• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ÇFARË FSHIHET PAS VENDIMIT TË KOMISIONIT EUROPEAN PËR PEZULLIMIN E FONDEVE PËR BUJQËSINË NË SHQIPËRI?

July 27, 2023 by s p

Prof.Gjok Vuksani/

Në këtë vapë përvëluese ku temperatuat në Shqipëri kanë arritur në 44°C dhe kur bimët e arave po digjen natën për hanë si pasojë e mungesës së ujitjes në të paktën 55% të siperfaqes së tokës së punueshme. Në kushtet kur fondet e akorduara për këtë vit nga buxheti i shtetit për mbështetjen e fermerëve janë vetëm 3.3 miliardë lekë, ose 36 % më pak se fondi i dhënë gjatë vitit 2022, që kapte shifrën e 5.1 miliardë lekëve. Kur vaji i ullirit dergjet në shtëpitë e fermerve i pashitur dhe kur prodhimi i grurit të sivjetshëm i nxitur që të kultivohet nga qeveria ka mbushur rrugët e Myzeqesë një lajm përvëlues arriti në Tiranë.

Komisioni European pezulloi fondet paraaderuese për Shqiperinë si pasojë e parregullsive dhe mangësive serioze në dhënien dhe zbatimin e projekteve të IPARD II në Shqipëri, dhe dështimit të AZHBR që të ushtrojë kontrollet e duhura e konstatuar nga investigimi 3 vjecar i OLAF (European Anti-Fraud Office). Ministrja e Bujqesisë znj.Krifca është munduar që të justifikojë pezullimin si një procedurë teknike duke deklaruar se programi i mbështetjes nuk është ndërprerë, puna vazhdon dhe programi vazhdon. Së pari duhet të sqarojmë se shkeljet e konstatuara në letrën e dërguar nga Drejtori i GD AGRI janë serioze dhe mjaft të rënda për gjithë strukturat e menaxhimit të fondeve të IPARD. “Disa projekte të financuara si pjesë e programit IPARD II u gjetën me parregullsi, të tilla si krijimi artificial i kushteve për të përfituar grante më të larta, lidhje të paligjshme ndërmjet ofertuesve, çmime të fryra, mosmbajtja e dokumentacionit origjinal, investime të ndërtuara në një vend të ndryshëm nga kontrata e grantit, oferta false etj.(Oligarkia.al). Së dyti në dokumentin zyrtar të dërguar nga DG AGRI (Drejtoria e Bujqësisë e KE) shprehet qartë se është pezulluar pagesa për për tre-mujorin e parë të 2023 por edhe pagesat në vazhdim bazuar në gjetjet paraprake të OLAF.Madje në formë paralajmëruese autoritett evropiane i kujtojnë Ministries së Bujqësise se nëse nuk merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e të gjitha shkeljeve të rënda mund të plotësohen kushtet e Nenit.40 të marveshjes së përbashkët (Framework agreement) (1) Komisioni mund të pezullojë pagesat për Përfituesin IPA II, veçanërisht kur zbulohen gabime sistemike që vënë në dyshim besueshmërinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm të subjektit në fjalë apo ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve përkatëse. (3) Nëse Përfituesi IPA II nuk i ka marrë masat, Komisioni mund të vendosë të anulojë plotësisht ose pjesërisht kontributin IPA II të programit sipas nenit 43.

Pra situata nuk është aspak teknike mandje është shumë e rezikshmë aq sa mund të cojë në një bllokim total të mbështetjes së BE për bujqësinë shqiptare. Gjendja bëhet akoma më alarmate se nga 226 kontrata të lidhura në kuader të IPARD II nga shuma prej 96 milionë vetëm 58% e shumës totale ishte disbursuar (sipas deklarimit të Ministres së Bujqesisë në Komisonin e veprimtarisë prodhuese). Pra pothuasje gjysma e fermerëve akoma nuk kanë marrë financimet nga IPARD II edhe pse kanë harxhuar mijëra euro për projektet , dokumentacionin , plan biznesin , lejet e ndërtimit etj , etj. Gjithashtu duhet të bëhet e ditur për të gjithë shqiptarët se fondi jepet pasi është kryer financimi, pra fërmeret kanë marrë miljona euro kredi në bankë , kamë kryer investimin bazuar në një kontratë të lidhur me AZHBR dhe jo për fajin a tyre ato nuk mund të marrin mbrapsht financimin nga BE dhe qeveria shqiptare (75:25%). E zeza bëhet edhe më e zëzë n.q.s merret vendimi nga DG AGRI që edhe një pjesë e konsiderushme e investimeve të disbursuara të konsiderohen si “Investime të paligjshme” dhe të kthehen mbrapsht paratë e disbursuara nga shteti shqipëtar. Kur vjen e keqja hapi derën sepse në letrën zyrtare të DG AGRI eshtë theksuar që të gjitha proceduart për aplikimin , buxhetimin e IPARD III në nje shumë prej 146 milion euro do të bllokohen. Prandaj Ministrja e Bujqësisë nuk duhet të merrët me fjalë dhe as me inagurime të rrugëve në Farkë të Tiranës për arsye elektorale por duhet të punojë ngushtësisht me struktuat e KE për të rritur transparencen e kontrollit të investimeve , pastrimin e strukturave të bujqësisë nga të paaftët dhe patronazhistët (64% e punojnësve të AZHBR sipas FAO janë të punësuar jashtë profilit).

Duhet menjeherë të shpallen investime të paligjshmë të gjithë investimet që janë dhenë për inceneratorët dhe miqtë e qeverisë që të mos digjet i njomi për të thatin.Gjithashtu duhet të thëksohet fakti se në këtë rast nuk ka dështuar vetëm AZHBR si institucion zbatues por të gjitha strukturat që merren me administrimin e fondeve IPARD. Nuk ka funksionuar as Komiteti i Monitorimit të fondeve IPARD II që drejtohet nga Ministrja e Bujqësisë dhe ka në përbërjën e saj përfaqesues nga Ministria e Financës , Ministria e Mjedisit , Ministria e Transportit etj që është pëgjegjes për zbatimin me efektivitet dhe cilësi të zbatimit të Programit, në mënyrë që të arrihen objektivat specifike. Kanë dështuar të gjitha institucionet e varësisë “Trupat teknike” si AKU , AKVMB , Agjensia Kombetare e Mjedisit etj që kanë qënë përgjegjës për të vërifikuar përmbushjen e standarteve komabëtare dhe ato minimale të BE të investimeve të kryera. Kanë dështuar gjithashtu në zbatimin e detyrave funksionale Autoriteti i Menaxhimit , NAO (Zyrtari Kombëtar Autorizues), NIPAC(Koordinatorit Kombëtar për IPA),Fondi Nacional në Ministrinë e Financave etj , etj.

Pra situata është shumë komplekse dhe ka nevojë për një analizë të thëllë dhe profesionale për të nxjerrë bujqësinë nga kjo gjendje e vështirë. Ju që jeni përgjëgjës me veprimet dhe mosveprimet tuaja për pezullimin e fondeve të IPARD II +III mos u bëni përgjegjes edhe për anullimin e pjesshëm ose të plotë të fondeve aq të nevojshme për bujqësinë shqiptare.

Filed Under: Kronike Tagged With: GJOK VUKSANI

Bujqësia shqiptare e harruar

June 6, 2022 by s p

Prof.Ass.Dr.Gjok Vuksani 

Univeriteti Bujqesor i Tiranes/

Shqiptaret kane nje lidhje te vecante me token, te pakrahasuar me asnje kombesi tjeter .Toka , fshati , shtepija e te pareve jane emocione te pashlyeshme tonat qe ne i marrim gjithmone me vete kudo qe shkojme  , kudo ku jetojme ne cdo vend te botes.

Rralle mund te gjesh nje shqiptar qe nuk ka mbjelle nje fidan, qe nuk ka vjele nje frut, qe nuk ka bere nje pune te rendomte ne bujqesi, gje e cila eshte shum me e rralle per francezet, amerikanet apo gjermanet.

Kjo lidhet edhe me faktin qe deri ne vitin 1990 rreth 75% e shqiptareve kane jetuar ne zonat rurale te Shqiperise dhe aktualisht rreth gjysma e tyre jetojne po aty.

Ne Shiperi ka rreth 700 mije ha toke bujqesore, nga te cilat 85 % jane privatizuar dhe 15 % vazhdojne te jene prone shtetrore.

Por gjendja e bujqesise dhe fermerve ka ardhur duke u perkeqsuar vit pas viti .Une guxoj te them se nje nga faktoret kryesor te  prapambetjes  se zonave rurale ,eshte nenvlersimi nga qeveria vecanerisht keto vitet e fundit.

Te krijohet bindja qe “QEVERITARET”e kane harruar bujqesine dhe fermerin, ata merren nga mengjesi deri ne darke me gjithcka tjeter si  ndeshjet e futbollit ,ngjyrat e autobuzeve …por jo me bujqesine dhe fermeret qe kontribuojne  me rreth 20% ne  GDP shqiptare.

Ky nenvlersim i bujqesise deklamohet qartesisht  kur veren  drejtuesit e dikasterit te bujqesise qe parakalojne  njeri pas tjetrit nder vite, pa pasur  asnje fije lidhje me fshatin.

Sot e ke te  veshtire te gjesh ne krye te  nje institucioni qendror apo rajonal te bujqesise  nje drejtues agronom , veteriner apo zooteknik,pasi shumica  jane katapultuar nga jurisprudenca , bankat apo shkencat sociale .

Pikerisht per kete arsye  eshte praktikisht  e pamundur te presesh  politika te qarta per zhvillimin e bujqesise, profesionalizem, ekspertize  dhe aftesi per transferimin e teknologjive te reja tek fermeri.

Situata behet edhe me dramatike  nga mbeshtetja  qesharake  qe qeveria jone jep per bujqesine ,ku vetem 3 euro / hektar shkon direkt tek fermeri, ndersa 42 euro/hektar shkon tek institucionet qe kane si detyre monitorimin e saj , ne diference  nga vendet e rajonit ku shumica e fondeve shkon tek direkt tek fermeri ( Grafiku i meposhtem sipas FAO).

(Ref. Revista Monitor, 2022)

Fqinji yne  Maqedonine e Veriut  alokon 143 euro/ha mbeshtetje shtetrore direkt tek fermeri dhe 45 euro/hektar tek institucionet mbeshtetes. 

Gjate vitit 2018 vendet e rajonit si Kosoava , Maqedonia , Mali i Zi kane dhene mbeshtetje direkte te fermeri 53 euro /hektar ndersa vendi jone jep vetem 3 euro per hektar ose  18 here me pak .

Argumentat jane te shumte por pa dashur te merzisim lexuesin  po permendim edhe nje : Bilanci tregtar ne bujqesi eshte teper negativ  ne raportin import-eksport 3:1, ose e shprehur  ne vlere monetare kemi   nje total importesh prej 900 milion euro/vit, kundrejt afersisht 300 milion euro/vit eksporte.

Kjo harrese e qellimshme e bujqesise ka bere qe nga zonat rurale te emigrojne  ne Europe dhe USA nje numer i  madh shqiptaresh.

Sot fshatra te tera  ne zonat malore te  Pukes,Kolonjes,madje edhe ne zonat bujqesore me te zhvilluara si Korca , Shkodra dhe Lezha  jane braktisur nga rinia, aty mund te gjesh vec te moshuar qe mezi capinet neper rruget e vetmuara.

Duket sikur “tablone” po e pikturoj me ngjyra te erreta por kjo eshte e verteta e hidhur e bujqesise se vendit tim dhe e vendit tuaj.

Por cfare duhet te behet qe te ndryshoje kjo gjendje katastrofike e bujqesise??

Se pari mendoj se duhet te rritet mbeshteja direkte per bujqesine e krahasushme te pakten me vendet e rajonit Kosoven, Maqedonine dhe Malin e Zi.

Shqiptaret nuk mund ta punojne token me naften 250 leke/liter (2.3$) kjo eshte pikerisht arsyeja qe vitet e fundit ne disa zona te vendit ka filluar rishtas punimi me kafshe i tokes, teknologji qe kishte 75 vite qe nuk aplikohej me ne vendin tone.

Eshte urgjente te subvecinohet nga shteti per uljen e kostove te prodhimit ne bujqesi me qellim qe te kultivohet toka dhe cmimet e produkteve bujqesore  te jene konkuruse, te pakten ne tregun rajonal.

Nje mase tjeter e domosdoshme eshte lehtesimi i barres fiskale ne bujqesi.Vetem vitet e fundit jane bere dy nderhyrje fiskale nga qeveria  konkretisht: eshte rritur me 10% taksa doganore e inputeve bujqesore si dhe eshte hequr vlera prej 6% e rimbursimit te TVSH se produkteve bujqesore, te cilat kane ndikuar ne rritjen e cmimeve te inputeve dhe produkteve bujqesore.

Pra qeveria ne vend qe te mundesonte lehtesimin e barres fiskale ne kushtet e krizes globale te ushqimit, ka vepruar ne kah te kundert duke e perkeqesuar ate.

Duhet qe bujqesia te mos lihet ne meshire te tekave te natyres , prandaj mendoj se eshte domosdoshmeri  subvensionimi nga shteti i skemave te sigurimeve te prones ne bujqesi nga permbytjet, zjarret dhe semundjet ne blegtori deri 50 % te primit te  sigurimit 

Nje problematike tjeter qe duhet te afrontohet nga qeveria  eshte numri mjaft i reduktuar i studenteve qe studjojne ne deget me rendesi te vacate per ekonomine shqiptare si Agronomi , Veterinari apo Inxhinier Pyjesh.

Shqiperia ka nevoje edhe per juriste e ekonomiste,  por nje vend bujqesor si Shqiperia  nuk mund te zhvillohet pa agronome dhe inxhinjer pyjesh  ku rreth 18 % te siperfaqes e zene kullotat dhe 37 % pyjet.

Prandaj duhet te mbeshteten me bursa studimi studentet qe studjone ne fushat e bujqesie ne menyre qe te pergatiten specialiste te afte per zhvillimin rural dhe transferimin e teknologjive te reja  tek fermeret .

Sic shihet hallet e bujqesise jane te medha dhe sygjerimet mund te jene te shtumta por shpresoj qe te fillohet me dashamiresine e politikberesve per bujqesine dhe fermeret.

Te shpresojme se shqiptaret e diaspores kur te vijne ne vendin e tyre te shijojne produktet aautoktone te vendit tone  djathin e Gjirokasteres  apo qershine e Dibres , domaten “zemer kau” dhe jo feten greke apo domaten italiane.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: GJOK VUKSANI

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT