• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A VLEN MORALI NË POLITIKË ?

July 23, 2014 by dgreca

Nga Eugjen Merlika/Itali/
Në panoramën tepër të trazuar të ngjarjeve ndërkombëtare të këtyre ditëve, kur temperatura politike rrezikon të arrijë pikën e vlimit në zonat nevralgjike të Lindjes së Mesme, lajmi që befason më shumë e që të detyron të përsiatësh gjatë, për të veçantën e tij, edhe pse nuk përmban jetë njerëzore të asgjësuara barbarisht, është njoftimi për shtypin, i datës 10 korrik, i zëdhënësit të Kancelares gjermane, Stefen Seibert, mbi kërkesën drejtuar shefit të CIA-s në Berlin, për t’u larguar nga territori i shtetit gjerman. “Kërkesa është paraqitur – tha ai – në dritën e hetimit në vazhdim të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të çështjeve të ngritura prej muajsh në lidhje me veprimtarinë e Shërbimeve të fshehta amerikane në Gjermani.”
Njoftimi na kthen mbrapa në kohë, kur Evropa ishte e ndarë në Lindje e Perëndim, kur të tillë ishin lajme të zakonshme, të cilët nuk përbënin më as lajm. Është e para herë në historinë e Evropës së mbas luftës së dytë botërore, që një dukuri e këtillë shfaqet ndërmjet dy Vendeve kryesore të NATO-s. Njoftimi, më shumë se një rrufe në qiell të kthjellët, ishte një ripohim i një proçesi sa të habitshëm aq dhe shqetësues në marredhëniet mes aleatëve perëndimorë, ndërmjet dy më të rëndësishmëve të tyre. Habia rrjedh nga fakti se përballohemi me një fakt, deri para më pak se një viti të padëgjuar, atë të përgjimeve të shërbimeve të fshehta në vetë NATO-n, ndërmjet Vendeve të saj.
Kur në tetor 2013 u bë e njohur se edhe telefoni vetiak i Kancelares gjermane, Angela Merkel, ishte nën kontrollin e shërbimeve të fshehta amerikane, goditja psikologjike për cilindo që i ka besuar vlerave të botës perëndimore, sidomos për ata shumë milionë që jetonin në anën tjetër të “perdes së hekurt” ishte me të vërtetë e madhe. Atëherë Presidenti Obama u mundua t’a mbulojë me një tis parëndësie dukurinë skandaloze, duke premtuar solemnisht se ajo ishte një “incident i rastit”, që nuk kishte peshë në marredhëniet mes dy Vendeve e që nuk do të përsëritej më. Kanë kaluar vetëm dhjetë muaj e në Gjermani arrestohen dy vetë që punojnë në shërbimet e fshehta gjermane e që paditen se kanë dhënë dokumenta atyre amerikane. Pra çështja vazhdon të ketë zhvillimet e veta, ashtu siç ndodhte më shumë se njëzet vite më parë ndërmjet BS dhe Vendeve të NATO-s.
A është praktikë normale e punës së shërbimeve të fshehta veprimtaria e tyre ndërmjet aleatëve ? Fakti se në dhjetë muaj nuk u bë asgjë për të shmangur dukuri të tilla në marredhëniet mes SHBA dhe Gjermanisë, vërteton se konsiderohet e tillë, së paku nga ana amerikane. Më e pakta që mund të thuhet në lidhje me këtë dukuri të pazakontë është se ajo mbjell farën e mosbesimit ndërmjet aleatëve, me një dëm shumë të madh, jo vetëm për funksionimin e Aleancës, në të cilën bëjmë pjesë edhe ne, por edhe për pasojat që do të ketë në rrëzimin e disa bindjeve, të ngulitura thellë mbi etikën dhe moralin e politikës.

A mos vallë mosbesimi ndaj disa aspekteve të politikës gjermane, si kundërshtimi ndaj ndërhyrjeve në Irak apo në Libi e një lloj përparësie marredhënieve gjermano-ruse kanë krijuar tek Administrata amerikane idenë se aleati evropian nuk është më i besueshëm ? Nëse ishte kështu a nuk mund të diskutoheshin këto probleme ndërmjet drejtuesve të shteteve, në frymën e mirëkuptimit e të besimit të ndërsjelltë, pa vënë nën kontroll telefonin e Kancelares gjermane e pa rekrutuar si agjentë punonjësit e shërbimit të fshehtë t’atij Vendi ?
Thuhet se në Uashington janë tepër të habitur e të zemëruar me veprimtarinë e shërbimeve të fshehta. “Është gjëja më e marrë e kryer nga një agjensi spiunazhi, prej budallenjsh të vërtetë” shkruhet në artikullin kryesor të Washington Post. Por nuk kuptohet mirë nëse zemërimi i Shtëpisë së Bardhë rrjedh nga dështimi dhe zbulimi i operacionit, apo nga zbatimi në mënyrë të pavarur nga organet e CIA-s. Në të dy rastet Presidenti Obama dhe vartësit e tij nuk bëjnë një figurë të bukur në opinionin publik botëror, kryesisht n’atë gjerman.
Nëse e vërteta është se shërbimet kanë vazhduar praktikën në kokën e tyre (gjë vështirësisht e besueshme), faji nuk kalon thjesht tek ndonjë shef që mund të largohet nga shërbimi, por përgjegjësia bie drejt për së drejti mbi organet e larta drejtuese, pa përjashtuar as Presidentin që duhej të ishte treguar shumë herë më i vëmëndshëm mbas skandalit të tetorit 2013 me celularin e Merkel-it. Nëse, në të kundërt, nuk bëhet fjalë për “pakujdesi”, por për një vijë politike që mëton t’i verë Shtetet e Bashkuara në një pozitë mbizotërimi, deri në fyerje, kundrejt aleatëve, megjithë meritat e mëdha e të padiskutueshme të tyre në mbrojtjen e botës së lirë e në zhvillimin e saj gjatë shumë dhjetëvjeçarëve, mendoj se gjindemi para një sinjali tepër shqetësues, jo vetëm për Aleancën atllantike, por për gjithë njerëzimin.
Edhe duke mbajtur parasysh të veçantën e 11 shtatorit 2011, mbas të cilit “bota nuk do të ishte më ajo e para”, pra ndikimin tejet të fuqishëm në mendësinë, zgjedhjet politike e strategjinë globale të SHBA-ës, shfaqja e arrogancës kundrejt aleatëve, në çfarëdo forme nuk mund të përligjet. Lufta kundër terrorizmit, në të gjitha shfaqjet e tij, është një detyrë e gjithë botës së qytetëruar dhe aleatët e Amerikës, prej vitesh, po qëndrojnë në të njëjtën llogore me të në Afganistan, por fakti që “kryetari” i sotëm i “Kalifatit” siro – iraken, ka qenë për katër vjet në burgjet e CIA-s në Irak dhe është lënë i lirë, tregon mangësi në vetë sistemin amerikan.
Nuk kuptohet përse Shtëpia e Bardhë ka bërë veshin e shurdhër, gjatë gjithë këtyre muajve, kundrejt kërkesës gjermane për të nënëshkruar një “pakt për mos spiunim të ndërsjelltë”, pakt të cilin SHBA e kanë nënëshkruar vetëm me Australinë, Britaninë, Kanadanë dhe Zelandën e Re. Si duket, Evropa vazhdon të shihet me dylbitë e gjysmës së parë të shekullit XX nga Administrata amerikane.
“Besimi ynë në Shtetet e Bashkuara del thellësisht i tronditur nga kjo çështje” u shpreh Ministreja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, sepse agjentët amerikanë duhet të kuptojnë “se jo çdo gjë që është e mundur është politikisht e pranueshme”. Besoj se është një sintezë mjaft e goditur e thelbit të problemit deklarata e ministres gjermane. Politika me hipokrizinë e saj do të gjejë mënyrën për t’i vënë kapakun atij e me ndonjë sakrificë të ndonjë “koke turku” do të arrijë t’a mbyllë. Problemet e botës janë kaq të shumta e të mprehta, bashkëpunimi mes SHBA dhe Gjermanisë është kaq i domosdoshëm sa që përpjekjet e të dy palëve për normalizim zyrtar do të jenë të dukshme, por rikthimi i besimit të ndërsjelltë do të jetë një proçes i gjatë e i vështirë.
Po ashtu, e vështirë do të jetë edhe për vëzhguesin e thjeshtë, sidomos për atë që vjen nga përvoja e shoqërive komuniste, që gjatë gjithë jetës ka krijuar në mëndje një klishe për Amerikën, atë të një Vendi të madh, i cili jo vetëm ka shpëtuar botën nga rreziku nazifashist, por ka qenë edhe mburoja më e sigurtë e lirisë dhe demokracisë në përballjen me të keqen e shekullit të shkuar, komunizmin. Në këtë klishe Vendi simbol i demokracisë ishte dhe “zëdhënësi” i Ungjillit të ri të shoqërisë njerëzore bashkëkohore.
Ngjarja për të cilën fola ndihmon fuqimisht në fashitjen e përfytyresës idealiste mbi sistemin e vlerave t’asaj shoqërie, në shëmbjen e iluzioneve me të cilët kemi jetuar gati një gjysëm qindvjeti. Ajo na kthen në një realitet të zymtë, në të cilin një pjesë e tabuve të krijuara në një jetë të mbyllur e që shërbenin për të ushqyer shpresat e mbijetesës, janë të prirura për t’u braktisur. Ky fakt mund të ketë vlerën e tij, sepse na kthen në banorë të tokës nga ëndërrimtarë të qiellit. Më mirë vonë se kurrë.
Korrik 2013

Filed Under: Analiza Tagged With: A VLEN MORALI NË POLITIKË ?, Eugjen Merlika

300 Ditet e Suksesshme te Qeverisjes Rama? Mendohu prape!

July 23, 2014 by dgreca

Nevrus P. Nazarko/
Midis frazave te shumta te kumtuara vrenjtur nga kryeministri Rama gjate analizes se 300 diteve te kalerimit ne pushtet bejne pershtyje dy tre aspekte te cilat nenvizojne probleme te shfaqura jo pak ne keto vite te post diktatures.Observimi i pare, dhe si risi e re e ketij kryeministri eshte “guri kilometrik” i 300 diteve te para dhe tjetri ka te beje me tendencen per te permendur arritjet dhe anashkaluar deshtimet gjate periudhes ne fjale.
Cila eshte simbolika e 300 diteve te qeverisjes?
Le te mos permendim per nje cast faktin qe nje analize 300 diteshe eshte e panjohur ne literaturen politike te qeverive demokratike dhe jo-demokratike, por te fokusohemi tek nocioni “300 ditesh”.
Nje shfaqje pompoze nga ana e kryeministrit i cili ishte perpjekur deri ne detaj se ku si uleshin anetaret e kabinetit dhe cfare shkruhej ne bezen permbas kraheve te ben te mendosh edhe me shume per simboliken qe sjell 300 diteshi. Ne fakt, eshte disi normale (kjo me se shumti e shtyre nga mediat) qe behet nje analize paraprake e 100 diteve te para, dhe kjo jo per sukseset pasi 100 dite jane mjaft pak, por me teper per t’u siguruar qe tranzicioni ishte i rregullt, vendet vakante jane plotesuar apo jane ne proces e siper, dhe per t’u njohur me mire publiku me qeverisjen e re, perberjen, objektivat etj. Po ashtu nje analize vjetore merr persiper te beje nje bilanc te vitit te pare qeverises, qe zakonisht eshte nje indikacion se sa shpejt apo ngadale do levizin gjerat ne kete qeverisje dhe cilat jane objektivat e 3 viteve ne vazhdim.
Pervoja e vendeve me nje kulture te pasur demokratike tregon se ne dy vitet e para pasqyrohet fytyra e vertete e nje qeverije pasi gjysma e dyte fokusohet ne zgjedhjet e pritshme dhe shpeshhere qeverite dalin nga shinat per te plotesuar orekse e interesa qe jo pak here demtojne dhe shkojne ndesh me interesat afatgjata ekonomike te vendit. Shembuj per kete ka mjaft, qysh nga rritja e pabazuar e ndihmave sociale e pensioneve dhe deri tek investimet jo fizible ne infrastrukture. Cfare “analize” do te na ofroje kryeministri ne fund te vitit qeverises, i cili eshte ne fillim te shtatorit, dhe sipas gjasave me parlamentin e shperndare deri ne fillim te shtatorit e me qeverine e nepunesit neper plazhet e botes diferenca midis 300 diteve dhe 365 diteve eshte minimale per te mos thene zero. Ndaj mos prisni per nje analize serioze ne mbyllje te vitit te pare te qeverisjes “rilindase”.
Vetem suksese, asnje deshtim ne 300 dite
Eshte jo pak interesante qe disa zakone “vdesin” me veshtiresi ne politike. Si nje reminishence e frikshme e qeverisjes 50 vjecare komuniste shfaqet tendenca per te krahasuar me “vitin zero” ose me vitin me te keq te paraardhesve. Ne vitin 1984 gjate zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, ish presidenti Regan gjate fushates elektorale me rivalin e tij Mondale, jo pak here shtroi pyetjen retorike tek zgjedhesit: “A jeni ju me mire sot se kater vjet me pare”?Ne se pergjigja juaj eshte “po” atehere me votoni mua ne se pergjigja eshte “jo” atehere votoni rivalin tim. Pra, se pari kemi te bejme me nje retorike elektorale dhe qe krahason gjendjen e pergjithshme dhe individuale para fushates. Ne kohen qe verdikti i votes ka vendosur se kush eshte ne pshtet per 4 vitet e ardheshme kjo retorike mbyllet dhe fillon puna per realizimin e premtimeve elektorale. Kemi gati nej vit qeverisje roze dhe jane bere bajate statistikat qe krahasojne cdo gje me gjashtemujorin e pare te vitit 2013 (qe ishte dhe 6 mujori i fundit i qeverisjes Berisha). Rreken ministrat dhe nepunesit gjithefarellojesh te krahasojne gjithcka me ate periudhe, duke filluar nga krimet, te ardhurat ne buxhet e deri tek aksidentet automobilistike!! Kjo eshte identike me metoden e Enver Hoxhes i cili krahasonte cdo vit dhe cdo plan pesevjecar me vitin 1939, vit i pushtimit nga Italia fashiste. Tani ose keta rilindasit e 1 milion shuplakave jane idiote dhe arrogante, ose na kujtojne neve votuesve (perfshire edhe 1 millionshin roze) budallenj. Ne se do vija bast se ciles kategorie i perket kryeministri yne, pergjigja do ishte diku ne mes te dy opsioneve te mesiperme.
Ne cdo fjale te analizes veren eufori dhe retorike boshe, asgje te prekshme e konkrete nga premtimet e tij elektorale. Me qe sukseset i rreshtoi vete kryeministri, me rradhe ashtu si delet e urta te kabinetit te tij, le te permendim disa jo-suksese te ketyre “300 diteve”.
Se pari, aksioni i bujshem dhe i frikshem i 6000 policeve te cilet rrethuan dyqanet e lojerave te fatit vetem per t’i hapur ato pas disa diteve ashtu si me pare. Opinioni eshte se gjithe ai “aksion” me kosto mijera eurosh u be per te ndryshuar drejtimin e derdhjes se fitimit, nga ai i para 23 qershorit tek financuesit e fitimtareve te zgjedhjeve.
Se dyti, situata e frikshme e sigurise dhe rritja e kriminalitetit ne vend. Ne se statistikat jane te panevojshe ndonjehere, kjo eshte fusha ku nuk ndjehet nevoja e shifrave. Ato shfaqen cdo nate ne ekranet e dhe faqet pacensorizuara te mediave te ndryshme ku paraqitet nje realitet gati i papare ne keto vite po te heqim rebelimin e 1997’s. Ato fillojne me arratisje spektakolare nga burgu e me te burgosur perjete qe vriten kur dalin me leje e deri ne rrahjet e deputeteve ne hollet e parlamentit. Kjo e fundit edhe pse ka ndodhur me pare si fenomen, merr permasa te tjera kur agresori eshte nje ligjvenes i denuar per shitje femrash. Nje “risi” e re kjo e rilindjes qe do bente me turp edhe diktatorin me te famshem, le pastaj nje parlament “demoratik”.
Se treti, situata ne infrastrukture dhe mungesa e planeve afatshkurtra dhe afatgjata. Kush ka kaluar ne rrugen Tirane –Korce e ka te lehte ta marre vesh ku eshte fjala, por edhe me gjere, le te thote kryeministri se sa jane investimet ne infrastrukture ne 300 ditet e qeverisjes se tij? Cilat jane veprat kombetare te vazhduara nga qeverisja e meparshme ne qeverisjen e tij apo te lancuara gjate ketyre 300 diteve. Mire do te ishte t’i referoheshim programit elektoral te PS-se por druhem se egziston nje i tille.
Se katerti, mendjelehtesia me te cilen po merret hua nga kalemxhinjte e rinj te qeverisjes roze. Me perjashtim te vitit 2007 me huan per te financuar rrugen e kombit, nuk ka asnje vit tjeter qysh nga 1990 kur shteti ka marre hua (ose eshte ne tratativa) rreth 1 miliard dollare per 300 dite. Po ta marresh kete statistike ne agregat me mungesen e investimeve serioze ne infrastrukture nga nje krah dhe rritjen 25 perqind te te ardhurave ne tatime dhe dogana (te pakten keshtu po na paraqitet) eshte vertet gjendje alarmante. Dy jane shpjegimet e mundshme, ose rritja e te ardhurave eshte nje genjeshter e madhe ose qeveria po vjedh ose fsheh ne menyre te paprecedente. Nuk mund te bashke-egsistojne te dyja variantet, pra edeh rritje e borxhit, edhe rritje e te ardhurave e mungese investimesh. Me perjashtim te rritjes se kriminalitetit ne vend, ky eshte deshtimi me i qarte i qeverisjes se 300 diteve.
Se pesti, fiaskoja me ceshtjen e pranimit dhe demontimit te armeve kimike prej Sirise nen mbikqyrjen e SHBA-ve. Ne se 4 “mos-sukseset” e mesiperme ne nej qeverisje normale mund t’ju vishen edhe anetareve te tjere te kabinetit qeveritar, kjo e fundit eshte katerciperisht deshtim personal i kryeministrit, dhe jo vetem kaq, por nje deshtim qe potencialisht i ka kushtuar vendit shume si nga ana politike ashtu edhe nga ana ekonomike. Pa u futur ne analizen pro apo kunder ketij aksioni, menyra se si e trajtoi kryeministri kete ceshtje duke anashkaluar te gjithe aktoret politike dhe qeverises ne vend, te le nje shije te hidhur dhe demonstron nje mentalitet te rrezikshem per koherat qe kalojme e me pasoja afatgjata per nej popull i cili nuk e ka komoditetin te humbase shanse te tjera te tipit Foto Cami ne te ardhmen. Do te ishte nje pike me shume ne resumene e tij politike ne se ne “analizen” 300 diteshe kryeministri do te bente nje mea-kulpa te rastit te shumeperfolur te armeve kimike. Eseja e tij ne tetorin e 2013’s nuk bind askend as ministren e mbrojtjes pa le ata te mjedisit e financave jo e jo.
Ne vend te mbylljes
Ne nje ekip i cili pretendon te sjelle nje model te ri qeverises eshte normale qe te kete suksese, deshtime dhe devijime nga premtimet elektorale. Kjo pasi rruga e pushtetit kushtezohet nga faktore te cilet ne shume raste jane jashte kontrollit te maxhorancave qeverisese. Te tilla jane pushtetet e tjera kushtetuese (gjykatat, prokuroria, presidenca, opozita etj) por edhe faktore te ndryshem ekonmike globale e rajonale. Rradhet e mesiperme marrin shkas nga tentativat arrogantete modelit Rama per t’u marre me fasaden e qeverisjes (pak a shume si lyerja e pallateve ne kohen e bashkise) dhe te anashkaloje thelbin e problemeve apo ate per te cilen eshte zgjedhur te permbushe. Modeli i llangosjes se fasadave dha efekt pozitiv ne nje Shqiperi te mbytur nga kioskat por nuk mund te dublikohet ne nje qeverisje serioze dhe me nje popull te gjezdisur tashme. Nje fjale e urte thote, uji nuk rrjedh dy here nen te njejten ure.

Filed Under: Analiza Tagged With: 300 ditet e Rames, Nevruz P Naqzarko

Maqedonia në kurthin e një konflikti të ri

July 6, 2014 by dgreca

Shkruan: Dr. Enver Bytyçi/
Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Europës Juglindore/
Zakonisht konfliktet e përgatitura ndodhin në fillim të pranverës. Madje që në dalje të dimrit aktorët në konflikt fillojnë e paralajmërojnë se pranvera në vijim nuk do të jetë e qetë e as e paqtë. Kështu ndodhi me shqiptarët e Maqedonisë në funddimirin dhe pranverën e vitit 2001. “Me daljen e gjethit” u ngiz konflikti I atëhershëm midis shqiptarëv dhe shtetit maqedonas për të ardhur te Marrëveshja e Ohrit e gushtit të atij viti. Duhej të vinte muaji mars i vitit 1999 që NATO të sulmonte caqet ushtarake e policore të Serbisë për çlirimin e Kosovës. Në përgjithësi konfliktet kanë përfunduar para stinës së dimrit, me qëllim evitimin e viktimave për shkaqe natyrore.
Ndëkaq këto ditë shohim se Maqedonia po i afrohet një konflikti të ri, por të paralajmëruar disa muaj me vonesë. Ajo që ndodhi më 4 korrik e që po ndodh këto ditë në Shkup ishte parashikuar të ndodhte më parë, por mesa duket nuk ishte përgatitur për fillimvitin, pasiqë në fillimviti regjizori dhe skenaristi i këtij konflikti ishtei i zënë me një konflikt tjetër, atë të Ukrainës. Por që konflikti në Ukrainë të zbehjt dhe planet e Kremlinit në atë vend të ecnin ngadalë e në mënyrë të sigurt, Moska kërkoi ndihmën e Nikolla Gruevskit. Duhej që kryeministri i Maqedonisë të radikalozonte dhunën ndaj shqiptarëve me qëllim që të lindë një konflikt i ri i përmasave europiane në Ballkanin Perendimor. Në këtë rast Vladimir Putin do të ishte i lirë të lante hesapet me Ukrainën Lindore e ndoshta edhe me Moldavinë kryeneçe, gjithnjë në emër të filozofisë raciste “Aty ku ka rusë, është tokë ruse”.
Rolin e ndihmësit të presidentit rus, Vladimir Putin, deri tani e kishin marrë serbët. Megjithatë politika serbe, e stërvitur me adaptimin sipas konjukturave e gjithnjë në dobi të interesave të saj kombëtare, u detyrua të devijojë nga detyra e mëparshme për të luajtur kartën e destabilizimit të rajonit. Megjithatë nuk mund të besohet se Beogradi është shkëputur përfundimisht nga roli i tij destruktiv në rajon. Mund të mendohet se është një tërhqje taktike e Beogradit, pasiqë asgjë nuk ka ndryshar në përpjekjet serbe për të destabilizuar Bosnjë-Hercegovinën dhe veriun e Kosovës.
Historikisht prezenca e Rusisë në Ballkan është ruajtur nëpërmjet konflikteve. Prandaj ajo e kërkon me ngulm Këtë shërbim, madje e paguan sa frëngu pulën, sidomos në këto kohë të marshit të saj në Krime dhe në territoret e tjera të Ukrainës Lindore. Nikolla Gruevski është shfaqur si aleati dhe shërbëtori kryesor i Vladimir Putin dhe politikës së tij pansllaviste në Europën Lindore. Gruevski, që me ardhjen e tij në pushtet projektoi thellimin e konfliktit me shqiptarët. Ai hoqi dorë nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit të sponsorizuar nga NATO, Bashkimi Europian dhe SHBA-të, ushqeu ndër maqedonasit ndjenjën e urrejtjes së pandërprerë kundër shqiptarëve, ngriti mitet historike, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me identitetin e kryeministrit maqedonas dhe ndërkohë realizoi e thelloi përçarjen e shqiptarëve, duke kënaq egon për pushtet të atyre “që bënë luftën e vitit 1991”. Duke i përçarë, Nikolla Gruevski, i vu në rrjesht e në garë thuajse të gjithë politikanët shqiptarë, si Ali Ahmetin, edhe Menduh Thaçin. Si argument për këtë do të mjaftonte gara e të dy këtyre udhëheqësve shqiptarë për të bërë koalicion qeverisës me Gruevskin dhe lëshimet që ata i bënë shefit të qeverisë së Shkupit, duke defaktorizuar rolin e shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë.
Pasi realizoi përçarjen brendashqiptare Gruevski vu në rend të ditës ushtrimin e hapur të dhunës mbi shqiptarët. Më së pari u shfrytëzua për këtë mekanizmi I të ashtuquajturës “drejtësi”. Ndodhi një krim i shëmtuar, në të cilin humbën jetën pesë të rinj maqedonas. Rroftë sebepi dhe filloi gjuetia shtëpi më shtëpi kundër shqiptarëve. Ende pa u varrosur viktimat media dhe opinion maqedonas filloi të ulurasë për “inkriminimin” e të gjithë shqiptarëve. Më pas Gruevski duhej të “ zbulonte kriminelët”, dhe piketoi gjashtë të rinj shqiptarë, të cilët u akuzuan për krim të rëndë për arësye etnike. Skenari u ndërtua me mjeshtri, me qëllim që në këtë rast të arriheshin dy objektiva: Së pari që kryeqytetet europiane të bombardoheshin me propagandën maqedonase kinse “shqiptarët janë terroristë”, dhe, së dyti, që shqiptarëve autoktonë në këtë vend t’u jepej një mësim i mirë përmes dhunës së gjyqësisë, të policisë dhe të strukturave të tjera të shtetit të Maqedonisë.
Të gjashte të rinjtë shqiptarë u dënuan që të gjithë me burgim të përjetshëm, pasiqë ata “kishin kryer krimin e vrasjes së maqedonasve”. Edhe pse ata nuk njiheshin me njëri-tjetrin, edhe pse provat munguan për “të vërtetuar” fajësinë e tyre, gjykata me gjyqtarë maqedonas u shqiptoi atyre i heqjen për jetë të lirisë. Por nuk mjaftoi për Guevskin që heqjen e lirisë së përjtshme ta kufizonteme gjashtë shqiptarët e akuzuar për vrasje. Ai dëshmoi më katër korrik se ngulmon për të privuar lirinë e të gjithë shqiptarëve, nëse ata ngrejnë zërin e protestës kundër qeverisë së Gruevskit e të Ali Ahmetit. Dhunë, shkopa gome, gazlotsjellës, makina me ujë, të gjitha pajisjet e dhunës u përdorën të premten e kaluar, kur mijëra shqiptarë marshuan rrugëve të Shkupit për të protestuar për padrejtësinë e drejtësisë së imponuar dhe ndikuar politikisht e etnikisht të Maqedonisë.
Gruevski gjeti rastin t’i provokojë sërishmi shqiptarët. Por provokimi i tij nuk mund të fshihej. Bota e civilizuar ka mbajtur shënim faktin se operacioni mori emrin “Monstra”., një emërtim ky sa fyes e denigrues për shqiptarët,a q dhe spekullativ në propagandën bajate te Gruevskit. Më pas u dënuan të gjithë njësoj, sikur të gjithë këta të ishin njëjtë fajtorë në ideimin dhe ekzekutimin e krimit. Që do të thotë se dënimi është vendosur politikisht në zyrën e Gruevskit, gjë që e zhvesh atë nga të qenit një kryeministër “demokrat” në një vend “demokratik”. Në historinë e gjyqeve që janë zhvilluar në vendet e demokracisë liberale e funksionale nuk ka ndodhur ndonjëherë që gjashtë persona të gjenden njësoj fajtorë për një krim të caktuar, edhe kur provat kanë dëshmuar se ata ishin të involvuar në krimin përkatës. Ndodh në të ashtuquajturin “shtet të Maqedonisë” dhe e gjitha kjo për shkak të misionit shkatërruese destabilizues të kryeministrit të këtij vendi.
Moska dhe qarqe të tjera antiperendimore asnjëherë nuk e kanë pranuar ekzistencës e shtetit maqedonas dhe synojnë që përmes konfliktit në këtë vend të destabilizojnë Europën. Vetëm Shqipëria, Kosova e shqiptarët kanë bërë kujdes të vazhdueshëm për rritjen e forcimin e këtij shteti, me qëllim evitimin e konflikteve etnike në rajon dhe realizimin e qëllimeve inregruese në strukturat euro-atlantike. Madje, edhe Athina, e cila për gati dhjetë vite bllokon hapjen e negociatave të Maqedonisë për t’u pranuar në BE si dhe anëtarësimin e saj në NATO, vepron në akord me Moskën e Vladimir Putinit dhe luan të njëjtën melodi, që i pëlqen Gruevskit. Panorama konfliktuale midis Shkupit dhe Athinës duket si një ujdi midis palëve për qëllime të mbrapshta, mësë pari antishqiptare. Një Maqedoni e izoluar dhe e paaftë për integrimet euro-atlantike mund të destabilizohet më lehtë sesa një Maqedoni ndryshe. Prandaj dhe kemi një situatë, çfarë është sot në këtë vend.
Më katër korrik filluan protestat e shqiptarëve kundër vendimit absurd të gjykatave fashiste të “gestapos” së regjimit nazist të Gruevskit për dënimin e përjetshëm të gjashtë të rinjve shqiptarë, të cilët mesa duket nuk kanë asnjë lidhje me krimin, për të cilin ata akuzohen. Protesta vazhdon, si reagim vetëmbrojtjes,madje disi e paorganiizuar, e paorientuar qartë dheme disa nuance në dukje fetare, por aspak në thelb e tillë. Nuk dihet se kush është në krye të protestuesve, por fakt është se mijëra e mijëra qytetarë të kombësisë shqiptare u derdhën të premten e kaluar në rrugët e Shkupit, ashtu si më 1910 e 1912, kur shqiptarët e çliruan kryeqytetin e tyre nga sundimi osman. Atëherë mbi 30 mijë luftëtarë shqiptarë hyjnë në Shkup nën komandën e Hasan Prishtinës, por nuk e mbajtën kryeqytetin e tyre. Dikush tjetër në Ballkan, politikanët e Beogradit e të Athinës, kishin vendosur aso kohe të mos i lejonin shqiptarët të krijonin shtetin e tyre. Dhe për këtë arësye shfrytëzuan konfliktin e brendshëm midis tyre, i përçanë dhe me këtë taktikë lufte evituan gushtin e vitit 1912 ngritjen e flamurit të pavarësisë në Shkup. Dhe për fat të keq tani pas 102 vitesh na përsëritet në të njëjtën mënyre historia. Flamujt e Shqipërisë, të Bashkimit Europian dhe NATO-s janë simboli I lirisë, për të cilën luftojnë shqiptarët e Maqedonisë. Ndërkaq disa grupe ekstremiste fetare nuk mund ta devijojnë përmbajtjen dhe qëllimet e protestës së shqiptarëve.
Megjithatë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nuk shpenzojnë kohë të merren me të drejtat kombëtare të shqiptarëve, sepse kohën e kanë të zënë me luftën e papajtueshme midis tyre. Dhe për çfarë? Për pushtet e pasuri…. Për ata nuk ka rëndësi nëse shqiptarët dënohen, rrihen, vriten, apo linçohen nga shteti e qeveria ku ata janë instaluar. Ata e kanë mësuar mrekullisht artin e luftës kundër njëri-tjetrit, por nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të mësuar artin e luftës për lirinë e shqiptarëve.
Motivi themelor i protestave të shqiptarëve në Shkup është liria. Pra, liria e nëpërkëmbur që prej një shekulli nga të njëjtat klishe antishqiptare të qeverive serbe, jugosllave, e prej pas Luftës së Dytë Botërore, edhe maqedonase. Nëse Ballkani ka hyrë në rrjedhat e integrimit dhe të zhvillimit paqësor të tij, Maqedonia është ende vatër e grindjeve, ballafaqimeve, konflikteve dhe dezintegrimeve. Dhe kjo për shkak të mohimit të lirisë së shqiptarëve. Për shkak të implikimit politik të qeverisë së Gruevskit në luftën ndëretnike në Maqedoni. Shqiptarët duan të jenë të lirë për të kontribuar në forcimin e shtetit të Maqedonisë, t’ i kontribuojnë zhvillimit dhe integrimit normal të saj, dhe kështu të forcojnë paqen, sigurinë, stabilitetin e prosperitetin e të gjithë qytetarëve të këtij vendi Ndërkohë faktet dëshmojnë se Gruevskit nuk i duhet një Maqedoni e tillë. Ai i përmbahet filozofisë, Milosheviçit , sipas së cilës “Ose gjithçka, ose asgjë”, filozofi e adaptuar së fundmi në Krime e në Ukrainë.
Kjo filozofi e ka shtyrë Milosheviçin e Shkupit, kryeministrin aktual, Gruevski, të përdor dhunën e egër të këtyre ditëve kundër shqiptarëve, një dhunë, të cilën e kemi parë të ushtrohet në vitet e konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Kurse filozofia e sundimit përmes përçarjes së politikës shqiptare I ka dhënë deri tani Gruevskit sukses të dukshëm në projektin e tij të shkatërrimit të shtetit të Maqedonisë. Me këtë filozofi ai ka futur në kurthin e luftës kundër shqiptarëve edhe Menduh Thaçin e sidomos Ali Ahmetin. Asnjëri e as tjetri nuk po mundin ende dhe sot të artikulojnë politikisht atë çfarë duan shqiptarët për t’u ndjerë të lirë e të sigurt në shtëpinë e tyre, me emrin Maqedoni. Asnjëri dhe as tjetri nuk guxojnë as ta kritikojnë Nikolla Gruevskin për dhunën masive në stilin e Gestapos kundër shqiptarëve në Shkup e në të gjithë territorin e Maqedonisë.
Ata po legjitimojnë akuzat e Gruevskit për kinse “frymëzimin fetar fundamentalist islamik” të protestave të shqiptarëve. Ata po pajtohen me të tilla akuza të frymëzuara prej filozofisë së Milosheviçit, me qëllim që të qëndrojnë larg ngjarjeve, larg problemeve, larg konfliktit me qeverinë e Gruevskit. Gruevski dhunon me policinë e ushtrinë e tij antishqiptare e shoviniste natën vonë banesat e shqiptarëve. Ali Ahmeti vijon të bashkëqeverisë me këto banda kriminelësh të veshur me uniformën e.
Dhuna kundër protestuesve motivohet më lehtë, nëse Gruevski me ndihmën e politikanëve shqiptarë ua mbush mendjen vendeve të lira në Perendim, se në Shkup e në Maqedoni “është përhapur rreziku islamik fundamentalist”. Për këtë arësye kryeministri i Maqedonisë lansoi në mediumet nacionale, rajonale e ndërkombëtare foto të disa protestave të para dy viteve, në të cilat protestuesit paraqiten me parulla për islamin. Instrumentalizimi i protestave për të motivuar dhunën kundër shqiptarëve është loja më e rrezikshme që luhet sot në Ballkanin Perendimor në dobi të politikave millosheviçiane. Bashkëpunimi i Gurvskit me Vladimir Putinin në realizimin e skenarëve të dhunës e të konfliktit është dëmi më i madh që i vjen vetë Maqedonisë, pastaj rajonit tonë e më tej Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Zgjidhja e konfliktit është obligim i të gjithë faktorëve dhe aktorëve vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë. Thjesht brengosja e qeverisë shqiptare apo qeverisë së Prishtinës si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për atë që ndodh këto ditë në Shkupe në gjithë Maqedoninë nuk është zgjidhje. Maqedonia duhet vënë sa më parë nën mbikëqyerje të fortë ndërkombëtare, madje me kritere më të rrepta se ç’ është sot Kosova. Pavarësia dhe rrugëtimi i Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike duhet të monitorohet nga një Grup Kontakti jo i tipit të Bosnjes dhe Kosovës, ku Rusia luante rolin e zjarrvënësit e mbronte zjarrvënësit. Bashkimi Europian mund ta marrë këtë rol, por jo duke qëndruar e barazlarguar nga Ëashingtoni dhe Moska. Përkundrazi, duke kërkuar prezencën dhe ndihmën aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe forca të caktuara destabilizuese të interesuara për dhunë e konflikt mund ta kthejnë Maqedoninë në një lloj Sirie apo Iraku në Europë.
Nëse zgjerohet konflikti, fajtor është dhe mbetet vetëm Gruevski. Shqiptarët për më shumë se një dekadë kanë qëndruar në pritje të “zemërgjerësisë” së qeveritarëve maqedonas për t’I fituar liritë themelorë të tyre. Megjithatë Gruevski vazhdon të kontrollojë gjithçka, edhe shtëpitë e shqiptarëve në mesnatë,si dhe të përshkallëzojë dhunën e terrorin shtetëror kundër qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë. Eshtë provuar tashmë se shqiptarët kanë forca dhe energji të përballen me dhunën e qeverisë. Por ata duhet të organizohen mirë për t’u vetëmbrojtur, duhet të imponojnë drejtësi, duhet të imponojnë krijimin dhe forcimin e shtetit ligjor të së drejtës, trajtimin e barabartë të të gjithë shtetasve në këtë vend.
Ndërkaq Gruevski, që kur ngriti permendoren e Aleksandrit të Madh, duhej të kuptonte se Ai, Aleksandri i Madh, u bë i famshëm, më i famshmi në historinë e botës, sepse u mbështet në forcën e përbashkët të maqedonasve dhe ilirëvo-epirotëve, pra shqiptarëve, nip i të cilëve ai ishte. Mësimi më i vyeri i veprës së Aleksandrit të Madh ishte bashkëjetesa e bashkëveprimi me shqiptarët e me grekët. Ndërkohë Gruevski po e përdor emrin e përmendoren e të lavdishmit Aleksandër për t’ i përçarë këta popuj. Në një kuptim Gruevski ka të drejtë: Kryeministrin e Maqeonisë së sotme nuk e lidh asgjë me Aleksandrin e famshëm. Ndaj ai nuk mund të frymëzohet nga filozofia e heroit të shekullit të III para Krishtit. Ai është vëlla binjak me Millosheviçin, dhe si i tillë, frymëzohet e zbaton vetëm filozofinë e dhunës, terrorit, përçarjes, shpifjes dhe trillimit kundër shqiptarëve. Shqiptarët duhet të kuptojnë dhe të binden se mund ta fitojnë betejën e lirisë kundër tiranisë së Gruevskit. Vetëm duke qenë të bindur, të vendosur, të përkushtuar, të organizuar, të bashkuar e të motivuar në vlerat e lirisë e të demokracisë ata mund ta fitojnë këtë betejë që kanë nisur me aq kurajo e guxim të pashoq.

Filed Under: Analiza Tagged With: e një konflikti, Enver Bytyci, Maqedonia në kurthin, te ri

NJË FUSHATË SLLAVOFILE NDAJ GUCISË

July 2, 2014 by dgreca

Nga Rexhep DEDUSHAJ,Historian. New York?*/
Dihet se Krahina e Plavë-Gucisë, ” Koka e Shqipërisë ” – siç e quanin Rilindasit tanë, ka qënë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë historisë. Meqë nëpër të kanë kaluar rrugët më të rëndësishme tregtare që e lidhnin Shkodrën e Raguzën (Dubrovnikun) me Prizrenin, Shkupin e Selanikun. Prof. Pllumb Xhufi në një emision në Top Channel, theksoi se në Guci është përmend për herë të parë togfjalëshi “Gjuha Shqipe”, që në gjykatën e Raguzës e ka thënë një tregtar i plaçkitur (i ngucur – prej nga vjen edhe emri Guci, se i ngucnin tregtarët, si lenin rehat – R. D.) diku në rrethin e Gucisë: “Ata – plaçkitësit, folnin Shqip” – thotë ai tregtar…
Në Guci po del se për herë të pare, pas Skënderbeut, është përdorur Flamuri ynë Kombëtar Shqiptar. Ali Pashë Gucia dhe Jakup Ferri e kanë udhëhequr Luftën e Nokshiqit me këtë Flamur në dorë, ku i thanë: “Jo“ Europës, që donte t’ia falte këtë krahinë Malit të Zi!?
Pra, siç tha edhe kryetari i komunës së Plavës, ORHAN SHAHMANOVIQ: “Njerëzit e kësaj krahine sëbashku me shqiptarët e krahinave përrreth e formuan Lidhjen e Prizrenit, e bënë Luftën e Nokshiqit, e bënë Konferencën e Bujanit dhe kërkonte ta çbllokonin krahinën, të ndërtohen rrugë e të lidhet me Shqipërinë e Kosovën, siç ka qënë gjithmonë…”.
Por, kur e panë shkijet se s’mund ta marrin të njëjtën me luftë e ndrruan metodën e veprimit. Atëherë rekrutuan dhjetra spiunë të vet (nëpërmes Sokol Bacit i blenë më se 80 spiunë që nga Shkodra deri në Tropojë – siç shkruajnë vet malazezët nëpër librat e tyre të botuara kohëve të fundit në Podgoricë. Ose, lexo librin B.Nopça: “Shetitje nëpër Ballkan …”.
Akademia e Shkencave e Beogradit i dërgoi në fillim të shek. XX shkenctarët J. Cvijiq dhe A. Joviqeviq në Guci, ku ndejtën nga tre vjet, me qëllim që t’ia ndrronin “shkencërisht” historinë dhe gjeografinë kësaj krahine. P.sh. Cvijiqi, Alpet Shqiptare i ripagëzon me “Prokletije” (Bjeshkët e Namuna). Bjeshkën e Borit në “Radovan”, Bardhoshin në “Bjelic”, Majën e Pejës në “Peqokeq”, Liqenin e Shtarës në “Jezercë”, Rokopecin në “Brada”, Gucinë në “Gusinje” (sipas guskave) e kështu me rradhë. Ose, Plava, sipas tij, vjen nga ngjyra e liqenit “plavo “- i kaltërt, edhe pse e dinte mirë se ishte ky emri i Perandorit Romak – PLAVIUS, me origjinë Ilire që e ngriti këtë vendbanim me emrin e vet. (Shih: E. Jasque: “Shqiptarët që nga origjina e deri më sot”. ShBA, 1994)
Ndërsa, A. Joviqeviq e mbrapshtoi historinë e krahinës në fjalë: Në tri versione e paraqet prejardhjen e Ali Pashë Gucisë, por asnjëherë shqiptar(!) Gjon Bala i Vuthajve, sipas tij, ua ndrroi fenë Martinajve me dhunë edhe pse dihet se feja në Vuthaj e Martinaj është ndrruar pas vdekjes së kryetrimave të tyre: Gjon Balës e Martinit, duke filluar nga viti 1703.
Çdo të dytën fjalë e përmend “staro stanovnishtvo” (popullsia e vjetër) që, sipas tij, janë sllavët dhe “novo stanovnishtvo “(popullsia e re) që janë shqiptarët që, siç thotë ai, erdhën pas ardhjes së Turqëve duke i përzënë nga andej të parët!!??
Bajraktarin e Gucisë, Gjin Marashin e Kelmendit, që ishte vrarë në Vizitor në përpjekje me Turqit në vitin 1698, e që është gjyshi i Gjorgje (Karagjorgje) Petroviqit, nga i cili rrjedh Dinastia e Karagjorgjeviqëve të Beogradit, e pagëzon në Jovan Mershiqa. Emër ky që është përmendur pastaj në të gjitha librat shqip e serbisht deri para pak ditëve, kur në Beograd u botua libri: “KARAGJORGJEVIQËT – HISTORI E MSHEFUR” ! (marrë në portalin: “Telegrafi.com” ose, shih, lib.R. Dedushaj:” Krahina e Plavë – Gucisë nëpër shekuj”. N.Y. 1993, f. 34-35)
Të gjitha këto “dëshmi shkencore” të këtyre dy akademikëve serbë i dërguan pastaj në Konferemcën e Ambasadorëve në Londër dhe dihen rezultatet…(!)
Prej vitit 1912 e deri më sot rezulton me shpërngulje apo asimilim të Shqiptarëve të kësaj krahine dhe sot u pengojnë edhe ata pak Shqiptarë që kanë mbetur aty?!
Pra, u duhet Gucia pa Shqiptarë.
Kjo u pa më së miri me rastin e ribërjes së komunës së Gucisë këto ditë, kur s’u panë fare simbolet tona kombëtare shqiptare.
Për t’i përligjur të gjitha këto veprime, Mali i Zi ka ndërmarrë edhe fushata kulturore e propagandistike si p.sh. përkthimin e veprave të shkenctarëve të lartpërmendur serbë. Angazhimin e njerëzve vendorë e të jashtëm për rishkrimin e historisë sipas apetiteve sllave, siç janë librat e Riza Grudës, Mustafa Memiqit, dhe ca autorëve shqiptar, ku një pjesë e ish spiunëve të Rankoviqit nga kjo krahinë na dalin “PISHTARË TË LIRISË”!! (Mjafton ta lexoni vetëm librin e Sylejman Ahmetit: “Plava dhe Gucia: Ngjarje që nuk duhet harruar” (Tiranë, 2002) dhe të kuptoni kush ishin ata “PISHTARË” në fund të Luftës të Dytë Botërore?!).
Dhe, si për çudi, këtë histori të rishkruar prosllave e miratojnë edhe ca “intelektualë” vendas që dalin nëpër emisionet televizive, siç ishte rasti i lartpërmendur i Top Channel-it të Tiranës, para ca ditësh, ku u afirmuan emrat GUSI ( sipas guskave, shkina ) në vend të GUCI. Bjeshkët e Nemuna në vend të Alpeve Shqiptare, etj.
Dhe, thanë në Top Channel se për këtë krahinë s’ka shkruar askush gjer më tani! O ZOT(!).
Të kishte ndodhur kjo në kohën e komunizmit nuk do të ishte çudi. Po sot: Pse??!! Kur që nga viti 1993, që nga botimi i librit tim të lartpërmendur e deri më sot janë botuar rreth 40 libra nga autorë vendas e kosovarë, si ata të Sylejman Ahmetit (Sylë Butit), Ismail Ahmetit, Hasan I. Gjonbalaj, Dr.Zekeria Canës, Dr.Muhamet Shatrit, Ramiz Lushaj, dhe, kuptohet, gjashtë librat e mij, njëri i përkthyer edhe në gjuhën boshnjake.
Pastaj, që tre vite me rradhë në Plavë mblidhen historianët më eminentë nga të gjitha viset shqiptare në Ilirikun Plak dhe bisedojnë për historinë e kësaj treve, punimet e tyre janë botuar në shtyp, kanë dalur në emisionet televizive, etj.
Bjen pyetja: Në çfarë bote jetojnë ata intelektualë që s’paskan dëgjuar dhe as parë asgjë prej këtyre librave e shkrimeve?!
Apo, pse intelektualët e kësaj krahine nuk i përkthejnë e lexojnë librat e Nopçes, E. Durhamit, Miss Rozës – Amerikane, Shuflajt e vepra të autorëve të tjerë botëror që u kanë rënë kryq e tërthor këtyre viseve duke i paraqitur thjesht’ si “VISE SHQIPTARE”, por janë bërë merak e po i përkthejnë veprat e Joviqeveqit, Cvijiqit, Andriqit, Lekiqit e iqave të tjerë??!!
Dhe, si rezultat i gjithë kësaj që u cek më lart na vjen gjendja që e kemi sot….(!)

______________________
Historiani Rexhep Dedushaj ka lindur në Vuthaj të Gucisë në vitin 1948, ku e kreu edhe shkollën fillore e tetëvjeçaren, ndërsa të mesmen e të lartën në Pejë, Gjakovë e në Prishtinë. Ka punuar mësues i lëndës së historisë në shkollat shqipe të rrethit të Pejës. Në vitin 1989 detyrohet të largohet nga Kosova dhe emigron në SHBA, ku ende ndodhet në shtetin e New Yorkut. Ka botuar disa monografi si “Krahina e Plavë-Gucisë në shekuj”(1993) të cilin e ka botue edhe në gjuhën boshnjake me titull “Plavo-Gusinjska nahija vekovima” (2003),“Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë-Gucisë” (1997), “100 vjet Luftë” (1999), “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës” (2006), “Gjurmë mërgimtarësh” (2009), “Çung Tahiri i Vuthajve” (2013).
Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës në Tiranë për kontributet me botimet për krahinën e Plavë-Gucisë e ka dekoruar me Çmimin “Pjetër Budi” në vitin 2008.

Filed Under: Analiza Tagged With: NDAJ GUCISË, NJË FUSHATË SLLAVOFILE, rexhep dedushaj

Burg i përjetshëm ndaj shqiptarëve në Maqedoni, fryrje zjarri dhe vet shkatërrim!

July 2, 2014 by dgreca

Ne Foto: Gjykimi i shqiptareve te Maqedonise do te jete turpi për shqiptarët shekullit e 21-të!!!?/
Nga Asllan Dibrani/Shqiptarët e Maqedonisë u dënuan për shkaqe politike në të gjitha kohërat, po edhe ky montim perfid po vazhdon edhe në ditët e sotme !Këtë akt të turpshëm të shtetit artificial të Maqedonisë , po e ndihmon edhe politika dyfytyrëshe në forcat mercenare nga radhët e lidershipit shqiptar që po heshtin pran një drame tragjike të popullit shqiptar në Maqedoni . Mercenarët shqiptar të pozicionuar në kolltukët e but në shërbim të armiqve dhe të pushtuesve sllavo-maqedon të tokave shqiptare, po qon edhe ma tutje këtë sfide rrëqethëse drejt një vetrobërie në kooperim me interesat e tyre personale me ato kolektive të Maqedonisë si pushtues të pa skrupullt në shekullin e 21-të kundër shqiptarëve.
– Procese në vazhdimësi i montimeve ,intrigave, akuzave pati gjithmonë gjatë historisë, siç patëm rast ta përcjellim edhe rasti ma të fundit mbi gjykimin si proces i montuar, për gjashtë persona të akuzuar në rastin “Monstra” që u kurorëzua një dënim i turpshëm kundër shqiptarëve në Maqedoni me burg të përjetshëm.
-Me burg të përjetshëm,u dënuan Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, nën akuzën se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ata janë dënuar për veprën më të rëndë, “terrorizëm”, nga e cila i shfrytëzuan të gjitha paragrafët dhe nenet e ligjit të shtetit ish jugosllav të Serbisë. Procese të tilla u bënë edhe në Kosovën e viteve të 81-ta,që isha edhe vet ish i burgosur politik për realizimin e të drejtave tona shqiptare në Kosovë! Ky dënim drastik sikur nuk u prishi tymin e duhanit, partive politike shqiptare dhe liderëve shqiptarë në Maqedoni!?. Ata janë bërë pjesë e përbashkët diskriminuese kundër interesave të shqiptarëve. Partitë dhe liderët shqiptarë janë një turp i kohës që nuk reagojnë kundër një grusht sllavësh në torturat , vrasjet dhe përndjekjen e shqiptareve nga trojet e veta. Një politikë aktuale në terrorizimin e shqiptarëve duhet ta shohin e dhe instancat ma të larta në nivel të shteteve të Ballkanit dhe të Evropës. Duhet te analizohen një sere aksionesh dhe reprezaljesh që po zhvillohen kundër popullit shqiptar dhe pikërisht ky rast i këtyre djemve që në një mënyrë janë viktimë e politikes sllavo-maqedane e kurorëzuar me mercenaret qyqarë shqiptare, që luajnë rolin e pushtetarëve përkrah sllavoma-qedonasëve që po i cenojnë liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve në Maqedoni.
-Ky projekt u konstruktuar shumë më herët nga shteti maqedonas , vet i vranë fëmijët e tyre për t’i akuzuar e dënuar shqiptarët. Ky është thjesht montim politik , nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e maqedonasve nga ky grup i shqiptarëve. Kështu veproj edhe Beogradi në Kosovë gjatë sundimit të tyre mbi Kosovën, siç ishte rasti i Martinoviqit në Gjilan që e futi shishen në zorrën e trash, me ç’rast u dënuan shumë shqiptarë deri sa u zbardh rasti !!!
Kjo politikë e shtetit maqedonas dhe e mercenarëve shqiptarë, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë duhet të dënohet dhe të ndëshkohet mesa vijon:
1. Një grusht shtet Maqedoni mos të lihet i lirë të qeverise ma shqiptaret autokton në trojet e veta.
2. Tu tregohet se ku e kanë vendin maqedonasit e shtet artificial nga popullata bullgare dhe sllavo-greke, vllehe etj.
3. Urgjentisht të bëhen ndryshime në përgatitjen e vetëdijes së popullit shqiptar që mos të mbesin vegla të huaja as të një grupi ekstremist islamik qe përpiqen ta asimilojnë atë popull nga shqiptar në turq ,ortodoks , mysliman e teza tjera të rrezikshme për një popull me një histori në vete.
4. Shqiptarët duhet të deklarojnë se ky rast është i montuar si proces politik të reagojnë me demonstrime të ndryshme ndërkombëtare që ta kthejnë në rishqyrtim këtë aktgjykim aq drastik dhe antishqiptar.
5. Të japin përgjegjësi Menduh Thaçi i PDSH si opozitë dhe shërbëtor i qeverisë aktuale që nuk e tha edhe një fjalë te vetme për rastin e dënimit të gjashte shqiptarëve me burg të përjetshëm, Ali Ahmeti ekzekutues dhe pjesëmarrës i qeverise aktuale maqedonase si lideri i BDI-së, zv/Ministër të MPB Zemri Qamili ,dmth numri 2 në policinë e Maqedonisë, pjesë së Qeverisë, Gruevski dhe shume bashkëpunëtorë tjerë si mercenarë.
6. Në rastin e dënimit drastik të shqiptareve duhet te ngrehin nota proteste që të dy shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova me që populli shqiptar në Maqedoni është pjesë e trungut të kombit shqiptar.
7. Të bëhen ndryshime të menjëhershme ne politiken shqiptare nga vet shqiptarët e Maqedonisë për rrënimin dhe shpërbërjen e Maqedonisë , e jo të mbrohet siç veprojnë zagaret shqipfolës ta mbrojnë edhe në instancat evropiane. Evropa dhe bota nuk din si ti vlerësoj shqiptarët në Maqedoni si turq , mysliman sipas radikalizmit ekstrem islamik që po e rrezikojnë qenen tonë kombëtare,si boshnjak , bullgar apo si?.Me vet fajin e tyre e kanë zbeh mjaft gjenezën kombëtare shqiptare në Maqedoni.
8. Një manipulim në dëm te të akuzuarve aktual e ndihmuan grupet ekstremiste islamike qe në qendrën e Shkupit dolën ne protesta me flamurin e hamësit për xhamia e fe duke harruar kërkesën e të drejtave të veta për fabrika, shkolla, flamur, liri etj . Ata u shfaqen duke përdhunuar flamurin shqiptar dhe i dhanë epitet të keq çështjes nacionale shqiptare. Me këto akte zyrtarët sllavo-maqedon e përforcuan aktakuzën kudër këtyre të rinjve shqiptar që s’kanë lidhje me ato grupe ekstremiste. Pra populli shqiptar jo syçelë sa duhet po bie viktimë e grupeve ekstremiste dhe qarqeve sllavomaqedane, sepse radikalizmi shkatërron vete kombin shqiptar dhe bëhet armë për pushtuesit maqedonas , që me armët tona të na vrasin ,dënojnë dhe poshtërojnë!?.
9. Shqiptar mos u kënaqeni me komitetin e rrejshme në Maqedoni , dhe mos rrini spektator duke u dergjur në burgje sllavo-maqedane , djemtë tanë po ngrinte zërin dhe bëhuni pjesë e realizimit për të drejtat e juaja që sot ju mohon një shtet i pa themel dhe i pa vlerë .
10. Le të mbetet momenti i fundit që shqiptaret të mbesin vegël e huaj dhe për krejt në fund, koha ju thërret që të krijoni unitetin nacional . Këta burra që po dergjen në burgjet slavo-maqedane, le të jetë zëri i ndërgjegjeje sonë për tu zgjuar nga amullia historike. Le të mbetet rasti i këtij gjykimi ndaj shqiptarëve si masazh dhe kushtrim i bashkimit kombëtar, si alternativë për ta ribërë Shqipërinë, qe ishte dhe ka qene…Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe të gjithë veprimtarët qe i dolën zot atdheut.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan dibrani, Burg i përjetshëm, fryrje, ndaj shqiptareve, ne Maqedoni, vet shkatërrim!, zjarri dhe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 876
  • 877
  • 878
  • 879
  • 880
  • …
  • 970
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS
  • Klubi “Flas Shqip” dhe “Vatra Miami” organizuan festë madhështore në nder të Flamurit Kombëtar në Miami Florida!
  • Nxënësit e Alba Life valëvisin Flamurin Shqiptar gjer në kupë të qiellit në Bronx
  • Robert Lulgjuraj Meets with the Extraordinary History and Legacy of VATRA in New York
  • NYC Flag-Raising Ceremony at the Charging Bull on Wall Street with Mayor Eric Adams!
  • Dr. Rexhep Krasniqi, një jetë e përkushtuar për arsimin, kulturën dhe çështjen shqiptare
  • LASGUSH PORADECI, NJERIU TOKËSOR
  • ROMANI “I ARRATISURI”- VLERA TË SPIKATURA TË RRËFIMIT BASHKËKOHOR
  • E ardhmja e kombit, e përkrahur nga LAPSH-i, prindërit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe, kremtoi 28 Nëntorin në zemër të Zvicrës
  • Libri “Fortesat e Drinit në shekujt IV–VI” 
  • NJË REFLEKTIM PERSONAL NË 10-VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM  TË SH. T. Imzot RROK MIRDITËS KRYEIPESHKVIT TIRANË-DURRËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT