*Berisha: Konferenca degradim, Rama u prit si vizitor i dorës së dytë/
* TRITAN SHEHU: Viti “Zero” nuk fillon sot per maredheniet Shqiperi-Serbi!/
Dr. SALI BERISHA, ka reaguar permes rrjetit social Facebook. ai e ka zhvelresuar ate qe po bejne mediat apo rrjetet sociale, duke e vleresuar si qendrim burreror e trimeror, qendrimin e Rames perballe Vucic- Konferenca e shtypit Vuçiç -Rama degradoi sikur te ishte konference shtypi midis Dukes dhe kreut te federates serbe te futbollit!!/
***
Ndërkohë me herët përpara, kur kryeministri Rama mbërriti në Beograd, ish-kryeministri Berisha në një postim në rritjen social facebook ka shkruar se Rama u prit pa flamur dhe si asnjë kryeministër tjetër, si vizitor i dorës së dytë.
“Me mungesën e flamurit shqiptar në aeroport, Beogradi pret Ramën si asnjë kryeministër tjetër, si vizitor të dorës dytë si për t’i thënë se t’i nuk ke flamur! Ky akt fyes, të rikujton fishkëllimat në stadiumin e Beogradit gjatë hymnit tonë kombëtar më dt 14 tetor. Por ajo ndodhi në një sadium fanatikësh kurse në aeroportin e Beogradit ishte protokolli më i lartë i shtetit serb.“
***
Rama dhe mediat e tij e trajtojne viziten e sotme ne Beograd si pelegrinazh. Beogradi e pret ne aeroport me protokoll zyrtar por jo me flamurin shqiptar!
TRITAN SHEHU:Viti “Zero” nuk fillon sot per maredheniet Shqiperi-Serbi! /
1-Cili eshte mendimi juaj per momentin kur behet vizita e kryeministrit te Shqiperise ne Beograd? E shumeperfolur, e shtyre disa here…
Pergjigje: Takimet dhe shkembimet e opinioneve midis vendeve tona te Rajonit, inkluziv dhe Serbine jane kurdohere pozitive. Kjo eshte bota e re ku jetojme sot edhe ne gadishullin tone. Pra gjithmone ka vend per dialog. E tille ka qene diviza jone politike qe me 1992, duke u kthyer keshtu ne nje faktor te rendesishem per stabilitetin e Rajonit. Mos te harrojme gjithashtu se nje dialog frutdhenes po ndodh sot dhe midis Kosoves e Serbise. Mua gjithmone me duket pozitive politika e bisedimeve. Ne lidhje me maredheniet tona me Serbine ketu dua te theksoj se ato kane ekzistuar dhe me perpara. Vizita ne fjale e Z.Rama nuk eshte ndonje “permbysje” per shkembimet tone. Ajo eshte vecse nje rritje niveli ne linjen e takimeve te fundit. Ne fakt ka pasur dhe vizita te tjera te niveleve te larta reciproke, qe heret pas vendosjes se demokracise te ne atehere me ish Jugosllavine, si dhe me tej me Serbine. Keto maredhenie kane hyre tashme ne rrugen drejt normalizimit te tyre dhe ne saje te ketij rrugetimi te perbashket prej disa vitesh. Ne kete menyre une nuk e gjej kete vizite si dicka te “jashtezakoneshme”. Te them te drejten mua me cudit tendenca e qeverise se majte per t’i dhene kesaj vizite vlera apo rendesi te “fryra”. Viti “zero” nuk fillon sot per vendin tone. Shqiperia e Serbia nuk kane qene ne “lufte” midis tyre ne kete periudhe post millosheviciane, qe sot te paraqitet sikur kjo vizite do te hape nje epoke te re midis nesh apo ne Rajon. Dhe as ka pse te tentoje ta beje kete. Perkundrazi maredheniet tona bilaterale, tashti qe Kosova eshte e lire e aq me shume qe ka nje dialog Prishtine-Beograd, jane shume me te lehta per tu zhvilluar pozitivisht. Nga ana tjeter per te qene te sinqerte e realiste duhet te konfirmojme ate qe Serbia per ne eshte vetem nje partner rajonal dhe asgje me shume, me te cilin ne prej vitesh po punojme per te pasur maredhenie sa me pozitive. Jam dakort qe ka ceshtje te hapura, vecanerisht te tilla qe lidhen me qendrime akoma arkaike te disa qarqeve serbe. Por nga ana tjeter rruga e zhvilllimit ka qene e do te jete e favoreshme. Pra e perseris, eshte iracionale perpjekja per ta hiperbolizuar kete vizite dhe per t’i dhene asaj elemente, qe nuk i takojne.
Ju me pyesni per momentin? Une nuk i jap shume rendesi atij tashme. Rendesi ka te jete e mirepregatitur qe te arrije disa qellime pozitive, si ne planin e mesazhit te mirekuptimit, rritjes se shkembimeve bilaterale, influencimit pozitiv per procesin e integrimit te Rajonit tone etj. Duke uruar qe te perfundoje keshtu, le te presim e ta shohim kete nga rezultatet konkrete. Por dicka dua te shtoj ketu, ne te gjithe keta muaj Z. Rama ka tranzmetuar nje mesazh te gabuar, ate te dimensioneve te ekzagjeruara te vizites, si dhe te pa durimit per ta realizuar ate. Keto kane bere qe edhe te niset per aty pa e pregatitur mire ate, gje qe i ka kushtuar jo pak nga anullimet e saj. Pra nuk jam i sigurte se sa e pregatitur eshte kete here.
2- E pare ne kete sfond ‘armiqesor’ vecanerisht pas ndeshjes/perleshjes se futbollit ne Beograd mendoni qe takimet do te mbartin fryme konstruktive, dhe me konkretisht a mund te kete rezultate qe te justifikojne kete ndermarrje diplomatike?
Pergjigje: Mesazhet e ardhura nga Beogradi jane kontradiktore. Duket qartesisht qe aty ekziston nje dualizem i thelle dhe ndaj ketyre zhvillimeve reciproke, qe une do t’i konsideroja pozitive dhe ne perputhje me filozofine tone te bashkejeteses ne keto vite demokraci. Ketu nuk eshte ceshtja e ndeshjes se futbollit. Ajo ishte vecse nje moment ku problemet u bene te dukeshme. Ne fakt ato kane ekzistuar midis politikes e mentalitetit te disa grupimeve serbe. Ashtu si dhe atje ka shume forca progresive e vizionare ndaj te ardhmes sone te perbashket europiane. Pra kjo kontradikte serioze e brendeshme serbe i ve ne dyshim dhe rezultatet reale e konkrete te vizites. Nga ana deklamative une besoj se duhet dhe do te kete nje kujdes per ta nxjerre sa me “roze” ate.
3-Askush nuk e ve ne dyshim rendesine e dialogut bilateral dhe rajonal, por a do ta bente kete vizite me frutdhenese ne rastin e Serbise konsultime, shkembim mendimesh me te gjithe faktoret politike dhe specialiste te diplomacise ne Shqiperi? Kam parasysh edhe pervojen tuaj si ish minister i jashtem i ketij vendi.
Pergjigje: Absolutisht kjo eshte e vertete. Jo vetem qe konsultimet me faktoret ne vend jane gjithemone te domosdoshme, por vecanerisht ne kete rast marrin vlere shume me te larte. Dhe ketu dua te permend ne radhe te pare domosdoshmerine e shkembimit te opinioneve paraprake me opoziten. Normalisht keshtu duhej te veprohej. Gjithshtu une do ta konsideroja pozitive dhe nevojen e shkembimeve te ideve dinamike me faktorin nderkombetar perpara se kjo te realizohej.
4-Per te qene me konkret. Kush del me i ‘fituar’ nga kjo vizite kur edhe dy dite para vizites se Z. Rama presidenti i Serbise Nikolic i deklaroi kryeministrit te Frances, sipas agjencise Tanjug, se projekti i te ashtuquajtures Shqiperi e Madhe dhe rritja e provokimeve shqiptare ne rajon mund te kthehen ne nje problem qe edhe BE nuk do te jete ne gjendje ta zgjidhe?
Pergjigje: Une nuk do ta shtroja keshtu ceshtjen. Zhvillimi i maredhenieve ndermjet vendeve te rajonit eshte ne dobi te te gjitheve. Ne Shqipetaret ne te gjithe keto vite, prej 1992, jemi dalluar per nje politike te emancipuar e konstruktive, qe ka influencuar pozitivisht ne stabilitetin e Rajonit. E ritheksoj, ne sot jemi nje faktor i rendesishem i tille. Pra ketu, ne keto dite nuk ka te reja thelbesore ne kete strategji. Ne e kemi luajtur kete rol shume te rendesishem me koshience e dinjitet prej reth 22 vitesh. Pa dyshim qe dhe ky qendrim i yni ka influencuar fuqishem per pozitivitetin e zhvillimeve te viteve te fundit per neve ne teresi. Kosova tashme eshte e lire, shqiptaret jetojne ne vende e ne shoqeri demokratike e po integrohen ne hapesiren Euro-Atlantike. Ne e kemi treguar qartesisht se aspirojme vetem te e ardhmja jone e perbashket europiane, ku dhe kur kufijte do te cvleresohen. Ky eshte i vetmi plan qe ne kemi per te ardhmen. Ne nuk kemi nje plan tjeter “B”. Ne kete logjike une do te thoja se nuk duhet te na shqetesojne disa deklarata provokuese, nga kushdo qe te vijne. Dhe keshtu kemi vepruar deri tashti. Ne duhet te vazhdojme te tranzmetojme gjithmone dhe me shume mesazhe europiane e perendimore. Por dicka duhet ta theksojme qartesisht e kurdohere. Ne kemi qene e jemi faktore, qe kemi zgjidhur probleme e kemi krijuar stabilitet ne Rajon dhe jo e kunderta. Dhe kete e kemi bere prej dy dekadash, me qetesi, vizion e bindje te thelle. Kjo eshte strategjia e jone stabilizuese dhe vizionare afat gjate. Kjo nuk filllon sot me viziten e Z.Rama ne Beograd. Kjo vizite duhet te ndertohej e konsiderohet vecse si nje hap tjeter ne kete shtegtim. Cdo perpjekje per te tranzmetuar mesazhin e gabuar sikur neve vecse sot po fillojme te luajme nje rol te tille ne Rajon, jo vetem qe eshte iracionale, por eshte demtuese si per kete vizite, ashtu dhe ndaj meritave e interesave tona.
5- Dhe nje pyetje e fundit, pak jave me pare disa e komentuan nje prononcim te Z. Basha si nje kundershtim te kesaj vizite. Komenti i juaj?
Pergjigje: Ato komente nuk ishin aspak te sakta dhe as ne perputhje me te verteten. Z.Basha asnjehere nuk eshte shprehur kunder nje vizite te Z.Rama ne Beograd. Ai ato dite tensioni mbas asaj qe ndodhi ne ate stadium me te drejte kerkoi qe ajo vizite te shtyhej. Dhe kjo ishte e domosdoshme ne ate periudhe qe gjerat te qetesoheshin dhe vizita te pregatitej me mire, duke marre ne konsiderate dhe ato ngjarje te renda. Ne fakt keshtu u veprua me tej dhe nga vete Z. Rama, mbas bisedes se tij telefonike me homologun serb. Vizita u shty. Shpresoj qe koha e shtyrjes te jete perdorur me racionalitet e seriozitet per te pasur rezultate konkrete pozitive nga ky takim i nivelit te larte.
Botuar ne Gazeten “Albanian Daily News”/
Takimi Rama-Vuçiç zgjat më shumë se 20 minuta, dy kryeministrat kokë më kokë për 1 orë
Fjala Ramës në konferencën e shtypit me Vuçiç/
Takimi i parashikuar vetëm per 20 minuta mes dy kryeminsitrave te SHqiperise dhe Serbise ka zgjatur gati nje ore. KJo ka bere qe te shtyhet dhe konferenca e perbashket mes tyre. Sic duket takimi nuk ka qene thjesht formal, por dy kryeministrat kane marre me shume kohe per te diskutuar mbi ceshtjet e rendesishme jo vetem te rajonit, por sidomos per rpaortet mes Shqiperise dhe Serbise, te acaruara pas ndeshjes se dy kombetareve, ku shkak u be dorni me banderolen qe tregonte trojet e Shqiperise etnike.
Nënshkruhen tre marrëveshje Shqipëri-Serbi
Kryeministri Edi Rama nisi vizitën e tij zyrtarë në Serbi, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë, pasi kjo është hera e parë pas 68 vjetësh që një kryetar qeverie shqiptare shkon në këtë vend.
Shefi i ekzekutivit shqiptar u prit në aeroportin e Beogradit nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, me të cilin zhvilloi një takim të shkurtër në ambientet e aeroportit.
Ajo që ra në sy, sipas raportimeve të gazetarëve shqiptarë, ishte se në aeroport dhe rrugës nuk pati flamuj shqiptarë, por ata valëviteshin në qendër të kryeqytetit serb.
Më pas Rama u nis drejt qendrës së Beogradit, ku u prit nga Kryeministri Aleksandar Vuçiç me një ceremoni zyrtare. Mes tyre pati nje takim 40-minutesh koke me koke, ndersa pas pak pritet konferenca per media e dy kryeministrave.
Perpara konferences jane nenshkruar edhe tre marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor.
Në orët e mbrëmjes Kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali me të cilin do të ketë një bisedë joformale.
Të martën Kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës.
Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësis të veçantë vizitës së tij në Preshevë duke cituar Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë.
Fjala Ramës në konferencën e shtypit me Vuçiç/
Mirëdita të gjithëve!
I nderuar Kryeministër Vuçiç!
Rastësia e desh që një ditë pas kremtimit, në mbarë Europën, të 25 vjetorit të rënies së murit të Berlinit, të ngrihet sot në Beograd, flamuri kombëtar i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit, për të parë një takim mes kryeministrash të dy vendeve tona pas 68 vitesh.
Sa shumë histori kemi ndarë sëbashku, pa qenë kurrë të afër me njëri-tjetrin dhe sa shumë varet e ardhmja jonë në çfarë do të mundemi të bëjmë sëbashku në rrugën e bashkimit me Europën që veç e veç do të jetë shumë më e vështirë për secilin prej nesh në Ballkan.
Do të na duhet vizion, por sidoqoftë, jo më shumë se sa vizioni madhështor që transformoi vetë Europën.
Do të na duhet kurajë, por sidoqoftë, jo më shumë se sa kurajoja që ndërtoi rrugën e re të paqes dhe të prosperitetit europian, mbi gjurmët e lumenjve të gjakut të derdhur mes të mëdhenjve të Europës.
Do të na duhet besim i ndërsjellë, por siodoqoftë, nuk do të jemi vetëm, nëse nuk do të lejojmë që historia të ndikojë negativisht marrëdhëniet mes nesh, e për pasojë edhe qëndrimin e Europës ndaj nesh.
Ne, Ballkani, kemi nevojë për Europën e Bashkuar, por si asnjëherë më parë, Europa e Bashkuar ka nevojë për Ballkanin, për ne shqiptarët, serbët, malazezët, maqedonasit, boshnjakët, kroatët padyshim.
Vizioni i Europës së Bashkuar na ka bashkuar më në fund të gjithëve në rrugën e paqes me njëri-tjetrin, ndërsa paqja do të na japë të gjithëve kurajë për t’u ndarë nga rruga e vjetër e një historie që vijon të ushqejë kaq shumë mosbesim ndaj njëri-tjetrit.
Ne, shqiptarët, e kemi edhe këtë vizion, edhe këtë kurajë. Kemi të gjithë dëshirën e mirë për ta ushqyer besimin e ndërsjellë me ju, serbët, duke ju shtrirë dorën e një bashkëpunimi po aq të sinqertë, sa ç’është e sinqertë bindja jonë se fëmijët tanë nuk duhet të vuajnë për shkak të së shkuarës mes nesh.
Ne shohim një mundësi reale për ta ngritur marrëdhënien me ju, në një nivel krejt tjetër, duke punuar sëbashku për Europën, në kuadrin e një ndërveprimi aktiv rajonal e duke krijuar sëbashku kushte të reja, të favorshme për zhvillimin e ekonomive dhe të shoqërive tona.
Nuk janë ditët më të mira për Bashkimin Europian. Europa e Bashkuar e shpresës ia ka lënë vendin gjithnjë e më shumë Europës së Bashkuar të frikës. E s’ka asnjë dyshim se lodhja nga zgjerimi i kërcënon shoqëritë tona me lodhjen nga durimi.
Por ashtu si për Europën e Bashkuar s’ka një projekt alternativ zgjerimi, ashtu dhe për ne nuk ka një projekt alternativ të integrimit në BE.
Në këto kushte, s’ka dyshim se aktualiteti i vështirë i Europës nga njëra anë dhe sfidat e brendshme të Ballkanit nga ana tjetër, do ta testojnë në vijimësi imagjinatën tonë politike dhe ekonomike, ndërkohë që qoftë në Shqipëri, qoftë këtu në Serbi apo gjetkë në rajon, ne të gjithë përpiqemi për politika reformiste dhe financime të reja.
Ja pse, ne do të bëjmë çmos të komunikojmë vijimisht për të mësuar nga njëri-tjetri dhe të bashkëpunojmë intensivisht për të shfrytëzuar me dobishmëri reciproke, aftësitë dhe burimet tona të zhvillimit, duke prodhuar zgjidhje rajonale për probleme kombëtare.
Ekonomitë tona janë të vogla për shumë nga ambiciet tona, por ekonomia jonë si rajon, nuk është më një ekonomi e vogël për ambicien europiane të Ballkanit.
Buxhetet tona janë të vogla për një infrastrukturë rajonale moderne, por sëbashku ne nuk jemi më të vegjël për t’u dëgjuar e mbështetur nga BE apo partnerë të mëdhenj strategjikë për ne dhe për rajonin tonë.
Potenciali ynë energjetik është i tillë që mund ta kthejë Ballkanin në një pol energjie me rëndësi të konsiderueshme për vetë Europën, përveçse mund të garantojë përgjithmonë sigurinë energjetike të rajonit.
Është e qartë për ne, si drita e diellit, se suksesi i çdonjërit prej vendeve tona në rrugën e integrimit europian dhe të zhvillimit ekonomik dhe social lidhet ngushtë me suksesin e rajonit si i tërë. E gjithmonë e më ngushtë do të lidhet vit pas viti. Të predikosh të kundërtën do të thotë të jetosh në kollajllëkun e retorikës pa të ardhme të së shkuarës së Ballkanit.
Unë besoj se është një shans për vendet tona, që sot qeverisen nga një gjeneratë tjetër. Dua të besoj se gjenerata e re që qeveris sot Serbinë, do t’i shohë dhe do t’i respektojë shqiptarët e Luginës së Preshevës si një urë, me rëndësi strategjike, për lidhjen e fateve tona europiane. Gëzimi i të gjithë të drejtave, të parashikuara në konventat dhe normat europiane dhe ndërkombëtare prej tyre, është jo vetëm dëshira, por edhe detyrimi ynë kushtetues që ta kërkojmë vijimësisht nga Qeveria dhe institucionet e Serbisë.
Ne duam që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të gjithë vëmendjen e Beogradit zyrtar, për përfaqësimin e tyre të merituar në strukturat vendore dhe qendrore, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe social të vendbanimeve të tyre. Besoj se autoritetet serbe e dinë që shqiptarët e Luginës së Preshevës përfshihen dhe inkurajojnë proceset integruese të Serbisë në Bashkimin Europian, jo vetëm si një mundësi modernizimi dhe europianizimi i Serbisë, por edhe si një rrugë e sigurt për të qenë shoqërisht të barabartë, si dhe për të qenë pjesë vendimmarrjes qendrore, veçanërisht kur bëhet fjalë për fatet e tyre. Modeli që ne e çmojmë dhe sugjerojmë që të shqyrtohet në këtë drejtim, është ai që gëzojnë tashmë, pakicat serbe në Kosovë.
Sa për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, por realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë, ashtu siç po bëhet, e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe siç e kam theksuar në Samitin e fundit të NATO-s, dua ta përsëris edhe këtu, hapur dhe sinqerisht;
Njohja e Kosovës nga vendet europiane që ende nuk e njohin atë është në radhë të parë, një çështje sigurie europiane. Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi, perspektivës europiane të rajonit dhe e ka kthyer në strategjik, bashkëpunimin mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve në veçanti. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është më shumë sesa i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë, e mbrojmë dhe e promovojmë dialogun Kosovë-Serbi, si mishërimin kuptimplotë të një epoke të re paqeje dhe vetëdijeje europiane në rajonin tonë. Ky dialog është një sukses europian, i nxitur dhe i mbështetur nga instrumentet ligjorë dhe nga organizatat ndërkombëtare, por ky dialog është në radhë të parë, vlerë e krijuar nga lidershipi i të dy shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do të jetë pa asnjë dyshim, një prej atyre veprave me rëndësi historike në të mirën e popujve, që vetëm politika ka fuqinë t’i krijojë.
Në 28 gushtin e shkuar, unë pata fatin të jetoj momentin e jashtëzakonshëm të takimit në Berlin, mes gjithë liderve të rajonit tonë. Të cilët, për të parën herë u ulën sëbashku, jo për t’u grindur për kufijtë, por për të diskutuar për të ardhmen e përbashkët. Në atë takim ku m’u dha mundësia edhe të njoh personalisht Kryeministrin Vuçiç, Kancelarja Angela Merkel, nismëtarja e procesit shumë shpresëdhënës të afrimit të Ballkanit me Europën e Bashkuar përmes afrimit të vendeve të rajonit tonë me njëri-tjetrin, vuri një theks entuziast tek projekti i shkëmbimeve mes të rinjve të vendeve tona. Programi vizionar i shkëmbimeve studentore dhe rinore, që e themeluan Charles De Gaulle dhe Kancelari Adenauer për të lehtësuar tejkalimin e historisë së hidhur mes Francës dhe Gjermanisë, është një model inkurajues për fuqinë që mund të ketë rinia në përparimin e shpejtë të bashkëpunimit mes vendeve, nëse asaj i jepet një rol. Krijimi i mundësive për afrimin e të rinjve tanë, shqiptarë dhe serbë dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes tyre përmes programeve të shkëmbimit mes shkollave, universiteteve, komuniteteve vendore, si dhe përmes organizimit të hapësirave të kontakteve kulturore dhe sportive janë padyshim, një fushë e tërë për eksplorim në marrëdhëniet mes vendeve tona. Ne duam ta eksplorojmë sëbashku dhe pa humbur kohë këtë fushë.
Në përfundim më lejoni të shpreh të gjithë vullnetin dhe vendosmërinë time dhe të Qeverisë Shqiptare për një proces intensiv komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë. Së pari për t’i dhënë jetë dhe për të modernizuar marrëdhëniet dypalëshe, duke kapërcyer dhe lënë pas, të shkuarën si trashëgimi të konfliktit permanent dhe dasisë ekstreme. Së dyti, për të shkëmbyer eksperiencë dhe ndërvepruar në funksion të procesit të integrimit europian, duke vendosur kontakte në çdo nivel, si dhe duke bashkëpunuar afërsisht në sektorë specifikë. Dhe, së treti, për të mbështetur dhe nxitur në mënyrë proaktive, procesin e Berlinit, në funksion të bashkëpunimit ekonomik dhe ndërveprimit politik rajonal, me bindjen se rruga e secilit prej nesh drejt Europës është një korsi e rrugës së përbashkët europiane të Ballkanit, në sfidën për të afirmuar Europën e Bashkuar të shpresës dhe për t’u bërë në një kohë sa më të afërt, pjesë plotësisht e integruar e saj.
Le të mos harrojmë se 100 vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërorë, sot, në vitin 2014 jetojmë më në fund, në një rajon me shumë mundësi të reja dhe të mëdha që i ka sjellë paqja. E paqja erdhi më në fund, jo sepse ne u bëmë u bëmë engjëj, por sepse na nxori natyrshëm në të njëjtën rrugë ambicia për t’u bërë pjesë e bashkuar dhe e barabartë e Europës. Le ta ushqejmë këtë ambicie duke ushqyer paqen, në përmbajtjen konkrete të një bashkëpunimi që do të bëjë paqen mes nesh, një paqe për të cilën ia vlen të jetohet.
Faleminderit Kryeministër Vuçiç për mikpritjen tuaj! Uroj që vitin e ardhshëm t’ju kem mik në Tiranë, ku me siguri do t’ju presim me të gjithë dëshirën e mirë për miqësi mes shqiptarëve dhe serbëve.
Faleminderit!
10/Nentor/2014
NGA NJËRA ANË VLAN &PDK – NGA ANA TJETËR AMERIKA & AMBASADA E SHBA NË KOSOVË
NGA NJËRA ANË VLAN &PDK – NGA ANA TJETËR AMERIKA & AMBASADA E SHBA NË KOSOVË – Zonja Clinton nuk do ta kishte toleruar këtë situatë 5 muaj
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
SHBA – Aleat jetik për shqiptarët
Një nga temat e mia të papreferuara është të shkruaj për Ambasadorët Amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri. Megjithatë nuk i jam shmangur as kësaj teme kur e ka lypur nevoja. Është një temë delikate, sepse SHBA janë aleati jetik i shqiptarëve. Dhe kritikat ndaj një diplomati të lartë të cilin e ka sjellë aty presidenti i SHBA, keqinterpretohen nga dashakeqët. Në fakt nuk është e lehtë sepse të duhet të kritikosh përfaqësuesin e shtetit më aleat, që i shpëtoi shqiptarët nga zhbërja, shfarosja, deportimi dhe u plotësoi më në fund dëshirën e tyre shekullore për pavarësi.
Kjo është Amerika për shqiptarët.
Siç dihet në 8 qershor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat i dhanë PDK-së në aleancë me Partinë e Drejtësisë dhe disa parti të vogla një fitore si të Pirros, që nuk mund të prodhonte një mandat të tretë për Thaçin nëse PDK nuk do të rikonfiguronte një koalicion të ri me ndonjë nga partitë e opozitës, që ishin LDK, VV, AAK dhe Nisma.
Dhe pikërisht këtu nis drama për PDK-në dhe kthesa historike për klasën politike të Kosovës, çlirimi i klasës politike nga kthetrat e liderëve partiakë që për interesa të pushtetit personal venë në lojë interesat e vendit dhe sovranit. Hashim Thaçi i luajti të gjitha gurët që të krijonte aleancë me ndonjë nga partitë që përmenda më sipër, por asnjëra nuk pranoi.
VLAN-in e prodhoi dialogu, konsensusi dhe kompromisi
LDK, VV, PDK dhe Nisma që për arsye të ndryshme në zgjedhjet e 8 qershorit kishin bërë secila një fushatë individuale, pas zgjedhjeve arritën të hynin në bisedime dhe të gjenin gjuhën e përbashkët të konsensusit e të kompromisit. LDK, paçka se ishte partia më e madhe, lëshoi pe dhe postin e kryeministrit, lëshime të tilla iu bënë edhe VV. Të katër forcave politike iu deshën një raund tryezash që më në fund të dilnin si një bllok politik me aleancën që mban emrin VLAN. Ky ishte një sukses i demokracisë në Kosovë.
Faktori ndërkombëtar, në vend që ta përshëndeste këtë përparim të nivelit të demokracisë në Kosovë, ka pesë muaj që rri heshtur.
Ndërsa qeveria Thaçi akuzohet nga institucione ndërkombëtare me emër si Transparency International si nga më të korruptuarat në Ballkan, heshtja e faktorit Ndërkombëtar, përfshi edhe SHBA, përkthehet nga Hashim Thaçi si mbështetje e Amerikanëve dhe BE që i jepet atij për një mandat të tretë!
Por kjo s’ka si të jetë e vërtetë. Që SHBA të mbështesin Hashim Thaçin. Edhe sikur të jetë e vërtetë. Sepse demokracia ka ligjet e veta, me të cilat askush nuk mund të bëjë as lëshime dhe as kompromis aty ku fitues është shumica.
Dhe shumica në Kosovë përfaqësohet nga VLAN me rreth 400 mijë votues, ndërsa PDK me me Partinë e Drejtësisë ka rreth 220 mijë vota.
Votimi i 8 qershorit ishte legjitim. Përfshi Haradinajn dhe Limajn, të cilët me vendime gjykate dolën të pastër nga drejtësia, pas procesesh të gjata në Hagë apo edhe në Kosovë.
E rrezikon stabilitetin e Kosovës PDK?
Nëse Perëndimi dhe SHBA janë të shqetësuar për stabilitetin e Kosovës, kjo s’do të thotë që, prej frikës të stabilitetit, të mbështesin atë forcë politike që e rrezikon stabilitetin, dmth PDK! Aq më tepër, kur në Kosovë integritetin territorial e garanton NATO përmes KFOR-it.
Në këta pesë muaj stanjacion, të cilat ishin në disfavor të popullit të Kosovës dhe të interesve të vendit, u dëshmua qartë se VLAN nuk ndërmori asnjë hap destabilizues, kur në fakt të protestosh apo të demonstrosh është një instrument legjitim demokratik.
VLAN ka respektuar kërkesat e SHBA për tryeza me presidenten, e cila ka marrë rolin e kukullës, sepse pushtetin që asaj ia garanton Kushtetuta, ajo ia kaloi Gjykatës Kushtetuese, e cila dhënien e një vendimi që mund të jepej për disa orë, e shtyu për disa muaj, duke dëshmuar se pushteti i tretë, ai juridik është i varur dhe i kapur nga Hashim Thaçi.
VLAN kanë shkuar në tryezat aspak produktive tek Jahjaga, për hir të SHBA, duke pritur që më në fund, SHBA të dilnin me një qëndrim zyrtar përmes DASH. Po të ishte në krye të DASH zonja Clinton, ajo do të dilte hapur dhe qartë dhe nuk do ta kishte toleruar këtë situatë dramatike për popullin, sepse politikanët e Kosovës majmen në luks, ndërsa papunësia në Kosovë është 70%.
Vizita e Murphyt ngjalli shpresë ndërsa zgjedhjet në SHBA kambanë alarmi
Gjithsesi u krijua shpresë sidomos pas vizitës të Senatorit Christopher Murphy, i cili në fjalën që mbajti në Uashington, lidhur me turin e kryer në Ballkan, i përcolli administratës amerikane mesazhin se paqja në rajon është ende e brishtë dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të rikthejnë vëmendjen dhe të riangazhohen aty.
Por kambana më e fortë e alarmit vjen nga zgjedhjet e 4 Nëntorit në SHBA, ku Partia Demokratike e Presidentit Obama humbi kontrollin edhe në Senat. Dhe një nga pikat e dobëta që kritikohet administrata e Obamës është pikërisht politika e jashtme. FORBES ka dy vjet që presidentin Obama e ka kaluar në vendin e dytë dhe vendin e parë si njeriu më i fuqishëm i botës e ka marrë Putini, i cili ka interesa në Ballkan.
Një bravo për durimin e hekurt të Vlan
Por VLAN këto 5 muaj ka treguar durim dhe vullnet të hekurt dhe nuk ka bërë asnjë lëvizje që bie ndesh me kërkesat Amerikane, qofshin këto në kurriz të vlerave të demokracisë. Ka vepruar mirë, paçka se kjo ka pasur çmim për vendin.
Ndërkohë, në debatin e Lëvizjes Fol – Fol Hapur zonja Ambasadore e SHBA kritikoi rreptë udhëheqësit politikë të Kosovës për t’i dhënë fund bllokadës pesëmuajshe politike në vend.
Në fakt, Kosovën nuk e kanë bllokuar liderët e VLAN, por Hashim Thaçi. VLAN i ka përdorur të gjitha instrumentat e demokracisë, bisedimet, dialogun, konsensusin dhe kompromisin. Ka gabuar sepse ka pritur 5 muaj zvarritje. Këtu ka gabuar.
Vlan të lidhet me lobin shqiptaro-amerikan në SHBA
Çfarë duhet të bënte VLAN këta pesë muaj zvarritje? Unë do të sugjeroja që të organizonin një delegacion me përfaqësues politikë dhe ekspertë të fushës e të bënin një vizitë zyrtare në SHBA, duke kontaktuar me lobin shqiptaro-amerikan dhe bashkë me to të merrnin kontakt me Departamentin e Shtetit ku të sqaronin gjithçka. Sepse demokracia në Kosovë duhet të ketë të njëjtat standarde që ka në SHBA. Kur humb zgjedhjet Presidenti Obama, e përse të shqetësohemi kaq fort se humbi zgjedhjet njëra nga qeveritë më të korruptuara të Ballkanit, si ajo e Hashim Thaçit! Përkundrazi. Të kënaqemi.
Në kërkesat e saj tek ‘Fol Hapur’, Ambasadorja Amerikane kishte të drejtë në faktin se, deri sa nuk është konstituar parlamenti, politikanët i kanë duart e lidhura.
Parlamenti mund të konsituohej shumë lehtë. Mjafton që SHBA t‘i bënin thirrje direkt Thaçit që të lejonte procedimin e Kushtetutës, apo këtë thirrje t’ia bënin Presidentes së Republikës së Kosovës, që, pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet nuk arriti dot të krijojë shumicën, ajo t’ia lëshonte vendin koalicionit paszgjedhor VLAN.
Të flasësh hapur, duhet të tregosh se kush është shkaktari i vërtetë i bllokadës.
Dhe shkaktari i vërtetë është Hashim Thaçi që kërkon me çdo kusht pushtet politik përmes një mandati të tretë ose kolltukun e Presidentit të Kosovës.
Diçka e pamundur, sepse në demokraci fuqinë për të operuar me çdo kusht e ka vetëm shumica. Ashtu si thotë Aristoteli (Aristotle), Vullneti i shumicës është suprem! The will of the majority is supreme.
Duke iu referuar aktualitetit, VLAN bëri lëshimin e rradhës
Unë mendoj se në demokraci lëshimet nuk tolerohen të bëhen në këtë pikë, kur shumica del nga roli që ka dhënë Kushtetuta e vendit. Veprimi i VLAN justifikohet rishtas si dëshmi loyalitetit ndaj Aleatit jetik që janë SHBA, por vetë SHBA i janë loyalë vetëm parimeve të demokracisë.
Gjithsesi ky lëshim i VLAN e largon nga skenari banalitetin që ka ofruar Flora Brovina e cila besnike i është shefit të saj Hashim Thaçi dhe i hap rrugën krijimit të institucioneve.
Por le të mos harrojmë se kryekuvendari duke qenë gur shahu në duart e Hashim Thaçit nuk të lë asnjë shteg për të parashikuar asgjë pozitive.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do t’i jepnin fund këtij tmerri pa fund, por kanë një tingull të pasens dhe nonsens sepse e përjashton nga e drejta dhe nuk i lejon shumicës, dmth VLAN, të marrë atributet që ia garanton ligji.
CESHTJET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR NË NJË LIBËR TË HAPUR TË PROF. TONIN GJURAJ
1. “Ide të sistemuara për universitetin privat dhe publik” i prof. dr. Tonin Gjuraj është një libër idesh për të cilin kanë nevojë të ditës të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare: drejtuesit e arsimit pan-shqiptar, stafet akademike e studentët (para)universitarë; politikbërësit e shtetit e të kombit; shoqëria civile; ata që kanë një diplomë meritore të shkollës së lartë apo duan të rrisin breza të genit të vet deri me tituj e grada shkencore.
Pse e themi këtë?
Në kushtet e sotme të një shoqërie të hapur e promovuese idesh’, ky libër i prof. dr. Tonin Gjuraj vjen në kohën e duhur, pasi në një mënyrë apo tjetër, gjithë shoqëria shqiptare tashma është përfshirë në një realitet socio-politik, herë hamendësues, herë refuzues, herë dyshues për një nga gjërat më strategjike të një vendi, siç është arsimi i lartë.
I menduar mirë, selektiv në komunikimin me lexuesin e tij e nivelin universitar, prof. dr. Tonin Gjuraj në faqet e këtij libri ka ide të qarta për të sotmen dhe të ardhmen e arsimit universitar në Shqipëri në një mënyrë të integruar. Ai konfirmon qartazi debatin për njërën nga sfidat më thelbësore dhe më strategjike për Shqipërinë pas viteve 90-të, që ka të bëjë me arsimin, veçmas universitetet dhe arsimin e lartë. Në këtë kontekst të gjerë dhe debat gjithënivelësh të vendit, mësuesia, rinia shkollore, trupat pedagogjike, trupat akademike dhe institucionet, qartësimi dhe sistemimi i ideve merr një rëndësi të madhe. Është njësoj si strategjia për të fituar një betejë.
Prof. dr. Tonin Gjuraj, personalitet i botës akademike panshqiptare, tek ky libër ka sjellë një “relacion” të qartë për çështjet dhe strategjitë e kaluara e afërt dhe e ardhmja, prirjet dhe nevojat, pengesat dhe zhvillimet universitare shqiptare. Autori ka një këndvështrim të gjerë, pasi ai njeh mirë aktualitetin dhe përvojën shqiptare, tregun e punës dhe trendin e zhvillimit, percepton drejt kahet dhe nevojat e zhvillimit, njeh mirë traditën, reformat dhe aktualitetin nëpër të cilin ka kaluar dhe gjenden universitetet më të mira të botës.
Sigurisht prof. dr. Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit Europian të Tiranës (UET), jep shembullin e mirë se si njerëzit me kontribute e ide të qarta, me nevojën e parashikimit dhe për të ardhmen, duhet t’i kontribuojnë një momenti të tillë, pasi sfida universitare në veçanti, kërkon të ketë një gjithpërfshirje përtej gardheve politike dhe ato të interesave të vogla.
Gati në gjithë interpretimet që prof. dr. Tonin Gjuraj i ka sistemuar në dhjetë çështje të rëndësishme të këtij libri ka një vëmendje të zgjuar të tij. Ai sensibilizon me argument se zhvillimi social-ekonomik i Shqipërisë dhe i çdo vendi qoftë, kërkon dhe një nivel po të tillë dhe në universitetet dhe shkollat larta. Realisht ky është thelbi i zhvillimit të një shoqërie dhe të një vendi. Përvoja perëndimore është një argument i pakundërshtueshëm për çështje të tilla. Shqipëria në “udhëtimin” e vështirë dhe dramatik të tranzicionit jo të zakonshëm të saj, më së pari është përballur dhe vazhdon të përballet me dis’harmoninë e niveleve universitare dhe nevojës për të krijuar dhe përballuar bashkëkohësinë, jo vetëm në mjedisin, tregjet, ekonominë dhe konkurencën e brendshme, por dhe në mjedise të hapura ndërkombëtare dhe konkurrencës globale. Gjithë kësaj tabloje aktive, i shtohen çështjet dhe nevojat kulturologjike, të cilat janë pjesë e rëndësishme e “aksionit” modernizues dhe bashkëkohorë.
Ky libër i prof. dr. Tonin Gjuraj, i shkruar mjeshtërisht me një gjuhë komunikuese të admirueshme, në thelbin e vet bën aktiv çdo lexues për t’i kuptuar qartë dhe për të reaguar për jo pak çështje, që kanë të bëjnë me arsimin e lartë. Mbi të gjitha zgjon interesim bashkëkohor të madh e të lartë disaplanësh, pasi në trajtesat e tij në cdo faqe e kapitull informon realisht e shumanshmërisht tue ba sintezë e prognozë, tue sjell shembuj e fakte; shtron drejtësisht ide të hapura, të sinqerta, me vlerë e visare; ndez debate për cështje aktuale dhe strategjike të arsimit të lartë si bashkëpunimin e ngushtë mes arsimit universitarë me trendin e zhvillimit të vendit, modeli anglo-sakson për arsimin e lartë shqiptar, liria akademike, etj.
2.E drejta për t’u arsimuar, ka qenë një nga kërkesat dhe sakrificat kapitale, që në krye të herës, kur u bë i njohur dokumenti më i rëndësishëm i shoqërisë njerëzore, ai për të Drejtat e Njeriut. Madje, pavarësisht mënyrës së paraqitjes dhe universalizimit të saj, ajo ka qenë bashkudhëtare e nevojës që njeriu ka pasur për lirinë, sepse në një lloj kuptimi ato plotësojnë njëra-tjetrën. Eseja ma e parë e librit të prof. dr. Tonin Gjuraj, ajo me titull: “Keqkuptime për arsimin e lartë në Shqipëri” (f. 15- 20), “replikon” një çështje fondamentale: mbi të drejtën për t’u arsimuar në universitet dhe në shkollat e tjera të larta të vendit. Modeli anglo-sakson, sipas autorit, si në Shqipërinë Londineze dhe përgjithësisht në vendet e tjera të zhvilluara të Europës dhe botës, i ka dhënë të drejtë këtij shqetësimi aktual ndërplanetar, i cili vazhdon të jetë fort prezent në Shqipërinë tonë, pavarësisht dukjes iluzive, propagandës politike, e cila në Shqipëri është me shumicë. Shkollimi, veçmas ai universitar, ka një marrëdhënie të madhe e dominuese me zhvillimin e shoqërisë, nëpër të gjitha stadet që ajo fiton kohëpaskohe.
Prof. dr. Tonin Gjuraj flet me shpirt shembëlltar e kompetencë realiste për një model anglo-sakson në ngritjen e nxënien e dijeve në sistemin universitar shqiptar publik e privat (kap. i dytë, f. 21-28), pasi ka përvojën e tij të vyer përgjatë kualifikimeve akademike si ato postdoktorale dhe kërkimi në St’Anthony’s College në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, kurse kualifikimi në Universitetin Seattle në Uashington – SHBA, në kohën e kryerjes së detyrës ambasador i Shqipërisë në Izrael (2007-’09), etj. Tonin Gjuraj është një anglo-sakson i shquar i kohës shqiptare, i botës akademike, i të ardhmes. Ai është një zë që duhet dëgjuar nga të tjerët për gjithato që flet në kit’ libër pasi ka dhe një përvojë tjetër të dytë, të madhe, të cmuar, në rritje, si rektor ndërvite i Universitetit Europian të Tiranës (UET), i këtij institucioni me plot lartime e rrezatime përditësore, me risi e përvojë rrënjase, të kultivuar, konsoliduar, i certifikuar dhe ndërkombëtarisht si një institucion arsimor privat model në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Prof. dr. Tonin Gjuraj përmes një gjuhe bindëse, të aftë për të depërtuar në çështjet thelbësore me të cilat lidhet arsimi dhe zhvillimi demokratik i vendit, nivelet dhe premisat e zhvillimit, polemizon, shpjegon, interpreton, sjell referencë për nevojën e arsimimit universitarë, qartësisht duke “modeluar” dhe të drejtën për t’u arsimuar. Në Shqipëri, si e fokuson e spektron ky libër studimor, pavarësisht hapësirës së krijuar, vërehet një lloj zgjatimi, që lidhet me psikologjinë dogamtiste dhe totalitare të sistemit totalitarë, e cila shfaqet në “tautologji” të ndryshme, “hë mo se të gjithë u bënë arsimtarë”, “të gjithë u bënë ekonomistë”, “të gjithë u bënë juristë”, “s’mbeti kush të punojë në prodhim” etj lloje të kësaj “ideologjie” të prapambetur nga njëra anë, por e hidhur dhe kamufluese nga ana tjetër. Politika brenda vetëvetes ka mjaft “refrene” të tilla, cka nuk ka ndonjë pengesë për ta kuptuar. Kjo frymë lidhet me psikologjinë diferencuese të shtresave të popullsisë, të zonave urbane me ato rurale dhe kjo është absolutisht e kuptueshme. Sigurisht, në këtë “merak” të ditës shihet dukshëm një paaftësi për të kuptuar raportet dhe kushtëzimin që arsimimi masiv (i çdo niveli qoftë) ka me ritmin e zhvillimit. Kjo përbën një detyrë jo të lehtë për njerëzit e ditur, profesorët, akademikët, mësuesit dhe të tjerët që t’i afrojnë shoqërisë dije dhe argumente, sepse astenjëherë shoqëria nuk tejngopet me njerëz që mbarojnë shkollat e larta apo universitetet.
Prof. dr. Tonin Gjuraj e përvijon këtë debat, duke i afruar lexuesit një analizë të imët dhe analitike, referenciale, lehtësisht të kuptueshme, pasi gjëja më e lehtë në një rast të tillë është fakti. Fakti kuptohet nga të gjithë nivelet e shoqërisë. Autori shenjon:-“Megjithatë, vendet e Ballkanit, edhe pas hapjes së universiteteve private, vazhdojnë të kenë një përqindje më të ulët të numrit të studentëve në krahasim me vendet perëndimore. Shqipëria ka një numër edhe më të vogël, madje edhe në raport me vendet e rajonit. Për shembull, në 100 amerikanë, të paktën 42 prej tyre kanë një diplomë të shkollës së lartë, për 100 europianë, përafërsisht 32- 36 kanë një diplomë të tillë; kurse në Shqipëri më pak se 10 veta, ose 9 %, nga 100 njerëz, kanë diplomë universitare…” (fq. 17)
Tabloja është e qartë dhe leximi i saj është i rëndësishëm për të kuptuar jo vetëm atë që kërkon të thotë autori, por si është në të vërtetë realiteti në Shqipëri. Në një kontekst të gjerë, brenda kësaj statistike, pa asnjë lloj komenti, arrihet të kuptohet sa politikë agresive kërkohet për t’iu afruar sadopak vendeve të zhvilluara anglo-saksone, por dhe sa e nevojshme është të kuptohet drejt dhe të zbutet hendeku i thellë i të drejtës për tu shkolluar. Shkollimi e emancipon shoqërinë, ndërsa trendi i zhvillimit është më i lirshëm për të përparuar në të gjithë drejtimet.
3.Ese e pestë: “Pse universiteti privat është efikas në projektet kërkimore?”(f. 45-52) në të vërtetë ka diçka që duhet kuptuar përtej kësaj pyetjeje. Shoqëria e lirë dhe mundësia për të shkuar pa shumë pengesa në vendet e zhvilluara, i ka dhënë të drejtë dhe njeriut të thjeshtë, i cili nuk arrin ta kapërcej abstragimin e librave ekonomik, kulturologjik dhe të llojeve të tjera, se shoqëria e zhvilluar, vendet e zhvilluara si ato anglo-saksone ma së pari janë me nivele të larta të shkollimit maksimalisht të qytetarëve të vet. Pra, nuk ka vende të zhvilluar pa arsimim universitar të zhvilluar dhe të lirë për të gjithë qytetarët e vet. Kjo nënkupton mundësinë për të gjithë.
Pa dyshuar aspak në harmoninë dhe raportin fondamental, që zhvillimi, prodhimi intensiv, teknologjia, bashkëpunimi, të punuarit në grup, konkurrenca si nevojë e progresit dhe arsimimi i mirë, liria në ambientet universitare dhe akademike, mbetet një provë e rëndësishme e vektorit të progresit në universitetet e vendit.
A janë të gatshëm për ta kuptuar mirë, për ta mbështetur arsimin e lartë në këtë marrëdhënie, – kjo është një çështje tjetër.
Diferencat dhe opinionet në një masë të konsiderueshme të shqiptarëve në dallimin “universitet publik” dhe “universitet privat” janë të dukshme. Në këto diferenca ka gjithmonë dhe një lloj kundërvënie, e cila reflekton një frymë pupuliste, se një universitet i mirë kërkon kohë të ngrihet për një arsye apo tjetër. Në librin “Ide të sistemuara…” të Prof. dr. Tonin Gjuraj ka një interpretim konciz dhe të mundshëm për ta kuptuar mirë një çështje të tillë. Autori sjell një vështrim klasifikues të universiteteve më të mira në botë, të cilët janë të tillë për shkakun se sa ato i shërbejnë shoqërisë, sa janë të lidhur me trendin e zhvillimit, sa i shërbejnë tregut të punës (i cili më së shumti është privat), sa strategjik janë për zhvillimet e të ardhmes, sa i shërbejnë shkencës dhe niveleve akademike dhe ajo më e rëndësishmja, sa profesionistë nxjerrin nga auditorët e tyre. “Për shembull, për vitin 2011 (sipas Renditjeve të njohura të Times dhe Shangai-t), nga 50 universitetet më të mira të botës, 45 prej tyre kanë formën e pronësisë publike në kuptimin anglo sakson ose pronë private dhe vetëm 5 prej tyre janë shtetërorë…” (f. 23).
Prof. dr. Tonin Gjuraj sjell një sërë faktorësh dhe arsyesh pse ndodh kjo në botën e zhvilluar. Një ndër arsyet kryesore lidhet me trendin e zhvillimit dhe progresin e shpejtë teknologjik dhe inteligjent nëpër të cilin po kalon shoqëria njerëzore. Konkurrenca në të gjithë hapësirën globale, veçmas në gjigandët teknologjik dhe në gjetjen e burimeve elitare të prodhimit, ka shtruar nevojën për të iu përgjigjur kësaj konkurrence, pra ashtu siç ndodh veçmas sistemi i arsimit të lartë anglez, në përgatitjen e specializuar. Kjo do të thotë që arsimi i lartë të ketë aftësinë të nxjerrë profesionistë bashkëkohorë.
Arsimi privat, më së shumti ndryshe atij shtetëror, ka mundësinë të jetë më afër tregjeve të hapura dhe konkurrencës në të gjithë limitet e saja për një arsye të thjeshtë, se ai është më stimulues, ka më pak burokracira, është konkurrent në vetvete, d.m.th studentët stimulohen me bursa dhe mundësi të tjera për aftësitë e tyre dhe praktika e të qenët të barabartë, ka të bëjë me aftësitë e secilit. Prof. dr. rektorant, Tonin Gjuraj, kumton: ”Një nga vlerat themelore të demokracisë është barazia në kuptimin që garantohen shanset e barabarta, të mos imponohet barazia kushteve dhe e të ardhurave, gjë që ka qenë qëllim i regjimeve komuniste dhe i shumë komuniteteve ekstreme egalitariane…” (f. 27)
Në këtë kuptim universitetet private e sigurojnë realisht lirinë dhe barazinë e studentëve sipas aftësive të tyre, madje ata i stimulojnë aftësitë me shërbime në mundësi për të vazhduar rrugën universitare në nivele të larta dhe në shpërblim financiarë me bursa sipas rezultateve. Këtë praktikë e kanë disa universitete private në Shqipëri. Ndër ta cekim për mirë dhe Universitetin Europian të Tiranës.
Një meritë tjetër e autorit, prof. dr. Tonin Gjuraj: ndonëse libri është botim i “UET Press” dhe ai veprimtaron e kontributon si rektor i UET, kurrkund nuk e merr për referencë as me fjalë apo shifra Universitetin Europian të Tiranës. Mirë ia ban, se përndryshe do ia ngushtonte disi frymëmarrjen, krahët, udhën studimit të tij të natyrës akademike. Po dicka dihet, ndjehet, lexohet mes rradhëve, kuptohet se përvoja e madhe e UET në studimet universitare e pasuniversitare për Bachelor, për Mastër Profesional e Shkencor, për Doktoraturë, si dhe përvoja e Tonin Gjurajt si rektor i UET, gjendet pa fjalë – si shembëllim nga e para tek e fundit faqe e librit të tij tejet të vecantë.
4.Arsimi i lartë dhe universitar merr një rëndësi të caktuar jo vetëm pse ai sjell elitat, profesionet, ndërton dhe zbaton projektet strategjike të zhvillimit, jo vetëm se ai ka një akumulacion të madh dijesh që i shpërndan ato nëpër të gjithë gjeneratat, por dhe për sigurimin e të ardhmes, d.m.th. është gjeneratori që prodhon dije. Kjo duket thuktë në të dhjetë kapitujt boshtor të librit të prof. dr. Tonin Gjuraj. Kjo e përshkon krejt kit’ libër me mjaft peshë për tematikën, trajtesat, shembëllimet, idetë, vizionet e tij.
Historia e zhvillimit dhe progresit të dijeve në shoqërinë njerëzore, lidhet ngushtësisht me historitë universitare dhe progresin e tyre përmes trupave dhe individëve të vet. Pra, kërkimi shkencor merr një rëndësi të madhe, jo vetëm në memorien e një institucioni dijesh por dhe në kërkesën e zhvillimit dhe të konkurrencës. Natyrisht kjo lidhet me çështjet e barazisë dhe të drejtën për t’i bërë të dobishme dhe në shërbim aftësitë e çdo individi.
Një tregues fondamental, jo vetëm në botën anglo-saksone, por në të gjithë botën planetare është fakti se kërkimi shkencor vlerësohet parësisht. Prof. dr. Tonin Gjuraj në kit’ libër jo voluminoz po me mjaft peshë teme e trajtese analizë e vizion për aktualitetin e ardhmërinë shqiptare, argumenton se njëra prej arsyeve është ruajtja e nivelit universitar në cilësinë e punës shkencore, duke mbajtur një raport të hapur dhe aktiv me prurjet e reja dhe të qënit aktiv në zhvillimet shkencore. Ditë pas dite dhe herë pas here, shoqëria njerëzore njoftohet se në x universitet të botës, kryesisht ato amerikan, anglez apo gjerman, është zbuluar x sëmundje apo është shpikur x teknologji. Ky është një fakt i rëndësishëm për të kuptuar se universitetet janë gjeneratorë dijesh dhe qendra të zbulimit shkencor. Çështje të tilla praktikohen për të gjithë fushat e veprimtarisë njerëzore që nga prodhimi bujqësorë, industria, arsimi, kultura, fushat e veprimtarisë, psikologjia etj.
Universitetet prestigjioze në botë, sidomos ato anglo-saksone, thekson autori rektorant, Tonin Gjuraj, kanë një praktikë të suksesshme lidhur me kërkimin shkencor dhe hierarkinë akademike, e cila është shumë e rëndësishme në jetën dhe veprimtarinë e një universiteti apo arsimi të lartë. Aplikimi i konkurrencës, i projekteve ambicioze dhe të mirëmenduara, është real në ambiente universitare të hapura me diversitet mendimesh dhe argumentesh. Lidhur me një çështje të tillë universitetet private marrin një rëndësi të madhe, pasi ato aplikojnë bursa dhe donacione. Në një universitet privat, për shkakun e organizimit specifik të tij, sinjalet që vijnë nga terreni shkojnë më shpejt në rregullatorin e strategjive të zhvillimit dhe me tregun, pra ai nuk ka qëllim parësor të orientojë tregun, por ai i vjen në ndihmë atij.
Prof. dr. Tonin Gjuraj kumton: “Pjesëmarrja në projekte studimore nuk është thjeshtë angazhim apo përfshirje e stafit në një detyrë të caktuar, por një lidhje e afërt me shoqërinë, me jetën reale, me tregun e punës, ku përtej rutinës së përditshme të mësimdhënies, me anë të shembujve dhe rasteve studimore, përmirësohet më tej programi i lëndës dhe përditësohet me shembuj konkretë, duke kontribuar kështu në rritjen e të ardhurave të universiteteve dhe në përmirësimin e cilësisë së procesit mësimorë. Nëpërmjet projekteve studimore konstatohet se çfarë teorie apo aspekti teorik ka vështirësi në aplikim, apo nuk mund të aplikohet aspak në jetën e përditshme, ose çfarë është më shumë praktike, që është e dobishme për të pasuruar programe specifike, me profilet dhe nënprofilet përkatëse.” (f. 52) Pasazhi duket se e cek me rranjë e degë, me realizëm e me inteligjencë, raportin që universiteti, kërkimi shkencor në këto universitete ka me shoqërinë, prodhimin, përditësimin dhe larminë që ai afron për kërkimin shkencor. Në këtë mekanizëm dhe marrëdhënie që krijohet në mjediset e hapura universitare dhe të stimuluara për një punë të tillë, rëndësi të madhe merr aftësia për të kuptuar zhvillimin dhe liria për t’i aplikuar këto kërkime. Zakonisht universitetet private, pavarësisht traditës në krijim janë më “elegant” dhe më praktik në afrimin e profesionistit tek tregu dhe prodhimi. Në një mënyrë apo tjetër kjo ka të bëjë me një trend në kërkimet shkencore, si liri dhe gjenerator dijesh.
Libri i hapur dhe tejet i dobishëm për debatin mbi universitetet dhe arsimin e lartë “Ide të sistemuara për universitetin privat dhe publik”, i prof. dr. Tonin Gjuraj, personalitet i botës akademike, rektor i UET, ish-ambasador në Izrael, me kualifikime në Amerikë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali, Norvegji, Holandë, Hungari, Poloni, etj. me plot eksperienca pune dhe në agjensitë (ndër)kombëtare, sigurisht ka sjell e përcjell në dhjetë esse-të të ndara në dhjetë kapituj dhe shumë ide të tjera të shtruara me një guxim intelektual brilant, të hapur dhe komunikues, i cili kësisoj i bën pjesë të gjitha nivelet e shoqërisë, pasi ai është i qartë, i lexueshëm, i kuptueshëm, idetë i selekton me një thjeshtësi të jashtëzakonshme, vizionet i ndrit’ me një llogjikë të admirueshme.(Ramiz Lushaj)
4 nëntori 2014, një natë e bukur për politikanët shqiptaro-amerikanë!
Edhe nje shqiptare është zgjidhur për me vota këshilltare e lokalitetit Pleasant Valley, në New York – (Lisa Milicaj është zgjedhur në postin e saj në vitin 2011 dhe ka një mandat 4-vjeçar. Pra, zgjedhjet e reja do të mbahen në fund të vitit 2015.) Ky është suksesi i dytë një femre shqiptare në Amerikë ! Mark Gjonaj, u ri-zgjodh me 84 përqind të votave kundrejt 14 përqind të rivalit të tij republikan./
Nga Beqir SINA – New York/
NEW YORK : Zgjedhjet afatmesme, dje ishin një natë e bukur për shqiptaro-amerikanët, të cilët nga pesë kandidatë, nxorrën dy fitues. Madje, duke përfshirë edhe atë të 2011 kur një femër shqiptare, fitoi me vota elektorale në zgjedhjen e saj si këshilltare e lokalitetit Pleasant Valley – në Nju Jork
Padyshim të martën e 4 Nëntorit që fitorja më e rëndësishme ishte ajo në Bronx, në Qarkun 80-të, ku asambleisti i parë shqiptarë, Mark Gjonaj, jo vetëm që u ri-zgjodh duke marrë një mandat të dytë, por ai u bë i padiskutueshem me 84 përqind të votave, kundrejt 14 përqind të rivalit të tij republikan.
Kështu që shqiptaro amerikani Mark Gjonaj ri-shkroi historinë , kurse Lisa Milicaj është ajo po na bënë krenar me postin e saj si këshilltare e një lokaliteti, të një poliitikane shqiptaro amerikane.
Shqiptarët e Amerikës, mbrëmë provuan përsëri edhe humbjen. Mbasi ka humbur garën përësëri në Connecticut edhe avokati Peter Lumaj i cili kësaj radhe kandidojë për Sekretari i i Shtetit të Konektikët kundrejt demokrates Denise Merrill një veterane politike, e cila shpalli fitoren të mërkurën pasdite pas një fushatë”agresive” të Lumajt, i cili premtoi për të luftuar mashtrimin zgjedhor me kërkesat e ashpra të identifikimit të zgjedhësve.
Gjithashtu, ka humbur në provën e tij të parë zgjedhore, edhe shqiptaro-amerikani Karl D Shehu, shkruante sot gazeta shqiptaro amerikane Illyria, duke shtuar se ai synonte ta bënte me anëtar shqiptar Senatin e Shtetit në Connecticut. Mirëpo, ai kandidonte përballë një prej politikaneve më të fuqishme të shtetit. Ndonëse Demokrate ajo kishte lidhje të forta edhe në Partinë Republikane, përshkak të manovrave politike në Senat ku ndodhet që prej vitit 2001.
Shehu, sipas analizës së këtyre zgjedhjeve prej kryeredaktorit të saj Ruben Avxhiu, thuhet se ai kishte premtuar se shqiptarët që janë të shumtë në zonën e tij do të merrnin disa poste lokale. Mbasi, Shqiptarët, mungojnë nëpër borde e komisione të pushtetit lokal, megjithë fuqizimit në shumë shtete të Amerikës.
Kurse, në faqen e tij të facebook, vetë shqiptaro-amerikani Karl D Shehu do të shkruante sot se :”Unë jam aq krenar për të gjithë ata që kanë punuar shumë për tëpërhapur mesazhin tim në të gjithë Qarkun e 15-të. Fushata ime nuk do të kishte qenë e mundur pa punën e madhe dhe përkushtimin e: Heath W. Fahle, Mat Calabro,John Kleinhans, Arben Dulo, Matt Sherman, dhe John E. Houston.
Unë jam mirënjohës për të prindërit e mi, Lisa Shehu, Eric Shehu, Sam Shehu, Hasan Çela, Bashkim Kllobocishta, Prend Qetta, Arif Fezaj, Beth Drysdale, DomBasile, dhe të gjithë vullnetarët e Ditës së Zgjedhjeve mia. Së fundi, unë me të vërtetë e vlerësojë mbështetjen e senatorit Joe Markley, Sen Rob Kane, Kryetari i Bashkisë Mike Jarjura, dhe senatori John McKinney. të gjithëve Falemnderit!
Në tërësi, megjithë zbrapsjet e pashmangshme të politikës, 4 nëntori 2014, ishte një natë e bukur për shqiptaro-amerikanët.
Shqiptaria e cila është e zgjidhur me vota si këshilltare e lokalitetit Pleasant Valley, në New York – Ky është suksesi i i zgjedhjeve të një femre shqiptare në Amerikë, në politikë !
Ajo është Lisa Milicaj, e cila është duke mbajtur mandatin, e Këshilltares në Këshillin e Bashkisë së Town of Pleasant Valley në Dutchess County, New York. Gjithashtu, ajo është dhe Presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, – President of First Insurance Agency Inc.
Shqipëtarja e cila është e zgjedhur po me votata e qytetarëve amerikan, është edhe Liza Milicaj, nga Kosova, një zyrtare e lart e njërës prej Lokaliteteve më të vjetra të New Yorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, New York. Lisa Milicaj është zgjedhur në postin e saj në vitin 2011 dhe ka një mandat 4-vjeçar. Pra, zgjedhjet e reja do të mbahen në fund të vitit 2015. Ajo pos një detyre këshilltare në Këshillin e Bashkisë së këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, Inc, kompani e cila është njohur dhe thirret “Cambridge Who’s Who is – Kambridge Kush është kushi” . Një, kompani e lartë, kjo, për të treguar përkushtimin, e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet e shërbimeve të sigurimit në Shtetet e Bashkuara.
Lisa Milicaj me një shqipe mjaft të kuptueshme , ka shumë dëshirë që vetem të flasë shqip , mbasi, ajo kudo në punë dhe në jetën e saj të përditëshme, e prezanton veten kudo si një shqiptare e Amerikës. Megjithëse, prindërit e saj kan emigrura nga Kosova 45 vjetë më parë dhe ajo ka lindur ketu.
Ajo tregonë për punën e saj në mandatin e parë, gjatë një bisede, dhe flet për prindërit e saj Jak-u( i ndarë nga jeta para disa mujave) dhe Lena Milicaj, të cilët emigruan në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht nga Kosova në vitin 1968.
Duke folur për historinë e familjes së saj ajo rrefehet :”Ata dolën nga Kosova, udhëtuan për në Itali dhe përfundimisht erdhen në SHBA, si qindra mijërat e emigrantëve shqiptarë gjatë këtyre pesë dekadave të fundit. Babai i im tha Lisa, shumë shpejt mori klasa, për të mësuar gjuhën angleze dhe brenda pak vitesh e shfaqi veten në botën e investimeve, biznesin e shit blerjes së pasurive të patundshme – Real Estate.
Ndërkohë, që .Nëna shprehet ajo ashtu si zakonisht gratë shqiptare, u dallua si një Nënë shqiptare, një nënë e shkelqyer, dhe fortë dashur per të rritur, edukuar dhe shkolluar ne fëmijëve, pa na harruar dhe mësimin e gjuhës së ëmbël dhe të bukur shqipe”.
Vetë Lisa, ka lindur më 18 prill, 1970 në Bronx, New York, dhe u rrit në një zonë ku tani ka shumë familje shqiptarësh, në pjesën veriore të New Yorkut, Westchester County, thirret -. Ajo jeton së bashku me 3 fëmijë të mrekullueshëm, të zgjuar , dhe të edukuar, që shkojnë shumë mirë me mësime. Vetë ajo është Presidente dhe Themeluese e Agjencisë së Parë të Sigurimeve,(www.myfirstinsuranceagency.com), cila është e vendosur në zonat rurale të New Yorkut – në lokalitetin Pleasant Valley.
Në zgjedhjet lokale, të vitit 2011 ajo ka marrë mandatin e saj të cilin ajo e mban deri në vitin 2015, pra me një mandat katër vjeçar. Në ato votime ajo mori me shume se 2100 nga 10,000 votues në qytet, në postin e Councilwoman – Grua Këshilltare e Këshillit të Bashkisës të qytetit të Luginës këndshme, që thirret Pleasant Valley.
Ajo u betua në këtë detyrë, për herë të parë në Kshillin e Bashkisë së qytetit, në në 1 janar 2011. Një detyrë, kjo, me shumë përgjegjësi në këtë lokalitet të vogël – por, të pasur dhe të bukur shumë, për të bërë më shumë që qyteti i tyre të eci përpara, për të ndihmuar qytetin dhe banorët e saj.
“Në këto kohë të vështira ekonomike, është shprehur Lisa,– kjo, duket të jetë shumë e rëndësishme për buxhetin tonë, dhe banorët e qytetit të cilët kanë nevojë të shpenzojnë më pak kohë për të gjetur një punë, e cila u duhet tani sa më afër me shtëpinë e tyre, dhe jo të punojnë më në New York, dhe larg qytetit tonë” thotë Lisa..
Znj. Milicaj ka më shumë se 14 vjet përvojë profesionale në industrinë e sigurimeve. Presidente e kopmanisë së sigurimeve Cambridge Who’s Who is – Kambridge Kush është kushi”
Lisa Milicaj, është Presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, Inc – President of First Insurance Agency, Inc. kompani kjo prestigjoze e cila është njohur edhe nga Universiteti i Cambridge . Kompani, kjo, e cila është ngritur për të treguar përkushtimin, e saj, në drejtim të udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet e shërbimeve të sigurimit për qytetarët anembanë SHBA.
Znj Milicaj ka më shumë se 10 vjet përvojë profesionale në industrinë e sigurimeve. Si presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, siç quhet kjo kompani, ajo është përgjegjëse për mbikëqyrjen e llogarive të mëdha komerciale të pronës, sigurimin kompleks të jetës, siguron politika të mëdha mjedisore nga zhvlerësimi, merret me trajtimin e kërkesave të negociatave, dhe punon për të siguruar kënaqësinë e konsumatorëve. Ajo ia atribuon suksesin e saj të fortë, etikës së punës së saj – të punës feedback, twitter, të mbushjes së dokumentave në online për të gjithë klientët e saj.
Aktualisht znj. Milicaj, ka një Diplomë Master për këtë fushë, gjithashtu ajo përfundoi kursin në terapi profesionale. Ajo është një anëtar i Shoqatës Kombëtare për Agjentet Profesionalë, një anëtare e bordit të Dhomës së Tregtisë në Qarkun Pleasant Valley, dhe një mbështetëse e fortë e shkollës S. Fred Keller, e para shkoll amerikane e sistemeve të implementuara plotësisht parashkollorë në botë, të quajtur CABAS .
Agjencia e parë e Sigurimit, Inc është në shërbim te plotë, agjencia e çfardo lloj sigurimi, duke ofruar politika komerciale dhe personale të sigurimit. Sigurimi komercial përfshin përgjegjësinë e përgjithshme, të pronës, përgjegjësi mjedisore nga zhvlerësimi, të drejtuesve dhe nënpunësve, punëtorëve deri në kompensim. sigurimin e shëndetit dhe jetës, si në grup dhe sigurimet familjare apo personale
- « Previous Page
- 1
- …
- 681
- 682
- 683
- 684
- 685
- …
- 902
- Next Page »