• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak

April 7, 2026 by s p

Prof.dr.Muhamet Racaj/

Analiza e rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktet moderne ushtarake nuk mund të bëhet jashtë kontekstit të aleancave strategjike dhe në veçanti të NATO-s. Si fuqia më e madhe ushtarake globale, SHBA zotëron kapacitete të pakrahasueshme në aspektin teknologjik, logjistik dhe operacional. Megjithatë, përvoja historike dëshmon se suksesi i saj nuk varet vetëm nga superioriteti ushtarak, por edhe nga faktorë politikë, strategjikë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

1. Përvoja historike: kufizimet e fuqisë së vetme

Rasti i Luftës të Vietnamit mbetet një nga shembujt më domethënës që demonstron kufizimet e një fuqie të madhe ushtarake që operon pa një kornizë të gjerë aleancash kolektive. Pavarësisht epërsisë absolute në armë, teknologji dhe numër trupash, SHBA nuk arriti të realizojë objektivat strategjike.

Shkaqet kryesore përfshijnë:

● natyrën asimetrike të konfliktit,

● mungesën e një strategjie të qartë afatgjatë,

● presionin e opinionit publik të brendshëm,

● mbështetjen e fuqive të mëdha për kundërshtarin.

Ky rast dëshmon se fuqia ushtarake e izoluar nuk garanton sukses në konfliktet moderne, sidomos kur ato zhvillohen në mjedise komplekse politike dhe sociale.

2. Operacionet unilaterale dhe kufizimet e tyre

Në konfliktet ku SHBA ka vepruar pa një angazhim të plotë të NATO-s, si në Lufta në Irak dhe fazat fillestare të Lufta në Afganistan, vihet re një model i përsëritur:

● fitore e shpejtë ushtarake në fazën konvencionale,

● vështirësi serioze në stabilizimin pas konfliktit.

Në Irak, rrëzimi i regjimit ishte i menjëhershëm, por mungesa e një strategjie efektive për rindërtim çoi në destabilizim afatgjatë.

Në Afganistan, edhe pse më vonë u përfshi NATO, dështimi për të ndërtuar institucione të qëndrueshme rezultoi në rikthimin e talebanëve.

Këto raste tregojnë se:

● lufta moderne nuk përfundon me fitore ushtarake, por me stabilitet politik – një objektiv që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar.

3. NATO si multiplikator force dhe legjitimiteti

Ndryshe nga operacionet unilaterale, ndërhyrjet në kuadër të NATO-s, si Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, dëshmojnë efektin e fuqishëm të bashkëveprimit kolektiv.

Roli i NATO-s përfshin:

● interoperabilitet të avancuar ushtarak (doktrina, komunikim, standarde),

● ndarje të barrës financiare dhe operative,

● legjitimitet ndërkombëtar më të lartë,

● koordinim strategjik shumëpalësh.

Për më shumë se shtatë dekada, NATO ka ndërtuar një sistem të integruar bashkëpunimi, ku forcat e armatosura të vendeve anëtare funksionojnë si një strukturë e vetme operative.

Kjo i jep SHBA-së një avantazh të rëndësishëm:

● aftësinë për të vepruar në mënyrë të sinkronizuar me aleatët në shkallë globale.

4. Dimensioni strategjik: më shumë se fuqi ushtarake

Analiza moderne e konflikteve tregon se faktorët vendimtarë për sukses janë:

● legjitimiteti ndërkombëtar,

● mbështetja politike dhe diplomatike,

● kapaciteti për ndërtim institucional pas konfliktit,

● bashkëpunimi me aleatët.

Në këtë kontekst, NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por një platformë strategjike e sigurisë kolektive, që rrit efektivitetin e çdo operacioni ku SHBA është e përfshirë.

5. Vlerësim përfundimtar

Në përfundim, mund të konstatohet se SHBA mbetet fuqia ushtarake më e madhe në botë, me kapacitete të pakrahasueshme për të fituar luftëra konvencionale në mënyrë të shpejtë dhe vendimtare. Megjithatë, përvoja historike – nga Lufta e Vietnamit deri te konfliktet tani në Lindjen e Mesme (Izrael-Iran dhe SHBA- Iran)– dëshmon se suksesi i qëndrueshëm në luftërat moderne kërkon më shumë se superioritet ushtarak.

Prandaj:

Bashkëpunimi me NATO-n nuk është thjesht një avantazh për SHBA-në, por një faktor kyç që rrit ndjeshëm efektivitetin, legjitimitetin dhe qëndrueshmërinë e operacioneve ushtarake në epokën bashkëkohore.

Ky realitet konfirmon se fuqia e SHBA-së arrin kulmin e saj jo në izolim, por në kuadër të aleancave strategjike, ku NATO mbetet shtylla kryesore e sigurisë euroatlantike.

Filed Under: Ekonomi

HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT

April 4, 2026 by s p

Selam Sulejmani/

Sivjet, në muajt mars dhe prill, i shënojmë përvjetorët e masakrës së Tivarit dhe të Dubrovnikut, të kryera ndaj shqiptarëve para 81 vitesh nga komunistët jugosllavë. Sipas historianëve tanë, në dimrin e vitit 1945, të ashtuquajturit “çlirimtarë” jugosllavë iu vërsulën trojeve shqiptare për t’i pushtuar ato. Për ta bërë më të lehtë pushtimin e tyre, shqiptarët u mobilizuan dhunshëm për t’i dërguar në frontet e luftës, gjoja për t’i plotësuar njësitet partizane të të ashtuquajturës Ushtri Nacionalçlirimtare.

Shqiptarët u mobilizuan nga të gjitha trevat, përfshi edhe mobilizimet nga qytetet veriperëndimore të Maqedonisë, si nga Dibra, nga Kërçova, nga Gostivari, nga Tetova, nga Shkupi, nga Kumanova etj. Për në Srem dhe për në veri të Jugosllavisë së asaj kohe, u mobilizuan edhe shqiptarë nga Tetova dhe rrethina, pra edhe nga fshatrat e malësisë së Sharrit. Nga fshati Vicë u mobilizuan mbi njëzet banorë. Në mesin e tyre edhe gjyshi ynë, Bajram Sulejmani. Shqiptarët e mobilizuar, të çarmatosur dhe të torturuar, një pjesë të rrugës e përshkuan në këmbë. Më pas i hipnin nëpër trena për të mbërritur në vendarritjen e fundit. Në rrugën pa kthim të Tivarit, përkatësisht të Dubrovnikut, nga qytetet dhe rrethinat e lartpërmendura, janë dërguar disa grupe, të mobilizuar me dhunë dhe të shoqëruar nga ushtarë serbë si dhe nga Brigada XV maqedonase e Divizionit 48.

Para se të mbërrinin në Tivar, shqiptarët e mobilizuar dhe shoqëruesit ushtarakë serbë dhe maqedonas, mësojnë për masakrën e Tivarit. Për këtë arsye, me mjete lundruese nisen prej Ulqini drejt Dubrovnikut. Dëshmitarët që e kanë përjetuar ferrin e Dubrovnikut, rrëfejnë se tragjedia e kobshme ka ndodhur më 15 prill 1945, në orët e hershme të mëngjesit, sapo kishte lindur dielli. Me fjalë të tjera, ferri i Dubrovnikut ka ndodhur dy javë pas masakrës së Tivarit. Ndërtesa ose uzina ku ishin strehuar shqiptarët e mobilizuar dhunshëm për t’u vrarë për kauza sllave, paraprakisht kishte shërbyer si burg kryesor i forcave gjermane. Thuhet se nga helmimi në Dubrovnik janë mbytur brenda kazermës 400 vetë, ndërsa 400 të tjerë janë dërguar në spital. Kanë shpëtuar tridhjetë deri dyzetë persona.

Të vdekurit janë varrosur në varreza masive, në vendin e quajtur Gruzhinë. Në tragjedinë e tmerrshme të Dubrovnikut, e ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare edhe gjyshi ynë Bajram Sulejmani (7.6.1911 – 15.4.1945), bashkë me disa banorë të tjerë të fshatit Vicë, si: Idriz Idrizi (5.3.1913 – 15.4.1945), Rasim Neziri (8.1.1908 – 15.4.1945), Amet Dehari (15.4.1915 – 15.4.1945), Azem Hasani (3.7.1908 – 15.4.1945), Femi Murati (4.5.1911 – 15.4.1945), Musa Osmani (15.10.1916 – 15.4.1945), Ferat Ferati (15.6.1916 – 15.4.1945), Sherif Selami (13.6.1917 – 15.4.1945), Raif Shahini (21.7.1919 – 15.4.1945), Xhabir Veliu (15.6.1919 – 15.4.1945), Sami Sulejmani (3.6.1915 – 15.4.1945), Hisen Xhemaili (7.10.1912 – 15.4.1945), Reshit Iseni (10.6.1915 – 15.4.1945) dhe Osman Emini (15.10.1902 -15.4.1945), ndërkaq Xhevit Mehazi, Abedin Murati, Ramadan Shasivari, Xhafer Iseni dhe Arif Ramadani, fatmirësisht i shpëtuan golgotës së helmimit.

Të mbijetuarit e këtij krimi makabër, tërë jetën i vuajtën pasojat e helmimit të qëllimshëm, por krahas vuajtjeve, ata rrëfenin edhe për torturat, dhunën dhe krimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore, ndaj qindra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm.

Politika hegjemoniste sllave ndaj popullit shqiptar ka qenë permanente dhe si e tillë njihet edhe botërisht. Qëllimi i saj ndër shekuj ka qenë zhdukja fizike e shqiptarëve dhe pushtimi i tokave arbërore. Ndaj popullit tonë, sllavët kanë ushtruar dhunë dhe kanë përdorur metoda nga më mizoret për t’i asgjësuar dhe për t’i larguar nga vatrat shekullore dhe stërgjyshore.

Masakrat në Tivar dhe e Dubrovnik paraqesin vazhdimësi të planeve shoviniste dhe të projekteve ogurzeza për dëbimin, për spastrimin etnik dhe për shfarosjen e një kombi të tërë që historiografia botërore e njeh si ndër më të vjetrit e Gadishullit Ballkanik.

Tivari, Dubrovniku dhe jo vetëm, dëshmojnë se shqiptarët dërgoheshin në vijën e parë të frontit dhe vriteshin për kauza të huaja. Shteti jugosllav kurrë nuk mbajti përgjegjësi për krimet e sipërpërmendura. Për zbardhjen e kësaj tragjedie, nuk kanë treguar kurrfarë interesimi as institucionet përkatëse të shtetit. Madje s’është bërë dot gjë as për shënimin e lokaliteteve ku u groposën të helmuarit. Politika shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve që mbetën nën sundimin jugosllav, përkundër propagandës dhe premtimeve të dhëna, vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Mjafton ta kujtojmë luftën e Drenicës në vitin 1945, aksionin për mbledhjen e armëve në vitin 1956, shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve për në Turqi në vitet ’50-’60, emigrimin për shkaqe ekonomike drejt vendeve perëndimore – në Evropë dhe në Amerikë, si dhe shumë ngjarje të tjera që ndërlidhen me proceset në trevat shqiptare, ku populli ynë iu nënshtrua diskriminimit shtetëror, represalieve dhe presionit policor e ushtarak.

Gjashtëmbëdhjetë banorët e fshatit Vicë dhe qindra të tjerë të ekzekutuar në masakrën e planifikuar në Dubrovnik, janë dëshmi e trajtimit çnjerëzor të malësorëve të devotshëm dhe të mbarë popullatës shqiptare, nga komunistët jugosllavë. Të rënët në këto masakra lanë pas vete gratë dhe fëmijët e tyre të cilët gjatë gjithë jetës i vuajtën pasojat e kalvarit. Gjatë gjithë kohës jetuan me vuajtje të papërshkrueshme dhe me dhimbje të pafund për humbjen e djemve, të burrave dhe të prindërve të tyre.

Përpos një pllake përkujtimore të ngritur në vitin 2002 në fshatin Vicë, këta burra meritojnë vëmendjen e mbarë shoqërisë. Sot, edhe në saje të sakrificës së të rënëve në Dubrovnik, në institucionet arsimore, përkatësisht në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të RMV-së, fatmirësisht përfaqësohemi me kuadër shqiptar. Komisionet kompetente, gjatë hartimit të teksteve shkollore për arsim fillor dhe të mesëm, ngjarjet tragjike të sipërthëna duhet t’i trajtojnë me përparësi dhe në mënyrë profesionale, duke i përfshirë në tekstet e historisë. Historia e një populli me kaq tragjizëm, nuk mund të shkruhet privatisht, sepse nuk jemi popull privat.

Shkrimtari i njohur italian me prejardhje hebraike, Primo Michele Levi (31 korrik 1919 – 11 prill 1987), i cili i vuajti torturat në kampet naziste, thotë: “Holokausti është një faqe në librin e njerëzimit nga e cila nuk duhet ta heqim kurrë shenjën e kujtesës”.

Krimet në Tivar dhe në Dubrovnik që politika jugosllave i minimizoi në kontekstin e fitores mbi fashizmin, kurrë nuk duhet t’i harrojmë. Është detyrë, sidomos e institucioneve shkencore dhe e studiuesve seriozë, që ngjarjet e dhimbshme të së kaluarës t’i hulumtojnë në hollësi. Plagët e krimeve jugosllave mbeten të hapura sot e kësaj dite. Ato trokasin në ndërgjegjen tonë.

Lavdi të rënëve të masakrës së Tivarit dhe të Dubrovnikut! I paharruar qoftë kujtimi i Tyre!

Filed Under: Ekonomi

Kur drejtësia hyn në oborrin e mbretit, parlamenti del roje te dera!

March 25, 2026 by s p

Nga Arian Galdini/

Rasti Balluku duhet lexuar në atë lartësi ku episodet pushojnë së qenuri thjesht episode dhe bëhen prova karakteri për një rend të tërë. Jo si grindje teknike mbi një procedurë. Jo si zhurmë e një seance. Jo si krizë e një emri. Shqipëria pa këto ditë pikërisht çastin kur një qeverisje zbulohet vërtet, çastin kur ligji i afrohet pragut të saj. Deri atëherë, fjala vishet bukur, reforma shpallet me ton solemn, shteti ligjor përdoret si stoli morale për konsum të brendshëm dhe ndërkombëtar. Sapo prekja bëhet reale, dekori bie dhe instinkti i vetëmbrojtjes del më i sinqertë se çdo fjalim. Me këtë rast, Edi Rama rrëzoi vetë pretendimin se mund të jetë njëherësh edhe mbrojtësi i reformës në drejtësi, edhe kufiri i saj i fundit. 

Këto dy role nuk bashkëjetojnë. Njeriu që e lëvdon drejtësinë në ditët e saj të sigurta, por i vë gardh sapo ajo afrohet te rrethi i vet, nuk mbron parimin. Mbron afërsinë. Nuk ruan standardin. Menaxhon frikën. Ajo që u pa këtu nuk mbaron te Shqipëria, as te kjo shumicë, as te ky parlament. Ajo zbulon një ligj më të vjetër të pushtetit, rendin e do për sa kohë e mbron; sapo rendi i afrohet, kërkon përjashtim. Aty fillon degradimi i vërtetë. Jo kur ligji shkelet me britmë, por kur ruhet si gjuhë dhe kufizohet si veprim. Jo kur pushteti e mohon normën, por kur e pranon me buzë dhe e frenon me dorë.

Për këtë arsye, prova e vërtetë e një rendi nuk ndodh aty ku ligji zbret mbi të pambrojturin. Aty çdo shtet di të bëjë forcën. Afati i skadon atij që s’ka mbështetje. Gjoba i vjen atij që s’ka krah. Procedura i bie atij që s’ka strehë. Prova fillon vetëm kur dora ngrihet lart, jo poshtë. 

Aty shihet nëse kemi përpara republikë apo vetëm dekor institucional. Republika fillon atje ku ligji depersonalizohet. Atje ku emri, posti, dobia e djeshme, afërsia politike dhe besnikëria partiake nuk vlejnë si monedhë shpëtimi. Fisi fillon atje ku rrethi mbyllet, ku shumica bëhet mur, ku procedura përdoret si kohë e blerë dhe ku privilegji vishet me gjuhë institucionale. Kjo është ndarja themelore, republika pyet çfarë kërkon ligji, fisi pyet kë po prek ai. Një parlament i vënë në shërbim të kësaj logjike ulet si zgjatim i oborrit, dhe aty institucioni pushon së qenë masë e bëhet strehë.

Kjo nuk është vetëm çështje karakteri personal. Është edhe pasojë e një strukture të njohur në shoqëritë ku pushteti përjetohet si zotërim i rrethit dhe jo si barrë e standardit. Kur lidhjet ndërmjetëse dobësohen, kur parlamenti humbet pavarësinë e vet morale, kur besnikëria personale zë vendin e normës, mbrojtja e të fortit fillon të duket më e natyrshme se zbatimi i ligjit. Në një rend të tillë, shumica nuk e ndien veten nën detyrimin për ta lënë normën të ecë; e ndien veten nën detyrimin për të mbrojtur trupin prej të cilit jeton.

Dëmi, prandaj, nuk ndalet te procedura. Ai prek mënyrën si një shoqëri e kupton veten. Qytetari sheh se barazia është gjuhë e katit të sipërm, ndërsa poshtë vepron hierarkia e prekshmërisë, ku disa preken menjëherë dhe disa vetëm kur pushojnë së qeni të dobishëm. Kështu cinizmi hyn në ajrin e përditshëm, jo si doktrinë e shpallur, por si klimë e thithur ngadalë, derisa institucioni pushon së dukuri si rend i përbashkët. Atëherë nuk humbet vetëm besimi te një qeveri. Humbet siguria se fjala “ligj” do të thotë të njëjtën gjë për të fortin dhe për të dobëtin. 

Humbet arsyeja që njeriu të mos bëhet vetë cinik. Një burrë e ndoqi votimin nga telefoni, mes dy punëve të ditës. Nuk u habit. Kjo është pjesa më e rëndë. Nuk pa një të papritur, pa të konfirmohej ajo që e mbante pezull prej kohësh brenda vetes. Kur mbaroi seanca, fjala “ligj” nuk i tingëllonte më si diçka që mbërrin në të njëjtën mënyrë te i forti dhe te i dobëti. Turpi është kufiri i fundit i republikës. Një rend që nuk turpërohet më nga përjashtimi që i jep të fortit ka hyrë në fazën ku kalbëzimi nuk është aksident, por metodë vetëmbrojtjeje. 

Në atë çast, shteti nuk dëmton vetëm drejtësinë. 

Dëmton atë që është njëherësh më e brishtë dhe më vendimtare, arsyen e njeriut për të besuar se e vërteta publike ka ende kuptim.

Edhe udhëheqja provohet vetëm këtu. 

Burri i shtetit e di se institucioni duhet të qëndrojë më lart se afërsia e vet. 

Ai e di se nganjëherë çmimi i standardit bie mbi njerëzit e tij dhe prapë nuk e prek timonin e ligjit. 

Pikërisht aty matet shtatësia morale e udhëheqjes. 

Udhëheqësi i vërtetë humb njerëz, nuk humb masën. 

Menaxheri i aparatit mendon ndryshe, standardi vlen derisa të prekë të vetët. Pastaj flet interesi. 

Në rastin Balluku kjo u pa me qartësi të plotë. 

Këtu nuk foli udhëheqësi që pranon barrën e standardit. 

Foli aparati që e mbyll kufirin sapo drejtësia afrohet.

Për këtë arsye, Perëndimi e Perëndimorizmi nuk matet me gjuhën e fjalimeve, as me koreografinë e samiteve. 

Matet atje ku më i forti nuk përjashtohet dhe ku barazia para ligjit nuk çahet, sepse aty ku këto bien, ndarja e pushteteve kthehet në strehë private për pushtetin, moderniteti në dekor dhe republika në emër.

Këtu mbaron iluzioni moral. 

Kur bie një pretendim i tillë, mbetet vetëm radhitja e zhveshur, kush mbrohet, kush preket, kush vendos renditjen.

Ai burrë me telefon nuk do ta dijë kurrë emrin e gjykatësit, nuk do të bëjë ankesë, nuk do të mbajë mbledhje. 

Por diçka vendosi atë ditë, heshtazi, të mos presë nga ligji atë që ligji nuk ia jep të barabartë. 

Ky vendim, i padukshëm, i shumëzuar, i heshtur. 

Aty mbaron republika si besim. 

Aty nis frika si rend.

Filed Under: Ekonomi

Zhvillimi i sektorit të ndërtimit në Shqipëri dhe roli i tij si motor ekonomik

March 23, 2026 by s p

(Pse investimi në pasuri të paluajtshme sot është një zgjedhje strategjike për të ardhmen)

Nga Amarild Braka, Sipërmarrës, CEO

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim tejet të dukshëm urban dhe ekonomik, ku sektori i ndërtimit ka luajtur një rol kyç si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit. Nga rigjallërimi i qyteteve bregdetare te zgjerimi i infrastrukturës dhe modernizimi i zonave urbane, ndërtimi nuk është thjesht një aktivitet ekonomik por ai është një katalizator i rritjes, punësimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës. Në këtë kontekst, zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori paraqet një mundësi reale për të konsoliduar progresin ekonomik të vendit dhe për të krijuar vlera afatgjata për qytetarët.

Së pari, sektori i ndërtimit ka një efekt shumëfishues në ekonomi. Ai lidhet ngushtë me industri të tjera si prodhimi i materialeve të ndërtimit, transporti, arkitektura, inxhinieria dhe shërbimet financiare. Çdo projekt ndërtimi gjeneron kërkesë për punë dhe produkte në disa hallka të ekonomisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Për më tepër, ai krijon vende pune në një gamë të gjerë profesionesh, nga punëtorë të thjeshtë deri te specialistë të kualifikuar, kësisoj duke ndihmuar në uljen e papunësisë dhe rritjen e të ardhurave familjare.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është roli i ndërtimit në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban. Investimet në ndërtesa moderne, rrugë, zona rezidenciale dhe hapësira publike rrisin atraktivitetin e qyteteve shqiptare për investitorët e huaj dhe turizmin. Qytete si Tirana, Durrësi dhe Vlora po shndërrohen gradualisht në qendra dinamike urbane, duke reflektuar një standard të ri jetese dhe një potencial më të madh ekonomik. Kjo rrit vlerën e pronës dhe krijon një cikël pozitiv zhvillimi si përfitim për të gjithë ekonominë.

Megjithatë, përtej ndikimit makroekonomik, sektori i ndërtimit ka një rëndësi të veçantë edhe për individin, sidomos në kontekstin e investimeve personale. Blerja e një apartamenti sot në Shqipëri përfaqëson një nga format më të sigurta dhe të qëndrueshme të investimit. Në një treg financiar ende në zhvillim dhe me alternativa të kufizuara investimi, pasuria e paluajtshme mbetet një aset i prekshëm dhe relativisht i qëndrueshëm ndaj luhatjeve të tregut.

Një nga arsyet kryesore pse investimi në apartamente është i favorshëm lidhet me rritjen e vazhdueshme të kërkesës sidomos në ditët e sotme kur janë shtuar blerjet edhe nga shtetasit e huaj. Urbanizimi, rritja e popullsisë në qytete dhe zhvillimi i turizmit kanë krijuar një nevojë të shtuar për banesa dhe ambiente akomoduese. Kjo kërkesë pritet të vazhdojë në vitet në vijim, duke mbështetur rritjen e çmimeve të pronave dhe duke garantuar një kthim të mirë të investimit për blerësit e sotëm.

Po ashtu, tregu i qirave në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më dinamik, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike. Një apartament i blerë sot mund të gjenerojë të ardhura të qëndrueshme përmes qirasë, duke krijuar një burim pasiv fitimi për pronarin. Në qytetet bregdetare, potenciali për qira sezonale është veçanërisht i lartë, falë rritjes së turizmit ndërkombëtar. Kjo e bën investimin në pasuri të paluajtshme jo vetëm të sigurt, por edhe fitimprurës në afat të mesëm dhe të gjatë.

Një faktor tjetër që e bën këtë moment të favorshëm për investime është faza aktuale e zhvillimit të tregut. Shqipëria është në një fazë rritjeje, ku çmimet e pronave, megjithëse në rritje, mbeten konkurruese krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës. Kjo krijon një mundësi për investitorët që të hyjnë në treg përpara se ai të arrijë nivele më të larta maturimi, ku kthimet potenciale do të jenë më të kufizuara.

Në përfundim, sektori i ndërtimit në Shqipëri përfaqëson një mundësi të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. Ai ka potencialin të vazhdojë të jetë një motor rritjeje, duke krijuar vende pune, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke rritur atraktivitetin e vendit. Paralelisht, për individët, investimi në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në apartamente, mbetet një nga zgjedhjet më të mençura financiare në kushtet aktuale.

Me kërkesë në rritje, potencial për të ardhura nga qiratë dhe rritje të vlerës së pronës, blerja e një apartamenti sot nuk është thjesht një vendim për strehim, por një strategji e mirëfilltë për siguri dhe prosperitet në të ardhmen.

Filed Under: Ekonomi

Reconciliation Requires a Partner. Serbia is Not Offering One

March 22, 2026 by s p

Serbia presents itself as a partner for normalization while advancing narratives built on unproven claims — a dual track that undermines the foundations of reconciliation.

By Elmi Berisha | 21 March 2026

www.kosovodispatch.com

Serbia premiered a film on March 17. It was not a cultural event. It was a policy statement.

Harvest — an American-Serbian-Italian co-production funded by the Serbian Film Center, promoted by Serbia’s Director of Public and Cultural Diplomacy, attended at its Belgrade premiere by senior government officials — advances a specific historical claim: that the Kosovo Liberation Army ran systematic organ trafficking operations against Serbian civilians after 1999. That claim was investigated by a dedicated international court with full mandate and years of resources. It issued indictments, pursued high-profile cases, and charged murder, persecution, and unlawful detention. It did not charge systematic organ trafficking.

No indictment. No prosecution. No conviction.

Serbia chose to make this film anyway. That choice is not incidental.

Serbia presents itself in Brussels and Washington as a government committed to dialogue, to normalization, to a negotiated resolution of its relationship with Kosovo. Its officials sit at tables. They sign frameworks. They speak the language of European integration. Simultaneously, the same government funds and promotes a cinematic production asserting, as documented truth, allegations that its own court — a court Serbia helped bring into existence — could not sustain.

These are not contradictory tracks. They are coordinated. Serbia has spent years constructing a parallel public narrative in which it is the primary victim of the 1999 war — of NATO, of Albanian violence, of international bias — while engaging Western capitals on terms that require those same capitals to treat it as a responsible regional actor. Harvest is the most visible recent expression of that construction. It is not in tension with Serbia’s diplomatic posture. It serves it.

I have sat in rooms where Serbian and American officials discussed the region’s future. And I have watched, over those same years, Serbia’s cultural diplomacy tell a different story to a different audience — one in which the KLA harvested organs and the international community ignored Serbian suffering to serve its own agenda. The film playing in Belgrade’s cinemas today is the product of that effort, refined over years and now export-ready.

Normalization between Kosovo and Serbia — genuine normalization, not managed tension mistaken for progress — requires a minimum foundation. Not agreement on every historical question. Post-conflict societies rarely achieve that. But a baseline: an acknowledgment that documented crimes occurred, that victims were real, that the international legal record matters. Serbia has not offered that baseline. It has not acknowledged the systematic expulsion of nearly a million Albanians. It has not acknowledged the massacres documented in ICTY judgments and confirmed by Serbian state records. The village of Reçak, where 45 unarmed civilians were killed on January 15, 1999, remains, in Serbian official discourse, a battlefield engagement rather than what international forensic investigation established.

Harvest does not operate in isolation from that denial. It is its continuation — produced with better resources and wider international reach than any previous iteration. The film’s central device is designed to make unproven allegations feel like lived experience. It does not invite the audience to evaluate evidence. It bypasses evidence entirely. It replaces verification with experience. What is felt becomes what is remembered. What is remembered becomes what is true. In policy environments where attention is limited and primary documents go unread, that mechanism does real work — not in Belgrade, but in the diaspora networks, parliamentary offices, and diplomatic channels where Serbia’s international standing is actually negotiated.

Western silence is not neutrality. It is the condition that makes this strategy viable.

This is not a call for rupture with Belgrade. The dialogue process has value. American engagement in the Western Balkans has been essential and must continue. But engagement requires honesty about what it is engaging with. A government that funds disinformation about unproven atrocities while presenting itself as a peace partner is not expressing two contradictory impulses in tension. It is running a calculated dual track, and it has concluded — not without reason — that the cost of doing so is acceptable.

Reconciliation between Kosovo and Serbia remains possible. It will require Serbian leaders to tell their own population something harder than any film will tell it — that the crimes documented in international courts were real, that the victims were real, and that no narrative campaign changes either fact.

A partner that manufactures victimhood while refusing to acknowledge documented crimes is not yet ready for the table it claims to want.

Washington and Brussels are allowed to say so.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 248
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FEDERATA VATRA KUNDËR DËNIMIT TË LUFTËTARËVE TË LIRISË: VENDIMI NDAJ KRERËVE TË UÇK I PADREJTË
  • Askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në
  • Dënimi për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, padrejtësi e papranueshme
  • Vendimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, i padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes
  • SOT, BASHKË PËR DREJTËSI — TIMES SQUARE, 6:00 PM
  • Justice on Unequal Scales: The Price of Kosovo’s Compliance
  • The Hague Sentenced Four Men, but It Cannot Tarnish the KLA
  • Who speaks “good” Albanian?
  • Statuja e Mbretëreshës Teuta (231–228 p.K.) vendoset në “Ballkonin Panoramik”, mbi “Rânën e Hèdhun”, në Shëngjin
  • Fushata për ribotimin e Lahutës së Malësisë
  • AFA Statement following today’s congressional hearing on the Western Balkans
  • After 100 Days, Protest Is No Longer Enough
  • Viktor Meier, miku që i besoi lirisë së Kosovës kur ajo ende dukej e largët!
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” New York fillon vitin shkollor 2026-2027 më 19 shtator
  • Filatelia, analizë sociologjike e një pasioni ndërbrezor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT