• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RËNIA E LIDHJES SË PRIZRENIT, BETEJA E SHTIMLJES DHE E SLILOVËS

June 9, 2021 by dgreca

Nga Gezim ZILJA/

Kush të ket’ nji fyshek’ me m’dhanë

I ap tokën anembanë!

I ap tok’ i ap shpi

I fal bjeshk’ i fal vërri!

RËNIA E LIDHJES SË PRIZRENIT

BETEJA E SHTIMLJES DHE E SLILOVËS

Dimër 1880 – Vjeshtë 1881

Menjëherë pas dorëzimit të Ulqinit më 26 dhjetor 1880, Dervish Pasha iu turr egërsisht degës së “Lidhjes” në Shkodër, duke arritur ta shpërndante dhe të vendoste administratën turke kudo. Arrestohen pabesisht dhe internohen ne Anadoll, Hodo Sokoli e Preng Bib Doda. Daut Boriçi internohet në Stamboll. Në fund të dhjetorit Dervish Pasha, i kërkon Portës së Lartë 40 batalione për shtypjen përfundimtare të “Lidhjes Shqiptare” në të gjitha trojet shqiptare veçanërisht në Veriun e Shqipërisë. Gjysmën e këtyre batalioneve do ta mbante në Shkodër dhe gjysmën në Shkup. Të ndodhur në këtë situatë në Kosovë filluan veprimet e armatosura fillimisht nga banorët e Prizrenit, të cilët dëbuan administratën turke. Njëkohësisht ajo u dëbua nga, Gjakova, Luma, Gucia, Kumanova e Tetova.  Në fund të dhjetorit u riorganizua “Komiteti Kombëtar i Lidhjes” ku mbeti shumica e anëtarëve të mëparshëm, që ishin dhe themeluesit e “Lidhjes”si Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Shuaip Spahiu, Ali Ibra, etj. 

Dhjetë ditshin e dytë të janarit 1881, u mblodh “Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes” ku kërkohej një shtet autonom shqiptar. Nëse nuk do të njihej nga Stambolli, do të vazhdonte kryengritjen e armatosur. Komiteti Kombëtar shpalli Qeverinë e Përkohëshme me kryetar Ymer Prizrenin e nënkryetar Shuaip Spahiun me dhjetë anëtarë, midis të cilëve Abdyl Frashëri i ngarkuar me punët e jashtme dhe Sylejman Vokshi i ngarkuar me punët ushtarake. Në  janar 1881 kryengritësit e “Lidhjes” shtinë në dorë Shkupin, e më vonë Prishtinën e Mitrovicën. Në fund të shkurtit Qeveria e Përkohëshme u shtri në Pejë, Tetovë, Vuçiternë, Tetovë, Gostivar e Dibër dhe vendosi pushtetin e saj në pesë sanxhakët e Kosovës, Prizrenit, Pejës, Shkupit e Prishtinës. Ajo synonte ta shtrinte kryengritjen në vilajetin e Shkodrës, të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut. Në një letër që Sami Frashëri i dërgonte më 20 shkurt 1881 Jeronim De Radës midis të tjerash theksonte: “Lidhja shqiptare e Prizrenit mori emrin e Kuvernës së Përdorme (Qeverisë së Përkohshme) dhe përzuri kuvernatorët turq nga gjithë vilajeti i Kosovës edhe nga Prizreni, nga Gjakova, Dibra, Tetova e 10.000 shqiptarë të armatosur kanë zënë Shkupnë dhe udhën e hekurt. 10.000 të tjerë po bëhen gati për t’u unjur në Toskëri. Për pak kohë do të dëgjoni një ngritje (kryengritje) të madhe në Shqipëri… Në u bëftë Shqipëria më vete nuk do të kemi nevojë për princër, as të krishterë e as muhamendanë, që të na rrjepnë e të na pijnë gjaknë. …” 

Konsulli austro-hungarez nga Shkodra shkruante: “Edhe nëpunësit më të vegjël janë caktuar nga “Lidhja.” Gjyqtar është një qytetar i Prizrenit. Taksat që nxirren nga popullsia derdhen në llogari të “Lidhjes”; nëpunësit i marrin rrogat rregullisht. “Lidhja” ka kujdes mbajtjen e rendit në qytet dhe në fshat. Sigurimi publik tani është shumë më në rregull seç ishte në kohën e administartës turke…”

Shtatë gjeneralë nën komandën e Dervish Pashës me 15 batalione, me 15.000 ushtarë të armatosur rëndë dhe të paisur me artileri të fuqishme (veç 15.000 që ndodheshin në Shqipëri) u ngarkuan të shtypnin autonomistët shqiptarë. 

Dervish Pasha i’ faqezi,

Kenka nis për Rumeli,

Prej Stambollit me vaporre,

Me ushtri, me shtatë taborre. 

Ushtria e Dervish pashës, zbarkoi në Selanik dhe prej këndej u nis për në Shkodër e Kosovë. Tre vargjet e mëposhtëme japin zbarkimin e ushtarëve turq dhe paralajmërojnë mënxyrën, që ata do të sillnin:

Shumë asqer po qet’  pamporri

Tan po i qet’ ma zi se korbi,

Si me qen asqer moskovit.

Menjëherë Dervish Pasha drejtohet kundër krerëve të kryengritjes, duke shprehur qartë porosinë e Portës së Lartë:

Dervish Pasha prej Stamolli:

Ku i ka çadrat Mic Sokoli?

Ku i ka çadrat, ku i ka t’part?

M’ka çu mreti me ia çart…

Dhe më tej sqaron arsyet e shtypjes së kryengritjes:

Shah’ ndër veti do me kanë ,

kurrgja mretit mos me i dhanë,

As redif’ e as nizamë.

Tashmë shqiptarët kanë tre vjet, që bëjnë luftë, në Gjakovë, Tivar, Ulqin, Plavë e Guci, Hotë e Grudë, duke kundërshtuar vendimet e Fuqive të Mëdha dhe të Turqisë për copëtimin e trojeve të tyre. Këtë herë lufa do të jetë edhe më e përgjakshme. Një grusht njerëzish janë ngritur në luftë kundër shtatë Fuqive të Mëdha dhe vetë Perandorisë. Në “Historinë e Ballkanit” me autor Misha Glenny, botim i vitit 2.000 thuhet: “… Kështu shqiptarët qenë të vetmit që arritën të revizionojnë Traktatin e Berlinit me forcën e armëve…” (faqe 154) 

Nuk është tashmë vetëm Mali i Zi, armiku i shqiptarëve, por vetë Perandoria. Përfundimisht shqiptarët nuk kanë mëdyshjen më të vogël se varri i tyre do të jetë Turqia, nëse nuk shpëtojnë nga zgjedha e saj:

Mic Sokoli po bërtet,

Ali Ibrën po thërret:

Merr bajraqet hajde shpejt,

Na rrethoi asqeri mret (sulltani)!

E. F. Knigh do të shkruante gjatë udhëtimit për në Malësi: “ …Në Koplik e lamë pas rrugën anës liqenit dhe u kthyem djathtas, drejt vargmalit të zhveshur e kryelartë. Pikërisht këto ishin malet që turqit në Helm, ua kishin shumë frikën, sepse thoshnin, që këtej banonin fiset më të çartura e më krenare të arnautëve, që u binin pa dallim si turqve ashtu edhe malazezëve… (Faqe 173)  

Dervish Pasha, arrestoi pabesisht (i thirri për bisedime) 11 anëtarë të “Lidhjes” për Shkupin, me në krye Jashar bej Shkupin dhe pasi i shëtitën në qytet të lidhur me pranga, i dërguan në burgun e Selanikut. Shkupi ra pa rezistencë edhe për arsyen se “Lidhja” nuk bëri zëvendësimin e administratës turke me shqiptarë. Dervish Pasha, vendosi përkohësisht shtabin në Shkup. Lidhja shqiptare lëshoi kushtrimin në mbarë Kosovën për të rrëmbyer armët. U formua Shtabi i Mbrojtjes me Sulejman Vokshin komandant e anëtarë: Ali Ibrën, Mic Sokolin, Binak Alinë, Sef Kosharen, Halim Efendiun, Zeqirja Agën, Mullah Hysenin, Mustafa Agën, Halil Efendiun. Fillimisht u mblodhën 5 mijë luftëtarë tashmë të rregjur në luftime me malazestë dhe turqit. Këtë herë lufta do të ketë qëllim shkëputjen nga Turqia dhe do të jetë pa kthim prapa. Në ballë janë prijësit e “Lidhjes”. Ja si vijnë vargjet e Mic Sokolit dhe betimi solemn para nënës së vet:

Mic Sokoli nji fjal po flet,

Po i thotë nanës: tu mir’ meç’,

Pa u farue Malsia krejt,

Ktu nuk hyn as kral as mbret!

Më tej përshkruhet organizimi i shqiptarëve nën udhëheqjen e prijësve të tyre:

Ymer Prizreni trim shqiptar,

Sylejmani ni komandar,

I tubuen tre mi luftarë, 

Tan’ malsorë në plisa t’bardhë.

Sylejmani matke fjalë:

Ngoni vllazën shqiptarë, 

Do t’i dalim turkut përballë!

Është interesante biseda e një vullnetari, që pyet plot sinqeritet “Efendiun”se çfarë do të bëhet, a do të luftojnë me pushkë kundër turkut e mretit (Sulltanit)?

Efeni na ç’ka me ba?

A ban turkut n’pushk me i ra?

Përgjigjen ia jep vetë hoxha, që ndodhet aty e që përfaqëson sigurisht një nga njerëzit me autoritet të krahinës. Del edhe një herë në dritë thënia monumentale e Pashko Vasës: “ Feja e shqiptarit është shqiptarija” në  një motërzim pak të ndryshuar, por në thelb i njëjti. Hoxha i përgjigjet, se kush vret jo vetëm një ushtar turk por vetë Sulltanin  (mretin) shkon në parajsë  (Xhenet). 

Myderrizi kish pas thanë:

Kur është fjala për vatanë,

Jo veç turkut e ati tjetrit, 

Po ni plum’ kush ia nep mretit, 

ka me shku n’lula t’xhenetit!

S’njohim pash-o, kral as mret,

Venin ton’ e sunojmë vet! 

Më 15 prill 1881 “Lidhja” i dërgoi një memorandum ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Stamboll, ku shprehte vendimin për të mbrojtur me armë të drejtat kombëtare. Më 20 prill ushtritë turke të ndara në dy kolona filluan sulmin mbi forcat kryengritëse në Slilovë dhe Shtimlje. 

Forcat kryesore ushtarake vullnetare të shqiptarëve nën komandën e Mic Sokolit nga Krasniqja dhe Ali Ibrës nga Gashi, u mblodhën në afërsi të qytetit Shtimlje, ndërsa pjesa tjetër nën komandën e Sulejman Vokshit u grumbulluan në grykën e Cernalevës, pranë fshatit Slilovë. Qëllimi ishte të mos lejohej Dervish pasha të marshonte për në Prizren. Më 21 prill 1881 u bë beteja midis të dy ushtrive në Shtimlje midis Ferizajt dhe Prizrenit. Rreth 3.000 shqiptarë të armatosur me pushkë me çark u matën me disa batalione turke, trefish më të mëdha në numër, të armatosura mirë dhe të pajisura me dy bateri malore Beteja zgjati mbi pesë orë. Fatin e betejes e vendosi artileria. U vranë 1800 ushtarë turq dhe 800 vullnetarë shqiptarë. 

Pas betejës në Shtimlje shqiptarët zunë vend në fshatin Slilovë, të vendosur që Dervish Pashës t’i jepnin një betejë të dytë. Në krye të forcave shqiptare ishin Mic Sokoli, Binak Alija dhe Sulejman Vokshi. Më 22 prill u bë beteja e dytë vendimtare më e rreptë se e para. Pati përleshje trup me trup ku shqiptarët treguan heroizëm të rrallë. Duke parë vendosjen e një baterie armike, që po u shkaktonte dëme të mëdha kryengritësve, komandanti i atij sektori, Mic Sokoli, me disa luftëtarë mori përsipër asgjësimin e saj. Të gjithë u vranë në këtë sulm:

Mic Sokoli ban me dorë:

Bini shok se s’muj me fol!

Se m’ka ra do gjak në gojë,

Se m’ka ra do gjak në bark,

Shtatë martina i kam në shtat.

Është një figurë madhështore ajo e Mic Sokolit! Në vargjet dhe gojëdhënat thuhet se ashtu “me shtatë martina në trup” iu hodh topit në grykë, veprim që u përsërit tridhjetë vjet më vonë nga Selam Musai, në Luftën e Vlorës.

Mic Sokoli si po lufton,

Drejt kah topi ai po shkon.

Grykn’ e topit ai e mësyni,

T’tanë asqerët i mloi timi.

Vargjet e tjera përcjellin kobin:

Mic Sokolin e vrau reja,

E vrau reja e vrau moti,

E vrau Dervishi me gjyle topi!

 Heroizmi i shqiptarëve edhe këtë herë i kapërxeu kufijtë e Shqipërisë. Ndrin figura madhështore e Sulejman Vokshit jo vetëm si luftëtar por edhe si prijës i rrallë. Ai fton në luftë shqiptarët, duke përmendur krahinat nga ata vinë dhe cilësitë e tyre të veçanta:

Sulejmani ka hip n’thep,

Bash si zana po pisket:

Ju Kabash bini he burra,

Qitni n’thika n’kacaturra!

Suharekë trima ozgana,

Bini n’pritë merrni n’nishana!

O Pojan o djem çobana, 

preni turqit n’jatagana!

Ju hasjanë prej Malsie,

Mësyni hasmin si u ka hije!

Podrimçakë he inatçi,

Mos ta lam pashën me hi!

Ja si bien dëshmorët në fushën e betejës për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë: 

Ba(j)ram Rama i Malsisë,

Ia jep dorën Isuf Alisë,

Isuf Alija dvetke fisin: 

A m’i patë Zmajlin (Hyseni) e Micin?

Fejt(fyt) më fejt tha, me Dervishin.

Më tej vjen amaneti i luftëtarit, që bie në fushën e betejës: 

Zmajl Hyseni ish kan drague:

Nan’ e bab’ ju met pa mue,

Nan” e bab’ ju met pa djalë,

N’fush të Shtimjes sot jam nalë

Mos ma leni gjakin pa marrë!…

Por ndodh edhe kështu me trimat, që derdhin gjakun për atdheun:

Zmajl Hyseni hup’ e tretë,

Kurrkush vorrin s’ia ka gjetë. 

Beteja vazhdon e ashpër trup me trup me betimin solemn: 

Pa u farue malësia krejt

Ktu nuk hyn as krajl as mbret!

Ashtu si në këngët e Jugut, rapsodi popullor kujdeset që në vargjet e tij të gdhenden të gjithë emrat e luftëtarëve si: Ali Ibra, Ismail Hyseni, Niman Sula, etj., secili duke rënë për atdhe, e ka një fjalë, një amnet, një porosi të fundit: 

Ali Ibra n’vraç të zi,

Po i shkon gjaku për zinxhi.

Bini djem t’desim me ner,

Se shqiptari dy h(g)zime ka,

Ni kur le dhe n’luft me ra!

Niman Sula trim dragua,

Nisi luftën me liftue,

Pushka kamën ia ka coptue,

T’madhe shokëve iu ka gërmue:

Bini shok mos pritni mue!

Në një luftë të tillë ku të gjithë hidhen në sulm pa kthim prapa, madje edhe mbi grykën e topit pa llogaritur jetën, vështirë të bësh dallime. Po vargjet për Sef Kosharen kalojnë përtej imagjinatës njerëzore. Ato janë njëherësh lejtmotiv, thirrje, krenari, vajtim e britmë pavdekësie për luftëtarin e rënë në fushëbetejë. Sef Kosharja kapet i plagosur rëndë dhe turqit bënë atë që kishin bërë nëpër shekuj kundër kryengritësve shqiptarë. Pa gjyq, menjëherë, pa mëshirë, i vrisnin ose i varnin në degën e parë të lisit (në Veri) ose të rrapit (në Jug) luftëtarët shqiptarë. 

I varur në degën e lisit bashkëluftëtarët e nderojnë, duke u përkulur para trupit të tij, që tashmë është kthyer në flamur qëndrese: 

Sef Kosharja i pari i fisit

Hije t’paska maja e lisit!

Sef Kosharja përgjigjet, duke pohuar  përjetësisht : 

Hije m’paska o djelmt e mi,

Kam dhanë shpirtin për Shqipni!

Midis të vrarëve në luftimet që u bënë në Shtimlje e Slilovë qenë: Mic Sokoli, Rustem Sadria, Seit Suhareka, Memet Smaili, Ali Brahimi, Ali Nimani, etj. 

Në vjeshtën e vitit 1881 “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” u shpërnda. Vendosja e administratës turke u shoqërua me një terror të pashëmbullt. Dervish Pasha arrestoi dhe dënoi pa gjyqe rreth 7 mijë udhëheqës, veprimtarë e luftëtarë të “Lidhjes”, tre mijë në Kosovë e 4 mijë në vilajetet e Shkodrës, të Manastirit e të Janinës. Të gjitha figurat kryesore të Lidhjes, u dënuan pa gjyq, u internuan  ose u  burgosën nga marshalli turk, Dervish Pasha si: Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Abdyl Frashëri, Shuaip Spahiu, Zija Prishtina, Omer efendi Narta, Jusuf  Dohoshishti, etj. 

Edhe në Jug ndodhi e njëjta gjë. Krerë të “Lidhjes së Jugut” si Mustafa Nuri Vlora, Omer Pashë Vrioni, Memet Ali Vrioni, Dalip bej Përmeti, Seit bej Gjirokastra, Sulejman bej Dino, Qazim bej Preveza, etj., u arrestuan dhe u internuan në Çanakala. 

“Lidhja e Prizrenit” pati rëndësi të jashtëzakonshme sepse për herë të parë qysh nga vdekja e Skënderbeut, shqiptarët u bashkuan për të mbrojtur tokat amtare me armë, duke tërhequr vëmendjen e Fuqive të Mëdha. Çështja shqiptare tashmë u bë e njohur ndërkombëtarisht. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u krijua nga patriotët shqiptarë që zotëronin fuqi ekonomike dhe pushtet politik dhe u përkrah nga gjithë shqiptarët.

Megjithatë do të derdhej ende gjak edhe për tridhjetë vjet të tjera, deri më 28 nëntor 1912, dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Qëndrimi i Portës së Lartë ndaj shqipatrëve deri atë ditë, do të qe i pandryshueshëm dhe është shprehur nga poeti popullor në dy vargje monumentalë: 

Kudo vu njaj turk’ kamë

Gjak e vorre e ka bamë.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Zilja, Renia e Lidhjes se Prizrenit

REVOLTA NË ZHAPOKIKË

June 8, 2021 by dgreca

Studiuesi Xhezo Cana sjell para lexuesit studimin “Revolta në Zhapokikë, 1948” e botuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Në një rrëfim për “Dielli”-n e “Vatrës” New York, dhënë gazetarit Sokol Paja, studiuesi Xhezo Cana në studimin e tij skanon imtësisht Revoltën në Zhapokikë ky synimi ishte të çlirohej Shqipëria prej regjimit komunist dhe formimi i një Qeveri Nacionale. “Zhapokika” ishte një revoltë që arriti në përplasje me armë në dorë të popullsisë së zonës me forcat e policisë dhe të ndjekjes. Qëllimi ishte për të kundërshtuar reformat e regjimit të ri që kishte ardhur, por edhe një revoltë antikomuniste. Pas kësaj përplasje numri i viktimave që pësuan burgje dhe përndjekje është mbi 100 vetë. Numri i viteve të burgjeve dhe të internimit është vështirë të llogariten. Ata u futën në burg dhe u ridënuan dhe internuan disa herë deri në vitet 1990. 

NISJA E REVOLTËS NË ZHAPOKIKË

Në fillim të vitit 1947 në Gjirokastër po gjykoheshin grupet kundërshtare të regjimit komunist, kryesisht të nacionalistëve të Tepelenës. Fjalët përhapeshin kudo, për arrestimet që ndodhnin jo vetëm ne rrethin e Tepelenës. Xhemal Brahimi, një djalë 25-vjeçar nga Zhapokika, bën takime me shumë të pakënaqur nga regjimi. Shkon te Sulo Zaimi, ish-major dhe njeri me eksperiencë. Në fshatin e tij dhe në ato përreth ai ka krijuar grupe të besuarish që mund ta ndjekin. Për të realizuar ngritjen me armë kundër regjimit ai bëri në fshehtësi disa mbledhje. Mbledhja e parë u bë te Ledhi i Madh. Morën pjesë pothuaj gjithë ata fshatarë të Zhapokikës që më pas rrëmbyen armët. Burrat dhanë fjalën për të kundërshtuar qeverinë e re. Takimet e para ishin për të parë mbështetjen që kishin në popull. Kudo ankoheshin për taksat e larta që vuri qeveria komuniste dhe reforma që po ndërmerrte. Mehmet Kalemaj, me orgjinë nga Çorrushi e banues në Zhapokikë, deklaroi se “u lajmërova për Revolta në Zhapokikë, 1948 25 mbledhje në Zhapokikë, mua më lajmëroi Safet Kamberi”. Në takim ishin, midis të tjerësh, Xhemal Brahimi, Sulo Kaso, Shaqo Limja, e Mete Shahini nga Luftinja, Mehmet Yzeiri, Safet Yzeiri, Azis Nurja, Jashar Feimi dhe Xhemal Rizai nga Zhapokika. Mbledhja drejtohej nga Xhemal Brahimi, i cili deklaroi: “Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga regjimi komunist dhe do të ngremë një Qeveri Nacionale.” Sipas Mehmet Kalemaj, Xhemal Brahimi thoshte se “kemi me vete Abas Ermenin që ka ardhur në Shqipëri, Ali Nivicën, kemi shumë persona në qeveri si Sejfulla Malshovën, Koci Xoxën. Kemi lidhje me qytetet të tjera të vendit, kemi mbështetjen e ushtrisë. ” Barjam Kamberi thoshte se në Tepelenë kemi mbështetjen e Shefqet Sadullait nga Damsi, por edhe në fshatra të tjera kemi përfaqësuesit tanë. Kishin mbështetës nga fshati Dukaj, Salari, por dhe nga zona Lopësit. Gjatë bisedave të ndryshme ishte shtruar dhe opsioni i arratisjes, pasi regjimi komunist kishte dhënë provat e përdorimit të dhunës, por ishte kundërshtuar nga shumica, duke arsyetuar se kishin familje dhe fëmijë dhe nuk mund t’i braktisnin. Arratisja me gjithë familjet ishte e vështirë. Në takime tregohej kujdes për të përhapur pakënaqësitë dhe për të shtuar radhët. Drejtuesit e rebelimit, Barjam Kamberi dhe Xhemal Brahimi paraqesin si mbështetës ish-majorin Sulo Zaimi, njeri me eksperiencë, nga Allkomemaj. Sulo Zaimi kishte njohje me Islam Radovickën, kur kishte qenë në shërbim në kohën e Zogut, por edhe gjatë kohës së luftës. 26 Xhezo Cana Sulo Zaimi bëri një takim në Allkomemaj me Xhemal Brahimin, Islam Shaqirin, Xhevit Qerimin, Abaz Hekalin, përfaqësues të Mallakastrës, Beratit dhe Tepelenës, ku u dha udhëzime për krijimin e çetave për t’u përgatitur për rrëzimin përfundimtar të qeverisë. Lidhjet midise qendrave në Berat, Zhapokikë, dhe Mallakastër, por edhe Tiranë, mbaheshin nëpërmjet Zaim Mehmetit dhe Nazif Xhaferit, Demir Kasos dhe Skender Beqirit. Sipas dosjes hetimore, rezulton se me Demir Kason, Xhemal Brahimin etj, kanë bërë takime në arën e Nazif Xhaferit nga Zhapokika, në Gllavë, në Velabisht, në Luftinjë, në Levan-Cirua, në Allkomemaj dhe Tepelenë. Kanë organizuar grupe dhe nëngrupe me detyra të përcaktuara. Në këtë organizim të rezistencës kanë me vete edhe Demo Kason (Demir Allkushi), nga Gllava. Ky ishte një oficer në lirim. Grupi i tij u kap thuajse në të njëjtin kohë dhe u ndëshkua me burg. Mendojnë se në Mallakastër, në krahinën e Lopsit dhe në zonën e nahijes së Beratit kanë përkrahës me armë në dorë. Nga diskutimet që bëheshin mbrëmjeve, pas punëve në lagje apo fshatra, u vendos që çeta të quhej “Çeta e Baba Shefqeti”, i cili sapo ishte pushkatuar, më 14 janar 1948 së bashku me Zenel Shehun, Syrja Vasjarin dhe Atë Gjergj Sulin. Sulo Kaso dhe Mehmet Yzeiri shkonin në arë dhe takonin njërzit që punonin, ju paraqisnin gjendjen dhe i ftonin të merrnin pjesë në mbrëmje në vende të caktuara. Nuredin Xhaferi nga Zhapokika, në dosjen gjyqësore, deklaron: “Pasi u mblodhëm në Luftinjë, Revolta në Zhapokikë, 1948 27 të nesërmen shkuam në Zhapokikë. Kënduam një këngë të Baba Shefqetit dhe pastaj shkuam në pyllin Kaçke dhe atje qëndruam një natë. Na solli bukë Jashar Qerimi dhe Musa Qazimi nga Zhapokika. Pastaj shkojmë në Luftinjës. Çeta punon për shtimin e radhëve. Bëhet një mbledhje në Luftinjë. Pastaj shkojmë ne Kamçisht dhe punojme për shtimin e radhëve. U bë një mbledhje ku erdhën edhe Ali Sulua, Gani Gojdheli, Selfo Jaupi, Qamil Asllani. Foli Barjam Kamberi, Xhemal Brahimi. Vullnetrarët që erdhën në këtë takim në Kamcisht ishin të shumtë. Ditën tjetër tagrambledhësi lajmëroi policinë. Në takim vinin dhe disa të rinj për të marr pjesë në çetë, por nuk i pranuan, pasi nuk kishin dhe armë. Ju dha se do ti pranonin herë tjetër. Policët e lokalitetit Shefqet Didaj dhe Seit Caushi bashkohen me çetën e krijuar, sekretari i lokalitetit mban lidhje për t’u bashkuar më vonë. U krijua një frymë ku njerëzit thuajse flisnin hapur. Por fjala kishte shkuar në Tepelenë. Policia vjen te shtëpia e Xhemal Brahimit dhe gjen vëllain, Xhemilin që kishte ardhur me leje nga ushtria (i kishte vdekur gruaja dy muaj më parë dhe kishte dy fëmijë). Kërkonin Xhemal Brahimin, por atë as vëllai nuk e kishte takuar, pasi ai ishte në lëvizje. Ishte fundi i shtatorit të vitit 1948. Mbledhja e zgjeruar u mbajt në vendin e quajtur Mëlovë. Xhemal Brahimi bëri thirrje të bëheshin ushtarë në luftën për demokraci. Ky kishte bërë disa takime në gjithë ata që e mbështesnin në rrethet fqinjë me Tepelenën, deri dhe në Tiranë. Kishte korrierë që mban lidhjet me këto pika. 

DREJTUESIT E REVOLTËS SË ZHAPOKIKËS

Pasi u evidentuan mbështetësit në të gjithë fshatrat u vendos që çeta të zgjidhte drejtuesit e saj. Kjo u bë në një takim në Zhapokikë më 28 shtator 1948. U zgjodhën drejtuesit e kësaj revolte. Komandant, si më i moshuar dhe me eksperiencë, u caktua Bajram Kamber Ahmataj, 59 vjeç. Sekretar politik, Xhemal Brahimi. Mehmet Yzeiri, nënkomandant, Sulo Kaso dhe Sefer Yzeiri, anëtarë të shtabit. U bë betimi tradicional me nga 10 lekë të shkuara midis dy buzëve, të cilat më pas bëhen qiri për faltore. Formula: “Po tradhtova, më pret plumbi kokës”. Çeta do të kishte hymin e saj, me vargjet për malin e Tomorrit, i cili simbolizon qendrën atdhetarë bektashiane. Sipas shumë gjasave është e shkruar nga Baba Shefqeti, babai i Teqesë së Koshtanit, i cili ishte një nacionalist dhe antikomunist i deklaruar dhe që u pushkatua nga regjimi komunist. “Ejani o popull, mblidhuni me ne. O baba Tomori lësho një rrufe. Armët ne i kemi fshehur nën dhe. Do të bëjmë luftë flakë e batare si luftoi me pallë trimi Skënderbe.” Krerët e çetës shkuan në lagjen Keçërisht të Zhapokikës, aty u hapën dyert. I pritën si shpëtimtarë. U dhanë ushqim e strehë. Xhemali mbajti një mbledhje tjetër në lagjen Mukaj të Luftinjës. Mbledhja zgjati tri orë. Në mëngjes iu bashkuan të tjerë burra me armë. Revolta në Zhapokikë, 1948 29 Qëllimi i takimit ishte regjistrimi i vullnetarëve për të qenë gati me armë në dorë, që kur të vinte nevoja të ngriheshin për të përmbysur regjimin. Për këtë, pas tre ditësh u la takimi tjetër në lagjen Keçërisht të Zhapokikës. Në këtë mbledhje, përveç atyre ne që kishin qenë në mbledhjen e Zhapokikës, morën pjesë: Musa Sherifi, Haxhi Shahini, Elmaz Mehmeti, Teme Mehmeti, Dervish Maliqi. Të nesërmen Xhemal Brahimi me Muharrem Shabanin nga Zhapokika shkuan në fshatra të tjerë, ku kishin lidhje. Kështu u la detyra dhe për të tjerë. Mbledhja te Lëmi i Madh në Melovë, midis fshatrave Zhapokikë e Luftinjë, u bë rreth orës 10 paradite, më 27 shtator 1948, me 27 pjesëmarrës. Nga fshati Zhapokikë: Bajram Kamber Ahmetaj, Begë Veis Rodha, Nuredin Xhafer Rodha, Xhell Riza Cenokaci, Hajri Zilfo Mahmuti, Teme Mehmet Paja, Seit Caush Lamka, Sefer Yzeir Sela, Mehmet Yzeir Sela, Haredin Alush Sela, Safet Kamber Ahmeti. Nga fshati Luftinjë ishin: Xhemal Brahim Asllani, Xhemil Hysen Aslani (Liçi), Shaqo Lime Muçodemaj, Salo Kaso Dida, Maliq Dervish Dida, Mete Kaso Dida Shefqet Taip Dida. Nga fshati Kamçisht ishin: Gani Kojdhel Muçobega, Xhemal Selfo Muçobega, Halil Sulo Çela, Selfo Xhemal Memlika, Riza Daut Cenokaci. Gjithashtu morën pjesë dhe Sulo Zaim Malaj nga Allkomemaj dhe Muharrem Bektash Llanaj nga Levani Çeta do të kishte grupin e dorezës për të marr veprime e atentateve kundër kundërshtareve e sidomos atyre ekstremist komunistë që mbështetnin Qeverinë Komuniste. Sipas dëshmisë së Beg Rrodhes anëtar të këtij grupi ishin: Sefer Yzeiri, Barjam Kamberi, Safet Kamberi dhe Shaqo Limja. Sipas dëshmive të arrestuarve, por që jo gjithmonë janë të besueshme, pasi dëshmitë janë dhënë në kushtet e torturave, drejtuesit e çetës kishin vendosur të vrisnin drejtuesit e rrethit Tepelene si Rebani Shehun, Karaman Mehmetin dhe Myslim Dëron, i pari përgjegjës i rrethit dhe i dyti sekretar i lokalitetit Luftinjë.

LIDHJET E REVOLTËS ME FAKTORË TË TJERË 

Sipas deponimeve nga hetimet e më vonshme rezulton se drejtuesit e çetës kishin lidhje edhe me faktorë të tjerë brenda dhe jashtë Tepelenës. Brenda Tepelenas shumica ishin njerëz që kishin lidhe miqësore me njëri-tjetrin. Kështu, sipas dëshmisë së më vonshme gjatë proçesit gjyqësor, rezulton se mbahej lidhje me Shefqet Sadullan dhe Tefik Lumanin nga Damsi, Demo Aliu dhe Jaho Sinani nga Dukaj, me katundet Salari, Dhemblan e Sinanaj. Hasan Yzeiri, Sulo Sadiu dhe Muharrem Bekteshi nga Levani ishin punëtorë në Selenicë dhe punonin për të shtuar radhët atje. Dino Dervishi nga Gjerbasi kishte lidhje me Kamçishtin, me Ali Sulon. Muharrem Shabani nga Zhapokika mbante lidhje me Llane Ahmetin nga Gllava. Caush Ago nga Koshtani, mbante lidhje me çetën. Hysen Zequa nga Klosi kishte lidhje me Revolta në Zhapokikë, 1948 Sulo Zaimin dhe me Xhafer Yzeirin. Sipas dëshmisë së Mehmet Kalemaj, Xhemal Brahimi thoshte “se do të shkoj në Lushnjë të takoj Ramadan bej Dervishi, që të lidhem me ta.” Xhafer Shabani nga Frashëri lidhej ndërmjet Mehmet Yzeirit. Si ndërlidhës me Beratin ishin Llane Ahmeti nga Gllava dhe Skënder Plashniku që kishte mik Sulo Kason; Muharrem Shabani nga Zhapokika lidhej me Jonuzin (Luftinja), që ndodhej në Tiranë. Shefik Allkushi, nga Gllava, në dëshminë e tij thotë se ne një takim në shtëpinë e Demir Kasos ishte dhe Hajri Zilfo nga Zhapokika (kunati i tij). U diskutua për krijimin e çetave, pasi do vinte koha e përplasjeve. Nga dëshmitë hetimore të Gani Dashos nga Kalivaçi rezulton se ai kishte njohje dhe kishte strehuar në vitin 1948 Caush Nesiun, Xhemal Brahimin dhe Barjam Kamberin 5 ditë te vendi i quajtur Bishti i Mëhallës. Këto lidhje janë nxjerrë nga dosjet hetimore dhe nuk janë faktuar që të gjitha të jenë të vërteta. Kjo pasi, siç e kemi thënë, dëshmitë hetimore janë marrë në kushtet e torturave dhe shpesh për të përftuar të burgosurit u detyruan që t’ia hidhnin fajin njëritjetrit, ose edhe njerëzve që nuk kishin fare lidhje me këtë rezistencë. Mbështetjen më të madhe ata e kishin te popullsia e këtyre fshatrave të cilët gjithmonë ishin baza e furnizimit të tyre jo vetëm me ushqime, por edhe me armatime. Kështu mund të përmendim familjet e Elmas Pajes, Xhafer Muçodema, Ramo Sinani, Mete Saliu, Rexhep Kamberi, Mehmet Hamzai etj.

PËRPLASJA PËRFUNDIMTARE NË FSHATI PLASHNIK E NË LAJTHIZË TË GLLAVËS 

Nga data 1 tetor deri datën 8 tetor 1948 kishte kaluar mbi një javë nga udhëtimi i çetës, nga Luftinja në Kamçisht, Levan, Allkomemaj. Ishin arrestuar 5-6 veta, kishte pasur përplasje me forcat e ndjekjes. Pasi kaluan malin e Rabijes, u nisën drejt fshatit Zhapokikë të Beratit e mandej në fshatin Plashnik afër Gllavës. Forcat e ndjekjes të ardhura nga Berati, por edhe nga Tepelena, kishin rrethuar vendin. Në Shkozë të Gllavës panë se ishin të rrethuar nga forcat e ndjekjes. Është data 8 tetor 1948. Shaqo Muçodemaj, Sefer Yzeiri, Mehmet Yzeiri, Salo Kaso, Xhemal Brahimi (të betuarit) luftuan deri sa i hodhën gjithë bombat dhe i zbrazin gjithë fishekët që kishin me vete. Sipas deponimit të Xhemil Asllanit, vëllait të Xhemalit, thuhet: “Gjatë kohës që ishim të rrethuar Xhemal Brahimi dhe Sulo Kasua shkuan në katundin Plashnik te kunati i Sulo Kasos për të gjetur mbështetje, por atë nuk e gjetën aty dhe u kthyen serish”. Forcat e ushtrisë dhe policisë kontrollonin gjithë territorin. Në përplasje, Mehmet Yzeiri dhe Salo Kaso mbetën të vrarë nga forcat e ndjekjes. Nga forcat e ndjekjes, sipas dëshmisë në procesin gjyqësor, dy policë mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Numri i forcave të ndjekjes ishte i madh. Forcat e çetës po shteronin. Armatimi i saj ishte modest dhe jo i mjaftueshëm për të rezistuar. Kishin mbi një javë përpjekje. Prisnin forca që t’u vinin në ndihëm, Revolta në Zhapokikë, 1948 43 por nuk dukeshin gjëkundi. Në datën 8 tetor 1948, u arrestuan Hajri Zilfo Mehmeti, Beg Veizi Rrodhja, ndërsa ditën tjetër u arrestuan Gani Kodheli, Haredin Alush Sela, Mehmet Shahin Muçodema, Nuredin Xhafer Rrodhja, Mehmet Kaso etj. Çeta u shpartallua. Disa u fshehën, deri sa u kapën. Të tjerë shkuan në shtëpitë e tyre ku i prisnin forcat e ndjekjes. Disa u vetëdorëzuan. Shaqo Limja e Sefer Yzeiri iu fshehën policisë për disa muaj. Komandant Bajram Kamber Ahmataj, ish-xhandari 60-vjeçar, e zgjati arratinë nëpër stane e pyje deri në janar 1949. U kap i fundit, u kap në befasi në fshatin Malëshovë të Përmetit. Në datën 10 tetor 1948, forcat e ndjekjes arrestuan Xhemil Asllanin, vëllain e Xhemal Asllanit (Brahimit). 

RRETHANAT POLITIKE DHE EKONOMIKE NË TË CILËN LINDI REVOLTA E ZHAPOKIKES

Pas fitores së komunizmit një pjesë e mirë e nacionalisteve u detyruan të emigronin në vende të ndryshme. Po një pjesë e konsiderueshme, e cila kishte familjen dhe e kishin të pamundur të iknin, ndenjën me një shpresë të pakët se gjërat mund të rregulloheshin më pas. Reforma qe u ndërmorën menjëherë pas çlirimit preken një numër te madh njerëzish edhe ata që deri atëherë kishin qenë përkrahës të luftës. Populli i thjeshtë, pavarësisht propagandës komuniste, nuk ishte shumë i lidhur me ideologjinë, por më shumë me ekonominë dhe hallet e veta. Lufta i kishte lodhur njerëzit. Zona e Tepelenës, sidomos fshatrat e Krahinës së Buzit, Luftinjës, Zhapokikës, ku zhvillohen ngjarjet e këtij rebelimi, kishin qenë dhe fronti i luftës italo-greke e viteve 1940-41, e cila kishte sjell shumë pasoja. Në këtë luftë kishte shumë viktima, shtëpi të shkatërruara dhe populli vuajti pasojat e luftës, duke u shpërngulur në vende të tjera. Vetëm krerët nacionalistë kishin njohuri mbi pasojat e komunizmit, prandaj ata të shqetësuar propagandonin herë 14 Xhezo Cana hapur dhe herë fshehur për këto pasoja që e prisnin popullin nga regjimi komunist. Në ditarin i vitit 1943 të Asaf Dragotit, ish eksponent i Partisë Komuniste, mësojmë se Syrja Vasjarin, nacionalist, i kishte deklaruar: “Bashkëpunimi me ju [Partin Komuniste], është i mirëpritur në qoftë se ju hiqni yllin e bolshevizmit dhe luftojmë vetëm për atdhe”. Duke parë dosjet gjyqësore të nacionalistëve Syrja Vasjari, At Gjergj Sulit, Baba Shefqeti, si dhe të komisarit batalionit “Baba Abaz”, Zenel Shehut, të vitit 1947, kur u arrestuan, krijon një mendim real për zhvillimin politik të kohës. Këta patriotë antifashistë, që kishin kontribuar për çlirimin e vendit, shikonin se ngjarjet po rrëshqisnin me një shpejtësi të papritur. Këta patriotë, shumica nacionalistë, u mblodhën ne takime te veçanta, herë në Gjirokastër dhe herë në Tepelenë, herë në Teqenë e Koshtanit, te baba Shefqeti, apo ne shtëpinë e ndonjërit dhe diskutonin për pasojat që po sillte komunizmi. Këto pakënaqësi filluan të organizoheshin sidomos pas zgjedhjeve të para (dhjetor 1945), ku Partia Komuniste ngeli forcë e vetme në drejtimin e vendit; kjo për shkak të goditjeve që iu bënë kundër kundërshtareve politikë gjatë vitit 1945. Sipas deponimeve në dëshmitë gjyqësore pretendohet se “u bë rithemelimi i Ballit Kombëtar”, ku qendra e tij ishte Tirana, ndërsa kishte degë në shumë rrethe të vendit. Po sipas këtyre deponimeve në dosjet gjyqësore rezulton se koordinatori i Ballit Kombëtar të Gjirokastrës ishte Baba Ali Tomorri, nga Shalësi i Revolta në Zhapokikë, 1948 15 Tepelenës, i cili më vonë u pushkatua së bashku me nacionalist të tjerë. Këto dëshmi mbi rithemelimin e Ballit Kombëtar nuk janë vërtetuar dhe mund të mos jenë të vërteta, pasi deponimet gjyqësore bëheshin nën tortura të jashtëzakonshme. Një gjë është e vërtetë, shumë nga nacionalistët u organizuan në takime dhe flisnin kundër pushtetit komunist. Lidhja e këtyre elementëve me Ballin Kombëtar ishte për faktin se komunizmi kishte bërë një propagandë në bllok kundër tyre, për ta demaskuar në popull si organizatë tradhtare. Në këtë mënyrë dënimi i këtyre elementëve të rezistencës se “gjoja krijuan Ballin Kombëtar” kishte si qëllim të justifikonin në popull këto dënime. E vërteta është se ata ishin kundër sistemit komunist dhe këtë e kishin shprehur në biseda dhe në takime të ndryshme që bënin me njëri-tjetrin. Kishte dhe një rezistencë, që herë ishte e organizuar dhe herë spontane. Vetë Zenel Shehu dëshmon për këtë arsye në gjyqe. Pas reformës agrare dhe pakënaqësisë që u formua, Zenel Shehu mbështeti organizimin e kësaj rezistence. Rezistencë ndaj komunizmit kishte edhe në Përmet, Delvinë, dhe në fshatrat kryesore të Tepelenës. Sipas Sotir Haxhiut, lindur dhe banues ne Sheper, Gjirokastër, vjeç 47, i arrestuar, rezistenca në Gjirokastër drejtohej nga Baba Ali Tomorri; në Tepelenë Zenel Shehu, kryetar, Syrja Vasjari, sekretar, Baba Shqfqeti, etj. ; në Tiranë vepronte Islam Radovicka. Ai mbante lidhje me Sulo Zaimin, Barjam Kamberin dhe shumë të njohur të tjerë të Jugut. Po kush ishte Islam Radovicka, me të cilin mbanin lidhje anëtarët e rinj të rezistencës? Ai ishte komandanti ushtarak që drejtoi forcat komuniste në Zonën e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, një ndarje administrative e krijuar nga komunistët. Ai ishte nga fshati Radovickë i rrethit Përmetit, i cili kishte kryer disa shkolla ushtarake dhe kishte shërbyer ne disa zona si Shkodër, Tiranë etj. Në vitin 1943, si shumë të tjerë, u vu në shërbim të luftës partizane dhe e caktuan komandant te Zonës parë Operative VlorëGjirokastër. Pas lufte, i pakënaqur nga reformat që po merrte komunizmi si dhe shtrëngimi që po i bënin sidomos fshatarësisë, ai u lidh me elementë kundër vendosjes së regjimit komunist. Ai u zgjodh deputet në Revolta në Zhapokikë, 1948 17 zonën e Përmetit në zgjedhjet e vitit 1945. Arrestohet me 7 shkurt 1948, së bashku me grupin e deputetëve si Shefqtr Bej, Faik Shehu, Enver Sazani, Sheh Karbunara, Kol Kuqali, Kost Boshnjaku, Selaudin Tota, Abdyl Kokoshi etj, dhe dënohet me pushkatim; numri i të dënuarve, me gjithë bashkëpunëtorët, arriti në 40 vetë. Këta deputetë kishin filluar të organizoheshin kundër “pushtetit popullor”, prandaj duhej të goditeshin, pasi shikoheshin si kundërshtarë politikë.

Filed Under: Histori Tagged With: Kryengritja e Zhapokikes, Sokol Paja, Xhezo Cano

PELLUMB KULLA: I SHTRENJTI PIRO- NE MBULOJMË ME DHÈ VETËM SHTATIN TËND*

June 6, 2021 by dgreca

I shtrenjti Piro!.. Jemi mbledhur këtu rreth teje, krah shoqes tënde të jetës, Pavlinës së mirë dhe fëmijëve tuaj të mrekullueshëm, për të të përcjellë drejt banesës tënde të fundit. E dimë fort mirë se me mendje, ty sot po të përcjell e gjithë bota shqiptare. Është ajo gjithësi, e përhapur sot mbi tërë sipërfaqen e globit. U bënë dy ditë që po ndahet me ty duke të qenë mirënjohëse dhe shpreh vlerësimet më të larta, për ato që i dhe, për ato që i le dhe të siguron se do të mbetesh i paharruar, në jetë të jetëve.

Ne, shokët dhe miqtë e tu, të ardhur nga të katër anët e kontinentit amerikan, ku na solli rrota e fatit, jemi këtu të të themi se qëkurse i mbylle ata sytë e tu të dashur, bota shqiptare e ndjeu thellë ikjen tënde. Mjetet e komunikimit shtypi dhe media të kushtuan dritë të ngrohtë mbi artin e lartë realist, me të cilin trajtove veprat skenike të dramaturgjisë kombëtare, që edhe kur vuanin nga politizimi i tepruar, i bëre të dashura, bile edhe të paharrueshme, siç mbeten karakteret, Cuca, Jonuz Bruga, Gjenerali, Bektasahi me dy fytyra, Koz Dynjaja, dhe të tjerë… Falë talentit dhe meritës tënde, por edhe fatit që të pat puthur në ballë, ti, o vullkan krijues, u gjende në shoqërinë e artistëve legjendarë si Kadriu, Naimi, Violeta, Pitarka, Stavri Shkurti, kolegët martirë, Spahivogli dhe Luarasi, të gjithë këta që po të presin në qiellin e përjetshëm. 

Po aty, në qiellin e përjetësisë, ti do të gjesh mirënjohjen e gjenijve të letërsisë skenike, të Shekspirit, Brehtit, Milerit. Veprat e tyre, duke kapërcyer shumë pengesa, ti ua solle si ushqim shpirtëror artdashësve të uritur. Do të mbetet i paharruar roli yt i shkëlqyer i Edi Karbones që mbahet nga “realizimet aktoriale më të mira të teatrit shqiptar në kullotat e dramaturgjisë botërore” e plot arritje të tjera në fushën e aktrimit. 

Duke qenë udhëheqës e frymëzues, regjisori shkrihet e fshihet pas shkëlqimit të aktorëve që ai drejton dhe ata “padrejtësisht” marrin konkretësinë imazhin, pushtojnë vëmendjen e mijëra e mijëra spektatorëve, shumica e të cilëve nuk e dijnë, bile nuk e ndjejnë, nevojën ta dijnë pjesën e meritës së gjithanëshme të atij që i udhëhoqi, u dha frymë dhe i shtyu në lavdi. Por të tjerë dhe sidomos bashkëpunëtorët e tu, e dijnë se sa pjesë në famën dhe madhështinë e tyre, pat një regjisor si ty, Piro. Për aktorët, skenografët, kompozitorët e Korçës, Tiranës, Elbasanit, Prishtinës e Shkupit, Piro Mani ishte një rastësi fatlume që ata u magnetizuan nga talenti yt.

Personalisht do ta ruaj si një nga periudhat më të çmuara jashtëskenike, këtë amerikanen, teksa për bisedat tona, telefonoja Koloradon. E pastaj kur u bëmë fqinj në Nju Jork. shkëmbenim çdo javë edhe heraherës, çdo ditë mendimet mbi teatrin dhe jetën që patëm atje, në atdhe. 

Ne binim dakord se historia e vendit tonë do të mund të lexohej edhe nëpërmjet historisë së teatrit. Aty shfaqet qartë se si shtrëngimet dhe lëshimet në repertor, përkonin me dritëhijet në trurin e diktatorit të sëmurë nga paranoia. Historia dramatike e dramave të ndaluara e atyre që fituan kurora dhe u shkurorëzuan, e spektakleve që u bënë shkak përleshjesh të kryekrerëve, drama që dhanë shkas për internime, transferime dhe burgime autorësh, regjisorësh e piktorësh; e dramave pa vlerë që përfituan e dolën në dritë nga këto lloj përleshjesh… Teatri mund ta tregojë fare mirë, në gjuhën e vet, historinë e Shqipërisë në gjysmën e dytë të shekullit XX.  

Ti kishe mendimin e urtë se edhe në dramën më të dobët regjisori i mirë gjen pa tjetër një qoshkë të bukur frymëzuese, një karakter interesant. Gjen, me siguri, një gozhdë ku lidhet kënaqësia estetike, frymëzimi. Pastaj artisti e zhvesh frutin e ëmbël nga lëvozhga ideologjike dhe arrin ta shijojë. A nuk e frymëzon regjisorin, thoshe ti, një vajzë që u mëson grave shkrim e këndim?! Një partizan 19 vjeçar, që jep jetën duke luftuar e nuk e merr vesh kurrë më, se gjaku i tij u përdor për një skllavëri tjetër më të egër se okupimi?!

Ti, Piro, gërmoje me guxim dhe këmbëngulje marramendëse…  Unë e pranoja hapur zilinë që më shkaktoje me një vepër alegorike si “Arturo Ui” e Brehtit, ku bashkë me ty, o regjisor i madh, ndritën të tërë yjet e aktorëve të angazhuar në të. Arturo Ui ishte personifikimi i karrieristit mizor, i diktatorit të pandalshëm para asgjëje në ngjitjen e tij, i demagogut populist, që është moskokëçarës nëse e besojnë apo jo, në ato që thotë. Ne, në Shqipëri, e kishim një të tillë, që na e pat zënë diellin, dhe na e pat bërë ditën natë. Por kishim dhe Brehtin, që sikur ta paskesh njohur, na e pikturoi atë. Ti, krah Brehtit, solle Viktor Eftimiun me “Prometeun” në përballjen e tij me Zeusin: solle Qamil Buxhelin me “Të pazëvëndësueshmin” – puse alegorie, që kanë mbetur nga shfaqjet më të bukura, që të nderojnë ty dhe teatrin ku punove.  Në kredot më të dashura estetike të Brehtit ka qenë ajo “Pesë dredhitë për të thënë të vërtetën në diktaturë”. Ja, këto tri vepra, më shumë se të tjerat ta bënë të mundur të shfaqje edhe ti dhelpërinë tënde të bukur dhe të kënaqje ambiciet e tua artistike, kënaqësi që i shijuan të gjithë veç e veç, pa deklaruar, pa komentuar e pa bërë gëk! E tillë ishte koha. 

Piro i dashur, e kemi diskutuar bashkarisht, kërkuar dhe gjetur, se përse artistët e skenës dhe ekranit zakonisht vajtohen në mënyrë mbarëpopullore në ikjet e tyre finale. Është një përparësi që kanë ata teksa mbushin miliona mbrëmje me gaz dhe ofshama familjare me të qeshura dhe përlotje.  Ndihet si pabarazi tek shohim që ata bien në sy edhe më shumë se sa kur ndahet nga jeta fv një mjek apo shkencëtar i përmasave të mëdha. Shkenca apo mjekësia nuk janë  dot lëndë e komenteve dhe diskutimeve nëpër familje. Artistët bëhen gati pjesë e familjes dhe kjo pabarazi është e kuptueshme dhe e përligjur. 

Ndaj largimi yt u ndje aq shumë në këto ditë. Se artistët vdesin ndryshe. Ne ti na ke mbledhur këtu, por ne nuk të varrosim dot, Piro Mani. Ne mbulojmë me dhè vetëm shtatin tënd të munduar nga lëngimi dhe vitet.

Ti mbetesh përjetësisht me adhuruesit e tu e vazhdon t’i gëzosh t’i mësosh, t’u japësh gaz e buzëqeshje dhe t’i frymëzosh, ashtu siç bëre tërë jetën tënde të ndritur.

I lehtë të qoftë dheu, Piro Mani!

Mamaroneck, Nju Jork, 5 qershor 2021

*-Fjalimi përcjellës i artistit të madh, Piro Mani-

Filed Under: Histori Tagged With: Lamtumira, pellumb Kulla, Piro Mani

TAKIM NË SHKODËR I AUTORITETI PËR INFORMIM MBI DOKUMENTE TË ISH SIGURIMIT TË SHTETIT

May 30, 2021 by dgreca

TAKIM NË SHKODËR I AUTORITETI PËR INFORMIM MBI DOKUMENTE TË ISH SIGURIMIT TË SHTETIT ME TË AFËRT DHE FAMILJARË TË VIKTIMAVE TE EKZEKUTUARA NGA DIKTATURA KOMUNISTE/

NGA SIMON MIRAKAJ/

Dje në Shkodër në Muzeun Historik u mbajt një takim në mes  Autoritetit për Informim mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit dhe familjarve të afërmëve të ekzekutuar me gjyq e pa gjyq që deri sot janë pa varr. Në këtë takim merrnin pjesë  dhe përfaqësuesit e shoqatave të ish të përndjekurve politik, si Zenel Drangu,Luigj Gega,Luigj Mila por dhe përfaqësues të klerit, kryetarja e bashkisë Shkodër zj,Voltana Ademi, kryetari I OSBE , drejtori ekzekutiv I Fondacionit Konrad Adenauer ,drejtori policisë qarkut Shkodër,përfaqësuesi I ICMP për Shqiperinë z.Luigj Ndou. Fjalën e hapjes së këtij aktiviteti e mbajti kryetarja e AIDSH zj.Gentiana Sula. Mbas fjalës përshëndetëse të zj.Kryetare  ju dha fjala z.Simon Mirakaj ;

Te nderuar familjarë, të  afërm të ekzekutuarve, të nderuar përfaqësues të klerit, e nderuar zj.Voltana Ademi kryetare Bashkisë Shkodër, i nderuar ambasador i OSBE,inderuari drejtori e kzekutiv i Konrad Adenauer , i nderuar drejtori ipolicisë qarkut Shkodër. 

 Kur përmendim Shkodrën themi Shkodra djepi i kulturës ,po kjo është e vërtetë se nga Shkodra kanë dalë shumë personalitete të kulturës, por Shkodra të nderuar të pranishëm është dhe djepi i trimërisë, së bashku me rrethinat e saj  këtu në Shkodër  kërcitën pushkët e para kundër instalimit të diktaturës komuniste,  si kryengritja e Malsisë Madhe e drejtuar nga heroi legjendar  Prenk Cali e LLesh Marashi, Kryengritja e Postribës e drejtuar nga një tjetër hero Jup Kazazi e etj.

Të nderuar pjesmarrës muaji Maj përcolli dy data historike, historike për  ngjarjen që ato mbartin, këto dy data janë,  21 Maj 1973 dhe 22 Maj 1984.Të burgosurit politikë të burgut të Spacit e të Qafë Barit ngritën krye kundra dhunës , kundra padrejetsisë, kundra trajtimit çnjerzor në ato burgje. Në burgun e Spacit u ngrit Flamuri pa yllin e kuq. Të burgosurit  thërrisnin poshtë komunizmi, poshtë diktatura e rroftë Europa e Lirë. Kryengritjet u shtypën ashtu siç dinë sadistët duke ekzekutuar   në burgun e Spaçit  katër  djem të rinj, Pal Zefi, Dervish Bejko, Hajro Pashaj, Skënder Daja dhe u ridënuan e u torturuan qindra të tjerë.Në burgun e Qafë Barit u ekzekutuan, Tom  Ndoja , Sokol Zef Sokoli e Sander Sokoli u torturuan e u ridënuan qindra të tjerë. Në një  shtet ku vlersohet Liria, martirëve të lirisë ju ndërtohen përmendore, buste apo memoriale, përjetësohen  me emra rrugësh apo shkollash, këtu në shtetin tonë jo vetëm që nuk ju ndërtuan buste, por nuk u bënë përpjekje serioze për gjetjen e eshtrave.  Ne e duam lirinë e demokracinë por jo ata që u martirizuan për të.

Te nderuar të pranishëm, AIDSSH ka bërë një punë të admirueshme në bashkëpunim me ICMP Duke marrë informacione nga familjarët e të dhëna për vend ndodhjen e ekzekutimeve, besoj se shpejt në bazë të këtyre informacioneve do fillojnë  gërmimet  për gjetjen e eshtrave te ekzekutuarve me gjyq e pa gjyq.

Besoj, e i lutem Zotit që kjo tragjedi e shkaktuar nga pa drejtesia , nga diktatura komuniste të mos përsëritet e ne të jetojmë në paqe me njeri tjetrin pavarsisht bindjeve politike. Ndokush me të drejtë mund të shtrojë pyetjen : si mund të jetojmë në paqe kur ata nuk kërkuan as falje. Falje kërkojnë burrat, ata nuk kanë qënë burra por një tufë kriminelash që shkaktuan këtë tragjedi.

Filed Under: Histori Tagged With: Simon Mirakaj, Takimi ne Shkoder

PËRMETI DHE BUKURITË MAHNITËSE TË VJOSËS

May 25, 2021 by dgreca

Dritan Zaimi, ekspert i turizmit dhe eksplorues, rrëfen ekskluzivisht per gazetën DIELLI, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, bukuritë mahnitëse të Përmetit, Luginën e Vjosës me lulet dhe trëndafilat, Urën e Katiut një magjepsje natyrore, Kanionin e Lengaricës si një bukuri e thiktë dhe Banjat e Bënjës perlat e mrekullueshme të natyrës. Me Dritan Zaimi bashkëbisedoi gazetari i DIELLIT Sokol Paja. 

PËRMETI DHE BUKURITË E TIJ TË PAFUNDME 

Udhëtimi ynë është gjithmonë i veçantë, sot do përjetojmë një gërshetim të mrekullueshëm të bukurive natyrore me ato sociale e kulturore. Do të vizitojmë një zonë që i ka dhënë shumë kulturës dhe gjuhës tonë por është edhe simbol më vete i mikpritjes. Gati, gati, ka vendosur markën e vet në lëmin e gatimit. Hë pra, a ju afruat sado pak? Atëherë po ju servir edhe ndihmën e fundit, në hyrje të këtij qyteti, ju do të lexoni me të mëdha një parrullë të tillë: PËRVEÇ DETIT, KEMI GJITHÇKA TJETËR. Po pra, sot do të vizitojmë Përmetin dhe bukuritë e pafundme të tij, kulturën dhe njerëzit e mrekullueshëm që investojnë dhe e mbajnë gjatë këtë traditë nga brezi në brez. Përmeti, qyteti që njihet ndryshe si qyteti i trëndafilave, me simbolin e Gurit në qëndër të tij. 

PËRMETI I TË MËDHENJVE LAVER BARIU E MENTOR XHEMALI

Qyteti (zona) ku lindën, u frymëzuan dhe krijuan një plejadë brilante e rilindasve tanë. Përmeti, vendlindja e vëllezërve Frashëri, frymëzimi nga ku lindi poema “Bagëti e Bujqësi”, “Gjuha jonë” etj. Përmeti i sazeve dhe i të madhit Laver Bariu apo tenorit të pavdekshëm Mentor Xhemali. Fjalë, melodi e zëra të ëmbël ashtu siç është edhe ëmbëlsia e glikove të pakrahasueshme të duarartave përmetare. Por që padashur ta nis me kritika, meqënëse ra fjala tek parrulla e mësipërme, dashamirësisht ju kërkoj ta hiqni, nuk është as etike as strategjike ti thuash dikujt direkt, aq më shumë mysafirit në turizëm, se çfarë të mungon, pastaj, ki parasysh s’ke pse i tregon dikujt pikën tënde të dobët, le ta gjej vetë po deshi. (Batuta nga filmi “Dy here Mat”). 

Por nëse ju ka ngel kaq shumë meraku tek deti, atëherë unë ju propozoj parrullën si më poshtë: 

Në përmet, nuk ke nevojë për det që të ndihesh mbret! Më duhet ta bëja këtë kritikë e sqarim të shkurtër, pasi ky është edhe qëllimi i reportazheve, shkrimeve apo i analizave të mia, të eksplorojë, të promovojë, të ndërgjegjësojë  por edhe të rekomandojë kur konstatoj që diçka mund të bëhet më mirë. 

LUGINA E VJOSËS, LULET, GURI DHE TRËNDAFILAT

Por, le ti kthehemi Përmetit. Qyteti i bukur i Përmetit shtrihet në luginën e Lumit Vjosë dhe përveç trëndafilave, luleve dhe harmonizimin e gjelbërimit me ngjyrat e kaltra të këtij lumi, është i pangatërrueshëm edhe për simbolin e tij të veçantë në mes të qytetit, Gurin e madh, i cili qëndron në këmbë si një fortesë e ngritur nga mema natyrë për të treguar besëlidhjen midis natyrës dhe njeriut, simbolit të vazhdimësisë dhe jetës pasi guri nuk përfaqëson vetëm qëndresë por është edhe një material i rëndësishëm ndërtimi për shtëpitë, urat dhe kalldrëmet e zonës. E ndërsa jeni në Përmet mos harroni të vizitoni punishten e glikove. Për të shijuar më shumë ngjyrat e lumit Vjosës ne i afrohemi Grykës së Këlcyrës ku shtrati ngushtohet dhe ngjyrat e kaltra theksohen ndërsa lumi zbret ngadalë e qetë dhe trazohet nga burimet e shuma që zbresin në formë ujvarash duke pasuruar koloritin me bardhësine e tyrë. Por padiskutim, konaku i pritjes, “oda” më e mirë për të pritur e gostitur miqtë janë Banjat e Bënjës, ku mund të shijojmë pamjet e mrekullueshme të ujrave të Lumit të Lengaricës, të sodisim Urën e gurtë të Katiut, të eksplorojmë Kanionin e Lengaricës e më pas të qetësohemi në ujrat termale të Bënjes.

URA E KATIUT, MAGJEPSJE ARKITEKTURORE

Ura e Katiut, është ndërtuar në vitin 1700 dhe dallon për kompozimin e veçantë. Ajo është e ndërtuar prej guri dhe shtruar me kalldrëm nga lart, ka shtatë harqe dhe është e gjatë diku tek tridhjetë metra gjatësi. Ndërtimi me harqe të kujton shumë ura të tjera në Shqipëri si ajo e Grabovës së Sipërme në Gramsh por edhe Urën e Tabakëve në Tiranë etj. Prej shumë vitesh monument kulture, kjo urë është kthyer së fundmi në një pasarelë të vërtetë mode ku askush nuk reziston së bëri foto aty apo me atë në sfond.

KANIONI I LENGARICËS, NJË BUKURI E THIKTË

Kanioni i Lengaricës e merr emrin nga Lumi i Lengaricës që është një ndër degët më furnizuese të Lumit Vjosë. Shpeshherë edhe i rrëmbyeshëm, në brëndësi të kanionit do të zbulosh formacione teje të bukura që ngrihen thikë mbi kanion. Ujrat brenda kanionit janë të ftohta por ky është një shqetësim i vogël duke patur parasysh se përgjatë kanionit kemi vaska të shumta natyrore me ujra termalë e për më tepër sapo dalim nga kanioni në kthim, ruajmë embelsirën për në fund, për të shijuar me nge Banjat e Bënjës. 

BANJAT E BËNJËS PERLA TË MREKULLUESHME TË NATYRËS

Banjat e Bënjës ishin të njohura që në antikitet. Perla të mrekullueshme të cilat natyra i ofron me shumicë në Përmet dhe madje falas. Janë disa vaska të tilla me ujë sulfuror veshur në ngjyrë të kaltër ku humbet tejdukshmëria dhe temperatura arrin 26-27 gradë celsius, e qëndrueshme dimër, verë. Ashtu sikur ka, edhe vaska të tjera, të cilat ruajnë pastërtinë dhe tejdukshmërinë e ujit siç është ajo direkt në krahë të majtë të urës. Padyshim që vaska më e parapëlqyer është ajo më e madhja në formë rrethore ku ujrat që dalin nga muri prej guri krijojnë një bukuri të rrallë. Këtu vërtet e ndjen veten mbret, dhe as nuk ta ndien fare për të qënë në det. Vaska të ngrohta dimër a verë, ku mund edhe të kurohesh nga sëmundje të lëkurës, stomakut apo rehumatizmës, ku mund të marresh me vete një gotë verë apo shampanjë dhe komoditeti nuk do ti linte mangut as xhakuzit në hotelin më luksos.  

Filed Under: Histori Tagged With: Permeti, Sokol Paja, Vjosa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 227
  • 228
  • 229
  • 230
  • 231
  • …
  • 709
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel
  • Shtypi shqiptar në vitet e fundit të sundimit osman
  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT