• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si të bëjmë që Grinch mos na vjedhë “Ditën e Falënderimeve” ?!

November 23, 2020 by dgreca

Ese nga Rafael Floqi/

Shtetet e Bashkuara vendosën një rekord të ri për rastet e reja të përditshme të koronavirusit, duke u përplasur me rekordin e 12 milionë të infektuarve. Megjithatë, i ftohti i dimrit, gripi dhe,  sezoni Covid, këtë vit sapo ka filluar. Megjithëse jemi të lodhur nga maskat dhe distancimi shoqëror, ne jemi bërë më të mirë në përballimin e tij.  Por testi ynë më i madh ka akoma për të ardhur. Kjo është “Dita e Falënderimeve”, Thanksgivings. 

Pse shqiptarët nuk thonë shpesh “Faleminderit”?

Kuptimi i fjalës shqipe wshtw mjaft domethënës “I falemi nderit” Po pse e kemi zor ta themi. Aq më  tepër se ne si shqiptarë. Vini re sa shpesh e përdorin “ Thank You “ amerikanët.  Aq shpesh sa e kanë zbehur ngjyrimin e fjalës, aq më  tepër me mesazhe me tekst ku e shkurtojnë në një fjalë pa zanore  “THNX” .  Që më  duket se është e njëjta gjë, si në shqip “FLM”. Por madje dhe kur e shqiptojmë e përtypim  mes dhëmbësh atë fjalën një pasthirrmë gjysmake në  “Falm..derit”  dhe duket sikur në vend të nderit , themi ‘der(r)it” në mos më keq ‘menderit’.  

Kur prindërit i mësojnë fëmijët të jenë të sjellshëm dhe të thonë “Faleminderit”, “Ju lutem,” dhe fjalë te tjera të zakonshme dhe me edukatë, nuk është gabim të supozoni se ata thjesht u mësojnë atyre sjellje të mira.  Por, me siguri nuk keni menduar se ata po mësonin sekretin e lumturisë së përhershme. Shprehja e mirënjohjes ka përfitime psikologjike të shëndetit.  Mirënjohja i ndihmon njerëzit të ndiejnë emocione më pozitive, të shijojnë përvoja të mira dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre.

Sipas studimeve njerëzit që praktikonin mirënjohjen ishin më optimistë, ndiheshin më mirë për jetën e tyre dhe gjithashtu ushtroheshin më shumë sesa ata që përqendroheshin në gjërat negative, duke nënkuptuar që praktikimi i mirënjohjes ndikoi në mënyrën pozitive të mendimit të tyre. Ndihmon në zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve “Në qoftë se kujtohemi t’u themi faleminderit njerëzve që janë këtu me ne, do ta kemi më të lehtë të kujtohemi t’i themi faleminderit “Atit tonë që është në qiell”, thonë të krishterët. Dhe ndoshta kjo traditë e krishterë është më  e ngulitur tek amerikanët , pasi dhe legjenda apo fakti i ardhjes të pelegrinëve të anijes “Mayflower” dhe takimi dhe bashkëjetesa me indianët  mbështeteshin në konceptin kristjan të mirënjohjes.

Shumë njerëz që nuk thonë kurrë faleminderit thjesht nuk i vërejnë ose vlerësojnë gjestet e këtij lloji. Atyre u mungon inteligjenca dhe ndjeshmëria e nevojshme emocionale për të kuptuar mirësinë e njerëzve të tjerë ose përpjekjet për ta bërë jetën e tyre më të lehtë. Ata marrin gjithçka që ju bëni për ta si të mirëqenë, sepse kjo është ajo që ata presin nga ne. Kjo mungesë e ndjeshmërisë mund të bëhet kronike. Këta njerëz mund të bëhen edhe më kërkues ose armiqësorë me kalimin e kohës. Nëse filloni t’u thoni jo kërkesave të tyre në një moment, ata do të reagojnë negativisht. Kur kjo të ndodhë, ju ndoshta pyesni veten “Pse e bëra atë për atë person?” Sidoqoftë, është e rëndësishme të kalojmë atë ndjenjën e sikletit dhe madje edhe të fajit për të kuptuar një fakt shumë të thjeshtë: nuk jeni ju, janë ata. Mosmirënjohja ka arsye konkrete psikologjike.

Ju ndoshta keni hasur në njerëz që kurrë nuk ju thonë faleminderit dhe kanë menduar pse sillen kështu. Sipas psikologut Pinhas Berger nga Universiteti i Tel Avivit, njerëzit që kurrë nuk thonë falënderime  humbasin mundësinë për të krijuar marrëdhënie të kënaqshme shoqërore. Ata gjithashtu potencialisht pengojnë në rritjen e tyre emocionale. 

Faik Konica ishte i bindur se për ta quar një komb përpara pos anëve pozitive dhe pos lëvdatave duhet t’ia tregosh edhe dobësitë dhe të metat që i posedon, dhe jo rastësisht në krejt veprimtarinë e tij shpesh hasim fjalë fyese për vendin dhe për bashkëvendësit e tij. Në shkrime Konica del urryes kundrejt shqiptarëve, ngase nuk mund t’i gëlltite dot budallallëqet e shumta që ata i posedonin, nuk mund të pranonte se kombi i tij përbëhej nga kaq shumë njerëz kokëtrashë, nuk mund të pranonte faktin se si populli i tij merrej me gjëra të kota dhe nuk ushqenin ambicie për ditë më të mira.

E tek shqiptarët si duket krenaria e tyre  proverbiale s’i le të shprehin mirënjohjen për punën e dikujt në favor të tyre “ Ne jemi një komb i ftohtë, shkruante Konica ku secilido mendon për veten e tij… Ata shqiptarë për të cilët bota thonë se janë “të egër”, shqiptarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, por përkundrazi, janë shqiptarë të mirë… sikur të kish njerëz t’u jepnin të kuptonin [t’i ndërgjegjësonin]. (Vepra 3, f. 100). Por si qysh?

Njerëzit që nuk thonë kurrë faleminderit (sepse nuk duan, ose nuk dinë si ta thonë) zhvlerësojnë ose minojnë vlerën e gjesteve dhe përpjekjeve pozitive të njerëzve të tjerë. Kjo ka një ndikim në shoqëri. Kështu, ata përfundimisht do të marrin përsëri atë që i projektojnë botës: mosbesimin dhe armiqësinë. 

Historia e “Ditës së Falënderimeve” dhe “Festa e gjelit”?

Por le të kthehemi tek Thanskgiving- “Dita amerikane e Falënderimeve” që është një festë federale në Shtetet e Bashkuara, e festuar të enjten e katërt të Nëntorit. Ajo filloi si një festival i vjeljeve, dhe sot e kësaj dite pjesa kryesore e festimeve të Falënderimeve mbetet “Darka e Falënderimeve”. Darka tradicionalisht përbëhet nga ushqime dhe pjata autoktone të Amerikës, përkatësisht: gjel deti, patate (zakonisht pure), gravy, (një farë çervishi) kunguj, misër, bishtaja, boronica (tipike në formë salce) dhe (ëmbëlsirë) pie me kunguj. Falënderimet vlerësohet si fillimi i sezonit të festave vjeshtë-dimër ku hynë dhe Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Kur po diskutoja me një komshiun tim të ri shqiptar, ngjitur shtëpisë për festimet e “Thanksgiving këtë vit mes pandemisë.  Nëna e tij që ka pak kohë që ka ardhur nga Shqipëria e pyeti, se çfarë është kjo festë. “ Festa e gjelit “ iu përgjigj ai. Në pamje të parë duket si një darkë familjare ku mbreti është mishi i gjelit të detit dhe aq, por jo ajo ka një domethënie më të madhe të ngulitur në psikologjinë kolektive amerikane. 

Ngjarja që amerikanët zakonisht e quajnë “Falënderimi i Parë” u festua nga Pelegrinët pas korrjes së tyre të parë në Botën e Re në tetor 1621. Kjo festë zgjati tre ditë dhe, – siç tregohet nga i pranishmi Edward Winslow – morën pjesë 90 amerikanë vendas dhe 53 pelegrinë. Kolonistët e New England ishin mësuar të festonin rregullisht “falënderime”, ditë lutje duke falënderuar Zotin për bekime të tilla si fitorja ushtarake ose fundi i një thatësire, ndaj u quajt kështu.

 Dyqind e tridhjetë e një vjet më parë, Presidenti George Washington e deklaroi të enjten, e 26 nëntorit një ditë “Falënderimesh”, një ditë për amerikanët për të njohur “mundësinë për të krijuar në mënyrë paqësore një formë qeverisjeje për sigurinë dhe lumturinë e tyre”. Në 1863, kur Presidenti Abraham Lincoln i shndërroi Falënderimet një festë kombëtare, vetëm disa muaj pas Betejës së Getisburgut, ai kasnecoi, “Bekimet për të korra të frytshme dhe qiej të shëndetshëm në mes të një lufte civile me përmasa dhe ashpërsi të paparë … Ato janë dhuratat e hirshme të Zotit të Madhërishëm, i cili, na ndëshkoi ne me zemërim për mëkatet tona, megjithatë na e ka kujtuar mëshirën. Ndaj më është dukur e përshtatshme dhe e duhur që ato ( falënderimet) të pranohen solemnisht, me nderim dhe mirënjohje si me  zemër dhe një zëri si një kremtim nga i gjithë Populli Amerikan “. 

Politikë “pёr drejtësi” racore  me “Thanksgiving” e parë 

Në një kohë kur Amerika po lodhet nën peshën dhe kontradiktat e historisë së saj, erdhi dhe përkujtimi  i  400 vjetorit të hedhjes së spirancës, së anijes “Mayflower” ( Lulja e majit”në këto brigje. Në kohën kur vendi është detyruar të përballet me trashëgiminë e dobët të skllavërisë dhe racizmin sistematik që u rrit nga ai “Mëkat Origjinal” shkruajnë aktivistë  radikalë që kërkojnë rishkrimin e Historisë së Amerikës parë me këndvështrimin e sotëm kujtojnë  se statujat që përkujtojnë heronjtë e Konfederatës janë rrëzuar dhe hequr. Janë shfaqur “monumente të reja”, siç janë fjalët Black Lives Matter të pikturuara me shkronja të verdha fluoreshente në pragun e Shtëpisë së Bardhë. 

Vetëm disa javë më  parë Presidenti Donald Trump njoftoi krijimin e Komisionit 1776 për të promovuar “arsimin patriotik” dhe “mrekullinë e historisë amerikane” si kundërpeshë ndaj Projektit 1619, johistorik, antiamerikan e suportuar nga gazeta prestigjioze e majtë New York Times, një seri arsimore të botuara në internet, me emrin e vitit kur u sollën skllevërit e parë në Virxhinia. Sipas këtyre “historianëve” që i shohin të gjitha momentet historike si dallime racore.  Dhe se gjoja Amerika nuk është vend i lirisë po i ndërtuar si vend i mëkatit të parë të skllavërisë duke u shoqëruar me paragjykime antisociale dhe raciste nga ana tjetër duke mos gjykuar njerëzit nga sjelljet dhe karakteri por nga ngjyra e lëkurës. Pasi duke qenë i bardhë, ti je racist qysh në lindje dhe non sense të tilla si faji i “whiteness”.

Ku përshtatet zbarkimi i anijes Mayflower brenda historisë amerikane? Çfarë rëndësie duhet t’i kushtojmë ardhjes së këtyre kundërshtarëve anglezë? Si e informon ajo ngjarje në të tashmen?, pyet gazetari i BBC , Nick Bryant i cili është njeri që mbështet këto ide.

Ndoshta është një gabim të shikosh ardhjen e Mayflower si ndërveprimin e parë midis kolonëve të bardhë dhe indigjenëve të Amerikës së Veriut. Kontaktet me evropianët kishin vazhduar për të paktën një shekull, pjesërisht sepse tregtarët e skllevërve kishin në shënjestër amerikanët vendas. Kur pelegrinët dolën në breg, disa anëtarë të fisit Wampanoag dinin të flisnin edhe anglisht.

Mayflower është një dokument historik domethënës, “djepi i përkundës i lirive tona”, siç e tha një historian në mënyrë evokuese.  I nënshkruar nga Pelegrinët dhe të ashtuquajturit të huaj, mjeshtrit, tregtarët dhe shërbëtorët e tyre duke kërkuar liritë fetare sollën me vete idenë për të krijuar një koloni të suksesshme, që ra dakord të miratojë “ligje të drejta dhe të barabarta për të mirën e Kolonisë”. Që eksperimenti i parë në vetëqeverisjen e Botës së Re, disa studiues madje e shohin atë si një lloj Magna Carta Amerikane, një model për Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e SHBA. Pra nuk është vetëm puna e gjeli, apo jo?

Për të gjitha ato, vetëm për kohën e vetme kur Etërit Pelegrinë shfaqen më  të madhe në imagjinatën kombëtare, është pikërisht në Festën e Falënderimeve, në atë festë para Krishtlindjes me pie me gjel deti dhe kunguj, kur e gjithë Amerika shton kaloritë dhe bashkohet i gjithë fisi. Kjo festë kombëtare rrjedh nga kremtimi që shënon korrjen e parë në vitin 1621, kur kolonët zbarkuan dhe u takuan me fisin Wampanaog  me indianët e Amerikës. Kjo është paketuar si një akt i bashkëjetesës paqësore, një banket i shoqërueshëm që sugjeron se Etërit Pelegrinë u mirëpritën nga amerikanët indigjenë me krahëhapur. Megjithatë, shumica e asaj çka u mësohet nxënësve e shkollave  amerikane në lidhje me këtë festë nuk i reziston shqyrtimit të ngushtë historik. 

Sipas autorëve të duan të zhdukin kulturën dhe historinë amerikane , si vendi i lirisë, barazisë dhe ndjekjes së lumturisë që është në themel të kushtetutës amerikane aktuale amerikane e ta zëvendësojnë atë me vendin e mëkatit origjinal të skllavërisë, kjo është një mitologji, jo një histori. Ka pasaktësi të paqëndrueshme, thonë ata. Është menduar, për shembull, që mishi i gjahut ishte mishi kryesor që u ofrua. Menuja e sotme me paj  e me gjel deti dhe kungull u shpik nga një botuese e revistës “Shekulli 19-të”, një Martha Stewart e kohës së saj, e cila kishte lexuar për atë festën e parë dhe kishte lobuar pranë Abraham Lincolnit për t’i kthyer Falënderimet në një Festë Kombëtare. Por sidoqoftë mit apo jo ç’të keqe ka ideja që përcjell  lirinë e barazinë. 

“Por është trillimi më i madh që është më i dëmshëm, shtojnë ata. Në një ritregim mashtrues, vendi i amerikanëve vendas në atë tryezë zakonisht është keqpërdorur dhe keqkuptuar. Falënderimet kanë inkurajuar idenë se amerikanët autoktonë përshëndetnin me kënaqësi kolonët evropianë të bardhë; ndihmuan në mësimin e të ardhurve të rinj se si të mbijetojnë në Botën e Re; jetuan së bashku në mënyrë harmonike; u bashkuan së bashku për këtë festë dhe pastaj u zhdukën nga historia. 

Falënderimet janë bërë si pasojë thonë ata një vello amerikane, një mantel i padukshëm nën të cilin janë fshehur të vërtetat e papërshtatshme të historisë për shekuj me radhë ndaj si të tilla duhet të mos festohen e të hiqen si puna e statujave.

Megjithëse kishte një ndjenjë qetësie në ato vitet e para, kryesisht për shkak se fisi Wampanoag dëshironin aleatë kundër një fisi rival, ajo shpejt u shpërbë. Amerikanët vendas u bënë viktima të kolonëve; pre e grabitjeve të tyre tokësore, shfrytëzimit të burimeve të tyre natyrore dhe sëmundjeve fatale të importuara nga Evropa, nga të cilat ata nuk kishin imunitet. Të gjitha këto tensione shpërthyen në një seri luftërash midis banorëve autoktonë të Anglisë së Re dhe kolonizatorëve që u grabitën tokat atyre. 

 “Etërit Pelegrinë pohuan gjithashtu dominimin e racës së bardhë, shpesh me forcë vrasëse. Gjatë këtyre viteve të para, në një cikël vrasjesh për hakmarrje, kishte masakra në të dy palët. Por është trillimi më i madh që është më i dëmshëm. Në një ritregim mashtrues, vendi i amerikanëve vendas në atë tryezë zakonisht është keqpërdorur dhe keqkuptuar. Falënderimet kanë inkurajuar idenë se amerikanët autoktonë përshëndetnin me kënaqësi kolonët evropianë të bardhë; ndihmoi në mësimin e të ardhurve të rinj se si të mbijetojnë në Botën e Re; jetuan së bashku në mënyrë harmonike; u bashkuan së bashku për këtë festë përplasjeje dhe pastaj u zhdukën nga historia. Është një rrëfim i vlefshmërisë koloniale; të pranimit të sajuar; të akomodimit të së bardhëve. Është një histori që pranon me vlerë nominale një vulë kolonie të projektuar nga Massachusetts Bay Colony, e cila paraqet një indigjen amerikan gjysmë të zhveshur duke iu lutur anglezëve për “Come Over and Help Us.”, pohojnë ideatorët e këtyre teorive.   

“Falënderimet janë bërë si pasojë një vello amerikane, një mantel i padukshëm nën të cilin janë fshehur të vërtetat e papërshtatshme të historisë për shekuj me radhë, thonë këta farë studiuesish, si Nick Bryant, në shkrimin “Në 400 vjetorin e Mayflower : cfarë dimë gabim rreth etërve pelegrinë”. Shkrim  i cili ka brenda një nonsens ‘ndonëse pranon se Thanksgiving është një mit, përpiqet ta hedhë poshtë me përgjithësime historike dhe wshtw krejt i ngjashëm me ta që rrezojnë statujën e Kolombit  që s’ka asnjë lidhje me historinë e SHBA, përveç faktit se zbuloi Amerikën.

“Megjithëse kishte një farë  qetësie në ato vite të hershme, kryesisht për shkak se fisi Wampanoag dëshironte të regjistronte aleatë kundër një fisi rival, paqja shpejt u shpërbë. Amerikanët vendas u bënë viktima të kolonëve; pre të grabitjeve të tyre tokësore, shfrytëzimit të burimeve të tyre natyrore dhe sëmundjeve fatale të importuara nga Evropa nga të cilat ata nuk kishin imunitet. Të gjitha këto tensione shpërthyen në një seri luftërash midis banorëve autoktonë të Anglisë së Re dhe kolonizatorëve 

“Kjo, pra, është një histori më shumë e konfliktit sesa e bashkëpunimit, e gjakderdhjes, jo e vëllazërisë. Festat e Falënderimeve ndonjëherë mbaheshin për të festuar fitoret mbi Amerikanët Vendas. Etërit Pelegrinë pohuan gjithashtu dominimin e racës së bardhë, shpesh me forcë vrasëse. Gjatë këtyre viteve të para, në një cikël vrasjesh për hakmarrje, kishte masakra në të dy palët. Por egërsia e kolonëve të bardhë ishte groteske. Ndarja racore ka qenë prej kohësh vendosja e paracaktuar e jetës amerikane, dhe ata kolonët e parë të bardhë shënuan vijën e ngjyrave në gjakun e amerikanëve vendas. Megjithatë, deri më sot, Etërit Pelegrinë vazhdojnë të portretizohen kryesisht si vetë viktimat e persekutimit, azilkërkuesit origjinalë që ikën nga intoleranca fetare e atdheut të tyre.”, përfundon ai.

Kjo, pra, është një histori më shumë e konfliktit sesa e bashkëpunimit, e gjakderdhjes, jo e vëllazërisë. Festat e Falënderimeve ndonjëherë mbaheshin për të festuar fitoret mbi Amerikanët Vendas, thonë këta autorë, që kanë të njëjtin mentalitet si ata rrëzuesit e statujave si të Kolombit apo të baballarëve të kombit e tjerëve që luftuan për heqjen e skllavërisë si presidentit dhe gjen. Ulisess Grant .  Ide të përkrahura nga krahu radikal i demokratëve në kongres si Alexandra Ocasio Cortez dhe disa universitete prestigjioze si Harvard dhe Princeton University, që janë bërë vatra të indoktrinimit  të ekstremit të majtë dhe të rivlerësimit të historisë së SHBA dhe aktivistë kundër fjalës së lirë.  

Sipas këtij gjykimi edhe znj. Cortez duhet ta ndërrojë mbiemrin, pasi ka mbiemrin e një konkuistatori spanjoll, Hernán Cortés de Monroy y Pizarro Altamirano, Markezi i Parë i Luginës së Oaxaca-s që drejtoi një ekspeditë që shkaktoi rënien e Perandorisë Azteke dhe solli pjesë të mëdha të asaj që tani është Meksika kontinentale nën sundimin e Mbretit të Kastiljes në fillimin e shekullit të 16-të , që emërtoi Gjirin e Kalifornisë me emrin e tij “ Deti i Cortezit”.  

Mjerisht kësisoj studiuesish nuk e kuptojnë se  historia e djeshme nuk mund të shihet në dritën e idealeve dhe të mentalitetit të sotëm. 

Pandemia dhe Festa e Falënderimeve 

Por le të lemë historinë dhe t’i kthehemi të sotmes. 2020-ta  do të mbahet mend,  si një vit i pikëllimit dhe vështirësive të mëdha në historinë e Amerikës dhe të gjithë botës. Amerikanët janë përsëri në luftë – me njëri-tjetrin politikisht dhe me virusin. Dhe, si në 1863, shumë do të mungojnë në festimet e këtij viti – dhe mbi 240,000, të vdekur nga koronavirusi sipas numërimit të fundit dhe 12 milionë të infektuar. Të gjithëve na duhet kohë për të mbajtur zi dhe për të shëruar tok me ata që duam. Por koronavirusi vazhdon të na testojë duke na mbajtur larg edhe nga festat. ‘

Një miku im shqiptar profesor i Historisë Amerikane A.Z , dhe pse republikan, mendon se Biden fitoi pasi përmendi në debatin presidencial karrigen bosh në festën e Thanksgiving. Prapë Thanksgiving dhe politikë. Vdekja nuk ka pse të bëhet pjesë e politikës, sëmundja nuk njeh parti. Mjerisht ka ndodhur.

Na thuhet se tubimet e vogla në ambiente të mbyllura mund te nxisin dhe arrijnë kulmin me infektimet me raste koronavirusi. Madje guvernatori Murphey i New Jersey, ka aprovuar një urdhër për të mos u grumbulluar më  shumë se 10 veta për darkë. Familja dhe miqtë kur bëhen bashkë me dhe pa maska ​​sepse ashtu duken “mirë”. Dhe nuk është fakti pse vetëm  njerëzit asimptomatikë janë shkaktarët e pjesës më të madhe të kësaj përhapjeje. Është po ashtu edhe  fakti se ne nuk duam të mendojmë keq për të dashurit tanë. Ne duam t’u besojmë atyre dhe të besojmë se ata nuk do të na dëmtojnë. Dhe kjo i bën shumë nga traditat tona të Falënderimeve,  -me  komoditetin që kërkojmë dhe zakonet të  cilat ne dëshirojmë – veçanërisht. mjaft të rrezikshme në mes të një pandemie.

Çdo familje do të duhet të peshojë mirë rreziqet e festimit të Falënderimeve, personalisht ose në mënyrë virtuale. Kjo llogaritje duhet të varet nga nivelet e transmetimit të sëmundjes në komunitet, aksesin lokal në kujdesin shëndetësor, moshën dhe kushtet themelore mjekësore së të afërmve tanë. Ndërsa këshilla jonë dhe opsioni më i sigurt është të festojmë festën brenda vatrave tona shtëpiake ose praktikisht, disa amerikanë do të marrin pjesë në tubime edhe më të mëdha festive. Por edhe për ato familje, ka mënyra për ta zvogëluar rrezikun. Por është habi se guvernatorët që ndalojnë dhe darkat familjare, nuk thonë gjë për tubimet e protesta politike. Hipokrizia e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom që ndalon njerëzit të festojnë , shkon vetë në darkë mondane pa maskë dhe me shumë donatorë madje mjekë, shpjegohet me thënien “ bëni si them unë mos bëni si bëj unë” ka revoltuar mjaft kalifornianë. 

Pavarësisht nëse jeni duke pritur dikë apo jeni mysafir, dijeni nivelin tuaj të rehatisë me të qenit në ambiente të mbyllura kundrejt natyrës, distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave. Kërkoni nga të gjithë të tjerët që do të bashkohen me ju ta marrin në konsideratë gjithashtu.

Lërini të gjithë të dinë se çfarë bëjnë të tjerët. Adoleshentët nuk janë të vetmit që janë të ndjeshëm ndaj presionit të bashkëmoshatarëve. Ne që të gjithë jemi. Shumica e amerikanëve kanë veshur maska ​​që nga pranvera, dhe mbajtja e maskave është rritur që atëherë (nga 78% në prill në 89% në qershor, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve). Dhe një shumicë e të rriturish sipas CDC, gjithashtu kanë mbajtur distancën 2 metra larg, duke shmangur vendet e mbushura me njerëz, duke larë duart, duke shmangur restorantet dhe anuluar aktivitetet sociale për të zvogëluar rrezikun e infektimit të tyre me Covid. Ndërsa jo të gjithë i bënë të gjitha këto gjëra në mënyrë të vazhdueshme ose të përshtatshme, njerëzit po përpiqen. Anëtarët e familjes suaj ndoshta janë gjithashtu. Bëni të ditur se i keni vërejtur dhe i vlerësoni veprimet e tyre.

Takimet e Falënderimeve këtë vit do të jenë pak si të bëni një udhëtim familjar në rrugë. Të gjithë ata që hipin në makinë duhet të ndihen të sigurt gjatë gjithë udhëtimit. Edhe nëse jeni një shofer i shkëlqyeshëm që zakonisht udhëton me shpejtësi 10 milje në orë, nëse gjyshja nuk ndihet e sigurt me atë shpejtësi, atëherë duhet të ngadalësoni shpejtësinë në mënyrë që ta ndihmoni të ndihet rehat.

Nuk ka asnjë plumb argjendi kundër koronavirusit, por ne kemi mjaft masa pjesërisht mbrojtëse që janë shtesa dhe janë shumë efektive kur shtresohen së bashku.  Tani e dimë, për shembull, që njerëzit në ambiente të mbyllura me ajër me qarkullim të dobët mund të infektohen edhe nëse mbajnë maska. Ne kemi parë gjithashtu që të jesh në një turmë jashtë pa një maskë mund të jetë e rrezikshme. Synoni të paktën të mbani të paktën  dy në tre nga këto masa si  mbajtjen e maskave, distancën shoqërore dhe ajrimin.

“Sindroma e Çrregullimit e Ditës së Falënderimeve”

Katër vjet më parë, rreth kësaj kohe të vitit, një sëmundje e re e çuditshme emocionale u shfaq në të gjithë Amerikën. Mund ta quaj atë “Sindroma e Çrregullimit të Falënderimeve”. Dhe që atëherë, ajo është rritur në mënyrë të vazhdueshme në ashpërsi dhe përhapje. Ju ndoshta do t’i njihni simptomat në anëtarët e familjes ose, mjerisht, edhe brenda vetes tuaj.

TDS “ Thanksgiving Distress Syndrome” prek njerëzit që kalojnë festën e Falënderimeve me anëtarët e familjes me bindje të kundërta politike nga ato të tyret, nga e cila pak familje përjashtohen. Vuajtësit e kësaj sindrome shfaqin sjelljet e mëposhtme: Frikë nga darka e Falënderimeve me të afërmit nga pala tjetër politike, një tendencë për të pirë shumë dhe, më e keqja, një detyrim i pakontrollueshëm për t’u përfshirë në argumente politike të hidhura që i bëjnë të gjithë të pranishmit të ndjehen të mjeruar, të hidhëruar dhe të nxituar për t’u larguar. Kjo Sindromë është gjithashtu e lehtë për tu kapur dhe e vështirë për t’u kontrolluar pasi një familje të infektohet, dhe kjo prek partizanët e të dyja palëve në mënyrë të barabartë. Edhe pse nuk është zbuluar ende asnjë vaksinë për TDS, ka shpresa! 

Duke ndjekur disa rekomandime dhe rregulla të arsyeshme të sjelljes, dhe  duke bërë përpjekje për të qenë të vetëdijshëm dhe duke ushtruar një mënyrë vetëkontrolli, dëmtimi serioz për shumë miqësi për të ardhur keq mund të shmangen.

Frenoni detyrimin tuaj për të filluar një bisedë me fjalët  “Unë thjesht jam i kënaqur që Biden fitoi” ose “Unë jam aq i shkatërruar se Trumpi humbi”. Apo pyetje të tilla idiote, si kush është më  proserb  ( tradhtar) Rama që shkon me Vuçiçin apo Basha që “fshehu “ kasetën e masakrës së Krushës?  Pasi gëzim për triumfin ose pikëllimi për humbjet, bashkëbiseduesit tuaj, do t’i duken se janë, po aq fyese dhe sa dhe tërheqëse. Po pse të hapin gjyq, kur s’fitoni gjë ?

Ndonjëherë, me shumë përpjekje, mund të jetë e mundur të flasim për politikë me dikë që nuk pajtohet duke e bërë atë një diskutim abstrakt, p.sh “Çfarë mendoni se Trump duhet të kishte bërë ndryshe?” Për shembull, por darka e Falënderimeve nuk është vendi për t’u praktikuar kjo aftësi e vështirë diplomatike. 

Ekziston një e vërtetë psikologjike që qëndron në themel të këtyre rekomandimeve, që askush duket se nuk i pranon: Pavarësisht sa elokuentë mendoni se jeni, apo sa jeni të bindur që mendimet tuaja janë të vetmet të sakta, nuk ka gjasa të ndryshoni natyrën njerëzore. As mendimin e të tjerëve.  Pranoni që nuk mund të fitoni asnjë luftë politike (njerëzit nuk ndryshojnë mendim sepse ne duam që ata ta bëjnë atë gjë të tillë), nuk ndryshohen opinionet me argumente, por ju nga na tjetër mund të arrini të prishni një darkë familjare, të ngjallni mëri, hatër mbetje  dhe të dëmtoni ose shkatërroni seriozisht një marrëdhënie familjare. Mua më  kanë qëlluar që edhe me miq në darka familjare pasi duke punuar në TV mi dinë mendimet u janë shmangur debateve pasi janë muhabet pa bukë.  A ia vlen? Mos harroni se nuk ka mungesë të shokësh të një mendjeje me të cilët do të jenë të kënaqur të flisni për zgjedhjet pafund; kërkoji ato në një rast tjetër. 

Të gjithë e dimë që të flasësh për politikë në tryezën e Falënderimeve, por dhe Vitit të Ri është e sigurt që do të përfundojë në një konflikt dhe fatkeqësisht, kur edhe masat e shëndetit publik për të kontrolluar pandeminë janë politizuar. Është më mirë ta pranoni këtë paraprakisht dhe të vendosni disa rregulla themelore. Qëllimi këtu është që të kemi një Ditë falënderimesh argëtuese dhe të sigurt; për të mos e ndryshuar mendjen e askujt. Në mënyrë që të vendosni rregulla themelore midis njerëzve me profile të ndryshme rreziku, duke shfrytëzuar më shumë shkencën e sjelljes sesa të shëndetit publik.

“Ju nuk doni të jeni Grinch që vodhi pushimet,” thotë Dr. Tony Fauci, Drejtori i Instituteve Kombëtare të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. Pushimet na japin një mundësi për qëndrueshmëri dhe lidhje në familje, por ato gjithashtu lejojnë krijimtari në mënyrën se si ne festojmë.

Në mitologjinë amerikane të Festës së Krishtlindjeve, njihet Grinch një personazh i trilluar i krijuar nga Dr. Seuss. Ai njihet më shumë si personazhi kryesor i librit për fëmijë “Si Grinch Vodhi Krishtlindjet! “(1957)  Ai është luajtur shprehur nga shumë aktorë të ndryshëm, Jim Carrey. Grinch përshkruhet si një krijesë leshtore, me bark, tenxhere, në formë dardhe, me hundë të butë, me një fytyrë si mace dhe personalitet cinik. Në përshtatjet me ngjyra të plota, ai zakonisht ka ngjyrë jeshile në avokado. Ai ka kaluar 53 vite, duke jetuar i izoluar në një shkëmb, me pamje nga qyteti i Whoville. Ai posaçërisht e urren sezonin e Krishtlindjeve, duke shënuar veçanërisht zhurmat e ndryshme të kohës së Krishtlindjes, duke përfshirë edhe këndimin e këngëve të Krishtlindjeve. Në pamundësi për ta duruar më shumë festën, ai vendos ta shkatërrojë atë një herë e përgjithmonë.  Dhe ne nuk duhet të bëhemi të tillë apo jo? 

Kjo Festë Falënderimesh mund të jetë një kohë për të rikrijuar traditat tona dhe për t’u kthyer në rrënjët historike sa amerikane dhe shqiptare, se gjithnjë pas Falënderimeve është dhe 28 Nëntori.  Nëse përdorni ditën për të reflektuar në bekimet tuaja dhe bëni zgjedhje për të optimizuar sigurinë nga virusi në vend të ruajtjes së zakoneve familjare ju do të nderonit pikërisht qëllimin origjinal të George Uashingtonit, duke bërë Thanksgiving një festë  ” të sigurisë dhe lumturisë” së familjes. 

Dhe tani më  falni nëse e kam tepruar me këto mendime. Ndërkohë, ju bëftë mirë!

Filed Under: ESSE Tagged With: Dita e Falenderiemve, Rafael Floqi

Liria, trashëgimi me vlerë

November 20, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Mbrojnë karierën duke shkelur mbi trupa e kufoma. Nuk u ka mbetur mënyrë tjetër për të triumfuar. Sa fatkeqësi, kur faji nuk pranohet! “Diplomatët” komisarë të PPSh-së nuk reformohen, as shypi gjoja i lirë, por vazhdojnë të helmojnë brezin e ri me shkrime e libra me lavdi të rreme të përgjakur nga koha kur të gjitha ministritë, e Jashtme, e Brendshme, Sigurimi i Shtetit, çonin ujë në të njëjtin mulli, PPSh, ku bluhej mielli i bukës së hidhur. Hidhërimi vazhdon, kur lexohen këto bëma që paraqiten si bukë e ëmbël; Qeveria ushqen popullin me lugën e saj të ndryshkur; me ideologji kovid-komunizmi; e ardhmja i përket virusit global. Me polici e masa gjobe e arresti, frenohet sot çdo kundërshtim e pakënaqësi, njësoj si dikur kur me frikë e burgime shuheshin zërat e atyre që mendonin ndryshe. Sa pak dallim. Sa shumë të ngjashëm. Me vetë-izolimin sot sikur pajtohen dhe për këtë vendi krenohet; banorëve u thuhet të mos lëvizin se askush nuk i pranon; kufijtë mbyllen. Vendi mbetet ishull.
Dhe nga frika, njeriu duket se ka ende keqardhje për shpirtin e varfër të mjerë dhe të ndrojtur, i cili është tepër zemërgjerë për t’i rezistuar shtypësve të tij. Ai këndon këngën e të mallkuarit: “Unë nuk mund të luftoj përsëri; Kam shumë për të humbur; Kam shumë pronë; Unë kam punuar shumë për të marrë atë që kam; Ata do të më heqin nga biznesi nëse rezistoj; Unë mund të shkoj në burg; Unë kam familjen time për të menduar.” Krijesa të tilla të varfra të mjerueshme kanë vlera të gabuara dhe fshehin frikën prapa përgjegjësisë së pretenduar – duke refuzuar verbërisht të shohin se trashëgimia më e lavdishme që dikush mund t’i lërë pasardhësve është liria; dhe se e vetmja siguri e vërtetë është liria

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi-Liria, liria

Nëse e ndërron Atdheun…

November 19, 2020 by dgreca

Nga Gezim ZILJA/

Në një shkrim para dy javësh botova shkrimin me titull: Do të duhet të presësh shumë o mërgimtar. Mërgimtari mu përgjigj me këtë pohim: Atdheu im është ai që më jep bukë, punë, liri, mundësi të rris e të shkolloj fëmijët e mi. Unë respektoj mendimin e këtij njeriu; që e do jetën dhe punon ndershmërisht për të rritur e edukuar fëmijët, por i qëndroj mendimit se kushdo që e ka një atdhe, ka detyrime ndaj tij, se ai nuk mund të harrohet e se me kalimin e kohës, malli për të kthehet në zjarr që djeg e përvëlon. Ka shumë mënyra për ta shprehur dashurinë për atdheun edhe kur je larg edhe kur je afër. Naim Frashëri me një shqipe të kulluar, ku nuk gjen një fjalë të huaj, 140 vjet më parë këndonte himnin e pavdekshëm të mallit e dashurisë për vendlindjen e shtrenjtë: Kur dëgjon zëthin e s’ëmës, qysh e le qengji kopenë/Blegërin dy a tri herë, edhe ikën e merr dhenë/ E nëse i presin rrugën e ta trembin njëzet a tridhjetë vetë/ Ai s’ndalet po ecën para si shigjetë… Mirëpo zemra e poetit që i këndon në mërgim atdheut, nuk bindet; ajo shkallmon kraharorin dhe fluturon larg me vargjet e magjishme: Ashtu dhe zemra ime, më lë këtu tek jam mua/ Vjen me vrap e me dëshirë, atje ndër viset e tua. Shpërthen më tej Naimi ynë i madhërishëm, dhuratë e zotit për Shqipërinë e shqiptarët: Ti Shqipëri më ep nder, më ep emrin shqipëtar/ Zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë e me zjarr. Ai përkulet plot nder e respekt, me një ndjesë do ta quaja naimjane sepse është unike, e papërsëritshme ( ne vetëm mund ta citojmë atë) dhe betohet: Shqipëri o mëma ime, ndonëse jam i mërguar/ Dashurinë tënde, kurrë zemra s’e ka harruar. Çfarë e shtynte Poetin Hyjnor, Mëndjendriturin e Rilindjes, të përkulej e betohej për Atdheun, kur ai gjeografikisht ekzistonte por zyrtarisht ishte Turqi? Retë e zeza të pushtuesit turk që pllakosën Shqipërinë nuk mund të mbysnin shpirtin e lirë të shqiptarëve.  I ndaluan të shkruanin shqip por nuk ia dolën dot të ndalonin kodin e besës dhe të nderit, që ishin nenet themelore, të pashkatërrueshme të kushtetutës së popullit shqiptar, gur themeli në ato troje. Qëndrueshmëria dhe papërkulshmëria tashmë do të shpreheshin, plot vendosmëri edhe në ruajtjen me çdo çmim të gjuhës amtare, të eposit të kreshnikëve e baladave, historisë së Skënderbeut, të riteve, zakoneve,  këngëve të trimërisë, të lindjeve e dasmave, vajeve e ninullave, të valleve, veshjeve, e gjithçka, që dallon një komb nga një tjetër.  Zjarri nuk ishte i madh por si ai prushi i vatrës nuk u shua kurrë deri ditën që shpërtheu si vullkan dhe solli shtetin e pavarur shqiptar. Te këto virtute të shqiptarit e ngjyeu penën De Rada, arbëreshi i famshëm, që i pari, pas një gjumi të thellë risolli në vemëndje të shqiptarëve Heroin Kombëtar Skënderbeun, aty e gjeti frymëzimin Naimi kur shpallte me penën-shpatë gjithë krenari e mllef: ” Bota që kur është zënë /Shqipëria gjallë ka qenë….” Shembulli i Rilindasve mahnit edhe sot, mjafton të lexosh krijimtarinë e tyre. Ata shkrinë jetën, pasurinë, diturinë e gjithçka kishin, derisa ia arritën, që shqiptarët të jetonin të lirë në Mëmëdheun e tyre. Si arritën ata të ndërgjegjësonin e të ngrinin me armë në dorë një popull analfabet pas katërqind viteve robëri?! U trete Gjonlekë u trete/ Tuke rënë asaj trumpete/ Sos u përpoqe për vete/ Por për gjithë vilajete. Dhe më tej: Pse lëfton a derëzi/ As për mua as për ti/ Po për gjithë Shqipëri, do të këndonte populli qysh më 1848. Tridhjetë vjet më vonë luftërat do të kulmonin me Lidhjen e Prizrenit dhe Evropa do të dëgjonte përsëri pushkën e shqiptarëve nga Preveza deri në Ulqin.  Përsëri populli do të përjetësonte luftën e shenjtë: Sef  Kosharja i pari i fisit/Hije t’paska maj’ e lisit/Hije m’paska o djelmt e mi/Kam dhanë shpirtin për Shqipni.  Ky popull do t’ia dalë edhe këtë herë megjithëse tashmë është pushtuar nga vetë shqiptarët. Një grup hajdutësh e renegatësh, që i shërbejnë parasë dhe dreqi e di se kujt tjetër, po e mbajnë peng Shqipërinë prej tridhjetë vitesh, duke  ndërruar karriget me njëri-tjetrin. Sa herë hipin në pushtet shpallin armiq pjesën tjetër, jo në pushtet. Ia kanë mbërritur që shqiptarët të ndarë, të zihen e të urrehen midis tyre për hir të partive nga nëpunësi i arsimuar e punëtori që gatuan llaç deri te fshatari që jeton me njëzet kokë dhi e një dynym tokë. Kjo ndarje lehtëson punën e sundimtarëve, prandaj e ushqejnë atë çdo ditë atë, duke etiketuar si tradhëtarë, armiq, kriminelë e hajdutë njëri-tjetrin. Duket sikur gjendja është pa shpresë po shqiptarët do të munden ta shporrin te keqen që i ka zënë. Ti mërgimtar thua: Atdheu im është ai që më jep mundësi të punoj, ushqehem, e të rrisë fëmijët. Po “bukë” hanë Larua e Balua, Pikalorja e Pikpiku e plot kafshë e shpendë, të buta e të egra. Madje është proverbiale mbrojtja, që i bën klloçka pushëverdhëve të saj dhe luanesha këlyshëve të vet. Po deri këtu. Më tej historia e njeriut dhe ajo njerëzore është krejt ndryshe nga ajo e gjallesave të tjera…. Dakord! Shko ha “bukë të bardhë” o shqiptar me diplomë, ndërroje dhe atdheun nëse kjo të bën të ndihesh më mirë! Po fshatin, qytetin ku ke lindur, malet, lisat e gjatë, fushat e gjëra me lule, bregoret bukuroshe, çukat, brigjet, kodrat, pyjet e gjelbëruar, lumenjtë, detet e liqenet  e Atdheut nuk i merr dot me vete. Ka ende miliona shqiptarë të vegjël e të mëdhenjë, në Shqipëri dhe jashtë saj, që e duan Atdheun, që na lanë të parët: se nënat që i lindën ishin shqiptare, se gjaku që u rrjedh ndër deje është gjak shqiptari, se në këtë tokë, janë varrosur baballarët, nënat, gjyshet e vëllezërit që u ikën para kohe. E duan Shqipërinë se është toka ku kanë lindur, se shkolla dhe mësuesit, që u mësuan gërmat e para ishin shqiptarë, se gjuha që flasin është shqipja,  se gjithçka që i rrethon e mirë ose e keqe është shqiptare. Ka ende shqiptarë të ndershëm, të pa lëkundur që luftojnë kundër korrupsionit, varfërisë e padrejtësisë. Ka të tjerë që jetojnë në dhe të huaj, por kurrë nuk e kanë harruar vendin e tyre dhe përpiqen për ta bërë më të begatë. Një ditë jo të largët, të mirët do të jenë më të shumtë e do ta rradhisin Shqipërinë  në kombet e qytetëruara evropiane. Fëmijët tanë meritojnë një jetë më të mirë, një atdhe më të denjë dhe këtë shqiptarët do ta bëjnë pa e ndërruar atë. Kjo do të ndodhë!

Filed Under: ESSE Tagged With: e ndërron Atdheun, Gezim Zilja, Nëse

“ZANAT KANË ME TË ZANUE…”

November 11, 2020 by dgreca

Ese nga PIRRO LOLI/

Nuk mbaj mend në ç’ përrallë a mësim shkolle i kam ndeshur për herë të parë, por që në fillim,  më ka shoqëruar enigma e çuditshme se pse këto bukuroshe kanë qenë  edhe të rrezikshme nëse kontakton me to, ose nëse kërkon të këndosh si ato. Nga klasa në klasë e nga libri në libër, unë do t’i plotësoja njohuritë për to, do pyesja e do debatoja edhe me profesorët e mi Eqrem Çabej, Shaban Demiraj,  Zihni Sako etj. e gjithmonë me vështirësi, do t’i kuptoja herë si hyjni, herë si xhinde, herë zana, herë muza, herë sirena, shtojzavalle(shtoju , o Zot vallet) etj, të gjitha të njohura në mitologjinë ballkanike në Iliadën homerike dhe në eposet tona, balada, këngë, përralla etj. Në thelb shprehin dëshirën e shumimit, të zërit, valles, bukurisë së madhe e të vazhdueshme. Të gjitha janë të gjinisë femërore, vasha të bukura, “Miss-nudo”, prej drite, tingulli e aromash që këndojnë e vallëzojnë deri në magjepsje.                                                            

Zanat jetojnë, këndojnë e vallëzojnë larg syrit të njeriut, lartësive olimpike që në fillesa, pranë burimeve të Hipekronit, në Helikonin e pyllëzuar, në pllajat e malit të Pindit dhe gjithandej bjeshkëve të malësive tona, atje ku bari dhe gjethja prekin majëmalet e dëborta, atje ku hëna ulet e i lan pllajat e burimet me lëngun e saj të argjendtë…

Norbert Jokli thotë se: “Zana” rrjedh prej latinishtes “Diana”, por mua më bind më tepër prof. Çabej, që te “Zana” shikon burimin za – zë- zëri, prej nga merr edhe emrin. Kuptimi pagan i tyre  si zë, është shumë i lashtë. (Kujto se tempulli i muzave [Zanave] “Museioni”, është ndërtuar në vitin 200 para Krishtit dhe, para se të shkatërrohej nga arabët, u bë fidanishtja më e madhe artistike e botës antike).

Ato pa dyshim janë produkte shpirtërore çastesh të rralla, gjendje të veçanta, ku shpirti i njeriut dëshiron të dëgjojë zërat magjikë të natyrës e, befas, duke dashur t’i ketë  brenda rrethit të njohurive të veta, i ka krijuar (përfytyruar) si vasha hyjnore, orë e zana ogurmira… U ka bërë edhe statuja e muzeume atyre të bukurave, por edhe me huqe të rënda e me ligjet e çuditshme të mosprekjes së Bukurisë  (me B të madhe); atje, caktuar pranë hyjnisë, por gjithsesi zëra të natyrës, reflekse jehonash, zëra mistike të paimitueshëm, melodi ere, shushurimë krojesh e dallgësh, këngët e shiut e të gjethes, drithërimat e barit, zilet dhe këmborët; krejt këngët e tokës e të detit që prej paganizmit të lashtë, erdhën deri te njeriu modern i cili filloi të imitojë sadopak nëpër vegla, kallama, bilbila, fyej curle, çifteli, lira e deri te  veglat e sotme elektronike e orkestra moderne së bashku me shenjat e tyre (grafinë) në pentagram, imazhi i parë i të cilit ka qenë hedhja e “yllit” në pentagram (një pikë në vijë apo fushë). Sepse çdo yll nga pozicioni që ka, jep edhe  tinguj të ndryshëm. Grekët e lashtë ngriheshin nga gjumi dhe dëgjonin muzikë yjesh). Pentagrami me notat dhe kodet e veta me kombinacionet e pafundme, është shenja më e kompletuar simbolike në të gjithë artet, që e bën muzikën mbretëreshën e padiskutueshme të çdo krijimtarie artistike.

  *   *   * 

Zanat, fillimisht i ka lindur natyra, më pas i ka shpirtëzuar njeriu  duke i perceptuar si qenie çudibërëse.

Njeriu rron nga natyra e që në foshnjërinë e vet e ka thirrur atë për ndihmë për  ushqim e veshje, mbrojtje, por dhe si burim bukurie. Njeriu artist, me shpirtin e tij është magjepsur me hapat e erës, puhizat e plepit, ngjyrën e luleve, këngën e bletës, shushurimën e shiut, këngën e zogut, simfoninë e flogjeve të borës, jehonat…E , ndoshta artisti dëshironte t’i sintetizonte këto bukuri të shpërndara në qenie të veçanta. Njeriu artist i ngriti bukuritë e natyrës në lartësi  të pa prekshme, të pakapshme. Ky krijim misterioz flet për praninë e  një ndjenje hyjnore, të një zëri mistik. Sepse dhe piktori më i talentuar shtanget përpara gurgullimës shkumëbardhë të lumit a përroit që zbret nga mali, sepse , kur pranverat shtojnë qilimat në bjeshkë  a në livadh, pamjet janë më të bukura se qilimat më të bukur persianë….Sepse dhe muzikanti më i talentuar nuk e hedh dot në pentagram gëzimin e bletës kur puth lulen dhe i thith polenin e ëmbël. E natyra këtu trupëzohet, këtu lëviz e ndryshon pa pushim pamjesh e zërash e gjithnjë me një harmoni e simetri të përsosur. “ Natyra arrin tek e përsosura – thotë Emerson – pa asnjë tronditje e kërcënim dhe shton me ironi – se panjat dhe bredhat janë ende të pakomprometuar… e kur të ndërgjegjesohen si njeriu edhe ato do shajnë, do grinden dhe do mashtrojnë.”

Këtyre krijesave njeriu dhe natyra u japin formën sipas përfytyrimeve të veçanta. (Homeri i përfytyron sirenat si qenie me fytyrë, qafë e gjoks të brishtë femre, me këmbë zogu dhe bisht peshku, duke e perceptuar thelbin e tyre edhe më mistiko-magjik se aedët paganë pararendës). Me formën e përlindjes ato largohen, animizohen e tentojnë të bëhen pjesë e thellësive të detit dhe lartësive të qiellit.

Ngurosja ose tjetërsimi i  njeriut në shpend, kafshë, gur, pemë etj, është dëshirë fantastike e lashtë thellësive pagane, e njohur krejt në folklorin e gadishullit. Epika iliro greke është e mbushur me shembuj të tillë.( Dionisi i ktheu në shpendë të tria vajzat e mbretit Mineos, Erosi e shndërroi Peristerin në  Pëllumb, bashkëshortja e mbretit të Tebës u kthye në pllakë mermeri, se Hyu Apolon i shigjetoi të dymbëdhjetë fëmijët, Circia i ktheu shokët e Odisesë në derra, vetë Zeusi u tjetërsua në mjellmë që të zotëronte bukuroshen Lida etj… 

  *   *   * 

Zanat shpesh zbrezin lartësive  dhe  motërzohen edhe në imazhet e femrave të zakonëshme si  vajtojsa, që qajnë bukur, (“sirena vajtore”, “muzat e vajit”). Tek ne njihen këto si vajtosa të Durrësit, Antigonesë, Apolonisë, Vlorës, Shkodrës, Ulqinit dhe quhen edhe “vajzat e virgjëra të natës”, apo stihitë e vdekjes. 

(… I kam takuar një herë “stihitë e vdekjes”; ti mund t’i quash ç’të duash, orë a vajtojca, muza a sirena. I pashë ballë për ballë. Me Sadik Bejkon, isha në Gjirokastër, te “Sheshi i Çerçizit”. Gjirokastrën e kish pllakosur zia. Para tri ditësh kish vdekur Ai. Në shtëpinë e tij “muze”, përballë një fotografie të zmadhuar të udhëheqësit, grahën mijëra njerëz. Te “sheshi” merrnin kthesën autobusët e njerëzit, sapo zbrisnin, fillonin të qarat me lot e bot e ofshama. Nga kalaja trembeshin sorra e pëllumba të egër e fluturonin të çakërdisur nëpër çati.  Ulërima erdhi në këmbë e u fut në shesh, si një projektor i llahtarshëm kobi. Ishin dymbëdhjetë gra në ballë të turmës. . Veshur krejt në zi. Ishin rreshtuar poshtë te “postblloku” i qytetit. Dikush, ndonjë regjisor dërguar nga Homeri,  u kishte folur dy fjalë për atë vdekje “të madhe”  dhe i kishte nisur për në qendër të skenës, ku luhej tragjedia. Rreshtimi u bë te sheshi në fund, te shtëpia e Sokratit. Njëra, kryeulur, leshralëshuar, do rrinte në krye, pas saj tri të tjera mbërthyer krah për krah. Ecnin me një hap dhe lëviznin vetëm kokat majtas e djathtas, leshralëshuar dhe  qanin me zë, me lot e me bot dhe sytë i kishin të përgjakur nga dhimbja. Pas tyre vinte një treshe tjetër, treshja e isos; ato kumbonin me një “uu..” dhe “o…” të stërzgjatur sipas fjalëve që thoshte treshja e parë. O Zot, çfarë zëri, çfarë ulërime, çfarë dhembje që nxirrnin ato nga gjoksi duke e shpërndarë atë “Uu” e atë “Oo” nëpër rrugë! Treshja e fundit kthente gjëmën e dukej se trashte zërin ose gjakun e zi që përsëritej si jehonë e derdhej ritmikisht. Nga Dunavati e Palortoja dridheshin rrasat e gurta të shtëpive e  kadërdhëmët rënkonin nën këmbët e gjëmës… Tri të tjerat më pas artikulonin fjalë e rrokje të ndryshme, ritmikisht përsëritnin fjalët e fundit të marrëses së fillimit, por ato nën atë ritëm të çuditshëm qëllonin me këmbë tokën e gurtë, me krahë, bënin lëvizje kaotike, kapnin gishtat, i mbërthenin, bënin sikur i thyenin e, aty-këtu gërricnin faqet e gushën me thonj. Kjo ishte treshja e përgjakshme. Vilarë të hollë gjaku kishin nëpër faqe e në nofull. Ulërima çau rrugët përmes, dritaret ngrinë e qyteti dridhej e zemra i tundej  në bark brenda. Korbat mbi kala si copa shamish të zeza sa ngriheshin në ajër binin krahëkëputur,  ogurzeza e pafrymë.

– Skenë antike – tha Sadiku.

– Nga  ç’tragjedi  janë këputur?- thashë unë

– Kështu ishin edhe ato që qanë Akilin, – tha Sadiku.

– Ata qanë mbi të shtatëmbëdhjetë ditë e net, – thashë unë, – pa shpallur zi kombëtare…Këto janë kooperativiste nga Labëria…, atë të parën e njoh, ia merrte këngës në festival, është një mjelëse  e rendimenteve të larta në “Bulo”. 

Sadiku bëri buzën ne gaz, por unë vura re se ai qe zverdhur, sikur i dridhej buza e orë e çast thithte cigaren… Kishim frikë se diçka do ndodhte.

Dhe me hapin e gjëmës u nisëm pas tyre, për ta parë tragjedinë e lashtë sa më afër të vdekurit. Vajtojcat tona na u përgjasuan me Erinitë, me ato zanat e zeza të Hadit, të bukurat e vdekjes, me flokë gjarpërinjsh e sy të zjarrtë, që hakmerren ndaj atyre që dëmtojnë seksin femër..)

  *   *   *

Folklori ynë i ka ulur zanat e muzat më në tokë, i ka anthopozuar  si femra për të kënduar e për të qarë (Vajtimi i Ajkunës), ose aq të njohurat, këngë e vaje në Labëri e në Malësitë e Veriut.) Vdekja është dhembje me ndjeshmëri të lartë dhe njeriu ndien nevojën të shprehet me zë, këngë, ofshama, britma, gjeste e lot; në disa zona, në vajet tona “këndojnë” vajtojcat, por diku, qajnë edhe burrat. Sidoqoftë, në këto raste kemi uljen e Zanës nga trojet mistike të së bukurës së padukshme në trajtat tokës dhe të  njeriut. 

Unë e kam fjalën për të bukurat lart, ato enigmat e mbuluara me mister, zanat me zërin së sipërmi, ku hyjnia ka pjesën e vet. Për zanat, zana. 

Pushteti i tyre është zëri melodioz dhe, si çdo pushtet, ato imponohen edhe në “sanksione” apeluese për ata që i shohin e i dëgjojnë. Ato nuk pranojnë asnjë sfidë. Diku thashë që janë të gjitha të gjinisë femërore ndoshta, prandaj pushteti i tyre është kaq zemërak; ndoshta kjo lidhet me shpërbërjen e matriarkatit e ajo, femra që humbi pushtetin,  mbajti vetëm dy elemente bazale, atë të lindjes dhe atë të bukurisë. Dy pushtete këto që nuk kapërcejnë dot te mashkulli; është ofshama shpirtërore, shpërthimet e ndjenjave të skajshme, që japin lot e kënaqësi të veçantë, por edhe të rrezikshme në profecinë e tyre fataliste e vrastare për atë që guxon t’i sfidojë. (kujto sa vrastare qenë sirenat tek “Odiseja” e Homerit). Ishulli i tyre i luleve (“Anthemoezes”në greqisht) ku jetonin ato, ishte mbushur me varre, lule dhe kocka. Zanat a sirenat ato këngë e melodi që çmendën Odisenë me atë kënaqësi magjike, por edhe mashtrim e kurth për ta çuar në Had. Të vret bukuria, të vrasin vajet e sirenat me këngë; të vret poezia, e panjohura, e padëgjuara, misteriozja. Edhe shpellat e guvat e gjelbëruara, ku jetojnë zanat në bjeshkët tona, “krejt rrethuar janë  me bregore kockash e kafkash”.

Dhe dihet: Gjeto Muji, kreshniku i eposit tonë, e dinte rrezikun: ato kthenin në gur ose kallkan të gjithë kalimtarët që i shohin ose kalojnë pranë tyre duke kënduar. U tha dasmorëve Muji: “Kur në bjeshkë keni me dalë,/ mos bani as za e as piskamë,/ se zanat kanë me u zanue…”. (Kujto porosinë e Circes tek Odiseja). Dasmorët e kreshnikët e harruan porosinë dhe Zanat i zanuan të pabindurit (Vini re foljen “zanoj”,nga “Zanw”,  “me zanue”– rrënja është zë, za; veprim ndëshkimor me zë). Krushqit i gurëzuan dhe nusen e Mujit e morën robinjë. Më vonë Muji dhëndër, mbetur pa nuse, mësoi se forca e orëve qëndronte te një pëllumb, e vetëm pasi e kapi dhe e vrau atë, çliroi krushqit dhe nusen e tij. E ajo lwnga e madhe “Vajtimi i Ajkunws…Wshtw vrarw djali i Mujit, Omeri e/Drita a dale e drite s’po ban,/ka le dielli e nuk po nxeh :.. ça ka ba Gjeto Basho Muji ;Djalin n’dhe Muji e ka shti…/…nana e djalit po e pyet ;- Mujo, djalin ç’ma ka gjete ?N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete ?/Qyqe vetëm rrugën paska marre,kane zane vend yjt’ vajin me e ndie !…Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,atëherë nana hanen ka mallkue :

– T’u shkimte (shoftë) drita ty, o mori hane,qe s’ma çove atë natë nji fjalë,n’Lugje t’Verdha, shpejt më dalë/bashkë me hy n’nji varr me djalë ! Kur ka shkue te varri i djalit,/ka pa ahin treqind vjeç,ahi ishte rrema-rrema,/nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin/Mire po pshtetet për degë t’ahit…pikon loti mbi varr te djalit/Kane lanë kangen zogjtë e malit,kane lanë kangen me veshtrue !…more i miri i nanes-o ?/Amanet, o more bir,/dil nji here ksi burgut t’erret, /fol me nanen që t’ka rrite/s’m’ke lanë kurrë kaq shume me prite !

More Omer i nanes-o ;/A thue gjokun me ta prue ?/Dil nji here për me lodrue/bjer nder gurra me u freskue/kërko majat bashke me zana/se ty varrin ta ruen nana,mori i miri i nanes-o !

***

Por, ndërsa meloditë afroheshin gjithnjë e më shumë te veshi i njeriut, ai, përfytyrimi fillestar i tyre, zana, si vashë, shtyhej tutje pranë lartësive misterioze, diku në të fshehtat e natyrës, më afër qiellit, deri te perëndesha e tyre, Artemida, ajo virgjëresha bukuroshe e pyjeve, krojeve, gjahut të sorkadheve, këngëve e valleve, por, gjithsesi,  e paparë nga syri i njeriut, sepse… 

Sepse imazhet nuk flasin dhe asnjë i gjallë nuk e ka parë fytyrën e tyre,  me përjashtim të fantazisë së  poetëve. 

(Ju kujtohet Aktioni, gjahtari i mitologjisë, i sorkadheve, i privilegjuari i Apolonit, që, mjerani ai, pa dashur, pa me sy Artemidën me zanat e veta përreth, që po lahej lakuriq në buzë të lumit, e ajo, virgjëresha bukuroshe, e ktheu Aktionin në sorkadhe e qentë e tij të gjahut sa ndjenë erën e sorkadhes, e copëtuan të zotin e tyre.)

***

Një natë në ëndërr, kur isha shtruar në spital pas një operacioni të vështirë në zë, takova poetin e madh,  Gjergj Fishtën. I kisha dërguar unë  një e-mail dhe i kërkoja takim urgjent për… Ai erdhi. S’e kisha takuar ndonjëherë kaq afër. Ishte burrë i bardhë, vetullshkruar dhe i qeshur, me sytw mbushur me dritw, ekzemplar i një race të bukur e të lashtë iliriane. I putha dorën me ndrojtje e ai u fut menjëherë në bisedë.

-Ju keni pasë do vrejtje për muzat e mia?

-Po, Atë, më tepër për zanat tona.

-Rrnofsh, o bir! Po të nij, pa hë!

-Më ndje Atë, – fillova unë, por ju në poemat e tuaja u keni dhënë zanave funksione që nuk i kanë; zanat ose muzat si frymëzim poetik i të gjithë poetëve të Ballkanit që nga Homeri, te ju, zhvendosen nga sferat qiellore të së bukurës në tokë dhe thirren për armë, duele, therori e ato, nga fluide siç janë nëpër këngët e vallet tona,  bëhen luftëtare “e luftojnë gryk për gryk e flak për flak”.

-S’i kam thirrë unë, o bir, – tha poeti,  – por kombi, atdheu im.

-… Më falni Atë, por ky kombi ynë kaq i mallkuar paska qenë sa as ato, zanat e qiellit nuk e bënë  dot ..(!)

Pashë që poeti u ngrys dhe nuk i pëlqeu mendimi im, por ashtu siç qe, poet, prift e filozof, ma liroi litarin e fjalës.

-Po ti fol, o bir! E kombi ynë ka nevojë me na nigju…

-Poeti nuk mund të identifikohet me zanat e aq më pak me zanat luftëtare… me emra e mbiemra, nga ik-x fshat a y-psylon zonë  me  vajzat dhe gratë e malësive tona; zanat janë produkte qiellore. Ju thoni vetw:“Gruaja grua e Zana zanë”.

-Të qiellës jemi të tanë, o bir. Pse `a keq me kenë dhe ushtar dhe kangtar?! Dhe më iku krahëbardhë si zanë…e m’u duk se u bashkua me një kor bilbilash a simfoni bjeshkësh.

-Këto zana luftëtare, – vazhdoja unë në vetmi, – s’na kanë dhënë fitore. Kombi ynë i copëtuar…

-…

-Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, – vazhdova monologun, – këto zana na u bënë partizane, vëlla e motër me shqaun… e u bënë luftëtare, dashnore  dhe spiune, e pse jo,  vrastare dhe shoq me shoq…

-…

-E më vonë zanat u katandisën kooperativiste, zetoriste e zboriste…

-…

Vonë e kuptova që po flisja me vete. Kishte akoma natë dhe ëndrra vazhdonte. Nata qe e thellë dhe një hënë  e plotë e përndriste dheun me një dritë të argjendë. Gjergj Fishta, ai poeti e personaliteti i madh i shqiptarizmës,  po fliste para një  grupi varzash të bukura e u thosh ca vargje melodike. Ngrita veshët e dëgjova: “… u prijnë valleve tue ndritë hana” e “jehojnë male e zalle n’ato kangë e n’ato valle”… “tue m’u la, tue m’u flladitë, herë n’për hanë e herë n’për dritë”.

Dhe për çudinë time fillova të bëja portretin e tyre me fjalët e Fishtës. Them për çudinë time, se unë që nuk shquhem për përmendësh, në ëndërr m’u kujtuan të tëra vargjet e mësuara që para tridhjetë vjetësh për portretin e Zanave (!)

“Ardhë shtatit si breshana/Rreze dielli dora e llana/Ftyra shtru n’flet t’drandofillit/Shartue zanin n’za t’bilbilit/Diçka borë e diçka brymë/

Si ai qielli më fërfëllimë…”.

… E befas m’u fundos poeti. Nuk e pashë e mbështolli një re e bardhë a diku e rrëmbeu një dallgë lumi…Pastaj, andej nga qe zhdukur ai, m’u bë një vajzë bjonde. Lakuriq. Zanë. E bukura e dheut. Një fjollë e trashë flokësh i nisej në ballë, palosej pas koke, bëhej komb në qafë e si një gërshet i trashë gjysmë i shpërbërë, i kalonte mbi gjinj, i varej poshtë e i arrinte deri te seksi. Këmbët e holla i kishin në një guaskë deti e  lart, trupi i bardhë me kokën pak anash…M’u shfaq portreti i Afërditës së Milosit (varianti grek i perëndeshës)… M’u afrua. Priste fjalën time. Ose këngën. Ose zërin. E tha një çast:

 -Ç’do prej meje, o vëlla? 

– Atë që humba, – desha t’i thosha. (Kisha një javë  që isha operuar nga laringu dhe dergjesha në një krevat spitali)….

 Në çast u tremba nga një hije që m’u hodh me shpejtësi e më pllakosi trupin krahëhapur për të më mbrojtur.

 –Mos!, – bërtiti, – mos! – Ishte nëna, ajo në-në-za ime. – Mos i hap sytë, mos i fol – bërtiste, – mos dëgjo! Ajo kërkon të të marrë…Ajo është zanë, zanë e do me të zanue.. 

 Desha të flisja, t’i thosha se kjo bukuroshe s’ka ç’do  vdekjen time, por s’kisha zë e, kur  po përmendesha, Ylli i mëngjesit më ra në sy e më zgjoi,

E njihja atë yll.. Ishte ajo zana përmbi zana, Afër –dita jonë…Ose Ylli i mëngjesit…

  *   *   *

Mesazhi kalon brezash i pashkruar, si erë e si jehonë: 

 O njeri, mos e prek botën e misterit, mos e sfido shpirtin suprem të bukurisë; në katin e sipërm të artit, ku banon ajo, nuk shkohet me opinga me baltë; nëse të takon diçka nga festa në altar, mos harro të ulësh kokën e të veshësh sandale të mëndafshta.., 

se “zanat kanë me të zanue…”.

                                                                                           lolipiro1945@gmail.com     

Filed Under: ESSE Tagged With: Pirro Loli, ZANAT

ZGJEDHJE

November 3, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ Themeluesit e Amerikës ishin të kujdesshëm për të shmangur krijimin një demokracie të drejtpërdrejtë, pasi shqetësoheshin se demokracia e drejtpërdrejtë do të ishte e barabartë me sundimin e turmës. Kështu u vendos që qytetarët e secilit shtet të votojnë për zgjedhësit (kolegj zgjedhor), të cilët nga ana tyre zgjedhin presidentin. Senatorët u zgjodhën nga legjislaturat e shtetit – jo nga populli. Vetëm anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve u zgjodhën drejtpërdrejt.
Etërit themelues shikuan të kaluarën për udhëzime se si të ndërtonin një qeveri të ekuilibruar – me kufizime të kujdesshme, kontroll e balancë – dhe askush nuk ndikoi në mendimin e tyre më shumë sesa burri i shtetit Romak Ciceroni (106-43 pes) Gati dy mijë vjet pas kohës së tij, Ciceroni u bë arkitekt i kushtetutave që ende drejtojnë jetën tonë. Për themeluesit e Shteteve të Bashkuara dhe homologët e tyre politikë në Britaninë e Madhe, shkrimet e Ciceronit ishin baza e edukimit të tyre. Ciceroni shkroi se si një shtet duhet të organizohet më së miri, dhe vendimmarrësit e shekullit XVIII prej tij kuptuan atë që thoshte.
Libri i parë dhe zotërimi më krenar i John Adams ishte Ciceroni përkthyer në anglisht nga William Blake (1757-1827). Bazuar në këtë libër, Adams paraqiti idenë e tij për një kushtetute të përzier ose të ekuilibruar. Ai nuk favorizoi as monarkinë as oligarkinë dhe as demokracinë, por një kombinim të tyre. Modeli ishte vetë Roma, por e përmirësuar. Drejtuesit e Romës kishin patur fuqi pothuajse mbretërore. Ajo u përmbajt pjesërisht nga përdorimi i gjerë i vetove, dhe nga një Senat, i dominuar kryesisht nga familje të mëdha politike. Politikanët zgjidheshin në detyrë nga populli.
Ky model nuk është aq shumë i largët nga kushtetuta e Shteteve të Bashkuara me balancën midis ekzekutivit dhe legjislativit, si dhe kufizimet, që u hoqën, të cilat e bënin demokracinë e pastër të paplotësuar. Kur George Washington, duke medituar mbi vështirësinë e sigurimit të një qeverie të qëndrueshme, tha, “Çfarë triumfi për mbrojtësit e despotizmit të zbulojnë se ne jemi të paaftë për të qeverisur veten, dhe se sistemet në bazë të lirisë së barabartë janë thjesht ideale dhe të gabuara”, ai mund të ishte duke cituar Marcus Tullius Cicero.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, zgjedhje

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 220
  • 221
  • 222
  • 223
  • 224
  • …
  • 606
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT