• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË TRUNG I LARTË ME KURORË FRESKUESE PËR MANASTIRIN

June 14, 2023 by s p

Shprehi bindjen time të thellë se duke e fuqizuar këtë Departament, ne në fakt po vendosim një shtyllë pranë një fidani që nesër mund të jetë një trung i lartë i ortodoksisë shqipatre me kurorë freskuese për Manastirin dhe gjithë rajonin e Pellagonisë.

Shkruan: Oliver QIRIAZI

Tash e tutje, ne ortodoksët shqiptarë të Manastirit do t’i shtojmë kalendarit të festave tona edhe një festë të re. Tash e tutje do ta memorojmë në kokat tona themelimin e Departamentit rajonal të trashëgimisë kulturore, këtu në Manastir, që mban emrin e shenjtë të familjes Qiriazi, si një festë që bashkon rreth një institucioni energjitë krijuese e hulumtuese, në funksion të njohjes sa më shkencore të trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore të rajonit të Pellagonisë.

Unë jam shumë i gëzuar që Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore nga Shkupi, i udhëhequr nga drejtori Prof.dr. Skender Asani, e ka futur edhe Manastirin në hartën e përkujdesit institucional, duke i dhënë këtij qyteti dhe gjithë rajonit, një impuls të ri zhvillimi në planin e hulumtimit dhe kërkimit shkencor.

Gëzimi im është i dyfishtë për arsye se emri i këtij Departamenti rajonal këtu në Manastir, pjesë e të cilit do të jem edhe unë, lidhet me paraardhësit e mi, me familjen fisnike shqiptare Qiriazi dhe me gjithë veprimtarinë iluministe që kjo familje e ushtroi dekada me radhë, si në planin arsimor, ashtu edhe në atë kulturor e diplomatik.

Tani kur po e themelojmë këtë Departament, para meje më del një shirit kohe tepër i gjatë, i stërmbushur me ngjarje që i dhanë kulturës dhe historisë sonë disa prej margaritarëve më të çmuar të iluminizmit kulturor e arsimor, siç ishin: Kongresi i Alfabetit, Shkolla e Vashave në Korçë, botimi i librave të para me alfabet të unisuar të Manastirit, aktivitetet lobuese si dhe një varg kontributesh të tjera shumëdimensionale.

Duke qenë bashkëpunues e kooperues me të tjerët, Departamentit rajonal i trashëgimisë kulturore, këtu në Manastir, do të jetë një pikë referuese mjaft kredibile për sa i përket ndriçimit të së kaluarës materiale e shpirtërore të këtij rajoni. Kjo edhe për faktin se Manastiri, si kryeqendër e një Vilajeti, historikisht njihet si nyje që lidhte lindjen me perëndimin, si një nyje nëpër të cilën kalonte rruga Egnatia, por edhe si një qendër e rëndësishme e diplomacisë perëndimore, sepse pikërisht nga Manastiri konsujt e ndryshëm raportuan për njerëzit, vendet dhe zhvillimet e këtushme. Si qytet i konsujve, Manastiri e meriton të jetë një qytet prej ku sërish do të aktivizoheshin reflektorët e dijes dhe kulturës, sidomos në ato fusha ku ka qenë i pamjaftueshëm kujdesi institucional.

Prandaj detyrë e jona si Departament do të ishte që ta rikthejmë Manastirin në dioptrinë e vëzhgimit shkencor, duke i dhënë peshën dhe meritën që ka në histori, por edhe vizionin që duhet ta ketë në të ardhmen.

Nuk ka punë më të shenjtë se vënia e dijes dhe kulturës në funksion të përparimit dhe progresit njerëzor. Jam shumë i bindur se ky do të jetë edhe misioni i Departamentit rajonal të trashëgimisë kulturore, këtu në Manastir, një vepër kjo kolosale e ideuar për mrekulli nga drejtori Skender Asani, i cili u tregua tepër kreativ në vitalizmin e jetës kulturore e shkencore me këndvështrime të reja dhe krejtësisht të liruara nga egocentrizmi etno-kulturor.

U jam mirënjohës z. Asani për besimin që edhe unë të jem pjesë e këtij Departamenti dhe shprehi bindjen time të thellë se duke e fuqizuar këtë Departament, ne në fakt po vendosim një shtyllë pranë një fidani që nesër mund të jetë një trung i lartë i ortodoksisë shqipatre me kurorë freskuese për Manastirin dhe gjithë rajonin e Pellagonisë.

Ju faleminderoj për vëmendjen!

Manastir, 09. 05. 2023

(Autori është pasardhës i familjes Qiriazi dhe pjesë e Departamentit rajonal të trashëgimisë kulturore “Qiriazët” në Manastir)

Filed Under: Emigracion

Glauk Konjufca: 12 Qershori, dita më e çmuar për popullin e Kosovës

June 12, 2023 by s p

Për nder të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Tre udhëheqësit shtetërorë homazhet i vazhduan në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e rënë të NATO-s.

Duke e vlerësuar 12 qershorin e vitit 1999 si ditën më të çmuar për popullin e Kosovës, kryetari Konjufca tha se çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm mes faktorit vendor dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë. Një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës por po ashtu edhe sukses i madh në planin ndërkombëtar, sepse dita e çlirimit të Kosovës koincidoi pikërisht edhe me ndaljen e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës”, tha kryetari Konjufca.

Në adresimin e tij kreu i Kuvendit potencoi ndihmën e pakursyer të shteteve mike për çlirimin e vendit.

“Kjo ndodhi pikërisht sepse kauza jonë ishte shumë e drejtë. Krejt çfarë po kërkonim si popull ishte ta hiqnim okupimin serb shekullor nga Kosova”, theksoi kryetari Konjufca.

Kryetari i Kuvendit tha se meritorë për lirinë e Kosovës janë dëshmorët dhe martirët që u flijuan, si dhe sakrifica e popullit për të arritur këtë ditë.

“Ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë sepse janë në themelet e lirisë së shtetit tonë”, tha kreu i Kuvendit.

Edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti Ditën e Çlirimit të Kosovës e vlerësuan si një ndër datat më të rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës.

Filed Under: Emigracion

VATRA CHICAGO organizon më 10 qershor turneun e futbollit Kupa Flamurtari 2023

June 6, 2023 by s p

VATRA CHICAGO nderon legjendën e futbollit shqiptar Flamurtarin e Vlorës në 1 shekull histori. VATRA CHICAGO organizon më 10 qershor turneun e futbollit Kupa Flamurtari 2023. Aktiviteti sportiv zhvillohet në adresën: Majewsky Metro Park, 745 Wille rd, Des Plaines Il, 60018. Turneu do të zhvillohet nga ora 8-9 am do të luajnë fëmijë nga mosha 8-15 vjeç e në vazhdim ekipi i të rriturve. Jeni të ftuar të merrni pjesë edhe thjesht si tifozë për të kaluar një ditë të këndshme mes patriotësh në Chicago. Ky turne futbolli u bë i mundur nga bashkëpunimi i Vatra Çikago dhe Country Financial Ilir Numani Agency dhe të nderuarit Z.Ardian Ruci, Z.Arben Rama, Z. Agron Aliaj dhe AACI. Ju mirëpresim të dashur bashkatdhetarë me dashamirësi e respekt të gjithëve! Ky turne zhvillohet për të nderuar 100 vjetorin e Futboll Klub Flamurtarit dhe për të evidentuar talentet e reja në futboll.

Filed Under: Emigracion

Shënohet 4- vjetori i Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë

May 31, 2023 by s p

Shani Pnishi/

Para disa ditësh figura të rëndësishme në komunitet, avokatë, biznesmenë u mblodhën në Toronto për të festuar 4- vjetorin e themelimit të Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro- Kanadezë.

“Ne ftuam avokate shqiptaro-kanadez si dhe shqiptaro-kanadez në fusha të tjera profesionale. Gjithashtu pati edhe shqiptarë dhe kanadez të cilët janë në biznese të ndryshme, si inxhinieri, real estate, consulting, insurance, etj.”- tha për “Diaspora Shqiptare” presidenti i kësaj shoqate Marin Nati.

Mbrëmja u organizua në Kasa Moto në Toronto dhe pjesëmarrja qe shumë e mirë. Patëm rreth 50 veta në mbrëmjen tonë. Përveç avokateve u bashkuan me ne edhe studentë shqiptaro-kanadez të cilët janë në mbarim të studimeve juridike ose presin të licensohen nga Law Society of Ontario. Pjesëmarrje kishte edhe nga paraligjorët shqiptaro-kanadez. Në këtë takim jo vetëm u festua përvjetori jonë, por mundësohen lidhje të reja si dhe forcimi i lidhjeve përbrenda komunitetit tonë në Kanada.

Kjo ngjarje erdhi vetëm disa javë pasi shoqata kishte zgjeshur bordin e ri drejtues të saj:

(Marin Nati, President

Isida Ranxi, Zv/President

Gjergji Hasa, Drejtor

Gledis Rada, Drejtor

Foti Vito, Drejtor

Bjorna Shkurti, Drejtor).

Gjergji Hasa është avokat në Montreal, Quebec, Bjorna Shkurti është avokate në Calgary, Alberta, ndërsa pjesa tjetër e bordit janë avokat në Ontario, përveç Foti Vito i cili është student në vitin e dytë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Torontos.

Të angazhuar në degët e ndryshme të shoqatës janë edhe: Jurgena Abdiu, Naime Isaj, Bardha Cunaj, Florida Kruja dhe Rusald Laloshi, të cilët mbulojnë fusha të caktuara të organizimit të shoqatës.

Filed Under: Emigracion

New York/Staten Island : Dita e Përkujtimit – Mijëra shqiptar në piknik

May 30, 2023 by s p

Shoqata Shqiptare mbajtën piknik në Staten Island, New York, në “Ditën e Kujtesës”

Nga Beqir SINA – Staten Island NY

Në Staten Island- Nju Jork, të dielën (28 maj 2023), parkun rekreativ “Wolfe’s Pond Park” shoqata : Malësia e Madhe, Fondacioni “Plavë e Guci” Ana e Malit, Kraja, Ulqini, Dibra, Rozafa, së bashku me organizatën Rrënjët Shqiptare, nën përkujdesin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Diasporës zotin Mark Gjonaj, në ditën “Memorial Day” organizuan së bashku piknikun “Albanian Piknik”.

Mbas dy dekadave në këtë komunitet ky ishte dhe Pikniku më i madh për nga pjesëmarrja (rreth 2 mijë vet) që organizohet nga komuniteti shqiptar në zonën e Tri-Shtetshit, (New York, New Jersey, Conecticut).

Komuniteti shqiptar për çdo vjet vijon të organizojë piknikun vjetor që përkon me festimet e datave të rëndësishme në kalendarin amerikan.

Paraditen e 28 majit qindra shqiptar nga Staten Island dhe qendrave të tjera nga shtetet për rreth Nju Jorkut, mbushën fushën e parkut “ Wolf’s Pond Park” dhe mjediset sportive të qytetit, Staten Island për të festuar Ditën e Kujtesës – Memorial Day .

Çdo gjë ishte e përsosur dhe e organizuar mirë, ku dhe pjesëmarrësit u pa të dukeshin dhe të shpreheshin mjaft të kënaqur.

Mark Gjonaj i cili kishte ardhur me gjithë familje dhe stafin e tij të festojë me komunitetin shqiptar , thotë , se më u mbush zemra plot gëzim – kur shoh kaq shumë shqiptar, këtu, në këtë piknik madhështor.Kështu, dotë mblidhemi bashkë në çdo aktivitet të gëzuar dhe me familje që të shijojmë aktivitetet festive në një ditë të mrekullueshme në Amerikë-

“Ne do të vazhdojmë të festojmë ngjarje kombëtare të shqiptarve dhe amerikanve në çdo vit. Tê bashkuar gjithmonë! Është një moment që arrijmë më shumë se çfarë kemi arritur deri tani, gjithmonë të bashkuar dhe respekt e dashuri me njëri-tjetrin. Ky piknik kaq i bukur është puna dhe përkujdesja e të gjitha organizatave dhe anëtarëve të tyre që na nderojnë si komunitet (si shqiptar) kudo dhe kurdoher në qytetin e Nju Jorkut.” tha ai.

Festimin e kësaj dite Memorial Day, me pkinikun në Staten Island- Nju Jork, të dielën (28 maj 2023), parkun rekreativ “Wolfe’s Pond Park” nga shoqatat Malësia e Madhe, Fondacioni “Plavë e Guci” Ana e Malit, Kraja, Ulqini, Dibra, Rozafa, dhe organizata Rrënjët Shqiptare, nën përkujdesin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Diasporës zotin Mark Gjonaj, u bë në sponsorizimin e mjaft kompanive dhe bizneseve shqiptare.

Njerëzit në tavolinat e mbushur plot me ushqime të pregatitura prej tyre perimet e frutat e sezionit ëmbëlsirat ndiqnin aktivitetet, bisedonin për jetën e tyre komunitare secili kishte shumë për të treguar, edhe për vendorigjinën e tyre.

Hapësira e gjelbër me një sipërfaqe prej disa akrash tokë, u krijonte mundësinë pjesëmarrësve të qëndronin grupe së bashku me familje, me miq e fëmijë si në vend lindjen e tyre.

Pra, në këtë ditë krahas pjesëmarrjes masive, për zhvillimin sa më normal të saj, u angazhuan e kujdesën të gjithë, jo vetëm udhëheqësit e shoqatave dhe stafi i tyre i përkushtuar, por edhe autoritetet e parqeve policia NYPD.

Gjithashtu, së bashku me komunitetin shqiptar në piknikun e shqiptarve ishte dhe Vito Fosella Presidenti i Borough State Island dhe zyrtar të Staten Island, Nju Jork.

Aktivitetet që nisën paradite vazhduan deri vonë

Ndërkohë në piknik janë fëmijët të rinjët e të rejat ata që zënë një vend të veçantë në këtë ditë, ndaj nga ora 11:00 e paradites deri më 19:00 të pasdites, ata zhvilluan lojra të ndryshme sportive, me veshje kuq e zi, e piktura të ndryshme në bluza e tyre, tatu të improvizuara në krah dhe fytyrë me temë atdhedashurinë, për Shqipërinë.

Kuptohet që në gara për fituesit e çdo gare kishte stimul simbolik material.Ky aktivitet madhështor ku gërshetohej tradita, puna, kultura, aftësitë, mosha dhe integrimi nuk kishte për të ngelur jashtë vëmendjes së të pranishmeve pa këngët e vallet ushqimet dhe suveniret për të gjithë pjesëmarrësit dhe familjet e tyre.

Pikniku vjetor në ditën e pavarësisë së SHBA – 4 korrikun, dhe Memorial Day kan qënë një nga aktivitetet më të rregullta të organizuara nga komuniteti shqiptar në Amerikë, prej nga klubet e para shqiptare në fillim shekullin 19të kur edhe erdhen shqiptarët e parë në Amerikë.

Në këto pikniqe mblidhen shqiitarët me familjet dhe shoqëria, krijohen mundësitë e lidhjeve të reja, flitet shqip, këndohen këngë patriotike dhe zhanrrve të ndryshme shqiptare, dhe konsumohen më së shumti ushqime tradicionale shqiptare. Në këto pikniqe shpalosen tradicionalisht të dy flamujt, flamuri shqiptar dhe ai amerikan.

Ky aktivitet vjetor është që të ruajnë lidhjet e ngushta mes shqiptarve me gjuhën dhe traditat shqiptare, dhe kontributin e tyre në fuqizimin e lidhjeve të shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Memorial Day – Dita e kujtimit

Dita e Kujtimit të të Rënëve, është një ditë e veçantë në SHBA, sepse kujtohen e respektohen të gjithë meshkujt dhe femrat me uniformë që kanë dhënë jetën në beteja.

Kjo ditë e ka origjinën që nga Lufta Civile në SHBA, për të nderuar ushtarakët që vdiqën në luftë nga të dy palët luftuese. Fillimisht ajo njihej si dita e dekorimeve, por në shekullin e XX, koncepti i saj u zgjerua duke iu përkushtuar kryesisht të rënëve dhe veteranëve të luftës.

Nga fillimi i shekullit XX ajo festohet të hënën e fundit të majit dhe është ditë pushimi në të gjithë shtetet e SHBA.

Në ditën e kujtimit të të rënëve, veteranë të luftës, ushtarakë aktivë e në pension bashkë me familjet, si dhe qytetarë te shumte vizitojnë varret e të rënëve, memorialët e tyre, vendosin flamuj të SHBA e buqeta me lule në çdo var, vizitojnë muzetë e ushtrisë dhe qytetit.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Beqir Sina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • …
  • 187
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT