Ditëlindja e 100-të e shtetit shqiptar është ngjarja më e bukur për çdo bashkëkombës, kudo ku jeton, në Shqipëri dhe jashtë saj. Të gjithë, pikërisht sot, e festojmë mes nesh të bashkuar, të lirë, të fortë dhe me miq të shumtë. Kam nderin dhe privilegjin t’i ndaj me ju këto çaste me anë të këtij mesazhi. Çaste që ndoshta zgjasin vetëm pak minuta, por që janë ndër më të veçantët për mua, ashtu sikurse për çdonjërin prej të gjithë atyre që kanë lindur në këtë vend dhe në trevat shqiptare; për të gjithë bashkëkombësit kudo qofshin; për çdonjërin që krenohet me rrënjët e familjes shqiptare; për çdonjërin që shpalos me dinjitet dhe krenari shenjat më sublime të kombit tonë: flamurin. Prej luftërave të Kastriotëve kundër otomanëve, e deri më sot, simboli ynë, shenja jonë bashkuese, ky flamur të cilin sot në këtë 100-vjetor jemi mbledhur ta nderojmë, ka bërë rrugë të gjatë. Gjatë kësaj rruge të mundimshme, ia kemi arritur nga flamuri ynë të mos ndahemi, flamurit tonë t’i dalim zot. Na e kanë rrëmbyer flamurin dhe ua kemi marrë përsëri e na është bërë më i dashur. Kanë provuar të na e çjerrin, të na e grisin flamurin dhe s’i kemi lejuar. Janë përpjekur të na e zhdukin flamurin duke u munduar të na bindin ta harrojmë dhe ia kanë arritur ta zhdukin për ca kohë, por e kemi nxjerrë përsëri ne nga hiri i harresës. Kanë arritur të na e ndotin duke e ndryshuar dhe e kanë e ndryshuar për ca kohë, por përgjithmonë nuk kanë mundur ta ndotin e ta mposhtin, as ne e as flamurin tonë. Dhe ja ku e kemi sot atë krenar duke u valvitur. Historia e vendit tonë në faqet e saj të shkruara e të pashkruara dëshmon qartë dhe bindshëm për gjakun e derdhur, për sakrificat e pafundme dhe mundin për të mbërritur në ditën e lavdishme të mëvetësisë, kur ëndrrat do të fillonin të bëheshin realitet. Kur shpresat e shqiptarëve do të fitonin të drejtën e jetës. Dhe sot, më shumë se kurrë, ne po jetojmë ditën kur kujtojmë dhe nderojmë punën, vlerën, kontributin e burrave të 1912-ës. Me respekt, me mirënjohje të thellë, me kurajë për të pranuar çdo kontribut të çmuar, të çdo atdhetari e patrioti që bëri të mundur mbërritjen e ditës së madhe, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ne kujtojmë dhe nderojmë ata që na bënë shtet të lirë, që na falën dinjitetin kombëtar dhe krenarinë e të qenit shqiptar. Sot, njëqind vjet më vonë, më në fund, ne i njohim një për një të gjithë emrat e firmëtarëve të aktit të madh të Pavarësisë, pa turpin e fshehjes së qëllimtë të një pjese syresh. Janë dyzet patriotë, intelektualë, atdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare që firmuan aktin e shpalljes së rrugëtimit në liri të Shqipërisë. Është nder dhe krenari për ne që sot të nderojmë secilin prej tyre dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm që nuk u prapsën nga rreziqet, që i mposhtën dasitë fetare e krahinore, që besuan në ëndrrën e tyre të madhe e të guximshme dhe që me përkushtim, iu përgjigjën thirrjes të atij viti të madh. Sot, ne kemi me çfarë të krenohemi. Nuk është më një vend i boshatisur nga vlerat dhe kujtesa historike apo me fotografi dhe dokumente të fshehura dhe të falsifikuara. Ne nderojmë Ismail Qemal Bej Vlorën, burrin e madh të kombit shqiptar dhe fisnikët trima që u mblodhën kokë më kokë me të. Nderojmë çdo dëshmor që flijoi jetën e tij për Shqipërinë. Në këtë 100-vjetor të lavdishëm të zgjimit tonë dhe të flamurit tonë, përulemi thellë para tyre duke kujtuar me respekt të madh sakrificat sublime që prej shekujsh për këtë flamur shqiptarët kanë bërë. Përpjekjet e papërfytyrueshme të mijëra e mijëra martirëve tanë; lodhjet e tyre, syrgjynosjet e tyre, pasuritë që shkrinë, jetët që dhanë, për këtë flamur. Ka qenë rrugë e gjatë, e vështirë. Një vend i vogël si Shqipëria, pothuaj i papërfillshëm në hartat e fuqive të mëdha, pre e synimeve shoviniste të shteteve fqinje lakmitare, nuk u rrëzua, nuk u shua, u mbajt fort, u ngrit në këmbë, ushqeu me gjakun e vet ëndrrën për liri; shpresën e madhe për pavarësi. Sepse pati bij të mirë që asnjëherë nuk u ngritën kundër një vendi tjetër. Thjesht deshën dhe mbrojtën trojet e tyre. Sot, ne kemi ëndrra dhe shpresa të mëdha. Shqipëria e sotme dhe ajo e nesërmja janë vazhdë e ngritjes së flamurit në Vlorën e 1912. Si krijesa të zjarrta të lashtësisë, energjikë dhe shpërthyes, ne shqiptarët dhe flamuri ynë, nuk mund të ekzistojmë ndryshe veçse në simbiozë me simbolin tonë, me flamurin tonë. Si të tillë, ne dhe flamuri ynë jemi të pandarë dhe të pandashëm; si materia dhe mendimi, ideja dhe veprimi, toka dhe qielli, trupi dhe shpirti jemi një. Flamuri ynë është nga më të pastrit; në asnjë rast të historisë, flamuri ynë nuk i priu asnjë pushtimi, asnjë shkatërrimi. Flamuri ynë na është dashur ne dhe ne i jemi dashur flamurit tonë, si simbol mbijetese, si çimento bashkimi. Aspak për t’i rënë kujt në qafë. Vetëm për të ndihmuar njëri-tjetrin; flamuri ne, ne flamurin, edhe ne edhe flamuri, Shqipërinë dhe shqiptarinë. Të vazhdojmë ta mbajmë të pastër e të paprekur flamurin tonë, simbolin tonë të shenjtë udhëndriçues dhe bashkues. Ashtu si dielli ndrit dhe ngroh botën dhe mban gjallë jetën, ne na ndrit, na bashkon, shpirtrat na i ngroh, rrugën na e tregon, ky flamur. Me pamje frymëzuese, me ngjyra ekzaltuese. Nga më të vjetrit, më krenarët, më madhështorët, më të bukurit në botë, është flamuri ynë. Si President i një vendi të lirë dhe demokratik, më shumë se kurrë pranë familjes evropiane, ju uroj: Gëzuar festën, të gjithë shqiptarëve që në këto 100 vjet një pjesë të jetës së tyre e kaluan të privuar nga e drejta e parë themelore, nga liria! Gëzuar festën të gjithë shqiptarëve, në Kosovë, në Maqedoni e Malin e Zi; kudo ku janë në botë, që kanë shijuar ditën e madhe të lirisë kur u shemb muri i lartë i diktaturës! Gëzuar festën të gjithë djemve dhe vajzave njëzetvjeçarë që lindën në liri dhe sot jetojnë ëndrrën që nuk e jetuan dot të parët tanë! Gëzuar festën Vlorës heroike! Gëzuar festën të gjithë shqiptarëve në të gjitha trevat! Qoftë e bekuar kjo ditë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë! Rroftë Vlora! Rroftë Shqipëria! Rroftë kombi shqiptar!
FLAMURI SHQIPTAR LARTESOHET NE ONTARIO
Skicë/
Nga Avdulla Kënaçi/
Në këto ditë festash jam i tëri në sheshin përpara Parlamentit të Ontarios. Si zjarre të vegjel, nga të gjitha anët më rrethojnë flamujt shqiptarë dhe gurgullima gjuhës së ëmbël shqip. Është manifestimi i bashkësisë shqiptare të Torontos. Festa arriti pikën kulmore kur ushtoi Hymni Kombëtar dhe flamuri ynë mbi shtizën e bardhë merr rrugën drejt qiellit gri duke dalë mbi godinën historike të Parlamentit të provincës më të madhe të Kanadasë. Gjaku më vërshon me vrull ndër rremba. Është një moment ku unë ndjej se nuk jam në Toronto, por diku tej oqeanit Atlantik, aty ku kanë jetuar brez pas brezi të parët e mi. Dhe kujtoj….
Ishin vitet e vështirë të regjimit komunist kur emri i Amerikës pëshpëritej me zë të ulët. Ekzistonte tek brezi im një dashuri e fshehtë, dramatike për kombin amerikan, kampionin e mbrojtjes së lirisë. Mbaj mend si qarkullonte nën zë kjo histori:
Ishin vitet e para të Shpalljes së Pavarësisë. Mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte e brengosur se nuk kishte një leje të posaçme për të ngritur në raste festash apo piknikë flamurin shqiptar, deri at’here të panjohur nga Kombet e Bashkuara. U zgjodh një përfaqësi e cila iu drejtua presidntit Willson. Ai i priti, i dëgjoi, pastaj i pyeti:
– Keni ndonjë flamur tuajën të ma tregoni?
– Po –i thanë ata duke i vënë në tavolinën e punës një flamur të kuq me shqiponjën në mes të qindisur me merak. Presidenti kur pa shqiponjën, i ndriti fytyra dhe tërë gëzim, u tha:
– Po ky qënka shumë i bukur, lart e më lart flamuri shqiptar. Ta ngrini kur të doni e ku të doni. Amerikën e kemi së bashku, ajo nuk është vetëm e imja, por edhe juaja.
Është e vërtetë ose jo kjo histori, rëndësi ka që ajo qarkullonte gojë më gojë në ato kohë të vështira dhe jepte mesazhin se Amerika, kampioni i lirisë, e mbeshteste qyshkur, pa asnjë rezervë kombin shqiptar.
Ne e kishim flamurin, por nuk kishim lirinë, Kosova nuk kishte as lirinë e as flamurin. Demokracia na solli lirinë dhe distancën me Amerikën e shkurtoi në maksimum. Mars 1998, Kosova u ndez flakë nën emrin e atij flamuri. Shtatëdhjetë e dy ditë luftë. Dhe une, falë profesionit gazetar, isha ndër të parët që hyra në Kosovë kur sapo u çlirua nga zgjedha serbe. U habita me shpejtesinë se si gjysëm milon njerëz në fare pak ditë u kthyen në trojet e tyre me gjithë paralajmërimet e ushtrisë së NATO-s që të mos nxitoheshin sepse mundet që terreni dhe shtëpitë e tyre të ishin të minuara nga serbëtdhe u rrezikohej jeta. Përpara se sa të hyja në Prishtinë, u ktheva në Malishevë, në shtëpinë e xha Aliut i cili gjatë luftës, me njëzetë pjestarë të familjes së tij, kishte qenë i strehuar në familjet gjirokastrite. Shtëpinë e gjeti të djegur shkrumb e hi dhe ai ishte strehuar në një çadër ushtarake së bashku me familjen. Aty pranë, si një kukudh i zi, nxinte një tank i ushtrisë serbe,i djegur aq shumë sa nuk dukej gjurmë boje mbi kupolë, por nuk i kishte lëvizur asnjë pjesë. E kishin gjuajtur nga lart helikopterët Apash. Një djalë i ri, ish pjestar i forcave të UÇK-së, na udhëhoqi për tek trolli i xha Aliut. Mikpritësi ynë, xha Aliu, ishte një burrë tipik kosovar me mustaqe të bardha e kapuç mbi kokë, rreth të tetëdhjetave,dukej i gëzuar pa masë, sikur gjendej në parajsë. Në kulm të çadrës së tij valvitej flamuri shqiptar.
– U ka dëmtuar lufta, xha Ali. – i thashë unë, – po shoh shtëpinë shkrumb dhe asnjë bagëti rrotull.
– Jo, kam më shumë nga çfarë kisha – tha ai plot siguri dhe besim. Vuri re habinë time dhe vazhdoi të spjegohej.
– Kam atë…dhe tregoi me gisht flamurin mbi kulmin e çadrës-shtëpi.
– E solle nga Shqipëria?
– Jo, e kisha këtu, së bashku me revolen.
– Ku? – pyeta përsëri i habitur nga që nuk po kuptoja ku e kishte fshehur. Si? Trolli i shtëpisë së tij ishte shumë afër ish stacionit të policisë serbe.
– Poshtë, në tokë. – tregoi ai me dorë – Ne lëvizëm, por revolen dhe flamurin i kisha groposur këtu, në tokën tonë. Dhe bëra mirë. Ja, tek ajo qafa atje përkarshi ushtarët serbë na vunë në rresht. Na kontrollonin për armë, para dhe flamur. Paratë i fusnin në xhepat e tyre. Armët tona na i vinin në ballë, ndërsa flamujtë dhe plisat (kapuçat), kujt ia gjenin, ia i flaknin me urrejtje përdhe. Kam qarë si fëmijë sepse na thoshnin shkelni mbi plisa dhe flamuj. Por kisha një gëzim të madh thellë në shpirt. Revolen dhe flamurin tim shqiptar unë i kisha groposur në baçe, pesë pëllëmbë larg asaj dardhës, nga lind dielli, brenda, në qese plastmasi. Ja, shikoje, është ai flamuri që valvitet mbi shtëpinë time (shtëpi i thoshte çadrës)dhe revolja është kjo që kam në brez.- E hoqi revolen nga mesi me kujdesin e një nëne për fëmijën. Ishte një shtatëshe e vjetër me mulli, e vajisur mirë. Pastaj i gëzuar tha:
– Vëlla, erdhi koha që as flamuri dhe as revolja të mos futen më nën dhe, kemi mik të madh, Amerikën. Serbi na mori të keqen, kurrë nuk ka për t’u kthyer më.
Pastaj ngriti kryet lart, vuri dorën mbi plis dhe i mbetën sytë mbi flamur, si mua sot në Toronto.
Toronto, 25 nentor 2012
DAILY NEWS: In Bronx and beyond, local Albanians to mark the 100th anniversary of independence from Turkish rule
About 250,000 Albanians live in New York State; most reside in the Bronx
/By TANYANIKA SAMUELS-NEW YORK/ DAILYNEWS/
Each year around this time, the streets of Bronx neighborhoods like Belmont and Morris Park are festooned with bright red and black Albanian flags.
This year’s celebration of Albanian independence is proving a little more special.
On Wednesday, Albanians worldwide will celebrate the 100th anniversary of the nation’s liberation from Turkish rule.
“(This anniversary) means so much,” said Esad Rizai, founder of Albanian American Society Foundation. “We are the oldest people in Europe and we have been oppressed for so long. But thank God we survived.”
“This is a huge event for us,” added Assemblyman-elect Mark Gjonaj, who recently became the first Albanian-American elected to state office.
There are about 250,000 Albanians in New York State; most of them live in the Bronx.
The local Albanian community has been holding fetes in the days leading up to the milestone anniversary, including last weekend’s Vatra Federation dinner that drew hundreds to Maestro’s in Morris Park.
The celebration moves to Manhattan on Tuesday with a special ceremony at City Hall at which some outstanding Albanians will receive proclamations.
On Wednesday, there will be flag raising ceremonies and entertainment at Battery Park and in Times Square.
While it is a time to celebrate, some also see it as a chance to dispel stereotypes.
“People think of Albanians as pizza men and doormen,” said Danny Blloshmi, of Vatra Federation. “But we are professors and doctors and politicians too. Education is a number one passion and goal. That is something I don’t think many people know.”
“Albanians are unique in many ways,” added Rizai. “We are Albanians first. We are bound by Albanian blood. We are one culture, one history, one flag. We are proud people.”
The Republic of Albania is a small nation of about 3 million people on the Adriatic Sea bordered by Montenegro, Kosovo, Macedonia and Greece.
The Ottoman Empire ruled Albania from the late 14th century to the early 1900s. But on Nov. 28, 1912, following a groundswell of nationalism, Albania declared its independence.
During World War II however, Albania was occupied by Italy then Germany. Decades of Communism followed. Since 1991, the Republic of Albania has been ruled by Democratic and Socialist leaders.
Many count such historic events as the liberation of Kosovo among the key Albanian milestones of the past century. Still much work needs to be done.
“Back home, they’re trying to get the democratic process going,” Blloshmi said. “It’s slowly but surely working out but it is not where we want it to be.”
tsamuels@nydailynews.com(Captions: Actors in tradtional garb portraying three Albanian heroes)
MUNGESA E MADHE E DED GJO LULIT
Ismail Qemali e quante “Pushkë e ngrehun për Shqipërinë”/
Nga KOLEC TRABOINI/
Shumçka në këtë 100 vjetor te Pavarësisë po vihet në vendin e merituar. Edhe shpata e përkrenarja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut erdhi nga Vjena që shqiptarët të shohin nga afër armët e burrit më të madh të këtij kombi; erdhi dhe Meshari i të madhit Dom Gjon Buzuku; tashmë Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina janë në vendin që e meritojnë.
Mirë kish qënë të ishte edhe Dom Nikoll Kaçorri dhe Luigj Gurakuqi, sepse nuk mund të shkruhet historia pa këto burra. Por ndjehet mungesa e një tjetri që përbën lavdinë e kombit, flamurtarit të madh të 6 prillit 1911, bash e atij që Ismail Qemali e quante “Pushkë e ngrehun për Shqipërinë”, është kryefjala për kreshnikun e Malësisë së Madhe, burrin e panjollë, Ded Gjo Luli që u shkri megjithë familje për shqiptari dhe i mungon dukshëm këtij jubileu të madh të shqiptarëve të gjithë botës.
Kur ka qënë puna për luftë ai është ndodhur i pari, madje duke dhënë jetën e vet dhe bijve të vet, por tash në paqe e në festime legjitime nuk është. Nuk ndjehet kurrkund. Nuk e përmënd kurrkush në asnjë fjalim a shkrim a thua se ai ishte vetëm heroi ynë, pra i Hotit dhe Malësisë. Por Ded Gjo Luli ka luftuar për Shqipërinë e jo vetëm për Malësinë. Se kështu i tha Deda ministrit të Perandorisë Otomane kur u shfaq në Podgoricë duke u mburrur se erdha me ju takue: “S’na ka marrë malli me të pa, por meqë erdhe dëgjo”,- e Ded Gjo Luli theksoi : “Ato pika të Librit të Kuq i duam jo veç për vedi e Malësi, por për tanë Shqypni”. Ky ishte Ded Gjo Luli!
Tash Shqipëria feston e Ded Gjo Lulin po e harron, aq sa u darovitën në Kuvend Popullor plot tituj e ndere. Disa prej të cilëve për katragjyshët e vet, por nga ata luftëtarët e Ded Gjo Lulit asnjë. E vajtueshme kjo pamje. E turpshme përpara historisë. Vërtetë ju dha titulli “Nderi i Kombit” Malësisë së Madhe, por malësia pa bijtë e vet nuk është gjë tjetër veç një grusht male. Eshtë njeriu pa është mali e fusha, lumenjtë e deti.
Mbi dhjetë vjet më parë, në nje polemikë me titull “Trumani apo Ded Gjo Luli” me milionerin shqiptaro-amerikan Ekerem Bardha, kam ngritur zërin si hotian më shumë sesa si gazetar, që në atë shesh që ndodhet në rrugën “Ded Gjo Luli”, të mos ngrihet busti i Trumanit siç propozonte Ekerem Bardha, që do ta financonte, por busti i Ded Gjo Lulit. Prej presioneve edhe të malësorëve shqiptarë të Detroitit, Ekerem Bardha u konsultua me Ismail Kadarenë, i cili e këshilloi të tërhiqej duke thënë se aty në rrugën “Ded Gjo Luli” do të ishte mirë të ngrihej monumenti i tij e jo një tjetri. Ekerem Bardha atëherë deklaroi se hiqte dorë nga projekti Truman e madje do të kontribonte me njëmijë dollarë për bustin e Ded Gjo Lulit që do të ngrihej në atë shesh përpara restorant “Piazza” të tij. Qysh atëherë kanë kaluar shumë kohë. Herë pas here e kam ngritur këtë problem jo vetëm në shtyp por në çdo rast që kam patur mundësi, i kam kërkuar angazhim edhe Fondacionit Ded Gjo Luli në New York, por në vesh të shurdhër gjithçka. Edhe sot e kësaj dite ky shesh këndor prapa Muzeut Kombëtar mbetet me karrige kafenesh. Bardha, që tashmë merret me vreshta e prodhimin e verës e ka shitur Piazza-n tek një pronar tjetër, por busti i Ded Gjo Lulit nuk po vihet aty ku i takon.
Po pse shqiptarët e Amerikës me origjinë prej Hotit e Malësisë së Madhe nuk po ndjehen kurrqysh për këtë punë të monumentit të Ded Gjo Lulit. Shoqata me emrin Ded Gjo Luli në New York bën organizime me shpenzime për turnamente sportive e nuk po bën kurrnji veprim për të krijuar një fond për këtë monument. Edhe shoqata me të njëjtin emër në Tuz mund të angazhohej me këtë veprim atdhetar anipse Ded Gjo Luli e ka një shtatore në Tuz që sheh përballë malit të Deçiqit. Ndërsa shoqata Ded Gjo Luli në Shqipëri me çfarë kam konstatuar, pas vdekjes se kompozitorit Zef Leka që e mbante me veprimtari, tashmë është inaktive e thuajse nuk ekziston. Sot që Tirana është bërë një qytet i madh ku vijnë nga të gjitha trevat shqiptare, në mes tyre dhe bijtë e Malësisë së Madhe do të ndjeheshim bash mirë që krahas Ismail Qemalit e Hasan Prishtinës të vizitonin e të vendosnin një tufë lule në shtatoren e Ded Gjo Lulit. Por ky monument për fat të keq nuk është në kryeqytetin e shqiptarëve të tërë botës.
Këtij kryeqyteti mjerisht i mungon kryekreshniku i Malësisë së Madhe e i kryengritjeve që sollën Pavarësinë që gëzojmë sot.(Foto: Ded Gjo Luli me të birin Kolën)
27 nëntor 2012
TRASHËGIMIA E GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBE/ DEL EDHE NJËHERË E MBLIDHE KUVENDIN
Me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë/
Nga Frank Shkreli/
Të Mërkurën më 28 Nëntor i mbarë kombi shqiptar feston me krenari 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur në Vlorë më 28 Nëntor 1912, kur Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi me atdhetarë të tjerë ngritën Flamurin e Gjergj Kastriotit – Skenderbe — Fatosit të Kombit — duke bërë kështu realitet ëndrrën e të parëvet, megjitëse fati i zi dhe armiqtë e kombit bënë që liria dhe pavarësia e shpallur në Vlorë të mos përfshinte të gjithë kombin.
Është pra, Flamuri i Gjergj Kastriotit, Flamuri i lirisë, i nderit, i burrënisë, dhe i besës, i asaj Besëlidhjeje që shënon historia në Lezhën e Gjergj Kastriotit dhe në Lidhjen e Prizrenit. Me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit në Romë me 25 Prill 1968, duke u folur shqiptarëve që ishin mbledhur atje për të festuar këtë përvjetor në Vatikan, por drejtuar gjithashtu edhe shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre, Papa Pali i VI tha: ”Ne ju shohim me kënaqësi, pse e dimë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i Gjithëmonshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë mbi çdo interes ka venë vlerat e trashëguara të besës, të nderit, e të burrënisë. Fatosi Skënderbeu ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive. Ai ua ka lënë trashëgim, bashkë me miqësinë e miqëve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët këjo Seli Apostolike gëzohet se bën pjesë, pasi e konsideron veten ndër ata që kurr s’i dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në rojë e trashëgim të shënjtë në Atdhe dhe në mërgim”, përfundoi Papa Pali i VI.
Gjergj Kastrioti ishte i madh sepse për një çerek shekulli udhëhoqi luftën duke korrur fitore pas fitoreje kundër osmanlijve turq, fuqisë më të madhe ushtarake që njihte atëherë bota. Me të drejtë, armët e Skendërbeut po ekspozohen në Tiranë me rastin e 100-vjetorit, për t’u kujtuar vizitorëve aktet heroike dhe luftën e tij për liri e pavarësi të fisit ilir. Por ai ishte dhe mbetet më i madh për nga aftësitë e tij udhëheqëse si dhe për nga karakteri dhe morali i tij, cilësi këto që i njiheshin nga më të mëdhejtë e asaj kohe. Kur botës shqiptare i mungojnë herojtë e vërtetë, Skenderbeu është heroi i të gjitha stinëve dhe i të gjitha kohërave. Kombi shqiptar në këtë 100-vjetor ka nevojë për heroj kombëtar si Gjergj Kastrioti, por në mungesë të tij, atëherë ajo që mund të bëhet është, që kombi në përgjithësi, duke përfshirë klasën politike në veçanti, por dhe çdo shqiptar kudo qoftë, secili sipas mundësisë, përgjegjësisë dhe vendit që zë në shoqëri — të gjithë si pasardhës të Illyrisë së vjetër — të betohen në këtë 100-vjetor se mbi të gjitha do të punojnë për një Arbëri të lirë, për një bashkim etnik dhe për një angazhim historik për të zgjuar njëherë e mirë cilësitë dhe virtytet e lashta mijëvjeçare të racës ilire. Ky përvjetor është gjithashtu një rast për të forcuar konceptin e idesë të interesave kombëtare – dhe jo atyre personale — duke marrë si shembull trashëgiminë e Gjergj Kastriotit –Skenderbe, i cili si asnjë udhëheqës tjetër në historinë e kombit shqiptar, mundi të bashkonte të gjithë princat e asaj kohe nën një udhëheqje të vetme, duke forcuar kështu unitetin kombëtar moral e shpirtëror, por edhe atë gjeografik, duke i bërë ashtu të gjithë krenarë dhe të denjë të jenë pjesë e një trungu të përbashkët. Ai adhurohej nga shqiptarët e çdo krahine, të çdo klase shoqërore dhe çdo besimi. Skendërbeu i mblodhi të gjithë nën hijen e Flamurit Kombëtar. Ishte këjo fuqi morale dhe kombëtare që i dha Gjergj Kastriotit dhe shqiptarëve të tij pothuaj fuqi mbi-natyrore për të përballuar dhe për të fituar kundër fuqisë më të madhe ushtarake të kohës së tij.
Ngritja e Flamurit në Vlorë 100-vjetë më parë dhe energjia ringjallëse që po tregohet anë e mbanë trojeve shqiptare në festimet e këtij 100 vjetori sot, më bindin se gjaku shqiptar ka ende fuqi përtritëse në shpirtin e vet dhe se edhe i Madhi Zot nuk e ka harruar kombin shqiptar. Lufta dhe fitoret e Skënderbeut kundër osmanlijve kan lënë, ndër shqiptarë, një trashëgimi lirie dhe shprese për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar, ashtu siç do ta dëshironte vet Gjergj Kastrioti. Në krahasim me sfidat me të cilat përballej kombi në kohën e Skenderbeut, a janë më të mëdha sfidat dhe problemet me të cilat përballet sot kombi shqiptar?
Shpresoj që këjo brezni e 100-vjetorit të pavarësisë kombëtare të mos jetë një brezni e nemur, e papërcaktuar për qëllimet dhe interesat madhore të kombit shqiptar, por të jetë një brezni burim shpresash për liri dhe bashkim kombëtar, bazuar në trashëgiminë morale, shpirtërore dhe kombëtare të Gjergj Kastriotit — Skendërbe. Gjithmonë sipas Skënderbeu, ”Pra, ngrehni Flamurin përpara dhe tregohuni burra si gjithënjë. Perëndia, si gjithnjë edhe pasketaj do të na ndihmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë.”
Në këtë 100-vjetor të pavarësisë kombëtare, të falemi dhe të falenderojmë për trashëgiminë morale, shpirtërore dhe kombëtare përfshirë edhe karakteristikat më të çmueshme të trungut tonë arbëror: nder, besë e burrëni — Ty Gjergj Kastrioti –Skënderbe, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanlijve, Mbret i Epirit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 692
- 693
- 694
- 695
- 696
- …
- 702
- Next Page »