• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nderohen VATRANET

November 27, 2017 by dgreca

1 te gjithe cmimet

NË FESTËN E FLAMURIT, VATRA SHPALLI  5 VATRANËT E PËRJETSHËM- 50 VJET  VATRANË E QYTETARË SHEMBULLORË SHQIPTARO- AMERIKANË/

NGA DALIP GRECA(per me shume foto shko ne Facebook dielli vatra)/

Në Darkën e Flamurit, Federata Vatra, nisi për të parën herë që të nderoj me titullin”Vatranë të Përjetshëm” ata që kanë 50 vjet anëtarësi aktive në Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe që në të gjithë jetën e tyre kanë qene dhe janë qytetarë shembullore shqiptaro-amerikanë.

Kryetari i Vatrës, duke iu drejtuar sallës së mbushur si rrallë ndonjëherë tjetër, tha se sonte ne po nisim vlerësimin e vatranëve aktivë, të atyre që kanë 50 vjet e më shumë anëtarësi në Vatër dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në VATER. Qëllimi është i dyfishtë, të vlerësojmë ata që dhanë gjithcka për Vatrën dhe të nxisim të rinjtë që të bëhen pjesë aktive e kësaj trashëgime historike Kombëtare këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë qëllim kishte edhe përzgjedhja e bijëve dhe biajve të vatranëve të vjetër për t’ua dorëzuar ata Proklmatën e mirënjohjes vatranëve që u nderuan.

I pari që është vlerësuar ishte anëtari aktiv i Vatrës edhe sot(packa se është me probleme shëndetsore dhe vjen në veprimtaritë e Vatrës me karrocë), Z. Jonuz NDREU. Kryetari i Vatrës, duke lexuar motivacionin e nderimit, tha se z. Jonuz Ndreu, përfaqësues i një fisi të nderuar, që i kanë dhënë Shqipërisë heronj kombëtar si Elez Isufi(Nderi i Kombit), “Piramidën e Kufijëve” të Shqipërisë, Cen Elezi e të tjerë. Z. Jonuz Ndreu, për 50 vjet ka qenë një vatranë bujar, shembullor, ashtu sic ka qenë dhe një qytetar shembullor, veteran i Ushtrisë amerikane. Ai i bën nder Vatrës dhe ne sonte e nderojmë me Proklamatën”Vatran i përjetshëm….”

I riu David Balaj, i biri i vatranit Zef Balaj, ka lexuar motivacionin e proklamatës për vatranin Julian Cefa. Julian Cefa, që kishte ardhe me bashkshorten dhe që e shoqëronte një përfaqësi e degës së Vatrës të Michiganit me kryetarin Mondi Rakaj me zonjën e fëmijët dhe themelusin e degës Alfons Grishaj me zonjën, u ndje shumë i emocionuar nga velrësimi dhe me fjalë shpirti përcolli mirënjohje e emocione.

I riu vatran Ilir Cubi, i biri i arkëtarit të Vatrës dhe anëtar i kryesisë Marjan Cubit, ia dorëzoi Proklamatën vatranit Zef Përndocaj, pasi lexoi motivacionin e nderimit. Përndocaj që ka qenë pjesë e bordit të Vatrës që në vitet ’70 të shekullit të shkuar dhe anëtar aktiv, dhurus bujar, me humorin e vet karakteristik, tha se:” e vlerësoj nderimin që po më bëni, por mos mendoni se me këtë proklamatë do të më përcillni nga Vatra,…. këtu më koni dhe 50 vite të tjera….”

Tonin Mirakaj, ka qenë i nderuari i radhës. Z. Tonin Mirakaj ka qenë zëvendës Kryetar i Federatës Vatra dhe aktiv në bordin e saj për shumë dekada. Ai falenderoi kryetarin e Vatrës për nderimin dhe cmoi trasferimin e vonuar të Vatrës tek brezi i ri. Po ashtu një vlerësim të vecantë bëri ai për Gazetën”Dielli” e cila po vijon traditëne  saj më të mirë në 108 vitet e botimit.

Ja pershendetje e plote e z. Mirakaj:

U falem nderes Ju Zoti kryetar, dhe kryesise se Federates Vatra, qe me keni  nderue  ne ket  kremtim, qe organizuet, me rastin e 105 vjetorit te pamvaresise , se  Shqiperise.

Te jesh antar i Vatres, dhe pjese e strukturave udheheqse ne disa mandate,eshte ndere i mjeftuarshem, qe per mue ka sjelle kenaqesi per me se 56 vjet, dhe kjo kenaqesi po vazhdon pa nderpreje. Ne Vater, gjate te gjith  kohes, qe kame qene aktiv, kam gjete dhe bashkepunue me patriot shqiptar qe me perpjekje, energji dhe ndihma financiare,pa kursim, kan bere te mundur jetegjatesine e Vatres, per me se nje shekull.

Cka me gezon mue ne ket kohe, dhe te tjere vatran te vjeter, eshte tranzicioni qe po merr forme konkrete ne vitet e fundit, nga na te moshuarit, tek te rinjet, qe eshte ngjarje pak e vonuar, por e mirepritur nga vatranet dhe i gjith komuniteti Shqiptar Amerikan.

Ky tranzicion z. Kryetar, jep shprese se Vatra po riorganizohet, nga kryesia tek deget e vjetra dhe te reja, ne qytete te ndryshme te Amerikes,dhe po rritet me element te rinje, intelektual te vendosur,qe me siguri garantojne nje te ardheshme te shkelqyer, per Federaten  Pan-Shqiptare te Amerikes ,Vatra.

Kujtoj me shume admirim, nje porosi nga i ndieri  Ibrahim Rugova, me 1989, ne viziten e tije te pare ne Amerike: Ruejeni Vatren se u duhet Shqiptarve, tha  Ibrahim Rugova!

Gazeta “Dielli”, qe dikure me zor e  kemi botue me 8 faqe, sot botohet rregullisht me 40 faqe, e numbri special me  108 faqe. Dielli “on-line” dhe ne “leter”,eshte mjet komunikimi ne mes te kryesise dhe vatranve, dhe ne mes te Vatres dhe te  gjith kominitetit. Lexohet gjithashtu nder zyre te larta shtetrore, si edhe qarqe diplomatike qe interesohen me dijte per Kosoven dhe Shqiperine. Ne nje takim ne Washington, gjate kohes se krizave ne Kosove, nje zyrtar Amerikan tha: E njofim gjendjen ne Kosove, nga se ne mes te tjerash lexojme edhe gazeten Dielli. Mirenjohje editorit z. Dalip Greca dhe bashkepuntorve te tije, per pune te shkelqyeshme ne botimin dhe shperndarjen ne kohe te  gazetes Dielli.

Tuej u falenderue dhe njehere, uroj me zemer ju z. kryetar, te gjith vatranve dhe te gjith shqiptarve, festen e pamvaresise kombetare. Uroj gjithashtu,suksese te vazhduarshme ne bashkimin e shqiptarve rreth flamurit dhe Kombit t’one Shqiperise! Gezuar Festen!…

Për t’ia dorëzuar Proklamatën e nderimit z. Zef Balaj, biznesmenit, vatranit prej 50 vitesh në Vatër, anëtarit të tanishëm  të Kryesisë së Vatrës dhe anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ishte përzgjedhur gazetarja Rafaela Prifti, vajza e ish sekretarit të Vatrës për një dekadë, shkrimtarit të njohur, Naum Prifti.

Vatrani Zef Balaj në fjalën e tij falenderuese përcolli mesazhin e afrimit të rinjëve në Vatër sepse Vatra ka në themel të veprimtarisë së vet cështjen Kombëtare. Ai tregoi momentet e para të 50 vitevet ë shkuara, kur trokiti për herë të parë në Vatër dhe qëndrimin kosekuent të vatranëve antikomunist.

Veprimtaria e nderimit të vatrnëve me 50 vite anëtarësi në VATËR, e përfshirë brenda Festës së Pavarësisë, firmosur nga Kryetari i Vatrës, z. Dritan Mishto në një ditë të shenjtë se Dita e Flamurit, merr një rëndësi simbolike për të ardhmen e Vatrës dhe veprimtaritë e saj në shekullin dytë të jetës së saj aktive.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 50 Vjet ne VATER, dalip greca, nderohen vatranet

NJË PËRVJETOR I FESTUAR SI RRALLËHERË NË BOSTON

November 27, 2017 by dgreca

1 Boston-Përkujtohet dita e Shpalljes së Pavarësisë/3 gezimi flam  4 prifti3 femijet me Flamur2 valle CameNga Fuat Memelli/Per me shume fotografi saloni ne Facebook(dielli vatra)

Dy ishin arsyet që sivjet te sheshi i bashkisë së qytetit të Bostonit, u mblodhën shqiptarë  më shumë se çdo vit për të festuar ditën e shpalljes së  Pavarësisë:  së pari sepse ishte jubile ( 105 vjetor) dhe së dyti, koha e bukur që mbajti.-Jemi me zotin, – tha një shqiptar, prandaj mbajti koha aq e mirë. Nesti Nune ishte ndër të parët që kishte ardhur te sheshi ku do festohej. Me vete ka dy simbole të kësaj dite të shënuar: në krye  një kapele me stemën e flamurit tonë dhe  në qafë një shall kuq e zi me fjalën :” Albania”. Një orë e ca para se të fillonte veprimtaria, te sheshi jehonin këngët shqiptare. Prindër, fëmijë , njerëz të të gjitha moshave, fiksojnë foto nën palët e flamurit që i valvit era. Duan ta kenë kujtim nga kjo ditë, flamurin që na mbush me aq shumë dashuri e krenari për vendin tonë. Pas çeljes së veprimtarisë nga i riu Manol Jovani, fjalën e mer kryetari i Shoqatës “Mass.Besa” Mark Kosmo, i cili lexoi përshëndetjen e kryetarit të bashkisë së Bostonit, Marty Ëalsh, që uronte shqiptaro-amerikanët për këtë ditë të shënuar.

Një fjalë përshëndeteje pasoi nga Van Kristo, konsull Nderi i Shqipërisë në Boston, veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili ka ndihmuar mjaft familje shqiptare në vitet e para të ardhjes në Boston, për t’u ingranuar në jetën amerikane. Me një oratori të bukur e me një zë kumbues, Peshkop Ilia Ketri, bëri lutjen për Ditën e Flamurit e më pas një përshëndetje ku midis të tjerash theksoi: “Më 28 Nëntor, 83 baballarët e kombit në Kuvendin e Vlorës, pas  vjet rrobërie, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Duke folur për kontributin e diasporës së Amerikës për pavarësinë e vendit tonë, ai theksoi:” Njerëz të përkushtuar si Fan Noli, Faik Konica, Sotir Peci, Thoma Nashi, Kosta Çekrezi, etj, u shquan në këto përpjekje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ëoodroë Ëillson, ka një meritë të veçantë për mbrojtjen e Shqipërisë nga coptimi i fqinjëve tanë”. Peshkop Illia  e mbylli fjalën e tij me vargjet e Nolit:” Mbahu nëne mos ki frikë/se ke djemtë në Amerikë!” Pastaj atmosferën e “pushtojnë” tingujt e flamurit amerikan dhe atij shqiptar.Guri Stefani, që shquhet për recitimet e tij, ndërsa ngrihej flamuri ynë nga Van Kristo, recitonte vargjet e poezisë së Nolit: “O flamur gjak, o flamur shkabë/ o vend e vatër/ o nënë e babë/ lyer me gjak/ djegur me flakë/ flamur i kuq/ flamur i zi…”Në emër të Shoqatës “Kosova” të Bostonit, përshëndeti Agim Sejdiu, i cili ndër të tjera theksoi :” Në ditën e shënuar të pavarësisë së Shqipërisë, ka ditlindjen heroi i luftës së Kosovës, Adem Jashari. Po këtë ditë u bë edhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Me veshje kombëtare, nxënës të shkollës shqipe këtu në Boston, si Rajan Pani, pasardhës I familjes patriote Pani si dhe dy vogëlushe të tjera, recituan poezi të bukura kushtuar ditës së flamurit. Duke ecur në gjurmët e prindërve dhe gjyshërve të tyre, vogëlushët mbajnë ndezur zjarrin e shqiptarizmës.

Në emër të Shoqatës “Mass.Besa” Petrit Alibej, i cili ishte edhe organizatori kryesor i kësaj veprimtarie, theksoi:” Ne sot përulemi me nderim e respekt para atyre burrave e grave që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë të shtrenjëtë. Na takon ne pasardhësve të tyre, ta mbajmë ndezur zjarin e dashurisë për atdheun e ta përcjellim atë te brezat që vijnë”. Poeti popullor Sami Hajdini, recitoi një poezi të shkruar prej tij për flamurin. Tek reciton, sytë i mban te flamuri, sikur ai ia dëgjon fjalët: ”Valo flamuri ynë kuq e zi, valo në Kosovë e Shqipëri, në Preshevë e Çamëri “, ishin disa nga vargjet e poezisë së xha Samiut. Në shesh pastaj nisin vallet e grupit  “Bashkimit Dance”. Me vallëtaret e reja, bashkohen edhe shumë pjesëmarrës. Kështu, me  atmosferën e valleve shqiptare, mbyllet  pjesa e parë e veprimtarisë së shqiptarëve të Bostonit për ditën e Pavarësisë.

MBRËMJEN FESTIVE E “NDEZIN” KOSOVARËT

Festimi i ditës së Pavarësisë nga shqiptarët e Bostonit, vazhdoi me darkën e organizuar nga Shoqata “Mass.Besa”. Një sallë e bukur e stolisur me flamujt shqiptarë  dhe amerikanë, ishte “skena” e dytë e kësaj feste. Veprimtarja e “Mass.Besës”, Iris Hoxha, e cila ishte edhe një organizatoret kryesore të kësaj mbrëmje, çeli veprimtarinë. Pastaj përshëndeti Mark Kosmo, i cili ve urimit për këtë ditë te shënuar, theksoi se javën e ardhëshme do fillojë një fushtatë sensibilizilimi për të mbledhur fonde për familjet në nevojë.  Një lajm  të veçantë dha në këtë mbrëmje, Agron Gjerasi, i cili  njoftoi për hapjen së shpejti të një qendre për pensionistët shqiptarë në qytetin e Kuincit. Për këtë punë ai po punon prej disa muajsh dhe së shpejti kjo qendër do të hapet. Aty do ketë një sërë shërbimeh falas për pensionistët si për shëmbull: do të meren me makinë nga shtëpitë e tyre, do ketë veprimtari të ndryshme, drekë falas, shërbime mjekësore për ata që dëshirojnë, mësime fillestare të gjuhës së anglishtes, të kompjuterit, etj.  Në emër të shoqatës “Kosova” përshëndeti kryetari, Nexhat Ibishi, i cili ndër të tjera theksoi:”Në këtë ditë të shënuar, ne kosovarët i jemi mirënjohës Amerikës për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës. Në këtë vend të lirisë, ne gjetëm lirinë e munguar gjatë regjimit sërb”.

Më vonë, kur u duk sikur u mbyllën përshëndetjet , e mori fjalën poeti Namik Selmani.”Është hera e parë që unë festoj ditën e Pavarësisë këtu në Amerikë, tha ai, prandaj nuk ka si të mos jem i emocionuar”. Pastaj ai recitoi vargjet e një poezie që e kishte shkruar aty për aty: “ Gëzuar vëllezër/në festa nëntorësh/ të ngremë një urë gëzimi/ me harqe ylberi/që nisin nga Adriatiku/ e mbarojnë në Boston”. Këngët e kënduara nga Gëzim Nika dhe Ludmilla Baballëku si dhe vallet e grupit “Bashkimi Dance”, vazhduan për orë të tëra. Të gjithë kërcyen, por ata që e “ndezën” atmosferën e kësaj mbrëmjeje, ishin kosovarët e paranishëm. Këngët e vallët e Kosovës , i ngrohin zemrat e tyre të malluara për atdheun. “Xhamadani vija vija” këngë e cila tashmë është bërë si një himn për shqiptarët, u këndua aq bukur nga të gjithë. Verrimtarët e palodhur kosovrë, Rita Saliu, Hafiz Kabashi, të kudondohur në veprimtarëitë e shqiptarëve në Boston e më gjërë, nuk rreshtin së kërcyeri .” Sot është ditë e shënuar dhe duhet të gëzojmë” thonë ata. Kjo natë e paharruar, na solli të gjithëve pranë Shqipërinë, Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare, na solli rrahje të fuqishme zemre për popujt tanë. Siç ka thënë  Horaci “ Qiellin por jo shpirtin, ndryshojnë ata që shkojnë përtej detit”.

Filed Under: Featured Tagged With: boston, Festa e Flamurit, Fuat Memelli

Kosova Feston 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

November 24, 2017 by dgreca

1 Imzot-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi: Do të jemi bashkë në bashkimin evropian sepse ëndërra jonë është evropiane. Shqipëria dhe Kosova, dy shtete – një komb/

1 Valle

-Kryeministri Ramush Haradinaj: Pavarësia e Shqipërisë – 28 Nëntori na bëri zot shtëpie në një pjesë të atdheut tonë. Pavarësia e Kosovës na bëri zot shtëpie në Kosovë/1 Raushi ambasadPRISHTINË, 24 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ambasada shqiptare në Kosovë shënoi 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, me një ceremoni në Prishtinë me shumë të ftuar, mes të cilëve kryeministri Ramush Haradinaj e kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë.

1 Raushi ambasad

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka pritur të ftuarit dhe ka uruar gëzuar festën për jetë e mot.

2 shesh me flam

“Do të jemi bashkë në bashkimin evropian sepse ëndërra jonë është evropiane. Shqipëria dhe Kosova, dy shtete por një komb, japin shembullin e tyre të një bashkëpunimi, të qëndresës për të qenë pjesë e familjes evropiane”, u shpreh ai në ceremoninë e zhvilluar mbrëmë.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se gjaku, gjuha dhe flamuri na kanë bërë shqiptarë me mijëra vjet dhe na mbajnë edhe sot.

“Pavarësia e Shqipërisë, 28 Nëntori na bëri zot shtëpie në një pjesë të atdheut tonë. Pavarësia e Kosovës falë sakrificës shekullore të popullit të Kosovës, shqiptarëve kudo që janë, dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të prirë nga komandantit legjendar Adem Jashari na bëri zot shtëpie në Kosovë”, theksoi ai.

Kryeminsitri Haradinaj u shpreh se ajo që sot më bën krenar si shqiptar është fakti se kemi përcaktimin tonë euroatlantik, përcaktim i cili na bashkon rrugës.

“Gjaku, gjuha dhe flamuri na kanë mbajtur të bashkuar dhe do të na mbajnë gjithnjë, por edhe organizimet tjera që i kemi si shqiptarë do të na ofrojnë”, tha kryeministri Haradinaj, i lumtur që po festohet Dita e shqiptarëve, 28 Nëntori.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar në ‘facebook’ për pjesëmarrjen “në pritjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, për Festën e 28 Nëntorit”, duke theksuar se “105 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë i gjen shqiptarët si komb më të fortë se kurrë, më të konsoliduar dhe më të sigurt për të ardhmen euro-atlantike”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, ka vendosur që 28 Nëntorin, si ditë e shqiptarëve, ta shpallë ditë pushimi.

“Kryeministri Haradinaj e shpallë ditë pushimi 28 Nëntorin që njihet tradicionalisht si Dita e Flamurit, për t’i respektuar vlerat historike dhe kulturore si dhe traditat e mira familjare e shoqërore”, theksonte njoftimi i dërguar dje pasdite nga qeveria e Kosovës.

Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, ditën e 28 Nëntorit e përcakton si “Dita e shqiptarëve”- një nga “ditët memoriale”  e jo si një nga festat zyrtare, kur pushohet.

Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari-Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para 9 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në Kosovë 28 Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditë e Flamurit Kombëtar është festuar tradicionalisht edhe kur ishte e ndaluar, e tash festohet edhe për Pavarësinë e Kosovës të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

Në vitin1968 në Kosovë 28 Nëntori festohej edhe me demonstrata në Prishtinë e qytete tjera kosovare me kërkesa për Kosovën Republikë, për Kushtetutë, për Universitet e të tjera për të drejtat e shqiptarëve.

Filed Under: Featured Tagged With: 105 vjetorin e Pavaresise, Behlul Jashari, Kosova feston

DEGA E VATRËS NË JACKSONVILLE , DY GËZIME NË NJË

November 23, 2017 by dgreca

  • DEGA E VATRËS NË JACKSONVILLE FESTOI 105 VJETORIN E PAVARËSISË DHE 5 VJETORIN E THEMELIMIT/

2 edhe zefi2 adriatik dritan4 grupi1 edhe zefi tas Driot4 dritan me grup2 Lavdije 1   * Në Jacksonville, Florida”Vatra” festoi 105 vjetorin e Pavarsisë dhe 5 vjetorin e krijimit të degës së saj. Morën pjesë Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” z. Dritan Mishto, anëtari i kryesisë së Vatrës z. Zef Balaj, kryetarët e degëve të Vatrës në Michigan z. Mondi Rakaj, kryetari i degës në Tampa-Tasim Ruko, kryetari i degës së Vatrës në Fort Lauderdale,Kolec Ndoja,Kryetarja e degës në Orlando Florisiana Ahmetaj-Metollari dhe vatranë nga degët e shtetit të Floridës./

1 Adriatiku me dy1 Frederik1 vaske-curri1 gezimi Riku ajo ne ems2 edhe zefi1 Lacuku2 tasim 11 Marku em grup1 adriatik 2she1 Lavdije1 adriatik

Nga Gjergj LACUKU/

Festa e pavarsisë padyshim që është Dita ma e Shenjtë për çdo njeri e për çdo komb. Është dita e memorjes kolektive, është kunorzimi i përpjekve shekullore , është dita e lindjes dhe e shtetformimit. Fatkeqsisht , jo të gjithë kombet e kanë pas këtë fat, pra të jenë të lirë e të pamvarun.Sot Shqipnija dhe shqiptarët kudo që janë , në trojet Etnike apo në Disaporë, krenohen për arritjet e tyne në udhën e vështirë të historisë njerzore dhe rradhiten me dinjitet përkrah kombeve të tjera në piedestalin e dëshirit për me ken i lirë. Rilindasit tanë , me vizionin e tyne , mbajtën të ndezun flakën e lirisë në terrin e madh shumë shekullor.Siç thotë edhe i madhi i ma të mëdhenjëve, At Gjergj Fishta:

“ edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.”

Komuniteti Shqiptar i Jacksonville , Florida, nën kujdesin e degës së Federatës “Vatra,” organizoj një mbramje festive me rastin e 105 vjetorit të pamvarsisë dhe 5 vjetorit të krijimit të saj  nën iniciativën dhe përkushtimin e z.Adriatik Spahiu. Moderatorja e kësaj mbrëmje madhështore, Zonja Shpresa Gallaj, bëri prezantimimin dhe përshëndetjen e rastit , duke ju urue në emën të Vatrës gjithë shqiptarve kudo që ndodhen “Gëzuar Festën e Pavarsisë.” Në këtë Festë madhështore, na nderoi me ardhjen e tij , Kryetari i  Federatës Panshqiptare të Amerikës, z.Dritan Mishto, ish konsull i Shqipnise po ketu ne Amerike.
Gjithashtu, nuk munguan edhe personalitete të tjera të Vatrës, si z. Zef Balaj , që edhe pse largue prej Shqipnisë në moshë të vogel në vitin 1951, pra vetëm 8 vjeç, ai jo vetëm që nuk e harroi kurrë vendin e tij por përkundrazi, gjithë jetën e tij ia ka kushtue dhe vazhdon me ia kushtue çështjes Shqiptare në trojet Etnike. Në këtë mbramje morën pjesë edhe Kryetarët e degve të tjera ; nga dega e Orlandos, zonja Florisiana Ahmetaj-Metollari, qe gjithemone kerkon te bëje ma te miren ne pasqyrimin e vlerave te komunitetit. Prej Fort Lauderdale, z.Kolec Ndoja, një ndër aktivistët kryesorë të lëvizjeve antikomuniste në Shkodrën e vitit 1990. Po ashtu ,nga Tampa, na nderoi z.Tasim Ruko,një personalitet i rrespektuem në komunitetin Shqiptar dhe një demokrat i vërtetë, që edhe pse familjarisht persekutue prej regjimit komunist gjakatar, ai gjithëmonë mendon vetëm për të ardhmen e Shqipnisë në mënyrë që të mos përsëritet e kalumja e hidhun. I pranishëm ishte edhe z.Mondi Rakaj , Kryetari i degës Vatra në Michigan.
Në ngjarje të tilla nuk kishin si të mungonin edhe yjet e kangës dhe skenës Shqiptare .Kangëtari me famë Botnore, që këndon në shumë gjuhë të Botes,Frederik Ndoci, fitues i shumë çmimeve, dy herë fitues i Festivalit të Kangës në RTSH, i rreshtuem në 50 baritonët ma të mirë të Botës, me zanin e tij të rrallë këndoi Himnet Kombëtare të Shqipnisë dhe të Atdheut tonë të dytë-Amerikës- kësaj Demokracie të ndërtueme mbi vlera Universale.Një mirënjohje e madhe shkon për Vaskë Currin, ose siç njihet ndryshe me emnin”Bilbili i Përmetit,”i cili me origjinalitetin e tij mbetet një perlë e pazëvensueshme e kangës qytetare fisnike të Përmetit . Z. Curri ka një karrierë prej shumë dekadash tue u ba mishërim i kangës së në bashkëpunim me të madhin e klarinetës Shqiptare, të ndjerin Laver Bariu.
Një ndër përfaqësusit ma të denjë të kangës folklorike të trevave të Veriut EpikoMartir, kreshniku i kangës Arbnore, një ndër ma të mëdhenjte e skenës, Gëzim Nika prej Tropojes Iliriane , nuk mund të na mungonte. Zani i tij buron si gurrat e maleve, ushton si era e bjeshkëve ,melodioz si lulet e Luginës së Valbonës kur vallzojnë n’blerim të Prillit.Zani i tij si za bilbilit . Kangëtarja tjetër , Lushnjarja e famshme, Griselda Pepa, interpretoi me zanin e saj të ambël kangë prej Shqipnisë së Mesme dhe asaj të Jugut. Kanga e saj ,”Trëndafil do bëhem,” e lulëzoj sallën që vallëzonte kandshëm nën tingujt plot melodi . Çdo kangë e saj e gjallëronte atmosferën, i mbushte të pranishmit me energji të reja dhe nuk pushonin vallzimet e kërcimet . Edhë kangëtarja e njohun, Vida Kunora, solli me vedi kangët tradicionale të Malsisë së Shkodrës, ato kangë që burojnë prej shpirtit të paster e fisnik të trevave ku është ruajtë pothujse i paprekun origjinaliteti Shqiptar.
Fjalën e rastit e mori Kryetari Vatrës , z.Dritan Mishto, ku ndër të tjera theksoi se Pavarësia është ngjarja ma e shënume për çdo popull në Botë. Edhe ne si Shqiptarë në Diasporë duhet të jemi gjithemonë të gatshëm në shërbim të së mirës së përbashkët”-u shpreh z.Mishto. E në këtë rast më erdhi ndërmend porosia e At Gjergj Fishtës; “s’ka çka duhet flamuri Shqiptar ndër ne, n’kjoftë se dashni s’kem për Atdhe.”Pra tue dashtë ma shumë vendin, aq ma krenar ka me u valevit flamuri Ynë Komëbtar.
Ndër kremtime të tilla, tue ken larg vendlindjes , nuk ka se si të mos përmallohemi për gjithëçka që kena njoftë, për çdo gja që kena lan mbrapa. Njeriu mund ta zgjedhin vendin se ku me jetue por vendlindjen kurrë. Asnjë her të mos harrojmë Heronjtë, martirët e heshtun që në vitet e tiranisë komuniste, mbajtën të gjallë filling shpresës se e mira ka me mbizotnue mbi të keqen, drita mbi errsinën , dashnia mbi urrejtjen , jeta mbi vdekjen, toleranca mbi dasitë.
“Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me frymë un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’përmendë kam.” – janë disa prej vargjeve të Fishtës kushtue Atdheut. E ky leitmotiv  i Fishtës duhet të jetë pjesë e frymëmarrjes tonë në mënyrë që Atdheun ta duam pa kushte. Ne shpeshherë dëgjojmë ndër biseda mes miqve e shokve “ po të ishte Shqipnija mirë, do kisha me jetue atje.” Un kisha me than se Shqipnija është mirë kur ne jemi të mirë për të. Kenedi ka pas than një shprehje të madhe ; “mos kërkoni se çka mund të baj vendi juaj për ju por kërkoni çka mund të bani ju për vendin tuej.”Rilindasit tanë na kan lan porositë ma të çmueshme;
“Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.”
………Sonte, Shqiptarët këtu në Jacksonville, Florida, krijuan atmosferën e vendlidjes sa vetëm prania e Flamurit Amerikan pranë Flamurit tonë na kujtonte se jemi këtu në Amerikë. Prandaj, shqiptarët kanë edhe një arsye ma shumë për ta dasht kët vend , jo vetëm thjesht si vendi ku jetojmë, por mbi të gjtha si vendi ma aleat i Shqipnisë në momentet kyçe e jetike për popullin tone. Ishte mbështetja e tyne e madhe që na mundëson festimim e pavarsisë së Shqipnisë , tue na mbrojtë edhe njëherazi prej copëtimit të matejshëm fill mas Luftës së Parë Botnore e ma vonë tue kontribue për pavarsinë e Kosovës, si një ndreqje e asaj që ndodhi më 1913 kundrejt kufijve Shqiptarë.
Ma vonë, fjalën e mori edhe Kryetari i Vatrës në Jacksonville, z.Adriatik Spahiu, që i bani një përmbledhje të shkurte 5 vjetorit të krijimit të degës Vatra këtu në Jacksonville. Deri tani si komunitet kemi organizu çdo vit Festën e Pavarësisë dhe për herë të parë kemi organizue gjithashtu “ Festivali Shqiptar në Jacksonville “ për tre ditë rresht. Kemi kremtuar “Ditët e Naimit ,” Rilindasit të madh që ja kushtoj jetën çështjes Shqiptare – u shpreh zoti Spahiu. Mbi të gjtha, hapja e Shkollës Shqipe është arritja ma e madhe sepse nëpërmjet saj, i jepet mundësia brezit të ri që të mësojë Gjuhën Shqipe, tue pasë parasysh porosinë e Fishtës ;
“Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.”
Në festa të tilla, shqiptarët jo vetëm që kanë mundësi me u bashkue por mbi të gjitha me i ruajtë e me ju trashigu brezave që vijnë traditat e kulturës tonë.Le të shërbejnë organizime të tilla nga Vatra si një zjarr që do ta mbajë gjithmonë të ndezun flakën e dashnisë për Atdhe.Zoti e Bekoftë Shqipninë e Amerikën , popujt e të dy vendeve dhe mbarë njerzimin!
***
P.S.

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, z.Dritan Mishto së bashku me anëtarin e Kryesisë së Vatrës, z. Zef Balaj kryen  një vizitë ngushllimi në shtëpinë e njerit prej Vatranve. z. Aleks Lukaj, babai i të cilit u nda nga jeta para pak kohësh.

Filed Under: Featured Tagged With: 105 vjetori i Pavaresise, 5 vjet ditelindja, Gjergj Lacuku, Vatra ne Jacksonville

EDHE FREDERIK NDOCI ME VATRANET NE DARKEN E FLAMURIT

November 22, 2017 by dgreca

-EDHE FREDERIK NDOCI, ARTISTI ME ZERIN MAGJIK, ME VATRANET NE DARKEN E FLAMURIT/

1 RIKU

-EDHE BILBILI I KENGES SE JUGUT, PERMETARI VASKE CURRI, ME VATRANET E NJU JORK-ut NE DARKEN E FLAMURIT/

1 vaske-curri– ME DATEN 26 NENTOR DITEN E DIELE,- VATRA -“Pan-Albanian Federation of America” & BASHKESIA SHQIPATRE KREMTOJNE 105 VJETORI E SHPALLJES SE PAVARSISE-FESTEN E FLAMURIT KOMBETAR/

ME ARTISTET/

23622028_1853387541356845_8554383002300071654_n

ALBERIJE HADERGJONAJ

23621676_1853387621356837_3870907976107072931_n

GEZIM NIKA& NIKOLETA VOKRRI

23722799_1853387698023496_8272949742697840789_n

HYRJA $ 80. Per femijet deri ne 14 vjec $40

Eastwood Manor Caterers
Address: 3371 Eastchester Rd, Bronx, NY 10469
Phone: (718) 654-4200

ORA 6 PM-12.00
Per rezervime therrisni ne numrat:
– Marjan Cubi 914 316 0045
– Gezim Nika 917 596 4663
– Dritan Haxhia 646 468 8482
– Besim Malota 203 455 7167
– Shaban Lipa 917 847 8404
– Astrit Gjonpalaj 201 470 3281
– Lavdrim Comi 917 270 5733
– Anton Raja 914 483 7087
Ahmet Hoti 347-538-1243
– Dalip Greca 917 254 6103

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Alberie Hadergjonaj, Darka e Flamurit, Frederik Ndoci, Gezim Nika, Nikoleta Vokrri, Vaske Curri, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 462
  • 463
  • 464
  • 465
  • 466
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT