• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Demarkacioni ende me pikëpyetje

April 4, 2017 by dgreca

Nga Besim Bislimi/

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi ende nuk ka arritur në Kuvendin e Kosovës, konfirmojnë deputetët nga partitë në pushtet dhe opozitë. Por, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë theksuar e ratifikimi i kësaj marrëveshje duhet të ndodhë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, pas raportimit në Komisionin për Stabilizim Asociim, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi është kusht obligues ligjor, i cili duhet të përmbushet nga legjislativi i vendit.

“Sa më herët që mund ta ratifikojmë, është në interes të Kosovës. Përndryshe, Kosova do ta ketë temë edhe në 2017, edhe në 2018, edhe në 2019 edhe në 2020… Gabohet dikush nëse mendon se ky kusht mund të largohet”, theksoi ministri Hoxha.

Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, tash e sa kohë ka nxitur kundërshtimin e partive opozitare, por edhe të disa deputetëve të partive në pushtet, duke pamundësuar arritjen e votave të nevojshme, për ta ratifikuar marrëveshjen.

Por, a kanë arritur partitë në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që t’i bindin deputetët?

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shprehur besimin se partitë në pushtet janë duke punuar për t’i bindur me fakte dhe argumente disa nga deputetët e partive të tyre, të cilët deri më tani kanë kundërshtuar marrëveshjen.

“Po besoj që është duke u punuar dhe nëse vjen në Kuvend, atëherë me siguri se është arritur pajtimi për t’i fituar votat e duhura. Deri më tani akoma nuk ka ardhur. Qëndrimi, tani, i prerë i bashkësisë ndërkombëtare, si dhe kthimi edhe i deputetëve, të cilët nuk kanë qenë në parlament, po besoj që do të ndikojë që të ndryshojë çështja dhe të votohet demarkacioni. Po shpresoj që pushteti ka arritur që t’i bëjë votat”, tha Haliti.

Por, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione se qëndrimet e deputetëve të partive opozitare, por edhe të deputetëve të partive në pushet që kanë kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes, të kenë ndryshuar.

“Unë nuk kam ndonjë informacion se kjo çështje është proceduar apo që ka ndryshuar qëndrimi i partive politike apo individëve të caktuar për këtë temë. Me sa di unë, pozicionet janë të njëjta dhe qëndrimet politike janë të njëjta”, theksoi Gashi.

Deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se partitë opozitare mbesin të betonuara në qëndrimin e tyre kundër Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ndërkohë që shprehet skeptike se deputetët e partive në pushtet, që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, do të mund ta ruajnë këtë qëndrim kur kjo çështje të rikthehet në Kuvend.

“Ne, sa kemi pasur kontakte me deputetët e Kuvendit, shihet njëfarë hezitimi për të folur në lidhje me votën e tyre për këtë marrëveshje. Duke e marrë parasysh të kaluarën, ku shpeshherë, për shkak të presioneve, shantazheve dhe trysnive të ndryshme, deputetët edhe e kanë ‘shitur’ votën e tyre. Ne nuk kemi shumë besim që ata deputetë, të cilët tashmë kanë thënë se nuk do ta përkrahin ose të tjerë, të cilët kanë heshtur gjatë gjithë kohës, që këta nuk do ta përkrahin një marrëveshje të tillë”, u shpreh Haxhiu.

Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, ende nuk kanë precizuar se kur projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi mund të procedohet në Kuvendin e Kosovës

Filed Under: Analiza Tagged With: Besim Bislimi, demarkacioni, kosova

Freedom House: Kosova me regjim tranzitor nga regjimi gjysmë autoritar

April 4, 2017 by dgreca

Sukseset e fundit të populistëve në zgjedhje në Perëndim, kanë rritur frikën për destabilitet në Evropën postkomuniste dhe Euroazi, ka paralajmëruar në një raport të tij, monitoruesi i demokracisë Freedom House.

Në raportin e Freedom House thuhet se vetëm gjatë vitit të kaluar, vota e britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, kundërshtimi i votuesve holandezë për marrëveshjen e Asociimit ndërmjet BE-së dhe Ukrainës dhe zgjedhja e Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara, “kanë rritur dyshimet së fundi për rendin e brishtë të pas Luftës së Ftohtë”.

Gjetjet u bënë publike në raportin vjetor të grupit me seli në New York për Popujt në Tranzicion me nëntitullin “Premtimet e rreme të populizmit”.

“Brexit dhe administrata e re në Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar populistët anti demokratë në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan” i tha Radio Evropa e Lirë, drejtori i projektit Popujt në Tranzicion të Freedom House, Nate Schenkkan.

“Tani një masë kritike e liderëve në rajon hapur po e kundërshtojnë idenë e demokracisë liberale dhe ky populizëm po kombinohet gjithnjë e më shumë me nacionalizmin e vrazhdë etnik që në një mënyrë kërcënon paqen ne Evropë”, thotë Schenkkan.

Raporti shënon se një “ripërtëritje” e populizmit në Evropë ka ndodhur që prej rikthimit në pushtet të kryeministrit hungarez Viktor Orban më 2010 duke ‘hequr’ kontrollet dhe balancët në këtë shtet të BE-së dhe ka vazhduar me sulmet mbi shoqërinë civile dhe shtypin në Ballkan.

Në raport thuhet se në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan “vitet e populizmit dhe të korrupsionit kanë gërryer institucionet premtuese demokratike”.

Raporti shënon edhe lëvizjet në vendet në tranzicion duke përmendur edhe Kosovën. Sipas Freedom House Kosova këtë vit ka lëvizur nga një regjim gjysmë autoritar i konsoliduar në një regjim tranzitor/hibrid.

“Kosova ka filluar nga pika më e ulët nga vendet e Ballkanit në anketën tonë dhe gjatë dekadës së kaluar ka bërë përparim drejt konsolidimit të shtetësisë dhe ndërtimit të institucioneve të veta”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i projektit për Vendet në Tranzicion, i Freedom House, Nate Schenkkan.

“Por tash e tutje bëhet ende më vështirë”, paralajmëroi ai, duke shtuar se “qeveria e vendit dhe partitë politike duhet të rrisin llogaridhënien në çështjen e korrupsionit dhe ata duhet të marrin vendime të vështira politike, në çështjet siç janë përfaqësimi i pakicave dhe integrimi evropian”.

Në studimin e Freedom House mbi demokracinë në 29 vende ish komuniste nga Evropa qendrore deri në Azinë Qendrore, thuhet se Shqipëria ka notën 4.14, njësoj sikurse edhe vitin e kaluar. Kosova ka notën 4.96, ndryshe nga 5.07 që e kishte një vit më parë.

Në raport ndërkohë, Serbia është vlerësuar se ka arritur në pikën më të ulët të demokracisë që prej vitit 2003, pavarësisht se ka bërë përparim në negociatat për pranimin në BE. (REL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Fredoom House, regjimi gjysmë autoritar

Debati per filmin: ”Futeni komisarin brenda se ska shfaqje”

April 2, 2017 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

  1. Futeni komisarin brenda  se ska shfaqje/

Disa vite më parë në bisedë më Kristaq Skarmin mësova këto dy rrëFime ;Kur fillonte zhegu i verës teatrin tonë e dërgonin nëpër fshatra për shfaqje.Në një fshat mbi bregut ndoshta në Pilur më ngjet,s’po mblidheshin fshatarët.

Kryetari i këshillit u thoshte”ore mblidhuni se do të filloj shfaqja!”Por ata ja ktheninin:”Fillojeni shfaqjen ju se do të mblidhemi ne.

Me zor se çu mblodhën ca fshatarë ndërsa aktorët filluan.Fshatarët rrinin të ngrysur me dorën të vendosur tek mjekërra.Skishte asnjë reagim,le më duartrokitje.Vetëm kryetari,sekretari dhe dy tre vetë besojë sekretarët e organizatave ushkrinë së qeshuri.Kur u ndamë na thumbuan”hajdeni prapë mot se na e ksehasët kryetarin tonë!

“Balladë për komisarin’,ka qënë një krijim i poetit të mirënjohur Agim Shehu.Ishte sjellur kjo pjesë  në teatrin tonë. Vepra ishte e kuptueshme qartësisht dhe për kohën mbarte atë mesazh të njohur.I kushtohej një figure të luftës heroit Mustafa Matohiti.Autori e kishte gdhendur veprën mbi disa detaje jetësore.Ishte dnërtuar,por mund të ishte njehetre  e e një realitet besoj ,një personazh Labo Dalani, që nuk ishte me asnjë parti dhe as me luftën.Mustafai shkonte në cdo shtëpi me oratorin e tij i bënte për vete njerëzit,kështu fliste pjesa letrare.Tek Labo Dalani ndodhi e kudnërta.Ai ua tereziti që në fillim, po kishin ardhur për ta tërhequr me luftën të rrinin jashtë.Mustafai shtroi gunën dhe fjeti jashtë tek sokaku I portës.Afër sabahut,sipas pjesës fshatari Labo,shtyu portën, doli për të shkuar tek bagëti,por për cudi pranë derës pa të mbështjellur me shark komisarin.C’bënë këtu komisar i tha, futu brenda.Forma që kishte gjetur Mustafai ishte e zgjuar si zgjidhje.

Në provat kryesore nga Komiteti i Partisë mbritën kritizerët dhe instruktorët që posaçërisht merreshin me këtë punë.Pas shfaqjes u ndalua, që të jepej në publik.Ku është problemi pyetëm?Komisari,tha instruktori i partisë,duhet futur të flejë brenda jo të rrijë tek dera.Mirë o shoku instruktor,po kështu është e shkruar pjesa e shkrimtarit Agim Shehu.Ska shfaqje tha ose futeni komisarin brenda,o shfaqje s’ka.Mirëpo po të futej komisari brenda ,s’kishte thelb e gjithë pjesa,kjo ishte bukuria e saj.Pritëm disa ditë.E morrëm në telefon.Cdo të bëhet me shfaqjen,pyetën.E keni futur komisarin brenda,tha zëri në krahun tjetër.Jo i tha regjizori,ajo përbënë edhe fabulën e pjesës.Epo s’ka shfaqje.Kështu u mbyll një punë prej tre muajsh,me një oqean vuajtjesh në shpirt.Komisari nuk u fut brenda,ndërsa u shkrumbëzua gjithë puna dhe mundimi prej 100 ditësh i një grupi aktorësh.

2.Dritëroi e shpëtoi “Rruga Budi 723″ nga kritizerët

Personazhi im i parë në teatër.Ka lënë gjurmë.Përveç mua dhe mëndjes sime,e gjykoj se edhe aty fati ishte shkrimtari Dritëro Agolli,kryetar i lidhjes së shkrimtarëve që e shpëtoi dramën, e teatrit të Vlorëss,kur  vuri në skenë.Se kishte gjetur tamam terrenin e përshtatshëm ,romani “Rruga Budi 723” i Ruzhi Pulahas.Vlersimi i opinionit ishte  tepër i lartë.Pikërishtë këtë libër inxhinjeri Ferdinand Hysi e dramatizoi ,cilësohet se është vepra e parë e tij në dramaturgji ,ku teatri i qytetit detar me regji të N.Bonjakut e ngriti në skenë.Isha në rolin e Bujarit.Luanin aktorë si Adem Gjyzeli,Arqile Nasho.Në provën e ditës së fundit rastisi në këtë qytet edhe shkrimtari Dritëro Agolli i cili e priti mirë ftesën për të ndjekur një dramë të librit që kishte ngritur temperaturën e lexuesit.Kritizerët nga Komiteti  i Partisë kishin mbushur disa blloqe me vrejtje dhe drama mund të bëhej e pashpresë për tu shfaqur pas atyre mendimeve.Diku filluan të shfaqen ,nxorën letrat dhe filluan,këtë,atë,ajo kjo………..

Dritëroi i dëgjoi mirë dhe u tha:”Ti lëmë këto blloqe,kjo është një shfaqje e bukur dhe mua më pëlqeu.Ndonjëri prej tyre ktheu kursin,po është shumë e bukur tha,ndërsa dikush ia ruajti vësh në vesh duke u ulur në prerin e vetmisë.Me këtë dramë kemi rrugëtuar në disa qytete.Nuk ishte  parë në Durrës që një teatër të qëndronte 10 ditë rrjeshtë me sallën plot.Disa oficerë nga qyteti ynë,që shërbenin në Porto Romano,nuk kishin gjetur bileta dhe na u afruan.Cfarë mund të benim ne kur salla kishte numër të caktuar.I futëm nga dera që hynin aktorët duke i prezantuar si aktorë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Debati per filmin, Gezim Llojdia

“Vendimet e vështira”, para apo pas zgjedhjeve?

April 1, 2017 by dgreca

Nga Bekim Bislimi/

Liderët politikë dhe institucionalë të Kosovë kanë marrë mesazhe të qarta nga zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, se çështjet e rëndësishme që janë në proces, duhet të përfundojnë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Çështjet e rëndësishme, për të cilat duhet të merren vendimet, siç thonë ata, janë: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe sqarimi i çështjes së transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Por, megjithëkëtë, ata besojnë që, duke u bazuar në qëndrimet e partive politike dhe gjendjen e krijuar në skenën politike, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht pikëpamjeve që ka shprehur diplomati amerikan Yee, se zgjedhjet e parakohshme “do të kenë si efekt vonimin e vendimeve të vështira”.

Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se pozicionimi dhe qëndrimet e partive politike rreth këtyre tri çështjeve, nuk japin shumë shpresa se mund të arrihet një konsensus politik për tejkalimin e kundërshtive.

“Partitë politike kanë marrë qëndrime të ashpra dhe të qëndrueshme, në secilën nga këto pika, dhe nuk besoj që do të arrijnë ta tejkalojnë vetveten për të arritur një marrëveshje, e cila do të mund t’i kalonte këto tri çështje dhe të prisnin për orarin, cili parashihet në vitin 2018, të zgjedhjeve, sidomos partitë opozitare”.

“Ato gjithmonë do të jenë të interesuara të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, këtë po e vërejmë tani edhe nga partitë në pushtet. Prandaj, po besoj që kushtet dhe sentimenti politik është gjithmonë duke u pjekur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”, thotë Ibrahimi.

Analisti Ibrahimi, shton se megjithatë, mesazhi i diplomatit amerikan Yee, nuk ishte i prerë lidhur me zgjedhjet eventuale.

Mendim të ngjashëm ka edhe analisti Imer Mushkolaj. Duke folur për Radion Evropa e lirë, ai thekson se e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që të përfundojnë çështjet e rëndësishme që janë në proces.

“Besoj që mesazhet e zyrtarit amerikan ishin të qarta. Por, pavarësisht kësaj, fushata e partive po vazhdon – sidomos e liderit të Partisë Demokratike të Kosovës – dhe konsideroj që ata do të përpiqen që gjatë muajit të ardhshëm të provojnë ta kalojnë Demarkacionin, si dhe të provojnë – pasi është kthyer Lista serbe në institucione – që të punojnë në themelimin e Asociacionit, respektivisht për miratimin e statutit të Asociacionit. Pastaj, megjithatë, të vendosin që të shkojnë në zgjedhje”, thekson Mushkolaj.

Ai shton se edhe për çështjen e Ushtrisë së Kosovës, mesazhet tashmë janë të qarta që të punohet që kjo të realizohet brenda këtij viti.

Sipas tij, në rast se çështjet e rëndësishme nuk mund të kryhen brenda pak kohësh, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

“Nëse nuk kryhet, natyrisht që nuk e besoj që do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, për shkak se janë disa obligime që janë marrë nga partnerët e koalicionit. Ky koalicion është themeluar apo krijuar, pikërisht me idenë që të kalohen disa të ashtuquajtura çështje të mëdha dhe këto, për të cilat po bisedojmë, natyrisht se janë çështje të mëdha, të cilat duhet të votohen në Parlament”,vlerëson Mushkolaj.

Por, analisti Ibrahimi shpreh mendimin se zgjedhjet e parakohshme duken të pashmangshme. Në të kundërtën, sipas tij,çështjet për të cilat është kërkuar zgjidhje nga diplomati amerikan Yee, do të mund të zgjidheshin vetëm në rast se në zgjedhje do të shkohej sipas orarit, në vitin 2018.

“Nëse do të kishim një mandat të plotë deri në vitin 2018, atëherë nuk është edhe e pamundur që të tria këto çështje të kalojnë, sepse, në fund të fundit, partitë politike bëjnë kompromise dhe pazare me njëra-tjetrën. Nëse bëhet kompromis me një çështje, atëherë merret me një çështje tjetër dhe këtu duke e përfshirë edhe Listën Serbe, e cila i ka interesat e veta”.

“Atëherë, nëse me të vërtetë nuk do të kemi zgjedhje këtë vit, por presim deri në vitin 2018, atëherë është një mundësi që me anë të kompromiseve të ndryshme, të arrihet që të paktën disa nga këto çështje të mund të kalohen nga parlamenti”, shton Ibrahimi.

Sido që të jetë, kthimi i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, pritet të sjellë një dinamikë të re në proceset që ndërlidhen me votat e tyre, sidomos lidhur me krijimin e Asociacionit, si dhe ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.(REL)

Filed Under: Analiza Tagged With: “Vendimet e vështira”, apo pas zgjedhjeve?, Bekim Bislimi, para

Edhe njëherë për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni

April 1, 2017 by dgreca

Disa qasje të SHSHA-së në Çikago/Skender-Karaçica-autor

nga Skënder Karaçica/
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni filluan me probleme dhe kanë mbetur peng në mes të udhës,për shkak të lojës politike të dyja partive maqedonase dhe nënhija e partive politike shqiptare.Në rrafshin  politik të njohur për SHSHA në Çikago,tregon qartë se pushteti maqedonas i Nikolla Gruevskit dhe mandatarit për qeverinë e re Zaev,sikur kanë kaluar të gjitha limitet e rregullave politike për të nisë punën mbarë e mirë të qeverisë së re në Shkup.Çfarë po ndodh tashti,kush po luan lojën gjuaj gurin e fsheh dorën?
Në dritën e problemit aktual në Maqedoni,ende nuk e kemi të qartë se cili ka qenë pragu zgjedhor për partitë politike,ndonëse në këto zgjedhje përsëri shqiptarët në statusin e ,,minoritetit,,kanë dalë humbësit më të mëdhenjë dhe nuk dihet se si do të marrë puna,thonë në SHSHA.Pse shqiptarët në këto zgjedhje vetëm me 20 deputetë e maqedonasit 104 deputetë(?!).I bëjmë thirrje partive politike shqiptare dhe në ballë të saj BDI-në me Ali Ahmetin që të sqarojë (pragun zgjedhor)për zgjedhjen e deputetëve dhe përqindjet që ka vendosur Komisioni Qendror për Zgjedhjet në Maqedoni,sa votues do duhej të votonin për një deputet dhe këtë herë pse kaq shumë dallime në numrin e deputetëve në favor të maqedonasve dhe si humbës për shqiptartët,pyet SHSHA në Çikago.
Ndonëse nuk kanë të ndalur protestat kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe nëpër rrugët e Shkupit,do të preferonim për partitë politike shqiptare që të dalin përtej Platformës Shqiptare me propozimin se për zgjidhjen e çështjes shqiptare në hapësirën e vet etnike,do të ishte rruga më e mirë të nisin ndryshimet e Kushtetutës,ku populli shqiptar si bashkësia e dytë etnike në Maqedoni të marrë pozitën e barazisë kombëtare(shtetformues)e jo në pozitën e pakicës kombëtare.
Nuk është mirë që partitë politike shqiptare të dalin(vetëm)me Platformën Politike dhe të presin se çfarë do të ndodh karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.Platforma Politike nuk është e Tiranës dhe e Prishtinës,por është produkt i problemit tash e një shekull që ka mbetur peng e politikave antishqiptare që janë akorduar përmes pushtetit maqedonosa dhe të klubit pansllavist të prirë nga Moska dhe Beogradi,thekson SHSHA në Çikago.
Koha nuk mund të durojë orët e kurdisura kundër çështjes shqiptare në Maqedoni!
Skënder Karaçica

 Executive Director

Albanian-American Association

Filed Under: Analiza Tagged With: Cikago, SHSHA, Skender Karacica, Zgjedhjet ne Maqedoni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 579
  • 580
  • 581
  • 582
  • 583
  • …
  • 970
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT