• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NENE TEREZA: PAQJA ARRIHET ME VEPRA TE DASHURISE

September 5, 2015 by dgreca

“Gjeja me e rendesishme ne jete eshte dashuria. Ketu edhe eshte fillimi i veprimtarise per te drejtat njerezore” “Paqja arrihet me vepra te dashurise” ‘’Nene Tereza’’/
Duke nderuar sot Nënë Terezen, ne frymëzohemi me idealin e saj të bamirësisë. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 5 shtator, dita kur vdiq Nënë Tereza, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë. Kjo dite na fton te gjitheve mbare boten per ta nderuar dhe kujtuar Nene Terezen per rolin e pazëvendësueshëm të akteve të bamirësisë në zbutjen e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore, Ne grate do t’I bejme homazh aktivitetit e trashëgimisë së Nënë Terezës, e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar botërisht për përkushtimin dhe punën e saj gjatë gjithë jetës në ndihmë të të sëmurëve, të varfërve e njerëzve në nevojë”, Nënë Tereza është nje ikone e humanizmit për gjithë njerëzimin anë e mbanë botës.
Ajo dha dashuri dhe i dëshmoi botës shumë bujari që buron nga zemra e e nje gruaje Shqiptare Viktor Hygo do të thoshte “Në çaste të vështira lindën njerëz të mëdhenj”. Për prijësit tanë shekullorë, Nëna Terezë është dhe nje diamant i c’muar që inspiron, ndrin shpirtrat e shqiptarëve të ndarë kudo ne Bote . Është rilindase bashkohore e kombit. Ajo eshte nje hyjneshe qe do t’I falemi gjthe jeten. Dhe, nese sot kudo ne bote ka njerez (disa prej te cileve veprojne edhe ne Shqiperi), qe besojne ne nje shoqeri civile, ky institucion nuk eshte i pamundur dhe mendesite thellesisht humane te Nene Terezes nuk do te mbeten nje utopi.
“Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë

Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910[4]. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj[5]. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike e asaj kohe, vdes në 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe[6].
Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Jeta si murgeshë
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:
“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa. IN/OUT”. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
Kur ishte e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhen Shqipe. Per shembull poezine e meposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjate udhes per ne Indi. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipeNënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tre letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letren e te madhes Nena Tereze derguar Presidentit te Republikes ne vitin 1989, te cilit i theksonte se: “per 60 vjet kam vizituar shume e shume vende jashte atdheut tim”, qe eshte edhe nje fakt se ajo e konsideronte Shqipërine atdheun e saj. Me ne fund, e para pasaporte (per kete rast ishte diplomatike) e dhene per nenshtetas te huaj me origjine shqiptare iu dha pikerisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërine me 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaporte nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pasaporten Shqiptare ajo u pergjigj: “E pranoj me kenaqesi, sepse eshte pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motren, atje kam miq e te njohur, atje shume shpejt do te hapim misionin tone e une do te jem vete aty”. Kur mori çmimin Nobel ne vitin 1979, amerikanet i ofruan nenshtetesine amerikane dhe pasaporten, por ajo nuk pranoi.
Trashëgimia
Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar që plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qene shqiptare Nënë Tereza nuk i perket vetem Shqipërise, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u be qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qyteterimeve. Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime.
Nder titujt qe i jane dhene Nënë Terezes permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar John Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjitha Nenave, Balzan; Çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.
Me 5 shtator 1997 : bota mesoi se Nënë Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas dashuri .
Nderkohe ne Maqedoni eshte botuar nje monografi se Nënë Tereza eshte maqedonase!!! Nje gje te tille degjova nje dite edhe Alsat per origjinen/dyshimet dhe spekulimet qe i bejne te tjeret lidhur me origjinen e saj. Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nënë Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi eshte qytet i perandorise Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nënë Terezes qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se veren qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nënë Terezes, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta derguar ne Rome me rastin e saj te shenjterimit. Por, zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nënë Terezes beri qe ai skulptor ta harronte endrren qe pati.
Para meje kam librin e Kathryn Spink i perkthyer ne gjermanisht dhe biografia eshte e autorizuar nga Nënë Tereza. Origjinali eshte ne anglisht. Aty thuhet se babai i Nënë Terezes ishte nje nacionalist shqiptar i cili angazhohej per bashkimin e Kosoves me Shqipërine dhe krijimin e Shqipërise se Madhe, per kete ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me nje shendet shume te mire dhe u kthye prapa i shtrire per vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anetaret e familjes ishin te bindur se Nikola ishte helmuar ne Beograd.
Jane shkruar e shkruhen edhe sot e kesaj dite me qindra vepra per te madhen Nena Tereze, por te gjitha flasin ne te verteten se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete. Nena Tereze vdiq me 12 shtator te vitit 1997, tani ne vitin e 100 te lindjes se saj krenohemi per jeten dhe vepren e saj.
BIOGRAFIA E NËNË TEREZËS
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqe.
Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Republika e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 ne baze te traktatit te Versajes. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlande. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 te ketij muajit po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkruaj dy tri rreshta per juve. Lamtumire, e deshiroj qe Zoti t’ju jap gjithcka qe ju deshiron zemra. Dua t’ju fal gjerat më të përzemerta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria nuk heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa.”. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si: mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.

Disa nga çmimet dhënë në vite Nënë Terezës:
Çmimi Damian Dutton
1962 – Çmimi Ramon Magsaysay
1973 – Çmimi Templeton
1978 – Çmimi Balzan
1979 – Çmimi Nobel për Paqe
1980 – Çmimi Bharat Ratna
1985 – Çmimi Medal of Freedom
1996 – Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, Shqiperi iu dha emri “Nënë Terezës”. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua edhe busti i saj.
Medaljet Urdhri “Nënë Tereza”
Urdhri “Nënë Tereza” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Dekorata prej ari i jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë.
Medalja humanitare “Nëna Terezë” është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në fushën e humanizmit. Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i individëve
Jemi popull I bekuar qe kemi lindur nje Grua me vlera gjigante humanizmi dhe bamiresie
Te lumet ne nene Tereza per ju, Misionare e Dashurisë dhe e Paqes, Ne do te nderoj me gjithe jeten
Do ecim perhere ne frymen dhe shembullin tuaj Ju do ngeleni Legjenda shqiptare e shekullit, te cilen e nderon e gjithe bota e qyteteruar, Nen Tereza do t’i paraprije C’do epoke te re ne Mijevjecare te Rinj.
Perg:Liliana Pere

Filed Under: ESSE Tagged With: Liliana Pere, ME VEPRA, Nene Tereza, PAQJA ARRIHET, te dashurise

FJALE TE URTA TE NENES TEREZE, NE 105 VJETORIN E LINDJES SE SAJ

September 3, 2015 by dgreca

VEPRA TE DASHURISE JANE VEPRA TE PAQES./
DHIMBJA SKA SKAJ, POR AS DASHURIA./
TE VARFERIT I SJELLIN PAQE BOTES, PERMES DASHURISE DHE DURIMIT.
PER TA KUPTUAR TE VARFERINE, DUHET ME PROVUAR VARFERIN NE LEKUREN TENDE.
NJEREZIT NUK E DIJNE SE CFARE ESHTE VARFERIA, SEPSE JANE NEN NDIKIMIN E DESHPERIMIT.
NJE SHOK OSE NJE SHOQE ESHTE AI APO AJO QE TE KUPTON TE KALUAREN, BESON TEK E ARDHMJA JOTE, DHE TE PRANON TY PER ATE QE JE.
PER TU NGRITUR NGA TOKA NE QIELL NJERIUT I DUHEN DY KRAHE: PASTERTIA E ZEMRES DHE THJESHTESIA.
NESE VERTETE DUAM TE DASHUROJME, DUHET TE DIJME EDHE TE FALIM.
MOS JETO ME FRIKEN E VDEKJES, POR VID ME GEZIMIN QE KE JETUAR.
NJEREZIT JANE TE VARFUR, NGAQE JANE TE DETYRUAR TE JENE TE TILLE. NE JEMI TE VARFER PER DASHURINE NDAJ ZOTIT DHE NJERIUT.
SEMUNDJA ME E MADHE SOT NE BOTE NUK ESHTE AS KANCERI AS GERBULA, POR INDIFERENCA DHE MUNGESA E INTERESIMIT PER NJERI TJETERIN.
MISIONI YNE ESHTE QETI SJELLIM DASHURI SECILIT, DO TE THOTE QE TA SJELLIM ZOTIN.
KUDO QE JETA E SECILIT ESHTE NE RREZIK, ATY DUHET TE JEMI NE.
JETA ESHTE: TE DUASH, TE JAPESH DHE TE JESH DESHMITAR I BARABARTE PARA NJERIUT DHE PARA ZOTIT.
KA VETEM NJE ZOT DHE AI ESHTE TEK TE GJITHE. ESHTE E RENDESISHME TE KUPTOHET SE SECILI ESHTE I BARABARTE PARA TIJ.
TE TJERET PER NENEN TEREZE
SHERBIM PER TE ESHTE NJE DETYRE, ESHTE FEJA DHE SHELBIMI I SAJ.
(INDIRA GANDI)
NENA TEREZE DESHMON VAZHDIMISHT FUQINE E DASHURISE SE THELLE VELLAZERORE DHE ESHTE FRYMEZIM ME I MADH PER PERPARIMIN AUTENTIK, NJEREZOR DHE SHOQEROR.
(PAPA GJON PALI II)
NENA TEREZE DESHMON SE ZOTI YNE ESHTE HYJI I GJALLE, ENDE I GJALLE DHE VEPRON SEPSE PA TE, KJO GRUA NUK DO TE ISHTE KJO QE ESHTE.
(OLIVER CLEMENT)
NENA TEREZE ESHTE DIELLI I SHQIPTARISE, I KRISHTERIMIT DHE DIELLI I DASHURISE. PAS SKENDERBEUT AJO ESHTE LULJA ME E BUKUR SHQIPETARISE.
(PJETER GABRANI)
NENA TEREZE ESHTE SHPREHJA ME E MIRE, ME E BUKUR E ME E GJALLE.
(LARS ROAR LANGSTET)
PERZGJODHI: ARGJIRA UKIMERI
PRIZREN, 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: E LINDJES SE SAJ, FJALE TE URTA TE NENES TEREZE, NE 105 VJETORIN

Lamtumirë Ajlen dhe Galip!

September 3, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Bota është e tronditur mbrëmë nga pamjet që shpërndan në internet disa fotoreporterë dhe dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. E para qe Liz Sly reportere e Washington Post, për luftën në Siri.
Më pas Nadim Houry, Peter Bouckaert dhe David Miliband. Kryetari i Laburistëve britanikë. Këto janë dhe personat më të ndjekur për momentin në twitter. Madje statuteve të tyre u referohet edhe New York Times. Bëhet fjalë për një djalë të mbytur, 3 vjeçar me emrin Ajlan Kurdi. Atë e ka gjetur një oficer i policisë së qytetit Bodrum, në Turqi. Nga ku pretendohet se fëmija është pjesë e një grupi prej dymbëdhjetë vetash. Të cilët po i drejtoheshin ishullit Kos në detin e Kretës. Mirëpo, tragjedia nuk mbaron me kaq. Diku më tutje, gjendet edhe trupi vëllait të Ajlanit. Galipi pesë vjeçar. Eshte e pabesueshme. Dhe miliona e zërave të indinjuar ka kapërdirë natën deri sa duket sikur njerëzimi është zgjuar.Nga Siria, një vajzë hedh në faqen e Los Angeles Time, gazetës më të madhe të Kalifornisë, këto vargje:
Toka është e mbushur plot me martirë
Detet po përpijnë trupat e tyre,
Kur zemrat njerëzore refuzojnë të japin strehë
Të jesh tashmë njeri qënka veç asgjë.
Nafisa Sulejman Kushdo që zgjohet sot.
Kushdo që merr frymë.
Kushdo që ecën ca çape për diku.
Kushdo prej nesh, kudo…. I duhet të mbaj pak frymën dhe të provojë nëse i ka mbetur sado pak ndjesi njerëzore.
Të pyesi veten, se a ka zemër të fort. Të shpiki një lutje, por jo nga ato të Zotit. Të Zotit të sunitëve, katolikëve, orthodoksëve, më the e të thashë. Ta shpiki ashtu si i vjen për mbarë. Si ia ndjen shpirti. Shpirti i tij, ai i njeriut. Sepse edhe Zotin me sa duket e ka marrë porrropia. Eshtë mekur pas absolutizmit të Tij karshi ekzistencës së të vobektëve. A e keni vënë re. Shërbëtorët e të Madhit janë më fanatikë se ushtarët e të ashtuqujturave luftra të shenjta. Luftë për mbrojtjen e këtij apo atij. Çfarë të them…, gjithsesi lutuni për dy djem. Dy vëllezër. Dy të vegjël. Dhe mbyllini sytë kur t’i shikoni. Sidomos foton e Ajlanit tre vjeçar. Një herë përmbys. Një herë në duart e oficerit turk. Me rrobat e lagura nga uji i kripur. Me flokët plot shkëlqim. Një kërthi i pa jetë për shkak se klasa politike botërore ka dështuar. Merreni kështu pasi sot, nuk ka më qytetar lindje apo perëndimi. Por ka qytetar. Dhe në çdo grimë frymëmarrje besoni se kafshëria tek njeriu është më
brutale se nga vendi i origjinës së saj.
Lamtumirë Ajlen dhe Galip, ne sot nuk jemi sirianë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Aljen dhe Galip, Ilir Levonja, Lamtumire

19 – VJEÇARI I PËRJETSHËM NË DITËN E LINDJES

August 31, 2015 by dgreca

Në kujtim të Atjon V. Zhitit/
“ Pa një ide eprore nuk mund të jetojë një njeri, as edhe një komb. Ka vetëm një ide eprore mbi tokë : ideja e pavdekësisë së shpirtit njerëzor, sepse të gjitha të tjerat me të cilat mund të jetojë njeriu, burojnë vetëm nga kjo ide”- Fjodor Dostojevskij/
SHKRUAN: EUGJEN MERLIKA/
Po sjell nëpërmënd këtë shprehje të gjeniut të letërsisë ruse e botërore sot, në ditën kur dua të kujtoj lindjen, njëzet vjet më parë, më 30 gusht 1995, të një fëmije, për të cilën u gëzova shumë atëherë, sepse ishte biri i një shoku të vuajtjeve, e të cilin e kujtoj me shumë dhimbje sot, kur Ai nuk arriti t’a festojë ditëlindjen më të bukur të jetës njerëzore në familjen e Tij. Të shkruash për jetën e një njeriu që ndalet papritmas mes 19 e 20 vjetëve, të cilit i ke uruar ardhjen në këtë botë para njëzet vitesh, qënka jo më pak e dhimbëshme se sa të pranosh, në caqet tona njerëzore, të pakuptueshmen e misterin e kësaj gjëme….
Koncepti i shtjelluar nga Dostojevskij, që ishte edhe një nga autorët më të pëlqyer të Djaloshit, i shpallur thjesht e fuqishëm nga themeluesit e doktrinave fetare, i shprehur në format më të ndryshme nga shumë mëndje të ndritura të njerëzimit në shekuj, i pranuar apo i mohuar nga rryma të ndryshme të mendimit e përfaqësues të tyre, mendoj se mbetet një e vërtetë që duhet të ndriçojë botën tonë të brëndëshme edhe në çastet më të errëta të saj, kur provohen dhimbjet më cfilitëse, edhe para ngjarjesh të pakuptueshme e të papranueshme për logjikën tonë njerëzore.
Një e tillë ishte, para disa muajsh, humbja tepër e parakohëshme e Atjon Zhitit, një biri të rrallë e të paharruar, jo vetëm të prindërvet të nderuar e rrethit të Tij familjar, por edhe të mjedisit shkollor e shoqëror në të cilin u lind e u rrit, madje të gjithë Shqipërisë, me të cilën e kishte lidhur shpirtërisht jetën e Tij rinore e për të cilën, me formimin njerëzor e intelektual, me karakterin e personalitetin e spikatur jashtë të përgjithëshmes, përbënte një shpresë për t’ardhmen, një pikë riferimi tejet pozitive.
Përvjetori i njëzetë i lindjes së “19 – vjeçarit të përjetshëm” i sjell lexuesit shqiptar dhe dashamirësvet të Tij në atdhe një dhuratë të çmuar, librin “Për atë që dua(m)…..”, i Autorit më të ri të publiçistikës shqiptare, të botuar nga UET Press, që nderohet me emrin e Atjon Zhitit në botimet e saj. Uroj që ky libër të ketë vëndin e tij në çdo bibliotekë të cilitdo që flet shqip e të jetë si një busull drejtuese për të gjithë të rinjtë shqipfolës. Ai libër, me të gjithë shkrimet e Tij, shumica e të cilëve të botuara në këtë vit e një pjesë, me gjallje të Autorit, na jep portretin e plotë të personalitetit të jashtzakonshëm të djaloshit.
Mosha e re , në të cilën u nda nga jeta tokësore studenti i “Sacro Cuore-s”, e bën të pabesueshëm përceptimin e saktë të individualitetit të vërtetë, në të gjithë shtrirjen e tij e në lartësitë e arrira. Atjoni ishte “bir arti”. Trashëgoi humorin e hollë dhe pavarësinë e mendimit të Gjyshit artist, së bashku me aftësinë për të vëzhguar botën, duke pësuar mbi shpinë padrejtësinë dhe dhunën, për t’a paraqitur atë, në vërtetësinë e saj rrënqethëse, pa nxitur urrejtjen, cilësi këto të babait, Visarit, njërit ndër më të shquarit e letrave të këtij Vendi. Këtyre dhuntive u shtoi kulturën klasike, të marrë në liceun “Giulio Cesare” të Romës dhe një aftësi të rrallë për të depërtuar në thelbin e sendevet e të dukurive, së bashku me guximin e moshës për të shprehur thjesht e qartë mendimin e Tij, edhe kur ai ishte kundër rrymës, edhe kur mund të shkaktonte kundërshtí, edhe kur nuk ishte “politically correct”.
Djaloshi Zhiti ishte një personazh poliedrik me prirje të shumta dhe interesa të gjithanëshme intelektuale. Prirjet u shfaqën shpejt, që në moshën e fëmijërisë kur, tre vjet e gjysmë, pikturoi një skicë për Nënë Terezën që u fut në një vëllim kushtuar Asaj, e të cilën e riprodhoi “L’Osservatore Romano”, gazeta më e rëndësishme e hierarkisë së krishterë. I dhënë mbas pikturës që në moshë të njomë, ka lënë disa vizatime në stilin e impresionizmit bashkëkohor, të cilët zbukurojnë muret e dhomës së Tij, ku ndoshta shpirti kthehet shpesh për t’u shmallur me atë mjedis familjar, nga i cili u nda aksidentalisht papritmas në një agim dite fundi dhjetori…
Me rrjedhjen e viteve interesat intelektuale u shtuan duke krijuar përfytyresën e personalitetit që njohim. Në të bashkëjetojnë delli artistik me prirjen vëzhguese e përsiatëse që e shtyn drejt studimit të filozofisë, shkencës së mendimit njerëzor, që i paraprin fushave të tjera të dijes, kryesisht të disiplinave humaniste. Që në vogëli mëndja e Tij priret të vëzhgojë e të bluajë, të arrijë në përfundime, të shprehë opinione, të japë përcaktime tepër larg nivelit të bashkëmoshatarëve. “Flake para se të të flakë” i thotë babait kur e sheh të tymosë një cingare. Ishte gjashtë vjeç.
Pesëmbëdhjetë vjeç në Durrës shkruan një ese me titullin “Në kërkim të përsosjes”. Duke u endur nëpër rrugët e qytetit bregdetar, përfytyron të shkuarën dhe qytetërimet që kanë kaluar mbi të, duke u ndalur me mendim mbi një mit të lashtë, të Agarthit, të mbretërisë së nëndheshme të njerëzve të përsosur. Për djaloshin miti ishte kërkimi i vazhdueshëm i njeriut mbi kuptimin e qënies. Kujton Sokratin, idhullin e Tij, por edhe Diogjenin, që kërkonte njeriun me qiri në dritë të diellit.
“Të mendosh do të thotë të endesh në hapësirën e pafundësisë” shkruante Lacordaire, një murg filozof francez. Pafundësia ishte bota e brëndëshme e Djaloshit që projektohej jashtë me leximet e etëshme e të larmishme, me udhëtimet e njohjet e njerëzvet, që i lehtësoheshin nga mjediset e punës e të veprimtarisë së babait, tashmë të shquar në kulturën shqiptare. Një forcë e çuditëshme e brëndëshme, apo një frymëzim i jashtëm jashtë kohës e hapësirës sonë, e nxisnin të “digjte etapat”. Formimi intelektual i djaloshit ishte i shpejtë, i qëndrueshëm, i thellë. “Sa më tepër të zgjerohet njohja e jonë e librave të mirë, aq më shumë ngushtohet rrethi i njerëzvet, shoqëria e të cilëve është e pëlqyer.” vërente filozofi gjerman Ludwig Feuerbach. Për Djaloshin student të filozofisë kjo thënie u zbatua plotësisht. Rastet dhe rrethanat bënë që të njihej me poetë, shkrimtarë, sociologë e filozofë, të cilët gjetën tek Atjoni i ri një shok të tyre, me të cilin mund të bisedonin lirisht për çfarëdo argumenti. Njohu e krijoi lidhje me shkrimtarë e artistë shqiptarë, miq të babait, me piktorin e shquar Ibrahim Kodra, me Shënjtoren shqiptare Nënë Terezën, u miqësua në Itali me poetin Sebastiano Grasso e, nëpërmjet tij, me Jevtushenkon, Adonisin, Paolo Coelhon etj. Më parë kish njohur poetin e moshuar Mario Luzzin, ishte takuar me Nobelistët Dereck Walcott dhe Tomas Tranströmer. Marredhëniet e Tij me përfaqësues të shquar të kulturës botërore bashkëkohore, miqësia e konsiderata e ndonjerit prej tyre për Djaloshin shqiptar, ende të parritur mirë, tregojnë katërcipërisht se cili ishte brumi, me të cilin ishte gatuar Studenti i Universitetit Katolik të Milanos.
Ai brumë, i mbruajtur me miellin e fisnikërisë së trashëguar të familjeve të dy prindërvet, do të punohej e do të merrte formë në atdhe apo në Itali, ku punonin ata, fatmirësisht, jashtë atmosferës mbytëse të diktaturës, në mjedise e rrethana që lejonin zhvillimin e lirë të mendimit. Nga ky kompleks u ngjiz e u formua personaliteti i Djaloshit që qe përfaqësues shqiptar në forumet rinore të Europarlamentit në Riga, Barcelonë etj. Ai përfaqësoi denjësisht e cilësisht Atdheun në botën e sotme, në sajë të formimit kulturor të jashtzakonshëm e të krenarisë që ushqente për trashëgiminë më të mirë të traditës së tij.
Atdheu për Të nuk ishte vetëm toka ku u lind, ishte historia, më shumë dhimbje se gaz, ishte trashëgimia kulturore, jetësore, doket, zakonet, morali. Përfytyresa e Tij për Atdheun i ngjan asaj të një njeriu të moshuar, që ka kaluar përvoja të ndryshme, por që gjen drejtpeshimin e duhur ndërmjet vlerave të së shkuarës së largët për t’u ringjallur dhe “paragjykime, tabu e budallalliqe të tilla”, “në disa relike të paafta dhe hipokrite të diktaturës komuniste”, për t’u hedhur në koshin e historisë si mbeturina të dëmshme që pengojnë përparimin e fitimin e kohës së humbur.
Tepër kritik ndaj politikës shqiptare nga pozitat e qytetarit mëndjendritur, idealist, vizionar e largpamës, nuk nguron të bëjë pyetje e të ngrejë çështje, i aftë të gjejë zgjidhjet e të japë recetat. Larg idesë së politikës aktive, edhe se jo i pandjeshëm ndaj ndonjë nxitjeje të veçantë që i bëhej drejt për së drejti, por tepër i gjallë në shpalosjen e parimevet të drejta, të domosdoshme për të shkuar përpara si shoqëri e si komb, themeloi gazetën elektronike “Mesi radikal”, “një idealizëm pa iluzione”, siç e përcaktonte Ai. Ajo qe krijesa e Tij, ndoshta më e dashura, sigurisht më frytdhënësja në rrjedhë të kohës, që do të kishte patur një rol, besoj shumë të dobishëm, në jetën intelektuale shqiptare, sidomos të rinisë e të rrjeteve sociale por, për fat të keq nuk pati vazhdim…
Është tepër prekës njoftimi që jep në të për organizimin e forumit të ardhshëm rinor të Europarlamentit në Korçë. Entuziazmin e Tij, të bashkuar me vullnetin e fortë që karakterizonte çdo hap të jetës, e gjejmë në një njoftim të thjeshtë : “Kam filluar punë dhe shpresoj që Europa të gjejë Europë tek ne.” Është synimi i shkëlqyer i të riut idealist, por edhe objektiv e realist, për të sendërtuar me brezin e Tij t’ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kujtimi i Tij i ndritur na bën të gjithë të detyruar t’a rrokim atë mesazh e secili të bëjë punën e tij. Ai kujtim duhet të jetë veçanërisht një shtysë e fuqishme për brezin e Tij, i cili, në fjalët e shkrimet e Tij, gjen jo vetëm modelin për t’u imituar, por edhe projektin e nisur për të sendërtuar Shqipërinë, vërtetë demokratike dhe evropiane.
“Unë besoj në rrugën e nisur, unë besoj në idealet e demokracisë, unë besoj në ndryshimet e bëra…” Ishte kjo besojma e shpallur e Atij Djaloshi të shkëlqyer që, nga bota e dritës e së vërtetës, vazhdon të hedhë vështrimin e Tij mbi “ata shumë të rinj, më të aftë, më me shumë ëndërra, dije…”, të cilët do të kishin qenë bashkudhëtarët dhe shokët e Tij të luftës për të ndryshuar për mirë Atdheun e tyre. Çuarja përpara e projekt-idesë së Atjonit mendoj se është për ta detyra urdhëruese e brezit, i cili mbetet e vetmja shpresë në shkretëtirën e idealeve të vyshkura të politikës shqiptare.
Duke shkruar me dhimbje të thellë këta rrjeshta për një Djalosh që e mbylli shumë shpejt rrethin e jetës së Tij tokësore, e cila qe aq intensive e prodhimtare, pa krahasim me shumë të tjera që mbartin dhjetëvjeçarë të shumtë në vetvete, por asgjë për t’u kujtuar veç dashurisë e mirënjohjes së familjarëvet.
Nëse vullneti hyjnor, që përcakton lindjen dhe vdekjen e njeriut, herë herë është i pashpjegueshëm për vendimet e Tij të pakapëshme nga mëndja e jonë, drejtësia zyrtare, që e ka për detyrë të hetojë e të nxjerrë përfundime në raste të tilla, më duket shumë e vonuar në punën e saj. Shpresoj që kjo vonesë mos të jetë e tillë që të ngjallë dyshimin e mungesës së dëshirës për të nxjerrë përgjegjësitë e, madje, edhe fajin eventual të ndonjerit. Familja, së pari e shoqëria kanë të drejtë të njohin të vërtetën e zotërinjtë prokurorë e hetues duhet të kishin plotësuar me kohë atë kërkesë të ligjëshme.
Frederiku i Madh i Prusisë, në fund të shekullit 18 shprehej kështu : “Ne nuk e masim jetën e njerëzvet me kohëzgjatjen e saj, por me përdorimin që i kanë bërë kohës në të cilën kanë jetuar.” Atjon Zhiti meriton, në këtë vështrim vlerësimin më të lartë, për mënyrën se si e ka mbushur, në të gjitha drejtimet, jetën e Tij, të familjes, të shoqërisë e të Atdheut. Meteori i Tij qe tepër i shkurtër, por drita e tij do të mbetet gjatë në qiellin e hirtë të jetës shqiptare. Si e tillë, nëpërmjet atij libri, do të mbetet e gjallë në kujtesën e kombit.
Çifti i shquar Kadare thotë se “Ai ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë”. Duke e përqafuar me bindje të plotë këtë pohim të vlertë, i mbyll këto konsiderata të thjeshta e të dhimbëshme me një thënie të një tjetër Perandori, kësaj here të Romës, filozofit Mark Aureli : “Sheh mbrapa teje një përjetësi pa fund dhe një tjetër përjetësi para teje. I vënë kështu në mes, çfarë ndryshimi sheh ti mes një jete tri ditëshe dhe një tjetër tre shekujshe ?”
Gusht 2015 Eugjen Merlika

Filed Under: ESSE Tagged With: Atjon V. Zhiti, Eugjen Merlika, ne kujtim

Mark Krasniqi ishte nje nder miqte e shquar te Vatres

August 29, 2015 by dgreca

Akademiku Mark Krasniqi, qe u shua ne Kosove, me 28 Gusht 2015, ishte dhe nje mik i shquar i Federates Panshqiptare te Amerikes”VATRA”. Ai ishte i ftuari i Vatres edhe ne pervjetorin e Pavaresise se Kosoves me 2011 dhe folesi i darkes. Bashkepunimi ka qene edhe me i hershem mes Vatres dhe akademikut Krasniqi. Te gjithe vatranet ndjehen te prekur nga ikja e akademikut Krasniqi dhe ngushellojne familjen dhe te gjithe miqte e te ndjerit. Ndiqeni kroniken qe dergoi bashkepunetori i Diellit nga Prishtina, gazetari Behlul Jashari me 28 Gusht 2015.
***
Kosovë-Shuhet Akademik Mark Krasniqi/
-Akademik Mark Krasniqi, nga personalitetet më të shquara në fushën e shkencës dhe të kulturës shqiptare, njëri prej njerëzve më të mëdhenj të Kosovës që ka punuar për lirinë dhe pavarësinë, kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, një jetë në shërbim të atdheut…

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Gusht 2015/ Akademik Mark Krasniqi ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare sot pas mesnate rreth orës 00:35 minuta në Qendrën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku u shtri dy ditë më parë.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton në një deklaratë se, sot në ora 00:35 minuta të mëngjesit, në spitalin e Prishtinës, vdiq njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e shkencës dhe të kulturës shqiptare, anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, dijetari, intelektuali, profesori dhe veprimtari i spikatur i kauzës sonë kombëtare, akademik Mark Krasniqi. Është kjo një humbje e madhe për familjen, shkencën, Akademinë, për kulturën shqiptare, për kolegët dhe miqtë nga Kosova dhe e gjithë bota shqiptare.

Mark Krasniqi lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës, ku e kreu shkollën fillore, kurse gjimnazin e mbaroi në Prizren në vitin 1941. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), ndërsa në vitet 1946-l950 gjeografinë dhe etnografinë në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua më 1950. Në vitet 1945-1946 punoi gazetar-redaktor në gazetën “Rilindja” në Prizren, ndërsa në vitet 1947-l949 gazetar-redaktor në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe).

Në vitet 1950-1961 ka punuar fillimisht si asistent e pastaj bashkëpunëtor shkencor në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd. Në vitin 1960 mbrojti doktoratën në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Lubjanës. Në vitet 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, deri atëherë kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ushtroi disa herë detyrën e prodekanit dhe të dekanit të Fakultetit Juridik-Ekonomik, ishte nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Ka botuar dhjetra libra shkencorë e letrarë dhe shumë tekste publicistike e shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezishë.
Me punën e tij shkencore, para së gjithash në fushën gjeoetnografike, të mbështetur në fuqinë e argumenteve shkencore, arriti ta studiojë dhe pasqyrojë realitetin kompleks hapësinor e shoqëror të Kosovës dhe ta gjurmojë thellë kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve, duke bërë emër përtej suazave të Kosovës dhe atyre kombëtare. Të gjitha këto angazhime të tij ishin pashmangshmërisht të lidhura me luftën për barazi, çlirim dhe afirmim kombëtar.

Për punën shkencore dhe angazhimin e tij në planin shoqëror, politik dhe kombëtar mori shumë mirënjohje dhe dekorata, ndër të cilat edhe “Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” nga Presidenti historik I. Rugova në vitin 2003 dhe çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, B. Nishani në vitin 2014.
Me këtë rast, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe dashamirëve të tij gjithandej Kosovës dhe mbarë botës shqiptare.
Mbledhja komemorative dhe homazhet do të mbahen në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Për ditën e komemoracionit dhe ceremoninë e varrimit ju njoftojmë në ndërkohë, përfundon deklarata e Akademisë.

JAHJAGA: AKADEMIK MARK KRASNIQI, NJËRI PREJ NJERËZVE MË TË MËDHENJ TË KOSOVËS QË KA PUNUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË

Me rastin e vdekjes së Akademik Mark Krasniqit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Krasniqi.

“Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Mark Krasniqit, njërit prejpersonaliteteve më të njohura të shkencës dhe të politikës në vendin tonë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare. E ndaj me Ju, e nderuara familja Krasniqi, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë punën dhe angazhimin e palodhshëm për dekada me radhë të Akademik Mark Krasniqit”, shprehet ajo.

Akademik Mark Krasniqi, vijon Jahjaga, do të përkujtohet ndër gjenerata për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e shkencës, publicistikës letrare dhe si autor i teksteve shkollore dhe njëri prej njerëzve më të mëdhenj të Kosovës që ka punuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.

“Ndarja nga jeta e Akademik Mark Krasniqit është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët, për të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Është humbje e madhe për gjithë Kosovën. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e Presidentes Jahjaga.

MUSTAFA:MARK KRASNIQI, KONTRIBUT TË JASHTËZAKONSHËM PËR KOSOVËN

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Krasniqi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar, anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Akademik Mark Krasniqi.

“Me dhembje dhe pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Mark Krasniqit, personalitet i shquar në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare. Akademik Mark Krasniqi me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin, shkencën, kulturën dhe botën akademike të Kosovës”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Kryeministri Mustafa po ashtu thekson se Akademik Mark Krasniqi, do të përkujtohet përherë si një personalitet i shquar frymëzues për kosovarët, për kontributin e dhënë në shumë fusha të shkencës në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, thekson se vdekja e Akademik Mark Krasniqit është humbje shumë e madhe për familjen, për kolegët dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

HARADINAJ: AKADEMIK MARK KRASNIQI, NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,

e ka ngushëlluar familjen Krasniqi dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me rastin e vdekjes së Akademik Mark Krasniqit

“E nderuara Familje Krasniqi dhe gjithë Komuniteti shkencor dhe letrar mbarëshqiptar:

Vdekja e Akademik Krasniqit, është një humbje e madhe për familjen e tij, shkencën dhe dijen si dhe për gjithë popullin shqiptar!

Akademik Krasniqi, e harxhoi një jetë në shërbim të atdheut. Një njëri i urtë e me vlera të jashtëzakonshme, Akademik Krasniqi, do të mbetet një nga ikonat e luftës për lirinë e Kosovës, një studiues i shkëlqyer si dhe njëri prej krijuesve më origjinal në historiografinë dhe letërsinë shqiptare.

Përherë shembull në rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm!

Ju lutem që të pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta të cilat i shpreh edhe në emër të anëtarësisë së AAK-së dhe të familjës sime”, thuhet në telegramin e Haradinajt.

AKADEMIK MARK KRASNIQI NË 28 TETOR 2010: SOVRANITETI I KOSOVËS NUK ËSHTË I PLOTË

Në 28 tetor 2010, Akademikut Mark Krasniqi, deputetit më të vjetër kosovar të të gjitha mandateve të pasluftës, iu urua 90-vjetori i lindjes në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Unë do ta shfrytëzoj rastin që edhe në emerin tim edhe të deputetëve t’ju uroj 90-vjetorin e lindjes”, iu drejtua kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniq, akademikut Mark Krasniqi, duke e falënderuar në përfundimin e fjalës së tij në deklarimet e deputetëve jashtë rendit të ditës.

Urimi i kryeparlamentarit për akademikun dhe deputetin që kishte hyrë në dhjetëvjetëshin e dhjetë të jetës u përcoll përshëndet me duartrokitje.

Akademik Mark Krasniqi në deklaratën e tij në seancën plenare të Kuvendit shpreh shqetësimin se “sovraniteti i Kosovës nuk është i plotë”, duke u angazhuar që të bëhet i plotë dhe duke tëhequr vëmendjen edhe për veprimin e stukturatve të Serbisë në disa pjesë të Kosovës.

Ai shprehu shqetësimin edhe për “harrimin e veriut të Mitrovicës” dhe bëri thirrje që mbi të gjithë të jetë interesi i shtetit të pavarur të Kosovës, mbi të gjitha interesat partiake, personale e të tjera.

Ai tha edhe se “eksterritorialiteti është heqje dorë nga pjesë të territorit të Kosovës dhe dhënie tjetërkujt që t’i administrojë”.

“Këto janë gjera që nuk duhet t’i pranojmë në asnjë mënyrë…Kur është interesi i Kosovës, i territorit, i sovranitetit, aty nuk duhet të pranojë askush asnjë gjë. Madje, këto gjëra duhet t’i vendosë Parlamenti, e jo Qeveria”, theksoi akademik Krasniqi.

Ai theksoi mbështetjen për komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet në Kosovë dhe u angazhua edhe që “të drejtat e bartabarta të jenë për të gjitha komunitetet e jo vetëm për komunitetin serb”.

“Ne jemi për komunitetin serb dhe për të gjithë që t’i kenë të drejtat maksimale të Evropës Perëndimore, por jo edhe të jenë në dallime shumë të mëdha me të drejtat e komuniteve tjera”, tha akademik Krasniqi. Ai foli edhe për rëndësinë e madhe të regjistrimit të popullisë, të munguar gjatë 30 vjetëve, e që do të bëhej në vitin 2011, për domosdonë e luftës kundër korrupsionit dhe për angazhime të tjera për të mirën e Kosovës, duke u angazhuar për më shumë suksese në të gjitha fushat në shtetin e ri.

Filed Under: ESSE Tagged With: mik i Vatres, Shuhet Akademik Mark Krasniqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 444
  • 445
  • 446
  • 447
  • 448
  • …
  • 617
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut
  • Calling all young dancers! Registration is in person on April 11. Looking forward to seeing you!
  • Ekspozita e ndaluar…
  • Themelimi i orkestrës së parë në Shqipëri
  • 2 PRILLI, 1991 NË SHKODËR – PLUMBAT QË VRANË SHPRESËN DHE DREJTËSIA QË ENDE HESHT!
  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT