• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË 114 VJETORIN GAZETËS SHQIPTARE DIELLI NË AMERIKË SHUMË URIME NGA KOSOVA

February 15, 2023 by s p

Gazeta DIELLI

E Federates Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Diell drite e ngrohtësie i Vatres Shqiptare në Amerikë të pashuar më shumë se një shekull dhe gjithmonë

Shumë urime për 114 vjetorin

Përvjetor suksesesh e feste

DIELLI – Numri një i gazetarisë shqiptare – më e hershmja gazetë shqipe në botë

E njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar

Jam i nderuar që gjatë shumë viteve merrte e botonte shkrime të miat nga media shqiptare

E në Ditën e Lirisë së Kosovës – në 12 Qershor 2015, në kohën kur Editor mëse 12 vjet ishte emri i pashuar Dalip Greca, me Gazetën DIELLI nisa bashkëpunimet – nisa t’i shkruajë enkas si korrespondent në Kosovë dhe do i shkruajë…

Me shumë respekt e vlerësim

Për gazetën DIELLI të themeluar nga personalitetet e shquara të kombit shqiptar Fan Noli e Faik Konica

Për të gjithë shqiptarët në Amerikë që aq shumë kontribuan për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike shqiptare

E që vazhdojnë me mbështetjen e madhe

Lidhjen

Afrinë e dashurinë e përjetëshme

Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme

Uroj Kryetarin e VATRËS Elmi Berisha

Kryesinë

Këshillin

Dhe të gjithë VATRANËT

Shqiptarët në Amerikë…

Urime dhe falënderime e vlerësime Editorit të DIELLIT Sokol Paja dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e lexuesëve të gazetës sonë.

Urime… Si edhe në përvjetorë të tjerë, në këtë kartolinë urimi në foto Agim Rexhaj, atëherë Nënkryetar e tani President Nderi i VATRËS, organi i saj Gazeta DIELLI dhe korrespondenti në Prishtinë në qendër të kryeqytetit të Kosovës shtet që pas dy ditësh feston jubileun e 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

Urojmë nga Kosova që në 2023-tën ka edhe festën e 24 vjetorit të Lirisë – të hyrjes në Qershorin 1999 të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë mirënjohës dhe falënderime edhe për ato shpërblimet e përvitshme për shkrimet – bashkëpunimin, që më sillnin verave të kaluara nga Federata Gjithë-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe organi i saj Gazeta DIELLI.

Në Ditën e Lirisë – 12 Qershor 2023 bëhen tetë vjet dhe nis viti i nëntë i shkrimeve – raportimeve që bëj si korrespondent nga Kosova i Gazetës DIELLI…

Me shumë respekt,

Behlul Jashari

Gazetar-korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë

Prishtinë, 15 Shkurt 2023

Filed Under: Emigracion Tagged With: Behlul Jashari

“SKA ME RUSI -Vladimir Putin ka krye Misionin e tij në këte jetë!” Nji interpretim!

February 13, 2023 by s p

Shkruen : Leonid Y. Gozman/



Ridgefield, CT. Kuptimi i titullit të masipërm “…Ai, Putin, mendon se misioni i tij është të gjunjëzojë Shtetet e Bashkueme të Amerikës, të krijojë një rend botëror në të cilin Putin do të ishte lojtari kryesor, etj. Por ai ka gabuar! Misioni i tij është shkatërrimi i Rusisë; tani ai mund të largohet i qetë”. Arsyeja? 1)Ekonomia ka ra poshtë; 2) përkeqsimi i situatës demografike; 3) prapambetja e thellë teknologjike; 4) hipokrizia gjithëpërfshirëse.
Këto janë arritjet e mbretërisë së Putinit. Lista mund të jetë shumë më e gjatë. Me luftën dhe vrasjet masive si arritje kulmore. Por kur bëhet fjalë për Rusinë- po, ai e shkatërroj ate. Vendi ku kemi lindur dhe jemi rritur nuk ekziston më” shkruen autori rus me tone pesimiste. Per autorin Gozman, Rusia putiniste ka vdekë moralisht me vetë-vrasjen në Ukrainë.
Ky shkrim ashtë botue në novoyagazetaeurope(r.m.Illyria,N .Y) Kush ashtë autori?
Emni i tij: Leonid Yakovlevich GOZMAN president i Lëvizjes Publike Gjithëruse, Bashkimi i të Gjitha Forcave të Djathta. Ai ka kundërshtuar agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, atë të vitit 2014 dhe të vitit 2022. Me 25 korrik 2022, aI u arrestue dhe u mbajt në burg 15 ditë për shkak të nji postimi në Facebook, spjegon editoriali i gazetës, që, sipas autoriteteve”… denigronte imazhin e Rusisë”. Gozman ashtë sot emigrant politik në Svicër…
Në janar 2023, the Harriman Institute, Columbia University, botoi studimin e Profesor Yana Privoduka, anëtare e këtij Instituti, ku ajo adreson problemin e “shpifjeve”të “historianëve rusë ” në mediat e vendit gjatë Fazës së Parë të agresionit rus kundër Ukrainës (2014-2016). “Përpjekjet në fushën e betejës- shkruen Profesori rus në Columbia- janë vetëm nji element i luftës në Ukrainë. Agresioni parashikon nji invadim të plotë rus në Ukrainë në shkurt 2022. Kjo luftë hibride ka dimensione të shumëta që përfshijnë edhe interpretimin e së kaluemes gjatë viteve 2014-2016. Rusia shpërndan gënjeshtra jo-historike të cilat portretizojnë Ukrainën e sotme si nji shtet artificial, i falimentuem.(“failed state”). Tue paraqitë situatën në Ukrainë, mediat ruse perdorin kuadrin e Luftës II Botënore që ashtë tejet i politizuem, e diskursin politik bashkëkohor. Fushata e Donbas-it, e përkrahun plotësisht nga Rusia paraqitet si “Lufta e Vogël Patriotike”, nji përsëritje ose nji kopje e “Luftës së Madhe Patriotike.” Kjo “luftë e vogël…” kushtoi rreth 200.000 viktima deri tashti!
(Shenim: mbas disfatave fillestare e kolosale sovjetike në vitin e parë (1941-42) të agresionit nazist, lufta e rezistencës ruse u quejtë jo “Lufta kundër fashizmit” nji shprehje që nuk frymëzoi qytetarët e ish Bashkimit Sovjetik, por ishte “Lufta e Madhe Patriotike”, që mobilizoi forcat e qytetarëve rezistues deri në fitoren e plotë, me 9 maj 1945. Ukraina gjithashtu ka rezistue. SR)
“Përfshirja në diskutim e interpretimit të së kaluemes” ka marrë sot nji randësi të veçantë në justifikimin zyrtar të invazionit agresiv, anti-ligjor, dhe përdorimin e mjeteve shkatërruese për asgjasimin e objektivave paqësore të Ukrainës, me rezultat vrasjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm dhe shkatërrimin e objekteve civile të Ukrainës, me shpresë se vuejtet e mëdha që pëson popullsia civile do të ushtrojnë presion mbi qeveritarët ukrainas me pushue rezistencën, e me pranue pushtimin ushtarak rus të Ukrainës.
Këto llogaritje ushtarake u dermuen para rezistencës heroike të mbar popullit ukrainas!
Simbas Zërit të Amerikës ka arsye me besue se lufta e paprovokueme Rusi-Ukrainë të zgjanohet me stërvitje ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën, dhe vlerësimi i SHBA-së se mund të jemi para nji pushtimi masiv, të mundshëm e të plotë rus në Ukrainë, mbrenda pak ditëve. Me gjithë kerkesën e Putinit që Amerikanët akoma në Ukrainë të largohen mbrenda 48 orëve, ka mundësi që të mos ndermerret nji ofensivë para 20 shkurtit, kur lojët olimpike të përfundojnë në Kinë.
Konfirmohet lajmi se ka nji rritje tjetër të trupave ruse në kufijtë me Ukrainën. Këshilltari presidencial, Jake Sullivan, deklaroi:” Ne, nuk mund të përcaktojmë tani ditën e orën e fillimit të nji sulmi, por kjo ashtë shumë e mundur të ndodhë në çdo moment”. Për çdo eventualitet Amerika dergoj mijëra ushtarë në Poloni e Rumani. Në vlerësimin e gjendjes, sekretari i shtetit Blinken tha ”…Ne vazhdojmë të shohim shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit rus…” Njikohësisht, Zëri i Amerikës raporton se “udhëheqsit politikë perëndimorë janë plotësisht të bashkuar , dhe do të përgjigjen ashpër nji pushtimi rus me sanksione shkatërruese ekonomike dhe tregëtare”.
Mbrenda Rusisë, ish shkrimtari personal i Putinit – i njohun me “#85233B.A.”- dha alarmin se “…ndersa Moska ndjek me sy mbyllun fitoren e përgjakëshme në Ukrainë, ka zhvillime në vend që heshtazi po ecin drejt nji solucioni ushtarak “ shkruen gazeta The Daily Beach e 26.II.2023. Me 17 janar 2023, u hap lajmi se helikopteri me të cilin udhëton Z. Putin u rrëzue në Moskë.
V.Putin ashtë i vendosun me ndertue të ardhmen njilloj si ka qenë e kaluemja e saj. Ai urdhënoi “operacionin special ushtarak” sepse besonte që ishte e drejta hyjnore “the divine right” e Rusisë me sundue mbi Ukrainën, me fshi nga faqja e dheut identitetin kombëtar ukrainas, dhe me integrue popullin ukrainas në kuadrin e Rusisë së Madhe. Për këte ai botoi nji essay të gjatë 5.000 fjalësh “Mbi unitetin historik të Rusëve dhe Ukrainasve”(korrik 2021).
Simbas V. Putinit, Bjelorusët, Rusët dhe Ukrainasit janë mbasardhës të popullit të vjetër “Rus”
Ai shkruen se (fati) i kishte lidhun ata me territor të përbashkët, gjuhë dhe fenë, krishtenimi orthodoks. “Ukraina, shkruen ai, nuk ka qenë e pavarun, sovrane“. Putin mendon se Ukraina u shkëput nga Rusia prej Bolshevikëve, 1922. Mbas vitit 1989, Perendimi e perdori Ukrainën me kercënue Rusinë, dhe zhvilloi Nazismin (sic!). E vetmja zgjidhje për Ukrainën ashte nji partnership me Rusinë. Kështu Ukraina do të ishte sovrane. “ Na jemi nji popull” shkruen Putin. Shteti rus i krijuem kerkon që Perendimi dhe zonat tokësore në Jug të Rusisë të pranojnë rolin predominant rus në Euro-Azinë. Kjo don të thotë nji sferë kontrolli e dominueme nga Rusët” nji lloj përziemje të re-integrimit territorial (pushtimit) në disa vende, dhe pozitë dominuese në sferat e sigurimit, politikës, dhe ekonomisë”shkruen diplomatja Fiona Hill,eksperte ruse në Brookings Institution”(Fo.Aff.Sept-Oct. 2022)
Problemi ngrihet me seriozitetin e pabesueshëm të Z. Putin. Ukraina e konfirmoi ate. Me 2014, Rusia okupoi Krimenë, tue fillue kështu nji konflikt të armatosun që zgjati tetë vjet (2014-2022) me rreth 14.000 viktima. Perendimi u lajmërue se Rusia ka synime për aneksime rreth e rrotull kufinjëve ekzistues, me reparue shkëputjet territoriale historikisht të njohuna si tokë ruse”. Bolshevik, komunist Russia “created” nji vend që nuk ka ekzistue ma parë, Ukrainën, tue i dhanë asaj zonen e industrializueme të Donbas-it. Nga shtypja e pësueme në diktaturën e proletariatit, shtypja e pakicave jo-ruse vazhdoi. “Per Z. Putin, Ukrainasit janë ’Nazis’ sepse refuzuen me qenë rusë” shton Profesor Fiona Hill. Para nji situate të këtill, Ukraina kerkoi të bashkohej me organizatën e NATO-s.
Por nuk ashtë kjo arsyeja e konfliktit; refuzimi i Ukrainës me u njohë si “ruse”, po! Si dhe arsyeja e Ukrainës me u bashkue me Europën si mjeti ma i mirë i mbrojtjes së tyne nga agresiviteti i Putin-it. Shkrimtari rus Sorukin e paraqet si nji car mesjetar, si Ivani i tmerrshem, dhe anti-perendimor. Ka mundësi që pretendimet tokësore ruse mund të nxisin, sidomos në Ballkan, konflikte ku kerkesat për aneksime tokësore do të jenë argumentet e agresioneve të reja.
Putin sot shpreson tek “gjenerali dimni rus” , mohimi i furnizimit me gaz dhe vajguri për të gjithë Europën rreth 400 miljonëshe do të thyej vullnetin e rezistencës ukrainase, kësaj rradhe me ndihmën e aleatit natyror, tue mohue ngrohjen dhe ujin e pijshëm për popullsinë civile ukrainase dhe europiane, sidomos pleqtë dhe fëmijtë që nuk shkojnë në front. Nji degradim moral i këtill pa dyshim që dekurajon elitën e popullit rus të ofenduem nga mungesa e plotë e arsyes njerëzore; udhëheqja ruse ka krijue atmosferën e nji para-revoltimi masiv popullor. Në këte kuadër, qendrimi i forcave opozitare vishet me nderin e madh të nji populli thellësisht njerëzor, dhe frika që shqetëson autorin Gozman ashtë plotësisht e justifikueme. Opozitarët rusë shohin degradimin moral total të atdheut që ata adhurojnë, dhe kanë parulln e tyne:”Ska më Rusi!” Me qindra mijëra rusë kanë abandonue konfortin e votravet të tyne nga nji vend që nuk e quejnë ma gjatë “atdheu i im”!
Akoma ma e shemtueme ashtë thirrje e peshkopit rus Kyril drejtue ushtarëve rusë në Ukrainë: “Vdekja në Ukrainë ju pastron nga të gjitha mëkatet”! (R.L.E. 29.IX.2022) Nji thirrje ma anti -Perendi se kjo, ashtë e vështirë me u gjetë!
Në Botën e Qytetnueme veprimtaria ruse në Ukrainë denohet pa kompromis. Megjithate, ka akoma elementë që nuk frikësohen nga kercënimi i rrezikut rus para nji situate që shqetëson OKB-në dhe mosperfillë të gjithë legjislacionin nderkombëtar të ruejtjes së paqës dhe zhvillimit të demokracisë në botë.
Ekspertë nderkombëtar janë të mendimit se pretendimet ruse tejkalojnë Europën dhe Euro-Azinë, dhe frikësohen nga ky skenar. Me 3 shkurt, Presidentja e Bashkimit Europian,Ursula von den Leyen në nji deklaratë të përbashkët me Presidentin ukrainas Z. Zelensky njoftuen se nji qendër për ndjekjen e fajtorëve të “krimeve nga agresioni në Ukrainë” do të hapet në Hague.
B.E., vitin e kaluem deklaroi Ukrainën kandidat për anëtarsim, nji vendim që zemroi Kremlinin, dhe që nuk besohet se do të kryhet para mbarimit të Luftës. Rusia duhet të mbahet si përgjegjse para Gjykatës Nderkombëtare për krimet e tmerrshme, tha Zonja von Leyden. “Prokurorët nga Ukraina dhe Bashkimi Europian po punojnë tashti së bashku në këte rol. Na po mbledhim materiale perkatëse”. Jemi para nji Milosheviq 2 ?
Tue ndjekë shembullin e Hitlerit e Milosheviqit, V. Putin përsëriti gënjeshtrat që do të justifikojshin sulmin banditesk kundër Ukrainës, dhe siguroi popullin rus se fitorja ashtë e Rusisë pa zanë me gojë humbjet e mëdha të ushtrisë ruse , pa zanë me gojë humbjet edhe ma të mëdha të popullsisë civile ukrainase, e shkatërrimin e qendrave qytetare të viktimës, Ukrainën. Por në këte rast ai kercënoi indirekt edhe Gjermaninë, shteti europian me marrëdhanje ma të ngushta me Rusinë putiniste për dergimin e tankeve gjermane ushtrisë ukrainase. ”Ne nuk dergojmë tanket tona në kufi gjerman. Por na kemi mjetet e duhuna me i dergue, dhe nuk kufizohen me dergimin e tankeve, Të githë duhet të kuptojnë këte” tha ai në Volgograd (Stalingrad). Por Presidenti Zelinsky nuk i lejoi vetes përsëritjen e nji gjykimi të këtill. “Lufta e sotme (kundër Ukrainës) nuk ashtë nji luftë (ruse) difensive,” tha ai.”Kjo luftë nuk ashtë nji përsëritje e historisë; kjo luftë ashtë realiteti ditor i atdheut tonë” (The N.Y.Times 3.II.2023).
Në paragrafin e parë të studimit të tyne “Putin’s Last Chance”(F.O.Jan-Feb.2023) studjuesët Liana Fix dhe Michal Kimmage, shprehen: ”Lufta e Presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë, synonte të ishte demonstrimi i përparimeve të kryeme nga Rusia që nga ramja e perandorisë sovjetike, 1991. Aneksimi i Ukrainës do të ishte kështu hapi i parë në restaurimin e “perandorisë ruse”. Qellimi i V.Putinit ka qenë me ekspozue SHBA-në si nji “paper tiger”(tigër prej karte), jashtë Europës Perendimore, dhe me demonstrue se Rusia, së bashku me Kinën janë të destinueme për nji rol udhëheqës nderkombëtar të ri dhe multi-polar.
Por ngjarjet morën nji drejtim të kundërt”.
Në përpjekje me përcaktue zhvillimet nderkombëtare gjatë dhe mbas agresionit rus në Ukrainë, filozofi amerikan Timothy Snyder (Yale Univ.) preferoi termin:”nihilizm”(nji doktrinë që mohon çdo bazë objektive ose reale të së vertetës”.Webster Dict.)
__________________________________________________________
(Përgatitë për botim në shenj solidariteti me populllin heroik ukrainas, nga Sami Repishti, PhD.)
_______________________________________________________________________

Filed Under: Emigracion

“Nuk mund t’i bësh mirë tjetrit, pa e lënë keq veten”

January 31, 2023 by s p

Nga Prof.dr. Skender ASANI/

Në historinë e tmerreve çnjerëzore, ku jeta e njeriut nuk vlente as sa një fletë e tharë dushku, ndodhi edhe një tragjedi e madhe me përmasat kolosale të dhembjes e frikës. Kjo tragejdi emrin e kishte Holoakust, kurse hebrenjtë ishin ata të cilët kaluan nëpër rrathët e këtij ferri. Në secilin rreth sfidohej fati dhe e ardhmja e hebrenjëve, por pati edhe purgator ku njerëzit vullnetmirë, edhe këtu në Shkup, në Prishtinë, në Shkodër e gjetiu, tregonin mëshirë e solidaritet për këtë popull që pa të drejtë ishte shënjestruar nga makineria vrastare e nazi-fashizmit.

Sot në këtë akademi përkujtimore jemi mbledhur edhe njëherë që të evokojmë një ngjarje që i dha fund dramës kolektive të një populli i cili vuante çastet e fundit nëpër kampet e përqëndrimit.

Në ato ditë të ftohta janari të vitit 1945, Armata e Kuqe kishte përparuar në thellësi të territorit të Polonisë dhe pasi çliruan Varshavën dhe Krakovin, më 27 janar 1945, trupat sovjetike hynë në Aushvic , duke çliruar të mbijetuarit e rrjetit të kampeve të përqendrimit, me çka në sytë e botës zbuloheshin përmasat shtazarake të një ideologjie antisemite.

Sot pas 78 viteve, kur evokojmë këtë ngjarje që i dha fund vuajtjeve dhe përndjekjev të hebrenjëve, një pyetje që na imponohet vetvetiu është: Sa ka nxjerrë mësime njerëzimi nga e kaluara e errët dhe cilat janë përgjigjet e njerëzve të arsyeshëm ndaj ngjarjeve me karakter antihuman?

Gjatë kohës sa vepronte murtaja fashiste, në Bernë të Zvicrës funksiononte një grup diplomatësh i udhëhequr nga Aleksander Ładoś (1891-1963), ambasador polak në Zvicër në periudhën nga 1940 deri në 1945. Ładoś ishte udhëheqës i të ashtuquajturit “Grupi i Bernit, i cili vepronte fshehurazi në shpëtimin e mbi 10 mijë hebrenjve nga Holokausti, duke i pajisur me pasaporta të falsifikuara të Amerikës Latine, kryesisht paraguajane.

Grupi përbëhej nga katër diplomatë polakë dhe dy përfaqësues të organizatave hebraike: ambsadori Aleksander Ładoś, ndihmësi i tij dhe kreu i degës politike Stefan Ryniewicz, konsulli Konstanty Rokicki, atasheu dhe specialisti për çështjet hebraike Dr Juliusz Kühl, si dhe aktivisti sionist dhe deputeti polak Abraham Silberschein dhe Chaim Eiss, një aktivist hebre.

Këtë fakt po e përmendim për t’u ndërlidhur me pyetjen e mësipërme se cilat mund të jenë reagimet dhe veprimet e njerëzve të arsyeshëm ndaj ngjarjeve me karakter antihuman. Siç mund ta shohim nga shembulli i lartpërmendur, që ndërlidhet me një grup diplomatësh i udhëhequr nga ambasadori polak në Zvicër, Aleksander Ładoś, edhe në kohë të vështira ka njerëz me shpirt të madh që sakrificën për tjetrin e kanë kauzë jetësore, siç ndodhi edhe me dhjetëra familje shkupjane që rrezikuan veten për të shpëtuar fqinjët e tyre hebre gjatë LDB.

Tragjeditë njerëzore mund të përsëriten dhe ato mund ta kenë fytyrën e njejtë të tmerrit, por ajo çka na intereson neve sot është pyetja: A mundet solidariteti dhe sakrifica për tjetrin të krijoj sërish fole në zemrat e njerëzve human?

Nëse i referohemi dekadave të fundit të këtij shekulli, e sidomos tensioneve të shkaktuara si pasojë e invazionit rus në Ukrainë, mund të konstatojmë se njerëzimi ka përjetuar në mënyrë ciklike efektet e mosmarrëveshjeve që kanë përfunduar në konlfikte të armatosura. Mijëra viktima të pafajshme, kolona të gjata refugjatësh, përplasje të ashpra luftarake, të gjitha këto përbëjnë bilancin e një logjike që përjashton arsyen nga vendimarrja politike. Prandaj ne si evropianë nuk guxojmë të lejojmë që “kuajt e apokalipsës” të kalërojnë sërish nëpër vendet tona. Me këtë rast më lejoni të parafrazoj edhe një thënie të Nënës Tereze e cila apelonte që para se të fillojë një konflikt, palët duhet menduar mirë se vetëm dialogu dhe mirëkuptimi janë rrugët e vetme që sjellin perspektivë për njerëzit.

Evropa duhet të mbrohet nga tendecat që si synim kanë prishjen e balanceve gjeopolitike në rajon si rrjedhojë e përhapjes së konfliktit nga Ukraina në Ballkan, por edhe çrrënjosjen e të gjitha deformimeve që dëmtojnë demokracinë, siç është lidhja e pushtetit me krimin dhe korrupsionin. Ne duhet sërish të tregojmë sens të lartë përgjegjësie, duke refuzuar çfarëdo lloj alternative që nuk është euro-atlantike si dhe të angazhohemi që demokracia të jetë prodhim i betejave të ndershme politike. Heronjë nuk kemi vetëm në luftë. Heronjë ka edhe në paqe. Por këta të fundit kanë një mision të dyfisht: të parandalojnë çfarëdo shkëndije që mund të sjell konflikt dhe të dalin mbi egocentrizmin etnik e fetare në favor të mirëkuptimit me të tjerët. Nëse gjatë LDB patëm heronj të heshtur që ua shpëtuan jetën hebrenjëve, sot kemi nevojë për disa heronjë të tjerë, të cilët duke tejkaluar vetveten arrijnë të ruajnë harmoninë fqinjësore e shoqërore, ose siç thotë një urti popullore shqiptare: “Nuk mund t’i bësh mirë tjetrit, pa e lënë keq veten.”

Me këtë urti popullore po e përfundoj edhe fjalën time kushtuar 78 vjetorit të çlirimit të kampit të Aushvicit nga Armata e Kuqe, me ç’rast populli hebre u la i lirë të gëzojë jetën me dinjitet, kurse njerëzimi i mbeti ta memorojë në mendje Holokastin si një ngjarje e cila nëse nuk luftohet me të gjitha forcat e përbashkëta, mund të na përsëritet sërish në trajta e mënyra të ndryshme.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Skender Asani

U mbajt Kuvendi i Tretë i “Shkollës Shqipe” – Zvicër

January 24, 2023 by s p

Me datë 22 janar 2023 në Bernë të Zvicrës, u mbajt Kuvendi i Tretë i “Shkollës Shqipe” Zvicër. Ky Kuvend i cili ishte ndër më të rëndësishmit u shoqërua me raporte pune të detajuara nga koordinatori dhe anëtarët e Kryesisë, me raportin financiar si dhe zgjodhi organet drejtuese të saj.

Në datë 22 Janar 2023 u mbajt në Bernë, Kuvendi i Tretë i “Shkollës Shqipe” Zvicër. Në këtë takim të rëndësishëm u analizua puna e bërë gjatë vitit të kaluar, u evidentuan rezultatet e arritura dhe identifikuan sfidat me të cilat janë ndeshur mësimdhënësit e gjuhës shqipe që veprojnë në kuadër të “Shkollës Shqipe”, si dhe u përcaktuan objektivat për vitin 2023. Kuvendi zgjodhi edhe organet e reja drejtuese të “Shkollës Shqipe”. Në këtë Kuvend i pranishëm ishte dhe Ambasadori i R. së Shqipërisë në Zvicër z. Ilir Gjoni, i cili përshëndeti dhe përgëzoi mësuesit dhe prindërit për punën e lëvdueshme që kanë bërë në masivizimin e gjuhës shqipe dhe vlerësoi lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Ai garantoi angazhimin maksimal të Ambasadës së R. së Shqipërisë në Bernë në mbështetje të masivizimit të mësimit të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Zvicër. Një vlerësim të veçantë pati për prindërit e angazhuar në mbështetje të “Shkollës Shqipe” si dhe për gjithë veprimtarët që kontribuojnë në ndërgjegjësimin e komunitetit shqiptar për domosdoshmërinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditave të bukura shqiptare.

Kuvendi filloi me një raport të detajuar nga ana e koordinatorit të “Shkollës shqipe” Zvicër Vaxhid Sejdiut, i cili shfletoi faqe pune gjatë vitit 2022; hapjen e pikave shkollore, organizimin dhe masivizimin e shkollës shqipe, sensibilizimin e prindërve shqiptarë në mbarë Zvicrën, zgjerimin e pikave shkollore në 17 kantone të Zvicrës, takimet me prindërit dhe organizimin e këshillave prindëror, angazhimin dhe përfshirjen e sa më shumë mësuesve në orët mësimore, si dhe rreth organizimit të organeve drejtuese të “Shkollës Shqipe”. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe organizimit të aktiviteteve të lira: si konkursit të diturisë, turneut të futbollit, manifestimeve shkollore kushtuar festave kombëtare 28 Nëntorit, 17 shkurtit, 7 e 8 Marsit, pjesëmarrjes së nxënësve në aktivitetet kulturore në promovimin e veprave letrare etj.
Fjala e koordinatorit u përmbyll me kalendarin vjetor, apo me parashikimet për vitin 2023, ku qëllim kryesor është zgjerimi i “Shkollës shqipe” në mbarë Zvicrën si dhe përfshirjen e sa më shumë nxënësve në orët mësimore të gjuhës shqipe. Të nderuar pjesëmarrës, ëndrra vazhdon, që të kemi sa më shumë pika shkollore, sa më shumë nxënës të jenë pjesë e orëve mësimore në gjuhën amtare si dhe të kemi sa më shumë mësues në mesin tonë tha ndër të tjerash koordinatori Vaxhid Sejdiu.

Në pjesën e parë u dhanë edhe raportet e punës të përgjegjësve kantonalë, të mësuesve Lumnije Klinaku – Neziri, e cila bëri një raport të detajuar për Kantonin e Zug-ut, të mësuese Anita Duriçit nga kantoni Wadt dhe mësuese Boralda Kuçi nga Kantoni i Bernës, të cilat prezantuan pikat shkollore, takimet, manifestimet dhe aktivitetet shkollore në këto kantone.
Në mesin e raporteve dalluam edhe raportin e përgjegjëses së sektorit për informim mësuese Nazmije Murati – Kamberit, e cila foli për përpjekjet për një informim sa më të shpejtë dhe sa më të drejtë të prindërve, rreth rolit të gjuhës dhe kulturës kombëtare të fëmijët shqiptarë, shpërndarjes ë lajmeve rreth shkollës shqipe dhe prezantimit sa më të denjë të punës dhe përkushtimit të nxënësve, prindërve dhe mësuesve të shkollave shqipe. Një material i cili u ndoq me interesim.
Raportet u mbyllën me raportin financiar, edhe pse modest, raporti u prezantua në mënyrë të detajuar për pjesëmarrësit. Të gjitha raportet u prezantuan në mënyrë elektronike.

Anëtarët e Kryesisë së “Shkollës Shqipe” Zvicër, edhe njëherë dëshmuan gatishmërinë e tyre në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Dhe në fund u zgjodhën organet drejtuese në krye me koordinatorin dr. Vaxhid Sejdiun, dhe nënkryetaret Anita Duriçin, Lumnije Klinaku – Nezirin dhe Dr. Leonora Zoton, Iba Bulica arkëtare, kurse Minire Azemi, Boralda Kuçi, Nazmije Murati – Kamberi, Albulena Jusufi, Isuf Ismaili, Sejdi Rexhepi Teuta Myrtaj, Nora Macula, Alma Mico, Murtez Elezaj, Albana Kaba, Anila Muçaj, Besim Laci dhe Lazim Bakia, u zgjodhën anëtarë të Kryesisë.
Edhe njëherë mësuesit e “Shkollës Shqipe” në Zvicër dëshmuan gatishmërinë e tyre për t`i shërbyer sa më mirë organizimit të shkollave shqipe si dhe për të qenë sa më afër fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë, të cilët kanë aq shumë nevojë për gjuhën amtare.

“Shkolla shqipe” Zvicër
Sektori për informim

Filed Under: Emigracion

Bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s

December 31, 2022 by s p

-Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia/

PRISHTINË, 31 Dhjetor 2022-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia dhe oficerë të tjerë të lartë të KFOR-it e të karabinierëve italianë në kuadër të Njësisë Multi-nacionale të Specializuar (MSU).

Bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes dhe sigurisë, ishin në qendër të këtij takimi. Në veçanti u trajtua largimi i suksesshëm i të 16 barrikadave të cilat po shkelnin rendin e ligjin dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në katër komunat në veri të Ibrit.

Kryeministri Kurti dhe Gjenerali Ristuccia u pajtuan për vazhdimin e komunikimit të shpeshtë dhe bashkëpunimit të rregullt në shërbim të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës dhe lirisë së lëvizjes, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.
Në përmbyllje të këtij takimi, u shkëmbyen urimet për vitin e ri 2023.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • …
  • 180
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT