Nga Sadik ELSHANI-FILADEFIA/
Pak dite me pare u gjet i vdekur nje bashkatdhetar i yne, i merdhire ne boren e ftohte, ne acar, larg shtepise, larg familjes se tij, larg vendit te tij, duke u munduar te kaloje kufirin e Serbise me Hungarine, per te kerkuar nje jete me te mire ne ndonje vend te Europes Perendimore. Kur degjon nje lajm te tille, jo vetem qe pikellohesh, ndien dhimbje njerezore, por edhe menjehere te bie nder mend skica e Migjenit, “Bukuria qe vret”. Dhe si dikur Migjeni qe ngriti zerin, edhe ne nuk duhet te heshtim, por duhet ta ngreme zerin:” Merrnje dhe conje ne qytet ket shtatore. Vendosnje ne nje shesh! Dhe si permendore kushtonja ndokujt! Kushtonja atij qe ka ma shume merita per ket vend. Po, ndoj ministrit o deputetit, o ndokujt tjeter…”
Koheve te fundit Kosova po ballafaqohet me nje dukuri te pakendshme e shume brengosese – largimin e mijera qytetareve te saj, kryesisht te rinj, qe ne menyre ilegale po ia mesyjne vendeve te Europes Perendimore, duke iu ekspozuar pasigurive dhe rreziqeve te shumta, shpesh edhe me rrjedhoja tragjike. I tille ishte edhe rasti i Ali Fetahut. Me siguri, veprime te tilla njerezit nuk i marrin nga deshira, por nga zori, nga nevoja per t’i siguruar familjes nje kafshate buke. Ne periudha te ndryshem te historise se saj te para clirimit, Kosova zbrazej nen kercenimin e tytave te policise, paramilitareve e ushtrise serbe, ndersa sot po zbrazet nen kercenimin e skamjes, mungeses se perspektives, humbjes se shpreses per nje te ardhme me te mire. Per fat te keq, njerezit e deshperuar, bejne veprime deshperuese qe shpesh perfundojne edhe ne tragjedi. Me mijera familje kosovare qe kane marre rruget e botes per nje jete me te mire, jetojne neper kampe refugjatesh ne kushte te mjerueshme dhe jo humane.
E cka bejne qeveritaret e Kosoves? Asgje konkrete, asgje domethenese. Ata sic duket nuk shqetesohen fare per hallet, mireqenjen e popullit te Kosoves, por vetem per pozitat, karrikat e tyre. Per gjashte muaj nuk ishin ne gjendje te formonin qeverine, thua se punet e shtetit kryhen vetvetiu. Ndoshta per ta cdo gje eshte mire, sepse ata vete dhe familjet e tyre jane mire. “Une jam mire kur ashte mire Shqypnia” – thoshte dikur Isa Boletini. Kjo eshte nje gjendje emergjente qe rrezikon sigurine dhe te ardhmen e Kosoves, prandaj kerkohet nderhyrja e menjehershme e qeverise per te zbutur sado pak kete gjendje te rende ekonomike, kete gjendje deshperuese, kete pesimizem qe e ka kapluar nje pjese te mire te popullates se Kosoves.
Eshte e vertete qe Kosova ka trasheguar mjaft probleme nga e kaluara e saj dhe nuk eshte e lehte te qeverisesh nje vend si Kosova, por duhet bere nje bashkerendim me i mire i punes me bashkite, organizatat joqeveritare vendore e nderkombetare, institucionet fetare, organizatat dhe fondacionet bemirese. Ajo qe brengos me teper, eshte mungesa e kujdesit, perkushtimit, kembengulja per t’u ballafaquar me sfidat qe po e rendojne shoqerine kosovare: varferia (ne shume raste e tejskajshme), papunesia e madhe, krimi, korrupsioni dhe problemet tjera sociale. Politikaneve tane nuk u vie turp dhe nuk i brene ndergjegja kur per ditelindje, apo pervjetore martesash shpenzojne me dhjetera mijera euro, ndersa nje pjese e mire e bashkeqytetareve te tyre nuk kane cka te hane. Kuptohet, edhe qytetaret i kane pergjegjesite e tyre, sepse qeveria nuk mund t’ua kryeje punet qe ata vete duhet t’i kryejne per veten dhe familjet e tyre.
Vdekja e ketij bashkatdhetari dhe shume bashkatdhetareve tjere me heret, te mos jete nje vdekje e kote, por te behet nje kembane zgjimi, te ngacmoje ndergjegjen e shoqerise kosovare, udheheqesve dhe politikaneve tane, qe te angazhohen me perkushtim per zgjidhjen e problemeve te qytetareve dhe shtetit te Kosoves. Me punen e tyre t’u tregojne qytetareve te Kosoves se, ata po mundohen t’i kryejne detyrimet e tyre brenda mundesive ekzistuese. Me ne fund, qytetaret e Kosoves le ta nshohin driten ne fund te tunelit te vuajtjeve te tyre shekullore, le t’i shohin shkendijat e shpreses per nje te ardhme me te mire. Te ndertojme nje shtet qe rrezaton vlera njerezore, nje shtet qe jeteson dhe pasqyron perpjekjet, synimet dhe endrrat e nje populli te vuajtur nder shekuj.
Gjendja e ploget qe po e karakterizon skenen politike kosovare te muajve te fundit, po reflektohet edhe ne marredhenjet rajonale dhe ato nderkombetare. Kete plogeti, si dhe percarjet, zenkat, joseriozitetin dhe papjekurine politike te udheheqesve dhe politikaneve kosovare, Serbia po mundohet ta shfrytezoje per qellimet e saj. Nuk eshte e rastesishme, qe koheve te fundit Serbia eshte bere shume e zhurmshme ne kerkesat e saj te padrejta ndaj Kosoves, duke e trajtuar ate si pjese perberese te saj. Keto dite ne Kosove ishte per vizite edhe kryeministri i Serbise Aleksander Vuciq, dhe ne vend se te kerkoje falje per krimet e Serbise ndaj popullsise shqiptare, ai vazhdoi me provokimet e tyre te zakonshme, beri deklarata e veprime te papranueshme per nje shtete sovran sic eshte Kosova. Nuk erdhi per te promovuar fqinjesine e mire, por per t’i mbajtur te ngrohta synimet e Serbise ndaj Kosoves. Ai vertet erdhi me leje te qeverise se Kosoves, por nuk u soll si nje mysafir – ai u soll tamam si zot shtepie, duke bere deklarata kercenuese e plot helm, duke peruruar objekte ne nje shtet tjeter pa pranine e perfaqesuesve te shtetit te Kosoves. Dhe vargjet e At Gjergj Fishtes duket se jane mjaft aktuale per nje situate te tille: ” Me luejte Shkjau harushe nder ne/Thue se s’ka Shqyptare mbi dhe.”
Komunat e banuara me shumice te popullsise serbe, artificialisht te krijuara, nuk jane oaza te Serbise, por jane toke e Kosoves dhe duhet te inkuadrohen ne rrjedhat politiko – shoqerore te Kosoves, te zbatojne ligjet e Kosoves, njesoj si te gjitha komunat tjera dhe te mos jene te varura nga Serbia. Heren tjeter, kur politikanet dhe udheheqesit e Serbise te vijne ne Kosove, duhet te sillen si mysafire dhe jo si zot shtepie. Perndryshe, t’u ndalohet hyrja ne teritorin e Republikes se Kosoves.
Per me shume se nje shekull, shqiptaret ben perpjekje mbinjerezore, lufte e qendrese te panderprere per ta shporrur njehere e pergjithmone sundimin e eger serb qe na ka shkaktuar njemije te zeza, duke kryer krime barbare, duke u munduar ne cdo menyre per te na zhdukur nga faqja e dheut. Kosova tani eshte shtet i pavarur, por Serbia nuk mund te permbahet pa e futur hunden (dhe jo vetem hunden) ne punet tona, sic eshte rasti i Trepces dhe shume ceshtje tjera. Trepca eshte ne Kosove dhe eshte pasuri e Kosoves. Ne te kaluaren Serbia mjaft ka perfituar nga Trepca dhe serbeve duhet bere e ditur se ato kohera kane perfunduar. Serbet nuk e cajne koken fare per “djepin” e tyre ne Kosove, por per pasurite e Kosoves dhe cmendurite e tyre nacionaliste e shoviniste. Edhe dicka, ministra si Jabllanoviqi nuk duhet te kene vend ne qeverine e Kosoves, madje edhe te asnje shteti tjeter demokratik.
Prandaj, ne keto caste delikate, eshte shume me rendesi, eshte ceshtje jetike, qe politikanet dhe udheheqesit e Kosoves, intelektualet dhe te gjithe veprimtaret tjere, te jene te bashkuar e te flasin me nje ze, te punojne dite e nate me plot perkushtim per te ndertuar nje shtet funkcional demokratik. T’i vene interesat e Kosoves para interesave te ngushta vetjake e partiake. Me punen e saj serioze, qeveria t’i trgoje popullit te vet se kane nje qeveri te afte qe kujdeset per mireqenjen e tyre, t’i tregoje miqve, partnereve nderkombetare, gjithe te tjereve se Kosova eshte nje shtet serioz qe e meriton pavaresine, dhe t’i trgoje Serbise se, ne jemi Zot ne token tone. Pune te mbare!
Sadik Elshani, Philadelphia, 24 janar, 2015