Ndriçim Kulla/
Një libër i shkruar në kohën e karantinës së pandemisë – Studimet e mia të thelluara më bënë të ndëgjegjësdohesha nga dita në ditë se Branko Merxhani jo vetëm duhej botuar por duhej bërë i lexueshëm dhe i interpretueshëm për lexuesin e sotëm shqiptarë. Një libër mbi jetën dhe idetë mjaft aktuale që ai zhvilloi mbi 70 vjet më parë do ta lidhte atë me lexuesin e sotëm dhe brezat e ardhshëm. Edhe pse librat nuk planifikohen më dukej e nevojshme që ky libër të bëhej sa më shpejtë që të ishte e mundur. Ndryshe nga një libër eseistik apo me letërsi të mirfilltë një libër studimorë si ky i shkruar në kushtet e jets së sforcuar të pandemisë ishte një sfidë tejet e vështirë.Por mbresat dhe përjetimet e fituara që në kohën e censurës komuniste kanë patur një rol mjaftë nxitës në shkruajtjen e këtij libri.
Ai vetë ka folur pak për jetën e vet, dhe nuk është bërë i gjallë pasi e la Shqipërinë, disa muaj pas pushtimit nga italianët…Pas përmbysjes së komunizmit janë bërë ca përpjekje të njërit apo tjetrit për të davaritur mjegullën që e rrethon jetën e këtij personazhi të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, por rezultatet kanë qenë minimale. Ai jetoi gjatë, vdiq në vitin 1981, dhe pas, përveç emrit të mirë e punëve të mëdha, ka lënë dhe plot pikëpyetje. Pse s’u bë i gjallë? Pse nuk e gjeti një mënyrë për të përcjellë një sinjal, se ai ekzistonte? Pse s’e gjeti një mënyrë për të thënë se ç’mendonte për parantezën shqiptare të jetës së tij? Pse askush nuk dinte gjë për të? Pse edhe të bijat kishin një informacion me pikatore për të? A ish Shqipëria e shqiptarët pjesë e mejtimeve të tij në ditët e fundit të jetës? Si vdiq? Kush iu ndodh pranë në momentet e fundit? Pse na la neve të dimë kaq pak për të?”
Ai është një studim i shkruar duke pasur parasysh shqiptarët e sotëm, shqiptarët e shekullit XXI dhe një botë reale, konkrete për ta, me të cilën të arrijnë të realizojnë në frymë, në gërmë dhe në lëndë, brumin e së ardhmes së tyre.