• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RACIZMI SLLAVO-GREK NDAJ SHQIPTARËVE,KËRCNIM PËR PAQËN NË RAJON

October 22, 2014 by dgreca

Nga Xheladin ZENELI/New York/
Ne Foto: Djegia e Flamurit te NATO-s ne Stadiumin”Partizani” te Beogradit me 14 Tetor 2014 gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi/
Ndeshja e fotbollit në mes Kombëtarës së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë me 14 Tetor 2014 në stadiumin e Beogradit,që u ndërpre për shkak të dhunës së paparë që u demonstrua nga ana e palës serbe dhe
huliganëve të tyre, ishte vetëm fillimi i asaj dhune dhe urrejtjeje e cila do të vazhdojë edhe pas ndeshjes nga ana e pjesëtarëve të popujve apo vendeve që ne shqiptarët shpeshëherë i quajmë, vende ” fqinjë”.
Java pas ndeshjes, u karakterizu me thirrje dhe veprime antishqiptare si dhe deklarata me plot mllef dhe urrejtjeje të politikanëve zyrtarë ( pozitë dhe opozitë) të shteteve që patëm fatin e hidhur t’i kemi, gjeografikisht pranë nesh.
Kjo filloi me Serbinë,pra me vendin ku edhe u zhvillu ndeshja dhe me deklarimin e pushtetit zyrtar ,respektivisht të presidentit serb , Nikoliq se “Shqipëria nuk do të bëhet kurr shtet normal” ( !?) dhe i karakterizoi shqiptarët si ” ekstremist”. Pasuan djegjet dhe vandalizmi i objekteve afariste shqiptare në Sërbi,veçanarisht ndaj furrave të bukës,pronarë të të cilave kryesisht janë shqiptarët. Javën e kaluar u gjetë trupi i vrarë i një pronari furre në një vend afër Novi Sadit. Policia serbe nuk deklaroi përkatësinë kombëtare të pronarit të vrarë ,por që objekti afarist i tij,mban emërin në shqip” Liria”,tregon që edhe kjo vepër dhune, ishte drejtuar kundër shqiptarëve.Në ndeshjen e futbollit në mes Partizanit dhe Crvena
Zvezda ( të dy ekipe serbe) që u zhvillu me 18 Tetor 2014, në tribunat e stadiumit u djeg flamuri shqiptar nga spektatorët dhe u brohorit parrulla e njuhur fyese ” Kosova është Serbi”. Me 15 Tetor , pra një ditë pas ndeshjes që përfundoi me dhunë ndaj Kombëtarës Shqiptare, në një ndeshje basketbolli në Beograd në mes ekipit Crvena Zvezda të Sërbisë dhe Gallatasarajit të Turqisë ,gjatë tërë kohës së ndeshjes u ndigjuan thirrjet antishqiptare ” Vrisni,prisni që shqiptari mos të egzistojë”.
Vlen për tu theksuar fakti se thirrjet raciste në stadiumet e Sërbisë nuk janë thirrje të grupeve të izuluara apo të një numri të kufizuar të tifozave të sportit, por ajo çka është për tu shqetësuar, këto thirje vijnë njëzëri nga e gjithë auditoriumi ,pra nga mijëra spektatorë të tribunave sportive në Beograd,por edhe në qytetet e tjera të Sërbisë.
Kurse në Mal të Zi,si pasojë e urrejtjes ndaj shqiptarëve, me 16 Tetor u vandalizu Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë . Sulmuesit ishin me kombësi sllavo-malazeze. Gjithashtu, derisa nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme në Tuz, shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike që të shfaqin përkrahje për Ekipin Kombëtar të shtetit të tyre amë-Shqipërisë, ata u sulmuan fizikisht nga nxënësit e tjerë jo shqiptarë. Me këtë rast, Duhet theksuar se në Mal të Zi, kur është çështja për shqiptarët dhe të drejtat e tyre, ate çka mendon pozita ( pra, politika zyrtare) e shpreh në mënyrë të hapur opozita. Ditën e Martë, me 21 Tetor,në Nikshiq të Malit të ZI, në një ndeshje tjetër basketbolli ,në mes ekipit Sutjeska dhe ekipit
“Peja” nga “Kosova” u ndigjuan përsëri brohoritjet për vrasjen e shqiptarëve.
Në Maqedoni (IRJM) një ndër partit më të mëdha opozitare ka kërkoi që të dënohen tifozët shqiptarë të cilët, pas ndeshjes së futbollit Shqipëri- Sërbi festuan në Shkup e qytete të tjera . Siç bën me dije televizioni “Koha”, Policia e Tetovës ka shqiptuar denimet tifozëve shqiptarë me nga 200 euro për “prishjen e qetësisë publike” në sheshin e këtij qyteti.
Në Greqi, lojtarit të Kombëtarës së Shqipërisë, Andi Lila, i cili gjatë ndeshjes në Beograd, mbrojti dinjitetin e kombit të vet,i kërkohet llogari për incidentin nga ana e klubit të tij ” Pas Giannina”,dhe për sjelljen e tij, sulmohet në mënyrë të pamëshirshme nga mediumet dhe shtypi grek.
Këto janë vetëm disa akte që ndodhën vetëm brenda një jave pas ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Sërbisë dhe që vetëvetiu len të nënkuptojë se thelbi i problemit nuk qëndron te paraqitja e simboleve kombëtare shqiptare në stadiumet e ndryshme të garave sportive,duke përfshirë edhe dronin e lëshuar në stadiumin e Begradit me hartën e trevave shqiptare në Ballkan bashkë me dy figurat e shquara të Pavarësisë së Shqipërisë, por mënyra raciste dhe shoveniste e reagimit të shtetit serb, maqedonas, malazez dhe atij grek.
Shfaqja publike e simboleve kombëtare ,për shqiptarët do thotë jo vetëm krenari por kjo njëheri paraqet edhe sinonim i mbijetesës së tyre mijëvjeçare. Flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare , gjatë tërë historisë së egzistencës së vet, gjithëmonë ka valvitur në vijën e frontit mbrojtës dhe jo në vijën e frontit të sulmit siç ishin flamujt e popujve sllav dhe grek. Nëse flamuri ynë apo simbolet tona ofendojnë ndonjërin nga ata popuj të cilët gjatë gjithë historisë n’a kanë luftuar, vrarë,dhunuar,poshtruar etj.
atëherë ky është problem i tyre dhe jo i shqiptarëve.
Europa duhet t’a kuptojë se shqiptarët janë të rrethuar me popuj racist të cilët kanë vetëm një qëllim: shfarosjen dhe zhdukjen e tyre kombëtare.
Faktet e qëndrueshme historike flasin në favor të asaj se si gjatë periudhave të ndryshme në të kaluarën, sllavët dhe grekët kanë qenë ata të cilët gjithëmonë kanë ushtruar dhunë e represion ndaj shqiptarëve
autokton. Dhe gjatë gjithë kësai kohe,nacionalizmi kombëtar i shqiptarëve shërbeu si mekanizëm mbrojtës dhe strategji e mbijetesës dhe ruajtjes së qënies së tyre kombëtare,të kërcnuar nga shovenizmat fqinjë.
Askush nuk pohon se jemi popull i përsosur dhe i pranojmë dobësitë tona, por asnjë nga këto dobësi nuk ka të bëjë me urrejtjen kombëtare të popujve të tjerë dhe e këtë e kemi dëshmuar disa herë me radhë në të kaluarën.Tek e fundit shqiptarët lindën humanistën më të njohur në botë, Nënë Terezën,shpëtuan hebrejët gjatë Luftës së Dytë Botërore, etj. kurse sërbët dhe malazezët “prodhuan” kriminel luftrash si Slobodan Millosheviqin dhe Rodovan Karaxhiqin ndërsa grekët neonacizmin.
Edhe përkundër të së kaluarës së hidhur të shqiptarëve me popujt e tyre fqinjë,ata megjithate janë treguar vazhdimisht të përmbajtur,tolerant dhe paqësor. Posaçërisht gjatë këtij shekulli, politika zyrtare e Shqipërisë kurse pas vitit 2008 edhe politika zyrtare e Kosovës, kanë shprehur gatishmëri dhe vullnet se dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhënie të plota fqinjësore.Megjithate, pas ngjarjeve të fundit kur ndigjohen thirrjet tepër shqetësuese për eliminimin fizik të shqiptarëve nga pjesëtarët e popujve që
n’a rrethojnë, ato jo vëtëm që nuk i kotribojnë këtyre marrëdhënieve, por njikohësisht paraqesin kërcnim serioz për paqën në rajon.
Shpresoi që strukturat euro-atlantike , siç janë BE dhe NATO, anëtarë të së cilave pretendojnë që të bëhen Sërbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, janë duke mbajtur shënime lidhur me sjelljet e fundit antieurupiane të politikanëve dhe qytetarëve të shteteve të lartpërmendura, me qëllim që të
marrin masa dhe vendime të përshtatura dhe të ndikojnë në eliminimin e vlerave antinjerëzore që posedojnë shoqëritë e tyre.
Ndeshja fotbollistike në mes Shqipërisë dhe Sërbisë që u zhvillu me 14 Tetor, tejkaloi suazat e një ndeshje të incidentuar,dhe tani dual në sipërfaqe dukuria e urrejtjes patologjike e popujve sllav ndaj shqiptarëve.
Nesër( me 23 Tetor, 2014 ) merret vendimi lidhur me ndeshjen Shqipëri- Sërbi nga ana e UEFA-s. Nesër, vihet në sprovë një ndër parrullat e njohura të Organizatës së Futbollit Europian,e cila thotë: ” Thuej Jo
Racizmit”. Realizimi i kësaj parrulle në praktikë do të thotë dënimi i Kombëtarës së Sërbisë sepse vetëm në këtë mënyrë dërgohet mesazh i qartë të gjithë atyre që bëjnë thirrje raciste kundër shqiptarëve apo edhe kundër popujve të tjerë.
22 Tetor 2014

Filed Under: Analiza Tagged With: KËRCNIM, NË RAJON, për paqen, RACIZMI SLLAVO-GREK NDAJ SHQIPTARËVE, xheladin Zeneli

Çetnikët tentojnë të destabilizojnë Sanxhakun

October 22, 2014 by dgreca

*Çetnikët, jo rastësisht e kanë zgjedhë 23 tetorin si ditë të marshimit nëpër qytetin e Pazarit të Ri. Më 23 tetor të viti 1912 ka filluar beteja e Kumanovës në Luftën e I-rë Ballkanike, ku ushtria serbe u shkaktoi humbje trupave osmane dhe atyre shqiptare të cilat nuk iu bashkuan Aleancës Ballkanike por vendosen të mbrohen nga depërtimi i ushtrisë serbe në trojet shqiptare.
*Para disa ditësh Lëvizja Çetnike ka ftuar “ të gjithë admiruesit e traditës patriotike të luftërave çlirimtare serbe” që me praninë e tyre në kishën e Pjetrit më 23 tetor 2014 në Pazarin e Ri, t’i përkujtojnë heronjtë e vrarë për çlirimin e Serbisë, siç thonë ata, nga skllavëria turke.
Nga Ismet Azizi/
“Novi Pazari u çlirua më 23 tetor 1912 dhe në këtë ditë do të organizojmë një manifestim përkujtimor në kishën e Pjetrit në një shëtitje të qetë dhe dinjitoze në kishën e Shën Nikollës, ku do t’i ndezim qirinj gjeneralit të famshëm dhe çlirimtarit të Novi Pazarit, Mihail Zhivkoviqit. Pastaj, në ora 12.00 do të vazhdojmë “Shëtitjen e çlirimit” deri te komuna e Novi Pazarit, ku do të dorëzojmë iniciativën tonë për ngritjen e monumentit të gjeneralit Mihailo Zhivkoviq në parkun e qytetit. Me këtë rast ky manifestim i vogël gjithëkombëtare i kësaj date të rëndësishme do të përfundon”, thuhet në deklaratën për shtyp të komandantit të njësisë çetnike Bratislav Zhivkoviq.
“Shëtitjes” do t’i prijnë pasardhësit e “çlirimtarëve” të Novi Pazarit dhe me rastin e ecjes pjesëmarrësit do të marrin nga një bluzë me mbishkrimin “Përkujto kush ishin paraardhësit tanë”. Me këto bluza simbolikisht tentohet që të tregohet se serbët nuk i kanë harruar “heronjtë” që dhanë jetën për “kryqin e nderuar dhe lirinë e artë”, thotë Bratislav Zhivkoviq, komandat i Lëvizjes Çetnike.
Në anën tjetër, Dr. Prof. Admir Muratoviq, (kryetar i Bashkësisë Kulturore Boshnjake dhe prodekan në FSI) thotë se nuk është aspak vështirë që paqja dhe stabiliteti në Ballkan të vihen në pikëpyetje Në të kundërtën, sipas tij, duhet shumë përpjekje dhe mund që të ruhet ajo që është vlerë e të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë hapësirë. “Nuk ka nevojë të përkujtojmë se Ballkani është hapësirë ku jeton popullsia me përbërje heterogjene si në aspektin nacional dhe fetar”, tha Muratoviq.
Dihet shumë mirë se popullsinë e besimit mysliman, Serbia e trajtonte si popullsi turke. Muratoviq, duke aluduar në betejën e Kumanovës, përkujton se dikur “Serbia boshnjakët dhe shqiptarët i ka fajësuar për gjithçka, duke i trajtuar si turq. Sigurisht se 23 tetori është zgjedhë që përsëri të ripërtërihet tregimi për rrezikun nga Turqia. Edhe Ratko Mlladiq kur ka hyrë me ushtrinë e tij në Srebrenicë, në prag të kryerjes së gjenocidit, ka thënë se më në fund erdhi momenti që t’u hakmerremi turqve”.
Nuk është kjo hera e parë që çetnikët i kërcënohen Pazarit të Ri. Në muajin nëntor të vitit 1941 ata kanë provuar disa herë, por nuk kanë pasur sukses. Në fillim të viteve të 90-ta në Pazar, diçka të tillë pat tentuar edhe Vuk Drashkoviqi kurse pak më vonë edhe Zhelko Raznatoviq –Arkani. Çetnikët me ikonografinë e tyre nuk kanë vend në këtë qytet, porositë profesor Muratoviqi.
Atë që duhet dijtur, e që është një të vërtetë e madhe, çetnikët kurrë nuk kanë marshuar nëpër qytetin e Pazarit. Sipas të gjitha gjasave nuk do të kenë mundësi që këtë ta bëjnë as më 23 tetor të këtij viti. Ata duhet të gjejnë forma tjera që të përkujtojnë betejën e Kumanovës.
Aleatët e Luftës së Parë Ballkanike deklaronin se lufta drejtohej kundër Turqisë dhe kishte për qëllim bashkimin kombëtar të popujve ballkanikë. Por ajo u drejtua nga qarqet shoviniste të vendeve të Ballkanit dhe u kthye në një luftë grabitqare, pushtuese, sidomos ndaj trojeve Shqiptare dhe Maqedonisë.
Shqiptarët ishin po aq të interesuar sa edhe popujt e tjerë të shtypur të Ballkanit për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Me organizimin e forcave vullnetare shqiptare në zonën e Gjilanit, të Moravës e të Karadakut u mor Idriz Seferi, që arriti të grumbullojë 6 000 luftëtarë, të cilët u hodhën në kufi me Serbinë. Natën e 23-24 korrikut Armata e tretë serbe filloi një marshim drejt Shkupit e Kumanovës.
Në Shkup e pashë se deri në ç’nivel njeriu varet nga rrethanat e krijuara nga lufta barbare. (Leon Trocki)
Beteja më e madhe në trevën e Kosovës ishte ajo e Kumanovës (22-24 tetor), ku serbët hodhën ushtrinë e Armatës së Parë të përbërë nga 126 000 veta. Armata otomane e Vardarit kishte vendosur në këtë front 50 000 luftëtarë. Midis tyre kishte edhe disa mijëra ushtarë shqiptarë, përveç forcave vullnetare të ardhura nga treva e Kumanovës e rrethet e tjera.
Gjatë rrugëtimit për në Shkup ushtria serbe vrau dhe masakroi rreth 2 mijë shqiptarë të pafajshëm. Atë ditë, pas rënies së Shkupit, ushtria serbe i kapi të gjallë 13 krerë të kryengritjes Kombëtare Shqiptare
Sanxhaklinjtë tetorin e vitit 1941 nuk e harrojnë kurrë. Çetnikët kanë provuar tri herë të hyjnë në Pazar. Falë solidarizimit dhe ndihmës që iu erdhi nga vëllezërit shqiptarë nga Kosova, në krye me Shaban Polluzhën, çetnikët nuk ia kanë arrit të okupojnë Pazarin e Ri.
“Porosia ime e fundit për bashkëkombësit e mi”- thotë Prof. Muratoviq, “por edhe për serbet të cilët jetojnë në Pazar, është që të ruajnë stabilitetin ashtu siç e kemi ruajtur në momentet më të vështira dhe për të cilën gjë ne kemi kapacitete ta bëjmë këtë edhe sot. Ne këtu duhet të vazhdojmë të jetojmë së bashku. T’ua bëjmë me dije atyre të cilët nuk ia dëshirojnë të mirën qytetit tonë, se me ikonografinë e tyre nuk kanë çka të kërkojnë në Pazarin e Ri. Vetëm në këtë mënyrë mund t’iu sigurojmë një të ardhme të ndritshme fëmijëve tanë të cilët do të jetojnë në Pazarin e Ri” – përfundon prof. Muratoviq.
Për deri sa çetnikët, dhe serbët në përgjithësi, 23 tetorin e viti 1912 e kremtojnë si ditë të çlirimit nga Perandoria Osmane, sanxhaklinjtë këtë ditë e përkujtojnë si moment kur Sanxhaku u okupua nga ushtria serbe. Duke patur parasysh këto tendenca të rrezikshme të çetnikëve nuk mundë të shpresohet në ndonjë stabilitet afatgjatë në Sanxhak.

Filed Under: Analiza Tagged With: Çetnikët tentojnë, Ismet Azizi, të destabilizojnë Sanxhakun

KUJT I INTERESONTE KATRAURA E BEOGRADIT?

October 21, 2014 by dgreca

Po kush, si dhe pse foli Europa dhe bota? Kush heshti dhe pse?/
Nga Zeno Jahaj/
Ngjarjet e datës 14 Tetor në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë përgatitjeve,fillimit, ndërprerjes dhe pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit midis skuadrave përfaqësuese kombërtare të futbollit midis Serbisë vendase dhe Shqipërisë vizitore tronditën të gjithë botën sportive të Europës e të Amerikës e, për për shkak të trajtave që morën, u amplifikuan tëpërcillen akoma më me shqetësim edhe nga bota politike e të dy kontinenteve. Në këtë mjedis të tronditur u identifikuan dy kampe: ata që vlerësojnë se fajin e ka Shqipëria dhetë tjerët se fajin e ka Serbia.
Bota sportive, më e paqtë, akuzon mikpritësit serbënëse i morën apo jo masat e duhura organizative përkundrejt detyrimeve tëUEFA për sigurinë e lojtarëve, për raportin etik të shikuesve me lojtarët, për parandalimin e racizmit në sport, për parandalimin e dhunës nga ultras të sëmurë si të tillë apo të organizuar si të tillë, për të mos cënuar fushën prej tyre, etj., etj. Po kjo botë fajëson edhe vizitorët shqiptarëse mos janëautorë të mjetit fluturues që bartëte flamurin kombëtar të Shqipërisë të inkuadruar në një mozaik provokativ nacionalist si dhe për mospranimin për të vijuar ndeshjen e ndërprerë.Mëtej, ankthi i botës sportive përfundon në hamendjen se kujt do t’i akordohen tre pikët, duke përfunduar kështu historinë dhe verdiktin për fajin apo fajet.

Ndërkaq, bota politike lëviz pista të tjera.
Pritësit politikë, të cilët sipas të gjitha ligjeve tradicionale, zakonore, të civilizimit dhe tëakteve juridike ndërkombëtare mbajnë përgjgjegjësi për sigurinë e kujtdo shtetasi të huaj që kalon ligjërisht në vendin e tyre e ca më shumë për përfaqësuesen kombëtare të një shteti tjetër, e transferojnë fajin absolutisht te të tjerët, jo te vetja. Kryeministri Vuçiçia faturon Shqipërisë jo vetëm fajin për ndeshjen, por shkon edhe më tej për destabilizimin e krejt Europëse madje të të gjithënjerëzimit! Nuk mungoi ta cilësojë balonin si një provokim të tmerrshëm dhe të mirëmenduar, i cili, sipas tij, synonte rrënimin e stabilitetit në Serbi dhe në rajon dhe se paska paralajmëruar përfaqësuesit e Bashkimit Europian tri orë para ndeshjes për një provokim të mundshëm, duke e cilësuar edhe delegacionin shqiptar “një bandë zyrtarësh”. Me këtë logjikë dhe me delirin e mesisë, ai siguron Europën dhe njerëzimin se Beogradi do të bëjë gjithcka që ka në dorë për ta parandaluar këtë destabilizim! Për Kryeministrin serb, incidenti ishte përgjegjësi vetëm e palës shqiptare. “Unë shpresoj se ne do të arrijmë ta kapërcejmë këtë situatë, që është përgjegjësi e palës shqiptare. Unë nuk shoh asnjë gabim në gjuhën serbe”- tha Vuçiç, sipas të cilit pala shqiptare duhet të kërkojë falje ndaj asaj serbe për gjithçka ndodhi.
Në këtë rrjedhë, Presidenti Tomislav Nikoliç e cilësoi ngjarjen atë si një provokim të hapur politik, me qëllim destabilizimin e rajonit, si një akt terrorist, duke e lidhur këtë, sipas tij, edhe me shqiptarët që janë bërë pjesë e luftimeve në Irak dhe Siri!I pranishëm në stadium kur tridhjetë mijë vetë kënduan në kor ‘Vrisni shqiptarët” e sheh urrejtjen tjetërkund,duke thënëse Shqipërisëi duhen dekadaose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve.
Si për ta vulosur verdiktin dhe për të marrë flamurin e shpëtimtarit të Europës, Ministri i Jashtëm Daçiç vlerëson qëShqipëria e meriton dënimin më të fortë, për provokimin me “Shqipërinë e Madhe”.“Kjo mund të jetë dëshira e politikanëve shqiptaro-mëdhenj, por për BE, SHBA dhe të gjitha vendet e rajonit është rrezik për destabilizimin dhe për konflikte të reja në Ballkan”, tha Daçiç.
Nga ana e politikës së vizitorëve, Kryeministri Rama u shpreh se larg zonës së nxehtë të urrejtjes, larg zonës së nxehtë të historive të së shkuarës, askush nuk u ndje i provokuar nga shfaqja e këtij flamuri në atë moment, por fatkeqësisht, deri dhe autoritetet më të larta serbe thonë se janë ndjerë të provokuar. Keqardhje që shfaqja e një flamuri në fushën e futbollit, në një fushë ku kishte mijëra flamuj serbë, të mund të përdoret si një alibi për gjithë atë që ndodhi, që nga minuta kur u këndua himni ynë kombëtar dhe gjithë stadiumi ulërinte “vritini shqiptarët” deri në minutën kur djemtë shqiptarë dolën nga stadium nën një trysni të madhe psikologjike përveçse edhe nën një dhunë të pashembullt anti-sportive. Serbia Normale do të jetë realitet veç kur Serbia Reale do kuptojë se Shqipëria e Madhe është makthi i tyre, jo projekti ynë. Nga njëra anë jemi duke u përballur me të kaluarën e mbushur me urrejtje, me fjalor të pakontrolluar plot me akuza dhe me gishtat e drejtuara tek tjetri si fajtor i kësaj situate të pakëndshme dhe nga ana tjetër, me shpresat dhe ëndrrat që ky ndryshim fantastik në Ballkan ka krijuar dhe që ka bërë realitet përpara syve tanë një horizont mundësishnë horizontin e Bashkimit Europian.Kjo duhet dhe kjo do jetë rruga jonë, rruga e Shqipërisë. Problemi ynë është që të sigurojmë që nuk duhet të humbasim këtë mundësi fantastike që ne kemi, dhe ne mund t’i tregojmë botës, mund t’i tregojmë Europës, që ballkanasit janë në gjendje të ecin përpara dhe se ballkanasit nuk e meritojnë të izolohen siç ata kanë qenë të izoluar. E, duke u kapur të gjithë në kurth nga një ndeshje futbolli, ne mund ta dëmtojmë më shumë veten tonë, vetë, duke e vetëizoluar sërish Ballkanin dhe duke bërë që bota të thonëse ballkanasit janë të gjithë njësoj.

*****
Nga dytë pleksurit në këtë faj, Ministri i Jashtëm serb kërkon qëEvropa dhe bota nuk duhet të mbeten të heshtur mbi një kërcënim të tillë të hapur (të Shqipërisë!!!) për stabilitetin e rajonit, për shkak se “heshtja mund të shihet si mbështetje.”

Po kush, si dhe pse foli Europa dhe bota? Kush heshti dhe pse?

Kryeministri i Britanisë, David Cameron u shpreh qartazi se është i tmerruar nga skenat e incidentit në ndeshjen e së martës Serbi-Shqipëri. Për këtë arsye ai i ka dërguar një letër presidentit të UEFA-s Michel Platini-së përmes së cilës i ka kërkuar të dënojë Serbinë për racizëm. Në letër shkruhej që të merren sanksione të ashpra kundër Serbisë për fyerje, dhunë dhe racizëm, sepse pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri do të vinte radha e ekipit të futbollistëve të rinj britanikë të bëheshin pré e sharjeve raciste në kor gjatë ndeshjes së të martës në qytetin serb Krusevaç.
Ndërkaq deputeti gjerman Shtefan Schwarz ka shkruar se ngjarjet nuk ishin për flamurin; se ishte një racizëm i dukshëm dhe urrejtje lakuriqe; në stadiumin thërrisnin dhjetëra e mijëra, “Vrisni shqiptarët!”, “Masakrojini, vritini, rrjepini derisa të mos mbetet asnjë!”, ndërkohë që në stadium nuk kishte tifozë shqiptarë; se Ministri i Jashtëm serb, Daçiç, thotë se gjoja flamuri ishte një provokim i planifikuar nga shtetet perëndimore, por dua të vij në përfundimin se një Serbi e tillë nuk ka ç’kërkon në Bashkimin Evropian; se ne nuk duam të importojmë në Europëasnjë urrejtës dhe asnjë racizëm; se mjafton me Miloshevicin e nuk duam pasardhës të tillë në Bashkimin Evropian.

Ka folur ndërkaq edhe Departamenti Amerikan i Shtetit,i cili ka shprehur keqardhje për ndërprerjen e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd për shkak të dhunës. Zëdhënësja e Departamentit Jen Psaki ka thënë se është fatkeqësi e madhe që kjo ndeshje futbolli u ndërpre nga dhuna; se sportet kanë një potencial shumë të madh dhe të vërtetuar për të bashkuar njerëzit kudo, edhe përtej kufijve; se kur dhuna dhe mungesa e tolerancës shkelin një potencial të tillë, është zhgënjyese për të gjithë, sportistët, spektatorët, tifozët dhe vendet e tyre.

Politika franceze, çuditërisht ka heshtur, edhe pse do të jetë mikpritësja e këtij kompeticioni të madh futbollistik në vitin 2016! Ndoshta ështëndjerëe përfaqësuar me deklaratën e bashkëkombësit të saj në krye të UEFA-s, i cili bëri përgjegjës dhe të frikshëm mjetin ajror flamurmbajtës se mos kishte lëndë kimike!E kush, pikërisht ai zyrtar i cili paguhet nga taksapaguesit europianë për të dhënë garanci zhvillimit të këtij aktiviteti edhe nga ajri!Mos vallë edhe në Francë kanë rifilluar të fryjnë erërat e vjetra të xhelozisë ndaj forcimit të tregut apo influencës Gjermane?
Politika italiane nuk u ndje fare edhe pse në rastin më tragjik mund të ishte vrarë edhe vetë trajneri italian i kombëtares shqiptare De Biazi! Mos ndoshta nuk donte të prishte humorin e Presidentit Rus, i cili pas Beogradit do të vizitonte Italinë për rubinetat e gazit?
Nga ana e vet, Bashkimi Europian, nëkaosin ku është përfshirë prej të paktën pesë vjetësh, nuk ka aq shumë kohë apo tagër për të folur për futbollin, por këtë radhë bëri përjashtim, duke u përfaqësuar nga sllovenja Koçijançiç, e cila mori atributet e UEFA-s duke deklaruar se autoritetet serbe kishin treguar profesionalizëm në situatën e tensionuar të ndeshjes Serbi-Shqipëri! Pas reaksionit që shkaktoi kjo deklaratë, BE-ja, për të treguar se është një organizatë serioze, autorizoi zotin Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin tëthotë se sporti nuk duhet përdorur, apo keqpërdorur, për arsye politike dhe se dhuna nuk duhet të përdoret në ndeshje sporti; se lojë e ndershme është rregulli që duhet zbatuar kur organizohen të tilla gjëra; se i erdhi shumë keq sepse kjo ka për të sjellë shumë tensione në marrëdhëniet reciproke mes të dy vendeve; se kjo dëmton dhe prish atmosferën, si dhe tërheq vëmendjen nga agjenda e integrimit në Bashkimin Europian, që duhet të ishte agjenda më e rëndësishme për qeveritë në të dy vendet. Më në fund Kukan, u rezervua tëpërcaktojë racionin e fajit, apo të përgjegjësisë, duke ia lënë UEFA-s që ka nisur hetimet.

*****
Atëherë kush e ka fajin?

Latinët, ata që i lanë botës njëtrashëgim madhështor, ndër të tjera pasurinëe jashtëzakonshme të sentencave-aksioma sidomos të fushës juridike, kur nuk kishin dot një përgjigje ndaj një ngjarjeje apo krimi pa asnjë dëshmitar e pa asnjë provë, këshillonin hetuesit e njgjarjes apo të krimit që fillimisht ta nisnin me pyetjen “Cui prodest scelus, is fecit” (“Krimin e ka bërë ai qëpërfiton prej tij”). Pas zbulimit se kush fiton, kujt i intereson ngjarja apo krimi, atëherë shkohet në pistën e kërkimit të të dhënave të tjera, të dëshmive, të fakteve e deri në zbulimin e autorëve.
Atëherë, kujt i interesonin ngjarjet e datës 14 Tetor në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë përgatitjes, zhvillimit, ndërprerjes dhe pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit midis skuadrave përfaqësuese kombëtare të futbollit midis Serbisë vendase dhe Shqipërisë vizitore?
A është e interesuar Shqipëria që klima e marrëdhënieve me Serbinë, apo me çdo shtet tjetër të marrë rrjedhë përkeqësimi? Natyrishëm jo. Këtë e dëshmon edhe mirëpritja e ftesës për një vizitë të Kryeministrit Shqiptar në Beograd – një zhvillim që, jo larg në kohë, por vetëm para pak vitesh do mund të quhej blasfemi. Dihet ku i çoi Shqipërinë dhe shqiptarët izolimi thuajse njëshekullor. Për çdo mendje normale, interesi themelor kombëtar shqiptar është nxitja e urave të komunikimit me shtetet fqinjë dhe jo ndërprerja e tyre. Ndërprerja e komunikimit me shtetet e tjera i kushtonshumë Shqipërisënë piëkpamje ekonomike, por në radhë të parë e kryesisht ajo humbet jashtëzakonisht shumë në kuadër mbarëkombëtar, duke u izoluar si me trevat shqiptare tej kufijve shtetërorë, ashtu edhe me emigracionin relativisht më të shumtëqë për shkaqe të njohura punon e jeton në shtetet fqinjë e më tej. Për këto arësye Shqipëria e ka dëshmuar dhe realisht ka punuar si promotore në orientimin e integrimit rajonal e europian si rruga e vetme për të shkrirë kufijtë e varfërisë që e ndajnë nga Europa, e bindur tashmëse vetëm perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian i ofron paqen, sigurinë, stabilitetin, prosperitetin dhe kohezionin kombëtar.Çfardo kuptimi apo inisiative e ndryshme nga kjo perspektivëvetëm se i përkeqëson interesat shqiptare. Prandaj Shqipëria ajo nuk mund dhe nuk është aspak e interesuar të nxisë zhvillime si ato që ndodhën gjatë ndeshjes dhe për këtë arësye nuk mund të jetë shkaktare e atyre ngarjeve.
Një politikë vizionare na thotë se e njëjta logjikë qëndron e duhet të qëndrojë edhe për Serbinë. A ka interes Serbia të mos komunikojë me Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën apo vende të tjera ku jeton popullsi serbe? Natyrisht që jo. Në këtë kuptim, ështëe duhet të jetënë interesin e Serbisë gjithashtu që proceset integruese dhe urat e komunikimit rajonal të mos ndërpriten.
Do të ishte ky vizion dhe ky interes shumëpalësh një arsye themelore që Gjermania, në emër të Bashkimit Europian, ndërmori inisiativën që, nën udhëheqjen gjermane, të zhvillohet një treg i përbashkët rajonal i cili do të lehtësonte krejt natyrshëm si vendet e rajonit, e po kaq natyrshëm edhe investimet gjermane në këtë rajon.
Por pikërisht këtu fillon makthi serb. E ndodhur historikisht në udhëkryqin midis interesave ekonomike perëndimore me interesat identitare që e lidhin me Rusinë për shak të bashkësisë në familjen sllave dhe fenë ortodokse, Serbisë, gjeopolitikisht i duhet të mos jetë dakord as me vetveten. Në këto kushte ambiguiteti e udhëkryqesh, ajo përpiqet e do të përpiqet të luajë një lojë të tretë, duke shfrytëzuar avantazhet gjeostrategjike për të përfituar si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi e duke u shtirur njëherësh as me Lindjen, as me Perëndimin. Kur Lindja –përkatësisht Rusia bën përpara, siçështë edhe rasti sot, atëherë në Serbi zgjohen demonët lindorë.
Rusia, pasi i pati zënë për gryke disa vende europiane duke i shantazhuar me armën e gazit dhe duke përfituar nga fakti që Europa nuk po merret dot as me veten, bëri si deshi duke pushtuar një pjesë të një vendi sovran si Ukraina, këtë radhëjo me agresion ushtarak, por me subversion ushtarak. Nën këtë presion, dëgjojmë, siç shkruan Jackson Diehl, qëkryeministri i Hungarisë të deklarojë se Rusia e Putinit është një model që duhet imituar; ose anëtaren e NATO-s, Sllovakinë, kryeministri majtist i të cilës e krahasoi mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në vendin e tij, me pushtimin sovjetik të vitit 1968; ose një tjetër vend anëtar të NATO-s, Republikën Çeke, ku ministri i mbrojtjes bëri një krahasim të ngjashëm dhe qeveria e të cilit u bashkua me Sllovakinë dhe Hungarinë, për t’iu kundërvënë sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë.
Në këtë kuadër, Serbia u duk e vonuar për të dhënë një“provë” tëtillë besnikërie, prandaj duhet ta jepte pikërisht atë përpara pritjes sëPresidentit rus Putin në festën kombëtare të70 vjetorit tëçlirimit të Jugosllavisë. Platforma dhe momenti më i mirë ishte ndeshja me Shqipërinë. Por, ndërsa avioni me oligarkun rus po linte Beogradin për në Itali, Kryeministri Vuçiç do të vraponte për të rivendosur menjëherë simetrinë teksa do të zhvillonte një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel, së cilës do t’i deklaronte “zotimin e Serbisë se pavarësisht incidenteve të ndodhura në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, vendi i tij do të vazhdojë të kontribuojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, se Serbia “do të bëjë gjithcka që ka në dorë për të ruajtur stabilitetin politik dhe ekonomik, jo vetëm brenda kufijëve të saj, por në gjithë rajonin”.
*****
Dikush pra, nëBeograd apo në Moskë, e pse jo edhe në ndonjë kryqytet tjetër të Europës Perëndimore i trembet shumë integrimit në mes popujve ballkanikë dhe këtyre të fundit nëEuropë. Dikush i trembet vizitës së Kryeministrit shqiptar në Serbi si sinjali më kuptimplotë rajonal për këtë integrim. Dikush ka interes që Europa të vijojë të grindet me vetveten, me nacionalizmat dhe euroskeptikët, me racizmin dhe përbuzjen, me qëllim që të tjerët të kenë dorë të lirë ta nëpërkëmbin.
Një orientim proeuropian të vendeve satelite të saj Rusia e lexon se është kundër interesave të saj dhe, për këtë arsye, oligarkia ruse paguan çdo çmim, edhe me jetën e qindra të vrarëve në Ukrainën Lindore, edhe me jetën e pasagjerëve të një aeroplani transporti. A u përllogarit edhe jeta e kombëtares shqiptare në këtë skenar ogurzi? Koha do të vërtetojë, por një gjë duket se është pothuajse e sigurtë: vendimi i ekipit shqiptar të futbollit për të lënë lojën dhe për të mos dalë më në fushë ishte shpëtimtar.
Çka u tha më lartë mund të mos jetë pamja e plotë e problemit. Por mediat e huaja referojnë senë stadiumin e Beogradit më 14 Tetor u përgatit për t’u futur edhe një benzine – një mister i madh për nga kapacitetet, qëllimet dhe objektivat diametralisht të ndryshme nga një balonëflamurmbajtëse. Kush dhe pse u suall ajo fuçi? Mos e sollën edhe atë shqiptarët?
Kush,pra, ka interes për t’u vënë zjarrin proceseve integruese tëvendeve të Ballkanit? Kush e ka fajin? Latinët na ndihmojnë: krimin e bëjnëvetëm ata që u intereson.

Filed Under: Analiza Tagged With: e Beogradit, KUJT I INTERESONTE. KATRAURA, Zeno jahaj

Jup Kastrati dhe … “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”

October 21, 2014 by dgreca

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/
Nëse dishroni me pa një popull pa t’ ardhme, “shkatrroni shkollat”(F.R.)/
Nga Fritz RADOVANI: Pjesa II/
Nga ky dokument i botuem nga anadollaku “ dr. prof.” Jup Kastrati “Parathanje” e librit të Rakip Beqaj: “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”, kam besimin se, do të bindeni sesi merreshin tituj e grada shkencore në institucionet përkatëse të Shqipnisë. Titulli i këtij shkrimi (me një modifikim të vogël, nder kllapa), asht marrë nga një pasues i tij, Gjovalin Shkurtaj. …Edhe ky i “konvertuem akademik” ndër arkivat e “shokut” Rakip Beqaj.
PARATHANJE
Vepra e shokut Rakip Beqja, “Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik shqiptar”, asht e para e kësaj fare, që po botohet në vendin tone. Libri ka randësi politike, ideologjike dhe shkencore. Ky botim që po del me rastin e 25- vjetorit të çlirimit të Atdheut, asht rezultat gjurmimesh dhe hulumtimesh, prej disa vjetësh, nga ana e auktorit. Përpara se të merrte këtë formë që ka sot, vepra u paraqit si punim diplome në Fakultetin e historisë së USHT me 1964. Gjatë kësaj kohë, u përpunue fillim e mbarim, tue iu largue karakterit shkollor, që kishte në variantin e parë. Në këtë mënyrë iu dha trajtesa e një studimi shkencor me karakter monografik. Punimi asht konceptue drejt, tue u nda në katër kapituj kryesorë.
Në kapitullin e parë, auktori e ka pa të arësyeshme të flasë për kushtet historike e shoqënore të lindjes së kristianizmit dhe për futjen e përhapjen e tij në Shqipni. Në disa paragrafë, auktori ban fjalë edhe për fenë, shikue në dritën e shkencës marksiste-leniniste, për shtetin e Vatikanit, për kishën katolike dhe kapitalet e saj. Kjo hymje ishte e nevojëshme për të kuptue rranjët e thella historike të fesë katolike, e cila, në vendin tone, gjithëmonë “ka qenë ideologji e pushtuesve romakë, italianë dhe austriakë” siç na mëson shoku Enver. Kisha katolike ka veprue, gjithëherë, si shtypëse e çdo lëvizjeje përparimtare, demokratike, popullore. Ajo ka qenë vazhdimisht kundër mendimit të lirë. Ajo ka mbetë gjatë gjithë ekzistencës së saj, në pozita antikombëtare dhe reaksionare. Auktori, me anë dokumentash dhe faktesh të pamohueshme, ka arritë të zbulojë degjenerimin dhe korrupsionin e klerit. Në fund të kapitullit të parë, hartuesi i monografisë ban një përgjithësim me randësi, në lidhje me kishën katolike shqiptare, tue na tregue se ajo, në çdo kohë ka qenë e predispozueme dhe e gatëshme të përdorë pozitën e vet politike për qellime të këqia, tradhëtare në shërbim të të huejvet, kundër interesave të Atdheut tonë.
Në kapitullin e dytë, auktori, mbasi shqyrton gjëndjen e Shqipnisë në pragun e pushtimit nga Italia fashiste si dhe gjendjen ndërkombëtare në pragun e shpërthimit të luftës së dytë botnore, ndalohet tek roli i shtetit të Vatikanit. Në mënyrë të veçantë ai sjell fakte konkrete, që dëshmojnë se si krenët e klerit katolik shqiptar kanë qenë gjithmonë në shërbim të të huejvet; kështu p.sh., nga 1870 deri në mbarimin e luftës së parë botnore u shërbyen austro-hungarezëve; gjatë periudhës 1919-1943 qenë në shërbim të italianëve; kurse, nga shtatori 1943 deri në çlirimin e Shqipnisë, 29 nandor 1944, qenë të lidhun kambë e krye me gjermanët nazistë. Këto lidhje me të huejtë siç e spjegon bukur autori rrjedhin, së pari, nga fakti se këta agjentë të Vatikanit në Shqipni, gjithëherë, kanë përmbushë detyrat, që u ka ngarkue ai; së dyti, sepse kleri katolik shqiptar ka pasë kurdoherë, të njejta qellime politike dhe ideologjike me pushtuesit e huej. Fondet e ndryshme, që u derdhën në vendin tonë nga Austro-Hungaria dhe Italia fashiste për të mbajtë gjallë institucionet fetare sollën si rrjedhim, nënshtrimin pa kushte të klerit katolik ndaj pushtuesve imperialistë. Ma anë dokumentash arkivale, autori i veprës tregon qartë dhe në mënyrë bindëse se si kleri katolik shqiptar punoi për pregatitjen e pushtimit të Shqipnisë nga Italia fashiste. Për të parën herë në botimet tona shkencore i bahet e njohun publikut të gjanë veprimtaria antikombëtare dhe reaksionare e njanës nga organizatat e klerit katolik shqiptar, pra “Veprimit Katolik” (Aksionit Katolik).
Në kapitullin e tretë auktori flet për pushtimin e Shqipnisë nga Italia fashiste dhe për bashkëpunimin e klerit katolik shqiptar me pushtuesit. Krerët e klerit katolik së bashku me tradhëtarët e tjerë të vendit sanksionuen humbjen e pavarësisë së Shqipnisë. Me anë dokumentash të panjohun ose pak të njohun, auktori tregon veprimtarinë tradhëtare të klerit katolik gjatë hovit të ri të Luftës Nacinal – Çlirimtare. “Kur Shqipëria lëngonte nënë thundrën e fashizmit gjakatar dhe populli luftonte për t’u çliruar, – shkruen shoku Enver – këta klerikë kryesorë katolikë muarrë flamurin e antishqiptarizmës dhe u treguan shumë aktivë në luftën kundër popullit shqiptar. Ata muarrë pozita të rëndësishme politike nën fashizmin dhe me egërsinë më të madhe u hodhën në luftë kundër popullit. (1)
Në kapitullin e katërt, auktori studion pushtimin e Shqipnisë nga trupat gjermane dhe bashkëpunimin e klerit katolik me pushtuesit nazistë. Përmes së dhanash së shumta flitet për forcimin dhe zgjanimin e Luftës Nacional – Çlirimtare gjatë vitit 1944, për disfatën e reaksionit të mbrendëshëm dhe të klerit katolik, për luftën e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare për çlirimin e plotë të Shqipnisë si dhe për veprimtarinë antikombëtare të klerit katolik në këtë periudhë.
Në këtë mënyrë mbyllet libri i parë i kësaj monografie. Për veprimtarinë reaksionare dhe antikombëtare të klerit katolik mbas çlirimit të Shqipnisë, gjatë pushtetit popullor, auktori do të hedhë në shtyp, së shpejti, librin e dytë.
Tue e rrokë me një vështrim vëllimin e parë, të bijnë në sy një seri veçorishë pozitive të këtij libri. Karakteristikë e përgjithëshme e veprës që kemi në dorë, asht çfrytëzimi i një literature të gjanë, tue fillue nga veprat e klasikëvet të marksizëm – leninizmit, tue vazhdue me materialet historike të Partisë së Punës së Shqipnisë si dhe raportet dhe fjalimet programatike të shokut Enver. Hartuesi i këtij studimi asht mbështetë mbi burime të shumta dhe të ndyshme; së pari, burime arkivale të panjohuna deri më sot dhe të pabotueme, të cilat ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit – Tiranë, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme – Tiranë; së dyti, në libra, broshura, revista, gazeta, buletine, të botuem, në mënyrë të veçantë në artikuj të shtypit periodik të vetë klerit katolik; së treti, në organet reaksionare, që botohen jashtë shtetit nga tradhëtarët e vendit tonë. Tue u mbështetë në këtë bibliografi të gjanë, auktori ka ditë të interpretojë drejt ngjarjet dhe fenomenet, ka arritë të zbulojë rranjët e vjetra dhe të reja të veprimtarisë antikombëtare dhe reaksionare të klerit katolik. Mbi bazën e një dokumentacioni të shumtë ka ba analizën e faktevet, ka nxjerrë konkluzionet e duhuna logjike, ka sqarue mjaft çështje të panjohuna nga publiku i gjanë. Në këtë drejtim, ai i ka sjellë një shërbim të vyer historisë së Shqipnisë. Mbasi përfundon së lexuemi veprën, lexuesi e mpreh edhe ma shumë vigjilencën e vet revolucionare. Këndej del edhe ana edukative e veprës. Ngjarjet e ndryshme politike, auktori i ka shikue me objektivitet, tue u mbështetë në partishmërinë proletare.
Një meritë tjetër e veprës qëndron në faktin se ajo nis një luftë të hapët me historiografinë borgjeze shqiptare. Auktori i ka ikë me mjeshtri trajtimit në mënyrë të përgjithëshme të fenomeneve të ndryshme. Çështjeve nuk i ka qëndrue në sipërfaqe, por i ka thellue. Tue pasë për bazë ’’metodologjinë marksiste-leniniste, tue u mbështetë në metodën e materializmit dialektik dhe historik, auktori ka dërmue njëherë e përgjithmonë mitin e “patriotizmit” të klerit katolik, ka rrëzue tezat e absolutizueme nga disa historianë klerikë, në lidhje me të ashtuquejturën “veprimtari kombëtare” të klerit katolik. Si rrjedhim, Rakip Beqja e ka shikue me sy kritik historiografinë klerikale të Shkodrës dhe asht ngritë me guxim kundër saj. Ka mbajtë qëndrim të patundun, të premë dhe parimor ndaj disa figurave klerikale, që në historinë e letërsisë shqipe janë quejtë “kontradiktorë” ose “kompleksë”, si, bie fjala, shkrimtarit reaksionar Fishta.
Ky asht një qëndrim aktiv i studiuesit, i cili nuk asht vetëm hetues, gjurmues, përshkrues dhe regjistrues i faktit, por edhe interpretues i drejtë dhe i palëkundun i fenomenit.
Një tjetër veçori e veprës asht fakti se auktori ka vu, në radhë të parë, atë që asht kombëtare mbi atë krahinore. Ai mban qëndrim kritik ndaj konservatorizmit, partikularizmit, regjonalizmit dhe ndaj çdo çfaqjeje regresive të së kaluemes. Vepra tingëllon si një thupër e fortë ndaj auktorëve të historisë kishtare shqiptare, që kishin idealizue dhe ba “idhuj të paprekshëm” disa krenë të klerit katolik. Vepra, që nga kreu e deri në fund, shquhet për frymën e thellë klasore.
Në vepër ndeshën dy botë: e reja me të vjetrën, rryma përparimtare me atë që asht reaksionare, fetare, prapanike, anakronike. Në njenën anë, një vijë e kuqe spikatë në mbarë veprën: asht rruga e atdhetarëvet të vërtetë, rryma e partisë, e komunistëve, e Luftës Nacional-Çlirimtare. Kjo ka të ardhëmen përpara, i përket së resë, asaj që asht përparimtare, progresive, demokratike, popullore; prandaj triumfon mbi të vjetrën. Nga ana tjetër, një vijë e zezë bie në sy në veprimtarinë e klerit katolik shqiptar: asht vazhda e tradhëtisë, e falsitetit, e demagogjisë, vija e reaksionit ma të tërbuem, e antishqiptarizmit, e asaj që asht regresive, e mykun, e dalun boje; prandaj asht e destinueme të vdesë.
Asht siç provohet mjaft mirë në vepër, baza politike, ekonomike dhe ideologjike e klerit katolik në Shqipni ka qenë, gjithmonë, e huej për botën shqiptare. Tue iu referue materialeve të botueme nga vetë kleri, po sjellim këtë të dhanë historike, që dëshmon qartë se, pothuej, të gjithë misionarët, organizatorët dhe krenët e klerit katolik në Shqipni në shekujt e kaluar kanë qenë me kombësi të huej. Mjafton t’u hedhim një sy françeskanëve dhe jezuitëve, tue mos u ndalue tek benediktinët e domenikanët.
Historikisht dëshmohet që në vitin 1248 Urdhëni françeskan filloi me u vendosë në Shqipni, me zgjedhjen e françeskanit Giovanni de Plano Carpini arqipeshkëv i Tivarit. (2) Ky prelat bani me ardhë në Shqipni françeskanët dhe domenikanët, tue zevendsue , kështu, benediktinët, të cilët, që nga kjo kohë, kishin fillue me braktisë manastirët e tyne. Në veprën “Schizzo Storico sull’opera dei Franceskani in Albania”, asht dhanë lista e françeskanëve, që u zgjodhën peshkopë ndër dioqeze të ndryshme, (3) Kështu, p.sh., në arkidioqezin e Tivarit dhe të Durrësit, në dioqezin e Shkodrës, Lezhës, Sapës, Pultit, Krujës, Sh’Shtjefnit (në Mat), Arbërit, Shazit, Bardhecit, Drishtit, Ulqinit, Shurdhahit, Sapës e Sardës, d.m.th. ndër dy arkidioqezë dhe trembdhjet dioqezë janë të regjistruem rreth 80 peshkopë të huej. Çdo njeni nga këta ipeshkvij ka sjellë në vendin tonë frymën e nënshtrimit ndaj politikës austriake dhe italiane. Me një ideollogji të tillë u rritën dhe u edukuen edhe klerikët katolikë vendas.
Në kete temë historike, janë kapur ato periudha që për rëndësinë e tyre në saje të një studimi, analize e sinteze të thellë të ngjarjeve e fakteve mbi klerin katolik shqiptar, jepet qartë figura reaksionare, antikombëtare e atyre veladonezezëve, që për shekuj duke qenë përfaqësuesit e pushtetit shpirtëror të njerëzve, kanë luajtur ashtu siç thotë autori vetëm rol merimangash në vendin tonë, në endjen e atyre fijeve të njohura të errësirës mesjetare.
Vepra duke qenë një sintezë e konfliktit të ashpër klasor të shkallës kombëtare e ndërkombëtare, lot një rol të rëndësishëm për studime shkencore në fushën e historisë së vendit tonë dhe ka një vlerë të madhe për edukimin revolucionar të masave punonjëse.
Jup Kastrati
1. ENVER HOXHA: Fjalime të mbajtura para popullit të Shkodrës, Mirditës, Leshit, Milotit, Mamurasit, Urës së Zezë, (15 Shtator 1949) N.SH.B.Sh. Tiranë, 1949, faqe 14.
2. Schizzo Storico sull’opera del Francescani in Albania (pró manuscripo). Scutari, Tipografia Francescana. 1930, faqe…
3. Po aty, në faqe 16 – 21.
Tiranë, 1969.
Shenim nga FR: Materiali “Parathanje” asht botue i plotë dhe pa asnjë ndryshim nga origjinali. Bashkpuntori i sigurimit i “shokut” Rakip Beqaj, Jup Kastrati, që në vitin 1967 me “Revolucioni Kultural”, si njeri i besimit i ideatorit tē “Muzeut Ateist” Ramiz Alia, ishte i ngarkuem edhe me detyren e “Kryetarit tē Komisionit të Pērzgjedhjes së Leteraturēs Fetare Kishtare”. (Vazhdon…)
Melbourne, 2014.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe ... “Veprimtaria Antikombëtare e, Frtiz Radovani, Jup Kastrati, Klerit Katolik, shqiptar

Kanibalët dhe Shqiptarët

October 20, 2014 by dgreca

Ulërima në kor e 35.000 bretkosave kanibal serb:”Vritini, vritini shqiptarët, masakrojini, derisa të mos mbetet asnjë gjurmë shqiptari mbi tokë” na i kujton ulërimat e nazistëve të Hitlerit ndaj hebrenjve. Tmerr i paparë ndonjëherë në fushat e futbollit, le t`i bëjë bashkë shqiptarët, duke i kthyer nga devijimi qeveritarët, politikanët, radikalët islamik, filo-grekët, tradhtarët, kozmopolitët, përçarësit fetar dhe shpikësit e ”kombit kosovar”./
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)/
*Kanibalët, njeri-ngrënësit, njerëzit që hanë mishin e njeriut.
Studimet antropologjike tregojnë se njeri-ngrënia pothuajse gjithmonë është ceremonial i rregulluar dhe se vakt-i (koha e caktuar, kur hahet ushqimi gjatë ditës) ka karakter magjik-fetar.
Një shkak shumë i zakonshëm i këtij veprimi fetar duket të jetë një besim i përhapur se duke ngrënë mishin e një armiku të vdekur fitohen edhe atributet e tij (vetitë thelbësore, tiparet e përhershme, karakteristikat) si psh. guximin dhe trimërinë.
Luftëtarët vendor dhe të huaj (përfshirë mua) që kanë qenë pjesëmarrës të luftërave kundër bishave serbe (vitet 1991-95&1998-99) në frontet kroate-boshnjake dhe Kosovë e njohin burracakërinë e tyre në fushëbetejën e vërtetë. Nuk u habitën aspak për barbarizmin e 35.000 kafshëve serb kundër 20 të rinjve shqiptarë në stadiumin e Beogradit (14-10-2014). Do t`u habiteshim sikur mos të ngjante ajo që ngjau.
Djelmoshat tanë kishin menduar se do të shkojnë në Beograd-Serbi për të luajtur futboll, sport i cili duhet t`i afron e jo t`i ndanë popujt. Fitoret sportive janë shumë të dëshirueshme për palët por jo me çdo kusht.
Qysh para fillimit të ndeshjes “sportive”, stadiumi u shndërrua në një arenë të kohës së gurit. Ulërima raciste fashiste e 35.000 kafshëve të çmendura të Karpateve dhe urrejtja e tyre patetike ndaj shqiptarëve, terrori dhe dhuna e bishave të xhunglës, nuk i frikoi por i motivoi heronjtë tanë të marrin rolin e gladiatorëve – për të luftuar kundër majmunit me shpatat prej drurit.
Në Arenë sunduan gladiatorët. Megjithatë bishat e egra kishin planin rezervë. Për të ruajtur fytyrën nga disfata e paevitueshme, të ndërpritet lufta në arenë dhe të fitojnë 3 poenë në tavolinë të gjerbët, e vunë në veprim ceremonialin e rregulluar: kinse flamuri kuq e zi krenar ishte skenar i ndonjë shtetasi shqiptar. Ashtu që, ngrënia nga ata e mishit të shqiptarit të gjallë të ketë një karakter magjik, sllavo-ortodoks fetar. E gjithë kjo fëlliqësi, për të fituar karakteristikat gjenetike kombëtare të shqiponjave, veçanërisht guximin dhe trimërinë.
Gladiatorët tanë dëshmuan se janë njerëz të lirë dhe pa frikë luftuan kundër kafshëve të egra që kërcenin nëpër drurë. Sa më shumë që ulërinin aq më tepër tërboheshin. Pasi u lodhën nga ulërimat, zbritën prej drurëve dhe u futën në arenë, por nuk mundën të poshtërojnë flamurin tonë. Edhe shumë bisha tjera jashtë arenës i dridhi atdhedashuria, krenaria, guximi, trimëria dhe fuqia e shqiptarit. Djersiten nga frika e tmerrshme se shqiptari nuk është më skllavi, por mbinjeriu i tyre.
Erdhi koha që këta armiq të civilizimit Perëndimor të tregojnë respekt dhe admirim për ne.
***
Heronjtë dhe patriotët e vërtetë, më një guxim të mahnitshëm, me nderë dhe fuqishëm e mbrojtën flamurin. Në atë tmerr, në ato çaste kritike, të rrethuar nga vdekja nga barbarët e etshëm për gjak shqiponje, djelmoshat tanë nuk ishin as mysliman, as ortodoks, as katolik por vetëm shqiptarë. Dhe, prej sot, ata “analistë” shqipfolës që nuk luftojnë keqpërdoruesit dhe radikalizmin fetarë, por i gjeneralizojnë gjërat duke i ofenduar fetë e heronjve, janë gomarë.
Erdhi koha e Bashkimit Kombëtar dhe largimit nga idiotizmi i shqipfolësve se nacionalizmi normal na qenka turp dhe se kozmopolitizmi është ardhmëria jonë. Racizmi, fashizmi, terrori barbarizmi nuk luftohet me kozmopolitizëm.
***
Edhe kur të rijmë shtrembët duhet të flasim drejtë. Askush nuk mund të shohë dhe të kuptojë tek dikush tjetër atë që nuk e ka provuar vetë. Deri tani, shumë bashkatdhetarë të shtetit amë, kanë pohuar se shtypja, dhuna dhe vrasjet e shumta të shqiptarëve të pafajshëm nga sistemi komunist enverist (në sasi dhe cilësi), na qenka shumë më e madhe se Gjenocidi mbi shqiptarët e okupuar nga sistemi sllavo-ortodoks racist, nazist, fashist, terrorist.
Enverizmi ka dëmtuar për shkaqe ideologjike, ndërkaq sllavo-ortodoksët dhe grekët vetëm për shkakun se ishin shqiptarë. Edhe atë, enverizmi ka sunduar 40 vjet, prej vitit 1945 deri më 1985, ndërkaq terrori sllavo-ortodoks mbi shqiptarët e okupuar nga ish Jugosllavia ka zgjatur mbi 100 vjet dhe në forma tjera akoma vazhdon. Nëse enverizmi ka zhdukur 30.000 shqiptarë të pafajshëm, pansllavizmi ka kryer gjenocidin mbi 10 milion shqiptarë të pafajshëm.
***
“I yti ta hanë mishin por t`i ruan eshtrat, kurse i huaji ta hanë mishin s`bashku me eshtrat dhe plotësisht ta zhdukën farën”, – më thoshte gjyshi.
Më tepër se gjysma e shqiptarëve të shtetit amë, nuk janë aspak krenarë se janë shqiptarë, dhe nuk janë aspak atdhetarë, por me “tru” dhe zemër, veçanërisht në Greqi të shpërndarë.
Më tepër se gjysma e shqiptarëve të trojeve etnike në Kosovë, FYROM, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi janë krenarë se janë shqiptarë, dhe janë atdhetarë; ndërkaq, një numër i vogël prej tyre, nga analfabetizmi, me “tru” dhe zemër në Turqi dhe Arabi të shpërndarë.
Prandaj lypset të bashkohemi, të kombinohemi dhe kompletohemi – prej aventuristëve shakaxhinj kozmopolitë, në një Komb dhe Shtet serioz të shndërrohemi.
Synimet nuk ekzistojnë për t`u realizuar me çdo kusht, por për të venë në diskutim mundësinë e asaj që është e vështirë paçka se e dëshirueshme si dhe për të përforcuar besimin në këto mundësi.
***
Serbët nuk i takojnë civilizimit evropian por xhunglës. Kot e kanë ata që dëshirojnë në Bashkimin Evropian t`i inkuadrojnë. Ne endemi mbi tokë, gjithnjë në udhëtim dhe shpesh tundim kapelën dhe përshëndesim një udhëtar atje poshtë në luginë, i cili nuk duket më dhe ndoshta është zhytur plotësisht në errësirë.
Urrejë për të takuar bisha që unë urrejë. Sepse atëherë mblidhen shumë urrejtje në të njëjtën kohë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, Kanibalet, shqiptaret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 867
  • 868
  • 869
  • 870
  • 871
  • …
  • 970
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS
  • Klubi “Flas Shqip” dhe “Vatra Miami” organizuan festë madhështore në nder të Flamurit Kombëtar në Miami Florida!
  • Nxënësit e Alba Life valëvisin Flamurin Shqiptar gjer në kupë të qiellit në Bronx
  • Robert Lulgjuraj Meets with the Extraordinary History and Legacy of VATRA in New York
  • NYC Flag-Raising Ceremony at the Charging Bull on Wall Street with Mayor Eric Adams!
  • Dr. Rexhep Krasniqi, një jetë e përkushtuar për arsimin, kulturën dhe çështjen shqiptare
  • LASGUSH PORADECI, NJERIU TOKËSOR
  • ROMANI “I ARRATISURI”- VLERA TË SPIKATURA TË RRËFIMIT BASHKËKOHOR
  • E ardhmja e kombit, e përkrahur nga LAPSH-i, prindërit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe, kremtoi 28 Nëntorin në zemër të Zvicrës
  • Libri “Fortesat e Drinit në shekujt IV–VI” 
  • NJË REFLEKTIM PERSONAL NË 10-VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM  TË SH. T. Imzot RROK MIRDITËS KRYEIPESHKVIT TIRANË-DURRËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT