Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së(16 Maj 2017) se Kosova është e lodhur nga standardet e dyfishta në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.“Përderisa jemi dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar në dialog, jemi të lodhur nga standardet e dyfishta”.“Në njërën anë, Serbia vjen dhe na thotë se janë për paqe dhe pajtim, ndërsa në anën tjetër ata keqpërdorin për çdo ditë Interpolin dhe urdhëresat e deponuara kundër luftëtarëve të lirisë. Si duket ka një model të vjetër të brutalitetit që është e shoqëruar me burokraci të ngathët”, tha Çitaku.Si pasojë e kësaj burokracie, tha Çitaku, ndodhi edhe ndalimi i ish-kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.
“Ajo çfarë ndodhi ndaj zotit Haradinaj flet shumë për gjendjen e mendësisë që akoma mbizotëron në Serbi”, u shpreh ambasadorja Çitaku.
Sipas Çitakut, Serbia e di se “e ka humbur betejën në Kosovë.
“Serbia e di shumë mirë që e ka humbur betejën në Kosovë. Në aspektin ushtarak, e ka humbur betejën në vitin 1999. Politikisht e kanë humbur më 2008 dhe ndërkombtarisht dhe juridikisht e kanë humbur më 2009 me vendimin e GJND-së”, tha ajo.
Duke folur për pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadorja e Kosovës, tha se një gjë e tillë mund të ndodhë, vetëm kur Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës.
“Për të ndodhur pajtimi si i tillë, Serbia duhet ta pranojë Kosovën si të barabartë dhe ta pranojë si shtet dhe gjithashtu duhet të pranojë përgjegjësinë që bartë”, u shpreh Çitaku.
Në këtë takim, Serbia është përfaqësuar nga ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviq.
Kuburoviq tha se shteti i saj ka vazhduar të marrë pjesë në dialogun e Brukselit dhe është sjellë në mënyrë konstruktive dhe përgjegjëse.
Por ajo tha se “trajtimi i Prishtinës në dialog dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve nga ana e Bashkimit Evropian, është i papranueshëm për Serbinë”.
“Një sjellje e tillë ndodhi në mars, kur Kosova miratoi një rezolutë, për suspendimin e dialogut për shkak të një personi, i cili akuzohet për krimet më të rënda”, tha ajo, duke iu referuar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kuburoviq tha se Serbia e konsideron skandaloze vendimin e një gjykate në Colmar të Francës, që e liroi Haradinajn, pasi siç tha ajo, Haradinaj ka qenë i dyshuar se ka kryer “krimet më të rënda të luftës.
“Ky vendim nuk është fitore e Kosovës dhe Metohisë por është fitore e krimit dhe nuk është humbja jonë por është humbja e ligjit dhe drejtësisë”.
“Autoritetet në Prishtinë duhet ta kuptojnë se ndëshkimi i personave që kanë kryer krime janë pjesë e procesit të normalizimit”, tha ministrja Kuburoviq.
Seanca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për gjendjen në Kosovë në tre muajt e kaluar, nisi me paraqitjen e raportit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e misionit të OKB-së në Kosovë dhe gjendjes së përgjithshme.
Raportin e sekretarit të përgjithshëm e ka paraqitur Përfaqësuesi i Posaçëm në Kosovë, Zahir Tanin, dhe ai përfshinë periudhën prej 16 janarit deri më 15 prill.
Sekretari Guterres, në raport, ka shprehur shqetësimin e tij me “pengesat në përparimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, si dhe me rritjen e nacionalizmave”.
Guterres thekson faktin se “dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit me lehtësimin e BE-së, është mekanizmi më i mirë për zgjidhjen paqësore të dallimeve në favor të të dyja palëve” por nënvizon se zbatimi i marrëveshjeve që dalin nga dialogu në periudhën që po shqyrtohet ka qenë “jashtazakonisht i ngadalshëm”.
Ai ka konstatuar se “nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë” si dhe ka shprehur shqetësimin me “rritjen e ndjenjave etnike-nacionaliste”.
Guterres tha se çështja e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur paraqet “një përparësi humanitare që kërkon vendosmëri politike të lidershipit nga të dyja palët” dhe ka nënvizuar edhe faktin e kthimit të ngadalshëm të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.


–
\
Erdogan has untenable demands. He insists the US abandon Syrian Kurdish fighters, the “People’s Protection Units,” or YPG. He wants the extradition from the United States of Fatulleh Gulen, whom he accuses of masterminding last summer’s attempted coup. Erdogan will demand that the Justice Department drop charges against Reza Zarrab for allegedly helping Iran evade sanctions.