• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Emni Zot me shkronjë “z” të vogel asht injorancë ose urrejtje komuniste…

June 25, 2021 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/Per një Shqiptar të vertetë asht e pafalshme me shkrue sot Emnin e Zotit me “shkronjë të vogel”. Mundesh mos me besue, po jo me fye besimtarët! 

Ju lutem, si e shkrueni emnin e babes s’ Uej ? Jam i sigurt se edhe emnin e nanës e shkrueni me shkronjë të madhe… E pse? – A po, nuk ju lejohet! 

Atëherë, pse Emnin e Zotit e dhunoni tue e fillue me shkronjë z të vogel? 

Ka pasë raste që kam pa në shtyp një titull vertetë interesant, dhe fillova me e lexue…Mbas disa rreshtash ishte Emni Zot me “shkronjë z të vogel”. 

Nderpreva leximin, nga nderhymja e injorancës tek ai artikull, ose ai që e ka shkrue artikullin ka në boshllekun e vet “urrejtjen komuniste”, që nuk e lejon me kenë korrekt me lexuesit. Pikpamjet tua nuk më interesojnë! 

E besoj se, edhe lexuesit tjerë, menjëherë kjartësohen per pikpamjet tua!

Pra, edhe kur dikush Ju drejtohet me “Ju”, duhet me shkronjë të madhe. 

E kur Ju, shkrueni Emnin e Zotit apo të Perëndisë me shkronjë të vogel, unë prap duhet me Ju respektue Ju, që s’ respektoni as Zotin as lexuesit. 

Shqiptarët nuk janë ateista, as komunista, që perqafojnë injorancën… 

Të gjitha besimet kjofshin edhe të ndryshme, besonin Një Zot! Ky ishte një fat i madh per mos me pasë mes nesh perçamje, ose ma keq urrejtje. 

Atëherë, pse Shqiptari të bahet skllav i injorancës, urrejtjes komuniste, perçamjes dhe, i të gjitha rrugëve e shtigjeve që shpartallojnë Atdheun? 

A nuk jeni ngopë ende me “urrejtjen e perçamjen komuniste 80 vjeçare”?

Naim Frashëri per  me tregue se asht Shqiptar i vertetë bani këte poezi: 

PËRPARA KRISHTIT (1890)

Djalëth, njeriu i Perëndisë,
Fytyra jote mua më tregon,
Ah të këqiat e njerëzisë,
Që ka punuar edhe punon.

Se kjo fytyrë
Është pasqyrë
Dhe na rrëfen,
E s’na gënjen;

Gjithë ç’ka hequr njeriu i mjerë
Nga veth’ e tinë e nga vëllaj,
Që kanë vrarë edhe kanë prerë
Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.

Zot, ti ke vuar
Edhe s’ke pushuar,
Nga njeriu hoqe,
Për të u përpoqe.

Ti u përpoqe për njerëzinë
Dhe dashurinë e bëre besë,
Njeriut i vure nom miqësinë,
Që kur të lindet, gjer sa të vdesë.

Për këtë fjalë
Të qofsha falë,
Se njerëzia
E Perëndia.

Asht mirë ta lexoni dy herë!.. Nuk besoj se ka nevojë per koment!

Melbourne, 25 Qershor 2021. 

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, jo me "z" te vogel, Jo me"z" te vogel

Shko Gramoz, vafsh në djall!

June 13, 2021 by dgreca

Koment nga Valentin LUMAJ/
Gramozi komunist, Gramozi i puneve te brendshme, Gramozi i vrasjeve te ‘90-s në kufi, Gramozi i qitjeve me snajper nga pikat kyçe te ‘91-t, Gramozi i bandave te armatosura te ‘97-s e mbylli me sukses karrieren, faqebardhe dhe i munguar. U deshen 30 vite pas 20 te parave per te larguar nje komunist. Hallall po ta largonin, por iku vete, i tejngopur dhe fitimtar. Ky parazit, ndytesire, produkt e nje shoqerie te kalbur e pa ndjenja qe nuk e lidh asgje me shoqerite demokratike. E ngriten ne piedestal kriminelin Gramoz,  e bene edhe Kryetar te Kuvendit Popullor se Parlament nuk ishte kurre. Shkoi shoku Gramoz, i nderuar dhe i respektuar nga mbetjet e PPSH-se, PS, PD, LSI. Po te mos ishin te tilla,  sot Gramozi do t’i gezohej nje Exiti tjeter, sot Gramozi duhej te dilte nga burgu. 50 vite karriere, nga nje diktature në nje lloj baterdie tjeter, sot Gramozi shkon krenar, ballelart dhe i lire, pa asnje “gjemb në kembe”, ndersa shoqeria shqiptare akoma perpelitet me pranga ne duar. Edhe nje permendore Gramozit aman, qe ta shikoni dhe te perkuleni çdo dite para tij, qe ta mbani gjalle kufomen politike, ndersa eshtrat e kufomave te Gramozit, te heronjëve te demokracise te cilen nuk e pane kurre as te gjallet, nuk gjejne qetesi në arkat e drunjta te funddheut te varrezave apo në pyje nën gjethet e 30 vjeshtave, akoma te pagjetura.
Shko Gramoz, vafsh në djall! Me mire vone se kurre!

Filed Under: Komente Tagged With: Gramoz Ruçi, Valentin Lumaj

LETER SHKRIMTARIT TE SHQUAR ISMAIL KADARE

April 14, 2021 by dgreca

NGA THANAS L.GJIKA/

I dashur Ismail/

u gëzova që ju pashë në foto bashkë me Zonjën Helena te gazeta Panorama ku ishte botuat dhe shkrimi kushtuar takimit tuaj me gjimnazistët e Vlorës.

Mendova se ky takim në moshën që jeni ju do të kishte si bosht transmetimin e ndonjë mësimi për të ardhmen e të rinjve, si dënimin e krimeve të komunizmit dhe kërkimin e të faluri për gabimet që keni bërë në jetën dhe veprat tuaja të kohës së diktaturës komuniste.

           Mendova kështu sepse ju para disa vjetësh u shprehët në shtyp se duhen dënuar krimet e komunizmit dhe se në fillim të viteve 1990-të në skicën “Prometeu” shtuat pjesën “Prometeu i pajtuar” të cilën unë si lexues dhe studjues e përshëndeta si kërkim të faluri nga ana juaj që dikur ishit pajtuar me diktatorin e i shërbyet. Mirëpo pasi e lexova këtë shkrim ndjeva një mërzitje të thellë. Ndjeva mërzitje të thellë sepse ju gjatë asaj bisede nuk shprehët asnjë vrarje ndërgjegjeje për faktin se në veprën tuaj të kohës së diktaturës nuk u keni dalë në mbrojtje të dënuarve të ndërgjegjes, si Musine Kokalari, Lek Pervizi, Trifon Xhagjika, Visar Zhiti, Jozef Radi, Lekë Tasi, Havzi Nelaj, etj.

Takimi juaj u organizua në Vlorë dy javë para zgjedhjeve dhe dëgjuesit tuaj do të votojnë për herë të parë më 25 prill. Ju si një personalitet i shquar, mendova se do t’i këshillonit dëgjuesit që të votonin kandidatë të ndershëm që nuk janë përlyer me korrupsion, me krime e shitje droge. Mirëpo kalimi në heshtje i këtij problemi në Vlorë ku kandidojnë disa kuadro të vjetër të Partisë Socialiste të njohur për krime dhe shërbime ndaj diktaturës komuniste dhe planit Katovica, tregoju se ju shkuat atje në shërbim të fushatës së P.S.-së.

Ma do zemra, që ju të mos largoheni nga kjo jetë si Dritëro Agolli, pa shkuar në Librazhd për të vënë një tufë me lule mbi memorialin kushtuar poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi të pushkatuar prej diktaturës për disa poezi dhe pa thënë atje dy fjale. Kjo vizitë do të jetë mësimdhënëse dhe fjalët që do të thoni për kërkim të faluri, do të mbeten historike.

Një vizitë e tillë do të shërbejë si kapak floriri për jetën tuaj.

Gjithë të mirat,

Thanas L. Gjika-

14 Prill, 2021

Filed Under: Komente Tagged With: Leter Kadares, Thanas Gjika

Gjeneral * Piro Ahmetaj, Replike mirënjohëse me Profesor Sami Repishtin…

April 1, 2021 by dgreca

Gjeneral * Piro Ahmetaj, Replike mirënjohëse me Profesor Sami Repishtin: “Mbas 26 Prillit, bashkë në betejën për të çliruar Shqipërinë e pushtuar nga politikanët zullumqarë” !

Fort i nderuar  Profesor i mirënjohur dhe atdhetar i përkushtuar Sami REPISHTI!

Së pari,  nuk do të mjaftonin fjalët për t’Ju shprehur nderimin ndaj citimit (bashkëlidhur)  që Ju keni publikuar rreth qëndrimit tim për zgjedhjet e 25 Prillit (https://gazetadielli.com/ne-pritje-me-shprese-te-votimeve-parlamentare-te-25-prillit-2021/):

“Tue folë për zgjedhjet Gjenerali Piro Ahmetaj në nji intervistë me Zërin e Amerikës theksonte se: “… të gjithë jemi fajtorë, pasi të drejtën sovrane të votës e kemi shitur për nji thes miell, ose lejuar të na e vjedhin dhe ia kemi nxirë faqen Shqipërisë… ! Shqipëria është në udhë-kryq, të gjithë janë të hutuar, pasi besimi te vota e lirë dhe shteti i së drejtës kane rënë. Shpresat e demokracis funksionale dhe harmonia e pushteteve jane vrarë.  Shqiptarët mbas 25 Prillit duhet të marrin të marrin fuqinë e kontrollit të pushtetit në duart e tyre… “(15.III.’21)!

Së dyti,  në respektin Tuaj, por jo vetëm, dëshiroj ta përsëris edhe më fortë se Shqipëria-2021, pra për 30 vitet e fundit, si asnjë vend tjetër lindor është sunduar nga platfomma e Kotovicës,  ku institucionet e larta shtetërore janë pushtuar nga politikan zullumqarë, ku shteti dhe opozita janë të shitura ose të kapura nga oligarkë të emëruar dhe “rambo-sekserë zuzarë” !

Së treti, për edhe më qartë dhe siç jam i sigurt Ju e dini fortë më mirë se mua, Atdheu ynë i përbashkët, Shqipëria jonë e dashur, mbetet i vetmi vend ndër jo vetëm 30 vendet e NATO-s, por edhe Kosova Serbia, Bosnje-Hecegovina, që për 30 vite me radhë (faqe e zezë ..)  kemi “dështuar me sukses” të bejmë zgjedhje si gjithe Europa ?!

Për pasojë vendi ynë i bekuar nga natyra, pasuritë, deti dhe perëndia është më i varfëri në Europë, ku vlerat demokratike janë të përdhosura, ku shteti është i kapur nga krimi dhe korrupsioni, ku opozita është e shitur nga interesat e oligarkëve dhe “sekserëve të sukseshëm”, ndërsa qindra mijëra shqiptarët e zhgënjyer dhe intelektualë të dëshpëruar ja mbathin nga sytë këmbët, sikur (apo ndoshta …) të jemi të nëmur !!

I dashur mik, i nderuar Profesor REPISHTI,

Siç e keni provuar shumë rëndë në lekurën Tuaj: “Mjaft është mjaft = Enough is enough”! 

Së katerti, do isha shumë i lumtur dhe sigurisht do të lutesha në gjynjë të isha gabim, por zgjedhjet e 25 prillit nuk do prodhojnë as rotacion politik, as zgjidhje për Kombin tonë, as stabilitet demokratik, as harmoni sociale dhe as shpresë për shqiptarët, përveçse fatëkeqësisht do thellojnë krizën e rëndë të riciklimit të listës së politikanëve dhe shtetarëve zullumqarë, oligarkëve fuqiplotë dhe sekserëve të gjithëpushteteve që jo vetëm kanë pushtuar vlerat e të djathtës moderne, por edhe vjedhin si kusarë dhe sundojnë Shqipërinë për 30 vitet e fundit.

Së pesti, po Ju e dini, mësimin që na vjen nga Presidenti i SHBA Thomas  Jefferson (1801- 1809): “Ajo qe Tiranitë kanë nevoj për të mbijetuar, është që njerzit me vetëdije të lartë të heshtin”. 

Por si Gjeneral i nga përkëtej Atlantikut, lutem më besoni Profesor, se shtetet e dështuara si RSH-2021 dhe oligarkitë digitale janë edhe më të vështira se diktaturat  për tu tejkaluar. 

Prandaj e kemi për detyrë ndaj Kombit të mos heshtim për asnjë arsye dhe për çdo kosto. 

Së fundmi, si mesazh përmbledhës i një ushtari të vlerave të djathta Euriatlantike: “për Shqipërinë e pas 26 Prillit, nuk gjej opision tjetër, ose të luftojmë të privalojnë vlerat demokrake si gjithe Europa ose të shuhemi, d.m.th ose t’ja mbathim nga sytë kembët të tërë, siç ju dhe gjenerata Juaj fisnike morët arratinë mbas pushtimit komunist të 29 Nëndorit 1944”!

Duke ju uruar shëndet, dhe me konsideratat më të larta Piro AHMETAJ (Gjeneral)

Gjeneral ® Piro AHMETAJ, Ekpert i Lartë për Sigurinë Kombëtare & NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Ish- Këshilltar i Sigurisë Kombëtare -PD, 

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSH, 

Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në NATO.

Filed Under: Komente Tagged With: Gjeneral Piro Ahmetaj, Prof. Sami Repishti, Replike

Reagimi- Bashkimi Europian, keqardhje për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

March 15, 2021 by dgreca

Bashkimi Evropian sërish ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë Ambasadën në Jerusalem.

Ky koment nga blloku evropian vjen një ditë pasi Kosova njoftoi se edhe zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Izrael, me lokacion në Jerusalem.

Një zëdhënës i BE-së, tha të hënën, më 15 mars, se “BE-ja shpreh keqardhje për vendimin e Kosovës që të largohet nga qëndrimi i BE-së lidhur me çështjen e Jerusalemit”.

“Pozicioni i BE-së është i njohur mirë dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 478, e vitit 1980, që thërret të gjitha shtetet anëtare të OKB-së që të tërheqin misionet e tyre diplomatike në Izrael nga Jerusalemi. Të gjitha shtetet e BE-së, sikur edhe delegacioni i BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”, ka thënë ky zëdhënës.

Ai ka shtuar se “BE-ja në vazhdimësi ka përsëritur përkushtimin e qartë për një zgjidhje të negociuar, të dy shteteve, të ndërtuar mbi parametrat e pranuar ndërkombëtarë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

BE-ja rikujton se shefat e shteteve apo qeverive të bllokut, në samitin e tyre më 2017 kishin përsëritur se “pozicioni i BE-së rreth Jerusalemit mbetet i pandryshuar”.

“Pozicioni afatgjatë i BE-së është i qartë. Duhet të gjendet mënyra për zgjidhjen e statusit të Jerusalemit përmes negociatave, si një kryeqytet i ardhshëm i të dyja shteteve dhe të përmbushen aspiratat e të dyja palëve. Çështja e Jerusalemit është çështje e statusit final. Në këtë kontekst, çfarëdo hapi diplomatik i cili vë në dyshim qëndrimin e përbashkët të BE-së, është çështje për shqetësim serioz dhe keqardhje”, tha zëdhënësi i BE-së.

Por, në pyetjen lidhur me hapjen e një zyreje të Ambasadës së Çekisë – shtet anëtar i BE-së, në Jerusalem, nga blloku evropian nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje të qartë.

“Sa i përket Republikës Çeke, hapja e asaj që është përshkruar si Zyre në Jerusalem e Ambasadës në Izrael, ne rikujtojmë Rezolutën e Këshillit të sigurimit të OKB-së”, tha BE-ja, duke përsëritur qëndrimin se “të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe delegacioni i BE-së në Izrael janë të vendosura të Tel Aviv”.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem derivon nga Marrëveshja e 4 shtatorit, 2020 në Uashington për normalizim ekonomik. Në këtë marrëveshje, që u ndërmjetësua nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përfshi edhe njohja e Kosovës nga Izraeli dhe u tha se Ambasada e Kosovës do të vendosej në Jerusalem. BE-ja që atëherë e kishte kritikuar vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke e cilësuar si largim nga qëndrimet e BE-së, pasi sipas bllokut, kjo është në kundërshtim me aspiratat e Prishtinës zyrtare për integrim në BE.

Edhe Serbia kishte marr obligim që ta zhvendosë Ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, por deri më tani kjo gjë nuk kanë ndodhur.

Sa i përket Serbisë, në BE rikujtojnë se ata e kishin kritikuar edhe këtë obligim që Beogradi mori për zhvendosjen e Ambasadës, por shtuan se do të presin se si do të veprojë Beogradi dhe më pas blloku do të dalë me një qëndrim.

BE-ja, në kuadër të procesit të Stabilizim Asociimit dhe zgjerimit, pret që shtetet kandidate apo ato që aspirojnë anëtarësimin, të përshtaten me politikën dhe qëndrimet e përbashkëta të Brukselit zyrtar. Deri më tani, Shqipëria është shteti i vetëm që 100 për qind i ka përmbushur këto pritje ndaj BE-së, ndërsa më së paku në këtë drejtim ka bërë Serbia, sidomos kur janë vendosur masat ndaj Rusisë apo janë kritikuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e disa shteteve të tjera të botës.

Filed Under: Komente Tagged With: BE-ja reagon, Jeruzalem

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 124
  • 125
  • 126
  • 127
  • 128
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT