• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË NDERUAR DEPUTETË, PËRDORNI NJË FJALOR MË TË DENJË

November 19, 2021 by s p

Mons. George Frendo O.P./

Sot (17 nëntor) kam lexuar relacionin mbi seancën e djeshme të Parlamentit, dhe mbeta shumë i zhgënjyer e i trishtuar duke lexuar fjalë aspak dinjitoze dhe krejt të papërshtatshme për një parlament, fjalë me të cilat disa deputetë kanë sharë kolegët e tyre.Të nderuar deputetë, ju që përfaqësoni popullin tonë, ju që populli ju ka zgjedhur për t’i përfaqësuar në institucionin më të lartë të vendit, ju lutem që në atë institucion të përdorni një fjalor që i përshtatet dinjitetit tuaj si përfaqësuesit e popullit tonë.Populli ynë ka të drejtë të presë prej jush një mënyrë më të sjellshme dhe më dinjitoze kur flisni në Kuvend dhe kur i drejtoheni njëri – tjetrit. Ndjej të njëjtën keqardhje me Kryetaren e Kuvendit kur gjendet në situata të tilla. Ajo vetë tërhoqi vemendjen e të pranishmëve: “Mos vijoni me fyerje në sallë”, “Ju lutem kursejini këto komente”.Gjithë populli mund t’ju ndjekë në televizor. Populli ka të drejtë të dijë çfarë diskutohet dhe çfarë bëhet në institucionin më të lartë të vendit dhe të dijë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë të nderuarit deputetë, që ata vetë i kanë votuar për t’i përfaqësuar në Kuvend. Por kjo kërkon shumë kujdes nga ana e deputetëve, sepse ka mundësi që njëri të kërkojë të bëjë “show” në Parlament, e të përdorë një fjalor që përul një deputet nga ana tjetër e Kuvendit, ose të vendosë të mirën e partisë para të mirës së përbashkët.Dikush mund të më akuzojë që po ndërhyj në politikë. Nuk vras mendjen nëse më bëjnë akuza të tilla, por unë e ndiej për detyrë të flas për të mirën e popullit, për një shoqëri më të drejtë dhe më të denjë për popullin tonë, që për shumë kohë, në të kaluarën, ka qenë manipuluar nga politika. Populli ka të drejtë jo vetëm të informohet nga mjetet e komunikimit, por edhe të formohet që të rritet drejt një shoqërie më të denjë. Pra ju lutem, përdorni një fjalor më të denjë!

Filed Under: Komente Tagged With: Georg Frendo

Artikujt e fundit

  • Dalip Greca – Emër i Pashuar
  • Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare
  • Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh
  • Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë
  • Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca
  • IN MEMORIAM, DR. GJON BUÇAJ
  • Ikja e Dr.Gjon Buçaj e Dalip Grecës, komuniteti humbi dy patriotë të përkushtuar
  • Një prej atij brezi…
  • I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I Dr. GJON BUCAJ
  • DR. GJON LEK BUÇAJ, NË SYTË E NJË MIKU TË VJETËR
  • Requiescat in pace Dalip Greca! Pushofsh në paqe mik e koleg i çmuar!
  • Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën
  • U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI DR. GJON BUCAJ
  • Mbaj zi për mikun tim, Dalip Greca
  • IKU DUKE SHKRUAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT