• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THEODORE ROOSEVELT PËR FRONIN E SHQIPËRISË?!!!

December 2, 2017 by dgreca

ISMAIL QEMALI PËR NEW-YORK WORLD (1913) : “NËSE THEODORE ROOSEVELT KANDIDON PËR FRONIN E SHQIPËRISË, FITON !” REAGIMI I ISH-PRESIDENTIT AMERIKAN./

1 Roozvelt Teodore

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  2 Dhjetor 2017/

Deklarata i Ismail Qemalit, mbi sugjerimin e kandidaturës së Theodore Roosevelt për tu bërë mbret i Shqipërisë, ka bërë jehonë në New-York, ku gazetarët vendas janë vërsulur asokohe menjëherë ne drejtim të ish-presidentit amerikan me qëllim që të njohin reagimin e tij lidhur me këtë çështje./

Ja si e përshkruajnë gazetat franceze, “L’Intransigeant” dhe “L’Aurore”, këtë ngjarje, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

L’Intransigeant, Ballinë, E martë, 13 maj 1913 : “Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

image (1)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France/

New-York, 12 maj. – Qemal Beu, delegati shqiptar në konferencën e Londrës, është intervistuar nga një përfaqësues i New-York World, të cilit i ka thënë se nëse ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt, kandidon për fronin e Shqipërisë, ai beson se shqiptarët do ta zgjedhin atë si më të preferuarin nga çdo kandidat tjetër.

L’Aurore, Faqe n°3, E mërkurë, 14 maj 1913 : “Z. Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

1512159882

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

New-York, 13 maj. – Z. Roosvelt ndiqet nga gazetarët që kur New-York World publikoi një intervistë të Qemal Beut, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, aktualisht në Londër, i cili thuhet se tha se nëse ish-presidenti i SHBA-së do të ishte kandidat për fronin e Shqipërisë, ai do të kishte shanse për sukses.

 

  1. Roosevelt, i cili konsideron këtë botim qesharak, shmang çdo deklaratë, qoftë edhe humoristike.

Filed Under: Histori Tagged With: Froni i Shqiperise, Ismail Qemali, Theothor Roozvelt

…Burri i harruem i ngritjes flamurit…

November 26, 2017 by dgreca

Kushtue nismëtarit të Pamvarsisë, atdhetarit të pashoq Imzot Nikollë Kacorrit/1 dom kacorriNga Pjeter Logoreci/

Jena në vigjilje të Festës së Pamvarsisë, të Flamurit e të themelimit të Shtetit Shqiptar, por, jo pa shkak,  një ndjesi trishtimit e zemrimit vlon mbrenda meje.1 VllazniaSi mundet që: …mbasi eshtnat e Imzot Nikollë Kacorrit u harruen, prej  të githa qeverive shqiptare, për 94 vjet në dhe të huej; prap sot ky burrë, ndera e kombit tonë, vazhdon me kenë i harruem prej shtetit shqiptar, anipse vepra e tij asht në themelin e pamvarsisë e të krijimit të qevisë të parë shqiptare?

2FJSi nuk u gjet nji qeveritar, nuk duel nji personalitet i shtetit, që, në ditën e madhe të flamurit me u kujtue me nderue, figurën e ndritun të fatosit të Pamvarsisë së Shqipnisë, Imzot Nikollë Kacorrit? Ashtu si mue edhe cdo shqiptarit liridashës i lind pyetja: …si mundet nji qeveri e nji popull, me e kremtue e me shijue madhështinë e festës kombëtare, tuj lanë në harresë e tuj mos kujtue, numrin dy, HEROIN E PAVARSISE, atë qi i kushtoj Atdheut jeten e vet, atdhetarin Nikollë Kacorri?

Si ka mundësi që ky personalitet vazhdon të paragjykohet nga “petku i priftit” e jo nga vepra e tij në të mirë të kombit e të lirisë?

Si studius e njohës i veprës dhe personalitetit të Imzot Nikollë Kacorrit dhe  si nismëtari i sjelljes së eshtrave të tij në atdhe, me anë të këtij shkrimi, I DREJTOJ NJE THIRRJE të gjithë personaliteteve shtetnore, duke fillue nga Presidenti i Republikës, Kryeministri i vendit, Kryetari i Bashkisë dhe Deputetët e Durrësit, qi pa u ndikue nga paragjykimet fetare e krahinore, të bajnë homazhe, në Durrës, pranë vorrit ku prehen eshtnat e Imzot Nikollë Kacorrit, atit të pamvarsisë e shtetit shqiptar. Jam i bindun që personat e masipërm, e shumëkush, do të “befasohet” nga fjalet “paragjykime fetare”,…. atëherë, cila asht arsyeja që ky tribun i lirisë injorohet me këtë paftyrësi?

Ja si e kanë nderue dhe vlerësue këtë burrë të madh, bashkësia shqiptare dhe studentore e Austrisë, nëpërmes gazetës “Vëllazënija”, të datës 5 Qershuer 1917, me rastin e vdekjes së tij në Vjenë:

 

Emzot Nikollë Kacorri vdiq

 

Nji lajm të tmershëm po i rrefejmë sot me zemër të thyeme lexuesavet t´onë: Emzot Nikollë Kacorri, nji ndër ma të ndritcmit Shqypëtarë, ndera e lulzimi i kombit t´onë vdiq me 29 maj në kohën ma të mirën pa i mbushë 49 vjet!

Emzoti i ynë i përmbledhte në vedi vehtësitë ma të mirat, qi ka populli shqyptar. Aj ish trim e besnik. Dashtënin e vet për kombësinë e vet e tregoj jo vetëm me fjalë, por edhe me të bame tuj u përpjekë me gjithë fuqit´e veta për përtrimjen e fatbardhësin´e popullit të vet. Me nji gjakftoftësi të pashoqe, gjithmonë gadi me ju ba ball trimnisht anmiqve u mundue që sa mot për të mirë të popullit shqyptarë. As salvimi, as të këqijat qi hoq e as burgu qi bani nuk j´a ndërruene menden qi mos me i mprojt ma të drejtat e popullit të vet; por si luftar trim deri në ma të mbramin sahat të jetës së vet e mbajti nalt flamurin e kombit të vet e vdiq si bir besnik i popullit të vet. Oh! sa gëzim të madh pat zemra e ti e sa herë e tregoj kënaqësin´e vet tuj e pa agimin e nji pritmjes së lume të dashtunës Shqypni.

Ideali ma i larti i këtij meshtari shpirtmadh ishte me i pa të gjithë Shqyptarët të bashkuem, për te ishin të gjithë Shqyptarët vëllazen. Kur para nji vjete e gjysë duel në dritë fletorja jonë, u gëzue fort përmbi emnin “Vëllazënija” qi e zgodhme për titull. Jetëshkurti tha atëherë këto fjalë: “Në dashtë populli shqypëtar me pa ditë të lume, lypset qi t´ë kuptojnë se jemi të gjithë vellazën”

Emzot Kacorri ishte në kler katolik përfaqësonjësi ma i dëgjuar i idesë kombjare. Si nacjonalist besnik si burrë pa frigë, tuj pasë gjithmonë para sysh të mirën e popullit të vet i vu të gjithë shpresët e veta në Monarkinë austro – hungareze; sepse e dite hollë se veprimi i Monarkisë ishte mprojtja ma e mira, ma e thjeshta e ma e fuqishmja për me e vu Shqypëninë n´udhë të mbarë.

Mjerisht, ky prift i ndritcëm, qi pa ndërlikim feje, kje dasht´e cmue prej të tanë Shqyptarëvet, i msheli syt´e vet para kohe e të gjithë ata qi e kanë njoftë vepren e ti kanë me vajtue e me mbajtë zi për të. Trupi i këti atëdhetarit të flaktë po pushon tash në dhe, por emni i ti s´ka me u harrue kurr në zemra të gjithë Shqypëtarvet e miqvet t´Arbnisë. Luftoj kurdoherë për nji qëllim shejt e psoj vetëm për dashtëni të pamasë, qi kishte për popullin shqypëtar. Atëdhetare të dashtun, t´a nderojm ket meshtar shpirtmadh tuj marrë mbrapa githë herë idealin e ti, të cilit j´a kushtoj krejt jetën e vet, e ky ideal i lartë kje: BASHKIMI E VELLAZENIJA E TE TANE SHQYPETARVET.

 

Prej jetës s´Emzot Kacorrit

(po nga gazeta Vëllazënija)

Emzot Nikollë Kacorri kish le në Lurë në vjetë 1868. Atje i filloj mësimet e veta e tuj  kenë 14 vjec u ba xhakue e hini në kolegjë të Shkodrës, ku mbasi i mbaroj mësimet e meshtarisë, kje shugurue prift në vjetë 1893. Mbasi mbet për pak muej si famulltar në Delvinishtë, u emnue prift famullije në Durrës e në kët vend qindroj deri sa vdiq. Në vjetë 1906 u emnue Protonotar i Papës, në vjetë 1913 Camberlan e në vjetë 1917 u ba Vikar i përgjithshëm.

Emzot Kacorri kje nji nder ma të vjefshmit atëdhetar shqypëtar, i cili që në djelmëni të vet u përpjek për atëdhen´e vet, e mbasi fjala e ti ecte edhe në fena tjera, i suell kurdoherë Shqypënisë të mira të panjehuna. Kacorri jo vetëm luftoj e punoj për atëdhe të vet, por edhe ka psue fort shumë. Në vjetë 1910 e bani Kurbini nji kryengritje për shkak të virgjisë e të shërbimit n´ushtri e Emzot Kacorri tuj hi ndërmjets e paqoj popullin me qeveri. Ma vonë kje paditë si pjestar i nji komplotit, e sado i pafaj, kje gjikue për katër vjet burg. Mbas lutjeve qi banë, u lëshue prej burgu mbas 13 muejsh, por mjerisht këtu e muer atë lengatë të vështirë në zgrof (shënimi autorit: zgrof = stomak), qi ja shkurtoj jetën.

Në kohë të luftës ballkanike ish agitatori ma i nxeti për vetqeverimin e Shqypënisë. Me 70 atëdhetar shqypëtar muer pjesë në proklamim t´indipendencës së Vlorës e kje zgjedhë si ndënpresident në kabinet t´Ismajl Qemalit, por mbas gjashtë muejsh dha dorëhjekjen e vet. Ma vonë u mundue Esadi me e ba për vedi, por bosh. Mbasi u cpallë lufta botnore vojti në Marienbad (Austri) për me shëndoshë semundjen e zgrofit, qi për vjetë ma tepër u ba  ma e rrezikshme e vetëm atëherë mujt me këthye në Shqypëni kur trupet austro-ungare e zaptuene Durrësin. Para tre muejve kje nderue prej Perandorit me Komturkreuz t´urdhnit të Frano Zefit.

Në fillim të majit lëngata e Kacorrit u ba ma e randë e shkoj në një Sanatorium të dëgjuar të Vjenës, në Sanatorium Fürth, ku kje mjekue prej doktorave ma të përmendun, por mbasi mjerisht sëmundja e ti ishte tepër e mocme, as dija, as marifeti i mjekëvet s´mujtne ma me e shpëtue.

 

Foto-ja e riatdhesimit të eshtnave, si sarkofagu i Imzot Kacorrit u prit në Rinas nga shteti, i mbështjellë me një thes ambalazhi, ska nevojë për komente të tjera. Po ashtu edhe zvarrisja e konkursit për bocetin e një shtatoreje për heroin e më pas caktimi i vendit se ku do vendoset, janë po ashtu një pikëpyetje e madhe. Aktualisht Imzot Kacorri ka vetëm një bust (të vogël),  të vendosun në Durrës, ndërkohe që statura e këtij atdhetari, meriton një shtatore në qendër të kryeqytetit shqiptar. Për sa i përket vlerësimit të kësaj figure, koha do ta vërtetojë se sa atdhetar e të përkushtuem janë klasa politike shqiptare.

Të presim e të shpresojmë.

Vjene, 17.11.2017

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Burri i harruar, i Flamurit, Pjeter Logoreci

ÇMIMI “HASAN PRISHTINA” NË FESTËN GJITHËSHQIPTARE

November 26, 2017 by dgreca

1 ramush flet-Në festimet e 28 Nëntorit në Kosovë, gazetarit Marin Mema nga Shqipëria, i vlerësuar për realizimin e temave shumë të rëndësishme për gjurmë e histori të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore, iu dha çmimi “Hasan Prishtina” nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj/
1 Hasan P

-Gazetari Marin Mema më ngjanë në personazhin e një reportazhi futuristik që kam pas shkruar  para 21 viteve, në funddhjetorin 1996, me titull “Udhëtimi për në Prizren”, të nisur nga Arta e jugut të trojeve ku flitet shqip, në kërkimet drejt “Mollës së Kuqe” ku dikur ishte kufiri verior i shqiptarëve…Marini

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

3 Behlul

PRISHTINË, 26 Nëntor 2017/ Gazetari Marin Mema nga Shqipëria është fitues i çmimit “Hasan Prishtina”, më të lartit të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta,  i cili u nda në mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.2 grupi3

Kru i qeverisë së Kosovës tha se është një numër i madh i atdhetarëve shqiptarë që rrugëtimin e tyre e kanë përmbyllur me flijim për atdhe.“Njëri nga ta që nderon shqiptarët në shumë parametra është Hasan Prishtina. Çmimi ‘Hasan Prishtina’ është i lidhur me një kauzë tepër të dhimbshme për shqiptarët, pra me shpërngulje, por edhe krenari se nuk është hequr dorë për kthimin në atdhe”,  u shpreh kryeministri Haradinaj, duke falënderuar kryetarin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, për angazhimin e tij në sensibilizimin e shqiptarët për kthimin në atdhe.

Me tej, kryeministri Haradinaj tha se ndarja e çmimit nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, për gazetarin Marin Mema dallon, sepse Marini nuk është nga ata që e ka përmbyllur karrierën e tij jetësore, por është prej atyre shqiptarëve të rinj që nuk është ndalur së gjurmuari atë se kush janë shqiptarët.

Kryeministri Haradinaj, ka uruar që shqiptarët kudo që janë të forcohen dhe të bashkohen në trojet e tyre me vëllezërit e gjakut, të shpërngulur nga atdheu i tyre në të gjitha kohërat.

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, duke i dhënë çmimin gazetarit Mema, tha se çmimi “Hasan Prishtina”, nuk është vetëm një çmim që ndahet nga kjo  Shoqatë, por është një çmim që në bazën e tij ka dhimbjen, vuajtjen e popullit shqiptarë, por edhe krenarinë dhe luftën për liri.

 “Sot është një ditë e veçantë, sepse çmimi ‘Hasan Prishtina’ po ndahet në vigjilje të Festës  tonë Kombëtare – Ditës së Flamurit. Marinin e përgëzoj për gjithë punën që ka bërë në të gjitha trojet shqiptare me një guxim të jashtëzakonsëm. Ai i ndoqi gjurmët e historisë, informoi për gjenocidin dhe përpjekjet që tokat shqiptare të tëkurren vazhdimisht”, u shpreh Lluka.

Ai foli edhe për historikun e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. “Në kohën e gjenocidit e dhunës së paparë për të larguar sa më shumë shqiptarë nga Kosova ishte mëse e nevojshme të fillojë funksionimi i një subjekti, i cili do të merrej me pengimin e largimit të shqiptarëve nga Kosova. Në vitin 1990, pas shumë protestave dhe demonstratave në qytetin e Pejës u dha iniciativa për themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve. Kjo iniciativë u përkrah nga të gjitha trojet shqiptare dhe shumë shpejt Shoqata u shtri në gjithë Kosovën, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Preshevë”, tha Lluka.

 Fituesi i çmimit “Hasan Prishtina”, gazetari Marin Mema, tha se, çmimi ka rëndësi të dyfishtë për të, e para ngase mbanë emrin e njërit prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, Hasan Prishtinës, dhe së dyti sepse është detyrim për të ardhmen, është një detyrim për të ecur përpara dhe për të sjell sa më shumë të vërteta historike.

“Ajo për të cilën unë jam krenar më shumë se gjithëçka është që, pavarësisht historisë së padrejtë që është bërë mbi shqiptarët, jemi prapë këtu sot, këndojmë shqip, kërcejmë shqip, përshëndetemi shqip dhe jemi krenarë që jemi shqiptarë”, u shpreh gazetari Mema, në ceremoninë edhe me këngë e valle shqiptare që ishte edhe festë për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Shqiptar e të Pavarësisë së Shqipërisë.

 Në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Hasan Prishtina” ishin të ftuar nga institucionet e Kosovës, Shqipërisë dhe trojet tjera shqiptare, mes të cilëve ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, si dhe korrespondenti i Gazetës DIELLI e përfaqësues tjerë të mediave.

Pasardhësi i  Heroit të Kombit, Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina, u shpreh se, “gazetari Marin Mema na solli të dokumentuara gjurmët shqiptare kudo në trojet e Shqipërisë së vjetër”.

Ai theksoi edhe se, “nderimi që po i bëhet gazetarit Mema është vetëm një vazhdimësi e denjë e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, e cila me Dekret të Presidentit është nderuar edhe me Urdhrin Nderi i Kombit.
Në vendimin për dhënen e çmimit për vitin 2017 theksohet se, “Marin Mema, si gazetar i Televizionit Top-Channel, me emisionin e tij ‘Gjurmë shqiptare’ ka realizuar me sukses tema shumë të rëndësishme për historinë e shqiptarëve në trojet e tyre shekullore”, duke kaluar të gjitha pengesat dhe kufijtë e ndarjeve.

Në vendim thuhet edhe se, “Marin Mema është realizues i një sërë dokumentarësh për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë, Gjurmët e historisë për zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Greqi (Çameri), Maqedoni, Sarajevë në Bosnje, Ulqin, Plavë dhe Guci, Rekë, Dibër të Madhe. Komunitetet shqiptare ne SHBA, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal të zi, Serbi, Turqi e me tej kanë qënë në fokus te dokumentarëve dhe reportazheve…Marin Mema, ka arritur gjithashtu që të zbardhi dokumente nga arkiva të ndryshme për heronjë e veprimtarë shqiptarë nëpër kohë…”.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, në biseda, thash se gazetari Marin Mema më ngjanë në personazhin e një reportazhi futuristik që kam pas shkruar  para 21 viteve, në funddhjetorin 1996, me titull “Udhëtimi për në Prizren”,   të nisur nga Arta e jugut të trojeve ku flitet shqip, në kërkimet drejt “Mollës së Kuqe” ku dikur ishte kufiri verior i shqiptarëve…

“Udhëtimi për në Prizren”, ishte reportazhi që kam shkruar në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave…

Ai reportazh është  botuar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, në 31 dhjetor 1996, në kohët kur thyeja kufirin e hekurt me shkrimet shqip.

Në të dy anët e kufirit që i ndante shqiptarët që edhe e kishin të ndaluar ta kalojnë, madje edhe t’i afrohen, kam të botuara edhe shumë shkrime tjera në vitet, kohët, kur mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si titullohej shkrimi  që u botua në 19 mars 1996.

“Sa afër e sa larg Shqipëria” thoshte titulli i shkrimit të asaj kohe, botuar në 11 gusht 1996…

 Çmimi “Hasan Prishtina” i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta në vitin 2014 i është ndarë Kombëtares Shqiptare të Futbollit, pas ndeshjes së Beograd, ku edhe u mbrojt Flamuri Kombëtar Shqiptar.

“Ky çmim iu ndahet personaliteteve dhe organizatave të shquara në dhënien e kontributit të tyre në rrafshin kombëtar, në mbrojtjen dhe sublimimin e vlerave dhe të qenies sonë kombëtare”, theksonte me atë rast kryetari i Shoqatës, Jahja Lluka.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Cmimi Hasan Prishtina, Festa e Flamurit

I PËRJETSHËM EFEKTI I NËNSHKRIMEVE TE AKTIT TE PAVARESISE

November 26, 2017 by dgreca

JORGJI KARBUNARA( “LE TË JETË I PËRJETSHËM EFEKTI I KËTYRE NËNSHKRIMEVE”/1 Jorgji Karbunara

NGA GËZIM LLOJDIA/ 

1.Pavarësia Kombëtare .Nëse do të rajvizojm me një shprehje:Përballë një sprove të  këtillë, drejt ëndrrës ,në shpirtin e tyre ishte akumuluar dhimbja,që kishin pësuar gjatë shekujve të sunduar nga i huaji ,të pakrahë , të pa shpresë,të humbur dhe dhuna që vinte me një intensitet perfid,që gërryente dhe përmbyste një pushtim  shekullor si ai osman. Kështu ëndrra për një shtet të pavarur, perëndimin e shpresës nëpër shekuj  gjegjësisht ishte  dhimbje,ishte  kujtim i  shtetit të arbrit shndërruar tash në rrëfim . Për ata,që ndër përpjekje  për pavarësi dhanë jetën  si ëndërr  u mbeti streha e fundme  e tyre ku ish akumuluar e  ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, frika, dhe vdekja në fund nuk e arritën pavarësin ,u mbeti breznive si testament.

Pa mbritur mesdita e 28 nëntorit 1912 ose me saktë rreth dy javë më parë asaj kohe,shumë shqiptarë psherëtinin se halli i Shqipërisë ishte shumë i madh. Por kombi ynë mbeti dhe nuk u rrokanis si shumë kombet të tjerë që u rrokanisën në humnerë. Ndërsa fqinji në veri synon Shkodrën me male deri në detë,serbët po hapnin një shteg të gjatë deri në Durrës,kurse grekërit donin të kapnin Shkumbinin. Pasiç-kryeministri serb rreth datës 7 nëntor 12 është shprehur kështu”Shqiperina shqiptare do të ngjallte vatra turbullimesh dhe konfliktesh. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte të zbatohej për shqiptarët  trajtimi që  kishin  në kohën  e mesme kur bëjshin pjesë te shteteve bizantinë e serbe  pa privilegje te veçantë,por tue i respektua individualiteti  dhe gjuha e tyre. Diku aty nga 14 dhjetori 1912,kryegjenerali grek ka pohuar “Ne kemi ndërmend ti ndajmë  Shqipërinë mes grekërve dhe Serbëvet,mbasi autonomia shqiptare është e parealizueshme”.Kjo quhej atmosferë e vitit 12,kur Ismail Qemali me shokë nga toka u mblodhën në Vlorë duke sjellë shpresën dhe premtimin se ‘Shqipëria nuk kishte mbaruar”.

2.

 

Nga version zyrtar për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare gjejmë prezent emrin e mësuesit të Popullit Jorgji Karbunara. Ndërsa nga lista që citon delegatët e Beratit janë shënuar emrat e tyre: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara.Në deklaratën përfundimtare të Pavarësisë nënshkrimi i Babë Dud Karbunarës është nënshkruar  me

. Karbunara. Dhe zhbiruar  këtë deklaratë që qarkullon në medie e kudo për firmëtarët renditet një fakt interesantë për mësuesin dhe firmëtarin .Babë Duda ka firmosur i treti pas dy figurave qendrore të Kuvendit të Vlorës,kuptohet pas  Ismail Beut dhe Dom Nikoll Kacorri. Nënshkrimi i J.Karbunarës mbetet i thjesht ngase lapidare më qartësisht të paharrueshme  mbeten thëniet e tij të pazhbëshme as nga mjegullinat e kohërave:“Le të jetë i përjetshëm efekti i këtyre nënshkrimeve”.Duke qëndruar në ditët  këtij kuvendi historik që është ngjizur fortësisht në memorien  e kombit shqiptar arrijmë të zhbirojmë ca fakte të tjera,për figurën interesantë të patriotit Jorgji Karbunara .Ismail Qemali e thirri në Vlorë .

Jorgji Karbunara i solli nga Berati Ismial beut edhe guzhinjerin e tij për ta ruajtur plakun e Vlorës nga helmimet .Madje kur plaku i Vlorës iku në Itali,guzhinjeri ju lut ta merrte me vete,mirëpo Ismail beu ju përgjigj se ai i shiti të gjitha dhe nuk kishte më.Merrëm me vete Ismail Be  do të ruaj edhe atje ku do të shkosh.

Dihet fakti Ismail Qemali vdiq ne Peruxhia, ne hotelin “Brufani”, me 26 janar te vitit 1919.

Për qëndrimin e Jorgji Karbunarës në ditën festive thuhet kështu: në një shkrim të V.Papës“Ishte Babë Dudë Karbunara delegati i Beratit… me një shami të kuqe i fshin fshehurazi lotët që i rrjedhin kundër vullnetit të tij… zemra e tij s’mund të përfshijë gjithë gëzimin e kësaj dite. Një jetë të gjatë e priti këtë çast për të cilin kish predikuar pa dëshpërim dhe tani e sheh me sy”.

Ismail Qemali pasi e lexoi ekspozenë e vet , në fund në mënyrë të shkëlqyer e diplomatike i pyeti delegatët: “ Tani më, s’na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veç se ndarja e Shqipërisë nga Turqia ”, dhe propozoi:

Shqipëria të shpallë pavarësinë .Të formohet qeveria e PËRKOHËSHME; Të emrohet pleqësia (senati).

1. U shpall Qeveria e Përkohëshme, në krye Ismail Qemali:

2. U zgjodh Pleqësia prej 18 anëtarësh; ku për Kryetar u zgjodh Vehbi Dibra.

Në ditët e pavarësisë në Vlorë  ku  u nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha aty ishte edhe zëri dhe  fryma  e t gjithë delegatëve dhe e Bab Dudës,(Jorgji Karbunarës). Edhe shqiptarëve e patriotëve në krahina të vendit  është dërguar mesazhi me thënien”Independenca e Atdheut u shpall”.

 3.

Zgjedhja e pleqësisë .Në mbledhjen  e pestë të Kuvendit Kombëtar  sipas gazetës “Pëlindija e Shqipenies “që u zhvillua  në 4 dhjetor në prani të 57 delegatëve, (mungonin 6). Ismail Qemali ia la të drejtën e zgjedhjes së 8 ministrave Kuvendit, me propozimin që të jenë 4 të krishterë dhe 4 myslimanë. Ky propozim u kundërshtua dhe përzgjedhja iu la votimit. …..Pas kësaj u bë zgjedhja e Pleqësisë, ku sipas propozimit të Dhimitër Beratit u bë vetëm një votim. U zgjodhën: Iljas Be’ Vrioni me 55vota, Sami Be’ Vrioni 54, Dud Karbunara 48, Mustafa Asim Kruja 42, Murat Be’ Toptani 42, Eqrem Be’ Vlora 40, Myfti Vehbi Efendi 39, Kristo Meksi 39, Dhimitër Berati 38, Dhimitër Zografi 35, Bedri Be’ Ipeku 35, Sali Gjuka 35, Veli Be’ Klisura 32, Hajredin Be’ Cakrani 32, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka) 30, Shefqet Daiu 30, Dervish Be’ Elbasani 29 dhe Ajdin Be’ Draga 27.

4.

Jorgji Karbunara  ka lindur në qytetin e Beratit në 1842. Patriot  i shqiptarizmës nga lindja në vdekje. Ka marrë pjesë në ngritjen e degës së Lidhjes shqiptare të Prizrenit në Korfuz mik me Kristoforidhin .Ka përhapur arsimin dhe mësimin shqip. Si mëmëdhetar i rrallë e  patriot Babë Dudë Karbunara ngriti shollën e parë ku kishte rreth 55 nxënës. Aktiviteti i tij është i shumtë

“Ay, që s’mëson gjuhën e vet, është i dënuar për jetë”.Këto thënie monumente të J. Karbunarës kanë mbetur të trashëguara ndër kohërat tona.Emri i këtij patrioti vijon të përcillet duke u nderuar për shqiptarizmin e tij .

5.

Për Bab Dudën dhe  patriotëtë  e tjerë ishte krijuar bindja se pa trojet e tyre,besimi i tyre,njëmend do të mbetej pa qenë asnjëherë shqiptare. Feja më e mirë e këtyre shqiptareve të mirë,mbetej ruajtja e tërësisë territoriale. Kështu  Babë Duda  dhe patriotët e tjerë e kuptuan se koha nuk ishte kur të binte muzgu,për të qarë fatin e keq të kombit,por duhej hapur shpirti. Ajo kataklizmë,që po afrohej me stërbim, duhej gjetur mënyra për ta shmangur.Kështu ata,ju vunë punës, pa ndjerë lodhjen e shpirtit të tyre,përpara dhimbjes së madhe.Kështu  kështu Bab Duda  dhe rilindësit e tjerë shkruan prologun më të ndritur të ditëve. Bashkëpunëtor i ngushtë me Kostandin Kristoforidhin citojnë shkrimet për Jorgji Karbunarën.

Citojmë V.Papa:“Duke u gdhirë 14 shtator 1894, u dogj shtëpia e Karbunarës në Kala të Beratit prej zjarri jo aksidental, por të vënë”.

U angazhua në ngritjen e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz.

Kurvelesh e Gegëri/C’u mblodhën në Ergjërli/Tek Abdyl Be Frashëri/Cu përpoq i varfëri/Cu përpoqe e bej për na/dy hejbe me hasina/Në frëngji se ç’i trete…..

Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershor,u ka përcjellur,shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizërenit. Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizërenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqis e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqenë e Frashërit,nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash .Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë. Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri,Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari,Mustafa Pashë Vlora,Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit,Xhafer bej Vlora,Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove,Vasil Hido,Petro Meksi prej Tepelene,Mihal Haritua nga Përmeti,Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea………….

Eshtë një ditë,që nuk i ngjiste tjetrës. Gjatë viteve 1911-1912 aktiviteti i tij është luftarak ndër çeta dhe misionin  patriotike për shqiptarizmin. Më 23 korrik 1912 mblidhet Kuvendi i Sinjës, për organizimin e të cilit Babë Duda u angazhua plotësisht dhe zhvilloi një veprimtari të gjithanshme .

Turmat e Esat Toptanit i shkatërruan gjithçka pati nga pasuria e tij aty nga viti 1915. Rebelët e rrihnin me shkop rrugëve thuhet nëpër materiale, që flasin për jetën e tij dhe ai i duroi njëhershëm se ishte shpirti i ti,j i pashëmbshëm besimi  i tij për shqiptarizmin.

Ishte Zoti vet,nën fytyrën e të urtit Jorgji Karbunara ,që paratha shumë gjëra. Koha e  Babë Dudë Karbunarës është një kohë me,njerëz të çuditshëm,patriotë të pazakontë. Ai  mbajti të ngrehur prezencën e përhershme të një ndjenje kombëtare. Shërbimet e tij i  vihen në realizim të programit të rilindjes kombëtare në përkrahjen e çetave  në shpalljen e pavarësisë kombëtare ne përhapjen e arsimit shqip.Jorgji Karbunara ishte një shenjtor i shqiptarizmës.

Ngulmimi i shenjtorëve është mbarësi për kombin. Shenjtorët kryesisht shqiptarë,mbasi merrnin frymën,kërkonin pozicionimin në vendin e tyre,për ti kushtuar energji,çështjeve jetike dhe interesi më i madh ishte largimi i nënshtrimit të perandorisë osmane.

6.

Titulli Babë ja kanë dhënë qytetarët. Cfarë thotë prof. Neki Babamusta:Ç’tregojnë faktet historike? Predikuesit e feve në Shqipëri si Rilindas të hershëm, veprën e tyre ia kanë kushtuar kombit dhe patriotizmës, duke kundërshtuar çdo lloj pushtimi, të sulltanëve të Turqisë, të shovinistëve grek dhe serb, të Italisë fashiste, të Gjermanisë, etj. Që nga Buzuku i hershëm, tek Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frank Bardhi, Naim, Sami dhe Abdyl Frashëri, Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta, Fan Noli, Hafiz Ali Korça (i dënuar dy herë me vdekje nga sundimi turk, ndërsa fëmijët iu burgosën nga diktatura), Nënë Tereza e famshme, Bab Dud Karbunara, At Zef Pëllumbi, etj, ndonëse kishin të veshur petkun fetar, ajo nuk iu bë pengesë aspak për çështjen tonë kombëtare. Ato u bënë udhërrëfyes për liri, pavarësi, për gjuhën e bukur shqipe për kombin tonë duke u afirmuar edhe si figura ndërkombëtare.

Filed Under: Histori Tagged With: akti i Pavaresise, Gezim Llojdia, Jorgji Karbunara, nenshkrimet

Në vëmendje të profesorit të Greqishtes-Shqiptarët e Çamërisë gjatë viteve 1941-1945

November 23, 2017 by dgreca

3.3 Kater came ne Ushtrine Greke2 Gumani, maj 1913, Filat2.Petrit Musa Demi1 Cameria 1913

Në vëmendje të “profesor” Panajot Barkës dhe akademikëve grekë, në lidhje me bashkëpunimin e grekëve me gjermanët. Po studiuesit grekë të sojit Barka mund ta vërtetojnë shkencërisht bashkëpunimin e çamëve me gjermanët? Nuk ka patur asnjëherë bashkëpunim të çamëve me italianët dhe gjermanët, por grekët prej 73 vitesh vetëm kanë bërë akuza politike për të grabitur pronat çamëve dhe për të bërë spastrim etnik në Çamëri që nga viti 1913-1945.

Nga Arben LLALLA/ Që kur Greqia mori Çamërinë plotësisht në vitin 1913, janë djegur me qindra shtëpi dhe janë vrarë mijëra shqiptar mysliman nga forcat ushtarake dhe paraushtarake greke. Nën një terror dhe trysni për të braktisur trojet e tyre shqiptarët në Çamëri kishin rezistuar fortë deri në vitin 1945, kur edhe përfundoj zyrtarisht spastrimi etnik i kësaj pjesë që banohej që në kohët antike vetëm nga shqiptarët.

Terrori shtetëror grek ndaj popullsisë shqiptare pas vitit 1912, vërehet tek mos përfaqësimi i tyre në Kuvendin e Greqisë dhe në drejtimin e bashkive ku shqiptarët edhe pse ishin shumicë nuk mund të fitonin asnjë përfaqësues. Vetëm në zgjedhjet për deputet të vitit 1915, në Qarkun e Prevezës mundën të dilnin deputet Ali Dino, nga “Formacioni të Partisë në Qeverinë e Njësuar”1, dhe Razim Mysli i pavarur. Pas vitit 1920, asnjë shqiptar nuk ka mundur të fitojë një ulëse në Kuvendin e Greqisë. Ali Dino ka kandiduar disa herë për deputet, por ai nuk fitonte pasi shteti grek qëllimisht shqiptarët mysliman i fuste për të votuar në Prefekturën e Janinës ku ata ishin pakicë.

Shqiptarët në Çamëri ishin minoriteti i shtypur, i pa përfaqësuar, i grabitur nga vetë shteti i tyre edhe pse kishin dhënë kontribut në themelimin e tij. Kjo gjendje e rëndë vazhdonte të përkeqësohej edhe më tej. Shqipëria protestonte nëpër organizatat ndërkombëtare për shkeljet e të drejtave të njeriut, për shkeljen e Marrëveshjes së Lozanës ku Greqia njihte minoritetin shqiptar me të drejta të plota, por asnjë reagim pozitiv nuk bëhej.

Dy muaj para luftës italo-greke, të vitit 1940 qeveria fashiste e Metaksait burgosi në ishujt e Egjeut të gjithë meshkujt çamë nga mosha 16 deri 70 vjeç. Rekrutët çamë si shtetas grekë, të rekrutuar në vitet 1939, 1940 u vunë në punë të rëndomta, duke hapur rrugë e duke thyer gurë. Kapiteni i xhandarmërisë së Filatit, Stavridhis, duke kërcënuar deklaronte publikisht: “Ju myslimanët e Çamërisë, pritni që të vijë këtu Italia dhe Shqipëria. Ju lajmëroj se ajo ditë nuk do të vijë kurrë, por edhe sikur të vijë, ne grekët jemi 7.5 milion dhe nuk do të lemë të gjallë asnjë çam”2.

Shumë nga çamët që u burgosën dhe u internuan nuk u kthyen më, ata vdiqën nëpër burgje dhe kampet e internimit, pa një varr me adresë. Presionet e shumta që u bëheshin shqiptarëve në Çamëri gjatë periudhës që Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe ishte zgjedhur një qeveri kuislinge detyronte shumë çamë që të mendonin se shpëtimi i tyre është lufta, çlirimi nga diktatura fashiste e Metaksait. Por përsëri çamët si njerëz të urtë dhe punëtor ulën kryet duke duruar çdo sakrificë vetëm e vetëm për mos braktisur trojet e të parëve.

Gjatë viteve 1941-1944, Greqia u nda në tre zona të pushtimit nga ushtritë e huaja. Ushtria bullgare hyri në Greqi më 20 Prilli 1941, pa asnjë rezistencë nga ushtria greke. Bullgarët u përqendruan në Maqedoninë Lindore greke dhe Trakën, me përjashtim të Evru, zonën kufitare me Turqinë e kontrollonin gjermanët. Gjermanët hynë në Greqi nga Bullgaria, ata u përqendruan në Athinë, Selanik, në Maqedoninë Qendrore greke, ishujt e Egjeut dhe Kretë. Pasi gjermanët kishin pushtuar Epirin dhe ishin vendosur në Meçovë, atëherë ushtria italiane hyri në Greqi nëpërmjet kufirit jugor të Shqipërisë. Italianët u vendosën për të kontrolluar territoret e Pindit, pra të fshatrave ku banorët ishin vlleh, në Thesali, Maqedoninë Perëndimore greke, në Çamëri, ishujt Jonian dhe në ishullin e Korfuzit.

Gjatë kohës që italianët ishin në Çamëri nuk ndodhi asnjë incident me burgosje, rrahje apo vrasje ndaj grekëve me karakter nacionalist. Shumica e shqiptarëve në Çamëri ishte rreshtuar në ushtrinë e rezistencës EAM-ELAS, dhe mbanin lidhje me partizanët e Shqipërisë.

Në mars të vitit 1942, në kulmin e krizës ekonomike të Greqisë, u arrit marrëveshje midis palëve ndërluftuese për shpërndarjen e ushqimeve në Greqi, të sjellë me anije suedeze nën kujdesin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Ngarkesat me ushqime në Greqi në fillim erdhën nga Kanadaja dhe pas vitit 1943 nga SHBA9.

Gjatë kohës së krizës ushqimore, çoi lulëzimin e tregut të zi, grabitjen e ushqimeve të fermerëve dhe shpeshherë përdorimi i lidhjeve me pushtuesit bullgar, gjerman dhe italian. Siç e kemi thënë, kryetari i EDES Napoleon Zerva, bashkë me vëllanë e tij Perikliun grabitnin ushqimet në Artë fshatarëve dhe me ndihmën e ushtarëve italian i çonin në Athinë për ti shitur në tregun e zi me çmime të larta. Në librin e Nikiforoz G. Kossivaqis, me titull: E vërteta e Tretë, (Νικηφοροζ Γ. Κοσσυβακη “Τριτη Αληθεια”), botuar në Athinë më 2001. Autori hedh dritë mbi bashkëpunimin e Napoleon Zervës me oficerin e lartë italian Eduart Ferlaco për shitjen e ushqimeve në tregun e zi të Athinës.

Në periudhën 1941-1944, në Greqi vepronin katër qeveri dhe disa grupe të ndryshme të rezistencës që siç e kemi thënë ata shpeshherë luftonin kundra njeri-tjetrit duke bashkëpunuar edhe me pushtuesit e Greqisë. Kjo gjendej kaq tragjike çoj që popullsia shqiptare në Çamëri të krijonte Këshillin Nacional Çam. Ky Këshill nuk kishte asnjë forcë apo kompetencë ligjore për të arrestuar apo dënuar, thjeshtë luante rolin e udhëzuesit, këshilluesit me qëllimin e mirë që mos të ndodhnin vëllavrasje midis banorëve të etnive dhe feve të ndryshme. Gjendja e rrënuar ekonomike, pushtimi i huaj, sillte rëndimin psikologjik dhe emocional tek banorët e Çamërisë qofshin, këta shqiptar, vlleh, grek, romë dhe hebrenj. Për të siguruar ushqime, mbrojtje nga kaosi që kishte pushtuar Greqinë njerëzit bëheshin bashkëpunëtor të pushtuesit bullgar, italian dhe gjerman. Por, këta ishin individë të cilët nuk luanin ndonjë rol të rëndësishëm në shoqëri.

Në 12 janar 1942, shefi i policisë në Paramithi, Ilia Niko, vrau dy personalitete çame, pronarin e madh Tefik Qemalin dhe doktorin Ahmet Qazimin. Çamët e armatosur u hakmorën duke vrarë prefektin e Thesprotisë, Georgios Vassiliakos11.

Shefi i policisë, Ilia Niko, nuk ishte vetëm kur e vranë Tefik Qemalin nga Karbunari dhe Ahmet Qazimin nga Margëllëçi, ai u ndihmua edhe nga kapiteni i EDES, Koço Nikola nga Vojniku-Prodhromia, emrin e vërtetë e kishte Konstandinos Gjeorgjiu-“Koçonikolas”. Kjo ngjarje e zezë ka ndodhur në kafenenë e Sotir Triandafilu-Neli. Tefiku dhe Ahmeti po festonin me Lake Abazit daljen e tij nga burgu. Në kafene filluan të fjaloseshin Ilia Nikos me Tefik Qemalin. Më tej Ilia Niko bashkë me Nikola Koçon i zënë pusi Tefik Qemalit dhe Ahmet Qazmit të cilët i vret Nikola Koço12. Meqenëse Ilia Niko ishte shefi i policisë së Paramithisë dhe do kishte lehtësira për të justifikuar këto dy vrasje, ai e mori përsipër këtë punë.

Në dhjetor u vra një tjetër personalitet çam, Jasim Sadiku nga Mallgëlliçi. Të nesërmen, një i krishterë nga Spathari, Vasil Çupi dhe prifti Spiridon Nuçi u gjetën të vrarë13.

Jasim Sadiku i njohur edhe si Jasimin Haxhiu i zunë pusi Harallambos Serifi me kushëririn e tij, Vasilis Ballumis. Në fillim Jasim Sadikun e qëllon Harallambos, por plumbi nuk e goditi, më pas qëllon Vasil Ballumis dhe e plagosi rëndë Jasimin. Sipas dëshmive të pas luftës, Jasimin Sadiku vdiq më 6 dhjetor 1942 nga gjakderdhja rrugës për në Margëlliç tek lugina e Musa Agës.

Vrasësi Vasil Ballumi ishte një i arratisur nga burgu dhe endej maleve për t’i shpëtuar arrestimit nga forcat e rendit italiane, për t’ju shpëtuar këtyre forcave ai u bashkua me EDES të Napoleon Zervës. Për fat të keq Vasil Ballumi dhe Harallambos Serifi ishin shqiptar ortodoks nga fshati Spatharë i Margëllëçit.

Deri në kapitullimin e Italisë fashiste, shtator 1943, në Çamëri nuk ishte kryer asnjë masakër, ekzekutim kolektiv apo individual nga italianët, por edhe nga grupet e parregullta të çamëve të cilët armët i kishin për vetëmbrojtje. Gjithashtu, grekët që ishin policë, xhandarë dhe grupet e rezistencës nuk kishin kryer asnjë sulm kundër shqiptarëve myslimanë. Përveç vrasjeve të lartpërmendura me karakter të zënkave personale, grabitje të pronave dhe gjakmarrjes.

Historiografia e Greqisë, dokumentet angleze e asaj kohe, italiane, gjermane, etj., nuk sjellin asnjë të dhënë se në Epirin e Jugut-Çamëri gjatë pushtimit italian prill 1941-shtator 1943 të jenë kryer masakra kolektive, djegie të fshatrave, pjesëmarrës të së cilës kanë qenë edhe shqiptarët e Çamërisë.

Italianët bënë masakër në fshatin Domeniko, më 13 shkurt 1943, ku vranë 19414 njerëz dhe dogjën tërë fshatin. Në 12 mars po të këtij viti, italianët dogjën fshatin Caricani-Tsaritsani, dhe ekzekutuan 40 banorë15. Në të njëjtin muaj, mars 1943, italianët dogjën fshatin Servia. Këta dy fshatra ndodhen afër Larisës, Elassonës dhe Kozanit ku funksiononin Legjionet Romake të vllehve që bashkëpunonin me italianët fashistë. Këto masakra u kryen pasi fshatarët e këtyre fshatrave ndihmonin forcat e rezistencës të EAM-ELAS.

Pushkatimi i 49 qytetarëve në shtator 1943 në Paramithi

Pasi kapitulloj Italia Fashiste në shtator 1943, zonat që i kontrollonte ajo i kaluan gjermanëve të cilët mbështeteshin nga Batalionet e Sigurimit dhe trupat SS greke.Më 24 shtator në Shkallë të Paramithisë vriten gjashtë ushtar gjerman nga forcat e rezistencës. Urdhri i komandantit gjerman ishte se për një ushtar gjerman të plagosur apo të vrarë do të pushkatohen dhjetë grek. Për 4-5 ditë gjermanët arrestuan 52 grek për t’i pushkatuar si hakmarrje për vrasjen e ushtarëve të tyre, më 29, shtator ata pushkatuan 49 qytetar të Paramithisë. Sipas të dhënave gjermanët kohë më parë kishin informacione për qytetarët e Paramithisë se kush kishte lidhje me partizanët e EAM-ELAS dhe i përkiste ideologjisë komuniste.

Panajoti Camatos, profesor në universitetin e Janinës, me rastin e pushkatimit të 49 qytetarëve të Paramithisë, në shtator 2015 solli një dokument ku tregohej se komanda gjermane e Paramithisë kishte të dhëna që në gusht 1943 se kush ndihmonte EAM-ELAS-in dhe i përkiste ideologjisë komuniste. Nëse do shohim mbiemrat e 49 të pushkatuarve, 32 prej tyre mbajnë mbiemra që rrjedhin nga gjuha shqipe dhe 17 mbiemra ortodoksë.

Nga një dokument i CIA-së i botuar në vitin 2000, i ofruar nga shërbimi informativ grek të pranuara gjatë vitit 1944, ku tregohen shifrat zyrtare të krimeve të luftës të kryera nga nazistët gjerman si ekzekutime, vrasje dhe zjarrëvënie. Në paragrafin për krimet naziste në Epir jepen të dhëna:

Dokumenti i ofruar nga CIA që është dhënë nga Shërbimi Informativ Grek-HELLENIC INFORMATIOS SERVICE – IIa, me seli në Kajro të Egjiptit, pretendon se janë pushkatuar 60 qytetar në 30 shtator 1943 në Paramithi dhe jep vetëm 44 emra nga të pushkatuarit, një emër përsëritet dy herë. Ndërsa pllaka përkujtimore në Paramithi ku për çdo vit organizohet aktiviteti në kujtim të tyre ka vetëm 49 emra. Në dokumentin në fjalë thuhet se janë ekzekutuar nga toga gjermane. Në të gjithë librat grek që shkruajnë për këtë ngjarje thuhet se shqiptarët e Çamërisë nuk morën pjesë në pushkatim, por ata ishin bashkëpunëtor. Një akuzë që asnjëherë nuk u vërtetua me fakte se a ishin bashkëpunëtorë çamët. Shumica e të pushkatuarve ishin shqipfolës dhe përkrahës të ushtrisë partizane EAM-ELAS.

Çamët në ushtrinë partizane EAM-ELAS

Shumica e popullsisë shqiptare në Çamëri përkrahu forcat e majta të rreshtuara në ushtrinë partizane EAM-ELAS. Kjo përkrahje lidhej edhe me faktin se shqiptarët në Çamëri i urrenin forcat politike të djathta të cilat ndër vite ushqenin popullin me nacionalizëm ekstremistë grek kundër minoriteteve, por edhe me faktin se shqiptarët në Shqipëri luftonin kundra pushtuesve si ushtri çlirimtare e majtë partizane.

Nga të dhënat e fundit që i lexojmë në librin e akademikut i ndjeri prof.dr.Kristo Frashërit mësojmë se disa herë kryetari i forcave guerile të djathta Napoleon Zerva u kishte bërë ofertë krerëve shqiptarëve në Çamëri që të bashkoheshin me EDES.

Në shtabin e EDES-it u përgatit terreni që me anën e misionarëve anglezë të bëhej takimi i parë i Nuri Dinos me Zervën. Oficeri anglez i ndërlidhjes, Myers, që vepronte pranë shtabit të EDES-it, bëri të mundur që takimi të mbahej në manastirin e Paganionit, në fshatin Selan të Paramithisë, në fund të muajit maj 1943. Pala e EDES-it u përfaqësua nga koloneli anglez Myers, kapiteni Zhupa dhe 2-3 oficerë të tjerë. Pala e Ballit Kombëtar çam u përfaqësua nga Mazar Dino, myftiu i Paramithisë, Ferhat Kaso e Sali Meto. Përfaqësuesit e palës së EDES-it kërkuan nga forcat e Ballit Kombëtar të Çamërisë tu bashkohen atyre të Napoleon Zervës kundër EAM-it dhe ELAS-it16.

Në Pargë, më 10 gusht 1943, u takuan përfaqësuesit e të dyja palëve EDES dhe të Ballit Kombëtar. Këtë radhë Balli Kombëtar çam përfaqësohej nga Mazar Dino dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij çamë. Pala e Napoleon Zervës kërkoi nga Balli Kombëtar: 1. Të bëhej çarmatimi i menjëhershëm i çamëve dhe gjithë forcat çame të armatosura si dhe ato të afta për luftë, të kalonin nën komandën e EDES-it. 2. Në Çamëri të organizohej një administratë e re në formë këshilli, me emrin EA (Ethiniki Agona). 3. Ndihmat që do të mblidheshin nga popullsia të shkonin për EDES-in. 4. Në krahinat që ishin nën juridiksionin e EDES-it, të mos shkelte asnjë çam i armatosur17.

Për kundërpeshë ndaj formacione të parregullta të vëllezërve Dino të cilët bashkëpunonin me administratën italiane dhe më tej gjermane u themelua në Çamëri, Këshilli Nacionalçlirimtar. Në krye të Këshilli Nacionaçlirimtar Çam u vu personaliteti i njohur Musa Demi18.

Shumë djem të Çamërisë si: Muharrem Demi, Petrit Musa Demi, Dervish Dajaka, Mustafa Dauti, Qamil Izeti, Ismail Hmaiti, Gani Demi, etj., u inkuadruan që në fillim në batalionet mikse19.

Më 2 shkurt, (1943), në kuadrin e FNÇL u formua në Konispol çeta, domethënë një grup i vogël i rezistencës e cila mori emrin “Çamëria”, me fushë veprimi kryesisht në zonat e jugut të Shqipërisë dhe të vijës kufitare, çetë e cila mbante njëkohësisht kontakte dhe bashkëpunonte me forcat e ELAS-it. Në muajin mars 1943 çeta “Çamëria” dhe një prej grupeve të rezistencës të ELAS-it, ranë dakord për të bashkëpunuar në fushën ushtarake. Paralelisht, anëtarë të këtyre dy grupimeve kaluan nëpër fshatrat e zonës së Theollogos në Epirin e Veriut dhe organizuan një takim të përfaqësuesve të fshatrave të zonës së Filatit, ku u folën për qëllimet e përbashkëta të luftës si dhe për t’u rreshtuar së bashku në luftën kundër pushtuesve20.

Një grup partizanësh të ELAS-it, në mars 1943, i përbërë nga çam dhe grek, Petrit Demi, Taqis Theologjis, Panajotis Micis, Kostas Sternaras të ELAS, u takuan në fshatrat e jugut të Shqipërisë me partizanët Janis Kondis, Vangjel Pulis dhe dy të tjerë21.

Çeta “Çamëria” u zgjerua në batalion dhe në nëntor 1943 mori emrin “Thoma Lulo”, për nder të luftëtarit grek nga Gjirokastra që ishte vrarë ato kohë22.

Tashmë grekët dhe shqiptarët e Çamërisë luftonin bashkë kundër pushtuesit gjerman.

Nga popullsia shqiptare e Çamërisë u përfshinë në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1.000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë23.

Sipas dokumenteve të autoriteteve gjermane në fillim të 1944 pushtuesit gjermanë krijuan strukturën e një batalioni çam me gjysmë efektivi prej 300 vetësh, por atë e dislokuan në Konispol e jo në Çamërinë e përtejme (brenda territorit shqiptar) për të mos krijuar ndërlikime politike me qeverinë mike greke të J. Rrallis24.

Në 10 janar 1944, me iniciativë të regjimentit të 15-të të ELAS-it dhe me aprovimin e FNÇl shqiptar u formua batalioni miks për krahinën e Çamërisë. Bashkëkomantët të batalionit ishin emëruar fillimisht Muharrem Demi dhe Spiro Shqevi, por më vonë, pas kalimit të batalionit nën komandën ekskluzive të ELAS-it, komandant i tij u emërua Joannis Sarafis25.

Pra, nga burimet e ndryshme del përfundimi se shumica e popullsisë shqiptare në Çamëri ishte rreshtuar përkrah forcave të majta të rezistencës EAM-ELAS, duke përkrahur pa rezerva luftën për çlirim nga pushtuesit italian dhe gjerman. Greqia duke u udhëhequr nga qeveritë kuislinge Çolakoglu, Logothetopulos dhe Rrallis kishte krijuar huti tek popullsia saqë atë periudhë kishte disa qeveri paralele greke dhe forca të ndryshme të rezistencës të cilat disa herë u përplasën me njeri-tjetrin duke harruar luftën kombëtare për çlirimin e Greqisë.

Masakrat në Çamëri nga EDES

Pas pushtimit fazë-fazë të Epirit të Jugut-Çamërisë nga grekët që në vitet 1880 dhe deri në fillim të vitit 1913 kur u morë Janina, shqiptarët kanë qenë nën presionin shtetëror grek për të braktisur trojet e tyre. Ashtu siç e kemi thënë më lartë ndër vite, Greqia me dhunë largoj mijëra familje shqiptare nga Çamëria për në Turqi, Shqipëri dhe gjetkë duke mos u kthyer më kurrë. Por gjenocidi më i egër dhe fatal ishte ai i viteve 1944-1945 ku forcat ushtarake të EDES të udhëhequr nga klerikë ortodoksë grek me veshje ushtarake kryen masakrat çnjerëzore mbi popullsinë e pambrojtur çame.

Ishte e martë, 27 qershor 1944, ku rreth 2.500 trupa ushtarake të EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dhe të shoqëruar nga Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos i cili kishte veshur rrobat ushtarake të EDES, hynë qetësisht në qytetin e Paramithisë. Asnjë kundërshtim me armë nga ana e popullsisë shqiptare, Mitropoliti Dhorotheos nis bisedat me krerët shqiptar, me Myftiun Sali Hafizi duke ju premtuar se asnjë e keqe nuk do t’ju ndodhë.

Pas dreke, pas një ngrënie të mirë filloj masakrimi kudo në çdo vend që gjenin çamër. Masakrimet janë bërë nëpër shtëpi me gra dhe fëmijë. Burrat janë vrarë mizorisht nëpër rrugë dhe hedhur nëpër hendeqe. Numri i të vrarëve gjithsej 165. Në qarkun e Paramithisë në katundet e quajtura Gardiq, Dragoni, Amini e Karkunar një ditë më pas u masakruan tmerrësisht 600 punëtorë dhe bujq, 150 plaka, gra dhe vajza26.

Më 28 gusht 1944, në Pargë bandat e Zervës vranë 49 burra dhe 8 gra, Më 14 shtator autoritetet ushtarake zerviste në Filat grumbulluan gjithë burrat e mbetur në qytet, shumica e të cilëve ishin pleq dhe pas një “gjyqi” formal i dënuan të gjithë me vdekje, me përjashtim të 7 vetëve. Pas tri-katër ditësh u pushkatuan 51 veta të tjerë afër spitalit të Filatit dhe te Përroi i Shejlës. Kështu numri i të vrarëve dhe i të humburve në qytetin e Filatit arrinte në 259 vetë27.

Në Filat, gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945, u masakruan dhe u vranë 1.286 persona, në Gumenicë u vranë 192, në Margëlliç e Pargë 626 persona etj. U shkatërruan 68 fshatra, u dogjën dhe u rrënuan 5.800 shtëpi, u shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasuritë, pronat e këtyre kulteve (mbi 80 xhami)28.

Sipas një liste, sipas të cilës qenë regjistruar emrat e të vrarëve dhe vendit të tyre të origjinës më pas se 1200 viktima civile janë identifikuar për periudhën 1944-194529.

Përfundimi i genocidit grek kundër popullsisë shqiptare në Epirin e Jugut-Çamëri ishte tragjik. Pothuajse Çamëria u spastrua nga etniteti shqiptar që i përkiste besimit mysliman. Në fshatrat ku banonin shqiptarët mysliman u vendosën refugjatë grek të ardhur nga Azia e Vogël dhe grek të ardhur nga pjesët e tjera të Greqisë. Shumë fshatrave ju ndërruan emrat, u ndërruan toponimet e shumë vendeve për të zhdukur çdo gjurmë shqiptare në Epirin e Jugut.

Nga një popullsi prej 35.000 vetash, që ishte paraluftës, mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Të vrarët dhe të humburit arrijnë shifrën 2300 vetë. Të vdekurit gjatë emigracionit për mungesë ushqimesh dhe nga sëmundjet e ndryshme 2400 vetë30.

Nga të dhënat e botuar kohëve të fundit del se sipas qyteteve janë masakruar në genocidin grek ndaj popullsisë çame 2.877 shqiptar. Në Filat dhe rrethinë numri i të masakruarve është 1.286, Gumenica me rrethinë, 292, Paramithia me rrethinë, 673, në Margëllëç dhe Pargë, 62631.

Përveç pjesëmarrësve ushtarak që kishin shërbyer në qeverisjen fashiste të Metaksait në masakrat kundër çamëve, morën pjesë dhe dhjetëra priftërinj si Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, prifti Serafeim i ardhur nga Athina me porosi të kryepeshkopit të Greqisë, Damaskino. Serafeimi do të bëhej më tej Mitropolit i Janinës dhe më vonë kryepeshkop i Greqisë, vëllai i Napoleon Zervës, Aleko Zerva i cili ishte prift, etj.

Kapiteni Kristos Stavropulos në rolin e gjykatësit të ushtrisë EDES nënshkroi ekzekutimet pa gjyq të qindra shqiptarëve në genocidin e viteve 1944-1945 në Çamëri. Në vitin 1953 ushtaraku Kristos Stavropulos u zgjodh kryetar i Gjykatës së Lartë të Greqisë.

Plani për genocidin e viteve 1944-1945 nga EDES, nuk lindi aty për aty, ai plan për përzënien e shqiptarëve nga Çamëria me masakra, përdhunime, grabitje ishte planifikuar shumë vite më parë që kur grekët pushtuan Epirin e Jugut.

Në qeverisjen e Metaksait ishin vrarë 2.300 dhe të vdekur në tortura 45032. Një shifër e përafërt me masakrat që kryen disa vite më vonë Napoleon Zerva dhe ushtarakët e Metaksait të grupuar në EDES.

Shteti grek sekuestroj shtëpitë dhe tokat pa të drejtë me ligje dhe gjyqe të montuara, mijëra bagëti u vodhën, ngordhën dhe u dëmtuan. Por tragjedia çame nuk do të përfundonte me largimin nga Greqia dhe ardhjen në Shqipëri. Shqiptarët nga Çamëria u persekutuan nga pushteti komunistë, trajtoheshin me përbuzje si qytetar të dorës së dytë. Shumica e tyre u vendosën në periferitë e qyteteve nëpër baraka dhe jetonin si në geto. Ky ishte një persekutim edhe më i dhimbshëm kur mendon se ata keqtrajtoheshin nga shtetin amë, nga shteti për të cilin kishin sakrifikuar gjithçka për mbijetesën e tij.

I gjithë aparati shtetëror i Greqisë pas vitit 1945 u vunë në lëvizje për ngritjen e historive të gënjeshtrës për bashkëpunimin e popullsisë çame me gjermanët, për të mbuluar masakrat dhe genocidin e kishës greke pjesëmarrës të trupave ushtarake të EDES.

Roli i klerikëve të Kishës Ortodokse Autoqefale të Greqisë në masakrat kundër popullsisë shqiptare myslimane në Çamëri ka qenë i rëndësishëm. Kjo del qartë edhe në letrën-kërkesat e Mitropolitit të Paramithisë, Dhorotheos dërguar më 18.05.194433, Këshillit të drejtuar nga Mazar Dinos.

1 Niko Stylos, Prevezani Abedin Pasha Dino, poezitë e tij dhe Dinot e tjerë, Mulheima A.D.R.2014, fq.141

2 Muharrem Dezhingu, Abedin Dino dhe Çështja Çame Sot, Tiranë, 2010, fq.127-128

9 Η ΚΑΘΗΜΕΡΙΝΗ, Ενθετο Επτα Ημερεζ, Athinë, 15, prill, 1999

11 Citim, Pëllumb Xhufi, Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Tiranë, 2015, fq.317

12 Μάριος Μπίκας ,Στ’ απόσκια του Κορύλα, Θεσσαλονίκη, 1999, fq.186

13 Citim, Pëllumb Xhufi, Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Tiranë, 2015, fq.317-318

14 ΡΙΖΟΣΠΑΣΤΗΣ, Η Σφαγή στο Δομένικο, Athinë, 1, mars, 1996

15 www.zougla.gr/page.ashx?pid=80&aid=442218&cid=122

16 Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Tiranë, 2015, fq.294

17 Citim, Po aty

18 Po aty, fq.289

19 Hajredin Isufi, ÇAMËRIA, Tiranë, 2006, fq.128

20 Eleftheria Manda, Çamët mysliman të Epirit (1923-2000), Tiranë, 2015, fq.157

21 www.labastia.blogspot.gr/2014/12/blog-post_4.html

22 Eleftheria Manda, Çamët mysliman të Epirit (1923-2000), Tiranë, 2015, fq.158

23 Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949), Tiranë, 2002, fq.163

24 Citim, Hajredin Isufi, ÇAMËRIA, Tiranë, 2006, fq.340

25 Citim, Eleftheria Manda, Çamët mysliman të Epirit (1923-2000), Tiranë, 2015, fq.189

26 Përgatiti për botim, Kastriot Dervishi, Masakra në Çamëri, Tiranë, 2009, fq.33-34

27 Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949), Tiranë, 2002, fq.159

28 Hasan Minga, Hilmi Saqe, Genocidi Grek kundër Çamërisë Vazhdon, Tiranë, 2006, fq.11

29 Citim, Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Tiranë, 2015, fq.314

30 Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949), Tiranë, 2002, fq.161-162

31 Rasim Bebo, Dodona Tempulli i Lashtë i Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq.509

32 Grup Autorësh, Sami Repishi, Epiri i Jugut, Çamëria, Tiranë, 2014, fq.81

33 Rasim Bebo, Dodona Tempulli i Lashtë i Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq.483

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, gjatë viteve 1941-1945, Panajot Barka, Shqiptarët e Çamërisë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 323
  • 324
  • 325
  • 326
  • 327
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT