• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hidrocentralet Shqiptare- Si u ndërprenë punimet në Bushat dhe në Banjë

December 11, 2014 by dgreca

*Flet Inxhinieri Emin Musliu: Si ishte Skema e shfrytëzimit hidroenergjetik të lumit Drin/
*Musliu:- Duhet të projektoheshin e ndërtoheshin diga me lartësi të mëdha që shkonin nga 160-220 m/
*Në zonën e Fierzës lumi Drin ka një prurje vjetore rreth 7 miliardë m3/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Hidrocentrali i Bushatit/
Ndodhet poshtë hidrocentralit të Vaut të Dejës; ndërtimi i tij filloi në vitin 1973. Iniciativa jonë për ndërtimin e kësaj vepre, u ndalua në vitin 1974 me një urdhër të posaçëm “nga lart”. Gjatë kësaj periudhe u ndërtua vepra e shkarkimit, vepra e marrjes, ura e hekurudhës etj. Hidrocentrali i Bushatit, sipas projektit, do kishte një fuqi prej 100000 kw dhe do prodhonte rreth 400 milionë kwh energji elektrike në vit. Nga vepra e shkarkimit të prurjeve, rreth 1000 m3/sek, nëpërmjet një kanali, do derdheshin në Belaj ose në det, gjë që krijonte mundësi për mbrojtjen e tokave të Nënshkodrës, pasi në atë kohë lumi i Bunës ishte i lundrueshëm.
Hidrocentrali i Banjës
Ndodhet në lumin e Devollit, pranë fshatit Banjë, rreth 8 km larg qytetit të Cërrikut ose 15 km poshtë qytetit të Gramshit.
Sipas variantit të parë, hidrocentrali ka një fuqi prej 60 MW dhe do prodhojë rreth 250 milionë kwh energji elektrike në vit. Në variantin e dytë, fuqia e vendosur ishte 100 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë elektrike ishte 400 milionë kwh. Një rëndësi të veçantë kjo vepër do të kishte për ujitjen e fushave nën të. Punimet e kësaj vepre filluan që në vitin 1988 dhe në vitin 1992 u ndërprenë për mungesë të fondeve.
Hidrocentrali i Bugovës dhe Smokthinës
Para vitit 1990, krahas veprave hidroenergjetike që u përmendën më sipër, u ndërtuan edhe shumë hidrocentrale të tjera, si hidrocentrali i Bugovës, hidrocentrali i Smokthinës etj.
Arritjet në fushën e hidroenergjetikes ishin të shumta, por, për shumë arsye, ndërtimi i tyre u ndërpre deri në vitin 2009.
Skema e shfrytëzimit hidroenergjetik të lumit Drin
Siç del nga legjendat e gojëdhënat, nga tregimet dhe nga përshkrimet e popullit, lumi Drin kishte sjellë vetëm dëme dhe fatkeqësi për fshatarët e banorët që jetonin në brigjet e tij, nga Peshkopia e Kukësi e deri në derdhjen e tij në Bunë pranë Shkodrës. Lumi Drin është lumi më i madh që ka vendi. Sipërfaqja shimbledhëse e tij është afërsisht 14200 km2. Ai përbëhet nga dy degë kryesore: nga Drini i Zi, që del nga liqeni i Pogradecit në Strugë, dhe nga Drini i Bardhë, që i ka burimet në Kosovë. Të dyja degët kryesore të lumit Drin bashkohen pranë qytetit të Kukësit dhe që këtej Drini vazhdon rrjedhjen e tij deri në afërsi të qytetit të Shkodrës në Bahçallëk, ku bashkohet me lumin Buna, që del nga liqeni i Shkodrës e që derdhet në detin Adriatik. Gjatë rrugës së tij nga burimet kryesore deri në det, në të derdhen shumë lumenj e përrenj të vegjël, si: Radika, Valbona, Curraj, Gomsiqe, Gjadri etj. Gjatësia e lumit Drin nga liqeni i Pogradecit e deri në derdhjen e tij është afërsisht 280 km. Ndërsa rënia e tij prej daljes së ujit nga hidrocentrali i Spilesë pranë Dibrës (Maqedoni) e deri në det është rreth 485 m. Prurja mesatare shumëvjeçare e lumit Drin në zonën e hidrocentralit të Fierzës është rreth 230 m3/sek, ndërsa në zonën e hidrocentralit të Vaut të Dejës është rreth 330 m3/sek. Në zonën e Fierzës lumi Drin ka një prurje vjetore rreth 7 miliardë m3. Prurjet maksimale të Drinit të vrojtuar në Fierzë janë 3100 m3/sek; në Vaun e Dejës, 5500 m3/sek, ndërsa prurja maksimale me siguri një herë në 10000 vjet është marrë për zonën e Fierzës 9600 m3/sek dhe për Vaun e Dejës mbi 10000 m3/sek. Përpara projektuesve dhe ndërtuesve të hidrocentraleve shtroheshin detyra të mëdha dhe të vështira për shfrytëzimin e potencialit hidroenergjetik të Drinit, i cili përbën një pasuri të madhe për vendin tonë. Si duhet të shfrytëzohet lumi Drin? Kësaj pyetjeje nuk ishte e lehtë t’i jepej përgjigje në atë kohë (1961-1963). Deri në vitin 1960, nga disa studime paraprake që ishin bërë për shfrytëzimin e lumit Drin nga specialistët tanë dhe të huaj, mbizotëronte mendimi se ai duhet të shfrytëzohej me diga 50- 60 m të larta, pasi në atë kohë ato ishin edhe më të mundshme për t’u projektuar e ndërtuar. Por një shfrytëzim i tillë i Drinit ishte kundërekonomik; kërkonte kohë të madhe ndërtimi për të plotësuar nevojat për energji që kishte vendi dhe, mbi të gjitha, nuk lejonte krijimin e akumulacioneve të mëdha, që të bëhej rregullimi i prurjeve të lumit dhe të përmirësohej cilësia e energjisë elektrike gjatë vitit.
Që në fillim të studimit për shfrytëzimin e potencialit hidroenergjetik të lumit Drin, u pranua teza se Drini duhet të shfrytëzohet duke ndërtuar akumulacione (liqene artificiale) sa më të mëdha, me qëllim që të bëhet rregullim vjetor dhe shumëvjeçar i prurjeve të ujit, që hidrocentralet e ndërtuara mbi të të mbulojnë sa më mirë kërkesat e konsumatorëve me energji elektrike, si në periudhën e thatë, ashtu dhe në periudhën me shumë ujë të vitit. Pasuria e Drinit duhet të shfrytëzohet sa më mirë. Por një gjë e tillë nuk ishte e lehtë të konceptohej dhe jo më të projektohej e ndërtohej, mbasi duhet të projektoheshin e ndërtoheshin diga me lartësi të mëdha që shkonin nga 160-220 m, duheshin vepra shkarkimi për kalimin e prurjeve 5000-9000 m3/sek me rënie të madhe e shpejtësi deri në 35 ml/sek, duheshin projektuar e ndërtuar vepra marrje të ujit me lartësi deri në 100 m, tunele me diametër 10 m e ndërtesa të centraleve me fuqi të mëdha etj. Në atë kohë, edhe në vende të ndryshme të Europës dhe në botë, vepra të përmasave të tilla ishin të pakta. Deri më 31 dhjetor 1962 ishin ndërtuar në botë 25 diga me lartësi mbi 140 m (6 në Zvicër, 3 në Itali, 3 në Francë, 1 në Spanjë, 3 në Japoni, 9 në Amerikë), prej të cilëve, me lartësi mbi 160 m, ishin ndërtuar 10 diga dhe konkretisht:
• Në Zvicër 2 diga – Gran Diksans e lartë 284 m
– Movaze e lartë 237 m
• Në Itali 1 digë – Vaiont e lartë 262 m
• Në Francë 1 digë – Tinje e lartë 181 m
• Në Amerikë 6 diga – Bulder Dam e lartë 221 m
– Shasta e lartë 183 m
– Hongry Horse e lartë 172 m
– Gran Kule e lartë 168 m
– Ross e lartë 165 m
– Trinity e lartë 164 m
Megjithatë, duke u mbështetur në arritjet e shkencës dhe teknikës botërore të viteve të fundit për ndërtimin e digave të larta, si dhe besimi në vlerat tekniko-shkencore të specialistëve tanë dhe vendosmërisë së tyre, u bë e mundur që të zgjidhen me sukses të gjitha problemet që do të dilnin dhe të merrej vendimi që Drini të shfrytëzohej me diga të larta.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Zholi, Flet Emin Musliu, në Bushat dhe në Banjë, punimet, Si u ndërprenë

Hapja e dosjeve do të spastrojë politikën dhe drejtësinë nga spiunët e Enverit

December 10, 2014 by dgreca

Bisede me z. Simon MIRAKAJ- Kryetar i Shoqatës Antikomunistë të të Përndjekurve politikë/
Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të përndjekurve politikë, Simon Mirakaj, në intervistën për “Telegraf”, sqaron se Ligji i Lustracionit duhet të zbatohet edhe në Shqipëri, sikurse është zbatuar në të gjitha vendet postkomuniste, për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara e zezë komuniste. Rruga e vetme që do të na çojë në BE, thotë zoti Mirakaj, është të heqim dorë nga simbolet e komunizmit. Zbatimi i ligjit të Lustracionit, pohon Mirakaj, nuk ka të bëjë aspak me hakmarrje personale dhe se dosjet do t’i hapin vetëm të interesuarit, dhe se duke mësuar se cilët ishin urdhëruesit, zbatuesit dhe bashkëpunëtorët e atyre që vranë dhe përndoqën kundërshtarët politikë, do të mund të spastrohet politika dhe drejtësia jonë.
– Zoti Mirakaj, çfarë ndryshimi ka në projektligjin e dorëzuar pardje në Kuvend dhe në klimën politike në krahasim nga projektligji që u rrëzua në 2008-n nga Gjykata Kushtetuese?
– Unë doja ta filloj që nga viti 1995, ku ka pasur përpjekje që të hyjë në komision për hapjen e dosjeve, që quhej Komisioni “Mezini” dhe për faktin e ngjarjeve të ’97-s ky komision u mbyll. Më vonë përpjekje pati në 1998, me Komisionin “Bezani”, ku u bënë disa seleksionime, por deri kaq. Në 2008-n u hartua një projektligj, i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese për shkak të konfliktit të interesit, sepse në një nen të këtij projektligji përjashtoheshin edhe gjyqtarët, në krye të Gjykatës Kushtetuese ishte Fehmi Abdiu. Të paktën, atëherë kështu u bë arsyetimi që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese ai projektligj i Lustracionit. Tani në vitin 2014 Shoqëria Civile ka marrë përsipër të hartojë një projektligj të ri për Lustracionin. Nëse ne duam të shkëputemi nga e kaluara, duhet të përballemi me të dhe përballja është që të shfletojmë historinë e së kaluarës, të shohim të zezën të zezë dhe vetëm në rast se ne do të përballemi me të kaluarën, atëherë ne do të shkëputemi prej saj. Ne pretendojmë të shkojmë në Europë, por në Europë nuk mund të shkohet me simbolet e komunizmit.
– Pas 23 vjetësh nga rrëzimi i komunizmit përse ia vlen të hapen dosjet?
– Besoj se e dini që në festimet e 5 Majit, ju patë që në Varrezat e Dëshmorëve në Përmet fëmijët që nderuan me grusht, ky është një simbol i komunizmit. Aq më keq që e bënë fëmijët, që fëmijët, edhe kur u vdesin familjarët, nuk i lejojnë në varreza. Pastaj, në një rast tjetër, kujtimi i Kongresit të Përmetit, ku në atë u hodhën themelet e diktaturës komuniste, ku atje u shfaqën portretet e diktatorit Enver Hoxha. Pastaj, bëhen përvjetorët e krijimit të Brigadave partizane me shallet e kuq dhe me portretet e Enverit. Dhe fatkeqësisht, kjo ndodh në prezencën e qeveritarëve. U desh thirrja e ambasadorit Arvizu, që e cilësoi “monstër” që u hoqën shallet e kuq dhe portreti i Enver Hoxhës nga parakalimi. Unë mendoj, që domosdoshmëria e hapjes së dosjeve vjen edhe nga një fakt tjetër më të rëndë. Nëqoftëse do të ishin hapur dosjet, nuk do të kishim “Qytetar Nderi” një vrasës, sikurse bëjnë Mehmet Shehun e Feçor Shehun. Këto dhe shkaqe e arsye të tjera e bëjnë edhe sot domosdoshmëri hapjen e dosjeve. Bëjmë të gjitha përpjekjet dhe reforma të thella ligjore, të cilat na kushtëzojnë që demokracia jonë t’i bashkohet Bashkimit Europian, ndërkohë, kur nga ana tjetër, i shprehim publikisht mirënjohje diktatorit Evner Hoxhës dhe simbolet e komunizmit. Ky është një paradoks i kohës. Duhet të ballafaqohemi me të kaluarën e zezë komuniste, që historia të mos përsëritet dhe e kaluara të mos më jetë peshë frike, dhimbjeje të vazhdojë të vrasë shpirtrat tanë. Kjo është gjithë filozofia e hapjes së dosjeve. Koha që humbëm nuk mund të zhvlerësojë këtë filozofi.
– A mund të përbëjë rrezik për Sigurinë tonë Kombëtare hapja e dosjeve, siç argumentojnë jo pak?
– Hapja e dosjeve bëhet me ligj. Pra, ky draft i është dorëzuar Kuvendit, dhe dosjet kanë cilësi. Dosje sekrete, dosje tepër sekrete. Çdo gjë sistemohet me ligj. Te ligji i Lustracionit ne nuk po bëjmë ndonjë shpikje. Ligji i Lustracionit dhe hapja e dosjeve janë miratuar dhe janë zbatuar në të gjitha vendet postkomuniste dhe nuk ka ndodhur ndonjë fenomen i çuditshëm, që të trembet dikush se në Shqipëri, nëse hapen dosjet kërcënohet siguria kombëtare, apo për hakmarrje, etj, etj. Hapja e dosjeve do të bëhet me komision. Ligji e përcakton se cilat dosje do të preken.
– Cili është qëllimi final i hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit?
– Këtu nuk është vetëm ky qëllimi që të gjejmë vetëm bashkëpunëtorët e sigurimit. Unë personalisht dhe shtresa e të persekutuarve e njohim mirë atë situatë. Qëllimi i vërtetë i zbatimit të Ligjit të Lustracionit është që administrata publike të pastrohet nga të inkriminuarit, qoftë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, me hir apo me pahir dhe, njëkohësisht, të gjithë këta të mos jenë më pjesë e drejtësisë ish gjyqtarët që kanë dhënë dënime politike, ish prokurorët, oficerët e sigurimit. Ne sot kemi në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Lartë, kemi në SHISH njerëz që kanë qenë leva dhe instrumente zbatimi dhe ekzekutimi të diktaturës.
– Në vendet postkomuniste, atje ka tjetër kulturë dhe emancipim demokratik, ndërsa në vendin tonë, ku këto mungojnë, a mund të ndikojnë negativisht në një hapje të dosjeve?
– Absolutisht nuk do të kemi ndonjë rrezik dhe kërcënim të Sigurisë Kombëtare. Duhet të gjejmë edhe ata që i kanë detyruar disa, nëpërmjet dhunës, që të bëhen bashkëpunëtorë të sigurimit. Hapja e dosjeve nuk do të thotë, që të hapen dosjet në rrugë. Çdo qytetar ka të drejtë të hapë vetëm dosjen e vet dhe këtu mbyllet cikli. Nuk ka të drejtë as të fotokopjojë, as të lançojë personat që e kanë dhënë deponime për atë.
– A mund të përbëjë rrezik për imazhin e atyre të dënuarve, që u bënë bashkëpunëtorë të sigurimit, duke spiunuar bashkëvuajtësit e tyre?
– Nuk ka asnjë rrezik dhe unë flas për shtresën e të përndjekurve, që është një shtresë fisnike, që edhe pasi dolëm nga burgjet, nuk kemi dëgjuar për hakmarrje, por secili ndërtoi jetën e vet.
– Sipas jush, a ka ndonjë mangësi ky projektligj i ri i Lustracionit?
– Projektligji është hartuar nga njerëz kompetentë, nga ekspertë të cilët kanë marrë modelin gjerman dhe atë çek dhe e kanë përshtatë. Me atë që kam studiuar unë, nuk ka ndryshime të mëdha më draftin e mëparshëm.
– Nëse ky ligji i Lustracionit do të zbatohet – me në fund, cilat do të jenë të mirat për shqiptarët dhe demokracinë tonë?
– Qëllimi i hapjes së dosjeve nuk është kurrsesi qëllim hakmarrës, por është qëllimi që të ballafaqohemi me të shkuarën dhe të shkëputemi përfundimisht prej saj, të bëhemi pjesë e Europës. Kështu që unë besoj që shoqëria, kësisoj, fiton, fiton edhe demokracia. Qëllimi është që brezit të ri t’i japim mesazhin e paqes dhe ky mesazh jepet duke u shkëputur më në fund nga e kaluara.
– Zoti Miraka, pak më lart thatë që sot është e Majta në qeverisje dhe ka pak mundësi të miratohet ky ligj. Sipas jush, përse e Djathta që qeverisi 8 vjet nuk e miratoi që ta zbatonte ligjin e Lustracionit?
– E djathta në 2008-n e çoi në Kuvend, por më vonë nuk e ngriti më zërin. Unë mendoj që nuk ka qenë një këmbëngulje serioze e së Djathtës. Sigurisht, që të implikuar dhe të inkriminuar, njerëz të sigurimit të shtetit e shërbëtorë të zellshëm të diktaturës ka edhe nga e Djathta, edhe nga e Majta. Skepticizmi im ushqehet sepse ne nëse ne komunizmin nuk e shikojmë si një të keqe të përbashkët, nuk mund të luftohet.
Jam skepticist nëse politikanët duan do që të hapen dosjet
– Sot, pas 23 vjetësh, shumë janë konsoliduar dhe kanë monopol në politikë. Mendoni se ligji i Lustracionit do t’i prekë?
– Unë, edhe pse jam partizan i hapjes së dosjeve, jam skeptik, kjo jo dhe kaq se e Majta është në pushtet. Skepticizmin tim e kam rrjedhojë e një arsyetimi. Në 2006-n u paraqit një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit dhe e Majta nuk e aprovoi dhe doli jashtë seancës parlamentare. E, megjithatë, tani shikoj pak dritë, që më jep pak shpresë, pasi për këtë ligj kanë folur edhe ambasadori i SHBA-së, i Gjermanisë.
– Faleminderit!
Bisedoi: Jakup B. GJOÇA/
Kortezi:Gazeta Telegraf

Filed Under: Interviste Tagged With: dhe drejtësinë, do të spastrojë, hapja e dosjeve, nga spiunët e Enverit, politiken, Simon Mirakaj

Aleksandër Meksi: Prishja e dosjeve ka nisur që në fund të viteve 80′

December 7, 2014 by dgreca

Ish Kryeministri Demokrat: Këtë herë Ligji duhet bërë si duhet dhe madje, atje të mos lihen jashtë dhe gazetarët e pasur, ata që e bëjnë këtë pështjellim….Referuar draftit më të fundit të depozituar në Kuvend, ish-Kryeministri Aleksander Meksi thekson se ky draft, sigurisht me përmirësime, duhet të miratohet./
Ka qenë ndër të parët, fillimisht si Nënkryetar i Parlamentit dhe pastaj si Kryeministër që është marrë me Ligjin dhe u duk se ai u fut në shina, por pastaj peripecitë e bënë ligjin që asnjëherë të mos funksiononte si duhet dhe të kalonte në thënie dhe kundërthënie nga të gjithë palët, ku shpëtuan gjithnjë ata që e kishin bërë katrahurën.
Kjo është arsyeja që ai shprehet se: këtë herë Ligji duhet bërë si duhet dhe madje, atje të mos Iihen jashtë dhe gazetarët e pasur, ata që e bëjnë këtë pështjellim….Referuar draftit më të fundit të depozituar në Kuvend, ish-Kryeministri Aleksander Meksi thekson se ky draft, sigurisht me përmirësime, duhet të miratohet.
“Kundër tij mund të jenë vetëm mëkatarët e regjimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ata, që rrojnë duke i përdorur këta përmes shantazhit në dëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Pra, ky Iigj duhet të miratohet, pa asnjë dyshim. Nuk është ligj që cenon ndokënd qoftë njeri të gjallë apo dhe të vdekur. Ai është një ligj që synon pastrimin(lustracionin) e strukturave të larta të shtetit nga ajo lloj kategorie e njerëzve që kanë përgjegjësi apo mund të shantazhohen për shkak të së kaluarës së tyre ose që kanë në brendësi ose thellësi të shpirtit të tyre defekte për shkak të së kaluarës së tyre dhe nuk janë të çliruar ende prej saj Me pak fjalë: është e dobishme për shqiptarët që të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”-shprehet Meksi.
Përgatitja për Ligjin e Dosjeve dhe Lustracioni janë hapur dhe mbyllur disa herë si proces dhe fushatë. A mendoni se ky draft do të ketë fatin e paraardhësve të tij?
Unë mendoj se ky draft, sigurisht me përmirësime, duhet të miratohet. Kundër tij mund të jenë vetëm mëkatarët e regjimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ata, që rrojnë duke i përdorur këta përmes shantazhit në dëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Pra, ky Iigj duhet të miratohet, pa asnjë dyshim. Nuk është ligj që cenon ndokënd qoftë njeri të gjallë apo dhe të vdekur. Ai është një ligj që synon pastrimin(lustracionin) e strukturave të larta të shtetit nga ajo lloj kategorie e njerëzve që kanë përgjegjësi apo mund të shantazhohen për shkak të së kaluarës së tyre ose që kanë në brendësi ose thellësi të shpirtit të tyre defekte për shkak të së kaluarës së tyre dhe nuk janë të çliruar ende prej saj. Me pak fjalë: është e dobishme për shqiptarët që të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Zoti Meksi, mendoni se ekziston infrastruktura e duhur për të realizuar këtë ndërmarrje historike?
Për hir të së vërtetës, infrastruktura njerëzore vërtetë nuk nevojitet shumë e madhe. Komisioni themelor (Autoriteti) përbëhet nga pesë njerëz, që propozohen nga partia që është në Pozitë, partia e Opozitës, Avokati i Popullit, Shoqëria Civile dhe një njeri-Kryetari nga Presidenti. Mund të kërkohet që secli subjekt të propozoj dy emra dhe parlamenti të zgjedhë njërin prej tyre. Nuk mund të besohet ajo që po thonë disa se qeveria bën çfarë do…”.
Juve keni qenë ndër të parët që me fillimin e Demokracisë si kryeministër i vendit keni asistuar për ligjin. Nëse ai do të realizohej si duhej në atë kohë, a mendoni se problematika do të mbyllej që atëherë?
“Dua t’ju sqaroj dy gjëra. Unë rastisa vërtetë që të isha nismëtar nga që filloi të flitej për këto probleme në kohën që unë isha zgjedhur nënkryetar i Kuvendit dhe kërkova nga tre ambasadorë të atashuar në vendin tonë, respektivisht ambasadori çek, gjerman dhe ai hungarez të më sillnin ligjet e vendeve të tyre për Lustracionin dhe Hapjen e Dosjeve dhe po ashtu, rastisi që unë të bëhesha kryeministër e ta kisha për detyrë këtë gjë…Prej kësaj përvoje, që mblodha prej tyre që në fillim, në shtator të viti 1992 ky ligj ishte gati, madje ishte thuajse tërësisht ligji që do të miratohej më vonë më 1995. Duke pasur parasysh të tre ligjet dhe mënyrën e realizimit të Lustracionit në ato vende ne vendosëm të kryejmë këtë por jo Hapjen e dosjeve, sepse ato duheshin mbledhur, arkivuar e sistemuar më parë. Gjithsesi, falë ligjit që përgatitëm, ne filluam që në fillim të qeverisjes sonë të bënim mos emërimin apo dhe largimin e personave të implikuar me sigurimin apo dhe regjimin e dhunës, në qeveri, nëpër ambasada,në drejtoritë që vareshin nga qeveria, në ushtri, polici, në subjektet e rëndësishme Financiare, falë kontrollit të dokumentacionit që dispononim. Kam thënë në një shkrim dhe e përsëris, mund edhe të kenë mbetur apo emëruar të tillë sepse nuk është thënë nga ata që duhej të na thoshin dhe kjo i ka kushtuar vendit. Personalisht, arsyeja që jam marrë është se këta njerëz përveç defektit që kanë në shpirtin e tyre, e përsëris, janë shumë të shantazhuar nga dy grupe, qoftë nga ata që janë në pushtet por edhe infrastruktura e vjetër. E mbi të gjitha, mund të jetë edhe një strukturë e vogël okulte që ka lidhje në mos dhe detyrë (drejtimin) me këto dy grupe, e që mund të përpiqet ti kontrollojë të dyja bashkë, si edhe të kontrollojë, për interesat e tyre në mos të të tretëve, emërimet e mundshme në dëm të shqiptarëve dhe dëm të Shqipërisë. Ndaj duhet bërë ky ligj sa më parë”.
Ngatërrohet shpesh prej artikullshkruesve por më shumë personazheve të ndryshme, që mundohen të shpjegojnë konceptet e “Hapjes së dosjeve” me “Lustracion”. A ka një qëllim për t’i ngatërruar këto koncepte?
Është realisht keqdashës ky ngatërrim, pasi “Hapja e Dosjeve” në konceptim e shqiptarëve do të thotë që të hapësh dhe të njohësh gjithë spiunët e Shqipërisë. Pra, që të hapësh dokumentet që ruhen në arkiva e të shikosh se kush ka qenë “spiun”. Por, që të dish spiunët që më 1943, sot nuk ka aq interes dhe është një harxhim energjie e pafund. Një pjesë e tyre kanë vdekur dhe madje edhe fëmijët e tyre. Duket si një qëllim i mirë por është në thelb i keq sepse më duket se duan ta përdorin në interes të qëllimeve të momentit për të trazuar shpirtra. Dhe, në Shqipëri edhe pa këtë ka shumë trazira. Personalisht kam lexuar regjistra, kam parë dosje, ka ndodhur që pa dashje edhe kam nderuar ata që s’ia vlen të përmenden. Por t’i lemë këto: Lustracioni është mënjanim nga vendimmarrja pra hartimi dhe zbatimi i politikave i personazheve të Sigurimit dhe të atyre të implikuar me të; e atyre që kanë mëkatuar në të shkuarën dhe kanë dhënë vendime të gabuara në dëm të të drejtave të Njeriut…”.
Kush është i interesuar për këtë konfuzion?
“Hapjen e Dosjeve” shqiptarët e kuptojnë që të lexojnë ato që thonë dokumentet atje… Ka një kategori që duan t’i shmangen problemit në thellësi dhe duke i bashkuar e duke bërë konfuzion, të thonë: Lëri mos t’i ngatërrojmë dhe e ngatërrojnë me qëllime Dosjet me Lustracionin. Shembullin më të mirë të kësaj e kemi në vitin 1997, pasi Ligjit i janë bërë amendamente plot katër herë dhe në fund vetëm sa u prekën nja dy a tre nga kategoria e bashkëpunëtorëve sekretë. Mu ajo hallka e fundit e strukturës së dhunës që duhej të hiqej. Kurse, ata që vendosnin e jepnin urdhra, madje edhe me shkrim dhe deri të detajuar për gjithçka, nuk u prekën.
Ligji i fundit u anashkalua se kishte problem kushtetuese, madje edhe Komisioni i Venecias e hodhi poshtë. Cilat janë problemet themelore sipas jush, me këtë ligj dhe cilat fasha të shoqërisë do preken më shumë?
Unë personalisht , kam marrë pjesë direkt në ligjin që nuk u paraqit, sepse u paraqit në vend të tij, një ligj i përgatitur shumë shpejt, në momentet e fundit. Për të mënjanuar nga penalizmi 2-3 veta, që do të shkonin në Gjykatën Kushtetuese, me prapavijën e qartë për ta sunduar këtë institucion dhe sistemin e Drejtësisë në përgjithësi. Pra, si e tillë, ishte një arsye më shumë që Opozita e atëhershme të bënte zhurmë dhe ajo t’i ankohej madje edhe Gjykatës Kushtetuese. Dhe , jo vetëm kaq, por madje të shkonte për shqyrtim dhe në Komisionin e Venecias , paçka se ndodh që ajo flet edhe për subjekte që nuk lidhen direkt me të. Pasi , kur Shqipërisë i thua se po shkel të Drejtat e Njeriut, këtë nuk e bën edhe për vende të tjera si Rumania, Hungaria, apo për shembull Gjermania etj.
Pra, më duket se ka interesa politike të së majtës evropiane ose atyre që nuk e kanë provuar diktaturën komuniste në kurriz. Për mendimin tim ka pasur një problem të madh që në fillim. Dhe, për hir të së vërtetës, ka bërë dy të këqija të mëdha. E ka korruptuar procesin deri më tani, kur mund të bëhej shumë mirë…”
Ka pasur gjithmonë fjalë se janë eliminuar një pjesë e madhe e dosjeve. A është e mundur teknikisht që një pjesë e dosjeve të jenë eliminuar dhe përmbajtja të jetë e papërdorshme?
Dëgjoni, derisa janë regjistrat kjo nuk mund të ndodhë. Veçse , ka një pjesë, që të themi ishin nën dorë dhe që kishin lidhje direkte me funksionarët e lartë të Sigurimit deri dhe Sekretari i Parë Enver Hoxha. Kjo kategori s’dihet. Sa për të tjerët, ata janë të regjistruar në regjistrin e rrethit, në regjistrin themelor kombëtar dhe nuk mund të fshihen aq lehtë, pasi mund të dalin nga burimet e tjera. Pra, ata që kishin qenë informatorë, agjentë, rezidentë dhe deri strehuesit ku bëheshin takimet. Ndërsa operativët, hetuesit dhe krerët e Sigurimit janë në zyrat e personelit.
Prishja e dosjeve ka filluar fare në fund të viteve ’80 me heqjen e ligjit për “Agjitacion e Propagandë”. Pasi, janë zhdukur që nga viti 1988 deri në fillim të vitit 1992 shumë syresh. Dhe, të mos harrojmë se për këtë punë nga Ministria e Brendshme kanë shkuar deri në burg, pasi në Rregulloren Sekrete të Evidentimit të aktivitetit është e shkruar qartë sesi duhet të bëhet. Vërtetë nuk ndjekim do veprimin e spiunëve në disa raste, por lustracioni të ndihmon që disa persona të eliminohen nga shkallët e vendimmarrjeve.”
Ju keni shkuar në Gjermani me një grup specialistësh të ligjit për lustracionin. A mund të shërbente ky shembull për Shqipërinë apo sërish Ligji nuk do e kalojë provën e politikës?
“Ka qenë një përvojë e mirë pasi pamë direkt edhe ndryshimet, që kishin bërë kolegët tanë. Patëm rastin, jo vetëm që të dëgjonim, por edhe të ndiqnim shpjegimet në punën në arkiva, të njiheshim me kujtimet nëpër muze dhe mbi të gjitha të takonim direkt edhe ekspertë që kishin drejtuar këto punë. Ishte një përvojë e vërtetë frytdhënëse dhe një mundësi për të njohur sesi të shmangnim të drejtat e atyre që për hir të së vërtetës, i kishin nëpërkëmbur ato. Morëm përvojë që të gjykonim, për drejtuesit e lartë të partisë e të shtetit, hetuesit, pro edhe deputetët që të thuhej se çfarë ishin në të vërtetë. Pra, morëm një përvojë që të mundësonte të kuptoje më mirë se çfarë ishte ky proces dhe si t’i shpjegohej subjekteve të prekura:nëse merrje përsipër riskun e të shkuarës tënde dhe të kërkonte votat përmes një force politike, se më parë duhej të kalonte një filtër të domosdoshëm. Dhe diçka, kurdo kolegët tanë na këshilluan sesi nuk duhej të shkelnim të Drejtët e atyre që e kishin shkelur të Drejtën…”
Si e shikoni reagimin e ditëve të fundit të politikës?
“Nga reagimi i ditëve të fundi kuptohet se nuk e kanë shumë qejf këtë proces. Për mendimin tim, e përsëris, duhet të finalizohet pasi është një kontribut i madh për historinë, për të ditur ata që i shkelën të Drejtat e Njeriut. Por, është mirë që edhe gazetarët që intervistojnë në nga një deputetët dhe politikanët të kuptojnë se cilët janë mëkatarët e vërtetë dhe si i shfrytëzojnë mëkatet e tyre të liqtë, pasi nuk duan që ky vend të përparojë. Madje ka vend për përmirësime në ligj sepse janë mënjanuar nga lustracioni drejtuesit e mediave vizive dhe gazetave të mëdha, ata që krijojnë katrahurën, dizinformacionin dhe përçarjen”. (Botoi: Java)

Filed Under: Interviste Tagged With: Aleksandër Meksi: Prishja e dosjeve, ka nisur, që në fund, të viteve 80'

Shpresa Krasniqi:Ne vinim ne shkolle,por nuk dihej ne ktheheshim te gjalle apo jo?

December 7, 2014 by dgreca

*Bisede me mësuesen veterane znj.Shpresa Krasniqi nga Prizreni historik të bijën e patriotit të shquar, humanistit dhe mësuesit përparimtar Haxhi Krasniqit/
*Është kënaqësi të shpjegosh historinë e popullit tënd dhe t’u thuash nxënësve ne Prizren:- shikoni monumentin dhe Muzeumin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga dritarja!/
Nga Keze Kozeta Zylo/
-Mësuese Shpresa ju përshëndesim nga Nju Jorku i largët dhe ju falënderojmë për bashkëbisedimin.
Cila ka qenë fëmijëria juaj në Prizren, dhe disa nga momentet më të spikatura gjatë kësaj periudhe?
-Unë, Shpresa Krasniqi-Doda rrjedh nga një familje qytetare , bujare dhe gjithnjë e rreshtuar drejt në Lëvizjen tonë Kombëtare. Përkatësisht unë jam fëmija i parë i Haxhi dhe Alie Krasniqit, ose siç më quante babai ‘’Lulja ime e parë’’. Prindërit e mi i kanë rritur dhe edukuar tetë fëmijë (gjashtë vajza dhe dy djem), respektivisht Shpresa, Shqipja, Afërdita, Teuta, Pranvera, Vlora, Shkelzeni dhe Fatosi.
Jam rritur dhe edukuar në një mjedis të qetë dhe të lumtur, kohë të cilën edhe sot e kujtoj me nostalgji. Për jetën e lumtur në fëmijëri, meritat u takojnë prindërve të mi të mrekullueshëm. Ata na mbollën virtytet më të larta.
Babai im (Haxhi Krasniqi) ishte person publik, mësues i popullit, bujar dhe humanist në shpirt, por mbi të gjitha ishte atdhetar i flaktë dhe dashamir i librit në përgjithësi dhe i folklorit në veçanti. Unë u brumosa dhe u kalita me idetë përparimtare të babait, ide këto të cilat i reflektova te nxënësit e mi.
Më kujtohet si sot, babai më regjistroi në Shkollën e Ulët të Muzikës, në seksionin për piano, u pranova në klasën e pedagoges Nexhibe Elezi. Babai më përqafoi duke më uruar suksese dhe dëshirë që të bëhem pianiste e famshme e Shqipërisë Etnike. Kam marr pjesë në shumë programe në festat e ndryshme, si në recitime, këngë, skeçe etj. Ndonjëherë shkruaja edhe poezi, të cilat botoheshin në revisten ‘’Pionieri’’.
Pra,si fëmijë i talentuar tregoja interesim për artin në tërësi. Mbi këtë bazë,babai i entuziazmuar,më regjistroi në Sh.K.A ‘’Agimi’’ në seksionin e folklorit, por edhe në teatrin e qytetit si aktore amatore. Duartrokitjet e publikut më gëzonin dhe më bënin të lumtur. Por,dëshiroj të theksoj se kënaqësinë dhe suksesin më të madh e kam arritur duke lexuar libra në bibliotekën e shtëpisë. Periudhën kur isha nxënëse e shkollës fillore e kujtoj me shumë nostalgji. Mbrëmjet në shtëpinë tonë ishin shumë të hareshme. Ne,fëmijët tuboheshim rreth babait dhe ai me dashurinë e pastër prindore na fliste për librin,për historinë e popullit tonë, për idealin kombëtar, për luftërat dhe krenarinë kombëtare.
Ai na thoshte:- Duhet të kemi gjithmonë ndërmend se librat e lartësojne, e edukojnë njeriun dhe e bëjnë të lumtur atë.
Babai na caktonte se cilat libra duheshin lexuar. Sipas rekomandimit të tij, në moshë shumë të re i lexova librat ‘’Afërdita’’ dhe ‘’Afërdita përsëri në fshat’’ nga S.Spasse, libra këto që u bënë udhërrëfimi i jetës sime. Unë ndoqa rrugën e Afërdites, u bëra mësuese, profesion ky i shenjtë për t’iu mësuar fëmijëve abc-në dhe ardhmërinë.
Ju keni mbaruar universitetin për mësuesi në periudhë shumë të vështirë për Kosovën, pasi Kosova ka qenë e pushtuar nën pushtetin sërb, çfarë kujtoni kur keni qenë studente dhe si e keni përballuar diskriminimin apo forma të ndryshme që përdoreshin në atë kohë nga regjimi serb?
-Përpjekjet tona për Liri, Pavarësi dhe dinjitet kombëtar e njerëzor ishin të ligjshme dhe të natyrshme, ndërsa përpjekjet e Serbisë që të sundojë, që të na mbajë të pushtuar ishin të kundërligjshme dhe kundër natyrore. U munduan të na asimilojnë dhe të na zhdukin si komb, por bashkëkombasit e mi me pushkë e penë, me urti e guxim ia dolën t’i ruajnë gjuhën dhe zakonet, kompaktësinë etnike. Kohët nën regjimin serbo-sllav ishin të vështira në çdo pikëpamje. Fatbardhësisht studimet i mbarova në gjuhën shqipe, por me literaturë të cunguar dhe të kontrolluar në kontinuitet nga regjimi i kohës. Pjesa dërrmuese e shkrimtarëve shqiptarë ishin të cenzuruar. Pra, nuk e kishim lirinë e plotë të studimit. Në atdheun tonë trajtoheshim si të huaj. Rrjedhimisht synimi ynë ishte të mësojmë sa më shumë, për t’i shërbyer bashkëkombëtarëve dhe atdheut, veçanërisht në lëminë e arsimit.
Si mësuese prizrenase dhe si patriote si e përjetuat luftën e Kosovës me bishën serbe veçanërisht gjatë kohës së mësimit me nxënësit tuaj të dashur?
Keni pasur midis tyre në klasë nxënës nga nacionalitete të ndryshme, po serb?
-Motoja e Naimit si mësues i kombit është mësimi dhe përkushtimi ndaj atdheut. Dukurinë e luftës, më bukur e ka shprehur Cajupi ynë i madh,kur thotë: ‘’Luftën që e prish dynjanë nuk do ta doja kurrë. Por,në më prektë dikush kufinë, do të luftoja si burrë’’.
Kujtoj vitin 1981, kur ky vit shënoi ngjarje të mëdha për popullin tim. I tërë populli shqiptar u aktivizua në demonstrata, duke kërkuar, Liri dhe Pavarësi. Por, protesta e studentëve ishte e vendosur në kërkesat e tyre per lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e cila bëri jehonë të madhe në qarqet kombëtare dhe ndëkombëtare.
Gjatë periudhës së viteve 1975 – 2001, kam punuar si mësuese në qytetin e Rahovecit, respektivisht në SHFMU “Isë Boletini”. Rahoveci është i banuar kryesisht me shqiptarë, por ka edhe minoritete (serb dhe romë). Edhe në shkollën ku unë punoja, pos nxënësve shqiptarë, mësimet i vijonin edhe fëmijët serb dhe romë. Mbi këtë bazë nxënësit serb mësimet i vijonin paradite, gjersa nxënësit shqiptarë vijonin pasdite. Ne, mësuesit shqiptarë duhej të ishim shumë të kujdesshëm në ligjerata, klasat duhej të kontrolloheshin para dhe pas orës së mësimit, respektivisht për të zbuluar ndonjë ‘’pamflet nacionalist’’ që do të kishte pasoja për personelin arsimor, fëmijët dhe per prindërit.
Zyrtarët e UDB-ës,na përcillnin në çdo hap.Ata i kontrollonin edhe hartimet e nxënësve. Ndaj duhej të ishim tepër të kujdesshëm në ligjerata, në temat e hartimeve etj.se mos mbase po ngjallet nacionalizmi shqiptarë.
Vlen të theksohet se planprogramet ishin të reduktuara,veçanërisht në lëndët : histori,letërsi shqipe, muzikë, art figurativ etj. Pra,rrjedhimisht na mohohej e drejta për t’a mësuar historinë kombëtare, letërsinë dhe muzikën shqipe.
Në vitet e luftës 1998-99, ishte tepër vështirë për t’u zhvilluar procesi edukativo-arsimor. Për çdo ditë policia dhe ushtria serbe malltretonte në mënyrat më çnjerëzore, dhunonte dhe vriste popullatën me të vetmin gabim se ishin shqiptarë. Ne shkonim në shkollë, por nuk ishim të sigurtë se a do të kthehemi të gjallë në shtëpi. Pra ishim te pafuqishëm për t’i mbrojtur as nxënësit e as veten. Ishim në shënjestër të Sigurimit shtetëror (UDB-ës).
Në shkurt të vitit 1989, minatoret e Trepçës në shenjë revolte për gjenocidin që bëhej ndaj shqiptarëve u futën në zgafellë, përkatësisht në horizontet e fundit. Aty qëndruan me ditë të tëra në kushte të jashtëzakonshme. Ngjarja e minatorëve të Trepçës e tronditi tërë botën. Dhe unë si mësuese, në tubimin e arsimtarëve të shkollës sime, kërkova që të solidarizohemi me minatorët, për t’i ndihmuar familjet e tyre me nga një mëditje nga paga mujore. Mirëpo, propozimi im u prit shumë keq nga kolegët e minoritetit serb. Ata reaguan menjëherë duke kërkuar suspendimin tim nga procesi mësimor.
Ne kontinuitet, unë dhe bashkëshorti im, Hetem Doda, edhe ai arsimtar në të njejtën shkollë, kemi qenë në përcjellje të UDB-ës. Për veprimtarinë e tij kombëtare, bashkëshorti im, ka qenë i arrestuar tri herë nga organet e sigurimit shtetëror serbo-sllav.
Ndaj në këto rrethana, ne ishim të padëshirueshëm për pushtetin e kohës dhe mbi këtë bazë u detyruam të largohemi nga nxënësit, nga shkolla dhe nga Kosova. Përkohësisht u strehuam në Ulqin.
Punën në procesin edukativo-arsimor e vazhdova me nxënësit tanë, të cilët ishin të përndjekur bashkë me familjet e tyre nga terrori serb që bëhej në Kosovë.
Duhet theksuar se Qeveria e Malit të Zi në bashkëpunim me të deleguarin special të UNICEF-it për shtetet e ish Jugosllavisë z.Stiven Allen dhe shefit të Zyrës UNHCR-it për Malin e Zi,z.Robert Brin,e nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për krijimin dhe fillimin e vitit shkollor për mësim joformal për 2000 nxënës kosovarë të shkollave fillore të strehuara në Ulqin dhe rrethinën e tij.
Ndaj duke mbrojtur arsimin dhe shkollën shqipe, ne e mbronim sovranitetin kombëtar ne lëmin më të rëndësishëm të jetës dhe punës, pra aty ku krijohet dhe formohet njeriu, ndjenja kombëtare morali i një populli.
Dhe së fundi, çdo tërbim i ka ditët e numëruara, pra edhe ai i shtetit policor serbo-sllav poashtu.
Një jetë në arsim,që mund të quheni me plot gojën veterane e edukimit të sa e sa brezave,me flisni ju lutem për marrëdhëniet tuaja me nxënesit, punën e palodhshme me ta dhe a mund ta ndani ndonjë episod nga më mbresëlënësit për publikun që do t’ju lexojë?
Plot 39 vite punë e sakrificë ia kushtova arsimimit të shumë brezave. Nëntë gjenerata kaluan nëpër duart e mia, qindra nxënës.
E ushtrova me shumë dashuri dhe pasion këtë profesion.Jam krenare dhe e lumtur që nxënësit e mi kam pasur rast t’i kem edhe kolegë pune, poashtu edhe fëmijtë e tyre t’i kem nxënës .
Sot, ish nxënësit e mi janë mësues, profesorë, mjek, piktorë, inxhinierë, arkitektë e shumë profile të tjera, të cilat ata i ushtrojnë me shumë dashuri.
Njëzet e gjashtë vite punë kam shërbyer në qytetin e Rahovecit, respektivisht në SHFMU “ Isa Boletini”, për t’u transferuar pastaj në qytetin tim të lindjes, Prizren, në SHFMU “ Mati Logoreci”, në vitin shkollor 2001-02, në të cilën edhe sot punoj me shumë dashuri dhe vullnet.
Me nxënës kam qenë dhe jam shumë e lidhur, e afërt, kërkoj (gjurmoj ) thellësisht në imagjinatën e tyre për t’ia zbuluar talentin. Pastaj sipas talentit të tyre, edhe përgatis aktivitete të ndryshme, si: këndin e letrarëve të rinj, vizatuesit e vegjël, recitatorët, aktruesit, sportistët e dalluar…etj. Në çdo festë kombëtare apo në fund te vitit shkollor me nxenës përgatis program të larmishëm për spektatorin dhe prindërit.
Kam mjaft raste të përjetuara me nxënës gjatë këtyre viteve.
Ishte një periudhë sa e bukur aq edhe e vështirë kur fillova punën për herë të parë si mësuese në qytetin e Rahovecit (jo larg nga Prizreni). Qytetarët e Rahovecit flisnin (edhe sot pothuaj e flasin) një gjuhë ndryshe, te veçantë, nuk kishte te bëjë aspak me gjuhën shqipe, ndërsa janë shqiptarë, por edhe me gjuhën serbe nuk ka të bëjë, se serbishten e njihja nga se e kisha mësuar si lëndë në shkollë, unë atë gjuhë fare s’e kuptoja!!! Të gjithë e përdornin atë gjuhë në shtëpitë e tyre. Dalloheshin ato familje që ishin martuar me një grua fshatare të rrethit të Rahovecit, fëmijët e të cilëve e njihnin gjuhën shqipe, ndërsa rahovecianët pothuaj fare!
Ishte punë dyfish e vështirë për ne mësuesit, sepse fillimisht duhej t’ua mësonim nxënësve gjuhën shqipe, pastaj alfabetin, dhe kjo kërkonte kohë e durim.
Kjo veprimtari vazhdoi me vite të tëra, mirëpo dita- ditës populli vetëdijësohej, shkollohej dhe gjendja përmirësohej dukshëm në këtë qytet.
Sot, nje numër i vogël iqytetarëve e përdorin gjuhën ”rahoveciane”.
Gjatë punës sime shumëvjecare më ka rastis të kem shumë nxënës pa njërin prind, sidomos pa nënë, të cilëve iu kishte vdekur nëna apo ishin me prind të ndarë. Kjo ishte më e dhimbshmja. Duhej të isha dy herë më e kujdesshme me këta nxënës. I luaja dy role, edhe të nënës edhe të mësueses.
I afroja shumë pranë vetes, hyja ne botën e tyre shpirtërore dhe mundohesha t’i kuptoja sa më shumë. Shpeshherë i merrja në shtëpinë time, punoja me ta edhe jashtë orarit mësimor, vetëm e vetëm që t’i bëja të lumtur dhe të aftë për jetë që mos ta ndjenin aq mungesën e nënës.
Një gjë që e kisha dhe e kam shumë të vështirë ta bëjë si mësuese, është që sa herë kam në plan-program ndonjë poezi apo këngë për festën e nënës, unë kam shumë emocione në atë orë që të flas për rolin e nënës tek fëmijët, apo të parashtroj pyetje nxënësve në lidhje me nënën. Mezi nxjerrë nga goja fjalën ”NËNË”, nuk di, ndihem në një situatë shumë të palakmueshme para këtyre nxënësve. Si mësuese në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve, kisha parasysh se ata duhet t’i edukojmë në frymën e shëndoshë familjare, me një edukatë dhe kulturë të mirë njerëzore dhe mbi të gjitha me një edukatë të mirëfillte kombëtare. Pra,fëmijët marrin një edukatë të mirë familjare, njerëzore dhe kombëtare, ata kur të rriten, pa mëdyshje do të bëhen familjarë të mirë dhe, mbi këtë bazë do t’i vejnë bazamentet e shëndosha të shtetit të tyre.
Si i organizoni aktivitetet e ndryshme me nxënësit? Ju keni pranë shkollës, shtëpisë suaj, Lidhjen e Prizrenit dhe shumë muzeume të ndryshme që kanë se c’të mësojnë nxënësit. Si e përjetojnë ata historinë e popullit tonë autoktonë kur i vizitojnë apo gjatë mësimit kur ju i shpjegoni historinë tonë?
-Ne, qytetarët e Prizrenit jemi krenarë, por edhe të privilegjuar që jetojmë në këtë qytet-muze. Është ndjesi e papërshkruar kur gjendesh para Lidhjes së Prizrenit, apo kur gjendesh në kalanë e Prizrenit. Është kënaqësi të shpjegosh historinë e popullit tënd dhe t’iu thuashë nxënësve:- shikoni monumentin nga dritarja! Unë, sa herë që e shpjegoj historinë, kam emocione te veçanta dhe këto emocione mundohem t’i bart tek nxënësit sepse janë emocione të bukura. Ndjesi e papërshkruar është kur ne dalim dhe i vizitojmë ato, i prekim, na duket sikur patriotët, pjesëmarresit e Lidhjes së Prizrenit na presin aty, na shikojnë dhe na flasin, na rekomandojnë te bëhemi të ditur,t’a duam vendin tonë, t’a ndërtojmë, t’a mbrojmë gjithmonë, t’a vazhdojmë punën e tyre, sepse ata dhanë jetën për tokën shqiptare.
Nxënësit janë shumë kureshtarë të mësojnë historinë e kombit të cilit i takojnë,sepse i takojnë një populli shumë të lashtë,gjurmët e të cilit i gjejnë në qytetin e tyre të lindjes.
Qyteti ynë vizitohet nga nxënësit e tërë Kosovës dhe jashtë saj, sepse është qytet me vlera historike e kombëtare, i pasur me shumë vlera, është qytet me bukuri natyrore e njerëzore, është qytet i mikëpritjes,i bujarisë.
Ju jeni e bija e të ndjerit Haxhi Krasniqi, një mësues, edukator, aktivist i dalluar i çështjes kombëtare,cila është trashëgimia e tij për familjen dhe brezat,a keni ndonjë libër monografie apo projekt për pasurinë e babait tuaj?
-Babai im, Haxhi Krasniqi la pas vetes një trashëgimi mjaft të pasur . Ai, pos që punoi si mësues me përkushtim të madh dhe me shumë dashuri, ishte edhe bibliotekist i zellshëm për pune, ku i dha shpirt, jetë dhe rol të drejtë funksionimit të librit si rrezatues i dijes, kulturës dhe arsimit. Kontributin e tij e dha edhe në fushën e gjuhësisë, ishte luftëtar i denjë për mbrojtjen e idealit kombëtar, folklorist i pasionuar, aktivist i pajtimit të gjaqeve.
Ai mbajti lidhje intelektuale me shumë personalitete të shquara të kulturës e shkencës. Përmes letrave zhvilloi një korrespondencë të dendur me: Eqrem Cabejn, Zekeria Rexhën, Sterio Spassen, Aleks Budën, Zekeria Canën, Aleksandër Stipçeviçin, Zihni Sakon, Qemal Haxhihasanin, Anton Cettën, Idriz Ajetin, Adem Demaçin, Rexhep Qosjen, Kadri Halimin,etj.
Përvec korrespondencës me penat më të shquara të kulturës dhe shkencës shqiptare, ai mbajti korrespondencë edhe me shumë burra shtetërorë të superfuqive botërore,si me: Xhorxh Bushin (plakun),Toni Blerin ,Shroderin, Bill Klintonin , Jozef Diogardin,duke u dërguar letra për zgjidhjen e shumë çështjeve kombëtare shqiptare, prej të cilëve me respekt të veçantë mori edhe përgjigje përkatëse.
Pas vdekjes së babait tim-Haxhi Krasniqit, katër autorë (punonjës shkencorë të Institutit Albanologjik) : Dr. Mehmet Halimi, Dr.Adem Zejnullahu, Dr.Daut Bislimi dhe Mr.Naser Pajaziti, duke bërë një punë të organizuar ekipore, në marrëveshje me neve familjarëve të Haxhi Krasniqit, të cilëve u ofruam ndihmë të pakursyeshme, dhe pa kursyer veten e as mundin e tyre, i kushtuan një monografi me titull ‘’NJERIU SKOFIAR’’ Jeta dhe vepra e Haxhi Krasniqit, e cila u botua në vitin 2004, në Prishtinë
Këto ditë u përurua në Tiranë në Muzeun Kombëtar libri i tretë me titull : Cereni- Historia dhe Tradita, me autor Dr.Shefqet H.Domi, ju jeni mbesa e tij, cfarë keni trashëguar prej dajës suaj dhe cili është aktiviteti i tij konkret?
-Më 19 Tetor të këtij viti, në Tiranë në Muzeun Kombëtar u përurua libri i tretë i Dr Shefqet H. Domi, me titull : Cereni-Historia dhe Tradita, ndërsa dy librat e tjerë të tij, janë : “ Zogu i Artë “ ( përralla për fëmijë ), botuar në v. 2009 dhe “ Kalaja e Dodës apo Qafa e Bilbilit “, botuar në v. 2012, si dhe ka në përgatitje librin e fundit “ Kujtime dhe autobiografi- 67 vjet me bluzë te bardhë “.
Libri “Cereni-Historia dhe Tradita, është një vëllim me përshkrime, ngjarje,etnografi e folklor nga fshati Ceren. Në materialin e mbledhur të këtij vëllimi, janë dokumentuar fise (të hershme dhe të vona), përkatësisht janë njerëzit që kanë përfaqsuar komunitetin e Cerenit brenda dhe jashtë tij, deri në dyert e perandorive, janë ritet në festa e gezime familjare, janë tradita të veçanta e të përbashkëta me fqinj e më tej, janë vendet, arat, kufinjtë, banorë që jetojnë në atë vend e që janë larguar, pra, mund të themi, një enciklopedi për Cerenin. Mesazhi i tij është : Njeriu, toka që prek nën këmbë, siguria, krenaria, janë identitet që nuk duhet nënvlerësuar. Libri i tij i dyte: “Kalaja e Dodës apo Qafa e Bilbilit”, u vlerësua si një vepër Monument i përjetësisë së Kalasë së Dodës. Kjo vepër është një trashëgimi e madhe historike, një kontribut historik për brezat e ardhshëm, një det i thellë kujtimesh, një vështrim politik, atdhetar, njerëzor, libër për dinjitet e krenari kombëtare, një galeri personalitetesh me vlera të mëdha,çka tregon se rrënjët nuk humbasin. Duke lexuar veprat e Dr. Shefqet H. Domit nga kapitulli në kapitull, shohim se autori nuk është vetëm mjek human, por Ai na prezantohet gjeograf-topograf-etnograf-arkeolog-historian-folklorist-poet-ekonomist e diplomat. Dr.Shefqet H.Domi, ka lindur me 5 Prill 1929, në Ceren të Kalasë së Dodës. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe është diplomuar mjek i përgjithshëm.Ka kryer profilizimin në specializimin pasuniversitar të Tiranës në degën e Kimisë klinikale. Ka punuar për 45 vite rresht, deri në pension, si mjek në spitalin e Peshkopisë dhe si shef i shërbimit laboratorik të spitalit – poliklinikës në rrethin e Dibrës. Që nga viti 1995, largohet bashkë me familjen nga Peshkopia dhe vendoset në Tiranë. Me licencë nga shteti, ka hapur Qendrën laboratorike private “ Domi “,ku punon nga viti 1995 dhe vazhdon të punojë me shumë vullnet e dashuri edhe në moshen 85 vjecare.
Cilat janë disa nga projektet tuaja si mësuese me nxënesit tuaj në të ardhmen?
-Projektet e mia për nxënesit në te ardhmen ( në rast se më jepet mundësia, kuptohet) janë: Formimi i klasës së shekullit 21
Në kuadër të bibliotekës së shkollës, edhe një sallë leximi për nxënësit.
Si ne ( mësuesit ), ashtu edhe nxënësit, kemi dëshirë që mjedisi ynë i punës të jetë sa më tërheqës. Ai duhet të jetë i rehatshëm dhe mik për fëmijët, kështu që fëmijët të ndjehen të lumtur dhe të motivuar për të nxënë. Pastaj, të nxënit aktiv mundëson që të gjithë nxënësit të mësojnë si të rritur :
-të bëjnë përmbledhje si hulumtues të vërtetë;
-të studiojnë formula dhe relacione si matematikanë të vërtetë;
-të bejnë eksperimente si shkencëtarë të vërtetë;
-t’i përpilojnë vet raportet dhe videot e veta si gazetarë te vërtetë;
-t’i shkruajnë vet poezitë dhe tregimet si autorë të vërtetë;
-t’i përdorin kalkulatorët dhe kompjuterët si punonjës të vërtetë;
-të jenë kreativ si artistët; dhe
-të jenë plot risi si ndërmarrësit.
Kjo ua mundëson të gjithë nxënësve të punojnë në formë të bashkëpunimit, të bëjnë zbulime dhe të ndjehen krenarë me punën e tyre.
Një proverb e vjetër kineze thotë:
Dëgjoj…..harroj/ Shoh…….mbaj mend/ Bëj……….kuptoj
Ndërsa në projektin tim të dytë, lidhur me hapjen e një salle të leximit në kuadër të bibliotëkës së shkollës, qëllimi im është qe nxënësit të fitojnë shprehinë e të lexuarit, dashurinë ndaj librit dhe analizën e saj.
Për t’i realizuar këto projekte, duhet angazhimi aktiv i mësimdhënësve, prindërve, drejtorit të shkollës, komunitetit dhe biznesit vendor, por rolin kryesor e ka Ministria e Arsimit.
Bisedoi Keze Kozeta Zylo
Dhjetor, 2014-Prizren, Kosovë

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisede, nga Keze Zylo, Shpresa Krasniqi

PARA TE VERTETES HESHT EDHE ZOTI

December 7, 2014 by dgreca

Bisede e shkurter me shqiptarin ortodoks nga Reka e Eperme- Branko Manojloskin, lidhur me deklaraten e fundit te Liljana Sinadinovska- Andreevska , moter biologjike e Branislav Sinadinovskit, kusherinj te Brankos./
Nga Iliaz KADRIU/*
Konvertimet nga nje besim ne nje besim tjeter, nga nje komb ne nje komb tjeter nuk jane te lehta dhe pa pasoja. Sa eshte i rende dhe i dhimbshem konvertimi i pare, po aq ose me shume eshte permiresimi i tij, respektivisht kthimi ne gjendje te pare. Ne kete drejtim, shume shqiptare ortodokse te Rekes se Eperme ( dhe jo vetem te saj ), fillimisht te padishem dhe te pavetedishem per pasojat e mevonshme , pranuan rreshqitshem dhe lehtesisht te konvertohen ne MAQEDONE duke ruajtur ortodoksine ne dem te kombit shqiptar.
Me te lexuar ne Alsat deklaraten e Liljana Sinadinoskes, lidhur me qendrimet e saj per vellaun Branislav Sinadinoskin, ” se Branislav Sinadinoski nuk eshte shqiptar, por mashtrues ordiner ” , e thirra ne telefon mikun tim dhe bajraktarin e ceshtjes se ortodokseve shqiptare per Reken e Eperme, Z. Branko Manojloski, i cili ne kohe te fundit jeton veres ne Reke , kurse ne dimer kthehet ne pjesesn veriore te Chicago-s.
Ashtu sic u morrem vesh, Branko fiks ne ora 12:00 me priste ne restoranin e caktuar per takim.
Branuko, me thuaj: cka din ti per Branislav Dinadinoskin ? Kush eshte ai dhe nga i ka rrenjet?
– I ati i Branislav Sinadinoskit ishte Joaqim Sinadinoski. Kurse nena e Joaqimit ishte Keva e cila ishte motra biologjike e nenes time Zafirkes. Qe te dyja dem baba dem kishin lindur dhe rritur ne Belicice te Rekes se Eperme, ku kishin llafosur vetem shyp, pasi qe fshati yne dhe te tjeret per rreth llafonin shyp. Pleqet dhe prinderit tane nuk dinin maqedonisht. Te gjithe kuvendonin shyp. Kjo eshte e verteta e xha Brankut dhe e verteta e Zotit.
-Pastaj, vazhdon Branku: mbiemri yne eshte Tanashi e jo Manojloski. Me renjen e Perandorise Osmane, Serbia mbiemrin Tanashi na i beri Tanasheviq aty kah vitet 1870. Pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, motra ime e madhja , me morri per dore gjer ne oficari per te marre certifikaten e lindjes. I punesuari ma leshoi certifikaten me mbiemer Manojloski duke na thene edhe mua edhe motres se ketu e tutje do jemi Manojloski e jo Tanasheviq, sigurisht per te humbur gjurmet e mbiemrit te mocem Tanashi.
– Xha Branku akoma vazhdon: nje dite ne kishen Shen Bigorski, takova rastesisht priftin dhe i kerkova ne prezencen time te hulumtoje rreth mbiemrit tim te vjeter Tanashi. Pas disa hulumtimesh neper librat e mocem- regjistrat e viteve 1870-80, prifti e gjeti mbiemrin e vertetet dhe me tha: PRA TE VERTETES HESHT EDHE ZOTI. Ne kete rast edhe prifti kun foli gje. I thash se kjo eshte e verteta e cila ne kete moment ka nevoje per guxim, kurajo dhe perkushtim. Familjet tona te Tanashajve flitnin vetem gjuhen shqipe te dialektit te Rekes se Eperme, te cilen ne studimet e tij te thella gjuhesore e permend edhe studjuesi me renome boterore Robert Elsie.
– Z. Manojloski me tregoi edhe kete: kryetari aktual i Struges Zijadin Sela e kishte thirrur ne dreke dhe gjate bisedes , ne mes tjerash me tregoi se Sela i takonte PDSH-se e jo BDI-se. Pa u habitur fare i thash: Branku nuk merret me politike, por me te verteten te ciles nuk i frigohet aspak, pasi qe te dyja nuk shkojne bashke.
Gjersa ishim duke ngrene me tha se kishte pasur qejf qe sa te jete gjalle ta tregoje me te madhe te VERTETEN e shqiptareve ortodokse ne Reken e Eperme, e cila te tjeret ne fillim do ti mundoje sa te pastrojne me vetvehten dhe perfundimisht do t’ju ndihmoje ta gjejne vehten dhe te kthehen ne rrenjet e te pareve te tyre, perndryshe rahati nuk do te kene as edhe ne boten tjeter.
Ne fund dua ti kujtoj lexuesit se para disa ditesh ne hotelin Palace te Shkupit ne prezencen e shume te pranishmeve, Branislav Sinadinoski promovoi vepren e tij me titull: ” Shqiptaret Ortodokse ne Republiken e Maqedonise” ku sipas autorit ne keto troje qe nga koha pellazgo-ilire jetojne me shume se 70. mije. Ne te njejten kohe dhe ne te njejtin vend u be promovimi i librit te gruas se tij znj. Gordana Sinadinoska me titull ” Rilindesit Shqiptare”.
Ne baze te informacioneve shume te sakta nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Cikago, ju njoftojme se se shpejti ky komunitet ne bashkepunim me shoqatat e interesuara kulturore , do te beje promovimin e te dy librave te lartecekur ne Qendren Shqiptare ne Chicago dhe poashtu te Kisha Ortodokse Shqiptare ku do te jene prezent te dy autoret e veprave te cekura.

*ILAZ KADRIU, Prof.
(Autori i ketij shkrimi kaqene kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois me seli ne Chicago si dhe bashkepunetor i ngushte i Presidentit historik te Kosoves dr. Ibrahim Rugoves)

Filed Under: Interviste Tagged With: HESHT EDHE ZOTI, Iliaz Kadriu, PARA TE VERTETES

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 164
  • 165
  • 166
  • 167
  • 168
  • …
  • 216
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT