
Asllan Bushati/
Pranvera e vitit 1998 ishte e mbushur me shumë ngjarje të shpejta e të rëndësishme. Problemetnë Kosovë po zjenin. Gjak shqiptarësh po derdhej nga shtypja, dhuna e reprezaljet e skadroneve ushtarako-policore të Milloshevicit. Diaspora ishte ngritur në këmbë në SHBA, Europë e kudo në mbrojtje të Kosovës. Fondacioni “Vendlindja thërret” drejtuar nga intelektualë e atdhetarë të devotshëm, bënte dy mitingje në dite në të cilin isha ingranuar edhe unë tërësisht. (Disa prej tyre janë: Adem Sinanaj, Gjek Gjonlekaj , Ismet Berisha, Izet Tafili, Muhamet Mjeku, Shefki Mezhuani, Muharrem Maqellara, Ismet Krasniqi etj). Por edhe organizma të tjerë të diasporës, ishin në këmbë ditë e natë për të ndërgjegjësuar komunitetin vecanërisht në tri shtetëshin Nju jork (NY), Nju Xhersi (NJ) dhe Kenerika, për të mbështetur me të gjitha mënyrat e mjetet UCK-në. Në krye të demostratave të mëdha para Shtëpisë Bardhë, Kapitol Hilli, e OKB-së në NY, ishte ish Kongresmeni Joseph DioGuardi (me origjinë shqiptar Kalabrie). Kurse në lidhje të përditëshme me autoritetet politike në NY e Uashington DC, ishin biznesmenët e suksesshëm Xhim Xhema, Harri Bajraktari e shumë të tjerë, si dhe Vatra, LDK-ja , Liga Qyterare Shqiptaro Amerikane etj.
Në kuadër të kësaj veprimtarie të vrullëshme atdhetare, dhe të shumë kërkesave për të shkuar si vullnetar për të luftuar në Kosovë, në zyrën e “Lidhjes Prizrenit” në Artur Avenue në Bronx NY, u diskutu mundësia edhe e ngritjes së një formacioni ushtarak me djelmëni nga diaspora amerikane. Ky ishte një problem i mprehtë që nuk kërkonte vetëm dëshirën e shqiptarve, por mbi të gjitha lejen e autoriteteve përgjegjëse amerikane.Për këtë hyra në kontakt me ish këshilltarin Ushtarak amerikan të Ministrit Mbrojtjes Shqipërisë, i rikthyer në Pentagon. Pas dy ditësh ai më telefonoi, duke më thënë se autoritetet në Departamentin e Mbrojtjes janë dakort dhe ju mund të filloni menjëherë nga puna për ngritjen e një formacioni në rangun e një batalioni këmsorie të lehte malor.
Pasi e mora këtë autorizim shumë të rëndësishëm, së bashku me disa antarë të “Vendlindja thërret” dhe disa intelektualë në NY, ja filluam punës. Hapi i parë ishte përcaktimi i disa kritereve mbi të cilat do të përzgjidheshin pjesmarrësit në formacion. Ku ndër to ishin: mosha mundësisht 21-45 vjec, të mos qenit kryefamiljar dhe mashkull i vetëm në familje, jo më shumë se një person për familje, mundësisht të kishin kryer shërbimin ushtarak në mënyrë që të mos ishin fillestar në përdorimin e armëve të këmsorisë dhe të kishin disa njohuri fillestare për veprimet në fushën e luftimit.
Kërkesat për tu regjistruar si vullnetar ishin të shumta. Patëm kërkesa edhe nga 70 dhe 72 vjeçar të cilët donin me insistim të shkonin duke na sygjeruar se edhe po të vriteshin për Kosovën do ta quanin nderimin më të madh. Bënë kërkesë edhe disa vajza, dy prej të cilave nuk i bindëm të ndaleshin. Po ashtu bisedova vecas me tre vllezërit Bytyci (Ylli, Agron e Mehmet), duke ju shpieguar se kemi vendosur si kriter vetëm një vullnetar për familje dhe jo tre. Ata nuk bindeshin në asnjë mënyrë. Atëhere ju thashë mund ta bëjmë një përjashtim duke lejuar të shkoni dy vetë dhe këtë ta bëjmë me short këtu së bashku, unë do të shkruaj tri copa letre ku në njerën do të jetë “Jo” dhe në dy të tjerat “Po”. As këtë variant nuk e pranuan duke insistuat se do të shkonin të tre qoftë edhe si klandenstin të pa inkuadruar në batalion. Për një cast mendova të sillesha si ushtarak kariere duke ju thënë se: “për mos bindje ju ndaloj të treve”. Kjo mendova se do tu tingëllonte atyre djemve shembullor dhe atdhetar të shkallës parë si brutalitet që nuk të lenë edhe të shkosh vullnetar për atdheun. Ata i vranë barbarët serb e nuk u këthyen më në SHBA. Unë e kam tërë jetën brengë në shpirtë se pse nuk i ndalova dot edhe duke përdor autoritetin e komandantit të tyre vullnetar.
Në një mbledhje të stafit drejtues ju bëra me dije se formacionin ushtarak ju propozoj ta emrojmë “Batalioni Atlantiku”. Ishin të gjithë dakort. Po aty ju shpërndava një projekt të formulës së Betimit Ushtarak të batalionit e cila në original është si më poshtë e me të cilën u dakortësuan. “BETIMI USHTARAK”
Unë Ushtari i Ushtrisë Clirimtare i Kosovës (UÇK -së), në emër të Atdheut, popullit tim, Flamurit dhe të amanetit të atyre që kanë dhënë jetën për Kosovën, betohem në zot se do të jemë besnik e i papërkulur deri në vdekje i Luftës Clirimtare të Kosovës. Betohem se do të jemë i gatshëm në cdo rast të jap edhe jetën time po të jetë nevoja për clirimin e plotë të Kosovës nga pushtuesit serb. Betohem se do të zbatoj me përpikmëri, besnikëri e përkushtim detyrat e eprorëve për asgjësimin përfundimtar të agresorit barbar serb. Në rast se shkel betimin tim le të bjerë mbi mu, ndëshkimi më i rëndë BETOHEM”.
Përgatija fillestare e batalionit nisi me disa njohuri themelore për ligjin ndërkombëtar të luftës, duke theksuar se nuk duhen kaluar disa caqe ku mund të quhen krime lufte. Si të bëhet trajtimi me ushqim e medikamente mjeksore të robërve të luftës, të plagosurve etj.
Nga pikpamja taktike trajtuam temat: ushtari vrojtues, ushtari në mbrojtje, në tërheqje, në mësymje; ushtari furnizues, ndihma e parë në rast plagosje, mënyra e tërheqjes së të plagosurve, skuadra në mbrojtje, mësymje e pritë, mënyra e përdorimit të paketës individuale mjeksore dhe asaj kundërkimike etj.
Për të parë stërvitjet e batalionit erdhën shumë reporter televizionesh të cilët donin të filmonin dhe të merrnin intervista. Por ne për të mbrojtur punën tonë nga ndonjë keqbërës, nuk pranuam të publikonim atë që po bënim (me përjashtim të të autorizuarve të Shtetit Amerikan). Ne si staf drejtues, kishim autorizuar (për efekt arkivi një person me profesion fotoreporter) të bënte foto-portretin e cdo pjesëmarësi të Batalionit Atllantiku dhe të filmonte disa pjesë të ngritjes e stërvitjes së Batalionit, filmime të cilat do ti shërbenin historisë së ardhme së UÇK -së. Këto u bënë në mjediset e Royall Regency Hotel në Yonkers. Për filmimin vetëm të betimit ushtarak lejuam disa reporter përfshi këtu edhe TV Kultura Shqiptare.
Lidhur me dërgimin e Batalionit Atlantiku për në luftë, kisha bërë kërkesë që të shkoja edhe unë e të luftoja në Kosovë. Por përgjigja e autoriteteve amerikane ishte një “Jo” e prerë. Fillimisht u merzita shumë por ata e kishin marrë një vendim të tillë për të më ruajtur mua. E them këtë se në korrik 2001, pasi ishte provuar pafajsia ime me një vendim të Parlamentit Shqiptar, shkova në Shqipëri për të bërë dasmën e vajzës. Por cuditerisht më arrestuan në aeroportin e Rinasit pa asnjë akuzë. Në këtë rast u desh ndërhyrja e Ambasadorit Amerikan në Tiranë që të më lironin pas tridhjetë orësh. Atëherë e kuptova arsyen se pse amerikanët nuk më lejuan të shkoja me Batalionin Atllantiku në Kosovë. Por në ate kohë, ata më kërkuan të ju sygjeroja tre emra ushtarakësh që ishin me origjinë sa më afër kufirit me Kosovën e që njihnin mirë vendin, zakonet e traditat. Ju thashë se në vendin tim ka një krahinë të tërë që quhet “Malsia e Gjakovës” Tropoja.Tani kjo nuk është më sekret dhe pa hezitim në vend ju sygjerova: një ish drejtues të rëndësishëm të Shtabit Përgjithshëm Shqiptar (SHPSH) dhe që në ate moment ishte Shef Katedre në Akademinë e Mrojtjes. Nuk e pranuan se ishte ushtarak aktiv dhe se Shqipëria nuk duhet të përfshihet me kuadro aktiv, por kërkonin kuadro në rezervë (pension). Në vijim ju sygjerova një ish Drejtor në (SHPSH) gjitharmësh dhe dy ish oficerë madhor nga farcat detare. Pas dy ditësh më thanë batalionin do të ja dorëzoni Skënder Docit (ish drejtues i forcave detare shqiptare) publikisht gjatë betimit ushtarak dhe ashtu veprova. Ditën e betimit erdhi nga Kroacia dhe qe i pranishëm edhe Gani Shehu që më vonë drejtoi këtë formacion ushtarak të komunitetit shqiptaro amerikan.