhe mat murin ”guralec” të shpirtit të saj, poret ende frymojnë tinguj, ato bashkëtingëllore të zhytura në Zemrën e saj të njomë, nisin e i këndojnë birit të saj të vdekur, vetëm tetë muajsh:

“ Bir i par,çë Zëmëren ma shpove, ike e më fjuturove” . Jeta që shkon kundër natyrës së saj.

Çdo gjë e vuajtur ku shpirti i saj onomatopeike, herë i gjynjëzuar, herë me vullnetin implorues, i drejtohet Universit me esklamcionin: O ditë e mjegullur( vargjet kushtuar Dukagjinit, krijuar 1909) Në poezinë: Bir i par,çë zemërën ma shpove, ike e më fluturove”. Autorja shpesh herë e dorëzuar nga fati që i ra, nuk psherëtinë por krijon dialog, sikur biri i sai është gjallë.( poezia Krijuar 1915)

Kompozimi i broshurës” Kanti”, të Mariantonia përmbanë gjashtë poezi e ndarë në tre kapituj, shkruar në gjuhën Italiane dhe në Arbërisht: I bjerr i biri Paar, Tek e Keshja semund, Shën Cosmait dhe Shën Damjanit, Për Gljuftën\Luftën, Sciapk-cuar Vepra e saj..

Ndërsa lexon ato pak poezi të saj të vijnë ndërmend shprehja e pajisur me ironi të madhe, të Frida Kahlo e cila deklaroi: “U përpoqa t’i mbyte hidhërimet, por ata mësuan të notonin”. Vëllai i saj Salvatore i boton këto poezi menjëherë dy muaj pas vdekjes së saj në gazetën “Il Popolano” më 24 Qershor 1917. Në shënimin e tij ai shprehet kështu: “Dëshiroj që nga ai shpirti yt i bukur të ngelet një fragrancë arome në botë”. Është një profum ku trishtimi dhe dashuria bashkëjetojnë në një kosmo që quajmë” Jetë”.

Artistikisht në formë edhe në përmbajte qëndron shumë lartë.

Gjuha e saj është e folmja e arbëreshëve të SanDemetrio Corona\ Shën Mitri. Vargjet e saj nuk janë fantazi, janë jetë e jetuar, janë tinguj të shpirtit të saj të kodifikuar, janë pjesët e trupit të saj plot me ematome dhimbje, janë venat e saj që shëndërrohen si flatra të drobitura, gjaku i saja e me pikatore iu jep frymë, për tu ngjitur në një kosmo. Në dejet e saj, lëvrojnë si “gjëmba- dielli”, grimcat e shpresës që i dhanë frymë deri në çastet e fundit. Vargjet e saj meritojnë dritë dhe dinjitiet , dhe FAA në Kalabri ua dha!!

Ky eveniment u krye në dy gjuhë:

Poezitë u lexuan në Italisht dhe në Arbërishten e Shën Mitrit\ San Demetrio. U shoqëruan me këngë arbëreshe në sfond. Ky riprodhim i vargjeve në libër na vjen me një tekst është shumë i qartë, ka nuk mungojnë as edhe rubrika të veçanta si ajo “Quadri komarativ midis alfabetëve”, faqja e gazetës “ Il Popolano” ku u publikun në 1917 poezitë e Mariantonia.

Personalisht Falenderoj FAA, këtë federatë që për të dytën herë sjellë për publikun libër të rënësishëm e fatkeqësisht të harruar në pluhurin e harresës. Për herë të parë FAA erdhi më me 2017 me ribotimin e veprës “La risposta di Filalete..” të dyja këto vepra kaq të veçanta dhe të rëndësishme meritojnë një dinjitet nga istitucionet të cilat si gjithmonë përqëndrohen në katër autor, sikur bota arbëreshe të ketë qenë e ngrirë, në katër kardinale, e të rrotullohet si një disk rreth tyre. Në kalabri Dy federatat e saj bëjnë më shumë punë se sa istitucionet. Arbëreshët e Calabrisë janë gjallë vetëm për hirë të dy Federatave

Morën pjesë në këtë takim

Në këtë mbrëmje merrnin pjesë Pino Sangermano Zv\ Kryetar i komunës të Shën Mitri\ San Demetrio, Emanuele D’Amico këshilltar dhe përgjegjës mbi kulturën, si dhe Alessia Ponte, recituesja e poezive në italisht.Merrnim pjesë gjithashtu edhe nga Qëndra albnaologjike A.Bellusci, me pjesmarrjen e Avv Tomaso Bellusci President,Emmanuele Rosanova Sekretar i Bbibliotekës si dhe unë drejtuesja e Qëndrës mbi kërkimet dhe gjuhën dhe kulturën arbërshe Ornela Radovicka. Evenimenti u krye pranë Kolegjit Shën Adriano. Janë emocione të forta kur mendon që në ato mure u stërvitën si profesionalisht dhe politikisht figura të shquara, vëllezër të të njëjtit gjak por të destinuar për të qenë larg fizikisht. Ndërsa qëndron në atë oborr ndien sikur shpirti i tyre si një puhizë vjen e të prek, e të kujton misionin fisnik që secili do të ketë për të mirën e kombit. I urojmë këtij libri Rrugëtim të mbarë, në botën arbëreshe dhe shqiptare dhe Falenderojmë FAA me Drejtuesin e saj Damiano Gualiardi!

Ornela Radovicka

Qëndra albanologjike kërkime gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A. Bellusci

Frasnitë\ Kalabri

Filed Under: LETERSI

Në kujtim të Adem Demaçit, simboli i lirisë së Kosovës

July 27, 2024 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Askujt më mirë se sa Adem Demaçit dhe veprimtarisë së tij, nuk i rri, ky përshkrim i Presidentit Regan, që në nderim të Ditës s Përkujtimit të ushtarëve të rënë amerikanë, më 1988, tha: “Për të mbajtur besimin me të vdekurit tanë të shenjtë, le të jemi të sigurt dhe shumë të sigurt, sot dhe çdo ditë të jetës sonë, se ne e ruajmë kauzën e tyre, shpresën e tyre, lutjen e tyre, përgjithmonë të vendit tonë

Kosova e lirë të mbetet borxh, Adem Demaçi, Partitë politike, një pjesë e tyre, pa një strukturë të mirëfilltë kombëtare, duke u sunduar nga njerëz të fuqishëm e që nuk ishin në shërbim të Kosovës, por në sundimin e lirisë se saj, nuk denjuan, nuk deshën a nuk patën guxim, një Zot e di, që ta propozonin e lëre më ta zgjidhnin president të Kosovës, simbolin tonë të rezistencës, Adem Demaçin.

Liria i verboi dhe për më keq i bëri të harrojnë edhe të kaluarën, duke vrapuar pas përfitimeve personale dhe duke krijuar rrethe servilësh, që iu thurnin lëvdata se ju jeni vetë historia e Kosovës.

President u zgjodh askushi e gjithkushi, e kërkushi por jo veprimtari më i pathyeshëm i lirisë së Kosovës. Shumica e krerëve te partive politike nuk e kishin përjetuar as edhe një ditë burg të pushtuesit serb, por kjo nuk ishte arsyeja se pse nuk e donin Adem Demaçin president, ju pengonte qëndrueshmëria e bindjeve të tij dhe e idealit të tij, për Kosovën sovrane!

Vazhdimësia dhe qëndrueshmëria politike e Adem Demaçit, ishte farkuar me kohë dhe e gjejmë të ndërlidhur me idealin e shqiptarizmës, që qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur udhëheqësit e Organizatës Nacionale Demokratikë Shqiptare, filluan aktivitetin politik për liri e Kosovës, u vranë, u ekzekutuan, e u burgosën dhe u ndoqën nga Kosova, shumë anëtarë të saj do të vazhdojnë aktivitetin politik e patriotik në organizata të tjera.

Edhe pse parimet politike, strategjike dhe organizative të ONDSH-së nuk do të kenë ndikim të madh në organizatat e mëvonshme ilegale në Kosovë, megjithatë idetë dhe qëllimet politike do të mbesin të njëjta; çlirimi i tokave të robëruara shqiptare dhe bashkimi i tyre në një shtet shqiptar.

Baza e riorganizimit të veprimtarisë ilegale në Kosovë ishin vendosur në vitet 1956-1963. Në këtë periudhë veprojnë dy udhëheqësit më të shquar të lëvizjes ilegale në Kosovë,

Adem Demaçi dhe Metush Krasniqi. Që të dy, pavarësisht nga trysnitë ideologjike, aktivitetin e lëvizjes kombëtare ilegale e mbështesin në platformën kombëtare, duke krijuar një strategji të re për një luftë a rezistencë më afatgjate të popullit shqiptar të robëruar, duke mbajtur gjallë idenë e lirisë, gatishmëria e flijimit për të dhe besimin e pathyeshëm në çlirimin e pjesës së ndarë të popullit shqiptar.

Kështu, Adem Demaçi, u shndërrua në simbol, në shpirt dhe në shpresë të lëvizjeve ilegale. Përkundër dhunës dhe burgosjeve ndaj anëtarëve të lëvizjeve ilegale e patriotike të kohës, veprimtaria e tyre ishte e pandalshme drejt lirisë.

LAVDI VEPRËS SË ADEM DEMAÇIT

Filed Under: Komente

Dëshmia e historianit grek Apostolo Vakalopulos: Çamët apo grekët, ja kush ka bashkëpunuar me okupatorin nazist?

July 27, 2024 by s p

Arben Iliazi/

Gjatë pushtimit nazi-fashist të Greqisë, një pjesë e njerë zve politikë dhe oficerëve në Greqi hynë në shërbim të pushtuesit. Edhe kleri i lartë grek, me në krye kryepeshkopin e Athinës e të Greqisë , i shërbeu pushtuesve, duke respektuar kështu një traditë të hershme të kishës greke e cila, në shumicën dërrmuese të rasteve, i ka pritur me lule pushtuesit që kanë shkelur tokën greke. Nuk është rastësi që ish-komandanti i armatës në Shqipėri, në luftën italo-greke, Gjeorgjio Çolakoglu, u bë më vonë kryeministër i qeverisë kuislinge. Ishin po ato forca ushtarake që kryen masakrat kundër popullsisë së pafajshme çame, e cila u masakrua dhe u dëbuan me dhunë nga vatra amtare. Ishin repartet e gjeneralit të ushtrisë greke, N.Zerva me shokë, që vranë 2900 çamë të pafajshëm dhe 450 burra i vdiqën në tortura. Prandaj, Kuvendi Popullor i Republikės së Shqipërisë e ka shpallur 27 qershorin si dita e genocidit ndaj popullsisë çame.

Se kush ka bashkëpunuar me okupatorin nazist e sqaron historiani i njohur Apostolos Vakalopulos në librin “Historia e Greqisė Moderne”, botim i Horvathit 1991. Për këtë çështje ky akademik grek, në faqen 275 të librit të sipërcituar, shkruan: “Gjermanët ditën të përfitonin nga kundërshtitë dhe rivalitetet ndërmjet grekëve. Duke studiuar me gjakftohtësi situatën psikologjike, vuajtjet, pasionet, ambiciet e disa personaliteteve greke, vunë në zbatim, me shumë shkathtësi, të pavdekshmen strategji “përça e sundo”, duke shtuar kështu mosmarrëveshjet ndërmjet grekëve, në dobi të tyre. Populli grek u nda, njëra palë denonconte palën tjetër si tradhtare dhe kështu u çfarosën grekët, në çastin kur dukej në horizont fitorja dhe pushtuesi bëhej gati të linte vendin tonë“. Pra, se kush është fajtor për bashkëpunimin me gjermanët, na e sqaron ky historian i dëgjuar grek. Në fq.270, A.Vakalopulos pohon: “N.Plastiras, sapo mori fuqinë, vuri në veprim Traktatin e Varkizės (12 shkurt 1945), që shpallte armëpushimin dhe lejonte kthimin e vendit në jetën normale. Në Greqi, shumë bashkëpunëtorë të armikut u bënë spekullatorë të popullit grek, duke qenë përgjegjės para tij. Ata gjetėn rast dhe u bënë nacionalistë dhe shtylla të regjimit”. Rivendikimet e popullit u asgjësuan. Më 18 maj të vitit 1945, në Athinë, në gjyqin e Kryeministrit grek Ralis, Çolakoglu dhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë në shërbim të nazifashistëve, prokurori Papradakis vuri nė dukje gjatë pretencës së tij, se pushtuesit kishin pushkatuar në Greqi 10000 vetë, shkatërruar 70000 shtëpi dhe 883 katunde. Me fakte tė pamohueshme u provua se batalionet e sigurimit të Kryeministrit kuisling, Ralis, shokët e tij dhe organet që kishin krijuar për të famshmen mbrojtje të vendit, kishin luftuar pa mëshirë kundër rezistencės greke. Ralis dhe Tavularis, ky i fundit, ministër i Brendshëm i asaj kohe në qeverinë e Ralisit, nënshkruan urdhrin e turpshėm, ku thuhej: “Policia dhe xhandarmëria greke të vihen nėn urdhrin e nazistėve gjermanë ”.

Filed Under: Histori

NGA HISTORIA E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQPTARE

July 27, 2024 by s p

Në 25-Vjetorin e Zërit të Amerikës – 13 Maj, 1976 – Thirrjet e zyrtarëve të lartë amerikanë të asaj kohe: “Qeveria amerikane dhe populli amerikan shprehin edhe njëherë interesimin e tyre tradicional për popullin shqiptar”.

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Gjatë dekadave të luftës së ftohtë, qeveritë e Shteteve të Bashkuara, nepërmjet zyrtarëve të tyre më të lartë, kanë bërë vazhdimisht thirrje, duke shfaqur gatishmerinë e Washingtonit zyrtar për miqësi dhe marrëdhënie normale diplomatike me Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Shpesh, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë dërguar mesazhe popullit shqiptar për “forcimin e miqësisë së vjetër”, gjatë viteve të luftës së ftoftë, nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës. Thirrjet amerikane për miqësi me Shqipërinë binin në veshë të shurdhër të Tiranës zyrtare komuniste të viteve 70-ta e 80-ta, të shekullit të kaluar. Ishte gjithashtu koha fatzezë kur shqiptarët dënoheshin nga regjimi komunist, thjesht, se dëgjonin Zërin e Amerikës.

Këto deklarata të zytarëve më të lartë amerikanë, tregojnë të vërtetën se nuk ishte Washingtoni zyrtar – “imperializmi amerikan”, ai që kishte izoluar Shqipërinë nga bota, ashtu siç pretendonte shpesh regjimi barbar i Enver Hoxhës, por ishte ai regjim diktatorial sllavo-komunist i cili nuk dëshironte të kishte lidhje as miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte regjimi i Enver Hoxhës ai që donte të mbante larg perendimit, Shqipërinë dhe shqiptarët, një popull të zenë rob, si rrjedhim, edhe larg vlerave të lirisë e të demokracisë.    

Ky vit shënon 73-vjetorin e rifillimit të transmetimeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe (13 Maj, 1951), pasi ishin ndërprerë, përkohësisht. Ishte kjo një  përpjekje tjetër e Washsingtonit zyrtar, për të mbajtur sado pak gjallë lidhjet e Amerikës me Kombin shqiptar.  Me këtë rast ia vlen, për hir të së vërtetës, të sjellim nga arkivat e Zërit të Amerikës, një thirrje të tillë për miqësi me Shqipërinë, nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara – transmetuar në një program të veçantë të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe me 13 Maj, 1976, si një shembull i atyre përpjekjeve për të treguar gjithnjë interesim për fatin e shqiptarëve nga zrytarët amerikanë, megjithse regjimi komunist enverist hidhte poshtë çdo nismë amerikane për marrëdhëie normale midis dy vendeve tona.  Në atë kohë Zëri i Amerikës transmetonte në të dy dialektet. Talat Karagjozi nga Gjirokastra, Frank Shkreli nga Malësia e Madhe dhe Leonora Malo nga Himara morën pjesë në përgatitjen e këtij programi (13 Maj, 1976), atëherë kur Enver Hoxha dënonte shqiptarët se dëgjonin Zërin e Amerikës.

                                      ———————————

Leonora Malo: 25 vjetë si sot, dmth. Në datën 13 Maj, 1951, Zëri i Amerikës rifilloi transmetimet e saj në gjuhën shqipe, të cilat kishin filluar gjatë Luftës së dytë Botërore dhe kishin marrë fund me mbarimin e asaj lufte. Me këtë rast ju sjellim sot një bisedë mbi qëllimet dhe përmbajtjen e këtyre transmetimeve, siç janë venë në dukje, në hollësi, nga zyrtarët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara:

Talat Karagjozi: Kur Zëri i Amerikës rifilloi programin e saj në gjuhën shqipe, Ministri i jashtëm i Shteteve të Bashkuara që shërbente në atë kohë, i ndjeri Dean Acheson bëri një deklaratë e cila u përfshi në programin ose në transmetimin e datës 13 Maj, 1951 drejtuar popullit shqiptar. Ndërmjet të tjerave, i ndjeri Acheson ka thënë këto: 

Frank Shkreli: “Me këtë rast ndiej nji kënaqësi të posaçme t’i drejtoj popullit shqiptar këtë mesazh në emën të qeverisë së Shteteve të Bashkueme dhe të popullit amerikan. Tue rifillue programet e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, qeveria amerikane dhe populli amerikan shprehin edhe njiherë interesimin e tyne tradicional për popullin shqiptar. Në këtë mënyrë përtriten sot lidhjet që na bashkojnë. Miqësia jonë e vjetër duhet të forcohet tashti dhe të pajiset me nji kuptim ma të thellë. Sepse kjo miqësi ashtë nji përfundim i natyrshëm i faktit se Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë qenë shumë afër luftës së popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi. Gjatë vjetëve, qeveria amerikane dhe populli amerikan kanë shikue me dashamirësi dhe me simpati dhe kanë ndihmue në këtë luftë tue e dijtun se lufta për liri pasqyron  aspiratat tueja të vërteta. Nga fillimi i këtij shekulli, shumë patriotë shqiptarë erdhën në këtë vend dhe gjetën liri të plotë për të punue për nji Shqipëri të pamvarun. Në Konferencën e Paqës në 1919, kur Presidenti Wilson u interesue personalisht në themelimin e nji Shqipnie të pamvarun, qeveria amerikane përkrahu përpjekjet e patriotëve shqiptarë.

Por këto ngjarje i përkasin historisë. Sot e tutje, Zani i Amerikës do t’ju flasë mbi gjëndjen e tanishme dhe të ardhshmen. Qeveria amerikane dhe populli amerikan u paraqesin përshëndjet e tyne dhe Zani i Amerikës ju mirësardhë në radhët e ndëgjuesve të saj.”

Talat Karagjozi: Këto janë fjalët që tha i ndjeri Dean Acheson 25-vjetë më parë. Gjatë vjetëve, pas asaj deklarate, zyrtarë të tjerë amerikanë kanë bërë deklarata të njëllojta. Ndërmjet tyre, ish-Ministri i Jashtëm, Zoti William Rogers dhe ish-nën-Ministri i jashtëm, Zoti Keneth Rush.

Frank Shkreli: Ish-Ministri i Jashtëm Zoti Rogers në raportin e tij mbi politikën e jashtme shqyrtoi përmirësimin e marrëdhanieve diplomatike me të gjithë kombet, tue përmbledhun kombet komuniste dhe në fund të raportit të tij, ai shtoi këto fjalë: “Mungesa e marrëdhanieve diplomatike me Republikën e Shqipnisë ishte në fundin e vitit 1973, nji punë e pambarueme në përpjekjet tona për marrëdhanie normale me të gjithë vendet, pa marrë parasysh ndryshimet. Por drejtimi i masave, si në politikën e Shteteve të Bashkueme, ashtu edhe në politikën e Shqipënisë, premtojnë se do të vendosen marrëdhanie normale në të ardhshmen.”

Kjo deklaratë u pasue nga nji deklaratë që bani në të njajtin muej, nën-Ministri i jashtëm Keneth Rush. Në prill të vitit 1973, në një fjalim mbi politikën e jashtme që mbajti në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkueme në qytetin Annapolis, mbasi radhiti masat e marra ose ato që parashikoheshin të merren në lidhje me përmirësimin e marrëdhanieve me pjesën tjetër të Evropës Lindore, Zoti Rush tha këto: “Vetëm me Shqipëninë nuk ashtë shënue ndonji përparim i dukshëm. Përball zgjanimit të lidhjeve tona me gjithë vendet e tjera të Evropës duket si nji gja anakroniste që Shqipëria të dëshirojë të funksionojë në nji izolim të tillë. Shqipnia vazhdon të përdor kundër nesh nji gjuhë përbuzëse të nji periudhe të maparshme. Nëse dëshiron të rifillojë marrëdhaniet, ne nuk e dimë. Nëqoftse dhe kur të dëshiroj nji gja të tillë, Shqipnia do të na gjejë gati t’i përgjigjemi”.

Talat Karagjozi: Me që jemi duke bërë fjalë për pëvjetorë, dëshirojmë të përmendim këtu fjalëtqë përdori i ndjeri President Kenedi mbi misionin e Zërit të Amerikës, kur ky ent celebroi 20-vjetorin e tij me 26 Shkurt, 1962. Presidenti Xhon Kenedi mbajti nji fjalim në të cilin ai tha se Zëri i Amerikës zën një vend me rëndësi dhe luan në rol kyç në shtjellimin e jetës amerikane dhe pastaj deklaroi edhe këto:

Frank Shkreli: “Ajo që jemi tue ba në këtë vend, çfarë jemi, çfarë dëshirojmë të jemi, përban dhe pasqyron të vërtetë nji eksperiencë të madhe me llojin ma të vëshitrë të disiplinës  së vetvetes dhe kjo ashtë organizimi, mbajtja dhe zhvillimi i përparimit të nji qeverie të lirë. Dhe kjo ashtë detyra e juaj si drejtues dhe si pjesëmarrës të Zanit të Amerikës që t’ia kallxoni këtë gja të gjithë botës. Ne konkurojmë me burime të tjera informatash me ata që janë kundërshtarët tonë, e të cilët thonë vetëm të mirat për vehten e tyne. Zani i Amerikës duhet të thotë të mirat dhe të këqiat e Amerikës. Dhe ne shpresojmë se e keqja dhe e mira shkoqiten dhe shoshiten së bashku nga njerëz me gjykim të mirë, që kanë mendjehollësi dhe shije — se do të kuptojnë përpjekjet që jemi tue ba në këtë vend. Ne kërkojmë qarkullimin e lirë të informatave tej-për-tej kufijve kombëtarë dhe oqeaneve, tej-për-tej perdeve të hekurta dhe mureve me gurë. Ne nuk kemi frikë t’i besojmë popullit amerikan tue i paraqitun faktet që nuk janë të pëlqyeshme, (as nga) mendimet dhe fillozofitë e hueja që i paraqiten këtij populli dhe as nga vlerat konkurues që mund t’i paraqiten popullit amerikan. Nji komb që ka frigë të lejojë popullin e vet të gjykojë të vërtetën dhe gnjeshtrën në nji treg të hapët, ashtë nji komb që ka frigë nga populli i tij.”

Talat Karagjozi: Kjo është pjesa jetike e sistemit amerikan, përfundoi i ndjeri President Kenedi fjalimin e tij, që mbajti në 20-vjetorin e transmetimeve të Zërit të Amerikës. Ai shtoi se Zëri i Amerikës do të vazhdojë të përmbushë këtë detyrë siç bëri ditën e parë të transmetimeve kur ia kushtoi veten e saj së vërtetës.

Leonora Malo: Dhe ndërkohë që programet e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe celebrojnë përvjetorin e tyre të 25-të, ne shpresojmë të vazdojmë të aderojmë pa asnjë  devijim në këtë kushtim ndaj së vërtetës, siç jemi përpjekur të aderojmë karshi saj gjatë 25 vjetëve të kaluara.

*Radio program i transmetuar nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe 13 Maj, 1976

                               Dean Acheson, ish-Sekretar i Shtetit  

                                      Arkitekt i Luftës së Ftohtë –

“Duke rifilluar programet e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, qeveria amerikane dhe populli amerikan shprehin edhe njiherë interesimin e tyre tradicional 

për popullin shqiptar.”

Image result for secretary of state william rogers images

                                   Uilliam Roxhers, ish-Sekretar i Shtetit

                                         Arkitekt i Luftës së Ftohtë –

“Mungesa e marrëdhanieve diplomatike me Republikën e Shqipnisë ishte në fundin e vitit 1973, nji punë e pambarueme në përpjekjet tona…”

Presentarán exhibición fotográfica del expresidente John F. Kennedy ...

                                                Presidenti Xhon Kenedi

             “Zëri i Amerikës duhet të thotë të mirat dhe të këqiat e Amerikës”.

Image result for keneth rush images

                                                       Kenneth Rush

“Nëse dëshiron të rifillojë marrëdhaniet, ne nuk e dimë. Nëqoftse dhe kur të  

       dëshirojë një gjë të tillë, Shqipëia do të na gjejë gati t’i përgjigjemi.”

A person in a suit and tie

Description automatically generated

Talat Karagjozi nga Gjirokastra (në foto) Frank Shkreli nga Malësia e Madhe dhe Leonora Malo nga Himara morën pjesë në përgatitjen e këtij programi (13 Maj, 1976) kur Enver Hoxha dënonte shqiptarët se dëgjonin Zërin e Amerikës.

A person standing in front of a poster

Description automatically generated

Autori në hyrje tek “Zëri i Amerikës si vizitor, në vitin 2020 – “Zëri i Amerikës ka mbi supe një përgjegjësi të madhe si mbartës i së vërtetës. Barra për të thënë të vërtetën nuk është e lehtë të mbartet…”. Kështu është shprehur, ndër të tjera, Presidenti Xhon Kenedi në fjalimin e tij me rastin e 20-vjetorit të Zërit të Amerikës, në kryeqendrën e VOA-s, 26 Shkurt, 1962. Për 30 vjet në detyra të ndryshme tek Zëri iAmerikës, por dhe gjithë jetën time si gazetar e publicist, jam munduar ta mbroj të VËRTETËN si një përgjegjësi morale dhe si një barrë dhe detyrë shoqërore!

Filed Under: Komunitet

MOMENTET E CEREMONISË SË HAPJES SË LOJËRAVE OLIMPIKE

July 27, 2024 by s p

Céline Dion, Lady Gaga, një pishtarak kureshtar dhe muzikantë francezë

Përktheu Rafael Floqi 

bandicam 2024-07-26 19-42-12-874

PARIS (AP) – Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit filloi pas një fillimi të qulluar të Lojërave Verore të Premten, me qiej me shi mbi Seine dhe akte të dyshuara sabotimi që synonin rrjetin kryesor hekurudhor të shpejtësisë së lartë të Francës.

Ekipi i Kosovës:

FLAKA E ZIZOU

Image

Legjenda franceze e futbollit Zinedine Zidane e nisi ceremoninë e hapjes me flakën olimpike në duar. Në një video të regjistruar paraprakisht, ai është parë duke vrapuar dhe duke endur nëpër një bllokim trafiku parizian përpara se t’ia dorëzojë flakën një grupi fëmijësh në metro, të cilët më pas bëjnë rrugën përmes Katakombeve dhe në një varkë, në atë moment transmetimi kaloi në një real time n lumit Seine.

VEZULLIMET LADY GAGA 

Lady Gaga dha një performancë verbuese si akti i parë muzikor gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024 – përveç se e gjitha ishte e regjistruar paraprakisht. Këngëtarja fituese e Grammy dhe Oscar filloi performancën e saj në shkallët përgjatë lumit Seine, duke kënduar këngën “Mon Truc en Plumes” të Zizi Jeanmaire. Paraqitja e Gaga-s ishte një surprizë – ajo nuk ishte e listuar në një program të dhënë para mediave – por u përfol shumë pasi këngëtarja dhe aktori u panë në Paris.

KUSH ËSHTË PERSONAZHI ME HOODY?

Image

Është nga “Fantazma e Operas” apo “Assassin’s Creed”? Në fakt janë të dyja dhe më shumë. Pishtari misterioz që u shfaq me një kostum me kapuç dhe të maskuar u frymëzua nga një sërë personazhesh nga kultura franceze: Belphégor, Maska e Hekurt, personazhi titullar nga “Phantom of the Opera”, Fantomas, Ezio nga “Assassin’s Creed” dhe Arsène Lupine. Mbajtësi i pishtarëve vrapoi në majë të Musee d’Orsay, kaloi pranë Pont Neuf, hipi në një varkë me një fëmijë që mbante flakën dhe më vonë hipi me karrocë në një pistë të kuqe. 

“Ne ishim të impresionuar nga ceremonia e hapjes dhe shumë krenarë kur pamë që Assassin’s Creed ishte një nga frymëzimet për krijuesit e talentuar të shfaqjes. Është një dëshmi e vërtetë e ndikimit të videolojërave në kulturën popullore, “tha një zëdhënës i Ubisoft, krijuesi i “Assassin’s Creed”.

PO NJERIU BLU GJYSME I ZHVESHUR? PO KALORSJA?

Image

I pari do të ishte këngëtari dhe aktori francez Philippe Katerine, duke kënduar “Nu” (“Lakuriq”). Katerine, 55 vjeç, u bë e njohur në Francë në vitet 2000 me ritmin e tij të kërcimit “Louxor, j’adore”. Katerine u shfaq e shtrirë mbi një qilim, të lyer me ngjyrë blu pluhur nga koka te këmbët dhe në dukje e veshur me vetëm një mori gjethesh dhe lulesh. Ai po e simbolizonte  Dionisin, perëndinë greke të verës dhe festës, tha udhërrëfyesi i medias, me një këngë për “absurditetin e dhunës midis qenieve njerëzore”.

Karakteri i tij është i përshtatshëm nëse merrni parasysh shënimet e drejtorit artistik Thomas Jolly. “Sequana, e bija e Bakusit, perëndisë së verës (dhe festës dhe teprimit!), u ndoq nga Neptuni, i cili e lakmonte për bukurinë e saj. Nimfa ia doli t’i shpëtonte duke u shndërruar në një lumë: Seina, “shkroi ai. (Bakus është ekuivalenti romak i Dionisit.)

Dikur pas performancës së Katerine, një kalë metalik vezullues gërmoi përtej ujit me një kalorës të blinduar duke ecur me këmbë. Kalorësi, nënoficeri i Xhandarmërisë, Floriane Issert, duhej të ishte “përfaqësimi i shpirtit olimpik dhe i Sekuanës”. Ajo dhe kali i saj i besueshëm – i cili përfundimisht u shndërrua në një kalë të vërtetë – kaluan nën ura të njëpasnjëshme ndërsa krahët e pëllumbit u shpalosën për të simbolizuar një mesazh paqeje.

PO KARAKTERI KRYESOR ISHTE MOTI

Image

Pavarësisht shiut, gëzimi dhe lumturia ende mbushnin qiejt e zymtë të Parisit. Shfaqje muzikore, shtëllunga shumëngjyrëshe tymi në ajër dhe një audiencë e emocionuar brohoriste ndërsa çdo varkë notonte pranë Pont d’Arcole. Nga çdo dritare përgjatë lumit, grupe njerëzish përshëndesnin me entuziazëm sportistët, të cilët kërcenin dhe festonin nën muzikën e gjallë. Ndërsa çdo skuadër ishte e veshur me uniforma të ndryshme, por një ponço e tejdukshme i bashkonte atletët nga të gjitha kombësitë.

MUZIKANËT FRANCEZË NË SKENE GLOBALE

Artistët më të mirë francezë nga zhanre të ndryshme muzikore u shfaqën në skenën globale. Këngëtarja e operës Marina Viotti i ndërthuri aftësitë e saj me stilin death metal të Gojira. Këngëtarja Aya Nakamura u rrëzua në një tapet të artë në Pont des Arts. Me një veshje me pendë ari, interpretuesja franceze nga Mali këndoi këngët e saj hit “Pookie” dhe “Djadja” së bashku me koristët nga ushtria franceze dhe anëtarët e orkestrës së Gardës Republikane Franceze. Reperi parizian Rim’K gjithashtu u shfaq, ndërsa mezo-sopranoja Axelle Saint-Cirel dha një interpretim emocional të himnit kombëtar francez “La Marseillaise”.

LEGJENDAT OLIMPIKE BASHKOHEN PËR STAFETEN FINALE TË PISHTARIT

Serena Williams, Rafael Nadal, Carl Lewis dhe Nadia Comaneci kaluan në Seine të veshur me jelek shpëtimi. Charles Coste, kampioni më i vjetër olimpik francez në moshën 100-vjeçare, mori flakën olimpike nga karrigia e tij me rrota, më pas ia kaloi atë kampionit të madh francez të xhudos Teddy Riner dhe sprinterit Marie-José Pérec. Nga një varkë e mbushur me legjenda olimpike te një ballonë ajrore që lundroi në qiellin e Parisit, stafeta e fundit e pishtarit dha disa momente të paharrueshme. Olimpikë të tjerë të shquar që luajtën një rol me ndikim përfshinin Tony Parker, Zidane dhe Amelie Mauresmo.

CELINE DION ËSHTË KTHYER!

Nën unazat olimpike të Kullës Eifel, Celine Dion tregoi se i është rikthyer formës së të kënduarit pas një diagnoze kërcënuese për karrierën, ndërsa vokali i saj u ngrit në “Hymn to Love” të Edith Piaf. Ndërsa një pianist luante përkrah saj, Dion iu afrua turmës së mbledhur, e cila duartrokiti performancën e saj yjnore përpara se monumenti të fillonte të shkëlqente. Ishte një shfaqje mbresëlënëse për Dion, e cila anuloi turneun e saj botëror, pasi zbuloi diagnozën e saj të sindromës së personit të shtangur. Është një gjendje e rrallë neurologjike që shkakton muskuj të ngurtësohen dhe spazma të dhimbshme të muskujve. Ajo u kthye në prapë në sfidën olimpike gati tre dekada pasi performoi “The Power of the Dream” gjatë ceremonisë së hapjes në Lojërat e Atlantës më 1996.

Image

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 835
  • 836
  • 837
  • 838
  • 839
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT