• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

25-VJETË MË PARË, RA MURI I BERLINIT DHE U SHEMBË KOMUNIZMI

October 23, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Në Vjeshten e Vitit 1989, u rrëxua Muri i Berlinit dhe me shëmbjen e tij, popujt liridashës të Europës Lindore dhe Qëndrore, njëherazi shëmbën edhe sistemin e tyre komunist që i kishte nënshtruar ata fizikisht dhe shpirtërisht, për pothuaj një gjysëm shekulli. Ky përvjetor shënon mbarimin e një sistemi të korruptuar, të një ideologjie vrasëse dhe skllavëruese dhe shënon gjtihashtu edhe rivendosjen e lirisë dhe të dinjitetit njerëzorpër miliona veta anë e mbanë Europës Lindore dhe Qëndrore, të cilët deri atëherë kishin jetuar me frikë, në varfëri dhe nën shtypjen e regjimeve të diktaturës komuniste.
Ishte 9 Nëntori i vitit 1989, kur mijëra gjermanë shëmben simbolin kryesor të ndarjes në Europë, simbolin ndarës e përçarës të komunizmit ndërkombëtar: Murin e Berlinit. Për pothuaj dekada, Muri i Berlinit përfaqësonte si asgjë tjetër, atë që Winston Çurçili e kishte pagëzuar si, “Perdja e Hekurt” që kishte rënë nga Baltiku deri në Adriatik. Por ashtu siç përfaqësonte ai mur për pothuaj dy brezni ndarjen e Europës, shëmbja e Murit të Berlinit më në fund shënoi rënjen e komunizmit, mbarimin e luftës së ftohët dhe fillimin e një Europe, që presidenti amerikan Xhorxh Bush do ta quante, “të tërë, të bashkuar dhe në paqe”.
Dy vjetë më pare së të shëmbej Muri i Berlinit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan në fjalimin e tij historik më 1987 në Berlinin e ndarë, i bëri thirrje udhëheqsit sovjetik Mikhail Gorbaçov që ta shëmbte Murin e Berlinit. Aty para portës Brandenburg, Presidenti Reagan pat deklaruar se “Për derisa kjo portë mbetet e mbyllur, nuk është vetëm çështja e Gjermanisë që mbetet një çështje e pazgjidhur, por është edhe liria në mbarë botën që mbetet një çështje e pazgjidhur”, për qindra miliona njerëz që dëshirojnë lirinë.
Kur mendoj tani — megjithëse fjalimi i Presidentit Reagan ishte një fjalim me plot bindje, guxim dhe vendosmëri — ishte e vështirë të merrej me mendë se dy vjetë më vonë, në vjeshtën e vitit 1989, regjimet komuniste anë e mbanë Europës do të përmbyseshin njëri pas tjetrit si gur dominoje. Komunizmi dukej se kishte krijuar një situatë të pa korrektueshme dhe e pa këthyeshme. Ish-udhëheqsi komunist gjermano-lindor kishte shpallur se Muri i Berlinit do të qendronte aty edhe për 50 deri 100 vjetë të tjera. Por,megjithëse si të thuash i ishim dorëzuar fatit se asgjë nuk do të ndryshonte në botën komuniste, të pakën në jetën tonë, në vitin 1990 siç dihet, regjimet komuniste dhe diktatorët e atij sistemi që skllavëroi një pjesë të madhe të Europës për pothuaj një shekull, u shëmbën, gjë që çoi në mbajtën e zgjedhjeve të lira anë e mbanë ish-vendeve komuniste në Europë dhe Gjermania u ribashkua me rënjen e Murit të Berlinit. Ishte e qartë se me shembjen e simbolit më të mbrapsht të komunizmit në Europë, gjërat më në fund, do të ndryshonin për më mirë.
Në Gjermani dhe anë e mbanë Europës do të shënohet 25-vjetori i shëmbjes së Murit të Berlinit — sipas një njoftimi nga zëdhënsi i Kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert — duke festuar dhe duke njohur rolin që kanë luajtur njerëzit e thjeshtë në shëmbjen e komunizmit anë e mbanë Europës Lindore e Qëndrore. Duke njoftuar planet për festimet e 25 vjetorit të shëmbjes së Murit në fillim të nëntorit, zëdhënsi i Kancelares gjermane, tha se në këtë përvjetor, “Ne duam të festojmë dhe të theksojmë rolin që kanë luajtur qytetarët e thjeshtë në realizimin e ndryshimeve”, si rrjedhim i shëmbjes së Murit të Berlinit, jo vetëm në Gjermani, por edhe në mbarë Europën Lindore.
Të mërkurën Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ishte Berlin për bisedime dy-palëshe me Kancelaren Angela Merkel dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank -Walter Steinmeier.Ata folën gjërë e gjatë për këtë përvjetor, për simbolin e këtij përvjetori dhe për përgjegjsitë që ka brezi i sotëm për të edukuar brezat e rinjë mbi historinë e Murit të Berlinit, si një simbol i së keqës.
Në një konferencë të përbashkët për median, Ministri i Jashtëm gjerman u kujtoi gazetarëve se John Kerri, në moshë të re kishte jetuar në Berlin, ku i ati i tij shërbente si diplomat amerikan shumë vite më parë, në fillim të luftës së ftohtë, në një zonë që ai e cilësoi si mahallë të “Perdesë së Hekurt”, që për dekada, tha ai, ishte si pikë-qendër e Luftës së Ftohtë. Krye-diplomati gjerman u tha gazetarve se gjatë vizitës që i bënë një pjese të Murit të Berlinit që ka mbetur aty si simbol, me krye-diplomatin amerikan John Kerry, ata kujtuan segjatë luftës së Ftohtë, sipas Ministrit të Jashtëm gjerman, “100,000 veta u arratisën përball rreziqesh të mëdha për jetën; 138 veta kanë vdekur tek Muri i Berlinit duke u përpjekur të arratiseshin nga regjimi komunist”.Ai shtoi se “Është tragjik fakti se sot e kësaj dite nuk dihet numri i saktë i atyre që kanë vdekur ose që janë vrarë dhe ekzekutuar, ndërsa përpiqeshin të arratiseshin matanë kufirit, për në Perëndim”. Ai tha se po bëhën hulumtime për të vërtetuar se cili në të vërtetë ishte numri i sakt ipersonave që u vranë gjatë asaj periudhe në përpjekjet e tyre për tu arratisur për në Gjermaninë Perëndimore. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank -Walter Steinmeier tha gjatë konferencës me shtypin, përkrah kryediplomatit amerikan John Kerry se, “Është përgjegjësia jonë e përbashkët që për këtë histori të informojmë brezin e ri, të cilët kanë lindurpas shëmbjes së Murit të Berlinit dhe pikërisht kjo është arsyeja që jam tepër i kënaqur për faktin sepatëm rastin të flisnim me studentët nga Berlini dhe nga Brandeburgu– një gjeneratë kjo të rinjsh që as nuk mund të imagjinojnë se 25 vite më parë, ky mur jo vetëm që ndante qytetin e Berlinit, por ndante miqët dhe të afërmit dhe i cili kishte ndarë nga njëra tjetra dhe përçarë edhe familjet me dekada.” Zyrtari i lartë gjerman tha se sot Gjermania nuk është më e ndarë, por as Europa nuk është e ndarë si gjatë luftës së ftohtë dhe për këtë ai iu drejtua Sekretarit Amerikan të Shtetit për të falenderuar aleatën e Gjermanisë gjatë Luftës së Ftohtë – Amerikën, duke thënë: “Dua të them në mënyrën më të qartë që është e mundur se e gjithë kjo nuk do të mund të arrihej pa mbështetjen — pa asnjë kusht — që na kanë dhënë Shtetet e Bashkuaratë Amerikës në realizimin e gjëndjes në të cilën jetojmë sot. Kjo situatë e sotëme as nuk mund të mirrej me mendë dhe as të parashikohej pa mbështetjen pa kondita të Shteteve të Bashkuara. Ne këtë nuk do ta harrojmë kurrë, çfarë bënë Amerikanët për ne”, tha Ministri gjerman iPunëve të Jashtme. Duke përmendur konfliktin në Ukrainë, i takon kësaj gjenerate, tha Ministri i Jashtëm gjerman që të mos lejojë një ndarje të re mu në zemër të Europës. Ai së bashku me krye-diplomatin amerikan John Kerry bënë thirrje kundër një ndarjeje të re midis lindjes e perëndimit si rezultat i krizës së tanishme në Ukrainë.
Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, duke falenderuar fillimisht homologun e tij gjerman dhe Gjermaninë për rolin që luajnë sot në punët ndërkombëtare, tha se “Amerika dhe Gjermania kanë një histori të gjatë bashkpunimi dhe përpjekjesh për liri, për paqë dhe begati në botë”. Duke folur me emocion për kohën që kishte kaluar si fëmij i një diplomati amerikan në Berlinin e ndarë, ai tha se ato vite i kishin lënë atij mbresa të paharrueshme në jetën e tij. Ai tha se kur jetonte në sektorin amerikan të Berlinit si fëmij i një diplomati amerikan, me një rast tha ai, pati mundësinë të futej afër kufirit me Berlinin lindor dhe madje edhe si fëmij kishte venë re ndryshimet, ishte frikësuar nga ato që kishte parë në anën tjetër të kufirit dhe se ishte këthyer shpejt mbrapa i frikësuar, në sektorin amerikan të qytetit të ndarë të Berlinit. Krye-diploamti amerikan e përshkroi ato që kishte parë si fëmij,si “një ndryshim i madh midis shpresës dhe dëshpërimit, si një ndryshim midis dritës dhe territ.E dalloje ndryshimin në ngjyrat e rrobave, në mungesën e njerëzve duke shetitur, në atmosferën e përgjithshme” që mbizotronte në Berlinin Lindor komunist.Por mbi të gjitha, shtoi Zoti Kerry, dallohej ndryshimi midis lirisë dhe shyptjes, midis njerzve të cilët kishin mundësinë të bënin diçka me jetën e tyre, që të realizonin diçka, në krahasim me njerëzit në anën tjetër të Murit të Berlinit të cilëve u mohohej kjo e drejtë dhe mundësi për të jetuar të lirë.”John Kerry u tha gazetarve se copa të Murit të Berlinit mund të gjënden në shumë vende anë e mbanë si shënja frymëzimi për njerzit që duan lirinë, pjesë të këtij muri dhe çfarë simbolizonte ai mur, por edhe për atë që simbolizon shëmbja e tij. Ky mur është këtu tha zyrtari i lartë amerikan, “Për të na kujtuar luftën dhe përpjekjet e vazhdueshme që janë bërë në këtë vend për dekada për të na kujtuar se liria që gëzojnë sot popujt siç është populli gjerman dhe ai amerikan — për të na kujtuar mundësinë dhe lirinë për të zgjedhur udhëheqsit tonë politikë, na rithekson lirinë dhe të drejtën për të kundërshtuar dhe për të protestuar, për të kritikuar, për të thënë atë që mendojmë, lirinë e fjalës dhe për të ndjekur çdo mundësi për të cilën na e merr mendja se mund të dalim me sukses. Këto liri po kërcënohen gjithnjë në shumë pjesë të botës. Dhe bile këto liri po kërcnohen pikërisht edhe këtu mu në zemër të kontinentiteuropian”, tha John Kerry gjatë konferencës së përbashkët për shtypin me Ministrin e Jashtëm gjerman të Punëve të Jashtme,Frank -Walter Steinmeier. John Kerry përfundoi duke shprehur mirënjohjen e tij për falënderimet që zyrtari gjerman u bëri Shteteve të Bashkuara për mbeshtjetjen amerikane gjatë dekadave, me rastin e 25 vjetorit të shëmbjes së Murit të Berlinit, duke iu drejtuar brezit të ri duke thënë se ky përvjetor, mbi të gjitha, na kujton gjithashtu se çfarë mund të arrihet kur veprohet dhe punohet së bashku — jo se ç’mund të bëjë qeveria — por na kujton ato se çka mund të bëjnë vetë njerëzit, secili individ, kur ata kanë kurajon dhe vendosmërinë për t’u angazhuar” për të mirën e përbashkët, në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.
Nuk ka dyshim se shëmbja e Murit të Berlinit – simbolit të tiranisë komuniste në Europë dhe në botë — 25 vjetë më parë, ka ndryshuar botën. Ai mur ishte një pengesë fizike dhe psikologjike për ata që kërkonin lirinë. Ishte si një mur simbol që dukej sikurëpërjetësontepraninë sovjetike dhe regjimet komuniste anë e mbanë Europës. Për derisa qëndronet Muri i Berlinit nuk kishte liri.Edhe bota mbarë sikurë e kishte pranuar ndarjen midis lindjes komuniste dhe perëndimit demokratik si diçka të pakëthyeshme, si të përhershme.Madje edhe presidentët amerikanë gjatë dekadave të luftës së ftohtë nuk sfidonin seriozisht dominimin e komunizmit mbi vendet e Europës Lindore dhe Qëndrore.Por më në fund më 1980, Shtetet e Bashkuara zgjedhin për president, kandidatin e Partisë Republikane, Ronald Reagan, i cili nuk hesitoi ta quante Bashkimin Sovjetik si perandorinë e së keqës.Qershorin e vitit 1987 ai mbajti fjalimin tanimë të famshëm në Berlin, me të cilin i bëri thirrje udhëheqsit sovjetik Mikhail Gorbaçov – madje kundër këshillave të ndihmësve të tij të ngushtë — se nëqoftse me të vërtetë dëshironte paqën, atëherë të urdhëronte shëmbjen e Murit të Berlinit dhe të lejonte ribashkimin e Gjermanisë.Në luftën kundër komunizmit, që 25-vjetë më parë çoi në shëmbjen e Murit të Berlinit dhe në rrëximin e regjimeve komuniste anë e mbanë Europës, presidenti Ronald Reagan nuk ishte një kalorës i vetëm. Kishte përkrahjen e udhëheqsve botërorë siç ishte Kryeministrja britanike Margareth Thacher, Lech Walesa me Lëvizjen e puntorëve polakë Solidarnost, lëvizjet e disidentëve anti-komunistë anë e mbanë Europës, Papa Gjon Palin e II, i cili u ofroi këtyre përpjekjeve anti-komuniste forcën e tij morale dhe më në fund nuk duhet t’i mohohet kontributi as udhëheqsit sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili duket se kishte vendosur për të mos përdorur tankset kundër lëvizjeve historike anti-komuniste anë e mbanë Europës Lindore dhe Qëndrore. Si përfundim, më datën 9 të nëntorit të vitit 1989 u shëmb Muri i Berlinit, u ribashkua Gjermania dhe ra komunizmi anë e mbanë Europës Lindore dhe Qëndrore, duke ndryshuar kështu përgjithmonë Europën dhe botën.

Filed Under: Histori Tagged With: 25-VJETË MË PARË, DHE U SHEMBË, Frank shkreli, Komunizmi, RA MURI I BERLINIT

KOSOVA ËSHTË ATY KU KA QENË GJITHËKOHËS,SEPSE KA GJURMË JETE – ASGJKUNDI ARDHACAKËT

October 19, 2014 by dgreca

Dhjetëra lokalitet arkeologjike nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës/
NGA GËZIM LLOJDIA*/
1.Njerëzit sllavë, serbët u shfaqën në Ballkan mes shek 6 dhe të 7,(shkruan Enciclopedie on line Treccani duke cituar kapitullin të plotë për të moslënë shteg dyshimi,)të shtyrë dhe e dominuarnga Avari. La,trashëgimtar dhe vazhdimi i Rascia, u shfaq në shekullin e 12, kur shteti i vogël i Stephen Nemanjës (1151-1195) u zgjerua dhe paralel në Venecia kundër Bizantit. Pas një periudhë krize për luftërat e shpeshta dinastike, Stephen Dušhan (1331-1355) hodhën themelet e Serbisë Madhe; vijosi dhe u kurorëzua “Perandor i serbëve dhe grekëve” (1346),pasi pushtoi Epirin dheThesalisë. Në vitin 1389, në Kosovë turqit mundën serbët, që kanë humbur autonominë e tyre 1459. Prej atëherë e deri në formimin e Principatës së Serbisë (1830), vendi mbeti subjekt i turqve.Megjithatë, shoqëria serbe mbajtur individualitetin e tyre kombëtar, fenë ortodokse dhe, së bashku, një strukturë arkaike me survivals vazhdueshme të rendit të vjetër fisnore. Pastajrindërtimin e Patriarkanës serbe e Pejës (Kosovë, 1557), një punë e veziri i madh Mohammed Soqolli (Serbia Sokoloviç) kishte një domethënie të thellë të ruajtjes kombëtare.Nga fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë serbët ngrenë krye kundër autoritetit të Sulltanit, nën drejtimin e familjeve të zëvendësit Karagjorgjeviq dhe Obrenoviq. Në 1830 vendi fitoi një shkallë të autonomisë në kuadër të Perandorisë Osmane, dhe në vitin 1878 Milan Obrenović u bë plotësisht i pavarur, duke fituar rritur fuqinë në rajon midis shekujve nëntëmbëdhjetë dhe njëzet. Pasluftërave ballkanike të 1912-13 (të cilat lejohet Serbia për të aneksuar një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe Kosovës dhe Sanxhak), Lufta e Parë Botërore krijoi kushte të favorshme në lindje(1918) të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenët të cilët, në bazë të dinastisë Karagjorgjeviç më 1929 mori emrin e Mbretërisë së Jugosllavisë. Kjo, megjithatë, u shpërbë gjatë Luftës sëDytë Botërore, pushtimi gjerman-italian (1941), i cili vendosi në Serbi një qeveri kolaboracioniste. Në këtë kuadër u zhvillua lëvizja komuniste e rezistencës, e udhëhequr nga Tito. Pas rrëzimitnazistët (fundi i vitit 1944) kanë fituar zgjedhjet (1945), komunistët erdhën në pushtet dhe ia kaloi mbretërinë në një Republikës Socialiste Federative.Shkurt kjo është një store e një shteti të krijuar artificialisht nga ardhacakë të ardhur diku nga Uralet. Nëse zbresim dhe shtresojmë gërmimet për periudhat më të hershme kohore,rezulton që serbet dhe sllavët në tërësi ngelen pa asnjë gjurmë nga historia e tyre .Manipulimi i historisë, që ka ngjarë në dëm të shqiptarëve të Kosovës është fakt, mirëpo toka, mbi të cilën ata ushtrojnë sot veprimtarin e tyre të cilën Zoti i gjithësisë u dha shqiptarëve, ka ruajtur gjurmët e jetës së shqiptarëve traditat,zakonet,besimet dhe gjithçka mbi të cilat ngrihet një civilizim. Këto gjurmë nuk arritën dot ti shuajnë gjithsesi në harresë i lanë, akademitë famëkeqe sllave.
2.Kosova është një vend ku potenciali arkeologjik është i pambarimtë. Kjo tregon gjurmët e jetës të këtij rajoni shqiptarë.
Dhjetëra lokalitet arkeologjike nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së Kosovës janë të fokusuara në një guit të Kosovës cila tregon edhe seriozitetin e punës duke bërë jo vetëm identifikimin por edhe përcaktimin e vendodhjes si dhe të dhëna të tjera shkencore për zbulimet e territoreve arkeologjike, që ruan brendia dhe krejt toka e Kosovës.
Dr. Jusuf Osmani shkruan:”Gjurmët e para të banimit në Kosovë datojnë nga neoliti i hershëm (6000 vjet para e.r.). Këto gjurmë janë verifikuar dhe dokumentuar me gjetje nga hulumtimet sistematike arkeologjike. Rezultatet e fituara dëshmojnë për një civilizim të lartë të periudhës së neolitit.
Koha e neolitit sipas studiuesve të kësaj kohe: përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e mesme dhe e vonë. Edi Shukriu duke folur në një intervistë për pasurit arkeologjike, që ka Kosova ajo shprehet se: Një varg i lokaliteteve dhe i objekteve arkeologjike e meritojnë të përmenden me këtë rast, sepse Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra dhe zona arkeologjike, peizazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, për disa prej të cilave duhen jo shumë investime për t’i bërë atraktive për vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Artanës,Novo Bërdës, Ulpianës, Vendenisit te Gllamniku, Municipiumit DD te Soçanica, Gradina e Llapushnikut, e Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë ortodokse, që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Nga objektet e luajtshme arkeologjike që kanë vlera shumëdimensionale shkencore e kulturore do të veçoja Monumentin epigrafik të Hyjneshës dardane nga Smira me labyrinthin rrethor unik, pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës me drerin dhe shumësinë e spiraleve, hyjneshat neolitike që nga ato të Tjerrtores së Prishtinës, Bardhoshit, Varoshit, Mitrovicës e të tjera, si dhe Monumentin mortor nga Dardana/Kamenica, si monument guror unik dhe i rrallë, që i takon kohës së ekzistimit të shtetit dardan dhe që përmban tradita etnologjike para pushtimeve romake.
3.Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, shkruan guida turistike , filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla.
Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore.
4.Duke analizuar gjetjet dhe vendet arkeologjike të kësaj periudhe të rëndësishme thuhet se Territori i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335 metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në po këtë material theksohet se edhe vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike si dhe periudhat e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet hulumtuar në disa sezone që pas viteve dy mijë të mileniumit tonë, nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbutu Vlashnje. Fragmente të ndryshme të qeramikës me pikturim me vija gjeometrike janë dëshmuar këtu. Po ashtu edhe thika stralli, këto të epokës së neolitit, gjegjësisht të Kulturës së Starçevës, mileniumi i gjashtë, p.e.s.Figurina të ndryshme antropomorfe janë zbuluara gjatë gërmimeve të dekadës së parë të mijëvjeçarit të dytë (2002-2010), nga të cilat spikatet një figurinë antropomorfe, një ekzemplarë tipik për Kulturën e Starçevës. Periudha e Neolitit të Hershëm. Mileniumi i gjashtë p.e.s.
Prof Dr Muzafer Korkuti :Piktura shkëmbore e Vlashnjes, Në kuadrin e projektit të përbashkët midis Institutit Arkeologjik Tiranë e Institutit Arkeologjik Prishtinë, gjatë tri viteve të fundit po bëhen gërmime me karakter shpëtimi në vendbanimin prehistorik të Vlashnjës, që ndodhet 6 km në perëndim të Prizrenit (Kosovë). Drejtuesit e projektit, A.Bunguri e Sh.Gashi, më krijuan mundësinë për të parë pikturën dhe më vunë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm grafik e fotografik për pikturën shkëmboretë Vlashnjës.Piktura e Vlashnjës ndodhet 1,5 km në perëndim të vendbanimit, pranë vendit ku lumi i Prizrenit bashkohet me Drinin e Bardhë. Në një lartësi rreth 30 metra nga niveli i lumit, mbaron pyllime shkurre e lartësohen tri masive shkëmbore, të cilat me kontrastin që krijojnë me ambientin kanë një bukuri të veçantë. Pikërisht në strehën që formon njëri nga masivet shkëmbore, mendja dhe dora e njeriut neolitik ka ngulitur në faqen e shkëmbit pjesë të botës mistiko-religjioze të jetës së tyre. Piktura është realizuar në tri plane, dy plane vertikale dhe një plan horizontal (në tavan). Faqja e shkëmbit është nëformë brezash-pllakash, gjë që ka kushtëzuar edhe realizimin e pikturës në tri pjesë në një sipërfaqe prej 16 m². Në tavanin e strehës janë vizatuar 8 spirale të bëra me vija të trasha me bojë të kuqe okër. Katër spiralet e para janë vendosur në grup në një distancë 20-40 cm larg nga njëra tjetra. Spiralet që janë ruajtur të plota e kanë diametrin maksimal 34 cm. Në të djathtë të grupit të parë, me largësi 70 cm është vizatuar një spirale dyshe, me diametrin e madh 80 cm dhe të voglin 37 cm. Në planin e parë (vertikal), në një sipërfaqe prej2,10m x 0,50m, janë vizatuar një kaproll dhe dy spirale. Kaprolli është dhënë në profil, në gjendje qetësie me bojë uniforme që mbulon gjithë trupin. Figura ka përmasat 30 x 28 cm. Në planin e tretë, pjesa më e poshtme e faqes së shkëmbit, në një sipërfaqe prej 2m², është vizatuar
me një spirale dyshe që nga përmasat është më e madhja, me diametër
maksimal 78cm dhe diametër minimal 38cm.Trashësia e vijave të spirales
është 2,5-3cm.Piktura e Vlashnjës ka në qendër simbolin e spirales të bërë në tërë sipërfaqen e përshtatshme për pikturim, e të përsëritur në 12 raste. Spiralet janë teke dhe në dy raste janë spirale të tipit gjyslykore.. Në pikturën e Vlashnjës kemi të realizuar edhe figurën e një dreri, kulti i të cilitështë i pranishëm edhe në pikturën e Trenit (Korçë) dhe në pikturën e Zhlijebit (Bosnjë).Piktura e Vlashnjës është vepër e banorëve prehistorikë të këtij vendbanimi.
5. Për Guvën e Mrrizit me simbolin e pikturuar të spirales thuhet se: paraqet një vepër të botës artistike shpirtërore të banorëve prehistorikë të këtij lokaliteti (vend kulti). Guva shkëmbore e këtij pikturimi ndodhet rreth 1,5 km në perëndim të vendbanimit të Vlashnjes në fshatin fqinj Kobaj.
Nga shumë gjetje të periudhave të ndryshme historike zbuluar në Vlashnje, spikat një monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.s. Monedha ka një peshë prej 3.72 gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të edilit të Kretës, Gnaeus Plancius.
6.Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajt dhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtuështë dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës,që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri..Ky lokalitet arkeologjik është hulumtuar gjatë viteve 1966-68,dhe sërish në vitin 1984. Hulumtime këto me karakter sondazhi të shtrira në rreth 35 parcela private të lagjes Dardania, me ç’rast u zbuluan mbetje dhe fragmente të shumta qeramike të periudhës neolitike (6500-3500 p.e.s.) gjegjësisht u dëshmuan kultura e Starçevës dhe ajo e Vinçës
7.
Lokaliteti neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht vetëm 2 km në jug, juglindje të këtij qyteti, në fshatin me po të njëjtin emër. Lokaliteti neolitik i Zhitkocit ndodhet në komunën e Zveçanit, gjegjësisht rreth 3 km në veri të qytezës së Zveçanit, në një rrafshinë afër
stacionit të trenit të Zhitkocit. Këtu gjatë disa sondazheve të zhvilluara arkeologjike të vitit 1958, fare pranë brigjeve të lumit Ibër, janë dëshmuar gjurmët e një vendbanimi tipik neolitik të të dy kulturave, si asaj më të hershme të Starçevës dhe më të vonshme të Vinçës.Fshati Vallaç gjendet në veri të Zhitkocit- Karagaçit dhe fare pranë grykë rrjedhjes së lumit Ibër, e pozicionuar mbi një ngritje të njohur si Kërshi i Vallaçit. Është hulumtuar pjesërisht në vitet 1955 dhe1957. Në shtresën kulturore të trashë 1.8 metër janë zbuluar gjurmë të vendbanimit me kasolle banimi të thurura dhe të mbrojtura me hendeqe përreth. Nga materiali i shumëllojtë arkeologjik zbuluar këtu, veçohen një sasi e konsiderueshme e figurinave antropomorfe dhe zoomorfe, tëpunuara dhe te formësuar me aftësi dhe imagjinatë të bujshme, këtokarakteristike për periudhën e vonë të Kulturës së Vinçës, e njohur si
Vinça C. Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës.
Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë. Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese. Lokaliteti neolitik i njohur me emrin: Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile tjerrtorja,gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes. Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave,statujave dhe kokave antropomorfe të terrakotave (të punuara nga argjila e pjekur), të zbuluar në këtë areal të Prishtinës, e që i takojnë periudhës së neolitit të vonë gjegjësisht kultura e Vinçës, prezantojnë dy tipare të mrekullueshme: atë të artit dhe simbolizmit parahistorik. Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve. Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës(Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë.I gjithë ky potencial arkeologjik gjendet në tokën e Kosovës duke sjell dëshmi nga kohët e largëta dhe të humbura të njerëzimit është një dëshmi konkrete për ekzistencën e banorëve autoktonë por edhe për shkallën e kulturës. Piktura e Vlashnjës shquhet për një vazhdimësi të gjatë banimi, që fillon nga neoliti i hershëm deri në periudhën e vonë antike dhe atë te hershme mesjetare cituan burimet nga autorët e gërmimit në prill të 2007 në vendbanimin prehistorik të Vlashnjes. Vlashnja ndodhet buze autostradës ne ndërtim Durrës-Prishtine. Ajo plotëson kompleksin arkeologjik te qytetit te Prizrenit dhe harmonizohet me monumentet e tjera te këtij qyteti, si kalanë e tij, hamamin, kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.
*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Filed Under: Histori Tagged With: ardhacaket serbe, Gezim Llojdia, kosova

KUSH E VRAU MUSTAFA GJINISHIN ?

October 19, 2014 by dgreca

(Me rastin e 70-vjetorit të vrasjes)/
Nga Uran Butka/
Mustafa Gjinishi është një personalitet i shquar dhe i veçantë i së majtës progresiste shqiptare në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ai u bë i tillë si rrjedhojë e traditës atdhetare e demokratike të trevës së Peqinit dhe të familjes Gjinishi, produkt i kohës, i cilësive dhe e vullnetit të tij të pazakonshmëm. Familja Gjinishi ndikoi në formimin e Mustafait të ri. Babai i tij, Ademi, mori pjesë aktive në ngritjen e Flamurit kombëtar më 26 nëntor 1912 në Peqin. Ai qe delegat i Peqinit në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920 dhe mbështetës i krahut demokrat. U vra nga njerëzit e Shefqet Vërlacit në vitin 1923. Në diturinë e Mustafait ndikoi veçanërisht daja i tij, Mahmud Kaziu, nënprefekt i Peqinit dhe firmëtar i Pavarësisë më 1912, si dhe vëllai i madh, Rexhepi, që ndiqte mësimet në Liceun frances të Korçës. Vetë Mustafai ndoqi mësimet e mesme në Shkollën teknike Amerikane në Tiranë në vitet 1924-1930, në profilin e arsimit, por ai shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Drejtori Harri Fuls e vlerësonte shumë, jo vetëm për rezultatet e shkëlqyera, por edhe për karakterin, pjekurinë, diturinë ( qysh në shkollë zotëronte disa gjuhë: anglisht, gjermanisht frëngjisht, italisht etj) dhe idetë perëndimore. Ai e quante Mustafanë “studentin me koncepte si në Perëndim”.
Studenti Gjinishi u bë mendja dhe shpirti i revistës “Laboremus”, ku botoi edhe përkthimin e tij në anglisht të “Lahutës së Malcis” te Gjergj Fishtës dhe vlerësimet për të. “Ashtu si Anglia është krenare për Bajronin, Miltonin dhe Shekspirin, Gjermania për Gëten e Shilerin, Italia për Danten e Virgjilin, Spanja për Servantesin .., ashtu është edhe Shqipëria krenare për Gjergj Fishtën”( Rev. Laboremus, korrik 1929).
Gjithashtu, si drejtues i klubit të letërsisë së shkollës, Mustafai inicioi edhe botimin e revistës letrare e shkencore “Shekulli XX”, ku shkruan edhe penat e Mid’hat Frashërit, Skënder Luarasit, Tajar Zavalanit etj. Pas mbarimit të shkollës teknike, çeli në Tiranë një librari me literaturë përparimtare, po ashtu edhe në Kavajë, si edhe botonte shkrime të thukta në gazetat e revistat opozitare “Bota e Re”, “ABC”, “Jeta dhe kultura”, “Rilindja” “Flaka “, “Besa” etj
Ra në kontakt me idetë komuniste , në modë në atë kohë dhe me mbartësit e tyre: Hasan Reçin, Demir Godellin, Riza Cerovën, Petro Markon etj, si edhe bashkëpunoi me ta si opozitar. Dënohet dy herë me burg për motive politike, mandej, kur ishte në burg, dënohet me vdekje përpjesëmarrje në kryengritjen e Fierit, 1935, dënim që iu kthye me burgim të përjetshëm. Mustafai u përgjigj: Unë kam dhjetë muaj në burg, ku nuk është e mundur të hysh në marrëveshje me kërkënd jashtë. Kërkoj pafajësinë!” ( AQSH, f.257, d.17/3) Edhe në burg, gjen mundësinë e studimit. “Kohën e shkoj duke lexue e mësue” i shkruante motrës Xhemile. U lirua në vitin 1938.
Mustafai nuk e pranoi pushtimin fashist të Shqipërisë, mori pjesë në demostratat e para të prillit 1939 dhe mandej u arratis në jugosllavi bashkë me Myslim Pezën, Haxhi Lleshin, Mustafa Kaçaçin, Hamit Shijakun etj. Atje ata ra në kontakt me Drejtorinë e Veprimeve të Aleatëve, SOE dhe atasheun britanik Xhuliano Emer, që organizuan një grup prej mëse 300 antifashistësh, dhe me në krye baritanikun Oklli Hill, hynë në Shqipëri, prill 1941, për të nxitur kryengritjen antifashiste . Është për t’u theksuar se ky projekt ishte një koalicion forcash, që përbëhej nga krahu i djathtë (Abaz Kupi), qendra ( Gani Kryeziu) dhe krahu i majtë (Mustafa Gjinishi). ( Shih: Xh, Emer, Bijtë e Shqipes, Londër 1949 )
Pikërisht në këtë kohë nis veprimi politik i Mustafa Gjinishit për realizimin e kryengritjes së përgjithshme në Shqipëri, në bashkëpunim me gjithë forcat antifashiste dhe e kordinuar me aleatët perëndimorë.
Vendosja e M.Gjinishit në Pezë, ishte e rëndësishme. Peza ishte bërë vatra kryesore e luftës antifashiste. Nuk është e rastit që në mars të vitit 1941, italianët organizuan një operacion ushtarak ndëshkimor në zonën e Pezës. Çeta nacionaliste e Myslim Pezës vepronte në Shqipërinë e Mesme, ku vepronin edhe çetat nacionaliste të Ismail Petrelës dhe Shyqyri Pezës, vëllait të Myslimit. Mustafai u bë komisar i çetës së Pezës dhe kjo u inkuadrua në Lëvizjen NÇ. Komandanti Myslim Peza e donte si djalin e vet Mustafanë, madje e dhe Xhemilja u bë partizane e ksaj çete, si edhe mjaft peqinas të tjerë. Një nga aksionet e çetës ishte edhe lirimi i të burgosurve politikë nga burgjet e kampet e internimit. Në këtë vështrim duhet parë edhe lirimi prej Mustafait nga kampi i internimit i malazezit komunist Miladin Popoviç, i cili ia shpërbleu më vonë duke i ngrënë kokën. Aksione të tjera kundër italianëve bëri çeta në Peqin, Kavajë, Pezë, Shijak etj. Mustafai luftoi trimërisht edhe kundër pushtuesve italianë, edhe atyre gjermanë, madje në betejën e Arbanës kundër gjermanëve, u plagos në krah.
Po aksioni i madh politik i Mustafa Gjinishit dhe i Koço Tashkos është organizimi i Konferencës së Pezës, 16 shtator 1942. Ishin idetë e Mustafait për një front të përbashkët antifashist dhe bashkëpunimin me nacionalistët në luftën për çlirim. Enver Hoxha ishte ende figurë e dorës së dytë ( mora një pusullë nga Miladini, ku më thoshte të lajmëroja filanin e filanin se do të bënim konferencë. Kur shkova në Pezë, qenë përgatitur referatet…Unë dola të lexoja atë referat, por që ta mbroj tezën jo”- rrëfen E.Hoxha), ndërsa vetë Miladini qëndronte jashtë shtëpisë ku u zhvillua konferenca, ndërkohë që M.Kaçaçi, R. Çitaku dhe H. Lleshi ndërhynë që Miladini të mund të hynte brenda si dëgjues. ( AQSH, f.14 d.5, v.1942).
Është meritë e M.Gjinishit që në këtë konferencë të PKSH, të merrnin pjesë si individë edhe nacionalistë, të ftuar e miq të Mustafait si Abaz Kupi, Ismail Petrela, Azis Çami, Baba Faja, Ndoc Çobo, Ramazan Jarani, Skender Muço, Halim Begeja, Xhemal Herri etj, duke i dhënë konferencës ngjyra pluralizmi politik. Ajo zgjodhi Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm NÇ, me kryetar Kamber Qafëmollën dhe sekretar Mustafa Gjinishin, dhe të përbërë prej 8 vetësh: tre komunistë:Y.Dishnica, E.Hoxha e M.Gjinishi dhe pesë nacionalistë: M.Peza, Baba Faja, A.Kupi, N. Çoba dhe K.Qafëmolla.
Konferenca e Pezës, që hodhi themelete Frontit NÇ, ishte një premisë bashkëpunimi mbi bazën e platformës pluraliste të “bashkimit të të gjitha forcave të popullit shqiptar pa dallim feje, krahine apo bindjeje politike”. Gjithashtu, vendimarrja në këtë konferencë për luftë imediate kundër okupatorit, duke e lënë pas luftës zgjedhjen e formës së regjimit dhe marrjen e pushtetit, krijoi mundësi mirëkuptimi e bashkëpunimi me faktorët e tjerë politikë e luftarakë në luftën për çlirim. Mirëpo klika e E.Hoxhës, e nxitur edhe nga jugosllavët dhe lufta për pushtet, e tradhtoi platformën e Konferencës së Pezës, e vuri Frontin NÇ nën udhëheqjen e kontrollin e PKSH, i përjashtoi nacionalistët , madje pesë nga tetë anëtarët e Këshillit të përgjithshëm i shpalli tradhtarë dhe i asgjësoi, përfshirë edhe Mustafa Gjinishin.
Në vitin 1943 raportet politike dhe ushtarake kishin ndryshuar mjaft. Italia fashiste po kapitullonte, ndërsa një pushtues tjetër po shfaqej në horizontin shqiptar, ai gjerman, madje me një masakër të llahtarshme në Borovë, korrik 1943. Në vend dominonin dy organizata politike dhe luftarake antagoniste: Balli Kombëtar dhe Fronti NÇ me gjithë mbështetesit e tyre. Ishte një imperativ i kohës bashkëpunimi mes tyre. Madje ky bashkëpunim në luftë nisi nga poshtë. Gati në të gjithë trevat u bënë marrëveshje lokale dhe luftime të përbashkëta kundër pushtuesve, sipsa traditës shqiptare ( Korçë, Gjiirokastër, Tepelenë, Librazh-Polis, Vlorë, Mat, Lurë etj).
Mustafai e kuptoi këtë nevojë të kohës dhe e vazhdoi përpjekjen për bashkimin e të gjithë faktorëve shqiptarë në luftën për çlirim. Ai bashkëpunoi me nacionalistë brenda Frontit si Ymer Dishnicën, Abaz Kupin, Shefqet Bejën, Sheh Karbunarën etj dhe jashtë Frontit me përfaqësues të Ballit Kombëtar si Mid’hat Frashërin, Ramazan Jaranin, Hasan Dostin e të tjerë, duke u bërë elementi kryesor bashkues.
“Njerëzit tanë na raportonin, -shkruante E.Hoxha,- se Mustafai takohej me Lumo Skendon, Sheh Karbunarën, Abaz Kupin e të tjerë. Bënte takime me turli njerëzish: bejlerë, disa prej të cilëve të deklasuar, disa simpatizantë me lëvizjen, disa antikomunistë të lindur e të vendosur. Mustafai kishte muhabet të madh me Ag Petrelën dhe shtëpinë e tij në Tiranë e kishte bazë… Mustafai nuk di të bëjë dallimin mes komunistëve dhe nacionalistëve. Ai arrin të kritikojë proklamatat , që sipas tij, nuk kanë mjaft nacionalizëm brenda. Çudi. Ai ka një mendim të tillë se “Lufta jonë e sotme na qenka vetëm luftë për solidaritet e internacionalizëm dhe jo luftë për të mirën e popullit shqiptar.” (Konsulta e parë e PKSH, 8 prill 1942)
Muatafai ishte një komunist me tharm nacionalist, që shihte në radhë të parë interesat e vendit e të popullit, ishte një demokrat, që bashkëbisedonte edhe me kundërshtarët politikë për interesat madhore të kombit dhe preokupohej për një Shqipëri demokratike, ishte një antifashist i vendosur, që drejtonte luftën për liri, por luftonte edhe vetë, një kordinator i vlefshëm i Aleatëve Perëndimimorë dhe veçanërisht i britanikëve, që ndihmonin luftën antifashiste, si edhe kundërshtar i metodave terroriste dhe politikave jugosllave ndaj Shqipërisë.
Ishin përvijuar dy drejtime brenda PKSH dhe Lëvizjes NÇ, njëri i moderuar, human dhe me sens kombëtar, ku reshtohen Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Omer Nishani, Anastas Lulo, Sejfulla Maleshova, Gjergj Kokoshi, Myslim Peza etj, ndërsa në grupimin tjetër bënin pjesë komunistët stalinistë, ekstremistë të përbetuar dhe me sens terrorist, si Enver Hoxha, Koci Xoxe, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Ramadan Çitaku, Hysni Kapo, Shefqet Peçi, Kristo Themelko, Liri Gega e të tjerë, që ishin vegla të bindura të komunistëve jugosllavë, Titos dhe të dërguarve të tij Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës.
Deri në Kuvendin e Mukjes, kryesisht dominonte krahu demokrat, që shpuri edhe në bashkëpunimin me nacionalistët dhe aktorët e tjerë të luftës antifashiste dhe në marrëveshjen e Mukjes, gusht 1943. Natyrisht, për arritjen e Marrëveshjes së Mukjes, ndikuan edhe faktorët e jashtëm: Koalicioni i madh antifashist , sidomos misioni britanik e amerikan në Shqipëri, që kërkonte bashkimin e gjithë shqiptarëve në luftë kundër nazifashzmit.
M. Gjinishi, i quante kundërshtarët politikë dhe faktorët e tjerë jashtë Frontit, si pjesë të popullit dhe të luftës së përbashkët dhe jo si armiq. Me propozim të Abaz Kupit dhe mbështetjen e M.Gjinishit, Këshilli i Përgjithshëm NÇ e quajti të nevojshme aleancën politike e ushtarake me Ballin Kombëtar dhe vendosi në korrik 1943 të bënte takimin me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, përcaktoi çështjet që do të bisedoheshin në Mukje si edhe delgacionin, në përbërje të të cilit ishin Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Abaz Kupi dhe Myslim Peza.
Po ashtu edh Kryesia e Ballit Kombëtar e mirëpriti aleancën me Nacionalçlirimtaren dhe caktoi përfaqësuesit e vet, me Mid’hat Frashërin në krye.
Pra ishte një vullnet i përbashkët që prodhoi Marrëveshjen e Mukjes. Kjo marrëveshje kombëtare është një nga më të rëndësishmet në historinë shqiptare, sepse bashkoi dy të kundërtat, dy eksremet politike kundërshtare, për intreresa madhore kombëtare dhe mori vendime tejet të rëndësishme për atë kohë, por edhe për të ardhmen:
1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri Aleatëve të mëdhenj Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si edhe të popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar.
2. Luftë për një Shqipëri të Pavarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuara nga Karta Atlantike të vetëvendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike .
3 .Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.
Komiteti për shpëtimin e Shqipënisë do të vazhdojë luftën tue udhëhequn popullin shqiptar në rrugën e sakrificës dhe të nderit deri në formimin e një qeverie provizore.
Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Asamblejeje kushtetuese të zgjedhur me sufrazh universal direkt. ( Proklamata e Mukjes, AQSH, F.14, d.21v.1943)
M.Gjinishi u zgjodh unanimisht sekretar i Kuvendit të Mukjes. Ai luajti një rol të rëndësishëm në realizimin e marrëveshjes. Ymer Dishnica, kryetari i delegacionit, i shkruante ng Mukja E.Hoxhës, ndër të tjera:
“Një takim paraprakisht ka zhvilluar Tafari (M.Gjinishi, shën.im-UB) me Mid’hat Frashërin dhe Hasan Dostin në favor të tezës sonë… Qëndrimi i Mustafës në mbledhjen e Mukajt ka qenë fare i mirë, i ka mbrojtë vendimet tona me ashpërsi dhe gjallëri të madhe… Tafa ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë si jo më mirë. Ky është jo vetëm mendimi im, por edhe i Hysenit ( Gogo Nushit, shën. im, UB), që ka asistuar si delegat në të gjithë debatet. Ky është edhe mendimi i delegatëve të tjerë…( Letra të Y.Dishnicës, AQSh, F.14 d.21, v.1943).
Ndërsa E.Hoxha, nën diktatin e emisarëve jugosllavë, e quajti tradhti Marrëveshjen e Mukjes dhe gjithashtu tradhti edhe qëndrimin e Y.Dishnicë, Mustafa Gjinishit dhe i dënoi ata në Konferencën e Dytë të Labinotit ( 4 shtator 1943), ku i shpalli edhe luftë Ballit Kombëtar, legalistëve dhe gjithë atyre që luftonin jashtë Frontit kundër pushtuesve, duke i quajtur armiq e bashkëpuntorë me pushtuesin, kur disa ditë me përë kishte nënëshkruar me ta në Mukje marrëveshjen e bashkëpunimit .
E.Hoxha e quati M.Gjinishin edhe spiun të anglezëve, me të dilët ishim aleatë gjatë luftës. Është absurde dhe trashanike politika dyfytyrëshe e E.Hoxhës , që, në njërën anë e quante Lëvizjen NÇ si pjesë e Koalicionit Antifashist dhe kërkonte e merrte mbështetje politike, ushtarake, materiale dhe në flori nga misionet britanike, nga ana tjerër i akuzonte britanikët për tradhti, ndërsa M.Gjinishin si agjent të tyre! Vetë Hoxha dhe Këshilli i Përgjithshëm NÇ e kishin caktuar Mustafanë kordinator dhe përkthyes me britanikët, që ishin aleatët tanë në luftën antifashiste. Ishte diabolizmi, cmirëzia, disniveli, rivaliteti dhe frika e E. Hoxhës ndaj Mustafait, të aftë, të hapur, intransigjent, popullor, të admirueshëm nga Aleatët.
Oficerët britanikë që ndodheshin në Shqipëri në atë kohë, pa përjashtim e kanë vlerësuar Mustafa Gjinishin.
Xhuliano Emeri, shkruante: Nga takimet që kemi pasur me udhëheqës shqiptarë, M.Gjinishi, që ne e njihnim të gjithë, kishte njohuri për zhvillimet ndërkombëtare” ( Xh,Emer, Bijtë e Shqipes).
Hibbert , tek “Fitorja e hidhur” , shkruan : “Po të përdorësh termat komuniste ”Gjinishi ishte oportunist” me kontakte të gjera me shumë nacionalistë dhe sektorë të jetës shqiptare, shprehej në favor të të përpjekjeve të gjera kombëtare kundër pushtuesve, ishte popullor në forcat partizane, kishte dëshirë dhe aftësi për të punuar në mënyrë konstruktive me të huajt nga perëndimi dhe iprerë për të qenë nismëtar i pajtimit kombëtar.”
Shefi i Misionit englez, Gjenerali Deivis, e përshkruan kështu: “Ai e fliste mirë anglishten, që i dha përparësi në marrëdhëniet me ne, por ngjalli dyshime. Kur e njohëm, ramë në një mendje për të bashkëpunuar dhe bisedonim me të pasi ai qe njeri i arsyeshëm. Gjithashtu, ai kishte një prirje të këndshme humori. Nëse Mustafai do të udhëhiqte shtetin në vend të Enverit, vështirë se do të bëhej lodër në duart e Rusisë”. (Gjenerali Deivis, Aventurë Ilire).
Përgjegjësi i Seksionit Aleat për Shqipërinë , nënkolonel Filip Lik që kishte ardhur në Shqipëri më 10 maj për të parë vetë nga afër situatën, refuzoi ftesën e E.Hoxhës për të marrë pjesë në kongresin e Përmetit,. Sipas tij dhe qeverisë britanike ai ishte një kongres i paligjshëm, që angazhonte ushtrinë NÇ për të marrë pushtetin pa mbaruar ende lufta, ndryshe nga ç’ ishte vendosur më parë dhe përjashtonte gjithë faktorët e tjerë politikë, të cilët, sipas Hoxhës, duhet të asgjësoheshin etj. Aleatët nuk e njohën kongresin dhe qeverinë ( komitetin) e dalë prej tij dhe deklaruan se “ nuk do të njihnin asnjë qeveri që do të zgjidhej me forcën e ushtrisë, por vetëm me zgjedhje popullore pas luftës”. ( FO 371 / 43554 PRO)
N/koloneli britanik i dërgoi me adjutantin e tij një letër M.Gjinishit, ku i shpjegonte arsyet përse nuk merrte pjesë në Kongresin e Përmetit. E.Hoxha e paraqet kështu këtë fakt përpara kolonelit jugosllav Stoiniç në Berat: “Ne e pamë kur n/koloneli ia dërgoi letrën Mustafait dhe ky e këndon dhe ia kthen përgjigjen me zarf. Miladini iu afrua Mustafait dhe i tha: “Çështë ajo letër?” S’është asgjë, i thotë Mustafaj. “Ti je njeriu i anglezëve, i thotë shqip Miladini. Mustafai iu përgjigj : “Unë nuk jam tradhtar” (AQSH, f 14 d.2 v 1944) Në këtë dialog, sintetizohet një nga të vërtetat tragjike të Luftës NÇ. Në krye të PKSH dhe të Luftës NÇ ishte M.Popoviçi dhe D.Mugozha, nga të cilët i merrte urdhrat E.Hoxha.
“Kush e ka udhëhequr Partinë tonë? Partinë tonë e ka udhëhequr në punë Aliu ( M.Popoviçi), në udhëheqje ka qenë Aliu, dorë e djathtë e Enverit” – thotë anëtarja e KQ të PKSH, Liri Gega.
Ja ç’thotë vetë Enver Hoxha me gojën e tij: “Ata që ishin kryesorë, ishin Aliu dhe Dushani. Çdo gjë që thoshte Aliu ishte e mbaruar..Vija terroriste është e fortë tek Dushani, që vriste më shumë se Mehmeti. Ke Aliu ishte me hënë. Unë në këtë pikë isha pasqyrë e Aliut, dmth kur thoshte ai se ky po bën kështu, atëherë vendosnim ta vrisnim… Asgjë s’e peshonim Parrula”o me ne o kundër nesh” ishte në rend të ditës.. Sa për Mustafa Gjinishin ajo ka qenë ndryshe. Ne mendojmë se ajo duhej bërë….” (QSH, F.14, d.2, Plenumi i Beratit).
E.Hoxha ka qenë i ndërgjegjshëm dhe i vendosur për vrasjen e Mustafait. “Ajo duhej bërë”- rrëfehet ai. Shihet qartë, Hoxha ishte një terrorist profesionist, qe e ngriti karrierën mbi vrasjet, jo vetëm të kundërshtarëve politikë, por edhe të shokëve më të afërt e më të çmuar të Luftës antifashiste. E.Hoxha ishte një monstër, që ia kalon edhe ustait dhe idhullit të tij, Stalinit, për krimet që ka kryer. Përpjekja tinzare e djeshme dhe e sotme për të manipuluar se E.Hoxha ka qenë “i keq” pas luftës dhe “i mirë” gjatë luftës, është një shmangie nga historia e vërtetë, një mashtrim dhe një përpjekje mjerane për ta reabilituar atë. E,Hoxha i ka bërë krimet më të mëdha gjatë luftës, krime politike dhe krime kundër njerëzimit, siç është edhe krimi kundër M.Gjinishit.
Pikërisht, në Përmet, u vendos nga Miladin Popoviçi dhe E.Hoxha eliminimi fizik i M.Gjinishit. Por asgjësimi i tij ishte menduar qysh mëparë. Në letrën që E.Hoxha i shkruante N.Spirut, i thoshte: “Puna e Mustafait neve nuk na përqen, edhe çështja e Mukjes si edhe mesazhi i Radio Londrës për Tafarin etj. Lidhjet dhe lëvizjet e tij duhet të kontrollohen. Me Mustafanë duhet të lozim një lodër me shumë kujdes… Mua nuk më mbushet mendja dhe po më bëhet një ide fikse çështja e Mustafait. Prandaj duhet t’i hetosh mirë lëvizjet e tij…” (letër N.Spirut 4 tetor 1943). Po kështu E.Hoxha i jep porosi L.Gegës për survejimin e Gjinishit në Dibër.
Nga ana tjetër, M.Popoviçi kërkonte kokën e Mustafait, sepse ky shtronte zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës dhe kundërshtonte politikën “përça e sundo” të emisarëve jugosllavë. Miladini i shkruante K.Tashkos: “Në qoftë se kërkohet se kush e ka bërë pyetjen “Si qëndron çështja e Kosovës, po jua them se e kanë bërë Dinoja (K,Tashko, shën.im, UB) dhe Tafari (M.Gjinishi, shën.im, UB), tue thanë se e tanë Shqipnia asht e preokupueme prej këtij problemi. Të gjitha çështjet vijnë prëj idenave jo të qarta e të errëta që i kombinon ti, shoku Dino me Tafarin për çështjen nacionale. Ju kini mbërritur shumë larg në hipoteza dhe e kini shtrue çështjen e Kosovës shumë tragjike dhe si çështjen më aktuale në Shqipëri”.
Miladini sulmonte Koço Tashkon: “Akuza “përça e sundo” që shkruan ti për mua, është thënie e Tafarit, që e don aq fort ti dhe e merr hua me aq vullnet. Vëtëm se ai do të përgjigjet për këtë një ditë”. Por kërcënimin me jetë e ka për M.Gjjinishin, që e vuri në zbatim bashkë me E.Hoxhën.
Vetë Mustafai e kishte nuhatur që do ta eliminonin. “Kanë frikë nga unë se kam shumë simpati në popull, thotë Mustafai. Kanë frikë nga unë pse kam simpati për anglezët. Kohët e fundit kam pasur një bashkëfjalim me Enverin, me të cilin jam grindur shumë.”(informacion i G.Nushit për Mustafa Gjinishin, 23 gusht 1944)
Edhe e motra, Xhemilja, që rrinte në shtëpinë e M.Pezës, tregon: “Më çojnë në Veri për të më vrarë, i tha Mustafai babë Myslimit. – Ikë jashtë shtetit, i tha Baba. Jo, më mirë të vritem, sesa të iki si dezertor nga Shqipëria. Unë s’kam ba ndonjë faj!- ia ktheu Mustafai. – Për ty do ta çoj gjakun në gju të kalit! i tha babë Myslimi”.
E transferuan Gjinishin nga Peza në Dibër dhe përgatitën skenarin për ta vrarë. Zbatimin ia ngarkuan Liri Gegës dhe Shefqet Peçit. Kur grupi i përbërë prej Liri Gegës, e derguara e KQ në Korp.I, M.Gjinishit , i dërguar i Këshilli i Përgjithshëm NÇ dhe majori britanik Smith pranë korparmatës, si edhe shoqëruesit e tyre, po kalonte nga Peshkopia në Slatinë , atij i ishte bërë një pritë e organizuar nga L.Gega dhe Sh. Peçi. Kaloi pararoja, kaloi edhe Liria me shoqëruesit, ndërkohë që para pritës u shfaq M.Gjinishi dhe majori Smith mbi kuaj, u godit me dy të shtëna vetëm Mustafai, që ra i vdekur përtokë. Majori Smith, u kthye pas për në Peshkopi. Ishte data 23 gusht 1944.
Siç tregon shoqëruesi i Mustafait, Fadil Thartori, prita ishte përgatitur, qysh më parë, për të vrarë Mustafanë. “Ishte qëlluar me dy plumba në ballë dhe në zemër. Duke u dridhur e duke qarë fillova të kontrolloj xhepat. Pasaporta dhe dokumentet e tjera ishin shpuar nga përpara, dmth se Mustafai nuk ishte qëlluar nga prapa shpine, siç u tha më vonë. Dokumentet dhe armatimin e Mustafait ia dorëzovë Liri Gegës në Sllatinë. Mua nuk më pyeti njeri se qysh ndodhi kjo vrasje”.
Menjëherë Liri Gega njoftoi me telefram E.Hoxhën. Ja përmbajtja e telegramit të parë:
Telegram.Rezervat… Shifër sekrete (për Enverin).
Çdo gjë mbaroi sipas porosisë suaj. Prisni radiogramin që vijon.
Muzhiku (Pseudonim i L.Gegës)
E pranon vetë E.Hoxha pwrmbajtjen e telegramit: “Telegrami thoshte “Puna doli me sukses”. Kjo ishte puna e Mustafait”. (AQSH, F14 d.2. v1944).
E pranon këtë vrasje, sepse ajo u bë e njohur nga të gjithë, edhe në shtypin e kohës, madje edhe nga britanikët. E pranon edhe si një kërcënim për të tjerët. Megjithatë, fillimisht, Hoxha u mundua ta mbulonte, si shumë vrasje të tjera politike. Ai, më datën 26 gusht, pra, pas tre ditësh heshjeje, vetëm kur mori një radiogram nga Kuartieri i Përgj.Aleat për vrasjen e Mustafa Gjinishit, e shpalli atë hero, të rënë në luftë kundër gjermanëve. Ç’hipokrizi e llahtarshme.
Po ç’thotw Sejfulla Malëshova:
“Për herë të parë mora vesh punën e Mustafa Gjinishit dhe nuk e di përse. Një nga të dyja: Ose ai ka qënë tradhtar i Partisë edhe i popullit sot kur jemi në luftë dhe atëherë ne duhet ta vendonim hapët, ose ai ka bërë gabim e për gabim nuk vriten njerëz. Përvec kësaj, mënjanë e vrasin Mustafa Gjinishin, me anë tjetër e quajnë hero para popullit dhe organizatave. Këto metoda jezuite s’kanë të bëjnë fare me PK…”
Ja si e përcjell Gogo Nushi përjetimin e Myslim Pezës:
“ Parmbrëmë mësuam nga Radio Bari për vrasjen e M.Gjinishit. Ia njoftuam Myslim Pezës, i cili u hidhërua shumë dhe nuk tha asnjë fjalë. Mbas disa orësh filloi të pijë raki përpara ma shumë se 50-60 vetësh e filloi të flaës: “Mustafain e kanë vrarë shokët, se ky qe më i zoti se ata. E kërkova të vinte në Pezë si Mustafën ashtu edhe Hasanin(Recin), por nuk më lanë Ramadan Citaku, të cilit i dhjefsha mustaqet. Mustafai para se të largohej nga Përmeti më tha se më dërgojne në Dibër dhe atje do të më zhdukin…Më kishte thënë sh.Enver për Mustafën që duhej pushkatuar” (Nga letra e G.Nushi dërguar KQ të PPSH, F14, D 44).
Trupi i M.Gjiniahit u varros me nderime në varrezat e dëshmorëve të Peshkopisë. Pak ditë më pas, me urdhër nga lart, eshtrat e tij u zhvarrosën natën dhe u hodhën në një përrua, që t’i merrte ato me vete e të mos mbeteshin as gjurmët e varrit. Kjo ndodhi para 70 vjetësh. Po tani? Sot flitet e shkruhet për Luftën Antifashiste, për Pezën, për Aleatët, për E.Hoxhën dhe ata që e vranë Mustafa Gjinishin, por asnjë fjalë për Mustafa Gjinishin.

Filed Under: Histori Tagged With: kush e vrau, MUSTAFA GJINISHIN ?, Uran Butka

KONTRIBUTI I PROF. ALI VISHKOS NË PROFILIZIMIN E SHËN HIERONIMIT SI PEDAGOG

October 16, 2014 by dgreca

Nga Avzi Mustafa/
Emri dhe veprat e Prof. Ali Vishkos zënë një vend të merituar në historiografinë dhe kulturën tonë kombëtare. Në veprimtarinë e tij shkencore ai ka publikuar punime të ndryshme shkencore, shumica e të cilëve i takojnë sferës së historisë së popullit shqiptar. Në punimet e tij historiografike, autori trajton aspekte të ndryshme mbi zhvillimin e Rilindjes Kombëtare, sidomos në ndriçimin e disa figurave të lëvizjes kombëtare shqiptare. Në këtë kuadër, me interes janë botimet mbi Kongreset e ABC-së shqipe, studimet mbi Harabati Baba Teqen, trajtuar edhe nga aspekti historik dhe kulturor, si dhe punime të tjera, nga të cilat një pjesë janë ende në dorëshkrime.
Prof. Ali Vishko me veprat e botuara dhe të pabotuara na dëshmon se posedonte njohuri të thella faktografike. Për këtë, në veçanti i ndihmonte dhe njohja e disa gjuhëve të huaja, si osmanishtja, italishtja etj. Gati të gjitha punimet e këtij historiani iu referohen dokumenteve arkivore të proveniencave të ndryshme, dhe për rrjedhojë ato janë një kontribut i rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjeve dhe fenomeneve konkrete historike.
Prof. Aliu pati në qendër të vëmendjes edhe qytetërimin ilir, sidomos veprimtarinë e atyre mendimtarëve të mëdhenj ilirë që i dhanë kontribut qytetërimit evropian e botëror. Në këtë kuadër, me vlerë të dalluar është edhe vepra “Letërsia e kohës Ilire – Shën Hieronimi”, ‹1› e botuar në vitin 2009. Kjo është një vepër që hedh poshtë mendimet e pabaza të disa historianëve sllavë për rolin e një veprimtari të shquar si Shën Hironimit ose, siç e quan prof. Aliu, “eruditi i madh ilir i penës dhe i dijes evropiane” ‹2›.. Në të vërtetë, në fillim kjo vepër u nis si një reagim ndaj një akademiku serb me emrin Jovan Deretiq, i cili trumbetonte në gazeta dhe mediume elektronike “se një Papë me emrin Damas nga Portugalia – gjoja Euzobija (e ka fjalën për Hieronimin) i ka shkruar Papës në gjuhën serbe dhe kjo ishte dëshmi se ai ka folur gjuhën serbe. “Euzobie ka shkruar me shkronja serbe, që sot gabimisht quhet “qirilicë”, ndërsa në kohën e tij është quajtur “bukvica” Ky shkrim, thotë akademiku, ishte shkrimi standard serb me disa ndryshime”‹3›.
“… dummodo uno corde, unoque symbolo simul cum Bohemis, Polonis, Dalmatis, ceteroque illyricis populis (qui a me in brevi Dissertatione has enumerate sunt) laudent Dominum nostrum.”‹4›.
Ky artikull ishte botuar në javoren “Danas”. Prof. Aliu e kishte lexuar dhe në margjinat e revistës kishe shënuar diçka. Në fakt, ky shkrim ishte botuar pas vitit 1981, kur filluan kryqëzatat ndaj shqiptarëve, me çka politika e serbomadhe e Beogradit dëshironte ta mjegullojë historinë dhe t’i përvetësojë kulturat e tjera, duke kërkuar që t’i nxjerrë shqiptarët jo si pasardhës të ilirëve, por si një popull pa kulturë, primitivë dhe të ardhur nga Lindja.
Këtyre marrëzive me plot guxim iu kundërvu prof. Ali Vishko. Ky intelektual e punëtor i palodhur ia filloi punës duke mbledhur libra, revista, gazeta e enciklopedi njësoj siç e citon punën e Qamil Veqilharxhit, kur ai punonte në librin “Mendime filozofike”, i cili në parathënien kishte shkruar:
“Janë mbledhur nëpër këndimet,
Siç mbledh zogu thërrimet”
Po kështu edhe profesori Ali Vishko veproi duke shfletuar mbi 130 zëra bibliografikë në gjuhë të ndryshme. Ashtu siç ishte i qetë nga natyra, korrekt dhe me plot profesionalizëm, ai ia doli në krye që ta mbarojë studimin, duke e botuar së pari si fejton në gazetën “Flaka” – nga 5 korriku i vitit 2002, me titull: “Krijuesit shqiptarë që i kontribuuan qytetërimit botëror – krijimtaria e letërsisë së epokës ilire – Shën Hieronimi”, kurse si monografi u botua në vitin 2009.
Në këtë monografi, që ka karakter poliedrik, filozofik, letrar, fetar, pedagogjik e historik, Prof. Aliu iu qas këtij dijetari dhe përkthyesi ilir, i cili iu rrek punës përkthimit të Biblës nga hebraishtja në gjuhën latine, ndërsa Kisha e pranoi pa hezitim përkthimin e Librit të Shenjtë me emrin“Vulgata”. Dhe, kështu, me të drejtë Hieronimi konsiderohet si një ndër intelektualët me të ndritur të racës ilire të epokës romake.
Në kapitullin e katërt të kësaj monografie Prof. Ali Vishko i kushton një vend të merituar veprimtarisë pedagogjike të Shën Hieronimit. Duke kërkuar të dhëna nga enciklopeditë, si dhe botime të ndryshme, ai na jep të dhëna interesante nga jeta dhe veprimtaria e këtij dijetari. Shën Hieronimi rridhte nga një familje e shkolluar. Në vendlindje nga i ati i mori mësimet fillestare, pastaj shkoi në Romë, për të studiuar filozofinë, retorikën e gramatikën. Pastaj gati 20 vjet bëri udhëtime në shumë vende të Evropës, si në Gali, Greqi, por edhe në Lindje, në Palestinë. Ndërkaq disa vjet qëndroi në Jerusalem, ku e mësoi gjuhën hebraike .
Në vitet 380 në Romë e ushtroi veprimtarinë edukative-arsimore si mësues feje. Në Romë, në kodrën Aventin, në shtëpinë e zonjës aristokrate Marcella, ai hapi një shkollë për edukimin e murgeshave të klasës aristokrate për ngjalljen e dashurisë hyjnore. Në këtë shkollë mësimet i ndiqte edhe vajza e zonjës, e cila lejoi që në shtëpinë e saj të hapet shkolla. Hireonimi, pas disa viteve, e braktisi Romën dhe u vendos në Bethlehem, ku themeloi një manastir dhe një shkollë për burra, “kryesisht për studime biblike”‹5›.
Me inteligjencën si dhe me përvojën që kishte fituar gjatë studimeve, por edhe me kontaktet e, sidomos, komentet, kritikat dhe udhëzimet e predikimet biblike, Shën Hieronimi e kishte fituar famën e njërët ndër më të diturit në Evropë. Ai kishte fituar një formim të thellë e të plotë, që më vonë në punën e tij edukative-arsimore të ecë në përmasa të çuditshme në rrafshin intelektual, ku ishte e pamundur që një personalitet i këtillë i modeluar mbi Krishtin të mos ketë respekt dhe sukses në arritjen e synimeve të tij. Fama e tij e madhe erdhi vetëm pas dy viteve qëkur ishte shuguruar si prift. Peshkopi Paulin i Antiohisë e ftoi Hieronimin ta marrë detyrën e këshilltarit në Koncilin e Konstantinopojës ‹6›. kurse me vonë papa i Damasit e ftoi si sekretar në selinë e Papatit
Gjithë puna e tij ishte orientuar kry‹7› esisht në edukimin fetar të krishterë dhe në përgatitjen e klerikëve për të shërbyer në kishat e ndryshme të Perandorisë Romake. I ndikuar nga oratoria e filozofit Ciceron dhe nga fjalimet e tij, Hieronimin e kuptoi se ato fjalë ishin bindëse, sepse te çdo i ri Fjala duhej të bëhej forcë tërheqëse. Po kështu edhe Shën Hieronimi dëshironte që besimtarët e tij t’i ngrejë në kulmin e besimit e të dashurisë ndaj besimit të krishterë dhe të edukatës morale sipas kanunit të besimit katolik nëpërmjet forcës së fjalës. Ky pedagog me fjalën dhe me shkrimet e tij dëshironte ta zgjojë dashurinë e vërtetë ndaj Jezu Krishtit, një dashuri e cila nxiste në aktivitet, vepër, punë dhe sakrificë.
Prof. Aliu për këtë dijetar nuk ndalet vetëm që të na tregoj punën e tij si përkthyes i Biblës ose si themelues i shkollave, por na e zbardh atë edhe si didakt, i cili me punën e tij si ligjërues i lëndëve fetare në manastirin e Bethlehemit na tregon edhe format e punës së tij në procesin mësimor. Ky pedagog e mësues i devotshëm e ngre procesin edukativo-mësimor fetar nga aspekti metodik në një nivel më të lartë. Këtu është me rëndësi të përmendim se në ligjëratat e tij si forma mësimore përdorte ligjërimin ngushëllues, atë të nënshtrimit e të përkuljes dhe formën e devocionit”. ‹8›
Dashuria ndaj Krijuesit, sipas Hieronimit, buron nga frika, dashuria dhe respekti. Dhe, e tërë puna e tij mbështetej në përpjekje që nxënësit ta fitojnë dashurinë dhe kënaqësinë e Krijuesit. Ata të cilët ndejnë dashuri, frikë e respekt, sipas metodës së nënshtrimit, fitojnë dashurinë dhe kënaqësinë. Të gjithë ata që kanë frikë nga Zoti dhe ndjejnë respekt ndaj Tij, gjithsesi do të tregojnë ndjeshmëri dhe do t’i zbatojnë urdhërat e tij.
Nëpërmjet fjalës magjike që e posedonte, Hieronimi nga besimtarët e krishterë kërkonte nënshtrim, robërim, përkulje, frikësim dhe këtë e kërkonte nëpërmjet karakterizimit të ndejave të kënaqësisë, egos e dëshirës, duke e shikuar veten secili nga procesi i bindjes.
Njeriu bindet ndaj Krijuesit aq sa e njeh dhe sa e do me të gjitha cilësitë e Tij. Sa më shumë që bindemi ndaj urdhrave të Tij, kjo shkon në të mirën tonë. Për t’i formuar këto cilësi te nxënësit e tij në shkollë, Hieronimi zbatonte ushtrimet shpirtërore, që ishin një hap shumë i madh në procesin mësimor në shkollat e atëhershme. Të gjitha ushtrimet shpirtërore ishin rigoroze, ashtu që nxënësit i angazhonte me tërë trupin, zemrën dhe mendjen e tyre në drejtim të devocionit për të ardhur kështu deri te vullneti i lirë, ku me “fuqitë e veta intelektuale dhe shpirtërore mund të arrijnë shpëtimin ose shëlbimin dhe lumturinë e tyre”‹9›
Me qenë se nuk janë përkthyer të gjitha veprat në gjuhë shqipe, ne nuk mund të që hyjmë më thellë që të flasim mbi aspektin e tij pedagogjik, por një gjë është e ditur – se përvoja e tij, si dhe metodat, të cilat i përdorte në procesin mësimor u përdorën si metoda bazë në pedagogjinë Inacijane në shkollat jezuite.
Kontributi i Ali Vishkos është një shembull frymëzimi për të gjithë brezin e ri, për formimin e tyre me traditat e shquara të kombit shqiptar.
Interesimi i Ali Vishkos për figurën e Hieronimit në suazat historiko-letrare, është interesim për vetveten dhe për kulturën tonë. Edhe sot ilirët, siç shprehet Aleksandër Stipçeviq, “janë brenda nesh.” ‹10›
Referencat:
Shën Hieronimi rrjedh nga një familje ilire. Është i lindur në vitin 345 në Stridon të Dalmacisë. Këto të dhëna Shën Hireonimi i jep në veprën “De viris ilustribus liber…”(CXXXI), ku përveç të tjerash shkruan: “Unë Hieronimi, i biri i Esusebit, nga qyteti Stridon,i cili dikur gjendej në kufi mes Dalamacisë e Panonisë dhe që e shkatërruan nga gotët deri në këtë vit (393) dhe pikërisht më të 14–tin vit të sundimit të perandorisë Teodos, shkrova këto letra….” (Visko, f. 42)
2.Letërsia e kohës Ilire – Shën Hieronimi. , Tetovë, 2009.
3..www.istorijabalkana.yuku.com/
4.A. Vishko, pa aty, f, 53
5.Po aty, f. 18
6.A. Vishko, f, 53
7.Po aty, f. 47
8. Po aty, f. 54
9. Po aty, f.47
10.. Buzhala, P.10 Tetor, 2011 , Prishtina press, lexuar ne takimet e Gjeçovit, 1997)) (Për këtë ilir të dhëna na jep edhe Daniel Gazulli, në zemrën shqiptare).

Filed Under: Histori Tagged With: Avzi Mustafa, E SHËN HIERONIMIT SI PEDAGOG, KONTRIBUTI I PROF. ALI VISHKOS, NË PROFILIZIMIN

KORÇA,200 VJET QËNDRESË PËRBALLË PRESIONIT TË KISHËS DHE SHKOLLËS GREKE PËR GREQIZIMIN E SAJ

October 13, 2014 by dgreca

Perse Spiro Kosturi vrau Mitropolitin e Korçës Fotis Kallpidhis?
Nga Arben Llalla/
Qyteti i Korçës gjithnjë ka qenë nën presionet e Greqisë për greqizmin e saj me anë të kishës dhe shkollave greke të cilat mundohen të krijoj një minoritet artificial që para 200 vitesh. Lufta e ashpër është zhvilluar midis patriotëve shqiptar dhe strukturave kishtare dhe shtetërore greke. Kjo luftë nuk ka kursyer shumë figura të larta shqiptare dhe greke, luftë e cila në një formë më klasike zhvillohet edhe sot.
Një ngjarje ende e pa zbardhur mirë nga historianët shqiptar është vrasja e Mitropolitit të Korçës, Fotis i cili nënrrobën e udhëheqësit shpirtëror të ortodoksëve bënte punën për greqizmin e shqiptarëve në zonën e Voskopojës, Korçës e deri në Përmet.
Vrasja e Mitropolitit të Korçës Foti Kallpidhis më 9 Shtator 1906, erdhi si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve të cilët ishin mësonjës të shkollave shqipe, Theodhos dhe Kristo Harallambo- Negovani të cilët u masakruan nga grekët më 12 Shkurt 1905.
Gjithnjë është shkruar se Mitropolit Fotin e vrau çeta e Bajo Topullit, por pa përmendur asnjë emër. Studiuesi Xhevat Lluri shkrun se më 1914, në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës, Mars 1908. Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Mitropolitit të Korçës, Fotis Kallpidhis. Fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Mitropolitin grek.
Në kujtimet e tij Eqerem Bej Vlora shkruan se çetat e Spiro Kosturit dhe e Spiro Bellkamenit vrasin Mitropolitin Fotis e klerik të tjerë antishqiptar.
Studiuesi dhe shkrimtari grek, Tasos Kondojanidhis, shkruan se Mitropolitin e Korçës, Fotin e vrau Spiro Kosturi.
Gjatë kërkimeve të mia nxora përfundimit se Tasos Kondojanidhis ka të drejtë në tezën e tij se Mitropolit Fotis Kallpidhin e ka vrarë Spiro Kosturi. Këtë tezë e mbështesë edhe unë në bazë të ngjarjeve që u zhvilluan pas vrasjes së Mitropolitit grek dhe të disa të dhënave që gjeta gjatë kërkimeve në lidhje me këtë ngjarje.
Mihal Grameno në një shkrim të botuar në gazetën Drita të Sofjes, më 1 Shkur 1908, shkruan se Spiro Kosturin e vranë grekët sepse ata mendonin se familja Kosturi ka gisht në vrasjen e Mitropolitit. Familja e Jovan Kosturit ka qenë njëra nga mbështetësit kryesor të Komitetit të Fshehtë të Manastirit, vetë Jovan Kosturi ka qenë anëtarë i degës së Korçës të këtij Komiteti. Ka të dhëna se kryetar i vërtet i Komitetit të Fshehtë të Manastirit ishte Jovan Kosturi, por kjo gjë mbahej shumë e fshehtë. Në të vërtetë Komiteti i Fshehtë i Manastirit është projekt i familjes Kosturi sepse ata ishin drejtuesit kryesorë dhe financuesit e saj.
Mitropolitin Fotis, nuk e vranë shqiptarët mysliman, nuk e vranë as komitët bullgarë dhe rumunë, atë e vranë ortodoksit shqiptar të Korçës për veprimtarinë antishqiptare që bënte ky klerik i ardhur nga Azia e Vogël. Korçarët e vranë atë, për greqizmin e shqiptarëve duke përhapur gjuhën greke dhe mallkuar gjuhën shqipe. Por Patriarkana e Stambolli nuk hoqi dorë lehtë për të dërguar misionarët e saj për përhapjen e greqizmit tek shqiptarët. Në vend të Foti Kallpidhis, ajo dërgoj Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllavë nga Azia e Vogël.
Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis renditet në historigrafinë greke tek Heronjtë e luftës për Maqedoninë greke e cila u zhvillua nga viti 1904-1908. Ai renditet si martiri i parë me rrobën e një kleriku fetar i kësaj lufte. Fjala është për atë Maqedoni që pretendonin grekët nga Manastiri, Ohri, Prespën, Korça, Pogradeci.
Kush është Foti Kallpidhis
Mitropolit Foti Kallpidhis ka lindur më 1865 në Çakrak- Giresun, të Turqisë, afër kufirit me Gjeorgjinë dhe Armenin. Foti Kallpidhi i përket grupit ortodoksë të Azisë së Vogël, ata identifikohen si ortodoksë Pondios. (tradiat, zakohet, veshjet dhe ana antropologjike e pondiove është më afër sllavëve të Azisë së Vogël dhe osmanëve se sa evropianëve, dhe më larg me grekët antik). Familja e tij ishte shumë e varfër dhe e dërgoj për të mësuar në shkollën fetare. Kallpidhis i ngjit shpejtë shkallët e karrierës duke zënë poste të rëndësishme në Patriarkanën e Stambollit të cilit i besoj detyra të rëndësishme. Në vitin 1897, ai caktohet një nga drejtuesit kryesorë të revistës javore “EKKLISIASTIKI ALITHEIA” (E Vërteta Kishtare), organ zyrtar i Patriarkanës së Stambollit.
Në Maj të 1902, Foti Kallpidhis u caktua Mitropolit i Voskopojës, Korçës dhe i Përmetit. Ai filloj aktivitetin për greqizimin e ortodoksëve shqiptar ashtu si shumë klerikë të tjerë. Fotis Kallpidhis financojë hapjen e disa shkollave greke në Prefekturën e Korçës ku mësonin fëmijët shqiptar. Për këto veprime Mitropolit Foti mori lëvdata edhe nga shteti grek. Në përfundim të vitit shkollor më 1905, Konsulli grek i Manastirit në ndarjen e diplomave të nxënësve shqiptar që ndiqnin shkollën greke të Korçës e mbylli fjalimin e tij përshëndetës me fjalët: “Ky është greqizmi i pastër! Rroftë Korça greke”! (ka mundësi që ky konsull të ketë qenë Stamatios Kuzes Pezas, sepse ai lëvizte shumë në fshatrat shqiptar ato vite nga Follorina-Korçë)
Në Qershor të vitit 1905, Mitropoliti Fotis i shpëtoj një atentati në fshatin Plasë. Pas këtij atentati ai i kërkoj autoriteteve turke që ta ruanin, por shqiptarët kishin vendosur ta vrisnin. Në fillim të Shtatorit të vitit 1906, rrugës për në fshatin Bradvicë, Spiro Kosturi vret Mitropolitin Fotis Kallpaidhis. (Bradvica i përket Komunës së Hoçishtit).

Greqia dhe Patriarkana e Stambollit kërkojnë gjetjen e vrasësit të Mitropolitit
Revistës javore “EKKLISIASTIKI ALITHEIA” (E Vërteta Kishtare), organ zyrtar i Patriarkanës së Stambolli, i kushtoj vëmendje të veçantë vrasjes dhe figurës së Mitropolitit Fotis Kallpidhis. Në numrin e 16 Shtatorit, 1906, shkruhet një faqe për vrasjen dhe biografinë e tij. Lajme rreth vrasjes, meshën që mbajti në Korçë Mitropoliti i Kosturit, Germanos Karavangjeli për nder të Mitropolitit të vrarë Fotis dhe shqiptarëve që akuzoheshin për këtë vrasje u botuan në disa numra të revistës në fjalë.
Fjalimin gjatë ceremonisë së varrimit të Foti Kallpidhit e mbajti Mitropoliti i Kosturit, Germanos Kravangjeli i cili u betuar se do ti gjende vrasësit e klerikut grek. Mitropoliti Karavangjelis hapët shprehu para besimtarëve shqiptar se misioni i Mitropolit Fotit për përhapjen e greqizmit do të vazhdojë sepse gjaku u derdh për çlirimin e Greqisë. (Grekët, Korçën e kanë quajtur dhe e quajnë tokë të tyre). Në përfundim të fjalës ai mallkoj shqiptarët dhe vrasësit.
Mitropoliti Germanos Karavangjeli kishte raporte shumë të mira me qeveritarët turq dhe u angazhua personalisht për të gjetur vrasësit e Foti Kallpidhit. Mitropoliti Karavangjeli kishte patur shumë lidhje të ngushta me Kallpidhis. Ata kishin qenë shokë klase gjatë studimeve dhe midis tyre ruhej një lidhje e fortë miqësie, Foti Kallpidhis dhe Karavangjeli i përkisnin grupit të ortodoksëve Pondios, nga Azia e Vogël.
Mitropoliti i Kosturit, Germanos Karavangjeli, kur gjendej në vështirësi kërkonte ndihmën e ushtrisë turke. Më 1903, turqit vranë komitin bullgar Lazar Poptrajkov i cili ishte nga fshatrat bullgar të Kosturit. Karavangjeli ua kërkoj trupin e tij turqve dhe pasi i preu kokën e mbante në zyrën e tij si triumf ndaj luftës bullgaro-greke të viteve 1904-1908.
Më 11 nëntor, 1906, dy grek vranë në Selanik Spiro Kosturin si i akuzuari kryesor për vrasjen e Mitropolit Fotit. Grekët nuk u mjaftuan vetëm me këtë vrasje, ata vranë edhe Kostaq Kosturin. Pas disa ditësh qeveria turke arrestojë babanë dhe vëllezërit e Spiros. Këto veprime ishin bërë në bashkëpunim me Mitropolitin e Kosturit, Karavangjelin dhe qeveritarëve turq kundra patriotëve shqiptar. Gazeta Drita e Sofjes më 26 Shkurt 1907, botonte një artikull të bujshëm i redaksisë me titull “Pse grekët vranë Spiro Kosturin?, “Ç’bëri qeveria barbare, ç’duhet të bëjnë shqiptarët? Pas shumë presioneve nga mediat shqiptare dhe pagesës që paguan shoqatat patriotike, qeveria turke për mungesë provash i lirojë nga paraburgimi Jovan Kosturin dhe dy djemtë e tij.(Ne Foto:Spiro Kosturi)

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, Kisha greke, Korca, Mitropoliti Fotis, qendrese, Spiro Kosturi, Vrasja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 570
  • 571
  • 572
  • 573
  • 574
  • …
  • 697
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT