• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova regjistroi mbi 400 mijë qytetarë nga diaspora

September 18, 2016 by dgreca

Rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Këto shifra janë evidentuar nga procesi i regjistrimit të diasporës, proces ky i filluar në vitin 2013.Qëllimi i regjistrimit është evidentimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor.Zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, për Radion Evropa e Lirë, kanë treguar se procesi i regjistrimit aktiv të diasporës ka përfunduar, kurse regjistrimi pasiv do të vazhdojë edhe pesë vjetët e ardhshëm, periudhë kjo kur pritet që të bëhen publike të dhënat përfundimtare tëkëtij procesi.

Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës, Kushtrim Sheremeti, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky proces, tashme është duke përfunduar.

“Procesi i regjistrit pasiv i diasporës do të vazhdojë edhe pesë vitet e ardhshme, ky është vendim i Qeverisë. Kurse, procesi i regjistrimit aktiv ka përfunduar këto dy vite. Do të thotë, vitin e kaluar edhe sivjet kemi pasur një regjistrim aktiv. Shifrat e përafërta mund të them se i kemi identifikuar, rreth400 mijë bashkatdhetarë për këtë proces të regjistrimit aktiv, që është një numër mjaft inkurajues për neve, dhe jemi shumë të lumtur më numrin që kemi arritur”, thotë Sheremeti.

Ai tregon për procedurat e procesit të regjistrimit pasiv, i cili pritet të fillojë vitin e ardhshëm. Ky proces do të realizohet në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës në vendet e ndryshme të Evropës dhe botës.

“Natyrisht, ambasadat aktualisht janë të furnizuara me fletëregjistrime, por faza e promovimit dhe shpjegimit të mundësive, por edhe të një trajnimi të zyrtarëve nëpër konsullata, do të bëhet deri në fund të këtij viti, që të jemi të përgatitur që prej vitit tjetër të vazhdojmë këtë punë.

Normalisht, që një ndihmë shumë të madhe në këtë drejtim po na jep edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e cila të gjithë infrastrukturën e vet të zyrave konsullore, e ka vënë në shërbim të procesit të regjistrimit”, shpjegon Shermeti.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Regjistrimi i diasporës është proces i duhur dhe i nevojshëm për të dhënat e tyre, thonë demografët, sipas të cilëve, autoritete kompetente janë duke e realizuar në nivel të duhur.

Demografi Rifat Blaku, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ky proces edhe pse i vonuar, është i domosdoshëm, pasi natyra e emigrimit ka qenë e parregullt në dekadat e fundit, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Në shtetet e Evropës kemi një kontingjent disa breza, dhe numri i tyre do të dalë jashtëzakonisht i madh. Meqë kemi disa breza, fëmijë të lindur në migracion, jo vetëm në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që projekti i Ministrisë së Diasporës është i një rëndësie të veçantë dhe do të shërbejë që të kemi një bazë të tw dhënave të përafërta”, thotë Blaku.

Sipas tij, qytetarët kanë emigruar pasi në Kosovë kanë munguar burimet dhe mundësitë për t’i përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre.

Në bazë të regjistrimit të deritashëm, vërehet se numri më i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlerësohet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. (Kortezi:Nadie Ahmeti- REL)

Filed Under: Emigracion Tagged With: 400 mije, Daspora, kosova, regjistrim

SHABAN OSMANI NDERROI JETE NE SUEDI

September 15, 2016 by dgreca

*Njoftim i Shoqates “Papa Klementi XI Albani”, Suedi/

*Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi ngushëllon familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët për ndarjen nga jeta të Shaban Osmanit/

Nga Hysen Ibrahimi/Lajmi i hidhur se Shaban Osmani, ndërroj jetë, e muarëm me shumë hidhërim shpirtëror për ne bashkëpunëtorët e Shaban Osmanit dhe për të gjithë shqiptarët që e njohën Shabanin.  Aq më shumë kur dimë se Shabani ishte dhe mbeti një atdhetar i vërtetë i çështjes kombëtare.Sot në këto momente të ndarjes, në moshë relativisht të re, me dhimbje shpirtërore po e themi lamtumirën e fundit për Prindin, vëllain, mikun tonë të çmuar, veprimtarin, aktivistin e palodhshëm të çështjes kombëtare, Shaban Osmani.

Sikurse të gjithë shqiptarët edhe Shabani ishte i detyruar të mërgoj,  sepse për të jetuar në vendlindje ishte bërë e pa mundur nga pushtuesi. Ai, edhe pse mërgoj, ai nuk u ndal kurr së punuar për të krijuar, sensibilizuar opinionin suedez për çështjen e Kosovës ate shqiptare në përgjithësi.Shabani, ishte mbështetës i fuqishëm i thememilit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani, e më vonë anëtar i saj dhe anëtar i Këshillit Organizativ për mbajtjen e Sesionit të pestë Shkencor, i cili u mbajt në Lund në maj të vitit 2016. Përballë sëmundjes së tij, ai edhe atëherë nuk u ndal së vepruari edhe pse e ndjente se nuk ka jetë.Po ashtu Shaban Osmani, ishte njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngusht ta Radio Projektit 21 në Danimarkë me në krye z. Havzi Sulejmani-Xhaxhi. Pra, kontributi i tij ishte zgjëruar edhe në Danimarkë, duke udhëhequr emisione për kulturë plot 17 vite me radhë. Ishte mentor i shumë projekteve në fushën e medias, me intervista speciale, sidomos në fushën e krijimtarisë nga shumë vende të ndryshme, por në veçanti nga Suedia dhe Danimarka. Ishte dhe mbeti miku më i madh i Radio-Projektit 21 në Kopenhagë të Danimarkës dhe i shumë shoqatave kulturore shqiptare.Shaban Osmani, muar pjesë nëpër të gjitha protestat të cilat organizoheshin në Suedi dhe më gjërë, kundër dhunës serbe mbi popullatën e pafajshme shqiptare. I gatshëm të kontribuoj, kudo që ishte dhe kudo që ai gjendej. Reflektoj gjithëherë si njeri i pikëpamjeve nacionale për një unitet kombëtar shqiptarë.  Ai, gjithëherë, përdori gjuhën e tolerancës dhe mirëkuptimit për të qenë të bashkuar shqiptarët kudo që ndodhen.

Të nderuar miqë, vëllezër dhe motra,

Tani, kur po ndahemi, fizikisht nga Shaban Osmani, duhet ditur se jemi duke u nda nga njeriu i atdheut, poezisë, artit, kulturës dhe publicistit. Por duhet ditur po ashtu se ai pas vetes ka lënë gjurmë në fushën e krijimtarisë dhe Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarën i ka të evidentuara.  Ishte fitues i shumë shpërblimeve, në fushën poetike, gjatë pjesëmarrjes së tij nëpër festivale letraree poetike. Ishte i pasionuar pas poezisë, artit, pikturës dhe mediave.

I dashur Shaban Osmani,

Amaneti yt, për tu vorrosur në vendlindje, tu realizua, sepse ke lën pas vetes familje të shkëlqyeshme. Kurse në Suedi, për ne shoqërinë, ke lënë një zbrazëtirë të madhe, sepse do të na mungosh dhe vendi yt nëpër tubime tona, sesione shkencore, manifestime letrare, emisione të radiove, do të mbetet i zbrazur.

Tani, ti pusho i qetë në botën e përtejme, se puna dhe veprat tuaja, do ti shkruajm në librat tanë. Përherë do të përkujtojm. Ishe dhe mbete shembull, se si duhet sakrifikuar për atdheun.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës e vendlindjes tënde.

Mëshira dhe bekimi i Zotit qofshin me Ty o miku ynë Shaban Osmani.

Në emër të Kryesisë dhe anëtarësisë së gjërë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi,

*Z. Hysen Ibrahimi, Kryetar.

Suedi/Ängelholm,  15 shtator 2016

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: nderroi Jete ne Suedi, Shaban Osmani

Prezantohet aplikacioni E-Konsullata

September 14, 2016 by dgreca

Ministria e Jashtme ka prezantuar aplikacionin konsullor E-Konsullata, i cili pritet të krijojë një sërë lehtësirash për qytetarët. Me 13 shtator 2016, MPJ në bashkëpunim me kompaninë Telekom Albania organizuan aktivitetin promovues të aplikacionit konsullor E-Konsullata. Ky aplikacion vjen ne kuadër te reformës së ndërmarrë nga MPJ ne fushën e shërbimeve konsullore. Aplikacioni konsullor E-Konsullata mund të shkarkohet nga Appstore dhe Playstore në çdo aparat celular apo tabletë që ka akses në internet dhe mund të përdoret kudo, duke shërbyer si një platforme interaktive komunikimi dhe informimi për te gjithë qytetaret shqiptarë kudo që ndodhen. Në aplikacion ndodhen kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën politike dhe shëndetësore për secilin vend prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata. Ajo është një portë e drejtpërdrejt komunikimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi nëpërmjet saj mund t’i drejtoheni dhe raportoni në Drejtorinë e Shërbimeve Konsullore te MPJ-së. Nëpërmjet këtij aplikacioni do të gjeni përgjigjen e shumë pyetjeve për shërbimet  që mund të ofrojë Ministria e Punëve te Jashtme dhe selitë diplomatike e konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë, duke shërbyer njëkohësisht dhe si një udhërrëfyes për sigurinë e shtetasve shqiptarë që ndërmarrin udhëtime në çdo vend të botës. Reforma e shërbimeve konsullore ka hyrë tashmë në një fazë të avancuar ku veç ofrimit të një sërë shërbimesh të sigurta, transparente dhe me kosto të ulët, dhe jo më radhë të gjata dhe shërbime sipas xhepit po shkojmë drejt digjitalizimit të plotë. Në fjalën e tij, Ministri i Punëve te Jashtme Ditmir Bushati evidentoi se aplikacioni konsullor e-konsullata ka qëllim të dyfishtë, ai do t’i shërbejë gati 1/3 së qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, gjithashtu ai shërben si një udhërrëfyes për çdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë jashtë duke dhënë informacion për 181 shtete që ndodhen në të. Ai është një instrument i rëndësishëm pasi ofron informacion të integruar tepër te nevojshëm dhe për operatorët turistikë, agjencitë e investimeve, dhomat e investimeve por vjen në ndihmë dhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. CEO i Telekom Albania vlerësoi se Shteti shqiptar është pionier në aplikimin e teknologjive digitale në shërbimet që ofron administrata publike duke shfrytëzuar teknologjinë moderne. Gjithsesi le te shohim si do zbatohen keto aplikime per shqiptaret kudo qe jane. {Sipas njoftimit zyrtar te MPJ}.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Aplikacion, E-Konsullata

Një Letër e hapur nga Mërgata e Austrisë

August 30, 2016 by dgreca

 

1 Graz

Foto: Pamje nga Graz, Austri/

Një Letër e hapur është nis nga Mërgata shqiptare në Graz të Austrisë për institucionet më të larta të Kosovës. Në focus të Letrës janë shqetësimet e shqiptarëve të Grazit për zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Ja teksti i saj:

I nderuari,z-President Hashim Thaçi

I nderuari,z-Kryeminister Isa Mustafa

I nderuari,z-Kryetar i Parlamentit z-Kadri Veseli

Të nderuar deputet dhe deputete.

Ne mërgimtarët , antarët e Shoqatës „Atdheu“ në Graz të Austrisë jemi jashtzakonisht shumë të shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë,e sidomos me qështjen e demarkacionit me Malin e zi.Ne kemi vendosur që për mes kësaj letre t´ju kërkojmë deputetëve t,kuvendit të Republikës së Kosovës që të mos e ratifikojnë marrveshëjen sipas Komisionit të formuar nga Qeveria e Kosovës .Pa dyshim ne jemi të bindur se ka gabime te mëdhaja dhe Kosova humb shumë teritor. Gjë që ,na sjell telashe të medha, neve dhe gjeneratave pas nesh me Malin e Zi. Ne jemi të bindur se do te përmisohen gabimet para se të votohet në kuvend, si mundësi  rishikimit dhe ajo e arbitrazhit ndërkombëtar siq e bejn të gjitha shtetet me prevojë të madhe  dhe Demokraci të vertetë si  shembull; Amerika me Mexsiken, Gjermania me Qekinë , apo Sllovenija me Kroacinë. Edhe ne si popull jemi te gateshëm ta luftojmë  qdo presion qoft i mbrendëshëm apo i jashtem pë ta votuar në kët formë demokracionin e damshëm për popullin e Kosovës. Me bindjen se me anë të kësaj letre, po kontribojmë sa do pak paqe, dhe fqinjesi të mirë në ballkan edhe një herë ju bëjm thirrje Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të votojnë në kët form demarkacionin me Malin e zi.

Me respekt..

Kryesia e Shoqatës Atdheu nga Grazi i Austrisë,ku gjithmonë kann qenë në ndihmë atedheut dhe kauzës shqiptare .

Kryetari  i shoqates ATDHEU NE GRAZ TË AUSTRISË, Bashkim Shala.

Foto nga Arkivi

Filed Under: Emigracion Tagged With: Atdheu shoqata, Austri, Graz, leter

ME 3 SHTATOR HAPET SHKOLLA SHQIPE NE TAMPA, FLORIDA

August 24, 2016 by dgreca

Me 3 shtator 2016 do te filloje shkolla shqipe ne Tampa, Florida, nen kujdesin e Deges se VATRËS Tampa-Clewater. Dje nga Selia e Vatres ne Nju Jork,i nisem abetaret e fletoret e punes.Suksese!

Nderkohe shkolla shqipe ne Queens , n’en drejtimin e z. Kristaq Papa, qe ka mbeshtetjen e deges se Vatres ne Queens, njofton shqiptaret e zones te paraqiten per te regjistruar femijet e tyre ne shkollen kuq e zi…Vatranet duhet te japin kontributin e tyre, duke afruar ne keto shkolla femijet, niperit apo mbesat e tyre dhe duke i bere thirrje sensibilizuese komunitetit.

Filed Under: Emigracion Tagged With: 3 shtator, florida, ne Tampa, Shkolle shqipe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 167
  • 168
  • 169
  • 170
  • 171
  • …
  • 179
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT