• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

The Philosophical Hour: Ju flet Arshi Pipa

September 12, 2021 by s p

 © Melsen Kafilaj

C:\Users\Admin\Desktop\Pipa-Blue.jpg

Në librin e tij “Tradhëtia e Intelektualëve” (1927) mendimtari francez Julien Benda duke folur “për kataklizmën e nocioneve morale të atyre që edukojnë botën” ngre gishtin e akuzës në drejtim të Intelektualëve, duke argumentuar se këta tradhtarë moral jo vetëm që e kanë braktisur kauzën e tyre por gjithashtu janë kompromentuar duke u përfshirë në lojën e ethshme të pasioneve politike dhe interesave materiale. Ky konstatim është mjaft aktual për pjesën dërrmuese të intelektualëve shqiptar të ditëve tona por ai nuk zë vënd në rastin e filosofit, kritikut  dhe intelektualit par excellence Arshi Pipa.

Arshi Pipa është modeli i intelektualit antikonformist shqiptar e me kartë të papërlyer morale i cili për asnjë çast nuk hoqi dorë prej vokacionit të vet, nuk e politizoi intelektin, nuk mori ndonjë anësi politike, nuk bëri kurrë kompromis me parimet dhe idetë e veta dhe mbi të gjitha e ruajti të shenjtë guximin për të qënë kritik dhe për ta thënë gjithmonë hapur të vërtetën. (Veritas) Nëse do të flisnim me gjuhën e Paul Tillich “Ai pati kurajon për të qënë Vetvetja, duke e ndarë mëndjen se përmes cilës rruge duhet të ecte.” 

Për Pipën, mendimi është atributi më themelor i qënies njerëzore (E mira ime absolute– do ta quante ai) i cili jo vetëm që e diferencon njeriun prej specieve të tjera por gjithashtu e ngre atë në një nivel më të lartë, duke i dhënë dinjitet dhe shtysë për progres.“Ndryshe nga të gjitha speciet e tjera që kanë tendencën për tu ruajtur, vetëm njeriu përpiqet që ta tejkaloj vetveten- shprehet Ai.Kjo i detyrohet pikërisht faktit se vetëm njeriu është i pajisur me mendimin”.Të mendoje brenda ferrit të burgjeve komuniste, vazhdon filosofi ynë i cili e pësoi vet një fat të tillë të hidhur në këto skëterra çnjerëzore ishte një akt lirie dhe gjithashtu një akt mbijetese. Kjo na kujton paksa neuropsikiatrin vjenez Viktor Frankl i cili teksa rrëfente vuajtjet e tij të tmerrshme në kampet naziste të përqëndrimit do të pohonte: “Ishte kultura e fituar e mëparëshme dhe të menduarit ato që pikërisht më mbajtën gjallë.”

Arshi Pipa kishte një marrdhënie autentike me lirinë.Në ditët tona po ndodh gjithmonë e më rrallë që të dëgjosh prej të ashtuquajturve “intelektualë” një frazë kaq domethënëse si ajo e tij:“Liria është fati ynë.Ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj fatit tonë.”Aq më pak ti shohësh që e mishërojnë atë në jetën publike apo dhe atë private.Ndërsa Pipa ynë e mishëroi këtë vlerë të paçmueshme edhe në burg.Po ashtu si filosofi stoik, Epikteti ai pohonte me zë të lartë:“Kanë prangosur trupin tim por nuk kanë mundur të prangosin shpirtin tim.Dhe- gjë vërtetë e mrekullueshme- kur trupin tim e kanë bërë pothuajse një kufomë, atëherë mendimi ka fituar lirinë.” Të shkruarit përbën një akt lirie.Nuk duhet të na habisë fakti që traktati i parë i mirëfilltë filosofik shqiptar “Skicë e një konceptimi mbi jetën” (1955) është ngjizur pikërisht në zemër të Errësirës dhe ka dalë prej dyerve të privimit.

Kulturologu i madh George Steiner në librin e tij “Pas Babelit” (1975) i mëshon faktit se intelektuali duhet të jetë një hulumtues i paepur dhe një pohues konsekuent i së vërtetës.Pipa jo vetëm që e afirmon këtë fakt me jetën dhe veprën e vet por gjithashtu ai ofron një këshillë të vyer për gjithë atë “aradhë intelektualësh” pa shtyllë kurrizore, pa kurajë intelektuale dhe të nënshtruar prej klientelizmit politik të cilët heshtin kur pushteti shtyp dhe bën padrejtësi, mbyllin sytë kur korruptohet arsimi, drejtësia, shëndetësia etj dhe i bëjnë temena autokratit të radhës…“Guxim pra! Duhet shumë guxim për ta arritur të vërtetën.Duhet guxim për ta kërkuar të vërtetën, ashtu siç duhet guxim për ta thënë apo për ta mbrojtur të vërtetën.Dhe a nuk është maksimumi i guximit që të pranosh gabimin tënd?Një element guximi është i domosdoshëm për ta ndërtuar të vërtetën.Guximi kërkon besim tek vetvetja.Besimi është kusht i guximit ashtu sikurse guximi është kusht i fitores.”

Si një mendimtar liberal dhe një intelektual me kulturë të gjerë evropiane Arshi Pipa është kategorikisht kundër dogmave dhe monopolizimit të së vërtetës prej Njëshit, Partisë, individëve apo grupeve të caktuara të cilët rëndom në ditët tona e pretendojnë atë, duke e shpallur prej amvonave të larta dhe duke kërkuar që ta imponojnë në popull si të vërtetë finale.Ja sesi do të shprehej Pipa ynë me tonin e një ithtari Volterian: “E vërteta nuk mund të jetë ekskluzive, në kuptimin se ajo duhet të jetë vetëm e imja ose e jotja dhe e askujt tjetër.Kush mendon se vetëm ai është zotëruesi i së vërtetës ndërsa gjithë të tjerët që nuk mendojnë si ai gabohen, ai jep një provë intolerance.Mirëpo e vërteta është tolerante.Ajo asnjëherë nuk do ti kapërcej kufijtë e tolerancës për të kaluar në dogmatizëm.Dhe dogmatizmi është binjak me fanatizmin.Mendja që nuk arrin t’u njohë të tjerëve të drejtën e së vërtetës është e dënuar që të mos e prek kurrë të vërtetën e saj.”

Por filosofi ynë brilant Pipa ka edhe një “merak” tjetër për punonjësit tanë të administratës publike, të cilët instrumentalizohen, binden verbërisht dhe bëjnë “çka do Shefi”, pavarsisht se aktet e tyre mund të jenë në kundërshtim me interesin publik dhe të mirën e përbashkët.Për këtë qëllim ai kujdeset që ti udhëzojë ata përmes etikës deontologjike (të detyrës): “Nuk duhet të mendohet se njeriu duhet t’i bindet me servilizëm, me pëlqim të verbër këtij individi apo atij institucioni; ai do të zbriste kështu në pasivitetin kafshëror.Jo, njeriut i është dhënë arsyeja për të mos e pranuar në mënyrë pasive rregullin e gjërave, i është dhënë arsyeja që të mendojë, të kritikojë dhe po të jetë e nevojshme të korrigjojë, deri edhe të mohojë, në rastin më të skajshëm.”

Ndryshe nga “kolegët” e tjerë intelektualë të cilët e kanë braktisur kauzën dhe e kanë humbur besimin tek fuqia e Edukimit, Arshi Pipa e mban ende lart pishtarin e tij iluminist dhe kërkon që ta çoj shoqërinë drejt përparimit moral dhe progresit human.Ai beson se njeriu në thelb është i mirë dhe se “madje edhe tek njeriu më i degjeneruar ekziston një shkëndijë virtyti”. Ja sesi do të shprehej ai tek “Skica” (1955) :“Çdo njeri është i aftë që të jetë i virtytshëm, dikush për hir të një prirjeje të natyrshme, dikush tjetër për hir të edukimit.Të parin duhet të udhëheqësh, të dytin duhet ta riformosh ose ta ndryshosh.Unë i besoj edukimit, madje e theksoj, duke e bërë edukimin, në kuptimin e gjerë të fjalës, jo vetëm momentin metodologjik të moralit , po vet moralin në veprim, në të dy polet e tij, individual dhe masiv, si pedagogji dhe politikë.Dhe nuk më shkurajon fakti se ligësia është aq e madhe në botë, saqë edukimi nuk merr shumë pah.Ne edukojmë kafshët, i bëjmë shtëpiake, i zbusim dhe i bëjmë më inteligjente; a nuk do të mund të edukonim veten tonë?Vetëm kush e vlerëson vetveten më poshtë se një kafshë, mund të mos ketë besim tek edukimi.Dhe pikërisht për arsyen se unë e kam këtë besim, mund ta respektoj dhe ta dua njeriun kështu siç është ai sot; sepse në fakt,unë dua dhe respektoj tek ai jo atë që është sot, por për atë që do të jetë nesër:më të mirën e tij,kuintesencën e tij njerëzore;unë dua dhe respektoj tek ai njerëzoren, dmth idealin tek i cili njeriu mund të arrijë dhe do të arrijë.”

Pipa, filosofi që nuk e njohim ende ofron edhe një gjerdan mendimesh të tjera të çmuara mbi kohën, hapësirën, shkencën, religjionin, poezinë, etj madje edhe një ide të tillë “futuriste” e vizionare, shpalosur 2 vjet përpara nënshkrimit të Traktatit të Romës (gur-themeli i BE) në Burgun e Burrelit: “Kombi, ky prodhim tipik i kulturës moderne vazhdon të jetë i gjallë, por jeta e tij është e pasigurtë.Fuqitë botërore të sotme e kanë tejkaluar qyshkur.Drejtimi i lëvizjes evolutive është drejt supershtetit, shtetit botëror.”Një ide që nëse i zëmë besë futurologut francez Jacques Attali ka gjasa që të nis aty nga viti 2030.

Por në fund, siç i pëlqente të shprehej dhe mendimtari ynë liberal: “E vërteta është personale” dhe gjithësecili është i lirë ta pranojë apo refuzojë këtë mendim.Tek e fundit, njeriu është masa e universit.Ju keni masën tuaj dhe unë masën time.

                                                                                                                              © Melsen Kafilaj

Filed Under: Featured Tagged With: Arshi Pipa, Melsen Kafilaj

KOSOVA KUJTON…

September 11, 2021 by s p

-Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca, kryeministri Kurti dhe zv.ambasadori amerikan bëjnë homazhe në 20- vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA/

-Komunikatë e përbashkët e Presidentes, Kryetarit të Kuvendit dhe  Kryeministrit të Republikës së Kosovës/

PRISHTINË, 11 Shtator 2021 – Gazeta DIELLI / Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti dhe zv.ambasadori amerikan Nicholas J.Giacobbe, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, me rastin e 20- vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA.

Para pllakës përkujtimore të 11 Shtatorit, Presidentja Osmani ka theksuar se sulmet e vitit 2001, zgjuan ndërgjegjen e gjithë botës. Sipas saj, në këtë përvjetor, Kosova rikonfirmon mbështetjen e saj ndaj SHBA-ve dhe nderon kujtimin për mijëra viktima të sulmeve terroriste, në mesin e të cilëve pati edhe shqiptarë.

“SHBA-të janë aleat i yni strategjik dhe i përhershëm.  Sot jemi me ta, sikurse në çdo situatë tjetër. I kujtojmë viktimat e 11 shtatorit dhe e konfirmojmë edhe njëherë se si populli me proamerikan në botë do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit krahas SHBA-ve, por edhe duke e ndarë dhimbjen në ditë si kjo. 11 shtatori i vitit 2001, ishte thirrja e ndërgjegjes njerëzore, mobilizim kundër një te keqe të përgjithshme dhe rikujtim se solidariteti ndërnjerëzor në raste si ky sulm është garancë për një botë më të mirë dhe kontribut në luftën jo vetëm kundër terrorizmit, por edhe për lirinë, paqen dhe demokracinë në botë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se sulmet terroriste të 20 viteve më parë në Kullat Binjake në Nju Jork ishin sulme kundër gjithë botës së lirë dhe vlerave demokratike. Për rrjedhojë, ka shtuar Konjufca, këto sulme ngjallën reagimin unik ndërkombëtar kundrejt kësaj të keqeje globale gjithnjë në rritje.

“Sulmet e 11 shtatorit 2001 tronditën qytetarët e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar, sepse midis dy kombeve tona është sendërtuar një lidhje e fuqishme miqësie e emocionale. Kosova vazhdon të mbetet partner besnik i SHBA-ve në të gjitha angazhimet ndërkombëtare të tyre“, ka theksuar kryekuvendari Konjufca.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti, tha se në këtë ditë, nderohet i gjithë kombi amerikan.

“Sot po përkujtojmë 20-vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve. Nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan” u shpreh kryeministri Kurti, ndërsa shtoi se Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe pazëvendësueshëm i Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: 11 shtator, Albin Kurti, kosova, USA, Vjosa Osmani

20 vjet kaluan dhe gjithmonë do ju kutojmë

September 11, 2021 by s p

Our Lady of Shkodra

2 Kulla u shuan dhe 2 tjera u ndërtuan, por terrori që shkaktojë me 11 Shtator 2001 në Nju Jork, Pennsylvania dhe Pentagoni në Washington, do të jenë gjithmonë një nga ditë më të zeza në Historinë e Amerikës. Jetët e humbur, Frika dhe Tronditja, kanë lënë plagë për shumë familjare si edhe për ne që e përjetuam me trishtim të madh. Por shpresa në Zotin dhe forca për të vazhduar jetën, na banë ma të ndërgjegjshëm për ta kuptu se djalli punon gjithmonë për të shkatrru edhe atëherë kur nuk e mendon njeriu. Prandaj, nuk duhet të harrojmë e as të heshtim duke u lutur, për të djeshmen dhe të sotmen, për ata që ikën nga kjo jetë dhe për ata të gjallë që kanë më shumë nevojë për lutje. Lutja është arma më e fortë për njeriun. Nanë Tereza thoshte “ Çdo gja fillon me lutjen” dhe “Kam besuar se lutja ndyshon çdo gja, por tani e di se Lutja na ndryshon ne, dhe ne mund ti ndryshojmë gjanat”. Lutemi për viktimat e 11 Shtatorit.

Filed Under: Featured Tagged With: 11 shtator 2001, Zoja e Shkodres

PERJETIMET E MIA PER TRAGJEDINE E 11 SHTATORIT 2011

September 11, 2021 by s p

(Me rastin e 20-vjetorit)

Nga Skifter Këlliçi, Boston

Shkrimtari Skifter Këllici, i vendosur në Boston që në vitin 1999, ka qenë dëshmitar i një pjese e ngjarjeve që sollën tragjedinë 11 shtatorit tëvitit 2001 në Nju Jork,  ku, si pasojë e akteve terroriste të fondmentalistëve islamikë në kullat binjske të Nju Jorkut, humbën jetën rreth 3000 njerëz, nga të cilët edhe tre shqiptarë.Ai i i ka përshkruar  ato në romanin “Shtatori i gjëmës së madhe”,(2011), ribotuar me ripunime këto dite nën ti tullin e ri “Shtatori i zi” dhe në shkrime të tjera. Po botojmë dosierin e mëposhtëm, në të cilin  lexuesi do të njihet  me  kronikën  e disa prej aspekteve kryesore të kësaj tragjedie,  më e madhja në këtë fillim shekulli në botë.

Atë të martë të zezë të 11 shtatorit 2001…

Ishte një mëngjes i kthjelltë dhe i ngrohtë, ashtu sic janë shpesh të tilla mëngjeset e para të shtatorit në rrethinat bregdetare të Bostonit. Dha ja,sapo u futa në apartamentin ku banoja, mbeta i tmerruar, kur nga ekrani i televizorit pashë se nga njëra prej kullave binjake të Nju Jorkut po dilnin flakë, ndërsa shtëllunga tymi të zi ngriheshin në qiellin e kaltërt. Zëri i dridhur i  telekomentatorit të CNN-së kumtonte se një avion kishte goditur këtë kullë. Si, mos ndoshta gabimisht? Dhe kur unë hamendësoja kështu, një tjetër avion goditi kullën e dytë binjake. Ora shënonte të cast 9.03. 

Kush i bënte këto sulme, në emër të kujt i bënte?.. 

 Më pas, po nga lajmet që pasonin njera- tjetrën në televizor, mësuva se një avion tjetër, i nisur nga Nju Xhersi, kishte goditur Pentagonin, pra, Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-s, që ndodhet në Uashington. Dhe, oh, sa tmerr! Kulla që ishte goditur pas së parës, ashtu si të ishte gërryer nga brenda, zuri të përpihej në vetevete në sytë e mi, duke lëshuar tashmë re të murrme tymi, pastaj zjarri e zhurmë shpërthimesh të llahtarshme. 

Si u shkaktua kjo tragjedi?

Në orën 13.00, sapo u futa në Terminalin A, të Aeroportit “Logan” të Bostonit,  ku punoja, shokët e mi shqiptarë, amerikanë dhe të kombësive të tjera, që kishin mbaruar ndërresën e parë, na shpjeguan menjëherë se tashmë ishtë bërë e qartë që atentatet ishin kryer nga terroristë fondametalistë islamikë, të cilët kishin kaluar në terminalin B, që nuk ndodhej larg terminalit tonë. 

  E vetmja mundësi ishte që terroristët të kishin kaluar nga pika e kontrollitt të Sigurimit, (Sekjyriti), me brisqe të vogla. Më saktë, me brisqe më të vogla se fotodokumenti që është i detyruar të mbajë në gjoks, ose në krah, $do punonjës i aeroportit, ose i $do institucioni të rëndësishëm këtu në Amerikë dhe në vende të tjera, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Sidoqoftë, në ato $aste të ankthshme, duke qëndruar para brenda pikës së kontrollit, përfytyroja se si kishin kaluar aty terroristët. Kishin lënë në rripin për$ues, $antat, ose bagazhet e tjera, rripat e brezit, të cilat duhej të kalonin nëpër ekran, kishin lënë dhe $do send metalike,  ($elësa, brisqe, gërshërë, të holla…), të nxjerra nga xhepat, për t’i lënë në  enë të vogkla plastike dhe kishin kaluar nëpër atë që quhet derë, (door në anglisht). Na rast se ajo do të kishte lëshuar një tingull të mprehtë pak a shumë “bip”, si$ e quajnë amerikanët, ata do të ishin prapësuar.Do të kishin nxjerrë atëherë edhe ndonjë send tjetër metalik të harruar prapë nëpër xhepa dhe pasi duke kaluar dera, nuk do të ishte dëgjur sërishmi tingulli në fjalë, do të kishin bërë përpara.

Atëherë  punonjësi i sekjyritisë, do të kishte marrë sipas rregullores briskun e lënë në enë, do ta kishte matur me fotodokumentin e tij, gjatësia e të cilit nuk i kalon 9 centimetrat, dhe me një buzëqeshje të mirakandsme, do t’i kishte thënë “You all set” pra:” Ju jeni në rregull”.
Kështu do të kishte ndodhur edhe me udhëtarët e tjerë terroristë. Pastaj, me këto brisqe ata kishin kërcënuar ekipazhin, kishin shtënë në dorë avionët, i kishin drejtuar nga kullat, duke kryer kështu një nga tragjeditë më të mëdha të këtij fillimshekulli.

Kështu  terroristët,  pa qenë nevoja, pra, të futeshin në territorin e brendshëm të aeroportit me revolverë, a thika, të cilat mund t’i kalonin vetëm po të përfitonin nga syleshëria e punonjësve të sekjyritisë, kishin hyrë qetësisht në pikën e kontrollit. Si pasojë, përgjegjësia binte tërësisht mbi FAA-në, (Admistrata Federale e Aviacionit). Do të ishte mjaftuar që punonjësit e saj të na urdhëronin që $do brisk, sado i vogël që të ishte, të mos lejohej të kalonte në pikën e kontrollit dhe dhe kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur kurrën e kurrës.

Zhvillime të reja…

 Në këto e sipër, komentatorët nga ekrani televiziv, zunë të jepnin hollësi të reja, që plotësonin edhe më mirë kuadrin e këtyre ngarjeve tragjike, ë cilat po i paraqes më poshtë sipas renditjes kohore:

8.45 – Avioni Amerikan Fllajt 11, i nisur nga Bostoni, godet kullën e veriut, (të parën), në Nju Jork;  9.03 – Avioni Junaited Eirllajns Fllajt 175, edhe ky i nisur nga Bostoni, godet kullën e jugut, ( të dytën);
9.17 – FAA-ja mbyll aeroportin e Nju Jorkut;
9.40 – FAA-ja, për herë të parë në historinë e Amerikës mbyll tërë aeroportet;
9.43 – Avioni Amerikan Eir Fllajt 77, i nisur nga Nju Xhersi, godet Pentagonin;
9.45 – Boshatiset Shtëpia e Bardhë. Presidenti Bush flet në TV nga Florida, ku ndodhet për vizitë pune;
10.05 – Bie Kulla e Jugut; 10.10 – Bie një pjesë e godinave të Pentagonit;
10.12 -Avioni Junaited Eirllajn Fllajt 93, i nisur nga Uashingtoni, rrëzohet në Samerset Kauntri, në afërsi të Pitsburgut , (Pensilvani);
10.28 – Bie Kulla e Veriut;
10.45 – Zbrazen të gjitha godinat zyrtare të Uashigtonit.

Të gjitha këto kishin ndodhur brenda dy orësh dhe kishin tronditur tmerrësisht Amerikën. Që e tëra kjo ishte vepër e Osama Bin Ladenit, për këtë cilido nuk kishte më të voglin ngurrim. Por, sidoqoftë, $do hamendësim, a dyshim tjetër, u shua, kur ky kriminal gjakësor, pohoi në një radiokasetë të dhënë rrjetit Radioteleviziv Al Xhazira dhe pas disa ditësh para kamerave të po këtij rrjeti duke buqëqeshur skërmitshëm,  pohoi sërishmi se atentatet e kryera me anë të katër avionëve, ishin drejtuar nga ai vetë, ndaj po i jepte këto lajme të mira tërë botës.


Kur e kishte përgatitur  Bin Ladeni planin djallëzor të sulmit ndaj kullave binjake në Nju Jork? Jemi në mesin e vitit 1999, kur zë e skicohet ky plan.  Një plan  është zbatuar në vjeshtë të vitit 1993, me vendosje bombash që shpërthyen në katet e nëndheshme të njerës kullë, në të cilat, ve$ dëmeve materiale, pati disa të vrarë e të plagosur. Por këtë radhë Bin Ladeni kërkon që atentatet kundër kullave binjake të kenë sa më shumë viktima. Dhe ja që këtu, si$ zbulohet më pas, i vjen në ndihmë një ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: Khalid Mohamed Sheiku, nga Pakistani.

“Jo, kullat do të goditen me predha”, – thotë ai. – “Ne, si herë të tjera, duhet të rrëmbejmë avionë dhe ata do t’i shndërrojmë kështu në predha, për të goditur kullat. Dhe jo vetëm ato…”.
Kështu nga kjo mendje satanike sendërtohet plani i goditjes së kullave.Të ketë sa më shumë të vdekur. Nuk ka rëndësi se janë të pafajëshëm. Janë kaurrë, janë  amerikanë!…


Disa nga autorët e atentateve të 11 shtatorit  2001

Ata ishin 19, të shpërndarë në të katër avionët, dy nga të cilët u nisën nga Terminali B i aeroportit të Bostonit. Të tërë të rinj,  jo më shumë se 22-25 vje$. Në avionin e parë, Amerikan Eir Flljat 11, që kishte goditur kullën e pare, ndodhet Muhamed Ata, egjiptian, 22-vje$ar, lindur në Kairo, ku kishte mbaruar universitetin dhe ishte diplomuar per arkitekturë. Që andej, më 1999 kishte shkuar në Hamburg, për të ndjekur një kurs specializimi, gjithnjë për arkitekturë. Atje njihet me Ramzi Binashbilin, ndër kokat e grupeve fondamentaliste që pastaj do të kryenin aktet terroriste në Amerikë. Ja përse në fund të vitit 1999, niset në Afganistan, ja përse fillon atje të stërvitet aq ashpërsisht në kampet ushtarake. Njihet gjithashtu atje dhe me Bin Ladenin.. 

Pastaj Abdulazim Al Omari, 25 vje$, nga Arabia Saudite, me origjinë fshatare, i martuar. Në fillim të viti 2000, braktis pa lajmëruar gruan dhe fëmjën dyvjecar, shkon në Afganistan dhe bashkohet me grupet e Al Kaedës.Satam Al Sukami, 25 vje$, nga Arabia Saudite, student ne fakultetin e drejtësissë së Universitetit Mbretëror në Riad. I pamartuar. Vail Al Shahri, 24 vje$, nga Arabia Saudite, mësues i kulturës fizike. I pamartuar.Valid Al Shahri, vëllai i Vailit, pa profesion, i pamartuar. Të dy shkojnë në Afganistan dhe bashkohen atje me forcat ushtarake të Al Kaedës.

Pak a shumë, të përafërta janë edhe të dhënat jetëshkrimore të pjesëtarëve të tri grupeve që u vendosën në avionët e tjerë. Pra, të tërë të rinj, jo më shumë se 25 vje$, një pjesë me arsim të lartë,t ë tjerë fshatarë, pa profesion, por të tërë fondamentalistë islamikë, të vendosur që të japin jetën në luftën e shenjtë, xhihadin , kundër Amerikës, për të këqiat që ajo u ka sjellë vendeve islamike.

Nga veprimet e terroristëve …

11 shtator 2001…Kalimi në pikën e kotrollit të terminalit  bëhet pa më të voglën pengesë, se brisqet që do të jenë armët e tyre themelore për rrrëmbimin e avionëve, kanë madhësi që lejon rregullorja e FAA-së. Janë më të vogla se fotodokumenti i punonjësve të sigurimit të aeroportit. Pas një qëndrimi të shkurtër në fronat ku udhëtarët janë në pritje, ata, së bashu me 92 udhëtarët e tjerë, futen në avionin e parë. Në të njejtën kohë po kështu,pa asnjë shqetësim, në avionin e dytë futen të pesë terroristët e tjerë. Ndërkohë, në aeropoportet e Uashingtonit dhe të Nju Xhersit, po këto veprime të ndërlidhura mirë bëjnë edhe dy grupe të tjera terroriste.

Avionët nisen njeri pas tjetrit pas orës 8.00 të mëngjesit. Dhe ndodhin ato që dihen: avioni i parë në orën 8.45 godet Kullën e Veriut. Në orën 9.03 avioni i dytë përsërit të njetin veprim: godet Kullën e Jugut. Pastaj, në orën 9.43 avioni i trëtë godet një pjesë të të Pentagonit. Aktet terroriste mbyllen me rrëzimin e aviont të katërt në afërsi të Pitsburgut në Pensilvani. Pasojat tashmë dihen. Janë më shumë se katastrofike.

Misioni “i shenjtë” i 19 terroristëve, i drejtuar nga kryekrimineli Bin Laden, ka mbaruar. Ata janë të vdekur, janë martirë të islamit. Ata, si$  u ka predikuar ky udhehqësis i tyre shpirtëror, kanë shkuar  në… Parajsë.

Si arritën terroristët të rrëmbejnë avionët dhe të godasin me to kullat? #’ndodhi në të katër avionët?

Të gjykojmë me gjakftohësi se $’ndodh në avionin e parë, ku grupi i terroristëve drejtohet nga Muhamed Ata. Janë vetëm pesë dhe ndodhen përballë  92 udhëtarve dhe 11 pjesëtarëvëe të ekipazhit të avionit Amerikan Eir Fllajt 11. Avioni niset për fluturim nga Bostoni. E vetmja dëshmi që ka arritur nga avioni, është se në orën 8.15 në zyrat e FAA-s dëgjohet një zë, që më pas vërtetohet se është i Muhamed Atas, sepse ishte i vetmi nga terroristët që dinte të drejtonte avionin.

“Kemi pushtuar avionin. Rrini të qetë. Gjith$ka do të kalojë mirë. Po kthehemi aeroport.”
Pas njëzetë sekondash përsëri ky zë shqipton:
”Askush të mos lëvizë. Gjith$ka do të kalojë më së miri. Nëse kërkoni të veproni, do të rrezikoni veten dhe avionin. Mos u shqetësoni”.
Kaq dihet nga ngjarjet që ndodhën në këtë avion.Natyrisht që pasi u dëgjuan këto këshilla në formë ultimatumi, forcat e ushtrisë, policies dhe  FBI-së rrethuan aeroportin e Bostonit dhe fushën e tij, në pritje të avionit që normalisht do të ulej  pas jo më shumë se gjysmë ore në pistë.

Po si e shtinë terroristët në dorë këtë avion?

Versioni me të cilin ne,punonjësit e aeroportit, u njohëm gjatë 11 shtatorit dhe ditëve të tjera, e përsëris, ishte se ata kishin përdorur… brisqet. Jo! Ve$ brisqeve ata duhej të kishin përdorur edhe mjete të tjera. Për shembull, shishe qelqi, me pije alkoolike, lëndë lotësjellëse me spërkatje a stërpikje (sprai), të futuara në shishe aromatizuese, metalike që u lejohej udhëtarëve t’i mbanin me vetë në avionë.Për të mos thënë shishka me lëndë djegëse që $do njeri mund t’i blejë në dyqane dhe t’i përdorë për vetembrojtje kundër vjedhësve, ose atyre që e sulmojnë.

Pra, avioni niset.Tre nga terroristët janë ulur në klasën e parë dhe dy të tjerët tjerë në kabinën e klasës  së dytë. Puna nuk pret: fluturimi nga Bostoni në Nju Jork nuk zgjat më shumë se një orë. Kësisoj, disa minuta pasi avoni ngrihet, dy nga terroristët e klasës së parë u sulen dy stjuartesave duke përdorur brisqet dhe lëndët stërpikëse. (Në vend të brisqeve mund të kenë përdorur edhe gryka të thyera shishesh, që shkatojnë të njejtat pasoja).
Stjuartesat $oroditen, tmerrohen dhe dorëzohen. Duke u vënë brisqet në fyt, terroristët kërcënojnë udhëtarët se, po lëvizi dikush prej tyre nga vendet ku janë ulur, ata do t’i therin stjuartesat si bagëti dha pa më të voglën mëshirë. Dhe udhëtarët binden, duke gjykuar se tani kanë të bëjnë më një rrëmbim avioni.

Ndërkohë, terroristi i tretë, sipas planit, troket në derën e kabinës së pilotimit dhe u kërkon pilotëve ndihmë, sepse ka ndodhur di$ka e rëndë. Pastaj qëndron pas derës duke mbajtur në dorë një shishe një të madhe. Dhe kur njeri nga pilotët del nga kabina, me siguri i alarmuar, terroristi  e qëllon me forcë pas kokës.
Nga goditja e befasishme, piloti bie.Terroristi e qëllon përsëri, derisa e lë të vdekur. Udhëtarët llahtarisen. Piloti i parë, që drejton avionin, kur sheh se shoku i tij po vonohet, i merakosur del edhe ai dhe pëson të njejtin fat.
Në këto e sipër ,e njejta gjë ndodh ne klasën e dytë; të dy terroristët mbërthejnë dy stjujartesat që kanë pranë. Kërcënojnë edhe ata udhëtarët të mos lëvizin, se me brisqe, a me gryka të thyera shishesh, do t’ua presin stjuartesave grykën si të zogjve. Udhëtarët, ashtu si ata të klasës së parë, mbeten të tulatur. Nuk kanë si të bëjnë ndryshe.

  Në këto e sipër , Muhamed Ata ndodhet në timon dhe me aftësitë e fituara në kurset e pilotimit në Florida, i qetëson udhëtarët me këshillat që janë përmendur më sipër, teksa e drejton avionin nga kullat. Udhëtarët në këto $aste, me anë të celularëve kanë kohë të bisedojnë me njërëzit tyre dhe t’u rrëfejnë $’po ndodh në avion.Dhe të tilla telefonime është vërtetuar janë bërë prej tyre. Pastaj vjen akti përmbyllës i kësaj tragjedie: Avioni i drejtohet kullës së parë binjake. Udhëtarët, duke parë fundin e tyre të pashmangshëm, mbase janë ngritur dhe janë sulur terroristëve. Por ka qenë tepër vonë. Avioni, si të ishte predhë gjigade, është përplasur mbi kullë.
Kjo skenë e llahtarshme përsëritet edhe në avionin e dytë, që pas pak godet kullën tjetër. Por tragjedia nuk ka marrë fund me kaq: një avon tjetër godet një pjesë të kompleksit të ndërtesave të Pentagonit. Dhe, së fundi, avioni i katërt rrëzohet në afërsi të Pitsbutgut në Pensilvani, pa goditur asnjë objekt.

PJESA E DYTE

Rritet numri i viktimave në kullat binjakë, tashmë të shkrumbëzuara

Nga qindra e qindra të munguar në ditët e para, numri i tyre arriti në njëmjijë, dy mijë dhe, nga njoftimet që jepeshin ng stacionet radiotelevizive dhe në shtyp, po i afrohej shifrës 3000. Madje “Nju Jork Taimsi”,  duke u bazuar në shifrat, tashmë të sakta të të humburve, zuri  të botonte edhe listat emërore të tyre. Krejtësisht të zhdukur ishin natyrisht ata që në $astin e goditjeve të të dy avionëve, u ndodhën në katet e sipërme të të dy kullave. Një pjesë u shkrumbëzua nga shpërthimi i zjarrit të krijuar nga rreth 100 tonë karburant të serbatorëve në krahët e secilit prej të dy avionëve, “Boing”. Ky shpërthim, që sipas specialistëve, kishte forcën e dy bombave të vogla atomike, nga nxehtësia e krijuar, që i kalonte të 1000 mijë gradët, shkriu strukturat e $elikta të kullave, të cilat pastaj filluan të binin.

Pjesa tjetër e njerëzve mbeti në katet e sipërme, pa pasur asnjë mundësi shpëtimi, sepse asensorët u bllokuam nga mungesa e energjisë elektrike, që u ndërpre në $ast, si dhe ngaqë shkallët e sigurimit u shkatërruan plotësisht. Por, edhe sikur ato të mos ishin prishur, ishte e pamundur që ata të shpëtonin, sepse, që të zbrisje që andej, deri në katet e poshtme e që atje të dilje jashte kullave që po rrëzoheshin, duheshin më shumë se katër orë, kur dihet se ato u shëmbën brenda një periudhe më pak se dy orësh.
Sidoqoftë, njerëzit që ndodheshin në këto kate, punonjës të kompanive, a turistë, edhe në ato $aste të tmerrshme, nuk i humbën shpresat.

  Dëshmtarët pamorë të këtyre skenave ngjethëse, të cilët ndodheshin larg rrugëve që të shpinin tek kullat, patën  shquar nëpër dritare burra, gra që lëkundin në ajër pëlhura të bardha, me siguri edhe mbulesa të tryezave të restoranteve, që bënin shenja të dëshpëruara me duar, telefononin e kërkonin ndihmë. Dhe pastaj, më e llahtarshmja: Ata patën  parë edhe njerëz që hidheshin nga dritaret, duke parapëlqyer kështu që më mirë të vdisnin menjëherë, se sa të përcëlloheshin plot dhëmbje e tortura sfilitëse nga flakët e zjarreve që kishin përpirë katet e sipërme të kullave.

Më të lehtë për të zbritur nga shkallët dhe për t’u larguar nga kullat, e patën ata që u ndodhën në katet e poshtme, në hollet ose, për arsye të ndryshme, për rreth kullave, të cilët arritën të shpëtonin, si$ thamë, edhe falë ndërhyrjeve të shpejta dhe heroike të reparteve të zjarrfikësve dhe policisë.

Megjithatë, pati edhe nga ata që, ndonëse arritën të dilnin nga kullat dhe vrapuan për të shpëtuar në sheshet, para,  ose pas tyre, u përfshinë nga gjuhët e flakëve që u përhapën në një sipërfaqe të madhe përreth kullave e bashkë me to, tymrat, pluhurat dhe avujt mbytës, të shkaktuar nga shembja e tyre e kështu vdiqën pak hapa larg shpresës së shpëtimit, jetës, lumturisë e bashkë me ta edhe shumë nga zjarrfikësit. 

Pas disa ditësh “Nju Jork Tajmsi” njoftoi përfundimisht se numri i atyre që kishin humbur jetën në të dy kullat binjake të Uordll Tred Centrit, (Qendrës Tregtare Botërore), arrinte shifrën 2987 njerëz. Midis tyre ishin edhe tre shqiptarë.

Rrok Camaj, Mon Gjonbaba dhe Simon Dedvulaj, shqiptarët e shuar në kullat binjake.

Ata ishin nga trojet shqiptare të Malit të Zi. Njeri,Rrok Camaj, që nga viti 1975 punonte pastrues i qelqeve të jashtme të dritareve të mëdha në katet më të larta të kullës ku ndodhehim. Punë shumë e vështirë, ku atij i duhej që në një kosh të madh, që vihej në lëvizje me energji elektrike, të zbriste nga lart-poshtë, qoftë edhe ditë të ftohta me erëra cingëruese, që e lëkundin koshin sa një një krah, në tjetrin. Intuita e gazetarit më shtyu që të njihesha me këtë bashkatdhetar, por ai, mjerisht, nuk punonte atë ditë. Për këtë punë  kaq të guximshe të Rrok Camajt, kishin shkruar edhe gazeta amerikane, si “Nju Jork Tajms”, “Deili Njuz” dhe  gazeta shqiptare “Illyria”, që botohet prej vitesh në Nju Jork. Madje, edhe dy gazetarë të tjerë amerikanë kishin botuar një libër të vogël, shoqëruar me foto, që ia kushtonin Rrokut.

Tjetri ishte Mon Gjonbalaj, që punonte pastrues në një kompani në katet e larta të kullës së parë. Edhe ai si Rroku kishte vite që punonte atje. Madje, megjithëse kishte mbushur moshën e pensionit, vazhdonte të punën, që kështu, pas disa vitesh të kthehej në viset ku ishte lindur dhe ku kishte dëshirë të varrosej. I treti, Simon Dedvulaj, punonte mbikëqyrës në një kompani që i kishte zyrat në kullën e dytë binjake. Ishte i ri, i porsamatuar dhe ndjehej shumë i gëzuar. 

Eshtë interesant të theksojmë se një nga tri reportazhet, atë kushtuar Rrok Camajt, publicisti Vehbi Bajrami e ka botuar para kësaj tragjedie në gazetën “Illyria”. Aty njihemi me emocionet që kishte përjetuar ai gjatë atentatit që u bë në njerën nga kullat më 1993, kur, si zakonisht, i ndodhur brenda në kosh, po pastronte dritaret e kateve të sipërme të kullës së parë. 

“Ishte mesditë e 26 shkurit të vitit 1993, – shkruan autori, – kur Rroku dëgjoi dëgjoi një dridhje të lehtë të ndërtesës, që u pasua me fikjen e dritave. “Mund të jetë ndonjë ndonjë defekt në katin e sipërm”, kishte menduar. Më vonë dalloi tymin që vinte nga poshtë e futej si gjarpër në të gjitha pjesët e ndërtesës. Pastaj klithmat e njerëzve, thirrjet për ndihmë. “Nuk shpresova se do të shpëtoja gjallë”,-vazhdoi Rroku, i cili zbriti poshtë, përmes shkallëve pas tri orë e gjysmë, me frymëmarrje të vështirësuar nga gazrat që kishin shpërthyer”. (V.Bajrami,”Shqiptarët e Amerikës”, faqe 592).

Kurse në shënimin që është bërë nga autori pas botimit të këtij libri më 2004, ku përfshihet ky reportazh, shkruhet kështu për Rrok Camajn: “Në ditën tragjike ai shkoi në punë si zakonisht, në orën 9.15 minuta, të mëngjesit. Pasi ndërtesa ku punonte, u godit nga aeroplani, ai kishte telefonuar në shtëpi nga kati 105-të dhe kishte biseduar me të shoqen, Katrinën:”Jam shëndoshë e mirë. Në dorë të zotit jemi e $’ka bahet, le të bahet. Pa marrë parasysh se $do të ndodhë, mos i shqetëso fëmijët,” – ishin fjalët e fundit të Rrokut.

Në shkrimin tjetër për Mon Gjonbalajn, Vehbi Bajrami shkruan: “Disa minuta pasi terroristët sulmuan ndërtesën e parë, Moni telefonoi në shtëpi dhe bisedoi më të vëllanë, Bekimin, i cili atë cast po ndiqte kanali televiziv CNN, – tregon i biri i tij, Salihu. “Një bombë ka shpërthyer në ndërtesën tjetër. – ishin fjalët e Monit. “Nuk është bombë, por aeroplan”, – ia ktheu i biri”. Aeroplan?…- e pyetI  Moni. Në orën 9.09 minuta Moni telefonoi sërish në shtëpi dhe bisedoi me Albanën, të shoqen e Bekimit: “Gjendem në katin e e 86-të. Jemi bllokuar të gjithë. Nuk shohim gjë tjetër, ve$se tym. Nuk di a do të shihemi më. Të keni kujdes veten dhe fëmijët.”(Po aty, faqe 593).

Në rrethana pak a shumë të njejta humbi jetën edhe Simon Dedvukaj, që punonte atë ditë në katin e 27-të të kullës së dytë. Xhaxhai i tij, Deda, dëshmon se Simoni telefonoi në orën 8.30 e pastaj zëri i tij nuk dëgjua më. Një vit më pas, me anë të analizave shkencore u arrit të identifikoheshin disa nga eshtrat e tij dhe ai u varros më 2 shtator të vitit 2002, pas një ceremonie, ku morën pjesë rreth 3500 shqiptarë, të krishterë e myslimanë, të ardhur edhe nga qytete të tjera amerikane, ku banonin shqiptarë. Jo vetëm kaq, por shumë biznemenë shqiptarë e njerëz të thjeshtë, dhanë ndihma për familjet e sipërpërmendura që pësuan këtë fatkeqësi të kobshme.

Në faqet e këtij libri u njoha edhe me pjesëtarët e një familjeje shqiptare, që punonin në kullën e dytë binjake dhe të cilët kishin shpëtuar mrekullisht. Një ndër pjesëtarët e kasëj familjeje ishte Bardhyl Quku, prindërit e të cilit, kur ai ishte vetëm pesë vjec, ishin larguar nga Shqipëria para vendosjes së regjimit komunist, më 1944 dhe pastaj kishin mërguar në Amerikë. Bardhyli ishte nënpresident i një kompanie investimesh dhe vajzat e tij, Lori dhe Daniela, punonin së bashku më të.

“Bardhyli, – shkruan Vehbi Bajrami në librin e tij, – nuk ishte  në ndërtesë kur ndodhi tragjedia. Shpesh herë ai e kishte zakon që të shkonte në punë pas orës 10.00 .Edhe vajzat e tij qenë më fat. E para, atë ditë kishte shkuar te dentisti; e dyta, kur mori vesh për sulmin në ndërtesën e parë, nga kati i 73-të, sipas një njoftimi,  zbriti shkallët”.

“Kur arrita në katin e 4-të, – vazhdoi ajo, – dëgjova njoftimin tjetër se të gjithë duhej të ktheheshim në vendet e punës , sepse nuk parashikohej ndonjë rrezik. Mirëpo unë sikur e ndjeva se edhe këtu do të ndodhte ajo që ndodhi në ndërtesën e parë. Me shumë mundime dola nga ndërtesa, kur ajo u godit,”. (Po aty,faqe 597).

Dobësi të papërfytyrueshme në sigurimin  e aeroporteve!…

Vërtet ishte hartuar regullorja e FAA-së, vërtet në hyrje të terminaleve ishin vendosur pikat e kontrollit, vërtet ishte krijuar një armatë prej rreth 35 mijë punonjësish të kompanive të sigurimit (Security), që funksiononte në rreth 400 aeroportet civile të cilat  ndodheshin  në tërë Amerikën. Por personeli i këtyre kompanive në shumicën e rasteve nuk ishte i përgatitur ashtu si$ duhet. Në të nuk bënin pjesë elementë gjithnjë të aftë. Shkaku është i thjeshtë: kompanitë e sigurimit të aeroporteve gëlltitnin shuma të konsiderueshme parash nga kompanitë ajrore dhe i paguanin shumë pak punonjësit e tyre.

Kur në nëntor të viti 1999 unë së bashku me të tjerë shqiptarë dhe emigrantë  të huaj filluam të punonim në aeroport, paga fillestare ishte 7.00 $ për orë. Madje, një kompani merrte guximin t’i paguante punonjësit e saj me… 5.75 $ për orë. Shumë ulët!… Si pasojë, ishin tepër të paktë ata amerikanë që pranonin të punonin në këto kompani. Ose, edhe po të ndodhte kjo, punonin vetëm disa javë e pastaj largoheshin, për të gjetur punë me pagë më të madhe.  Kështu, kompanitë private pranonin pa ngurrim emigrantë, si ne, që natyrisht kishin dokumente të rregullta dhe kartën e gjelbër, (green card). Megjithëse ishte e domosdoshme që të njihje deri diku anglishten, këto kompani mbyllnin njerin sy dhe pranonin njerëz,  madje që nuk dinin fare anglisht. Kjo ishte e metë e madhe, sepse në raste të ndryshme lindnin probleme kur duhej të komunikoje jo vetëm me eprorët e kompanisë, por edhe me udhëtarët. Por edhe këtu mbyllej, këtë radhë… syri tjetër.

Memorandumi Feniks

Më 10 korrik të vitit 2001, pra, tre muaj para atentateve  të mësipërme të 11 shtatorit, Keneth Uliamsi, agjent i FBI-së ( Byroja Federale e Investigimit), në qytetin Feniks të Amerikës, u dërgoi eprorëve të tij të Shtabit të Përgjithshëm, me qendër në Nju Jork, një memorandum, (shkurtimisht memo), në të cilin njoftoi se sipas të dhënave që kishte, Bin Ladeni kishte porositur që djem të rinj arabë të ndiqnin kurse për të drejtuar avionë, pra, për t’u bërë pilotë. Dhe, në fakt, sipas njoftimit të tij, këta rioshë kishin filluar kurse të tilla në Florida. Uiliamsi shprehte dyshimin se mos ata po mësonin të drejtonin avionë civilë, në mënyrë që në një të ardhme të merrnin pjesë në atentate të mundshme terroriste.

Dhe është shumë e $uditshme se si zyrtarët e lartë të FBI-së, pasi lexuan këtë memorandum, që ka hyrë tashmë në histori me shprehjen “Feniks Memo”, nuk u shqetësuan për të këto të dhëna kaq të $mueshme të njerit prej vartësve të tyre, me arsyetimin se ato “…nuk përbëjnë ndonjë shkak për të ngritur alarm”. Me fjalë të tjera, ata nuk e gjetën me vend që të merrnin masa, që, në bashkëpunim me CIA-n, (Central Inteligens Agency-Agjensia për Shërbimin e Informacionit Amerikan në Vendet e Huaja), të mbanin në vëzhgim $do veprim të të rinjve arabë që po mësonin në ato kurse.

Po të ndodhte kjo, atëherë FBI-ja, do të zbulonte ato lidhje që janë shpjeguar në kapitujt e parë të këtij cikli. Do të dilte në pah bashkëpunimi i Muhamed Atës me pjesëtarë të tjerë të grupit terrorist që vepronte në Hamburg, lëvizjet e tyre nga Amerika, në vende të tjera, pastaj sërishmi në Amerikë, udhëtimi i Muhamed Atës me Abdulazim Al Bashrin më 10 shtator  2001, në Boston, etj. etj… Me fjalë të tjera, do të zbuloheshin fijet e këtyre atentateve terroriste.

Pas gabimeve të rënda të FAA-së, (Administrata Federale e Aviacionit), ndodhte kështu një gabimi edhe më i rëndë, kësaj radhe i FBI-së. Por pas akteve terroriste të 11shtatorit  FBI-ja   zuri të shqyrtonte cdo të dhënë,ose veprim që mund të ishte i dyshimtë.Në vorbullën e këtyre dyshmeve një ditë do të futesha edhe në. Ja se si ndodhi.

Një agjent i FBI-së në apartamentin tim!…

Më 10 prill të vitit 2009, rreth orës 10.00 të mëngjesit, kur po punoja për të përfunduar romanin “Shtatori i gjëmës së madhe”,  botuar një vit më pas, dëgjova të trokitura në derën e apatamentit tim në Kuinci, (Boston), ku jetoja. E hapa dhe pashë një burrë rreth të pesëdhjetave, me pamje të qetë, fytyrë të bardhë dhe sy të hirtë, i cili, duke më përshëndetur, më paraqiti  distingtivin e FBI-së  dhe hyri drejt e në temën e bisedës që do të bënte: ” A keni qenë ju të shtunën e kaluar në ndërtesën… në rrugën Steit të Bostonit, ku keni bërë dhe disa pyetje?”. Pohova $uditërisht me gjakftohtësi dhe menjëherë i rashë më të se përse kishte ardhur. I shpjegova arsyet e pyetjeve që i kisha bërë dezhurit  të atjeshëm,   i cili  më kishte habitur, kur më ishte përgjigjur  se   në atë ngrehinë mbi 50 – katëshe nuk kishte  kontroll  të sekjuritisë, si  në aeroporte dhe institucione të tjera të rëndësishme, që punonin edhe në atë ngrehinë. Madje, gjatë bisedës  përmenda dhe të  metat të pafalshme FBI-së në atentatet terroriste të 11 shtatorit… I tregova pastaj se kisha punuar në Aeroportin e Bostonit  bash ato ditë kur kishte ndodhur tragjedia, se për mendimin tim FAA-ja, kishte bërë gabim të rëndë që në rregulloren e saj kishte lejuar të futeshin udhëtarë më brisqe, shishe… të cilat tashmë u janë bërë të njohura lexuesve. Për më tepër, edhe rikrijova  skenat e mundshme të rrëmbimit të avionëve, ashtu si$ i kam përshkruar më sipër: Terroristët mbërthejnë stjuartesa, kërcënojnë udhëtarët që të mos bëjnë as gëk as mëk, se atëherë do t’i therin me brisqe të lejuaran në pikat  e kontrollit të aeroportit  … dhe kështu bëhen zotër të avionëve. Theksova  që përgjegjësia kryesore për ngjarjet e 11 shtatorit 2001 binte kështu mbi FAA-në. Përmenda pastaj, por këtë radhë jo me kaq zjarr, që edhe drejtuesit e FBI-së nuk i shpëtonin përgjegjësisë, përderisa nuk kishin përfillur njoftimin e agjentit të tyre, Keneth Uiliams, dërguar nga Feniksi atë ditë korriku të vitit 2001, pra, para tragjedisë.

Gjatë tërë kësaj ligjërate agjenti i FBI-së vazhdoi përsëri të më dëgjonte, pa më ndërprerë as edhe një grime,  dhe  dukej që miratoi me heshtjen e tij ato që kisha rrëfyer, qoftë edhe për hamendësimet e mia rreth sulmeve të terroristëve fondamentalistë nëpër avionë dhe, të them të drejtën, me pasion, dhëmbje dhe rrëmbim. Pastaj nga një $antë të vogël që mbante me vete, nxori një foto të marrë me kamera të fshehtë: njoha veten me pallto, shallin me katrorë, të hedhur pas e flokë të shpupurisur, në hyrjen e këtij rrokaqielli  në rrugën Steit, ku isha ndodhur atë ditë. Jo vetëm kaq, por, këtë radhë, duke buzëqeshur lehtë, më zgjati dhe një fotokopje të nxjerrë nga rrjeti i internetit Gugël (Google), ku pashë të shkruar të dhëna të miat si shkrimtar…

Më këtë, ai sikur donte të më thoshte. “Ne i dimë të tëra.” E përcolla deri jashtë apartamentiti tim, ku u ndamë miqësisht. Ato $aste, nuk pata guxim të shtoja: “Kështu duhej të kishte vepruar FBI-ja pas “Memos se Feniksit” për  arabë që nduqnin në Florida kurse për pilotë. T’i kishte mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekur, ashtu si$ më paskeni vëzhguar e ndjekur edhe mua…”.

Shënim:
Për të shkruar këtë cikël-dossier autori, veç kujtimeve nga ngjarjet që ka përjetuar si punonjës i Aeroportit Ndërkombëtar Logan, të Bostonit, në shtator të viti 2001, ka shfrytëzuar gazetat amerikane, “Nju Jork Tajms”, “Boston Globe”, “Boston Herald”, “Uashington Post”, “USA Today” etj., të asaj periudhe, si dhe materiale nga interneti që u kushtohen këtyre ngjarjeve tragjike, të cilat tronditën botën.

Filed Under: Featured Tagged With: 11 shtator, Skifter Kellici

Kur vjen 11 shtatori në New York

September 11, 2021 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

Ndjesi të veçanta për dy dekada në perkujtim të tragjedisë së 11 shtatorit, për të cilën po sjellë vetëm një fragment nga një orë mësimi në New York. Në çdo 11 Shtator Amerika përkujton me dhimbje tragjedinë më tronditëse që ndodhi në zemër të botës, në Manhattan, të shkaktuar nga terroristët botërorë. Këtë vit është 20 vjetori, ku katër avionë u rrëmbyen nga grupi radikal islamik Al Kaeda dhe shkrumbuan dy kullat binjake qendrat më të mëdha tregëtare botërore. 3,000 njerëz u dogjën, vdiqën atë ditë, midis tyre më shumë se 400 punonjës të urgjencës. Në të githa shkollat amerikane, studentët nderojnë me një minutë heshtje mijëra amerikanë, që humbën jetën tragjikisht, më 11 shtator, 2001. Kur drejtori i shkollës lajmëroi studentët me qendër zëri të mbanin një minutë heshtje për viktimat, të gjithë ulën kokat në shenjë nderimi dhe respekti për viktimat dhe familjet e tyre. 

 

Një ditë më parë në orën e sociologjisë mësuesja e lëndës i këshilloi studentët se si mbahet një minutë heshtje.  Ajo i sqaroi ata se ne jemi në shkollë publike amerikane dhe secili do t’i nderojë viktimat në mënyren e vet, ja psh vazhdoi ajo: “Ju mund te luteni, si kristian, katolik, ortodoks, mysliman, hebre, ose siç e mendoni mënyrën për t’u lidhur me ta, me shpirtrat e tyre…mjafton të jemi së bashku në lutje.

E ndërsa nderoja dhe unë së bashku me klasën përkujtoja dhe bëja homazhe në mënyren time për viktimat e 11 Shtatorit, ndërkohe nuk kishja se si të mos emocionohesha së tepërmi, për mundësinë që njerëzit gjejnë mënyrat dhe format për t’u bashkuar në hidhërime dhe gëzime, pavarësisht nga besimet, ngjyrat, postet, kombet… Bota e qytetëruar i ndjen plagët ende të familjarëve sepse ajo di që të shikojë me sytë e paqes përtej flakëve përpirëse të 11 shtatorit dhe zemra iu rreh fort si dallgët e detit që përplasen ndër shkëmbinjtë, kur dëgjon emrat e tyre një për një.  Mirëpo kjo ndodh vetëm në vendet më demokratike të botës, në vendet që zbatojnë një kushtetutë të ndërtuar me shekuj, e në këtë rast është pikërisht Amerika, ku ka pranuar në zemrën e saj, miliona njerëz nga e gjithë bota, e ndërmjet tyre qysh dy shekuj më pare dhe nga Shqipëria jonë!

Gjëja që do më ngelet më shumë në kujtesë në këtë orë përkujtimore ishin disa thënie të përgatitura nga nxënësit marrë nga autori Grenville Kleiser (1868-1953).  Grenville Kleiser është një autor i Amerikës së Veriut. Ai ka lënë një sërë librash frymëzues, udhërrëfyes dhe ka punuar si professor për fjalimet publike në “Yale” Universitet.  

Kur studentja e talentuar Teresa lexonte thëniet e tij, si psh: “Në qoftë se unë bëj gjëra të mira sot, dhe ju shërbej në jetë, apo ju ndihmoj, më tregoni se si do t’i realizoni keto?

Fjalia e fundit “Më tregoni se si do t’i realizoni këto? shoqërohej si refren nga e gjithë klasa.

Thënien e dytë e lexoi vajza me origjinë familjare nga Jordania me emrin Alla si: “Në qofte se unë sjell në rrugë të drejtë një njeri që ka gabuar dhe e ndihmoj atë të hyjë në rrugë të mbarë”? 

Klasa vazhdoi refrenin: Më tregoni se si do t’i realizoni këto?

Studenti i tretë me emrin Christofer lexoi: “Nëse unë mund të ndihmoj njerëzit me derpresion dhe të përhapë më shumë lumturi”? Klasa si në kor këndonte refrenin: “Më tregoni se si do t’i realizoni këto”?  

Thënien e katërt dhe të fundit e lexoi Muhameti, një djalë zeshkan, i qetë, simpatik.

Ai vazhdoi: “Në qofte se unë ushqej një zemër të uritur dhe lajmëroj për një fillim të mire”? Klasa vazhdonte refrenin pas thënieve brilante, me qëllimin për t’i diskutuar më vonë së bashku se si gjenden mënyrat dhe format për të realizuar gjëra me vlerë në jetë, gjëra që t’i shërbejnë njerëzimit.

Pasi u mbaruan këto thënie së lexuari që të mbushnin shpirtin me jetë, mendoja se bota do të ishte shumë herë më ndryshe, dhe refreni i përsëritur nuk do të kishte nevojë për të treguar rrugën, pasi atë duhet ta shihnim konkretisht në jetë dhe në botën që na rrethon.

Studentët u larguan nga klasa të frymëzuar pozitivisht, me emocione të marra nga një shkrimtar, që ngeli i pavdekshëm me thëniet, inspirimin dhe mesazhin e Paqes.

Sidoqoftë njerëzit, kanë të gjitha mundësitë për t’i treguar njeri-tjetrit dashurinë, fisnikërinë dhe vëllazërinë, që tragjedia e 11 Shtatorit mos të përsëritet më!

Amen!

New York,

11 Shtator, 2021

Filed Under: Featured Tagged With: 11 shtator, Keze Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 81
  • 82
  • 83
  • 84
  • 85
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT