• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BIDEN (E PUTIN): NAVALNI NUK DUHET TË VDESË!

June 27, 2021 by dgreca

FILE PHOTO: Russian Prime Minister Vladimir Putin (R) shakes hands with U.S. Vice President Joe Biden during their meeting in Moscow March 10, 2011. REUTERS/Alexander Natruskin/File Photo

Nga FRANCO VENTURINI-Perktheu:Eugjen Merlika/

This handout photo published by Russian opposition leader Alexei Navalny on his instagram account, shows himself and his wife Yulia, posing for a photo in a hospital in Berlin, Germany. Russian opposition leader Alexei Navalny has posted the picture Tuesday Sept. 15, 2020, with the caption “Hi, this is Navalny. I have been missing you. I still can’t do much, but yesterday I managed to breathe on my own for the entire day.” (Navalny instagram via AP)

Nëse takimi I lartë Biden-Putin ka patur një kuptim, e sigurisht e ka patur në vullnetin e përbashkët për bisedime mes palëve, besojmë se mund të hamendësojmë atë që ka ndodhur në burgun që strehon njeriun-simbol të opozitës nda Kremlinit, atë Aleksej Navalni që në shkurt është dënuar me tre vjet e gjysmë: dyfishim rojesh, mjekë të gatshëm të ndërhyjnë në rast nevoje, që shijojnë më parë gjithshka që Navalni pin apo han, nja dy autoambulanca në pritje. Putini, natyrisht, e dinte prej kohësh se shërbimet e tij janë paditur se kanë tentuar t’a helmojnë. Por një gjë është të jesh I vetëdijshëm e tjetër është të të thuhet në surrat nga një Biden që nuk kishte pamjen e atij që bënte shaka: “Nëse Navalni do të vdesë në burg pasojat do të jenë rrënuese”.

E nga çasti që tani ndërmjet Biden-it dhe Putinit nuk harbojnë vetëm të shara por edhe duar të shtrira mbi çarmatimin, marrëveshje për të luftuar së bashku (a me të vërtetë?) sulmet kibernetikë, përgatitje për të shkëmbyer spiunë të vërtetë apo të hamendësuar, si në kohët e luftës së ftohtë, interesa të fshehtë për të frenuar ngjitjen e fuqishme të Kinës, ja pra që atëherë “vija e kuqe” e shënuar nga Biden-I merr një rëndësi themelore për Putinin. Duhet thënë se përveç përmëndjes së Navalnit, gjë që në konferencën e shtypit Putin nuk e bëri kurrë, kryetari I ri I Shtëpisë së Bardhë I ka kërkuar kolegut të tij të Kremlinit një ndryshim hapi në drejtim të gjithë opozitës. Por në këtë drejtim ka pak shpresë. Grupet që përkrahin protestat e Navalnit janë nxjerrë jashtë ligjit e një pjesë e tyre kanë mërguar, çdo lloj kritikë kateve të larta të Pallatit mund t’i vishet “agjentëve të huaj”, gjykatat janë të gatëshme të ndëshkojnë këdo që nuk ecën drejt, dhe zgjedhjet parlamentare të shtatorit do të shtojnë kthesën autoritare. Putini e di se nuk mund të duket i dobët përballë opinionit të tij publik. E mandej, a nuk mjafton që Navalni jeton?

“Corriere della Sera”, 19 qershor 2021   Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Biden-Putin, Eugjen Merlika, Navalny

“PRANVERË E HELMUAR” ….

June 23, 2021 by dgreca

“PRANVERË E HELMUAR”, DOKUMENT I KRIMIT SERB MBI FËMIJËT SHQIPTARË/

“Në shenjë kujtimi e respekti për fëmijët e helmuar shqiptarë nga pushtuesi serb në Kosovë.” -Autori/

Shkruar nga: FRAN GJOKA/Vjena ishte dikur qendër e studimeve dhe veprimtarive të shumë intelektualëve shqiptarë. Ishte qendër me rol politik dhe historik me rëndësi për kombin shqiptar dhe progresin e tij.  “Njëri nga ata, veprimtar i kohës sonë, pa dyshim, është Hazir Mehmeti pedagog, hartues tekstesh e abetaresh për nxënësit shqiptarë në mërgatë, publicist, tregimtar, poet, përcjellës besnik i të gjitha ngjarjeve kulturore të mërgimtarëve, pasqyrues i të arriturave arsimore e shkencore në Austri, gjurmues e hulumtues i historisë sonë në qendrat botërore. Ai tashmë ka bërë emër në letrat shqipe. Një jetë të tërë në shërbim të çështjes kombëtare.
Duke qenë mësimdhënës gjimnazi në QAMO-në “Muharrem Bekteshi” të Vushtrrisë, Hazir Mehmeti, madje duke mbajtur edhe shënime në ditarin e tij personal. Ato i barti në gjirmë të zemrës për më shumë se tri dekada, derisa e nxori në dritë librin “PRANVERË E HELMUAR”, në të cilin, në mënyrë analitike e përmbajtësore, shtjellon këtë të keqe të madhe, që nuk duhet ta harrojmë kurrë. Ishte ky provokimi kriminal më i egër, i cili nuk është dënuar as sot e kësaj dite pas tridhjetë vjetëve. Qëndrimi serb mbeti kriminal, i njëjti siç është edhe sot e kësaj dite, shkruan redaktori i librit, kolegu i shkollës dhe përjetuesi i përbashkët i ngjarjeve, Prof. BedriTahiri. 

Në hyrje të librit autori paraqet rrethanat dhe sfidat në punën e tij. Mbledhja e dokumenteve dhe shkrimeve kërkonte kohë, shpenzime e mund. Të gjitha janë një zero krahasuar me kontributin që dhanë qytetarët në përpjekjet për qëndresë në ruajtjen e qenies kombëtare. Fillimisht e fillova me shtypin në gjuhën shqipe të kohës në Kosovë dhe Shqipëri, pastaj në gjermanisht dhe disa gjuhë të tjera. Çdo artikull që gjeja më rikthente në ato momente të rënda dhimbjeje me nxënësit e helmuar. Më vinin zërat e tyre, dridhjet e tyre, përpëlitja e tyre me vdekjen, ku secilin e mbanin tre apo katër shokë të klasës. E falënderoj kolegun tonë, tani i ndjerë, Bedri Shyti, i cili e ruajti me kujdes Ditarin tim personal, së bashku me gjërat më të vlefshme të familjes së tij, të groposura në kopsht jashtë shtëpisë së tij gjatë luftës. Po të mos ishte ai, kujdesi i tij dhe familjes së tij, ditari do ishte tretur në hirin e luftës së bashku me të gjitha librat, materialet, mobiliet në shtëpinë time të shkrumbuar gjatë dy ofensivave armike. Falënderoj për ndihmën në materiale dhe përkthimin e tyre nga gjuha angleze, djalin tim Kreshnik Mehmeti dhe Dr.Vlora Mehmeti Tërshani. Ditari im do të jetë një dokument dëshmi nga përjetimet me fëmijët e helmuar në Qendrën e Arsimit të Mesëm të Orientuar “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri. Përjetimet janë të shkapërderdhura shkronjave të tregimeve letrare e artistike që kam shkruar dhe botuar edhe në gjermanisht e rumanisht. Brezave ju detyrohemi që të njohin dhe përkujtojnë ngjarjet nga jeta jonë”. Pjesa më interesante e librit “PRANVERË E HEMUAR”, padyshim, mbetet DITARI, i cili, siç e shpjegon vetë autori, ka një histori të veçantë, dhe ka përbiruar për vesh gjilpëre, duke i shpëtuar asgjësimit. Ai përmban shënime brenda datave: janar 1990- 22 shtator 1995. Autori nuk u përmbahet rregullave të ditarit klasik pra, nuk përshkruan ngjarjet ditore në mënyrë kronologjike. Ai ndalet vetëm te ngjarjet e veçanta të këtij rrugëtimi historik. Këto fletëza ditari, të përshkruara dhe të vëna si faksimile, paraqesin dëshmi reale të asaj periudhe të rëndë zymtësie, që e mbijetuam kolektivisht, por edhe si subjektivitet ndjenjësor i autorit“ (Prof. Bedri Tahiri, Redaktor).

Qysh nga fillimi i helmimeve të fuqishme më 19, 21, 22, 23 mars 1990, kjo ndodhte shpesh. 2 Dita e pranverës së nëntëdhjetës do të jetë e pashlyer në qenien time dhe të gjithë kombit shqiptar. Ajo erdhi e rëndë, me lule që helmoheshin e vriteshin çdo ditë. Kur në klasë 

sëmureshin katër e më shumë nxënës, ishte e vështirë për ne. Atyre që ishin helmuar iu përsëritej sëmundja kudo që ndodheshin. Ne nuk dinim të ankoheshim, dinim vetëm të ndihmonim, ishim të bindur se do ia dalim, ishim të bindur se liria do të vijë dhe ishim pajtuar

që ajo të vinte edhe pa ne. Kur bisedonim me nxënësit, ata ishin tepër të frymëzuar dhe të mbushur me urrejtje ndaj armikut, sa s’mund të mendohet sot në këtë kohë të rrethanave tjera,

s’mund të imagjinohet sot nga rinia e lindur në liri dhe edukuar me një frymë tjetër. Në ato kohë të rënda, të mbushura me vaj e lotë, u detyrohemi brezave të rinj, kujtimit dhe respektit të paharrueshëm ndaj tyre me një falënderim të madh. 

Autori, ne librin e tij, ndër të tjera, thotë: “Dita e pranverës së nëntëdhjetës do të jetë e pashlyer në qenien time dhe të gjithë kombit shqiptar. Ajo erdhi e rëndë, me lule që helmoheshin e vriteshin çdo ditë. Kur në klasë sëmureshin katër e më shumë nxënës ishte e vështirë për ne. Atyre që ishin helmuar iu përsëritej sëmundja kudo që ndodheshin. Ne nuk dinim të ankoheshim, dinim vetëm të ndihmonim, ishim të bindur se do ia dalim, ishim të bindur se liria do të vijë dhe ishim pajtuar që ajo të vinte edhe pa ne. Kur bisedonim me nxënësit, ata ishin tepër të frymëzuar dhe të mbushur me urrejtje ndaj armikut, sa s’mund të mendohet sot në këtë kohë të rrethanave tjera, s’mund të imagjinohet sot nga rinia e lindur në liri dhe edukuar me një frymë tjetër. Në ato kohë të rënda, të mbushura me vaj e lotë, u detyrohemi brezave të rinj kujtimit dhe respektit të paharrueshëm ndaj tyre me një falënderim të madh”.

C:\Users\PC\Downloads\Pranverë e helmuar .png
F:\IMsG.jpg

Ndërsa recensenti i librit, Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, mes të tjerash, shkruan: “Vepra e Mr.sci. Hazir Mehmetit është një thesar i kulturës dhe i memories së vuajtjeve kombëtare historike shqiptare dhe si e tillë, kjo vepër zë një vend të rëndësishëm në literaturën e Historisë Kombëtare Shqiptare. Në përmbajtjen e librit shihet mirë një periudhë e rëndë që përjetoi kombi shqiptar në Kosovë. Fëmija është e ardhmja e një kombi, armiku e dëshironte helmimin e së ardhmes së kombit shqiptar. Që në hyrje të librit, me argumente, përkujtohen krimet serbe ndaj shqitarëve në trojet e tyre etnike, të organizuara dhe dirigjuara nga pushteti shfarosës serb i programuar nga akademikët dhe kisha ortodokse serbe. Faktet e mbledhura në arkivat dhe bibliotekat e vendeve të ndryshme, librit i dhanë dimensione shkencore të pakontestueshme. Kronologjia e renditjes së fakteve përshkohen me saktësi që nga “Golgota Shqiptare” (Albanische Golgota) e LeoFreundlich deri tek ditari personal i autorit.” 

Libri bazohet në katër shtylla të fuqishme të një tërësie kohore të përmbajtjes: Rrethanat e represionit të pushtuesve serb para dhe gjatë helmimit; dokumente e shkrime nga shtypi botëror; faktet nga hulumtimet shkencore për praninë substancave helmuese kimike në mostrat e fëmijëve të helmuar; ditari personal i autorit në kohën e helmimeve, duke qenë vetë dëshmitar i ngjarjeve të rënda. 

“Krimi serb vrau kështu familjen dhe jetën e një populli të pafajshëm. Sot që flasim, pas 30 vitesh, për atë ditë të zezë, kemi të drejtë të themi se ky akt barbar i regjimit serb ishte një krim kundër njerëzimit ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Kjo tragjedi e rëndë kundër jetës së fëmijëve shqiptarë nuk kishte ndodhur kurrë në Evropën e qytetëruar. Doktrina serbe për zhdukjen  e shqiptarëve e cila ka pasur si qëllim të dëbonte edhe shpirtin e fëmijëve nga trojet e tyre nuk mundi ta shuajë gjakun shqiptar. Përdorimi i gazrave toksike për të shuar jetën e nxënësve nëpër shkollat shqipe ishte një gjenocid i hapur dhe antinjerëzor me sunimin për të frikësuar shqiptarët. Në përkujtim të këtij akti barbar tashmë kemi përballë Hazir Mehmetin, një dëshmitar okular, i cili ka parë dhe ka jetuar, madje ka mbajtur edhe një ditar për pranverën e helmuar shqiptare”, theksoi profesoresha njëherësh lektorja e librit, Violeta Allmuça.

Dr. XhevdetZenuni: “Helmimi ishte një prej agresioneve që bënte pushtuesi serb ndaj popullit tonë, duke mos kursyer edhe fëmijët. Helmi që është përdorur, fillimisht është prodhuar në ish Jugosllavi. Ky gaz është përdorur edhe gjatë luftërave të ndryshme në Iran dhe Irak, Siri, zhdukjen e kurdëve nga Sadam Hyseni etj. Efekti kimik i këtij helmi është kontrakton muskujt në ngërç, shkakton dhimbje për disa kohë, ndërkohë ky helm ka pas kontakt me gjithë muskujt e trupit të personave, e që ka shkaktuar dhimbje të mëdha”.

Në fakt, libri sjell gjithashtu sekuenca nga qëndresa e mësimdhënësve shqiptarë në kolektivat e tyre, duke u organizuar si të pavarur nga sistemi serb, i cili mbrohej nga struktura e vjetër. Kështu ishte edhe në shkollën ku Hazir Mehmeti punonte dhe ishte pjesë e organizimeve të fuqishme brenda kolektivit ndër më të mëdhenjtë në gjithë vendin.  Këto rrethana të detajuara, autori i saktëson edhe nga shkrimet e  kohës, raportet e mbajtura nga mbledhjet dhe ditarin e tij personal. Përballja me helmimin nuk ishte e lehtë, kërkonte organizim, mençuri e trimëri. Pasojat në këto rrethana i bartën përveç të helmuarve, edhe rrethi shkollor, rrethet e shërbimeve shëndetësore. Shkollat, shtëpitë e shëndetit, spitalet u morën nën kontrollin policor serb. Çdo ditë kishte protesta, arrestime, burgosje, kurse marrja në “biseda informative” ishte e përditshme, këtë e përjetoi edhe autori i librit. Plaçkitje e barërave, arrestimet e të helmuarve, atyre që dhanë ndihmë ishin të përditshme, këtë e përjetuan spitalet, shërbimi shëndetësor,  Kisha Katolike Shqiptare në Ferizaj, Binçë e gjetkë duke penguar shërimin e fëmijëve të helmuar. 

Hazir Mehmeti në librin e tij ofron fakte lidhur me rezultatet shkencore nga analizat laboratorike në të cilat u vërtetua prania e substancave neurotoksike. Të gjitha analizat laboratorike të bëra në Zagreb, Paris e gjetiu tregojnë se është fjala për helmime. Këtë e pohojnë mjekët specialistë shqiptarë në bazë të simptomave, por edhe toksikologë ndërkombëtarë me analizat e tyre laboratorike: Dr. Aubin Heyndrickx, Dr. Franjo Plavsiç, Dr. Bernard Benedetti, Grajgut, Graves, Dolenc. Gjetja e substancës në gjashtë mostra të shtatë fëmijëve të helmuar në Kosovë në analizat e specializuara u zbulua substanca DIMETIL-PHOSPH-DITIONAT (DM-PP), Dr. Franjo Plavšić, në simpoziumin lidhur me helmimet në Zagreb me 9 qershor 1990, evenimenti më i guximshëm i kohës organizuar nga veprimtari i madh Dr. Besnik Bardhi me miqtë e tij kroatë. 

           Rreth librit u shprehën shumë figura të njohura nga letrat shqipe, mes tyre drejtuesi  i Lëvizjes “Forca e Diasporës”, Mehmet Manovi, rreth librit shkruan: “Kjo çka ka shkruar në librin e tij Prof. Hazir Mehmeti, është dokument  i cili i duhet të sotmes dhe të nesërmes, iu duhet fëmijëve tanë, gjeneratave që drejtësia të sillet në vendin e saj.”

Profesori dhe veprimtari i njohur, Sebastian Nuiqi, përjetues i ngjarjeve të helmimit, shkruan mes të tjerash rreth librit: “Libri “Pranverë e helmuar” është një dokument kohe, e cila nuk duhet të harrohet dhe duhet përkthyer në shumë gjuhë, që të kuptohet e vërteta e krimit serb ndaj nxënësve shqiptarë. Unë i kam përjetuar helmimet, të cilat ky libër m’i përkujtoi këto ngjarje që nuk kisha me ia dëshiruar as armikut. Shpresoj se do te hiqen sa ma shpejt ndalesat e tubimeve dhe do ta bëjmë promovimin meritor të këtij libri edhe në Frankfurt. Ishte dhe vajza e ime e helmuar e para që u shërua jashtë në Gjermani dhe pastaj u ktheva në Kosovë. Së bashku me Shoqatën për të Drejta e Njeriut në Kosovë, kemi sjellë disa herë dhe dërguar për shërim fëmijë të helmuar në Gjermani. Duke lexuar librin, u përsëriten në kujtesën time të  gjitha ato përjetime, bashkë me  lotët disa herë. Përgëzime për këtë punë të madhe dhe me vlerë kombëtare.” 

“Jam i vetëdijshëm, – thotë autori, – që kanë mbetur shumë gjëra pa u shkruar, por besoj se do kemi studiues të rinj që do të zbardhin detaje të reja rreth helmimeve dhe veprimtarëve të kohës. Ditari im do të jetë një dokument dëshmi nga përjetimet me fëmijët e helmuar në Qendrën e Arsimit të Mesëm të Orientuar “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri. Përjetimet e mia janë të paharruara. Ato janë të shkapërderdhura shkronjave të tregimeve letrare e artistike që kam shkruar dhe botuar edhe në gjermanisht e rumanisht. Brezave ju detyrohemi që të njohin dhe përkujtojnë ngjarjet nga jeta jonë. 

Respekt për të gjithë lexuesit!  

Filed Under: Analiza Tagged With: Fran Gjioka, Hazir Mehmeti, Prenavere e Helmuar

Kosovo MP Condemned for ‘Biased’ Comments About Missing Serbs…

June 19, 2021 by dgreca

Ruling Vetevendosje party MP Arbereshe Kryeziu Hyseni was criticised for saying that finding ethnic Albanian missing persons from the Kosovo war should be prioritised over looking for Serbs who disappeared.

The names of missing people, both Albanians and Serbs, on a wall in Pristina, April 2011. Photo: EPA/VALDRIN XHEMAJ/

By Perparim Isufi & Mediana Halili/*

A group of Kosovo civil society organisations called on the Kosovo authorities on Thursday to condemn comments made by ruling Vetevendosje (Self-Determination) party MP Arbereshe Kryeziu Hyseni, who said that ethnic Albanian missing persons are more of a priority than Serbs.

During a show on Pristina-based Klan Kosova TV on June 15, Kryeziu Hyseni said that “the issue of the missing persons of the Albanian people should be treated seriously and with high priority, and after their turn, we can talk about the missing Serbs”.

The Informal Coalition for Dealing with the Past said that Kryeziu Hyseni was “denigrating” Serb war victims and cited constitutional law that insists on equal treatment for all war victims regardless of their ethnicity.

Kosovo’s law on missing persons also prohibits any form of discrimination.

But Kryeziu Hyseni told BIRN on Friday that she stands by her comments.

“We have to remember that a genocide was inflicted on the Albanian nation [in Kosovo]. The war was started by Serbia and we are a nation that was attacked by Serbian criminals,” she said.

“I stick to what I have said… We were victims of the Kosovo war,” she added.

A Kosovo government spokesperson told BIRN that it “does not deal with missing persons on ethnic grounds but based on information” that it has obtained about their whereabouts.

“All cases related to missing persons, whoever reports them, are treated equally by institutions of the Republic of Kosovo,” said government spokesperson Rozafa Kelmendi.

The Informal Coalition for Dealing with the Past said that ethnic discrimination “undermines the reconciliation process”.

“The government of Kosovo, the Kosovo Assembly, the State Prosecutor’s Office, the institutions of justice and the whole of society must have the same approach to all war victims, and only in this way will we be able to create a peaceful and equal society,” the Coalition said.

Over 1,600 people, mainly ethnic Albanians but also some Serbs, are still listed as missing from the Kosovo war.

*The names of missing people, both Albanians and Serbs, on a wall in Pristina, April 2011. Photo: EPA/VALDRIN XHEMAJ.(BalkanInsight)

*** 

Deputetja e Kosovës dënohet për komente “të njënashme” për serbët e zhdukur…

Deputetja e partisë në pushtet Vetëvendosje Arbereshë Kryeziu Hyseni u kritikua pasi u shpreh se gjetjes së personave shqiptarë etnik të zhdukur nga lufta e Kosovës duhet t’i jepet përparësi para kërkimit të serbëve të zhdukur.

Një grup organizatash të shoqërisë civile në Kosovës u bënë thirrje autoriteteve të Kosovës të enjten të dënojnë komentet e bëra nga deputetja e partisë në pushtet Vetëvendosje Arbereshë Kryeziu Hyseni, e cila tha se shqiptarët etnikë të zhdukur janë më shumë përparësi sesa serbët.

Gjatë një emisioni në TV Klan Kosova në Prishtinë më 15 qershor, Kryeziu Hyseni tha se “çështja e të pagjeturve të popullit shqiptar duhet me u trajtu me seriozitet edhe me prioritet të lartë dhe pastaj kur t`i vie radha të flasim edhe për të pagjeturit serb.”.

Koalicioni Informal për Ballafaqimin me të Kaluarën tha se Kryeziu Hyseni po “denigronte” viktimat serbe të kohës së luftës dhe citoi ligjin kushtetues që këmbëngul për trajtim të barabartë për të gjitha viktimat e luftës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Ligji i Kosovës për personat e zhdukur gjithashtu ndalon çdo formë diskriminimi.

Por Kryeziu Hyseni tha për BIRN të premten se ajo i qëndron komenteve të saj.

“Nuk duhet të harrojmë se kombit shqiptar në Kosovë iu bë një gjenocid. Lufta filloi nga Serbia dhe ne jemi një komb që u sulmua nga kriminelët serbë”, tha ajo.

“Unë i përmbahem asaj që kam thënë … Ne ishim viktima të luftës në Kosovë”, shtoi ajo.

Një zëdhënëse e qeverisë së Kosovës i tha BIRN se “qeveria nuk merret me personat e zhdukur mbi baza etnike, por bazuar në informacione” që ka siguruar në lidhje me vendndodhjet e tyre.

“Të gjitha rastet në lidhje me personat e zhdukur, kushdo që i raporton ato, trajtohen në mënyrë të barabartë nga institucionet e Republikës së Kosovës”, tha zëdhënësja e qeverisë Rozafa Kelmendi.

Koalicioni Informal për Ballafaqimin me të Kaluarën tha se diskriminimi etnik “minon procesin e pajtimit”.

“Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Prokuroria e Shtetit, institucionet e drejtësisë dhe e gjithë shoqëria duhet të kenë të njëjtën qasje ndaj të gjitha viktimave të luftës, dhe vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të krijojmë një shoqëri paqësore dhe të barabartë ”, tha Koalicioni.

Mbi 1,600 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, por edhe disa serbë, janë ende të listuar si të zhdukur nga lufta e Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: ‘Biased’ Comments, About Missing Serbs, Arberesha Kryeziu Hyseni

Kosovë: Opozita do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e kryetares së KQZ-së

June 19, 2021 by dgreca

Pas shkarkimit nga presidentja të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, kreu i zyrës së BE-së në Kosovë tha, se është e rëndësishme që të ruhet pavarësia e KQZ-së para zgjedhjeve lokale këtë vit.

Nga Bekim SHEHU/

Partitë politike opozitare tashmë siguruan nënshkrimet e deputetëve dhe do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Opozita dhe vetë Valdete Daka, shkarkimin nga pozita e kryetares së KQZ-së e cilësojnë të “jashtëligjshëm, antikushtetues dhe vendim politik kundër një organi të pavarur”.

PDK: Presidentja mori një vendim politik

Udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se vendimi i presidentes për shkarkimin e kryetares së KQZ-së dëmton institucionet demokratike. “Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet”, tha Hoxhaj.

Vendimi: Daka cënoi pavarësinë e integritetin e KQZ-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tre ditë më parë i ndërpreu mandatin kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe në vend të saj,  emëroi gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi. Shkarkimi i Valdete Dakës nga detyra e kryetares së KQZ-së, pasoi pakënaqësitë e shfaqura nga lëvizja Vetëvendosje, ndaj Valdete Dakës. Pjesë e listës së lëvizjes Vetëvendosja në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte edhe vetë zonja Osmani me një numër të kandidatëve të saj. Në vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e zonjës Daka nga detyra e kryetares së KQZ-së, thuhet ndër të tjera se “Kryesuesja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos përgjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cënuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së”.

Valdete Daka: Vendim i porositur

Edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nuk pajtohet me vendimin e presidentes dhe paralajmëroi se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për rastin e saj, duke iu drejtuar edhe gjykatës kompetente. “Ky është vendim jo kushtetues dhe i pa mbështetur në ligj. Arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim jo që është i paligjshëm por edhe kontradiktor dhe qesharak. Ky është vendim i porositur. Ky vendim i bërë publik pasditen e së hënës shihet qartë se ishte përgatitur më herët, këtë e dëshmon edhe fakti i emërimit të kryetarit të ri të KQZ brenda pak minutave. Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë takimit tim me presidenten ku ajo më kërkoi të japë dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim do të pranoj falënderime publike për punën e deritashme dhe më premtoi vazhdim të bashkëpunimit në të ardhshmen. I kam thënë se e kam përmbushur detyrën time sipas Kushtetutës”, tha në reagimin e saj Valdete

Daka.

Vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës e ka cilësuar si shkelje kushtetuese edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. “Është shkelje e pastër Kushtetuese. Parametri kushtetues është kushtetuta jonë. Po qe se shkon në kushtetuese, Gjykata Kushtetuese kurrë nuk mund ta arsyetojë se shkarkimi i kryesueses së KQZ-së mund të bëhet nga presidentja siç e ka bërë presidentja e Kosovës. Që ta kemi të qartë, asnjë kompetencë e presidentit të Kosovës dhe presidentëve që kanë sistem të ngjashëm me ne, nuk kanë kompetencë ekzekutive, të gjitha janë zinxhirore. Kushtetuta e thotë shumë mirë se presidenti ka të drejtë vetëm për të emëruar kryesuesin e KQZ, që do të thotë për të aminuar zgjedhjen e bërë nga Apeli ose Supremja e Kosovës”, tha Enver Hasani.

Reagime të shoqërisë civile: Vendim i motivuar politikisht

Edhe shumë organizata të shoqërisë civile, shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së, e cilësuan “të motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”. Albert Krasniqi nga rrjeti i organizatave Demokracia plus, shkroi se kompetencat e presidentit të Kosovës janë të shumta, por jo aq sa ka vepruar presidentja Osmani. Presidentja Osmani në vendimin për shkarkimin e kryesueses së KQZ-së, ka marrë rolin e katër institucioneve të tjera: Gjykatës Kushtetuese, Kuvendit, PZAP-së dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi”, shkroi Krasniqi, sipas të cilit është i domosdoshëm interpretimi nga Gjykata Kushtetuese.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, pas shkarkimit të zonjës Valdete Daka nga pozita e kryetares së KQZ-së, tha se “është e rëndësishme të ruhet pavarësia e KQZ, duke siguruar përgatitje profesionale për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit”. “Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, shkroi Tomas Szunyog, shef i zyrës së BE-së në Kosovë.(DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, Opozita, Shkarkimi i Kryetares KQZ

Asociacioni mund t’i tensionojë raportet Kosovë- SHBA

June 19, 2021 by dgreca

Nga Shkelqim Hysenaj/

Replika e kryeministrit Albin Kurti, në kërkesën e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas opozitës, mund të ndikojë në dëmtimin e raporteve me SHBA-në. 

Të mërkurën më 16 qershor, ambasadori Philip Kosnett tha se “Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”. 

Duke iu referuar kundërshtimit të qeverisë që të çojë përpara formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ambasadori Kosnett tha se “vendet e kanë detyrim t’i respektojnë marrëveshjet dhe obligimet e ndërmarra më parë”.Por, pas deklaratës së ambasadorit Kosnett, vet kryeministri Kurti tha se nuk mund të ketë asociacion njëetnik. Uashingtoni mbetet mbështetësi më i madh politik dhe financiar i shtetit të Kosovës.

Por, raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, filluan të luhaten në fund të vitit 2018, por në veçanti u tendosën në fillim të vitit 2020, kur asokohe qeveria “Kurti I”, kishte refuzuar që të largonte tarifën doganore prej 100 për qind, për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja. 

Dështimi për të larguar taksën, bëri që senatori amerikan, David Perdue, të kërkonte që SHBA-ja të rishqyrtonte praninë e saj ushtarake në Kosovë. 

Donald Trump Junior, djali i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kishte mbështetur këtë deklaratë në Twitter, duke theksuar se “është koha që t’i kthejmë trupat në shtëpi”. 

Mirëpo, tendosja më e madhe raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, ishte acarimi i raporteve në mes të kryeministrit Albin Kurti si dhe emisarit special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell. 

SHBA e patën pezulluar Kosovën nga programi për ndihmë ekonomike. “Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit” të njohur si MCC. 

Pak javë më vonë, kishte rënë qeveria Kurti dhe udhëheqjen e shtetit e mori Avdullah Hoti i LDK-së. 

Një ndër vendimet e para të qeverisë Hoti, ishte largimi i tarifës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Pas këtij veprimi, MCC-ja zhbllokoi programin e ndihmës për Kosovën.

Opozita kërkon bashkëpunim dhe jo konflikt me partnerët

Partitë opozitare në Kosovë, thonë se mund të ketë një acarim të ri të raporteve në mes të Kosovës dhe administrarës së presidentit amerikan, Joe Biden, në rast se qeveria në Prishtinë, nuk merr parasysh rekomandimet që mund t’i japë Ambasada Amerikane apo zyrtarët e lartë amerikanë. 

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se qeveria dhe kryeministri Kurti, nuk duhet që të mbajë qëndrime ekstreme, porse duhet t’i bashkërendoj veprimet me SHBA-në. 

“Për mua, është gabim që t’i kundërvihemi politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më mirë do të ishte që të thuhet se ne i bashkërendisim qëndrimet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se jemi të gatshëm ta diskutojmë çështjen”, tha Haliti. 

Sipas Halitit, gabimi më i madh që do të mund të bëjë kryeministri Kurti, është që të deklarohet kundër qëndrimeve të SHBA-së.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se pavarësisht agjendave politike, qeveria duhet t’i ruajë raportet me partnerët strategjikë, sidomos me SHBA-në. 

Gashi thotë se krahas ruajtjes së raporteve me partnerët, qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, duhet që të ruaj edhe interesin shtetëror të Kosovës. 

“Kryeministri e ka për detyrë që të ruajë raportet me partnerët strategjikë dhe po ashtu të garantojë dhe të ruajë interesin shtetëror të Kosovës, duke garantuar ruajtjen e Kushtetutës dhe tërësisë territoriale të vendit. Është detyrë e kryeministrit që t’í bëjë këto balancime dhe ne presim që ai t’i bëjë”, tha Gashi.

Gashi thotë se çdo dështim në arritjen e këtij qëllimi, do të shkaktojë dëme të parikuperueshme për vendin. 

Për qasje antiamerikane, kryeministri Kurti akuzohet nga AAK-ja. Deputeti i këtij subjekti politik, Pal Lekaj, thotë se kryeministri Kurti në shumë raste ka vepruar në kundërshtim më qëndrimin dhe këshillën amerikane. 

“E shoh një distancim të qeverisë Kurti nga politika amerikane, por ne nuk kemi asnjë rrugëdalje tjetër, përpos bashkëpunimit dhe vlerësimit për SHBA-në, për politikat që i kanë zhvilluar në raport me Kosovën dhe e pa rezervë”, thotë Lekaj. 

Lekaj thotë se qeveria duhet që të insistojë në intensifikimin e raporteve me SHBA-në, si dhe të kërkojë përfshirje më të madhe në dialog. 

Abazi: Qeveria po e mbron kushtetutën 

Përkundër këtyre që thotë opozita, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, thotë se qëndrimi i qeverisë së Kosovës kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk mund të ndikojë në tendosjen e raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së. 

Ai thotë se qeveria e Kosovës në këtë rast, po e mbron kushtetutën e vendit, njejtë siç do ta mbronte edhe SHBA kushtetutën e saj. 

“Asociacioni është i papranueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për organizim në vija etnike, sepse është në kundërshtim të plotë të parimeve që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paraqitur para Kosovës, në momentin e zgjidhjes së statusit final si shtet shumetnik dhe pa barriera e kufizime të të drejtave të secilit komunitet”, thotë Abazi. 

E vetmja formë për themelimin e këtij asociacioni, sipas Abazit, është përkitazi me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke përjashtuar çdo kompetencë ekzekutive.

Mushkolaj: Deklaratat e Kurtit për konsum politik

Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se përgjigja e kryeministrit Kurti në raport me deklaratat e ambasadorit Kosnett, janë më shumë për konsum të brendshëm sesa për të dërguar mesazh që iu dërgohet ndërkombëtarëve në këtë rast. 

“Zotëri Kurti nuk mund të thotë po, do të themelohet asociacioni, ndërkohë që e kishte kauzë kryesore kundërshtimin e këtij asociacioni. Deklarata e ambasadorit amerikan, natyrisht është një qëndrim i SHBA-së, të cilin Kosova duhet ta respektojë jo se e thotë SHBA, por për shkak se krijimi i asociacionit është obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë”, thotë Mushkolaj. 

Parimet e përgjithshme për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, u nënshkruan më 25 gusht 2015 në kuadër të dialogut të Brukselit. 

Që nga ajo kohë, kjo marrëveshje nuk gjeti zbatim pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nxori vendim se shumica e pikave të marrëveshjes binin ndesh me kushtetutën. 

Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, kanë insistuar vazhdimisht në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, porse, kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar sërish se marrëveshja nuk mund të zbatohet pasi është kundërkushtetuese.*(Radio Evropa e Lire)

Filed Under: Analiza Tagged With: Asociacioni i Komunave, Tensionet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 253
  • 254
  • 255
  • 256
  • 257
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT