• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRROI JETË PIONERJA E ARSIMIT KOMBËTAR NË ANË TË MALIT

March 9, 2017 by dgreca

1-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

1 ok Rrukije Lika Shaba

Ne Foto: Mësuese Rrukije Lika Shaba /Me keqardhje të madhe lexova lajmin sot në portalet vendore të lajmeve të rrethit të Ulqinit, ulqinionline dhe lajmengaulqini, se të ënjtën në mengjes ndërroi jetë mësuesja e parë e atyre anëve, Rrukije Lika Shaba në moshën 73-vjeçare, një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Grave.  Ky lajm për vdekjen e parakohshme të mësueses Rrukije më tronditi shumë siç besoj se ka tronditur edhe shumë të afërm të saj, dashamirë, kolegë dhe ish-nxënës të saj siç jam edhe unë, megjithse ishte për një një kohë shumë të shkurtër, në verën e vitit 1964, por që më ka mbetur përgjithmonë në kujtim.

Portali ulqinionline shënon nga biografia e saj se Mësuese Rrukija kishte lindur në vitin 1943 në fshatin Brajshë të Anës së Malit.  U rrit në një familje ku ishin 6 fëmijë dhe si shumë familje të atëhershme të asja ane, edhe prindërit e Rrukijës u ballafaquan me shumë vështirësi ekonomike.  Mirëpo, sfida më e madhe e kohës ishte shkollimi i vajzave, për shkak të mentalitetit patriarkal të asaj kohe.  Megjthatë, edhe përkundër kësaj atmosfere, Rrukija do ta kryej shkollën fillore 8¬vjeçare në vitin 1958/59, falë dëshirës së saj për t’u arsimuar.  Rrukija u diplomua në Normalen në Prishtinë dhe në vitin 1964, duke u bërë kështu gruaja e parë mësuese nga Ana e Malit, shkruan portal ulqinionline.  Thuhet më tej se Rrukije Lika Shabaj punoi 35 vite me radhë si mësim-dhënëse dhe me një përgjegjësi dhe dedikim të veçantë dha kontributin e saj në arsimimin dhe edukimin e disa gjeneratave të nxënësve të Anës së Malit.   Rrukija, si mësuesja e parë e kësaj treve, jo vetëm që theu barrierat e shkollimit femëror, por njëkohësisht ajo ishte një shembull i rrallë i guximit dhe i frymëzimit të gjeneratave të tjera të vajzave shqiptare që pasuan dhe ndoqën arsimimin.Ndërsa Rexhep Lleshi në një shkrim, në portalin lajmet nga ulqini, kushtuar Mësueses Rrukije, e kujton atë duke thënë se, “Me mundim e sakrificë, angazhim e sukses, “Ajo vajzë” arrijti t’i përballoi të gjitha furtunat e kohës dhe e para të thente akullin e shumëfishtë e të fortë, të hapi rrugën e arsimimit të vajzave shqiptare.   Me atë vetëguxim e arritje të mirëfillëta, Rrukija fiton simpatinë dhe bëhet e adhuruara e vajzave të këti vendi”, shprehet ai.   Z. Lleshi shënon gjithashtu se “Rrukija ishte prijëse reale, ecte ballhapur, këshillonte, ndihmonte, inkurajonte dhe u jepte optimizëm njerzëve në të mirën e tyre dhe përparimit të vendit.  Ishte e vendosur për çfardo që çonte në të miren e këtij nënqelli”.

Megjithse e njohta për një kohë tepër të shkurtë në verën e vitit 1964, kështu e mbajë mend edhe unë, si nxënës i klasës së VIII, Mësuesën e re Rrukijen, në orët e para të saj si mësuese.Lidhja ime me mësuesen Rrukije ishte tepër e shkurtër, por për mua kur mendoj për zhvillimet e asaj vere të vitit 1964, por që i vlerësoj si vendimtare për  jetën dhe karierën time të mëvonshme.  Ishte mbarimi i vitit shkollor dhe të gjithë ne nxënsit e klasës së VIII fillore ëndërronim për të vazhduar mësimet në ndonjë shkollë të mesme.  Shumë prej nesh e dinim se nuk i kishim mundësitë ekonomike për të shkuar në Prishtinë ose ndonjë qytet tjetër të Kosovës për shkollim të mëtejshëm, por shokët tanë që kishin mundësitë, flisnin haptas se ku do të shkonin për të vazhduar mësimet. Shumica në Kosovë, por të tjerët edhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë.   Kështuqë edhe unë “për të mos mbetur jashtë loje”, me shokët e mi dhe me mësuesit, flisja për mundësinë e vetme për vazhdimin e shkollës pas 8-vjeçares – pasi prindërit nuk kishin mundësitë ekonomiko-financiare për shkollimin tim të mëtejshëm — e që ishte opcioni i vetëm, regjistrimi në një seminar katolik në Kroaci.  Por duket se ky njoftim imi nuk i kishte pëlqyer njërit prej mësuesve të mi në shkollën fillore Bedri Elezaga në Katërkollë, i cili siç më kishte njoftuar një mësues tjetër, në përpjekje për të më penguar që të regjistrohesha në seminarin katolik në Kroaci, mësuesi në fjalë më kishte dhënë notë jo kaluese në matematikë me qëllim për të penguar ose të pakën për të vonuar regjistrimin tim në seminarin e Kroacisë.  Për t’i ra shkurt, mësuese Rrukija e posa diplomuar në Prishtinë ishte pranuar që të jepte mësim në shkollën Bedri Elezaga dhe si mësuese e re që posa kishte filluar, më jep një kurs matematike atë verë, për të parë nëse isha “material” për shkollë të mesme.  E vërteta është se matematika ishte lënda më e vështirë për mua, por jo aq i keq sa “të më lente në klasë” siç e provoi edhe mësuese Rrukija pas mbarimit të kursit të cilin, falenderës asaj, e kalova me plot sukses.  Madje, ajo pat shprehur habinë se pse mësuesi i matematikës nuk më kishte dhënë note kaluese në atë lëndë!  Unë këtë përvojë timen dhe ndihmën e Mësueses Rrukije e konsideroj si vendimtare në jetën dhe karierën time, falë mirëkputimit dhe ndihmesës së mësueses së parë femër në ato troje shqiptare, pasi në mungesë të ndihmës së saj atë verë të vitit 1964, nuk e di se çfarë drejtimi do të kishte marrë jeta ime.

E pasqyroj këtë situatë jo për të dënuar ish-mësuesin e matematikës, pasi ka kaluar një kohë aq e gjatë tani, por për të venë në dukje, në shenjë falënderimi e respekti të thellë rolin e mësueses Rrukije në jetën time, rol për të cilin ndoshta as ajo vetë nuk kishte dijeni, pasi jam i sigurt se gjatë karierës së saj si mësuese, duhet të ketë ndihmuar me qindra dhe ndoshta me mijëra nxënës shqiptarë të Anës së Malit, ashtu siç pata fatin të më ndihmonte edhe mua.

Lajmi i vdekjes së Mësueses Rrukije tronditi të gjithë ata që e kishin njohur, madje edhe për një kohë të shkrutër si ç’është rasti im, dhe ka mjeruar familjen dhe të gjithë dasahmirsit e arsimit dhe të kulturës shqiptare në trojet tona nën Mal të Zi, veçanërisht në Anë të Malit. Ana e Malit humbi një mbështetse të papritueshme për të gjithë, por edhe bota shqiptare humbi një frymëzuese dhe shembull i pashoqt nismash, si mësuese e parë femër në ato anë, që kontriboi aq shumë për lartësimin e visarit tonë më të shënjtë – arsimimin e vajzave dhe djemëve të trojeve shqiptare.  Mësuese Rrukija le pas gjurmë të pashlyeshme kujtimesh në farefis, në të afërm, miqë e dashamirë dhe ndër të gjithë ata që e njohën, me të cilët bashkohem edhe unë. Familjes e farefisit u paraqes me ndiesi të nxhetë miqësore përdhimtimet dhe ngushëllimet e mia më të thella.

 

 

Filed Under: ESSE

MIRËNJOHJE PËR MËSUESIN

March 6, 2017 by dgreca

2normalja-e-elbasanit-1909-300x177Një kontribut 100 – vjeçar i mësuesëve elbasanas në krahinën e Sulovës/1 Pellumb-Gorica-250x293

NGA PËLLUMB GORICA/Ndodh që njerëzit të çfarëdo kategorie qofshin këta, të impenjuar për të ecur me ritmin e kohës, e kthejnë kokën herë pas here prapa për të nderuar e kujtuar me respekt, ata që kanë treguar përkushtim. Sidomos ata që kanë derdhur mund dhe dashuri me profesionin e tyre. Vitet ikin, por në kujtesë mbetet respekti për mësuesit që mbollën dijen. Është një profesion ku mirënjohja e kontributi për shoqërinë dhe edukatën është e pakrahasueshme. Banorët e fshatrave të Sulovës së Elbasanit kujtojnë me mirënjohje të thellë mësuesit që punuan aty në shkollat nga qyteti i Elbasanit. Është një kontribut 100 – vjeçar.

Në fillim të shekullit të kaluar, si në mbarë Shqipërinë e pushtuar dhe të mbushur me varfëri, mjerim e padituri, ishte e madhe dëshira për dije e arsimim. Për këtë shumë herët edhe në krahinën e Sulovës u hap shkolla shqipe. Për hapjen e shkollës së parë kontribuan patriotët e Elbasanit, sidomos Aqif Pashë Elbasani, Lef Nosi, Ahmet Dakli e Emin Matraxhiu. Shkolla u hap në Mollas në vitin 1916. Si mësues i parë ishte Dhimitër Deliana (Konomi) nga lagjia Kala e Elbasanit. Mësimin e zhvilloi në xhaminë e Mollasit me kushte të vështira. Nxënës të ulur në dysheme, por me dashuri për dije. Ishin 24 nxënës nga disa fshatra të Sulovës. Nga kujtimet e familjes Deliana në Elbasan ruhet një dokument thuhet se Dhimitër (Taq) Deliana dha mësim në shkollën e parë të Mollasit gjatë Luftës së Parë Botërore, ku shërbeu për një vit. Këtë e vërteton një dokument i përpiluar nga pleqësia e fshatit Mollas në këtë periudhë, e firmosur dhe e vulosur me pulla takes, ku thuhej se të ardhurat i shkonin Kryqit të Kuq. Në librin e Ilir Kaninës “Arsimi në Shqipëri në vitet e Luftës I Botërore“, faqe 58 është shkruar: “Më pas në shkollën e Mollasit në vitin 1918 erdhi mësuesi nga Elbasani Qamil Xhani, i cili punoi deri në vitin 1920’’.

Me historikun e shkollës së Mollasit lidhet pazgjidhshmërisht emri, përkushtimi dhe veprimtaria e gjatë e mësuesit nga Elbasani Musa Kongoli. Ai punoi si mësues në Mollas në vitet 1920-1924. Historitë gojore kanë arritur tek brezi i ri nga ish nxënësit e tij, që në tregimet e tyre e kanë dhënë shumë bukur madhështinë e këtij njeriu. “Ishte i ri kur erdhi në Mollas, një djalë i burrëruar para kohe nga hallet.” E kujtojnë me respekt për disiplinën, taktin pedagogjik dhe dëshirën e zjarrtë për t’u mësuar fëmijëve sulovarë shkrim e këndim. Ai nuk ishte vetëm një mësues i mirë, por edhe një patriot i vendosur, që luftoi deri në fund të jetës, për përparimin e vendit.

Në gjysmën e parë të shekullit XX, historia e arsimit në Shqipëri ka ecje e ngecje, vështirësi. Shkolla e Mollasit, si e vetmja në Sulovën e Poshtme, kishte probleme me ambientet, kushtet, largësinë e mësuesve, por edhe të nxënësve. Këto i dëshmojnë tërthorazi të dhënat arkivore kujtimet e mësuesve elbasanas që punuan këtu. Kjo i detyronte herë pas here autoritetet e kohës që ta mbyllnin. Sipas dokumenteve, në vitin 1924 numri i shkollave në gjithë vendin erdhi duke u pakësuar ashtu si mësuesit që jepnin mësim. Në vitin 1925 regjimi i Zogut e mbylli shkollën në Mollas me mësues Musa Kongolin. Kur askush nuk interesohej për shkollën dhe as për mësues patriotët sulovarë protestuan. Ata e ndjenin nevojën e arsimimit të fëmijëve dhe nuk mund të linin ata pa dituri, prandaj kërkuan me çdo kusht vazhdimësinë. “Historiku i zonës së Mollasit” shkruan:“ Një grup patriotët sulovarë shkoi te prefekti i Elbasanit dhe kundërshtuan këtë vendim të qeverisë, duke kërkuan me insistim rihapjen e shkollës. Qeveria nga presioni u detyrua që të rihapë atë”. Për shkak të vështirësive që dolën nga kriza ekonomike në vitin 1931, shkolla e Mollasit u mbyll përsëri dhe nxënësit mbetën pa mësim disa muaj. Qeveria e Zogut kërkoi, që mësuesit t’i paguajnë vetë populli siç paguan hoxhën e fshatit, sepse nuk është parashikuar në buxhet. Për shkak të kushteve të vështira, por edhe të largësisë, mësuesit ndërroheshin herë pas here, duke punuar në periudha të shkurta. Përmendet puna e palodhur e mësuesit Hysen Pajenga. Ai edukoi breza nxënësish sulovarë, midis të cilëve edhe mësuesin e parë sulovar, Riza Cërrikun i cili nuk do të harronte gjithë jetën: “E kam ende të freskët në kujtesë mësuesin e klasës së parë. Ishte njeri i mirë, që përpiqej për të na mësuar, megjithëse ishte i rreptë ’’. Mësues të tjerë elbasanas që në këto vite ushtruan profesionin në Mollas ishin “Llaz Topalli, Spiro Gjirazi, Maliq Mullaholli, Musa Shehu etj”.(“Historiku i zonës së Mollasit”) Sipas mundësive punuan pa u kursyer dhe e deshën profesionin e mësuesit, i deshën fëmijët, banorët e natyrën e krahinës. Ata shpesh u përplasën me opinione negative për arsimin e fëmijëve prej banorëve, se nuk u duhet shkolla, kush do t’i ndihmojnë të ruajnë bagëtitë. Shumica e mësuesve ishin diplomuar në Normalen e Elbasanit, e cila ishte në atë kohë institucioni më i lartë dhe më i kualififikuar arsimor i vendit, ku jepnin mësim një plejadë e tërë pedagogësh të spikatur e patriotë të flaktë. Është periudha kur familjet elbasanase do të sakrifikonin për arsimin dhe kulturën dhe pavarësisht mundësive të pakta ekonomike, vepronte një frymë e përbashkët në Elbasan për arsimimin, që vinte si rezultat i një tradite të hershme. Një kohë tepër e vështirë kur Shqipëria së pari vuante nga varfëria e tejskajshme dhe arsimit aspak i kushtohej vëmëndje. Ndoshta sot nuk e besojnë, por ja që kjo është e vërteta e jetës së këtyre mësuesve për të shpërndarë dijen e mësuar fëmijët edhe në Sulovë. Mësuesi nderohej nga të gjithë në Sulovë. Shumë prej tyre në këto vite e më vonë banonin në familjet e sulovare. Midis tyre kishte edhe nga ata që vepronin me metoda antipetagogjike, ndëshkime fizike ndaj nxënësve. Shkolla e Mollasit prej mësuesve elbasanas që në fillimet e saj ishte një fidanishte e patriotizmit dhe e formimit kulturor për brezat e ardhshëm në Sulovë.

Përpjekja për zhdukjen e analfabetizmit pas Luftës së Dytë Botërore ishte e madhe. Kudo kishte skamje, por dëshira për të përhapur dije më e madhe. Janë fakte që bëjnë të njohur kontributin e të tjerë mësues elbasanas. Është me interes të tregonim se kujtimet për këto vite, vlerësojnë sakrificat e mësuesve, seriozitetin e dëshirën për punë të mira, dashurinë për profesionin fisnik. Vitet kalojnë, por nuk do të harrohet durimi, këmbëngulja, vështirësitë me shqetësimin e vazhdueshëm për ambiente të përshtatshme, mungesat e mjeteve, frekuentimin i nxënësve e mbarvajtjen e mësimeve. Ishte koha kur nevojat për arsimtarë ishte e madhe me hapjen e shkollave në çdo fshat. Mjaftonte të kishin arsimin e mesëm. Jo pak prej tyre patën në fillim vështirësi të përballonin jetën e fshatit. Një sërë pyetjesh zinin vend në mëndjen e tyre, se si do të ishte vendbanimi, si do të ishin njerëzit e mbi të gjitha si do të përballonin kohën aty. Ishin vite që mungonin shumë gjëra. Mungonte komunikacioni. Nga Elbasani në Sulovë në ato vite të para të pas çlirimit të vendit vinin më shumë në këmbë se sa me makinë. Deri në Gostimë mund të gjeje mjet, që edhe kur kalonte ndonjë kamion shpresa mbetej vetëm te zemra e shoferit, që duhej të paguaje përndryshe duhej të ecje, por mandej në fshatrat e Sulovës ecnin në këmbë, mes rrugës së shkretë, të ftohtit, baltës në dimër, me vështirësi kalonin lumin Devoll e përrenjtë dhe në verë nuk i shpëtonin vapës përvëluese e pluhurit. Mësuesi Astrit Bishqemi kujton: “Nga Dumreja, vitin tjetër arsimor më hodhën në krahinën e Sulovës, tre vjet në Selvijas dhe një vit në Mollas. Luftë me padijen, me baltrat, me ujët e lumit Devoll.” Në fshatrat e Sulovës u emëruan dhjetra mësues. Kujtohen me nderim: Mehmet Dardha, Itarik Peshtani, Mithat Leka, Nazif Baholli, Mustafa Shupaku, Galetana Çaushi, Astrit Bishqemi, Loni Duda, Faik Pleshti, Xhaferr Guriçi, Nuri Dushku, Sami Domni, Dilaver Shkodra, Zeliha Shkodra, Ethem Mullajonuzi, Rruzhdi Belegu, Mustafa Pajenga, Albert Stoja, Hysen Pobrati, Sabaudin Pobrati, Liri Arapi, Ismail Kafexhiu, Sami Paralloi, Bexhet Belegu, Nafie Çaushi, Ollga Zhupa, Esat Gjevori, Hysen Saraçi, e sa a sa të tjerë që punuan pak vite. Përshkrimi i punës së çdo njërit prej tyre tregon se ishte i vështirë. Sulovarë të ndryshëm e midis tyre edhe Xhevit Çela, Ramiz Nasufi, Hekur Braushi, Alush Xheria flasin me respekt për mësuesit e kësaj periudhe. Mosha ka bërë të vetën, flokët u janë zbardhur e diku u kanë rënë, por nuk harrohet Astrit Bishqemi, aftësia e tij profesionale dhe zelli për punë, të cilin ai e tregoi edhe ndërmjet kolegëve me paraqitjen, ngrohtësinë shpirtërore dhe pasionin studiues. Kujtohet Sami Domni, si një ndër mësuesit që punonte shumë në organizimin e orës së mësimit dhe me pasionin e tij ngjallte tek nxënësit për ta bërë shkollën më të dashur. Të shkruash për Dilaver Shkodrën, do të thotë të shkruash për një intelektual, një njeri të kompletuar dhe, mbi të gjitha, që e donte profesionin, dijen, zhvillimin. Bashkë me shumë kolegë të tjerë, për çdo ditë ai ndërtonte një vizion të qartë të arsimimit të sulovarëve.
  Në fund të viteve ‘60 edhe në fshatrat e Sulovës u kalua në arsimin 8-vjeçar dhe në fillim të viteve ‘70 u hap shkolla e mesme bujqësore me dhe pa shkëputje nga puna në Mollas. Hapja e këtyre kategorive të shkollave dhe shtrirjes kërkonte edhe mësues më shumë, por dhe të kualifikuar. U emëruan mësues të tjerë nga Elbasani si: Vilson Karanxha, Rifat Xhina, Marjeta Osmani, Kujtim Spahiu, Arben Haxhiymeri, Eva Kajanaku, Abedin Stringa, Flora Vyshka, Ardjan Papajani, Fitnet Struga, Natasha Ballta, Mimoza Gremi, Agim Tarba, Avni Isai, Vladimir Ganjolli, Spiro Kallajxhiu, Shefki Ruda, etj, të cilët janë vetëm disa nga shumë e shumë emra, që nuk kanë qenë vetëm mësimdhënës, por, duke u përfshirë në jetën e fshatrave, u shquan si aktivistë shoqëror, pjesëmarrës e drejtues në veprimtaritë kulturore -sportive. Ishte koha e një masivizimi të madh të aktiviteteve kulturore-sportive. Me kulturën e tyre në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale e ndërtuan hapësirën e punës, miqësisë në interes të këtij zhvillimi shoqëror të fshatrave dhe pas shumë vitesh u kthyen në Elbasan, falë vlerave që shfaqën si mësues me perspektivë. Përhapën në Sulovë kulturën e qytetit dhe po shumë morën nga traditat e Sulovës. Meritojnë mirënjohje për kontributin që kanë dhënë në formimin cilësor të brezave të tjerë. Nuk harrohen lidhjet e tyre me sulovarët dhe fëmijët e tyre, dashurinë e ndërsjelltë që ekzistonte, një dashuri e pastër si vetë jeta, e cila mposhte varfërinë e brengat. Mjafton të shtojmë se ashpërsia e kësaj kohe, krijoi edhe ndaj mësuesve dënime dhe persekutime. Pushtetarë të pazotë që me prirjet e tyre të paaftësisë e fodullëkut e si të padenjë për pozita të tilla, luftonin me intriga vlerat, kontributet. Mësuesit, në sajë të kapacitetit mendor e kulturës që i karakterizonte, por edhe të mbështetjes, dashurisë nga mjedisi i ngrohtë e mikpritës i sulovarëve, i anashkalonin këto me punë përkushtuese me nxënësit. Thuajse shumica e mësuesëve në këto vite ishin të rinj. Me përkushtim për zhvillimin e arsimit dhe kulturës, rininë e kaluan fshatrave të Sulovës, në Selitë, Linas, Mollas, Dragot, Selvijas, Floq. Kjo ishte edhe koha më e bukur e jetës së tyre. Ishte praktikë e sistemit të kaluar qeverisës, që të emëroheshin nëpër fshatra mësues, mjekë, ekonomistë të sapodiplomuar. Kjo periudhë e rëndësishme do të linte gjurmë në formimin e karakterit të tyre. Profesioni i mësuesit u jepte gëzim dhe vrulli i moshës i bënte të kapërcenin vështirësitë. Ndaj shumica nuk ranë në limonti, veçse lexonin shumë, studionin gjuhë të huaja. Bëhen përpjekje për përgatitjen e mësuesve nga Sulova, për të cilët kishte nevoje ajo. Emri i mirë dhe puna që bënë kujtohet edhe sot, se asnjëherë nuk ka munguar kujdesi, zemërgjërësia, mikpritja e respekti. Duke u kthyer në retrospektivën e asaj kohe ata ndjejnë nostalgji për këtë respekt vlerësues. Përmendim një fakt kuptimplot, që banorët i respektonin dhe ishin bujarë me ta, i ftonin në gëzime. Ky nderim një vlerësim i punës së tyre, për thjeshtësinë, sjelljen e kulturuar,për t’u hapur sytë fëmijëve. Interesante është që për vite me radhë jo pak mësues jetuan dhe punuan familjarisht. Nuk mund të harrohen çiftet e mësuesve: Sulejman e Dafina Haxhihasani, Eqerem e Vjollca Isai, Pandi e Marica Strati, Albert e Myzejen Palloi, Pëllumb e Marjana Dedja, duke lënë gjurëm përjetsisht të pashlyera në mëndjen e sulovarëve. Jo pak prej tyre ruajnë momente të bukura, por edhe vështirësi si jehona kujtimesh në thellësi të shpirtit, të cilat, i kanë shoqëruar gjatë gjithë viteve të jetës. Dikush ishte me cene në biografi dhe ai shtet në themel të tij kishte ndëshkimin. Në secilin prej tyre shikoje të materializuar përkushtimin dhe dashurinë për profesionin e mjaft cilësi të humanizmit, mirësisë, që sot kujtohen me një lloj respekti të veçantë nga banorët. Pa harruar të shkruajmë se edhe për shkak të karakterit të tyre të ftohtë apo edhe disnivelit kulturor të banorëve, një pjesë qëndruan larg miqësisë dhe virtyteve. Ndoshta, edhe të demoralizuar nga që nuk e kishin pritur mirë emërimin në Sulovë, por e përgjithshmja është se shumica e tyre e ndjenin veten të lidhur me shkollën, nxënësit, banorët. Nuk harrohen vështirësitë dhe ajo punë kolosale që u bë. Natyrisht ka qenë vitaliteti me impulse të shumta, i cili ishte i domosdoshëm për të përballuar mundin e vështirësitë e krijuara në vitet më të mira të jetës së tyre. Në shkollën e mesme të Mollasit punuan vite me radhë një grup profesionistësh të zotë, që më vonë u bënë petagogë në Institutin e Lartë “Aleksandër Xhuvani”, sot Universiteti i Elbasanit, si Arben Haxhiymeri,Ardjan Papajani, Abedin Stringa, por edhe profesionistë të tjerë në gazetari e institucione shtetërore si Sulejman Haxhihasani, Pëllumb Dedja. Niveli i lartë teorik dhe pedagogjik ishte i lavdërueshëm në përgatitjen e brezave. Nxënësit të zellshëm edhe pse të veshur e mbathur keq, nuk mungonin, duke ardhur në mësim të lagur e të mardhur në dimër, pasi bënin përditë 3-5 kilometra rrugë. Mësuesit elbasanas ishin krenarë kur nxënësit e tyre të cilët vijonin formimin intelektual në shkollat e larta brenda e jashtë vendit me rezultate të shkëlqyera.
    Sot në shkollat 9-vjeçare të Linasit, Selitës, Selvijasit, Floqit dhe të mesmen e Mollasit vazhdojnë të tjerë mësues elbasanas, të cilët ecin në gjurmët e traditës së mirë si misionarë të dijes në Sulovë. Përherë për këtë kontribut mbetet diçka pa u thënë e pa u shkruar. Puna shpesh anonime e mësuesve e bën të vështirë atë kronikë jetësore të kësaj armate. Në një ditë të shënuar si 7 Marsi ata formojnë lulen më të freskët të mirënjohjes së kësaj zone.

Filed Under: ESSE Tagged With: Mirenjohje, Pellumb Gorica, PËR MËSUESIN

Vangjel Simaku, historiani erudit, artist dhe vizionar

March 6, 2017 by dgreca

1Miku i MondesShkruar nga Raimonda MOISIU/

Lajmi  i dhimbshëm dhe  i pabesueshëm, pikëllim i thellë tronditi në dt.4 Mars 2017, qytetin e dijes, kulturës, historisë dhe serenatave, Korcën, bashkëqytetarët korcarë dhe voskopojarë: Shuhet krejt papritur, profesori i letërsisë, historiani erudit dhe enciklopedik, njeriu i përkryer, Vangjel Simaku.

Arësimi në Korcë e ndjen thellë këtë dhimbje e pikëllim për  humbjen e  mësonjësit, dijetarit  dhe arësimdashësit shëmbullor, Vangjush Simaku sikundër e thërrisnin korcarët.  Është dhimbje  e pallogaritshme, humbja e një  kolegu të përkushtuar, miku të  mirë, familjari shembullor. I diplomuar për Gjuhë-Letërsi, Vangjushi ishte i pranishëm në shtypin shqiptar me shkrime historike për Voskopojën dhe njerëzit e shquar voskopojarë ndër kohëra e vite, për  kontributin dhe veprat e tyre që ata lanë pas, letërsi, esse, kritika letrare, poezi, editorialë dhe opinione sociale – politike dhe historike. Në ngushëllimin e tij, një nga bashkëpunëtorët dhe kushëriri i tij, shkrimtari Nikolla Simaku shprehet:

“Kishim shumë punë për të bërë së bashku dhe më duket  sikur më le në  mes të rrugës. Dhimbja  është  e madhe për këdo, por  jo në  moshën tënde, kur kishe kaq vrull, kaq guxim për atë që doje, si dhe kaq projekte në  kokën tënde. Kisha nevojë për  ty, për dijen tënde të gjithanëshme, për intelektin tënd dhe guximin për të foluar atë që të këshillonte ndërgjegja e jote. Në  thelb ti ishe artist, ishe vizionar. Mund të rreshtoj shumë cilësi të tuat, ti ke lënë  trashëgimi kulturore, të spikatura nga ana intelektuale, por, më në fund shumë dhimbje tek familja, tek të afërmit e tu, tek bashkëpunëtorët  e tu, tek njerëzit, që janë  në gjendje të  vlerësojnë njeriun per bukurinë e mendjes, pasionin dhe vrullin jetësor që të  karakterizonte. Ike pa na ” pyetur” duke na lënë tepër të  zhgënjyer në rrugën që të gjithë do ta ndjekim: Vdekjen. Po pse kaq shpejt? I dashur dhe i respektuar nga gjithë fisi i Simakëve, kudo që  janë kudo që jetojnë: Lamtumirë!  Të qoftë dheu i lehtë.” Ndër të  tjera Vangjushi ishte edhe kryeredaktor i Revistës Kulturore-Shkencore “TEMPULLI” qysh prej themelimit, intelektual aktiv dhe një  prej  bashkëpunëtorëve të përkushtuar dhe profesionalë  për  vijimësinë dhe rritjen e cilësisë së Revistës. Por vdekja  e papritur   e rrëmbeu Vangjushin, duke lënë në  mes shumë pasione e angazhime  intelektuale, studimore, letrare, historike,  por mbi të gjitha, i ndërpreu jetën atij në një moshë relativisht të re. Me profesorin e letërsisë dhe enciklopedikun vizionar historik , me lidhte miqësia  jo vetëm si kolegë që vinim të dy nga arësimi dhe vendlindja jonë Korca, por ne ishim në kontakt të vazhdueshëm  duke shkëmbyer  shpesh mendime për temat historike,  vecmas të Korcës dhe Voskopojës, nga ku ai kishte edhe rrënjët e inteligjencës vllahe, duke i botuar ato në gazeta Dielli, SHBA, Tirana Observer dhe gazeta DITA. Një miqësi prej dekadash që kishte në thelb promovimin e vlerave të elitës,inteligjencës  dhe qytetarisë korcare. Fjalët janë  pak dhe  nuk mund të  përshkruajnë dhimbjen dhe trishtimin që la pas ikja e Vangjushit, njeriu i dashuruar me fjalën letërsinë, historinë, mirësinë, progresin për  jetën. Vangjush Simaku ky dijetar enciklopedik historik, artist dhe vizionar shkroi me shumë dashuri e saktësi për qytetin e tij të bukur Korcën, për Voskopojën  e lashtë evidentuar me mjeshtëri. Ikja e tij u përcoll me shumë dhimbje e  trishtim në  gjithë qytetin e Korcës e kudo ku ai kish miq e kolegë, edhe te  patriotët e tij korcarë kudo ku ndodhen që nga Amerika, Tirana , Kosova, Maqedonia, Vjena e tërë Europa dhe deri në Australinë e largët. Dhimbje  e madhe për  humbjen e  profesorit të nderuar të letërsisë, drejtorit të gjimnazit historik “Themistokli Gërmenji”, të historianit dinjitoz dhe poetit të dhimbjes e traditës. Vangjel Simaku do të kujtohet  gjithmonë me shumë  respekt dhe vlerësime pa fund, për dritën që la pas me veprat dhe shkrimet e tij,

 

Filed Under: ESSE Tagged With: artist dhe vizionar, historiani erudit, Raimonda Moisiu, Vangjel SIMAKU

HEROIZMI I GRAVE VLONJATE NE HISTORI

March 6, 2017 by dgreca

Nga  IDAJET  JAHAJ/Vlora-kjo kryekështjellë e historisë shiptare! Dëshmorët dhe heronjtë e saj kanë skuqur shekujt për liri, kundër hordhive të huaja që vinin për ta shkrumbuar këtë vend, për ta përmbytur këtë komb.
    Vlora e qëndresës heroike të rrallë, e trimave të panumërt në beteja.
    Po heroizmi i grave, i nënave , i bijave të këtij populli kaq martir, në këtë kështjellë mijëvjeçare? Shembulli i nënave e  i vashave ka shkëlqyer. Kontributi i tyre ka qenë i pazëvendësueshëm. Pra, si kudo, edhe në këtë vise të atdheut, ka ndriçuar  edhe heroika e tyre për liri.
   Shembuj të panumërt e  qëndisin këtë heroikë, në faqen e historisë shqiptare.
    Në gjysmën e parë të shekullit të 16-të (1537), një këngë e bukur himariote ligjëron për një vashë-kapedane të grave himariote kundër hordhive turke që kishin mësyrë këto brigje :
                                                                 Marë Lane, Marë Lane,
                                                                 Marë, vashëz kapetane,
                                                                 Thëllëza zemërstërralle,
                                                                  Shoqet i more në valle;
                                                                   Shoqet në valle i more,
                                                                   Moj thëllëzë fluturove;
                                                                   Dhe në harcat thikë-thikë
                                                                   Ti u bëre çikë-çikë,
                                                                   Të mos bjerje në jezitë
                                                                    N’ ata qentë osmanllitë…
      Shekuj më vonë ky heroizëm u përsërit nga gratë e vashat e Sulit, në Jugun shqiptar. Ato u hodhën nga shkëmbi i Zalogut, me valle…në humnerë,për të mos rënë në duart e vrasësve.
      Të tilla heroizma kanë bërë bujë edhe në folklorin dhe historinë e vendeve fqinj si edhe në njerëzit e shquar në Evropë, të cilët  u kanë kënduar me simpati heroinave shqiptare.
       Heroizmi i Sado Koshenës më 1920, i heroinave te Luftës Nacionalçlirimtare si: Qeriba Derri, Persefoni Kokëdhima, Zonja Çurre e sa e sa të tjera, ndriçuan si neonë të mëdhenj të lirisë.
        Ja ç’thotë  kënga për sakrificat e grave vlonjate e labe në epopenë e 1920-ës :
                                                                    Eni shoqe të ndihmojmë,
                                                                    Burrat tanë që luftojnë;
                                                                    Të dalim breg më breg,
                                                                    T’u shpiem bukë e fuishekë,
                                                                    T’u hapim ndonjë hendek;
                                                                     Eni shoqe që me natë,
                                                                     Të ngjitemi malit-ë  lart,
                                                                      Me hanxhar e me sëpatë,
                                                                      Të marrim peshqir e napë,
                                                                       T’u njomim buzën e thatë…
      Lufta Nacionalçlirimtare qe një vullkan i pashembullt i heroizmit për liri. Mijëra e mijëra luftëtarë nga të gjitha viset e atdheut u bënë shatërvanë zjarri mbi ushtritë e armatosura të dy perandorive.
       Mbi 6000 gra e vajza dolën malit për liri, krahas vëllezërve të tyre partizanë. Dhjetra prej tyre derdhën gjakun e dhanë jetën në themelet e kësaj lirie që gëzojmë ne sot.
       Një folklor i madhërishëm i përshkruan këto heroizma. Vargje të ndritshëm ngjyrojnë aktet, bëmat  dhe trimëritë edhe të partizaneve, të nënave, të vashave shqiptare- shqiponja për liri.
       Ne i kujtojmë ato me emocion historik, me elegji prekëse, me krenari kombëtare, me optimizëm për ardhmërinë e këtij kombi.
       Vetëm nga Vlora dolën mbi 400 partizane, nga të cilat 54 luftuan në Kosovë, për çlirimin edhe të asaj pjese të martirizuar të kombit. Nga këto ranë 38 dëshmore e 52 viktima ( në territorin e Vlorës).
        Heroizmi ndrit edhe në fshatra të veçantë. Vetëm nga Tragjasi dolën 34 partizane, nga të cilat ranë në fushën e lirisë-10 dëshmore- fakt i pangjashëm ky në gjithë historinë e luftës.
        Nga Tërbaçi dolën 24 partizane,  nga vunoi- 20, etj. Eshtë përgatitur edhe një libër i plotë me kronika e tablo për këtë temë- “Gra vlonjate në Histori”, e cila i njeh brezat me shembujt e shumtë të sakrificave te popullit, burrave e grave të tij në therorizmat e lirisë.
        Madhështia e tyre pasurohet edhe me qëndresën e nënave. Pati nëna me dy e tre djem apo vajza dëshmore, si : Metullahe Murraj në Mesaplik- me tre djemtë dhe burrin-dëshmorë; Hava Gjolikun e Shaho Luçin në Kuç apo  Fatushe Sullaj në Mesaplik- me nga dy djem dëshmorë; Nurhanë Lelaj  në Mesaplik-me djalin dhe burrin dëshmorë … Apo  Duze Bajrami në Kallarat, Sofie Gjiknuri në Kudhës të Himarës, etj, etj.
    Po ç’thanë këto nëna në çastin e marrjes së lajmit për vrasjen e bijve të tyre  për liri ? Drita heroike shkëlqeu edhe në fjalët e tye. Folklori i përjetësoi:
                                                                  Edhe nënave kur u thanë
                                                                   Se djemtë u janë vrarë,
                                                                   Të mirë e dhanë xhevapnë :
                                                                   -Mirë bënë që u vranë,
                                                                    Se na çliruan vatanë,!
                                                                    Ta gëzojnë fëmijët tanë
                                                                     Hallall gjirin që u dhamë…
      Tablot heroike ndriçuan në vargje, amanete, në kujtime, në libra, në kallzime, monumente…
       Një heroizëm i tillë epokal i ka mahnitur të huajt. Një udhëtar e dijetar çek, në vitet 30-të të shekullit të kaluar, Ernest Novak, erdhi deri në malet e Labërisë së Vlorës. Ai ishte nuhatës i madh i historisë dhe në librat e tij shkroi : “Lugina e Lumit të Vlorës ka një bukuri heroike”. Po sa e sa maksima të tilla kanë thënë të huajt e të mëdhenjtë për historinë tonë, për luftëtarët tanë, për kontributin edhe të grave shqiptare  në historinë tonë shkëlqimtare?
    Këtë e përndritën edhe vargjet  brilante të folklorit vlonjat :
                                                                          Vlorë, o Vlorë e trimërisë,
                                                                           Shkronjë e artë e historisë,
                                                                            …O Vlorë- flamur i zjarrit,
                                                                             Bijt’ e Ismail Qemalit…
                                                                             …Moj Vlorë, moj heroinë,
                                                                              Fond ‘ i artë për historinë…
 
Vlorë, dt. 3 mars 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: HEROIZMI, I GRAVE VLONJATE, Idajet Jahaj, në histori

VITET E HUMBURA

March 6, 2017 by dgreca

Nazmi_RudariNGA NAZMI RUDARI/Ti erdhe pahetueshëm mbi mua e ke peshuar sa bjeshka. Ke menduar së do të me fundosësh, e përplasesh si valën. Unë di shumë të tregoj për vuajtjen e heshtjen, si vjeshta. Për vetmin e madhe, robërinë edhe më të madhe, pse dhe si të desha. E kam qëndruar përherë  i pathyer, i palodhur gjithnjë si kreshta. Me guximin, e bekimin, e durimin e përjetshëm sa heshtja. Nisi edhe ajo të pëshpëriste e të plaste së humbi durimin. Unë kam, shtigjeve të mërgimit, kthjellëtin e mendjes, por edhe guximin. Ku përfundon ajo përralla e Skënderbeut më shtatë thupra. Tash i heshtur rri e kthehem e kujtoj gjithë ato vite të humbura. Ti je një bir kudre ta them haptas dhe nuk ndiej keqardhje. Prej hiqi mundohesh të ndihesh mirë, por e mira jote është mohuese. Dhe të lutëm o Zot! Mos le gjë  në mëshirën e agimeve të mijë. Se pastaj do të mbaroj gjithë ai flijim, sikur flijim Prometeu. Dhe ne nuk do të na zinte, as të gjallë, e as të vdekur, Adriatiku. Miqtë kush janë ata, e kush janë tradhtarët, e kush janë ende në shërbim. Këtë lojë unë kaherë e pata emëruar loja e të marrit, në shërbim të djallit. Më emra të stisur e mirë të qëndisur, viranet, edhe sot rrinë të strukur. Nuk duken sheshazi as sot, por veprojnë gjithnjë ushejza e shlliga helmuese. Që godasin e vrasin pabesisht e shpesh i gjenë edhe në safe te para. Gulufuq, ulur aty, ata gjembaç të paskrupull, që në gjak e kanë hajnin, krimin, mashtrimin, pafytyrësinë, ligësinë e tradhtinë. Dhe këta nuk kanë besë, as mëshirë nuk kanë, as dhembje. Por ngulfaten e i zënë frymën secilës së mirë. Duke na lënë as të gjallë e as të vdekur së nuk kanë fytyrë. Nuk kanë ndjenjë as shpirt dhe nuk donë ardhmërinë. Ardhmërinë tonë të lumtur e të lirë, jo kësaj ata i frikohen. Prandaj veprojnë plotësisht njësoj sikur në vitet e humbura. Kur krejt çka ishte shqiptare vritej e shkatërrohej. Për t´i qel rrugë hijes së robërisë dhe mykut mesjetar. Që kishte rrëshqitur si rrëshqet lava vullkanike duke djegur. Krejt çka ishte ilire, krejt çka ishte shqiptare e progresive. Atje diku në fund të fundit dielli do zihej me shoshë e në thasë do të futeshin mija kufoma të masakruara. Që të copëtuara si mish për kasap pasi t´u merreshin organet e vlefshme do të hidheshin në gropa gëlqere që më vonë nga të huajt do të quhen varre kolektive. Ti ke ardhur pre andej ku kishe shkuar ku bren miza hekur, dhe te morën në rrugë kur fshije Kalemegdanin, të bënë për vete me kurse dhe të futën në shërbimin e fshehtë e të kthyen në atdhe tëndin e të ndërtuan shpi “përtej Lumit”. Aty për të spiunuar e për të vrarë njerëz të trungut shqiptar dhe mbështolle rreth vete gjithë boshtin e injorancës duke prek në moral, besë e besim të njeriut të thjesht përgatite edhe vrasjen time që ishte një urdhër. Faqenxirë si ti pak ka Kosova fatbardhësisht… Posa kisha mbaruar gjimnazin,… dhe tashmë kisha botuar një numër poezish nëpër revista dhe gazeta të Kosovës. Ato më kishin sjellë edhe emër edhe probleme që nuk i kisha pritur. Poezinë e parë e kisha botuar herët kur isha në bankat e shkollës fillore. Duhet të kam qenë në klasë të tretë dhe edhe vizatimi duhet të ishte i asaj kohe po të dyja edhe vizatimi edhe poezia në njëfarë mënyre ishin imitim i poezisë dhe vizatimit që kishte krijuar e pikturuar motra ime disa vjet më parë…por kjo nuk i interesonte askujt, as mësuesit, as mua as shokëve të mijë e as shkollës, fundja unë e kisha vizatuar, vizatimin në garat e piktorëve të rijnë të shkollës e kisha fituar jo vetëm në garat e shkollës, por edhe në garat e rrethit dhe poezinë e kisha krijuar me rastin e konkursit të hapur për pionier dhe as do të shpërblehesha më vendin e parë e edhe më pak për poezinë e cila ishte plotësisht origjinale dhe në të cilën ishte përshkruar e vërteta mbi macën e motrës sime, ajo ishte vërtet lara, lara dhe ajo po ashtu gjithë ditën rrinte nëpër ara. Kësaj poezie unë i kisha shtuar edhe vargje të reja dhe shumë më, më peshë dhe macën e vogël e kisha bërë trimëreshë që jetën e rrezikon dhe natë e ditë nga armiqtë na mbron. Kjo ishte shumë e vërtet së unë kisha parë betejën e saj shumë shpesh më shtazë grabitqare, por beteja e saj triumfale ka qenë kundër gjarprit të murrmë dhe shumë të rrezikshëm që i shqeu bishtin dallëndyshes dhe i ngrëni gjitha vetë pulës Sharkës, por maca e motrës sime e fitoj betejën e përzuri njëherë e përgjithmonë atë gjarprin e purpurit që e shihje dhe e gjeje gjithkund. Ai ngjitej me dhe në katin e lartë të kullës dhe humbiste edhe në vrimat e dheut apo të murit shekullor… Pastaj në shkollë të mesme në fillim më preku ndjena e dashurisë dhe unë, thura vargje e vjersha, balada e poema dashurie, dhe gjatë viteve të fundit e përgatita edhe përmbledhjen e parë më poezi të cilën edhe do ta dorëzoja më vonë në shtëpinë botuese “Rilindja” me titull „Dashuri e Plagë“ pra ishte kjo përmbledhja e parë e dorëzuar e cila nuk ishte më keq se dhjetëra përmbledhje poezish që u botuan atë vjet, por kjo nuk është temë e jona dhe e lamë për ndonjëherë tjetër. Si nxënës gjimnazi më kishte marrë më vete soneti, dhe pasi kisha lexuar shumë për kohën në dorë më kishin mbetur disa kryevepra edhe të poezisë, por edhe të prozës e mbi të gjitha, nuk mund të lirohesha asnjëherë nga Petrarka. Ai i kishte kënduar aq gjatë, e aq bukur, e aq me shpirt dashurisë së Laurës sa ishte thjesht i papërsëritshëm. M´u kujtua Dante e pastaj nga Shekspiri, Shekspiri i kishte krijuar pos tragjedive edhe poezi dashurie, krejt sonta dhe jashtëzakonisht kishin lënë mbresa në mua, disa prej të cilave isha munduar edhe t´i përkthej, por me gjasa mund t´i shqipëroja, por jo edhe t´i përktheja…Gëte, Shileri, Bodleri. Por unë kisha lexuar gjithçka, që gjeja në gjuhën shqipe…Kisha lexuar një pjesë të mirë edhe të letërsisë botërore sidomos të klasikëve të mëdhenj. Ngadalë, por sigurt, nisa edhe kroatisht të lexojë dhe po e blej libra të letërsisë dhe filozofisë botërore . E kisha nisur Erasmus prej Roterdami. Që ishte një prej humanistëve më të njohur vinte nga shkolla holandeze „Vëllazëritë nga jeta e përbashkët“,pra që fuqizojnë mitiken e lajtmotiveve dhe rrjedhën e reformave(devito moderna). Ky lidhi bardhësinë antike më moralin Krishtin. Njerëzorja e tij është e mbështjell më skepticizëm dhe ironi, kurse kuptimësia ishte për përcaktim dhe harmoni, toleranca dhe armiqësia kundër ngushtësisë dogmatike qëndrojnë kundruall përkrahjes radikale të reformacionit. Por gjatë udhëtova më Martin Luterin, që kishte bërë reformacionin e kishës katolike, për të cilin gjerë e gjatë kisha biseduar shumë herë më Anton Çetten, i cili fliste me emocione të veçanta kur fliste për reformacionin e kundër reformacionin. Aty ngjallej ai, dhe disi i s’prishej gjakftohtësia shekullore e renditur si duhet…Gjerat i kisha harruar pothuajse krejtësisht, prandaj më të hyrë në Gjermani isha interesuar për Martin Luterin dhe e kisha përkthyer me fjalor Biogrfinë e shkurtër të tij. Prej nga me kujtohet sot se: Baba i quhej Hans, kurse nëna i quhej Margaretë …Thonë që më përkushtim dhe këmbëngulje pasuron gjuhën gjermane, shumanshëm duke e përkthyer biblën, me një përkushtim të veçantë. Ai si reformator ofroi, liri më të madhe në jetën dhe botën krishtere, por po ashtu edhe pasurojë dhe e ngriti nivelin e gjuhës gjermane edhe më përkthimin e Biblës,por edhe në krijimin e këngëve qofshin ato psalmë apo edhe këngë popullore gjermane…

“ Literatura e mesjetës ishte një krijim kështjellash. Pra njerëzit që kishin krijuar alamet muresh, e alamet kështjellash, dhe kalash, iu kthyen edhe vargjeve. Mos -siguria jetësore luante rol të jashtëzakonshëm në pasurinë e kësaj letërsie. Pasiguria e shijimit të jetës e kësaj epoke luante një fuqi në krijimin e veprës…”, më kishte thënë Antoni.

Pra tash unë kisha ardhur tek burimi i dytë, dhe ky nuk kishte aspak të bënte thjesht më një traditë popullore, por kishte të bënte me një krijim kalorësiak, dhe prej këndej mund të them së në mua ishte mbjell plotësisht ai shpirt kryeneç kalorësiak, dhe si e njoh unë, unë isha mbështetur më shumë në krijimet etike se sa në krijimet krishtere, edhe më keq ishte së kjo formë e përdorje bredharake, ishte preferuar në rinin time, dhe më krijimet e mia që ishin lidhur më krijime dashurie me një etikë, erotike e me një kërkesë edhe seksuale, por që ajo mëshohej nga figura dhe vargu i matur e me strofë rimë e ritëm…Kështu kjo lirikë ish edhe e përcaktuar edhe nga motivi, por edhe nga forma. Poezitë i kisha lexuar nëpër mbrëmje dhe orë letrare, por jo rrallë me kishte ndodhur ashtu si i kishte ngjarë Don Kishotit me mullinjtë e erës dhe më Dylqinën ajo me ndodhi edhe mua më Dritën e shkollat, e sallat, ku lexohej poezia lirike, më zë i kisha parë si kështjella mesjetare, në të cilat mbrohej, nderi respekti dhe dashuria…Por kjo kishte edukuar shpirtin tim së unë kisha mësuar së si duhet vërtet të respektohet e dashura dhe si guxohet të rritet dhe të i ushqente shpresa…Vërtet në shpirt unë isha kthyer në një kalorës që kërkonte t´i kishte të gjitha gjërat e veta : Lirinë, të dashurën,guximin, armën dhe jo vetëm gatishmërinë për të vdekur për dashuri atdhe e nderë, por edhe aftësinë dhe guximin. Pra e kisha kopjuar pikë për pikë Minne poezinë e cila krijohej në mesjetë dhe minne latinisht do të thotë kujtim…Pra lidhja e parë ishte padyshim dashuria, dhe mua asokohe më kishte zënë sikur bryma lulen e hapur…Kurse aspak nuk ishte më i fuqishëm dhe i përputhshëm edhe elementi i dytë. Krijuesit e humanizmit dhe të renesancës iu kishin kthyer krijimeve të popullit. Pra njihej vepra popullore, dhe  gjeniu popullor, duke u përfshirë në të gjitha llojet dhe gjinitë, qoftë proza , por edhe poezia, po ashtu edhe lirika dhe gjithë të tjerat që ishin gjetur, kurse rilindja e popullit shqiptarë po ndodhte vërtet, prandaj edhe merrej mësimi nga një rilindje e perënduar, por që kishte lënë gjumë të forta dhe të pashlyeshme për njerëzimin. Pra unë i lexoja më një frymë gjithë veprat e shkruara edhe nga rilindësit shqiptarë, por edhe nga rilindësit botëror, si gjithë bota edhe rilindësit tonë e kishin vënë në qendër të rilindjes heroin kombëtar Skënderbeun, sikur që ishte vënë Till Eulenspiegel gjermanet ose Doktor Faustin etj…” Kishte deklaruar K. Në intervisten e një radioje lokale. Kurse disa muaj më vonë një revistë kulturore kishte botuar edhe këte:

“Librat i bleja, i merrja, me kredi, së atëherë ishte e mundshme…Kështu qe bibliotekës time shumë të pasur shqip, që ishte meritë e vëllait iu shtuan edhe librat e shumët në gjuhën kroate. Kurse në vitin 1970 fillova ta begatoja bibliotekën time edhe më botime frëngjisht dhe pata rastin që disa prej veprave të Balzakut të Kamys t´i lexoja edhe origjinal në frëngjisht…dhe jo vetëm këto, por edhe “Këngët e Rolandit” e shumë e shumë të tjera. Këtë e kam trajtuar bukur mirë në tregimin tim(…) Këtë kohë e pata goditjen e parë thyerjen dhe fyerjen e parë. Dy recensentet që kishin refuzuar dorëshkrimin e parë timin ishin ata që nuk ishin mbështetur aspak as në vlerën e as në rëndësinë e poezisë. Unë pata vetëm një bisedë më ta dhe u habita më qëndrimin e tyre sa naiv aq edhe të marr, njoha forcën e një idiotësie. (Prandaj edhe e kam kuptuar më vonë gjithë atë përpirë të A.dhe B….)Të dytë më vonë në njëfarë mënyre do të kërkojnë edhe falje, por unë mendoj së ata shumë kanë dëmtuar zhvillimin e letërsisë sepse kanë qenë të deformuar qoftë si redaktor e qoftë si recensent, edhe si njerëz edhe si krijues, shumica e tyre janë kompilator dhe kopjues të një realizmi dogmatik socialist, por edhe si intelektual, ishin njerëz të gjymtë si në recensonim dhe si në angazhimin e dijen. Shumica e  tyre kishin triumfuar duke mohuar popullin e vet dhe vetveten. Ata të dytë, por edhe kryeredaktori atëherë kishin punuar dhe kishin stimuluar e nxjerr vëllezërit e tyre krijues, farefisin e tyre, së kështu kishin vepruar ata para tyre, dhe do të veprojnë edhe ata pas tyre,e edhe sot i kanë të njëjtin ves, e të njëjtën shprehi, por çfarë krijuesish se. Një bisedë që pata më njërin prej tyre ishte më shumë bisedë hulumtuese e imja së se sa bisedë rreth asaj që kisha shkruar. Bile njërit prej tyre i shpëtoi edhe një fjali që për mua ishte mjaft. Si ke menduar së ne i botojmë këso provokimesh ti duhet të na tregosh së kush është pas tyre… poezi provokuese? Ti duhet të na thuash kush është pas tyre…E njëjta pyetje do të më bëhet 24 vjet më vonë për përmbledhjen “Helm e Gjak” nga inspektorët e sigurimit serb famëkeq UDBA.

“Na thuaj kush t´i shkruaj poezitë dhe ne të lirojmë.” Pai normalisht unë kisha heshtur në këso pyetjesh ata vazhdonin rrugën e tyre të idiotizmit:

“Pse nuk thua se t´i ka shkruar Rugova.”

Unë nuk them së një pjesë e poezisë ka mund të jetë e ndikuar nga poezia botërore, por edhe shqipe që e lexoja atëherë, por sidomos më kishin ushqyer siç thash mjeshtrit e mëdhenj si Shekspiri, Gëtë, Shileri, Dante, Servantesi, Petraraka, po pse jo edhe Lasgushi, Mjeda, Fishta, Kahjami e shumë e shumë të tjerë. Por unë isha vërtet një vullkan origjinal që mund të shpërtheja, jo me imitime, jo më përshtatje e kompilime siç ndodhnin gjërat aso kohe. Unë e kisha një shpirt zjarr, plot ndjenja plot emocione, plot energji,dhe qysh nga lindja më kishte përcjellë shpirti poetik e lirik, prej ninullave nëpër legjenda , mite e përralla deri tek poezia moderne…Kisha grumbulluar dije e energji dhe kur nisa të shpërthej lulet e parë shpata e tyre goditi lozën e shpirtit tim, dhe më plandosi për toke…Më ishin kërcënuar shumëfish dhe në emër të ndihmës dhe këshillës ishte censur e tmerrshme. Disa kohë hoqa dorë dhe vendosa vetëm të lexoja dhe të studioja më tutje. Kurse sprovat krijuese vendosa t´bëja më pseudonim dhe nuk ndërrova shumë vetëm mbiemrin e ndërrova dhe në vend të tij e vendosa emrin e babait pra unë quhesha N. Rr….dhe pikërisht një cikël të përmbledhjes “Dashuri e plagë “ e dërgova në “Bota Sot”të cilën e udhëhiqte Ibrahim Rugova. Unë e dija së ai nuk me njihte, por  edhe unë nuk e njihja. E kisha parë kundruall në korridor të katedrës dhe kisha përshtypjen së ai ishte shoku i mirë më S. H. dhe R. I….Rugova ka pasur shokë dhe miq në secilin kënd së ai vërtet ka qenë trim i mirë më shokë shumë, por aso kohe kisha përshtypjen së ai duhej të ishte më intim më këta të dy sikur që kisha përshtypjen për J. G. që kishte shokë më të përafërt S. B…Por kjo nuk është gjithnjë kështu unë kam pasur shumë shokë më të cilët me lidhte puna, por më të afërt i kisha ndonjërin që fjala vjen edhe nuk mund të takoheshim për ditë…Strumbullar i gjithë fuqisë mendore shqiptare dhe gjeniu i heshtur me një të folur karakteristik, me një diksion të përsosur, me një dhe të paluhatshme dhe të pashoqe ka qenë padyshim. Anton Çetta Vërtet kishte krijuar Çetta studentesh punëtor e të jashtëzakonshëm. Anton Çetta ishte një prej studiuesve më të durueshëm të së tashmes, të së shkuarës dhe të së ardhmes së popullit shqiptarë të viteve 80, por ndoshta edhe shumë më herët. Aty ishte mbledhës dhe studiues i popullit shqiptarë në tërësi. Kishte grumbulluar folklor në gjithë Kosovën e sidomos në Drenicë , por ishte njeriu më pak folklorikë që kam njohur ndonjëherë…ai kishte thithur atë që duhet sikur bleta nga dija e popullit, por e dinte së kjo nuk mjaftonte aspak për të ecur drejt ardhmërisë së sigurt, prandaj si urtësi ai secilit send i kishte dhënë vendin e vet. Ai e dinte mirë së ujërat duhet qetësoheshin dhe po ashtu e dinte mirë së folklori ishte një flakadan që ndizej e fikej sa për ta mbajtur shpirtin gjallë, por gjithë ata që ishin folklorik në jetë jo vetëm që ishin qesharak sikur Don Kishoti dhe Gargantua, por ishin të denoncuar për humbje siç kishte ndodhur deri me tashti. Prandaj ai Antoni filloi ta qëronte qepen ngadalë, ngadalë dhe më durim. E gjete shpirtin e pastër të shqiptarit dhe nisi ta edukoj atë dhe njëri prej nxënësve më të devotshëm të tij duhej të ishte edhe I. R. Zgjedhja e kandidatëve bëhej që në fillim të vitit të parë studiues dhe niste më një hartim provues ku Zotëri Anton Çeta haptazi deklarohej:”Ti Iks… Iksi je njeri prej studentëve më të mirë që kam pasur ndonjëherë. Kurse ti X.Y. të kisha preferuar ta lësh katedrën e shqipes e t´i drejtohesh ndonjë lënde tjetër. Nuk e di sa e kishin preferuar e konsultuar studentet këtë këshillë, por kjo ndodhte dhe ndodhte  hapur dhe para të gjithëve…Pra ky ishte guximi i Antonit të prodhonte miq e miq hapur apo miq e armiq hapur…

Tash ti e di dhe mundesh më e marr më mend atë guxim intelektual dhe atë gjendje që krijohej pas atij akti…pra ky duhej të kishte ndikuar sa edhe tek Rugova, sa mbetet për t´u thënë më vonë. Ata mund të jenë takuar lehtë në një këso ore në një kësi ballafaqimi, por edhe nëse nuk ka ndodhur kështu jam sigurt së, ata nuk janë takuar, as në mal e as në gjueti, as në lamë e as të rrota e mullirit, sikur që ndodhte me disa njerëz dhe trap i shihje pastaj në ballë të institucioneve…Te kthehemi ne temë. Pra unë i kisha krijuar më përkushtim këto poezi dhe isha një poet i lindur si thuhet, por edhe një lexues i pasionuar qindra e qindra libra i kisha lënë pas të lexuara dhe doja t´u thosha recensent se ata më së paku kishin të drejtë, kur kërkonin autorin diku tjetër, por pranimi im si autor do t´i thyente konditat dhe shpalljet prej gjeniu, që i kishin bërë ata njeri tjetrit. duke i falur jo vetëm poezi, por edhe përmbledhje. Por ajo që i kishte trandur ata ishte së unë kisha përdorur pseudonim edhe përmbledhjen e kisha dorëzuar më pseudonim NaRri…dhe aso kohe nuk më kishte shkuar mendja së mund të qëllonte dikush, më emër dhe mbiemër të vërtet, si ky pseudonimi im…Sidoqoftë Gazeta “Bota e re” nuk i kishte botuar ende asnjë prej sonatave të cilat njeriu mund t´i botonte, edhe një nga një ose dy nga dy siç bëri Vehap Shita në Rilindje…pra Vehapi ishte shumë më i guximshëm së dy recensentet e mijë, Vehapi ishte tip i redaktorit që merrte ose edhe e hidhte gjithë poezinë, pra nuk riprodhonte poezi, as skicë, e as prozë, e kishte metrin, vlen nuk vlen, por unë e kam çmuar, nga ky hap si përkrahës të krijuesve të rinj, hulumtues i talenteve të rinj dhe përkrahës njëkohësisht. Aso kohe ai duhet ta ketë pasur kulturën në Rilindje po viti ´71 – 74.” Te gjitha këto i kishte deklaruar K. Dhe kishte filluar t´u përgjigjej pyetjeve tjera.

“Ky pseudonim duhet t´i ketë hutuar aso kohe një pjesë të krijuesve. Unë i kisha pyetur disa se a e njihnin Nar Rroten. “Jo.”, më tha njëri. “Nuk jam fort i sigurt, por lehtë bëhet së mësohet. Për dy arsye e them këtë. Një është një poezi dashurie dhe ai nuk do të njihet njëherë si autorë, sepse është njeri tepër serioz, është njeri që ka para vete alamet proze, alamet karriere, dhe kjo mbase do ta luhaste perspektiven e tij, dhe e dyta i epet një vend shumë meritor, e ke parë në faqe të dytë të Rilindjes duhesh të jesh emër për të zënë vend aty…Aty zënë vend kokat më të ndritura të kulturës shqiptare dhe normalisht aty, zë vend vlera. Dukët hapur së këto poezi kanë një vlerë të jashtëzakonshme dhe janë freski e prandaj u hodhën aty, në ram, por së ky njeri është një krijues më përvojë dhe mjeshtër i pendës nuk ka dilemë…Ai pothuaj ka përdorur të gjitha figurat prej aliteracioni e deri në Metaforë, pastaj ai përdor ritëm e rimë të kryqëzuar dhe, edhe më shumë, ai krijon me rrokje të matura, e një lloj poezie, po ashtu edhe me vargje të matur sikur që është soneti, dhe që në letërsi botërore e përdori si më suksese Petrarka. Unë qesha më zë së aso kohe e kisha një qeshje të jashtëzakonshme me të cilën e vrisja cilin doja…” sqaron K.

“Pse qesh u inatos tjetri…mos ja çaj nënën.”

“Me ty.-thash unë.” Nisi të spjegonte K. ”Ti je gjithnjë serioz.”, i thash, “dhe ajo që më lumnon është së ti rezonon mirë. Ndoshta edhe për pjesën e parë ke të drejtë, por për pjesën e dytë, së ky krijues duhet të jetë i pjekur dhe duhet të jetë ndikuar nga Petrarka e Dante jam i sigurt se plotësisht ke të drejt.”, i thash dhe shtova;” Edhe mua më tingëllon ashtu. Vërtet, unë nuk dëshiroja që ti të më epje përgjigje serioze as analitike, por arsyetimi i yt ishte edhe bindës.”, thash dhe tash u hamenda: “Po sikur edhe redaktori të kishte menduar si ky? O zot sa do të zhgënjehet kur ta ngrinin të nesërmen recensentet e mijë e t´i thonë:” Oho jo, jo nuk është e ke gabim ti. E njohim ne atë…”ai është një i dyshimtë”kjo është fjalia gjeniale që elita kulturore ja hidhte në shpinë një intelektuali me guxim qytetar.”, pvrfundova.

“ Jo, jo nuk mund të ndaloni K.”, foli gazetari.”Kjo është shfrytëzuar dhe është thënë për secilin. Kësaj fjalie nuk i ka shpëtuar asnjë ama asnjë …”më dukët i dyshimtë, është i dyshimtë”…Kështu thoshin dhe kështu thonë gjithnjë ata që janë lidhur ngushtë më sigurimin sekret udhën dhe pastaj sa hap e mbyll sytë shpërndahej në gjithë Kosovën sa njeriu bëhej të mos e njihte vetën, as para pasqyre…e tani, ajo mikroborgjezi shërbyese, e marrë ndihej e qetë, por gjithnjë e trandur dhe e çmendur…” përfundoi ai.

“Unë nuk e di si ka shkuar, por e di së zhurmë që nuk me pëlqej nisi të bëhej rreth pseudonimit tim. Prandaj atë ditë qesh nisur të shkoj në redaksinë e Bota e re dhe të marr dorëshkrimet e mija. Dhe vendosa të ikja nga kjo botë mjeranesh dhe gjugjmagjugjësh.

Kështu e kisha quajtur unë dhe ashtu edhe ishte…Botë që mburrej më lidhjet që kishte më Beogradin dhe që vinte në pushtet nga më urdhrin e Beogradit dhe Botë që kontrollohej deri në palcë nga Beogradi, dhe ja këta janë sot ata patriotët e lavdishëm që do të mburrën më veprat si “Kur kositën livadhet”si që të bënte të vjellësh së nuk kishte ama asgjë të përbashkët më jetën e shqiptarit si “Karavani i bardh” ku shqiptari poshtërohet e fyhet shumëfish se kërkon të jetoj i lirë dhe deformohet qëllimisht tradita shqiptare si “Malësorja” që mundohet të realizohet si një epë kombëtar e ku hidhen e i veshën gjithë veset shqiptarit të mjerë dhe gjithnjë pa perspektiv. Ku akti i dhunimit nuk tentohet të epet ashtu si është i izoluar, por epet si ves i përgjithshëm kombëtar si Rushat që nuk piqen kurrë…si Quo Wadis djalo dhe mënjanohen me gjithë mend e qellim letërsia e angazhuar që kërkonte një zgjidhej drejt ardhmërisë, letërsia që kishte një filozofi ekzistenciale apo edhe letërsia bashkëkohore që duhej ta fuqizonte shpirtin e rezistencës dhe ecjen përpara…Popullin shqiptarë të Kosovës i bën të ecin përpara në bankat e shkollës krijimtaria e rilindëseve fatbardhësisht që mbillte më ëmbëlsi e dashuri atdhedashuri, kurse studiuesit letërsia botërore që viteve të 70 e 80 po përhapej më të madhe edhe nga kroatishtja, por nga librat që hynë nga Tirana pas një liberalizimi të ´74 Në këto vite vjen një gjeneratë e re që nis interesimin e jashtëzakonshëm për gjuhët e huaja dhe gjatë gjithë kohës pastaj do të jenë dy tabore të mëdha një pro evropiane që mbështet në njohjen e një gjuhe të huaj frëngjisht, anglisht e edhe gjermanisht, por kjo e fundit më pak së nuk qe lejuar të mësohej nëpër shkolla…e cila do të akuzohet nga burri i dytë i cili mbështetej plotësit në gjuhën kroate dhe ishte mbrojtëse e realizmit socialist dhe pikë mbështetje i kishte plenumet dhe konferencat e partisë së punës së Shqipërisë, por edhe të Partisë komuniste të Jugosllavisë. Dalëngadalë dhe herë pas herë konfliktet do të jenë të ashpra dhe prijësi i taborit i krijuesve që përfillnin plenumet pas një kësi plenumi do ta shkruaj një libër, jo më pak së 400 faqesh, ku taborin tjetër do ta shaj, e fyej do ta quaj sikur xhaxhai, më i vjetër lëndë për shportën e mbeturinave” Ti falënderohen zotit të gjorët që nuk e përfilli sigurimi ofertën e Qerosit së ai ja vuri në fërtele, jo më pak së 100 krijues e si thotë populli ngrehe një kashtë së dalin gjashtë sipas Qerosit ata duhej të dënoheshin për tradhti, që kishin bërë ndaj kulturës popullit, partisë .Por Beogradi sigurisht e kishte parë të dobishme sikur që e shihte mik secilin që shkatërronte kulturën, dijen dhe mendimin e popullit shqiptar, për ta ishte mirë edhe perëndimore vetëm mos të jetë ndikim kombëtar shqiptarë. Kjo si dukët e la Qyqen më thes krahëve dhe ai e shfrytëzoi këtë për   t´i akuzuar pastaj ata direkt, e indirekt, si renegat që mbanin lidhje të forta më Beogradin dhe që nuk mund t´i rrezikoj njeriu edhe kur mbron parimet dhe plenumet e partisë…dhe a kishte të drejt Qerosi. Unë them se po dhe mund të thuhet sot sikur që ka ndodhur atëherë mbi 50 për qind e krijuesve nuk ishin asgjë pos pjellë dhe silueta të vjella ose të pjella nga sigurimi serb. Ata zënë vende kyçe pastaj në jetën kulturore dhe politiken lokale e më lart. Ata ishin vrasës të heshtur. E pra përballë të këtij tabori vihet tabori evropianë, snob që po sillte kulturë të huaj ishte ky farë Ibra që kishte ardhur prej një shkolle të lodhur ku kishte dhënë mësim, që kishte takuar Anton Çetën i cili do t´i ketë preferuar ta shihte filmin Kleopatra, dhe do t´i kishte preferuar të lexonte literaturë për Humanizmin e Renesancën, por edhe shumë për reformacionin dhe kundër reformacionin e kishës Katolike. kishte preferuar që t´i njihte krijuesit e letërsisë së vjetër shqipe e sidomos ata që kishin krijuar. “Unë Dom Gjoni i biri Gjon Bedek Buzukut duke e parë se gjuha shqipe po ka vështirësi edhe në të dëgjuar edhe në të shkruar vendosa të shkruaj shqip”Amen!” Dhe prej këtij Betimi ai sigurisht së duhet të ketë udhëtuar drejt Pjetër Bogdanit të shenjtë e gjithë shqiptarëve të tjerë deri tek penda ime që ia kisha dorëzuar ciklin e poezive sonet me 3640 vargje, “Dashuri e Plagë”… I kishte preferuar të lexonte kryeveprat botërore dhe në shumë gjuhë dhe sigurisht do ta ketë përkrahur në çdo kohë dhe secili moment…

Duhej të ketë qenë fundi i vitit dhe ishte një ditë me shi. Toka ishte e mbuluar nga bora e ditëve të shkuara diku, diku dhe sidomos ajo ende kishte rezistuar shiut në ato vende ku ishte shkelur. Temperatura ishte ngritur dhe i ngjante një ditë dimri që paralajmëronte së pushteti i verës po bëhej gati. Unë sado kisha marr një cilësim të shkëlqyeshëm për poezinë ndihesha jashtëzakonisht i zhgënjyem. Asnjëherë në jetë nuk e kam kuptuar pse me ndodh nganjëherë që jeta të më dukët aq e pavlerë, e aq e pakët sa të gjitha ambiciet,të gjitha dëshirat, të gjitha ëndrrat nëse nuk vriteshin binin për tokë. Jo vetëm krijimi po as punët tjera për të ekzistuar më nuk kishin rëndësi. Isha zhveshur nga ai inati mobilizues luftarak dhe u kisha dhënë të drejtë gjithë mohuesve të mijë. Unë nuk isha asgjë dhe unë isha një hiq i hiqi. Ose unë isha një fuqi dhe një gjeni. Ç´rëndësi kishte kjo për mua.

Koka më ushtonte nga zhurma dhe polemika që pata më B.K, S.S , R.R. Zhurma bëhej për krijimin, për vargun, për poezinë, për ndikimin, për letërsinë, për kahet e saj, për atë çka po ndodh me ne. Ata me treguan se natën që shkoi kishin pasur krijuesit një takim letrar në lokalet e Rilindjes dhe ishte shkuar zhurmë e potere, dy taborët kishin debatuar dhe e kishin sulmuar njëra tjetrën. Bajrami kishte marr qëndrim të prerë në anën e Qoses dhe ky qëndrim për pak ditë e solli asistent në Institutin Albanologjik. Unë isha i shkëputur prej këtyre gjërave dhe atje në periferi nuk ndodhte asgjë e këtillë e këtij niveli. Kjo më dhembte shumë…aso kohe unë edhe studioja edhe punoja këtë punë që e kryej edhe sot jepja mësim…Dalëngadalë gjërat u thelluan dhe stërholluan dhe më në fund u ndriçua gjithçka, tashmë nuk me kujtohet secila fjalë, por e di së unë krijova bindjen së Bajrami kishte gabuar në qëndrimin e tij dhe kjo që ai e thoshte nuk kishte të bënte, as më të vërtetën as më dijen, e as më mendimin kritik për artin e as më kulturën në përgjithësi. Unë nuk e mendova së ai do të prekej aq shumë, por po të kisha ecur ashtu si ata dy tjerët Syka e Rushi ndoshta edhe nuk duhej të kisha folur fare, por unë e shihja vetën në mesin e miqve dhe ashtu ishim ne gjithnjë i copa rezerva dhe me guxim të pashoq intelektual, thash së duke u nisur nga ajo që po shkruhet dhe nga ajo që ju po thoni sot unë marr guximin dhe them së tabori i I. R. ka të drejtë.

– Ti je njeri prej snobëve patë thënë Bajra dhe për disa vjet rresht jo që nuk më patë folur, por nuk që kursyer duke me mohuar si krijues deri me rastin e tekstit të dramës”Letra e Bardhë”…Edhe kjo mbase do të më kushtoj shumë por unë nuk do të ndërrohesha më asnjërin prej tyre…

“Asgjë e aspak. Unë dëshiroja vetmi, dhe atë e kisha, Unë dëshiroja trusni, dhe atë e kisha. Unë kisha punë dhe libra të mjaftueshme, dhe kjo do të më mjaftonte. Dhe shumë herë kisha thënë së do të tërhiqem atje në fshatin e lindjes, atje në malësi, dhe të punoja si një mësues i thjeshtë, dhe fund. Por kjo nuk ndodhi kurrë sepse atje edhe më hiq nuk të linte pushteti rehat. Pra kisha kuptuar së në kohërat e diktaturave, në kohërat e ndjekjeve, në kohërat e dhunës e torturave më së mirë ishte të jetoje në qendra sa më të mëdha…sepse në qendra më të mëdha gjënë mundësinë e veprimit, gjënë shoqëri çfarë ti dëshiron dhe mund të fshihesh e maskohesh shumë herë më lehtë së në vendet rurale e të vogla, ku secili e njeh tjetrin dhe secili ja njeh edhe frymëmarrjet tjetrit…Pra atë ditë krenaria kishe rënë zharg, përtokë dhe isha një prej pesimistëve më të mëdhenj të Botës. Dhe një prej shumë gjërave që kanë drejtë gjermanët është thënia së pesimisti është një pleh. Pleh që nuk vyen për send .Pleh që as arat nuk vyen për t´i plehëruar…Mua assesi nuk më pëlqente kjo gjendje sepse isha ëndërrues i madh, por nganjëherë bija në te dhe kështu ndihesha i pavlerë, e bosh, edhe pse isha në të njëjtën kohë një student i mirë, edhe pse në të njëjtën kohë kisha punën e rregullt, dhe merrja një rrogë më të cilën jetohej mirë. Unë doja më shumë, dhe shumë më shumë. Mbase ajo quhej famë , por unë assesi nuk e pranoja…dhe tashti nuk isha goditur vetëm në sedër, por edhe në shpirt së kisha aluduar e besuar së jam krijues dhe krijues i madh, se jam gjeni e gjenit kisha menduar më të drejtë nuk mund t´i pushtojë e as robëroj askush. Atëherë kështu mendoja unë, por tashti them së kjo nuk qëndron dhe nuk është aspak e vërtet edhe gjenitë kultivohen, ritën dhe zhvillohen. Edhe ata janë një lloj që donë kushte, e kujdes, të veçantë. Fatkeqësisht kjo më kishte munduar gjithë jetën…Me gjithë këtë zhgënjim isha futur në njërën prej dhomave të barakës…Aty ku ishte edhe ai. Ai nuk që i vetëm dhe pasi kërkova unë dolëm në dhomën tjetër që ishte zyra e punës së tij. I tregova kush jam dhe pse kisha ardhur. Ai më shikoi qetë dhe gjatë. Fliste rrallë dhe linte përshtypjen së po dëgjonte më vëmendjen e gjithë botës. Dalëngadalë retë e zhgënjimit po iknin dhe në llafe pas kafeje e cigare pas cigare e shtirem bisedën.

“Shiko miku im ,-tha ai.-i kam lexuar disa herë poezitë tuaja dhe më kanë lënë mbresa të veçanta. Unë kam një vërejtje të vogël dhe më pëlqimin tënd normal ti do të arrish shumë lehtë ta tejkalosh këtë pengesë. Fjala është së në 3670 vargjet tuaja tek tuk përdorë mitologji greke e romake, përdorë heronj po ashtu grek e romak, por sigurisht së ti e di së ne jemi një popull që nuk na mungojnë mitet dhe legjendat tona, prandaj ti do ta marrësh poezinë dhe deri më 15 të muajt që vjen, e pastron nga mitologjia e huaj dhe e zëvendëson më mitologjinë Iliroshqiptare dhe e tëra do të botohet kompletë në revistën numër dytë, pra në Plejadë … Nëse ti ngul këmbë, ne e botojmë edhe kështu si është, por mitet tona pastaj nuk do të ndihen mirë dhe nëse ato nuk ndihen mirë, kush ka për t´ua quajtur hallin pos nesh. Bindu së askush dhe kështu edhe ata do të jenë më të zbehtë kurse ne, do të ndihemi më të lodhur. Edhe mitet e heronjtë duhen ushqyer e le më populli, populli o mik është sikur foshnja do kujdes të madh, e ne nuk guxojmë ta lëmë në rrugë sikur të mjerët e Hygos…Populli do ndihmuar me dije, me shpirt, me përkrahje, dhe nëse nuk e bëjmë ne, kush e bënë…askush…dhe këtë më sa po e shoh unë, ti po e bëke shkëlqyeshëm, po përhap dritën e dijës në shkollë, dhe po shkruan poezi të shkëlqyeshme. Mos harro kjo nuk është pak. Ec ngadalë por ec sigurt …Ishte e pamundshme të besoje së me një njeri të cilido kalibri intelektual do të bisedoje aq gjatë…unë bëra ashtu si më tha i zëvendësova mitet dhe heronjtë e huaj me mitet dhe heronjtë pellazg –iliroshqiptar ditën e caktuar ja qova prapë dorëshkrimin. Ai me priti më një buzëqeshje të qetë dhe e mori dorëshkrimin i qetë dhe miqësor. Unë nuk u ula, por dola duke u kërkuar falje për ndërhyrjen…Ai më shikoi gjatë dhe më një buzëqeshje të qetë.

Shumë njerëz flasin shpeshherë edhe pa folur, por Rugova ka folur gjithnjë edhe pa thënë asnjë fjalë. Edhe pse nuk i njihja e ndjeva mirë së nuk po ndihej mirë në shoqërim të tyre…Rugova e dinte së kisha edhe dy tri pseudonime tjera më të cilat dilja herë pas herë publikisht. Poezitë e dashurisë u botuan të gjitha në Plejadë dhe unë gjeta qëllimin e jetesës. Ai më hapi sytë sikur që hapi sytë edhe të gjithë popullit tim . Nëse nuk do të jetosh për vete, nëse nuk ke guxim. Atëherë jeto për popullin tënd të robëruar ndihmoje atë. Dhe kjo tashti është barabartë me nëse nuk ke forcë të jetosh për vete e as guxim atëherë kthehu e jeto për atdheun tënd të lirë dhe popullin tënd të lirë ndihmojë të ndërtojnë demokracinë lirinë dhe atdheun…I bashkoj në një atdhetar e tradhtarë përball armikut një gjë të këtillë ka ditur dhe e ka arritur vetëm Rugova…” , përfundoi K.

“ Shikues të nderuar!”, foli Gazetari. “Këto janë gjëra që ndodhin pos njëherë dhe thuhen poashtu pos njëherë! Natën e mirë!

Fragment nga “Portretet Reale” botuar 2016 Ferizaj.

Filed Under: ESSE Tagged With: Nazmi Rudari, Vitet e Humbura

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 321
  • 322
  • 323
  • 324
  • 325
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT