• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jetojmë nga përjetësia e të tjerëve apo nga vepra jonë!

June 28, 2017 by dgreca

1Kaltrina Hoti

Shkruan Kaltrina VB HOTI/ New York/

Duke e ditur historikisht se të gjitha projektet kombëtare janë krijuar nga Shoqëritë shqiptare që kanë vepruar jashtë Atdheut, dhe duke dashur që të jap kontributin tim dy vite më parë u ula rreth tryezës së Vatrës, Vatrës që e kam adhuruar që moti. Shoqëritë tona që nga Misiri, Stambolli, Sofja, Brukseli, Bukureshti, Vjena, Bostoni etj.., kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën tonë historike. Por sot a thua e kemi realizuar qëllimin që kemi zbehje të punës atdhetare në murgat apo jemi lodhur?! Nëse ideja e tyre e madhe nuk është realizuar, mos ndoshta nuk kemi idealist?! Besojë që idealist dhe atdhetar kemi se burimi i dritës rrezaton nga themeltarët e Federatës Vatra, por mos ndoshta jemi ulur rreth tryezës dhe kënaqemi me veprën e fjalës së moçme duke e përsërit vend e pa vend. Duke medituar rreth çështjeve të pazgjidhura dhe që janë si plagë në trupin e Mëmëdheut të copëtuar po them se duhet ndezur një zjarr në Vatër që sot tymon sa për të mos u fikur e që duhet të ngroh gjymtyrët e Atdheut. Sot kur në Amerikë ka intelektual të të gjitha profileve, artist e biznesmen, punëtorë e veprimtar , student e nxënës që e duan Shqipërinë, a thua ua kemi shtruar tryezën ku mund dhe duan të japin kontributin e tyre?!  Sot kur në Amerikë veprojnë shumë Shoqata, Klube, Organizata, Lëvizje të ndryshme shqiptare, ndër të cilët më e vjetra Vatra a ka një rrugë, a është ndezur ndonjë qiri për të bë dritë rreth një qëllimi, a ka një Projekt Kombëtar që do na ulë në një tryezë dhe në Kalanë e madhe të idesë së Lidhjes së Prizrenit çdo njëri të vendoj një gurë për të ndërtuar atë shtëpi të përbashkët që quhet Mëmëdhe. Mendoj se neve na duhet që t’ia themi njëri tjetrit ku ishim dje, ku jemi sot dhe ku duam të jemi nesër?! Nuk është turp të themi se u zumë në gjumë dje, nuk është turp të themi se nuk i besuam rinisë sonë që barti flamurin e çlirimit të Kosovës, nuk është turp të themi se u vonuam… por është turp që sot të merremi me vetveten si baballarë të kombit e mos të hapim dyert e të shtrojmë tryezën e ideve për të ardhmen tonë kombëtare. Mendoj se është koha që Federata Vatra të bëjë publike qëllimet madhore, të bashkojë të gjithë forcat intelektuale, ekonomike e atdhetare rreth vetes, të bëhet faktorë me rëndësi që jo vetëm t’i dëgjohet fjala por t’i respektohet vendimi. Është koha dhe jemi në të drejtën tonë historike që të ndikojmë në çlirimin e tokave tona, jo duke marr pushkët por dijen e diturinë dhe të ndikojmë që çamët të mund të vizitojnë vatrat e tyre, të iu kthehet prona, që të mos dëbohen shqiptarët në Mal të Zi por të iu njihen të drejtat e tyre, që shqiptarët në Maqedoni të gëzojnë barazi të plotë, që shqiptarët në Serbi të jenë element stabiliteti në mes të Kosovës e Serbisë duke ua njohur të drejtat si serbëve në Kosovë, që të mos ekzistojë dogana në mes Kosovës e Shqipërisë ky element denigrues për kombin tonë. Nuk janë këto që numërova punë të lehta, por nuk janë as të vështira nëse e kemi në pëllëmbë të dorës Shqipërinë.

Filed Under: ESSE Tagged With: e të tjerëve apo nga vepra jonë!, Jetojmë, Kaltrina VB HOTI, nga përjetësia

Atdheu, vendi me i dashur!

June 26, 2017 by dgreca

Vendi i huaj nuk te behet atdhe (Gete)/

2Sadik-Elshani

Ese nga Sadik ELSHANI/

Shpesh e hasim pyetjen apo dikush nap yet: Ç’eshte atdheu per ty? Dhe pergjigja me e shpeshte e qe te vjen ne maje te gjuhes, zakonisht eshte perkufizimi qe e hasim gati ne çdo fjalor, se atdheu eshte vendi ku kemi lindur e jetojme ne dhe ku kane jetuar te paret tane, vendi ku banon prej kohesh nje popull a nje komb. Vertet, kjo mese eshte e sakte. Por atdheu eshte edhe diçka me teper se ky perkufizim i thate e teper prozaik.

1 me flamur2 male4 deti3 Kruja

Atdheu eshte dashuri, vuajtje, dhimbje. Eshte historia jone, ngjarjet e ngulitura nder shekuj ne kujtesen e kombit tone, eshte gjuha jone, flamuri yne, eshte identiteti yne, jane rrenjet tona, traditat, doket e zakonet, ritualet tona, ADN-ja jone. Atdhe jane Cikli i Kengeve te Kreshnikeve, bemat e Skenderbeut e trimave tjere nder shekuj, vaji i te porsalindurve. Atdheu eshte vendi ku balta eshte me e embel se mjalta, siç jane shprehur mendjet e ndritura te kombit tone shekuj me pare. Atdheu eshte vendi i pershkruar, i kenduar bukur me plot ndjenja atdhetare ne poezine e fuqishme te Çajupit, “Memedheu”, me vargjet emblematike: “Memedhe quhet toka/ku me ka rene koka…” Po, shqiptaret i kane dy emra per vendin, dheun e tyre: Atdhe dhe Memedhe, dheu i te atit (babait) dhe dheu i se emes.

Atdheu eshte porosia e shkrimtarit dhe atdhetarit, Mitrush Kuteli, per femijet e tij ne letren e shkruar per bashkeshorten, Efterpi: “Femijet i porosit ta duan vendin dhe gjuhen tone gjer ne vuajtje. Te mos u shqase zemra kunder Shqiperise as kur do te vuajne pa faj. Atdheu eshte atdhe, bile atehere kur te vret. Ketu kane lindur, ketu te rrojne me mish e shpirt, qofte edhe me dhembje.” Atdheu eshte vendi: Kur ecim neper qytete te huaja, neper bulevarde te gjera e plot drita (siç do te thoshte Kadare), mendja na shkon te rrugicat e ngushta e te baltosura te vendit tone; kur shikojme pallate e parqe te bukura, mendja na fluturon te kasollet tona te vogla, te lendinat e gjelberuara. Eshte vendi qe ne vende te huaja vazhdimisht na shfaqet ne endrra, eshte ajo forca magjike qe kurre nuk te leshon, por gjithmone te mban prane, sado larg tij qe te ndodhesh.

Atdheu eshte toka, jane njerezit dhe qielli i kaltert permbi. Atdheu eshte vendi ku dielli shkelqen ndryshe, luleve u vjen era ndryshe, zogjte kendojne ndryshe. Ne nje vend te huaj mund t’i kesh te gjitha, por shpirti gjithmone ndjehet i varferuar. Atdheu eshte vendi me i dashur, prandaj artistet, poetet, kompozitoret, ia kane kushtuar atij krijimet me te bukura. Atdhe eshte fjala, eshte vendi qe te ngjalle ndjenja te fuqishme e te papershkrueshme kur lexon poemen “Bageti e bujqesia” te poetit tone kombetar, Naim Frasheri; kur degjon kengen “Per ty atdhe”, te kompozitorit Pjeter Gaci. Filozofet, figurat e ndritura te njerezimit kane dhene mendimet e tyre per atdheun. Po veçojme ketu ate thenjen e poetit dhe revolucionarit hungarez, Shandor Petefi: “Per dashuri jap jeten, per atdhe jap edhe dashurine”. Pra, atdheu mbi te gjittha.

Atdheu eshte: Kur bashkatdhetaret takohen e çmallen ne nje vend te huaj dhe ne fytyren e njeri – tjetrit shohin nje cope atdhe. Atdheu eshte ai grusht dhe qe merrnin me vete mergimtaret e hershem shqiptare qe ta kishin atdheun gjithnje prane, dhe se: “Dheu i huaj nuk te tret”. Ngado qe te shkosh, merre nje cope atdhe me vete: Vendit tend, kombit tend kurre mos ia kthe shpinen, sidomos ne situata te renda, te veshtira. Shqiperia (çdo pellembe e tokes ku ujit i thone uje e bukes i thone buke) ndoshta eshte nje vend hallemadh, por per ne ajo eshte vendi me i dashur. Ai vend na lindi, na rriti dhe siç shprehet poeti yne kombetar, Naim Frasheri, ai vend na jep nder, na jep emrin shqiptar. Ne mergimtaret, Shqiperine e kemi larg syve, por ta mbajme prane zemres – dashurine per te ta mbajme thelle ne zemrat tona.

Te punojme, te perpiqemi e te luftojme, qe te jemi te sigurt qe sa te rroje gjithesia, te rroje edhe Shqiperia!

Filadelfia, 25 qershor, 2017

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: ESSE Tagged With: Atdheu, esse, Sadik Elshani

FATIN E KAM MBAJTUR FORT NË DORË, JO SI RAST POR SI MBRET

June 19, 2017 by dgreca

Bisedë me Dragush Bufin/

1-xhevair-lleshi-zyre

Nga Xhevair Lleshi/Ishte vjeshtë e dytë, me diell të fshehur dhe një mjegull të çuditshme të hapërdarë pllanga-pllanga gjer afër mesditës. Vendi, pllaja e mrekullueshme e Mokrës dhe më e varfra, e shurdhuar keqas gjer në përjetësi, pastaj me tërë atë horizont nga Selca e Poshtme – Varret e mbretërve ilirë – gjer te moti që hapet e mbyllet papritur siç shfaqen drurët e tërhequr lart me pahir drejt qiellit të kotur. Po bënim dy ditë që kërkonim barinjtë jo të liqenit të Poradecit por të pllajës së këtejshme, më fort një bari që ruante bagëtitë e verbuara si nga kohët e lashta. Në Proptisht flitej për një kamp veror fëmijësh që bënin shkollën e verës dhe ishin helmuar nga mishi i bagëtisë së therur asaj dite dhe të shtruar në spitalin e Përrenjasit, që rrinin në ca kabina të sajuara drurësh, shndërruar në klasa, po që fundja krenoheshin më këtë lloj kampi, shoqëruar nga mësues të ndryshëm të zonës, me plot kafshë të egra të padukshme, që vinin e iknin, që ktheheshin sërish andej nga kishin ardhur dhe shëtisnin poshtë e lart në pyllin e vjetër të pashkelur po edhe të dhunuar mos më keq.

Ç’kemi Drago? Ty të gjetën? Kaq i ri? Më pëlqen ky vend dhe dua t’i vë në jetë gjithë ç’kam mësuar në vend. Na thanë se ujqit janë larguar, por janë shtuar sëmundjet. Sapo kthehem nga bariu i bagëtive të verbuara. Është një lloj haje që e ka shkaktuar këtë. E kam gjetur dhe tani dua ndihmën e kampistëve. Mirëpo ja, ca prej tyre qenkan helmuar prej mishit. Ç’të jetë kjo? Tek zbriste poshtë, veterineri i ri u ra me shtrojën e këpucëve kabinave, duke rrëzuar dy dërrasa si të kalbura. Befas u kthye. Po, nepërka e dhisë! Helmi i saj duhet ta ketë shkaktuar. Bah! Nuk e ka kuptuar bariu? Shqeu derën e dyqanit dhe ktheu gotën me verë e kuqe disi të athët që ia zgjati mësuesi Istref Haxhillari, shkrimtari i ardhshëm me pesë yje e me amë të përveçuar. I dukej se fare lehtë mund të bëhej kërdia po të mos e kishe mendjen në vend, por u përmbajt. Fati është me mua, tha. E kam në duar dhe do ta mbaj fort. Do ta mbaj si mbret! Pëshpëriti dhe ktheu kokën. Nami i kish dalë anekënd Mokrës gjer në Pogradec e Korçë. Pritej prej kohësh të vinte prej së largmi një veteriner dhe ai kishte ardhur. Djalë për ta pirë në kupë, kaq i bukur, çohej mëngjeseve kur brofëtinin mëllenjat, thëllëzat e zogj të tjerë, shtrëngonte një dorëz borziloku në dorë dhe përsëriste vargjet e Çajupit e të Naimit nën zë, u shkonte një dorë flokëve të gdhendur dhe e mbante syrin te ndonjë rosë e egër si të hutuar, që sikur e kishte humbur toruan. E bëri punën që natën e parë që erdhi në Mokër: një lopë po ngordhte në fshat dhe ai u gjend aty. E ndihmoi të ngrihej në këmbë. Lopa dridhej. Ia hapi gojën dhe i hodhi pak lëng, vitaminë C e tretur dhe glukozë. Lopa u gëlltit dhe teshtiu. Kaq e thjeshtë të jetë? Dhe Fati ndenji një çast në dorën e tij. Drago e mbylli dorën fort dhe e shtrëngoi Fatin si mag. E pa me shqisën e tij të jashtëzakonshme. Dhe ndenji gjatë ashtu, duke mbajtur dorën e mbyllur. I zoti i lopës qante nga gëzimi…

Pastaj do ta shikoje veterinerin e ri në një shtëpi tjetër. Herë binte në pikëllim dhe herë të tjera ulej poshtë monopateve rrëmbimthi duke shkelur ndonjëherë zogj të vrarë, duke kapërcyer sulmin e shigjetave të larguara nga aroma dehëse e manxuranave të hatashme. Ime më e kishte rrethuar shtëpinë e vjetër me manxuranë dhe tek ne mbretëronte aroma e saj dehëse. Dragushi qeshi me këtë dobësi, po edhe me kafshët e urta e aq të bindura. I erdhi ndërmend kampi dhe vrapoi në fëmijëri kur bënte pushimet në Nepravishtë, kur përpiqej të rrethonte me krahët e vegjël trungjet e mëdhenj të lisave, apo rrapeve shekullorë. Pastaj shikonte zjarret në pyll, vraponte nëpër mjegullën e verës që binte dhe mbulonte drurët. Pastaj shihte gratë që mbushnin ujë brisk të ftohtë në krojet grykëgjera të Nepravishtës, këndellej kur shihte burrat e ashpër e qejflinj të fshatit tek i kthenin shtambat me ujë mbi gjokset leshtorë dhe tkurrej brenda vetes. E ftonin pa teklif dhe i rrëfenin ngjarje të çuditshme që s’kishin ndodhur kurrë, po që ai i pëlqente pa masë dhe binte në gjumin e mbrëmjes i lodhur nga bredhjet me mushkë e gomar, nga hedhjet dhe vrapimet e panumërta, nga një grusht qershi dhe nga një bark kumbulla e fiq të lashtë, nga soditja e perëndimit të atyshëm pranë zjarrit përjashta që s’shuhej gjer në agim. Sheshi i përrallave. O zot! Ku e mbytën sot këto kujtime? Po pse? Nepravishta ime e bukur! S’ka përralla që të nxënë ty! Atje, vetëm atje, mund t’i ngrije pritë edhe qiellit dhe të gjeje një rrugë të fshehtë që të çonte në Akeron, në lumin e perëndishëm, drejt të cilit mund të shkoje për dy ditënet me mushka. Po të kaloje brigjeve të tij dy të ngrëna hëne shikoje edhe portat e hapura të parajsës, buzë detit, pranë grykëderdhjes ku thoshin se Fati të vjen në dorë dhe mbetet aty si mbret i jetës sate. Mëma ime ia kujtonte këtë çdo mëngjes tim eti, por ai nuk dëgjonte nga kjo anë. Më rrasi një valixhe druri, më dërgoi në konvikt dhe më la brigjeve të shkollimit në vend që të endesha brigjeve të Akeronit dhe të pritjes së palodhur të Fatit…

Se duhet ta dinte kushdo që shkelte në Mokër, nuk ishte e lehtë ta përballoje mikpritjen dhe përzemërsinë e atyre njerëzve. Ia shërova kalin njërit prej banorëve dhe u bëra gati të largohesha. Ai më zuri për mënge: i thonë Mokër këtu, bir. Endet kudo ati i shenjtë dhe bën fshehurazi të mira, por mos i thuaj kujt. Eh, Pasko Laska, ç’më gjeti me ty! Për shkak të reumatizmës m’i paske shtrembëruar gjymtyrët! Por unë të shpëtoj edhe ty or mësues! Dukesh që ke qenë bandill… Kështu pra, po të ngas llafin, çdo mbrëmje vija te Pasko Laska, pinim nga një susak dhallë të hollë penjë-penjë dhe ky birkoja ankohet te sekretari i byrosë dhe kryetari i kooperativës, gurruci, që s’dinte ç’të bënte nga dhimbjet e mikpritjes. Pa po ngrihet sekretari dhe më thërret në byro, natën, në vend që të bariste  përjashta se nuk gjente rehat nga dita. Pastaj ndodhi ajo, që unë e them me të qeshur, ku të ha e ku të djeg, pse ashtu e pse kështu dhe tek e fundit të mësosh zakonet e vendit, domethënë ta vë në buzë rakinë dhe t’iu thuash gëzuar të zotit të shtëpisë, se ashtu i do mushka drutë te fukarai, tek i varfëri dhe do të shohësh se nuk të firon fati! Ata e morën përpjetë, u kapën si të thuash pas bishtit gjersa moti ndërroi, dhe Pasko Laska u kthye bashkë me mëzatët dhe ra në kishë. Ishte një mrekulli që shpëtova pa fshikull…

Flija paq dhe shtrati prej druri më dukej i butë si lesh rudë. I shkreti djalë, thoshin për mua, është mësuar në Tiranë, pa dhimbje të mëdha dhe pa vuajtje që të shkakton edhe bukuria e dheut, me bukë qahije të ngjyer me mjaltë përsipër, pastaj ka ngjëruar në të bardha dhe është ngjeshur pas perëndive si ka dashur. Të nesërmen do të ngjitesha ku kullosnin kopetë (kope që s’krahasohen kurrkund me të sotmet), po ato të marra i binin kryq e tërthor, tutje tëhu dhe ktheheshin mbrëmjeve sikur donin të bënin festë. Bariu i tufës së verbër bëhej xhind, aq shumë mërzitej se nuk pajtohej dot me këtë ndëshkim fare të papritur. Edhe mua më donte afër. Unë i qeshja dhe i përsërisja frazën e parë të asaj që më kishte treguar gjyshi në Nepravishtë: na ishte një herë e një kohë një bari (i verbër! Mos o Zot!) i tufës së dhenve të verbra… E di? Ik ore djalë e më lër të qetë. Nuk duroj dot. Nuk më mban më shpirti… Biri im, tani po e kuptoj se tek ti nuk është shenjtëria, m’u largo, të keqen. Dhe ashtu bëja gjithnjë.

Dy vjet i bëra në Mokër dhe Fatin tim nuk e lëshova kurrë nga dora! Kaluan vite. Bagëtia u shtua dhe u harrua. E lashë edhe Universitetin Bujqësor dhe ndoqa fillin e Fatit. Ai sikur më fliste me ngadalë dhe me një zë qiellor. Nuk e takova më as bariun e tufës së verbër, as Pasko Laskën. Fshati u mësua të shikonte barinj të tjerë, madje edhe nga ata të Akeronit. Po ja që ra një dimër i madh dhe njerëzia zuri të largojë të keqen e vjetër dhe mësuan një të keqe të re, se edhe kjo do të bënte kërdinë. S’e gjeja më qetësinë, po as shpirtin që rronte me hallet e njerëzisë diku lart në qiell. Ngriu gjaku i Fatit e u kallkanos gjithçka brenda një çasti. Po hynte flama e kapitalizmit, fitimi. S’mbeti kafshë e shpend që t’na shihte në sy duke u përunjur. E shihje veten si të ngrirë në kapule e lutje të ngushtuara brenda grykës nga dilnin dhe dalin fjalët e malcuara. Më ndihmo, o njeri, o Fat, mos më kthe mbrapsht, por nga e mbara. Më hante dora, atje ku qe ulur zogu i Fatit. Do të ndihmoj, por ti nuk je shenjt. Drejt, nuk e doja veten fare, të bëhesha po çfarë të bëhesha? Në këto punët e reja si të humbur nga një fill i ngrirë marrin përpjetë gjithmonë atje ku shtegton njerëzia. Po asgjë s’mjaftohet me kaq, çdo gjë merr lart në qiell natën e ditën dhe shenjtëria e mendimit i përcjell me shpirt në dorë dhe lutet për Fatin e tij.

Vjen çdo vit pranvera me qumështin e fryrë si lëng i jetës dhe i Fatit, shfryhet në pllajat e Mokrës dhe shëtit me Fatin tim, me Fatin tënd, endet në kopshtet e krijimtarisë së Istref Haxhillarit apo në mikpritjet e Pasko Laskës në kopshtet blu të Shqipërisë me kaq diell të bukur, dhe ia behin nga larg si një muzikë prej drite që shkëlqen kaq bukur. Do të më tregonin se kali që rrëzoi Isuf Myzyrin e që e la top në vend, ishte djalli i përrallës, që u kthye dhe për t’u siguruar duke i dhënë shkelmin e fundit në kokë. Kështu tregojnë pleqtë mosmirënjohës, me brofëtimë e me kuaj e njerëz, kapur pas bishtit të të vërtetave përplot thirrje gëzimi pa fund. Të vdekurit e vjetër janë Fati i të vdekurve të sotëm, duke ngjallur historinë. Ndaj Fati vjen i gjallë prej qiellit dhe të jep frymë. Tërë të bekuarit e zotit që janë bekuar në kishë e në xhami, që nga të humburit dhe të mëdhenjtë, të gjallët e të vdekurit, po i kthehen edhe njëherë të vërtetës së bekuar të Fatit që të vjen edhe prej Letrës, që ndez përjashta zjarrin si dikur në oborrin e madh të ballkoneve prej shkëmbinjsh të Nepravishtës dhe digjte dherat. Vetëm sa lëbyret drita dhe vuajtja bëhet më e butë, endet kuturu nëpër Shqipëri dhe befas mbyll dyert, i kërkon me ngut dhe kapet pas fundit të gjësë. Letrën duhet ta shtrëngoj fort sepse aty kam celulozën dhe aromën e pyjeve, dhe më ngjan se do jem në Mokër duke parë Istref Haxhillarin teksa shkruan apo Pasko Laskën në mikpritjen legjendare. Ka ardhur kohë shtegtimesh, por unë nuk shkoj gjëkund, jam sipër Letrës dhe thur legjendat që do t’i takojnë së ardhmes.

Papritur, si të ishim mësuar me behare të përjetshëm na erdhi sivjet një dimër i egër, jo si të tjerët. Dimri i mbylli brenda njerëzit u mbyllën brenda dhe s’bëjnë gjë tjetër po veç shkruajnë. I kërkojnë ndihmë zotit, po ai s’u jep mendje tjetër. Më në fund detyrohen t’i kërkojnë ndihmë vetes, po edhe vetja i kundërshton me ngut dhe njëfarë neverie. Sigurisht që tërbohen dhe përmbyten, sidomos kur shohin në shpatullën e bagëtisë, si dikur gjyshërit rreth zjarreve të Nepravishtës, bien në gjunjë dhe luten me gjithë mend që shpatulla e bagëtisë, teksa hahet, t’u tregojë Fatin, Shpirtin dhe Jetë, Luftërat, Zënkat dhe Paqen… në vend që të kërkojnë ta thjeshtojnë dhe ta bëjnë më argëtuese Jetën, Ditën, Natën dhe Djersën e Ballit. Shpëtim tjetër, qoftë edhe nga zoti nuk ka, sido që të luten ndoshta gjer edhe në agoni. Por mund të ndodhë që të shfaqet edhe në dritë të madhe e të mos kthehen më. Mbi letër, njerëz, mbillet toka e qielli, korret drithi dhe shihet në diell, si të mirat e kësaj bote që rrinë varur në qiell. Kjo Letër që vjen nga Suedia dhe Kina më thotë se ky vend u shkretua: u prenë pyjet, u thanë dhe liqenet, u shkatërruan edhe Varret Ilire të Selcës së Poshtme në Mokër, siç mund të ndodhte edhe në Apoloni, apo edhe në Nepravishtë… Ndërkaq agu ndizet dhe zjarri shndërrohet në hi. Në shpirt më trazohen një grusht thëngjijsh të mbetur nga Fati i ndrojtur. Vihem të kërkoj vetveten si ai bariu i kopesë së verbër të Mokrës, për të shkruar po jo si Istref Haxhillari. Me Letër do të mbjellë lisa si dikur Syrja Berati në kodrat e Beratit e që mori famë në tërë Shqipërinë, buzë një përroi, apo një bregu. Dhëntë e verbra nuk i hanë më lisat e vegjël po pylli s’bëhet që s’bëhet. Kanë pasur dhe kanë gjithnjë të drejtë. Unë punoj për pyllin sepse zotëroj letrën, por nga mendja nuk e heq dot bagëtinë e verbër. Sa do të doja ta lexoj atë tregim madhështor të Mokrës që tashmë ka mbetur në kujtesën e thellë…

Jemi në qershor, nën qiellin e Baldushkut, në një lokal të thjeshtë, duke biseduar për prodhimet bio, për punën e madhe që bën i dituri Rexhep Uka në «Uka Farm». Një rrafsh me bukuri prej çmendurie nga Agron Bregu që blunë e kthente të kuqe dhe të zezën e spërkaste me të bardhë. Ju s’e njihni Agron Bregun? Është në Athinë tani. Një Renbrandt i përsosur. Sapo janë hedhur ngjyrat, që janë ende me dritë, që vënë kujën në Baldushk, ku e gjithë energjia inxhinierike dhe sociale e Xhevair Ngjeqarit ra dhe u shkërmoq. Po rruga ama një ditë do të bëhet. Se ja një vrap pele dhe jemi në Cërrik ku zë fill Boshti i Jugut dhe gjithë të mirat e ardhshme të Shqipërisë… Kalonin disa fshatarë të plogët që mbushnin ujë. Hapësirë e mbyllur nga zgjedhjet e reja dhe festa e re e Fiter Bajramit gjatë këtyre ditëve të fundit të Ramazanit. Prisnin në radhë të ardhurit nga Tirana për të drekuar tek «Olivia» në Baldushk. Dragush Bufi më flet për Fatin dhe për Letrën, pa i harruar kurrë bagëtitë e verbra të Istref Haxhillarit, apo mikpritjen e tërbuar të Pasko Laskës. Poshtë rridhte përroi. Shihnim ujin dhe dëgjonim tingëllimën shpirtërore të Fatit. Punëtorët donin një kënd lojërash për të argëtuar fëmijët. Ne, or mik, vuajmë nga të gjitha. Fati ka mbetur vetëm. Edhe idetë e mia për zhvillimin e Shqipërisë nuk janë më në letër. Njerëzia ikin dhe vetëm ikin apo ëndërrojnë ikjen nga sytë këmbët. Tani po i kthejmë sytë nga qielli duke shkruar mbi letër Fatin e përditshëm dhe natyrisht presim shpëtim…

Tiranë, më 17.06.2017

Filed Under: ESSE Tagged With: Fatin e kam mbajte ne dore, si Mbret, Xhevair Lleshi

HELMUT KOHL, MEDALJA E ART’ E SHEKULLIT XX

June 17, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/Helmut Kohl

Burrat e mendshem asht e vertetë që bajnë vepra të mëdha po jo, pa kenë Trima!Ne jetuem me Ta, po Ata ishin aq pak sa, gati filluem me humbë shpresat e Lirisë.Një Botë “moderne” e kaperthyeme nder misteret e luftave të rrebta e shfarosëse! Armët e barbarve dhe tiranve të shekullit t’ “atomit” na kishin shperthye nder sofrat e bukës, kur gati po ngriheshim të ngopun… E aty filloi vorfnia!

Papa Gjon Pali II ishte Ai që e ndjeku Yllin e Dritës, gjithë rrugës vetem, se kje Trim!

Sa mjeshtri asht me dijtë me lutë të Madhin Zot! Po, asht edhe ma vështirë me punue per Ate, që gjithmonë Popujt e Botës i luten me na sjellë të mira me Lirinë e Atdheut!

30 Mars 1981… Atentat kunder Presidentit Amerikan Ronald REAGAN…

13 Maji 1981…Atentat kunder Papës Gjon PALI II… Asnjeni rastësi!

Burrat e shpresave të mëdha të njerzimit shpetojnë per Mrekulli… Portretet e Tyne asht e vertetë se u zverdhën, po guximi dhe Burrnia e Tyne e pashoqe mori flakë…

E Flaka e Tyne dogj edhe gurin.., po edhe betonin…

9 NANDOR 1989… Para orës 23 të natës Gjermanët shkatrruen pergjithmonë…

MURIN E BERLINIT… E bashkë me 41.91 km kufi të betonit të atij Muri, që nuk ishte tjeter veç një shemtim i gjithë Europës, u shpartallue edhe robnia komuniste.

186 Kulla rojesh vrastare u rrëzuen dhe u dogjen mbrenda nate… Nga 156,4 km kufi në total me Berlinin Perëndimor, 43,7 km ishin direkt në kufinin me Berlinin Lindor dhe 112,7 km në Qarkun e Potsdamit. 63,8 km të gjatësisë së kufinit ndodheshin në një zonë rurale, 32 km në një zonë pyjore dhe 22,65 km në zonë të hapun. Ndërsa 37,95 km e kufinit shtrihej në lumenj e liqej. (Nga Raporti STASI-it 1989)

RRUGA “BORNHOLM” e Berlinit u hap e para në oren 23…

10 NANDOR 1989, Ora 10 e mengjesit, në mbledhjen e Bundestagut në Bon, i pari u ngrit në kambë Kancelari Helmut KOHL, dhe mbas Tij të gjithë të pranishmit, të cilët filluen e kënduen Hymnin Kombtar të Gjermanisë.

Gjithë Bota e perparueme ishte në festë!…

Kur e ndigjova atë natë lajmin nga sytë me rriguen lotët, dishka parandjeva!

MBI FLETËT E BETONIT TË MURIT BERLINIT RRAHIN FLETËT PLLUMAT E PAQES… REAGAN, PAPA GJON PALI II, HELMUT KOHL E GORBAÇOV JANË SHPETIMTARËT E PËRJETSHËM TË NJERZIMIT…

Edhe sot zani burrnor i Reaganit ushton në Berlin: “Zotni Gorbaçov, hape këtë portë!.. Zotni Gorbaçov … Zotni Gorbaçov, rrëzoje këtë mur!”

Vetem këte duhet të pyesin njerzimi: Sa popuj fituen Lirinë…me 9 Nandor 1989…

Sa njerëz fituen të Drejtën me kenë “njeri”… Sa piramida nuk lahën ma me gjak Rinije…në kërkim të Lirisë… Sa kampe pune shfarosje e interrnimi u shpërthyen njëherë e përgjithmonë… Sa burgje mbetën vetëm qendra muzeale vuejtjesh, urije e mjerimi…

Sa qendra torturash nuk u lejuen ma me vazhdue shfarosjen…. Sa kriminelë mbetën pa vra njerëz për kënaqësi …e terror… Sa familje u çveshën nga rrobat dalluese të “luftës së kllasave”… Sa mija e mija njerëz fillue me harrue fjalën “frikë” nga sigurimi… Sa miljon vetë nuk kanë frikë me lutë Zotin… Sa miljon njerëz nuk janë ma të interrnuem…

Sa miljon njerëz bienë me fjetë pa frikë se i troket dera natën… Sa miljon njerëz filluen me kuptue fjalën “Liri”…. Sa miljon qej ujq nuk shkyejnë ma njerëz… Sa miljon ml. tel me ferra nuk rrethojnë ma njerëzimin… Sa miljon vetë nuk mendojnë ma veç me ngranë … Miljona e miljona vetë ndër shekuj…do të kujtojnë me respekt Ata Burra Shteti që janë Shpëtimtarët e Njerëzimit nga komunizmi barbar, vrasës e gjakatar në Botë!

HELMUT KOHL, Ju falemnderës e Pushofshi në Paqë!

Melbourne, 17 Qershor 2017.

Filed Under: ESSE Tagged With: Fritz radovani, Helmut Kohl. Medalja e Shekullit

VENDIM DEMAJ: RIKTHIME E LARTËSIME TË TIJ

June 15, 2017 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
1 vendim
  1.  Sigurisht, Vendim Demaj është njeri i vendimeve, sikurse e ka emrin, rrugëtimet, karierën e tij. E, një prej këtyre vendimeve është rikthimi i tij në Atdhe më 2006, prej nga Londra- metropoli i moçëm i botës për në Tiranë– tek metropoli i ri panshqiptar. Atje i operoi suksesshëm dorë e kamb’ të majtë me plagë plumbash nga Lufta e Kosovës; kreu rezultativ në dy vite Kolegjin Lewisham London, i fitoi meritueshëm dokumentat e qëndrimit në Angli, fliste mirë gjuhën planetare angleze…Atje i kishte të gjitha, përveç Atdheut të tij, Shqipërisë. Ndaj ri-erdhi shqiptarisht, ndonëse askush nuk i kishte premtue shtëpi, punë, poste. Asnjë nga këto. Të gjitha do t’i fitonte vet. Do të integrohej aktiv e cilësisht në jetën shoqërore, universitare, zyrtare, politike. Gjithkund, me të gjitha.
Shumçka do e niste nga A-ja për të shkue drejt Zh-së.
Ia nisi në fill vit 2007 specialist në drejtorinë e shërbimeve në Bashkinë e Kamzës, kaloi përgjegjës për mbi një vit në gjendjen civile të atyhit, drejtor në mbi një vit i Ndërmarrjes të Ujësjellës-Kanalizime të Kamzës e, prej 1 korrikut 2011, në shtatë vite kalendarike, është nënkryetar i Bashkisë të Kamzës. Dëshmohet se vendi i punës e ka gjetur njeriun e vet. Dëshmohet se posti zyrtar e ka zyrtarin e vet model. Vendim Demaj është i vendosur, i përkushtuar, i sinqertë, korrekt, autoritetar, miqësor…Vendimi i ka të vetat tipike, i ka vendimtare, katër fjalët që janë në themeli të ecurisë e lartësimit të botës: “Po, Jo” dhe “Faleminderit, Më fal”. Ai është një malësor modern, një shqiptar tipik. Përndryshe, siç më thotë senatori demokrat Bahri Haki Hoxha i Kukësit e i Durrësit: “Shkruaje një portret për Vendim Demaj se njerëz si ky ta nderojnë penën”.
Sapo erdhi nga Londa iu bashkua strukturave të Partisë Demokratike të Kamzës, e pesta bashki në Shqipëri për nga numri i ndërtesave, e gjashta për nga popullsia e saj, një ndër kontribueset kryesore të urbanizimit të Shqipërisë. Ia nisi si antar i thjeshtë i PD-së. Në katër palë zgjedhjesh ishte antar i KZAZ (Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve) në Kamëz, në të cilat është çertifikuar fitorja e PD-së, pasi Kamza është një nga bashkitë ma blú e ma piedestalore të PD në Shqipëri. Vendim Demaj prej katër vitesh është në strukturat e larta vendimmarrëse të PD-së në Kamëz, i zgjedhur nënkryetar i saj. Ai, më thotë, se Bashkia Kamëz ka mbi 90 mijë votues, nga të cilët 60 mijë në Kamëz e mbi 30 mijë në Paskuqan. Janë peshë e madhe elektorale, veçmas për PD që është për të disatën herë fituese e Zgjedhjeve në Kamëz. Në Elektoriadën e 2013-tës për në Kuvendin e Shqipërisë pati një rritje me 8.000 vota në Kamëz, ky ishte një rekord i demokratëve në shkallë vendi, në hartën elektorale blu të Shqipërisë.
Tani, Vendim Demaj, shënon një lartësi tjetër të re në karierën e tij politike: në Elektoriadën e  25 Qershorit 2017, është kandidat për deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë.  Ai garon në Bashkinë e Kamzës, në listën emërore të kandidatëve për deputetë të PD-së të kryesuar nga i veçanti Flamur Lufti Hoxha, ku janë dhe dy kandidatë të tjerë: Ahmet Prençi e Korab Lita. Të katër kandidatë meritor të Kamzës e Tiranës dhe të Shqipërisë, njerëz elitar, secili ma i mirë se tjetri, të gjithë sëbashku emra që e nderojnë dhe simbolizojnë ekipin e ri fitues “Basha” dhe “Republikën e Re”.
2.E thashë që Vendim Demaj është njeri i vendimeve. E, kjo, ka ndodh edhe pá hyrë në karierën e detyrave shtetërore vendimmarrëse. Pas diplomimit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës (1997), kur ishte mësues i matematikë-fizikës në shkollën e Buçajt të Shipshanit (Tropojë), në të dytin vit kalendarik të punës, në mars 1998, mori vendim dhe e la detyrën e mësuesit, pasi iu bashkangjit aktivisht UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) në veprimtari logjistike, në luftën guerilase e frontale për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës. Ai u njoh nga afër e bashkëpunoi shumë ngushtë me eprorë të lartë të UÇK-së me zonë veprimi luftarak në Rrafshin e Dukagjinit: Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Sali Çekaj, Hisen Berisha, Nasim Haradinaj, Isa Agushi, Fadil Hadërgjonaj e të tjerë. Në shtëpinë e tij në Papaj të Shipshanit, në afri të kufinit me Kosovën, u ngrit’ Shtabi kryesor i UÇK-së, në atë truall me tradita të larta historike e me kushte të mira rrethanore, mjedisore.
Vendim Demaj, ky djalosh 42 vjeçar, tashma ka statusin ligjor: “Veteran i UÇK”. Ai ende e përjetësisht ka plagët e plumbave të Luftës së Kosovës në trupin e tij. Ma shumë plagë se legjendari Gjergj Elez Alia i Eposit të Kreshnikëve. Ai nuk ka dëshirë t’i flasësh shumë për plagët e, aq ma tepër, për numrin e madh të gjurmëve të tyre në shtatin e hapat e tij. Për çka më përngjan si një kreshnik modern, si një legjendë e gjallë.
Ai, herën e parë, u plagos (vet i treti), më 17 korrik ’98, tek Livadhi i Madh në malet e Jasiqit në Junik të Kosovës, teksa paraprinin drejt kufirit të Shqipërisë dhe ranë në pritë të serbëve militarë, në përpjekje luftarake me ta. Bashkëluftëtarët e UÇK-së i zbritën në Junik e pas një jave kujdesi mjekësor të atyshëm i kaluan prapë ilegalisht kufinin, qëndroi për një muaj në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Vendim Demaj u rikthye prapë në frontin e luftës.
Pas disa muajsh, në nëntor ’98, luftëtari i lirisë, njeriu i sakrificave, Vendim Demaj, plagoset për herë të dytë në male të Junikut. Pas një përkujdesi mjekësor prapë shkon në frontin e luftës derisa në pranverën e vitit 1999 detyrohet të largohet nga përkeqësimi shëndetësor prej plagëve të luftës. Në Tiranë nuk munden t’i kryenin një ndërhyrje kirurgjikale të tilla.  Shkoi në spitale të Gjermanisë, po as atje nuk i dhanë garanci plotore, përkundrazi i thanë se i duhej prerë dora e majtë, e plagosur me tre plumba. Edhe kamba e majtë i kishte plagët e pesë plumbave…Vetëm në Londër e kreu operacionin suksesshëm, i shpëtoi dora, doli shëndosh e mirë, atë ditë e sot, përgjithnjë.
Këto janë, si të thuash, edhe dy rikthime të tij në jetë.
E dveti për vitet e luftës për liri e pavarësi të Kosovës. Ai më rrëfen një rast të tillë emergjence e humanizmi njerëzor e luftarak: “Në verë 1998 ushtria serbe e militarizuar, e përforcuar edhe me paramilitarë e forca policore, e bllokoi kufinin Shqipëri-Kosovë. Në male të Gjerovicës, maja ma e lartë e Kosovës, mbetën mbi 5.000 gra, fëmijë, pleqë, invalidë. U detyruam të siguronim lëvizjen e tyre për në Shqipëri, për në Tropojë, e cila ishte kthye atë vit në “kryeqytet i pritjes së shqiptarëve të Kosovës”. I tërhoqëm të gjithë përmes bjeshkës së Dobërdolit në kufi me Malin e Zi…” Ai më tregon raste të tilla, edhe nga ato ma heroiket në frontin e luftës, në rrugëtimin luftarak drejt Lirisë e Pavarësisë së Kosovës.
Vendim Demaj i ka plagët e luftës si ma të mirat dekorata të tij, që rrallëkush mund t’i ketë, përndryshe: si asnjë tjetër deputet në Kuvendin e  Shqipërisë. 
3.Vendim Demaj, politikani i ri i PD-së e veterani i UÇK-së, është stërnip i Ahmet Sadri Demajt të Ballabanit në Papaj të Shipshanit, i këtij luftëtari të shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që tregoi akte të larta trimërie në Luftën e Nokshiqit (1879-1880) në mbrojtje të Plavë-Gucisë. Kohërat shqiptare ende nuk ia kanë dhanë meritat e plota historike.
Përkundrazi, pasardhës të tij, si Mal Shaban Demaj, mixhoku i Vendimit, ndër mjekët e parë të Tropojës, pati një burgosje të kultivuar shumanshmërisht në burgun e Spaçit për ma shumë se një dekadë, derisa erdhi Demokracia.
 Vendim Demaj ka një kujtim të dhimbshëm nga koha e vështirë e Komunizmit sllavo-enverian, që arriti deri atje si edhe brenda Shqipërisë të krijonte dy shtete: “Shtetin e Njerëzve me Biografi të Mirë” dhe “Shtetin e Njerëzve me Biografi të Keqe”, që kishin ndërveti një brez të ashpër e klon të kuq me gjemba ndërmjet tyne, shpesh edhe ma i keq se ai i kufinit. Kur iu varros babagjyshi Shaban Bajrami, i kullës së njohur e derës së madhe Demaj, kishte pak veta të ardhur për në përcjelljen mortore të tij, aq sa gishtat e dorës, pasi ata kishin marrë sforcueshëm “shenjë” klasore, ishin klasifikuar ma shumë se qëllimshëm “me biografi të keqe” për kohën e atëherit, që rigjallëron e gjeneron dukshëm sot nën okelio e sllogane politike-elektorale, dogmatike e mafioze: “Rilindje”, të paraqitur nga e majta në ikje prej pushtetit pas 25 qershorit 2017.
Teksa flas me Vendim Demaj në zyrën e tij të nënkryetarit të Bashkisë Kamëz me vizionohet lartësisht figura e Ahmet Sadrisë të Ballabanit (Papaj), stërgjyshit të tij, që sëbashku me bajraktarin e Shipshanit,  Bek Din Bajrami (Kasaj) e Ali Ibër Nezaj (Buçaj), të tre përfaqësues të bajrakut e të fisit të Shipshanit; sëbashku edhe me bajraktarin e Krasniqes, Man Avdi Mulosmanaj e Qerim Binak Alia i Krasniqes; edhe me bajraktarin e Gashit, Halil Brahim Bajraktari e Ali Hoxhën e Gashit; ishin përfaqësues të Malësisë së Gjakovës në takimin zyrtar, diplomatik e ushtarak, në Qafën e Çakorrit, me Teodor Milanin – përfaqësues i Principatës së Malit të Zi e i Krajl Nikollës së Parë. Në atë kuvendim zyrtar ndërshtetëror, të njoftun edhe nga protokolli i Fuqive të Mëdha të Kongresit të Berlinit, u kundërshtue dorëzimi paqësor i Plavë-Gucisë dhe u ri-deklarue mbrojtja luftarake e saj nga forcat ushtarake e vullnetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në atë luftë edhe Ahmet Sadri Demaj ishte një nga kryeheronjtë e gjallë të saj.
Vendim Demaj nuk është vetëm i pushkës së UÇK-së për Liri e Pavarësi të Kosovës, një hero i gjallë i saj, por është edhe njeri i dijes, i shkolluar me dy universitete: për mësuesi në Shkodër e për juridik në Tiranë, bile edhe me gradën “mastër i shkencave juridike” në “E Drejta Civile”, ka krye edhe kolegj dyvjeçar në Londër, ka marrë pjesë në disa konferenca e veprimtari të tjera ndërkombëtare në dy anët e Atlantikut. Janë të tillë edhe si familje, të dhanun pas dijes: motra e tij është universitare në shkenca sociale e jeton në Amerikë, ndërsa i vllai është inxhinier e jeton në Kanada. E, siç e thamë, Vendim Demaj, nuk don të jetojnë as në Amerikë, as në Kanada e as në Mbretërinë e Bashkuar, veçse nga Alpet Shqiptare të vendlindjes, Shipshanin e Malësisë së Gjakovës, në qytetin e Kamzës, në metropolin panshqiptar- Tiranë. Ai ka shkue mbi dhjetë herë në “planetin” Amerikë e, në një nga këto rrugëtime, lexova shkronja-dritë tek gazeta online “Dielli” se kishte çue 70 copë “Abetare” tek Federata PanShqiptare “Vatra”, dhuratë nga Bashkia Kamëz për mërgimtarët e vegjël shqiptarë që të mësojnë gjuhën shqipe në shkollën “Alba Life” në Nju Jork. Vendim Demaj përdallon edhe për faktin se është një vatran i flaktë i “Vatrës’ në Shqipëri e në Kosovë. Vendim Demaj – si një politikan i djathtë pro-amerikan është një nga mbështetësit e flaktë të Trumpit para e pas zgjedhjes President i 45-të i Amerikës. Me sa duket do të ketë pasë ndikimn e tij edhe në shpalljen e Donald Trump “Qytetar Nderi” i Kamzës e kur një Bulevardi në Kamëz ia dhanë emrin e Tij.
Pra, geni i mirë i trollit e i gjakut nuk hup kurrë, pasi i vjen koha me dalë në dritë, me u ngjitë në skenë, me rishkrue histori të breznive të veta. Kështu, edhe Vendim Ibrahim Demaj, tashti është një kandidatët për deputet i metropolit në rritje të Tiranës, i qytetit e bashkisë të re të Kamzës, i PD që solli Demokracinë e 1990-tës e po ri-vjen në pushtet me fitoren e 2017-tës. E, për ma tepër e ma mirë e kemi nevojë të ditës për të pasë figura të reja si Vendim Demaj në politikën e sotme shqiptare.
 
Kamëz, 15 qershor 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: E LARTËSIME TË TIJ, VENDIM DEMAJ: RIKTHIME

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 314
  • 315
  • 316
  • 317
  • 318
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT