• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dita e Flamurit Kuq e zi festohet në Vjenë

December 1, 2017 by dgreca

Një kurorëzim afirmativ i konkursit letrar mbështetur nga Ministria e Diasporës. Në prozë, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, çmimi i parë. Në poezi, vjersha “Në shkon ti…” me autor Besim Xhelilit dhe “Serenatë” e Hazir Mehmetit fituese të çmimit të parë. Mirënjohje për gjithë konkurruesit./

Shkruan nga Vjena Hazir MEHMETI/*Vjen

“Evropa ka nevojë për shqiptarë autentik, për shqiptarë të vetvetes”
         (Adem Demaqi. Vjenë, 20 nëntor 2012, nga takimi me kryesinë e Lidhjes)

28 nëntor 2017, Vjenë/

Në një ambient të bukur ku flet arti, në “Der Kunstraum”, në qendër të Vjenës u mbajte orë festive letrare e organizuar në Javën e Kulturës Shqiptare në Austri, nga Lidhja e Shkrimtarë dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” dhe Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri. Programi u prezantua me shije nga moderatoria, Kaltërina Durmishi. Të pranishmit me një minutë heshtje nderuan të ndjerën  Dr.Vlora Mehmeti-Tërshani,  e cila ishte pjesë e  realizimit të disa aktiviteteve letrare që nga themelimi i Lidhjes. Në emër të nikoqirit, përshëndeti Hubert Thurnhoffer, pronari i ,,Der Kunstraum’’ Galeri duke falënderuar për prezencën dhe bashkëpunimin: “Ju falënderoj për prezencën tuaj në hapësirat e sallës sonë ku ofrohet ambient i mrekullueshëm për ata që adhurojnë artin”, tha mes tjerash ai. Në fjalën e tij  Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri, uroi të pranishmëve 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe falënderoi të pranishmit. “Është nderë për ne të jemi pjesë e programeve të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, ku sonte do kurorëzojmë Konkursin Letrar me shpalljen e fituesve. Falënderojmë Ministrinë e Diasporës e cila e mbështeti këtë eveniment. Lidhja jonë po shënon suksese në botime ku tani kemi dy antologji nga krijuesit shqiptarë, “Iliricum I” dhe “Iliricum II”. Në gjashtë vjet jetë Lidhja jonë mbajti orë letrare të shumta në gjithë Austrinë”. Këtë mbrëmje e nderoi me pranin e tij dhe Dr. Musa Ahmeti, ligjërues në UN-e Budapestit i cili kishte ardhur enkas për këtë ngjarje.

Zyrtari, z. Shani Hamitaga, përfaqësues i Ministrisë së Diasporës së Kosovës i uroi të pranishmit, mes tjerash shtoi: “Ndihem i nderuar sonte të ju uroj dhe përshëndes në këtë ditë feste nga ky vend mik siç është Austria e cila e përkrahu vazhdimisht kombin tonë në momentet vendimtare historike, andaj një falënderim i veçantë këtij vendi mik…Shumë bijë e bija nga mërgata lanë rahatinë dhe me dashuri iu bashkëngjitën radhëve në luftë për liri të cilën e gëzojmë sot. Edhe tani rinia jonë po shkollohen në gjithë botën dhe po merr dije që nesër të mund të kontribuojnë në vendin e tyre. Sot shumë bijtë e bijat mërgimtare po radhitën në Top-listen, në shkencë, sport, kulturë, art në të gjitha vendet. Mirënjohje për të gjitha ato familje që japin aq shumë për vendin, progresin, për të ardhmen tonë”. Nga Ambasada e Shqipërisë z. Idlir Kaba, sekretari i dytë i saj, ua uroi festën. “Sot është festë e veçantë për shqiptarët, shpallja e pavarësisë u bë për të gjitha trevat shqiptare, por fatkeqësisht një vit më vonë u njoh vetëm një territor i ngushtë. Fatmirësisht  kjo padrejtësi historike  u rregullua, ne tani kemi dy shtete, një komb dhe detyrat tona janë të shumëfishta drejtë ruajtjes së vlerave kombëtare dhe lidhjes me diasporën. Shembulli më i mirë nga diaspora është ai i rilindësve tanë, edhe pse ishin jashtë trevave shqiptare dhanë shumë për çështjen kombëtare. Dhe sot përgëzimet e mia për Lidhjen e Shkrimtarëve këtu e kudo në diasporë për afirmimin e vlerave artistike e të gjuhës sonë”. Z. Imer Lladrovci, konsull në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës uroi të pranishmit. “Që nga nëntori i krye heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, nëntori i Vlorës, nëntori i ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, janë bazamenti i krenarisë sonë kombëtare. Sot Kosova e njohur nga shtetet më të fuqishme të botës do ec drejtë demokracisë e zhvillimit”. Tingujt e flautës luajtur nga  studentja, Fortesa Softa freskuan të pranishmit në ambientin e bukur.

Programi letrar filloi me promovimin e romanit të autori, tani i njohur, nga Budapesti, Driton Smakaj, romani i tij i tertë i radhës “D11” të cilin shkurtas e prezantoi poeti Besim Xhelili. “Driton Smakaj, u lind në Abri të Drenicës, aktualisht jeton e punon në Hungari, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga ditët e para të luftës deri në mbarimin e saj. Është veprimtar e krijues i njohur, ky është romani i tij i tretë”. Për një analizë përmbajtjesore të romanit foli Dr. Etleva Lala, ligjëruese në UN e Budapestit, Katedra e Albanologjisë. Ajo në fjalën e saj e përshkroi veprën të një niveli të bukur artistik dhe përmbajtjesorë si nga ana gjeografike të shtrirjes së temë, po ashtu me elemente figurative të realizuara me sukses. Një roman që duhet përkthyer në gjuhët tjera”. Në fjalën e tij autori, Driton Smakaj, falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan realizimin e veprës dhe promovimin e saj.
Ora letrare vazhdoi me leximin e poezive nga disa autor mes tyre ishte edhe Bardha Mance e cila kishte ardhur nga Athina, pastaj lexuan Gjin Morina, Vjollca Koni, Mërgim Osmani, Marigona Ramadani,  Rreth realizimit të fituesve të konkursit nga juria në përbërje: Dr.Ina Arapi, Entela Kasi dhe Hasan Qyqalla, foli Dr. Ina Arapi. “Konkurrimi ishte tërësisht anonim dhe ne kemi vlerësua sipas kritereve letrare artistike të krijimeve në poezi dhe prozë. Fituesve sukses të reja”,  tha mes tjerash. Shpërblimi i parë në prozë i takoi Hazir Mehmetit me tregimin “I huaji”; i dyti: Edona Reshidi me tregimin “Ajo”; të tretin: Angjelina Marku, me tregimin “Helena”. Në poezi shpërblimi i parë me pikë të njëjta u takoi dy krijuesve; Besim Xhelili me poezinë “Në shkon ti…” dhe Hazir Mehmeti me poezinë “Serenatë”; të tretin autorja Violeta Allmuça me poezinë “Miklimi i Jetës”. Për të gjithë konkurruesit u ndanë mirënjohje: Marigona Ramadani, Anton Marku, Alban Kastrati, , Vjollca Koni-Ajasllari, Uran Krasniqi, Melita Sulejmani, Mërgim Osmani. Shkodran Elshani.  Nën përkujdesjen e  Besim Xhelilit, nga punimet e  konkurruesve u nxor fletushka “Konkursi 2 letrar 2017”, të cilën Lidhja… ua shpërndau të pranishmëve si dhuratë mbrëmje. Në fund u dha një koktej rasti shoqëruar me pije vendore. U organizua dhe këndi i librave nga autorët e shumtë që jetojnë në Austri.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është një shembull i mirë për gjithë diasporën në rrugën e saj në afirmimin e krijimeve letrare nga kombi ynë në ambientet shumë kulturore në Austri. Disa nga autorët shqiptarë janë tani më anëtarë të asociacioneve letrare më të njohura në Austri, PEN-Club-it dhe Lidhjes së Shkrimtarëve në Austri, janë pjesë e antologjive në gjermanisht krahas krijuesve të njohur vendës.

*Hazir Mehmeti eshte bashkepunetor i Gazetes “Dielli” ne Vjene.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti, Kremtimi i Dites se Flamurit, Vjeni

Komuniteti Shqipetar ne Chicago Kremtoi Festen e Flamurit

November 30, 2017 by dgreca

1 Chikago2 ok Cikago1 Rizai1 Zijadin.JPG3 ok Cikago.JPG2 Chikago1 cikat e cikagos

Nga Shaban Zenuni/Chicago/

Ne nje ambient festiv ne sallen e mbushur plot te Diplomat West, vullnetaret e Komunitetit Shqiptaro -Amerikan ne Chicago organizuan manifestimin qendror te 105 vjetorit te pavaresise se Shtetit Shqiptar. Pervec nje numri te madh te bashkatedhetare  ne kete nate festive ishin te pranishem edhe perfaqesuesit e shoqatave dhe organizatave te ndryshme te cilat bashkepunojne me AACI. Evenimenti u moderua nga Ilir Borova dhe Shaban Zenuni te cilet falemenderuan mysafiret per pjesmarrjen e tyre. Ato njeherazi perkujtuan te pranishmit per miqesine  mes popullit tone dhe atij Amerikan si dhe njiheri I bene thirrje publikut te perkrahin Komunitetin Shqiptaro-Amerikan me pune vullnetare dhe mjete financiare per avancimin e brezave te ri.Zoti Borova lexoi letren e Ambasodores se Shqiperise, zonjes Floreta Faber, e cila dergoj urimet  dhe kenaqesin e saj  per ”Arritjet e AACI  te cilat  jane nxitje dhe frymezim per te gjithe”…1 Flamuri kulla1 salle Cikago1 ne shesh cikago24210333_1237347159742762_688452777347357764_o24059631_1237332579744220_5667266593771149187_o24129694_1237340899743388_1197561326494693211_n

Ne vazdim Moderatoret ftuan Kryetarin e Komunitetit Z.Gjaneto Harusha te hape mbremjen festive.  Ai falenderoi pjesmarresit per perkrahjen e tyre ndaj AACI-se, organizate jofitimpruese e cila ne misionin e saj ka per qellim edukimin dhe bamiresine.Kryetari Harusha nenvizoi disa objektiva te rendesishem te kesaj organizate dhe gjithashtu I beri thirrje bashkatdhetareve te antaresohen ne AACI dhe te japin kontributin maksimal ne edukimin ruajtjen e gjuhes dhe traditave kombetare ne shtetin e Ilinois.

Lideri  I AACI z.Harusha falenderoi sponsoret kryesore:  Manuela Papazisi Real  Estate  Broker Caldwell Banker; Ilir Numani me  Country Financial; Amazing Trucking and Dassler Logistics, Alfred Karalli me Mobile  & BP gas stations, Kosta Shamata  Luxara Real Estate Kris Maranda me  Maranda Real Estate Group, Aurel Maranda me Fairway Independent Mortgage Corporation  dhe shume te tjere.Ne kete mbremje festive ishin te prenishem dhe perfaqesuesit e qendrave fetare.  At Konstadin Tuda, Prifti I kishes Orthodoxe Shqiptare, nder te tjera nenvizoi rendesine e ruajtjes te gjuhes tone ne megrim, mision ky, te cilin jua perkujtoi nenave Shqiptare dhe gjithe prinderve qe sa me shume te flasin gjuhen shqipe ne familjet e tyre.Mbremjen festive  e shoqeruan tingujt e muzikes popullore per te cilen u kujdesen kengetaret e njohur Irma Libohova, Genta Ismaili, Shpat Kasapi dhe Grupi Muzikor Memedheu.Po ashtu vlen te permendet edhe Pjesmarrja e 97 vjecarit Hafuz Jusuf Azemi I dekuruar me Cmimin “ Nderi I Kombit” vitin e kaluar nga president Nishani.Ndersa Xhemail Elezi, nxenes I shkolles shqipe Drita nga Rokford, interpretoi Hymnin Amerikan me saksofon.Vallet dhe kenget popullore ne Diplomat West u degjuan deri ne oret e hershme te mengjezit, ku te pranishemit u larguan me buzeqeshje dhe perqafime me shprese se do takohen se shpejti ne muajin shkurt te vitit te ardheshem ne kremtimin e pavaresise se Shetetit te Kosoves.Solemeniteti I festes kombetare  vazhdoje  ne qender te Chicagos te marten me 28 Nentore Ku  ngritjen e flamurit gjigant e beri Mysafiri specilal z.Ziadin Sela, deputet ne parlamentin e Maqedonise. Ai nder te tjera shprehi kenaqesine te jete prezent ne mesin e Komunitetit Shqiptare te perbere nga gjitha krahinat ne nje “Mini Shqiperi” Ziadin Sela pergezoi Komunitetin Shqiptaro- American per organizimin e kesaj dite te rendesishme e cila bashkon gjith Kombin tone.Ne vazhim te ketij evenimenti  fjalen e rastit e moren  Dan Shure,  Ish president I dhomes ekonomike Israelo-Amerikane dhe president i BeShure LLC ne Chicago,ish kryetar I AACI Profesor Ilijaz Kadriu,Memo Gjonzeneli dhe kryeteri I tanishem I AACI-se, z.Gjaneto Harusha . Ky I fundit duke shfletuar momentet e rendesishme te historis se kombit nder te tjerat theksoi fatin e madhe qe Shqiperia kishte  prane saj  Shtetet e Baskuare Aleati me  I fuqishem ku njeri I liderve te saj  JFK  tha” Mos pyet se cfare beri sheti per juve por cfare ju mund te beni per shtetin Tuaj” Duke reflektuar situaten e sotme ne shtetet shqiptare  e sidomos luften kunder korupciont zoti Harusha nenvizoi se secili nga ne mund te beje me teper nese fokusohemi tek edukimi I gjenerates se re te punojme me teper se bashku dhe te luftojme te zgjidhemi ne organet lokale ku jetojme ne Sh.B.A.Te  avancojme agjenden e cila na bashkone dhe fuqishem te luftojme ndarjet Krahinore apo fetare.”Ky do ishte falenderimi me I madhe qe I kishim bere  Ismail Qemalit,Isa Boletinit ,Luigj Gurakuqit dhe Heronjve te tjere” Zoti I bekofte Shqipetaret  kudo qe jane, zoti I bekofte Shtetet e Bashkuara te Amerikes  ishin fjalet e fundit te kryetarit te AACI I cili e mbylli manifestimin e ngritjes se Flamurit Kombetar ne Chicago.

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Cikago, Diten e Flamurit, komuniteti shqiptar, Shaban Zenuni

FLAMURI KUQ E ZI VALVITET TEK KISHA “ZOJA E SHKODRES”

November 29, 2017 by dgreca

28 NENTOR- MESHE, NGRITJA CEREMONIALE E FLAMURIT KUQ E ZI, KENGE E VALLE NË KISHËN”ZOJA E SHKODRËS”/

1 Flamuri

NGA DALIP GRECA/ Per me shame foto shkoni ne Facebook(dielli vatra, dalip greca)1 dom Pjetri

Në vijim të traditës shumëvjecare, sot, me 28 Nëntor 2017 në mesditë, në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në Hartsdale NY,në drejtimin e famullitarit dom Pjetër Popaj , ndihmuar nga dom Viktor Dedaj, është organizuar Mesha e Flamurit Kombëtar në nderim të 105 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

2 JashteMe një elokuencë brilante nga Dom Pjetër Popaj është shpalosur për një orë Historia jonë Kombëtare, lufta e gjatë për Liri e Pavarësi, triumfi i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, që mbrojti jo vetëm Arbërinë por edhe gjithë Evropën nga invazioni i pushtuesit otoman. Me njohuri të thella në fushën e Historisë tonë kombëtare dom Pjetër Popaj, ka listuar autorët që kanë folur për qëndresën shumëshekullore të shqiptarëve, për masakrat që janë bërë mbi popullsinë e pafajshme, duke u fokusuar në qëndresën e shqiptarëve, që e ruajtën këtë Flamur në shekuj. Më pas dom Pjetër Popaj, evidentoi rizbulimin e Flamurit tonë Kombëtar prej Faik Konicës, një nga shtyllat e diasporës shqiptare në Amerikë, figurë e shquar Kombtare, diplomat, publicist, studiues, historian, atdhetar i përkushtuar, i cili e bëri këtë Flamur Emblemë të Revistës “ALBANIA” që u botua më 1896. Në udhëtimin historik të Flamurit tonë Kombëtar dom Pjetri u ndal në veprën patriotike të Marigo Posio, e cila është sjellsja e Flamurit që u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Famullitari Dom Pjetër Popaj ka evokuar Historinë tonë Kombëtare në Ditën e Flamurit duke prekur ndjenjat kombëtare të pjesmarrsve në Meshë.
Më pas, në mjediset e jashtme të Kishës Zoja e Shkodrës, mbi Këmbanore, pranë Flamurit Amerikan, është ngritë Flamuri Kuq e Zi pasi janë kënduar Hymnet Kombëtare të Shqipërisë dhe Amerikës. Pjesmarrësit e shumtë kanë duartrokitur gjatë momentin e ngritjes së Flamurit.
Programi ka vijuar në Qendrën Kulturore “Nëna Terezë” nderuar me dekoratën “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë. Programin festiv kushtuar Ditës së Flamurit e ka moderuar Kryetari i rizgjedhur i Këshillit të Kishës z. Leonard Berishaj. Në fjalën e tij z. Berishaj tha: Të përndershëm dom Pjeter Popaj dhe dom Viktor Dedaj, Anëtar i Assemblesë se Shtetit te NY z. Mark Gjonaj, z. David J. Tubiolo, Legislator i distriktit 14, zonja dhe zotërinjë. të nderuar, Vëllezër e motra, Kam nderin dhe kënaqësinë, t’ju përshëndes nga ky podium dhe në këtë sallë, ku jemi bashkuar për të kremtuar 28 Nëntorin, 105-Vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë dhe festën e Flamurit tonë kombëtar. Ju uroj nga zemra Festën e flamurit – 28 Nëntorin, këtë festë të madhe kombëtare, këtë vlerë të veçantë të kombit shqiptar. Dëshiroj të falënderoj vogëlushët dhe të rinjtë e Rozafatit, të cilët me kostumet e tyre kombëtare e zbukuruan këtë festë të madhe. Një vlerësim i vecantë i takon Mjeshtres së Madhe, koreografes Angjelina Nikaj, që i ka përgatitur këta djem e vajza.Po ashtu falënderoj edhe prindërit e tyre për sakrificë e kontribut të dhënë dhe praninë këtu, edhe pse është ditë pune. Falënderoj edhe DJ Liridon Ulaj i cili me mikrofon dhe zërin na ndihmoi që kjo festë të jetë sa më e suksesshme. Falënderoj edhe Shoqatën “Drita” e cila u kujdes për një koktejl modest. Edhe një herë Gëzuar – 28 nëntorin, këtë festë të madhe kombëtare, këtë vlerë të veçantë të kombit shqiptar. ”
Më pas Berisha ia ka dhënë fjalën z. Mark Gjonaj, ansambeisti i Shtetit të NY, i sapo votuar si Këshilltar i Qytetit. Z. Mark Gjonaj në fjalën përshëndetëse foli për vlerat e 28 Nnëtorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai tha se ky 28 Nëntor u festua në mënyrë madhështore nga shqiptarët, por festa u bë e copëzuar duke u ndarë në pesë organizime. Uroj, tha ai, që vitin e ardhshëm, ta festojmë të gjithë bashkë Ditën e Flamurit Kombtar, ku të tubohemi më shumë se 5 mijë shqiptarë në Madison Square Garden!
Me fjalë poetike e kanë përshëndetë festën poeti Mhill Velaj dhe aktivisti Nosh Rroku Camaj. Z. -David J. Tubiolo, Legislator, 14th District, është duartrokitur kur ka uruar në gjuhën shqipe.
Kryetari i Qendrës “Nënë Tereza” Marjan Cubi, ka uruar festën e Fl;amurit Kombëtar, duke u ndalur në rëndësinë historike të 28 Nëntorit. Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA,në emër të Kryetarit Dritan Mishto, në emër të vatranëve, ka përshëndetur ish zv. Kryetari i Vatrës. z. Asllan Bushati.
Më pas pista e sallës “Nënë Tereza” ka qenë për valltarët e grupit Rozafati nën drejtimin e Angjelina Nikaj. Ata kanë dhuruar një spektakël të vërtetë me valle nga krahinat shqiptare dhe janë duartrokitur, fotografuar dhe filmuar nga të pranishmit si dhe nga Televizioni 21, Revista “Jeta Katolike” si dhe nga Gazeta “Dielli”.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ceremonia e Flamurit, dalip greca, dom Pjeter Popaj, Kisha Zoja e Shkodres

SI E FESTUAN SHQIPTARËT NË EMIGRACION 43 VJETORIN E PAVARËSISË

November 27, 2017 by dgreca

 2Vlore4NGA GËZIM LLOJDIA/1.Në ndjekje të fakteve historike ramë në gjurmët  e librit : Russia, the Soviet Union, and Eastern Europe: A Survey of Holdings at the Hoover Institution on Ëar, Revolution and Peace (Hoover Press Survey, 6) by Joseph D. Dëyer and Revolution, and Peace Hoover Institution on Ëar (Nov 1980).Ky botim  në përmbajtjen e tij përfshinë edhe Shqipërinë ku editori në 8 faqet e tij paraqet historinë e këtij vendi .Në faqen 8 të këtij vëllimi përmendet për herë të parë edhe gazeta Flamuri mes 21 revistave dhe 14 gazetave në gjuhën shqipe apo gjuhë të ndryshme. Gazeta Flamuri ishte një periodik mujor e shqiptareve e botuar nga bashkimi agrar demokrat dhe partia e BK me artikujt në gjuhët shqip,anglisht,frëngjisht,italisht.

2.Gazeta “Flamuri”  me një mori shkrimesh publicistike  sjell të dhëna historike rreth datës historike të 28 nëntorit dhe festimit të saj nga mërgimtarët shqiptarë nëpër botë. Në artikullin 28 Nëndor shkruar nga prof. Abas Ermenji botuar në nëndor 1953 është një thirrje ku shkurtimisht thuhet se : I dimë vuajtjet e theroritë e panumurta të Shqiptarëvet gjatë errësirës së shekujvet për t’arritur në çlirimin e Shqipërisë, në 28 Nëndorin e 1912-ës. E dimë se ç’gëzim kombëtar zgjoi ajo ditë, se ç’shpresa e ç’enthusiazmë ngjalli për një t’ardhme kombëtare të lirë, të ndritur, të lumtur. E prandaj, sa m’i madh që ishte gëzimi e besimi në pamvarësinë e Shqipërisë, aqë m’i thellë u-ndie edhe dëshpërimi i Shqiptarëvet kur Flamurit t’onë i u-mbërthyen si vegla robërie, më parë “shenjat e Liktorit”, e pastaj “ylli i kuq”, ylli i tiranisë gjakësore. Populli i ynë që e pat fituar lirinë me sakrificat më të rënda, që e pat provuar më fort se kushdo tjetër zgjedhën e plumbtë të robërisë, u-gjend i bashkuar grusht rreth Flamurit të tij, në të dy çastet historike që kërcënuan ekzistencën t’onë kombëtare në këto kohët e fundit. Dhe në të dy rastet u-përpoq për vetëmprojtje me të tëra fuqitë e tij, gjersa u-shkel e u-doq me zjarr e me hekur prej forcash të papërballëshme.Ka dhjetë vjet që Shqipëria është ndërruar në një burg mizor, në një ferr të përgjithshëm torturash e urije. Ka dhjetë vjet që populli Shqiptar ndodhet i lidhur këmbë e duar me vargojt e tiranisë komuniste. Që anë e mb’anë Vendit t’onë s’pipëtin gjëkundi, jo një shenjë lirie, por as hija e mugët e së drejtës njerëzore. Që Dita e Flamurit, si çdo tjetër kujtim kombëtar, merret me tallje prej xhelatëvet të kuq. Por jemi të sigurtë se populli i ynë fatkeq, i kërcënuar siç është ndënë grushtin e tmerrit, i rrahur nga kamzhiku, nga e ftohta, nga urija, e ndjen Ditën e Flamurit me dridhje mallëngjimi, ashtu siç e ndjeu në Vlorë më 1912, e përshëndet në heshtje shenjën e lirisë dhe pret orën e çlirimit ndënë palët e tij.Mundimet dhe torturat i kanë paralizuar trupin, por nuk i a kanë thyer shpirtin popullit Shqiptar, nuk i a kanë shuar vullnetin as shkëndijën për jetesë. Ai, me forcën e qëndresës dhe durimin e zakonshëm, ka kapërxyer shumë shtigje të vështirë gjatë historisë së tij, e prandaj është i vendosur t’a kalojë edhe këtë. Kësaj here është m’i fortë akoma, sepse vuajtjet e pashembullta e kanë bërë t’a ndjejë më mirë nevojën e bashkimit, t’i shohë më larg interesat e tij dhe të paraqitet në skenën e vepërimit kombëtar me një vetedije politike të re. Populli Shqiptar sot nuk është me një rezervë rekrutimi për merçenarët dhe politikanët e tregut të zi, as bëhet mish për topa për hesap të tjetërkujt. Gjaku i derdhur, peripecitë e kohëvet të fundit, rrahjet e përpjekjet në ferrin e tiranivet, i kanë dhënë 2Vlore4eksperiencën e duhur dhe e kanë bërë t’a shohë sigurimin, lirinë dhe dinjitetin njerëzor të tij vetëm e vetëm në bashkimin kombëtar, rreth Flamurit t’onë të nderuar, dhe mb’udhën politike që e çon në çlirimin e vërtetë të Shqipërisë. Ai udhëhiqet vetëm prej idesë së lartë të interesavet të tij, të vetë-mprojtjes së tij, dhe do t’eci i bashkuar drejt çlirimit të tij.Në nëntor të vitit 1954 gazeta “Flamuri “sjell këtë mesazh të mesazhi i Komitetit kombëtar demokrat ” Shqipëria e lirë “Dita e Flamurit, për ne, përfaqëson luftën mijëvjeçare që ka bërë kombi i ynë për vetë-mprojtje, përfaqëson gjakun e derdhur si gurrë gjatë shekujvet, përfaqëson ahet e një populli në hekurat e robërisë dhe hovet e tij heroike për të dalë në jetë të lirë.Flamuri i ynë nuk është një maskë gënjeshtare për të fshehur trathëtinë e atyre që na shkelin me fuqi të huaja, që na përdorin si plaçkë tregu, që na përbuzin, që na shtypin. As nuk është një rreckë për të mbuluar fitimet e koncesionerëvet dhe spekullimet e fajdexhinjvet.Flamuri i ynë, Shqiptarë, është simboli i përgjakur i jetës s’onë kombëtare, është flakë e pa-shuar e etjes për liri. Është fjala e fundit e dëshmorëvet, është besimi i atyre që dergjen burgjevet, është shpresa, është shikimi drejt s’arthmes, është gazi ose zia e një kombi të tërë.U-mbushnë plot dhjetë vjet qëkur komunistët gjakësorë e rrëzuan edhe një herë Flamurin e lirisë. U-mbushnë dhjetë vjet qëkur populli i ynë ra përsëri në robërin’ e skëterrtë, në robërinë më të tmerrshëme që njeh histori tij. Por shpirti kombëtar qëndron i pamposhtur. Dhe Flamuri ynë është për ne, sot sikurse dje e si gjithmonë, shkronjë e zjarrtë e bashkimit.Mbahuni ! Shqiptarë : Ju që, n’Atdhen’ e robëruar, ju bluan mokër e Kremlinit, që kalbeni nëpër llogoret e ujshme e ju rreh kamzhiku i tiranisë, e ju kput skami e mjerimi, dhe ju që silleni udhëvet të mërgimit me mallin e Atdheut, me mallin e të dashurvet në zemër, bashkohuni të gjithë tok ! se tek bashkimi është fuqia dhe tek fuqia është shpëtimi !Asgjë e madhe s’është bërë në botë pa besim të fortë. Duhet të besojmë në vehten t’onë, në bashkimin t’onë, në luftën t’onë, n’është se duam të jetojmë si popull e si komb.Bashkimi i ynë, Shqiptarë, forca e jonë, e shoqëruar me atë të popujvet liri-dashës, do t’a mposhti më në fund trathëtinë, do t’a shkeli intrigën, do t’a përmbysi tiraninë. Dhe atëhere Dita e Flamurit do të kremtohet në kuptimin e vërtetë dhe Flamuri i ynë i lirë do të valojë mbi një popull të lirë.

Në po këtë numër të gazetës Abas Ermenji shkruan artikullin “Rreth flamurit t’onë “

Në mes të mjerimevet kombëtare, 28 Nëntori vjen, si gjithnjëj, të ngrerë lart zemrat e Shqiptarëvet duke u ngjallur shpresën dhe forcuar besimin në t’ardhmen e Atdheut. Është Dita e Jonë kombëtare, Dita e çpalljes së pamvarësisë.E dimë se me sa mundime, mbas një periudhe aqë të gjatë vuajtjesh e mjerimesh nënë zgjedhen e huaj dhe mbas sa e sa luftrash e kryengritjesh të mbytura në gjak, Shqiptarët arritën më në fund të ngrehin Flamurin e tyre, më 28 Nëntor 1912. Ky ish kurorëzimi i therorivet të pashembullta, realizimi i ëndrrës shekullore të Shqiptarëvet. Pse me të vertetë, nuk ka popull në botë që të ketë vuajtur aqë shumë sa populli i ynë. Prandaj Dita e Flamurit është e shenjtë për ne.Me të gjitha turbullimet dhe rreziqet që kaloi Vendi i ynë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mbas mbarimit të saj, Shqiptarët mundën përsëri t’a sigurojnë pamvarësinë e tyre dhe të venë bazat e Shtetit. Në pakë vjet, arritën t’organizojnë administratën, arsimin, drejtësinë, të ndërtojnë shkolla e rrugë dhe të bëjnë hapat e para drejt një vetqeverimi Shqiptar.Të gjitha këto përpjekje drejt mëkëmbjes së një Shteti me të vërtetë të lirë, ndeshën në shumë vështirësi, qoftë të brendëshme, të natyrës ekonomike e shoqërore, qoftë të jashtëme, sepse fqinjët e Shqipërisë s’pushuan kurrë së bëri intriga dhe ndërhyrje drejt për drejt ose tërthorazi. Dhe, siç ngjan gjithnjë në politikë, këta dy faktorë, i brendëshmi dhe i jashtmi, ishin të lidhur bashkë për t’a mbajtur jetën dhe urinë e Kombit t’onë në një gjendje të pasigurtë. Me gjithë atë, Shqiptarët dhanë provën e guximit dhe të pjekurisë politike duke u-munduar t’imposhtin pengesat. Por sidomos dhanë provën më të qartë të bashkimit kombëtar të tyre më 7 të Prillit 1939, kur i qëndruan me armë shkarkimit t’ushtërisë fashiste, n’atë kohë që s’kish plasur akoma asnjë pushkë kundër divizionevet të Hitlerit që po shkelnin kufi e shtete.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qëndresa Shqiptare, më parë pasive dhe pastaj me armë, tërhoqi vërejtjen e gjithë botës. Aqë sa, qysh në Dhjetorin e vitit 1942, të tre Ministrat e Jashtëm të Shtetevet të mëdhej aleate – Amerikë, Angli dhe Rusi – bënë nga një deklaratë zyrtare ku siguronin pamvarësinë e Shqipërisë.Por fatkeqësitë e Vendit t’onë nuk mbaruan me aqë. Sepse mbas disfatës së militarizmit fashist, një tjetër valë e rrezikshëme e mbuloi Evropën, duke ardhur nga Lindja : komunizmi. Dhe e keqia është që komunizmi, me anën e ideologjisë së tij të gënjeshtërt por që gjen mbështetie në konditat ekonomike dhe shoqërore të kohës s’onë, mund të krijojë më çdo vend baza të brendëshme – kollona të pesta – që i a kanë bërë të mundur Rusisë pushtimin e gati gjysmës së botës. Shqipëria u-ndodh në një pozitë gjeografike dhe në një gjendje shoqërore t’atillë që s’munt t’i shpëtonte këtij rreziku. Lufta civile plasi tek ne, sikurse gjetkë, e rreptë, e tmerrshëme midis forcavet të lirisë dhe veglavet të verbëta të tiranisë. Dhamë gjakun më të mirë për të mprojtur pamvarësinë, të drejtat dhe liritë kombëtare. Por komunizmi, i ndihmuar prej rrethanash ndërkombëtare, mundi t’a ngulë në Tiranë yllin e kuq të Moskës, më 29 të Nëntorit 1944. Dhe dorë-vrasësit e Atdheut 28 Nëntorin e pamvarësisë kombëtare i a nënshtruan 29 Nëntorit të trathëtisë së tyre. Sot mbushen dhjetë vjet qëkur Flamuri kombëtar u-rrëzua përsëri dhe populli i ynë vuan në robërinë më të përgjaktë dhe më shtypëse që ka njohur njerëzia. Por edhe po qëndron me një heroizmë të pashembullt, duke i falur ditë për ditë të tjerë Dëshmorë dhe të tjera viktima Atdheut dhe kauzës së lirisë. Ne Shqiptarët e mërgimit, në këtë Ditë të shenjtë, e çojmë mendjen dhe zemrën tek populli i ynë i robëruar e i mjerë. Ndjejmë bashkë me ‘të dhe betohemi bashkë me ‘të se do të luftojmë gjer në fund rreth Flamurit t’onë për t’i siguruar Shqipërisë pamvarësinë, tërësinë dhe te drejtat që i përkasin si komb i lirë.

Ky është gjykimi i Prof Ermenjit për ditën e flamurit kombëtar,28 Nëntorit 1912.

Filed Under: Emigracion Tagged With: 43 vjet me pare, emigracion, Gezim Llojdia, si u festoya Pavaresia

Të trashëgosh me Ligj Kulturën Shqiptare …

November 25, 2017 by dgreca

1 Marjana BulkuNga Marjana BULKU/1 Ruki

Këtë faqe historike po e shkruan Dr Ruki Kondaj me Laura Albanezen në Ontario  të cilat përmes një solidariteti femëror , funksional arritën të bëjnë bashkë si kurrë ndonjëherë parlamentin e Ontarios me komunitetin shqiptar në Kanada përmes një pune profesioniste në grup të drejtuesit të medias Pasqyra Shqiptarë, padyshim ndër mediat më të mira në diasporë, Iliaz Lokut, Ramazan Këllezit dhe tërë Bashkësisë shqiptaro-kanadeze që në cdo hallkë të këtij zinxhiri të gjatë pune demostrojnë vlera. Të sjellësh komunitetin në Parlamentin e Ontarios nuk është një proces i lehtë, mbart me vete hapa dhe punë që vetëm një grua e rrallë si Dr.Ruki Kondaj mundet të realizojë, me vizionin dhe objektivat, me këmbëngulje dhe vullnet të hekurt , me debat dhe refleksion, por gjithmonë pa u ndalur ajo din t’ju dalë sipërmarrjeve të saj në krye. Dhe kush jeton në vende të mëdha e din se sa kosto ka kjo për një grua që është edhe amvisë njëkohësisht. Pa folur për lodhjen(një labe si ajo e sfidon tej lodhjen)por duke u përpjekur të bëjë rreth vetes miq e bashkëudhëtarë, mjeshtra dhe artistë dr .Ruki Kondaj ka arritur të ndërtojë një marrdhënie të rrallë me Parlamentin e Ontarios, kjo duket në vullnetin e tyre pozitiv në këtë partnership me komunitetin shqiptar. Si ndodhi ky femomen; së pari Dr. Kondaj ndërtoi një grup serioz ku televizioni, intelektualët dhe mërgatat e vjetra kishin rol esencial. Së dyti autorësinë e projektit po e sipërmerrte në partnership me një shoqatë ,SHBSHK me reputacion dhe histori gjurmëlënëse. Dhe së treti akumulimi i vlerave më të mira të komunitetit që jeton aty ;në art, në kulinari, në shkencë ,etj e sjell në pikën më të lartë projektin me shqiptarë që në këtë rast ka kryefjalë trashëgimninë. Dhe në fakt kur shikon Ana Goljen tek këndon dhe prezanton rrjedhshëm në mend më vjen Vaçe Zela, kur shikon dhe shijon produktet Adi e Bruna Brari ,në mend më vjen një falenderim special për këto miksazhe arti muzeale të ngrënëshme që prodhohen vetëm nga ATA,kur dëgjon Rudin Lengon të luajë mjeshtërisht në pianon e thjeshtë më vjen ndër mend Ibrahim Madhi që të madh e bëri arti por edhe trashëgimnia  e talentit artistik tek nipi. E pra duket se endesh nëpër një mozaik që rritet e rritet sa herë që Ruki Kondaj e Laura Albaneze çelin dyert e Parlamentit të Ontarios. Miq me shqiptarët e Ontarios tashmë janë edhe deputetët Brad Durguid, Yvan Beker, Shefik Qadri i cili me humor përsërit se po kërkon rrënjët e tij të lidhjeve me Kadarenë bazuar nga ngjashmëria e mbiemrit. Ata janë mrekulluar nga forca e jashtzakonshme persistuese e pathyeshme e Dr Ruki Kondaj për ta sjellë me ligj trashëgimninë kulturore shqiptare në botën e lirisë kanadeze. Dhe aktet po tregojnë se sa e thellë është gjuha jonë, kultura jonë, historia jonë kur rrojnë në liri. Kjo është pavarësi legjitime që i shkon përshtat çdo valëvitje flamuri e mërmëritje himni sepse thellë thellë ka kontribute e projekte që më së fundi kanë strehë “Shtëpinë e Shqiptarit ” për të cilën janë dhuruar aq shumë të holla bujarisht në trashëgim të Bujarisë.

Pasditja e 20 nëntorit 2017 i foli shqip Parlamentit të Ontarios me zërin edhe të shpirtit të sopranos Inva Mula.Interpretimet e saj janë me rrënjë të thella në kulturën shqiptare , traditën e saj ku Avni Mula e Nina Mula hodhën rrënjë me krijime , vepra të paharruara. Zëri i Invës nuk është vetëm zëri i saj, është një kor zërash që vjen nga e shkuara e saj, ndalon në fëmijëri, shtegëton në liri duke i dhëne emër Shqipërisë së vogël, të izoluar,është një zë që këndon në të gjitha gjuhët e botës, jeton nëpër shtatë nota dhe i flet çdo shpirti duke i përlotur.Zërit të Invës iu bashkua Laura Albaneze …e si të mos ?!…kur këndonte “Moj e bukura More” aty ku nis drama e ikjes, ajo dramë e trefishtë që përjetohet këtej dhe andej por që më

fort e vuan Atdheu i zbrazur… Zërit të Invës iu bashkuam edhe ne me “Lule Borë” këtë kompozim të Simon Gjonit që përmbyll festat , gëzimet, tryezat tona me larminë e ngjyrave e të lumturive që lulzojnë kur mblidhemi bashkë. Prezenca e Inva Mulës në Parlamentin e Ontarios ishte një tjetër akt historik ku një emër nga ku arti shqiptar lind dhe buron vazhdon ti dhurojë art e mirësi kauzave shqiptare kudo janë. Sa herë që shkruaj për ditët kuq e zi në Ontario mendoj Ambasadorin Ermal Muça , mikun e butë e të mençur se sa bukur por edhe e vështirë është të jesh në krah të një komuniteti kaq cilësor që nuk ndalon drejt cilësisë duke u bërë lider në mbrojtjen dhe trashëgimin e vlerave në  mbarëbotën shqiptare brenda dhe jasht Shqipërie.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: kulturën shqiptare, Marjana Bulku, Ruki Konda, Të trashëgosh me Ligj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 136
  • 137
  • 138
  • 139
  • 140
  • …
  • 183
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT