• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

December 9, 2015 by dgreca

-Qeveria një vit nga zgjedhja, kryeministri Mustafa sot në konferencë shtypi/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Dhjetor 2015/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku,  kanë takuar sot ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë.Temë e takimit ka qenë përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave.

 Kryeministri Mustafa dhe ministri Çollaku kanë njoftuar ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian se Kosova në tërësi i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se Kosova pret që BE-ja të marr vendimin e premtuar politik, i cili do të rekomandonte që nga viti i ardhshëm edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.Qeveria e Kosovës, me kryeministër Isa Mustafën, e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, sot bëri një vit që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.Gjatë vitit, qeveria kosovare ka mbajtur 62 mbledhje të rregullta, ndërsa kishte paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.Një bilanc të një viti të qeverisjes pritet ta prezantojë sot pas mesditës kryeministri Isa Mustafa në një konferencë shtypi.Qeveria e Republikës së Kosovës, në një deklaratë të dërguar javën e kaluar ka bërë të ditur se, deri më tani, gjatë këtij viti, ka miratuar 68 projektligje. Qeveria e Kosovës theksonte se, do të punojë me përkushtim maksimal deri më datë 31 dhjetor 2015, në mënyrë që të kompletohet axhenda legjislative e saj dhe që projektligjet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës. Përpos ligjeve të miratuara, sipas evidencave të qeverisë, janë edhe 32 projektligje që duhet të kalojnë procedurat në Kuvend, meqë qeveria i ka miratuar dhe proceduar.Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se, “e sheh të nevojshme krijimin e kushteve dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike në Kuvend, në pozitë dhe opozitë, në mënyrë që të përmbushet  axhenda legjislative, e cila ka rëndësi themelore për vendin, si dhe që këto akte, pas shqyrtimeve dhe debatit kualitativ në Kuvend, të jenë sa më të kompletuara dhe në interes të qytetarëve dhe shtetit”.“Qeveria e Kosovës e konsideron të nevojshme dhe të domosdoshme miratimin sa më të shpejtë të këtyre akteve ligjore, të cilat kanë rëndësi parësore për zhvillimin ekonomik, proceset integruese evropiane, arsimin, sigurinë, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e shumë proceseve të tjera të rëndësishme për të ardhmen e vendit”, përfundohet në deklaratë.Në vitin e parë, ka pasur vetëm një ndryshim në qeveri, është zëvendësuar ministri për Komunitete dhe Kthim, pasi Aleksandar Jablanoviç nga Lista Serbe u shkarkua në 3 shkurt nga kryeministri Mustafa, pas një deklarate ku protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira”. Nga fillimi i vitit 2015, deklarata e minstrit serb u pasua me kërkesa për shkarkimin e tij dhe reagime tjera me protesta të opozitës, që ishin edhe të dhunëshme nga grupe protestuesish dhe me demolime edhe të ndërtesës së qeverisë, xhamat e thyer të së cilës më pas rinovuan.Edhe pas katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, qeveria e Kosovës po përballet më kundërshtime të opozitës, të manifestuara në forma të ndryshme,  me bllokim të Kuvendit edhe me hedhje të gazit lotsjellës, edhe me protesta ku ka pasur edhe dhunë, të lënduar, si dhe të arrestuar, përfshirë edhe deputetë opozitarë.Në një takim me Presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, në fillim të kësaj jave, tre liderët opozitarë, Visar Ymeri, i VV, Ramush Haradinaj i AAK dhe Fatmir Limaj i Nisma, kanë kërkuar  anulimin e mrrëveshjeve që i vlerësojnë të dëmshme për Kosovën ose “t’i nënshtrohen votës popullore përmes referendumit”, e “nëse jo, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme”.Sipas gazetave të sotme në Prishtinë, “subjektet opozitare dhe analistët politikë kanë thënë se kjo qeveri më shumë është marrë me menaxhimin e krizave dhe me plotësimin e kushteve të vëna nga Lista Serbe, sesa me planin qeverisës”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, kosova, kriteret, liberalizimi i vizave

25 VJET TË SHQIPËRISË DEMOKRATIKE

December 8, 2015 by dgreca

Nga Harry Bajraktari*/

Një goditja e fortë çekani më 9 nëntor 1989 rrëzoi për dhe’ Murin e Berlinit, pas 28 vjetësh të ekzistimit të tij.Ky mur famëkeq kishte ndarë kryeqytetin gjerman në dysh, ashtu siç ishte e ndarë bota në atë demokratike dhe atë komuniste. Ky mur, si të themi, ishte edhe simbol i ndarjes së botës në dy blloqe, të quajtur ndryshe lufta e ftohtë.Kur ra ky mur i betonuar, ndërtuar në vitin 1961nga Gjermania Lindore, një muri tjetër në mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën Jugosllavi, ende ishte në të njëjtin vend, i vendosur shumë para atij të Berlinit. Përderisa rrëzuarja e këtij muri në Evropën e qytetëruar po bënte jehonë të madhe, sodomos tek disa vende të sistemit komunist si në Poloni, Çekosllavaki e vende të tjera, regjimi diktatorial në Shqipëri, përkundër panikës që e kishte rrokur, s’po jipte shenja të dritës së gjelbërt. Kreu komunist i Shqipërisë dhe anëtarët e Byrosë Politike në këtë kohë, deklaronin se gjithçka mund të ndodhte, por jo edhe rënia e monizmit, ku ata kishin lumturinnë e jetës së tyre. Do të ishte naive që këta udhëheqës të mos e kuptonin valën që i kishte përfshirë vendet komuniste të Evropës Lindore dhe ato në Ballkan për ta përmbysur sistemin komunist që shihej i kalbur. Mirëpo, diktatura në Shqipëri, ende shpresonte në të vetmin mjet që i kishte mbetur në dorë të majtë-dhuna. Ajo çka kishte ngjarë me Çausheskin e Rumanisë, s’ do mend se ishte një parandjejnë i qartë edhe për Ramiz Alinë dhe bashkëpuntorët e tij komunistë. Siç do të shohim më vonë Ramiz Alia nën trysninë e Lëvizjes Studentore të 8 dhjetorit, në krye të se cilës u vendos demokrati dhe patrioti nga Tropoja Azem Hajdari, filloi ta shihte se koha e tij po përfundonte.

***

Një popull i ngujuar brenda mureve të hekurta kishte ardhur në një gjendje tepër  të rraskapitur që më s’ mund të priste dhe s’ kisht çka të humbte. Shikuar në këtë prizmë, vitet 90-ta të shekullit të kaluar për Shqipërinë ishin vitet më të rëndësishme në historinë e saj të re, pas pavarësisë më 28 nëntor 1912.Çdo kapërcim i madh historik ka kërkuar një udhëheqës që i ka prirë masës së dëshpëruerëve.Në këtë kohë nga Universiteti i Tiranës, doli studenti Azem Hajdari me një guxim të pashembulltë kundër diktaturës shumëvjeçare në Shqipëri.Ky kishte edhe përkrahjen e disa intelektualëve kyq nga Tirana, të Sali Berishës, Gramoz Pshkos dhe të disa intelektualëve të tjerëve që gjendja aktuale të përmbysej pa tronditje fatale, duke qenë në ruajtje dhe mbrojtje të popullit. Në këtë kontekst logjik Azem Hajdari formoi Lëvizjen Studentore për t’ i dhënë ultimatum Ramiz Alisë se alternativë tjetër, pos demokracisë, nuk kishte mbetur. Pushteti i Ramiz Alisë, duke u mbështetur në doktrinën komuniste apo më mirë të themi duke mos harruar ende ëndrrën e tij, nisi fushatën e persekutimit ndaj studentëve që kërkonin të drejtat e tyre demokratike, si popujt tjerë në Evropë. Kundër kësaj dhune dhe terrori që ushtronte kreu komunist i Shqipërisë, u ngritën fuqishëm studentët e Universitetit të Tiranës, nën udhëheqjen Azem Hajdarit. Në fillim studentët pakënaqësitë e tyre i shfaqën brenda sheshit të këtij institucioni të arsimit të lartë, e më pastaj edhe në sheshet tjera të Tiranës dhe në mbarë Shqipërinë. Azem Hajdari bëri thirrje në formë të prerë që të hapeshin portat e demokracisë edhe në këtë vend të katandisur nga dhuna. Ky student, tashmë konsiderohej i rrezikshëm për piramidën komuniste në Shqipëri. Dhe, për këtë arsye thirret në polici, por në asnjë mënyrë nuk pranoi t’ u bindej urdhërave të tyre.

Në demonstratën e madhe studentore në Tiranë 1990, Azem Hajdari, i cili ndodhej në ballë të Lëvizjes, për herë të parë doli parulla “Liri, demokraci…”Një parullë e tillë nuk ishte parë për 50 vjet në hapsirën e Shqipërisë, çdo gjë dhe ide ishte ngulfatur. Në krah të kësaj Lëvizje masive ishte edhe Dr.Sali Berisha e intelektualë të tjerë të cilët vepruan deri në rrëzimin e sistemit komunist dhe bashkëvepruan në proceset tjera të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri.Në këtë demonstratë studentët u përballën me policinë dhe kjo ishte përballja e parë, gjithashtu për afro 50 vite. Sllogani i studentëve që valvonte shesheve të Tiranës: “Edhe ne si gjithë Evropa!, ishte më i fuqishëm se parrullat komuniste, tani të zhveshura dhe të mbetura leckë, pa vlerë.

Ramiz Alia, duke mos pasur rrugëdalje tjetër pranoi të ulej në një tryezë me Azem Hajdarin, Dr. Sali Berishën, Gramos Pashkon e demokratë të tjerë. Përfaqësuesit e kësaj Lëvizjeje historike gjatë bisedës ia bënë me dije se vetëm aplikimi i sistemit pluralist, Shqipërinë mund ta nxirrte nga një katastrofë totale. Në këtë kontekst i përkujtuan atij ngjarjet që kishin ndodhur në vendet komuniste në Evropë.Nga trysnia, pasardhësi i diktatorit Hoxha, Ramiz Alia, më në fund, u pajtua që në Shqipëri të niste pluralizmi politik.

Pra, në këtë periudhë formohet Partia Demokratike, e cila me aktivitetin e saj çoi përpara proceset demokratike në gjithë Shqipërinë.

Më 22 mars 1992, ditën e parë të pranverës, u organizuan zgjedhjet parlamentare dhe me këtë përmbyll kapitulli i tiranisë së errët në Shqipëri. Në mitingun e madh që organizoi Partia Demokratike në sheshin e Tiranës, foli lideri i saj Dr. Sali Berisha, i cili me tone entuziaste paraqiti projektin e një Shqipërie demokratike, ku të gjithë do të gëzonin të drajtat dhe liritë e tyre, në një Shqipëri evropiane.

Nga një dorë mizore më 14 shtator 1998 u vra simboli i Lëvizjes Studentore dhe i demokracisë, Azem Hajdari.Nuk ishte atentat vetëm ndaj tij, por ishte atentat ndaj Shqipërisë, ndaj të ardhmes së saj demokratike, atentat ndaj një Shqipërie që ishte nisur drejtë Evropës dhe ndaj njeriut i cilii bëri shumë për demokracinë shqiptare.Vrasja e Azem Hajdarit tronditi të gjithë liridashësit dhe idealistët e Shqipërisë, të gjithë ata që vuajtën për lirinë e fjalës dhe lirinë e të drejtes së ekzistimit.

Shqipëria pas 25 vjetësh të tranzicionit?

Kanë kaluar 25 vjet të ranzicionit në Republikën e Shqipërisë dhe kjo periudhë mund të konsiderohet deri në njëfarë mase e mjaftueshme për një zhvillim të demokracisë dhe të konsolidimit të shtetit në aspektin ekonomik e politik.Në këtë drejtim ka shumë pikëpyetje dhe gjithashtu mendime që kërkojnë përgjigje?

Shqipëria para 25 vitesh ishte nisur nga zero-ja, nga një asgjë, dhe ngjarjet që pasuan ishin shpresëdhënse dhe me kalimin e viteve edhe zhgënjyese. Nuk ishte e lehtë  shkëputja nga e kaluar dhe aq më e vështirë ishte ngjitja, kuptimi dhe vullneti i zhvillimit të një demokracie të mirëfilltë. Shqipëria për këto 25 vjet kaloi nëpër një periudhë të komplikuar tranzicioni: përmjet fajdeve, korropcionit, krimit të organizuar, kundërthënieve të ashpra partiake për arritur në pushtet, me përvojën e pakët të zhvillimeve demokratike, me shumë probleme të pronësisë dhe me fenomenin e pangopëshmërisë të politikanëve për t’ u pasuruar, duke keqpërdorur pozitën dhe votën e dhënë nga populli. Ndër problemet tjera të mëdha  ka qenë ndërrimi i botëkuptimit për ta kuptuar shpirtin e demokracisë dhe, në këtë kontekst, edhe krijimin e vetëdijes për ndërtimin e shtetit, që është gjëja kryesore e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, tregut të lirë dhe të hapjes së vendeve të lira të punës. Në këtë periudhë Shqipëria u përballë edhe me ekzodin e shqiptarëve, duke kërkuar shpëtim në botën e jashtme për një vend pune.

Një shtet që s’ arrin të krijojë lumturi materale për qyetetarët e saj, nuk mund të ketë stabilitet politik e ekonomik dhe ardhshmëri të mirfilltë për qytetarët e saj.

Shqipëria e këtyre stërngarkesave për një çerek shekulli pati edhe sukseset e saj: gjatë kësaj periudhe Bashkësa Evropiane miratoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë, u nënshkrua marrëveshja kryesore për Stabilizim Asocimin dhe shumë marrëveshje të tjera integruese me Bashkësinë Evropiane dhe me vende të tjera të botës për bashkpunim ekonomik e tregtar.

Ndër arritjet më të madha konsiderohet hyrja e Shqipërisë në Aleancën Veri Atlantike-NATO.

Gjithashtu u ndërtuan shumë rrugë, ndër to edhe rruga e kombit që lidhë dy pjesët shqiptare, Shqipërinë me Kosovën, që për kohë të gjatë ishin të shkëputura me një kufi hekuri. Shqipëria është vend i mundësive të mëdha të zhvillimit ekonomik, sidomos të zhvillimit të turizmit bregdetar, ku politika është pengesa më e madhe e saj.

Shqiprinë në të ardhshmen e presin shumë punë të rëndësishme: zbatimi i ligjeve, një pavarësi më e theksuar e gjykatave, një luftë më e madhe e zhvillimit ekonomik, e demokracisë dhe integrimit evropian. Jemi dëshmitarë se bota sot po lëviz shumë shpejt, prandaj Shqipëria duhet të lëviz edhe më shpejt për  t’ iu afruar Bashkësisë Evropiane dhe rrjedhave botërore. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë kohë të presin, ata duhet të zënë trendet e kohës.

* Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Yllyria në New York.

8 Dhjetor , 2015

 

Filed Under: Analiza Tagged With: 25 vjet, harry bajraktari, TË SHQIPËRISË DEMOKRATIKE

Pellazgët dhe Jeronim de Rada

December 8, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Romantiku i mirënjohur francez Aleksandër Dymasi, duke e pasur parasysh figurën universale të De Radës, me të drejtë do ta quante “Dante të Shqipërisë”. Një adhurues tjetër i De Radës, bashkëkohaniku, po ashtu francez, Lamartini, më mirë se askush tjetër diti që me pak fjalë të spikasë kontributin e madh të De Radës dhënë kulturës, letërssisë, shkencë dhe publicistikës shqiptare, duke u shprehur: “Atë që bëri Skënderbeu me shpatë,   E bëre ti me pendë, o i madhi De Radë!”
Megjithë se pellazgët kanë qenë aspekt mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së De Radës, me të cilët ai ka lidhur shqiptarët dhe gjuhën shqipe, nga studiuesit e ndryshëm, që merren me veprimtarinë e këtij njeriu të madh, qëllimisht ose nga padija, ky aspekt mjaft i rëndësishëm është lënë në harresë. Në mënyrë anti shkencore është hequr nga jetëshkrimi i dijetarit të madh arbëresh, e gjithë veprimtaria shkencore, ku De Rada bën fjalë mbi pellazgët, gjuhën dhe hyjnitë e tyre dhe i lidh ata me gjuhën shqipe dhe shqiptarët me pellazgët….
Natyra e njeriu janë të lidhur si trupi me shpirtin. Në pellgun e Mesdheut lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit e kanë trojet iliro-shqiptare, që arrin mesataren 750 m mbi nivelin e detit, dy herë më e lartë, se mesatarja e platformës së kontinentit të Evropës, që vërtitet nga 330 deri në 350 m. Një veçori e trojeve iliro-shqiptare është edhe drejtimi i derdhjes së lumenjve nga Lindja në Perëndim dhe aty, ku derdhen edhe “vdesin” të përjetuar, avullojnë, humbasin, përzihen me ujërat e tjera. Drejtimi i lumenjve si rrjedhje, luginat e tyre kanë shërbyer si busull për shtegtim, për lëvizjen e iliro-shqiptarëve drejt Perëndimit. Vazhdimësia shikohet edhe në mënyrën e ritit të varrimit në Shqipërinë e Jugut apo të Dardanisë – Kosovës: varri ndërtohej në formën e një arkëze, e cila mbulohej me rasa guri. Vendosja e kokës së kufomës nga perëndimi me shikim nga dielli, është koncepti i riteve pagane, që kanë të bëjnë me adhurimin e diellit.
Cila është gjuha shqipe ? Gjuha e perëndive është cilësuar gjuha shqipe, çelësi i deshifrimit të gjurmëve pellazgjike e hyjnive. Lulëzimi i pellazgëve, siç nënvizon Jeronim De Rada, ka qenë 7-8 shekuj para Homerit. Gjuha shqipe është po aq e vjetër, sa raca “e bardhë njerëzore”8), ka nënvizuar Robert D`Anzheli. Iliro-shqiptarët kanë qenë paganë, ata kanë qenë edhe janë tolerantë në aspektin fetar. Asnjëherë nuk kanë pasur parësore çështjen e fesë, se valët e pushtimeve kanë ndjekur njëra-tjetrën dhe për këtë arsye iliro-shqiptarët themelore në jetën e tyre kanë pasur dhe kanë çështjen e lirisë, sepse luftën e kanë zhvilluar për të mbijetuar, për të qenë të lirë në trojet e tyre.
Jeronim De rada është një nga atdhetarët më të flaktë. Ai ka qenë i pari që ëndërroi Shqipërinë, kur ende Shqipëria nuk ekzistonte. Nuk ishte De Rada vetëm vizionar, se vizionar do të qe patjetër si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj në botë, por ai la përshtypjen e një intelektuali që shihte të ardhmen e Shqipërisë, kur vetë shqiptarët as nuk e shikonin. Kështu që ky kthim i De Radës është një fakt që na nderon si arbëreshë, si pasardhës të padenjë të De Radës, por njëkohësisht është një risi e shqiptarëve që nxjerrin në dritë identitetin e tyre të humbur.

Pellazgët janë populli më i lashtë, që është identifikuar në Europë, qysh gjatë gurvonit (neolit) në kulturën pellazge në Vinkë-Turdas-Dispilio, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Pellazgët janë të parët që përdorën gurin dhe baltën, prodhuan poçerinë e tyre të famshme, ata të parët filluan përdorimin e arave dhe ngritjen e fermave, me të cilat fillon bujqësia. Rruga e ngritje së farmave, qe forma e re dhe më e përparuar, ku në arat e punuara mbillej fara e bimëve (nga fjala pellazge/shqipe FARA erdhi edhe emërtimi i organizimit të ri farma), në krahasim me formën e vjetruar mbledhës-gjuetarit, që kërkonte më shumë forca dhe kohë. Pellazgët të parët bënë tjerrjen e fijes dhe endjen e pëlhurës me vegjët e ndërtuar prej tyre, përpunuan të parët lëkurën dhe qumështin, prodhuan verën. Ata përmenden se kanë shfrytëzuar të parët mineralin nga MINE (minierat) dhe shkrirjen e metalit-bakrin, më pas arin dhe argjendin, me të cilët bënë jo vetëm armë dhe vegla pune, por edhe zbukurime për gratë e tyre të bukura. Me anijet e tyre Direme dhe Trireme (me dy dhe tri radhë rremash) pellazgët zotëruan detin, prandaj quhen shpesh edhe “Njerëz të Detit”.

De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre… De Rada që në rininë e tij ka pasur miqësi dhe marrëdhënie mjaft të ngushta me dijetarin tjetër të madh arbëresh Zef Krispin. Nga idetë revolucionare të Krispi’t mbi prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe, i riu De Rada u përfshi shpejt dhe u bë një përkrahës i zjarrtë mbi lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe. De Rada në vitin 1840 botoi të parën vepër të tij mbi këtë problem të madh gjuhësor dhe historik nën emërtimin “Divinazioni Pelasghe” (Hyjnitë Pellazge). Më 1844 De Rada botoi veprën tjetër të tij në këtë fushë “Identita degli Albanesi con i Pelasghi” (Identiteti i shqiptarëve me pellazgët).Në vitin 1864 De Rada e zgjeroi më tej këtë tematikë me njohuri më të thella në librin “Antichita della Nazione Albanese” (Lashtësia e Kombit Shqiptar).Një studim mjaft i rëndësishëm i De Radës është edhe studimi “Pelasghi ed Elleni” (Pellazgët dhe helenët), që doli në vitin 1885. De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge.
Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë. Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishtkruesë të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamofluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga radhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonimusa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë së Kosovës.

De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. Nën këtë botëkuptim shumë të qartë De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre. Ky është boshti filozofik i trashëgimisë kulturore që ka lënë De Rada, nga e cila duhet të mësojmë të gjithë.
Por ç`po ndodhë në boten per rreth nesh ? Kroatet po kërkojnë mënyrë si te ikin nga sllavet dhe te identifikohen me popuj me te civilizuar, po fakti është se ata janë sllav te pasuruar me gjakun ilir dhe çka është tragjike i trashëguan viset dhe trashëgiminë me te bukur ilire:

“Kontakti më i lashtë, siç thekson gjuhëtari nga Zagrebi Radosllav Katiçiç në një takim të kohëve të fundit që i kushtohej pikëtakimeve Indo-Jugosllave, duhet kërkuar në fenë e hershme të Sllavëve, që në origjinë ishte Indiane, e përçuar përmes Persianëve. Megjithatë, ky fakt, i dëshmuar falë emërtimeve të perëndive, është diçka e përbashkët për të gjithë popujt Sllavë. “   Nuk është çudi , ne heshtim. !
De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge. Gjatë shekullit të kaluar dhe sot shumica e studiuesve e kanë pranuar këtë fakt, por ende ka falsifikatorë, që perënditë pellazge ja atribuojnë grekëve apo latinëve. “Gjuha shqipe do të ishte pra kështu në analizë të fundit ajo Gjuhë e Parë (lingua primeva), ose Gjuhë Mëmë ose së paku e afërmja e saj më e ngushtë e më përfaqësuese nga copëzimi i të cilës, si ai në Sakrificën e Madhe Kozmogonike, të nje Qenie Hyjnore, të gjitha gjuhët e tjera erdhën dhe u ndërtuan mënjanë”.( De Rada )
Referencat :

-PROF.DR.LUFTULLA PEZA: JERONIM DE RADA DHE PROBLEMI PELLAZGJIK
-Matteo Mandala:Jeronim de Rada dhe arbëreshët e Sicilisë
-„Pellazgët hyjnorë” Prof. dr. Skënder Rizaj
-LIDHJET E SHQIPTARËVE ME PELLAZGËT – Zef Mulaj
-DE RADA – FIGURË E MADHE LETRARE E MATANË DETIT- Sami Islami
-Lidhjet e shqiptarëve me pellazgët
-Autoktonia iliro-shqiptare dhe prirja properëndimore Prof. Dr. M Y S L I M   I S L A M I
– Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, Çabej Eqerem,
-Petro Zheji, ose kur flasin të mëdhenjtë, Shpëtim Kelmendi
-Origjina Pellazge e gjuhës Ilire e Shqipe. doc. Odise Çaçi
– Shqipja dhe Sanskritishtja, Çfarë parandjen Petro Zheji
Fahri Xharra 08. 12.15
Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe Jeronim de Rada, Fahri Xharra, Pellazgët

LËVIZJA STUDENTORE DHE GREVA E URISË, E DHJETORIT 1990

December 8, 2015 by dgreca

 Nga: Ing.Artan K. Tahiri*/  Bruksel-Belgjikë/

1.Fillimi e demontratave studentore dhe pranimi i pluralizmit politik/

Ne ate vit historik per demokracine shqiptare, kam qene student i vitit te 4-t te Fakultetit Inxhiniri Elektrike, ne Universitetin Politeknik te Tiranes.Tani, kur kane kaluar kaq vite ne emigracion, i kujtoj me krenari e dhimbje ato ngjarje te stuhishme. Keshtu,  ne Tirane, ne grupe te vogla, prej kohesh “flitej” shume (thashetheme me karakter politik). Sidomos, nga vitet ’90-te, pati filluar me fort pakenaqesia ndaj rregjimit ne fuqi. Me kujtohet se ishim ne semestrin e pare te vitit te katert te asaj dege. Kane qene disa studente tek Artet, te cilet e paten kerkuar Hekuran Isain(ish-Ministri i Brendshem) per te sqaruar disa gjera. Edhe te ne paten ftuar Adil Çarçanin, kryeminister. Megjithse ky kishte premtuar se do te vinte, takimi nuk u be asnjehere!

Goje me gjoje, flitej per pakenaqes, kunder komunizmit, per ceshtje politike dhe per ndryshimet qe ndodhnin ne Lindje, sodomos ne Rumani. Mbaj mend se, pas ngjarjeve te ambasadave, morem vesh qe i kishin porositur profesoret tane: “Mos u acaroni shume me studentet! Se, po na u ngriten edhe keta, hajde e merru vesh pastaj. Ambasadat i sqaruam disi, se ishin: alabake, te papune, njerez te degjeneruar, te rruges, te prekur etj. etj., po studentet si do t’i perligjim?!”

Hekuran Isait, tek Artet, studentet i kishin drejtuar pyetje te ndryshme per çeshtje politike, situaten nderkombetare, po jo edhe shume, sepse ishte ende me zarar. Midis nesh, bisedohej per kopjet, miqesite, nderhyrjet, per gjerat teorike te panevojeshme, qe mesoheshin, po dhe per diplomat e vitit te fundit etj. Profesoret, me te cilet bisedonim diçka, hidhnin ndonje “kunje”, sipas rastit. Ndersa disa nuk reagonin, por dhe kishte nga ata, qe t’i “nxirrnin syte” per nje llaf te vogel!

Ngjarjet kryesore kane filluar diten e shtune, me 8 dhjetor 1990. Studenteve ne konvikte, kishte disa kohe qe u iknin dritat. Per kete gje, shpesh ata bertisnin, shanin, hidhnin llafe edhe “me zarar”(d.m.th., politike). Ate nate, atyre u iken dritat, siç thonin dhe nuk dihej shkaku i demtimit te transformatorit. Kishte rene (derdhur) pak vaj dhe studentet e hodhen çarçafin ne flake. Kjo ka ndodhur te ndertesa e konviktit te Inxhinierise. Pas kesaj, shpertheu transformatori. Atehere, kane dale studentet konviktore dhe kane filluar te marshonin permes ndertesave. Ata shanin dhe u therrisnin shokeve: “Hajdeni me ne, qe te protestojme!” etj.Ky revoltim rinor ishte krejt spontan, pa ndonje qellim te veçante ose te paracaktuar.Te revoltuarit bertisnin, protestonin. Nderkohe, nje grup studentesh, jo shume, kane zbritur poshte, diku atje te Liceu Artistik. Pak me siper, ata i kane bllokuar forcat policore. Policia i ka kercenuar me pyetjet: “Çfare doni?” “Ku shkoni?”, “Kthejuni mbrapsht!” etj. Studentet protestues jane pergjigjur, se donin takim me Ramiz Aline. Keshtu, jane bere diskutime te ndezura te studenteve, me uniformat blu. Kane ardhur edhe studente nga Artet, sepse ishte nje pervjetor i Bitellsave. Me protestuesit ka qene edhe Azem Hajdari, student i Fakultetit Juridik, nga Tropoja.

Se fundi, policet u kane thene studenteve qe ta nxirrnin nje perfaqesi. Sudentet protestues kane caktuar nja 10 shoke, te cilet gjendeshin ne rreshtin e pare. Policia e sigurimsat i kane çuar ata te ndertesa e korpusit kryesor te Universitetit. Aty ishin mbledhur police, sigurimsa etj. Ne fillim u ka shkuar, me duket, Xhelil Gjoni, dore e fort e partise ne ato vite,  por nuk e kane pranuar.

Ne oren 24.00 te nates ka shkuar aty vete Ramiz Alija. I ka pyetur studentet se çfare kerkonin. Po, ata flisnin ne pergjithesi, per provimet, buken, dritat etj. Pra, ishin kerkesa te karakterit te thjeshte ekonomik. Ramizit, ne fakt, nuk i kane shprehur ndonje gje serioze. Atehere, ai u ka thene protestuesve qe te shkonin  dhe te pergatiteshin, per te treguar se çfare kerkesash kishin dhe pstaj do te takoheshin, ne ato 2-3 dite. Ky grup i perfaqesise se stuudenteve u kishin thene shokeve te tyre, te cilet prisnin, se po qe se nuk ktheheshin per 1-2 ore, d.m.th., I kishin arrestuar!?

Kete perfaqesi te studenteve, policia e kthyeu te shoket protestues. Kur ata arriten te shoket e tyre, te pakenaqur nga perfundim i takimi I zhvilluar me Ramiz Aline, protestuesit kane tentuar qe t’i çajne kordonet e policies dhe te marreshonin perpara. Siç na tregonin me vone ata, policet kane nderhyre egersisht, duke i goditur, me shkopinjet e gomes, duarve e kembeve, trupit e ku mundnin. I shynin e i perplasnin pertoke, bertisnin, shanin, godisnin me shqelma etj. Midis tyre kishte edhe shume vajza.

Pas kesaj kasaphane te vertete, studentet jane shperndare ne drejtim te konvikteve, pra qytezes se tyre, ku ndiheshin me te sigurte. Ndersa policia nuk e ka marre guximin qe te vershonte per atje.

Siç thashe me lart, kjo ngjarje ka ndodhur naten e dates 8 dhjetor 1990.

Me vone, per ta perligjur reprezaljen mbi studentet, eshte “shpjeguar” se ‘incidenti”, qe ka ndodhur, ka qene provokim i policies, sepse, gjoja, studentet ia paskane rrembyer pistoleten nje oficeri te uniformave blu!

Te nesermen, pra diten e diel, ne shkuam ne Fakultet. Na kishin thene se do ta zevendsonim nje dite mesimi, qe e kishim bere pushim per Festat e Nentorit. Shkuam atje, po aty nuk gjetem njeri. Sqaroj ketu, se une e kisha shtepine ne nje lagje te Tiranes dhe banoja aty. Na treguan, se çfare kishte ndodhur naten e mepareshme. Studentet konviktore nuk kishin ardhur fare ne Fakultet. Atehere, ne, tiranesit shkuam ne qytetin “Studenti”. Atje i gjetem shoket para mences, ku ishin mbledhur nje pjese e tyre. Ishin bere disa kerkesa ekonomike, te cilat i firmosem edhe ne, sepse gjithashtu ishim ne nje mendje me ata. Zienin diskutimet ndermjet grupeve te  studenteve. Gjendja ishte mjaft e acaruar, per shkak te trajtimit barbar, qe policia u kishte bere studenteve, ate nate.

Ne kete situate, dikush shprehu mendimin qe te shkonim, ashtu siç ishim dhe te protestonim ne qender te kryeqytetit. U nisem. Ishim nje grup prej disa qindra studentesh. Zbritem nga qyteti i “Studenti”, duke u thirrur te tjerve, qe te bashkoheshin me ne, por erdhen fare pak. Ata rrinin neper dritare e na veshtronin. U nisem nepepr “Rrugen e Elbasanit”, ku po kalonin njerez te ndryshem, automjete etj. Ata habiteshin, pra nuk kuptonin se çfare po ndodhte ashtu?! Kur kaluam tek ambasadat italiane e franceze, ata na hapen dyert, por nuk u fut aty asnje student ose njeri tjeter. Vazhduam rrugen dhe na ndalen te Liceu Artistik. Policia na bllokoi edhe nga mbrapa. Qendruam aty dhe nisem qe  te hidhim parulla, si: “Poshte burokratet!”, “E duam Shqiperine si Europa!” Nderkohe, kane mberriturar Lisien Bashkurti, ish-sekretar i Komitetit Qendror te Rinise dhe Skender Gjinushi, ish-minister i Arsimit dhe Kultures. Ata tentuan te flisnin, por nuk i lame!

Aty nga ora 13.00 e ca, ne stadiumin “Qemal Stafa” do te luhej nje ndeshje futbolli. Pritej qe  te vershonin tifozat, te cilet, me gjase, do te bashkoheshin me ne. Prandaj, policia e shpejtoi aksionin kunder nesh. Sulmi agresiv i uniformave blu dhe civileve te sigurimit ka qene nga me brutalet, barbar, i pameshireshem. Ne, studentet demonstrues, te papergatitur dhe te pambrojtur, na kane ndeshkuar rende. Sidomos ata te kreut e kane pesuar keq. Ne fillim civilet e forcat speciale dhe pas tyre policet i qellonin studentet me shkopinjet e gomes, godisnin me grushta e shqelma, rrihnin, shtynin, perplasnin e rrezonin pertoke cilindo. Ata kalonin edhe mbi trupat e studenteve, te plagosur e pergjakur. Police te  tjere rrembenin egersish studente e studente dhe i rrasnin me force ne makinat  e tyre. Me tej, nje numer jo i vogel studentesh te plagosur, midis tyre edhe vajza, u shtruan ne spital.

Perballja ka qene beteje e vertete, midis forcave speciale e policise te pajisura me mjetet moderne bashkekohore dhe nesh, studenteve qe demonstronin ne menyre paqesore, krejt demokratike. Skafandrat e uniformave blu aty i kemi pare per here te pare. Gjate asaj kohe, sigurimsat filmonin nga dritaret e Liceut Artistik “Jordan Misja.”

Ne kete situate dramatike, ne kemi ikur neper fushen prane Ambasades Italiane dhe shkuam e u futem neper shtepite e lagjes, pjesa me e madhe e te cilave i kishin hapur dyert per ne. Por, pati edhe nga ata qe nuk i happen!? Me kujtohet se, me disa shoke, u futem ne nje shtepi. Aty nuk ndejtem shume, por dolem e qendruam ne korridor, sepse pame qe policia u ndal midis pallateve e nuk u fut neper shtepia. Policet, mbas pak kohe, u larguan dhe ne ikem prej andej. Te pakten, une ika nga ajo banese dhe shkova ne banesen time. Ndersa konviktoret u kthyen ne Qytetin “Studenti.” Pati edhe studente tiranas, te cilet shkuan te konviktet.

Ndersa une, me shokun tim Dritan Myftiu, me te cilin banonim ne nje lagje, u  kthyem e qendruam ne shtepite tona. Natyrisht, qe prinderve u treguam per ate, qe kishte ndodhur me ne. Kjo edhe nga qe ishim grisur dhe bere tere balte, si nga rrobat e kepucet. Me kujtohet, se erdhi te ne Dritani dhe prisnim qe te na arrestonin. Ai tha, se me shume se burg, s’kishin se çfare ten a benin! Rrinim ne tension e prisnim ne dritare, se mos ktheheshin makinat te ne. Por, nuk erdhi askush. Babai im telefonoi dhe shkoi ne Fakultetin Histori-Filologji, ku ishte peda-gog.

Ne kujtim te kesaj ngjarjeje, vite me vone, publicisti Mujo Bucpapaj ka shkruar: “Aty rreth ores 13.00, me qene se nuk po vinte asnje pergjigje e sakte rreth kerkesave te tyre, studentet kane filluar ta humbnin durimin. Ata po provokoheshin haptazi edhe nga njerezit e sigurimit. Studentet, te irrituar, kane tentuar ta çanin gardhin e policeve, qe kishin perpara. Ky ka qene edhe çasti i perplasjes se vertete. Nepermjet nje radioje, eshte degjuar urdheri “Qelloni!” dhe ashtu ka ndodhur.  Te paret kane qelluar civilet e sigurimit, me shkopinje gome, pastaj policet me uniforme dhe forcat speciale. Ka filluar nje masaker e vertete. Ne ate kohe, jane pare vetem trupa, qe binin per toke, shkopinje qe tundeshin ne ajer dhe sharje, qe vinin nga policet. Gjitheçka ka ndodhur ne pak minuta.

Pas kesaj dhune te papare, turma eshte shperndare, per t’u grupuar ne Qytetin “Studenti”. Siç dihet, ne kete beteje me policine jane plagosur shume student, perfshire edhe vajza! 7 studente u arrestuan. Siç thane shoket e tyre, ne rajonin e policise ishin rrahur, keqtrajtuar dhe fyer”. (Gazeta RD, “Heronjet vriten, fallsifikohet historia”,  e merkure, 28 tetor 1998. Speciale, faqe 7).

Te nesermen, ne mengjes, shkuam perseri ne Qytetin “Studenti”. U mblodhem te sheshi kryesor. Tani ishim shume me teper, se me pare. Gjendja e jone ishte mjaft e tensionuar, per shkak te trajtimit barbar, qe na kishte bere policia, nje nate me pare. Aty nisem te organizoheshim. Filluan te vinin studente edhe nga fakultete te tjere. U krijua edhe tribuna. Aty nisen te vinin  edhe pedagoge, te cilet flisnin nga tribuna. Nder ta, me kujtohet se ishin: Arben Imami, Gramos Pashko, Arben Demeti etj. Ne çdo rast, kur ndonje pedagog kerkonte qe ne te shkonim ne mesim, ai nderpritej me britma e fishkellima nga masa e studenteve.

Ne nje nga ato netet e stuhishme, ku gjemonte revolta e studenteve, filloi te bjere shi i rrembyer. Keshtu, ata qe ngelem aty, afer 100-200 veta, u futem ne mencen kryesore, afer sheshin. Aty kam qene me Dritan Myftiun e shoke te tjere.  Me kujtohet mire, se ka hipur mbi nje tryeze, Arben Imami (pedagog tek Artet) dhe ka thene, midis te tjerash: ”… Kjo, qe po beni, eshte gje shume e madhe. Edhe sikur vetem nje person te shkonte qe te takohej me Ramiz Aline, ka rendesi. Sepse do ta marrin vesh, nga televizori edhe neper rrethe, se çfare kerkojne studentet. Per ju, thuhet, se jane nje grup studentesh te privilegjuar, qe as vete nuk e dine se çfare kerkojne dhe fjale te tjera, jo te mira…Pra, e mira eshte qe te shkojme ne takim”. Pas shume debatesh, u vendos qe perfaqesia jone te takohej me presidentin R.Alija.

Te nesermen  nisen zgjedhjet per perfaqesine. Ne ate mengjes, pedagogu Arben Demeti ka thene: “Une jam pedagog dhe detyra ime eshte qe t’u them te shkoni  ne mesim, por po ju them; “Haram e paçi, po shkuat! Vazhdojeni kete, qe keni nisur, sepse kjo eshte historike”!

Gjate atyre diteve, vertete te stuhishme, ne sheshin e Qytetit  “Studenti”, i cili me vone u emrtua “Sheshi Demokracia”, hidheshi dhe shoqeroheshin ne kor parulla, si: ‘Poshte diktatura!”, “Liri-Demokraci!”, “ Hekuran-Sllobodan!”, “ Enver-Hitler”.Ne mitingjet, nga pjesemarresit e revoltuar,  buçisnin kenget e vjetra atdhetare, si: “Se mjaft ne roberi, o moj e mjera, Shqiperi”, si dhe “Himni i Flamurit” etj.  Nga te gjitha fakultetet u zgjodh grupi,  qe do te shkonte ne takim me Ramiz Aline.(Ne ate kohe, ai ishte sekretar i pare i K.Q. te Partise dhe President i vendit). Ky grup, tashme, eshte i njohur, pasi eshte paraqitur shpesh here ne televizor, po ashtu, si dhe pikat e kerkesave, qe do te beheshin. Kane qene, afer 10-12 kerkesa. Ndermjet tyre, kerkesa me kryesore ishte lejimi i pluralizmit politik.  Ndermjert atij dhe perfaqesise se studenteve pati debate. Perfaqesia ngulmonte ne kerkesen per pluralizmin politik partiak.

Ne, shumica e studenteve, pritem aty te sheshi yne, deri sa erdhen shoket tane nga takimi. Ata na treguan se, mbi bazen e kerkeses se tyre, pluralizmi u miratua nga Ramiz Alia. E deklaroi presidenti apo u detyrarua ai, nga kerkesat e perfaqesise se studenteve, nuk ka shume rendesi. Themelorja ka qene se, nga ai takim, ne Shqiperi u dekarua pluralizmi politik. Pas kesaj protestuesit, studentet e te gjitha shkollave te larta te kryeqytetit dhe populli i Tiranes, jemi shperndare.

Te nesermen paradite u organizua mitingu i madh, ne Sheshin “Demokracia” dhe nisen diskutimet, se si do te quhej: “Levizje” apo “Parti”. U tha se do ta quajnim “Levizja Sudentore Rinore”, por nuk kishte forcen e duhur, prandaj do ta quanim parti, per te cilen populli do te votonte, sepse ishte mesuar me parti. Keshtu, njeziri  u vendos qe do te quhej “Partia Demokratike”. Kjo faze ka zgjatur ne 8-12 ditet e dhjetorit 1990.

2.Mbresa dhe emocione te thella, nga “Greva Studentore e Urise”

Nga fundi i janarit 1991, kane nisur protestat, qe synonin heqjen e emrit te Enver Hoxhes, qe mbante Universiteti yne. Ato zgjaten rreth dy jave dhe verehej se ra shume numri i personave, qe merrnin pjese. Ne keto kushte, u shpreh mendimi e te nisej greva e urise. U bene regjistrimet perkatese. Ne fillim, aty kane qene me pak se 100 veta. Kur shkuam te futeshim ne greve, pra ku isha edhe une, nga entuziazmi ky numer u rrit ndjeshem dhe arriti ne rreth 600-700 studente.

Diten e dyte te greves, aty erdhi ministri i Arsimit e Kultures, Skendr Gjinushi dhe sekretari i K.Q. te Rinise, Lisien Bashkurti.Ata deklaruan se ishte vendosur ne Byrone Politike, qe do te hiqej nga Universiteti, emri i Enver Hoxhes. Ne kete kohe, ne greve u futen edhe shume te tjere. Kur u njoftua me radio, se Byroja Politike nuk e miratoi propozimin per heqjen e emrit te tij, u kerkua qe ne te dilnim te gjithe nga greva e urise, perndryshej do te ndeshkoheshin rende. Ministri, ne ikje e siper, na kercenoi me cinizem, se: “Ne vendin tim, do te vijne: gjendja e jashtezakonshme, sambistet dhe tanket!?”

Pas daljes nga greva e urise, mesova se shoku im i ngushte i Fakultetit, Gjergji Malo, perkrahes i zjarrte i Levisjes Studentore, i shqetesuar per fatin tim e te grevisteve nga thashethemet, qe perhapte sigurimi, por edhe nga rrethimi ushtarak i nderetses sone, kishte shkuar ne shtepine time, ku takoi babain dhe tere shqetesim i kishte thene:

– Xhaxhi Kola! Gjendja e grevisteve eshte shume e rende. Flitet se sigurimi do t’i vendose ata para murit…! Shko shpejt dhe nxirre Artanin prej andej !”

Ndersa babai im, i cili i ndiqte me vemendje keto zhvillime, ishte pergjigjur:

-Gjergji ! Te falnderoj shume per  lajmin. Por ti e di mire, se Artani eshte futur ne greve me deshiren e vet, si dhe miratimin tone. Ai, per kete, vendos vete. Mendimi im eshte se ai do te kete ate fat, qe do te kene edhe shoket e tjere greviste. Prandaj, Gjergji, qetesoju! Ajo, qe thua ti, vertete eshte kercenim teper serioz, por edhe eshte veshtire te behet. Ata, qe e kane ne dore kete pune(nomenkleatura komunist) mendojne edhe per kokat e veta!?

Sidoqofte, perpara nje presioni te tille psikologjik, pati edhe studente, te cilet u larguan nga greva e urise. Kjo, sepse eshte e njohur, qe kur diktatura i nxjerr kthetrat, nuk ben shaka. Njeherit, po shtohej presioni ushtarak. U vendosen kordonet, qe ishin sjellur nga shkollat e larta ushtarake, makinat luftarake renditeshin anes “Rruges se Elbasanit”, u shtuan uniformat blu, u pozicionuan edhe tanket etj. Pra, tensionet kishin arritur nivele shume te larta.

Pikerisht ne kete kohe, u mblodh populli i Tiranes, i cili na jepte guxim dhe perkrahje te zjarrte. Ate nate, ne(grevistet) kemi qendruar aty, ne mjegullen e terrorit, por te paepur. Te gjithe ne ishim te vendosur ne qellimin tone.

Siç ka pohuar me vone Sali Berisha: “Nje rol shume te rendesishem kane luajtur shkollat ushtarke, sepse u be nje perpjekje e hapur per t’i futur studentet ushtarke, kunder civileve. Ata, jo vetem kundershtuan, por thane; “Ne jemi me ata!”. Dhe, ajo ishte nje goditje shume e rende per nomenkleaturen”!

Gjate diteve te greves, siç e ndieja, por edhe e mesova me vone, ne ate turme mbeshtetese, qe gjemonte e lekundej si deti ne dallge, gjendeshin edhe prinderit e mi: mami me babin, motrat Valbona dhe Enkelejda, se bashku me shokun tim, Gjergjin; kusheririn e babes, Muratin, me bashkeshorte Katerinen dhe dy djemte e tyre, Arianin e Altinin; Niku Çomo, kusheriri im, nipi i Maqo Çomos (me Nikun ruaj nje fotografi, ku kemi dalur gjate diteve te greves). Prinderit e te afermit, te tronditur per fatin tim dhe te grevisteve te tjere, protestonin energjikisht, se bashku me masen e madhe te qytetareve te kryeqytetit.

Te nesermen, tere populli i Tiranes, si dhe te ardhur nga rrethet e vendit, mbushen sheshin tone. Turma u ngjesh rreth godines, ku ne ishim te ngujuar. Hidheshin parulla te ashpera politike kunder diktatures dhe udheheqesit Ramiz Alia. Degjohej parulla ‘Liri demokraci”, “ O Ramiz, o zagar!”, “Poshte Dinastia!”, “Poshte burokratet!” etj. Zemrimi i mijera e mijera qytetareve, urrejtja e tensioni kishin arritur kulmin.

Nxitje e madhe ne u be edhe telegrami i ardhur nga SHBA, ne te cilen emigracioni shqiptar atje ishte ne perkrahje te plote me greven tone.

Nga dritaret tona kemi pare, se turma e revoltuar eshte larguar per ne qender te Tiranes, me synim Bllokun e Udheheqjes(lagjia e mbyllur e udheheqjes se parties-shtet). Por, aty te ura e Lanes demonstruesit kane devijuar drejtim dhe vershuan ne Sheshin “Skenderbej”. Ne perleshje me forcat e rendit dhe ato ushtarake, turma e egersuar ka rrezuar  bustin e Enver Hoxhes dhe, te terhequr zvarre, na e kane sjelle koken e bustit te diktatorit, aty perpara klubit, ku ne ishim ne greve.

Ne ato çaste edhe mund te dilnim nga ndertesa, ku ishin ngujuar. Rrethimi i nderteses sone nga policia ishte hequr. Po, jo, ne nuk dolem, pa u marre vendimi perfundimtar. Kemi pritur shpalljen e vendimit te Byrose Politike. Komisioni(delegacioni) yne bente takime me perfaqesuesit e qeverise dhe vinte e na tregonte, se çfare vendosej ne ato bisedime. Ne nje rast, komisionit tone i kishin vene disa kushte, te cilat i kishte pranuar. Kur u kthyen dhe na njoftuan, mbas diskutimesh te nxehta, ne nuk rame dakord dhe e shkarkuam komisionin. Por, per te mos lene shteg per opinionin se jemi perçare, e lame komisionin perseri, por pa te drejte per te vendosur per asgje, vetem te shkonte ne takime e te sillte mendimet, qe thuheshin atje.

Ne kete kohe, gjendja jone ka qene tejet e acaruar. Rreziku i vdekjes qendronte ne ajer. Nga dritaret shihnim kudo, rreth e rrotull, forca te medha dhe makina te shumta ushtarake. Per ta shtuar terrorin dhe friken, kishin sjellur edhe tanket. Diktatura po shterngonte rripat, hekurat po “nguleshin” me thelle ne mish. Tensionet ushtarake e civile jashte, por edhe brenda greves, kishin arritur nivele, qe nuk mbanin me. Ne, ndonese te rraskapitur nga uria, pagjumesia e debatet, e vazhdonim qendresen pa u lekundur aspak.

Morem vesh se ne kulmin e zemerimit, studentet jo greviste, pra jashte, nga rreziku per vdekjen tone, qe po rrezistonim,  çmontonin krevatet dhe kembet e hekurta i ngrinin lart si arme. Ata pergatiteshin per perballje fizike me  diktaturen. Ky ishte shpirti shqiptar i qendreses heroike te rinise studentore edhe ne kushtet e pabarabarta me kundershtarin. Kjo ishte ndihme e jashtezakonshme per ne, te ngujurit ne greve.

Siç shihnim nga dritaret, por edhe nga njoftimet, qe na sillnin komisioni i greves, gazetaret etj., mesuam se sindikatat kishin ngjitur ne shtyllen perballe dritareve tona mbishkrimin: “Neser minatoret e Valiasit fillojne greven e urise nen toke. Rrofshin Studentet!”.Tirana ziente. Qytetare te shumte, te ardhur edhe nga rrethet, protestonin. Ndersa prinderit tane, me qytetare te tjere, po pergatiteshin te hynin edhe ata ne nje tjeter greve urie. Hidheshin parulla:“Studentet jane heronje”, “Tirana eshte me studentet!” etj.

Ne kete atmosfere te perndezur, dikush nga ne, me letra shkroi ne xhamat e dritareve tona:“Faleminderit!”

Ne keto rethana, u mor vendim i Byrose Politike per heqjen e emrit te Enver Hoxhes nga Universiteti.

Vendosmeria jone, e perkrahur nga tere studentet dhe nga populli, doli fitimtare mbi erresiren. Dy kerkesat tona kryesore u plotesuan, valvola e zemerimit te masave u shkarkua, ne u lehtesuam dhe, ashtu te raskapitur, por fitues, dolem nga Greva e Urise. Te gjithe ne, me radhe, e puthem Flamurin Kombetar, siç beme, kur u futem ne greve. Rast i tille i ngjashem, nuk ishte pare ndonjehere ne historine e vendit tone.

Ndjeheshim te raskapitur: lodhja, uria treditore, pagjumesia, tensionet nervore, pse jo, edhe frika kishin lene gjurmet e tyre. Por, megjithate, ne ndjeheshim krenare per vendosmerine tone, per fitoren e arritur.

Kujtoj emocinet e fuqishme, qe kemi perjetuar, qe nga fillimi i kesaj ngjarje te paharruar ne jeten time. Ne hyrje per ne greven e urise, ne puthnim Flamurin Kombetar. Ishte vertet çast mallngjyes e krenar, qe perseritet ralle ne jeten e njeriut. Nga kjo u entuziazmuan edhe shume studente te tjere. Keshtu, u shtua shume numri i grevisteve. Kane qene edhe mjaft vajza. Ne nderim  per Flamurin tone, duke e puthur e vene ate ne balle, e kemi mbyllur greven tone.

Ne greven e urise kane marre pjese djem e vajza, nga te gjitha rrrethet e Shqiperise. Nga pedagoget, me kujtohet, se kane marre pjese ne greve: Ylli Vejsiu, Omer Stringa e ndonje tjeter nga Fakulteti Ekonomik. .

Greva e urise ka zgjatur tri dite e dy nete(18,19 dhe 20 shkurt 1991). Na vizitonin, vetem personalitete, si (ministri, sekretari i komitetit qendror te rinise), gazetare etj. Çdo gje ishte ne mbikqyrje mjekesore dhe kontoll te eger policor. Greva e urise ka qene e vendosur ne ndertesen e Klubit “Studenti”, kati i dyte, ne Qytetin “Studenti” te Tiranes. Per çudi, ne kete ndertese me vlera historike, sot e kesaj dite nuk eshte vendosur, qofte edhe nje pllake perkujtimore, sado e vogel. A nuk eshte, vertete, padrejtesi ?!

Pas perfundimit te greves se urise kemi vazhduar mesimet. Sepse misioni yne ishte kryer me shume sukses. Ne, studentet iu kthyem jetes se zakoneshme te mesimeve. Por pati edhe mjaft te larguar jashte vendit. Por te gjithe, kudo qe ndodheshim, ndjeheshim krenare per misioni tone. Atdheu dhe koha do te mbeteshin deshmitare dhe mirenjohes per kete hap te vendosur e gjurmelenes, ne historine e zhvillimeve tona poltikoshoqerore, bashkekohore.

 

3.Jehona e vleresime per Levizjen Sudentore te vitit ’90-te

Per Levizjen Studentore te Dhjetorit ‘9O-te  dhe “Geven e Urise te Studenteve” eshte folur e shkruar. Per me teper, kohet e fundit kane nisur marrshe urrejtje, sulm i organizuar ndaj kesaj levizjeje. Ne median e shkruar dhe ate elektronike po behen perpjekje per te hedhur balte mbi kete çast solemn te historise se zhvillimeve demokratike shqiptare, veçanerisht mbi roli e  rinise stuentore, e cila e para ngriti flamurin e protestave per rezimin e diktatures enveriste ne vendin tone. Nuk eshte e re dhe e panjohur, se ne historine shqiptare nuk kane munguar klane te caktuara dhe individe, te cilet per interesat e tyre politike kane qene gati te mohojne edhe vlerat e spikatura, te ketij çasti-kthese ne historine tone kombetare.

Gjthashtu, dihet se kjo levizje studentore eshte perdorur gjeresisht nga forcat e ndryshme politike, sidomos nga Partia Demokratike. Pavaresisht nga shkalla e realizimit te idealeve te Levizjes Studentore, per mua, duke veshtruar nga largesia, ne kohe e hapsire, me duket se nuk eshte e drejte historikisht dhe objective, shkencerisht, qe te sulmohet kjo Levizje. Nuk mund te mohohet, se kjo ngjarje ka shenuan arritje te prekeshme e konkrete, te cilat e futen vendin tone ne rrjedhat e xhvillimeve demokratike, e nxoren ate nga izolimi, i hapen “dyer e dritare” ndaj Perendimit.

Levizja Studentore e Dhjetorit ’90-te dhe vazhdimi i saj me greven e urise mbeten gur kilometrike,piketa te zhvillimeve tona bashkekohore, drejte lirise se vertete, demokracise dhe emancipimit tone properendimor. Ketu mund te vecohen:

  1. Permbysja e diktatorit Enver Hoxha, qe nisi me :

a)Rrezimin e bustit te tij, te vendosur dhuneshem ne Sheshin “Skenderbej”, simbol i urryer i diktatures. Studentet protestuan me parullat:  “Liri-demokraci!”, “ Poshte dinastia!” etj.

b). Heqja e emrit te diktatorit nga Universiteti i Tiranes u be i mundur nga kerkesat e studenteve te ngujuar ne greven e urise dhe perkrahja, qe dhane sindikatet dhe tere populli yne.

  1. Hapja e perspektives drejt Perendimit e SHBA. “E duam Shqiperine, si gjithe Europa!” ka qene nje nga parullat me te perdorura, gjate tere kohes se zhvillimit te Levizjes Studentore.
  2. Shpallja e pluralizmit politik dhe themelimi i Partise Demokratike Shqiptare u shoqerua me hapat e para te shtypit pluralist, ne radhe te pare, te gazetes “Rilindja Demokratike”(RD).
  3. Dhe jo vetem per studentet, por per mbare popullin shqiptar, nje nga fitoret me te medha, ne ate periudhe, ka qene  mundja e frikes, shkulja e saj nga shpirti dhe zemra e njerezve, qe ishte rrenjosur perdhunisht te shqiptaret, nga diktatura e asaj kohe te vrazhdet e cinike(nenvizimi: A.T.).

Pavaresisht se diktatura nuk mund te qendrinte indiferente ndaj kesaj Levizjeje, ajo u plasi si bombe ne dore dhe ishte e pazonja qe ta ndalonte apo, aq me pak, ta mbyste ate.

Shkrimtari Blendi Fevziu, pjesmarres aktiv ne kete Levizje, midis tjerash, shkruan se: “…Levizja studentore e dimrit te vitit 1990, i dha fund… njeres prej diktaturave me te ashpra te Europes, e cila kontrollonte vendin qe prej gjysem shekulli, hapi… per Shqiperine, perspektive drejt Perendimit dhe ata tre muaj prodhuan klasen politike, qe e drejton ende Shqiperine”. (Libri “Pedestale pa statuja” Tirane, 2011).

Eshte e vertete qe nje “klase e re politike”, me emertimet si: demokrate, socialiste, republikane, socialdemokrate, demokristiane etj. mori frenat e drejtimit te Shqiperise, duke nisur me Partine Demokratike. Eshte po aq e pamohueshme, se kjo klase e re nuk i perligji plotesisht shpresat dhe idealet e Levizjes sone Studentor, pra i zhgenjeu rinine, demokratet, popullin.

Shqiperia vazhdon te mbetet vendi me i varfer i Europes, me papunesi te madhe, me emigracionin me te larte per numer te popullsise, me korrupsion galopant, krim te organizuar, me gjakmarrje, trafiqe njerezore, droge, aksidente, qe po marrin me shume jete njerezish, se lufta etj.

Ideali i studenteve per Europen, edhe mbas kaq vitesh, mbetet ende i larget. Keto deshtime e zhgenjime e kane burimin ne faktin, se pushtetin e rimoren komunistet dhe pinjollet e tyre. U menjanuan demokratet e vertete, qe nga Azem Hajdari dhe ashtu, “urte e bute”, me propogande demagogjike, asfiksuan PD-ne dhe vazhdojne te fallsifikojne historine e vertete te shqiptareve. Kjo gjendje eshte veper e ‘”lases se re politike”, te mbizoteruar nga komunistet, sigurimsat dhe pinjollet e tyre.

Publicistja dhe gazetarja Elida Bucpapaj, ne gazeten “Bota sot”, ne perkujtim te dhjetorit 1990, veren se: “Ne kalendarin e festave kombetare apo publike te SHBA, perveç Dites Kombetare te 4 Korrikut, kremtohen si te tilla edhe disa data te rendesishme: “Dita e Martin Luter Kingut”, per ndere te drejtave civile te njeriut; ”Dita e Falnderimeve” etj. etj. Te gjitha keto festa lidhen me ngjarje shume te rendesishme te historese se SHBA-ve, te cilat nuk duhet te mbeten te paharruara ne kujtesen e amerikaneve,… pa dallime partiake, etnie apo religjioni.

Edhe Gjermania ka dy data shume te rendesishme te historise se saj bashkekohore, qe jane: “9 Nentori, Dita e Rrezimit te Murit te Berlinit”…dhe 3 Tetori 1990, “Dita e Bashkimit te Gjermanise”, qe njihet edhe si “Dita Kombetare e Gjermanise”. Si Gjermania, data te tilla ka çdo vend i Evropes Lindore, qe e permbysi komunizmin dhe sot eshte integruar ne BE e NATO.

Keto data i ka edhe Shqiperia, por historianet e Shqiperise, duke abuzuar me profesionin e Herodotit, nuk i vene ne kalendarin e festave kombetare”.

Bruksel, dhjetor 2015 

* Dergoi per Diellin: Murat Gecaj/

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Artan Tahiri, E DHJETORIT 1990, LËVIZJA STUDENTORE DHE GREVA E URISË

“BANALITETI I SË KEQES ” NË SHQIPËRI

December 7, 2015 by dgreca

Nga Sami Repishti/

 “Na lini të qetë jetën të ri-mësojmë,/  Mos na flisni përsëri për qentë që kafshojnë” /Nellie Sachs/

Ridgefield, CT. USA.- Kjo shprehje e poeteshës izraelite që shpëtoi nga Holokosti nazist, më erdhi në mendje kur lexova “Listën” prej 1.000 emnash, persona të dekoruem nga Sh.T.Ministre e Mbrojtjes së Shqipërisë, këto ditët e fundit. Lista përmban shumë emna që dhanë kontributin e tyne gjatë Luftës Anti-fashiste Nacional Çlirimtare, siç quhet zyrtarisht, ose të “rezistencës kundër okupatorit”. “Lista” përmban edhe nji numër të konsiderueshëm emnash që mbas L2B u mobilizuen –ose u ofruen vullnetarisht- me shërbye në organet e represionit komunist, dhe “shtetin shqiptar”, instrument i bindun i ish PKSH/PPSH për 45 vjet me rradhë. Veprimtaria e këtij aparati shtypës ka qenë jashtëligjore, dhe sidomos thellësisht anti-njerëzore. I njohun me emnin “arma e mprehtë e Partisë” në shërbim të “luftës së klasave”, çoroditja ekstreme e “pushtetit”, “Sigurimi i Shtetit”, mbasardhës i famëkeqit “Divizionii Mbrojtjes së Popullit”,sistem jugosllav, ka qenë nji organ jo-qeveritar, jo ligjor,i themeluem gjatë L2B nga udhëheqja e PKSH –kryesisht e ish kriminelit Koçi Xoxe- në korrik 1943, dhe nga nji grup “partizanësh” me prirje kriminale: fillimisht, me zhdukë me metoda gangsteriste, fraksionistët në Parti, dhe ma vonë edhe kundërshtarët jo-komunistë që luftojshin kundër okupatorit, por që në, në sytë e PKSH, damtojshin ose pengojshin planet e kësaj “Partie” me grabite pushtetin shtetnor, eksluzivisht.

Pergatitja e kuadrove u ba nga instruktore jugosllave: zgjedhja e tyne “me elemente te pa arsimuem, çobane e tjere qe do t’i edukojme ne”.. (instrusionet e Koçi Xoxes). Nga ky brume u perpunuen kuadrot e reja te “Sigurimit te Shtetit” qe sherbyen “Partine” per 45 vjet. Gjate kesaje kohe, Shqiperia njohu dhe jetoi periudhen e saj ma te zeze, e ma tragjike, pasojat e se ciles i ndjejme edhe sot.

Si ashte e mundun qe nji zhvillim i ketill kaq irracional e anti-njerezor por sistematik mbijetoi afer pese dekada ne Shqiperi? E jo vetem ne Shqiperi? “Nji sistem qe ka pase sukses me shkaterrue viktimen para se ajo te vihej ne litar… ashte jashtezakonisht sistemi ma i suksesshem me mbajte njji popull ne skllaveri. Ne nenshtrim!” shkruente filozofja Hannah Arendt, ne pershkrimin e saj te “nazismit”. Si ashte emundun? Sepse ne jete ka situate qe jane shume ma te veshtira se vete vdekja.,si tortura, e rande, e gjate, poshtenuese, çnderimi i femnave, mohimi i arsimit per femijte, ose nji vend pune per buken e gojes!

E gjithe kjone emen te “lirise se popullit”, “te diktatures se proletariatit”, “te luftes se klasave”, “te mbrojtjes se atdheut” nga …imperializmi, revizionizmi, reaksioni i mbrendshem dhe i jashtem, e tjera. Ky sistem kishte nji baze te padiskutueshme: “udheheqjen e “Partise”, urdhni i te ciles kishte forme ligji. Por “udheheqja” ne fakt ishte vetem nji njeri: Enver Hoxha, diktator i padiskutueshme dhe sadist. Ne Shqiperi, nuk ishte “Shteti” shqiptar qe udhezonte PKSH/PPSH; ishte e kunderta. Ne mbarim te luftes kjo”Parti” kishte rreth 2080 anetare, padrone te padiskutueshem te ma shume se nji miljon qytetare-skllavesh shqiptare!

Kjo “Parti “ e “shoku Enver” , ky dualizem artificial i nji entiteti mbi-ligjor ishte qendra absolute e sistemit legal, ne fakt illegal. Aq e forte ka qene bindja e verbet ndaj “sistemit” sa qeas bisedohej per vleren apo ligjeshmenine e tij. Psikoza e krijueme tek “te nenshtruemet” ishte e atille sa qe ndergjegja e tyne nuk i trazonte kur padrejtesite ndiqshin njena tjetren, e ai/ajo ndiqte rregullat e sistemit; ajo ndergjegje e komprometueme rande me akte anti-ligjore trazohej vetem atehere, kur “i nenshtruemi” skllav i sistemit, nuk kishte “ba mjaft” ashtu si ishte urdhenue. Prej ketu, mundesia e “se keqes” kunder popullsise se pafajshme nuk kishte kufi…vrasje, burgosje, debime, internime, anatemime, deklasime,per burra, gra, femije, pleq, pa perjashtim.

E keqja qe rridhte nga dora e elementit pa mend, pa ndergjegje, i pa arsimuem, i stervitun “si qenine shkolleI” ka qene aq e madhe saka meritue percaktimin “banaliteti i se keqes” nji e keqe e madhe nga njerez shume te vegjel. Ne Shqiperi, shumica e ketyne aktoreve te drames sone kombetare kane qene te rij, deshtake ne shkolle, ne pune ne fanilje pa respekt ne shoqeni dhe shpesh here pa vete-respekt. Na, shqiptaret kemi nji thanje: “Nji askushi!” Detyra e policit ne Sigurim u dha atyne ndjenjen e pushtetit te ushtruem mbi viktima. Vertete banale!

Gjithçka u ba ne erresine! Gjithçka mbeti ne erresine! Edhe sot, erresina mbulon aktet e tmerrshme te tragjedise komuniste ne vendin tone. Keto akte kalojne “te besueshmen”, kalojne sferen ku mendjet e thjeshta nuk jane ne gjendje t’a kapin. Kjo i qeteson kriminelet komuniste.Mbeten ata te pakte qe kuptojne: qytetaret e ndergjejshem dhe intelektualet qe nuk i shesin shpirtin djallit- e qe paraqesin klasen e “rrezikshme”. Nuk kane qene te pakte anetaret e PKSH/PPSH qe jane shqetesue ma shume per arratisjen e nji te arsimuemi, se per vrasjen ne sheshet e qytetit ose fshatit te elementeve te pafaj ne vendin tone martir. Sepse nji i arsimuem qe mbijeton ashte nji deshmitar I perhereshem.

Si duhet te gjykoje historia e nji banaliteti kaq makaber te sistemit komunist ne nji vend ku popullsia ashte e pambrojtun nga ligji?

“Esenca e krimit” shkruente kyeprokurori amerikan ne Gjyqet kunder nazisteve ne Gjermani, Telford Taylor, “ashte se krimi nuk ashte krye vetem kunder viktimes, por ne rradhe te pare kunder bashkesise, ne nji vend kushkelet ligji”. Ashtekjo”bashkesi” qe duhet te kerkoje denimin per dhunimin e te drejtave te njeriut e shkelje te ligjit. Ashte kjo”bashkesi” qe duhet tekerkoje denimin per dhunimin e te drejtave te tyne.

Ne fjalen e hapjes se Gjyqit kunder Adolf Eichmann-it ne Jerusalem, kryeprokurori izraelit, Gideon Haussner tha: “Kurune dal para jush, o gjyqtare te Izraelit, ne kete gjykatore te te akuzuemit Eichmann, une nuk jam vetem. Ketu, bashke me mue, ne ketemoment jane gjashtemiljone akuzues. Gjithashtu, ata nuk jane ne gjendje me ngrejte gishtin akuzues ne drejtim te karrikes se mbeshtjellun me xham, dhe me shqiptue fjalen :’Une akuzoj!’ Kundrejt ketij njeriu qe rrin ketu…gjaku i viktimave thrret per Nderhymje Hyjnore, por zani i tyne nuk mund te ndigjohet…Prandej, ashte detyra e ime me u ba za-dhanesi i tyne, dhe me paraqite akuzat e urrejteshme te tyne, dhe ne emen te tyne”.

Shfajsimi e vartesve :”kemi zbatue ligjin”. Koha ka qene ashtu”. Ashtu si koha edhe ligji”. “E bana nga frika”. e tjera jane te pa pranueshme. Keto shfajsime u hodhen poshte ne Gjyqin e Nurembergut per ish kriminelet naziste qe perfunduen ne litar. Tue ju drejtue Eichmann-it ai tha: “Edhe sikur 80 miljone gjermane te kene veprue si ti, kjo nuk do te ju shkarkonte nga pergjegjsia per aktin tand”.

Individualizimi i fajit ne personen e fajtorit (jo te tjereve) tregon shkallen e paligjeshmenise komuniste ne Shqiperi, vendi ku persekutohej familja e te afermit (“te gjithe ata qe hane buke ne nji sofer” thonte kryekrimineli Haxhi Lleshi) per fajin e babes, djalit,vellaut edhe te gjyshit tre gjeneracione ma pare, me internim deri ne 45 vjet. Aty linden, u rriten, umartuen, dhe vdiqen shume te internuem. Nji homofobi, nji urrejtje per çdo gja njerezore qe mbushte ajrin e vendit tone, mund te prodhohej vetem nga mendje te smura, e shpirtena te ngrime, e duer katile…! Ashte kjo urrejtje qe deshmojme sot ne Shiperi!

Prokurori Haussner e perfundoi keshtu akt-akuzen e tij:

”Le te supozojme, per hir te argumentit, se nuk kishte gja ma te pa deshrirueshme se “fati i keq” qe ju bani junjiinstrument te vullnetshem ne nji organizate qe vrau masivisht; perseri, mbetet fakti se ju keni zbatue, dhe prandej perkrahe aktivisht, njipolitike per vrasje masive. Sepse, politika nuk ashte diçka foshenjore; ne politike bindja dhe mbeshtetja jane njilloj. Dhe, pikerisht ashtu si perkrahet dhe zbatuet nji politike qe nuk deshironte me bashkenda jeten mbi toke me popullin hebre, dhe me ate te shume kombeve tjera – sikur ju dhe eproret tuej te kishin te drejten me percaktue kush ka te drejte dhe kush nuk kate drejte me banue ne kete bote – kemi arrite ne perfundimin se nuk ka njeri, do me thane, nji pjesetar te races njerezore qe mund te pranonte me bashkenda jeten me ty mbi kete planet.

Kjo ashte arsyeja, e arsyeja e vetme, qe ju duhet te vdisni ne litar!”

Edhe Shqiperia ka pase Eichmann-et e vet. Ata qe torturuen per vdekje Av. Myzafer Pipen me hekur te skuqun ne kolonen vertebrore (me urdhendirekt te Enver Hoxhes), ata qe mbyten ne puse septike Kadri K. Sadikun, katundi Reç, Malesia e Madhe; ata qe dermuen me kazem koken e nen-admiralit Teme Sejko, me u sigurue qe ka vdeke, nuk jane ma te vegjel ne krim. As jane ma te pakte ne krim, vartesit e tyne qe zbatuen urdhenat – ose me inisiative vetiake- torturuen e vrane qytetaret e pafajshem. Me krimet e tyne, ata kane dale jashte kufinjve te shoqenise njerezore. Prandej duhenizolue, jo aq shume per respekt te ligjit, sa per pengimin e rrezikut te shperndamjes se mikrobit kriminal qe mbajne ne vete edhe sot, keta monstra qe anderrojne kthimin e “diteve te Enverit”…!

Dekorimi i 1.000 veteraneve dhe krimineleve te rregjimit te kuq nga Ministria e Mbrojtjes e qe perfshine edhe xhelatet e ish Sigurimit ashte nji fymje e rande per te gjithe popullin shqiptar, e sidomos per viktimet e komunizmit ne Shqiperi e familjaret e tyne. Nji akt i ketill tregon mungesen e plote te frymes se zhvillimeve ne boten e lire qe na rrethon, mungesen e plote te sensibilitetit te plageve ne vendin tone, dhe mungesen e plote te ndergjegjes se vrame nga krimi komunist. Dhe kjo ashte nji tragjedi ma perpjestime gjitheshqiptare.

Sa per kriminelin “shoku Çoku” qe me shkaktoi kaq dhimbje trupore e shpirtenore me drunin etij te pagdhenun, e çizmen e tij te ndyte, une nuk e fale, sepse tradhetoi bashkevuejtesit e mi. Njikohesisht une nuk fale as edhe “Shtetin” qe ka per detyre te me mbroje, e qe per 25 vjet te gjata nuk zbatoi drejtesine ma fillestare. Kjo nuk ashte meshire, as falje! Kjo ashte mosperfillje per vendin qe akoma vuen, mosperfillje per viktimet akoma te perbuzuna, mosperfillje per rrezikun e ringjalljes se nji shoqenie shqiptare qe kerkon te ngrihet si “e gjithe Europa”

Per kto arsye, Zonja Minister, mbs aktit tuej te denueshem, ju keni vetem nji rruge te ndershme me marre: jepni doreheqjen, dhe sa ma shpejt!

=======================================================

Filed Under: Analiza Tagged With: “BANALITETI I SË KEQES ”, ne Shqiperi, Sami repishti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 718
  • 719
  • 720
  • 721
  • 722
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT