• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LËVIZJA ANTIKOMUNISTE E POSTRIBËS

July 14, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/Berne/ Zvicer/

Për qindra e mijëra shqiptarë që dualën të mundur të vrarë e prerë prej fashizmit,në „fitoren“ e nëndorit të vitit 1944,u duk se pat lindur dita e madhe.Ata mbushnin rrugët dhe trotuaret e qyteteve duke përqafuar e përshëndetur nacionalçlirimtarët,duke u dedikuar pikërisht atyre luftën çlirimtare. Por kjo fitore do të ishte tejet e hidhur,ndofta si ajo e Pirros mijëra vjet më parë, e cila pat çuar në tragjedi.Paralele me këtë entuziazëm,i cili nuk zgjati më shumë se muaji nëndor 1944,u nder mbi viset shqiptare reja e zezë e diktaturës së kuqe.Ka qenë sigurisht një fat i mbrapshtë i shqiptarëve,fitorja e bujshme e bollshevizmit sllav,fitore e cila do t’u jepte të drejtë „fitimtarëve“ që të ndanin gjahun e majm.Famkeqja mbledhje e Jaltës (ashtu si famkeqi traktat i Shën Stefanit apo ai i Londrës) e ngarkoi Stalinin të luante rolin mbizotërues në rrjedhat e popujve ballkanik,me ç’rast Shqipëria detyrimisht do të hidhte vallen sipas melodive,ruse të ardhura nga stepat e Uraleve.Klika e Tiranës,asaj kohe jetonte muajin e mjaltit me Titon dhe niste përpjekjet për të shtypur me zjarr dhe hekur çdo revoltë popullore kinse ato organizoheshin prej „ballistëve dhe reaksionarëve“.

E vërteta është se me luftë kundër „reaksionit“ komunistët e Tiranës,të mësuar në shkollën e Dushanëve e Miladinëve,nisën të terrorizojnë,vrasin dhe djegin krejt ato shtëpi në Veriun  e Shqipërisë,të cilët nuk patën përkrahur lëvizjen nacionalçlirimtare.Ky revansh i tipit bollshevik,nuk ka qenë aspak rastësor siç janë munduar ta paraqesin më vonë komunistët lapsaxhinj por një veprim i qartë politik i planifikuar dhe i ideuar në zyrat e Tiranës dhe Beogradit.Në krye të këtij veprimi luftarak aventuror dhe makabër,klika e Tiranës vendosi Mehmet Shehun i cili edhe gjatë viteve 1942-1944,ishte dalluar në strukturimin e veprave të tilla kriminale.Në krye të këtij operacioni,në funksionin e gjeneral-kolonelit,Mehmet Shehu i mbushi radhët e nacionalçlirimtarëve me djem të rinj nga Jugu i Shqipërisë,i armatosi ata deri në dhëmbë duke propaganduar se do të luftohej dhëm për dhëmbe me bandat e „reaksionit“.Në fakt,urdhërat që ai i pat lëshuar,nuk kishin të bënin aspak me „reaksionin“ por me vetë popullin i cili po binte tashmë nga shiu në breshër.Në një prej këtyre urdhërave zbulohet qartë terrorizmi i klikës komuniste të Tiranës,në gjoja aksionin për grumbullimin e armëve.U kërkohej me çdo kusht arma shqiptarëve të trevave veriore të cilët e patën nder ta kishin ate të varur në mure të kullës,ç’prej kohëve të Skenderbuet.Goditej në këtë mënyrë,ballazi,dinjiteti aq shumë i vyer i shqiptarit.Ja ç’thotë më konkretisht urdhëri i Mehmet Shehut,këtij bollsheviku të vendosur për luftë vëllavrasëse,dërguar komandantëve të brigadave nacionalçlirimtare që vepronin në veri të Shqipërisë: „Nëse ndonjëri e fsheh armën,apo në vend të dy armëve dorëzon vetëm njërën,ndaj këtyre të merren masa më ekstreme,duke i pushkatuar edhe pa gjyq.Reaksionarët që kapen me armë ose pa armë,të pushkatohen menjëherë pa gjyq.Dezertorët në radhët e luftës antifashiste nacionalçlirimtare të paralajmërohen që të kthehen nëpër formacionet që kanë qenë,duke iu dhënë një afat të shkurtër.Më pas,të ziren dhe të pushkatohen në vend pa gjyq.Reaksioni pa përjashtim të asgjësohet fizikisht.Populli të mobilizohet me detyrim“.

(Arkivi Qendror i ushtrisë-Tiranë.Fondi i korporatës së Tretë dosja 10 , fleta 19 ).

Pas këtij urdhëri dhe të tjerave me radhë,shqiptarët e këtyre trevave të veriut e kuptuan se nuk kishin të bënin me vëllezërit e tyre të një gjaku,por me një kope ujqish që veç gjak kërkonin.Kësisoj,revoltat do të shpërthenin njëra pas tjetrës dhe ku më pak e ku më shumë,ato do të tregonin se populli martir do të luftonte kundër komunizmit ashtu siç pat luftuar pak më parë,kundër fashizmit.Kjo ishte dhe mbeti kurdoherë në logjikën e ftohtë të shqiptarëve të cilët patën ëndërruar që kur luftonin me Skënderbeun,të ishin në anën e popujve të Evropës së qytetëruar të perëndimit.

Në nëndorin e vitit 1944,revoltat filluan në Mat dhe Mirditë.Kjo ngase nacionalçlirimtarët,në përpjekjet për të vendosur pushtetin e tyre nëpërmjet këshillave,pushkatuan pa gjyq qindra nacionalistë apo simpatizantë të Monarkisë.Valë-valë,këto revolta shkuan deri në Shkodër e Peshkopi,të udhëhequra tanimë prej burrave të shqyar të atyre trevave.Malësia e Shkodrës kish dhënë prej kohe kushtrimin dhe çetat e guerilëve nacionalistë po mbusheshin plot djem e burra që nuk donin të dëgjonin as emrin e komunizmit.Tamara,ka qenë vendi i parë i revoltave antikomuniste.Më pas disa beteja u ndezën në Vukel për të ardhur në malësitë e Kelemendit.Këtu duhet thënë se kelemendasit patën rregulluar fort bukur pozicionet luftarake,për t’u ndeshur me „nacionalçlirimtarët“ e Mehmet Shehut.Ata i bënë thirrje t’i udhëhiqte trimi Preng Cali i cili pat luftuar vite me radhë kundra hordhive serbe,mandej ish plagosur dy herë në luftë me ta.“Preng Cali ka shkuar aty me një grusht trimash të vet dhe ka parë pozicionet.Por është menduar thellë burri,duke pirë duhan me çibuk.S’e ka dashur askurrë këtë luftë,vëlla me vëlla për hir të ideve“.

Për më tej,dy tri herë ai ishte thirrur nga komunistët të cilët i patën premtuar boll grada e hierarki ushtarake,nëse do të virej në shërbim të nacionalçlirimtarëve.Por Preng Cali se ka pranuar këtë ofertë.Ai pat shkuar në kullë të tij e tash që e thirën malësorët e Kelemendit,nuk mund të rrinte.Por bashkëluftëtarëve të vet u ka thënë ;“Na do t’i bëjmë komunistëve nëse ata vijnë me flamur të Rusisë“.Mehmet Shehu,duke dashur të bënte sa ma shumë malsorë për vete,dha urdhër të mos marrshohej me flamurin me yll,ngase e dinte karakterin e kelmendasve.Ai mundi të fuste një brigadë nacionalçlirimtare deri në pyjet e thella të Kelmendit,ngase atdhetari Preng Cali pat urdhëruar që të mos hapej zjarr kundra vëllezërve të një gjaku.Sigurisht që Mehmet Shehu e ka kuptuar këtë besë shqiptari dhe e fton kreshnikun Preng Cali, në shtabin partizan në Rrafsh të Hotit. Mes tyre dhe malësorit trim e bujar shpërthejn replikat.Kur Shehu e sheh se e ka të kotë bisedën,përfundon me fjalët: „E Preng Cali,të pat ardhur dita të mbyllësh historinë tënde me shkronja ari,po të ishe bërë me ne.Pse e bëre kështu ? Zotni,ju përgjigj preng Cali,faji bie mbi ju, se ju u bëtë aleat me armikun shekullor tonin,serbin“.( Gazeta „Rilindja Demokratike“ 7-IX-1995 ).

Prej atij momenti,Preng Cali nuk hoqi pushkën nga dora.Tashmë çeta e tij arrinte deri në 300 guerrill të armatosur,të vendosur deri në fund të luftojnë kundër komunizmit.Preng Cali bashkëpunon me Muharrem Bajaraktarin,Mark Gjonmarkën,Mark Lukën,Kol Gjon Bajaraktarin dhe Gjok Marashin.Ai do të jetë jo vetëm organizator i aftë por edhe trim i rrallë.Në disa luftime sporadike,ndaj nacionalçlirimtarëve,zinte për vete pozicionin më të rrezikshëm duke qenë shumë afër vdekjes.Por plumbi nuk e kapte.Ka qenë kjo arsyeja që shtabi i Lartë i Ushtrisë Nacionalçlirimtare,prej kohësh pat vënë rreth 200-300 partizanë që ndiqnin veprimet e Preng Calit.Por ngase njihte mirë terrenin,Prenga u pat shpëtuar goditjeve.Për më tej,vetë Enver Hoxha ( i ushtur nga beogradi sigurisht) me dorën e vet firmos një urdhër ku pos të tjerave thotë : „ Të goditen në mënyrë të menjëhershme dhe të asgjësohen plotësisht forcat e Preng Calit, ç’do rezistencë e popullit të Vermoshit dhe zonave për rreth tij,duhet ti përgjigjemi me gjithë forcat tona“. (Arkivi Qendror i Ushtrisë – Tiranë.Fondi i komandës së Përgjithshme, Dosja Nr.1,fl.13,dt.18-1-1945)

Pushkatimi i disa muaj më pas i Preng Calit prej komunistëve,nuk zbehu revoltën popullore antikomuniste të trevave të veriut shqiptar,për të ardhur tek Postriba martire.

E vërteta është se kryengritja antikomuniste e Postribës (4-5 kilometra në verilindje të qytetit të Shkodrës) pati një inicim prej intelektualëve nacionalistë të këtij qyteti.Burime të arkivave i bëjnë me dije se atdhetarët Jup Kazazi,Riza Dani,Muzafer Pipa,Gjergj Vata,Paulin Pali,ç’prej kohe ishin organizuar për t’u paraprirë revoltave popullore antikomuniste.Për më tej,shumë prej këtyre nacionalsitëve,patën përgaditur edhe platformën konkrete për veprimtarinë antikomuniste.Anipse në vitet 1945,në Shkodër e rrethina,mësyjnë mijëra nacionalçlirimtarë,popullsia martire e Veriut shqiptar nuk e uli kokën të pajtohej me trillet e fatit.Mbi njëzetë çeta të armatosura të guerilëve shqiptarë vepronin në fillim të vitit 1946,dhe në luftë kundra tyre ishin vënë gati 8 mijë nacionalçlirimtarë.Ka qenë shumë e njohur fakti se me ndihmën e Koçi Xoxes (agjend jugosllav) në pikat kyçe të sigurimit të shtetit shqiptar të asaj kohe,vepronin agjentë të zbulimeve sllave.Këta , ndonëse kanë vepruar në mënyrë tejet të fshehtë,sigurisht që kanë qenë nxitësit kryesorë të dhunës ndaj veriut shqiptar i cili pat qenë kurdoherë në gjendje lufte me Serbinë.Në fillim të korrikut të vitit 1946,disa atdhetarë Shkodran,duke parë se komunizmi nuk mund të goditej vetëm me parulla e takime të fshehta,aq më tepër,të zhgënjyer edhe prej qëndrimet të ftohtë të angloamerikanëve, vendosën të organizojnë kryengritje të armatosur kundër komunizmit.E vërteta është se takimi i këtyre nacionalistëve u bë në mënyrë tejet të fshehtë,në shtëpinë e Cin Serreqit.Por nisma ishte e atdhetarit të shquar shkodran Riza Dani.Ky burrë i mençur e trim,asaj kohe ishte zgjedhur deputet i Shkodrës.Por shpejt u zhgënjye nga parlamenti shqiptar,kur pa se në ate tempull të shenjtë të besimit,askush nuk mendonte për të mirën e popullit , por përkundrazi për ideologjinë sllave të cilat çdo ditë e më shumë binin pedrejtësisht mbi kurriz të popullit.Riza Dani kish mbajtur disa fjalime të ashpra në parlamentin shqiptar të mbushur deng me bollshevikë.Askush se kish dëgjuar ate,përkundrazi kishin filluar ta shihnin si reaksionar që „mbron interesat e borgjezisë shqiptare“.Në shtëpinë e Cin Serreqit,në tubimin e dhjetra burrave,Riza Dani bëri thirrje për kryengritje në Shkodër me ç’rast revolta mund të përfshinte krejt veriun dhe më tej,krejt Shqipërinë.Përveç intelektualëve nacionalist,në këtë tubim merrnin pjesë edhe disa priftërinj katolikë,të vendosur në bindjet e tyre antikomuniste.Ata ishin plotësisht të një mendjeje me planin e kryengritësve.U vendos pikërisht aty,në mënyrë unanime që data e kryngritjes të ishte pikërisht 16 shtatori.

Sigurisht vera e vitit 1946,nuk mund të ishte aq e bukur për popullin e Shkodrës me krejt rrethinat.Në qendër të qytetit,aty ku dikur ndodhej Selia e Kuvendit Franceskan,Mehmet Shehu vendosi burgun dhe hetuesinë së bashku.Mandej kur dhomat e mëdha të Selisë u mbushën plot me të burgosur,prej forcave të sigurimit të fshehtë u muarën edhe disa reparte ushtarake.Shkodra jetonte çdo natë me ankthin se kujt do t’i trokisnin në portë,për ta arrestuar e më pas shumë prej tyre nuk ktheheshin askurrë në vatrat e tyre.Në fund të korrikut 1946,komanda e qarkut të Shkodrës,kërkoi mobilizimin e djemve të rrethinave të Shkodrës,me ç’rast ata do të shkonin të kryenin shërbimin duke ndërtuar rrugë apo tharë këneta.Përballë kësaj gjendjeje,organizatorët e kryengritjes , Jup Kazazi, Riza Dani,Rasim Gjyrezi,Abdulla Kazazi,Gjon Serreqi etj,menduan të shpejtojnë përgaditjen ngase ata djem do t’u duheshin për të mbushur radhët e kryengritësve antikomunistë.Për këtë,në vendin e quajtur Kodër – Boks,në Postribë,organizohet një tjetër tubim.

„Në pasditën e 8 shtatorit 1946,në Kodër-Boks,pranë fushës së vjetër të aeroplanëve,te kratuli i Bajram Rexhepit,krerët e postribës,Osman Haxhia,Abaz Sulejmani,Zyber cafi,Kasëm Rakipi nga Boksi,Jemin Zyberi,Selim Raci,Dervish Nuzi dhe Ismail Duli nga Dragoci,Abdulla Zeiti,Jakup Dani,Muho Fetahi nga Kullaj,Myrto Dani,Ali Brahimi,Metush halili,Ram Fari nga Drishti,Muho Dyl Sul Osja nga Muselimi,Haxhi Tahiri dhe Idriz Tahiri nga Vorfa e Rrashi,si edhe 150 kryengritës të tjerë u mblodhën dhe pas një kuvendi të gjatë të drejtuar nga bajraktari Osman Haxhia,vendosën që sulmi të bëhej të nesërmen në agim të 9 shtatorit,me pjesmarrjen e gjithë burrave të krahinës“.( Uran Butaka – „Rilindja „ faqe 135 ).

Sigurisht,më parë se të organizojë këtë tubim,bajraktari Osman Haxhia,ka biseduar gjatë me Jup Kazasin i cili jetonte ilegal dhe ka marrë prej tij fjalën që të sulmojë në po atë ditë,në anën e kundërt të qytetit për të hutuar sa më shumë nacionalçlirimtarët.Po kështu,ishte biseduar edhe me krerët e tjerë të guerilëve si Pjetër Luli nga Hoti dhe Tish Pashku nga Rragami i Gurrit të Zi.Të nëntë fshatrat e Gurrit të Zi i udhëhiqte trimi Martin Sheldia.

Agu i 9 shtatorit i gjeti luftëtarët antikomunistë në përgaditjet e fundit.Qëllimi i tyre i parë ishte që me sulm të fuqishëm,të goditeshin forcat qeveritare pranë gazermave ushtarake e më pas të sulmohej burgu i qytetit ku ndodheshin djemtë më të mirë të Shkodrës,në duartë e kriminelëve.Në këtë mënyrë,guerilët kryengritës u ndanë në dy grupe për të shfrytëzuar befasinë si element i rëndësishëm i betejave të tilla.Në orën 2 të mëngjezit të kësaj date,pushkët e guerrillëve shqiptarë,shtinë bataret e para kundër forcave të regjimit komunist.Në të vërtetë,akti i madh i kësaj revolte,mund të ketë qenë i pari,në krejt evropën komuniste.Mesazhi i dhënë ishte i qartë,shqiptarët nuk donin komunizmin,ata do ta luftonin ate deri në sakrificën më sublime të tyre.Përgjigjja e komandës ushtarake nacionalçlirimtare ka qenë e menjëhershme.Duke parandjerë rrezikun,ata mundën për pak kohë,të bllokojnë të gjitha udhëkryqet që të çonin në brendësi të qytetit të Shkodrës dhe përforconin me mjete të rënda,burgun e qytetit.Krejt forcat e ashtuquajtura të Divizionit të mbrojtjes së Popullit,të armatosur  deri në dhëmbë,u lëshuan mbi formacionet e guerilëve antikomunistë,madje me britma e të sharra të gjithfarshme.Në ndihmë të tyre,shkuan edhe forcat e shërbimeve sekrete shqiptare të cilat prej muajsh terrorizonin Shkodrën.Në momentet e para të betejës,guerrila antikomuniste arriti të deportojë pothuaj në largësinë 1- 1,5 kilometra nga qyteti i Shkodrës.Ata të stërvitur në sa e sa beteja kundër serbëve,malazezëve,mundën të përparojnë edhe pse toka shqiptare po mbulohej nga gjaku i bijve të saj.Ndër burrat trima,që detyruan tërheqjen dhe fshehjen në bodrume shtëpish të nacionalçlirimtarëve,vlen të përmenden : Haxhi Tahiri,Idriz Tahiri,Tom Gjini,Zyber Hyseni, GjetoZyberi, Jakup Dani,Ymer Beqiri,Abdulla Seiti,Pjetër Luli,Smaijl Duli,Brahim Aliaj,Selim Rraci etj.Duke vikatur e shtënë kundër forcave të regjimit,në fakt këta burra shtinin kundër vet komunizmit bollshevik për të cilin ishin betuar se nuk do ta futnin kurrë në vatrat e tyre.Kur luftimet kishin dy orë që patën filluar,atëherë në drejtim të Shkodrës,u nisën urgjentisht forca të tjera qeveritare të cilat ndodheshin jo shumë larg qytetit.Ata pos të tjerave mundën të bllokojnë Urën në Zall të Kirit duke penguar kështu ardhjen e guerilëve të tjerë nga Guri i Zi.Madje kur panë se në drejtim të urës po afroheshin formacione nacionaliste,ata derdhën mbi ta zjarr e hekur duke vënë në shërbim edhe grykat e armëve artilerike.Zënia e urës në Zall të Kirit, nga forcat komuniste,do të ligështonte së tepërmi prijësat e guerrilëve antikomunist të krahut tjetër ngase u gjendën tashmë mes zjarrit të fuqishëm.Por ata burra e patën dhënë besën njëherë dhe nuk do të mund të ktheheshin më mbrapa.Edhe pse ishin fare pranë qytetit,edhe pse forcat qeveritare shtinin nga bodrumet dhe dritaret e këtyre shtëpive,guerilët shqiptarë nuk shtinë asnjëherë kundër popullsisë së pafajshme e cila jetonte me ankthin e nacionalistëve.Për më tej,kur e panë se po rrethoheshin,këto guerilë nuk rendën të futen në qytet e të fshihen pasi dihej pastaj se çfar do të ushtrohej mbi  qytetarët e pafajshëm Shkodran.Edhe përmes rrebesheve të plumbave,prijësit e guerilëve,udhëheqësit e bajraktarëve,dhanë urdhër për tërheqjen duke mbetur vetë në pozicionet e para të luftimit.Historiografia shqiptare,u ka mjaft borxhe këtyre,prijësave që ranë në fushën e nderit pa iu dridhur qerpiku,mandej të lehtësuar ,se e patën qëlluar me armë komunizmin ortodoks rus në atdhe të vetin.Rasim Koksi dhe Murat Haxhia, e panë se ishte e pamundur tërheqja e tyre.Ata u dhanë urdhër bashkëluftëtarëve të tyre të largohen në fshehtësi dhe vetë nuk i lëshuan pozicionet deri në çastin e fundit.Jup Kazazi,kur shihte se po i rrethoheshin shokët,në krye të 10 burrave,u doli përpara qindra forcave qeveritare dhe vetëm tërheqja e tyre,bëri që të jetojnë edhe disa ditë të tjera. Atdhetari Osman Hyseni plagoset në gjoks dhe plumbat i dalin në shpatull.Kur shokët vrapojnë ta marrin në supe,ai me dashuri i përqafon dhe u tregon se nga duhet të kalojnë.Më tej,për gjysëm ore,mban të gozhduar 10-12 vetë nga forcat qeveritare.Kur ka mbaruar krejt fishekët,ka ndjerë të hidhet përsipër 3-4 nacionalçlirimtarëve.Këta,për ta terrorizuar popullin e marrin trupin e Osman Hysenit,ende pa dhënë shpirt e lidhin pas një makine ushtarake dhe e tërheqin zvarë deri në Postribë.Edhe pse pat dhënë shpirt rrugës, e lënë në qendër të Postribës 3-4 ditë,pa e varrosur.Në një prej telegrameve që komandanti ushtarak i Qarkut të Shkodrës,Musa Daci,i dërgonte ate ditë Tiranës zyrtare,pos të tjerave thuhej ; „Më datën e sotme 9.9.1945,në orën 2/15 minuta të mëngjezit disa forca kriminelësh të ardhur nga ana e Shllakut,goditën rojën e regjimentit në gazermat.Një rresht tjetër goditën rojën e regjimentit në rrugën  Shkodër – Pukë.Nga ana e jonë,një aspirant i rojës u vra dhe dy vetë të regjimentit janë plagosur.Nga ana e tyre mbetën dy të vrarë…“

( Arkivi i Ministrisë së Rendit – Tiranë , Dosja „Postriba „ fleta 64 ).

Në mesditën e po kësaj date,duke parë se ishte e pamundur të çahej dora e hekurt e forcave qeveritare,prijësat e guerilës antikomuniste urdhëruan tërheqjen për në drejtim të fshatrave përreth.Ata u ndoqën disa kilometra prej nacionalçlirimtarëve,me ç’rast dhanë jetën edhe dhjetra luftëtarë të tjerë.Kështu e ka mbyllur si parim kjo tragjedi shqiptare,një prej të shumtave në  historinë e saj. Kryengritja e antikomuniste Postribës,në shtetin amë,është shtypur me zjarr dhe hekur.Klika komuniste e Tiranës ndonëse ato ditë, e ka quajtur këtë betejë,një fitore të madhe , e pat kuptuar në vetvehte se nuk do të kishte të lehtë të sundonte me komunizmin e saj mashtrues,veriun e Shqipërisë.Menjëherë pas kësaj,mbi popullsinë e pafajshme të Shkodrës dhe rrethinave,nisin terrorin dhe dhuna e pashembullt.Por kjo dhunë makabre do të fillonte me kryengritësit.Urgjentisht nga Tirana,po ate ditë mbrrin në Shkodër,major Zoi Themeli,i njohur për grushtat e hekurta që u ka pas dhënë „reaksionarëve“ dhe ballistëve,ata që nuk e donin regjimin gjakatar komunist shqiptar.Në krye të qindra forcave të ashtuquajtura speciale,Zoi Themeli,ka bllokuar menjëherë rugëkalimet e guerilës antikomuniste shqiptare.Të nesërmen,më 10 shtator 1946,në mesditë ata kanë mundur të kapin 12 djem të rinj,që pasi iu mbarua  municioni u dorëzuan të gjallë.Me urdhër të Zoi Themelit,këta djem të rinj e trima,u çuan në Fushë të Shtoit (pranë Qytetit) dhe në mënyrë publike janë pushkatuar pa gjyq,brenda 2 minutave.Pas vrasjes duke hapur një gropë kolektive,i kanë hedhur trupat aty dhe i kanë lënë të pa mbuluara,njëkohësisht duke urdhëruar edhe qytetarët e Shkodrës që askush të mos afrohet pranë tyre.Përmes gjakut që gurgullonte,ashtu me gjymtyrë të coptuara,shkonin drejt pavdeksisë ; Halil Dauti,Ymer Zeneli,Elez Bajrami,Metush Alia,Muhi Fetahu,Brahim Selimi dhe Qazim Roji.Vetëm pas 48 orëve,Shkodranët bujarë kanë shkuar në Fushë të Stojit dhe i kanë varosur trimat sipas zakonit të tyre.“Të nesërmen,datë 11 shtator e në vazhdim, për javë e për muaj nuk pushoi terrori në fshatrat e Postribës.Komandanti i operacionit Zoi Themeli,me kartabjanke të kryexhelatit Enver Hoxha,vendos në çdo fshat të kësaj krahine,nga një qendër hetuesi-torture!“.( Gazeta „Balli i Kombit „ 7 shtator 1995 ).

Trimin e guerilës shqiptare,Ymer Beqiri nga fshati Boks,forcat qeveritare e kapin pas një rezistence gati prej dy orësh.Prijësin e lidhin me litar dhe 70 nacionalçlirimtarë e shoqërojnë për në Kodër-Boks.Lehtësisht ata mund ta pushkatonin ate,si i pushkatuan qindra burra të tjerë,por masakra e tyre duhej të ishte sa ma e plotë.Ymer Beqiri,pushkatohet brenda në oborr të xhamisë me ç’rast Zoi Themeli e ndyrësirat e tjera,dhunonin këtë vend të shenjtë për t’u treguar shqiptarëve se çfarë tmerresh,mund të prisnin nga ortodoksizmi sllav.Pjetër Shan Deda , (ati i të cilin ka pas përfaqsuar Shkodrën në Lidhjen Shqiptare të Prizërenit)ç’prej 9 shtatorit del në mal.E shoqja Maria,e ka parandjerë dramën ndaj një muzg,ajo do të niset vetë në mal,në bazën ku rrinte Pjetri.Ajo ka dashur të sihte pranë tij,edhe në çastin e mbramë.Në malet e Mazrekut,në një mëngjez të zymtë nëndori të vitit 1946,ata e shohin veten të rrethuar prej qindra forcave komuniste qeveritare.Në krye të çetës së Vogël,Pjetër Shan Deda nis luftën dhe pas disa orësh luftimesh,gjaku i tij,së toku me ate të gruas Maries kanë lagur ndershmërisht tokën arbërore.Në vendin e quajtur Zalli  i Kirit,në hyrje të qytetit të Shkodrës,janë  pushkatuar në ate muaj zie e turpi kombëtar;Cin Serreqi,Kel Coba,Abdulla Kazazi,Murat Haxhi,Nuh Oroshi,Paulin Pali,Gasper Simoni,Rifat Kopliku,Caf Dragusha e dhjetra martirë të tjerë.Askush nuk i gjykoi ata,askush nuk i mbrojti,gjyqet sipas Zoi Themelit dhe klikës së Tiranës komuniste kanë qenë të „tepërt“ për „reaksionarët“.Se çfarë gjendjeje kaosi e terrori,jetonte Shkodra në vjeshtën dhe dimrin e vitit 1945, e mëson pos të tjerave në rrëfimet që ka bërë me ndershmëri,ish shifranti i Komitetit Qendror të PKSH-së.Lidhur me ngjarjet e Postribës,pos të tjerave ai ka deklaruar se ; „Zoi Themeli,Niko Cela e shumë të tjerë,urdhëroheshin nga komiteti Qendror i Partisë,për pushkatime të qytetarëve të ndryshëm.Kjo më linte të kuptoja se këto urdhëra jepeshin nga Partia dhe jo nga gjykatat kompetente… Ndodhte që të nesërmen që ishte dhënë urdhëri për pushkatim,jepej urdhëri tjetër që e anullonte të parin,por ndërkaq viktima mund të ishte egzekutuar.Kjo ka ndodhur shpesh gjatë periudhës që unë punova në këtë detyrë“.( J.Kadesha , rrëfim në gazetën „Rilindja „ më 13 dhjetor 1995 ).

Lisit të nacionalizmit madhështor,gjatë viteve 1943-1945,ia prenë degët.Tashmë,klika komuniste e Tiranës,godiste fort trungun me sopatë për ta shtrirë në tokë ate vigan.Dhe në fakt lisi u end dhe u përkund prej stuhive.Por ai askurrë nuk u rrëzua ngase kish rrënjë të thella në shpirtërat e antikomunistëve shqiptarë.Postriba e vërtetoi plotësisht këtë.

Zvicër-Bern

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: e Postribes, Eugen Shehu, kryengritja e Postribes, Levizja antikomuniste

Xhevat Korça, FUNDI I NJE KORIFEU

July 14, 2013 by dgreca

Nga Prenjo Imeraj New York/Dielli-arkiv/

Burgu kështjellë famëkeq komunist i Burrelit, do të mbetet në historinë e kombit shqiptar si një njollë e zezë, ku u burgosën, vuajtën tmerret e torturave çnjerëzore, vdiqën e u groposën pa varre, disa nga bijtë më të mirë, nacionalistët më besnikë, antikomunistët më të vendosur dhe intelektualët, më të formuar nëpër universitetet më të njohura të Europës dhe më tej. Aty hoqën të zitë e ullirit, përveç Xhevat Korçës edhe Koço Tasi, Vissarion Xhuvani, Mihal Zallari, Sokrat Dodbiba, Gjergj Kokoshi, Salih Vuçiterni, Sami Bitincka, Nino Kurti, Aleksandër Çurçia, At Pjetër Mëshkalla, Dom Shtjefën Kurti, Gjon Shllaku, Tefik Mborja, Hysni Alimerko, Tahir Hoxha, Leonidha Kume, Qemal Vrioni etj.

Zoti Tomorr Dosti, ish i burgosur politik në burgun e Burrelit, me banim në Tiranë tregon: “Ishim duke ecur nëpër “pajtoz”, në orarin e shetitjes, së bashku me Engjëll Çobën e ndjerë. Na afrohet njëri nga të burgosurit dhe na thotë se, Xhevat Korça kishte shpallur grevën e urisë. Na ra si bombë! Kur Engjëlli e mblodhi veten foli: Po hupim një nacionalist të madh. Xhevati kur e thotë fjalën nuk e kthen mbrapsht !”

Po kush ishte ky burrë, për të cilin po shqetsoheshin gjithë të burgosurit politikë, ndërsa drejtoria e burgut, duke e marrë si lojë, fillimisht heshti?

Ky burrë ishte Profesor Xhevat Korça, i lindur në Korçë më 10 janar 1893. Pas mësimeve fillore në qytetin e lindjes, vijoi gjimnazin me emër të Janinës. I mbrujtur me ndjenja atdhedashurie u aktivizua me armë në dorë në çetat liridashëse të Themistokli Gërmenjit dhe Spiro Bellkamenit, duke luftuar kundër pushtuesve turq dhe çetave shoviniste të andartëve grekë, të cilët kryenin herë pas here krime çnjerëzore ndaj banorëve të trevave shqiptare. Pjesëmarrja në ato çeta do t’i kushtonte Xhevatit dënimin me vdekje si prej turqve edhe prej grekëve. Pas shpalljes së Pavarësisë, në sajë të interesimit të Themistokli Germenjit mbështetur edhe prej Bajram Currit, së toku me disa djem të tjerë, u dërguan nga qeveria shqiptare e atëherëshme për studime në Vjenë, ku Xhevati u rregjistrua në Fakultetin e Shkencave Historike. Rezultati përfundimtar i atyre studimeve ishte i shkallës më të lartë. Gjatë atyre studimeve Xhevat Korça nuk u nda nga aktiviteti patriotik.

Më 15 dhjetor 1918 Xhevati së bashku me studentët e tjerë shqiptarë Jani Basho, Remzi Baçi, Nush Bushati, Raqi Buda, Fuad Asllani, Gjovalin Gjadri dhe Luigj Kakariqi i dërguan presidentit amerikan Ëilson një lutje, për të marrë në dorë të drejtat e kombit shqiptar.

Në vitin 1922 Xhevat Korça ngarkohet nga qeveria shqiptare në Shkodër për të themeluar gjimnazin shtetnor laik të atij qyteti, duke aktivizuar në atë gjimnaz midis të tjerëve edhe profesorët: Anton Paluca, Kostaq Cipo, Kolë Margjini, Gabriel Meksi, Gjergj Kokoshi dhe Simon Rrota.

Si përkrahës i qeverisë së Fan Nolit, pas ardhjes së Ahmet Zogut në fuqi, Xhevat Korça me gjithë familje, u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe të emigrojë në Beograd. Duke gjetur aty përkrahjen shkencore të prof. Henrik Bariqit, që ishte albanolog i shquar, u caktua fillimisht lektor i gjuhës shqipe në kursin-seminar të atij profesori. Në vitin 1925 u caktua lektor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ndërsa në vitin 1927-28 mbajti kursin”Gjuha Shqipe për fillestarë”.

Mbas tre vjetësh qëndrimi në Beograd, u bë e pa mundur të qendronte më tutje aty, pasi Zogu pat dërguar dy herë njerëz për ti bërë atentat. U vendos familjarisht si emigrant në Vjenë, ku e vazhdoi punën këmbëngulëse e të palodhur në përkthimin e dokumentave të Arkivit të Shtetit austriak që hidhnin dritë mbi historinë tonë kombëtare, gjë për të cilën punoi plot dhjetë vite me radhë. (Dokumentat e përkthyera nën titullin “Acta et Diplomata Austro-Hungarie, ndodhen në Arkivin s Shtetit në Tiranë në fondin Xhevat Korça).

Pas atentatit që Azis Çami dhe Ndok Gjeloshi i bënë Zogut në Vjenë, Xhevat Korça bëri ç’ishte e mundur që ata të mos gjykoheshin në Vjenën konservative dhe monarkike ku ata do të dënoheshin më rëndë, por me miqt’e tij bënë të pamundurën që gjykimi të bëhej në ndonjerin prej qyteteve industrialë me shpresën se opinioni qytetar republikan e demokrat do t’u shërbente të akuzuarve si mbrojtje që të dënoheshin jo me ashpersin’e menduar. Në këtë kohë bëri bujë të madhe gjesti trimëror i Xhevat Korçës, i cili pa ju dridhur qerpiku, ftoi në duel një avokat austriak. Gazetari në fjalë jo vetëm që Xhevat Korçën e kishte quajtur agjent provokator, por edhe shqiptarët e ikur nga Shqipëria në artikullin e tij i cilësonte si të shitur tek Jugoallavia. Dueli nuk u realizua sepse avokati i trembur i kërkoi falje publike Profesor Xhevat Korçës, madje në të njëjtën gazetë dhe me të njejtën gjatësi shkrimi sikurse edhe ai i pari. Gjatë atyre ditëve ankthi, ndërsa e shoqia e trimit qante duke i thënë se, po e linte rrugëve të Europës me fëmijë të vogël, ai i përgjigjej: “Nuk ka asnjë vlerë jeta jonë po lamë që të na nëpërkëmbin ne si shqiptarë!”

Për shkak të jetës shumë të shtrënjtuar në Austri, gjatë krizës së viteve 30, Xhevati familiarisht u vendos në Fiume të Italisë. Megjithëse Zogu në ato vite ofroi një amnisti për kundërshtarët e tij të dikurshëm, Xhevati qëndroi deri në fund konseguent dhe, nuk ra ndesh me parimet e tij liberale e demokratike.

Kur radioja italiane komunikonte pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, gazetarët Italianë që shkuan për ta intervistuar në banesë si emigrant politik antizogist, e gjetën Xhevat Korçën duke qarë me ngashërime për humbjen e lirisë. Duke ruajtur etikën morale u drejtohet gazetarëve me urtësi: “Ju lutem na lini në hallin tonë dhe largohuni nga banesa ime. Ju na e pushtuat vëndin!” Po atë ditë Xhevat Korça kapërxeu urën që ndante Fiumen italiane me qytetin jugosllav Sushak, ku çensura fashiste nuk arrinte për të kontrolluar shërbimet postare dhe i telegrafoi Mbretit Zog, kundërshtarit politik të hershëm, që të hapte kufijtë për t’i lejuar patriotët e ikur të kthehshin e t’a mbronin bashkarisht atdheun. (Këto dy dëshmi janë të dokumentuara nga dëshmitarja Zonja Lejla Bumçi në Gjygjin Special të viti 1945 me kryetar Koçi Xoxin dhe prokuror Bedri Spahiun).

Në vitin 1940 ai do të pranojë emërimin si anëtar i Këshillit të Shtetit së bashku me Riza Danin, Sejfi Vllamasin, Omer Nishanin, Fuad Asllanin, Dhimitër Beratin etj. që në fakt nuk kishte as edhe një funksion juridik por vetëm teknik. Gjatë nji mbrëmjeje që kishte organizuar Mëkëmbësia me intelektualë shqiptarë, Xhevat Korçës i afrohet Ndihmësi i Mëkëmbësit të Mbretit, Lorusso Attoma dhe i thotë:

-Profesor, nga ju presim tashti, si kundërshtar i regjimit të Mbretit Zog që kini qenë të na shkruani për fashizmin dhe për të mirat që po i sjell ai Shqipërisë-.

Situata u bë e nderë dhe, askush nuk pipëtinte në grupin ku ata ndodheshin, se të gjithë e njihnin Xhevatin, që e thoshte haptas atë çka mendonte. Kur ai foli, tha :

-Zoti Attoma duhet ta dini se që më 7 prill 1939 penës s’ime i është thyer maja-! Intelektualët, midis të cilëve aty pranë ishte edhe Omer Nishani, heshtën. Për çudinë e të gjithëve ky njeri, që pas luftës u bë president i Shqipërisë komuniste, dy ditë më vonë do të shkruante në gazetën “Tomori” një artikull të gjatë që përfundonte me këto fjalë:

Kur miku i tij Mustafa Kruja u emërua kryeministër në vitin 1942, Xhevat Korça pranoi postin e Ministrit të arësimit, por me dy kushte:

1-Gjuha italishte të hiqej si gjuhë e detyruar prej shkollave fillore të Shqipërisë dhe Kosovës.

2-Të lirohen prej kampit të internimit të Ventotenes në Itali të gjithë arsimtarët shqiptarë të internuar si kundra-italianë.

Kuptohet që pas gjithë këtyre ngjarjeve dhe për faktin tjetër që, dikur Xhevat Korça kishte qenë anëtar i KONARE-s, fashistët italianë të mos kishin besim tek ai. Gjenerali Dalmazzo, K/Komandanti i forcave italiane në Shqipëri, kishte lëshuar një qarkore tepër sekrete për ta gjurmuar në çdo lëvizje si person me tendenca komuniste gjë që nuk qëndronte fare, pasi veprimtaria e Xhevat Korçës ishte vetëm atdhetare shqiptare.

Patrioti Beso Gega I qé lutur Xhevat Korçës ta ndihmonte për të liruar nga burgu fashist të bijën Liri Gega, duke i thënë se ajo ishte vetëm kundra-italiane dhe jo komuniste. Xhevati ndërhyri tek ministri i Brendshëm Mark Gjomarkaj si edhe tek kryeministri Mustafa Kruja, i cili e njihte mirë Beso Gegën si patriot, për të nxjerrë Liri Gegën prej burgut. Kryeministri hezitoi shumë pasi e dinte veprimtarinë terroriste komuniste të Liri Gegës por megjithatë e liroi. Për ironi të fatit vite më vonë, kur u bënë bashkë në burgun e Ri në Tiranë, Beso Gega tërë seriozitet i drejtohet Xhevat Korçës: -Ti mirë e ke që je në burg. Ti tradhëtove jo vetëm detyrën tënde kur ma lirove vajzën nga burgu, por duhej edhe mua të më kishe arrestuar në vënd, kur ndërhyra për të-. Xhevati vetëm se u habit nga ato fjalë, pasi ai nuk e dinte se komunstja Liri Gega e kishte mohuar babain e saj.

Gjatë veprimtarisë së tij si minister Xhevat Korça bëri çkishte në dorë së bashku me kolegët e tij për themelimin e Institutit të Studimeve Shqiptare që, nën drejtimin e Mustafa Krujës, mblidhte figura të shquara si Ernest Koliqi, Xhevat Korça, Anton Paluca, Aleksandër Xhuvani, Lazër Shantoja, Karl Gurakuqi, Anton Harapi, Dhimitër Beratti etj. Qëllimi i atij Instituti ishte krijimi i një bërthame akademike për ti shërbyer shkencës së albanologjisë dhe më vonë edhe themelimit të një universiteti shqiptar. Ishte vendim i kësaj Kryesije Instituti që përmëndëm më lart, caktimi si Gjuhë e Njësuar Normative Shqipe e folura e qytetit të Elbasanit gjë e cila u ligjërua sapo Mustafa Kruja u bë Kryeministër dhe Xhevat Korça ministër i Arësimit ku, me qarkoren, (Nr.61-datë 20 Shkurt 1942), drejtuar të gjitha shkollave të mesme të Shqipërisë e të nënëshkruar nga vetë ministri i Arësimit Xhevat Korça, njoftoheshin drejtorit’e atyre shkollave rreth Gjuhës Normative Shqipe dhe urdhëroheshin të përdoreshin si tekste zyrtare Sintaksa edhe ai i Gjuhës Shqipe me autor Atë Justin Rrotën. E nuk mund të mos zihet në gojë edhe se si, përgjatë diktaturës, kurrë nuk u zu në gojë fakti se jo pak, por tridhjetë vite para atij që u quajt Kongresi i Drejtshkrimit, (20 – 25 Nëntor 1972), në shkollat e Shqipërisë mësohej Guha e njësuar Normative Shqipe!

Vrasja e Qazim Koculit në Vlorë e shtyti Mustafa Krujën dhe Xhevat Korçën të japin dorëheqjen në shënjë proteste, se mendohej që italianët kishin gisht në vrasje, pasi Qazim Koculi kishte qenë komandant ushtarak i kryengritësve në Luftën e Vlorës më 1920.

Ardhja e regjimit komunist në Shqipëri në nëntorin e vitit 1944 e gjeti Xhevat Korçën jashtë politikës, në shtëpinë e vet në Tiranë. E arrestuan bashkë me djalin e tij të madh Gencin, pasi ky i fundit ishte inkuadruar në batalionin nacionalist “Besnik Çano” e kishte luftuar në Kosovë kundër çetnikëve dhe partizanëve jugosllavë.

Në prill të vitit 1945 Xhevat Korça doli përpara gjyqit special të kryesuar nga Koçi Xoxe dhe me prokuror Bedri Spahiun. Qëndrimi i tij ishte më se dinjitoz. E akuzuan si tradhtar dhe i shitur tek Italia fashiste. Xhevati tërë bindje i u drejtua trupit gjykues:

-Po të gjeni qoftë edhe një rrjesht të vetëm të shkruar, apo një fjalë të thënë pro fashizmit nga ana e ime, do ta pranoj pa as edhe një kundërshtí dënimin më të rëndë që do të vendosni-.

-Ke shpërdoruar fondet e F.A.P.I.-t, (fondet e Ministrisë së asaj kohe), ulëriti prokurori!

Kur Xhevat Korça paraqiti dokumenta se, nga ai fond u dha nga një rrogë shtesë gjithë arsimtarëve pa përjashtim, si në Shqipëri edhe në Kosovë, prokurori komunist u ndie përsëri:

-E ke bërë për ti afruar arsimtarët me fashizmin!

Xhevat Korça me zë të lartë iu drejtua Prokurorit:

-Paskeni konsideratë të lartë për mësuesit shqiptarë, me që mendokeni se me një rrogë u korruptuakan dhe ndërruakan idealet e tyre- !

Për Xhevat Korçën trupi gjykues komunist vendosi dënimin me vdekje (ishte dënimi i katërtë me vdekje se përveç turqve dhe grekëve e patën dënuar edhe austriakët). Në fakt, më vonë dënimi kapital iu kthye me burgim të përjetshëm dhe e futën në burgun kështjellë të Burrelit, të cilin e përballoi me trimëri e qëndrueshmëri të pa shoqe si edhe dinjitet të lartë.

Tregonte dikur një bashkëvuajtës, Tomor Alikua : Në vitin 1949 Xhevat Korça ndodhej i shtruar në spitalin e burgut së bashku me një farë Teme Shehu. Një oficer i lartë i Sigurimit që shkoi për inspektim, u thotë të burgosurve me ironi:

-Ku jini o baballarë të Kombit…

Xhevat Korça hazër xhevap i a ktheu:

-Le t’ua lemë historianëve për të gjykuar-! Ai drejtues i lartë në ministrinë e Punëve të Brëndëshme dha urdhër dhe menjëherë e nxorrën Xhevat Korçën nga spitali edhe e kthyen në burg.

Xhevati vërtet vuante vetë, por më shumë vuante për bashkvuajtësit e tjerë të burgut. Përpara syve të tij, për çdo ditë parakalonin të vdekur, që varrmihësit gardianë me një batanie i groposnin tek qershia famëkeqe e burgut të çfarosjes të Burrelit. Ishin djem e pleq fatkëqinj që nuk i duronin dot torturat dhe kushtet e tmerrëshme të atij burgu kobsjellës…

Të burgosurit në burgun e Ri të Tiranës kanë pasë dëshmuar për një bisedë interesante të zhvilluar në qeli midis Mehmet Shehut dhe Xhevatit, mbas Gjygjit Special, gjatë së cilës u dukën qartë jo vetëm guximi e burrëria e Xhevat Korçës por edhe inteligjenca dhe kultura e tij në krahasim me atë drejtues famëkeq të hierarkisë komuniste. Si Ministër i Punëve të Brëndëshme vete Mehmet Shehu të vizitojë burgun e Ri. Kur u fut në kaushin ku ndodhej edhe Xhevati, të cilin e njohu dhe i drejtohet me keto fjalë :

-E more Xhevat Korça, u binde më në fund se ne luftuam për kauzën e drejtë kurse ju e kishit gabim-?

Xhevati replikoi diçka për këtë çështje e pastaj diskutimi u pleks duke i u drejtuar njëri tjetrit, Memeti me Xhevat, kurse ky i fundit me Zoti Ministër. Në vazhdim fillojnë e diskutojnë marksizmin teorik. Mehmeti ulet në krevatin portativ të të burgosurit dhe në vazhdim, i habitur nga përgatitja teorike e Xhevat Korçës në fushën e fillozofisë materialiste, fillon i drejtohet me profesor. Pas kësaj edhe Xhevati fillon e i drejtohet ministrit në emër, Mehmet. Jo vetëm të burgosurit e kaushit por edhe shoqëruesit e Ministrit nuk pipëtinin por, ndiqnin me kureshtje debatin. Pas një çasti diskutimit shtyhet në fushën e zbatimit të Revolucionit të Tetorit në Bashkimin Sovjetik. Mehmet Shehu dëgjon me vëmëndje si diskuton Xhevat Korça dhe pas pak i drejtohet duke e pyetur:

-Po ti profesor, si e njihke kaq mirë Revolucionin e Tetorit-? Ai shtangu kur Xhevat Korça i u përgjigj “… E ke lexuar ti Mehmet librin “Dhjetë Ditë q’e Tronditën Botën” të John Reed-it ? E pra dije se unë e kam përkthyer”. Atëherë Mehmet Shehu kthehet dhe i thotë “… duke e njohur kaq mirë teorinë komuniste si u gabove e nuk u bëre me ne? Atëbotë i kthehet Xhevat Korça dhe i thotë : “ Pikërisht pse e njoh kaq mirë si teorinë edhe zbatimin në Rusi të kësaj teorije, u bëra antikomunist i vendosur!”

Situata u tensjonua menjëherë. Mehmet Shehu u zverdh në fytyrë, u ngrit vrik në këmbë, i hodhi Xhevat Korçës një shikim tërë urrejtje dhe u largua pa e përshëndetur.

Jeta e burgjeve ishte e tmerrëshme. Aty mungonin edhe sendet më elementare për një jetesë minimale të atyre njerëzve të mjerë. Por burgu tashmë famëkeq i Burrelit shquhej si i veçantë mes të gjithëve. Xhevat Korça me kurajon që e karakterizonte i drejtohet një ditë drejtorit të burgut lidhur me mungesën e plotë të të drejtave të burgosurve sa i takon përkujdesjes shëndetësore, duke e paralajmëruar se në qoftë se nuk merren masa për t’i përmirësuar ato, ai do t’i jepte fund jetës së tij me grevë urie. Por drejtori injorant dhe indiferent i burgut i mori ato fjalë si lojë dhe, nuk u dha fare rëndësi.

Qëlloi që pas dy ditësh u paraqitën tek dera e burgut bashkëshortia e Xhevatit me njërin nga djemtë. Patën sjellë edhe pak ushqime për njeriun e tyre të dashur, aq sa me fukarallëkun e tyre mundnin t’i ruanin për t’i çuar në burg. Ata nuk e dinin se ai ishte futur në grevë urie. Me këtë rast, hafijet e burgut e njoftuan drejtorin, i cili vetëm në atë çast e mësoi se, Xhevat Korça kishte filluar grevën e urisë. I alarmuar shkon në kaushin ku ndodhej Xhevat Korça dhe i bën presion të burgosurit, i cili jo vetëm nuk lëkundet në vendimin e tij, por i kthehet drejtorit: “Unë kam bërë e kam thënë se do t’ju kundërvihem me grevën e urisë, e vetmja armë që kam, dhe nuk heq dorë nga ajo. Po lermëni t’i takoj për herë të fundit gruan dhe djalin.” Drejtori i bindur se do ta thyente, nuk pranon, dhe i thotë të mendohej deri të nesërmen. Duke e shikuar drejtorin me mospërfillje Xhevat Korça i thotë: “Ju nuk dini as ç’është burrëria e gjithashtu nuk e kuptoni se çdo të thotë fjalë e dhënë. Po paçi faqen e zezë!”

Drejtori priti deri të nesërmen me shpresë se i burgosuri do ta kthente mendjen. Por kur hafijet e tij i thanë se Xhevat Korça nuk pranon ta ndryshojë vendimin e marrë, nga njëra anë u nxori familjarëve haber se nuk do kishte takim nga që ishte marrë një masë disiplinore kundër Xhevat Korçës, ndërsa nga ana tjetër njoftoi menjëherë drejtorinë e përgjithëshme të burgjeve për këtë rast të pa precedent. Dy ditë më vonë Kadri Hazbiu sosi në Burrel dhe të burgosurin e pabindur e shoqërojnë në drejtori. Dëshmija që vazhdon është dhënë nga Avokat Xhevdet Kapshtica si edhe nga zoti Reis Hasho, të dy bashkëvuajtës në të njajtin kaush me Xh.Korçën. Fillimisht Kadri Hazbiu kishte filluar ta marrë me të mire Xhevat Korçën duke i bërë edhe premtime, po kur u bind se i burgosuri qëndronte i pa lëkundur në vendimin e tij, filloi nga presionet dhe kërcënimet. Xhevat Korça e dëgjoi i heshtur deri në fund dhe në vazhdim foli tërë vendosmëri: “Dëgjo këtu more Kadri Hazbiu!! Ti e ke kot që mundohesh të më thyesh me presione. Unë, me vendimin që kam marrë, nuk jam më në mes të gjallëve e si pasojë as që ekziston për mua as ti e as Enver Hoxha! E di se si më duket mua tani Enver Hoxha? I vooogël”(dhe aviti gishtin tregues gadi sa nuk e cikte gishtin e madh të dorës) e i thotë se”kaq të vogël e shikoj unë tashti E. Hoxhën! Po kij mëndjen se pikërisht ty ai ka për t’a hequr kokën nga trupi!”

Të burgosurit e kaushit filluan të shqësohen çdo ditë e më tepër për jetën e bashkëvuajtësit të tyre. Ai as hante dhe as pinte. Organet filluan të dobësohen, fuqitë dalë e nga dalë po i shteroheshin, por mendia gjithmonë e kthjellët. Filluan t’i afroheshin me radhë, e t’i luteshin për ta ndërprerë grevën e urisë, për hir të jetës, të families por edhe të tyre, që tani ishin si vëllezër në vuajtje e mendime. Xhevat Korça vetëm heshtëte, duke vazhduar në qëndrimin e tij promethean. Miqtë më në fund i drejtohen Patër Mëshkallës, një klerik shumë i nderuar dhe me kulturë të gjërë, për të cilin dihej se Profesor Xhevat Korça kishte shumë konsideratë. Duke filluar nga dita e pestë e urisë, Patër Mëshkalla nuk flinte natën, por i rrinte tek koka mikut të tij. Dukej dhe ndihej se ai dhe Avokat Xhevdet Kapshtica ishin më të shqetësuarit për jetën e Xhevatit. Ditën Patër Mëshkalla ecte nëpër kaush me duar të kryqëzuara dhe lutej për jetën e mikut të tij derisa më në fund vendosi: U afrua me ngadalë tek qoshja e Xhevatit, u ul në gjunjë e duke i a lëmuar kokën i lutet me përgjërim: “Xhevat, të lutem mos i a shit shpirtin shejtanit tue dekë në grevë ûje. Kishte me kênë nji mëkat!” Xhevat Korça me zë të zvargur po bindës përgjigjet: “Padre, të kam ditur mik i cili nuk do që të turpërohem. Si mi thua këto fjalë tashti që po më lenë forcat fizike, do të më lerë llogjika e si pasojë edhe vullneti, e ti më fton të bëhem lojë e këtyre rojeve të burgut të tallen e të thonë se unë nuk e mbajta dot fjalën?” Patër Mëshkalla u prek thellë, e përqafoi Xhevat Korçën e të dy të përlotur u ndanë nga njëri tjetri!

Në atë burg ishte edhe Gjergj Kokoshi, një ish koleg dhe i njohur i vjetër i Xhevat Korçës, por fillimisht me idera të dyshimta e komuniste. Duke filluar nga dita e parë kur e sollën Gjergj Kokoshin në Burgun e Burrelit, Xhevat Korça nuk i kishte folur as një herë Gjergjit. Arësyeja ishte thjeshtë politike. Kur gjatë viteve të luftës ai kishte qenë profesor në gjimnazin e Tiranës, kishte nxitur shumicën e nxënësve të dilnin partizanë në mal në luftë kundër okupatorit. Për Profesor Xhevat Korçën, Profesor Gjergj Kokoshi kishte ndikuar në triumfin e komunizmit në Shqipëri e bile fillimisht, duke qenë edhe në postin e Ministrit të Arsimit në qeverinë e Enver Hoxhës, e prandaj as i fliste me gojë.

Të gjithë ishin të preokupuar për këtë fakt sepse asnjërit nuk i vinte mirë, që dy intelektualë të njohur, tani bashkëvuajtës në të njëjtin burg , të mos i flisnin njërit tjetrit. Avokat Xhevdet Kapshtica pat ndërhyrë një herë tek Xhevati për ti folur Gjergj Kokoshit dhe përgjigja e Profesor Xhevat Korçës kishte qenë e prerë: “…Nuk e kuptoj fare rëndësinë që i jepni faktit në se i flas unë Gjergjit apo jo. Unë e kuptoj se me sa duket, Gjergji e ka kuptuar gabimin e tij në radhitje të tijën nga ana e së ashtuquajturës Nacional-Çlirimtares, po ç’rëndësi ka ky pozicionim i tij sot? Ai e nxiste rininë të mbushte radhët e çetave partizane aso kohe dhe me mish e me shpirt u predikonte një të ardhme, të cilën sot, ai vetë Gjergji, e kuptoi se ishte e gabuar! Po kujt i shërben ky kthjellim i vonuar i tij? E keqja u bë dhe pendimi i Gjergj Kokoshit nuk i vlen më askujt e aq më pak historisë!…”

Në ditët e fundit të jetës së Xhevat Korçës, i nxitur nga të burgosurit e tjerë, Gjergj Kokoshi pranoi të shkonte e t’i fliste Xhevat Korçës e kështu t’a bindëte të hiqte dorë nga greva e urisë. Gjergji pranoi dhe u drejtua me hap të ngadalshëm për nga qoshja ku prehej i dobësuar Xhevat Korça. Gjithë të burgosurit e tjerë po ndiqnin me vemendje te madhe lëvizjet e profesor Gjergj Kokoshit. Kureshtja ishte e madhe se si dhe ç’farë do t’i thoshte profesor Xhevat Korçës në çastet e fundit të jetës së tij Gjergj Kokoshi për t’ia mbushur mëndjen të hiqte dorë nga greva e urisë ? Pasi qendroi pak çaste në këmbë, duke kundruar me dhëmbje kolegun e tij, u përkul dhe i foli miqësisht duke i a zgjatur dorën. Dora i ngeli e shtrirë për disa çaste. Më në fund Xhevat Korça vendosi dhe i a dha dorën. Ata që e ndiqnin skenën menduan se më në fund Gj.Kokoshi do të ishte shkaku që t’a bindëte Xh.Korçën të hiqte dorë nga greva e urisë. Mirëpo Gjergj Kokoshi vazhdoi : “Ti Xhevat po e mbyllë jetën me kapak florini. Edhe un kisha dashtë me e pasë ket guxim si edhe ti por fatkeqsisht nuk e kam at burrni. Prandej qindro i fortë e mos u lëkund në vendimin t’and”! I a shtërngoi për të fundit herë dorën dhe u largua.

Të gjithë të burgosurit e kaushit e përjetuan jo vetëm me dhimbje por edhe me krenari fjalën e Gjergj Kokoshit, që ishte njëkohësisht jo vetëm vlerësim për karakterin e Xhevat Korçës, por edhe një lloj pendese dhe faljeje, sado që tepër e vonuar, ndaj atij njeriu të pa epur.

Xhevat Korçës më në fund i shteruan forcat. Pak ditë më vonë nga kjo ndodhi, ai e dha frymën e fundit mbështetur në gjoksin e Avokat Xhevdet Kapshticës. Kështu pushoi së rrahuri zemra e Profesorit dhe Nacionalistit të shquar, njëkohësisht antikomunistit të vendosur Profesor Xhevat Korçës. Ishte një rast i pa precedent. Kurrë ndonjëherë më parë nuk pat ndodhur që ndonjë i burgosur politik të vdiste me greve urie. Atje në burgun kështjellë komunist të Burrelit, Xhevat Korça i ngriti vetes një monument pavdekësie.

Për ironin e fatit, vite më vonë, Mehmet Shehu do vritej apo “vetëvritej” pa lavdi. Kadri Hazbiut shokët e tij komunistë do t’i a prisnin gjuhën dhe pastaj kokën, kurse përmendorja e Enver Hoxhës, pas vdekjes, do të tërhiqej zvarrë rrugëve të Tiranës, si shprehje e urrejtjes ndaj njeriut më të urryer të Kombit Shqiptar.

Prandaj Profesor Xhevat Korça e meriton plotësisht të quhet :Korifé i Nacionalizmit të Ndritur Shqiptar.

Drejtori priti deri të nesërmen me shpresë se i burgosuri do ta kthente mendjen. Por kur hafijet e tij i thanë se Xhevat Korça nuk pranon ta ndryshojë vendimin e marrë, nga njëra anë u nxori familjarëve haber se nuk do kishte takim nga që ishte marrë një masë disiplinore kundër Xhevat Korçës, ndërsa nga ana tjetër njoftoi menjëherë drejtorinë e përgjithëshme të burgjeve për këtë rast të pa precedent. Dy ditë më vonë Kadri Hazbiu sosi në Burrel dhe të burgosurin e pabindur e shoqërojnë në drejtori. Dëshmija që vazhdon është dhënë nga Avokat Xhevdet Kapshtica si edhe nga zoti Reis Hasho, të dy bashkëvuajtës në të njajtin kaush me Xh.Korçën. Fillimisht Kadri Hazbiu kishte filluar ta marrë me të mire Xhevat Korçën duke i bërë edhe premtime, po kur u bind se i burgosuri qëndronte i pa lëkundur në vendimin e tij, filloi nga presionet dhe kërcënimet. Xhevat Korça e dëgjoi i heshtur deri në fund dhe në vazhdim foli tërë vendosmëri: “Dëgjo këtu more Kadri Hazbiu!! Ti e ke kot që mundohesh të më thyesh me presione. Unë, me vendimin që kam marrë, nuk jam më në mes të gjallëve e si pasojë as që ekziston për mua as ti e as Enver Hoxha! E di se si më duket mua tani Enver Hoxha? I vooogël”(dhe aviti gishtin tregues gadi sa nuk e cikte gishtin e madh të dorës) e i thotë se”kaq të vogël e shikoj unë tashti E. Hoxhën! Po kij mëndjen se pikërisht ty ai ka për t’a hequr kokën nga trupi!”

Të burgosurit e kaushit filluan të shqësohen çdo ditë e më tepër për jetën e bashkëvuajtësit të tyre. Ai as hante dhe as pinte. Organet filluan të dobësohen, fuqitë dalë e nga dalë po i shteroheshin, por mendia gjithmonë e kthjellët. Filluan t’i afroheshin me radhë, e t’i luteshin për ta ndërprerë grevën e urisë, për hir të jetës, të families por edhe të tyre, që tani ishin si vëllezër në vuajtje e mendime. Xhevat Korça vetëm heshtëte, duke vazhduar në qëndrimin e tij promethean. Miqtë më në fund i drejtohen Patër Mëshkallës, një klerik shumë i nderuar dhe me kulturë të gjërë, për të cilin dihej se Profesor Xhevat Korça kishte shumë konsideratë. Duke filluar nga dita e pestë e urisë, Patër Mëshkalla nuk flinte natën, por i rrinte tek koka mikut të tij. Dukej dhe ndihej se ai dhe Avokat Xhevdet Kapshtica ishin më të shqetësuarit për jetën e Xhevatit. Ditën Patër Mëshkalla ecte nëpër kaush me duar të kryqëzuara dhe lutej për jetën e mikut të tij derisa më në fund vendosi: U afrua me ngadalë tek qoshja e Xhevatit, u ul në gjunjë e duke i a lëmuar kokën i lutet me përgjërim: “Xhevat, të lutem mos i a shit shpirtin shejtanit tue dekë në grevë ûje. Kishte me kênë nji mëkat!” Xhevat Korça me zë të zvargur po bindës përgjigjet: “Padre, të kam ditur mik i cili nuk do që të turpërohem. Si mi thua këto fjalë tashti që po më lenë forcat fizike, do të më lerë llogjika e si pasojë edhe vullneti, e ti më fton të bëhem lojë e këtyre rojeve të burgut të tallen e të thonë se unë nuk e mbajta dot fjalën?” Patër Mëshkalla u prek thellë, e përqafoi Xhevat Korçën e të dy të përlotur u ndanë nga njëri tjetri!

Në atë burg ishte edhe Gjergj Kokoshi, një ish koleg dhe i njohur i vjetër i Xhevat Korçës, por fillimisht me idera të dyshimta e komuniste. Duke filluar nga dita e parë kur e sollën Gjergj Kokoshin në Burgun e Burrelit, Xhevat Korça nuk i kishte folur as një herë Gjergjit. Arësyeja ishte thjeshtë politike. Kur gjatë viteve të luftës ai kishte qenë profesor në gjimnazin e Tiranës, kishte nxitur shumicën e nxënësve të dilnin partizanë në mal në luftë kundër okupatorit. Për Profesor Xhevat Korçën, Profesor Gjergj Kokoshi kishte ndikuar në triumfin e komunizmit në Shqipëri e bile fillimisht, duke qenë edhe në postin e Ministrit të Arsimit në qeverinë e Enver Hoxhës, e prandaj as i fliste me gojë.

Të gjithë ishin të preokupuar për këtë fakt sepse asnjërit nuk i vinte mirë, që dy intelektualë të njohur, tani bashkëvuajtës në të njëjtin burg , të mos i flisnin njërit tjetrit. Avokat Xhevdet Kapshtica pat ndërhyrë një herë tek Xhevati për ti folur Gjergj Kokoshit dhe përgjigja e Profesor Xhevat Korçës kishte qenë e prerë: “…Nuk e kuptoj fare rëndësinë që i jepni faktit në se i flas unë Gjergjit apo jo. Unë e kuptoj se me sa duket, Gjergji e ka kuptuar gabimin e tij në radhitje të tijën nga ana e së ashtuquajturës Nacional-Çlirimtares, po ç’rëndësi ka ky pozicionim i tij sot? Ai e nxiste rininë të mbushte radhët e çetave partizane aso kohe dhe me mish e me shpirt u predikonte një të ardhme, të cilën sot, ai vetë Gjergji, e kuptoi se ishte e gabuar! Po kujt i shërben ky kthjellim i vonuar i tij? E keqja u bë dhe pendimi i Gjergj Kokoshit nuk i vlen më askujt e aq më pak historisë!…”

Në ditët e fundit të jetës së Xhevat Korçës, i nxitur nga të burgosurit e tjerë, Gjergj Kokoshi pranoi të shkonte e t’i fliste Xhevat Korçës e kështu t’a bindëte të hiqte dorë nga greva e urisë. Gjergji pranoi dhe u drejtua me hap të ngadalshëm për nga qoshja ku prehej i dobësuar Xhevat Korça. Gjithë të burgosurit e tjerë po ndiqnin me vemendje te madhe lëvizjet e profesor Gjergj Kokoshit. Kureshtja ishte e madhe se si dhe ç’farë do t’i thoshte profesor Xhevat Korçës në çastet e fundit të jetës së tij Gjergj Kokoshi për t’ia mbushur mëndjen të hiqte dorë nga greva e urisë ? Pasi qendroi pak çaste në këmbë, duke kundruar me dhëmbje kolegun e tij, u përkul dhe i foli miqësisht duke i a zgjatur dorën. Dora i ngeli e shtrirë për disa çaste. Më në fund Xhevat Korça vendosi dhe i a dha dorën. Ata që e ndiqnin skenën menduan se më në fund Gj.Kokoshi do të ishte shkaku që t’a bindëte Xh.Korçën të hiqte dorë nga greva e urisë. Mirëpo Gjergj Kokoshi vazhdoi : “Ti Xhevat po e mbyllë jetën me kapak florini. Edhe un kisha dashtë me e pasë ket guxim si edhe ti por fatkeqsisht nuk e kam at burrni. Prandej qindro i fortë e mos u lëkund në vendimin t’and”! I a shtërngoi për të fundit herë dorën dhe u largua.

Të gjithë të burgosurit e kaushit e përjetuan jo vetëm me dhimbje por edhe me krenari fjalën e Gjergj Kokoshit, që ishte njëkohësisht jo vetëm vlerësim për karakterin e Xhevat Korçës, por edhe një lloj pendese dhe faljeje, sado që tepër e vonuar, ndaj atij njeriu të pa epur.

Xhevat Korçës më në fund i shteruan forcat. Pak ditë më vonë nga kjo ndodhi, ai e dha frymën e fundit mbështetur në gjoksin e Avokat Xhevdet Kapshticës. Kështu pushoi së rrahuri zemra e Profesorit dhe Nacionalistit të shquar, njëkohësisht antikomunistit të vendosur Profesor Xhevat Korçës. Ishte një rast i pa precedent. Kurrë ndonjëherë më parë nuk pat ndodhur që ndonjë i burgosur politik të vdiste me greve urie. Atje në burgun kështjellë komunist të Burrelit, Xhevat Korça i ngriti vetes një monument pavdekësie.

Për ironin e fatit, vite më vonë, Mehmet Shehu do vritej apo “vetëvritej” pa lavdi. Kadri Hazbiut shokët e tij komunistë do t’i a prisnin gjuhën dhe pastaj kokën, kurse përmendorja e Enver Hoxhës, pas vdekjes, do të tërhiqej zvarrë rrugëve të Tiranës, si shprehje e urrejtjes ndaj njeriut më të urryer të Kombit Shqiptar.

Prandaj Profesor Xhevat Korça e meriton plotësisht të quhet :Korifé i Nacionalizmit të Ndritur Shqiptar.(Dielli-Arkiv)

 

Filed Under: Histori Tagged With: fundi i nje korifeu, Xhevat Korca

Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër

July 13, 2013 by dgreca

Nga Robert Elsie/

Lufta e Parë Ballkanike filloi në tetor të vitit 1912. Serbia përparoi duke e shfrytëzuar vakumin e lënë nga thërrmimi i përandorisë Osmane në drejtim të invadimit dhe pushtimit të Kosovës dhe rajonit të Dibrës, që tash gjendet në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë. Kjo ndodhi në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit të atij viti. Derisa Fuqitë e Mëdha e njohën Shqipërinë si shtet sovran më 29 korrik 1913, Kosova, Dibra, Ohri dhe Manastiri mbetën nën sundimin ushtarak serb dhe më 7 shtator 1913, Mbreti Peter I i Serbisë deklaroi aneksimin e territoreve të pushtuara. Një kryengritje e gjerë kundër sundimit serb filloi në Lumë (në jugperëndim të Prizrenit) dhe në bjeshkët në perëndim të Gjakovës, që u shtyp nga një forcë serbe prej 20.000 trupave, që përparuan drejt Shqipërisë dhe për pak sa nuk arritën deri në Elbasan. Një amnisti u shpall në Beograd nga qeveria në tetor 1913, por masakrat kundër popullit shqiptar vazhduan. Një vit pas informacioneve të tmerrshme të përpiluara nga Leo Freundlich, “Raporti zyrtar drejtuar Fuqive të Mëdha” i botuar në dhjetor 1913, shpalos më imtësisht kërdinë e bërë pas amnistisë në Dibër dhe Lumë.

Raport zyrtar paraqitur Fuqive të Mëdha Ne jemi të parët që po paraqesim listën e plotë të vrasjeve të bëra nga armata serbe në Krahinën e Dibrës, Dibrës së Ulët dhe Lumës, që shtrihen në Shqipërinë veriore, pas amnistisë së tetorit të kaluar të akorduar nga qeveria e Beogradit, masakra të bera pas revoltës së malësorëve shqiptarë. Ky është një dokument i rëndësisë së jashtëzakonshme dhe tashmë është dërguar te qeveria e njërës nga Fuqitë e Mëdha nga përfaqësuesi i saj i plotfuqishëm, që e ka përpiluar përsonalisht me shënime dhe emra të vendeve të vrasjeve dhe terrorit. Ja versioni i plotë i raportit zyrtar.

Krahina e Dibrës Në Klos, bandat serbe kanë therur Ahmet Aliun dhe vëllain e tij, sikurse edhe Nezir Sulejmanin dhe Mehmet Salihun. I tërë fshati është grabitur. Në Valikardhë, në pikë të ditës dhe në prani të krejt banorëve, Ymer Halili, Osman Qira, Qerim Zejneli, Ismail Alushi dhe Sul Hoxha (hoxhë mysliman) janë prerë me bajonetë dhe janë katandisur në kufoma të panjohshme. Shtëpitë u janë djegur pasi më parë u ishin plaçkitur. Në Peladhi, janë bërë kontrollime shtëpi më shtëpi, me pretekst të kërkimit të armëve. Shumë shtëpi janë plaçkitur. Shtëpia e Hasan Patajt është djegur dhe pronari është prerë në fyt në prani të nënës së vjetër, gruas dhe fëmijëve. Në Krajkë, shtëpia e Muharrem Dervishit është djegur pasi ishte grabitur. Në Zerqen, krejt shtëpitë janë grabitur dhe djegur. Në Sopot, i tërë fshati është rrënuar dhe plaçkitur. Shumë shtëpi janë djegur. Të gjitha kafshët janë vjedhur dhe këta persona janë therë në bajonetë: Ali Kamberi, shërbëtori i tij, Hamza Disha, si dhe Salih Selimi. Në Dibër (qytet), disa orë para sulmit të malësorëve, prefekti lokal dhe komandanti ushtarak arrestuan tetëmbëdhjetë udhëheqës të qytetit, që janë ekzekutuar pa u gjykuar: Ramiz Karanfili,Sheh Husejni, Numan Hasani dhe Safet Bej. Të tjerët mbijetuan falë hyrjes në atë kohë të malësorëve në qytet dhe ushtria serbe u detyrua të ikë me ngut. Kur u kthyen në qytet, serbët e plaçkitën krejt qytetin dhe morën me vete mbi një milion lira turke të vjedhura. Shumë shtëpi u dogjën, posaçërisht ato e Ali Beut, Rakip Qatibit dhe Kurtish Agait. Me vrazhdësi të paparë, serbët po ashtu i masakruan shumë njerëz të tjerë, mes të cilëve kishte edhe të tillë që bënin punët e tyre dhe s’merrin pjesë në kryengritje. Mes të masakruarve ishin: Kurtish Aga, Behgjet Efendi, Haxhi Syreja Efendi, Reshid Efendi Kusari dhe Sadullah Shtrazimiri. Në këtë çast, qyteti i Dibrës është thjesht i shkretë, sepse banorët kanë ikur në mal. Në qytet kanë mbetur vetëm dyqind apo treqind veta të të dyja gjinive. Në Gjoricë, një ditë pas vizitës së një oficeri të dërguar nga qeveria austriake, që ishte duke kaluar dhe verifikuar tërheqjen e ushtrisë serbe nga rajoni, serbët u rishfaqën në fshat dhe vranë një grua dhe një fëmijë pesëvjeçar. Ata, po ashtu, e plagosën një grua tjeter. Në Homesh, vetëm tri nga 150 shtëpitë e katundit qëndrojnë në këmbë. Të gjitha janë djegur pasi që ishin plaçkitur. Pasi janë dorëzuar, serbët i kanë vrarë: Musa Ismajlin, Shemsedin Bajramin dhe Halit Sulejmanin, që ishin kthyer në fshat pas amnistisë. Herën e parë i morën 1000 krerë dele, 150 krerë gjedhe dhe 40 kuaj. Herën e dytë, ata morën 50 krerë dele, nëntë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj. Në Shupenzë, pas vjedhjes së shtëpive dhe marrjes së gjërave të vlefshme, serbët masakruan: Ali Myslimin dhe vëllain e tij Abdiun, Hasan Abazin dhe Dalip Elmazin. Në Okashtinë, vetëm një shtëpi qëndron në këmbë nga 74 sa ishin. Të gjitha janë plaçkitur dhe djegur. Dy burra të quajtur Ferhat dhe Nazif janë prerë me bajonetë. Krejt kafshët janë marrë. Në Topojan, fshat me 68 shtëpi, kishte plaçkitje dhe djegie të përgjithshme. Një burrë me emrin Abdullah Xhaferri u pre në qafë pasi nuk ishte në gjendje të paguante pesë lira turke (115 lira italiane) të kërkuara haraç nga oficeri komandues i detashmentit. Ushtarët serbë i morën me vete të gjitha kafshët. Në Kovashicë, Malik Bajrami, Aziz Haxhi, Ahmet Ramadani, Leka, Destan Jashari, Sejfedin Elezi dhe Sulejman Ramadani janë masakruar. 150 krerë delesh, 41 gjedhe dhe 13 kuaj janë vjedhur. Burri me emrin Rashid Rexhepi është kursyer nga vrasja vetem së i ka paguar haraç prej 150 lirave turke (rreth 3450 franga) komandantit të detashmentit serb. Në Gjuricë (katundi afër Topojanit) janë masakruar 14 burra. Dy gra po ashtu janë vrarë: Naile Seferi dhe Zemane Ibrahimi, si dhe djemtë e vegjël: 8-vjeçari me emrin Ismail Mehmedi, 10-vjeçari me emrin Bajram Elezi, 7-vjeçari me emrin Rrahman, dy dymbëdhjetëvjeçarë, njëri i quajtur Hasan Ali dhe tjetri Elias dhe e bija e Husein Cokës. Në Golevishtë, i tërë fshati është grabitur. 74 shtëpi janë djegur dhe dy burra, njëri me emrin Halil Numani e tjetri Nuredin Mustafa janë prerë në fyt. Sa u përket kafshëve, herën e parë serbët i kanë marrë 1000 krerë dele, 30 krerë gjedhe dhe 35 kuaj, kurse herën e dytë 23 kuaj, 40 gjedhe dhe 500 krerë dele. Në Kërçisht, dy shtëpi të vetme myslimane janë djegur. Pastaj janë vjedhur 60 krerë dele, dy dema dhe katër lopë. Në Bllatë, serbët kanë djegur 75 shtëpi dhe kanë masakruar Rexhep Lleshin së bashku me të vëllain Abdiun dhe djalin e vogël Bajramin, si dhe gruan e Islam Kuaranas. Fshati është plaçkitur tërësisht dhe kafshët e mbetura, 90 krerë dele dhe 50 krerë gjedhe, janë marrë. Në Zogjaj, fshati është plaçkitur të gjitha të mirat. Drutë e dimrit dhe kafshët janë marrë. Serbët i kanë shkatërruar 124 shtëpi dhe, derisa zjarri shndërronte çdo gjë në hi, ata i kanë hedhur këta njerëz për së gjalli në flakë: një grua me emrin Rihane, dy vajza me emrat Fazile e Myslime dhe një 7-vjeçar me emrin Bajram. Ata gjithashtu i prenë me bajoneta Haxhi Myslimin, Nezir Azizin, Halil Numanin dhe Zenel Hasanin. Duke u kthyer për të dytën herë në Zogjaj, serbët masakruan: Musafa Myslimin, Aziz Jusufin, Adem Shabanin dhe Edin Nurkën. Ata, po ashtu, i vodhën shtatë lopë dhe gjashtë dele, që i kishin shpëtuar plaçkitjes së parë. Në Maqellarë, 10 shtëpi janë grabitur dhe janë djegur. Për me shumë, serbët i kanë prerë: Elmaz Selmanin dhe të birin e tij Selmanin, Malik Rexhepin dhe të birin e tij Muratin, Hasan Sulejmanin, Abdullah Qehajën, Hajredin Hasanin dhe të tre bijtë e tij Ymerin, Ramizin dhe Tevfikin, të vëllain Rakipin, babën Hasanin; Rrustem Mehmetin, Numan Shemsedinin, Ramadan Bajramin dhe Ejup Edhemin. Banorët e tjerë të fshatit u detyruan të sjellin 50 krerë gjedhe, dy lope dhe 113 dhi, në mënyrë që të mos masakrohen. Në Poçest, serbët e kanë vrarë Muharrem Muharremin dhe të birin e tij Behgjetin. I morën 100 krerë dele dhe nëntë copë bagëti, si dhe 150 lira turke (afër 3450 franga), që i zbuluan nëpër xhepat e katundarëve. Në Kërçisht të Poshtëm, serbët kanë vjedhur shtëpinë e Mehmet Ejupit pasi ia pre në fytin atij në prani të familjes. Në Çerenec, ata dogjën 23 shtëpi dhe e masakruan Hasan Abazin bashkë me gruan e tij, Ramadan Salihun dhe Rrustem Sulejmanin. Ata e kanë vjedhur krejt fshatin duke i marrë me vete të gjitha gjërat e vlefshme, furnizimet dhe kafshët. Në Bllacë, i gjithë fshati është djegur pasi ishte vjedhur. Banorët janë prerë me shpatë, krejt pa shkak, kështu që ka qenë e pamundshme përpilimi i listës së viktimave. Kur u kthyen në Bllacë, serbët e panë se i kanë lënë pa marrë 250 krerë dele, 37 lopë dhe 28 kuaj, kurse barinjtë i masakruan. Në Spas ata i plaçkitën të gjitha shtëpitë dhe i dogjën dhjetë prej tyre. I morën të gjitha kafshët që mundën t’i zinin, 150 krerë dele, katër kuaj dhe 13 krerë bagëti. Në Klobuçishtë, pas grabitjes së të gjitha shtëpive, ua vunë pastaj zjarrin. Tridhjetë shtëpi u bënë shkrumb e hi. Po ashtu, në prani të katundarëve i vranë: Adil Bilhalin, Ahmed Abazin, Mustafa Murtezin, Xhelaledin Destanin dhe të vëllain e tij Musën, Hajredin Maksutin, Lutfi Fejzullahun, Reshid Murtezin dhe të birin tij Fetahun, Gazanfer Zejnelin dhe të tjeret. Serbët poashtu i vodhën 150 dele dhe dhi, 11 bagëti të tjera, dhe një gomar. Në Pulçishte (Poçest?) serbët i morën 103 krerë dele, l5 krerë gjedhe, 14 kuaj, shtatë gomerë dhe 65 lira turke (afër 1500 franga). Kur u kthyen herën e dytë, ata zunë dhe morën edhepesë dele, 10 gjedhe dhe një kalë. Në Obok, i tërë fshati është plaçkitur dhe udhëheqësit e fshatit, Ramadan Bajramit, i është prerë fyti. Kur kaluan herën e parë, serbët morën një tufë prej 120 deleve dhe, herën e dytë, ata morën 25 dele, dy dema, një kalë dhe dy gomarë. Në Pesjakë, ata kanë djegur dhe shkatërruar të gjitha shtëpite. Prej banorëve kanë vrarë këta: Jahja Ismajlin, Malik, Mahmut, Sejfullah, Abaz dhe Vehbi Sulejmanin. Serbët, po ashtu kanë marrë me vete 14 bagëti, 50 dele dhe një gomar. Në Erebarë i gjithë fshati është plaçkitur dhe këta përsona janë masakruar: Ibrahim Osmani, Junus Kurtishi, Xhafer Demiri dhe Destan Ishaku. Po ashtu i kanë marrë me vete tre kuaj, një gomar dhe tetë krerë dele. Ata ia kanë marrë një tufë prej 150 deleve Shukri Beut nga kullota afër fshatit. Në Vojnik, serbët plaçkitën e dogjën të gjitha shtëpite, 51 sish dhe, derisa flakët e shkretonin fshatin, ushtarët serbë e therrnin me bajoneta kë e gjenin. Mes viktimave ishin Sinan Ibrahimi, Nazif Numani, Ali Selimi dhe Idriz Shabani. Për më tepër, një grua me emrin Shame është torturuar dhe i është prerë fyti në prani të fëmijëve të saj. Të gjitha kafshët, 100 krerë dele, tetë krerë gjedhe dhe nëntë kuaj janë marrë. Në Allajbegi, serbët e plaçkitën tërë fshatin dhe dogjën 65 shtëpi. Ata masakruan këta persona: Ibrahim, Zejnel Dalipin, Salih Ahmetin, Ali Selimin, Hajdar Shabanin dhe vëllain e tij Hajredinin, Hajredin Muçajn, Ali Osmanin, Numan Elmazin, Sejfedin Selimin, Zejnel Saipin, Salih Sulejmanin, Fazli Abazin dhe gratë: Shame, Qamile, Alie, Nimetallah, Hibe, Zaide, Fatime dhe një vajzë pesëvjeçare. Të gjitha kafshët e kullotave përreth janë vjedhur e marrë. Në Avalan, fshati është plaçkitur dhe katër shtëpi janë djegur. Kryeplaku i katundit Ismajl Ismajli është prerë në fyt dhe kafshët, 90 krerë dele, 6 kuaj dhe 1 gomar janë marrë. Në Çankë, pasi fshati është vjedhur, nëntë shtëpi janë djegur. Prej banorëve të fshatit janë prerë këta: Beqir Rrustemi, Husejn Abazi, Shahin Numani dhe Zejnullahu. Ata po ashtu i morën me vete 13 kafshë. Në Kovaçicë, i tërë fshati është plaçkitur dhe 32 shtëpi janë djegur. Të masakruar ishin: Elias Dauti, Nuredin Nurçe, Salih Osmani dhe Zejnel Troza. Serbët morën dy dema, 30 krerë dele dhe nëntë lopë. Në Bllatë të Eperme, i tërë fshati është plaçkitur dhe 18 shtëpi janë djegur. Abdul Azizi dhe Abdurrahmani ishin të vetmet viktima të serbëve. Për më tepër, 42 krerë dele dhe dy kuaj janë marrë. Në Bllatë të Poshtme, 25 shtëpi, pasi janë plaçkitur, janë bërë shkrumb e hi. Një burrë me emrin Ali Bllata dhe të dy bijtë kanë vdekur në flakë. Serbët po ashtu i kanë marrë 30 krerë dele, katër lopë dhe tre kuaj. Në Lishan, pasi fshati është plaçkitur, është djegur i tëri dhe të gjitha kafshët e gjetura në stalla dhe jashtë tyre janë marrë. Krahina e Dibrës së Ulët Në Rabdisht, fshati është plaçkitur dhe është shkatërruar krejtesisht. 38 shtëpi dhe afër 30 stalla janë djegur. 65 burra janë masakruar, si zakonisht, me bajonetë. Për më tepër, në mesin e tyre ishte edhe një djalosh 6-vjeçar, i biri i udhëheqësit lokal, që ishte hedhur për së gjalli në flakë. Serbët, po ashtu, morën me vete 400 krerë dele, 150 dhi, 60 lopë dhe 22 kuaj. Hallakatja e xhepave të banorëve që ishin kursyer nga vdekja rezultoi me 20 lira turke (afër 450 franga), të cilat serbët i konfiskuan. Në Zimur, serbët plaçkitën dhe dogjën shtatë shtëpi. Ata i prenë me bajoneta: Ahmet Shabanin, Mulajm Elmazin, Sulejman Zeqirin, Veisel Rizajn dhe Salih Shabanin. Kafshët u morën dhe ishin 245 krerë dele dhe 12 dema. Në Staravec, i tërë fshati u plaçkit dhe 42 shtëpi u bënë shkrumb. Viktimat ishin: Husejn Muça, Reshid Rrahmani dhe një grua e quajtur Zobejda. Serbët zunë dhe morën 300 dele e dhi, 30 krerë bagëti të tjera dhe katër kuaj. Në Bahutaj, serbët e detyruan Ramadan Mehmetin dhe shoqeruesit e tij të rrinë në terezi dhe pastaj ua prenë fytet. Ata i morën 10 kuaj. Në Tomin, fshati është plaçkitur dhe dy shtëpi, teqeja dhe xhamia janë djegur. Mazllum Jusufi dhe një çunë dhjetëvjeçar janë prerë. Të gjitha kafshët e gjetura janë marrë. Në Dohoshisht, pas grabitjes së fshatit, 55 shtëpi janë djegur. Mes viktimave që janë masakruar tmerrshëm, njeriu mund të njihte trupat e Malik Bajramit, Ramadan Ahmetit, Ymer Sadikut, Zejnullah Hasanit, Halil Junuzit, Musa Bajramit dhe Shaban Halilit. Serbët morën me vete edhe 400 krerë dele dhe 200 kuaj. Në Zagrad, ushtarët shkatërruan tetë shtëpi dhe vodhën katër kuaj. Në Bellovë, serbët plaçkitën tërë fshatin dhe morën çdo gjë që mund të bartnin. Në Grazhdan, 22 shtëpi janë grabitur dhe janë djegur. Aziz Shemsedini, Hasan Zekiria, Xhafer Jusufi, Emrullah Mahmuti, Mon Beqiri, Hasan Durmishi, Rrustem Hasani dhe i vëllai i tij Zekiria, Bexhet Nuri dhe e shoqja e tij, Ismail Xhelili dhe i biri i tij Elias, Elez Hasani, Emrullah Demiri, Sinan Xhaferi, Aziz Kurteshi, Maksut Numani dhe Ferhat ishin prerë me bajonetë në prani të familjeve të tyre. Serbët, po ashtu, i morën të gjitha kafshët. Në Muhurr, ata i plaçkitën të gjitha shtëpitë dhe 14 i dogjën. Kur kapërcyen herën e parë, i morën 200 krerë dele, 100 qengja, 30 lope dhe 15 kuaj, si dhe mbi 300 lira turke (afër 7000 franga) që i gjetën në xhepat e banorëve. Kur kaluan herën e dytë nëpër fshat, trupat serbe vodhën 10 dele dhe një kalë. Ata i shkuan në bajonetë edhe njëmbëdhjetë udhëheqës fshati. Në Luzni, të gjitha shtëpitë private janë plaçkitur. Serbët pastaj i shkatërruan pesë shtëpitë kryesore. Ata i morën të gjitha kafshët që i gjetën në stalla, mbi 1500 dele e dhi dhe 200 krerë bagëti të tjera. Dëmet njerëzore, të vrarë me bajoneta, janë 45 veta, emrat e të cilëve me kujdes janë verifikuar dhe regjistruar. Në Çetush, katër shtëpi janë djegur dhe përsonat: Asma Hasani, Zejnel Shabani dhe Osman Numani janë masakruar. Tre kuaj janë vjedhur. Në Brezhdan, serbët plaçkitën dhe dogjën 17 shtëpi. Ata masakruan këta përsona: Abedin Osmanin, Shahin Mehmetin dhe Salih Kadriun. I morën, po ashtu edhe 25 kuaj. Në Ushtelencë, i gjithë fshati është grabitur dhe trembëdhjetë shtëpi janë bërë shkrumb e hi.Janë masakruar këta përsona: Numan Rrustemi, Muslim Zeki dhe Mehmet Gota. U morën edhe 17 kuaj e gjashtë dema. Në Deshat, serbët dogjën 15 shtëpi dhe e hodhën një djalosh dhjetëvjeçar e dy gra në flakë për së gjalli. I vodhën 50 krerë bagëti dhe 500 krerë dele. Në Sohodoll, i dogjën tri shtëpi dhe i masakruan katër burra: Abdullah Abedinin, Tusun Dalipin, Sulejman Bahtiarin dhe Dalip Ismajlin, si dhe një grua me emrin Belure dhe të birin e saj gjashtëvjeçar me emrin Mazllum. Po ashtu, i vodhën edhe 200 dele e 30 kuaj. Në Borovjan, serbët i dogjën dy shtëpi dhe prenë në fyt Rrustem Muharremin, në prani të familjes së tij. Po ashtu i morën 27 krerë bagëti, 119 dele dhe pesë kuaj. Në Rashnopojë, ata plaçkitën në tërësi shtëpitë, por nuk mundën t’i digjnin asnjë prej tyre. Ata i prenë në fyt gjashtë fshatarë udhëheqës: Bajram Mehmetin, Malik Rakipin, Selman Rakipin, Behgjet Behlulin, Osman Azanin, Hajredin Malikun dhe vodhën 20 dema. Në Cerjan, serbët shkatërruan shtëpitë dhe vranë tre burra: Fazli Sulejmanin, Jashar Hejbatin dhe Bektesh Arsllanin dhe një grua; Zobejden. I morën 14 kuaj dhe 60 krerë dele. Në Pilaf, të gjitha shtëpitë janë plaçkitur dhe pesë prej tyre janë djegur. Serbët e prenë me bajonete Dalip Ramadanin në prani të së ëmës së tij të vjetër. Në Pilaf-Mahallë ata grabitën të gjitha shtëpitë dhe shkatërruan tetë nga to. E vranë Hasan Fetahun, Salih Jusufin dhe të bijen e tij gjashtëvjeçare Fatimen. Për më tepër soldateska serbe i vërviti djemtë e vegjël, 6-vjeçarin me emrin Shukri dhe 4-jeçarin me emrin Hasan në flakë. U morën 100 krerë bagëti, 200 krerë dele dhe tetë kuaj. Në Pollozhan, krejt katundi u grabit dhe tri shtëpi u dogjën. Këtu mbetën njëmbëdhjetë viktima: Hajredin Vehta dhe vëllai i tij Azizi, Jusuf Uka, Hajredin Shkurti, Husejn Zejneli, Hajredin Halili, Said Pasha, Emin Shahini, Elez Numani dhe vëllai i tij Osmani dhe i biri i këtij të fundit. Sa i përket kafshëve, ata morën 50 krerë dele 12 dema dhe katër kuaj. Në Gliçë (Blliçe?), të gjitha shtëpitë janë plaçkitur dhe pesë sish janë djegur. Serbët ua prenë fytin tre burrave (Xhafer Rrustemit, Destan Hasanit dhe Xhemal Salihut) dhe një gruaje (Ajshes). I morën 250 krerë dele dhe 30 kuaj. Në Limjan, i tërë fshati u grabit. Në mesin e banorëve që u prenë me bajoneta ishin Hasan Shahini, Sejfullah Ibrahimi, Abdurrahman Fetahu, Qerim Sadiku dhe Bajram Xhelili. Po ashtu, i morën 200 krerë dele, 20 1opë dhe 10 kuaj. Në Peshkopi, pasi u plaçkitën të gjitha shtëpite, 57 nga to, mes tyre edhe me të rëndësishmet, u dogjën. Të masakruar ishin: Xhelaledin Abazi, Ali Ymeri, Xhelman Selmani, Hasan Arsllani, Hajredin Shabani dhe Murat Demiri. 180 krerë bagëtish, 450 dele e dhi,15 mushka dhe 20 kuaj janë marrë me vete. Në Trepçë, katundi u plaçkit dhe Zejnullah Ahmeti u pre me egërsi në sy të familjes së vet. Dy kuaj dhe 57 krerë dele janë marrë. Në Çidhën, tridhjetë shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Tre burra ishin mes viktimave: Kitan Keloshi, Hasan Hani dhe Arsllan Sadiku. 500 dele e dhi, 200 krerë bagëti, 13 kuaj dhe tre gomarë janë marrë. Në Renz, serbët shkatërruan pesë shtëpi, ia prenë fytin Zëjnel Ahmetit në shkallare dhe morën 100 dele e dhi, 12 lopë, dhe 5 kafshë të tjera. Tregimi i masakrave mban me vete listën tmerruese të zbulimit të martirizimit të rinisë shqiptare. Detajet janë pajisur edhe me vrasjet e bëra në pjesë të tjera të Krahinës së Dibrës së Ulët të Shqipërisë veriore, siç janë: Në Dipjakë, grabitje e përgjithshme ku ndodhi vrasja e një burri me emrin Beqir Sulejmani dhe ku u paguan haraç 45 lira turke nga banorët për komandantin serb që të ndalte masakrën. Por, të gjitha kafshët i morën. Në Venisht, grabitje dhe rrënime. U prenë në fyt Beqir Asimi dhe Idriz Tahiri dhe u plaçkitën të gjitha kafshët. Në Sllatinë 30 shtëpi u shkatërruan. Bahtial Idrizi u dogj i gjallë dhe 1365 krerë të bagëtive u morën. Në Trojak dhe Velështë 41 shtëpi u bënë shkrumb e hi. U vranë këta përsona: Zaim Idrizi, Abas Huseini dhe Salih Kadri. 660 kafshë janë marrë. Në Kallë 30 shtëpi janë djegur. Një grua me emrin Daveshe është hedhur për së gjalli në flakë. Bajram Rrustemit iu pre fyti në shkallaret e shtëpisë së tij. 576 kafshë i morën. Në Sllovë, nuk kishte viktima, pasi popullata nuk i kishte besuar amnistisë serbe dhe kishte ikur në male. Fshati u plaçkit krejtësisht, 32 shtëpi u dogjen krejt dhe 319 kafshë i morën teksa kullosnin. Në Dardhë, plaçkitje të përgjithshme. Dy viktima: Nuredin Sulejmani dhe Ramadan Sinani. 380 kafshë janë marrë. Në Reç, plaçkitje e përgjithshme dhe marrje e 600 kafshëve. Në Shumbat Palaman, plaçkitje, rrënim i tetë shtëpive. Tri gra, Rihane, Selvije dhe Ajshe, dhe tre burra, Jusuf, Bajram dhe një Bajram tjeter, janë vrare. Mbi 1340 kafshë janë marrë. […]

Marrë nga gazeta e përditshme Corriere delle Puglie, Bari, XXVI, 354, e 21 dhjetorit 1913.

Përktheu : Gëzim Aliu

Filed Under: Histori Tagged With: Eobert Elsie, masakrat serbe, me 1013 ne Diber

Kur Papa Benedikti XV mbrojti Korçën e Gjirokastrën nga grekët

July 13, 2013 by dgreca

NGA ÁT VITOR DEMAJ/

Po i paraqesim lexuesit një dokument historik që paraqet fakte që sot shumë pak dihen ose anashkalohen, rreth asaj se çfarë ndodhi në Konferencën e Parisit në vitit 1919 në lidhje me kufijtë e Shqipërisë. Kjo është një leter e Emzot Luigj Bumçit aso kohe ipeshkëv i Lezhës që ja dërgon redaksisë së revistës “Hylli i Dritës” në vitin 1934 për botim. Kjo letër hedh dritë mbi ndërhyrjen që bëri Papa Benedikti XV pranë ambasadorve të Anglisë e të Amerikës, duke i shpëtuar nga aneksimi që deshi t’u bëj Greqia dy krahinave shqiptare: Korçës dhe Gjirokastrës. Në konferencën e Parisit kishin shkuar shume delegacione shqiptare si përfaqësues të Shqipërisë. Këto delegacione nuk arritën të bashkohen për të pasur një delegacion të vetëm, pse ishin të gjithë të përçarë sepse i përkisnin rrymave të ndryshme politike që në atë kohë kishin dëshirë dhe ambicje të merrnin drejtimin e vendit. Atëherë u vendos që si përfaqësues i të gjithë shqiptarve të ishte Emzot. Luigj Bumçi me delegacionin e tij që përfshinte të gjithë shqiparët e të gjitha krahinave. Si sekretar u vendos Át Gjergj Fishta që me këtë rast pat pergatitë edhe fjalimin e famshëm “Të drejtat e Shqipnisë dhe kufijtë e saj”. Kjo dëshmi e Ipeshkvit Luigj Bumçit që u botua në të perkohshmen françeskane nuk u kundërshtua nga ata pjestar që kishin marrë pjesë në delegacionin për në Konferencën e Parisit, ku disa prej tyre ishin ende gjallë kur u bë publike kjo dëshmi historike. Kjo gjë e përforcon edhe më, dhe e verteton si një fakt historik të ndodhur ashtu siç na e difton Emz. Luigj Bumçi, protagonisti kryesor i atyre ngjarjeve jetike për vendin tonë. Sigurisht mund të themi se ndërhyrja e Benediktit XV për të mbrojtur Korçën dhe Gjirokastrën nga rreziku grek nuk u bë për arsye fetare, pse sikurse dihet këto dy krahina ishin me shumicë myslimane, por nga drejta natyrore që çdo kombë ka për kufijtë e vet. Selia e Shenjtë dhe “çeshtja shqiptare” Përpara se të kalojmë të ekspozimi i letrës – dokument, duam t’i hedhim një veshtrim sintetik historisë së Shqipërisë në marrëdhënie me Selinë e Shenjtë, ku vërejmë se kjo nuk është hera e parë e as e vetme që një Papë ndërhyn në mbrojtje të çeshtjes shqiptare. Kjo mbështjetje e Selisë së Shenjtë vinte edhe nga fakti se Shqipëria ishte një vend me fe katolike dhe që kishte pësuar një kalvar të dhimbëshem për këtë identitet, jo vetëm për këtë, por kjo ndihmesë morale, politike e kulurore donte të tregonte se çdo popull dhe kombë ka të drejtë të vetëqeveriset dhe të jetoj i lirë në trojet e veta, të këtë gjuhën, zakonet dhe historinë e tij. Papët në mbrotje të pamvarësisë territoriale Po lëmë jashtë vështrimit kohën e lavdishme të fatosit kombëtar Gjergj Kastriotit ku pati mbështjetjen e disa Papëve përkatësisht katër Papëve. Mbas pushtimit turk Shqipëria u fut në një labirint vuajtje, persekutimi fetar dhe mjerimi më shumë se sa popujt e tjerë të Ballkanit. Por as në këto kohë të zymta nuk u harrua nga Selia e Shenjtë, dhe gjatë kësaj periudhe ne konstatojmë se mbështjetja e Papëve nuk i mungoi dheut të arbënit, pra është e lidhur ngushtë me pavarësinë tonë kombëtare. Po e rreshtojmë këtu sa më shkurtë disa fakte konkrete në lidhje me këtë çeshtje. Papa Pio V në vitin 1571 mendon të emëroi një kardinal për Shqipërinë, dhe i jep si mbrojtës kardinalin Santoro që të merret me çeshtjen shqiptare. Pas këtij emërimi kemi emërimet e disa kardinalëve tjerë që të merren më problemin e Shqipërisë pra për lirimin e saj nga pushtuesi anadollak. Gregari XIII viti 1584 mendon për lirimin e Shqipërisë nga zgjedha azijatike, ndersa Papa Klementi VIII në vitin 1593 merr parasysh lutjen që i bëjnë krenët e Shqipërisë për liri dhe në vitin 1595 jep një shumë të hollash për realizimin e këtij qellimi. Po ashtu në vitin 1597 anijet e Papës me ato të Venedikut mundohet të lirojnë Vlorën nga kthetrat osmane. Ndërsa Papa Pali V në vitin 1603 ia rekomandon mbretit të Spanjës Filipit III çeshtjen e lirisë tonë si dhe i porositë dy të dërguar nga Shqipëria që kishin shkuar për këtë çeshtje. Urbani VIII në vitin 1624 grish Patriarkun e Ohrit që të bashkohet me të në luftë kundra Turkut. Gjithashtu në vitin 1684 Papa sëbashku me anijet e Venedikut mundohen me i ardhë në ndihmë Shqipërisë e lirojnë Prevezen. Papa me gjak shqiptar në vitin 1711 ndërmjetson pranë Republikës Veneciane për me i ardhë në ndihmë malsorve të Kelmendit që po luftojshin për liri. (Shih revisten Leka 1937, 457 – 460). Edhe mbas këtyre viteve deri në 1912 nëse konsultojmë analtet e Urdhërit Françeskan si dhe ato të Selisë së Shenjtë, kronikat e ndryshme, ditarët e disa misonarve, hasim në shumë raste të tjera ku Papët intersohen për çeshtjen shqiptare, për gjendjen e saj shoqërore, kulturore e territoriale. Ndihmesa e Papëve në përhapjen e kulturës shqiptare Në këtë paragraf të shkurtër duam të sjellim në kujtesën tonë ndihmesën e vyer që dha Selia e Shenjtë për perhapjen e Kolegjeve, shkollave shqipe si dhe botimin e librave po në këtë gjuhë përgjatë shekujve jashtë kufijve të tokës arbnore. Për punën e madhe që bënë kleriket e Kishës Katolike e në veçanti misonarët françeskan për perhapjen e kultures dhe të shkollave shqipe në Shqipëri gjatë pushtimit osman, meriton një studim të gjatë e një trajtim në vete. Një herë tjetër do të merremi me këtë. Në vitin 1577 kemi Kolegjën e ritit grek themeluar në Romë edhe për shqiptarët arbëreshë prej papës Gega XIII. Po në vitin 1584 – 85 ky Papë mendon edhe per një Seminar shqiptar në Bari e Leçe ku gjendeshin shumë shqiptar të shpërngulur nga dheu i tyre. Mbas kemi themelimin e Kolegjës Ilirike të Loretit, e rithemeluar nga Urbani VIII në vitin 1627 edhe për shqiptar. Po ashtu i njëjti Papë me datë 17 dhjetor të vitin 1631 me një breve të posaçme mkambi rishtas Kolegjën Baziliane në Romë. (Shih: Hylli Dritës, 1921, n. 4, fq. 163) po ashtu kemi edhe themelimin e Kolegjës Ilirike e Fermos nga Aleksandri VII në vitin 1631. Ndërsa në Himarë çilen dy shkolla njera nga Klementi IX 1670 e tjetra prej Klementit X. Papa Klementi XI me origjinë shqiptare jep një shumë të hollash për shqiptarët në Kolegjën e Propagandës. Në Romë në kuvendin Françeskan San Pietro in Montorio me 20 prill 1711 u vendos me urdhër të Papes Klementit XI të jepej si gjuhë mësimi edhe gjuha shqipe per misionarët qe do te vinin në Shqipëri. Si fryt i kësaj iniciative u shkrua Gramatika e parë shqip në vitin 1716 nga P. Françesko Maria Da Leçe. (Shih: Hylli i Dritës, vitit 1931, n. 4, fq. 217 – 218; Hylli i Dritës, 1933, n. 5-6, fq. 239). Në Palermo ku janë të vendosur shumë arbërsh u themelua Kolegja në vitin 1730. Kemi edhe Kolegjën e Ulanos të hapur në vitin 1732 prej Klementit XII, italo-shqiptar nga nëna. Në vitin 1740 Klementi XII duke çuar në vend dëshirën e Klementit XI themeloj kolegjën italo-shqiptare di San Adriano në S. Demetrio Corone. (Hylli i Dritës, 1921, n. 4, fq. 163). Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Kolegjën e Grottaferratës në Romë, ku në bibliotekën e saj ruhen edhe dorëshkrime në gjuhën shqipe, etj. Jo vetëm në hapjen e shkollave, seminareve për shqiptarët, por Selia e Shenjtë dha një ndihmesë të çmuar edhe në botimin e librave shqip në atë kohë kur Shqipëria lëngonte e robëruar nën Turqi. Propaganda Fide (Propaganda e Fesë) e themeluar në Romë në vitin 1622 dha një ndihmesë të madhe dhe deçizive për botimin e librave në gjuhën shqipe, kjo ndihmesë vashdoi për gati pesë shekuj. Për botimin e librave në gjuhën shqipe mund të themi shkurtazi se kemi më shumë se 31 libra të botuar me anë të shtypshkronjës së Propagandës në Romë, duke filluar që nga viti 1618 me Budin, Mons. Fr. Bardhin, me Fra Françesko Maria Da Leçe, etj. Të gjithë këto libra kanë një rëndësi të madhe për ruajtjen e identitetit gjuhësor e kombëtar të Arbnorve. (Shih revisten Leka 1937, 460 – 461). Në shikim të parë mund të duken shumë pak 31 libra të botuar në atë periudhë për kohën që jetojmë sot, por për atë kohë për çdo botim në gjuhën shqipe ose edhe nëse të gjenin libra në gjuhën shqipe rrezikoje jetën dhe përsekutime nga më të ndryshme. Kjo që thamë më lartë është thjeshtë një penelatë nga ajo që mund të shkruhet mbi ndihmesën dhe kontributin që Papët dhe Selia e Shenjtë i dhanë popullit shqiptar nëpër rrjedhat e historisë së tij.

Nji fletë e ré në historín kombtare

Ndolljen me tana rrethanat, si tregon shkresa, të cilen, fjalë për fjalë ktû po e botojm, patem rasë me ndie mâ se nji herë prej sa misvet të dergatës shqyptare në Paris. Kshtu flitte i ndyeri Luigj Gurakuqi, kshtu na e verteton Drejtori i jonë Á. Gjergj Fishta, at herë sekretár i Dergatës, e kshtu, pat mirsín, si mbas kerkesës s’onë, me na e vertetue edhe me shkrim i Përndritshmi Emz. Luigj Bumçi, at herë kryetár i dërgatës shqyptare në Konferencën e Parisit. Per randsí qi ká ky dokument në historín e ndertimit t’onë porsì shtet e per skjarim të sa paragjykimevet të tashme e t’ardhshme mbi kontributin e klerit katolik per çashtjen kombtare, teksualish i a njohtojm publikut shkresat e çmueshme qi kemi në dorë. Ky dokument ka randsí nji herë mâ të madhe, kurse Korçë e Gjinokaster nuk janë vise të banueme prej katolikve. Sh. R.

Fort i Nderti Át Ma falni, Ju lutem, pse vonova me i pergjegjë letres s’Uej, me të cillen më lypshi si pat rrjedhë puna se pështoj Korça e Gjinokastra nga akordi Tittoni-Venizelos – akord i cilli ja lëshonte Greqís te dyja provinçet shqyptare të siperpermendme. Qe si ndolli puna: Qyshë në Qershuer të vjetës 1919 kjeçë zgiedhë Kryetár i Dergatës s’Onë në Paris. Me 9 Tetuer t’asajë vjete fletorja “il Giornale d’Italia” lajmon çiltas se “mas akordit Tittoni – Venizelos dy Provinçiet Shqyptare, Korça e Gjinokastra do t’i epen Greqís”. Dergata e jonë at herë me të shpejtë i paraqiti Konferencës së Pagjës nji protestë kundra ktí akordi. Me 9 Nanduer 1919 po ajo Gazetë boton prep ato fjalë, d.m.th. mas akordit Tittoni-Venizelos Korça e Gjinokastra do t’i dorxohen Greqís. At kohë Dergata e jonë më ngarkoj me u pa me Z. Tittoni-n qi ndollej në Paris mas hikjes së Z. Orlando-s e Sonnimo-s, qi ishte Kryetár i Dergatës italiane. Edhè une u takova me tê, por gjâ konkrete prej bisedimit nuk mujta me xjerrë. Në mbledhje qi Dergata mbajti n’e nesre, ja diftova gjith misvet bisedimin me Z. Tittoni-n. Prep me 9 Dhetuer 1919 fletorja “il Giornale d’Italia” e persritë po ato fjalë mbi Korçen e Gjinokastren. N’at kohë Z. Tittoni nuk gjindej në Parisë, e vendin e tí e kishte xânë Z. Scialoja. Shkova edhè te ky, por pa kurrfarë rezultati. Ishte, per sá mbajë mênd, 21-22 Dhetuer 1919 kurse në mbledhje qi patme, të gjith misat e Dergatës, e nder ta ma i nxeti e ma i pari, e ndieri Z. Myfid Libohova, m’u lutne t’a bâjshe nji sakrific per atdhen t’onë e t’u nisëshe për Rome, ku të bâjshe çë mos per me pase audjencë prej Shêjtnís së tij Papës Benedikt XV. Atí të Ja parashtrojshe gjendjen e rrezikshme të dy provinçeve t’ona, Atí t’i lypshe ndimë qi Shêjtnija e Tí t’i pështonte. Ju pergjegja shokve n’at mbledhje se lutja n’at punë nuk kishte vênd, se çashtja e Shqypënís ishte çashtja e të gjithve bashkë e e secillit nder né: prá kjè se Dergata e shef të nevojshme qi une si Kryetari i sajë t’a bâj udhtimin per Romë, ket udhtim e kam me detyrë. Kështu u vêndue qi unë bashkë me Z. Mehdi Frasherin t’u nisëshim per Romë. Me 26 të Dhetorit u nisme e me 28 mërrime në kryeqytetin e Italís. S’kaluen trí kater dit xora audjencën e u gjeta perpara Shêjtnís së Tij Papës Benedikti i XV. Bisedimi nuk kjè i gjatë, kjè i shkurtë mjeft, por edhè pse i shkurtë kje i mjeftueshem per qellimin t’onë. Si ja diftova pse kishe marrë udhtimin per Romë, e pse u gjindëshe perpara Shêjtnís së Tij, kuvêndin e mbylla me kto fjalë: “tesh pra, Shêjtní, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica âsht mysliman, më kan çue ktu perpara Shêjtnís s’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqn t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndihmen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqyptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni-Venizelos”. Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e me tha: Po shka të bâj per Ju? Me Italí s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrëdhanjet janë këput – shka të bâj? Mora guxim e i pergjegja: A m’epni lejen me folë, Shêjtní? Fol, fol me tha, shka të kesh me thanë thueje. Un kishe me thanë, Shêjtní, se bota s’ká metë vetun në Italí e në Francë; – ká në botë edhe Anglí Shtete te Bashkueme t’Amerikës. Bani buzën në gaz, e me i’herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglís, masnesri me atê të Shteteve të Bashkueme; e po t’ap fjalen se me te dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me bâ shka të mundem per me Ju ndihmue. Zoti ká m’e bâ mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e atý kû s’asht Zoti drejtsija s’mundet me kênë. Une at herë qi kishe bâ gati nji memorandum per me ja lânë, tuj e nxjerrë prei xhepit e tuj e mbajtë në dorë: Shêjtnija e Juej i thaçë, ká punët e botës marë, e prandej a kam lêjen me Ju lanë ket memorandum qi mos t’a harroni çashtjen t’onë? Po, po, lêne ktu pse nuk kam m’e harrue. U çova e i rashë ne të dy giûjt. Ju fala nderës sá mujta, e si mora bekimin, at herë dola krejt i kënaqun e shkova tuj mêndue me vedi: A thue po na shkon kot ky udhtim qi prej Paris-it bâme deri ktu? Gjith kjo shpresë qi fjalët e Shêjtnís së Tij më njallne në zemër, a mundet me më rrêjtë? Jo, jo s’mundet me kênë kurr. Sa dola prej Vatikanit u poqa me Z. Mehdi Frasherin të cillit ja diftova fjalët qi më tha Benedikti XV, edhè ky Zotní met faret i kënaqun tuj shpresue se me nderhymje të Papës Korça e Gjinokastra kishin pështue. Me gjith kto shpresa të mira në zemër, kthyeme në Paris ku me padurim po na pritëshin shokët. Kur u mblodhme ne zyren e Dergatës, i parashtrova shkurtazi nji ekspozé të misjonit t’onë në Romë, e kur në fund u diftova bisedimin e Shêjtnís së Tij, e si na dha fjalen se do t’u mundote per çashtjen t’onë, per të cillen kishte çfaqë qyshë në fillim nji interesim të madh, fjalët e mbrame të Shêjtit Át Papë i priten në kambë me brohorí të madhe e me duertrokitje britne të gjith nji zâni: Rroftë Papa! Korça e Gjirokastra kan pështue: e pështuene pernjimend. Kjo âsht rrjedhja e vertetë. Kjo âsht nji faqe e historís s’onë. Kallmet 30 Mars 1934

† LUIGJ BUMÇI IPESHKVI I LEZHËS

(Marrë nga revista françeskane: Hylli i Dritës, 1934 vj.X – Mâj – nr. 5, fq. 219-222).

Filed Under: Histori Tagged With: kur papa Benedicti XV, mbrojti Korcen, nga grekerit, Vitor Demaj

Herman D. Berstein, urëlidhëse mes SHBA-së e Shqipërisë

July 12, 2013 by dgreca

Nga Prof. Dr. Uran ASLLANI/

Duke filluar nga 28 korriku 1922, kur për herë të parë filluan marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-së dhe Shqipërisë, me Maxwell Blackun, në ofiqin e komisarit, më pas me ministrat fuqiplotë Grant Smithin, po brenda atij viti, duke vazhduar më tej me Charles C. Hart, Herman Bernstein, Post Wheeler dhe së fundi me Hugh Gladney Grant, më filoshqiptari ka rezultuar të ishte Herman David Bernstein.Në almanakun e diplomatëve amerikanë për Herman D. Bernstein shkruhet: shkrimtar izraelit amerikan, korrespondent dhe reporter amerikan, editor gazetash amerikane dhe angleze, diplomat amerikan, ministër fuqiplotë në Shqipëri, përkthyes nga rusishtja.Diplomati amerikan me prejardhje izraelite nga Rusia kishte lindur në fshatin kolonësh gjermanë Neustadt Scherwindt (Vladislavor) të Donit, më 21 shtator 1876. Në vitin 1893, në moshën 17-vjeçare emigroi në SHBA, tek i ungji, që ishte një botues i njohur gazetash.Pas mbarimit të studimeve në SHBA, në vitin 1900 bëhet gazetar dhe bashkëpunoi me disa gazeta amerikane të kohës, si “The New York Evening Post”, “The Nation”, “The Indipendence” dhe “Ainslee’s Magazine”. Nga viti 1908 e deri në vitin 1912 ai ishte gazetar i “New York Times”, por personalisht ai themeloi dhe botoi edhe gazetat dhe revistat “New London Day”, “The Jewish Tribune”, “Jewish Daily Bulletin”.Me fillimin e Luftës I Botërore, në vitin 1915 vjen ne Evrope, si korrespondent i gazetës “New York Herald”, për të vrojtuar dhe raportuar mbi gjendjen e çifuteve në zonat e luftimeve.Në vitin 1917 botoi korrespondencën e Carit rus me Kaiser Wilhemin, në formë telegramesh të shumta, në rubrikën “Willy Nicky” e “Celebrities of our Time”, që më vonë i boton si libër me parathënien e ish-presidentit Theodhor Roosevelt. Në vitin 1921 botoi librat “History of a Lie”dhe “The Protocols of the Elders of Zion”. H. Bernstein njihet edhe si nga përkthyesit më të njohur të Cehovit, Tolstoit, Andrejevit dhe Gorkit. Njëkohësisht ai entuziazmohet nga veprimet e bolshevikëve, të cilët, fillimisht, kishin udhëheqës politike e shtetërore izraelite, ishin kundër pogromeve e të tjera persekutimesh. Me këtë bindje merr pjesë në fushatën prosovjetike në shtypin amerikan. Në vitet 1919-1920, si gazetar merr pjesë në stafin e Presidentit W. Wilson, në Konferencën e Paqes në Paris, ku në miqësi të ngushtë me filoshqiptarët e njohur si kolonelin, këshilltar i Presidentit Charles House, senatorin Walter Evans Edge, diplomatët Charles R. Crane, Fred Williams, profesorët Paul Monroe, dr. Telford Ericksonin diplomati Herman Bernstein vepron si një shqiptar i vërtetë.Herman Berstein ka shërbyer si ministër fuqiplotë SHBA në Tiranë, nga 11 marsi i vitit 1930 deri në 15 shtator 1933. Duke njohur qëndrimin proshqiptar të këtij diplomati pritja që i është bërë tij ka qenë e veçantë.Bashkangjitur me artikullin po botojmë një fotografi origjinale e marsit 1930. Në atë foto gjenden të vendosur nëpër shkallët e Legatës, gjithë personeli amerikan dhe shqiptar i përfaqësisë diplomatike, duke filluar nga ministri H. Bernstein, bashkëshortja Evelinë, sekretari Holmes, shqiptarët Loni Adhami, bashkëshortja e tij Melpomeni e tij. Në këtë foto janë pothuaj të gjithë personalitetet shqiptare të kohës, duke filluar nga ministrat shqiptarë Rauf Fico, Xhafer Ypi, Xhafer Vila, Hiqmet Delvina, Dhimitër Berati, Fuad Asllani etj.Gjatë kohës së shërbimit në Tiranë, ai u përpoq dhe arriti të tërhiqte interesin e gazetarëve dhe shkencëtarëve amerikanë. Këta si turistë vizituan Shqipërinë, madje disa prej tyre edhe dy-tre herë dhe me mbresat më të mira shkruajnë një seri artikujsh shumë dobiprurës. Të tillë ishin dr. David Fairchild, botanist dhe funksionar i Departamentit të Bujqësisë, që në fund të qershorit të vitit 1930, së bashku me miq të tij vizitojnë Shqipërinë mbështesin dhe shtojnë rekomandime të dobishme për zhvillimin e bujqësisë, arsimit bujqësor dhe fshatit shqiptar.Po në atë periudhë vijnë në Shqipëri, të ftuar nga H. Berstein edhe personalitete shtetërore, si nënsekretari i shtetit për financat, Ogden J. Mills së bashku me një grup specialistësh financiarë. Edhe ky grup dha këshilla të vlefshme ekonomike-financiare për shtetin shqiptar.Për ta bërë edhe më interesante Shqipërinë dhe traditat e saj, ministri amerikan solli në Shqipëri, në korrik 1930, edhe muzikologen dhe kompozitoren e njohur amerikane, mis Stela Cushing. Kjo e fundit mblodhi dhe koleksionoi shumë këngë, rapsodi dhe balada popullore. Njëkohësisht me mis Cushingun, shkrimtaret e publicistët e njohura amerikane May Mott dhe Ethel Watts vizituan çdo skutë të Shqipërisë Veriore dhe të asaj jugore edhe kur u kthyen në SHBA botuan një seri artikujsh dhe reportazhesh në gazetat e Bostonit.Disa muaj me vonë, H. Berstein solli në Shqipëri edhe gazetarët Floyd Gibbons dhe William McNutt të gazetave të Çikagos dhe Bostonit. Veprimtaria e Bersteinit në Shqipëri është komplekse, por pjesa më e rëndësishme, më kuptimplotë e saj është ajo që lidhet me kontributin e tij, themelor, për ngritjen dhe fillimin e punës të Institutit Amerikano-Shqiptar Bujqësor të Kavajës.Përpjekjet e mikut të madh të shqiptarëve dr. Telford Eriksonit për të hapur dhe mbarëvajtur një shkollë vajzash dhe djemsh në Kavajë arritën që ta realizonin vetëm për tri vite pune. Ndërprerja e veprimtarisë së saj u shkaktua nga mungesa e fondeve amerikane të Bostonit dhe nga pamundësia e mbështetjes financiare shtetërore.Në vazhdim të kësaj veprimtarie u tentua të ngrihej një institucion arsimor nga S. Irwingu, por edhe ky projekt u neglizhua për shkak të Krizës Ekonomike Botërore. Ndaj për shkak të nevojës së madhe për një arsimim bujqësor të rinisë shqiptare në këtë nismë u angazhua edhe vetë ministri fuqiplotë Herman Bernstein. Ai kërkoi ndihmën e një shoqate mirëbërëse amerikane, që kishte emrin Fondacioni i Lindjes së Afërme (The Near East Foundation), që gjatë 14 viteve kishte kryer veprimtari mirëbërëse në Siri, Palestinë, Egjipt, Turqi dhe në Armeni, duke mbajtur financiarisht 17 kolegje arsimore, kryesisht në fushën e bujqësisë. Fondacioni i Lindjes se Afërme, qysh në vitin 1927, ishin të mirinformuara për nevojat emergjente të popullit shqiptar, nga një studim që kishte kryer specialist i bujqësisë dr. Luther C. Fray.Më 1shtator 1930, vijnë në Shqipëri dr. James L. Barton, nënpresidenti NEF, shoqëruar nga dr. Barclay Acheson dhe më 2 shtator takojnë Kryeministrin Pandeli Evangjelin, së bashku me ta ishte ta ishin H. Bernstein, dr. Archer dhe sekretari i Legates, mr. Holmes. Bisedimet përfunduan me sukses. Një ditë më vonë, më datën 3 shtator në qeveri miratohet projekti i posaçëm i Institutit Shqiptaro-Amerikan, ndërsa nga parlamenti miratimi do të bëhej disa ditë më vonë, më 15 shtator.Një rol të madh në gatishmërinë e fondacionit për të ngritur shkollën në Shqipëri ka lozur dr. James L. Barton ose siç njihej plaku i mirë. Tek ndihma e tij u mbështet ministri amerikan, dr. J. Barton kishte qenë lidhur me problemet shqiptare qysh në vitin 1914, kur si mik i G. Fred Willamsit kishte themeluar organizatën filantropike “Albanian Relief Society”, me qëllimin e vetëm grumbullimin e ndihmave për muhaxhirët e Vlorës dhe dërgimin e tyre me një vapor në Shqipëri.Më 18 tetor 1930, përurohet fillimi i ndërtimit të Shkollës së Vajzave ku do të mësonin deri 100 vajza, ndërsa disa ditë më vonë, më 29 tetor, përurohet edhe ndërtimi i Shkollës Bujqësore Amerikane, për 100 djem. Me atë rast lexohet mesazhi i Mbretit Zog dhe mbahen fjalime nga James Barton, Hilë Mosi dhe H. Berstein;Për ndërtimin e këtyre shkollave u investuan 50000 dollarë, nga të cilat qeveria shqiptare pagoi 33%, ndërsa pjesa tjetër u përballua nga Near East Foundation si edhe nga grupi filantrop dr. Harold Marshall. Ndërkohë që ndërtimet në Kavajë vazhdonin, edhe procesi mësimor si edhe praktikat mësimore nuk u ndërprenë asnjëherë, Herman Berstein vazhdonte veprimtarinë njohëse dhe vlerësuese të gjendjes së Shqipërisë dhe qyteteve të saj. Ai filloi vizitat në qytetet kryesore shqiptare. Më 10 gusht 1931 i shoqëruar nga Mehmed Konica, vizitoi Korçën, ku mbeti shumë i kënaqur për arritjet e qytetit në arsim, kulturë dhe atdhetarizmin që kishin shfaqur. Këto kënaqësi i shprehu me telegramin e falënderimit dërguar prefektit Abedin Nepravishta. Aty nga fundi i gushtit dhe gjatë shtatorit ai vizitoi edhe Shkodrën, Vlorën e deri në Gjirokastër, duke u mahnitur me mikpritjen shqiptare dhe me natyrën e mrekullueshme të Shqipërisë.Në 12 shtator të vitit 1931, gazeta frënge “Le Temps” njoftonte se Herman Bernstein ishte zgjedhur një nga të tetë anëtarët e Akademisë Ndërkombëtare Diplomatike, përkrah Kryeministrit indian Khan Bahaduri, ministrave fuqiplotë gjermanë Von Wesendonk dhe Renwer, belgut Jansen, marokenit Ben Chabrit etj.Më 22 shkurt 1932, u mbush 200-vjetorin i lindjes së George Washingtonit dhe me këtë rast Legata Amerikane bëri një pritje, ku morën pjesë personalitetet shqiptare, po ashtu edhe përfaqësitë diplomatike evropiane. Me atë rast Eqerem Libohova lexoi telegramin e urimit të dërguar nga Mbreti Zog, Presidentit amerikan Hoover. Pas tij Herman Bernstein mbajti një fjalim të cilin po e citojmë më poshtë, me disa shkurtime:

“Sot populli amerikan feston 200-vjetorin e lindjes se George Washingtonit. Emri dhe vepra e tij e pavdekshme nderohen në shumë shtete jo vetëm në SHBA, por edhe prej të tjerësh, të cilët e dinë dhe e çmojnë punën e kryemjeshtrit të indipendencës s’Amerikës.Ne nuk e adhurojmë Washingtonin si një i shenjtë pa të meta njerëzore, as nuk e lavdërojmë vetëm si një hero viktorios në fushën e tij militare, sepse megjithëqë ai kishte një ushtri të vogël dhe të organizuar keq, që i mungonin ushqimet, municionet dhe uniformat, ai shpesh kthente humbjet e tija militare në fitore të përfundshme……… Besonte fort në fuqinë e së drejtës. E kontrollonte mjeshtërinë e udhëheqjes pa u diktuar. E drejta e çështjes së popullit dhe drejtësia e hidhërimeve të tij i kishin hyrë në shpirt……. Dhe kur ngadhënjimi i independencës kombëtare u realizua, vetëm prej mendshmërisë se madhe të tij. Dhe atëherë kur periudha e ndërtimit të lirisë së porsalindur kish mbaruar dhe Washingtoni u zgjodh i pari President i Shteteve të Bashkuara, bashkëpunoi me shokët e tij dhe bashkë me ta të ndërtonte urtësisht dhe ndërgjegjësisht godinën që i thonë Amerikë…

…Ishin kohëra kur Washingtoni u vu nën një mësymje politike të pajustifikuara dhe mizore, ashtu si u vunë Presidentit Linkoln, ashtu sikurse tani Presidenti Hoover… Dinjiteti i tij dhe ndjenja e përgjegjësisë në ofiq të lartë, besnikëria e tij dhe kuptimi i nevojave të popullit dhe shpresave të kombit, dija e tij profetike në të trajtuarit të politikes së Amerikës në marrëdhëniet e saj me kombet e tjera, të gjitha këto e përshenjtëruan Washingtonin në zemrat e popullit amerikan për gjithmonë….

…Është privilegji im që këtu në Shqipëri te celebroj këtë rast historik, populli i së cilës ka vuajtur dhe është munduar aq shumë përpara se të fitonte independencën e tij dhe heroi kombëtar i të cilëve, Skënderbeu, ishte një personalitet nga më të mëdhenjtë e botës, si prijës burrash ashtu si edhe kampion i independencës së popullit të tij.Shumë shqiptarë, të cilët emigruan në SHBA, janë bërë pjesë dhe ngastër e Amerikës, por ata e kane mbajtur dashurinë e tyre të thellë për vendin e tyre të lindjes dhe kanë ndihmuar si moralisht, po ashtu edhe materialisht për të mbrojtur dhe përparuar independencën e Shqipërisë. Ka një lidhje të fortë miqësie midis kombeve tona. Në shumë e shumë raste kam dëgjuar gjithkund nga qarqe të ndryshme të Shqipërisë shfaqjet e kthjellëta të falënderimit dhe të mirënjohjes së thellë të popullit shqiptar ndaj SHBA-së për shërbimet e saj për çështjet e independencës dhe ruajtjes territoriale të Shqipërisë.Për të përkujtuar këtë 200-vjetor të ditëlindjes të G. Washingtonit kam nderin, që këtu në tokën e Legatës Amerikane, këtu në Shqipëri, të mbjell farat e drurëve të mbjellë nga G. Washingtoni në kopshtin e tij, në Mount Vernon”. Në 5 prill 1932 Mbreti Zog priti në audiencë ministrin fuqiplotë Herman D. Berstein, si edhe Barclay Acheson; Harold B. Allée; Laird Archer Scarsdale; Joseph Beach Bangor, të cilët i falënderoi përzemërsisht.Në fund të prillit 1932, H. Bernsteini shkoi në SHBA, ku qëndroi rreth një muaj, ndërkohë që atë e zëvendësoi si Charge d’afaire, sekretari Charles A. Bay. Gjatë vizitës së tij në SHBA ai i bëri shërbime të mëdha Shqipërisë. Mbi të gjitha më i rëndësishmi ishte takimi i tij me Presidentin Taft, të cilin e informoi për punët dhe problemet e Shqipërisë, duke nxjerrë në pah se përpjekjet e qeverisë dhe popullit shqiptar dalëngadalë po jepnin frutet e tyre. Në bankete të ndryshme të shtruara për nder te tij, duke filluar nga ai Faik Konicës e të tjerë të shtruara nga miqtë e shqiptarëve, ai pati mundësinë që përveç miqve të njohur e të vjetër të Shqipërisë, bisedoi dhe bëri një prezantim dinjitoz të Shqipërisë dhe shqiptarëve miqve të rinj, siç ishin koloneli House, ish-ambasadorët Henry Morgenthau, Norman Hodgood, Frank Polk, gjykatësit Johan Goldstein, Shotwell etj.Më 22 qershor 1932 bëhet përurimi i ndërtesës se djemve, ku morën pjesë përveç amerikanëve të Shkollës Bujqësore e të fondacionit, edhe ministri i Arsimit Hilë Mosi, si edhe ministri fuqiplotë amerikan, H. Berstein.I pari e mori fjalën ministri i Arsimit Hilë Mosi, i cili lëvdoi nismën shumë të dobishme të shoqërisë amerikane NEF për përkrahjen që ajo i jepte zhvillimit të arsimit ne Shqipëri. Pastaj, ministri amerikan mbajti një fjalim përshëndetës, i cili në fillim lexoi mesazhin që kishte marrë nga Mbreti Zog dhe i dorëzoi shkollës flamurin kombëtar prej mëndafshi, dhuratë të tij.Më tej, vijoi duke e quajtur privilegj pjesëmarrjen në ceremoni dhe e ndiente veten të lumtur që merrte pjesë në atë ngjarje. Më tej, ai foli shkurt për rëndësinë e veçantë të përmbajtjes mësimore praktike të shkollës.E mbylli përshëndetjen, duke theksuar interesimin e amerikanëve për të ndihmuar.Sipas traditës amerikane, në themele u vu një arkë me zhavorr dhe përmbi të një kuti bakri ku u vendosën dokumentet kryesore të ngritjes së institucionit.Bashkangjitur po botojmë një fotografi, të nxjerrë me këtë rast, ku janë (nga e majta në të djathtë) Ralph Harold Allen, drejtor i arsimimit NEF; Laird Archer Scarsdale, nëndrejtor NEF; Sander Saraçi, ministër i Botores; Reshad Asllani, nëndrejtor i shkollës; Herman Bernstein, ministri fuqiplotë amerikan; Barcelay Acheson, sekretar NEF; zonja Bernstein, Joseph W. Beach, drejtori i përgjithshëm dhe Mehdi Frashëri, kryetari i Këshillit të Shtetit.Gjate periudhës kësaj periudhe u lidhën dhe u ratifikuan dy traktate dypalëshe, të cilat edhe sot e kësaj dite janë në fuqi. Ata ishin traktati “Mbi natyralizimin e qytetarëve” si edhe ai i “Ekstradimit”. Herman Bernstein u largua nga Shqipëria në 15 shtator 1933, por para largimit të tij, Mbreti Zog e dekoroi ministrin amerikan me dekoratën më të lartë shqiptare, “Kumandar i Urdhrit të Skënderbeut”. Dy vitet e fundit ai i kaloi i sëmurë dhe në 17 korrik të vitit 1935, vdiq në moshën 59-vjeçare.

 

Filed Under: Histori Tagged With: ambasadori, Amerike, Herman D Berstein, shqiperi, urelidhes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 653
  • 654
  • 655
  • 656
  • 657
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT