• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REZOLUTA E BUJANIT- 2 JANAR 1944: PARA DHE MBAS

December 26, 2013 by dgreca

Me rastin e 70 Vjetorit/

Shkruan: Prof. Sami Repishti/

Ridgefield,CT.- 2 Janar 2014.- Me daten 31 dhetor 1943 deri me daten 2 janar 1944,  ne katundin Bujan (Bunjaj) te Tropojes, Republika e Shqiperise, nji grup patriotesh shqiptare me banim te perhershem ne Kosove dhe ne Republiken e Shqiperise, dhe nji grup perfaqsuesh te forcave politike e ushtarake pro-komuniste, Levizja Nacional Clirimtare e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit, ne perpjekje me legjitimue rezistencen e tyne kunder pushtuesit fashist italian ma pare, dhe nazist gjerman ma vone,  u mblodhen per marrjen e vendimeve ne lidhje me drejtimin politik te ardhshem per Krahinen e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit. Ne perfundim te bisedimeve trediteshe u vendos te paraqitet per aprovim nji Rezolute, ku te pershkrueheshin vijat kryesore politike te rezistences kunder pushtuesit, bashkepunimin me dy shtetet fqinj, Shqiperia dhe ish Jugosllavia, dhe te shprehej vullneti i lire i perfaqsuesve per te ardhmen e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit, ne ate kohe te pushtueme nga okupatori gjerman., por e administrueme nga elemente nacionaliste, qe per arsye objektive, pranuen bashkepunimin me okupatorin. Rezoluta e Bujanit –ashtu si njihet tashti ne histori- u aprovue unanimisht nga 49 delegatet e akredituem e te pranishem, me kombesi shqiptare, serbe dhe malazeze.

Me kete akt guximtar, politikisht korrekt, te justifikuem, dhe te pranuem unanimisht, Kosova hyni ne histori si nji njisi politike autonome, ne pritje te fazes perfundimtare te Luftes se II Botenore, dhe fillimit te nji jete te  re ne arenen nderkombetare me identitet te percaktuem dhe orientim antifashist, pjese e Koalicionit te Madh Anti-fashist Anglo-Sovieto-Amerikan gjate L2B.

“Rezoluta e Bujanit” ashte nji dokument qe paraqet korrektesisht vijen politike te Partise Komuniste te Jugosllavise (PKJ) ashtu siç propagandohej ajo nga Levizjet Nacional-Clirimtare, ombrela te propagandes komuniste. Paragrafi i fundit kontestues duket si nji shtese e fundit per plotesimin e deshirave te disa anetareve dhe per nevojen absolute me qetesue shpirtenat e shqetesuem te popullsise se frikesueme shqiptare te Kosoves per te ardhmen e tyne. Megjithate, ky paragraph, mbetet kryesisht pjesa qe ruen vleren historike, dhe qe ma vone u kontestue fortesisht nga ana jugosllave:

Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit jane te banueme ne shumice nga shqiptaret, te cilet si gjithmone edhe sot duen bashkimin me Shqipenine.

Rruga e vetme qe populli shqiptar i Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit te bashkohet me Shqipenine asht lufta e perbashket me popujt e tjere te Jugosllavise, sepse kjo asht rruga e vetme me fitue lirine, ne te cilen te gjithe popujt, pra edhe populli shqiptar do te kene mundsi me vendose mbi fatin e tyne me te drejten e vetevendosjes deri ne shkeputje…

Kjo e drejte garantohet nga Ushtria Nacional-Clirimtare e Jugosllavise, Ushtria Nacional-Clirimtare e Shqipenise dhe nga aleatet tone te medhaj te Koalicionit Antifashist Anglia, Bashkimi Sovietik dhe Amerika, nga Karta e Atlantikut dhe nga Konferenca e Teheranit.

***

Para “Rezolutes se Bujanit”, qendrime politike dhe akte inkurajuese  kane pergatite terrenin per kete “kerkese” te guximshme,- “bashkimin e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit me Shqiperine”-, siç ishte ajo e  Bujanit:

Ne dhetor 1942, dy udheheqes komuniste, Boro Vukmanovic dhe Ramiz Sadiku, sugjerojne formimin e nji Keshilli Krahinor per Kosoven e Metohine, te frymezuem nga vendimet e marruna ne Sesionin e Pare te AVNOJ (Keshilli Antifashist Nacional Clirimtar i Jugosllavise) Jajçe, nandor 1942.

Me  21 shtator 1943, Millosh Milic, delegat komunist i Partise Komuniste te Jugosllavise ne Kosove-Metohi sugjeron qe emni “Metohia” te kthehet ne “Rrafshi i Dukagjinit..…sepse ky ashte emni qe popullsia vendese perdoron; kjo popullsi shikon te ‘Metohia‘ nji emen serb”.

Shtator 1943. Emni Keshilli Nacional-Clirimtar per Kosoven e Metohine çfaqet publikisht ne Kosove

6 tetor 1943. Pavle Jovicevic-Rade, sekretar i Komitetit Krahinor te Partise Komuniste Jugosllave  (PKJ)per Kosove e Metohi konfirmon ekzistencen e Keshillit.

Tetor 1943.  Si reagim kunder suksesit te madh te Lidhjes se Dyte te Prizrenit qe ngjalli shume shpresa ne Kosove (shtator 1943) Fadil Hoxha, komandant i Shtabit Kryesor te njisiteve Nacional-Clirimtare dhe aradheve partizane te Kosoves, njoftoi pergatitjet per nji Konference qe “…do te ishte edhe me ma shume randesi se Lidhja e Prizrenit e vitit 1878”.

3-5 nandor 1943. Ne malet e Sharrit, Konferenca Konsultatve e PKJ per Kosove-Metohi vendose”…me thirre pa vonese mbledhjen e Keshillit Krahinor Nacional Clirimtar per Kosove-Metohi e Rrafshin e Dukagjinit…Partia ka ndryshue emnin nga “Metohia” ne “Rrafshi i Dukagjinit”, ashtu si e quen popullsia vendese.

15 nandor 1943.  Vendoset qe mbledhja te mbahet ne Drenice (territor i Kosoves) por rrethanat e jashtezakonshme nuk e lejojne. Mbas konsultimeve me elemente te Nacional Clirimtares nga Shqiperia, u vendos qe Mbledhja te mbahet ne Malesine e Gjakoves (jashte territorit te Kosoves, por mbrenda territorit te Shqiperise), ne katundin Bujan (Bunjaj).  Sali Mani ofroi shtepine e vet, mbasi mori garanci nga popullsia vendese se do te mbrojshin delegatet ne rast sulmi nga pushtuesit.

30 nandor 1943- Radio “Jugosllavia e Lire” njoftoi vendimet e marruna nga Sesioni II i AVNOJ-it ne Jajçe, ku Krahina e Kosoves nuk u thirr me marre pjese, megjithese ekzistojshin organet legjislative dhe ekzekutive te rezistences kosovare.

Gjysem-dhjetor 1943 –Te gjitha pergatitjet per konferencen vijojne me sukses. Kujdes i kushtohet punes per zgjedhjen e delegateve perfaqesues te kombeve  dhe kombesive qe banojne ne Kosove-Metohi.

31 dhjetor. 1943- Ma ne fund, mbahet Seanca I e Keshillit Nacional-Clirimtar per Kosoven e Metohine. Konferenca pershendetet nga perfaqsues te ndryshem te Ushtrise Nacional Clirimtare Jugosllave dhe asaj Shqiptare, si dhe nga FL. Andy Hands, i ML anglez ne Kosove, i vendosun prane Shtabit te njisive ishtarake te Levizjes Nacional-Clirimtare per Kosove e Metohi.

Mbas diskutimesh tre ditore,, Konferenca adoptoi unanimisht (49 delegate, 43 shqiptare dhe 6 serbe e malazez) Rezoluten e njohun e Bujanit (2 janar 1944), ku kerkohet “…bashkimi i Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit me Shqipenine”, nji hap  i madh cilesor ne afirmimin e Krahines se Kosove-Metohise si njisi politike me territor te percaktuem, dhe identitet te caktuem kombetar shqiptar.

Ky qendrim i Keshillit Nacional-Clirimtar te Kosove-Rrafshi i Dukagjinit hodhi bazat per krijimin e shtetit te ardhem te Kosoves, si popull shtetformues e jo si pakice kombetare.

Mbas nenshkrimit te Rezolutes, delegati Xhavit Nimani bani pyetjen:

” Pse nji pjese e popullsis shqiptare te Kosoves e Rrafshit te Dukagjinit nuk merr pjese ne luften e madhe te popujve liridashes kunder fashizmit?” Dhe u pergjegj: “Populli ashte i frikesuem nga perspektiva se ç’fare sjelle  e ardhmja… Atyne u thuhet:”Blloku anti–fashist udhehiqet nga Rusia. A nuk ashte Rusia qe ne te kaluemen ka ndihmue serbet?”

Dyshime te justifikueme! Zhvillimet e mavoneshme treguen sa te shgenjyem mbeten shqiptaret nga sjelljet e pakices serbe ne Kosove dhe shtetit serb ma vone.

12 janar 1944, Raporti i pare “zyrtar” i  dergohet Svetozar Vukmanovic Tempo-s, anetar i Byrose Politike te PKJ dhe i ngarkuem per punet ne zonen e jugut te Jugosllavise. Komiteti Krahinor per Kosove e Rrafshi i Dukagjinit , me anen e Pavle Jovicevic-Rade.  Sekretar, shkruen:

” Para marrjes se dy letrave tueja, ne kemi kuptue se kemi ba nji gabim, d.m.th. kemi ra ne pozita te Ballit Kombetar, sepse”…kemi pranue qendrimin e masave ne vend”(sic!) Ai shtonte:” …e kuptojme se kemi ba disa leshime, dhe se jemi fajtore per disa mungesa tona  dhe gabime; megjithate, tue pase parasyshe situaten (ne Kosove) ne te cilen gjindemi , ne nuk kemi qene ne gjendje me u paraqite ndryshe nga kjo”. Kjo ”situate” u krijue sidomos mbas kerkeses se Lidhjes II te Prizrenit per bashkim te menjihereshem me Shqiperine,(tetor 1943.)

Me 31 janar  1944, Materialet e Konferences se Bujanit i dergohen PKJ. Ne letren percjellese thuhet se “…Konferenca ka qene nji hap perpara ne punen tone te ardhme”. Aty, thuhet gjithashtu”…Ashte e vertete se shqiptaret quejne dhe identifikojne me emnin e vetem “Kosova”  te dy Krahinat e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit .

16 mars 1944.  Raportohet se Rezoluta e Bujanit ka ba nji pershtypje te forte ne popullsine vendese, dhe kjo ashte arsyja qe kundershtaret po riorganizohen ne Kosove.

28 mars 1944. K.Q. i Partise Komuniste Jugosllave kthen pergjigjen per Komitetin Krahinor te Kosove-Metohise, me nji mosaprovim te plote te qendrimit politik te percaktuem ne Bujan:

“…Ju nuk duhet te kishit themelue Komitetin Krahinor (“Pokrajinski”) sepse Krahina e juej nuk ashte nji province specifike dhe kompakte. Ju ashte dashte te formoni komitete lokale per çdo distrikt… Ju nuk ashte dashte te ndryshoni emnin “Metohia” me “Rrafshi i Dukagjinit”…dhe duhet te mbani titullin “Oblasni Komitet”(Komiteti  Rrethit)…Kini kujdes te mos krijoni keqkuptime ne mes jush dhe shtetit shqiptar persa i perket kufijve etj. Sepse, sot nuk ka randesi; problem kryesor ashte lufta kunder gjermaneve dhe te gjithe atyne qe  perkrahin; problem kryesor ashte mobilizimi i masave tona per lufte, afrimi i te gjithe kombesive per lufte te perbashket; çdo gja jeter ashte e dores se dyte… Mos harroni se levizja çlirimtare ne Jugosllavi sot ashte shume ma e forte se levizjet tjera te vendeve fqinje (siç ashte rasti per Shqiperine) dhe se çlirimi i tyne do te jete ma i lehte ne se mbeshteten tek popujt e Jugosllavise, me nji aleance vellazenore me ata, te cilet nga ana e tyne nuk do te shtypin asnji popull dhe nuk do te pushtojne asnji toke te huej” (firmue:Milovan Gjilas)

18 qershore 1944- Komiteti Krahinor i PKJ per Kosoven dhe Rrafshin e Dukagjinit adopton instruksionet e KQ te PKJ. Qe nga ajo dite, fryma dhe deklaratat e Rezolucionit te Bujanit u tradhetuen perjetesisht nga jugosllavet, me qe forca e argumentit u zevendesue me argumentin e forces ushtarake.

Rreth fundit te vitit 1944, njisite ushtarake Nacional Clirimtare u rriten me mobilizim te detyrueshem dhe arriten shumen 50.000 ushtare. Premtimet e Bujanit u harruen, Tradhetia jugosllave shkaktoi konfliktin ne Kosove me revolta te armatosuna. Udheheqsit shqiptare kosovare u shkarkuen nga detyrat e tyne, dhe ekzekutimet masive shkaktuen vdekjen e ma shume se 36.000  shqiptareve te pafajshem, qofte me masakra, si ajo e Tivarit, qofte me perleshje te hapuna si ajo me Shaban Polluzhen, ose me ekzekutimet me gjyq e pa gjyq…!

8 shkurt 1945- Vendoset administrata ushtarake per te gjithe Krahinen. Fshate te tana digjen nga serbet.

24 shkurt 1945. Sesioni II i AVNOJ-it Delegacioni malazias kerkon aneksimin e Kosoves, ose ta pakten ndamjen e Kosoves ne mes Serbis dhe Malit te Zi.

Fund i shkurtit 1945. Dy delegate nga Kosova, Miladin Popovic dhe Fadil Hoxha, paraqesin para Marshallit Tito tezen ne emen te Kosoves, tue kerkue njohjen e Kosoves si nji njisi politike autonome ne kuader te Jugosllavise federative.. Aleksander Rankovic dhe Milovan Gjilas, paraqiten tezen serbo-malazeze. dhe kerkojne ndamjen e Kosoves ne mes te Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise. U arrit ne kompromisin e padeshirueshem: Kosova Krahine autonome e klasit te dyte, si pjese perbase e Republikes se Serbise, ashte edhe pjese e Federates Jugosllave. Pjese tjera te viseve shqiptare i kaluen Serbise (Lugina e Presheves) Malit te Zi (Ulqini, Tivari, Kraja e Tuzi me rrethe) dhe Maqedonise (Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Struga, Prespa e rrethet e Ohrit).

5 prill 1945. Ne mbyllje te Sesionit te Kongresit I te PK te Serbise, nji grup te ftuarish nga Kosova-Metohia shprehen publikisht “deshiren e popullsise” se Kosoves dhe Metohise me u bashkue me Republiken e Serbise, si pjese perbase e saj.

Maj 1945- Formohet Keshlli Ekzekutiv per Kosove-Metohi, me kryetar nji malazias.

8-10 korrik 1945.  Hapet Sesioni I (i rregullt) i Komitetit Nacional-Clirimtar  per Kosove-Metohi, i mbajtun ne Prizren, Ai vendosi, nen gryken e pushkes, me revokue Rezoluten e Bujanit, dhe   bashkimin e Krahines Kosove-Metohi me Jugosllavine Federative, si pjese perbase e Republikes se Serbise. Rezoluta e Bujanit u denue si “gabim politik” dhe u anulue!

23 korrik 1945- “Rezoluta e Prizrenit” qe kerkon mbetjen e Kosove-Metohise ne gjiun e Federates Jugosllave aprovohet nga Presidiumi i AVNOJ-it .

3 shtator 1945-  Asambleja e Republikes Demokratike e Serbise “pranoi” qe Kosove-Metohija te jene pjese perbase te Republikes Demokratike te Serbise.

**  *

Ketu mbyllet cikli i komedise politike jugosllave, kryesisht serbe -me rrjedhime tragjike per shqiptaret sepse mohoi te drejten e tyne per nji trajtim te barabarte me ate kombeve tjera te Federates Jugosllave.

Megjithate, andrra e formimit te nji njisie politike me identitet te percaktuem nga nji popull shtet-formues me te gjitha prerogativat e nevojshme –pushtetet kegjislative, ekzekutive dhe gjyqesore – ne nji territor te percaktuem ligjerisht, qeveri qendrore me autoritet mbi te gjithe territorin, dhe marredhanje paqesore me njisite tjera federale, – nuk vdiq, as u pakesue.

Per 55 vjet me rradhe (1945-1999) popullsia shqiptare ne ish-Jugosllavine siç do te shohim ma vone, punoi rande, dhe sakrifikoi shume ne altarin e idealit te barazise ne mes te kombeve, dhe ma ne fund edhe te pavaresise saj te plote.

Rruga e ndjekun ka qene e gjate, e mundimshme,  heroike dhe e drejte.

(v I j o n)

==================================================================

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: 2 Janar 1944, Rezoluta e Bujanit

Lëvizjet Ilire pansllaviste !

December 26, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Jo vetëm ne ishim të fjetur deri në shekullin 19-të . I tërë Ballkani flinte . Por ne, më shumë apo më së shumti. Dhe ne  , kurrësesi të zgjohemi , jemi ende në gjumin e dimrit. Ose jemi nën dozën e madhe të ”somniferëve ”( barërave për gjumë)  dhe as se si të të dalim nga gjumi i arushave edhe pse pranvera  , besa edhe vera për ne ka dalur. Kësaj here dua tç flas për sllavët e Ballkanit që kur filluan të zgjohen , dhe u zgjuan me një bindje të gabuar . Meqë rrethanat historike iu kishin mundësuar të ” instalohen”në tokat ilire , harruan se nga vijnë dhe menduan se janë ilir. Ata kishin frigë nga identiteti i tyre prej ardhacaku. dhe papritmas u ” bënë” Ilir.

Na ishte mjë rilindas slovak Jan Kollar dhe me ndikimin e tij ia pat filluar ndjenja e bashkimit të sllavëve- pansllavizmit.Kurse ” ilirizmi” u muarr nga historiografia”humanistike”, dhe donte të tregonta që Sllavët  janë popull”autokton ” (thonjëzat fxh)  në këtë vend ,( aty ku janë sot fxh). Dhe kështu në vend të jugosllavizmit

(„južnoslavenski.“) lindi termi Ilirizëm. Sipas këtij farë Kollarit :”Sllavët janë një popull me katër dialekte : rusisht, çekisht , polonisht dhe ilirisht.”

Por levizja ilire ishte shënim i rilindjes kombëtare kroate në gjysmën e shek 19-të, dhee lidhur dhe e thirrur sipa idesë ilire.Qëllimi themelor i lëvizjës ishte zgjimi i vetëdijes kombëtare kroate . ”Kroatët u zgjuan dhe e vazhduan dhe e mbrojtën me xhelozi ndjenjën kroate.  Por, shqiptarët se shpesh harrohemi?”(fxh)

Udhëheqës i lëvizjes ilire ishte Ludevit Gaj-i i cili që me 1835 e publikoi numrin e parë të gazetës  letrare Horvate ( Horvate ) : „Danica Horvatzka, Slavonzka y Dalmatinzka“

(Hylli i Dritës se  Horvatisë (Kroacisë) Slavonisë dhe Dalmacisë ” , në të cilin ishin botura shkrime atdhetarie , dhe ngritje kombëtare , kurse një vit pas e riemëroi gazetën në : Novine Ilirske  . ( Gazeta Ilire). Me përhapjen e idesë për ilirizëm u themeluan edhe ”leximorët ilire ” dhe si e tillë e para Leximore Ilire u hap në Zgreb. Serbët edhe pse ishin nën protektoratin turk ata që më 1826 e kishin themeluar Amzën Serbe ( Matica Srpska) . Në këtë kohë ne ende mendonim turqisht. Sipas shembullit serb u hapen  Amëza Çeke 1831, Amëza Slovake 1863 , Amëza Sllovene 1864 , me qëllim të ringjalljës së vetëdijes kombëtare. dhe ndërgjegjës kulturore. Ne shqiptarët ende në ditën e sotit nuk e kemi  ” ”Amëzen Shqiptare” !

Kroacia edhe pse e vonuar , por prap me 1842 e hapi Amëzen Ilire e cila deri më 1850 veproi në kuadër të Leximores Ilire në Zagreb. . Levizja Ilire u shua , kur oborri mbretëror i Vjenës , nga friga e ngritjes së sllavëve te Jugut  , e ndaloi përdorimin e emrit ilir. Mirepo , levizjet vazhduan , por me emërtime  komëtare si ajo kroate , e sllovene. Ngritja kombëtare nuk heshti , nuk u zbeh por për kundrazi u forcua.

”Edhe pse  emri ILIR u ndalua në fillimin e vitit 1843, të menduarit ilir vazhdoi edhe më vonë  duke mos e ndryshuar programin e tyre kulturor dhe letrar. Emërtimi     rrjedhi nga përceptimi i gabuar se popujt sllav të jugut ishin pas ardhësit e ilirëve  , banorëve te parë Ballkanit.     Qëllimi kryesor i lëvizjes ilire ishte futja e gjuhës  dhe shkrimit të përbashkët  për të gjithë sllavët e jugut ( Ilirët)         ,dhe forcimin e gjuhës së përbashkët letrare ,(Stančić, Nikša. Gajeva “Još Horvatska ni propala” iz 1832-33. : ideologija Ljudevita Gaja u pripremnom razdoblju hrvatskog narodnog preporoda, Zagreb 1989.) . E ne sot e kundërshtojmë gjuhën tonë letrare.  Me të vërtetë jami asa të vetzbërthimit!

Levizje Ilire edhe tek Sllovenët i kishte të flaktit e vet, dhe më i  rëndësishmi ishte Stanko Vraz. Por , por sllovenët e hudhen poshtë tezën e gjuhës së përbashkët që në vitet 1830 dhe ato 1840. . Serbët janë lojtarët më të mirë në kësi  rasti rasti . Tek ata në atë kohë nuk pati sukses lëvizja ilire . Pas  ndalimit të ilirizmit tek sllavët nga  AustroHumgaria  , serbët  e filluan botimin e gazetes ” Branisllav” (1844) duke mos treguar  aspak interesim për idetë ilire. Një Zot e di se ku e kishin mendjen?

Por me fitimin e pavarësisë së ndihmuar nga vet turqit ,Serbia duke e ditur qart se kush janë trashëgimtarët e ilirëve ata e filluan spastrimin  e tokave të pushtuara  . Bëhej bartja e Shqiptarëve në Turqi. Bëhej shpërngulja .vrasja dhe likuidimi i një populli të tërë me prejardhje ilire ( Populli shqiptar , për ata që nuk  e dinë ende)

. Serbët sot na befasojnë me trillime historike dhe  tek ata është ngjallur një ndjenjë fantome  që ata janë pas ardhës të një historijeje shumë të lashtë. Tmerr dhe në të njëjten kohë qesharake. Por Europa po iu lejon: ata janë së pari pellazgë , ilir , romak , kelt , etrusk , grekët e vjetër  dhe të rinj ,dhe me ata ka filluar çdo gjë në këtë botë.

Tani ka filluar një lëvizje e re Ilire, jo nga shqiptarët por nga serbët dhe boshnjakët e Sanxhakut : duke e  harruar një gjë parësore që për të qenë ilir ,së pari duhesh të jeshë Shqiptar.

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, levizjet ilire, pansllaviste

Luftërat Ballkanike

December 25, 2013 by dgreca

Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në Vitet e Fundit të Perandorisë Osmane/

Nga: Myzejen Myftari*/

 

“The BalkanWars, British Consular Reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire” (Luftërat Ballkanike, Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në Vitet e Fundit të Perandorisë Osmane) është libri më i ri që sjell në duart e lexuesve historiani dhe studiuesi shqiptar Bejtullah Destani në bashkëpunim të ngushtë me albanologun Robert Elsie.

Pjesërisht histori e pjesërisht diplomaci “The BalkanWars, British Consular Reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire” është libër mjaft interesant, i cili na fut në analet e historisë dhe të fakteve reale, njëqind vjet të shkuara. Libri, i promovuar në Tetovë me rastin e 101 vjetorit të Pavarësisë dhe 100 vjetorit të Luftërave Ballkanike, vjen në duart e lexuesit njëkohësisht në tri gjuhë; anglisht, shqip dhe maqedonisht. Ky fakt ndihmon në plotësimin e mangësive burimore në studimin e historisë në një vend multietnik siç është Maqedonia, duke ju ndihmuar kështu të gjitha kombësive që jetojnë aty. “The Balkan Wars” për nxjerrjen dhe selektimin e materialeve të të cilit, autorët kanë punuar për shumë vite, sjell mbi 50 raporte politike të diplomatëve britanikë, dërguar Ministrisë së Jashtme Britanike, nga Manastiri dhe Shkupi në periudhën 1912-1914. Varianti original i librit është në gjuhën Angleze. Ai ka rreth 300 faqe dhe është botuar nga shtëpia botuese prestigjioze, tashmë e njohur edhe për publikun shqiptar “I.B.Tauris & Co. Ltd London-New York”. Libri i përkthyer në gjuhët shqipe dhe maqedonase, është botuar nga shtëpia botuese LOGOS-A në Shkup.

Çfarë e bën më të rëndësishëm këtë libër është fakti se më shumë se një libër analize dhe mendimi personal, “The BalkanWars” është një libër që përmban raporte sekrete diplomatike, për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë viteve 1912-1914 dhe masakrat, ndaj popullsisë, kryesisht myslimane, por edhe ndaj popullsisë së krishterë maqedono-bullgare dhe asaj hebreje, duke u bërë kështu një burim i padiskutueshëm të dhënash për historianët dhe studiuesit e asaj periudhe të historisë Ballkanike.

Jo pa qëllim editorët e librit i sjellin lexuesve dhe studiuesve dërgesa duke filluar nga viti 1912. Është pikërisht ky vit që shënon fillimin e Luftës së Parë Ballkanike. Shkaku ishte përzënia e Perandorisë Osmane nga shtetet e Ballkanit. Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi bënë një aleancë ndërmjet tyre, duke bërë sulme të rrufeshme ndaj Perandorisë Osmane, tashmë në rënie dhe, arritën t’a përzënë atë nga trevat e tyre. Me largimin e Perandorisë Osmane u bë plani për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Lufta e Dytë Ballkanike filloi kur Serbia, Greqia dhe Rumania patën mosmarrveshje me Bullgarinë për ndarjen e rajonit pas pushtimit të përbashkët të Maqedonisë. Më 1 Qershor 1913, Serbia dhe Greqia bënë aleancë kundër Bullgarisë gjë e cila, çoi në fillimin e luftës në fund të qershorit të vitit 1913, kur mbreti Ferdinand i Bullgarisë urdhëroi trupat e tij, të sulmonin forcat grego-serbe në Maqedoni. Sidoqoftë bullgarët humbën, dhe mes palëve luftuese u nënshkrua një traktat paqeje (Traktati i Bukureshtit) më 10 Gusht të vitit 1913. Nën kushtet e këtij traktati, Greqia dhe Serbia e ndanë pjesën më të madhe të Maqedonisë mes tyre, duke i lënë Bullgarisë vetëm një pjesë të vogël.

Të gjitha këto ngjarje u shoqëruan me masakra të përmasave të paimagjinueshme. Në emër të çlirimit të teritoreve nga Perandoria Osmane u kryen masakra të tmerrëshme mbi popullsinë vendase. Dërgesat e diplomatëve  të huaj tregojnë qartë se, Luftrat Ballkanike ishin larg të qenit “Çlirimtare”.

“The BalkanWars” sjell pikërisht skena nga këto masakra të bëra nga grekët, bullgarët dhe në mënyrë të konsideruaeshme nga serbët, të cilët të etur për gjak dhe pasuri nuk mëshiruan as pleqtë, gratë dhe fëmijët, në ofensivat e tyre spastruese etnike dhe fetare, veçanërisht ndaj popullsisë myslimane. Popullsia civile e pambrojtur dhe e paarmatosur u gjend nën stuhinë e sulmeve të barbarëve të cilët, pa mëshirë, vranë, përdhunuan, masakruan dhe dogjën në mënyrat më çnjërëzore këdo që i dilte përpara.

Duke qene se i gjithë rajoni ishte përfshirë nga kaosi dhe anarkia që sillte mungesa e ligjit, jo vetëm të huajt por edhe vetë banorët e zonës, kryesisht ato katolikë u përfshinë në vrasje, plaçkitje, djegie dhe përvetësim të pasurisë së fqinjëve të tyre myslimanë.

Harri Lamb, Konsull i Përgjithshëm, në dërgesën me numër [FO 95/2438] Nr. 166, drejtuar Konsullatës së Përgjithshme të Madhërisë së tij Britanike në Selanik më datë 3 dhjetor 1912, ndër të tjera citon:

… shfarosja e elementit mysliman në Maqedoni është sistematike dhe është pjesë e një politike të qëllimshme dhe të miratuar.

Libri nuk përmban materiale që trajtojnë politikën apo ngjarjet ushtarake të Luftrave Ballkanike, por paraqet raporte që përqëndrohen në ngjarjet reale, të perceptuara personalisht nga diplomatët e huaj, nga ajo që ata vetë kanë parë apo kanë dëgjuar prej dëshmitarëve okularë apo të mbijetuarve të masakrave të ushtruara mbi popullsinë e atyre trevave.

“The BalkanWars” paraqet harta, fotografi dhe dërgesa të mbushura dhe statistika të shumta për humbjet në njerëz dhe të vlerave në natyrë, madje shpesh të detajuara, duke përshkruar mënyrën e masakrimit dhe duke dhënë emrat e viktimave. Jo vetëm kaq por, siç citon Robert Elsie, njëri prej dy editorëve të librit, të hartuara në pjesën më të madhe nga Çarls Grej, zv. Konsulli i Britanisë në Manastir, ndonëse disa prej dërgesave mund të tingëllojnë si të ftohta dhe indiferente… Grej u orvat të vinte në dukje padrejtësitë që i bëheshin popullatës myslimane nga fitimtarët, forcat dhe grupet e popullatës së krishterë. Raportet e tij –vazhdon Elsie- si dhe ato të përfaqësuesve të tjerë diplomatikë britanikë, na vijnë mjaft në ndihmë për të kuptuar të vërtetat e zjarreve të luftrave ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore.

Të bie në sy qëndrimi i paanshëm që kanë mbajtur hartuesit e këtyre dërgesave, kur i kanë shkruar ato.  Jo vetëm kaq, por saktësia me të cilën diplomatët britanikë i përshkruajnë masakrat, e bën lexuesin të kthehet prapa në kohë dhe t’a ndiejë se po i  përjeton ato masakra barbare të bëra mbi njerëz krejtësisht të pafajshëm dhe të pambrojtur.

Ja disa shembuj të shkëputur nga disa prej disa prej dërgesave të paraqitura në libër;

Nr. 166.1

Shtojcë e Dërgesës nr. 166 të Konsullit të Përgjithshëm Lamb, 3 dhjetor 1912

Memorandum

                Për masakra të ndryshme dhe akte të tjera dhune që janë raportuar se janë kryer kundër popullatës myslimane nga forcat e rregullta dhe jo të rregullta ushtarake bullgare në pjesët lindore të vilajetit të Selanikut pas pushtimit të tij nga trupat bullgare.

Një nga zonat nga është marrë informacion më i hollësishëm në lidhje me barbarizmat bullgare është ajo mu në veri të Selanikut, që përfshin kazatë e Avret-Hisarit dhe të Dojranit.

                Thuhet me siguri, për shembull, se në nahijen e Rajanovës nuk ka mbetur gjallë pothuaj as edhe një mysliman i vetëm. Vetë fshati Rajanovë përbëhej nga rreth 80 shtëpi turke. Shumë prej tyre, si dhe kazermat e xhandarmërisë, janë djegur, ndërsa të gjithë banorët meshkuj janë vrarë dhe kufomat e tyre janë hedhur nëpër puse. Nga e gjithë popullata e këtij fshati tani thuhet se kanë mbetur gjallë vetëm 60 gra dhe fëmijë që gjenden në fshatin fqinjë, Dolni-Todorak. Në fshatin fqinjë të Planinicës rreth 30 myslimanë u masakruan në një shtëpi ngjitur me xhaminë. Në të dy këto raste, Popi i krishterë (prifti i fshatit) thuhet se ka marrë pjesë aktive në këto akte, por rolin kryesor e ka luajtur një maqedono-bullgar i ri, rreth 27 apo 30 vjeç, që deri para pak kohësh thuhet se studionte “belles lettres” në Paris. – Në Kërkut, ose Korkidovë, një fshat i madh rreth 10 kilometra në lindje të Avret-Hisarit, thuhet se të gjithë meshkujt, së bashku me një numër të konsiderueshëm grash e vajzash, i kanë grumbulluar në xhami dhe në disa stalla aty afër. Në fillim mbi ta u hodhën tri bomba, por meqë ato nuk shpërthyen, ndërtesave iu vu zjarri dhe të gjithë sa ishin brenda u dogjën të gjallë. Thuhet se të vetmit persona që kanë mbetur gjallë nga ky fshat janë nja gjashtëdhjetë vajza, nga të cilat dhjetë janë rreth 15 vjeçe, kurse pjesa tjetër janë fëmijë të vegjël 18 muajsh e lart, që janë mbledhur në Mutlovë, një fshat fqinjë i krishterë, banorët e të cilit kanë marrë për vete pjesën më të madhe të sendeve të vjedhura prej viktimave të tyre... Pak më në lindje të kësaj zone, fshatarë bullgarë nga Vurlani ose Virlandja sulmuan fqinjët e tyre myslimanë në mëhallën Vakëf dhe ua morën të gjitha bagëtitë e ua plaçkitën depot e drithit… Më në afërsi të Selanikut, një fshat mysliman me 50 shtëpi u plaçkit tërësisht nga ushtarët bullgarë të ndihmuar prej fshatarëve greko-bullgarë nga Kapuxhillari, Kireç-Koj dhe Hortiaku, që rrëmbyen të gjitha bagëtitë e fshatit, 230 kokë gjedhë, 5000 dhi dhe 3000 dele.

 

Ndërsa raporti i datës 5shkurt 1914 [FO 294/53] i dërguar nga Nën-Konsullata e Madhërisë së Tij Britanike në Manastir, ndërmjet të tjerave citon:

… Autoritetet serbe nuk u kanë shpërndarë asnjë armë myslimanëve, në asnjë kohë dhe në asnjë pjesë të kësaj prefekture. Kjo është më se e sigurt dhe më është konfirmuar plotësisht nga inspektori i përgjithshëm i prefekturës, të cilit pak ditë më parë arrita t’i nxjerr një deklaratë për këtë çështje, pa i treguar se cili ishte qëllimi im. Po të kishin qenë me të vërtetë të armatosur, myslimanët nuk do të kishin përfunduar të therur e të vrarë aq lehtë. Fakti që, me sa kemi dijeni, asnjë zyrtar i vetëm serb, asnjë vojvodë e asnjë komitaxhi serb, nuk është lënduar gjatë këtyre masakrave pa bujë, tregon shumë.

… Po bashkëngjis këtu tre shënime…

… Banda që sulmoi fshatin Sop përbëhej nga të krishterë të armatosur nga fshatrat fqinje, me në krye një vojvodë serb nga Krusheva me emrin Gjorgje, si dhe nga zyrtarët e komunës së Cerskos, Belicës, dhe Cerit. Gjithashtu mori pjesë dhe luajti rol të rëndësishëm edhe një ish prift bullgar i Cerit me emrin Jovan. Ata filluan duke rrahur me kamxhik tetë burra të fshatit, dhe pasi iu zhvatën atyre ato pak para që kishin si çmim për t’i përjashtuar nga ndëshkime të mëtejshme, i vendosën në një qerre, sepse ishin tejet të gjymtuar dhe nuk ecnin dot, dhe i dërguan në xhami, ku i lidhën dhe i kyçën brenda. Pastaj ata arrestuan të gjithë burrat e fshatit që ishin të pranishëm, rreth 50 në numër, të cilët gjithashtu i lidhën dhe i kyçën brenda në xhami. Pas kësaj, njëzet fëmijë i mbyllën në një dhomë të vogël në pjesën e sipërme të xhamisë. Pas kësaj ata filluan të shtinin me breshëri armësh përmes dritareve të ndërtesës, duke vrarë dhe plagosur shumë nga të burgosurit. Pastaj xhaminë e mbushën me lëndë djegëse nga të gjitha anët, kryesisht me dru, dhe i vunë zjarrin. Disa burra që u përpoqën të shpëtonin duke dalë nga dera, i vranë ose i therën me bajoneta. Shumë u dogjën të gjallë, përfshirë edhe të gjithë fëmijët të cilët, ngaqë ishin në katin e sipërm, nuk i kishin kapur plumbat e breshërive të armëve që vranë dhe plagosën viktimat poshtë. Britmat e tyre vazhduan të dëgjoheshin për gjysmë ore.

                Ndërkohë që po ndodhte kjo, gjetkë nëpër fshat u vranë shtatë gra.

                Mua më futën në xhami së bashku me burrat e tjerë, por më shpëtoi prifti Jovan, me të cilin kisha pasur marrëdhënie të mira.

                Kur ikën të krishterët, unë thirra të mblidheshin ata pak vetë që kishin mbetur gjallë në fshat, dhe kemi shkuar bashkë me ta drejt Kërçovës. Gjatë rrugës hasëm në një vojvodë tjetër serb me emrin Bogoja, nga Kurshina, me një bandë me 60 komitaxhinj. Ata na i morën edhe ato pak gjëra që kishim dhe ma vranë djalin, Adem Osmanin, ‘për qejf’, duke ia prerë kokën.

(2)          Dëshmia e Zelije Demisit ishte që në xhami humbën jetën këta anëtarë të familjes së saj. –

Burri – Hasani.

Vëllai – Aliu.

Axha – Rifati, Ibrahimi, Mefaili.

Axhat e burrit – Zeqiri, Sejfedini, Hebiu, Xhabiri, Rashidi.

Tezja e burrit – Fatime.

Kushërinjtë e burrit – Mehmeti (18 vjeç), Halimi (19 vjeç), Ismaili (15 vjeç ), Vehibi (10 vjeç), dhe Hazmiu (10 vjeç).

(3)          Dëshmia e Esma Damirit, e cila ka shenjat e një plage plumbi që i ka përshkruar kraharorin, shkaktuar gjatë kësaj masakre, ishte se djali i saj Xhelili, 12 vjeç, humbi jetën në xhami.

(4)          Dëshmia e Bedrije Hasanit ishte se djali i saj Ademi humbi jetën në xhami.

(5)          Dëshmia e Shefike Hasanit ishte se në xhami humbën jetën anëtarët e mëposhtëm të familjes së saj. –

Burri – Hasani.

Djali – Xhelili (10 vjeç).

Vëllezërit – Emini dhe Halidi.

Djali i vëllait të burrit – Rexheb.

Djali i këtij të fundit – Mustafai (17 vjeç).

                Një anëtare e familjes së saj me ermin Hatixhe u vra brenda në shtëpinë e saj.

(5)          Dëshmia e Shahsime Zehmanit ishte se djali i saj, Zyhdiu (16 vjeç), humbi jetën në xhami.

(6)          Dëshmia e Ismet Rashidit ishte se anëtarët e mëposhtëm të familjes së saj humbën jetën në xhami. Burri – Rashidi.

Djali– Hazmiu (8 vjeç), të cilin e futi në xhami vetë prift Jovani.

Vëllezërit e burrit – Zeqiri dhe Nebiu.

Nipat e burrit – Mehmeti (17 vjeç) dhe Vehibi (13 vjeç), të cilin e futi në xhami sekretari i komunës së Belicës, një serb.

Nëna e burrit, Aishja, dhe gruaja e vëllait të saj, Fatimja, u vranë brenda në shtëpitë e tyre.

                Këto dëshmi të dhëna më lart përmbajnë vetëm një pjesë shumë të vogël të personave të vrarë, por ato kanë rëndësi kryesisht sepse tregojnë që masakra është kryer nga banorët e krishterë të zonës dhe nga komitaxhinjtë e udhëhequr nga zyrtarët dhe vojvodët serbë; që kjo masakër u krye në një mënyrë tejet barbare; dhe se gratë e fëmijët ishin ndër viktimat e zgjedhura enkas.

Shënimi 2                             Masakra në Pllashnicë (Kërçovë)

                Rreth dy javë pas ngjarjeve të Sopit, që ndodhën nga 17 deri 20 shtator, fshati mysliman i Pllashnicës në të njëjtën zonë u vizitua nga një bandë prej 40 fshatarët të armatosur të krishterë, nën udhëheqjen e një vojvode serb të quajtur Arso, nga fshati Llokvicë, (komuna e Brodit). Ata arrestuan nja pesëdhjetë burra e djem të fshatit dhe u thanë se kishin urdhër nga nën-prefekti i Brodit për t’i çuar atje. Për një farë kohë nuk u mor vesh asgjë për ta, por më vonë, rreth dy muaj pas zhdukjes së tyre, shokët e tyre i gjetën trupat e bërë shoshë nga plagë të shkaktuara me bajoneta, tyre në një bregore të vogël afër një vendi të quajtur Ledovë, midis Pllashnicës dhe Brodit.

                Emrat e viktimave janë si vijon. –

                Ahmed Ismaili me dy djemtë e tij, Ali Hasani me djalë, Rahman Mustafa me djalin (13 vjeç), Bahtiar Ymeri (80 vjeç), Dalip Mahmudi, Zejnel Dajri, Hamid Hasani, Jusufi, Said Ahmet, Rexheb Hajrullahu, Abedin Rahmani, Mexhid Tahiri, Rasim Moharremi, Abdullah Jusufi (19 vjeç), Ferad Hajredini (62 vjeç), Maliq Feradi, Abdullah Osmani (90 vjeç), Iljaz Abdullahi, Rakib Miftahu, Ali Hasani me dy djemtë e tij, Rushid Mustafa me djalin e tij Qamilin (15 vjeç), Fetah Ymeri me djalin e tij Rakibin (14 vjeç), Bajram Seferi, Mifail Ristemi, Zejnel Taifi, Salihu, Mustafa Ramadani me djalin Nuredinin, Belul Hajrullahu, Mehmed Rahmani, Hasan Rahmani, Esad Ramadani, Rasim, Zulfiqar Nasufi, Abaz Beqiri, Miftahu (72 vjeç), Bejeb Iljazi (60 vjeç), Abaz Sadiku, Salih Dalipi, Mehmet Ahmedi, Xhafer Halimi, Shefki Dauti (18 vjeç).

                Pas kësaj, edhe shumë myslimanë të tjerë nga e njëjta komunë u thirrën në Brod dhe u zhdukën në mënyrë të mistershme.

                Shënimi i mësipërm ka interes më tepër sepse tregon për kasaphanën pa kriter që u bë kundër myslimanëve pas trazirave në kufirin shqiptar, në një kohë kur, sipas autoriteteve serbe, në Maqedoninë serbe nuk ka pasur rebelim dhe nuk ekzistonte asnjë fije mundësie që myslimanët e Maqedonisë të bashkëpunonin me shqiptarët. Ai tregon se masakrat u kryen nga fshatarë të armatosur të udhëhequr nga vojvodë serbë, dhe se ndër viktimat ishin edhe pleq të moshuar e të pafuqishëm dhe fëmijë.

Shënimi 3.                           Hetimi serb për masakrat e kryera nga vojvodët dhe bandat serbe

                Nga fundi i dhjetorit, qeveria serbe duket se e kuptoi që teprimet e vojvodëve dhe të bandave të tyre, të cilat deri në atë kohë ishin nxitur në heshtje, nuk mund të fshiheshin më dhe po u shkaktonin kritika të dëmshme nga të gjitha anët, ndaj edhe nisi një farë hetimi për keqbërjet e tyre. Ky hetim, sipas një pohimi që më bëri zoti Alimpiq, inspektori i prefekturës, çoi në heqjen nga puna të nën-prefektit të Kërçovës, pushimin nga punësimi zyrtar i nën-prefektit të Krushevës, dhe dëbimin nga Maqedonia serbe të vojvodëve të përfshirë në to. Heqja i nën-prefektëve është konfirmuar nga informacione të marra nga burime të tjera, dhe disa nga vojvodët thuhet se nuk shihen më në ato vende që i frekuentonin zakonisht më parë.

                Nga dëshmitarët okularë myslimanë kam mësuar se gjatë kryerjes së hetimeve të bëra nga një oficer ushtarak, u zhvarrosën kufomat e 26 myslimanëve, të cilët i kishte marrë një bandë serbe nga Llezhani në komunën e Prilepit dhe i kishte vrarë me bajoneta afër Turskos. Aty u zbulua se atyre ua kishin prerë kokat pas vdekjes, sigurisht për të penguar identifikimin në rast se do të bëheshin hetime. Të gjitha kufomat ishin të lidhura.

                Nuk kam ndonjë informacion që të jenë ekzaminuar kufomat e shumta që janë varrosur ose hedhur nëpër bunarë në fshatrat e tjera.

Por barbaritë serbe nuk mënuan të binin edhe mbi maqedono-bullgarët. Qëllimi ishte që t’i imponohej kësaj popullsie të njihte kryepeshkopatin e Beogradit dhe të braktisin kishat e tyre të vjetra.

Një dërgesë e datës 9 shtator 1913 ndër të tjera citon:

… Ilino (Në jug-perëndim të Demir Hisarit)

                Ky fshat u vizitua nga banda e Bogojas më 15 gusht. Dymbëdhjetë vajza u përdhunuan. Personat e mëposhtëm u lënduan: Jovan Gjorgjev, (u rrah pothuaj për vdekje), një grua me emrin Mitrisca (u rrah dhe plagos me bajonetë), Jovan Iliev (u rrah pothuaj për vdekje). Përveç kësaj, 30 burra u morën dhe u çuan në Krushevë, dhe që prej asaj kohe nuk dihet asgjë më për ta. Banda, kur u largua, i paralajmëroi fshatarët se do t’ua shkatërronte shtëpitë nëse do të ankoheshin tek autoritetet për çka kishte ndodhur.

Mramorec (Në jug-perëndim të Kërçovës)

                Rreth datës 12 gusht, gratë e mëposhtme janë dhunuar nga një bandë serbe e komanduar nga një me emrin Mirkoviq. Cveta Cvetanova, Krista Spasova (u dhunua nga shtatë ushtarë ose komitaxhi në praninë e të shoqit, të cilin e kishin lidhur), Grosda Petrova, Parashqeva Trenkova, Veljana Gavrilova, Hristica Gavrilova (që u lëndua rëndë).

Belica (në jugperëndim të Kërçovës)

                Një prift me emrin Boris dhe një fshatar me emrin Jovançe u rrahën për vdekje nga komitaxhinjtë serbë. Gratë u përdhunuan.

… Gorno Divjak (në perëndim të Krushevës)

                Gjergj Shaqiri u rrah dhe u lëndua rëndë sepse i biri kishte dezertuar nga xhandarmëria serbe.

Sloeshtica (Në jugperëndim të Pribilcit)

                Ish vojvodët bullgarë, Bale dhe Daniel u vranë nga një bandë serbe. Siljan Ivanov u plagos në kokë, duar dhe këmbë me bajonetë. Shtatë fshatarë u rrahën egërsisht.

Zhvan (në perëndim të Priblicit)

                Kryeplakun e fshatit e torturuan dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë me një litar të lidhur rreth qafës.

Breshani (Jugperëndim të Demir Hisarit)

                Burra dhe gra të rrahur. Gra të përdhunuara… .

*Jeni Myftari
MA International Diplomacy
London Academy of Diplomacy
UEA-London Campus

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Jeni, Luftera Ballkanike, Myzejen myftari, Raporte Konsullore Britanike

Aushvici para Gjykatës

December 20, 2013 by dgreca

Në dhjetor 1963 nisi në Frankfurt “Procesi i Aushvicit”. Të mbijetuarit takojnë ish-munduesin. Shtypi raporton. Për herë të parë në Gjermani diskutohet për krimet e Holokaustit.

Dhjetor 1963. Ekonomia lulëzon, njerëzit kanë para që të blejnë dhurata Krishtlindjeje për familjet e tyre. Vështrimi është drejtuar përpara, lufta ka kaluar që prej 18 vjetësh. Për ato që kanë ndodhur, për veprat që kanë kryer nën regjimin nacionalsocialist njerëzit me të cilët sot jeton derë më derë – për këtë nuk flet askush. Ndryshe është puna me Fritz Bauerin. Prokurori i Përgjithshëm i Hessenit dhe një ekip kryesisht juristësh të rinjsh kanë gjetur dëshmitarë nga e gjithë bota, të cilët i kanë bindur të vijnë në Frankfurt mbi Main, për të deponuar për atë që u kanë bërë gjermanët.

Më 20 dhjetor 1963 fillon i ashtuquajturi “Proces i Aushvicit në Frankfurt” dhe kjo para së gjithash i dedikohet Fritz Bauerit. Baueri ka ardhur më 1949 nga emigrimi në Suedi dhe shpejt bëri emër, pasi arriti që t’i rehabilitojë luftëtarët e rezistencës të 20 korrikut 1944. Ai kundërshton vendimet e gjyqeve naziste, me argumentin se regjimi nazist “nuk ka qenë shtet i së drejtës, por shtet i padrejtësive”. Ai është njeriu që së fundi, prej vitit 1963 sjell para një gjykate gjermane procesin e parë dhe më të madh gjyqësor kundër krimeve të Holokaustit.

Gjykata si klasë mësimi

Më shumë se 360 dëshmitarë deponojnë para Gjykatës së Frankfurtit dhe përhapin në këtë mënyrë “para publikut tmerrin, që do të jetë i lidhur gjithmonë me emrin Aushvic”, kështu shprehet kryegjykatësi Hans Hofmeyer. 211 nga dëshmitarët janë të mbijetuar të këtij kampi më të madh të përqendrimit dhe të asgjësimit.

Prokurori Fritz Bauer është i interesuar që t’u mësojë gjermanëve qëndrimin e përgjegjshëm për vetveten. Ron Steinke që ka shkruar një biografi për prokurorin tregon se njëherë e pyetën se cili është për të thelbi i procesit të Aushvicit, “Ti duhet të thuash jo”, u përgjigj ai edhe përballë urdhërdhënësve, kur urdhëri është krim kundër njerëzimit. Baueri mori si model Gjyqet e Nyrnbergut, ku prej vjeshtës 1945 janë në bankën e të akuzuarve përfaqësues të regjimit nacionalsocialist. Edhe në procesin e Aushvicit, të akuzuarit i zgjedhin të tillë, që përfaqësojnë sistemin kriminel të kampit.

Të akuzuarit thonë se nuk dinin gjë

Në Frankfurt, në bankën e të akuzuarve janë 22 vetë. Robert Mulka, ish-adjutanti i komandantit të kampit, Rudolf Höß është i akuzuari kryesor. Krahas tij janë mjekë, farmacistë dhe mbikqyrës. Por Mulka vendos, si shumica e të akuzuarve që të heshtë dhe të mohojë gjithçka. Për masakrimin e miliona vetëve në dhomat e gazit në Aushvic-Birkenau, ai thotë se nuk ka ditur gjë. Në ditën e 79-të të gjykimit, dëshmitari dhe ish-i burgosuri Josef Glück e përmbledh kështu dëshpërimin e tij për qendrimin e të akuzuarve. “Më duhet t’ju them se unë mësova gjithçka që pas ditës së dytë të qendrimit atje. Por jo vetëm unë. Ky djalë i vogël, ju lutem, ishte 16 vjeç. Ai quhet Andreas Rapoport. “Me zë të dredhur atij i kujtohet ky i ri në Aushvic.’Ai më thirri: “Xhaxha, unë e di që do të më duhet të vdes. Thuaji nënës sime se kam menduar për të deri në momentin më të fundit.’ Ju lutem, ky djalë i vogël, ai e ka ditur se çfarë ndodh atje. Kurse zotërinjtë jo.” Edhe pas këtyre deklaratave tronditëse, tek të akuzuarit nuk vërehet ndryshim qendrimi.

Për herë të parë flitet për Holokaustin

Por ky proces shkakton diçka në shoqërinë gjermane. Sepse për herë të parë që prej fundit të luftës, me fillimin e procesit në Gjermani flitet hapur për krimet e nacionalsocializmit. 20.000 vetë vijnë për ta parë procesin. Para së gjithash nxënës dhe studentë duan të dijnë se çfarë ka bërë brezi i prindërve, që nuk flet me ta për të kaluarën.

Më 19.8.1965 – pas 20 muajsh negociatash – për “Çështjen Mulka dhe të tjerët” lexohen vendimet. Të akuzuarin kryesor e akuzojnë për “ndihmë në kolektiv për vrasje në kolektiv” vetëm me 14 muaj punë të detyruar. Vetëm gjashtë vetëve qe e mundur t’ju vërtetohej se kishin vrarë.

Edhe sot, gati 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore bëhen hetime kundër krimeve naziste. Sepse vrasja nuk zhvlerësohet asnjëherë si krim, megjithë kalimin e kohës.(Kortezi: J. Hofmann / A. Dodi DW)

Filed Under: Histori Tagged With: Aushvici, para Gjykates

ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE

December 18, 2013 by dgreca

Nga Brahim AVDYLI/

“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA”- VASO PASHË SHKODRANI/

“NE NUK JEMI TË veçantë. E DASHUROJMË VËRTETË VENDIN TONË, POR AKOMA MË SHUMË DASHUROJMË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË”-(VASO PASHË SHKODRANI/

Ne Foto:Fragment nga guri për epirotasin me plis të bardhë/

Kur i marrim nëpër duart tona veprat e shumta, nuk do mend se së pari na vijnë të ashtuquajturat vepra “shkencore”, të cilat pas shumë vuajtjesh do ta kuptojmë se ato e kanë si qëllim të mirëfilltë të na mashtrojnë dhe shumë më larg mundësisht të na dërgojnë. Qindra “shkencëtarë” të botës, të cilët vijnë nga shtetet perëndimore, u jepet mundësia të na “bindin” me atë që ua përsëritin pseudoshkencëtarët e krahut greko-sllavë dhe romakë. Kështu na e vjedhin kohën dhe nuk do të kemi mundësi të gjejmë rrugën drejtë çështjes shqiptare. Pseudoshkenca ka rrjedhur me kohë nga duart “greke”, të cilët, në shumë libra të tyre, qoftë në ato të ashtuquajturve “shkencëtar grekë” dhe “shkencëtar” shqipfolës, që banojnë në tokat e mbetura autoktone shqiptare, duket se na mashtrojnë. “E vërteta” për ne është tërë ajo që thonë ata. Ne, nuk e shohim “të vërtetën” me sytë tanë të verbuar dhe nuk mendojmë më drejtë me trurin të shpërlarë.

Pseudoshkencëtarët grekë rus e sllavë, me të gjitha veprat e tyre që kanë, e shtrojnë këtë punë, qoftë në disa vepra të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë, të Spanjës e të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo qoftë. T`u thuash atyre se nuk ka pasur Greqi të grekëve, se këto që thonë për veten e tyre janë gënjeshtra të mirëfillta apo të pavërteta, etj., të thonë se “ilirët nuk kanë pasardhës”, se nuk e shohin në “mugëtirën e viteve”, se “ilirët nuk kanë gjuhë të tyre”, etj. etj,  që janë dukuri e “përgjumjes” së qëllimtë të këtyre “shkencëtarëve” me porosi apo e mugëtirës shkencore të diktuar nga serbo-grekët, nga të cilat disa “e marrin” titullin “akademik”, madje edhe në Kosovë, si p.sh. zvicerani Oliver Jens Schmitt.[1] Për të tillët vjen në shprehje thënia gjeniale e shkencëtarit madhor shqiptar, Dhimitër Pilika, që thotë më se i lodhur nga puna e tij e pashkëputur mbi pellazgët, iliret dhe trashëgimtarët të tyre, bijtë e vetëm- shqiptarët: “I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!”[2] Sepse, si thotë ai, “Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët… Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithëmbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendshëm, vetëm në trojet shqiptare…”[3] Dhe, më konkretisht, kur thotë: “Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës… Pellazgë, ilirë, arbër, albanë, shqiptarë, janë pesë emra të ndryshëm, por që bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandërprerë…”[4]

Këtë e nxjerrë në tërësi vepra e njohur e Sami Frashërit, “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet”, ku ndër të tjera thotë: “Prindërit tanë të vjetër u quajtën arbën,…të cilën ne toskët, pas zakonit tonë të bëjmë n në r, e kthyem në arbër, si e përdorim edhe sot… Këtë fjalë romakët e kanë kthyer në alban, duke i dhënë edhe vendit tonë emrin Albania, si e thonë edhe sot evropianët. Grekët e pastajmë na thanë arvanitas, duke kthyer prapë l-në në r dhe nga kjo fjalë e grekëve turqit e kanë bërë fjalën arnaut, si na quajnë edhe sot… Kombi i tërë ka marrë emrin shqiptar e vendi ynë Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes, zogut të bekuar të Hyjit,…(që) e kishim edhe në flamur.”[5]

Këto janë të vërteta të vërtetuara shkencore. Nuk ka diskutim. Çdo gjë tjetër është spekulim. Dhe spekulimet nuk kanë fund. Ne po i kthehemi edhe njëherë shkencës sonë, të dimë se çfarë është e drejtë e çfarë nuk është e drejtë.

Po e marr një fakt nga shkrimet e lashta dhe po flasim për civilizimin e lashtë pellazgjik, pra shqiptar, prej pellazgëve hyjnorë, që kanë qenë ilirë e shqiptarë dhe kanë folur gjuhën shqipe. Ata sikur janë “zhdukur” papritur dhe janë “mbështjellë” me mjegull të dendur nga “grekët” e mëvonshëm, të cilët nuk ekzistonin atëherë, sepse nuk e kishin okupuar ende “Greqinë” me gjithë “megalidenë” e tyre të “famshme” gjenocidiale. Homeri e thotë ketë, në njëfarë mënyre, edhe nëpër ndryshimet e dhunshme të redaksive të para, sepse ishte i verbër dhe nuk kishte mundësi të përcjellë ato që i bënte me qëllim redaksia e kësaj kohe: “Zeus, o Zot i Gjithëfuqishëm, o princ dodonas, ti, o Zeus pellazg, perëndi e kahershme që sundon mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve…”[6] kur i drejtohet Zotit, ashtu si e quanin atëherë Zotin e Madh, që ishte dodonas dhe sundonte në Dodonë, në ballë të Sellëve. Dihet se Sellët kanë qenë një fis nga shumë fiset e Epirit historik, pra shqiptarë, sepse e kanë bartur në vete Plisin e bardhë, si Uliksi (Odiseo) apo si thotë vetë edhe Xhuseppe Katapano. Ndër të tjera, ai thotë se “i kam hequr Thotit maskën shumëmijëvjeçare të ibisit dhe i kam kthyer fytyrën e vërtetë: fytyrën boreale (të bardhë, shënimi im) të Ilirit (Ilir është i njëvlershëm me Shqiptar, domethënë bir i LIRISË dhe i DRITËS. Në vërtetë,  ilir në shqip do të thotë i lirë, dhe shqiptar do të thotë bir i shqiponjës; dhe ju të gjithë e dini se shqiponja, zog i lartësive të mëdha, simbolizon që prej së pari dritën).[7]

Këtu na bashkëngjitet edhe studimi disavjeçar i Arif Matit mbi origjinën e kombit shqiptar dhe gjuhës së tij, të dhënë në veprën e veçantë voluminoze “Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”[8] apo vepra të tjera të gjuhës shqipe. Në këtë studim Arif Mati shpjegon se pellazgët nuk janë zhdukur fare si një popull, por janë asimiluar, tjetërsuar dhe mbijetuar deri në ditët e sotme, domethënë tek popullsia e kombit arbër.[9] Emrat Arbër-Arbëresh-Alban mishërojnë historinë zanafillore të gjithë Evropës.[10]

Ndër shumë mendimtarë shqiptarë janë jo të paktë ata që nisen gabimisht prej trajtave të etnonimit, qoftë shkencëtari Eqrem çabej apo më i riu ndër ta, Aristotel Mici. Veprat e tyre, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” dhe “Prejardhja e emrit shqiptar/Etnonimi shqiptar” [11] janë nisur me veprat e pseudoshkencëtarëve apo nuk e kanë ditur mirëfilli se kur “fillon” historia të studiohet. Vetëm literaturën që e përdorin sikur shumë të tjerë shqiptarë, mjafton ti shohim se janë pre e atyre që quhen “shkenca”. Prej gabimit të parit, Eqrem çabej, rezulton gabimi i të dytit, Aristotel Micit. Të dytë nisen prej të njëjtave gabime. Shqiptarët sikur nuk kanë ekzistuar më përpara. Të dytë lidhen me Shuflajn, me vetëdije apo pavetëdije. I pari, tani nuk është më i gjallë në mesin tonë, ndërsa i fundit, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qindra shkencëtarë shqiptar shtrihen në mes të tyre. Po ua tregojmë me këtë rast një vepër të veçantë të Prof. Dr. Leonard Priftit, e cila i konteston të gjitha spekulimet e Shuflajt[12] dhe të tjera. Mos të harrojmë me këtë rast se jemi SHQIPTARË. Kush nuk e njeh gjuhën e parë iliro-pellazge, SHQIPEN, nuk e njeh as veten e tij. Nuk do mend se kështu nuk duan të na njohin armiqtë tanë të mëdhenj, grekët, bullgarët, serbët, osmano-turqit dhe popujt që atyre u ndihmojnë. Këta armiq nisen prej pseudo-faktit, sikur jemi krijuar pas atyre si komb. Mos të harrojmë se njohuria e jonë niset e vazhdon në rreth. Rrethi natë-ditë kalon prej pavetëdijes në vetëdije dhe anasjelltas. Robëria 500 vjeçare e Perandorisë Osmane me errësirë i ka mbyllur qepallat tona. E harrojmë faktin e pamohuar se shqipja është shkruar më parë, por në formën bustrofedike, nga e djathta në të majtë. Ajo që e pranojmë si fakt i “shkrimit” të parë të gjuhës shqipe niset nga Formula e pagëzimit, më 1462, nga Pal Engjëlli. Tani gjuha shqipe shkruhet nga e majta në të djathtë. E para është gjuha iliro-pellazge, ndërsa kjo e dyta është shqipja. Edhe njëherë po ua kujtojmë thënien fondamentale të Gaius Plinius Sekundus, se “ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e parë e morën nga Ilirët”. Shkrimi etrusk, që është i të njëjtës origjinë me ne, po ashtu shkruhet nga e djathta në të majtë, si iliro-pellazgjishtja. Shkencëtarët tanë nuk e pranojnë shkrimin e parë të gjuhës shqipe. Harresa është rritur nga kryedjalli, me emrin e vërtetë Iblisi. Njerëzit tanë kanë rënë nën ndikimin fetar të islamizmit apo ata të botës të prirë nga feja e krishterizmit. Të mos harrojmë këtë fakt nga fakti tjetër i rikrijimit të së ashtuquajturave kombe apo “nacione” nga mesi i shekujve 18 e 19. A e kanë domethënien e vërtetë çka është kombi e çka është “nacioni”? Pse kanë dashur të copëtojnë kombin e parë në këtë botë- kombin shqiptar dhe ta pajtojnë me “faktet” që i kanë “dhënë” armiqtë tanë të përbetuar, përpara se ti pranojnë prej nesh. Dihet se gjendja jonë e mjeruar ishte e atillë: ne qenë para vdekjes. Ndërsa, popujt e kombet tjera ishin themeluar. Shkencëtari Eqrem çabej e thotë në librin që e kemi përmendë: “ky qëndrim i ndërmjemë midis Perëndimit e Lindjes, i bashkuar me ruajtjen e ngulur të natyrës së vet etnike, i ka gdhendur Shqipërisë (kupto: Shtetit Shqiptar, të rikrijuar më vonë) fytyrën e saj të veçantë… Kjo shprehet në krejt natyrën e jetesës, në historinë dhe historinë kishtare, në zakone dhe në poezi popullore dhe artistike të popullit shqiptar. Duhet shënuar me këtë rast se Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga Perëndimi se sa nga fqinjët e saj…”[13]

Por të shohim njëherë çka thonë ata për arbëreshët/albanët. Në tekstet e veçanta shohim se arbënia (arbëria) është emër vendi, toponim dhe etnonim. Stërgjyshërit e shqiptarëve e quanin veten Arbër/Arbën dhe vendin e tyre e quanin Arbëri. Të huajt sipas gjuhës së tyre e kanë quajtur dhe vazhdojnë ta quajnë sot shqiptarin me trajta fjalësh: italisht, quhet albanese; frëngjisht albanais; anglisht albanian; greqisht arvanitas; sllavisht arbanas; turqisht arnaut, etj. Po ashtu edhe për  emërtimin e vendbanimit të shqiptarëve nga të huajtë është mbajtur si bazë rrënja e toponimit të vjetër. Kjo duket po të marrim  si shembuj trajtat e disa  gjuhëve të huaj si në italisht Albania, frëngjisht Albanie, anglisht Albania, greqisht Arvania, turqisht Arnautllik, serbisht Albanija.[14] Emri i vjetër i vendbanimit të shqiptarëve ka qenë shumë i ngulitur edhe në shekujt e Mesjetës, si p.sh. Dheu i Arbërit, Principatat e Arbërit, etj. Gjergj Merula, në historinë e tij të shkurtër me rastin e botimit të veprës së Marin Barletit (Marin Bardhit), “Rrethimi i Shkodrës”, kështu thotë tekstualisht: “Turku… vendosi të sulmonte atë pjesë të Maqedonisë, që gjendet buzë Adriatikut e që sot quhet Arbëri”.[15] Simboli i shqiponjës në fushën e kuqe të flamurit fillon që në kohët e vjetra para Krishtit, vazhdon në Mesjetë dhe mbërrin në kohët e reja moderne.[16] Qysh në shekullin e dytë Pas Krishtit, biografi i antikitetit Plutarku, në veprën e tij “Jetë Paralele” tregon për Pirron e Epirit se kur ushtarët e glorifikonin pas betejës së Heraklesë (280 PK) duke e quajtur atë “Shqiponjë”, ai u përgjigjet: “…si të mos jem i tillë, kur ju jeni flatrat e mia që më ngrini aq lartë!”[17]

Adhurimi i stërgjyshërve tanë për figurën e shpendit të shqiponjës është e përhershme, cila u kthye në simbol emblematik. Pashko Vasa (Vaso Pashë Shkodrani) shkruan: “Që prej fjalëve që i thanë ushtarët Pirros, e prej fjalëve që u përgjigj Pirroja, na ka mbetur neve emni shqiptarët, e dheu i ynë i thonë Shqypni, e gjuhës ynë i thonë shqype”[18] (Shqypni dhe shqype do të thotë në dialektin gegë Shqipëri dhe shqipe).

Shenjat e flamurit me shqiponjë duhet ti kërkojmë edhe në Principatën e Arbërit dhe Despotatin e Epirit, sikurse i kemi nxjerrë ato nga paratë e vjetra të Perandorit romak GETA me shqiponjën me dy krerë, që sipas mitologjisë simbolizon SHQIPONJËN, në shek. II dhe bëhet fjalë për DARDANINË e parë (të TROJËS), apo edhe varrosjen e mbretërve me shqiponjën me dy krerë, sikurse e kemi botuar fotografinë dhe stemën e Paleologëve, që dihet se janë të familjes perandorake epirote shqiptare. Nga fundi i shekullit XII, Progoni (1190-1199) do të sundonte dhe do të qeveriste principatën e Arbërit me të gjithë atributet e një prijësi me vulën e flamurin e tij.[19] Pothuajse tre dekada më vonë, Andrea Muzaka II i mundi bullgarët te Mali i Peristerit (është viti 1372) dhe në ndihmë të tij vjen Princi Gjon Muzaka, i cili në Memorien e vet shkruan më 1510 se “Perandori i Kostandinopojës u kënaq shumë që zoti Andrea Muzaka kishte pasur një fitore të tillë, meqë kishte larguar nga muret e Adrianopolit armikun e tij më të madh… I përmenduri Perandor urdhëroi që t`i jepnin atij stemën, d.m.th. shqiponjën me dy krerë… i dha edhe një titull despotat… Në të cilin ishte përvijuar me gurë xhevahiri shqiponja që thamë”.[20] Këto që i thamë dhe mjaft të tjera tregojnë qartë lidhjen shpirtërore të parëve tanë që nga shekulli i II e deri më sot me  simbolin e Shqiponjës. E adhurojnë në këtë jetë dhe në amshim. Duket sikur edhe të vdekur janë mbajtës të Flamurit, mbajtës të shqipes; pra janë shqiptarë të vërtetë për jetë të jetëve.[21]

Ne i rilexuam më parë shpjegimet shkencore të Sami Frashërit dhe kemi edhe shkencëtar të vërtetë të mbarë botës. Gabimi më trashanik është bërë në faktin e vetëm se “Greqia” është vendosur gabimisht në qendër të gjitha studimeve shkencore dhe gjuhësore. Grekët merren padrejtësisht si origjinë e Evropës Pellazgjike, e cila patjetër është tërësisht shqiptare, dhe të cilën këta “shkencëtarë” të shekullit 18-të e 19-të, madje edhe shqipfolës, nuk “guxojnë” ta përmendin kombin shqiptar dhe ua veshin këtë pseudo-fakt “grekëve”. Grekët nuk kanë ekzistuar atëbotë dhe nga Homeri kurrë nuk janë cituar helenët si popull apo si komb.[22] Pra, nuk ka ekzistuar Greqia e vjetër, por vetëm ka ekzistuar Epiri  (shiko hartën e këtushme).

Shkencëtarja e njohur shqiptare, Fatbardha Demi, duke e shpërfillur veprën e mirënjohur të Doktoraturës së historianit Arif Mati (Aref Mathieu), i cili, në Universitetin e Sorbonës mbrojti me sukses të mirëfilltë shkencor temën “Kërkime mbi pellazgët, origjinën e civilizimit grek”, me 3 janar 2012, si Doktor në shkencën e historisë së Antikitetit (Greqia parahelenike) pa marrë parasysh fërkimin që ia bëjnë këtij shkencëtari pseudoshkencëtarët dhe “akademikët” shqiptar, por edhe ata zyrtarë, na vjen për mbarë të marrim fjalët e kësaj shkencëtare, e cila thotë: “Është koha të mësohet nga brezi i ri e vërteta historike dhe jo sajesat politike, të autorëve të lashtë e të ditëve tona. Për këtë qëllim është e domosdoshme të rishikohet skema e trajtimit të lashtësisë, nga ana e historiografisë evropiane dhe botërore”.[23]

Koha e krijimit të shteteve-kombe zë fill në fillimin e shekullit të 18-të e 19-të duke dashur ta forcojnë shtetin, pa e njohur apo definuar mirë çka është kombi dhe çka është “nacioni”, se lere më skemën e ndjekur për hartimin e historisë së lashtë, e cila bie ndesh me faktet historike.[24] Pra, një pjesë e këtyre studiuesve i hedh poshtë studimet e mirëfillta shqiptare dhe pellazge në mosnjohjen e tërësishme të antropologjisë, të arkeologjisë, të gjeografisë, të etimologjisë, të gjuhësisë, të toponimisë, etj., dhe i gjykojnë për qëllimet ekskluzive politike.[25] Kështu, historia e kohëve të lashta është hartuar nga materialet e mbledhura nga folkloristët e ndryshëm, gjuhëtarët, arkeologët, historianët dhe intelektualët e fushave të ndryshme, edhe atyre politike, që shpeshherë nuk e thonë të vërtetën, apo nuk ja qëllojnë. Ajo mësohet në të gjitha nivelet e shkollave për popujt Evropian e më gjerë.

Në radhë të parë ajo fillon nga shekulli i 18 e 19. Për t`u përfaqësuar me një histori, duhej të gjendej pasuria kulturore dhe origjina e trashëguar. Veprat e Homerit, të figurave të politikës dhe kulturës më në zë, të Greqisë së Lashtë dhe Perandorisë Romake, përbënin materialin mësimor edukativ evropian dhe ishin përfaqësuesit e vetëm të lashtësisë.[26] Askush nuk e sjellë ndërmend se kush është Homeri; çka është Greqia; sa janë “grekë” dhe sa janë shqiptarë; sa janë prej tyre Perandor të Perandorisë Romake; prej nga e  ka prejardhjen gjuha romake-latinishtja, gjuhë artificiale, etj., dhe të gjithë rrëshqasin në pseudo-shkencë me dije apo mosdije.

Një gjë është e sigurt: se pellazgët dhe etruskët kuptoheshin midis tyre. Sintaksa dhe struktura e gjuhës etruske rigjendet në shqipen e sotme, prej mija vitesh. Toponimet dhe antroponimet e gjetura më shumë se kudo nëpër të gjithë territorin e Evropës shpjegohen sipas kësaj gjuhe. Gjuha shqipe nuk u helenizua, megjithëse përdori shkrimin grek për shumë shekuj; nuk u latinizma mbas zaptimit të Romës me 168 para Krishtit; nuk u sllavizma si tek fqinjët e tjerë, kur Sllavët zbritën në jug…; nuk u turqizua gjatë pesë shekujve të zaptimit Otoman.[27]

Nëse trashëgimi Pellazgo-Iliro­-Etruskë ishte zhbërë nga Romakët ai diti të lulëzoi përsëri në tokën TOSKE të Etruskëve, duke ndriçuar botën Rilindase me ato mendje madhështore si gjenia botërore Leonardo Do Vinçi, një burrshteti si Nicolò Machiavelli, një eksplorator si Amerigo Vespucci, një artist i mrekullueshëm si Michelangelo, një shkencëtar i ndriçuar si Galileo, e shumë të tjerë.[28]

Në tekstet mësimore historia fillon me “pushtimin” e Kontinentit Evropian me fiseve të përziera nga Azia, Azia e Vogël dhe Azia e Largët. Të dhënat arkeologjike dhe historia dëshmojnë se Gadishulli Ilirik para ardhje së këtyre fiseve ka qenë i banuar me fise të ndryshme ilire, të cilat, pas qindra vitesh janë “indo-evropianizuar”, siç e thonë shkencëtarët. Sulmet e popullsive të huaja, të cilët ishin në kërkim të vendeve të begata dhe të përshtatshme klimës, nga Veriu dhe Lindja, e shkatërruan “Evropën Pellazgjike”. Kështu do të tretet dhe historia e vërtetë dhjeta-mijë vjeçare e Evropës Pellazgjike dhe do të ndërtohet me makinacione të veçanta Historia e Lashtësisë dymijë vjeçare e  Evropës Indo-Evropiane, e cila studiohet deri më sot. De fakto, nuk ka pasur pushtim të Evropës nga Azia, përpara atij të Hunëve, të Alainëve, të Avarëve, në shekullin e 4/5-të, të bullgarëve në shekullin e 6/7-të, të magjarëve (hungarezëve) në shekullin e 9-të pas Krishtit. [29] Evropa Pellazgjike u flijua në shekujt 18/19-të.[30]

Në pseudo-shkencë rrëshqasin mjaft shkencëtar eminentë të botës. Kjo gjë ndodhë edhe me autorët tanë Andrea Cameron, Ferdinand Schevill dhe John Julius Norvisch,[31] të cilët nuk dalin prej devijimeve të një pas njëshme. Në bazë të këtyre devijimeve ata i ndërtojnë edhe hartat e tyre. Kështu bien ndesh me faktet historike dhe bien pre e devijime.

Rëndësia e studimit të shkencëtarit Aref Mathieu (Arif Matit) qëndron jo vetëm te vlerësimi i trashëgimisë së përgjithshme të lënë si trashëgim prej pellazgëve hyjnorë, por lidhet me origjinën e gjuhës së kombit shqiptar, e cila është trajtuar gjerësisht në veprën e njohur të këtij shkencëtari „Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”[32], që mjaft gjuhëtarë e quajnë gjuhë epirote gjuhën shqipe, si p.sh. Frang Bardhit, në “Fjalorin latino-epirotas”, të botuar në Romë, më 1635.

Në këtë mënyrë u gjet “filli” gjuhësor dhe historik për të lidhur lashtësinë

e popujve dhe kombeve të shekujve 18 e 19 me modelin “greko-romak”, nga i cili përpiqeshin të shkëputeshin më vonë, që e nxori në pah e në dritë lidhjen që ka pasur Sanskritishtja me këto gjuhë, shqipe, latine, greke, persiane dhe gjuhën gjermane apo gjuhët gjermanike.[33] Ashtu na del papritur historia e vërtetë e fiseve Ariane, historia e lashtësisë dhe e popujve apo gjuhëve indo-gjermanike, si shprehet Filologu Friedrich von Schlegel.[34]

Në shekujt që pasuan “qendra” e kësaj Evrope nuk është vetëm territori i Kontinentit të  Evropës, por e tërë hapësira e Mesdheut, duke përfshirë edhe territoret e Azisë dhe pjesën veriore të Afrikës. Në shkencë, në politikë, në kulturë të Evropës shkëlqeu sidomos në jugun ballkanik (ilirik), me Athinën dhe Spartën, bregun perëndimor të Azisë së Afërt dhe të gadishullit italik, sidomos të Perandorisë Romake. Modeli Arian është zhvilluar vetëm përgjatë gjysmës së parë të shekullit 19.[35]

Aref Mathieu sjellë fakte se “shqiptarët janë jo vetëm pasardhësit direkt të Ilirëve, por edhe njëkohësisht edhe të një gjinie me vëllezërit e tyre të gjakut Thrakë, Frigjiasit, Getët, Dakët,  Epirotët dhe Maqedonasit, të gjithë të dalë nga  populli i pamatë etnik pellazgjik“.[36] Në periudhën e Rilindjes pati shumë studime të gjuhëtarëve gjerman, por edhe të atyre arbëresh, për gjuhën shqipe,  por qëllimisht ato u lanë jashtë teksteve historike.

Studiuesi arbëresh Xhuzepe Krispi, pohon se “duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është gjë e bukur të vëresh se ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja, … gjuha me të cilën flitej në shekuj përpara Homerit”.[37]

Kjo është çelësi kryesor dhe adekuat i gjuhëve të ashtuquajtura gabimisht “indo-evropiane”, ky është fakti NJË i historisë së lashtë të Evropës; ky është morali i vetëm shkencor dhe i palëkundur ndaj të vërtetës; ky është vendi i drejtësisë historike edhe i kombit më të vjetër shqiptar në Evropë.

Është koha ta gjurmon, ta gjejë dhe ta pranon bota përparimtare!…



[1] Ndaj këtij shkencëtari e kemi një reagim të mëvoshëm shkencor.

[2] Dhimitri Pilika: “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.

[3] Po aty, faqe 293.

[4] Po aty, faqe 430.

[5]Sami Frashëri: “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet”, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 28-29.

[6] Homeri, “Iliada”, Kënga XVI, Vargjet 233-234, botimi i dytë, “Naim Frashëri”, Tiranë 1979.

[7] Xhuseppe Katapano: “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 29.

[8] Kjo vepër do të trajtohet më vonë lidhur me gjuhën pellazgjike dhe gjuhën shqipe.

[9] Fatbardha Demi: „Ka ardhur koha të mësohet e vërteta historike dhe jo sajimet politike”, artikel i dërguar te unë, krahas në shtyp, i shkruar me 25.01.2012, faqe 1.

[10] Shikoni shkrimin e Fatbardha Demit, „Tre emrat e gjuhës dhe kombit tonë, mishërojnë historinë zanafillore të Evropës”, i shkruar me 14.04.2012, i botuar në http://www.dituria.se

[11] Shiko veprën e Eqrem çabejt: “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, çabej, botim i tretë, Tiranë 2006 apo veprën e Aristotel Micit: “Prejardhja e emrit shqiptar/Etnonimi shqiptar”, ese, Worcester MA, 2012, http://www.tribuashqiptare.com

[12] Prof. Dr. Leonard Prifti: “Shqiptarët, grekët e serbët/Kundër Shuflajt”, Eugen, Tiranë 2010.

[13] Eqrem çabej: “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, çabej, Tiranë 2010, faqe 21.

[14] Aristotel Mici: “Prejardhja e emrit shqiptar/Etnonimi shqiptar”, ese, Worcester MA, 2012, http://www.tribuashqiptare.com, në PDF, faqe 4.

[15] Gjegj Merula: “Lufta e Shkodrës”, shtojcë e librit të Marin Barletit (Marin Bardhit): “Rrethimi i Shkodrës”, Tiranë 1982, faqe 125.

[16] Aristotel Mici, vepra e cituar, faqe 10.

[17] Plutarch`s Lives, volum III, Boston,1859,  faqe 11, e marrë nga vepra e A. Micit, faqe 12.

[18] Pashko Vasa, Vepra letrare I (Shqypnia dhe Shqiptarët), “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987, faqe 53.

[19] Aristotel Mici, vepra e cituar, faqe 14.

[20] Gjon Muzaka: “Memoria”, Toena, Tiranë, 1996, faqe 29.

[21] Shiko eseun e përmendur të A. Micit, faqe 20.

[22] Arif Mati: „Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Plejad, Tiranë 2007, faqe 579.

[23] Fatbardha Demi: „Ka ardhur koha…“, shkrimi i cituar, faqe 2.

[24] Po aty, faqe 3.

[25] Anthropological Journal of European Cultures, 2009-Pelasgic Encounters in the Greek-Albanian Bordeland-Border.Dynamics and Revisions to Ancient Past in Southern Albania. Gilles de Rapper- cituar sipas studimit të Fatbardha Demit : “ Ka ardhur koha… “, faqe 1.

[26] Anna-Marie Thiesse: „Krijimi i identiteteve kombëtare“, Prishtinë 2004, faqe 31, cituar sipas autores së përmendur, faqe 2.

[27] Nernim Vlora-Falaski: „Pellazgët, ilirët, Etruskët, Shqiptarët”, Faik Konica, Prishtinë, 2004, faqe 52

[28] Po aty, faqe 56.

[29] Shiko intervisten e dhënë të Arif Matit: „Pellazgët antik ekzistonin dhe ekzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve“, publikuar nga http://www.pashtriku.org

[30] Po aty, më tutje.

[31] Shiko 3 veprat voluminoze të tyre për Bizantinët, Bizanti dhe Ballkanin.

[32] Shiko artikullin e Fatbardha Demit, faqe 1, të botuar edhe te http://www.pashtriku.org .

[33] Do të përgadisim artikujt për gjuhën pellzgo-shqipe; familjen e gabuar indoevropiane; dhe të rrahim lidhjet e gjuhëve latine, greke dhe persiane me gjuhët anglo-gjermane dhe shqipe, sidomos duke pasur si modele disa nga këto vepra, si p.sh. Petro Zhejit: „Shqipja dhe Sanskritishtja“, I e II, Botimi i dytë, Tiranë,  2005; Luigi Luca Cavalli-Sforca: „Gjenet, popujt dhe gjuhët“, Besa, Tiranë, 2012; Spiro Kondo: “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Eugen, Tiranë 2011, etj., etj.

[34] Shiko artikullin e lartëpërmendur të Fatbardha Demit, faqe 4.

[35] Shiko po aty, faqet 5 e 6.

[36] Intervista e Arif Matit, e vitit 2007, „Deri më sot nëpër shkolla mësohet një histori e cunguar“, artikulli i cituar i Fatbardha Demit, faqe 7.

[37] Xhuzepe Krispi: „Shqipja, nënë e gjuhëve“, 2009, faqe 12, cituar sipas artikullit të F. Demit, faqe 7.

Filed Under: Histori Tagged With: armiqte me te rrezikshem, Bizantine, gjate renies se Perandorise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 615
  • 616
  • 617
  • 618
  • 619
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE
  • ALBANIAN HERITAGE BOOKSHELF INITIATIVE
  • Stuhitë “Bomb Cyclone”: Kur natyra teston kufijtë e shoqërisë moderne
  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT