Prof.Ass.Dr.Gjok Vuksani
Univeriteti Bujqesor i Tiranes/
Shqiptaret kane nje lidhje te vecante me token, te pakrahasuar me asnje kombesi tjeter .Toka , fshati , shtepija e te pareve jane emocione te pashlyeshme tonat qe ne i marrim gjithmone me vete kudo qe shkojme , kudo ku jetojme ne cdo vend te botes.
Rralle mund te gjesh nje shqiptar qe nuk ka mbjelle nje fidan, qe nuk ka vjele nje frut, qe nuk ka bere nje pune te rendomte ne bujqesi, gje e cila eshte shum me e rralle per francezet, amerikanet apo gjermanet.
Kjo lidhet edhe me faktin qe deri ne vitin 1990 rreth 75% e shqiptareve kane jetuar ne zonat rurale te Shqiperise dhe aktualisht rreth gjysma e tyre jetojne po aty.
Ne Shiperi ka rreth 700 mije ha toke bujqesore, nga te cilat 85 % jane privatizuar dhe 15 % vazhdojne te jene prone shtetrore.
Por gjendja e bujqesise dhe fermerve ka ardhur duke u perkeqsuar vit pas viti .Une guxoj te them se nje nga faktoret kryesor te prapambetjes se zonave rurale ,eshte nenvlersimi nga qeveria vecanerisht keto vitet e fundit.
Te krijohet bindja qe “QEVERITARET”e kane harruar bujqesine dhe fermerin, ata merren nga mengjesi deri ne darke me gjithcka tjeter si ndeshjet e futbollit ,ngjyrat e autobuzeve …por jo me bujqesine dhe fermeret qe kontribuojne me rreth 20% ne GDP shqiptare.
Ky nenvlersim i bujqesise deklamohet qartesisht kur veren drejtuesit e dikasterit te bujqesise qe parakalojne njeri pas tjetrit nder vite, pa pasur asnje fije lidhje me fshatin.
Sot e ke te veshtire te gjesh ne krye te nje institucioni qendror apo rajonal te bujqesise nje drejtues agronom , veteriner apo zooteknik,pasi shumica jane katapultuar nga jurisprudenca , bankat apo shkencat sociale .
Pikerisht per kete arsye eshte praktikisht e pamundur te presesh politika te qarta per zhvillimin e bujqesise, profesionalizem, ekspertize dhe aftesi per transferimin e teknologjive te reja tek fermeri.
Situata behet edhe me dramatike nga mbeshtetja qesharake qe qeveria jone jep per bujqesine ,ku vetem 3 euro / hektar shkon direkt tek fermeri, ndersa 42 euro/hektar shkon tek institucionet qe kane si detyre monitorimin e saj , ne diference nga vendet e rajonit ku shumica e fondeve shkon tek direkt tek fermeri ( Grafiku i meposhtem sipas FAO).
(Ref. Revista Monitor, 2022)
Fqinji yne Maqedonine e Veriut alokon 143 euro/ha mbeshtetje shtetrore direkt tek fermeri dhe 45 euro/hektar tek institucionet mbeshtetes.
Gjate vitit 2018 vendet e rajonit si Kosoava , Maqedonia , Mali i Zi kane dhene mbeshtetje direkte te fermeri 53 euro /hektar ndersa vendi jone jep vetem 3 euro per hektar ose 18 here me pak .
Argumentat jane te shumte por pa dashur te merzisim lexuesin po permendim edhe nje : Bilanci tregtar ne bujqesi eshte teper negativ ne raportin import-eksport 3:1, ose e shprehur ne vlere monetare kemi nje total importesh prej 900 milion euro/vit, kundrejt afersisht 300 milion euro/vit eksporte.
Kjo harrese e qellimshme e bujqesise ka bere qe nga zonat rurale te emigrojne ne Europe dhe USA nje numer i madh shqiptaresh.
Sot fshatra te tera ne zonat malore te Pukes,Kolonjes,madje edhe ne zonat bujqesore me te zhvilluara si Korca , Shkodra dhe Lezha jane braktisur nga rinia, aty mund te gjesh vec te moshuar qe mezi capinet neper rruget e vetmuara.
Duket sikur “tablone” po e pikturoj me ngjyra te erreta por kjo eshte e verteta e hidhur e bujqesise se vendit tim dhe e vendit tuaj.
Por cfare duhet te behet qe te ndryshoje kjo gjendje katastrofike e bujqesise??
Se pari mendoj se duhet te rritet mbeshteja direkte per bujqesine e krahasushme te pakten me vendet e rajonit Kosoven, Maqedonine dhe Malin e Zi.
Shqiptaret nuk mund ta punojne token me naften 250 leke/liter (2.3$) kjo eshte pikerisht arsyeja qe vitet e fundit ne disa zona te vendit ka filluar rishtas punimi me kafshe i tokes, teknologji qe kishte 75 vite qe nuk aplikohej me ne vendin tone.
Eshte urgjente te subvecinohet nga shteti per uljen e kostove te prodhimit ne bujqesi me qellim qe te kultivohet toka dhe cmimet e produkteve bujqesore te jene konkuruse, te pakten ne tregun rajonal.
Nje mase tjeter e domosdoshme eshte lehtesimi i barres fiskale ne bujqesi.Vetem vitet e fundit jane bere dy nderhyrje fiskale nga qeveria konkretisht: eshte rritur me 10% taksa doganore e inputeve bujqesore si dhe eshte hequr vlera prej 6% e rimbursimit te TVSH se produkteve bujqesore, te cilat kane ndikuar ne rritjen e cmimeve te inputeve dhe produkteve bujqesore.
Pra qeveria ne vend qe te mundesonte lehtesimin e barres fiskale ne kushtet e krizes globale te ushqimit, ka vepruar ne kah te kundert duke e perkeqesuar ate.
Duhet qe bujqesia te mos lihet ne meshire te tekave te natyres , prandaj mendoj se eshte domosdoshmeri subvensionimi nga shteti i skemave te sigurimeve te prones ne bujqesi nga permbytjet, zjarret dhe semundjet ne blegtori deri 50 % te primit te sigurimit
Nje problematike tjeter qe duhet te afrontohet nga qeveria eshte numri mjaft i reduktuar i studenteve qe studjojne ne deget me rendesi te vacate per ekonomine shqiptare si Agronomi , Veterinari apo Inxhinier Pyjesh.
Shqiperia ka nevoje edhe per juriste e ekonomiste, por nje vend bujqesor si Shqiperia nuk mund te zhvillohet pa agronome dhe inxhinjer pyjesh ku rreth 18 % te siperfaqes e zene kullotat dhe 37 % pyjet.
Prandaj duhet te mbeshteten me bursa studimi studentet qe studjone ne fushat e bujqesie ne menyre qe te pergatiten specialiste te afte per zhvillimin rural dhe transferimin e teknologjive te reja tek fermeret .
Sic shihet hallet e bujqesise jane te medha dhe sygjerimet mund te jene te shtumta por shpresoj qe te fillohet me dashamiresine e politikberesve per bujqesine dhe fermeret.
Te shpresojme se shqiptaret e diaspores kur te vijne ne vendin e tyre te shijojne produktet aautoktone te vendit tone djathin e Gjirokasteres apo qershine e Dibres , domaten “zemer kau” dhe jo feten greke apo domaten italiane.