• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRANI XHELAL DINE NDËRROI JETË NË NEW YORK

December 5, 2012 by dgreca

Vdiq në SHBA, në moshën 82 vjeç – i biri i ish- Kryeministrit të 30 të Shqipërisë/

NGA BEQIR SINA, New York /     

 Xhelal Dine: Jeta këtij njeriu ishte e mbushur plot me dashuri e mall për atdheun tonë dashur – mbasi më shumë se gjysmën e jetës i kaloi në mërgim – i djegur dhe i zhuritur për ta parë një ditë Shqipërinë e lirë e demokratike – Kosovën e çliruar nga sundimi sllavo-komunist serb, dhe të lirë e të pavarur siç është sot

Vdiq dhe u varrosë në Shtetet e Bashkuara, Xhelal Fiqiri Dine, njëri prej trashgimëtarve të njërës prej familjeve më të mëdha dhe të njohura dibrane. Familje, kjo fisnike dhe me virtyte të pastra patriote dhe atdhetare, që i dha qa shumë kombit tonë në luftën për pavarësi dhe indetitetin tonë kombëtarë. Ai vdiq me date 15 Nëntor 2012 në qytetin – Brooklyn, New York në moshën 82 vjeç – dhe u varrosë me nderime të mëdha nga dhjetra anëtarë të familjes së tij, miq, shok dhe bashkëluftëtarë.
Jeta këtij njeriu ishte e mbushur plot me dashuri e mall për atdheun tonë dashur – mbasi më shumë se gjysmën e jetës i kaloi në mërgim – i djegur dhe i zhuritur për ta parë një ditë Shqipërinë e lirë e demokratike – Kosovën e çliruar nga sundimi sllavo-komunist serb, dhe të lirë e të pavarur siç është sot.
Xhelal Dine është i biri i të fundit Kryeministër të Shqipërisë, Fiqiri Dines, prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, drei me ardhjen e komunizmit që e sundoi atë vend për 46 vjet me radhë.
Është e rëndësishme të dihet sot se Qeveria e Kryeministrit Fiqiri Dine ishte autonome dhe plotësisht e pavarur nga pushtimi Gjerman në Shqipëri, në atë kohë. Mbasi propaganda komuniste e Enver Hoxhës, Fiqiri Dinen e quante sipas saj Kryeministri i Qeverisë “Quslinge” për çka do të lë të kuptohet dhe se ka shumë misinformim – tek mjaft mjaft shqiptarë që e dinë historinë e Shqipërisë vetëm ashtu si kan shkruar historianët dhe studiuesit e Enverit për 50 vjet..
Qeveria e vitit 1943-1944 e Kryeministrit Fiqiri Dine ishte referuar si Quslinge vetëm nga regjimi komunist dhe nuk gjendet si e tillë në asnjë nga analet e historisë botërore, enciklopedinë e Shqipërisë, tash e të tjera, studime dhe histori të këtyre dy dekadave të fundit. Mbasi në realitet, thuhet se ajo ishte një qeveri e përkohshme dhe jo “kuislinge” në asnjë mënyrë, ashtu si donte t’i quante të gjithë kundërshtarët e tij regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Fiqiri Dine dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit për arsye shumë specifike.Gjithashtu, ai nuk kalojë gjithë kohën në Greqi si shkruan propaganda komuniste. Ai jetojë deri sa vdiq në Belgjikë. Për të shkruar saktë dhe të bazuar në fakte historike, duhet që të posedojmë njohurit e kërkuar në arshivat e Londrës dhe ato të Uashingtonit. Për të në kohën e komunizmit është shkruar një farë pseudo-mini-biografi në librat e historisë komuniste propagandistike.
I biri i tij – Xhelali i cili vdiq këto ditë në New York, ashtu si dhe të gjithë anëtarët e kësaj familje, ishte kundërshtar i përbetuar i komunizmit. I etur për bashkimin kombëtar. Dhe për këtë të gjithë anëtarët të kësaj familje, që ngelen në Shqipëri, mbas ardhjes së komunizmit në 1944 – por edhe ai vetë e paguan më luftën që ju bë atyre nga regjimi komunist.Kjo familje u presekutua dhe u burgos e interrnuan vetem e vetm për bindjet e tyre politike –
Xhelal Dine internohet në Berat në vitin 1945 kur ishte 15 vjec dhe më vonë në Kuçovë.Transferohet nga Kuçova në kampin punës në Shijak. Dhe, në vitin 1948 dërgohet në kampin e Kamzës në Tiranë.
Nga kampi i Kamzës trasferohet përsëri në Berat dhe më vonë në Tepelen në vitin 1949. Pastaj trasferohet nga kampi i “egër” në Tepelenë në Lozhan të Gramshit
Deri sa arratiset nga kampi Lozhan dhe del në Maqedoni dhe më vonë shkon në Kosovë. Përfundon shkollën e mesme dhe punon për disa kohë si mësues në Prishtinë. Në vitin 1959 shkon në Bruksel, Belgjikë, ku takohet me të atin Fiqiri Dine.
Në vitin 1960 emigron në SHBA. Dhe menjëherë u njoh dhe u lidh me fugurat më të shuqara të diasporës në Amerikë. Me atdhetarët e patriottët e flakët duke u bërë një nga anëtarët më të hershëm të Shoqatës PanShqiptare VATRA. Jetoj në Georgia për disa kohë ku me vëllain Mithat, teksa hapën atje një biznes të vogël një restorant.
Më vonë u sistemua në New York. Pasi doli në pencion në vitin 1992 u apasionua me sportin e golfit dhe e luante ketë sport rregulisht.
Ishte ndoshta ndjeksi me i rregullt i shtypit amerikan(lexues me i rregullt i gazetës New York Times -abonenti i saj për më shumë se 40 vjet) dhe një lexues i rregullt i gazetës Dielli, gazetës shqiptaro amerikane Illyria, dhe gazetësk kombëtare Bota Sot.
Vdiq me date 15 Nëntor 2012 në Brooklyn, New York në moshën 82 vjeç, ndërsa varrimi u bënë varrezat qytetare në New Jersey.

 

Dy fjalë për Xhelal Dinen

 

Mbasi u kryen të gjitha shërbimet fetare në Xhaminë shqiptare në Paterson – New Jersey, i biri i Bajraktarit të Lumës, Genc Bajrakatari, lexoi atë që njihet si fjala e lamtumirës :
Thotë një fjalë a vjetër Shqipe: Të gjithë jemi bijtë a vdekjes, të gjithe, pa përjashtim, na duhet me e lanë këtë botë dhe me vu kambën në pragun tjetër ku pranohet vetëm jeta e amshuar.
Megjithëse jemi të ndërgjegjshëm se një ditë do kalojmë pragun, nuk duam ta pranojmë dhe nuk pajtohemi kollaj me të kur humbim një pjestar të familjes, një mik a një shok që ta don zemra. Prej tashti ndihet mungesa e tij dhe boshllëku në familjen e tij dhe në farefisin e tij, po kaq edhe në shoqërinë që ai jetoj.
Xhelal Fiqiri Dine lindi në Maqellarë të Dibrës në vitin 1930. Jeta e tij mbas 1945-es ka qënë një kalvar vuajtjesh, përçmimesh dhe emigrimesh derisa u stablilizua në shtetin e begat të Amerikës.
Familja Dine është e njohur në Dibër dhe është dallur si familje nacionaliste e atdhetare qysh me gjyshërit e tyre, të cilët kanë luftur kundër Sërbve, një armik i egër i Shqipëtarve. Babai i Xhelalit, Fiqiri Dine, në vitin 1917 arsimohet jashtë shtetit në Akademinë Ushtarake në Vjenë, Austri dhe kthehet në Shqipëri ku si officer i shtetit dhe mbretërisë së Ahmet Zogut punon për ndërtimin e shtetit modern për atë kohë.
Në vitin 1945 Xhelali internohet familjarisht – me nënën, Rukijen, dy vëllezërit, Tomorin dhe Sazanin, motren, Hanën, të moshës nga 8 deri në 15 vjeç, xhaxhain me gruan dhe gruan e xhaxhait tjetër me djalë. Vëllain e dytë, Skënderin, e futën në burg dhe pas pak vitesh vdiq në burg në një moshë fare të re.
Internimi dhe burgimi erdhi si pasoj e arratisjes së babait, Fiqiri Dine dhe djalit të madh, Mithat Dine.
Me Xhelal Dinen u njoha në vitin 1945 në Berat, vendqnëdrim për të dënuarit.e sistemit komunist. Nga Berati na dërguan për punë në Kuçovë, Shijak, Kamëz, dhe prap në Berat. Në të gjithë këto vënde që punonim trajtoheshim si skllevër. Së fundi, na dërguan në Tepelen. Në këtë kamp, që padyshim, mund të krahasohet me kampet famëkeq të shfarosjes Naziste, ishim të grumbulluar njerëz nga gjithë Shqipëria – vetëm nga veriu kishte më shumë se 3,500 vetë. Ky kamp ishte projek i sistemit komunist, me në krye Enver Hoxhën, i cili kërkonte me çdo kusht të eleminonte kundërshtarët. Dhe ja arriti qëllimit. Për shembull në kampin famëkeq të Tepelenës, për një kohë shumë te shkurtër vdiqën aq shumë njerëz sa nuk kishte as tokë për ti varrosur.
Xhelalin me disa shokë i transferuan në një vënd që quhej Lozhan në Gramsh për ndërtimin e një rruge ushtarake. Në ketë kamp Xhelal Dine, xhaxhai Esat Dine, kushuriri Muhamer Nasufi, Jonuz Ndreu, Tafil Ndreu, Avdulla Kaloshi dhe Nikoll Gjon Markaj nga shtëpia e Kapedanit të Mirditës marrin vendimin për tu arratisur dhe realizojnë me sukses kalimin jashtë Shqipërise por fatkeqsisht Esat Dine u vra në përpjekje me forcat komuniste. Të gjithë të tjerët e realizuan dëshirën dhe pas disa vitesh erdhën në SH.B.A.
Përveç shumë virtyteve të tjera positive, Xhelali ishte njeri me zemër të madhe. Pas vitit 1990 për famijen e tij që gjëndej në Shqipëri beri atë që shumë pak të tjerë mund ta kenë berë. Në një periudh 2 vjeçare ka shkuar në Itali, Gjermani, Turqi dhe Greqi për të ndimuar dhe sistemuar vëllezërit dhe disa nipër e mbesa që ishin larguar nga Shqipëria. Xhelali me xhaxhain Dilaver Dine dhe kushuririn Hiqmet Dine qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për më se 20 pjestarë të familjes Dine që erdhën në Amerik në vitin 1991.
Gjatë 20 viteve të fundit jam takuar shpesh me Xhelalin dhe bisedonim për probleme të ndryshme por veçanërisht politike që kishin të bënin me gjëndjen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ai kishte njohuri në politik dhe ishte gjithmonë i interesuar për çështjen Shqiptare.
Xhelali ishte njeri shumë i qetë, i edukuar dhe shumë i sjellshëm. Ishte i azhornuar me shtypin Shqiptar dhe atë Amerikan. Lexonte rregullisht të përditshmen, New York Times.
Për sa i përket komunitetit Shqiptar, isthte i pranishëm në New York apo Washington sa herë bëheshin protesta për Kosovën dhe më vonë për Shqipëtarët e Maqedonis. Xhelali ishte gjithmonë i gatshëm ti shërbente çështjes kombëtare pa u kursyer edhe finaciarisht. Gjithatshtu, ka qënë anëtar i organiztës Vatra që kur erdhi në Amerike. Pra, ky ishte Xhelal Dine.(Kryetari i Vatres. Dr. Gjon Bucaj dhe vatrane te tjere moren pjese ne percjelljen e te ndjerit)
Së fundi, në emër të famijes Bajraktari, ngushëlloj djalin Fiqri dhe vajzën Lule, vëllezërit Tomor dhe Sazan me familjet e tyre., theksojë i biri i Bajraktarit të Lumës, Muharrem Bajraktarit, zoti Gencë Bjaraktari – Të ndjerit Xhelal Dine Zoti ja bëftë dritë jetën e amshuar!

 

 

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: nderroi jete, ne New York, Xhelal Dine

ATMOSFERE MAGJIKE KRISHTLINDJESH NE NEW YORK

December 5, 2012 by dgreca

Një pemë bredhi e llojit Norvegjian e lartë, 24 metra e 384 centimetra ose 80-këmbë u shndërrua në një fener të lavdisë të mërkurën – kur Mayori i Qytetit i New York Michael Bloomberg dhe zyrtarë të tjerët ndezen 30 mijë dritat e saj në qendrën Rockefeller Center, dhe lajmëruan çeljen e këtij sesioni festash të fund vitit/

Reportazh nga Qyteti i New Yorkut – Beqir Sina/

NEW YORK CITY – Njujorkezët, turistët e huaj dhe ata Amerikan, çdo kalimtar që i bie rasti të hyjë këto ditë në qytetin Nju Jorkut, qytetin e dritave shumëngjyrshe, vitrinave të dyqaneve luksosze në Broadway apo 5, 6, 7, 8 deri në të 14 Avenue, në SoHo e të tjera lagje të qytetit, rrugeve dhe shesheve kryesore të qytetit të Manhattanit, ka ndalur qoftë edhe për një çast të vetëm admirojë atë shijen e këndshëm të këtij qyteti që këto ditë duket se ka krijuar një ambjent magjikë me atë zbukuriimin dekorativë të Krishtlindjeve

Krishtlindjet në Qytetin e New Yorkut janë bërë ëndërrat e qytetarve nga mbara bota të cilët kan zgjedhur të kalojnë pushimet, pikërishtë në këtë qytet që “zien” çdo ditë si “mizat kur dalin nga kosheret e bletëve”. Një rreklamë në mes të qytetit shkruante sot, se “Ju mund të shkoni në pushime dhe vizitorë në ndonjë detë, malë, apo vende të tjera turistike, egzotike nëpër botë, por në asnjë vend të rruzullit nuk do të gjeni atë ndjenjë të mrekullueshme të Krishtlindjeve si në New York City”.

“Edhe pse New York City është një nga destinacionet e pushimeve të festave të fundvitit më të mëdha dhe më të mirë në botë, ju nuk duhet të humbisni rastin që të zgjidhni përsëri New Yrokun, për të blerë dhuratat e Krishtlindjeve, për familjen dhe fëmijët tuaj . Një vizitë në këto ditë festash në New York në vigjilije të Krishtlindjeve i bënë pushimet për ju të paharrueshëm, andaj provojeni të përjetojni edhe magjinë e Krishtlindjes në New York City” thonë axhensitë e udhëtimeve në rreklamat e tyre..

Nisja e sezonit të Krishtëlindjeve në qytetin e famshëm Big Apple e tregon çdo dritare e dyqaneve me dekroacionin e Krishtlindjeve! Kjo traditë në New York e bën të mundur festën për të gjithë duke shijuar pushimet në NYC, (madje edhe ata që kan një buxhet të limituar) mund të futen në dyqanet më popullore të qytetit për të bërë pazar si në: Saks Fifth Avenue apo Macy , Bloomingdale’ në Third Avenue në 59 Street, Barneys në Madison Avenue në Rrugën 61, Bergdorf Goodman në Fifth Avenue në dyqanet God & Taylor në 39th Street në 5th Avenue, e plot dyqane marramendese në qytet – ku nuk di ku të futesh më parë.
Ndërkohë , që një pemë bredhi e llojit Norvegjian e lartë, 24 metra e 384 centimetra ose 80-këmbë u shndërrua në një fener të lavdisë të mërkurën – kur Mayori i Qytetit i New York Michael Bloomberg dhe zyrtarë të tjerët ndezen 30 mijë dritat e saj në qendrën Rockefeller Center.

Mijëra njerëz kryesisht turistë të huaj kishn mbushur sheshin përpra pemës dhe shumë të tjerë qëndronin në të katër anët e rrugëve që kan të rrethuar qendrën e gjatë ceremonisë tradicionale e cila quhet ndriçimi i pemës e cila çelën zyrtarisht në Qytetin e New Yorkut sezonin e festave të Krishtlindjeve. Një ekran gjigand me video-projektuar, shfaqte një imazh të pemës për ata që nuk kishin një linjë të drejtpërdrejtë të shikimit të kësaj ngjarje festive.

Pema e Krishtëlindjeve në New York është e ndriçuar nga më shumë se 30.000 dritat. Kjo pemë e llojit Norvegjian u sollë në sheshin Rockfeler Centert nga vargmalet Olive në New Jersey, ku gjendet edhe shtëpia e pronarit të saj Joe Balku. Pema u zbukurua në majë të saj nga një yll Swarovski.Pema është 10-ton dhe kishte qenë e mbejllë atje 40 vite më parë, nga maja e deri tek rrënjët diametëri i saj arriti në rreth 50 metra.

Pema e veçantë e bëri udhëtimin e saj për në Qendrën Rockfeler – New York nisur nga Midtown prefektura e Flanders në New Jersey më 14 nëntor, pasi një qytetar ia dhuroi kësaj qendre këtë pemë tradicionale. Ai është një emigrant hungraez i cili quhet Joseph Balku, dhe u zhvendos nga Hungria në Shtetet e Bashkuara në vitin 1956 në moshën 20 vjeçare, kur në vendin e tij shpertheu revolucioni antikomunist hungraez.

Ardhja e tij në SHBA, ka lidhje edhe Revolucionin hungarez ose Uprising në vitin 1956 (në gjuhën Hungareze: 1956 – OS forradalom ose felkelés) i cili ishte një revoltë spontane mbarëkombëtare kundër qeverisë së atëhershme të Republikës Popullore të Hungarisë dhe politikës së saj të imponuar nga Sovjetikët. Ky Revolucion që zgjati nga 23 tetor deri më 10 nëntor 1956 u shua nga forcat qeveritare. Kjo ishte goditja e parë serioze kundra kontrollit sovjetik që forcat BRSS, kishin vendosur pasi kishin dëbuar nazistët në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht nga fakti se kryengritja nuk ishte e suksesshme, ajo kishte një ndikim të madh dhe do të jepte shenjat e saj për të luajtur një rol të madh në rënien e Bashkimit Sovjetik dekada më vonë, pikërishtë ato ngjarjet fund viteve 90′ dhe fillim viteve 91” që sollën rënjen e “perandorisë” komuniste në gjithë Eurpën Lindore, dhe në Shqipërinë komuniste.

“Pema është një pasqyrim i shpirtit dhe elasticitetit të këtij komunitetit në New Jersey,” tha emigranti hungrazez që dhuroi këtë pemë për New Yorkun..”Unë jam krenar për të dhuruar këtë pemë,” shtoi ai mbasi “Ajo është pema më e bukur dhe që me të vërtetë do të shihet gjatë këtij muaji të shëndërritëshëm për çdo ditë nga qindra e mijëra vizitorë nga e gjithë bota”

Zyrtarët e e lartë të New Yorkut dhe autoritetet lokale të Distriktiti Rockfeler në Manhattan i ndezën dritat pak para orës 09:00 të darkës ditën e mërkurën në festimin e 80 vjetorit të vendosjes për herë të parë të pemeës sëKrishtëlindjeve në New York. Ndriçimi i kësaj peme është bërë një ngjarje tradicionale e cila shoqërohet me një koncert spektakolar. Në konceritin e këtij viti në skenën e improvizuar para sheshit ku qendron pema në shfaqje u përfshinë këngëtarë, aktorë dhe artistë të njohur amerikan si Rod Stewart, Cee Lo Green, Scotty McCreery, Il Volo, Victoria Justice, Brooke White, Mariah Carey, Trace Adkins dhe Tony Bennett, së bashku me paraqitjen nga Billy Crystal dhe Bette Midler.

Tradita e vendosjes së një pemë e Krishtlindjeve në Rockefeller Center ka filluar qysh në vitin 1931 kur punëtorët e ndërtimit vënë qendër të sheshit të fashëm për herë të parë një pemë bredhi me ndriëimin e dritave e cila sinjalizonte ardhjen e Krishtëlindjve në qytet. Dhe në vitin 1933, u mbajtë e para ceremoni zyrtare e cila u zhvillua me praninë e autoritetve të larta të qytetit me ndezjen e dritave. Siç është bërë traditë pema e Krishtëlindjve qendron në sheshin Rockfeler deri në 7 janar.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Atmosfere Krishtlindjesh, Beqir Sina, New York

ARNAUTËT E SIRISË, NJË SHQIPËRI E VOGËL LARG ATDHEUT TË TYRE

December 4, 2012 by dgreca

Flet shkrimtari dhe publicisti me origjinë shqiptare, Abdulatif Arnauti/

 Nga Dr.Ramiz Zekaj/

Instituti (AIITC), në synimin e tij për të kontribuar pozitivisht në kulturën shqiptare me këndvështrime të reja dhe me prurje të larmishme nga qytetërimi botëror, filloi organizimin e ciklit të leksioneve me temë: “Popuj dhe kultura”, i cili ka në fokus trajtesa të ndryshme nga personalitete të shquar të shkencës, kulturës e artit nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

I pari personalitet që hapi siparin e këtij cikli leksionesh është figura e mirënjohur e kulturës arabe, e njëherazi dhe e kulturës shqiptare në botën arabe, shkrimtari sirian Abdulatif Arnauti. I njohur në Siri për krijimtarinë letrare dhe, veçanërisht për përkthimin e kryeveprave të letërsisë shqipe në gjuhën arabe, dashuria për vendin e tij të origjinës e solli këtë kohë në Shqipëri z. Abdulatifin për të marrë pjesë në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pasi viti jubilar i 100-vjetorit të Pavarësisë nuk mund të linte pa përfshirë në këto festime edhe shqiptarët e diasporës në vendet arabe.

Duke gjetur të përshtatshme kohen dhe momentin historik, AIITC organizoi akademin e parë “Popuj e kultura” me takimin: “Arnautët e Sirisë – Një Shqipëri e vogël larg atdheut të tyre”,ku z.Arnauti foli rreth pranisë shekullore të shqiptarëve në Siri, për jetën dhe traditat e tyre, mbi ndikimin social e kulturor të tyre në vendet arabe dhe mbi kontributin e tyre për çështjen kombëtare.

Takimi i cili u zhvilluar në amfiteatrin e AIITC, ditën e enjte më dt. 29.11.2012, zgjoi interesin e shumë personaliteteve të botës akademike, kulturore e diplomatike shqiptare –bashkëpunëtorë të AIITC, si Rektori i Akademisë Pedagogjike të Tiranës Prof. Dr. Musa Kraja, Drejtori i Sektorit të Enciklopedisë në Akademinë e Shkencave Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, gjuhëtarja Dr. Genciana Abazi – Egro, ish ambasadorët zotërinjtë Sulejman Tomçini, Shaban Murati, Qazim Tepshi e Faruk Borova dhe një sërë personalitetesh të tjera miq e dashamirës të AIITC.

Takimin e hapi Drejtori i AIITC, Dr. Ramiz Zekaj, i cili u shtjelloi përmbledhtazi të pranishmëve idenë e Akademisë së AIITC, si dhe bëri një prezantim të mikut të nderuar. Më tej fjalën e mori z. Arnauti, i cili u foli të pranishmëve në gjuhën amë, me shqipen e tij me theks kosovar, pasi prindërit i kishte nga Vushtria. Në fillim ai bëri një historik të emigrimeve shqiptare në Siri, të cilat nisin që para 200 vjetësh, kur ushtarët shqiptarë të Ibrahim Pashës, djalit të sunduesit shqiptar të Egjiptit Mehmet Ali Pashës, nuk u kthyen me ushtrinë në Egjipt, por u vendosën në Siri. Pjesa më e madhe e tyre ruajten gjuhën dhe traditen, por pati nga ata që u përzien me vendasit dhe nuk arritën të ruajnë gjuhën dhe mbiemrat e tyre. Por, sipas z. Arnautit, edhe sot e kësaj dite ata janë të vetëdijshëm për origjinën e tyre shqiptare dhe nuk e harrojnë atë. Emigrimet e tjera të shqiptarëve në Siri ishin ato të viteve 1912-1913, për t’i shpëtuar represionit serb të kohës dhe të viteve 1945-1948, për t’i shpëtuar përndjekjes së pushtetit komunist në Shqipëriu e Jugosllavi. Por këta të fundit, sipas z.Arnauti, emigruan më tej në Amerikë dhe shumë pak prej tyre u vendosën në Siri.

Pastaj z.Arnauti foli për historinë e familjes së tij dhe të lidhjes që ai kishtë me letrat shqipe. Prindërit e tij të emigruar më 1913-ën dhe ai vetë lindi në Siri në vitin 1931. Pavarësisht se i lindur në Siri, mjedisi shqiptar ku u rrit bëri që në fillim të mos e dinte mirë arabishten. Megjithatë në shkollë ai e përmirësoi gjuhën arabe, madje aq sa në vitet ’40 të shekullit të kaluar të botonte krijimtari letrare në poezi e në prozë në gazetat dhe revistat e kohës. Në vitet ’50 të shek. XX ai filloi të përkthente letërsi shqipe në gjuhën arabe, punë të cilën e nisi me përkthimin e teksteve të disa këngëve shqiptare. Me kalimin e kohës gama e përkthimeve të tij nga letërsia shqipe u zgjerua së tepërmi dhe dëshira e publikut arab për t’i lexuar ato bëri që botimet të mbaronin sapo dilnin, saqë nga Egjipti i kërkuan që përkthimet e tij të botoheshin edhe atje. Më pas këto vepra u shpërndanë në të gjithë botën arabe.

Në këtë mënyrë z. Arnauti u bë përkthyesi i parë i letërsisë shqipe në vendet arabe dhe vendosi marrëdhënie shumë të mira me Lidhjen e Shkrimtarëve në Shqipëri, përveç marrëdhënieve të forta që kishte me shkrimtarët shqiptarë të Kosovës. Kjo bëri që z. Arnauti ta vizitonte Shqipërinë në vitet ’70, të takohej me Kadarenë, Agollin e shkrimtarë të tjerë dhe ta rriste numrin e veprave shqipe të përkthyera në arabisht. Ai deri tani numëron rreth 21 përkthime, të cilat përbëjnë pothuajse gjysmën e librave të tij që arrijnë numrin e 61 veprave me krijimtari letrare, përkthime e studime në fushën e kritikës letrare.

Midis përkthimeve të tij më të rëndësishme nga letërsia shqipe janë: romanet e Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella” dhe “Dosja H”, romani i Dritëro Agollit “Njeriu me top”, romani i Vath Koreshit “Dasma e Sakos”, drama e Kolë Jakovës “Toka jonë” dhe një seri vëllimesh poetike të poetëve shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, si Azem Shkreli, Ali Podrimja, Xhevahir Spahiu etj. Përveç përkthimeve, ai ka shkruar në shqip edhe disa vëllime me poezi të vetat. Dy prej këtyre poezive auditori pati kënaqësinë t’i dëgjonte të recituara nga gazetarja e Radio Kontaktit Marinela Naska.

Më pas, duke iu përgjigjur pyetjeve të pranishmëve, ai foli për mënyrën se si e kishin ruajtur shqiptarët identitetin e tyre në Siri dhe përmendi një sërë figura shqiptarësh me kontribut madhor në kulturën dhe artin arab, si romancieri Maaruf Arnaut, piktori Abdulkadir Arnaut, dijetarët Muhamed Nasiruddin Albani, Abdulkader Arnauti, Vehbi Gavoçi etj. Foli për klubet e arnautëve në Siri dhe mikpritjen e popullit sirian për emigrantët shqiptarë, si dhe dëshirën e vendasve për të lidhur miqësi e krushqi me shqiptarët, për shkak të cilësive fisnike që i karakterizonin ata. Midis të tjerash përmendi edhe fatkeqësinë personale në trazirat e fundit, ku nga bombardimet iu dogj biblioteka personale me të gjitha librat dhe dorëshkrimet e tij që po i bënte gati për botim.

Takimi i zgjatur për më se dy orë u mbyll me një dhuratë simbolike që Kryetari i Bordit Drejtues të AIITC, Dr. Faruk Borova, i dorëzoi mikut të nderuar – një flamur kombëtar me shqiponjë të qëndisur, i cili do t’ia zëvendësonte edhe flamurin e vetëm shqiptar që shkrimtari e mbante në bibliotekën e tij personale, tashmë të djegur.

Me këtë rast takimin e përshëndeti edhe mbesa e shkrimtarit, znj. Marie Arnauti, drejtoreshë e Operës së Damaskut. Pasi shprehu falënderimin e saj për mikpritjen e gjetur në Shqipëri, ajo tregoi se i kishte pëlqyer shumë vendi i saj i origjinës dhe shtoi se do të ishte e lumtur që të niste bashkëpunime të suksesshme në fushën e artit dhe të kulturës midis dy vendeve, me qetësimin e situatës në Siri. Më pas bisedat dhe takimi me shkrimtarin vijoi në sallën e ekspozitave të AIITC, ku për të pranishmit ishte shtruar një koktej. Duke shfrytëzuar praninë e tij në AIITC, shkrimtari shqiptar u bëri një vizitë mjediseve dhe zyrave të Institutit dhe dhuroi disa nga librat e tij për librotekën e AIITC.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Abdullatif Arnaut, Dr. Ramiz Zekaj, shqiptaret e Sirise

DITA E FLAMURIT NE KISHEN KATOLIKE SHQIPETARE “ZOJA E SHKODRES”

December 2, 2012 by dgreca

28 Nëntorin 1912 , përvjetori Njëqindtë të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të krijimit të Shtetit Shqiptar – momentin historik, kur heronjtë tanë kombëtar ngritën flamurin historik të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Vlorë, u perkujtua edhe ne Kishen Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres/

Nga Beqir SINA/

HARSDALE – NEW YORK : Kisha Katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” e cila ndodhet në një mjedis të bukur natyror, provincën e Harsdale – Ynokers(NY), e dalluar për aktivitetin e saj fetar, kombëtar , shoqëroro dhe kulturor edhe këtë vitë ka pasur një aktivitet të ngjeshur.

Ngritja e flamurit kuqezi në 28 Nëntorë në kumbanoren e kësak kishe deh mbajtja e meshës është bërë tradicionale ku fajlët ma të mira dhe meritën e madhe të punës së shkelqyer, i shkojnë klerit katolik, në këtë Kishë, e dalluar për aktivitetin e saj për fe dhe atdhe, si dhe mijëra besimtarëve të saj. Me këto veprimtari Komuniteti katolik shqiptar në SHBA, tashmë tregon se është më solid dhe i organizuar mirë rreth Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë.

Ata kanë një lidhje të fort mes fesë së tyre katolike dhe kombit tonë. Këta mijëra besmitarë, janë të motivuar nga dëshira për t’a ruajtur si fenë edhe kombin e tyre, me dinjitet, krenari kombëtare, mbasi që prej krijimit të kësaj kishe me figurat më të ndritura të saj në SHBA, Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë është ajo që po i zhvillonë disa lloje veprimtarishë me karakter fetar, kombëtar, shoqëror dhe kulturor, gati gjatë gjithë vitit kushtuar ngjarjeve më të rëndësishme tona kombetare.

Në këtë javë feste prej disa ditësh, mjediset e kishës ishin hijeshur me dekorin e festës së 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Në të gjitha ambjentet e saj- shikoje një flamur kombëtarë dhe simbole të tjera, ndërkohë, që gjithçka kulmoi si çdo vitë në këtë datë më 28 nëntorë, kur qindra besimtarë për disa orë kan festuar 100 vjetori i pavarësisë.
Më 28 Nëntor 2012, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, edhe Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë – Zoja e Shkodrës, në mënyrë solemne, thuhet në Facebook, ka bërë ngritjen e Flamurit mbi kambanaren e kishës. Aktivitet ky që dekadat e fundit vazhdimisht është celebruar në këtë kishë duke shënuar me mënyra të ndryshme ditëlindjen e Shqipërisë 28 Nëntorin 1912 – shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
Ceremonia e ngritjes së flamurit kuqezi në pjesën më të lart të kësaj kishe e cila thirret Kambanare, filloi në ora 3 të pas dites ndërkohë që më parë kryefamullitari i kësaj kishe I Përndershmi Dom Pjetër Popaj në praninë e qindra besimtarëve mbajti me këtë rast një meshë të veçantë për këtë përvjetor të Njëqindtë të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të krijimit të Shtetit Shqiptar .

Sipas faqes së internetit së kësaj kishe në meshën i pavarësisë së Shqipërisë një pjesë e saj i është kushtuar dëshmorëve të kombit tonë, të, të tëra koherave.

Ceremonia e ngritjes së Flamurit në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë Zoja e Shkodrës është ndjekur nga shumë besimtarë, sikurse edhe grupi i djemëve dhe vajzave të Ansamblit të Qëndrës Kulturore Nëna Tereze pranë kësaj kishe – Grupi Rozafa me këngë e valle nga të gjitha trevat ia shtoi bukurinë festës së flamurit.

Ngritja e flamurit në pjesën më të lart të kishës — kambanaren, fill pas kremtimit të meshës, dedikuar deshmoreve të kombit të të gjitha kohërave, nga të përndershmit Dom Pjeter Popaj dhe Dom Viktor Dedaj, filloi rreth orës dy të pasdrekës ceremonia e ngritjes së flamurit,e percjellur me himnin kombëtar shqiptar dhe atë të SHBA. Të pranishëm ishin më se një mijë vetë, shumica të rinjë e të reja. Edhe kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, dr Gjon Buçaj.

Ndërkohë edhe përfaqësues të organizatave, shoqatave e individë të ndryshme shqiptaro-amerikane e kanë përshëndetur këtë veprimtari. Ata mes të tjerash uruan Kishën Katolike Shqiptare ne Amerikë, famullitarin e saj Dom Pjeter Popaj. Besimtarët uruan që kjo traditë të vazhdojë dhe të bëhet çdo vit e më mirë. E vetmja fjalë që doli nga goja e çdo pjesmarrësi ishte _ Gëzuar festa e Flamurit – Faleminderit!”, drejtuar të gjithë atyre që me ndihmën, përkushtimin dhe pjesemarrjen e tyre, e bënë të mundur këtë ceremoni, për ngritjen e flamurit kuq e zi edhe në pjesën më të lart të Kishës Katolike Shqiptare ne Amerike “Zoja e Shkodres”

Në sallën e Qëndrës Kulturore Nëna Tereze u mbajtë një simposium kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë, oratorët të ndryshëm folën për të nderuar këtë ditë të shejtë të kombit tonë kur mbas 500 vjet robëri – të sundimit otoman shqiptarët fituan pavarësinë me ngritjen e flamurit në Vlorë në 28 Nëntorë 1912 nga plaku i urtë dhe i menëçur Ismail Bej Qemali me burat më të mirë të Shqipërisë.

Me këtë rast folën Leonard Berishaj, Mark K. Shkreli , drejtori i Qendrës Kulturore Nëna Tereze, Famullitari Dom Pjetër Popaj, Age Ivezaj dhe professor Prend Çeta, kurse më pas Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës mbajti edhe një kokteji i pasur me muzikë dhe vallëzim, në Qendren Nëna Tereze.

Ata kujtuan 28 Nëntorin 1912 , këtë përvjetor të Njëqindtë të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të krijimit të Shtetit Shqiptar – momentin historik, kur heronjtë tanë kombëtar ngritën flamurin historik të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Vlorë. Dhe, njëherit deklaruan mëvetësinë e shtetit amë, Shqipërinë, e pavarur pas pesë shekujsh roberie. Ky akt historik mbajti gjallë, thanë folësit dhe zgjoi shpresën se Zoti do t’a ndihmonte kombi Shqiptar, që kurr nuk do të shuhej, edhe pse trojet kombëtare u copëtuan në gjashtë pjesë nga Evropa, për të kënaqur orkeset grabitqare nga fqinjtë tanë – armiq shekullorë.

Në ditën e shenjtë të Flamurit në Vlorë ishte e gjithë Shqipëria, kujtuan në nderim të kësaj date oratorët, prej plakut të urtë e të meçur Ismail Bej Qemali, Luigj Guarkuqi, Dom Nikoll Kaçorri, Isa Boletini, ishte Kosova, Kraja e Ulqini, Plava e Gucia, Presheva, Medvegja, e Bujanovci,, Shkupi , Dibra dhe Tetova, Tirana, Korça, Saranda, Shkodra e Çameria me trimat e vet”, ishte i gjithë kombi ynë i përbashkur në fe dhe atdhe për rreth Flamurit Kuqezi.

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, dom Pjeter Popaj, Kisha Katolika

PAVARESIA – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit

December 2, 2012 by Administrator

30 Nëntor 2012

Me rastin e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, komuniteti shqiptar në zonën e Uashingtonit u mblodh për një takim me gazetarin Ilir Ikonomi, autor i librit të ri “PAVARESIA – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit.”

Takimi u bë në Universitetin Georgetown, me pjesmarrjen e shqiptarëve që ndodhen në Uashington për shkollim apo të punësuar, nga Shqipëria, Kosova dhe treva të tjera.

Autori shpjegoi se si i lindi ideja për të shkruar këtë libër dhe i njohu pjesëmarrësit me burimet që kishte shfrytëzuar për të pasuruar materialin e përfshirë në 300 faqet e librit. Ai theksoi rëndësinë e arkivave historike të Vjenës të cilat i dhanë studimit të tij hapësirën e duhur për të pasqyruar me vërtetësi udhëtimin e Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Sipas autorit, Ismail Qemal beu u nis nga Stambolli më 2 nëntor dhe arriti në Vlorë më 25 nëntor dhe, gjatë këtij udhëtimi prej më shumë se tri javësh, ai bëri disa veprime të zgjuara diplomatike, të cilat patën rëndësi kritike për realizimin e veprës së tij, ngritjen e flamurit më 28 nëntor 1912.

Në takimin ku merrte pjesë ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Gilbert Galanxhi si edhe Këshilltarja e Ambasadorit të Kosovës, Gjeneza Budima, autori Ilir Ikonomi shpjegoi serinë e ngjarjeve që çoi në pavarësinë e Shqipërisë, nga njëra anë dhe në pushtimin e Kosovës nga Serbia, në anën tjetër. Ai foli për rrethanat e skajshme me të cilat përballeshin trojet shqiptare në periudhën e luftës ballkanike, të cilat e shtynë Ismail Qemalin dhe patriotët e tjerë të niseshin për në Vlorë në fillim të nëntorit 1912. Ai shpjegoi se si Ismail Qemali ndërtoi taktikat largpamëse për shtetin e ardhshëm shqiptar në kushtet kur zotërimet e Perandorisë Osmane në Ballkan po binin dhe copëtimi i trojeve shqiptare po bëhej i pashmangshëm.

Ikonomi foli për veprimet diplomatike të Ismail Qemalit dhe takimin e tij të famshëm me ministrin e Jashtëm austro-hungarez, Leopold Berchtold, i cili e ndihmoi me një anije për të shkuar në Durrës. Autori tha se Berchtoldi e mbante të fshehtë takimin për shkak të rivaliteteve me Italinë, prandaj edhe dokumentet e drejtpërdrejta që e provojnë atë janë të rralla, por ai ka mundur të gjejë prova që tregojnë se takimi është bërë. Takimi përmendet edhe në kujtimet e Ismail Qemalit, por autori tha se preferonte të mos mbështetej në memuaret e protagonistëve për të shkruar librin e tij, por thjesht t’i përdorte këto kujtime si burime për verifikimin e burimeve të dorës së parë. Autori përshëndeti faktin që, ditët e fundit, një rruge në Tiranë iu dha emri i ministrit të jashtëm austriak, Berchtold.

Ikonomi tha gjithashtu se ka shfrytezuar një gamë të gjerë gazetash të vitit 1912 për të plotësuar informacionin që sjell në libër dhe se aty ka gjetur fakte që më parë ishin të panjohura, për shembull datën se kur Ismail Qemali përmendi për herë të parë fjalën pavarësi në një hotel të Vjenës. Kjo, tha autori, na saktëson se me arritjen në Vjenë, ideja e Ismail Qemalit tashmë kishte përparuar nga autonomi në pavarësi, në kushtet kur disfata e Turqisë ishte bërë e qartë. Ikonomi hodhi poshtë nocionin se Ismail Qemali pati kërkuar qysh në fillim shkëputjen nga Turqia. Një shkëputje në kushtet kur fati i luftës ballkanike ende nuk dihej, do të ishte një aventurë, sepse tokat shqiptare mund të gllabëroheshin menjëherë nga fqinjët, siç ndodhi me Vilajetin e Kosovës, tha Ikonomi.

Autori shpjegoi se ndihma e Austro-Hungarisë për krijimin e shtetit shqiptar ishte e pazëvendësueshme por ajo nuk duhet absolutizuar, siç bëjnë disa autorë. Krijimi i qeverisë kombëtare nga Ismail Qemali, tha Ikonomi, pati gjithashtu një rol të pazëvendësueshëm, sepse i tregoi Europës se shqiptarët ishin në gjendje të krijonin shtet, çka në fund të fundit çoi në njohjen e këtij shteti në Konferencën e Londrës, ndonëse ai ishte i cunguar. Që të marrësh njohje duhet të kesh një qeveri, tha autori. Ismail Qemali e bëri qeverinë fakt të kryer dhe shpëtoi aq sa mund të shpëtonte.

Ikonomi foli gjithashtu për faktet e reja që ka zbuluar, si anija me të cilën Ismail Qemali erdhi në Durrës dhe se si grupi i shqiptarëve ndërroi anije në mes të detit natën e 20 nëntorit duke u gdhirë 21, saktësimi i vendit se ku u ngrit flamuri, për të cilin ka ende konfuzion, i kujt ishte flamuri që u ngrit në Vlorë dhe hollësi të tjera.

Ai shpjegoi në veçanti dhe përshkroi me fakte emocionuese figurën e Isa Boletinit, i cili arriti në Vlorë më 29 nëntor 1912, pra një ditë pas shpalljes së pavarësisë. Ikonomi tha se ishte mbështetur në një intervistë të rrallë që Isa Boletini i kishte dhënë një gazetari italian në Vlorë në fillim të dhjetorit 1912. Kjo intervistë zbulon anë të panjohura të luftëtarit të madh, karakterin e tij, synimet që kishte dhe inteligjencën e tij të rrallë, aspekte që dëshmohen nga një burim i dorës së parë, siç ishte ai gazetar i rëndësishëm i kohës. Isa Boletini, i rritur në malet e Kosovës, nuk dinte gjuhë të huaj dhe rolin e përkthyesit e lunte Luigj Gurakuqi. Kjo ishte ndoshta intervista e parë dhe e fundit e Isa Boletinit, tha Ikonomi.

Ambasadori Galanxhi tha në takim se historia në vitet e komunizmit mësohej e cunguar, e lustruar dhe e transformuar. Ai tha se objektiviteti me të cilin autori e ka parë arkivin historik dhe e ka përdorur për të shkruar librin e tij është për t’u vlerësuar e përshëndetur.

Të pranishmit treguan mjaft vemendje dhe bënë pyetje të shumta për librin, i cili sipas medias në Shqipëri ka shënuar një rekord shitjesh, që nga botimi në fillim të nëntorit.

Takimi u organizua nga Bledi Çeliku dhe Alban Pruthi, aktivistë të njohur në komunitetin shqiptar të Uashingtonit. Në takim kishte edhe përfaqësues të Federatës pan-shqiptare “Vatra” dhe organizatash të tjera të komunitetit. Autori ndau dy libra falas, të cilët u shkuan fituesve të një shorti biletash me numra.

Pas promovimit, pjesëmarrësit u mblodhën në një kafe-restorant për të vazhduar bisedat mbi pavarësinë, ngjarjen e madhe që po festohet me aktivitete të ndryshme edhe nga shqiptarët e Amerikës.

Korrespondenti i Diellit

Uashington DC

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 896
  • 897
  • 898
  • 899
  • 900
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT