Minister of State for Diaspora/
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1.1000/
Tirana, Albania/
February 2, 2018/
Re: Proposed Issues for Discussion with the Albanian Diaspora in the United States — February 2018
BY MARK KOSMO/
Dear Minister Majko,
This letter has been reviewed and signed by a large and growing number of members and leaders in the Albanian Diaspora in the United States and Europe, and we are addressing you as a group.
First, congratulations on your appointment last year as Albania’s first Minister for Diaspora. Those of us living in the United States are very much looking forward to meeting and discussing many issues with you in New York, Boston, Worcester, Washington D.C., and Michigan.
Below we lay out a series of questions that we deem important to be addressed during your visit. We believe that preparing these questions in advance of the meetings will provide structure for the discussions with Albanian Diaspora members, serve as a clear record of our issues of concern, and guide the follow-up after your visit.
There have been many useful meetings between Albanian government officials and members of the Albanian Diaspora in the past. However, follow-up has been virtually non-existent. Historically, both the Albanian Diaspora members and government officials have approached these meetings too informally and personally, and not sufficiently from an institutional perspective.
We would like to begin to change this approach by having a written record of our questions and concerns. We hope that this will lead to a stronger public-private partnership that has been sorely lacking in Albanian Diaspora relations with the Government of Albania over the past 25 years.
Our questions are:
–Priorities. Can you summarize your three main priorities as Minister of Diaspora in the short-term (next 6 months) and long-term (four years) and corresponding plans to achieve these priorities?
-Institutional Issues. What are the government’s plans for institutional strengthening to further Albanian Diaspora engagement? Can you give us some idea of your staff and budget? Do you have sufficient resources to effectively engage the Albanian Diaspora? The Council of Ministers in Albania has already approved the creation of a National Diaspora Agency; when will it be created, how large will its staff be, and what will be its mandate?
-Working Together How can the Albanian Diaspora best help you? What do you expect and need from us? Will a Diaspora Council be formed to formalize input by Albanian Diaspora members into Albanian government policy? If so, how do you plan to select the members of the Diaspora Council?
- National Diaspora Strategy. When will the National Diaspora Strategy be finalized? Has there been any follow-up on the process of soliciting comments that began three months ago? Will a group of people from the Albanian Diaspora be formally included in the group that finalizes the strategy? Will a joint Albanian Diaspora Strategy be done together with Kosova and Macedonia (as mentioned in the Memorandum of Understanding signed by the Albanian and Kosovar ministries in November) with input from the Albanian Diaspora to ensure a well-coordinated effort?
- Albanian Diaspora Summits. Has there been any follow-up by the Government of Albania to the November 2016 Albanian Diaspora Summit and communication with those who attended? Are there plans for another Albanian Diaspora Summit, and, if so when and where? Members of the Albanian Diaspora were not included in the working group planning the last Summit; will they be formally included for the next Summit? Do you agree that a joint Albanian Diaspora Strategy should form the basis for the next Albanian Diaspora Summit?
As members of the Albanian Diaspora, we also have a duty to inform you how we believe we can help you achieve our mutual goals. Only by working together can we mobilize the large financial and human resources of the Albanian Diaspora. In turn, our close and effective collaboration could be a catalyst for additional support for Albanian Diaspora engagement from the international donor community. Specifically, we would like to offer our support and expertise in the following areas:
- Institutional and Legal Framework for Diaspora Engagement
- Voting Rights/Parliamentary Representation for the Albanian Diaspora
- Diaspora Investment and Economic Policy
- Promoting Professional Exchange with the Albanian Diaspora
- Cultural and Educational Exchange
- Promoting Local Diaspora Projects in Selected Cities/Regions
- Albanian Diaspora Philanthropy and Non-Governmental Organizations
We thank you very much for your time and consideration of these important issues, which we hope will contribute to a productive visit for you in the United States. We look forward to future collaboration to prioritize actions that will further the Albanian Diaspora engagement — especially since Albanian Diaspora engagement will become increasingly important as Albania and its neighbors strive to join the European Union in the decade ahead.
Sincerely.
cc: Prime Minister Edi Rama, Prime Minister of the Republic Albania
Minister Ditmir Bushati, Minister for Europe and Foreign Affairs of the Republic Albania
Ambassador Floreta Luli-Faber, Ambassador of the Republic of Albania to the United States of America
Ambassador Vlora Citaku, Ambassador of the Republic of Kosova to the United States of America
Deputy Prime Minister Dardan Gashi, Minister of Diaspora and Strategic Investment of
the Republic of Kosova
Minister Edmond Ademi, Minister for Diaspora Affairs of the Republic of Macedonia
***
Letër për Ministrin e Shtetit Shqiptar për Diasporen Pandeli Majko nga Diaspora Shqiptare/
I nderuar Z. Pandeli Majko
Ministër i Shtetit për Diasporën
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1.1000
Tiranë, Shqipëri
2 Shkurt 2018
Re: Çështjet e Propozuara për Diskutim me Diasporën Shqiptare në Shtetet e Bashkuara — Shkurt 2018
I dashur Ministër Majko,
Kjo letër është shqyrtuar dhe nënshkruar nga një numër i madh dhe në rritje i anëtarëve dhe drejtuesve të Diasporës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë, dhe po ju drejtohemi juve si një grup.
Së pari, urime për emërimin tuaj vitin e shkuar si Ministri i parë për Diasporën në Shqipëri. Ne që jetojmë në Shtetet e Bashkuara presim me kënaqësi takimin me ju për të diskutuar shumë çështje në New York, Boston, Worcester, Washington, D.C., dhe Michigan.
Më poshtë ne do të parashtrojmë një numër pyetjesh që i vlerësojmë me rëndësi për t’u adresuar gjatë vizitës suaj. Ne besojmë se duke i përgatitur këto pyetje në përparësi të takimeve, do të kemi një strukturë për bisedimet me anëtarët e Diasporës Shqiptare, për të shërbyer si platfomë e qartë e çështjeve që na shqetësojnë, dhe të shërbejnë si pika udhërrëfyese për t’u ndjekur pas vizitës suaj.
Në të kaluarën ka patur shumë takime të dobishme midis Qeverisë Shqiptare dhe anëtarëve të Diasporës. Megjithatë, ndjekja në vijim e çështjeve pothuajse nuk ka ekzistuar. Historikisht, të dy palët, si anëtarët e Diaporës Shqiptare, po ashtu edhe anëtarët e qeverisë i janë përqasur këtyre takimeve në mënyrë informale ose personale, dhe jo në mënyrë të mjaftueshme nga pikëpamja institucionale.
Ne dëshirojmë të fillojmë ta ndryshojmë këtë përqasje duke krijuar një rekord me shkrim të pyetjeve dhe shqetësimeve tona. Ne shpresojmë se kjo do të na udhëheqë drejt një partneriteti të fuqishëm të sektorit publik dhe atij privat, gjë që ka munguar dukshëm në marrëdhëniet e Diasporës Shqiptare me Qeverinë Shqiptare gjatë këtyre 25 viteve.
Pyetjet tona janë si vijon:
1) Prioritetet. A mund të përmblidhni si Ministër i Diasporës tre prioritetet kryesore afatshkurtra (6 muajt në vijim) dhe afatgjata (për katër vitet e ardhshme) dhe planet përkatëse për të arritur këto prioritete?
2) Çështjet Institucionale. Cilat janë planet e qeverisë për forcimin institucional për të zhvilluar më tej angazhimin e Diasporës Shqiptare? A mund të na jepni një ide të stafit dhe buxhetit që keni në dispozicion? A keni burime të mjaftueshme për të angazhuar në mënyrë të efektshme Diasporën Shqiptare? Këshilli i Ministrave ndërkohë ka miratuar krijimin e një Agjensie Kombëtare të Diasporës; Kur do të krijohet, sa i madh do të jetë stafi dhe cili do të jetë mandati i kësaj Agjensie?
3) Bashkëpunimi. Në ç’mënyrë mundet t’ju ndihmojë më së miri Diaspora Shqiptare? Çfarë prisni dhe çfarë ju duhet prej nesh? A do të krijohet një Këshill i Diasporës për të formalizuar dhënien e mendimeve të anëtarëve të Diasporës Shqiptare në politikat e Qeverisë Shqiptare? Nëse po, si keni menduar t’i zgjidhni anëtarët e Këshillit të Diasporës?
4) Strategjia e Diasporës Kombëtare. Kur do të finalizohet Strategjia për Diasporën Kombëtare? A ka patur ndonjë vijim të procesit të përzgjedhjes së mendimeve që filloi para tre muajsh? A do të përfshihet në mënyrë formale një grup me anetarë nga Diaspora Shqiptare në grupin që finalizon këtë strategji? A do të ketë një strategji të përbashkët të Diasporës Shqiptare së bashku me Kosovën dhe Maqedoninë (sikurse përmendet në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga ministrat e Shqipërisë dhe Kosovës në Nëntor) me përfshirjen e mendimeve të Diasporës shqiptare për të siguruar një përpjekje të mirëkoordinuar?
5) Samitet e Diasporës Shqiptare. A ka patur vijim të çështjeve nga ana e Qeverisë Shqiptare që prej Samitit të Nëntorit të vitit 2016 të Diasporës Shqiptare me anëtarët që morën pjesë në Samit? A ka plane për një Samit tjetër të Diaporës, dhe nëse po, kur dhe ku? Anëtarët e Diasporës shqiptare nuk u përfshinë në grupin e punës që planifikoi Samitin e mëparshëm; A do të jenë këta të përfshirë në mënyrë formale për Samitin në vijim? A jeni i mendimit se një strategji e përbashkët e Diasporës Shqiptare duhet të jetë themeli për Samitin e Diaspores në vijim?
Si anëtarë të Diasporës Shqiptare, ne kemi për detyrë t’ju informojmë dhe t’ju ndihmojmë për të arritur qëllimet tona të përbashkëta. Vetëm duke punuar së bashku ne mund të shfrytëzojmë burimet e fuqishme financiare dhe njerëzore të Diasporës Shqiptare. Si rrjedhim, bashkëpunimi ynë i ngushtë dhe me efikasitet mund të shndërrohet në një katalizator për mbështetje të mëtejshme të angazhimit të Diaporës Shqiptare nga komuniteti ndërkombëtar i donatorëve. Në mënyrë specifike, ne dëshirojmë t’ju ofrojmë mbështetjen tonë dhe ekspertizën në fushat e mëposhtme:
- Strukturën Institucionale dhe Ligjore për Angazhimin e Diasporës
- Të Drejtën e Votimit/Përfaqësimit Parlamentar të Diasporës Shqiptare
- Politikat Ekonomike të Investimeve nga Diaspora
- Promovimi i Shkëmbimeve Profesionale me Diasporën Shqiptare
- Shkëmbimet Kulturore dhe në Fushën e Arsimit
- Promovimi i Projekteve të Diasporës Vendore në Qytete/Rajone të Caktuara
- Filantropia e Diasporës Shqiptare dhe Organizatat Jo-Qeveritare
Ju faleminderit shumë për kohën tuaj dhe shqyrtimin e këtyre çështjeve të rëndësishme, të cilat ne shpresojmë do të kontribuojnë drejt një vizite frytëdhënëse tuajën në Shtetet e Bashkuara. Ne presim me kënaqësi bashkëpunimin në të ardhmen për t’u dhënë përparësi veprimeve që do të angazhojnë më tepër Diasporën Shqiptare – në këndvështrimin se Diaspora Shqiptare do të jetë akoma më e rëndësishme, ndërkohë që Shqipëria dhe fqinjët e saj përpiqen të bëhen pjesë e Bashkimit Europian në dekadën e ardhshme.
Sinqerisht,
Cc: Kryeministër Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Ministër Ditmir Bushati, Ministër për Europën dhe Çështjet me Jashtë të Republikës së Shqipërisë
Ambasadore Floreta Luli-Faber, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ambasadore Vlora Çitaku, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Zëvendës Kryeministër Dardan Gashi, Ministër i Çështjeve të Diasporës dhe Investimeve Strategjike të
Republikës së Kosovës
Ministër Edmond Ademi, Ministër për Çështjet e Diasporës i Republikës së Maqedonisë